KODI I PROCEDURËS PENALE I SHQIPERISE - 2014

Ketu do gjeni te postuar cdo gje ne lidhje me ligjet, kushtetuten dhe azhornimet e fundit ne lidhje me fushen juridike

Moderators: Laert, I-AMESHUAR

KODI I PROCEDURËS PENALE I SHQIPERISE - 2014

Postby Laert » 13 Jul 2009, 02:08

LIGJ
Nr.7905, datë 21.3.1995
KODI I PROCEDURËS PENALE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991
“Për dispozitat kryesore kushtetuese”, me propozim të Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR
I
REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Detyrat e legjislacionit procedural penal
1. Legjislacioni procedural penal ka për detyrë të sigurojë një procedim të drejtë, të barabartë e të rregullt ligjor, të mbrojë liritë personale dhe të drejtat e interesat e ligjshme të shtetasve, të ndihmojë për forcimin e rendit juridik dhe zbatimin e Kushtetutës e të ligjeve të shtetit.

Neni 2
Respektimi i normave procedurale

1. Dispozitat procedurale caktojnë rregullat për mënyrën e ushtrimit të ndjekjes penale, të hetimit dhe gjykimit të veprave penale, si dhe të ekzekutimit të vendimeve gjyqësore. Këto rregulla janë të detyrueshme për subjektet e procedimit penal, për organet shtetërore, personat juridikë dhe shtetasit. Neni 3 Pavarësia e gjykatës 1. Gjykata është e pavarur dhe vendos në bazë të ligjit.
2. Gjykata jep vendim në bazë të provave që shqyrtohen e verifikohen në seancë gjyqësore.

Neni 4
Prezumimi i pafajësisë
1. I pandehuri prezumohet i pafajshëm gjersa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë. Çdo dyshim për akuzën çmohet në favor të të pandehurit.

Neni 5
Kufizimet e lirisë së personit
1. Liria e personit mund të kufizohet me masa sigurimi vetëm në rastet dhe mënyrat e përcaktuara me ligj.
2. Askush nuk mund t’i nënshtrohet torturës, dënimit apo trajtimit poshtërues. 3. Të dënuarve me burgim u sigurohet trajtimi njerëzor dhe rehabilitimi moral.

Neni 6
Sigurimi i mbrojtjes
1. I pandehuri ka të drejtë të mbrohet vetë ose me ndihmën e mbrojtësit. Kur nuk ka mjete të mjaftueshme i sigurohet mbrojtja falas me avokat.
2. Mbrojtësi ndihmon të pandehurin që t’i garantohen të drejtat procedurale dhe t’i ruhen interesat e tij ligjore.

Neni 7
Ndalimi i gjykimit dy herë për të njëjtën vepër
1. Askush nuk mund të gjykohet rishtas për të njëjtën vepër penale, për të cilën është gjykuar me vendim të formë së prerë, me përjashtim të rasteve kur është vendosur rigjykimi i çështjes nga gjykata kompetente.

Neni 8
Përdorimi i gjuhës shqipe
1. Në të gjithë fazat e procedimit përdoret gjuha shqipe.
2. Personat që nuk dinë shqip përdorin gjuhën e tyre dhe, me anën e përkthyesit, kanë të drejtë të flasin e të marrin dijeni për provat e aktet, si dhe për zhvillimin e procedimit.

Neni 9 Rivendosja e të drejtave
1. Personave që procedohen në kundërshtim me ligjin ose dënohen pa të drejtë u kthehen të drejtat dhe shpërblehen për dëmin e pësuar.

Neni 10
Zbatimi i marrëveshjeve ndërkombëtare
1. Marrëdhëniet me autoritetet e huaja në fushën penale rregullohen nga marrëveshjet ndërkombëtare, të pranuara nga shteti shqiptar, nga parimet dhe normat përgjithësisht të pranuara të së drejtës ndërkombëtare, si dhe dispozitat e këtij Kodi.

PJESA E PARË TITULLI I SUBJEKTET KREU I GJYKATA SEKSIONI I FUNKSIONET DHE PËRBËRJA E GJYKATAVE

Neni 11
Funksionet e gjykatës
1. Gjykata është organi që realizon dhënien e drejtësisë.
2. Askush nuk mund të deklarohet fajtor dhe të dënohet për kryerjen e një vepre penale pa vendim të gjykatës.

Neni 12
Gjykatat penale Drejtësia penale jepet nga: a) gjykatat penale të shkallës së parë; b) gjykatat e apelit; c) Gjykata e Lartë. Neni 13 Gjykatat penale të shkallës së parë dhe përbërja e tyre (Ndryshuar me ligjin nr.8813, datë 13.6.2002) (Ndryshuar me ligjin nr.9276, datë 16.9.2004) (Ndryshuar me ligjin nr.9911, datë 5.5.2008)
1. Veprat penale gjykohen në shkallë të parë nga gjykatat e rretheve gjyqësore, gjykatat për krime të rënda dhe Gjykata e Lartë, sipas rregullave dhe përgjegjësive të caktuara në këtë Kod.
2. Në gjykatat e shkallës së parë gjykohen nga një gjyqtar: a) kërkesat e palëve gjatë hetimeve paraprake; b) kërkesat për ekzekutimin e vendimeve; c) kërkesat për marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja.
3. Gjykatat e rretheve gjyqësore gjykojnë me një gjyqtar veprat penale, për të cilat parashikohet dënim me gjobë ose me burgim në maksimum jo më shumë se 7 vjet. Veprat e tjera penale gjykohen me trup gjykues të përbërë nga tre gjyqtarë. Gjykatat për krimet e rënda gjykojnë me trup gjykues të përbërë nga pesë gjyqtarë, me përjashtim të kërkesave të parashikuara në pikën 2 të këtij neni, që shqyrtohen nga një gjyqtar.
4. Gjykimi i të miturve bëhet nga seksionet përkatëse, të krijuara në gjykatat e rretheve gjyqësore, të përcaktuara me dekret të Presidentit.

Neni 14
Gjykatat e apelit dhe përbërja e tyre (Ndryshuar me ligjin nr.8813, datë 13.6.2002) (Ndryshuar pika 3 me ligjin nr.9085, datë 19.6.2003 (Ndryshuar pika 3 me ligjin nr.9276, datë 16.9.2004) (Shfuqizuar pika 2 me ligjin nr.9911, datë 5.5.2008)
1. Gjykatat e apelit shqyrtojnë në shkallë të dytë, me trup gjykues të përbërë nga tre gjyqtarë, çështjet e gjykuara nga gjykatat e rretheve gjyqësore.
2. Shfuqizuar.
3. Gjykata e apelit për krimet e rënda shqyrton në shkallë të dytë, me trup gjykues të përbërë nga pesë gjyqtarë, çështjet e gjykuara nga gjykata për krimet e rënda. Gjykimet për kërkesat e parashikuara në pikën 2 të nenit 13 shqyrtohen me trup gjykues të përbërë nga tre gjyqtarë.

Neni 14/a
Gjykata e Lartë dhe përbërja e saj (Shtuar me ligjin nr.8813, datë 13.6.2002)
1. Gjykata e Lartë gjykon në kolegje me trup gjykues të përbërë nga 5 gjyqtarë dhe në kolegje të bashkuara.

SEKSIONI II
RASTET E PAPAJTUESHMËRISË ME FUNKSIONIN E GJYQTARIT NË GJYKIM

Neni 15
Papajtueshmëria për shkak të pjesëmarrjes në procedim
1. Gjyqtari që ka dhënë ose që ka marrë pjesë në dhënien e vendimit në një shkallë të procedimit nuk mund të ushtrojë funksionet e gjyqtarit në shkallët e tjera, as të marrë pjesë në rigjykim pas prishjes së vendimit.
2. Nuk mund të marrë pjesë në gjykim gjyqtari që ka vleftësuar masën e sigurimit ose çdo kërkesë tjetër të prokurorit të paraqitur gjatë hetimit paraprak në të njëjtin procedim.
3. Nuk mund të ushtrojë në të njëjtin procedim detyrën e gjyqtarit ai që ka qenë prokuror ose që ka kryer veprime të policisë gjyqësore ose që ka qenë mbrojtës, përfaqësues i një pale ose dëshmitar, ekspert ose që ka paraqitur një kallëzim, ankim, kërkesë për procedim ose që ka dhënë apo ka marrë pjesë në dhënien e vendimit për autorizimin e procedimit.

Neni 16
Papajtueshmëria për arsye lidhjeje familjare, gjinie ose krushqie
1. Në të njëjtin procedim nuk mund të marrin pjesë si gjyqtarë personat që janë ndërmjet tyre ose me pjesëmarrësit në gjykim, bashkëshortë, gjini e afërt (të paralindur, të paslindur, vëllezër, motra, ungjër, emta, nipër, mbesa, fëmijë të vëllezërve dhe të motrave) ose krushqi e afërt (vjehërr, vjehrrë, dhëndër, nuse, kunatë, thjeshtri, thjeshtra, njerku e njerka).

Neni 17
Heqja dorë
1. Gjyqtari ka për detyrë të heqë dorë nga gjykimi i çështjes konkrete:
a) kur ka interes në procedim ose kur një nga palët private ose një mbrojtës është debitor a kreditor i tij, i bashkëshortit ose i fëmijëve të tij;
b) kur është kujdestar, përfaqësues apo punëdhënës i të pandehurit ose i njërës nga palët private ose kur mbrojtësi a përfaqësuesi i njërës prej këtyre palëve është gjini e afërt e tij ose e bashkëshortit të tij;
c) kur ka dhënë këshilla ose kur ka shfaqur mendim mbi objektin e procedimit; ç) kur ekzistojnë mosmarrëveshje ndërmjet tij, bashkëshortit ose ndonjë të afërmi të tij me të pandehurin ose njërën prej palëve private;
d) kur ndonjë prej të afërmve të tij ose të bashkëshortit është cenuar ose dëmtuar nga vepra penale;
dh) kur një i afërm i tij ose i bashkëshortit kryen ose ka kryer funksionet e prokurorit në të njëjtin procedim; e) kur ndodhet në një nga kushtet e papajtueshmërisë të parashikuara nga nenet 15 dhe 16;
ë ) kur ekzistojnë shkaqe të tjera të rëndësishme njëanshmërie.
2. Deklarimi i heqjes dorë i paraqitet kryetarit të gjykatës përkatëse.

Neni 18
Përjashtimi i gjyqtarit
1. Palët mund të kërkojnë përjashtimin e gjyqtarit: a) në rastet e parashikuara nga nenet 15, 16 dh e 17;
b) kur gjatë ushtrimit të funksioneve dhe para se të jetë dhënë vendimi ai ka shfaqur mendimin e tij mbi faktet ose rrethanat objekt procedimi.

2. Gjyqtari nuk mund të japë ose të marrë pjesë në dhënien e vendimit derisa të jepet vendimi që e deklaron të papranueshme ose që e rrëzon kërkesën e përjashtimit.

Neni 19
Afatet dhe format e kërkimit të përjashtimit
1. Kërkesa për përjashtimin e gjyqtarit bëhet në seancë menjëherë pas legjitimimit të palëve.
2. Kur shkaku i përjashtimit lind ose zbulohet pas mbarimit të momentit të legjitimimit të palëve, kërkesa duhet të bëhet brenda tri ditëve nga konstatimi. Kur shkaku ka lindur ose është zbuluar gjatë seancës kërkesa e përjashtimit duhet të bëhet para mbarimit të seancës.
3. Kërkesa përmban shkaqet e provat dhe parashtrohet me akt të shkruar. Ajo paraqitet, bashkë me dokumentet, në sekretarinë e gjykatës kompetente. Një kopje e kërkesës i jepet gjyqtarit për të cilin kërkohet përjashtimi.
4. Kur nuk bëhet personalisht nga palët, kërkesa mund të paraqitet me anën e mbrojtësit ose të një përfaqësuesi të posaçëm. Në prokurë duhet të tregohen shkaqet për të cilat kërkohet përjashtimi, ndryshe ajo nuk pranohet.

Neni 20 Konkurrimi i heqjes dorë dhe i përjashtimit
1. Kërkesa e përjashtimit konsiderohet se nuk është bërë, kur gjyqtari edhe pas bërjes së saj, deklaron se heq dorë dhe ajo është pranuar. Neni 21 Kompetencat për të vendosur përjashtimin (Ndryshuar paragrafi I me ligjin nr.8813, datë 13.6.2002)
1. Kërkesa për përjashtimin e gjyqtarëve shqyrtohet në seancë nga një gjyqtar tjetër i së njëjtës gjykatë. Ndaj vendimit për pranimin ose rrëzimin e kërkesës për përjashtim lejohet ankim së bashku me vendimin përfundimtar të çështjes.
2. Për kërkesën e përjashtimit të një gjyqtari të Gjykatës së Lartë vendos një kolegj i kësaj gjykate, i ndryshëm nga ai të cilit i përket gjyqtari që kërkohet të përjashtohet. Vendimi është i formës së prerë.
3. Nuk pranohet kërkesa për përjashtimin e gjyqtarëve të caktuar për të vendosur mbi përjashtimin.

Neni 22 Vendimi mbi kërkesën e përjashtimit
1. Kur kërkesa e përjashtimit është bërë nga ai që nuk e ka patur këtë të drejtë ose duke mos respektuar afatet ose format e parashikuara nga neni 19 ose kur shkaqet e paraqitura janë të bazuara në ligj, gjykata që shqyrton ankimin e shpall atë të papranueshëm me vendim.
2. Gjykata mund të pezullojë përkohësisht çdo veprimtari procedurale ose ta kufizojë atë në kryerjen e veprimeve të ngutshme.
3. Gjykata, pasi merr të dhënat e nevojshme, vendos për kërkesën e përjashtimit.
4. Vendimi i dhënë në bazë të paragrafëve të sipërm i njoftohet gjyqtarit, për të cilin është kërkuar përjashtimi, prokurorit, të pandehurit dhe palëve private. Kundër tij mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë.

Neni 23 Disponimet kur pranohet deklarimi i heqjes dorë dhe kërkesa e përjashtimit
1. Kur deklarimi i heqjes dorë ose kërkesa e përjashtimit pranohen, gjyqtari nuk mund të kryejë asnjë veprim procedimi.
2. Akti që pranon deklarimin e heqjes dorë ose kërkesën e përjashtimit cakton nëse dhe në ç’pjesë kanë vlerë veprimet e kryera më parë nga gjyqtari që ka hequr dorë ose që është kërkuar të përjashtohet.
3. Dispozitat për heqjen dorë dhe përjashtimin e gjyqtarit zbatohen edhe për sekretarin e seancës dhe personat e ngarkuar për të bërë transkriptime ose riprodhim fonografik apo audioviziv. Për heqjen dorë ose përjashtimin e tyre vendos gjykata që shqyrton çështjen.

KREU II
PROKURORI

Neni 24 Funksionet e prokurorit (Shtuar pika “5” me ligjin nr.8460, datë 11.2.1999 dhe me ligjin nr.8813, datë 13.6.2002)
1. Prokurori ushtron ndjekjen penale, bën hetime, kontrollon hetimet paraprake, ngre akuzë në gjykatë dhe merr masa për ekzekutimin e vendimeve në përputhje me rregullat e caktuara në këtë Kod.
2. Prokurori ka të drejtë të mos fillojë ose të pushojë procedimin penal në rastet e parashikuara në këtë Kod.
3. Kur nuk është i domosdoshëm ankimi ose autorizimi për procedim, ndjekja penale ushtrohet kryesisht.
4. Urdhrat dhe udhëzimet e prokurorit më të lartë janë të detyrueshme për prokurorin më të ulët.
5. Prokurori më i lartë ka të drejtë të vendosë ndryshimin ose shfuqizimin e vendimeve të marra nga prokurori më i ulët me ankim ose kryesisht.

Neni 25 Ushtrimi i funksioneve të prokurorit
1. Funksionet e prokurorit ushtrohen:
a) në hetimet paraprake dhe në gjykimet e shkallës së parë, nga prokurorët pranë gjykatave të shkallës së parë;
b) në gjykimet e çështjeve të ankimuara, nga prokurorët pranë gjykatave të apelit dhe pranë Gjykatës së Lartë.
2. Prokurori më i lartë ka të drejtë të ushtrojë kompetencat e prokurorit më të ulët.
3. Në seancë gjyqësore prokurori ushtron funksionet e tij me pavarësi të plotë.

Neni 26 Heqja dorë e prokurorit
1. Prokurori ka për detyrë të heqë dorë kur ekzistojnë arsye njëanësie për rastet e parashikuara nga neni 17.
2. Mbi deklarimin e heqjes dorë vendosin, sipas detyrave përkatëse, drejtuesi i prokurorisë pranë gjykatës së shkallës së parë, i prokurorisë pranë gjykatës së apelit dhe Prokurori i Përgjithshëm. Për drejtuesit e prokurorive vendosin titullarët e prokurorive të një shkalle më lart.
3. Me vendimin që pranon deklarimin e heqjes dorë, prokurori që ka hequr dorë zëvendësohet me një prokuror tjetër

Neni 27 Rastet e zëvendësimit të prokurorit (Ndryshuar paragrafi I me ligjin nr.8813, datë 13.6.2002)
1. Drejtuesi i prokurorisë vendos zëvendësimin e prokurorit kur ekzistojnë arsye serioze që lidhen me detyrën, si dhe në rastet e parashikuara në nenet 16 dhe 17 paragrafi i parë shkronjat “a”, “b”, “ç”, “d” dhe “dh”. Në rastet e tjera prokurori zëvendësohet vetëm me pëlqimin e tij.
2. Kur drejtuesi i prokurorisë nuk vendos, edhe pse janë rastet e parashikuara në paragrafin 1, Prokurori i Përgjithshëm urdhëron zëvendësimin e prokurorit.
3. Rregullat e caktuara për heqjen dorë dhe zëvendësimin e prokurorit zbatohen edhe për oficerin e policisë gjyqësore.

Neni 28 Kalimi i akteve një prokurorie tjetër
1. Kur gjatë hetimeve paraprake prokurori çmon se vepra penale është në kompetencën e një gjykate të ndryshme nga ajo pranë së cilës ushtron funksionet e tij, ia kalon menjëherë aktet prokurorisë pranë gjykatës kompetente.
2. Prokurori që ka marrë aktet, në qoftë se çmon se duhet të procedojë prokuroria që ia ka dërguar aktet, njofton Prokurorin e Përgjithshëm, i cili, pasi shqyrton aktet, cakton se cila prokurori duhet të procedojë dhe njofton prokuroritë e interesuara.
3. Veprimet hetimore të kryera para kalimit ose caktimit të bërë sipas paragrafit 1 dhe 2, janë të vlefshme dhe mund të përdoren në rastet dhe në mënyrat e parashikuara nga ligji.

Neni 29 Kërkimi i akteve nga një prokurori tjetër
1. Kur prokurori merr dijeni se pranë një prokurorie tjetër janë duke u zhvilluar hetime paraprake në ngarkim të të njëjtit person dhe për të njëjtin fakt, në lidhje me të cilin ai procedon, njofton pa vonesë atë prokurori, duke i kërkuar dërgimin e akteve.
2. Prokurori që ka marrë kërkesën, kur nuk është dakord me të, informon Prokurorin e Përgjithshëm, i cili pasi të ketë marrë të dhënat e nevojshme, vendos, sipas rregullave, mbi kompetencën e gjykatës se cila prokurori duhet të procedojë dhe njofton prokuroritë e interesuara. Prokurorisë së caktuar i dërgohen menjëherë aktet nga prokuroria tjetër.
3. Aktet e hetimit paraprak të kryera nga prokurori të ndryshme janë të përdorshme në rastet dhe në mënyrat e parashikuara nga ligji.

