
Poeti italian i nderuar me cmimin Nobel
1896
Eugenio Montale u lind në Gjenovë në 12 Tetor 1896 nga Domeniko tregtar dhe Xhuzepina Riçi. Ishte i fundit nga gjashtë vëllezër, nga të cilët njëri i vdekur menjëherë pas lindjes. I kalon fëmijërinë dhe adoleshencën në brigjet ligure.
1916
Shkruan poezinë e parë “Nën hije i zbehtë dhe i përhumburâ€, që do të bëhet bërthama e librit “Ossi di Seppia†(eshtra prej sopie).
1917
Futet nxënës në shkollën e oficerëve të këmbësorisë. Njohu kritikun Serxhio Solmi.
1918
Si oficer këmbësorie shkon vullnetarisht për të luftuar në Trentino; i besohet komanda e një pozicioni në vijën e zjarrit në fshatin Valmorbia. Nga kjo eksperiencë do të mbetet si dëshmi poezia “Valmorbia, bëhet fjalë për fundin tëndâ€, më pas e botuar në librin “Ossi di Sepia†(Eshtra prej sopie).
1920
Fillon të frekuentojë krerët kryesorë të kulturës Gjenoveze, midis të tjerëve poetin Kamilo Sbarbaro.
1921
Poli intelektual i tij u bë Torinua, ku njohu bërthamën e gazetës “Primo Tempoâ€.
1922-1926
Sergio Solmi i boton në “Primo Tempo†poezitë e para. Njihet me letërsinë e autorëve të mëdhenj europianë: Musil, Kafka, Italo Svevo. Në Milano njeh Sibilan Aleramon. Boton librin e tij të parë “Ossi di seppia†(1925). Ka shumë sukses nga kritikët më të mëdhenj. Në Trieste njeh Umberto Sabën, me të cilin lidh miqësi të fortë.
1927
Njeh poetin amerikan Ezra Paund. Takon Drusila Tancin që do të bëhet shoqja e tij e jetës. Transferohet në Firence.
1928
Del botimi i dytë i librit i plotësuar me poezi të reja. Poezia “Arsenio†përkthehet në anglisht dhe bëhet e famshme pas botimit të saj nga T.S.Eliot.
1931-1932
Del botimi i tretë i librit. Boton “Shtëpia e doganierëve†që bëhet bërthama e librit të dytë “Occasioni†(Raste).
1939
Bashkëjeton me Drusila Tancin. Njeh dhe frekuenton në të famshmen “Kafe e Xhupave të Kuq†tregimtarët Elio Vitorini, Karlo Emilio Gada, Aleksandër Bonsanti, Tomaso Landolfi dhe dy poetë të rinj, Piero Bigonxhari dhe Mario Luci, që do të bëhen autorët më të rëndësishëm të shkollës hermetike. Në grup bëjnë pjesë edhe disa piktorë.
1940
Del botimi i dytë i “Occasioni†i zgjeruar. Fillon për Montalen një aktivitet i dëndur prej përkthyesi midis të cilëve Eliotin, Shekspirin, Stainbekun, Servantesin, etj. Vazhdon aktivitetin e tij në fushën e studimit dhe të kritikës.
1944
Strehon në shtëpi disa miq hebrej të persekutuar nga regjimi fashist midis të cilëve Umberto Saba
dhe Karlo Levi.
1945
Bashkë me Aleksandër Bonsanti dhe Artur Loria, themelon dhe drejton revistën pesëmbëdhjetë ditore “Il Mondo†(Bota).
1946
Fillon të bashkëpunojë me gazetat “Corriere d’Informazione†(Korrieri i Informacionit) dhe “Corriere della Sera†(Korrieri i Mbrëmjes). Takon poetin Pol Eluar. Në vjeshtë “Il Mondo†ndërpret botimet.
1948
Transferohet në Milano, ku punësohet në “Corriere della Seraâ€. Detyra e tij e re do ta çojë të udhëtojë nëpër botë. Gjatë një udhëtimi në Angli, ku ndodhet i ftuar për një cikël konferencash bashkë me Alberto Moravia dhe Elsa Morante, takon T.S.Eliot.
Boton në librin “Quaderno di traduzioni†(Fletore përkthimesh), përkthimet e tij nga poetët më të rëndësishëm.
1956
Boton librin e tretë poetik, “La bufera e altroâ€.
1957
Shtëpia botuese “Mondadoriâ€, boton botimin e dytë të zgjeruar të librit “La bufera e altroâ€.
1959
I akordohet titulli “Legion d’onoreâ€.
1962-1965
Martohet në kishë me Drusila Tanci. Në Milano i akordohet çmimi ndërkombëtar “Feltrineliâ€. Në tetor, pas një viti martese vdes Drusila Tansi. Poeti nuk do të rimartohet kurrë. Merr pjesë së bashku me poetët më të njohur nga e gjithë bota në festimet përvjetorit të lindjes së Dantes.
1967
Fama dhe prestigji i tij rriten jo vetëm në kufujtë kombëtarë. Universiteti i Kembrixhit i akordon titullin “L’Honorary Degreeâ€. Në Itali i akordohet vëndi i senatorit të përjetshëm “që ka nderuar Kombin me meritat e larta në fushën letrare dhe artistikeâ€.
1968
Njihet me poeten e re Analiza Çima.
1971
Boton në “Mondadori†librin e tretë me poezi “Saturaâ€, në të njëjtin vit del vëllimi “Diario del ‘71â€.
1972
Botohet versioni i parë i zgjeruar i “Diarioâ€, i titulluar “Poeti, Ditarâ€.
1974
I akordohet nga universiteti i Romës titulli “Honoris Causa†në Letërsi. Nga Mondadori boton versionin definitiv të ditarit në vargje, të titulluar “Diario del ’71 e del ’72â€.
1975
Boton versionin e dytë e të tretë, të zgjeruara, të “Quaderno di traduzioniâ€, në Mondadori. I akordohet Çmimi Nobel për Letërsi. Në Stokolm, në Akademinë e Zvicrës, mban diskutimin “Është ende e mundur poezia?â€.
1976
Botohet nga Mondadori një vëllim i studimeve të tij mbi poetë italianë e të huaj dhe mbi poezinë e tij, “Sulla poesiaâ€, që do të bëhet një libër i rëndësishëm.
1977
I akordohet nga Bashkia e Firences në mënyrë solemne titulli “Qytetar nderiâ€. Del nga Mondadori libri i tij i gjashtë poetik “Quaderno di quattro anniâ€. Nga i njëjti botues në nëntor del vëllimi “Tutte le poesieâ€, me të gjitha vëllimet që kishin parë dritën e botimit deri atë moment.
1978
I akordohet titulli “Anëtar Nderi i Akademisë Amerikane dhe i Institutit të Arteve dhe Letraveâ€.
1980
Botohet nga shtëpia botuese “Einaudiâ€, botimi i parë i kritikave të poezive të tij, “L’opera in versiâ€, një rast i rrallë për një poet ende të gjallë, që konfirmon rolin e jashtëzakonshëm të aritur tashmë në kulturën italiane.
1981
Botohet përmbledhja poetike “Altri Versi†që rimbledh tekste të pabotuara dhe publikime të tjera nëpër media të ndryshme. Në gusht shtrohet në klinikë, ku vdes në 14 shtator. Pas funeralit shtetëror në Duomo të Milanos, varroset pranë Drusila Tancit në varrezën “San Felice†në Ema të Firences.
1991
Dhjetë vjet pas vdekjes së tij, siç e kishte lënë amanet vetë, publikohet nga Mondadori, me përkujdesjen e Analiza Çima dhe Rozana Betarini, vëllimi i poezive të pabotuara “Diario postumoâ€, si rezultat i besimit dhe dhënies së rregullt të teksteve të pabotuara nga Montale vetë Çimës.