Letersia e huaj ka ndikuar thelle ne formimin dhe pasurimin e shpirtit te njeriut pavaresisht nga prejardhja e tij.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 1 postim · Faqe 1 prej 1
HARRIET TUBMAN - LUFTETARE PER LIRINE E ZEZAKEVE NE USA
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Harriet Tubman
1820 - 10.3.1913
Simboli i Lirisë dhe i Barazisë së Grave me Ngjyra në botë dhe Simboli i bashkimit të dy poleve të Amerikës së Veriut

Imazh
Grueja ma e fuqishme në botë e shekullit XIX

Harriet Tubman lindi në vitin 1820, në një zonë plantacionesh në Misisipi , në njërën prej shteteve të Amerikës së Jugut.
Ajo mori emrin Araminta, megjithëse njhej prej nënës së vet me emrin Harriet. Ajo ishte skllave plantacionesh njësoj si prindërit, motra dhe vëllezrit e saj.

Harriet Tubman braktisi vetë skllavërinë dhe kontribuoji në qindra skllevër për të fituar lirinë.
Plantacioni(fusha të mëdhaja me kultura bujqësore si pambuk, kafe, agrume etj.) ishte një botë në vete, ishte bota e skllevërve.
Pronari banonte në ’’një shtëpi të madhe’’, siç e thërrisnin skllevërit, ndërsa skllevërit banonin në ’’një bashkësi skllevërish’’, në një grumbull kasollesh, të ngjashme me stallat e bagëtive.
Rreth e rrotull tyre shtriheshi fusha me pambuk, ku skllevërit punonin. Në plantacionin e pambukut punonin në kushte tepër të tmerrshme.
Ata nuk gëzonin asnjë të drejtë dhe pronari i skllevërve i ndante fëmijtë nga nëna dhe baba i tyre, apo gruan nga burri me synim për t’i shitur.

Fëminia


Harriet filloji të punojë si shërbëtore, si mbajtëse fëmijet, qëkur ishte 5 vjeçe. Ajo i shërbente fëmjës së pronarit derisa u bë 12 vjeç.
Si 12 vjeçe e hodhën në plantacion, që të punonte si argate në fushat e pambaruar të pambukut. E mbushur me plot mëri, Harriet pas një viti tentoji të pengojë një padrejtësi ndaj dënimit të një prej skllevërve. Skllavopronari i bardhë e rrahu egërsishtë si hakmarrje ndaj revoltës së saj derisa i çau kafkën e kokës. Më vonë u përmirësua pasi dole prej humbjes së vetëdijes.

Dija

Si shumë skllevër të tjerë edhe Harriet kurrë nuk mësoji as shkrim dhe as lexim. Babai i saj Benjamin Rosi e edukoji me ndjenjën e të përballuarit të vetë jetës në pyje, jashtë plantacionit. Dija që mori influencuan shumë në të ardhmen e Harrit.



Martesa dhe arratisja

Imazh

Në vitin 1844 lejoji pronari të martohej Harriet me Xhon Tubman , një skllavë i lirë. Ajo jetoji gjatë gjithë periudhës së martesës së saj me ndjenjën e frikës së mos pronari e shiste te një tjetër pronar tjetër në Jugë të USA-s. Xhoni nuk e ndau këtë frikë të mundishme me bashkëshorten e saj. Në vitin 1849 deshte ta shiste pronari Harriet, por ajo u arratisë në Filadelfia të shteteve të Veriut të USA-s dhe kur ajo kthehet disa muaj më vonë e gjen burrin e saj të martuar.


Pambuku


Para shekullit 19 kultivuan pambuk pak shtete bregdetare të USA-s.
Ishte një punë e rëndë të punohej në fushat e pambaruar të pambukut. Në vitin 1793 u shpikë prej Eli Uitneu makina e pastrimit të pambukut, që bënte të mundur të përpunohej pambuku sapo vjelej. Aty u instaluan makinat në shumë hambare për pambuk. Vendi ku mbillej pambuku u bënë të njohur si plantacione pambuku.


Me dekovil

Në vitin 1850 u kthye përsëri Harriet në Jugë për të ndihmuar motrën dhe dy fëmijtë e saj për t’i larguar për në shtetet amerikane të Veriut. Një vit më vonë ajo mori me vete familjen e vëllait të vet. Ata u larguan nga plantacioni me dekovil(treni i vogël), në një rrjetë qarkullimi nëpër liqen që lidhë Jugun me Verinë. Treni drejtohej prej skllevërve të lirë që quheshin ’’trenistë’’ dhe skllevërit ishin ’’pasagjerët’’, që fsheheshin nëpër stacione. Harriet u bë lokomotiviste dhe ndihmoji 300 skllevër të shkonin për në Shtetet Veriore të Amerikës e deri në Kanada, ku skllavëria ishte e paligjshme.
Imazh
Familja

Në figurë janë një grupë skllevërish që i ndihmoji Hariet Tubman për t’u larguar nga skllavëria. Në cepë nga e majta në këmbë ashtë Harriet.