KREU III
POLICIA GJYQËSORE

Neni 30 Funksionet e policisë gjyqësore
1. Policia gjyqësore, edhe me iniciativën e vet, duhet të marrë dijeni për veprat penale, të pengojë ardhjen e pasojave të mëtejshme, të kërkojë autorët e tyre, të kryejë hetime dhe të grumbullojë gjithçka që i shërben zbatimit të ligjit penal.
2. Policia gjyqësore kryen çdo veprim hetimor që i është urdhëruar ose deleguar nga prokurori.
3. Funksionet e treguara në paragrafët 1 dhe 2 kryhen nga oficerët dhe agjentët e policisë gjyqësore.

Neni 31 Shërbimet dhe seksionet e policisë gjyqësore
1. Funksionet e policisë gjyqësore kryhen:
a) nga oficerët dhe agjentët e policisë gjyqësore që u përkasin organeve, të cilëve ligji u ngarkon detyrën për të kryer hetime që nga çasti që marrin dijeni për veprën penale;
b) nga seksionet e policisë gjyqësore të krijuara pranë çdo prokurorie rrethi dhe të përbëra nga një personel i policisë gjyqësore;
c) nga shërbimet e policisë gjyqësore të parashikuara me ligj.

Neni 32 Oficerët dhe agjentët e policisë gjyqësore
1. Janë oficerë të policisë gjyqësore:
a) drejtuesit, inspektorët dhe pjesëtarë të tjerë të policisë së Ministrisë së Rendit Publik, të cilëve me ligj të veçantë u njihet një cilësi e tillë;
b) oficerët e policisë ushtarake, të policisë financiare, pyjore dhe të çdo policie tjetër, të cilëve me ligj të veçantë u njihet një cilësi e tillë.
2. Janë agjentë të policisë gjyqësore:
a) personeli i policisë së rendit, të cilit me ligj të veçantë i njihet një cilësi e tillë;
b) personeli i policisë ushtarake, i policisë financiare dhe i çdo policie tjetër të njohur me ligj, kur janë në shërbim.
3. Janë gjithashtu oficerë dhe agjentë të policisë gjyqësore, në caqet e shërbimit që u është besuar dhe sipas atributeve përkatëse, personat, të cilëve me ligj u njihen funksionet e parashikuara nga neni 30.

Neni 33 Vartësia e policisë gjyqësore
1. Seksionet e policisë gjyqësore varen nga drejtuesit e prokurorive të rretheve.
2. Oficeri që shërben në policinë gjyqësore përgjigjet para prokurorit të rrethit për veprimtarinë e zhvilluar nga ai vetë dhe nga personeli vartës.
3. Oficerët dhe agjentët e policisë gjyqësore janë të detyruar të zbatojnë detyrat që u janë caktuar nga prokurori. Pjesëtarët e seksioneve nuk mund të hiqen nga veprimtaria e policisë gjyqësore veçse me pëlqimin e Prokurorit të Përgjithshëm.
4. Gjykatat dhe prokuroritë disponojnë drejtpërsëdrejti personelin e seksioneve dhe mund të shfrytëzojnë çdo shërbim të policisë gjyqësore.

KREU IV
I PANDEHURI

Neni 34 Marrja e cilësisë së të pandehurit (Shtuar një paragraf në pikën 1, me ligjin nr. 8460, datë 11.2.1999) (Shtuar pika 4 me ligjin nr.8813, datë 13.6.2002)
1. Merr cilësinë e të pandehurit personi të cilit i atribuohet vepra penale me aktin e njoftimit të akuzës, në të cilin tregohen të dhënat e mjaftueshme për marrjen si të pandehur. Ky akt i njoftohet të pandehurit dhe mbrojtësit të tij. Kur pas marrjes së një personi si të pandehur dalin të dhëna të reja që ndryshojnë akuzën e paraqitur ose e plotësojnë atë, prokurori merr vendim, të cilin ia njofton të pandehurit.
2. Cilësia e të pandehurit ruhet në çdo gjendje dhe shkallë të procesit derisa të ketë marrë formë të prerë vendimi i pushimit, i pafajësisë ose i dënimit.
3. Cilësia e të pandehurit rimerret kur prishet vendimi i pushimit ose kur vendoset rishqyrtimi i procesit.
4. Dispozitat, që zbatohen për të pandehurin, zbatohen edhe për personin nën hetim, me përjashtim të rasteve kur ky Kod parashikon ndryshe. Ndaj këtij personi shtrihen edhe të drejtat dhe garancitë që janë parashikuar për të pandehurin.

Neni 35 Ndihma që i jepet të pandehurit të mitur
1. Të pandehurit të mitur i sigurohet ndihmë juridike dhe psikologjike, në çdo gjendje dhe shkallë të procedimit, me praninë e prindit ose të personave të tjerë të kërkuar nga i mituri dhe të pranuar nga autoriteti që procedon.
2. Organi procedues mund të kryejë veprime dhe të përpilojë akte, për të cilat kërkohet pjesëmarrja e të miturit, pa praninë e personave të treguar në paragrafin 1, vetëm kur një gjë e tillë është në interes të të miturit ose kur vonesa mund të dëmtojë rëndë procedimin, por gjithmonë në praninë e mbrojtësit.

Neni 36 Ndalimi i përdorimit si dëshmi i deklarimeve të të pandehurit
1. Deklarimet e bëra gjatë procedimit nga i pandehuri nuk mund të përdoren si dëshmi.

Neni 37 Deklarimet që tregojnë vetëpërgjegjësi
1. Kur para autoritetit procedues një person, që nuk është marrë si i pandehur, bën deklarime, nga të cilat dalin të dhëna për inkriminim në ngarkim të tij, autoriteti procedues ndërpret pyetjen, duke e paralajmëruar se pas këtyre deklarimeve mund të zhvillohen hetime ndaj tij dhe e fton të caktojë një mbrojtës. Deklarimet e mëparshme nuk mund të shfrytëzohen kundër personit që i ka bërë.

Neni 37/a Bashkëpunimi me drejtësinë (Shtuar me ligjin nr.9276, datë 16.9.2004, neni 3)
1. Personi nën hetim ose i pandehuri, që akuzohet për një krim të rëndë, të kryer në bashkëpunim, kur bashkëpunon me prokurorin dhe gjykatën, duhet të japë informacion të plotë dhe pa asnjë rezervë ose kusht për të gjitha faktet, ngjarjet dhe rrethanat, që shërbejnë si prova vendimtare për zbulimin, hetimin, gjykimin dhe parandalimin e krimeve të rënda dhe riparimin e dëmeve të shkaktuara prej tyre. Për dënimin e tij zbatohen rregullat e përcaktuara në nenin 28 të Kodit Penal.
2. Kushtet e bashkëpunimit caktohen në marrëveshjen e mbrojtjes, të hartuar sipas dispozitave të posaçme ligjore për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe të bashkëpunëtorëve të drejtësisë.
3. Kur marrëveshja e bashkëpunimit realizohet gjatë gjykimit, gjykata që shqyrton çështjen vendos uljen e masës së dënimit ose përjashtimin nga dënimi, sipas nenit 28 të Kodit Penal. Kur bashkëpunimi realizohet gjatë ekzekutimit të vendimit të dënimit, bashkëpunëtori i drejtësisë mund të kërkojë nga gjykata që e ka dënuar ose nga ajo e vendit të ekzekutimit ndryshimin e dënimit të dhënë. Gjykata vendos pasi merr edhe mendimin e prokurorit.
4. Marrëveshja e bashkëpunimit mund të revokohet kur bashkëpunëtori i drejtësisë shkel kushtet e përcaktuara ose bën deklarime të rreme.

Neni 38 Rregulla të përgjithshme për marrjen në pyetje
1. I pandehuri, edhe kur është me masë sigurimi izoluese ose kur i është hequr liria për çdo lloj shkaku tjetër, merret në pyetje i lirë, përveç rasteve kur duhen marrë masa për të parandaluar rrezikun e ikjes ose të dhunës.
2. Nuk mund të përdoren, as me pëlqimin e të pandehurit, metoda ose teknika për të ndikuar mbi lirinë e vullnetit ose për të ndryshuar aftësinë e kujtesës e të vlerësimit të fakteve.
3. Para se të ketë filluar pyetja, të pandehurit i shpjegohet se ka të drejtë të mos përgjigjet dhe se edhe po të mos përgjigjet, procedimi do të vazhdojë.

Neni 39 Pyetja në themel
1. Organi procedues i shpjegon të pandehurit, në formë të qartë dhe të përpiktë, faktin që i atribuohet, e njeh me provat që ekzistojnë kundër tij dhe, kur hetimet nuk dëmtohen, i tregon burimet e tyre.
2. Organi procedues e fton atë të shpjegojë gjithçka që çmon të dobishme për mbrojtjen e tij dhe i bën drejtpërsëdrejti pyetje.
3. Kur i pandehuri nuk pranon të përgjigjet kjo shënohet në procesverbal. Në procesverbal shënohen, kur është e nevojshme, edhe tiparet fizike dhe shenjat e veçanta eventuale të të pandehurit.

Neni 40 Verifikimi i identitetit personal të të pandehurit
1. Me paraqitjen e të pandehurit organi që procedon e fton atë të deklarojë gjeneralitetet dhe gjithçka tjetër që mund të vlejë për identifikimin e tij, duke e paralajmëruar për pasojat që ka ai që refuzon të japë gjeneralitetet e tij ose kur i jep ato të rreme, me përjashtim të rasteve kur ky deklarim nënkupton vetëfajësi.
2. Pamundësia për t’i atribuar të pandehurit gjeneralitetet e tij të sakta nuk pengon kryerjen e veprimeve nga ana e organit procedues, kur është i sigurt identiteti fizik i personit.
3. Gjeneralitetet e gabuara që i janë atribuar të pandehurit ndreqen me vendim të organit që procedon.

Neni 41 Verifikimi i moshës së të pandehurit
1. Në çdo gjendje dhe shkallë të procedimit, kur ka arsye për të besuar se i pandehuri është i mitur, organi procedues bën verifikimet e nevojshme dhe kur është rasti urdhëron ekspertimin.
2. Kur, edhe pas verifikimeve dhe ekspertimit, mbeten dyshime për moshën e të pandehurit, prezumohet se ai është i mitur.

Neni 42 Verifikime për personalitetin e të pandehurit të mitur
1. Organi procedues merr të dhëna për kushtet e jetesës personale, familjare dhe shoqërore të të pandehurit të mitur me qëllim që të sqarojë përgjegjshmërinë dhe shkallën e përgjegjësisë, të vlerësojë rëndësinë shoqërore të faktit si dhe të caktojë masa të përshtatshme penale.
2. Organi procedues mbledh informacione nga personat që kanë patur marrëdhënie me të miturin dhe dëgjon mendimin e ekspertëve.

Neni 43 Verifikimet për përgjegjshmërinë e të pandehurit
1. Kur ka arsye të çmohet se për shkak të sëmundjes mendore të shkaktuar pas ngjarjes i pandehuri nuk është në gjendje të marrë pjesë me vetëdije në procedim, gjykata vendos, edhe kryesisht, ekspertimin.
2. Gjatë kohës që vazhdon ekspertimi, gjykata, me kërkesën e mbrojtësit, merr provat që mund të çojnë në pafajësinë e të pandehurit, dhe kur vonesa paraqet rrezik, çdo provë tjetër të kërkuar nga palët. 3. Kur nevoja e përcaktimit të përgjegjshmërisë del gjatë hetimeve paraprake, ekspertimi urdhërohet nga prokurori kryesisht ose me kërkesën e të pandehurit apo të mbrojtësit të tij. Ndërkohë prokurori kryen vetëm veprimet që nuk kërkojnë pjesëmarrjen e vetëdijshme të të pandehurit. Kur vonesa paraqet rrezik, mund të merren prova vetëm në rastet e parashikuara për sigurimin e provës.

Neni 44 Pezullimi i procedimit për shkak të papërgjegjshmërisë së të pandehurit
1. Kur del se gjendja mendore e të pandehurit është e tillë që pengon pjesëmarrjen e vetëdijshme në procedim, organi që procedon merr vendim për pezullimin e procedimit, por gjithnjë kur nuk duhet të merret vendim pafajësie ose pushimi. Me vendimin e pezullimit organi që procedon i cakton të pandehurit një kujdestar të posaçëm, të cilit i jepen të drejtat e përfaqësuesit ligjor.
2. Kundër vendimit të pezullimit mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë nga prokurori, i pandehuri ose mbrojtësi i tij.
3. Pezullimi nuk pengon organin procedues që të marrë prova që mund të çojnë në pafajësinë e të pandehurit dhe kur vonesa paraqet rrezik, çdo provë tjetër të kërkuar nga palët. Në veprimet që duhet të kryhen rreth personit të të pandehurit, si dhe në ato ku i pandehuri ka të drejtë të jetë i pranishëm merr pjesë kujdestari i posaçëm i tij.

Neni 45 Revokimi i vendimit të pezullimit
1. Vendimi i pezullimit revokohet kur del se gjendja mendore e të pandehurit lejon pjesëmarrjen e vetëdijshme në procedim ose kur i pandehuri duhet të deklarohet i pafajshëm apo çështja të pushohet.

Neni 46 Masat mjekësore të detyrueshme
1. Në çdo rast kur gjendja mendore e të pandehurit tregon se ai duhet të kurohet, gjykata, vendos, edhe kryesisht shtrimin e të pandehurit në një institucion psikiatrik.
2. Kur është vendosur ose duhet vendosur masa mjekësore e detyrueshme për të pandehurin, gjykata urdhëron që i pandehuri të ruhet në një institucion psikiatrik.
3. Gjatë hetimeve paraprake, prokurori i kërkon gjykatës të vendosë për shtrimin e të pandehurit në një institucion psikiatrik dhe kur vonesa paraqet rrezik, urdhëron shtrimin e përkohshëm deri në marrjen e vendimit nga gjykata.

Neni 47 Vdekja e të pandehurit
1. Kur rezulton vdekja e të pandehurit, organi procedues, në çdo gjendje e shkallë të procedimit, pasi dëgjon mbrojtësin, vendos pushimin e çështjes.
2. Vendimi nuk pengon ushtrimin e ndjekjes penale për të njëjtin fakt dhe kundër të njëjtit person, kur më pas vërtetohet se ai nuk ka vdekur.

KREU V
MBROJTËSI I TË PANDEHURIT

Neni 48 Mbrojtësi i zgjedhur nga i pandehuri
1. I pandehuri ka të drejtë të zgjedhë jo më shumë se dy mbrojtës.
2. Zgjedhja bëhet me deklarim të bërë para organit procedues ose me akt të dhënë mbrojtësit ose të dërguar atij rekomande.
3. Zgjedhja e mbrojtësit për personin e ndaluar, të arrestuar ose të dënuar me burgim, derisa ky person nuk e ka bërë vetë zgjedhjen, mund të bëhet nga një i afërm i tij, në format e parashikuara nga paragrafi 2.

Neni 49 Mbrojtësi i caktuar
1. I pandehuri që nuk ka zgjedhur mbrojtës ose që ka mbetur pa të, ndihmohet nga një mbrojtës i caktuar nga organi që procedon, në qoftë se e kërkon atë.
2. Kur i pandehuri është nën moshën tetëmbëdhjetë vjeç ose me të meta fizike a psikike që e pengojnë për të realizuar vetë të drejtën e mbrojtjes, ndihma nga një mbrojtës është e detyrueshme.
3. Këshilli drejtues i dhomës së avokatëve vë në dispozicion të autoriteteve proceduese listat e avokatëve dhe vendos kriteret për caktimin e tyre.
4. Gjykata, prokurori dhe policia gjyqësore, kur duhet të kryejnë një veprim për të cilin parashikohet ndihma e mbrojtësit dhe kur i pandehuri është pa mbrojtës, njoftojnë për këtë veprim mbrojtësin e caktuar.
5. Kur kërkohet prania e mbrojtësit dhe mbrojtësi i zgjedhur ose i caktuar nuk është siguruar, nuk është paraqitur ose e ka lënë mbrojtjen, gjykata ose prokurori cakton si zëvendësues një mbrojtës tjetër, i cili ushtron të drejtat dhe merr përsipër detyrimet e mbrojtësit.
6. Mbrojtësi i caktuar mund të zëvendësohet vetëm për shkaqe të përligjura. Ai i pushon funksionet kur i pandehuri zgjedh mbrojtësin e tij.
7. Kur i pandehuri nuk ka mjete të mjaftueshme, shpenzimet e bëra për mbrojtjen paguhen nga shteti.

Neni 50 Shtrirja e të drejtave të të pandehurit te mbrojtësi
1. Mbrojtësi ka të drejtat që ligji i njeh të pandehurit, përveç atyre që i rezervohen personalisht këtij të fundit.
2. Mbrojtësi ka të drejtë të komunikojë lirisht dhe vetëm për vetëm me të ndaluarin, të arrestuarin apo të dënuarin, të njoftohet paraprakisht për kryerjen e veprimeve hetimore ku është i pranishëm i pandehuri dhe të marrë pjesë në to, t’u drejtojë pyetje të pandehurit, dëshmitarëve dhe ekspertëve, të njihet me të gjithë materialin e çështjes në përfundim të hetimeve.
3. I pandehuri mund të zhvleftësojë, me deklarim të shprehur, veprimin e kryer nga mbrojtësi para se të jetë marrë një vendim nga gjykata lidhur me këtë veprim.

Neni 51 Zëvendësuesi i mbrojtësit
1. Mbrojtësi, në rastin e pengesës dhe për aq kohë sa zgjat ajo, me pëlqimin e të pandehurit, mund të caktojë një zëvendësues.
2. Zëvendësuesi ushtron të drejtat dhe merr përsipër detyrimet e mbrojtësit.

Neni 52 Garancitë për mbrojtësin
1. Këqyrjet dhe kontrollimet në zyrën e mbrojtësit lejohen vetëm: a - kur ai ose persona të tjerë që zhvillojnë vazhdimisht veprimtari në të njëjtën zyrë janë të pandehur dhe vetëm brenda qëllimeve për të provuar veprën penale që u atribuohet; b - për të zbuluar gjurmët ose provat materiale të veprës penale ose për të kërkuar sende a persona të përcaktuar në mënyrë të posaçme.
2. Para se të bëjë këqyrjen, kontrollimin ose sekuestrimin në zyrën e një mbrojtësi, organi procedues njofton këshillin drejtues të dhomës së avokatëve me qëllim që një anëtar i tij të ketë mundësinë që të jetë i pranishëm në veprimet. Në çdo rast një kopje e aktit i dërgohet këshillit drejtues të dhomës së avokatëve.
3. Këqyrjet, kontrollimet dhe sekuestrimet në zyrat e mbrojtësve i bën gjyqtari personalisht, kurse gjatë hetimeve paraprake ato i bën prokurori në bazë të një vendimi autorizues të gjykatës.
4. Nuk lejohet përgjimi i bisedimeve ose i komunikimit të mbrojtësve dhe të asistentëve të tyre, as ndërmjet njëri-tjetrit dhe as me personat që ata mbrojnë.
5. Ndalohet çdo formë kontrolli e korrespondencës ndërmjet të pandehurit dhe mbrojtësit të tij.
6. Rezultatet e këqyrjeve, të kontrollimeve, të sekuestrimeve, të përgjimeve të bisedave ose të komunikimit, të kryera në shkelje të dispozitave të mësipërme, përveç paragrafit 2, nuk mund të përdoren.

Neni 53 Biseda e mbrojtësit me të pandehurin e paraburgosur
1. Personi i arrestuar në flagrancë ose i ndaluar ka të drejtë të flasë me mbrojtësin menjëherë pas arrestimit ose ndalimit.
2. I pandehuri i paraburgosur ka të drejtë të flasë me mbrojtësin e tij që në momentin e ekzekutimit të masës së sigurimit.

