[phpBB Debug] PHP Warning: in file [ROOT]/includes/bbcode.php on line 384: preg_replace(): The /e modifier is no longer supported, use preg_replace_callback instead
Proletari Forum & Italia Forum • View topic - Anton Sjemjonoviç Makarenko - Edukatori i Madh Ukrainas

Anton Sjemjonoviç Makarenko - Edukatori i Madh Ukrainas

Letersia e huaj ka ndikuar thelle ne formimin dhe pasurimin e shpirtit te njeriut pavaresisht nga prejardhja e tij.

Moderators: Laert, I-AMESHUAR

Anton Sjemjonoviç Makarenko - Edukatori i Madh Ukrainas

Postby Laert » 17 May 2010, 19:07



Anton Simeonoviç Makarenko lindi më 1888, ishte edukator, lindi në krahinën Çarkov të Ukrainës në një familje puntore. Familja u vendos në Kremencug, ku babai i tij ka punuar si piktor për administraten hekurudhore. Këtu përfundoi Antoni shkollimin e tij, pas të cilës ai përfundoi një vit kurs arsimore, për të dhanë mësim në një shkollë të vogël në Krjukov, ku ai punoi deri në vitin 1911. Ai ka studiuar teorinë marksiste dhe pedagogjike, e cila rezultoi në një program shkollor ", të një sistemi shkollor kolektive", i cili u testua në disa shkolla, ku ai krijoi grupe pune, orkestra të shkollës, etj.




Në 1914-1917 ai përfundoi studimet e tij arsimore në insitutin mesimor në Poltava që çuan në funksionin e neninspektorit dhe më vonë inspektor në një shkollë të lartë "fillore në Krjukov, ku ai u kritikua rreptësishtë nga autoritetet partiake të shkollës meqenese eksperimentoi dhe funksionoi si një metodë mësimore dhe e përfshiu ne futjen e metodave ne kopshtet shkollore objektin e Punës.




Ai megjithatë ka pasë mbështetje në vitin 1919, ku Lenini kishte miratuar dokumentet kulturore dhe arsimore të politikës së tij në veçanti per arsimimin falas të punëtorëve dhe fshatarëve dhe falas për arsimim politeknik të fëmijëve deri në moshen 16 vjeçare.



Pas një detyrë tjetër inspektori i ishte dhënë Makarenkos posti i drejtorit te nje konvikti, i cili ka shkruar atë në historinë pedagogjike, pikërisht për të krijuar një koloni për kriminelët dhe jetimët, "Kolonia Gorki’’ ju vue sipas emrit te shkrimtarit te madh rus Maksim Gorki. Ndërtimi i Kolonise Gorki filloi në vitin 1920 dhe është përfunduar në vitin 1929, ku Makarenko, për shkak të mosmarrëveshjeve me autoritetet arsimore e detyruan të largohet nga roli i tij kryesor.



Ne periudhen e para dhe pas revolucionit ka pasur debate të ashpra të metodës pedagogjike të edukimit duke krahasue në konceptin e reformës pedagogjike të Evropës Perëndimore dhe asaj te pedagogjise sovjetike socialiste. Pedagogjia e Makarenkos ishte Metoda kolektive socialiste, qe u kritikua nga pedagogjia sovjetike, duke u përfshirë edhe gruaja e Leninit, Nadjezhda Krupskaja, në vitin 1909 në revistën per edukim, të argumentuar në përputhje me reformën arsimore te linjes se Tolstoit dhe linjës Blonskijs, ku ishin hequr zyrtarisht nga një rezolutë e Komitetit Qendror në vitin 1936. Megjithëse Makarenkoja ishte perqëndruar në mënyrë të konsiderueshme linjës leniniste dhe gjithashtu kishte një bashkëpunim me policinë e fshehtë, ku ne parimet e të cilit perfshihej në një farë mase, praktikat pedagogjike kolektive. Ai ishte vazhdimisht në konflikt me autoritetet, e cila më pas çoi në fund të fundit edhe pushimin nga puna.