Lufta kundër skllavërisë


Në fillimet e vitit 1850 banonte Harriet në Kanada, ku ajo ishte këshilltare e Xhon Brounit , e një luftëtarit të Lirisë së skllevërve.
Në vitin 1858 largohet ajo në Nju Jork, duke vazhduar veprimtarinë e madhe në dobi të Të drejtavet të Skllevërve. Në zgjedhjet presedenciale të vitit 1870 u zgjodhë deputete, kjo grua luftëtare e zhdukjes së skllavërisë në parlamentin amerikan me presidentin Abraham Linkoln .


Lufta civile amerikane

Shtetet jugore amerikane dëshironin të vazhdonin marrëdhëniet e vjetra shoqërore të skllavërisë, por që ishte kundër presidentit Linkoln. Më në fund për të mbajtur sistemin e skllavërisë vendosën disa shtete jugore të kërkojnë pavarësi duke dalë jashtë hartës gjeografike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ky veprim hapi frontin e një Lufte Civile Amerikane midis disa shteteve jugore dhe shteteve veriore, që nisi në vitin 1861 dhe mbaroji në vitin 1865, ku doli triumfatore shtetet Veriore të USA-s.
Roli i Harriet në Luftën Civile ishte aktive në Ushtrinë e Shteteve të Veriut si infermjere dhe spiune. Ajo kishte komandën e një kompanije ushtarësh, që korri fitore të mëdha në çlirimin e 750 skllevërve prej tiranisë skllavërore. Në historinë e luftrave ushtarake amerikane ishte një rastë unikalë, i vetëm që një grua sikurse Harriet Tubman të komandoji një kompani ushtarësh.


Pas luftës

Në vitin 1869 martohet Harriet me Natan Davies dhe punonin bashkë.
Ata hapën shkolla për skllevërit e lirë, ku mësonin dhe predikonin, mbledhnin para për zezakët dhe ndërtuan një shtëpi për të varfërit dhe të njerzve të moshës së vjetër.


Të drejtat e grave

Janë një grupë pronarësh që duan të blejnë ato në pazar të Nju Orleansit
Imazh

Harriet punonte ditë e natë për të drejtat e grave me ngjyra dhe vendosi të krijoji një shoqatë të grave zezake në vitin 1896. Në mbledhjen e parë të shoqatës mori Harriet shumë falenderime prej kolegeve të saja për guximin, kurajon dhe kontributin e saj në kalimin e shumë zezakëve në fshehtësi gjatë Luftës Civile, gjithashtu dhe për kontributin titanik të luftës së saj ’’Për të drejtat e njerzve me ngjyra’’. Pas një jete të saj me punë të rënda dhe një luftë të madhe mbylli sytë Harriet më 10 marsë të 1913 në Nju Jork.


Mosea i popullit amerikan


Harriet Tubman kishte shumë emra, ku më e famshmja ishte ’’Mosea i popullit të vet’’, por vepra e saj i ngjante Mose-it sipas Testamentit në Bibël, që e udhëhoqi popullin drejt lirisë. Idealet e saja ishin:
’’Unë kisha të drejtë të zgjidhja në jetë: lirinë ose vdekjen: nëqoftëse nuk kisha njërën prej tyre, dëshiroja të kisha tjetrën: para asaj që askërkush nuk kishte të drejtë të më merrte jetën……..’’
Harriet Tubman



Rimëkëmbja


Kur përfundoji Lufta Civile Amerikane, filluan të ribashkoheshin disa shtete Jugore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Menjëherë nisi një jetë e re marrëdhëniesh të reja midis ish klasës së shtypur zezake dhe asaj klase të pasur amerikane të bardhësh.
Periudha e ndryshimeve shumë të mëdha u quajtë Koha e Rimëkëmbjes(1865 – 1877) dhe u çilë një epokë e re për njerëzit me ngjyra, sëpari nisi me punësimin, me ndërtimin e shtëpive dhe me arsimimin.
Kushtetuta amerikane ndryshoji duke vendosur të drejtat e barabarta padallim race dhe ngjyre, por kohët e mëpasme dëshmuan se gradualishtë njerëzit e racës së bardhë morën përsëri më shumë të drejta, më shumë pushtet sesa zezakët.
Duheshin të kalonin shumë vite e dekada që të ndjehej kjo barazi ndër racash.
Imazh


Harriet Tubman - një minierë arit për kulturën shqiptare dhe botnore

Duke qenë Harriet një grue me përmasa vlerash njerzore e botërore kolosale mendoj që ta bajmë Harriet Tubman, njeriun e nderuem të kombit tonë shqiptar, ta familjarizojmë me personalitetet tona se i ban nder të madh personaliteteve tona.