Neni 54 Mbrojtja e disa të pandehurve nga një mbrojtës
1. Mbrojtja e disa të pandehurve mund të merret përsipër nga një mbrojtës i përbashkët, me kusht që midis të pandehurve të mos ketë papajtueshmëri interesash.
2. Organi procedues kur konstaton papajtueshmërinë e interesave të të pandehurve e deklaron atë me vendim dhe bën zëvendësimet e nevojshme.

Neni 55 Mospranimi, dorëheqja ose revokimi i mbrojtësit
1. Mbrojtësi që nuk pranon detyrën që i është besuar ose që heq dorë prej saj njofton menjëherë organin procedues dhe atë që e ka caktuar.
2. Mospranimi ka efekt që nga çasti kur i komunikohet organit procedues.

3. Dorëheqja nuk ka efekt derisa pala të ndihmohet me një mbrojtës të besuar të ri ose me një mbrojtës të caktuar kryesisht dhe të ketë mbaruar afati që mund t’i jetë dhënë mbrojtësit zëvendësues për t’u njohur me aktet dhe provat.
4. Dispozita e paragrafit 3 zbatohet edhe në rastin e revokimit.
5. Heqja dorë e përfaqësuesit të paditësit dhe të të paditurit civil nuk pengon në asnjë rast vazhdimin e procedimit.

Neni 56 Përgjegjësia për lënien ose refuzimin e mbrojtjes
1. Organi procedues i referon këshillit drejtues të dhomës së avokatëve rastet e lënies së mbrojtjes, të refuzimit të mbrojtjes dhe të shkeljes nga ana e mbrojtësve të detyrave të besnikërisë dhe ndershmërisë.
2. Këshilli drejtues i dhomës së avokatëve ka të drejtë të marrë masa disiplinore në rastin e lënies së mbrojtjes ose të refuzimit të mbrojtjes të caktuar kryesisht.
3. Kur këshilli drejtues i quan të përligjura lënien ose refuzimin, për shkak të shkeljes së të drejtave të mbrojtjes, masa disiplinore nuk jepet edhe në qoftë se shkelja e të drejtave të mbrojtjes nuk është njohur nga gjykata.

Neni 57 Afati për mbrojtësin zëvendësues
1. Në rastet e dorëheqjes, të revokimit dhe të papajtueshmërisë së interesave të të pandehurve, mbrojtësit të ri të të pandehurit ose atij që është caktuar si zëvendësues, u jepet një afat i përshtatshëm për t’u njohur me aktet dhe provat.

KREU VI
I DËMTUARI, PADITËSI DHE I PADITURI CIVIL

Neni 58 Të drejtat e personit të dëmtuar nga vepra penale (Shtuar pika 3 me ligjin nr.8813, datë 13.6.2002)
1. Personi i dëmtuar nga veprat penale ose trashëgimtarët e tij, kanë të drejtë të kërkojnë procedimin e fajtorit dhe shpërblimin e dëmit.
2. Personi i dëmtuar që nuk ka zotësi juridike për të vepruar i ushtron të drejtat që i janë njohur me ligj nëpërmjet përfaqësuesit ligjor të tij.
3. I dëmtuari ka të drejtë të parashtrojë kërkesa në organin procedues dhe të kërkojë marrjen e provave. Kur kërkesa e tij nuk pranohet nga prokurori, ai ka të drejtë të ankohet në gjykatë brenda 5 ditëve nga marrja dijeni.

Neni 59 I dëmtuari akuzues (Shtuar pika 3 me ligjin nr.8813, datë 13.6.2002; shtesë në pikën 1 me ligjin nr.10 054, datë 29.12.2008)
1. Ai që është dëmtuar nga veprat penale të parashikuara nga nenet 90, 91, 92, 112 paragrafi i parë, 119,119/b, 120, 121, 122, 125, 127, 148, 149 dhe 254 të Kodit Penal ka të drejtë të paraqesë kërkesë në gjykatë dhe të marrë pjesë në gjykim si palë për të vërtetuar akuzën dhe për të kërkuar shpërblimin e dëmit.
2. Prokurori merr pjesë në gjykimin e këtyre çështjeve dhe, sipas rastit, kërkon dënimin e të pandehurit ose pafajësinë e tij.
3. Nëse i dëmtuari akuzues ose mbrojtësi i caktuar prej tij nuk paraqitet në seancë pa shkaqe të arsyeshme, gjykata vendos pushimin e gjykimit.

Neni 60 Kërkesa e të dëmtuarit akuzues
1. Kërkesa për gjykim e të dëmtuarit akuzues depozitohet në sekretarinë e gjykatës.Ajo është e pavlefshme në qoftë se nuk përmban:
a) gjeneralitetet e të dëmtuarit akuzues;
b) gjeneralitetet e personit që akuzohet;
c) emrin dhe mbiemrin e përfaqësuesit dhe prokurën; ç) parashtrimin e arsyeve që përligjin kërkesën;
d) nënshkrimin e të dëmtuarit akuzues ose të përfaqësuesit të tij.
2. Kërkesa duhet t’i bëhet e njohur personit që i atribuohet vepra penale.

Neni 61 Padia civile në procesin penal
1. Ai që ka pësuar dëm material nga vepra penale ose trashëgimtarët e tij mund të ngrejnë padi civile në procesin penal kundër të pandehurit ose të paditurit civil, për të kërkuar kthimin e pasurisë dhe shpërblimin e dëmit.

Neni 62 Afati për legjitimimin e paditësit civil (Shtuar pika 3 me ligjin nr.8813, datë 13.6.2002)
1. Legjitimimi i paditësit civil mund të bëhet nga organi procedues, derisa të mos ketë filluar shqyrtimi gjyqësor.
2. Afati i parashikuar nga paragrafi 1 nuk mund të zgjatet.
3. Me kërkesën e palëve ose kryesisht, gjykata mund të vendosë veçimin e padisë civile dhe dërgimin e saj në gjykatën civile nëse gjykimi i saj vështirëson ose zvarrit procesin penal.

Neni 63 Sigurimi i padisë civile
1. Për të siguruar kthimin e pasurisë dhe shpërblimin e dëmit, me kërkesën e paditësit civil, organi procedues mund të vendosë sekuestrimin e pasurisë së të pandehurit ose të të paditurit civil. Kjo masë qëndron deri në përfundimin e çështjes.

Neni 64 Heqja dorë nga gjykimi i padisë civile
1. Heqja dorë nga gjykimi i padisë civile mund të bëhet në çdo gjendje dhe shkallë të procedimit me një deklaratë të bërë personalisht nga paditësi ose nga përfaqësuesi i tij në seancë ose me akt të shkruar e të depozituar në sekretarinë e gjykatës dhe të njoftuar palëve të tjera.
2. Në qoftë se paditësi civil nuk paraqet konkluzionet në diskutimin përfundimtar ose kur ngre padi përpara gjykatës civile, quhet se ka hequr dorë nga gjykimi i padisë civile.
3. Kur hiqet dorë nga gjykimi i padisë sipas paragrafëve 1 dhe 2, gjykata penale nuk mund të njohë shpenzimet dhe dëmet e shkaktuara të pandehurit dhe të paditurit nga ndërhyrja e paditësit civil. Padia për kërkimin e tyre mund të ngrihet para gjykatës civile.
4. Heqja dorë nuk pengon ngritjen e padisë në gjykatën civile.

Neni 65 Thirrja e të paditurit civil
1. Ai që përgjigjet civilisht për veprën e kryer nga i pandehuri mund të thirret në procesin penal me kërkesën e paditësit civil. I pandehuri që ka marrë pafajësinë ose ndaj të cilit është pushuar çështja, mund të thirret si i paditur civil për veprat e bashkëtëpandehurve të tjerë.
2. Kërkesa për thirrjen e të paditurit civil duhet të bëhet para fillimit të shqyrtimit gjyqësor.
3. Thirrja urdhërohet me vendim të gjykatës.

Neni 66 Ndërhyrja e të paditurit civil me vullnetin e tij
1. Kur bëhet legjitimimi i paditësit civil, i padituri civil mund të ndërhyjë me vullnetin e tij në procedim derisa të mos ketë filluar shqyrtimi gjyqësor, duke bërë kërkesë me shkrim. Gjykata vendos për kërkesën pasi dëgjon palët.
2. Afati i parashikuar nga paragrafi i parë nuk mund të zgjatet.
3. Ndërhyrja e të paditurit civil i humbet efektet kur hiqet dorë nga gjykimi i padisë civile.

Neni 67 Përfaqësuesi i palëve private
1. I dëmtuari akuzues, paditësi civil dhe i padituri civil kanë të drejtë të përfaqësohen në procedim nëpërmjet përfaqësuesit ligjor ose një përfaqësuesi të pajisur me prokurë.
2. Adresa e të dëmtuarit akuzues, paditësit dhe të paditurit civil nënkuptohet, për çdo efekt procedural, pranë atij që e përfaqëson.
3. Përfaqësuesi, në rastin e pengesës dhe për aq kohë sa zgjat ajo, me pëlqimin e të përfaqësuarit, mund të caktojë një zëvendësues.

Neni 68 Disponimet për padinë civile
1. Gjykata, sipas rastit, pranon tërësisht ose pjesërisht padinë civile ose e rrëzon atë.
2. Kur jepet vendim pafajësie, për shkak se fakti nuk parashikohet si vepër penale ose kur vendoset pushimi i çështjes penale, padia civile lihet e pashqyrtuar.
3. Kur rrëzohet padia civile në procesin penal, nuk lejohet ngritja e saj përsëri në gjykatën civile.

TITULLI II
JURIDIKSIONI DHE KOMPETENCAT

KREU I
JURIDIKSIONI

Neni 69 Juridiksioni penal
1. Juridiksioni penal ushtrohet nga gjykatat penale sipas rregullave të caktuara në këtë Kod.
2. Gjykata penale shqyrton gjithçka që është e nevojshme për marrjen e vendimit dhe vendos sipas rregullave të caktuara me ligj.

Neni 70 Efektet e vendimit penal për gjykimin civil dhe administrativ
1. Vendimi penal i formës së prerë është i detyrueshëm për gjykatën që shqyrton pasojat civile të veprës vetëm përsa i përket faktit nëse vepra penale është kryer dhe nëse është kryer nga i gjykuari.
2. Vendimi penal që zgjidh rastësisht një fakt që lidhet me një çështje civile, administrative ose penale nuk ka efekt detyrues në asnjë proces tjetër.

Neni 71 Pasojat e procedimit civil dhe administrativ për atë penal
1. Vendimi civil i formës së prerë është i detyrueshëm për gjykatën që gjykon çështjen penale vetëm përsa i përket faktit nëse vepra ka ndodhur ose jo, por jo për fajësinë e të pandehurit.
2. Kur vendimi penal varet nga zgjidhja e një mosmarrëveshje mbi gjendjen familjare ose mbi shtetësinë, për të cilën ka filluar një procedim pranë gjykatës kompetente, gjykata penale mund të vendosë, edhe kryesisht, pezullimin e shqyrtimit gjyqësor derisa mosmarrëveshja të zgjidhet me vendim të formës së prerë. Pezullimi nuk pengon kryerjen e veprimeve të ngutshme.

Neni 72 Mungesa e juridiksionit
1. Mungesa e juridiksionit ngrihet, edhe kryesisht, në çdo gjendje dhe shkallë të gjykimit. Gjykata jep vendim dhe urdhëron, kur është rasti, dërgimin e akteve organit kompetent.
2. Kur mungesa e juridiksionit ngrihet gjatë hetimeve paraprake prokurori që procedon vendos dërgimin e akteve gjykatës kompetente për të vendosur.

Neni 73 Mosmarrëveshjet për juridiksionin
1. Kur ka mosmarrëveshje për juridiksionin, gjykata që e ngre atë merr vendim, të cilin bashkë me kopjen e akteve të nevojshme për zgjidhjen e saj ia dërgon Gjykatës së Lartë, duke treguar palët dhe mbrojtësit.
2. Zbatohen dispozitat e seksionit IV të kreut II të këtij titulli.

KREU II
KOMPETENCAT

SEKSIONI I
KOMPETENCA LËNDORE

Neni 74 Kompetencat e gjykatës së rrethit gjyqësor (Ndryshuar me ligjin nr.8813, datë 13.6.2002) (Ndryshuar me ligjin nr.9911, datë 5.5.2008)
1. Gjykata e rrethit gjyqësor është kompetente për gjykimin e veprave penale, përveç atyre që i përkasin kompetencës së gjykatës për krime të rënda dhe Gjykatës së Lartë.

Neni 75 Kompetencat e gjykatës ushtarake (Ndryshuar me ligjin nr.8813, datë 13.6.2002) (Shfuqizuar me ligjin nr.9911, datë 5.5.2008)

Neni 75/a Kompetencat e gjykatës për krime të rënda (Shtuar me ligjin nr.8813, datë 13.6.2002) (Ndryshuar me ligjin nr.9276, datë 16.9.2004) (Ndryshuar me ligjin nr.9911, datë 5.5.2008) (Ndryshuar me ligjin nr.145, datë 2.5.2013) (Ndryshuar me ligjin nr. 21, datë 10.3.2014) (Ndryshuar me ligjin nr. 99, datë 31.7.2014)

Gjykata e krimeve të rënda gjykon krimet e parashikuara nga nenet 73, 74, 75, 78/a, 79, shkronja “ç”, 79/a, 79/b, 79/c, 109, 109/b, 110/a, 111, 128/b, 219, 220, 221, 230, 230/a, 230/b, 231, 232, 233, 234, 234/a, 234/b, 245, 260, 265/a, 265/b, 265/c, 278/a, 282/a, 283/a, 284/a, 287/a, 319, 319/ç, 333, 333/a dhe 334 të Kodit Penal, duke përfshirë edhe rastet kur ato janë kryer nga të miturit.

Neni 75/b (Shtuar me ligjin nr.8813, datë 13.6.2002)
1. Gjykata e Lartë shqyrton rekurset për shkelje të ligjit dhe kërkesat për rishikimin e vendimeve të formës së prerë.
2. Gjykata e Lartë gjykon në shkallë të parë, me trup gjykues të përbërë nga 5 gjyqtarë të caktuar me short, veprat penale të kryera nga Presidenti i Republikës, deputetët, Kryeministri dhe anëtarët e Këshillit të Ministrave, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, kur këta janë në këto funksione në kohën e gjykimit.

SEKSIONI II

KOMPETENCA TOKËSORE

Neni 76 Rregulla të përgjithshme
1. Kompetenca tokësore përcaktohet, me radhë, nga vendi ku është kryer ose është tentuar të kryhet vepra penale ose vendi ku ka ardhur pasoja.
2. Në qoftë se vendi i treguar në paragrafin 1 nuk dihet, kompetenca i përket, me radhë, gjykatës së vendqëndrimit ose të vendbanimit të të pandehurit.
3. Në qoftë se as kështu nuk mund të përcaktohet kompetenca, kjo i përket gjykatës së vendit ku ndodhet prokuroria që ka regjistruar e para veprën penale.
4. Rregullat e caktuara në paragrafët e mësipërm zbatohen edhe gjatë hetimit paraprak.

Neni 77 Kompetencat për veprat penale të kryera jashtë shtetit
1. Në qoftë se vepra është kryer tërësisht jashtë shtetit, kompetenca përcaktohet, me radhë, nga vendi i qëndrimit, i banimit, i arrestimit ose i dorëzimit të të pandehurit. Kur ka shumë të pandehur, procedon gjykata që është kompetente për numrin më të madh të tyre.
2. Në qoftë se nuk mund të përcaktohet në mënyrat e treguara në paragrafin 1 kompetenca i përket gjykatës së vendit ku ndodhet prokuroria që ka regjistruar e para veprën penale.
3. Në qoftë se vepra penale është kryer pjesërisht jashtë shtetit, kompetenca përcaktohet në bazë të rregullave të përgjithshme të kompetencës tokësore.

Neni 78 Kompetenca për procedimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve
1. Procedimet, në të cilat një gjyqtar ose prokuror merr cilësinë e të pandehurit ose të personit të dëmtuar nga vepra penale, që sipas normave të këtij kreu do të ishin në kompetencën e një gjykate të rrethit, ku gjyqtari ose prokurori ushtron funksionet e tij ose i ushtronte në momentin e ngjarjes, janë në kompetencën e gjykatës që ka kompetencën lëndore dhe ndodhet në qendrën e një rrethi tjetër më të afërt, me përjashtim të rasteve kur në këtë rreth gjyqtari ose prokurori ka ardhur më pas për të ushtruar funksionet e tij. Në rastin e fundit është kompetente gjykata e një rrethi tjetër më të afërt me atë, në të cilën gjyqtari ose prokurori ushtronte funksionet e tij në momentin e kryerjes së veprës penale.

SEKSIONI III

KOMPETENCA PËR SHKAK TË BASHKIMIT TË PROCEDIMEVE TË LIDHURA

Neni 79 Rastet e bashkimit të procedimeve (Ndryshuar me ligjin nr.8813, datë 13.6.2002)

1.Organi procedues mund të vendosë bashkimin e procedimeve:
a) kur vepra penale për të cilën zhvillohet procedimi është kryer nga disa persona në bashkëpunim ndërmjet tyre ose kur disa persona në mënyrë të pavarur kanë shkaktuar veprën;
b) kur një person akuzohet për disa vepra penale;
c) kur një person akuzohet për disa vepra, nga të cilat një pjesë janë kryer për të realizuar ose për të mbuluar të tjerat ose për t’i siguruar fajtorit apo të tjerëve përfitime të paligjshme ose mosdënimin.

Neni 80 Bashkimi i procedimeve që janë në kompetencë të gjykatave të ndryshme (Ndryshuar me ligjin nr.8813, datë 13.6.2002)
1. Në rastet e procedimeve të lidhura ndërmjet tyre dhe që nuk mund të ndahen, nga të cilat një ose disa janë kompetencë e gjykatës për krimet e rënda dhe procedurat e tjera në kompetencë të gjykatave të tjera të shkallës së parë, kompetente është gjykata e krimeve të rënda.
2. Në rastet e procedimeve të lidhura ndërmjet tyre dhe që nuk mund të ndahen, nga të cilat një ose disa janë në kompetencë të gjykatave të shkallës së parë dhe të tjerat në kompetencë të Gjykatës së Lartë, kompetente është kjo e fundit.

Neni 81 Kufijtë e bashkimit në rastin e veprave penale të kryera nga të miturit
1. Kur disa nga procedimet e lidhura ndërmjet tyre i përkasin kompetencës së gjykatës së zakonshme dhe të tjerat gjykatës që shqyrton çështjet me të mitur, kompetente për të gjitha procedimet është kjo e fundit, përveç rasteve kur gjykata çmon se ato duhen veçuar.
2. Kur i pandehuri në kohën e gjykimit është madhor, por një ose disa vepra i ka kryer kur ka qenë i mitur, çështja gjykohet nga gjykata që shqyrton çështjet me të mitur.

Neni 82 Kompetenca tokësore e përcaktuar nga lidhja e procedimeve
1. Kompetenca tokësore për procedimet e lidhura, për të cilat disa gjykata kanë të njëjtën kompetencë lëndore, i përket gjykatës kompetente për veprën penale më të rëndë dhe në rast se veprat janë njëlloj të rënda, gjykatës kompetente për veprën që është regjistruar e para.
2. Krimet konsiderohen më të rënda se kundërvajtjet. Ndërmjet krimeve ose ndërmjet kundërvajtjeve konsiderohet më e rëndë vepra penale për të cilën parashikohet dënim maksimal më i lartë ose, kur maksimumet janë të barabarta, dënimi minimal më i lartë. Në qoftë se parashikohen dënime me burgim dhe me gjobë, dënimi me gjobë merret parasysh vetëm atëherë kur dënimet me burgim janë të barabarta.

SEKSIONI IV DISPONIMET PËR SHKAK TË MOSKOMPETENCËS

Neni 83 Moskompetenca
1. Moskompetenca lëndore ngrihet, edhe kryesisht, në çdo gjendje e shkallë të procesit.
2. Moskompetenca tokësore dhe ajo që rrjedh nga bashkimi i procedimeve për shkak lidhje, mund të ngrihet ose të kundërshtohet, vetëm para se të ketë filluar shqyrtimi gjyqësor.

Neni 84 Moskompetenca e shpallur gjatë hetimeve paraprake
1. Kur gjatë hetimeve paraprake ose në përfundim të tyre prokurori konstaton moskompetencën e vet për çdo lloj shkaku vendos dërgimin e akteve prokurorit pranë gjykatës kompetente.

Neni 85 Moskompetenca e shpallur në gjykimin e shkallës së parë
1. Në qoftë se në gjykimin e shkallës së parë gjykata çmon se procedimi është në kompetencën e një gjykate tjetër, shpall me vendim moskompetencën e vet për çdo lloj shkaku dhe urdhëron dërgimin e akteve gjykatës kompetente.

Neni 86 Vendimi i gjykatës së apelit dhe Gjykatës së Lartë mbi kompetencën
1. Gjykata e apelit, kur konstaton se gjykata e shkallës së parë nuk ka qenë kompetente, prish vendimin e apeluar dhe e dërgon çështjen në gjykatën kompetente.
2.Vendimi i Gjykatës së Lartë mbi kompetencën është i detyrueshëm, përveç rasteve kur dalin fakte të reja që çojnë në një përcaktim të ndryshëm juridik, nga i cili bëhet kompetente një gjykatë më e lartë.

Neni 87 Provat e marra nga gjykata jokompetente
1. Mosrespektimi i dispozitave mbi kompetencën nuk sjell pavlefshmërinë e provave të marra.
2. Deklarimet e bëra para gjykatës që nuk ka pasur kompetencë lën dore, në qoftë se përsëriten, mund të përdoren vetëm për kundërshtim të përmbajtjes së deponimit.

Neni 88 Masat e sigurimit të vendosura nga gjykata jokompetente
1. Masat e sigurimit të vendosura nga gjykata, e cila në të njëjtën kohë ose më vonë shpallet jokompetente për çdo lloj shkaku, i humbasin efektet, në qoftë se brenda dhjetë ditëve nga marrja e akteve, gjykata kompetente nuk vendos për masën e sigurimit.

SEKSIONI V
MOSMARRËVESHJET PËR KOMPETENCAT

Neni 89 Rastet e mosmarrëveshjeve
1. Ka mosmarrëveshje, në çdo gjendje a shkallë të procedimit, kur dy a më shumë gjykata në të njëjtën kohë marrin ose nuk pranojnë të marrin për shqyrtim të njëjtën akuzë, që i atribuohet të njëjtit person.
2. Mosmarrëveshjet në fazën e hetimit paraprak zgjidhen nga prokurori më i lartë.
3. Gjatë hetimeve paraprake nuk mund të parashtrohet mosmarrëveshja e bazuar në arsyet e kompetencës territoriale për shkak lidhjeje të procedimeve.

Neni 90 Parashtrimi i mosmarrëveshjes
1. Mosmarrëveshja mund të parashtrohet nga prokurori pranë njërës prej gjykatave në mosmarrëveshje ose nga i pandehuri dhe palët private. Parashtrimi paraqitet në sekretarinë e njërës prej gjykatave në mosmarrëveshje, me kërkesë të shkruar e të motivuar, të cilës i bashkohet dokumentacioni i nevojshëm.
2. Gjykata që ngre çështjen e mosmarrëveshjes merr vendim, me të cilin i paraqet Gjykatës së Lartë kopjen e akteve të nevojshme për zgjidhjen e saj, duke treguar palët dhe mbrojtësit.
3. Gjykata që ka dhënë vendimin, njofton menjëherë gjykatën në mosmarrëveshje.

Neni 91 Zgjidhja e mosmarrëveshjes
1. Mosmarrëveshjet zgjidhen nga Gjykata e Lartë me vendim. Gjykata merr të dhënat, aktet dhe dokumentet që i çmon të nevojshme.
2. Vendimi u komunikohet menjëherë gjykatave në mosmarrëveshje, prokurorive përkatëse, të pandehurit dhe palëve private.

SEKSIONI VI BASHKIMI DHE NDARJA E ÇËSHTJEVE

Neni 92 Bashkimi i çështjeve
1. Bashkimi i çështjeve që qëndrojnë në të njëjtën gjendje dhe shkallë para të njëjtës gjykatë mund të vendoset, kur nuk dëmtohet shpejtësia e zgjidhjes së tyre: a) në rastet e parashikuara nga neni 79;
b) në rastet e veprave penale të kryera nga disa persona në dëm të njëri-tjetrit;
c) në rastet, kur prova e një vepre penale ose e një rrethane të saj ndikon mbi provën e një vepre penale tjetër ose të një rrethane të saj.

Neni 93 Ndarja e çështjeve
1. Ndarja e çështjeve vendoset, edhe kryesisht, vetëm kur nuk dëmtohet vërtetimi i fakteve, në këto raste:
a) kur për një a më shumë të pandehur ose për një a më shumë akuza është vendosur pezullimi i procedimit;
b) kur një a më shumë të pandehur nuk janë paraqitur në gjyq për shkak të pavlefshmërisë së aktit të thirrjes, të padijenisë pa faj për aktin e thirrjes ose për shkak të pengesave të ligjshme;
c) kur një a më shumë mbrojtës nuk janë paraqitur në gjyq për shkak të moslajmërimit ose për shkak të pengesave të ligjshme;
ç) kur për një a më shumë të pandehur ose për një a më shumë akuza hetimi gjyqësor është i plotë, kurse për të pandehurit e tjerë ose për akuzat e tjera është e nevojshme të kryhen veprime të tjera.
2. Përveç rasteve të parashikuara nga paragrafi 1 ndarja mund të vendoset edhe me marrëveshje të palëve, kur gjykata e çmon të dobishme për qëllimet e shpejtësisë së gjykimit.

SEKSIONI VII
TRANSFERIMI I ÇËSHTJES

Neni 94 Shkaqet e transferimit (Ndryshuar me ligjin nr.8813, datë 13.6.2002)
1. Në çdo gjendje dhe shkallë të gjykimit, kur siguria publike ose liria e vullnetit të personave që marrin pjesë në proces cenohen nga situata të rënda lokale, të cilat mund të dëmtojnë zhvillimin e gjykimit dhe që nuk mund të mënjanohen në mënyra të tjera, Gjykata e Lartë, mbi kërkesën e motivuar të prokurorit pranë gjykatës që procedon ose të të pandehurit, ia transferon çështjen një gjykate tjetër.

Neni 95 Kërkesa e transferimit
1. Kërkesa e transferimit depozitohet, bashkë me dokumentet që lidhen me të, në sekretarinë e gjykatës kompetente dhe u njoftohet brenda shtatë ditëve palëve të tjera.
2. Kërkesa e të pandehurit nënshkruhet personalisht ose nga një përfaqësues i tij i posaçëm.
3. Gjykata ia dërgon menjëherë Gjykatës së Lartë kërkesën bashkë me dokumentet dhe vërejtjet eventuale. 4. Mosrespektimi i formave dhe i afateve të parashikuara nga paragrafët 1 dhe 2 është shkak për mospranimin e kërkesës.

Neni 96 Pasojat e kërkesës
1. Paraqitja e kërkesës së transferimit nuk pezullon gjykimin, por gjykata nuk mund të përfundojë çështjen derisa të mos jetë vendosur për pranimin ose rrëzimin e kërkesës.
2. Gjykata e Lartë mund të vendosë pezullimin e gjykimit. Pezullimi nuk pengon kryerjen e veprimeve të ngutshme

Neni 97 Vendimi mbi kërkesën e transferimit
1. Gjykata e Lartë, pasi merr të dhënat e nevojshme, vendos në dhomën e këshillimit, pa pjesëmarrjen e palëve.
2. Vendimi që pranon kërkesën i njoftohet gjykatës që procedonte dhe asaj që i është caktuar për ta gjykuar. Gjykata që procedonte ia kalon menjëherë aktet gjykatës që është caktuar dhe urdhëron që vendimi i Gjykatës së Lartë t’u njoftohet prokurorit, të pandehurit dhe palëve private.
3. Gjykata e caktuar nga Gjykata e Lartë deklaron me vendim nëse dhe në ç’pjesë veprimet e kryera i ruajnë efektet.

TITULLI III

AKTET, NJOFTIMET DHE AFATET

KREU I

AKTET
SEKSIONI I
RREGULLA TË PËRGJITHSHME

Neni 98 Gjuha e akteve
1. Aktet procedurale penale bëhen në gjuhën shqipe.
2. Personi që nuk flet gjuhën shqipe pyetet në gjuhën amëtare dhe procesverbali mbahet edhe në këtë gjuhë. Në të njëjtën gjuhë përkthehen aktet procedurale që i jepen me kërkesën e tij.
3. Shkelja e këtyre rregullave sjell pavlefshmërinë e aktit.

Neni 99 Nënshkrimi i akteve
1. Kur kërkohet nënshkrimi i një akti, në qoftë se ligji nuk disponon ndryshe, mjafton shkrimi me dorë në fund të aktit i emrit dhe mbiemrit të atij që duhet të nënshkruajë.
2. Është i pavlefshëm nënshkrimi i vënë me mjete mekanike ose me shenja të ndryshme nga shkrimi.
3. Kur personi nuk është në gjendje të nënshkruajë, nëpunësi para të cilit paraqitet akti i shkruar ose që regjistron aktin e bërë me gojë sigurohet për identitetin e personit dhe e pasqyron këtë fakt në fund të aktit, në praninë e një personi të tretë.

Neni 100 Data e akteve
1. Kur ligji kërkon datën e një akti, në akt tregohen dita, muaji, viti dhe vendi ku bëhet akti. Tregimi i orës është i domosdoshëm vetëm kur parashikohet shprehimisht.
2. Kur parashikohet pavlefshmëria e aktit për shkak se nuk është treguar data, ky rregull ka vlerë vetëm në rastin kur data nuk mund të saktësohet me siguri në bazë të elementeve që përmbahen në vetë aktin ose në aktet që lidhen me të.

Neni 101 Zëvendësimi i akteve origjinale
1. Kur origjinali i një akti procedural është prishur, ka humbur ose është zhdukur dhe për arsye të ndryshme nuk gjendet, kopja autentike e verifikuar ka vlerën e origjinalit dhe vihet në vendin ku ndodhej origjinali.
2. Për këtë qëllim, gjykata edhe kryesisht, me vendim, urdhëron personin që mban kopjen ta dorëzojë atë në sekretari.

Neni 102 Ribërja e akteve
1. Kur nuk mund të bëhet zëvendësimi i aktit, gjykata edhe kryesisht verifikon përmbajtjen e aktit që mungon dhe urdhëron nëse dhe në ç’mënyrë ai duhet të ribëhet.
2. Kur ekziston koncepti i aktit që mungon, ky ribëhet në bazë të konceptit, por me kusht që një nga gjyqtarët që e kanë nënshkruar vërteton se ai ka qenë i njëjtë me konceptin.

Neni 103 Ndalimi i publikimit të aktit
1. Ndalohet publikimi, qoftë edhe i pjesshëm, i akteve sekrete që lidhen me çështjen ose dhe vetëm i përmbajtjes së tyre nëpërmjet shtypit ose informacionit masiv.
2. Ndalohet publikimi, qoftë edhe i pjesshëm, i akteve josekrete deri në përfundimin e hetimeve paraprake.
3. Ndalohet publikimi, qoftë edhe i pjesshë ëm, i akteve të shqyrtimit gjyqësor kur gjykimi bëhet me dyer të mbyllura. Ndalimi i publikimit hiqet kur plotësohen afatet e caktuara me ligj për arkivat e shtetit ose kur ka kaluar afati prej dhjetë vjetësh nga data që vendimi ka marrë formën e prerë, por me kusht që publikimi të jetë autorizuar nga Ministri i Drejtësisë.
4. Ndalohet publikimi i gjeneraliteteve dhe i fotografive të të pandehurve dhe të dëshmitarëve të mitur, të akuzuar ose të dëmtuar nga vepra penale. Gjykata mund të lejojë publikimin vetëm kur e kërkojnë interesat e të miturit ose kur i mituri ka mbushur moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç.

Neni 104 Shkelja e ndalimit të publikimit
1. Shkelja e ndalimit të publikimit e bërë nga nëpunësi i shtetit ose i një enti publik, kur nuk përbën vepër penale, është shkelje disiplinore. Në këtë rast prokurori njofton organin që ka të drejtë të marrë masa disiplinore.

Neni 105 Marrja e kopjeve, ekstrakteve dhe vërtetimeve
1. Gjatë procedimit dhe pas përfundimit të tij, cilido që ka interes mund të marrë, me shpenzimet e veta, kopje, ekstrakte ose vërtetime të akteve të veçanta.
2. Kërkesa shqyrtohet nga prokurori, për aktet e hetimit paraprak, ose nga gjykata që ka dhënë vendimin për ato të shqyrtimit gjyqësor.
3. Lëshimi i kopjeve, ekstrakteve ose vërtetimeve nuk e heq ndalimin e publikimit.

''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

KODI I PROCEDURËS PENALE I SHQIPERISE - 2008 -

Postby Laert » 13 Jul 2009, 02:22

Vazhdon Neni 106 i K.Pr. Penale 2014

Neni 106 Kërkesa e prokurorit për kopje të akteve dhe për informacione
1. Prokurori ka të drejtë, kur është e nevojshme të kryhen hetime, të kërkojë nga gjykata, edhe në rastet e detyrimit të sekretit, kopje të akteve që kanë lidhje me çështje të tjera penale që ai ndjek, si dhe informacione me shkrim mbi përmbajtjen e tyre.
2. Brenda pesë ditëve, gjykata i përgjigjet kërkesës ose e refuzon atë me vendim të arsyetuar.
3. Dispozitat e paragrafëve 1 dhe 2 zbatohen edhe për kërkesat e bëra nga Ministri i Rendit Publik dhe kryetari i Shërbimit Informativ, kur kopje të akteve dhe informacionet u duhen atyre për parandalimin e veprave penale.

Neni 107 Pjesëmarrja e shurdhit, memecit dhe e shurdhmemecit në bërjen e akteve procedurale
1. Kur shurdhi, memeci apo shurdhmemeci dëshirojnë ose duhet të japin shpjegime, veprohet në këtë mënyrë:
a) shurdhit i paraqiten pyetjet dhe paralajmërimi me shkrim dhe ai përgjigjet me gojë;
b) memecit i bëhen pyetjet dhe paralajmërimi me gojë dhe ai përgjigjet me shkrim;
c) shurdhmemecit i paraqiten pyetjet dhe paralajmërimi me shkrim dhe ai përgjigjet me shkrim.
2. Në qoftë se shurdhi, memeci ose shurdhmemeci nuk dinë të lexojnë ose të shkruajnë, autoriteti procedues cakton një ose më shumë interpretë të zgjedhur ndërmjet atyre personave që janë të mësuar të merren vesh me ta.

Neni 108
Dëshmitarët në aktet procedurale
1. Nuk mund të jenë dëshmitarë për të vërtetuar përmbajtjen e një akti procedural:
a) të miturit deri katërmbëdhjetë vjeç dhe personat që kanë sëmundje të dukshme mendore ose që janë në gjendje të rëndë dehjeje ose intoksikimi me lëndë narkotike e psikotrope;
b) personat ndaj të cilëve janë marrë masa sigurimi.

Neni 109 Prokura për akte procedurale të caktuara 1. Kur ligji lejon që akti të bëhet me anën e një përfaqësuesi të posaçëm, prokura jepet me akt noterial ose me shkresë private të vërtetuar nga organet kompetente, ndryshe nuk pranohet dhe duhet të përmbajë, përveç të dhënave që kërkon posaçërisht ligji, përcaktimin e objektit për të cilin ajo është dhënë dhe të fakteve që u referohet. Prokura i bashkohet akteve.
2. Prokura e lëshuar nga organet shtetërore duhet të ketë nënshkrimin e drejtuesit dhe vulën e organit.

Neni 110 Memoriet dhe kërkesat e palëve
1. Palët dhe përfaqësuesit e tyre kanë të drejtë, në çdo gjendje dhe shkallë të procedimit, të paraqesin memorie dhe kërkesa me shkrim.
2. Organi procedues shprehet me vendim brenda pesëmbëdhjetë ditëve.

Neni 111 Deklaratat dhe kërkesat e personave të izoluar 1. I pandehuri i izoluar me masë sigurimi ka të drejtë të paraqesë ankesa, kërkesa dhe deklarata nëpërmjet drejtorit të institucionit, i cili lëshon dokument për marrjen në dorëzim të tyre. Ato regjistrohen në një libër të veçantë, i komunikohen menjëherë organit kompetent dhe kanë efekt njëlloj sikur të ishin pranuar drejtpërdrejt nga ai organ. 2. I pandehuri që është në gjendje arresti në shtëpi ose që mbahet në ruajtje në një vend kurimi, ka të drejtë të paraqesë ankesa, kërkesa dhe deklarata tek oficeri i policisë gjyqësore, i cili vërteton marrjen në dorëzim të tyre dhe kujdeset për dërgimin menjëherë tek autoriteti kompetent. 3. Po këto rregulla zbatohen edhe për kallëzimet, ankesat, kërkesat dhe deklaratat që paraqiten nga palët private ose nga i dëmtuari. SEKSIONI II AKTET E GJYKATËS
Neni 112 Format e disponimit të gjykatës (Ndryshuar pika 2 me ligjin nr.8813,datë 13.6.2002)
1. Gjykata disponon me vendim dhe me urdhër.
2. Vendimi jepet në emër të Republikës.
3. Vendimi dhe urdhri arsyetohen, ndryshe janë të pavlefshëm.
4. Vendimi merret në dhomën e këshillimit, pa praninë e sekretarit dhe të palëve.
5. Kur një anëtar i trupit gjykues nuk ka votuar për atë që është vendosur, me kërkesën e tij përpilohet një procesverbal përmbledhës ku pasqyrohen motivet e kundërshtimit. Procesverbali nënshkruhet nga të gjithë anëtarët dhe vendoset në një zarf të vulosur pranë sekretarisë.
6. Urdhrat merren pa u respektuar formalitete të veçanta dhe kur nuk parashikohet ndryshe, jepen edhe me gojë.

Neni 113 Depozitimi i akteve të gjykatës
l. Origjinalet e akteve të gjykatës depozitohen në sekretari brenda pesë ditëve nga bërj a e tyre. Për aktet e ankueshme njoftohen prokurori dhe personat që me ligj i njihet e drejta të bëjnë ankim.

Neni 114 Ndreqja e gabimeve materiale
1. Ndreqja e vendimeve dhe e urdhrave me gabime materiale bëhet edhe kryesisht nga gjykata që ka nxjerrë aktin. Kur ndaj këtij akti bëhet ankim, i cili pranohet, ndreqja bëhet me vendim të gjykatës që shqyrton ankimin, në bazë të të cilit bëhet shënim në origjinalin e aktit.

SEKSIONI III
DOKUMENTIMI I VEPRIMEVE

Neni 115 Procesverbali
l. Dokumentimi i veprimeve bëhet me procesverbal.
2. Procesverbali përpilohet nga sekretari i gjykatës, në formë të plotë ose të përmbledhur, me stenotipi, me mjet tjetër teknik dhe, kur mungojnë këto mjete, me dorëshkrim.
3. Kur procesverbali përpilohet në formë të përmbledhur duhet të bëhet edhe riprodhimi fonografik dhe, po të jenë kushtet, edhe riprodhimi audioviziv kur është i domosdoshëm.

Neni 116 Përmbajtja e procesverbalit
1. Procesverbali përmban tregimin e vendit, të vitit, të muajit, të ditës dhe kur është e nevojshme, edhe të orës, në të cilat ka filluar dhe është përfunduar, gjeneralitetet e personave që kanë marrë pjesë, tregimin e shkaqeve, kur dihen, mungesën e personave që duhet të marrin pjesë dhe kërkesat e paraqitura nga palët.

Neni 117 Nënshkrimi i procesverbalit
1. Procesverbali, me përjashtim të atij që mbahet në seancën gjyqësore, pasi lexohet, nënshkruhet në fund të çdo flete nga ai që e ka përpiluar, nga ai që procedon dhe nga personat që kanë marrë pjesë. 2. Kur njëri nga pjesëmarrësit nuk do ose nuk është në gjendje të nënshkruajë, bëhet vërejtje ku tregohet edhe shkaku.

Neni 118 Transkriptimi i procesverbalit të redaktuar me mjete stenotipie
1. Shiritat e shtypur me shenja stenotipie transkriptohen me shkronja të zakonshme jo më vonë se pesë ditë nga data kur janë formuar dhe lidhen me aktet bashkë me transkriptimin.
2. Kur për personin që ka shtypur shiritat ka ndalime për të bërë transkriptim, gjykata urdhëron që transkriptimi t’i besohet një personi të përshtatshëm, qoftë edh he jashtë administratës shtetërore.

Neni 119 Riprodhimi fonografik ose audioviziv
1. Riprodhimi fonografik ose audioviziv bëhet nga persona teknikë, qoftë edhe jashtë administratës shtetërore nën drejtimin e sekretarit të gjykatës.
2. Kur bëhet riprodhimi fonografik, në procesverbal tregohet çasti i fillimit dhe i mbarimit të veprimeve të riprodhimit.
3. Kur riprodhimi fonografik nuk kuptohet, si provë shërben procesverbali i përpiluar në formë të përmbledhur.
4. Regjistrimet fonografike ose audiovizive u bashkohen akteve.

Neni 120 Format e dokumentimit në raste të veçanta
1. Gjykata vendos të bëhet përpilimi i procesverbalit në formë të përmbledhur kur veprimet që duhet të pasqyrohen kanë përmbajtje të thjeshtë ose kur mungojnë mjetet mekanike të riprodhimit ose ndihmësit teknikë.
2. Kur përpilohet procesverbali në formë të përmbledhur, gjykata kujdeset që të shënohen pjesët thelbësore të deklarimeve dhe rrethanat në të cilat janë bërë.

Neni 121 Deklarimet gojore të palëve
1. Kur ligji nuk kërkon formën e shkruar të dokumentit, palët mund të bëjnë, vetë ose me anë të përfaqësuesve të posaçëm, kërkesa ose deklarime me gojë. Në këtë rast sekretari i gjykatës përpilon procesverbalin dhe regjistron deklarimet. Procesverbalit i bashkohet, kur është rasti, prokura e posaçme.
2. Palës që e kërkon, i lëshohet me shpenzimet e veta një vërtetim ose kopja e deklarimeve të bëra.

Neni 122 Pavlefshmëria e procesverbalit
1. Procesverbali është i pavlefshëm kur ka dyshime rreth personave që kanë marrë pjesë ose kur mungon nënshkrimi i nëpunësit që e ka përpiluar.

SEKSIONI IV
PËRKTHIMI I AKTEVE

Neni 123 Caktimi i përkthyesit
1. I pandehuri që nuk njeh gjuhën shqipe ka të drejtë të ndihm mohet falas nga një përkthyes për të kuptuar akuzën dhe për të ndjekur veprimet ku merr pjesë. Nëpërmjet përkthyesit ai është i detyruar të bëjë një deklaratë me shkrim që nuk e njeh gjuhën shqipe.
2. Autoriteti procedues cakton, gjithashtu, një përkthyes kur duhet të përkthehet një shkrim në gjuhë të huaj. 3. Përkthyesi caktohet edhe kur gjykata, prokurori ose oficeri i policisë gjyqësore e njohin gjuhën që duhet të përkthehet.

Neni 124 Pazotësia dhe papajtueshmëria e përkthyesit
1. Nuk mund të kryej detyrën e përkthyesit:
a) i mituri, ai që është ndaluar për të përkthyer, ai të cilit i është hequr zotësia juridike për të vepruar, personi i sëmurë mendërisht, ai të cilit i është ndaluar apo pezulluar ushtrimi i detyrave publike dhe i profesionit;
b) personi ndaj të cilit janë marrë masa sigurimi;
c) personi, i cili nuk mund të pyetet si dëshmitar, ai që është thirrur si dëshmitar dhe si ekspert në të njëjtin proces ose në një proces që lidhet me këtë. Megjithatë, në rastin kur pyetet një shurdh, një memec ose një shurdhmemec, interpreti mund të merret nga të afërmit e tyre.

Neni 125 Kërkesa për përjashtimin dhe për heqjen dorë të përkthyesit
1. Palët kanë të drejtë të kërkojnë përjashtimin e përkthyesit për shkaqet e treguara në nenin 124.
2. Kur ka shkak për të kërkuar përjashtimin ose heqjen dorë, përkthyesi është i detyruar ta deklarojë atë.
3. Kërkesa për përjashtimin ose heqjen dorë mund të paraqitet para caktimit të detyrës dhe, për shkaqet e njohura më vonë, para se përkthyesi të ketë mbaruar detyrën e tij.
4. Për kërkesën e përjashtimit ose të heqjes dorë organi procedues merr vendim.

Neni 126 Caktimi i detyrës së përkthyesit 1. Autoriteti procedues vërteton identitetin e përkthyesit dhe e pyet nëse ka shkaqe për përjashtimin e tij. 2. Përkthyesi paralajmërohet për detyrimin që ka për të bërë përkthim të saktë dhe për të mbajtur sekretin për veprimet që kryhen në prani të tij. Pas kësaj ai ftohet të kryejë detyrën. Neni 127 Afati për përkthimet me shkrim. Zëvendësimi i përkthyesit 1. Autoriteti procedues i cakton përkthyesit një afat kur për përkthimin e shkrimeve kërkohet një punë e zgjatur. Përkthyesi mund të zëvendësohet kur nuk e paraqet përkthimin me shkrim brenda afatit. 2. Përkthyesi i zëvendësuar, pasi thirret për të paraqitur arsyet e mosplotësimit të detyrës, mund të dënohet nga gjykata me gjobë deri dhjetë mijë lekë.

SEKSIONI V
PAVLEFSHMËRIA E AKTEVE

Neni 128 Pavlefshmëria absolute
1. Aktet procedurale janë absolutisht të pavlefshme kur nuk respektohen dispozitat që lidhen me: a) kushtet për të qenë gjyqtar në çështjen konkrete dhe numrin e gjyqtarëve që janë të domosdoshëm për formimin e kolegjeve të caktuara në këtë Kod;
b) të drejtën e prokurorit për ushtrimin e ndjekjes penale dhe pjesëmarrjen e tij në procedim;
c) thirrjen e të pandehurit ose praninë e mbrojtësit kur ajo është e detyrueshme.
2. Një akt i cilësuar me ligj si absolutisht i pavlefshëm nuk mund të bëhet i vlefshëm.

Neni 129 Pavlefshmëria relative
1. Pavlefshmëritë e ndryshme nga ato të parashikuara nga neni 128, mund të deklarohen mbi kërkesën e palëve.
2. Pavlefshmëria lidhur me aktet e hetimeve paraprake dhe me ato të kryera për sigurimin e provës duhet të kundërshtohet para se të fillojë shqyrtimi gjyqësor.
3. Pavlefshmëria e vërtetuar në gjykim mund të kundërshtohet bashkë me ankimin kundër vendimit përfundimtar.
4. Afatet për të ngritur ose për të kundërshtuar pavlefshmërinë nuk mund të zgjaten.
5. Kur pala është e pranishme, pavlefshmëria e një akti duhet të kundërshtohet para se ai të bëhet ose, kur kjo nuk është e mundur, menjëherë pasi është bërë.

Neni 130 Çmuarja e pavlefshmërisë
1. Me përjashtim të rasteve të parashikuara ndryshe me ligj, pavlefshmëria nuk merret parasysh:
a) kur pala e interesuar ka hequr dorë shprehimisht nga kundërshtimi i saj ose ka pranuar pasojat e aktit;
b) kur pala ka përfituar nga e drejta për ushtrimin e së cilës akti i pavlefshëm është urdhëruar më parë.
2. Pavlefshmëria e lajmërimeve, komunikimeve dhe njoftimeve nuk merret parasysh në qoftë se pala e interesuar është paraqitur ose ka refuzuar të paraqitet.
3. Pala që deklaron se është paraqitur vetëm për të ngritur parregullsinë e aktit ka të drejtën e një afati, jo më pak se tri ditë, për t’u mbrojtur.
4. Gjatë hetimeve paraprake çmuarja e pavlefshmërisë bëhet nga prokurori.

Neni 131 Pasojat e deklarimit të pavlefshmërisë
1. Pavlefshmëria e një akti i bën të pavlefshme aktet e mëpasme që varen nga ai që është deklaruar i pavlefshëm.
2. Gjykata që deklaron pavleshmërinë e një akti urdhëron përsëritjen e tij, kur është e nevojshme dhe e mundshme, duke ia ngarkuar shpenzimet atij që ka shkaktuar pavlefshmërinë me dashje ose nga pakujdesia e rëndë.

KREU II
NJOFTIMET

Neni 132 Organet dhe format e njoftimeve
1. Njoftimet e akteve bëhen nga ftuesi gjyqësor ose nëpërmjet shërbimit postar.
2. Gjyqtari, kur e çmon të nevojshme, mund të urdhërojë që njoftimet të bëhen nga policia gjyqësore.
3. Kur kopja e aktit i dorëzohet të interesuarit nga ana e sekretarisë së gjykatës, ajo ka vlerën e njoftimit. Në këtë rast sekretari i gjykatës bën shënim në aktin origjinal për dorëzimin dhe për datën.
4. Njoftimet që u bëhen nga gjykata të interesuarve në praninë e tyre shënohen në procesverbal.

Neni 133 Njoftimet urgjente me telefon, telegraf dhe faks
1. Gjykata në raste të ngutshme mund të urdhërojë që personat e kërkuar nga palët, përveç të pandehurit, të lajmërohen me telefon nga sekretaria e gjykatës ose nga policia gjyqësore. Në origjinalin e lajmërimit shënohet numri i telefonit të kërkuar, emri dhe detyra që kryen personi që merr njoftimin, marrëdhëniet e tij me atë që njoftohet,data dhe ora e telefonatës.
2. Njoftimi me telefon ka vlerë nga çasti kur është bërë, por gjithnjë kur është marrë edhe konfirmimi i marrësit me anë telegrami.
3. Njoftimi mund të bëhet edhe nëpërmjet telegramit dhe faksit.
4. Gjykata, në rrethana të veçanta, mund të disponojë, me urdhër të arsyetuar në fund të aktit, që njoftimi i një personi, përveç të p andehurit, të bëhet duke përdorur mjete teknike të përshtatshme që garantojnë njoftimin.

Neni 134 Njoftimi i akteve të prokurorit
1. Njoftimi i akteve të prokurorit, gjatë hetimeve paraprake, bëhet nga policia gjyqësore ose nëpërmjet shërbimit postar, në format e parashikuara nga neni 133.
2. Dorëzimi i kopjes së aktit të interesuarit nga ana e sekretarisë ka vlerën e njoftimit. Dorëzuesi shënon në origjinalin e aktit faktin e dorëzimit dhe datën.
3. Lajmërimet e bëra verbalisht nga prokurori zëvendësojnë njoftimet, me kusht që ky fakt të shënohet në procesverbal. Neni 135 Njoftimet nga palët private 1. Njoftimet nga palët mund të bëhen edhe me dërgimin e kopjes së aktit nga përfaqësuesit e tyre nëpërmjet letrës rekomande me lajmërim marrje.

Neni 136 Njoftimet për prokurorin
1. Njoftimet për prokurorin bëhen edhe drejtpërsëdrejti nga palët, mbrojtësit ose përfaqësuesit e tyre nëpërmjet dorëzimit të kopjes së aktit në sekretari. Ai që e merr në dorëzim shënon në origjinal dhe në kopjen e aktit gjeneralitetet e atij që ka bërë dorëzimin dhe datën.

Neni 137 Njoftimet për palët private
1. Njoftimet për personin e dëmtuar nga vepra penale bëhen njëlloj si për rastet kur njoftohet për herë të parë i pandehuri i lirë. Kur nuk dihen vendet e treguara në nenin 140, njoftimi bëhet me depozitimin e aktit në sekretari. Kur nga aktet del se vendbanimi ose vendqëndrimi i tij ndodhen jashtë shtetit, ai ftohet me anën e letrës rekomande me lajmërim marrje, me të cilën të deklarojë ose të zgjedhë banesën në territorin e shtetit shqiptar. Kur pas njëzet ditëve nga marrja e letrës rekomande nuk bëhet deklarimi ose zgjedhja e banesës, njoftimi bëhet me anën e depozitimit të aktit në sekretari.
2. Njoftimi i thirrjes së parë për të paditurin civil bëhet në format e caktuara për njoftimin e parë të të pandehurit të lirë.
3. Njoftimet për paditësin civil dhe të paditurin civil bëhen pranë përfaqësuesve të tyre.

Neni 138 Njoftimet nëpërmjet shpalljes publike për personat e dëmtuar
1. Kur njoftimi i personave të dëmtuar është i vështirë për shkak të numrit të tyre ose pamundësisë së identifikimit të disave prej tyre, gjykata mund të urdhërojë që ai të bëhet nëpërmjet shpalljes publike.
2. Njoftimi quhet i bërë kur ftuesi i gjykatës depoziton në sekretari një kopje të aktit bashkë me dokumentet që vërtetojnë shpalljen publike.

Neni 139 Njoftimi i të pandehurit të burgosur
1. Njoftimi për të pandehurin e burgosur bëhet në vendin e burgimit duke i dorëzuar atij aktin.
2. Kur i pandehuri refuzon të marrë kopjen e aktit ose kur ai mungon për shkaqe të justifikuara, akti i dorëzohet përgjegjësit të institucionit, i cili për rastin e fundit njofton të interesuarin me mjetin më të shpejtë.
3. Dispozitat e mësipërme zbatohen edhe kur i pandehuri është i paraburgosur për një akuzë tjetër ose është duke vuajtur dënimin me burgim.
4. Kur i burgosuri lirohet për shkak të ndryshimit të masës së sigurimit, ai detyrohet të deklarojë ose të zgjedhë banesën. Kjo gjë shënohet në aktin e lirimit dhe i njoftohet autoritetit procedues. Kur njoftimi në banesën e deklaruar ose të zgjedhur nuk mund të bëhet, atëherë akti i dorëzohet mbrojtësit.

Neni 140 Njoftimi i të pandehurit të lirë
1. Njoftimi i të pandehurit në gjendje të lirë bëhet duke i dorëzuar atij kopjen e aktit. Kur nuk mund t’i dorëzohet personalisht, njoftimi bëhet në banesën e tij ose në vendin e punës, duke ia dorëzuar aktin një personi që bashkëjeton me të ose një fqinji, ose një personi që punon me të.
2. Kur vendet e treguara në paragrafin 1 nuk dihen, njoftimi bëhet në vendin ku i pandehuri ka banimin e përkohshëm ose vendin ku qëndron më shpesh, duke ia dorëzuar atë njërit prej personave të treguar në paragrafin 1.
3. Kopja e njoftimit nuk mund t’i dorëzohet një të mituri nën 14 vjeç ose një personi me paaftësi të dukshme intelektuale.
4. Kur personat e treguar në paragrafin 1 mungojnë ose nuk janë të përshtatshëm, ose refuzojnë të marrin aktin atëherë procedohet me kërkimin e të pandehurit në vende të tjera. Në rast se edhe në këtë mënyrë nuk mund të bëhet njoftimi, akti depozitohet në qendrën administrative të lagjes ose të fshatit ku i pandehuri banon ose punon. Lajmërimi i depozitimit afishohet në portën e shtëpisë së të pandehurit ose të vendit ku punon. Ftuesi gjyqësor e lajmëron atë për depozitimin me letër rekomande me lajmërim marrje. Efektet e njoftimit rrjedhin që nga marrja e rekomandesë.
5. Njoftimi i të pandehurit që kryen shërbimin ushtarak bëhet duke i dorëzuar aktin atij vetë dhe kur nuk mund të
bëhet dorëzimi, akti i njoftohet komandës e cila detyrohet të lajmërojë menjëherë të interesuarin. 6. I pandehur është i detyruar të njoftojë autoritetin procedues për çdo ndryshim të banesës të deklaruar ose të zgjedhur me telegram ose me letër rekomande.

Neni 141 Njoftimi i të pandehurit kur nuk gjendet
1. Kur njoftimi nuk mund të bëhet sipas rregullave të caktuara për njoftimin e të pandehurit të lirë, autoriteti procedues urdhëron kërkimin e të pandehurit. Në qoftë se kërkimi nuk jep rezultat pozitiv, atëherë nxirret vendimi i mosgjetjes, me të cilin, pasi i caktohet një mbrojtës të pandehurit, urdhërohet që njoftimi të bëhet duke i dorëzuar një kopje mbrojtësit. I pagjeturi përfaqësohet nga mbrojtësi.
2. Vendimi i mosgjetjes i pushon efektet kur përfundojnë hetimet paraprake ose me dhënien e vendimit nga gjykata.
3. Njoftimi për të pandehurin e fshehur ose të arratisur bëhet nëpërmjet dorëzimit të kopjes së aktit mbrojtësit dhe kur ai nuk ka mbrojtës autoriteti procedues cakton një mbrojtës kryesisht, i cili e përfaqëson të pandehurin.

Neni 142 Njoftimi i të pandehurit jashtë shtetit
1. Kur vendbanimi ose qëndrimi i të pandehurit jashtë shtetit është i njohur, autoriteti procedues i dërgon atij letër rekomande me lajmërim marrje, me të cilën e njofton për veprën penale që akuzohet dhe i kërkon të deklarojë ose të zgjedhë banesën në territorin shqiptar. Në qoftë se pas tri ditëve nga marrja e letrës rekomande nuk bëhet deklarimi ose zgjedhja e banesës ose kur kjo nuk lajmërohet, njoftimi bëhet nëpërmjet dorëzimit te mbrojtësi.
2. Kur del se nuk ka të dhëna të mjaftueshme për të vepruar sipas paragrafit 1, autoriteti procedues, para se të nxjerrë vendimin e mosgjetjes, urdhëron të bëhen kërkime edhe jashtë territorit të shtetit sipas rregullave të caktuara në marrëveshjet ndërkombëtare.

Neni 143 Pavlefshmëria e njoftimeve
1. Njoftimi është i pavlefshëm:
a) kur akti është njoftuar jo i plotë, me përjashtim të rasteve kur ligji lejon njoftimin me ekstrakt;
b) kur në kopjen e aktit të njoftuar mungon nënshkrimi i atij që ka bërë njoftimin;
c) kur janë shkelur dispozitat e veçanta mbi personin të cilit duhet t’i dorëzohet kopja;
ç) kur nuk është bërë afishimi i njoftimit për të pandehurin në gjendje të lirë; d) kur në origjinalin e aktit të njoftuar mungon nënshkrimi i personit që ka marrë përsipër njoftimin, sipas nenit 140 paragrafi 1;
dh) kur nuk janë respektuar format për njoftimin me mjete teknike të veçanta dhe që për këtë shkak ai që duhej njoftuar nuk ka ardhur në dijeni të aktit.

KREU III
AFATET

Neni 144 Rregulla të përgjithshme
1. Afatet procedurale caktohen në orë, në ditë, në muaj ose në vite.
2. Afatet llogariten sipas kalendarit të zakonshëm.
3. Afati i caktuar në ditë, kur ai mbaron në ditë pushimi ose feste, shtyhet deri në ditën pasardhëse të punës ose jofestive.
4. Me përjashtim të rasteve kur ligji disponon ndryshe, në afatin e caktuar nuk llogaritet ora ose dita në të cilën fillon të ecë afati. Llogariten ora e fundit ose dita e fundit.
5. Afati për bërjen e deklaratave, depozitimin e dokumenteve ose për kryerjen e veprimeve të tjera në gjykatë konsiderohet i mbaruar në momentin kur, sipas rregullit, zyrat mbyllen për publikun.

Neni 145 Afatet që nuk mund të zgjaten
1. Afatet që nuk mund të zgjaten janë ato që parashikohen nga ligji për raste të caktuara. Këto afate mund të zgjaten vetëm kur me ligj disponohet ndryshe.
2. Pala, në favor të së cilës është caktuar një afat, mund të kërkojë ose të lejojë shkurtimin e tij me deklaratë të dorëzuar në sekretarinë e autoritetit procedues.

Neni 146 Zgjatja e afatit të paraqitjes
1. Kur vendbanimi i të pandehurit, që rezulton nga aktet, ose banesa e deklaruar a e zgjedhur, është jashtë rrethit ku ka selinë organi procedues, afati për paraqitje zgjatet për aq ditë sa duhen për udhëtim. Në çdo rast, zgjatja e afatit nuk mund të jetë më shumë se tri ditë. Për të pandehurin me banim jashtë shtetit zgjatja e afatit caktohet nga autoriteti procedues, duke mbajtur parasysh largësinë dhe mjetet e komunikacionit që përdoren.
2. Këto rregulla zbatohen edhe për afatin e caktuar për paraqitjen e çdo personi tjetër, për të cilin autoriteti procedues ka lëshuar urdhër ose ftesë.

Neni 147 Rivendosja në afat (Shfuqizuar shprehja në pikën 6 me vendimin e Gjykatës Kushtetuese nr.31, datë 17.5.2012)
1. Prokurori, i pandehuri, palët private dhe mbrojtësit rivendosen në afatin e caktuar kur provojnë se nuk kanë patur mundësi ta respektojnë afatin për shkak të rastit fator ose të forcës madhore.
2. Në qoftë se është dhënë vendimi në mungesë, i pandehuri mund të kërkojë rivendosjen në afat për të bërë ankim kur provon se nuk ka marrë dijeni për vendimin.
3. Kërkesa për rivendosjen në afat paraqitet brenda dhjetë ditëve nga zhdukja e faktit që përbënte rast ose forcë madhore, kurse në rastet e parashikuara në paragrafin 2, nga dita kur i pandehuri ka marrë dijeni efektivisht për aktin. Rivendosja në afat nuk lejohet më shumë se një herë për secilën palë për çdo shkallë të procedimit.
4. Për kërkesën vendos organi që procedon në kohën e paraqitjes së saj.
5. Vendimi që lejon rivendosjen në afat për bërjen e ankimit mund të ankimohet vetëm bashkë me vendimin përfundimtar.
6. Kundër vendimit që refuzon kërkesën për rivendosje në afat mund të bëhet ankim.

Neni 148 Efektet e rivendosjes në afat
1. Gjykata që ka vendosur rivendosjen në afat, me kërkesën e palës dhe për aq sa është e mundur, urdhëron përsëritjen e veprimeve në të cilat pala kishte të drejtë të merrte pjesë.
2. Kur rivendosja në afat bëhet nga Gjykata e Lartë, përsëritja e veprimeve vendoset nga gjykata që është kompetente për shqyrtimin në themel.

TITULLI
IV PROVAT
KREU I
RREGULLA TË PËRGJITHSHME

Neni 149 Kuptimi i provës
1. Prova janë njoftimet mbi faktet e rrethanat që lidhen me veprën penale, që merren prej burimeve të parashikuara në ligjin procedural penal, në përputhje me rregullat e caktuara prej tij dhe që shërbejnë për të vërtetuar kryerjen ose jo të veprës penale, pasojat e ardhura prej saj, fajësinë ose pafajësinë e të pandehurit dhe shkallën e përgjegjësisë së tij.

Neni 150 Objekti i provave
1. Janë objekt prove faktet që kanë lidhje me akuzën, fajësinë e të pandehurit, caktimin e masave të sigurimit, dënimin dhe përgjegjësinë civile, si dhe faktet nga të cilat varet zbatimi i normave procedurale.

Neni 151 Marrja e provave
1. Gjatë hetimeve paraprake provat merren nga organi që procedon, sipas rregullave të caktuara në këtë Kod.
2. Në gjykim provat merren me kërkesën e palëve. Gjykata vendos me urdhër, duke përjashtuar provat e ndaluara nga ligji dhe ato që janë haptazi të panevojshme. Disponimet mbi marrjen e provave mund të revokohen në çdo fazë të shqyrtimit gjyqësor.
3. Kur kërkohet një provë që nuk rregullohet me ligj, gjykata mund ta marrë në qoftë se ajo vlen për të vërtetuar faktet dhe nuk cenon lirinë e vullnetit të personit. Gjykata vendos për marrjen e provës pasi dëgjon palët mbi mënyrën e marrjes së saj.
4. Provat e marra në shkelje të ndalimeve të parashikuara nga ligji nuk mund të përdoren. Papërdorshmëria ngrihet edhe kryesisht në çdo gjendje dhe shkallë të procedimit.

Neni 152 Çmuarja e provave
1. Çmuarja e provave është përcaktimi i vërtetësisë dhe fuqisë provuese të tyre. Çdo provë i nënshtrohet shqyrtimit dhe nuk ka vlerë të paracaktuar. Gjykata i çmon provat sipas bindjes së formuar pas shqyrtimit të tyre në tërësi.
2. Ekzistenca e një fakti nuk mund të nxirret nga indicjet përveçse kur këto janë të rëndësishme, të sakta dhe në përputhje me njëra-tjetrën.
3. Deklarimet e bëra nga i bashkëpandehuri në të njëjtën vepër penale ose nga personi i marrë si i pandehur në një procedim që lidhet me të, vlerësohen në unitet me provat e tjera që konfirmojnë vërtetësinë e tyre.

KREU II
LLOJET E PROVAVE
SEKSIONI I DËSHMIA

Neni 153 Objekti dhe kufijtë e dëshmisë
1. Dëshmitari pyetet për faktet që përbëjnë objekt prove. Ai nuk mund të dëshmojë për qëndrimin moral të të pandehurit, përveçse kur çështja lidhet me fakte që vlejnë për përcaktimin e personalitetit të tij në lidhje me veprën penale dhe me rrezikshmërinë shoqërore.
2. Pyetja e dëshmitarit mund të shtrihet edhe në marrëdhëniet e farefisnisë dhe të interesave që ekzistojnë ndërmjet dëshmitarit dhe palëve apo dëshmitarëve të tjerë, si dhe mbi rrethanat, vërtetimi i të cilave është i nevojshëm për vlerësimin e besueshmërisë së tij. Dëshmia mbi faktet që shërbejnë për të përcaktuar personalitetin e të dëmtuarit nga vepra penale pranohet vetëm kur akuza e të pandehurit duhet të çmohet në raport me sjelljen e të dëmtuarit.
3. Dëshmitari pyetet për fakte të caktuara. Ai nuk mund të dëshmojë për çka flitet në publik dhe as të shprehë vlerësime personale, me përjashtim të rasteve kur ato nuk mund të ndahen nga dëshmia për faktet.

Neni 154 Dëshmia indirekte
1. Kur dëshmitari, për njohjen e fakteve, u referohet personave të tjerë, gjykata, me kërkesën e palës ose edhe kryesisht urdhëron që këta të thirren për të dëshmuar.
2. Mosrespektimi i dispozitës së paragrafit 1 i bën të papërdorshme thëniet mbi faktet, të cilat dëshmitari i ka mësuar nga persona të tjerë, me përjashtim të rasteve kur pyetja e tyre është e pamundur për shkak se kanë vdekur, janë të sëmurë rëndë ose nuk gjenden.
3. Dëshmitari nuk mund të pyetet për fakte që i ka mësuar nga personat që janë të detyruar të ruajnë sekretin profesional ose shtetëror, me përjashtim të rasteve kur këta persona kanë deklaruar për të njëjtat fakte ose i kanë përhapur ato me ndonjë mënyrë tjetër.
4. Nuk mund të përdoret dëshmia e atij që refuzon ose që nuk është në gjendje të tregojë personin ose burimin nga të cilët ka marrë dijeni për faktet që pyetet.

Neni 155 Zotësia për të dëshmuar
1. Çdo person ka zotësi për të dëshmuar, me përjashtim të atyre që për shkak të të metave mendore ose fizike nuk janë në gjendje të dëshmojnë.
2. Kur për vlerësimin e thënieve është i nevojshëm verifikimi i aftësive fizike ose mendore për të bërë dëshmi, gjykata edhe kryesisht mund të urdhërojë verifikimet përkatëse.

Neni 156 Papajtueshmëria me detyrën e dëshmitarit
1. Nuk mund të pyeten si dëshmitarë:
a) personat që, për shkak të metash fizike ose psikike, nuk janë në gjendje të bëjnë dëshmi të rregullt;
b) të pandehurit në një vepër penale të përbashkët ose në një procedim të lidhur edhe kur ndaj tyre është dhënë vendimi i mosfillimit të çështjes, i pafajësisë ose i dënimit, me përjashtim të rasteve kur vendimi i pafajësisë ka marrë formë të prerë;
c) ata që në të njëjtin procedim kryejnë ose kanë kryer funksionin e gjyqtarit ose të prokurorit;
ç) i padituri civil.

Neni 157 Detyrimet e dëshmitarit
1. Dëshmitari është i detyruar të paraqitet në gjykatë, t’u përmbahet urdhrave të saj dhe t’u përgjigjet me vërtetësi pyetjeve që i bëhen.
2. Dëshmitari nuk mund të detyrohet të dëshmojë për fakte, nga të cilat mund të lindte përgjegjësia penale për të.

Neni 158 Përjashtimet nga detyrimi për të dëshmuar (Ndryshuar pika “a” me ligjin nr.8813, datë 13.6.2002)
1. Nuk janë të detyruar të dëshmojnë:
a) gjinia ose krushqia e afërt e të pandehurit, sipas përcaktimeve të nenit 16, me përjashtim të rasteve kur kanë bërë kallëzim ose ankim ose kur ata apo një i afërm i tyre janë të dëmtuar nga vepra penale;
b) bashkëshorti për faktet e mësuara nga i pandehuri gjatë jetës bashkëshortore;
c) bashkëshorti i ndarë nga i pandehuri;
ç) ai që edhe pse nuk është bashkëshort i të pandehurit, bashkëjeton ose ka bashkëjetuar me të;
d) ai që është i lidhur me të pandehurin me marrëdhënie birësimi.
2. Gjykata u bën të njohur personave të mësipërm të drejtën për të mos dëshmuar dhe i pyet ata nëse duan të përfitojnë nga kjo e drejtë. Mosrespektimi i këtij rregulli e bën të pavlefshme dëshminë.

Neni 159 Ruajtja e sekretit profesional
1. Nuk mund të detyrohen të dëshmojnë për sa dinë për shkak të profesionit, me përjashtim të rasteve kur kanë detyrimin që t’ua referojnë autoriteteve proceduese:
a) përfaqësuesit e besimeve fetare, statutet e të cilëve nuk janë në kundërshtim me rendin juridik shqiptar;
b) avokatët, përfaqësuesit ligjorë dhe noterët;
c) mjekët, kirurgët, farmacistët, obstetrët dhe kushdo që ushtron një profesion shëndetësor;
ç) ata që ushtrojnë profesione të tjera, të cilëve ligji u njeh të drejtën të mos dëshmojnë për ato që lidhen me sekretin profesional.
2. Gjykata, kur ka arsye të dyshojë se pretendimi i bërë nga këta persona për t’iu shmangur dëshmisë nuk ka baza, urdhëron verifikimet e nevojshme. Kur ai rezulton pa baza, gjykata urdhëron që dëshmitari të deponojë.
3. Dispozitat e parashikuara nga paragrafi 1 dhe 2 zbatohen edhe për gazetarët profesionistë lidhur me emrat e personave nga të cilët ata kanë marrë të dhëna gjatë ushtrimit të profesionit të tyre. Por, kur të dhënat janë të domosdoshme për të provuar veprën penale dhe vërtetësia e këtyre të dhënave mund të dalë vetëm nëpërmjet identifikimit të burimit, gjykata urdhëron gazetarin që të tregojë burimin e informacionit të tij.

Neni 160 Ruajtja e sekretit shtetëror
1. Nëpunësit shtetërorë, nëpunësit publikë dhe të ngarkuarit me një shërbim publik janë të detyruar të mos dëshmojnë për faktet që janë sekret shtetëror.
2. Kur dëshmitari pretendon se fakti përbën sekret shtetëror, organi procedues kërkon konfirmimin me shkrim të organit kompetent shtetëror.
3. Kur sekreti konfirmohet dhe prova nuk është thelbësore për zgjidhjen e çështjes, dëshmitari nuk pyetet, ndërsa kur prova është thelbësore,organi procedues vendos pezullimin e çështjes derisa të japë përgjigje organi më i lartë i administratës shtetërore. Pas kësaj dëshmitari detyrohet të dëshmojë.
4. Kur tridhjetë ditë nga njoftimi i kërkesës, organi shtetëror kompetent nuk jep konfirmimin e sekretit, dëshmitarit i kërkohet të dëshmojë.
5. Oficerët dhe agjentët e policisë gjyqësore, si dhe personeli i shërbimit informativ nuk mund të detyrohen të tregojnë emrat e informatorëve të tyre. Informacionet e dhëna prej tyre nuk mund të merren dhe as të përdoren në qoftë se këta zyrtarë nuk pyeten si dëshmitarë lidhur me informacionin.

Neni 161 Përjashtimi i sekretit
1. Nuk mund të jenë objekt i sekretit shtetëror të dhënat ose dokumentet që lidhen me veprat penale, të cilat synojnë përmbysjen e rendit kushtetues. Natyra e veprës penale përcaktohet nga organi procedues.
2. Kur nuk pranohet përjashtimi i sekretit njoftohet organi kompentent shtetëror.


Neni 162 Marrja e dëshmisë së Presidentit të Republikës dhe të nëpunësve të lartë të shtetit
1. Dëshmia e Presidentit të Republikës merret në selinë ku ai ushtron funksionin e Kryetarit të Shtetit.
2. Kur duhet të merret dëshmia e Kryetarit të Kuvendit, Kryetarit të Këshillit të Ministrave, Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese ose Kryetarit të Gjykatës së Lartë, këta mund të kërkojnë të pyeten në selinë ku ushtrojnë detyrën e tyre. Kur gjykata e çmon të domosdoshme paraqitjen e tyre për të kryer një veprim njohjeje ose ballafaqimi, procedohet në format e zakonshme.

Neni 163 Marrja e dëshmisë së nëpunësve diplomatikë
1. Kur duhet të pyetet një nëpunës diplomatik ose një i ngarkuar me mision diplomatik jashtë shtetit, për kohën që ndodhen jashtë territorit të shtetit shqiptar, kërkesa për marrjen në pyetje i transmetohet, nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë, organit diplomatik ose konsullor shqiptar, përveç rasteve kur çmohet e domosdoshme paraqitja e tyre.
2. Për marrjen e deponimeve nga nëpunësit diplomatikë të një shteti të huaj të akredituar pranë shtetit shqiptar, respektohen konventat dhe zakonet ndërkombëtare.

Neni 164 Shoqërimi i detyrueshëm
1. Kur dëshmitari, i thirrur rregullisht, nuk paraqitet në vendin, ditën dhe orën e caktuar, pa patur pengesa të ligjshme, gjykata mund të urdhërojë shoqërimin e detyrueshëm.
2. Personi i shoqëruar me detyrim nuk mund të mbahet në dispozicion tej kohës së nevojshme për praninë e tij dhe sidoqoftë jo më shumë se njëzet e katër orë.
3. Dispozitat e paragrafëve 1 dhe 2 vlejnë edhe për ekspertin dhe përkthyesin.

Neni 165 Përgjegjësia për dëshmi të rreme ose refuzim për të dëshmuar
1. Kur gjatë pyetjes dëshmitari bën thënie kontradiktore, jo të plota ose që janë në kundërshtim me provat e marra, gjykata ia vë në dukje duke e paralajmëruar për dëshmi të rreme. Të njëjtin paralajmërim i bën edhe dëshmitarit që pa të drejtë nuk pranon të dëshmojë.
2. Kur dëshmitari ngul këmbë në mospranimin për të dëshmuar ose kur del se dëshmitari bën dëshmi të rreme, gjykata i kërkon prokurorit që të procedojë sipas ligjit.

SEKSIONI
II
PYETJA E TË PANDEHURIT DHE E PALËVE PRIVATE

Neni 166 Kërkesa për pyetjen
1. I pandehuri dhe i padituri civil pyeten në qoftë se bëjnë kërkesë ose kur u kërkohet dhe ata japin pëlqimin. Po kështu edhe paditësi civil, përveç rastit kur duhet të pyetet si dëshmitar.

Neni 167 Pyetja e një personi të marrë si i pandehur në një procedim të lidhur
1. Personat e marrë si të pandehur në një procedim të lidhur, ndaj të cilëve procedohet ose është proceduar veç e veç, pyeten me kërkesën e palës ose edhe kryesisht.
2. Ata janë të detyruar të paraqiten në gjykatë, e cila, kur është e nevojshme, urdhëron shoqërimin e tyre forcërisht. Zbatohen dispozitat për thirrjen e dëshmitarëve.
3. Personat e treguar në paragrafin 1 ndihmohen nga mbrojtësi i zgjedhur dhe në mungesë të tij nga një mbrojtës i caktuar kryesisht.
4. Para se të fillojë pyetja, gjykata i njofton personat e treguar në paragrafin 1 se kanë të drejtë të mos përgjigjen.
5. Dispozitat e paragrafëve të mësipërm zbatohen edhe gjatë hetimit paraprak ndaj personave të marrë si të pandehur për një vepër penale të lidhur me atë për të cilën procedohet.

Neni 167/a Pyetja në distancë e një personi të marrë si i pandehur në një procedim të lidhur ose që vuan dënimin jashtë shtetit (Shtuar me ligjin nr.9276, datë 16.9.2004) I pandehuri në një procedim të lidhur, i proceduar ose që vuan dënimin jashtë shtetit për një vepër tjetër penale, kur refuzohet ekstradimi i tij, mund të pyetet në distancë, me anë të lidhjes audiovizive, sipas marrëveshjeve ndërkombëtare, me kusht që shteti i huaj të garantojë pjesëmarrjen e mbrojtësit të të pandehurit në vendin ku kryhet marrja në pyetje.

Neni 168 Pyetja e palëve private
1. Në pyetjen e palëve private zbatohen dispozitat e parashikuara nga nenet 153,154,157, paragrafi 2 dhe 363.
2. Kur pala refuzon t’i përgjigjet një pyetjeje, bëhet shënim në procesverbal.

SEKSIONI
III
BALLAFAQIMET

Neni 169 Kushtet e ballafaqimit
1. Ballafaqimi lejohet vetëm ndërmjet personave që janë pyetur, kur ka mos përputhje midis tyre për fakte dhe rrethana të caktuara.

Neni 170 Rregullat e ballafaqimit
1. Organi procedues, pasi u kujton deklarimet e mëparshme personave që do të ballafaqohen, i pyet nëse i konfirmojnë ose i ndryshojnë ato, duke i ftuar, kur lind nevoja, për të bërë kundërshtimet reciproke.
2. Në procesverbal shënohen pyetjet e bëra nga organi procedues, deklarimet e bëra nga personat e ballafaquar dhe gjithçka tjetër që ka ndodhur gjatë ballafaqimit.

SEKSIONI
IV
NJOHJET
Neni 171 Njohja e personave
1. Kur lind nevoja për të proceduar në njohjen e një personi, organi procedues fton atë që duhet të bëjë njohjen që të përshkruajë personin duke treguar të gjitha shenjat që mban mend dhe e pyet nëse ka qenë thirrur më parë për të bërë njohjen si dhe për rrethana të tjera që mund të ndikojnë në vërtetësinë e njohjes.
2. Në procesverbal shënohen veprimet e parashikuara nga paragrafi 1 dhe deklarimet e bëra nga personi që bën njohjen. 3. Mosrespektimi i dispozitave të parashikuara nga paragrafët 1 dhe 2 është shkak për pavlefshmërinë e njohjes.

Neni 172 Zhvillimi i njohjes
1. Pasi largon atë që duhet të bëjë njohjen, organi procedues siguron praninë e të paktën dy personave sa më të ngjashëm me atë që duhet të njihet. E fton këtë të fundit të zgjedhë vendin e tij në raport me të tjerët duke u kujdesur që të paraqitet, sa të jetë e mundur, në të njëjtat kushte në të cilat do të kishte qenë parë nga personi i thirrur për njohje. Pasi paraqitet personi që do të bëjë njohjen gjykata e pyet nëse njeh ndonjërin nga ata që i paraqiten për njohje dhe, në rast se po, e fton të tregojë se cilin njeh dhe ta saktësojë nëse është i sigurt.
2. Kur ka arsye të mendohet se personi i thirrur për të bërë njohjen mund të frikësohet ose të ketë ndikime të tjera nga prania e personit që duhet njohur, organi procedues urdhëron që veprimi të kryhet pa e parë ky i fundit të parin.
3. Në procesverbal shënohen, me pasojë pavlefshmërie, mënyra e zhvillimit të njohjes. Organi procedues mund të urdhërojë që zhvillimi i njohjes të dokumentohet edhe me fotografime ose filmime.

Neni 173 Njohja e sendeve
1. Kur duhet proceduar në njohjen e provave materiale ose të sendeve të tjera që lidhen me veprën penale, organi procedues vepron duke respektuar rregullat për njohjen e personave, për aq sa mund të zbatohen.
2. Pasi gjenden, kur është e mundur, të paktën dy objekte të ngjashme me atë që duhet njohur, organi procedues e pyet personin e thirrur për njohje nëse njeh ndonjërin prej tyre dhe, në rast se po, e fton të deklarojë se cilin ka njohur dhe ta saktësojë nëse është i sigurt,
3. Në procesverbal shënohen, me pasojë pavlefshmërie, mënyra e zhvillimit të njohjes.

Neni 174 Njohjet e tjera
1. Kur vendos njohjen e zërave, të tingujve ose të çdo gjëje tjetër që mund të jetë objekt perceptimi shqisor, organi procedues vepron duke respektuar dispozitat për njohjen e personave, për aq sa mund të zbatohen.

Neni 175 Njohja nga disa persona ose e disa personave
1. Kur disa persona thirren për të bërë njohjen e të njëjtit person ose të të njëjtit objekt, organi procedues kryen veprime veç e veç duke ndaluar çdo komunikim ndërmjet atij që ka kryer njohjen dhe atyre që duhet ta bëjnë atë më pas.
2. Kur një person duhet të bëjë njohjen e disa personave ose të disa objekteve, organi procedues urdhëron, që personi ose objekti që duhet njohur të futen ndërmjet personave ose objekteve të ndryshme.
3. Zbatohen dispozitat e neneve 171, 172 dhe 173.

SEKSIONI
V
EKSPERIMENTI

Neni 176 Kushtet e eksperimentit
1. Eksperimenti lejohet kur është e nevojshme të vërtetohet nëse një fakt ka ndodhur ose mund të ketë ndodhur në një mënyrë të caktuar.
2. Eksperimenti është riprodhimi, për aq sa është e mundur, i gjendjes në të cilën fakti ka ndodhur ose çmohet se ka ndodhur duke përsëritur mënyrat e zhvillimit të vetë faktit.

Neni 177 Rregullat e kryerjes së eksperimentit
1.Vendimi i organit procedues për kryerjen e eksperimentit përmban një njoftim përmbledhës për objektin e tij dhe tregimin e ditës, të orës dhe të vendit ku do të kryhen veprimet. Në të njëjtin vendim ose në një tjetër të mëvonshëm, mund të caktohet një specialist për kryerjen e veprimeve të caktuara.
2. Organi procedues merr masa të përshtatshme për kryerjen e veprimeve, duke urdhëruar edhe fotografimet dhe filmimet, si dhe për të mos rrezikuar sigurinë e personave dhe atë publike.

SEKSIONI
VI
EKSPERTIMI

Neni 178 Objekti i ekspertimit
1. Ekspertimi lejohet kur është i nevojshëm zhvillimi i kërkimeve ose marrja e të dhënave ose e vlerësimeve që kërkojnë njohuri të posaçme teknike, shkencore ose kulturore.
2. Nuk lejohen ekspertimet për të përcaktuar profesionizmin në veprën penale, prirjet kriminale, karakterin dhe personalitetin e të pandehurit dhe në përgjithësi cilësitë psikike që nuk varen nga shkaqet patologjike.

Neni 179 Caktimi i ekspertit (Shtuar paragrafi I dhe IV me ligjin nr. 8813, datë 13.6.2002)
1.Caktimi i ekspertit bëhet duke e zgjedhur atë ndërmjet personave që janë regjistruar në librat e caktuar për këtë qëllim ose ndërmjet atyre që kanë njohuri të posaçme në degën përkatëse. Kur ekspertimi shpallet i pavlefshëm ose duhet të bëhet ekspertim i ri, organi procedues merr masa, kur është e mundshme, që detyra e re t’i besohet një eksperti tjetër.
2. Vendimi i organit procedues për caktimin e ekspertit i njoftohet të pandehurit ose mbrojtësit të tij, duke i bërë të ditur se ka të drejtë të kërkojë përjashtimin e ekspertit, të propozojë ekspertë të tjerë, të marrë pjesë vetë në ekspertim, kur është e mundur, dhe të parashtrojë pyetje për ekspertin.
3. Kur kërkimet dhe vlerësimet paraqiten shumë komplekse ose kërkojnë njohuri të ndryshme në disa degë, organi procedues ua ngarkon kryerjen e ekspertimit disa ekspertëve.
4. Eksperti është i detyruar të kryejë detyrën e tij, me përjashtim të rasteve kur ekziston një nga shkaqet që e përjashtojnë atë nga qenia ekspert ose kur pretendon se nuk është kompetent ose nuk ka mundësi të kryejë ekspertimin dhe kërkesa e tij pranohet nga organi procedues.

Neni 180 Papajtueshmëria me detyrën e ekspertit
1. Nuk mund të kryejë detyrën e ekspertit:
a) i mituri, ai që ka ndalim ligjor ose i është hequr zotësia juridike për të vepruar ose vuan nga një sëmundje mendore;
b) ai që është pezulluar, qoftë edhe përkohësisht, nga detyrat publike ose nga ushtrimi i një profesioni;
c) ai, ndaj të cilit janë marrë masa sigurimi personal;
ç) ai që nuk mund të pyetet dëshmitar apo të merret përkthyes ose që ka të drejtë të mos bëjë dëshmi ose përkthim.

Neni 181 Përjashtimi i ekspertit
1. Palët mund të kërkojnë përjashtimin e ekspertit në rastet e parashikuara nga ky Kod për përjashtimin e gjyqtarit.
2. Kur ekziston një shkak përjashtimi, eksperti është i detyruar ta deklarojë.
3. Deklarimi i shkakut të përjashtimit nga vetë eksperti ose kërkimi i përjashtimit nga palët mund të paraqiten derisa të mos jetë bërë caktimi i detyrës dhe, kur shkaqet kanë lindur aty për aty ose janë njohur më pas, para se eksperti të ketë dhënë mendimin e tij.
4. Mbi deklarimin e ekspertit për përjashtim ose të kërkesës për përjashtimin e tij vendos, me urdhër, organi procedues që ka caktuar ekspertimin.

Neni 182 Disponimet e organit procedues
1. Organi procedues disponon ekspertimin me vendim të motivuar, i cili përmban caktimin e ekspertit, paraqitjen e përmbledhur të çështjes, tregimin e ditës, të orës dhe të vendit të caktuar për paraqitjen e ekspertit.
2. Organi procedues urdhëron thirrjen e ekspertit dhe merr masat e nevojshme për paraqitjen e personave që i nënshtrohen ekspertimit.

Neni 183 Caktimi i detyrës
1. Organi procedues, pasi sigurohet për identitetin e ekspertit, e pyet nëse ka shkaqe përjashtimi nga detyra e ekspertit, e paralajmëron për detyrimet e përgjegjësitë e parashikuara nga ligji penal, i formulon kërkesat e ekspertimit dhe e fton të bëjë këtë deklaratë: “I vetëdijshëm për përgjegjësinë morale dhe juridike për detyrën që marr përsipër, do ta kryej atë me ndershmëri e drejtësi dhe do të ruaj sekretin për të gjitha veprimet që lidhen me ekspertimin”.
2. Shpërblimi i ekspertit caktohet me urdhër të organit që ka disponuar për ekspertimin.

Neni 184 Veprimet e ekspertit (Shtuar pika 4 me ligjin nr.8813,datë 13.6.2002)
1. Për t’iu përgjigjur kërkesave të ekspertimit, eksperti mund të autorizohet nga organi procedues që të shohë aktet, dokumentet dhe gjithçka që përfshihet në fashikullin e prokurorit ose të gjykatës.
2. Eksperti mund të autorizohet të marrë pjesë edhe në pyetjen e palëve dhe marrjen e provave.
3. Kur eksperti kërkon të dhëna nga i pandehuri, i dëmtuari ose nga persona të tjerë, këto të dhëna përdoren vetëm për qëllimet e ekspertimit.
4. Kur për nevojat e ekspertimit është i domosdoshëm shkatërrimi ose ndryshimi i thelbit të sendit, kur është e mundur, ekspertët detyrohen të ruajnë atë pjesë të tij, si dhe të dokumentojnë pjesën e përdorur për ekspertim, duke vënë në dijeni organin procedues dhe palët.

Neni 185 Akti i ekspertimit
1. Mendimi i ekspertit jepet me shkrim.
2. Kur ekspertët e caktuar janë më shumë se një dhe kanë mendime të ndryshme, secili parashtron me akt të veçantë mendimin e tij.
3. Kur faktet janë komplekse dhe eksperti nuk mund të japë përgjigje menjëherë, organi procedues i jep atij një afat jo më të gjatë se gjashtëdhjetë ditë. Kur ka nevojë për verifikime veçanërisht komplekse ky afat mund të zgjatet edhe më shumë se një herë për periudha jo më të gjata se tridhjetë ditë, por pa kaluar afatin maksimal prej gjashtë muajsh.

Neni 186 Zëvendësimi i ekspertit
1. Eksperti mund të zëvendësohet kur nuk jep mendimin e vet në afatin e caktuar ose kur kërkesa e zgjatjes nuk është pranuar ose kur neglizhon në kryerjen e detyrës.
2. Vendimi i organit procedues për zëvendësimin jepet pasi dëgjohet eksperti. Eksperti i zëvendësuar mund të dënohet me gjobë deri dhjetë mijë lekë.
3. Eksperti zëvendësohet edhe kur pranohet kërkesa për përjashtimin e tij.
4. Eksperti i zëvendësuar detyrohet të dorëzojë në organin procedues dokumentacionin dhe rezultatet e veprimeve të kryera.

SEKSIONI
VII
PROVAT MATERIALE

Neni 187 Kuptimi i provës materiale (Ndryshuar me ligjin 9085, datë 19.6.2003)
1. Prova materiale janë sendet që kanë shërbyer si mjete për realizimin e veprës penale ose mbi të cilat gjenden gjurmë apo që kanë qenë objekt i veprimeve të të pandehurit, produktet e veprës penale dhe çdo lloj pasurie tjetër, që lejohet të konfiskohet, sipas nenit 36 të Kodit Penal, si dhe çdo send tjetër që mund të ndihmojë për sqarimin e rrethanave të çështjes.

Neni 188 Marrja e provave materiale
1. Provat materiale përshkruhen hollësisht në procesverbal, kur ka mundësi fotografohen ose filmohen dhe me urdhër të organit procedues i bashkohen fashikullit gjyqësor.

Neni 189 Ruajtja e provave materiale
1. Provat materiale, që për shkak të natyrës së tyre mund të prishen, në qoftë se nuk mund t’u kthehen personave që u përkasin, u dorëzohen për t’i përdorur enteve të caktuara, të cilët detyrohen t’i kthejnë të njëllojta ose të japin vlerën e tyre.

Neni 190 Disponimi për provat materiale
1. Në vendimin përfundimtar ose në atë të pushimit të çështjes, gjykata ose prokurori caktojnë se çfarë duhet bërë me provat materiale duke urdhëruar: a) sendet që kanë shërbyer ose ishin caktuar si mjet për kryerjen e veprës penale dhe sendet që përbëjnë përfitimin e nxjerrë nga ajo ose shpërblimin e dhënë a të premtuar për kryerjen e saj, merren dhe i kalojnë shtetit, përveç rastit kur këto sende janë të personave që nuk kanë marrë pjesë në kryerjen e veprës penale;
b) sendet, mbajtja ose qarkullimi i të cilave është i ndaluar, u dorëzohen enteve përkatëse ose zhduken;
c) sendet që nuk kanë asnjë vlerë zhduken; ç) sendet e tjera u kthehen personave që u takojjnë dhe, kur ka konflikt për pronësinë e tyre, ruhen gjersa ai të zgjidhet nga gjykata.
2. Provat materiale mund t’u kthehen personave që u përkasin edhe para mbarimit të procedimit, kur nuk dëmtohet zgjidhja e çështjes.

SEKSIONI
VIII
DOKUMENTET

Neni 191 Marrja e dokumenteve
1. Lejohet marrja e dokumenteve që përfaqësojnë fakte, persona ose sende nëpërmjet fotografimit, filmimit, fonografimit ose çdo mjeti tjetër.
2. Kur origjinali i një dokumenti është prishur, ka humbur ose është zhdukur, mund të merret kopja.
3. Dokumentet që përbëjnë provë materiale duhet të merren cilidoqoftë personi që i ka krijuar ose që i mban.

Neni 191/a Detyrimi për paraqitjen e të dhënave kompjuterike (Shtuar me ligjin nr.10 054, datë 29.12.2008)
1. Gjykata, në rastin e procedimeve për vepra penale në fushën e teknologjisë së informacionit, me kërkesë të prokurorit ose të të dëmtuarit akuzues, urdhëron mbajtësin ose kontrolluesin të dorëzojnë të dhënat kompjuterike të memorizuara në një sistem kompjuterik apo në një mjet tjetër memorizimi.
2. Gjykata, në këto procedime, urdhëron edhe dhënësin e shërbimit për dorëzimin e çdo informacioni për abonentët e pajtuar, për shërbimet e ofruara nga dhënësi.
3. Kur ka arsye të bazuara për të menduar se nga vonesa mund t’u vijë një dëm i rëndë hetimeve, prokurori vendos, me akt të motivuar, detyrimin për paraqitjen e të dhënave kompjuterike, të përcaktuara në pikat 1 e 2 të këtij neni dhe njofton menjëherë gjykatën. Gjykata vlerëson vendimin e prokurorit brenda 48 orëve nga njoftimi.

Neni 192 Dokumentet mbi personalitetin
1. Lejohet marrja e vërtetimeve për gjendjen gjyqësore dhe e vendimeve gjyqësore të formës së prerë për të gjykuar mbi personalitetin e të pandehurit dhe të dëmtuarit, kur fakti për të cilin procedohet duhet të vlerësohet në lidhje me sjelljen ose cilësitë morale të tyre.
2. Këto dokumente mund të merren edhe për vlerësimin e besueshmërisë së një dëshmitari. Neni 193 Marrja e procesverbaleve të procedimeve të tjera 1. Lejohet marrja e procesverbaleve të procedimeve të tjera penale që kanë të bëjnë me sigurimin e provës ose me provat e administruara gjatë shqyrtimit gjyqësor.
2. Lejohet marrja e procesverbalit të provës në një gjykim civil të përfunduar me vendim të formës së prerë.
3. Lejohet marrja e dokumentacionit të veprimeve që nuk mund të përsëriten.
4. Veç rasteve të parashikuara në paragrafët 1,2 dhe 3, procesverbalet e provës mund të përdoren në shqyrtimin gjyqësor në qoftë se palët janë dakort ose për kundërshtimet e parashikuara nga nenet 364 dhe 367. 5. Vendimet e formës së prerë mund të merren për qëllime të provës lidhur me ekzistencën e faktit, duke u vlerësuar në unitet me provat e tjera.

Neni 194 Dokumentet anonime
1. Dokumentet që përbëjnë njoftime anonime nuk mund të merren dhe as të përdoren, përveçse kur përbëjnë provë materiale ose janë bërë nga i pandehuri. Neni 195 Dokumentet false
1. Gjykata, kur çmon se një dokument i marrë është fals, pas përfundimit të procedimit njofton prokurorin duke i dërguar edhe dokumentin.

Neni 196 Përkthimi i dokumenteve 1. Kur është marrë një dokument i shkruar në gjuhë të huaj, organi procedues urdhëron përkthimin e tij.
2. Organi procedues urdhëron, kur është e nevojshme, transkriptimin e shiritit magnetofonik.

Neni 197 Lëshimi i kopjeve 1. Kur urdhëron marrjen e një dokumenti organi procedues, me kërkesën e të interesuarit, mund të autorizojë sekretarinë të lëshojë kopje të vërtetuar të dokumentit.

KREU
III
MJETET E KËRKIMIT TË PROVËS SEKSIONI I KËQYRJET

Neni 198 Rastet dhe format e këqyrjes
1. Këqyrja e personave, e vendeve dhe e sendeve vendoset nga organi procedues kur është e nevojshme të zbulohen gjurmët dhe pasojat e tjera materiale të veprës penale.
2. Kur vepra penale nuk ka lënë gjurmë ose pasoja materiale ose kur këto janë zhdukur, kanë humbur, janë ndryshuar a lëvizur, organi procedues përshkruan gjendjen dhe, kur është e mundur, verifikon se si ka qenë ajo para ndryshimeve, si dhe merr masa që të saktësojë mënyrën, kohën dhe shkaqet e ndryshimeve që mund të kenë ndodhur.
3. Organi procedues mund të urdhërojë fotografime, filmime dhe çdo veprim tjetër teknik.

Neni 199 Këqyrja e personave
1. Këqyrja bëhet duke respektuar dinjitetin dhe, me sa është e mundur, mbrojtjen e atij që këqyret.
2. Para se të bëhet këqyrja, personit që do të këqyret i bëhet e njohur e drejta për të kërkuar praninë e një të besuari, me kusht që ky të mund të gjendet menjëherë dhe të jetë i përshtatshëm.
3. Këqyrja mund të bëhet edhe me anën e një mjeku. Në këtë rast organi procedues mund të mos marrë pjesë në veprimin e këqyrjes.
4. Kur është e nevojshme për konstatimin e fakteve që kanë rëndësi për çështjen, lejohet marrja e gjakut dhe ndërhyrje të tjera trupore, edhe pa vullnetin e personit, nëse nuk ka rrezik për shëndetin.

Neni 200 Këqyrja e kufomës
1. Këqyrja e kufomës bëhet nga organi procedues në prani të mjekut ligjor.
2. Për të bërë këqyrjen e kufomës, gjyqtari ose prokurori mund të urdhërojnë zhvarrimin, duke njoftuar një pjesëtar të familjes së të vdekurit për të marrë pjesë, me përjashtim të rasteve kur kjo pjesëmarrje mund të dëmtojë qëllimin e këqyrjes.

Neni 201 Këqyrja e vendeve dhe e sendeve
1. Të pandehurit dhe atij që ka në dispozicionvendin ku do të bëhet këqyrja ose sendin që do të këqyret u dorëzohet në fillim kopja e vendimit për kryerjen e këqyrjes.
2. Në këqyrjen e vendeve, organi procedues mund të urdhërojë, për arsye të motivuara, që të pranishmit të mos largohen para se të ketë përfunduar këqyrja dhe t’i kthejë forcërisht ata që largohen.

SEKSIONI
II
KONTROLLET

Neni 202 Kushtet për kryerjen e kontrolleve
1. Kur ka arsye të bazuara për të menduar se dikush fsheh në personin e tij prova materiale të veprës penale ose sende që i përkasin veprës penale gjykata merr vendim për kontrollin personal. Kur këto sende ndodhen në një vend të caktuar, vendoset kontrolli i vendit ose banesës.
2. Gjykata që ka nxjerrë vendimin mund të veprojë vetë ose të urdhërojë që veprimi të kryhet nga oficerët e policisë gjyqësore, të caktuar në vendimin e kontrollit.
3. Në rast flagrance ose në rast ndjekje të personit që është duke ikur, që nuk lejojnë nxjerrjen e një vendimi kontroll, oficerët e policisë gjyqësore kryejnë kontrollin e personit ose të vendit, duke zbatuar rregullat e caktuara në nenin 299.

Neni 203 Kërkesa e dorëzimit
1. Kur kërkohet një send i caktuar, organi procedues mund të kërkojë dorëzimin e tij. Në qoftë se sendi dorëzohet, kontrolli nuk bëhet, me përjashtim të rasteve kur ai çmohet i nevojshëm.
2. Për të përcaktuar sendet që mund të sekuestrohen ose për të verifikuar rrethana të caktuara të nevojshme për hetimin, organi procedues ose oficerët e policisë gjyqësore të autorizuar prej tij, mund të kontrollojnë veprimet, dokumentet dhe korrespondencën pranë bankave.

Neni 204 Kontrolli i personit
1. Para se të bëhet kontrolli i personit, atij që do të kontrollohet i dorëzohet një kopje e vendimit të kontrollit, duke i bërë të ditur të drejtën për të kërkuar praninë e një personi të besuar, me kusht që ai të gjendet shpejt dhe të jetë i përshtatshëm.
2. Kontrolli bëhet duke respektuar dinjitetin dhe mbrojtjen e atij që kontrollohet.

Neni 205 Kontrolli i vendeve
1. Të pandehurit, kur është i pranishëm, dhe atij që ka në dispozicion vendin u dorëzohet kopja e vendimit të kontrollit, duke i sqaruar të drejtën për të kërkuar praninë e një personi të besuar.
2. Kur mungojnë personat e treguar në paragrafin 1, kopja e vendimit i dorëzohet një të afërmi, një fqinji ose një personi që punon bashkë me të.
3. Organi procedues mund të kontrollojë personat e pranishëm, kur çmon se këta mund të fshehin provën materiale ose sendet që i përkasin veprës penale. Ai mund të urdhërojë që të pranishmit të mos largohen para se të mbarojë kontrolli dhe të kthehen forcërisht ata që largohen.

Neni 206 Koha për kryerjen e kontrollit të banesës
1. Kontrolli në një banesë ose në një vend të mbyllur ngjitur me të nuk mund të fillojë para orës shtatë dhe pas orës njëzet. Në raste të ngutshme organi procedues mund të urdhërojë me shkrim që kontrolli të bëhet tej këtyre caqeve.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

KODI I PROCEDURËS PENALE I SHQIPERISE - 2008 -

Postby Laert » 13 Jul 2009, 08:28

''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

KODI I PROCEDURËS PENALE I SHQIPERISE - 2014

Postby Laert » 13 Jul 2009, 08:53

''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

KODI I PROCEDURËS PENALE I SHQIPERISE - 2008 -

Postby Laert » 13 Jul 2009, 10:03

''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

KODI I PROCEDURËS PENALE I SHQIPERISE - 2008 -

Postby Laert » 13 Jul 2009, 11:17

''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

KODI I PROCEDURËS PENALE I SHQIPERISE - 2008 -

Postby Laert » 13 Jul 2009, 11:19

''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

KODI I PROCEDURËS PENALE I SHQIPERISE - 2008 -

Postby Laert » 13 Jul 2009, 13:59

''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

KODI I PROCEDURËS PENALE I SHQIPERISE - 2008 -

Postby Laert » 13 Jul 2009, 14:06

''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

Ndryshimi i Neni 449 te Kodit Pr. Penale mbron politikanët

Postby Laert » 17 Apr 2017, 13:48

”Neni 449, një ndryshim që do të paralizojë drejtësinë”

Image

– Exit shpjegon
05-04-2017,
http://www.exit.al/2017/04/05/neni-449- ... -shpjegon/
Ndryshimi në Nenin 449
Të enjten e kaluar Kuvendi miratoi unanimisht (pa opozitën) disa ndryshime në Kodin e Procedurës Penale, pjesë e paketës së reformës në drejtësi. Një nga ndryshimet duket se me shumë se forcimin e sistemit gjyqësor, do të sjellë dobësimin e tij.

Neni 449, pika 2 e Kodit të Procedurës Penale ishte:
Vendimet e pafajësisë për krime mund të rishikohen me kërkesën e prokurorit, por me kusht të mos kenë kaluar 5 vjet nga dhënia e vendimit.
Më 28 dhjetor 2016, Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me misionin e BE-së EURALIUS dorëzuan në kuvend një projekligj, ku propozohej ndryshimi i Nenit 449, pika 2 si më poshtë:

Neni 449 ndryshon si vijon:
Në rastet dhe kushtet e parashikuara nga ky Kod dhe me kërkesë, lejohet rishikimi i vendimeve të dënimit që kanë marrë formën e prerë.

Në relacionin shoqërues theksohet qartë se “Ky projekt është një produkt i përgatitur nga Ministria e Drejtësisë me ndihmën e vazhdueshme të EURALIUS-it.”
Pra, ndryshimi i propozuar nga Ministria e Drejtësisë dhe EURALIUS parashikonte ashpërsimin e ligjit, duke lejuar rishikimin e vendimeve në çdo kohë, nëse paraqiten prova apo fakte të rëndësishme.
Por duket se kuvendi nuk është pajtuar me propozimin e Ministrisë dhe Euralius. Raporti i datës 21.03.2017, i Komisionit Parlamentar për Çështjet Ligjore propozon ndryshimin e Nenit 449, pika 2 si më poshtë:
Nuk lejohet rishikimi i vendimit të pafajësisë dhe as rishikimi i vendimit të dënimit kur synohet rëndimi i pozitës së të dënuarit.
Propozimi i Komisionit parlamentar ndryshon rrënjësisht nga propozimi i Ministrsë së Drejtësisë dhe EURALIUS: në vend që të lejohej rishikimi i vendimeve me daljen në pah të provave të reja, pa ndonjë afat kohor, versioni i ri i votuar nga Parlamenti nuk lejon rigjykim, dhe me shfaqjen e provave të reja, nëse këto prova do të rëndonin akuzën ndaj të dënuarit, e për pasojë do të sillnin një dënim më të lartë.
Është ende e paqartë se kë variant ka votuar Parlamenti. Në faqen zyrtare të tij janë publikuar vetëm relacionet e komisionit parlamentar dhe të Ministrisë së Drejtësisë e EURALIUS. Ndërkohë ndryshimet nuk janë publikuar ende në Fletoren Zyrtare.
Exit.al kontaktoi misionin e EURALIUS për një opinion, por një prej zëdhënsve u shpreh “se nuk mund të komentojë për këtë çështje”.

Efektet
Nëse supozojmë se në parlament është votuar varianti i propozuar nga Komisioni i Ligjeve, disa nga efektet në sistemin gjyqësor do të jenë :
• Do të nxisë të akuzuarit të pranojnë fajësinë më shpejtë, në mënyrë që procesi i gjykimit të përshpejtohet, me shpresën se nuk do të zbulohen prova që rëndojnë pozitat e tyre. Ata tashmë e dinë se nëse marrin një vendim të formës së prerë, më vonë ata nuk do të marrin kurrë një dënim më të lartë, pavarësisht provave të reja të gjetura.
• Do të demotivojë dëshmitarët e rinj për të sjellë fakte të reja, pasi dëshmia e tyre nuk do të ketë ndikim në një gjykim më të plotë dhe dënim më të lartë.
• Do të demotivojë prokurorët për të rihapur çështjet dhe nëse ka prova të reja. Nëse nuk mund të rishikohet vendimi dhe të jepet një dënim më i lartë uk ka përse të rihapet çështja.
• Do të dobësojë pozitën e gjyqtarëve në rastet e korrupsionit. Le të marrin një rast kur një politikan apo një i akuzuar për vepra penale, i ofron rryshfet gjykatësit në këmbim të një dënimi më të ulët. Nëse fakti se i akuzuari ka korruptuar gjyqtarit zbulohet pas dhënies së vendimit, politikani apo i akuzuari nuk mund të rigjykohet më. Ndaj gjyqtarit mund të hapër një çështje e re për korrupsion pasiv. Me fjalë të tjera, nëse një gjyqtar pranon ryshfetin njëherë, ai është peng i politikanit apo kriminelit.
Me pak fjalë, ndryshimet e reja në Kodin e Procedurës Penale shuajnë çdo mundësi të rihapjes së çështjeve penale, edhe pasi procesi i vetingut të jetë bërë, dhe sistemi gjyqësor të jetë “pastruar”.
Po ashtu, sistemi gjyqësor do të jëtë edhe më shumë nën varësinë e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, të cilët në shumicën e rasteve kryejnë fazën e parë të mbledhjes së provave. Meqë rastet nuk mund të rishikohen më, prokurorët dhe gjyqtarët do të varen tërësisht në profesionalizmin e policisë.”
---------------------------------------------------------------------------,,,,,,,,,,,,
REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI
LEGJISLATURA VIII

-(Fragment nga seanca plenare) SEANCA E DITËS SË ENJTE, 30 MARS 2017, TIRANË

……........................
Valentina Leskaj – Faleminderit!
Kalojmë te projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7905, datë 21.03.1195 “Kodi i Procedurës Penale në Republikën e Shqipërisë”.
Nismë deputeti.
Fjalën e ka deputetja Silva Caka, në emër të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Të përgatitet deputeti Ulsi Manja.
Silva Caka – Faleminderit, zonja drejtuese e seancës!
Të nderuar kolegë deputetë, Në fakt, seanca e sotme plenare përmban një sërë projektligjesh shumë të rëndësishme, të cilat kanë qenë pjesë e paketës ligjore të reformës në drejtësi, e cila erdhi si derivat i ndryshimeve kushtetuese të korrikut që lamë pas. Këto projektligje gjatë rishikimit i janë nënshtruar një procesi tepër të gjatë dhe impenjativ. Që nga momenti fillestar i hartimit me rishikimet e herëpashershme dhe analizat e fundit që iu bënë sistemit të drejtësisë në tërësi të gjithë ishin absolutisht dakord për një gjë: që Kodi i Procedurës Penale duhej rishikuar edhe një herë me çdo kusht, për këtë shkak u bë pjesë e njërës prej 7 shtyllave të reformës në drejtësi, pikërisht atë të drejtësisë penale. Ky proces rishikimesh dhe ndryshimesh ka nisur herët dhe përfshin një sërë organizmash dhe institucionesh, të cilat kishin si qëllim përmirësimin e tij dhe korrigjimin e mangësive që rezultuan nga analiza e sistemit të drejtësisë. Konkretisht, draftkodi prezanton ndryshime në dispozitat e përgjithshme, kryesisht në parimet që drejtojnë procedimin penal, siç janë: zbatimi i dispozitave të këtij Kodi tek të miturit, vetëm në masën kur nuk zbatohen dispozitat specifike për të miturit: dhënia e vendimit të fajësisë në rastet e provueshmërisë së saj, tej çdo dyshimi të arsyeshëm, pra gjyqtari jep pafajësi jo vetëm kur nuk ka prova kundër të pandehurit, por edhe në rastet kur nuk ka prova të mjaftueshme, standard ky i evidentuar nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në të gjithë jurisprudencën e saj, që garanton jo vetëm respektimin e parimit të prezumimit të pafajësisë, por edhe ngarkimin e organit të akuzës me barrën e provës në procesin penal, duke i përcaktuar detyrimin për të mbledhur si provat në favor të saj, ashtu edhe ato që nuk janë në favor të organit të akuzës, pra që shkojnë në favor të mbrojtjes, duke reflektuar detyrimin e prokurorisë për të zbuluar të vërtetën; ripërkufizimi i parimit të mosdënimit dy herë për të njëjtën vepër penale, duke ndaluar që një i pandehur të gjykohet përsëri pas marrjes së fajësisë ose pafajësisë; garantimi i përkthimit dhe interpretimit të gjuhës së shenjave, shpenzime të cilat i ngarkohen shtetit; si dhe detyrimi për pjesëmarrjen e viktimës si palë në procesin penal, duke garantuar aksesin e saj në këtë proces. Ndryshimet e dyta, le të themi, vijnë në kreun që flet për gjykatat, ku është rritur numri i çështjeve që shqyrtohen nga gjyqtari i vetëm për të garantuar shpejtësi në gjykim. Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në të dyja shkallët e saj, shqyrton me një trup gjykues të përbërë nga tre gjyqtarë, dhe është gjykuar se pasja e një numri më të madh gjyqtarësh, në fakt, do të shkaktojë jo vetëm zvarritje të procesit në kohëzgjatje, por eventualisht edhe bllokimin e tij në rast të konsumimit të gjyqtarëve. Gjithashtu, është parashikuar shqyrtimi në trup gjykues me 3 gjyqtarë për çështjet kur Gjykata e Lartë vendos në Dhomë Këshillimi, dhe me 5 gjyqtarë për çështjet e shqyrtuara nga Kolegji Penal në seancë për njësimin dhe zhvillimin e praktikës gjyqësore, dhe në kolegje të bashkuara për ndryshimin e praktikës gjyqësore. Në projektligj janë rregulluar rastet e papajtueshmërisë së gjyqtarit në shqyrtimin e çështjes, duke reflektuar edhe zhvillimet e Fq 26………………………..
------------------------------------------------------------…………
”Valentina Leskaj – Fjalën e ka deputeti Ulsi Manja në emër të Grupit Parlamentar të PSsë.

Faqe 28
Ulsi Manja – Të nderuar kolegë deputetë, Sot do të votojmë disa nga projektligjet më të rëndësishme të paketës së dytë ligjore të reformës në drejtësi, posaçërisht ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, në Kodin Penal. Një risi themelore është edhe Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur. Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale përmbyllin reformën tërësore, që ka pësuar sistemi i drejtësisë penale në kuadër të reformës në drejtësi, duke reflektuar njëherazi edhe ndryshimet kushtetuese dhe paketën e parë ligjore të ndryshimeve, që janë votuar në këtë Kuvend dhe janë tashmë në fuqi. Gjatë diskutimit të ndryshimeve të Kodit të Procedurës Penale në Komisionin e Ligjeve, nisur nga gjerësia dhe thellësia e ndryshimeve ligjore që ka pësuar ky Kod, disa kolegë me të drejtë shtruan pyetjen pse nuk kemi një Kod të ri të Procedurës Penale, por kemi një projekt të ndryshimeve të Kodit aktual të Procedurës Penale, i miratuar në vitin 1995. ”

https://www.parlament.al/wp-content/upl ... S-2017.pdf

LIGJ Nr.7905, datë 21.3.1995
KODI I PROCEDURËS PENALE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË


KREU IV RISHIKIMI

Neni 449 Vendimet që mund të rishikohen

1. Në rastet e caktuara me ligj lejohet në çdo kohë rishikimi i vendimeve që kanë marrë formën e prerë, edhe kur dënimi është ekzekutuar ose është shuar.

2. Vendimet e pafajësisë për krime mund të rishikohen me kërkesën e prokurorit, por me kusht që të mos kenë kaluar 5 vjet nga dhënia e vendimit.
Neni 450 Rastet e rishikimit
1. Rishikimi mund të kërkohet:
a) kur faktet e vëna në themel të vendimitt nuk pajtohen me ato të një vendimi tjetër të formës së prerë;
b) kur vendimi është bazuar në një vendim të gjykatës civile, i cili është revokuar më pas;
c) kur pas vendimit kanë dalë ose janë zbuluar prova të reja, të cilat vetëm ose së bashku me ato që janë vlerësuar njëherë, tregojnë se vendimi është i gabuar;
ç) kur vërtetohet se vendimi është dhënë si pasojë e falsifikimit të akteve të gjykimit ose të një fakti tjetër të parashikuar nga ligji si vepër penale.

http://www.drejtesia.gov.al/files/userf ... e-2014.pdf

Përse nuk u paraqitë konkretisht në Proçes Verbal të Seancës Parlamentare - Diskutimin e deputetve?
Pse me kaq fshehtsi? Mos me lan asnji gjurmë mafjozitetit të Edvin ramës dhe të Ilir Metës???

Image
Marrveshja e kodoshve të Mafjes sllave e Ballkanit e 1 prillit 2013 në Shkodrën Martire - Aleanca mafjoze familjare dhe klanore dhe antishqiptare


Për çudi nuk asht paraqitë në ket proçes-verbal i 30.III.2017 i Seancës Plenare të Kuvendit Popullor shqyrtimi i ndryshimit të nenit 449 të K.Pr. Penale!
Kjo asht e palejueshme se mungon transparenca parlamentare. Kjo gja i asht fshehë qytetarit sepse ka kenë e kundraligjshme ky ndryshim. Dhe ka pasë frigë prej reagimit popullor.
Miratimi i ndryshimit të nenit 449 pa prezencën e opozitës vertetoi se PS dhe LSI do të risjelli deputetë me penalitete, pra me denime nër gjykata. Edvin Rama nuk mund të mbaji pushtetin personal pa deputetë-kamikazhesh se i duhen për me e ndihmue atë me mbajt pushtetin me hu dhe me grabitje.
Vetingu asht lojë kriminale në duart e Edvin ramës dhe klanit tij sipas ish kryeprokurorit dhe ish antar i Këshillit të Asamblesë Socjaliste Theodhori Sollaku.

E pregatiti sektori juridik i https://www.proletari.com
E hanë, më dt. 17.IV.2017
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10


Return to Kendi Juridike

Who is online

Users browsing this forum: No registered users and 1 guest

cron