Kontributi i Makarenkos ne pedagogji ashte shprehur përmes ndërtimit të Kolonise ’’Gorki’’ dhe më vonë mori fame në ish Bashkimin Sovjetik kjo koloni, që është historia e një grupi fëmijësh të heshtur, egoiste e të paedukuem u transformuan gradualisht ne saj të aplikimit praktik të metodës; mesim – pune prodhuese në nje ambien të braktisun, të rrënuar duke e shndrruar keta djem te konviktit me kontributin e tyne në nje bujqësie modeli dhe kështu në të njëjtën kohë u transformuan veten ne aspektin pozitiv per jeten dhe një grupe të rinjësh përfunduan shkolla te larte deri ne fakultete. Makarenko tregon për këtë në libra të revistës ’’ Jeta’’ per eksperiencen e tij, në të cilën te çdo fëmijë duhet kombinue ndërveprimi edukative me bashkëmoshatarët si pika fokale e pedagogjise. Makarenko hodhi poshtë idenë e "fëmijës problem 'ose' fëmijës se pakoregjueshem’'.
Nuk kishte asnjë dyshim për ndonjë dëmtim të personalitetit në edukimin e fëmijve, thotë Makarenko, apo në lidhje nëmes të fëmijëve dhe në mes fëmijës dhe shoqërisë (Makarenko, 1969, Vëllimi 5, f. 526). Kjo është arsyeja pse punën edukative- arsimore të mos ishin në mospërputhje për të krijuar rrethanat që i japin mundësi fëmijës të ketë kontakt pozitive dhe veprimtari me moshatarët dhe të rriturit. Përmes ndërveprimit apo kombinimit mësim - punë zhvillohet karakteri individual i njeriut të aplikuem nga Makarenko në një ambient bashkëveprimi kolektiv.



Edhe pse mund të rifitojë koncepti i vizionit Vigotskit, që individi zhvillon përmes ndërveprimit(interaktiv), Makarenko nuk ishtë i frymëzuar nga psikologjia zhvillimore, por para së gjithash një vizion socialist dhe marksiste: Sipas Marksit ashte koncepti që njerëzit zhvillohen përmes punës, dhe tezën e Leninit se shteti punonjësve mund të ndërtohet vetëm nëse të gjithë punojnë për komunitetin më të mirë, mund të shihen si burime të dallueshme inspirimi.




Pedagogjai kolektive e Makarenkos që është i spikatur nga disiplina nepermjet punes dhe mesimit jane standarde të qarta dhe ndëshkimi dhe shpërblimi nuk kishte një ndikim të madh në pedagogjinë sovjetike në periudhën e viteve 1931- 1958. Përveç kësaj, një gabimi ','që Makarenko vetë e paralajmëroi te kundërten e saj që rrezikonte hakmarrje ndër fëmijë.. Kur edukim kolektiv i Makarenkos ishte ende e suksesshme, ajo duhet t'i atribuohej kryesisht Makarenko ne suksesin njerëzore dhe personale që kërkesa kryesore për edukatorin thotë: "Në edukim nuk është vetëm një gjë, ku edukatori duhet ta shmangi, ai nuk duhet vetëm të jetë i pranishëm në mesin e fëmijëve duke qendrue jashtë interesimit në botën e femijve që bëjnë ata në lojrat e tyne ".
Anton Makarenko vdiq nga infarkti i zemrës në vitin 1939, ne moshen 51 vjeç. Hidhen dyshime se e zhduku KGB-ja edhe pse bashkëpunonte me KGB-ën.


S.Br.
Redaktorë përgjegjës për këtë buletin: Arsim 30 / 4 2003
U pregatitë prej rusishtes nga Bep Martin Pjetri
Shënim; Nëntitujt i kam vue vetë për të evidentue ma kjartë pjesët e trungut të shkrimit mbi Makarenkon
Më dt. 27 prill 2010
U morre prej linkut ; - http://www.leksikon.org/art.php?n=1639
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

Anton Simenioviç Makarenko - Pedagogu i Madh Ukrainas

Postby Laert » 17 May 2010, 19:10


Makarenkoja ishte dhe mbeti idoli im qysh ne adoleshencë. Per ta kuptue ma mire Makarenkon duhet patjeter me lexue kryevepren e tij, ''Poema Pedagogjike'' gja qe keto libra i kam ne shtepi te blera para 30 vjetësh dhe per mua mbeten kryevepra te kultures pedagogjike boterore.
Kontributi i Makarenkos ne pedagogjinë ruse duhet pare ne shpirtin praktik dhe ne ate kombinim vizionar. Nese nje nga keta hallkat nuk perfillen atehere deformohet deri ne degjenerim kryevepra pedagogjike e Makarenkos. Ky e shpagoi kete teori me likujdimin fizik qe i bene auotirtet famekeqe te KGB-es. Vrane babain e edukates se njerzve te braktisun nga plaget familjare. sociale te nje shoqerie qe kishte dale prej nje revolucionit tej te dhunshem bollshevik, ku shtresa ma vitale e shoqerise femija ishte goditur ashper. Dhe Makarenko merrej me ane te studimit te tij me Kurimin e kesaj plage. Dhe dha rezultate te shkelqyera per shoqerine rus. Ky mbetet i perjetshem ne mendjen dhe zemren time.



Makarenko e meriton te quhet nje institucion jetimor ne Shqipni, per arsyen e nje shprehje mirenjohje per ket burre ukrainas qe dha jeten per EDUKIMIN, MIRRERITJEN DHE SHPETIMIN NGA E KEQJA E NJE GRUPE TE MADHE FEMIJESH TE BRAKTISUN NGA FATKEQESITE E LUFTES BOOLSHEVIKE DHE E FAMILJEVE DRAMATIKE.

MEGJITHATE PAS VDEKJES AUTORITETE ISH SOVJETIKE E KANE NGRITE NE PIEDESTAL ME ANE MUZEVE, SKULPTURAVE, LIBRAVE TE SHUMTA, ETJ...

Por nuk ban qe te harrohet e te mbetet si nje relike muzeale, por te jete nje burim frymezimi per Edukimin e brezave, qe gati ne gjithe boten ashte lane menjane kjo pjese vertebrale e shoqerise per fatin e shemtuem te tyne.



U pregatite nga Bep Martin Pjetri me një Mirënjohje të thellë ndaj këtij korifeu ukrainas të Edukatës së Fëmijve të Braktisun nga Fatkqësitë e Jetës në vitet e para të Revolucionit të Dhunshëm Bollshevik.

Unë qysh adoleshentë i kam dashurue thellsisht dhe kam blerë librat e gjeniut të Botës së Fëmijve tragjik si;

- Poema Pedagogjike
- Libër për prindërit
- Leksione seksuale për prindërit

Që për mue ishin këto libra udhërrëfyese të adoleshencës tem në edukatën teme dhe ishin vepra e karakterit Traktat Pedagogjike gati sikurse vepra madhore "Emili" i Zhan Zhak Rusoi, një nga kryengritsit e Rilindjes Pedagogjike në botë. "Emili" asht traktat pedagogjik shkencor


Në shqip nga Bep Martin Pjetri
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

Anton Simenioviç Makarenko - Pedagogu i Madh Ukrainas

Postby Laert » 17 May 2010, 19:11



Autorët e shkrimit
Andrei Moisenko dhe Aleksandër Milkus
12.3.2003


U shfrytezue puna e G. Hilliga, OV Alekhino dhe materialet e Muzeut ''Makarenko'' (Moskë).

Kriminaliteti i femijve ruse te braktisun pas shembjes se dyfishte të asaj: perandorise cariste ruse si dhe ideologjia komuniste.
Ja se cfare shkruen dy intelektualë rusë sot per te:

Historia e fëmijve fatkeq të përshkruem me aq respekt e dashni nga Anton Makarenko në ditarin e tij:’’Poema pedagogjike’’
Makarenko i shnderroi qindra fëmijë në njerez te dobishem te vertete per shoqerine ish sovjetike. Makarenko ishte një drejtues i talentuem i femijeve krimiela e hajdutësh, ….




Duke i analizuar vepren e Antonit me kohën e atehereshme me atë te tashmen dallon ndryshime te medha.
115 vjet më parë u lind mësuesi më i shquar i tokës ukrainase Anton Makarenko.
Autorët Andrei Moiseenko, dhe Aleksandër Milkus, janë burim i përdorur i mirëfilltë literature nga G. Hilliga, apo autori OV Alekhino dhe materialet e Muzeut ’’ Makarenko’’ në Moskë në artikullin e datës 12 mars 2003
Rusia, vitin e kaluar(2002), kishte të njëjtin numër të fëmijëve të rrugës dhe jetimët sociale - fëmijët të kanë braktisur në fatin e tyre nga prindërit e tyre, si në Rusinë Sovjetike pas Luftës Civile - Bolshevike arriti të ndeshet me problemin për dhjetë vjet – 1992 - 2002.
Mësuesi i famshëm të asaj kohe, themeluesi i një prej komunave më të suksesshme për fëmijët e rrugës ishte Anton Makarenko.




Në bazë të metodave të edukimit siapas parimi Makarenko thjesht verej se ka punuar me ndershmëri. Në koloninë(Konvikti i riedukimit të fëmijve jetim të braktisun dhe kriminelë) rurale në Poltava brenda dy viteve një mësues i quejtun Anton ka krijuar një fermë blegtorale fitimprurës. Nxënësit marrin 04 deri 58 rubla ari në muaj. Në vitin 1928, Anton Semenoviç ka drejtuar institucionin e fëmijëve pranë Kharkovit në Ukrainë. Në fakt, ai tashmë kishte një fabrikë.


Makarenko kishte ket synim:

- Prodhimi duhet të përgatiste punëtorë të afte per nje të ardhmen ne marrjen e profesioneve;
- Duhet të prodhojnë mallra me pakicë për tregun e Bashkimit Sovjetik. (due ta specifikoj se u prodhonin edhe ushqime e materiale ndërtimi si punime druri, metali,…edhe për nevojat e institucionit. – Pra ishte që të vetfinancohej.)

- Zgjedhja e kompletit elektrosverlo, i lëvizshëm nga lloji i prodhuar nga kompania austriake. Më vonë, në komunën nisën të tërheqin vemendjen e kamerave të para shtetnore sovjetike . Në vitin 1934 ishte fitimi i konviktit shuma e 4,5 milion rublave.( që zgjoi interesin e shtetit dhe organizatave shoqnore për arritjet polivalente të mahnitëshme nga organizimi, përkushtimi i Makarenkos në harmonizimin e binomit edukativ; Mësim dhe Punë. sh.im B.M.P.)

- Vetëm disa fëmijë të konviktit nuk mundnin të punonin në uzinë. Makarenko ka nxjerre punëtorë të kualifikuar, inxhinierë e menaxherë. Në çdo lojë qe i sajonte për femijte i veshtronte dhe i pikaste talentin e tyre, dhe i caktonte ne ato profesione sipas talenteve te tyre ne procesin e pregatitjes profesionale.. Dhe vetëm atëherë ajo ishte e vendosur në pajtim me prirjet e tyre - në vizatim, në planifikim, ose në fushën e tregtisë duke e punësue në një dyqan komercial.

- Çështjet e përfshira në listën e pagave në këshillin e kolonisë, në të cilin, përveç Makarenkos ishin udhëheqësit e ekipeve të të rinjve. U mbikqyrëshin për çdo gjashtë muaj ritmi i arritjeve në sensin pozitiv në veprimtarinë prodhuese të konviktit.



- Së pari nga të ardhurat për të mbajtur keshillin drejtues te konviktit me përmbajtjen e kostos minimale për strehim, ushqim, të veshjeve të detyrueshme;

- Një e katërta do të zbritet për mirëmbajtjen e anëtarëve të rinj të konviktit;

- Një e katërta - Banka e Kursimeve;

- Një e teta e të ardhurave depozitoheshin në Fondin e ndihmës reciproke që përdorej për:
-bursa për të cilët shkuan për të studiuar në universitetet dhe shkollat teknike,
- granti "talent", të cilët dëshirojnë të lënë koloninë(Shtëpinë e Fëmijës),
- organizimin e udhëtimeve dhe të aktiviteteve kulturore;

- Nje pjese e mire e të ardhurave u jepeshin djemve në duart e tyne për shpenzime për qejfë.

Natyrisht, një sistem i tillë e "barazimit" të sistemit sovjetik nuk mund të durohej gjatë. Shpejt të gjitha punonjësit që merreshin me edukimin dhe instruktimin e fëmijve jane kthyer në një punë me një pagë të varfër. Anton Makarenko, drejtor i kolonisë i emëruar nga seksioni i arsimit dhe seksioni i bujqesisë mëpasë do të zbohej nga puna.




Makarenko u lind në vitin 1888 në krahinën Kharkovit të Ukrainës. Ai u diplomua në kurset e mësuesve në Institutin Pedagogjik ''Poltava''. Makarenko ishte autor i 60 artikujve shkencorë në gazeta dhe libra, duke përfshirë " Poema Pedagogjike ", "Lista e flamujve të kullave," mars 1930 "," Libër për Prindërit', " Adoleshentët e vështirë'' etj. Në vitin 1920 - 1935 ka udhëhequr nje koloni femijesh ne Ukrainë për fëmijët e rrugës, të braktisun, jetima.




Në vitin 1930 qeveria i shpalli armiqësi te heshtur dhe lufta me " Makarenkon përfundoi me vdekjen e tij të papritun, në rrethana misterioze.. Makarenko vdiq më 1 prill 1939.
Varrimi i tij u ba nën një hetim të madh nga policia sekret e hebreit Laurent Berja.




Në përvjetorin e Makarenkos u përgatitë botimi i plotë si " Poema Pedagogjike ". ''Komsomolskaja Pravda''( ''E verteta Komsomolska'' – Gazeta e Organizatës së Rinisë Sovjetike. Akoma ekziston kjo gazetë e ish Rinisë Komuniste Sovjetike edhe sot që asht e shpërbame në shtete dhe në sistem tjetër politik - sh. im B.M.P. )citonte për herë të parë nga libri qysh në kohën sovjetike:
"Metodika e edukimit është diçka që mund të vij vetëm nga përvoja, por Edukatori ynë kurrë nuk ka ndërtuar mbi logjikën e metodikës, por gjithmonë mbi logjikën e predikimit moral, por kohët e fundit nuk ekziston logjika as morale, as ajo psikologjike dhe as ajo abstraktja apo ajo idealja.
"Unë gjithmonë përpiqem sinqerisht për të kuptuar teorinë e edukimit (ka një teori e edukimit të personalitetit komunist. - Ed.), por me linjat e saj të parë, unë menjëherë jam përpjekë të depërtoj ... dikush në fakt nuk kishte bërë të paktën një listë e simptomave të këtij personalitetit të edukimit komunist ... "
"Unë nuk mund të kuptoj si ndodhi që rëndësia e madhe praktike për çështjen e edukimit të miliona fëmijëve ... zgjidhet me një histeri të thjeshtë, të errët në sytë e të gjithëve.(pra të degjenerohet sistemi edukativ i fëmijës në tanësi deri në braktisje të edukatës dhe fëmijve, duke ja lenë vendit kaosit që produkton prerogativa të randa kapitale për shoqërinë. sh.im B.M.P.) "




''В самой колонии мы никогда не употребляли таких слов, как «преступник», а наша колония никогда так не называлась.
А.С. Макаренко
''Në konviktet tona të madhe, kurrë nuk kemi përdorur fjalë të tilla si "kriminelë", dhe institucionet tonë kurrë nuk u quajtën kështu edhe pse kishim mbledhë nëmes tyne fëmijë kriminela.''
A.S. Makarenko


Drejtori i Qendres per Femije ‘’Makarenko’’, Vladimir Morozov thotë se mësuesi i akuzuar për pedofili vazhdon ende të punoji: ’’Ende vazhdon trashëgimia e perestroikes(në marsin e vitit 1985 nisi epoka sovjetike e reformimit të ekonomisë dhe e politikës nën drejtimin e Mikhail Gorbachov, ku shteti dhe rrjedhimisht shkaktoi kaos dhe u shpërdorue nga pjesa e shëmtuem e shoqërisë sovjetike. Sh. im B.M.P.) ne sjelljet imorale te shoqeris ndaj femijve te braktisun":

- Është thënë, se Ljubova Orlova ashtë një edukatore lezbike dhe bashkëshorti i saj, Aleksandrov asht homoseksual. Një Makarenko bohem(një stil jete jo sipas rregullave morale ortodokse, liberal sh.im B.M.P.) nuk kishte asnjë marrëdhënie morale të palejueshme në punë e kudo. E pra, imagjinoni atëherë pse Anton Seminioviç Makarenko ja kushtonte ditë të tana të jashtëzakonshme për të shkruar letra shumë të gjata dashurie për gruan e ardhshme të tij, Galina Sal'ko?

U pregatitë nga Bep Martin Pjetri me dashuri të thellë e përulje ndaj legjendës të kujdesit ndaj fëmijve rusë fatkeqë.
Madhështi e Makarenkos ishte te përkushtimi edhe shpirtnor. Dhe nuk ishte rrogtar sikurse janë nëpër këto institucione që lypin racionalitet në sjellje dhe përkushtim human.
Nëntitujt u hartuen nga vetë autori Bep M.Pjetri
Me 27 prill 2010
Artikulli u morë prej gazetës ''Правда Комсомольская'' - "Pravda Komsomolskaja" - ''E verteta e Komsomolskëve''
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

Anton Simenioviç Makarenko - Pedagogu i Madh Ukrainas

Postby Laert » 04 Dec 2010, 21:02













E pregatiti me kënaqsi e pa prejtesë Bep Martin Pjetri
Më dt. 4 dhjetor 2010
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

Anton Simenioviç Makarenko - Pedagogu i Madh Ukrainas

Postby Laert » 04 Dec 2010, 22:56








U pregatitë me kënaqsi e përkushtim nga Bep Martin Pjetri
Më dt. 4 dhjetor 2010
U morrën nga siti rusë; http://makarenko-museum.narod.ru/lib/el ... zov_02.htm
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

Anton Sjemjonoviç Makarenko - Pedagogu i Madh Ukrainas

Postby Laert » 06 Dec 2010, 17:41


Anton Sjemjonoviç Makarenko - Анто́н Семёнович Мака́ренко (1) lindi më 13 mars të 1888, në qytetin e Bjellopolje Sumskogo të provincës(krahinës) të Kharkovit të Ukrainës dhe vdiq më 1 prill të 1939 në stacionin Golitsino afër Moskës. Ai ishte edukator sovjetik dhe shkrimtar.
Dëshmia e njohjes ndërkombëtare të kontributit pedagogjik të A.S. Makarenkos ashtë mësuar në vendimin e UNESCO-s të vitit 1988 në lidhje me të katër mësuesit të përcaktuar si veprimtar të pedagogjisë të shekullit XX-të si - John Dewey, George Kershenshteyner, Maria Montessori dhe Anton Makarenko [1].




Makarenko lindi më 13 mars të 1888, në qytetin e Bjellopolje Sumskogo të provincës(krahinës) të Kharkovit të Ukrainës në familjen e një punëtori hekurudhash. Ai kishte një vëlla ma të ri se vedin të quejtun Vitali, që kreu shkollën për oficer.

Kronologjia e veprimtarisë


* Në vitin 1897 u regjistrua në shkollën fillore pranë ndërmarrjes hekurudhore.
* Në vitin 1901 familja e tij u transferue në Krjukog, të periferisë të Krjemjençug-ës.
* Në vitin 1904 u diplomua në kolegjin katër vjeçar të Krjemjençug-ës dhe kreu kursin një-vjeçar pedagogjik deri në vitin 1905.
* Në vitin 1905, nisi punën si mësues në shkollën hekurudhore të fshatit Krjukov dhe në stacionin Dolinskaja.
* Në periudhën e vitetve 1914 - 1917 mbaroi studimin në Institutin Poltava të Mësuesisë, ku ai u diplomua me nderime. Teza ishte shumë "delikate" për të si - "Kriza e pedagogjisë moderne."
* Në vitin 1916 u mobilizue në ushtri, por duke kenë shëndetligë e larguen.
* Në vitet 1917-1919 ishte në krye të Shkollës Hekurudhore të Krjukovski-t
* Në vitin 1919 shkoi në Poltava.

Në Gubnarobraza të qytetit të Poltav u ngritë një koloni (konvikt riedukimi) për fëmijë të mitur delikuentë(fëmijë rrugash kriminela dhe jetima) në fshatin Kovaljovka, pranë qytetit Poltava, në vitin 1921 dhe u quejtë kolonia ‘’M. Gorki’’. Në vitin 1926 u transferua kolonia në manastirin Kurjazhski pranë Kharkovit(Харьковом), ku Makarenko-ja ishte ngarkuar drejtor i kolonisë prej vitit 1920 deri në vitin 1928 dhe prej tetorit të 1927 drejtoi punën në komunën e fëmijëve të quejtun me emnin F.E.Xherzhinski (Фе́ликс Эдму́ндович Дзержи́нский - Feliks Edmundoviç Xherzhiński- shef i shtetit për ministrinë e luftës kundërkrimeve dhe sabotazheve në ish BRSS ), komune në periferi të Kharkovit, në të cilat për arritjet në fushën pedagogjike, Makarenko u nominue pranë figurave ma të famshëm të Bashkimit Sovjetik dhe të kulturës pedagogjike botërore.







Që në verën e 1935 ka punuar ai në Kiev në postin e zëvendës shefit të Kolonive të Punës pranë institucionit të NKVD(Ministria e Brendshme) të BRSS-së. Njëkohësisht për një periudhë kohore ka drejtue pesë koloni të punës në Brovaraj.
Ai shkoi në vitin 1937 në Moskë, ku u morrë kryesisht me veprimtari letrare, shoqërore dhe shkencore. Në fillim të 1939, ju dha urdhri i Kuq i Punës. Në shkurt të vitit 1939 Makarenko paraqiti deklaratën e pranimit të kandidatit për anëtarësim në ВКП (prej viteve 1925—1952 quhej Partia e Përgjithëshme Komuniste(Bollshevike) — Всесоюзная коммунистическая партия (большевиков - sh.im B.M.P.), i cili mori Teserën e Partisë nga Komiteti i Partisë të Bashkimit Sovjetik për Shkrimtarët në mars të vitit 1939.





Papritmas vdiq në një tren të udhëtarëve te stacioni Golicino (Голицыно)( stacioni hekurudhor i Bjellorusisë) më 1 prill 1939. Ai u varros në varrezat e Novodevichy(Varrezat në Novodevichy ashtë një nga vendet me varreza të njërzve ma të famshëm në Moskë. sh.im B.M.P.).






Në vitin 1914 dhe në 1915 ka shkruar subjektin e parë dhe ja dërgoi atë Maksim Gorkit. Ai e vlerësoi si një krijimtari të dobët të subjektit nga aspekti i figurave letrare. Pas kësaj, Makarenko për trembëdhjetë vjet nuk e preku pendën me dorë, por i ruejti në fletoret e tija të para letrare.
Pas vizitës së Gorkit në koloni e këshilloi Makarenkon që t’i kthehet punës letrare. Pas librit mbi komunën e Xherzhinskit "Marshi i vitit 1930" në vitin 1932 dhe "FD - 1" në vitin 1932 ka përfunduar Makarenko korpusin e librave kryesore. "Poema pedagogjike" në vitin 1935.
Në vitet e fundit të jetës vazhdoi të punonte Makarenko mbi veprat e artit si; "Flamuj mbi Kullat" në vitin 1938 dhe shkrime autobiografike me tregime si "Nderi" gjatë viteve 1937-1938, apo një roman "Brezi" që nuk arriti ta përfundonte. Përveç kësaj, ai vazhdon në mënyrë aktive të zhvilloi metodologjinë e mësimit dhe të edukimit në përgjithësi, të cilat i materializoi në një seri artikujsh. Në vitin 1936 ai botoi veprën e tij të madhë shkencor dhe pedagogjik si librin "Metodologjia e organizimit të procesit mësimor." Në fillim të 1937 del në dritën e botimit pjesa e parë e "Librit për Prindërit." Në veprat, Makarenko shprehu përvojën e tij të mësimdhënies dhe pikëpamjet pedagogjike.




Aktivitetin dhe punën e edukatorit Makarenko e përgëzuan personalitete si L. Aragona, A. Barbjusa, D. Bernalla, W. Bronfenbrenera, A. Vallona, B. Gallja, A. Zegers, J. Korçaka, S. Frene dhe figura të tjera të kulturës dhe të arsimit.



Makarenko –ideja ("makarenkovedenii") është themeluar në vitin 1968 në Gjermani për studimin e trashëgimisë Makarenko.
- Qendra Kërkimore e Pedagogjisë krahasuese në Universitetin e Marburg-ut nuk kishte botue asnjë nga veprat e Makarenkos në gjermanisht edhe pse në rusisht ishte e çensuruem, me shkurtime. Në 1982, pas shtatë vëllimeve të botuem u ndërprenë [2].



Në vitin 2003 në Moskë u botue edicioni i parë i kryeveprës “Poema Pedagogjike” pa shkurtime, pa çensurë. Redaktorja ishte Svjetllana Sergejevna Nevskaja, punonjëse e Muzeut të Hulumtimeve shkencore të Trashëgimisë Pedagogjike të Makarenkos.




Pasuesit e Makarenkos

Metoda për kritikën e sistemit Makarenko ishte dhe është ende edhe sot sepse ky sistem aktual në Rusi është me sa duket në gjendje të punojë edhe vetëm me pasuesit e krijuesit Makarenko. Kjo është kundërshtuar nga vitet e aktivitetit të suksesshëm të një numri të pasuesve të Makarenko.

Ndër pasuesit më të famshëm të Makarenkos ishte nxënësi i tij që quhet filiza e parë Sjemjona Afanaseviça Kallabalina - Семёна Афанасьевича Калабалина [1903-1972] dhe gruaja e tij Galini Коnsтаnтinовni - Галину Константиновну [1908-1999] [4] si personazh i librit "Poema Pedagogjike" si dhe Sjemjon Karabanov dhe Galina Podgornaja dhe A. G. Javlinskovo (1915-1981), [5] (babai i shquar, i politikanit aktual i viteve 2010 rusë Grigori Aleksjeviç Javlinski(dl.1952) - Григорий Алексеевич Явлинский).

Në mesin e pasuesit të Makarenkos nuk janë ma nxënësi i tij i fundit si prof., Ph.D. VV Kumarina(В.В.Кумарина) [1928-2002] (ku gjatë jetës tij filloi me implementimin e suksesshëm të modelit të Makarenkos në një jetimore në rajonin Vladimir. Dhe pastaj ka punuar në Rusi dhe Ukrainë, ku vazhdoi të merrej me sistemin e Makarenkos), G.M Kubrakova (Kazakistan) dhe të tjerët .


Shënime

1. ↑ Cituar nga Korablljova T.F. Aspektet etike - filozofike e teorisë së edukatës kolektive A.S.Makarenko. Autorë kandidat i shkencave dis. ... kandidatë i shkencave filozofike. M., 2000, f. 3.
2. ↑ Gesammelte Verke(Werke), («Marburger Ausgabe »), redaktor L. Froese, vol. 1-5, 7, 9, Ravensburg-Shtutgart 1977-1982.
3. ↑ A.S. Makarenko “Poemë Pedagogjike”. Epilog
4. ↑ Kallabalin S.A., Kallabalina G.K. Fjala e mësuesit dhe vetja jonë
5. ↑ A.G. Javlinsky (1915-1981). shënim i shkurtër biografike


Shih edhe këto shkrime

* Makarenko dhe vëllai Vitali Sjemjonoviç.,
* Kharkovit dhe uzina e ndërtimit të makinave "FED"
* Bashkëpunimi pedagogjik
* Pushteti i fëmijve
* Kolonisti – Fëmijt e Shkollës së Riedukimit


Literatura

* Shkrimtarë rus. shekullit XX. Fjalor bibliografike. Në dy pjesë. Pjesa 2: M - M. - Ja.: Arsimi, 1998. - S. 6-8. - ISBN 5-09-006995-6
*A. S. Makarenko – Ese Pedagogjike në 8 vëllime. - Moskë: Edukata, 1983-1986. - T. 1-8.

* A.A. Frolov dhe A.S. Makarenko në Bashkimi Sovjetik, Rusia dhe bota: Historiografia e eksplorimit dhe zhvillimit të trashëgimisë së tyre (1939-2005 vjet, analizë kritike.). - Nizhni Novgorod(qytet i ri – në shqipë dhe nodhet në rrethin e Shën Petërsburgut – sh.im B.M.P.): Akademia Shtetëror Izd-Vollgës Vyatka, 2006. - ISBN 5-85152-546-0

Emërtimet e rrugëve, institucioneve në të gjithë ish BRSS

* Muzeu Pedagogjikë Makarenko, 121170, Moskë, Rruga ‘’Pokllonaja’’. 16
* Site të dedikuar Makarenkos, arkivi elektronik të veprave të A.S.Makarenkos
* Qendra për Arsim №656 A.S.Makarenko SAO Moskë
* Rendi me emnin A.S.Makarenko
* Universiteti Shtetëror Pedagogjik në Sumi(qytet në Ukrainë) me emnin A.S.Makarenko (Sumi, Ukrainë)
* Laboratori i Kërkimeve, "Arsimore pedagogjike të A.S.Makarenko (Nizhniy Novgorod GPUn-shkurtim i tre fjalëve rusisht - ГПУ-НИЖЕГОРОДСКИЙ ГОСУДАРСТВЕННЫЙ ПЕДАГОГИЧЕСКИЙ – Universiteti Shtetnor i Nizhni Novgorodit- sh.im B.M.P.). * "Chi«Птенцы Куряжа»:: të gjitha zhanret e pedagogjisë Makarenko (për jetën moderne të sotmen në koloni ‘’Makarenko’’ të kurjazhskoi-t (qytet Kurjazh në rajonin e Kharkiv - Харьковская)
* Në konkursin e IV- të ndërkombtar të Instituti Pedagogjik “A.S. Makarenko tyre. Makarenko (themeluar në vitin 1960 në Havanë, Kubë f.) Biblioteka Qendrore “A.S. Mkarenko” Novosibirsk.
• Biblioteka e “A.S.Makarenko Semenovich Anton në Nizhni Novgorod.
Shkolla № 1.”Makarenko”(f. Bazarkurgan, Kirgizija)
"Shkolla-Lice» № 3 e УВК(Учебно-воспитательный – комплекс – sistemi arsimor shkollor) “Makarenko” në qytetin Simferopol)
Mikro-rajoni Makarenko në qytetin Oskol Stari.

Rruga “Makarenko” qytetin Soçi.
Rruga “Makarenko” në Moskë.
Rruga “Makarenko” në Shën Peterburg
Korsia “Makarenko” në Shën Peterburg, rruga “Makarenko” në
Perm, rruga “Makarenko” në Severodvinsk, rruga “Makarenko” në Tula, rruga nëNovocherkassk, koloni “Makarenko” në Kurjazhskaja, rajoni Kharkovit, fshati Podvorki.


U pregatitë me përkushtim e mirënjohje nga Bep Martin Pjetri
Nëntitujt u hartuen nga Bep M.Pjetri
Punoi Bep M.Pjetri me dashuri të madhe për themeluesin dhe kontribuesin e edukatës njerzore ndaj fëmijve fatkeq.

Më 6 dhjetor 2010
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10


Return to Letersia boterore

Who is online

Users browsing this forum: No registered users and 1 guest

cron