Më ndigjoni o vëllezër e motra shqiptar!
Harriet Tubman ashtë kryevlerë dhe si e tillë ashtë e drejta eskluzive "Prona e jonë, e shqiptarve morale dhe kulturale!
Nuk duhet paragjykue personi jem propozues, por si një qytetar me të drejtë të fjalës lirë në dobi të kulturës të vlerave morale të shoqërisë shqiptare!

Harriet Tubman - Mose i Botës.jpg


Mos të harrojmë historinë! Ishte SHBA që ne si kombë shqiptar e si shtetë ekzistojmë! Ishte SHBA që shkatrroi Vendimet e Berlinit dhe të Londrës duke i dhanë Pavarësinë Kosovës në 1999 me bombardimet e agresorit shekullor antishqiptar serbë dhe miku shpirtëror i Francës, Zvicrës, .....
Jemi në një kohë ku SHBA po na qendron pranë politikisht dhe moralishtë sidomos me ardhjen e një kryepersonalitetë diplomatik nga SHBA - z. Arvizu - ambasadori i SHBA në Tiranë. Prandaj asht mirë që sadopak të shprehim një ndjenjë Mirënjohje. Do të ishte në nderin e shtetit dhe të shoqërisë shqiptare sidomos në kët kohë ta pronësojnë sikurse bota na ka pronësue Gjergj Kastriotin - Nanë Terezën etj,.....
Kur them pronësi do të thotë Pronësim Modelesh Vlerash Morale që la kryeluftëtarja amerikane me ngjyrë që bashkoi Jugun me Veriun që quejtë SHBA apo USA në Historinë Amerikane dhe asaj botnore. Ishte grue e parë në SHBA dhe në botë që dha shembullin e Vetëdijes të grues në shoqëri vetëm me vepra dhe pak fjalë.
Duke parë me nje filozofi të vecante dhe shumë ndjesi si e kohës moderne dhe e kohes per te miren e njerezimit vendosa t'ja dhuroj kete perkthim modeste Fondit të Kulturës Shqiptare të Personaliteteve të Huaja.
Harriet Tubman ashtë NJE NGA IDOLET E MIA DHE TE BOTES HUMANE - HEROINA ZEZAKE E USA -it.
PROPOZOJ QE SHQIPTARET SIDOMOS BREZI I RI e të tjerë breza TE NJIHEn ME KETE GRUA LUFTATARE AMERIKANE ME NGJYRE NE TEKSTET SHKOLLORE.
TE VEHET EMNI I HARRIET TUBMAN NË NDONJË SHKOLLË SI DHE TË NGRIHET NJE MONUMENT TE LIRISE SË ZEZAKVE NE BOTE. DO TE ISHTE PËR SHQIPERINË NJË SJELLJE MIRENJOHJE DHE HUMANE PER POPULLIN DHE BOTEN. DO TË ISHTE NJË PASQYRË E MORALIT SAJ TË MREKULLUESHME.
KEMI PRONËSUE XHORXH BUSHIN,....E SHUMË TË TJERË NGA BOTA. LE TA SHTOJMË EDHE KËT GRUE TË PARË QË NUK EKZISTON NË FONDIN E PRONËSISË ASNJË PERSONALITET FEMËN!
SHPRESOJ SE NJË DITË DO TË SHKOJI NDONJI NË NDJESINË E MIRËDASHËSIT PA KOMPLEKSE SE NË VESHË E NË TRYEZË U KA SHKUE PROPOZIMI JEM KAHERË SI SALI BERISHËS, JOZEFINA TOPALLIT, ISH MINISTRIT TË ARSIMIT SOT DEPUTETË FATOS ASLLAN BEJA. TË TRE TË NDERUEM, POR,.....
Ja kam nisë kërkesën për të bashkëpunue me institucionet përgjegjse edhe Ambasadës Amerikane me ambasador z. Alexander Arvizun në lidhje me propozimin e vendosje të nji institucionit social apo kulturor shqiptar ,e emnin Harriet Tubman, por tash sa vjet kam marrë nji përgjegje; Heshtje!!!
Besoj se diçka do të bahet për Kulturën Shqiptare


Shqipëruesi Bep Pjetri nga danishtja në shqipë
:flm
Ju nuk keni të drejtë të shikoni skedarët që i janë shtuar këtij postimi.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 1 postim · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 25 Shtator 2021, 11:00
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari