Letra dhe lapsi nje misherim i vargut ku letrari le gjurme ne historine dhe legjenden e nje kombi.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 61 postime · Faqe 5 prej 7 · 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7
Ismail KADARE dhe ENVER HOXHA, ELENA GUSHO, KADRIE, SHAHIN
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4543
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Neo-osmanizimi pas 1991 dhe antieuropianizimi i akademisë shqiptare, i presidentve shqiptar me në krye Sali Berisha dhe Ilir Meta

Identiteti evropian i shqiptarëve
Ismail Kadare

Programi kryesor i perandorisë osmane, misioni i saj i shpallur ishte pushtimi dhe shkatërrimi i Europës mbarë.

Gjergj Kastrioti Skënderbeu, heroi kombëtar shqiptar, përmendja e të cilit ishte e ndaluar në Shqipëri për pesë shekuj(jo 500 vjet Kadare, por plot 433 vjet - u shtue prej Bekim Thuprës), për shkak të sundimit otoman, u bë së pari një mit europian, (mbi një mijë vepra historike e artistike, të shkruara për të), përpara se Europa t’ia rikthente Shqipërisë në shek. XX.

Letërsia pedofile osmane

Lufta për zbehjen e identitetit shqiptar dhe zëvendësimi me atë otoman, ishte e lodhshme dhe e përditshme. Perandoria, ashtu si kudo në Ballkan, u përpoq të krijonte të tjera zakone, stil, vese, arkitekturë, veshje, muzikë dhe letërsi. Diku ia dilte e diku kurrsesi. Letërsia e bejtexhinjve, për shembull, njëfarë brumi i përzier shqiptaro-turk, u thye përfundimisht, si një sajesë prej qerpiçi prej murit hijerëndë e monumental, ndonëse të ftohtë, të traditës së letërsisë dygjuhëshe shqiptaro-latine.
Gjatë kohës së komunizmit u bënë shumë përpjekje për ta rehabilituar këtë letërsi me qëllimin meskin për t’ia kundërvënë letërsisë tradicionale mesjetare, sidomos asaj katolike, që regjimit nuk i pëlqente kurrsesi. Mirëpo kur studiuesit e morën nëpër duar, e panë se përveç që ishte qesharake nga niveli, ajo ishte thellësisht e pamoralshme.
E paraqitur kinse si letërsi me probleme shoqërore-klasore e erotike (me gjasme tepër e guximshme për kohën), u pa se si ana shoqërore, si ajo erotike, ishin tepër të dyshimta. Kjo e fundit, për shembull, s’ishte aspak erotizëm normal, por i mbushur me motive ashikësh e dylberësh. Gjer këtu edhe mund të pranohej, madje mund të quhej tepër e përparuar, për të mos thënë që Shqipëria mund ta paraqiste sot si dëshmi të habitshme të vizionit të saj të emancipuar për homoseksualizmin, dy shekuj përpara Europës së sotme! Por kjo punë ishte më e ndërlikuar. E ashtuquajtura letërsi erotike, në një pjesë të madhe të saj s’ishte gjë tjetër veçse bejte dhe lavde për pedofilinë. Ne i dëgjojmë këto këngë ende sot, por shtiremi sikur nuk i marrim vesh ç’thonë. Ato gjëmojnë disa herë nëpër lokalet e natës, madje, në programet televizive, e ne prapë shtiremi se nuk i kuptojmë.
Mjafton njëfarë përqendrimi në këto tekste e këto melodi, mjaftojnë dëshmitë e shkruara të kohës, për të kuptuar se cili është thelbi i kësaj nënkulture, të futur kontrabandë, nën pasaportën e artit popullor. “Çunat e vegjël”, adoleshentët, dylberë me shallvare mëndafshi e vetulla të hequra, nga njëra anë dhe ashikët e moshuar, “lalët” me mustaqe, që psherëtinin të dergjur për ta, nga ana tjetër, ishin personazhet kryesore të këtyre idileve të neveritshme.
Ende nuk dihet nga kishte buisur kjo kundërkulturë, që jo vetëm me shqiptarët, por me asnjë popull ballkanas s’kishte lidhje. Në thelb ajo bartte brenda saj një program të fshehur zhburrërimi e zvetënimi moral të pashembullt. Nuk duheshin veç disa breza “çunash” e “lalësh” të tillë që jo liria, por vetë ideja e lirisë të perëndonte përgjithmonë.
Kundër kësaj lyre që s’dije ç’emër t’i vije, u ngrit Rilindja Kombëtare Shqiptare. Me programin e saj të qartë europianist, me kthjelltësinë e mendimit, strategjinë burrërore dhe idetë iluministe, ajo e mënjanoi si një rreckë atë kinse kulturë që po rrihte t’i zinte frymën Shqipërisë.
Pas tërheqjes së shtetit osman nga gadishulli, lufta midis identitetit të lodhur shqiptar dhe këtij kinse identiteti lëngaraq, u duk se do të përfundonte shpejt. Ky i fundit s’e kishte më përkrahjen e shtetit pushtues, kurse identiteti shqiptar, si një luan i zgjidhur nga zinxhiri, dukej se mund të fshinte çdo pengesë që do t’i dilte përpara.


Sali Berisha e Ilir Metës ulëritën; “E duam(Shqipninë – e shtova unë) si Europa, por e duam edhe si Azia” pas 1990

Mos vallë më 1990, kemi lëshuar britmën e gabuar “E duam Shqipërinë si Europa?” Mos vallë ajo duhej të ishte: “E duam si Europa, por e duam edhe si Azia”, ose “Hiç më pak se Azia?” Shkurt mos jemi ata që s’jemi? E gjithë kjo nuk është aspak për të qeshur. Përçartje të tilla, në ragt ë afrimit të portave të Europës, përpara se të ishin komike, janë thellësisht tragjike. Si të tilla, ato kërkojnë një përgjigje të qartë, serioze dhe pse jo, të prerë. Në raste të tilla parimi kryesor është se një popull është ai që është dhe s’ka nevojë as për pudër zbukurimi e as për blozë përçmuese.


Mërgata e Qyqeve me në krye Sali Berishën në botën islame pas 1992

…., le të sjellim ndër mend vitet e tranzicionit, ato që i mbajnë mend të gjithë. Fill pas dehjes së parë për Europën, madje mu midis dalldisjes për të, nuk u bë e qartë asnjëherë se çfarë e shtyu qeverinë e parë demokratike të bënte një lëvizje kundërthënëse. Krejt si një shpend i verbër, një dërgatë shqiptare fluturoi me avion për në Xhedal, fluturim pas të cilit Shqipëria u gdhi në Ligën Islamike.

Socialistët, Fatos Nano me grupin ortodoks dhe Edvin kristaq rama pro grekë e serbë heshtën para antarsimit islamik të Shqipnisë në Konferencën Islamikepara dhuratave e diamanteve

Opozita e majtë bëri njëfarë zhurme, kundërshtuese, që u quajt me të drejtë e pasinqertë, ngaqë kur ajo vetë erdhi në pushtet, nuk bëri asgjë për ta rishqyrtuar anëtarësimin ende të paratifikuar në Parlament. Kjo u shpjegua dymënyrash.
E para, se opozitës, së akuzuar, për shkak të liderëve të saj, si grekofile, i interesonte një ngjyrim i tejshquar islamik për t’u mjegulluar filogreqizmi i saj.
E dyta, hotelet e shtrenjta të Dubait, të shoqëruar, ndoshta, nga dhurata të shtrenjta, ishin mjaft joshëse gjithashtu për të majtën.
Kur u duk se, pas kësaj turbullire, njëfarë konsensusi u arrit midis dy krahëve kryesorë politikë, të djathtës dhe të majtës, lidhur me Europën, kur u duk se u kapërcye disi edhe xhelozia e secilës palë, që futjen në Europë ta kryente ajo e kurrsesi pala tjetër; shkurt, kur u duk më në fund se dritëza e shumëpritur në anën tjetër të tunelit po shfaqej, në vend të kthjellimit të strategjisë politike shqiptare, ca re të zeza e mbuluan horizontin.


Rexhep Qosja – antikatolicizmi dhe pro osmanizmit shqiptar

deklarim të akademikut nga Kosova, Rexhep Qosja. Thelbi i shkrimit të tij “Identiteti kombëtar dhe vetëdija fetare”, është përpjekje për të treguar se shqiptarët vetëm përgjysmë i përkasin qytetërimit europian. Sipas Qosjes shqiptarët s’kanë pse të shtiren si europianë, ngaqë ata “i takojnë qytetërimit islamik hiç më pak se qytetërimit të krishterë”.
I turbullt, i cekët dhe i pasaktë, akademiku bie në kundërshtim me veten dhe shkrimet e tij të mëparshme ku ai me të drejtë, ka qenë ithtar i vendosur i tezës se atdheu është një, e fetë janë tri, pra, nuk janë fetë ato që kushtëzojnë identitetin por tjetër gjë. E megjithatë, kur vjen puna për të vërtetuar europianizmin e munguar shqiptar, Qosja përdor pikërisht fjalët “islamik” dhe “i krishterë” thua se një shqiptar i krishterë mund të jetë europian, por një shqiptar mysliman, kurrsesi! Por keqkuptimet në shkrimin e Qosjes nuk janë vetëm këto. Përveç nervozizmit të papërligjur ndaj asaj tradite kulturore që ka qenë lidhur me katolicizmin e hershëm shqiptar, nervozizëm që nuk lë pa prekur mbajtjen e portretit të Nënë Terezës në institucionet e Kosovës, në këto shkrime spikat diçka e errët dhe e rrezikshme: ndarja e identitetit shqiptar.


Islamizimi osman i Shqipnisë pas 1944


Shtatorja e pashait osman në Tiranë – Ringjallja e Haxhi Qamilit - Karikatura e kohës
Imazh
Rrëzohet shtatorja e kanibalit sllavo-osman Enver Hoxha


Nostalgjia e tërthortë që po shfaqet sot tek ne për otomanizmin nuk është vetëm e habitshme. Ajo është në radhë të parë poshtëruese. E po ashtu fantazma e Haxhi Qamilit, që përherë e më shpesh shfaqet në trojet shqiptare. Shtatorja që iu ngrit në qendër të Tiranës, më 2001, një shefi otoman, i shpallur si kinse themeluesi i qytetit, ka qenë fyerja më e madhe për kryeqytetin e shtetit, për historinë dhe ndërgjegjen shqiptare. Vetëm një popull që nuk e meriton lirinë mund t’i ngrejë shtatore pushtuesit të vet.
Bashkia e Tiranës, e drejtuar në atë kohë “nga haxhiqamilët”, siç i cilësoi me të drejtë arkitekti Maks Velo, e ngriti atë shtatore natën dhe pa lajmëruar askënd, si keqbërësit. Banorët e pallateve rreth sheshit ku ajo ende ngrihet sot, e mbajnë mend njeriun që printe vallen rrotull shtatores atë natë. Ky njeri mban një nga postet më të rëndësishme në qeverinë e sotme.
Imazh
Rrëzohet shtatorja e diktatorit komunist antishqiptari Enver Hoxhës dhe ngrihet një shtatore e Sulejman Pashës në fund të 200 nga administrata e PD-ës të Tiranës me urdhër të ish presidentit Sali Berisha

Kjo shtatore është mishërimi i korrupsionit politik dhe moral të shkallës më të errët. Historianët e kanë shpallur të rremë këtë kinse themelues. Emri i Tiranës si vend vendbanimi, është shumë më i vjetër se koha e këtij pashai.


Neo-osmanizimi i vetëdijshëm i Shqipnisë dhe i Kosovës prej Sali Berishës, Ilir Meta dhe ish presidentve; Rexhep Mejdani dhe Bamir Topi si dhe prej Hashim Thaçit

Është një kontinent që shekuj më parë është quajtur Europë. Është një gadishull jugor i saj, ai më i ndritshmi dikur, dhe më i errëti pastaj, me emrin Ballkan. Ishte një perandori që u shfaq përbri, perandoria osmane, me një program e një ëndërr të mbrapshtë: të zhdukë nga faqja e dheut Europën. Ndodh kacafytja e madhe midis të dyve. Gjatë saj, perandoria e re i shkul së vjetrës gadishullin ballkanik, djepin e qytetërimit të saj. Pesë shekuj më pas, gadishulli në fjalë, në mes të të cilit ndodhet Shqipëria, shpëton nga kthetrat e osmanëve. Perandoria e tyre bie. Kthimi i Ballkanit te kontinenti nënë është i gjatë, i mundimshëm.
Dhe ja epilogu: popujt e Ballkanit, janë vënë në radhë përpara Portave të Europës. Përbri, është Turqia, bërthama e dikurshme e perandorisë së tmerrshme. Për 5 shekuj ka kujtuar se popujt ballkanas, pasi ia ka zhvatur Europës, po i çon si trofe, drejt kontinentit të vet. Por ç’po na shohin sytë? Një gjë tejet të pabesueshme. Ka vërtet një trofe, por jo ashtu siç është kujtuar. S’janë popujt ballkanas që Turqia po i çon si robër drejt Azisë, por përkundrazi, janë ata, që po sjellin si trofe një hanëme të vjetër: Turqinë.
Natyrisht që Turqia nuk është robinë, në kuptimin e mirëfilltë. Natyrisht që ajo po e kërkon vetë, madje me këmbëngulje të pranohet në Europë. Natyrisht që ajo, ndërsa lëshonte kërcënime e mallkime kundër Europës, fshehtazi joshej prej saj. Dhe ky ka qenë ngadhënjimi i madh i Europës.
Ana e fshehtë e historisë, shfaqet këtu në formën më tronditëse. Pyetja: kush u thye prej kujt, ngrihet me gjithë peshën e saj.
Dy rrjedha të historisë kanë ecur paralelisht. Në atë të jashtmen, perandoria osmane, godiste, fitonte, robëronte. Por në një rrjedhë të brendshme, të fshehtë, ajo goditej, humbte, robërohej.
Popujt e Ballkanit bashkërisht ishin aktorët e kësaj lufte. Ishin ata që, vit pas viti e shekull pas shekulli, bashkë me energjinë e tyre, bashkë me zyrtarët e lartë, gjeneralët, guvernatorët dhe aventurierët, që ia dhanë pa kursim, i ngjitën perandorisë joshjen europiane. Historia e pushtuesit të pushtuar, si në rastin e Romës me Greqinë, në njëfarë mënyre u përsërit.
Rrjedhimisht, asnjë nga popujt e Ballkanit nuk u thye. E aq më pak shqiptarët. Nëse ka pasur për ta një fat historik të paracaktuar, ai është i ndryshëm nga ai i ndërmjetësit.


Kosova – feja- pro-islamizmit dhe antieuropianizimit, krimi, korrupsioni kryeministror i Hashim Thaçit

Në çaste të vështira, popujve u ndriçohet mendja në mënyrë të ethshme. Një shekull më parë, në ag të shkëputjes nga osmanët, Rilindja Shqiptare e flakëroi mendimin shqiptar, duke hedhur idenë e harmonisë fetare në interes të lirisë e të kombit. Një shekull më pas, kundër propagandës serbe që këmbëngulte t’i jepte shqiptarët si turq apo aziatikë të ardhur vonë në Ballkan, dhjetëra mijëra të rinj myslimanë shqiptarë më 1981-shin e 1991-shin, kërkuan rrënjët e krishterimit të hershëm shqiptar, aspak për arsye fetare, por thjesht për të treguar se populli i tyre kishte qenë ngulitur në Kosovë shumë shekuj përpara sllavëve.

Është folur shpesh për atë pjesë të Shqipërisë që, ndonëse s’guxon të dalë haptas, është kundër Europës. Është folur për mafien dhe krimin e organizuar, që duke mos njohur komb e atdhe, s’kanë si të çajnë kryet për to. Është folur për politikanë të korruptuar, që ashtu si mafia tmerrohen nga ligjet e demokracisë e nga standardet e Ballkanit europian.


Ish Jugosllavia dhe shkombtarizimi i kosovarve prej fesë islame
Jugosllavia, kjo primadonë e “botës së tretë”, po i ofronte kësaj bote popullsinë më të padëshiruar të saj, shqiptarët. Ajo përpiqej që këta të ngjanin sa më pak europianë e aq më shumë afrikano-veriorë e aziatikë. Kështu, kur të vinte çasti fatal, që ajo e përgatiti me aq kujdes, t’i thoshte Europës, se ajo nuk po zhbënte një popull normal të këtij kontinenti, por një nënpopull.
E gjithë kjo ethe shkombëtarizimi shoqërohej nga propaganda për rrezikun e krijimit të një pyke të myslimanizmit në brinjët e Europës. Parashikoheshin skenarë ogurzinj me trekëndësha islamikë, me qendra terroriste, fundamentaliste, me xhihad version ballkanik etj., etj.
E gjithë kjo në pritje të çastit fatal, kur rebelimi shqiptar do të shpërthente. Ai rebelim do të paraqitej si luftë për islamin, e jo si luftë për liri. Si luftë kundër krishterimit serb e jo kundër krimit serb. Shkurt, si luftë kundër qytetërimit europian, në emër të një tjetër qytetërimi.


Haxhi Qamili/Sali Berisha antieuropian

Fill pas ardhjes së mbretit gjerman Vilhelm Vidit, i dërguari protestant i Europës, në vendin me tri fe, rebelimi i Haxhi Qamilit ishte një ogur i keq. I nisur si mllef kundëreuropian ai përfundoi në tërbim antishqiptar. Nën daullet dhe klithmat “Dum Babën!”, që do të thoshte, as më pak as më shumë: “Duam robërinë!” hordhitë e haxhiqamilistëve digjnin flamurin shqiptar, mbyllnin shkollat shqipe, masakronin nxënës e mësues, si dikur.
Ky rebelim egërshan u shfaq kështu befas si krah i armatosur i asaj dergjjeje të përgjumur shallvaresh e psherëtimash, që shqiptarët nuk e kishin marrë seriozisht.


Feja pas 1945

Është thënë me të drejtë se të tri besimet janë të barasligjshëm në Shqipëri. Duke mos qenë pengesë asnjëri, po aq mund të thuhet se asnjëri s’është lokomotivë që na tërheq drejt Europës. Në pengojnë, ata pengojnë të tre bashkë, e, në tërheqin, këtë e bëjnë të tre njëlloj.
Një shqiptar mysliman, është po aq i natyrshëm si shqiptar dhe si europian, sa një katolik, e po aq sa një ortodoks.
Në acarimet e shpesh në përpjekjet me turqit osmanë, shqiptarët myslimanë ishin në vijën e parë. Feja e njëjtë me pushtuesin, nuk ua mjegulloi idenë e lirisë. Bilbilenjtë, ata që në mënyrë aq të padenjë u përgojuan në Kuvendin shqiptar më 2006-ën, ishin një nga familjet martire, 13 djem oficerë të së cilës u varën brenda ditës nga pushtuesi me të njëjtën fé.
E njëjta gjë ka ndodhur me shqiptarët ortodoksë. Martirët e vijës së parë kundër trysnisë mizore të shovinizmit fqinj, ishin pikërisht ata. Papa Kristo Negovani, At Stath Melani, Petro Nini Luarasi, janë vetëm disa nga emrat e mëdhenj që feja e njëjtë me kundërshtarin nuk ua zbehu për asnjë çast idenë e lirisë.
Rexhep Qosja ka të drejtë kur thotë se nëse shqiptarët do të kishin ruajtur besimin fillestar, rikthimi i tyre në Europë do të kishte qenë më i lehtë. Por kjo keqardhje e tij, nëse mund ta quanim kështu, bie ndesh me këmbënguljen se gjysma jonë i përket ndërkaq qytetërimit lindor. Me këtë pranohet ngadhënjimi i vonuar i shtetit osman. Me këtë pranohet se në gjithë gadishullin ballkanik i vetmi popull që u thye, qoftë edhe përgjysmë, ishim ne.
Në qoftë se kjo do të ishte e vërtetë, ne do të ishim të detyruar ta pranonim. Por kjo, për fat, nuk është kurrsesi ashtu.
Siç u tha më lart, kombet nuk ndryshohen as nga pushtimet e as nga konvertimet.


Enver Hoxha dhe Haxhi Qamili – dy terrorista antikatolik antishqiptar

Procesi i europianizimit jo vetëm u ndërpre, por urrejtja kundër Europës, u bë baza e strategjisë komuniste. Kjo urrejtje ishte dhurata më e çmuar që komunizmi shqiptar u bëri jugosllavëve. Shqipëria u nda përsëri nga Europa, këtë herë edhe më tragjikisht.
Më 1947-ën, Enver Hoxha, të vetmen “sprovë historike” që shkroi ia kushtoi himnizimit të Haxhi Qamilit. Urrejtja kundëreuropiane u shkri me atë kundërshqiptare si trupi me hijen e vet.
Endrra jugosllave po njëmendësohej nëpërmjet Enver Hoxhës. Dhe ndodhi ajo që pritej, Europa e harroi Shqipërinë.
Me duar të lira tashmë, jugosllavët iu turrën identitetit shqiptar.


Ahmet Zogu reformoi me dhunë fenë islame

Mbreti Zog, i cili u ndesh me të, do ta kuptonte se një shtet shqiptar në Europë nuk mund të mbahej në këmbë jashtë zakoneve të kontinentit: aleancave, traktateve e gjeostrategjisë, me fjalë të tjera, jashtë kushtëzimit europian. Për ta përshtatur vendin me këto zakone të reja, ai e quajti të ngutshme nxjerrjen e ligjeve dhe dekreteve që rregullonin marrëdhëniet e të tre besimeve me shtetin. Merrej me mend që një vend të rëndësishëm do të zinin çështjet e besimit mysliman. Ndër to, kryesorja ishte ndarja e tij me çmërsin e shtetit të perënduar osman. Kështu ai nxori dekrete që disa herë u dukën tejet të guximshme e të parakohshme, si ai për ndalimin e qylafit turk për burrat, ose të ferexhesë për gratë. Dekreti i tij më befasues ishte ai i ndryshimit të lutjes në gjunjë. Duke u nisur nga një nyje e Kanunit të moçëm, që ndalonte rreptësisht rënien në gjunjë të burrave, e që një burrë të gjunjëzuar e quante të vdekur moralisht, mbreti, nëpërmjet Bashkësisë Islame, urdhëroi myslimanët shqiptarë të faleshin këndej e tutje pa e ulur dinjitetin shqiptar, domethënë në këmbë!
Dhe ashtu u bë. Mund të dukej se mbreti Zog, në përpjekje për krijimin e “myslimanit europian”, po kryente ca bëma që mund të dukeshin donkishoteske. Por s’ishte fare ashtu. Në të njëjtën kohë afërsisht, sado e habitshme të dukej, në Turqi, në bërthamën e ish-perandorisë së rroposur, po përparonte ideja e një “Turqie europiane”.


Flamuri i 28.11.1912
Po Flamuri i Dedë Gjo Lulit që e ngriti i pari pas 433 vjet pushtim osman; Pse e harron o derdimenë Smajl Kadare???

Me këtë mall tragjik për Europën e humbur, Shqipëria mbërriti në vitin 1912, vit i lirisë së saj. Më 28 nëntor u shpall pavarësia, dhe nga zgafellat e kombit u nxor flamuri i moçëm mbretëror me shkabë dykrenore, një nga emblemat e mëdha, e cila, prej botës romako-bizantine i kishte kaluar Europës e kishte zënë vend në qendër të heraldikës së saj. Kontinenti nënë, në një vrull fisnikërie ua njohu atë shenjë shqiptarëve. Por gjestet e Europës do të ishin më pas tepër të kursyera për ta.


Kishat katolike dhe osmanët

Programi kryesor i perandorisë, misioni i saj i shpallur ishte pushtimi dhe shkatërrimi i Europës mbarë. Merrej me mend se sa e egër do të ishte kjo perandori me trojet e porsapushtuara të kontinentit armik.
Dhe egërsia nuk vonoi. Pas nënshtrimit fizik nisi ai shpirtëror.
U lanë në këmbë kishat, por u ndaluan shkollat dhe gjuha e shkruar. Me sa duket qysh atëherë u kuptua se kishat, duke qenë dyllojëshe, katolike dhe ortodokse, ishin më pak të rrezikshme se gjuha, e cila ishte një. Shumë shpejt një besim i ri, do t’u shtohej të parëve, feja myslimane me xhamitë e saj.


Fati i katolikve shqiptar

Pas heqjes së ortodoksëve dhe myslimanëve, trupit skeletik të kombit, nuk do t’i mbetej veçse pakica katolike, e vetmja për të cilën ndonjë fqinj tjetër, ta zëmë Italia, nuk po tregonte ndonjë padurim gllabërimi. Por pakicës, sado rrënjëse të ishte do t’i gjendej zgjidhja. E bashkë me të do të përfundonte kështu problemi shqiptar.

U morë si fragment shkrimi:“Identiteti evropian i shqiptarëve një “sprovë”, një libërth i Ismail Kadaresë që arsyeton rreth Identitetit Kombëtar të Shqiptarëve. Shtëpia botuese Onufri, 2006.
Shënim;
Nëntitujt u nxorën nga përmbledhsi i shkrimit të Kadaresë Bekim Thupra
E enjte, më datën 7 qershor 2012


----------------------------------------------------------------------,,,,,,
Te hiqet monumenti i Sulejman Pashes ne tirane!

Marre nga gazeta shekulli:
Për Sulejman Pashën ka një keqkuptim të qëllimtë: atë e quajnë themelues të Tiranës, kur ky fakt nuk është i vërtetë. Tirana nuk u themelua në shek.XVII
Imazh
Maks Velo

Në fakt, ai nuk mund të quhet monument, dhe unë titullin, nuk dija si ta emërtoja.
Nuk dija dhe po hezitoja ta quaj, “…një farë shtylle bronxi me fytyrë njeriu”, apo “…një kolonë që ndalon keqas qarkullimin e makinave”, apo “…një belurçinë e ngritur nga mendjet e nxehta anadollake të disa ish-udhëheqësve bashkiakë”. Monument quhet një vepër e rëndësishme arti (skulpturë, mozaik apo kompozitë arkitektonike) e cila nderon një ngjarje historike apo figurë të shquar, e cila vlerësohet dhe respektohet, njihet nga të gjthë, dhe e cila bëhet një moment i rëndësishëm në kompozimin urban dhe një vepër e dashur për qytetarët.
Për mua ky “monument” nuk është vepër arti, aq më pak e rëndësishme.
Nuk nderon por e poshtëron shkollën tonë të skulpturës, e cila ka vepra si “Luftëtari Kombëtar” i Paskalit. Nuk po flas për autorin dhe ata që e aprovuan se atyre me doemos u ka pëlqyer, përderisa harxhuan tërë ato para të qytetarëve të kryeqytetit.
Ky “monument” nuk e nderon, por e poshtëron Sulejman Pashë Bargjinin.
Ky “monument” nuk respektohet dhe nuk vlerësohet nga qytetarët, asnjë njeri nuk mund t’i afrohet, nuk kam parë njeri që ta fotografojë, dhe aq më tepër asnjë nga kalimtarët nuk e njeh, asnjë nuk i hedh sytë, përveç shoferëve të shkretë të cilëve u del pa pritur dhe i pengon keqas. Monumenti shëmton tërë atë hapësirë dhe pengon rëndë qarkullimin rrugor dhe është bërë shkak për disa incidente rrugore.
Pyetja e parë që të vjen në mënd është se si mund të ngrihej ky monument dhe përse u ngrit në fshehtësi si një komplot kundër qytetit.
Ky u ngrit në fund të vitit 2000, në fund të qeverisjes vendore të kryebashkiakut Brojka, por përgjegjësit e vërtetë janë dy personazhe të tjerë, ish- nënkryetari Buron Kaceli dhe shefi i Kulturës Shaqir Rexhvelaj.
Më duhet të them se pati një valë osmanofile me emërtime rrugësh dhe sheshesh si dhe ngritje monumentesh, (në këtë kohë është ngritur edhe monumenti i Hoxhë Dalliut para medresesë, një vepër tjetër shumë e dobët e të njëjtit autor).
Sa për Sulejman Pashën ka një keqkuptim të qëllimtë: atë e quajnë themelues të Tiranës, kur ky fakt nuk është i vërtetë. Tirana nuk u themelua në shek.XVII, por njëmbëdhjetë shekuj më parë në shek.VI dhe për këtë dëshmon njësia e rëndësishme urbane me kishë, banjo dhe banesa, në përroin e Shëngjinit. Atëhere për ta injoruar këtë, gjetën shprehjen “Qytet urban” që nuk ka asnjë kuptim. Themelimi i një qyteti janë njësitë e para urbane, dhe ato janë të shek.VI.
Kjo është si të festosh përvjetorin e një njeriu duke filluar nga mosha njëzet vjeç. Këtë nuk e ka bërë njeri, po ja që e bëjnë turkoshakët tanë, haxhiqamilët e rinj. Sigurisht kjo ishte nën influencën e një politike të përgjithshme proislamike që u stimulua në periudhën 1992-1997, dhe që nuk është rasti ta analizojmë.
Të gjithë, aq më tepër shtetarët, mundohen ta shtyjnë sa më thellë në histori themelimin e një qyteze që më vonë zhvillohet në një qytet apo sikurse është rasti i Tiranës në kryeqytet. Për këtë vlejnë edhe një copë terrakotë apo një majë heshte. Por ja që ish- bashkiakërve tanë nuk u mjaftokërka edhe një kishë e tërë me dysheme me mozaik, dhe kjo për arsyen e vetme se është kishë.
Dhe këta janë kundër, paçka se Evropa ku duam të shkojmë është e krishterë.
Këta dhe ca të tjerë si këta, historianë, duan patjetër që themelimin e Tiranës t’ia atribuojnë pushtimit osman, prandaj edhe i ngritën monumentin Sul Mulletit.
Imazh

Dhe unë meqënëse e shoh nga dhjetë herë në ditë i bëra një poezi:
Tebdil hava
zabit zullum
turk me imam
derdimen Pasha
poture dollma
goxha jatagan
kobure ferman
tëpkë surrat
Burhan azgan
dalldi hesap
dembel rehat
vatan gjynah.

Të përpiqesh të ringjallësh epokën osmane, më të errëtën, më të llahtarshmen, nga e cila ky vend e ky popull doli më keq se nga komuniteti primitiv, mund ta bësh vetëm po të jesh tërësisht nën influencën e opiumit oriental. Se çfarë hoqi Shqipëria gjatë pesë shekujve është e tmerrshme vetëm ta kujtosh. Po shkruaj vetëm një fakt.
Për pesëqind vjet u ndërtuan 200 km. rrugë, kurse për tre vjet nga 1916-1918 Ushtria Austro-Hungareze ndërtoi 650 km. rrugë.

Jemi populli më i vonuar në Europë, më i varfri, më i çorganizuari, më i korruptuari, më i prapambeturi, që e kemi kaq të vështirë ta rimarrim veten. Edhe komunizmi tek ne ish i tillë, më i tmerrshmi në Europë se ish me veshje turkoshake.
Kujtoni poezinë popullore :
Mbeçë, more shokë, mbeçë
Përtej Urës së Qabesë.
…………………………..
Nuk ka poezi-esse historike si kjo, kënduar nga një popull i tërë për gjëmën që e zuri në letërsinë popullore ballkanase dhe botërore. Dhimbja kur lexoj këtë poezi më ngulet si një shtizë tejpërtej.
Nuk është një nizam shqiptar që u vra me tre plumba në kraharor, dhe sorrat e korbat e hanë në shkretëtirë, po është historia e Shqipërisë që u gozhdua në avullnajën e hapësirave osmane, dhe ky popull i vjetër e i krishterë u nda nga Europa.
Mbetëm atje tek Ura e Qabesë, prandaj nuk na pranojnë kaq lehtësisht në Europë.
Dhe këta turçelinj - turq me imam - vazhdojnë me ngulm të na thonë, se nuk jemi europianë.
Këto dy monumente, çuditërisht janë dy monumentet e parë osmanikë ngritur tek ne. As në kohën e mbretërisë as në kohën e komunizmit nuk pati një tentativë të tillë.
Prandaj i urrej dhe i dënoj këta Haxhi Qamilë modernë të kamufluar, që na ngrenë këto munumente sikur Tirana të ish Bagdad.
Edhe Enver Hoxha, megjithëse u angazhua personalisht për të lavdëruar figurën e banditit Haxhi Qamili (kanë të përbashkët një H-xh gërryërse), nuk guxoi të urdhëronte ngritjen e një monumenti të tij në Tiranë.
Kjo është e para shpatë osmane e derdhur në bronx, deri më sot. Asnjë nuk kish guxuar të ngrinte monumentin e një anadollaku. Dhe dredhia orientale është perfekt, “…ngritëm atë të themeluesit të Tiranës”, të thonë. Po atje përballë kemi një Pashë. Dhe me këtë duan të na identifikojnë. Dhe e kanë vendosur në aks të sekuestrit të Skënderbeut.
Vëndi i zgjedhur është më i keqi i mundshmi: në mes të kryqëzimit të dy arterieve të ngarkuara tej mase me lëvizje makinash në çdo kohë. I gjithë blloku bazament-skulpturë pengon seriozisht pamjen dhe ngatërron drejtuesit e makinave.
Kjo bën që asnjë këmbësor të mos mund t’i afrohet dot, kur dihet se rregulli i parë i monumenteve është që të jetë në një vënd të qetë ku njerëzit të mund ta admirojnë.
Por me sa duket, edhe ata që e vendosën e kanë ditur që nuk kishe çfarë t’i admirosh. Bazamenti është shumë i shëmtuar, pa proporcion dhe tepër ordiner.
Nga ana artistike, monumenti është shumë i dobët, nuk kam parë skulpturë më të dobët, përveçse ndonjë vepër diletanteske derdhur në beton nëpër rrethe.
Por në Tiranë nuk ka asnjë monument kaq të dobët.
Vepra është e pakonstruktuar, pa ritëm, pa lëvizje, pa mendim, pa ajër, pa ekuilibër, pa dinamikë. Është e ngjeshur dhe e rënduar së poshtmi. Nga mbrapa nuk ke ç’sheh.
Më duket si një shuk-shukosje me topa hallvë.
Që të jem i saktë ka një arritje të pashpjeguar. Portreti i ngjan ish- nënkryetarit të Bashkisë që e porositi, Buron Kacelit. Ka një ngjashmëri aq të madhe sa nuk mund të jetë e rastësishme. Veri Buronit një qeleshe dhe një palë mustaqe, dhe ke Sulën e Mulletit.
Me sa duket, autori Maks Shurdhi atë ka pasur në mendje tërë kohës, (si porositës sigurisht).
Ky monument është një turp artistik dhe qytetar. Duhet të hiqet dhe le të bëhet shëmbull për raste të tjera, që autorë me aftësi të kufizuara artistike të mos marrin guxim të zaptojnë territoret e qyteteve tona që meritojnë skulptura më me vlera. Se përndryshe diletantizmi artistik do na mbushë jo vetëm ekspozitat po edhe sheshet dhe parqet.
Monumentet qytetare janë investime të rëndësishme shoqërore dhe duhet të kontrollohen me kujdes. I propozoj Këshillit Bashkiak që të marrë vendimin për ta hequr, për ta zhvendosur dhe për ta vënë në një vend tjetër, tek Ura e Tabakëve apo në parkun e Namazgjasë.


Deklarime nga Buron Kaceli

Këshilli i parë pluralist bashkiak [1992-1996] dhe më pas ai 1996-2000, me unanimitet të plotë të të gjitha forcave politike të përfaqësuara në to, me propozimin fillimisht të Shoqatës patriotiko-kulturore Tirana, mjaft aktive edhe sot, duke filluar që në vitet 1992 1993, patën marrë vendimet për emërtimin e sheshit Sulejman Pashë Bargjini, për ngritjen atje të monumentit të tij dhe më vonë për titullin Simbol i Tiranës; vendimet merreshin me aprovimet e strukturave dhe këshillave kulturore bashkiake në të cilat kontribuonin personalitete ndër më të shquarit të kulturës sonë. Kadare shkel në dërrasë të kalbur,gabon, sepse i takon të quaj “haxhiqamilë” gjithë të zgjedhurit përfaqësues politikë të kryeqytetit, të emëruar në ekzekutivin e bashkisë dhe anëtarë të këshillave bashkiake të zgjedhur nga populli; po ashtu gjithë këshilltarët, personalitete të kulturës anëtarë të bordeve këshëllimorë, të dy legjislaturave për një periudhë tetëvjeçare; e po ashtu, të gjithë qytetarët e Tiranës, duke përjashtuar vetëm një, atë Maks Velo, që është burim i rrejshëm informacioni për Kadarenë. Bashkia e Tiranës, shtatoren e Sulejman Pashë Bargjinit nuk e ngriti natën e pa lajmëruar askënd, si keqbërsit, siç shkruan shkrimtari! Në atë kohë, Bashkia kishte gazetën e saj në të cilën botoheshin me transparencë të gjitha vendimet e marra. Krejt ndryshe nga çfarë shkruhet në sprovën letrare, nuk u hodh asnjë valle nate rreth shtatores. Njeriu që mban një nga postet më të rëndësishme në qeverinë e sotme,nuk ka pasur asnjë lidhje me monumentin përveçse ditën e përurimit, ditën për diell, me përshëndetjen e tij tejçoi respekt për qytetarët fisnikë të Tiranës të cilët kishin mbushur sheshin në atë ditë të shënuar, pasi është ditë e shënuar përurimi i monumentit të themeluesit të qytetit.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4543
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Kadare sociolog dhe për kishën katolike ende falsifikon edhe në vitin 2006
Pse gjithë kjo urrejtje ndaj Kishës Katolike Ismail?

Imazh

Shkrimi asht përfekt. Kadaresë i zbulohet një profil i ri; ai të kenit një sociolog shqiptar dhe një manipulator i tmerrshëm historisë(që do të thotë edhe që atë që e njeh mirë e përpunon sipas formimit tij lokalist-komunist-islamik-ortodoks). Kadarenë vetëm me fakte e mbërthen, përndryshe të rrëshqet si ngjala apo si gjarpëri që merr ngjyrë sipas ambientit.

Ismail Kadare ban sikur asht historian dhe përpiqet të luaji rolin e historianit por në esencë nuk asht. Këtë insufiçencë e gjenë në një mori intervistash ku bahet fjalë për historinë. Ky e njeh letërsinë dhe kjo nuk asht pak. Ti thuesh Kadaresë se asht edhe historian asht një komedi, një tallje jo me të, por me intervistat e tija të shumta plotë pasaktësira, devijime serioze edhe të qëllimshme. Ky asht një farë manilupator i famshëm me subjektin, teknikën e ekspozimit saj në libër, që shumëkend i shastisë deri në shtratin e hipnozës e alivanosjes e thua ti; ky dhe askush në botë tjetër.
Me historinë nuk mund të vazhdohet të luhet sikur në komunizëm, që historia shkonte në leshë sepse herët a vonë nuk të lejon të shkëlqesh, por të defekton në shkrimtar mediokër. Historian dhe shkrimtar ishte dhe mbeti Viktor Hygoi, që mbeti gjenial sepse të dyja këto shkenca i përdori në një trung nga ku dolën vetëm kryevepra dhe jo vepra sikurse nxjerr Kadareja. Në periudhën komuniste i lejohej letërsisë deformime, manipulime të historisë prej shkrimtarve sidomos me pushtetë sikur ishte Kadareja edhe deputetë, edhe antar i PPSH, edhe antar komisioni i survejimeve dhe i burgosjes, torturimeve dhe i likujdimeve fizike, ishte edhe mik i shtëpive të diktatorve-projektues të gjenocidit shqiptar të një populli dhe administrate si Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu që ende nuk po gjykohen as simbolikishtë nga Sali Berisha, Ilir Meta, Edvin Rama, Fatos Nano, Bamir Topi, Rexhep Mejdani, Alfred Moisiu dhe turra e shtabeve të partive, shoqatave dhe akademisë shqiptare.
Të mos njohësh historinë Kadare nuk asht mëkat, por një dobsi kulturale, formimi jo të mirë. Kjo sjellje e shëmtuem me historinë e kombit shqiptar ishte e modës që luhej nga shkrimtarë pamoral, pa ndjenjë kombtare, pa përgjegjsinë e së ardhmes ishte dhe mbeti turpi që nuk kanë pse krekosen edhe sot me justifikimin se ishte koha dhe i shërbyem regjimit të detyruem. Vetëm Poncët Pilatë i lajnë duart aq lehtë me kryelartësi. Të marrësh faktet, dokumentet historike që ashtë një bashkësi e ftohtë realiteti e t'i laramanosh sikur në epokën e konformizmit të komunizmit që ke pasë suksesdhe të vazhdosh janë dy të këqia të mëdhaja që të shëmtojnë moralin dhe librat e tua të panumërta sikurse bukët e furrës. Në këtë cilësi të dobët që nuk po përpiqet ta shmangi Kadareja vazhdon sistematikisht edhe në epokën tjetër të hedhi valle Të rroji Partia(PPSH), që nuk e pranon asht shndrrue në karagjoz karavidhesh. Edhe të mos dish edhe të bësh karagjozllëqe me historinë janë një meny idiotike, që koha e re demokratike nuk t'i pranon sepse sjell shpërfytyrime të rrezikshme brezave në formime të gabueme të botës të njeriut. Kjo laramani e historisë së kombit pasqyron jo vetëm djallzinë tande të njohun gjirokastrite sikurse ish miku i juej, sadisti Enver Hoxha, por matrapazllëkun e reklamimit që i ban publikut shqiptar, por urrejtje sistematike që trashëgon nga komunizmi ndaj të Vërtetës për Veriun e Shqipnisë, që e pësoi kanibalisht dhe la pasoja të pariparueshme. Pasi ju nuk po kontribuoni në shërimin e plagëve të kombit që mori prej 1944 deri në 1991. Ju po demostroni me libra e ide se nuk jeni për shëndoshjen e shoqërisë nga krimi komunist sepse ishit dhe mebtët pjesë e ingranazhit të shtypjes terrorit përmanent të grupit t'uej pakicë mbi një popull të tanë të pafajshëm. E kjo sjellje nuk të nderon, por të shpërfytyron keqas deri në urrejtje ndaj jush. Kjo nuk ju bahet vonë sepse ende nuk e ke ndje në lëkurë peshën e fortë të drejtsisë të viktimave të komunizmit. Megjithatë nuk hesht populli edhe të thotë të vërtetën në sy pa ndikime, por me fakte, që ju i urreni nonstop sikur Enver Hoxha me monstrën e vet që la shumë llum kënete. Si duket ja ka lanë komunizmi kët tumor, kët gërbulë të pashërueshme në trupin e tij duke damtue edhe sot randë letërsinë shqipe.

Kadareja ka dy falsifikime historike në kët shkrim;

I. Kadareja hiqet si historian dhe me dëshirë sikurse parardhsi i tij Enver Hoxha fallsifikon historinë e Ngritjes të Flamurit Shqiptar, pasi nuk asht e vërtetë që u ngritë pas pushtimit Osman 5 qindvjeçar për herë të parë më 28 nandor të 1912.
Dua t’ja risjell lexuesit të nderuem se Flamuri i Kastriotve për here të parë ngrihet pas 433 vjetësh prej Heroit Kombtar Dedë Gjo Luli në Bratilë të Hotit më 6 prill të 1911, që ishte Pranvera e Parë e Pavarsisë të Shqipnisë. Kjo ditë nuk njihet nga akademia shqiptare sin ë Tiranë dhe në Prishtinë edhe sot në qershorin e 2012, por Pranverën e Parë të Flamurit në Hotë u njohë nga përgjakja e trupave të malsorve të Hotit,nga heroizmi i Dedë Gjo Lulit anti Osman e anti serbë – malazezë, nga Fuqitë e Mëdha të Europës si dhe nga Kremtimi në sallën e teatrit Shkodër i 100 vjetorit të Ngritjes të Flamurit të Parë më 6 prill të 2011, ku e vulosi prezenca e presidentit të Shqipnisë z. Bamir Topi edhe pse e injoroi halldupi i Viçidolit – kryeministri Sali Ram Sheqere Berisha, halldupi shkodran, kryetari i Akademisë të Shqipnisë Gudar Beqiraj.

II. Kadareja e dinë shumë mire historinë e Kishave Katolike në periudhën osmane, zogiste e enveriste ashtu dhe pas kësaj epoke të 1991 të palavdishme anti-enveriste. Në kët shkrim shkruen Kadare ndër tjera se osmanët barbarë nuk i bezdisën Kishën katolike si” U lanë në këmbë kishat, por u ndaluan shkollat dhe gjuha e shkruar.”
Autori Fritz Radovani e shumë autor të tjerë në shumë shkrime dokumentuen torturat, djegiet, likujdimet fizike inkuzicionin islamik që ushtroi për 433 vjetësh robëri osmane ndaj Kishës, priftërinjve dhe besimtarve katolikë.
Ndërsa ndaj kishave ortodokse nuk e cënoi se kishte vendime qysh me perandorinë bizante të mos cënohej pasi kishin firmosë aktin e urrejtjes e të sulmit mbi Vatikanin, qysh kur u pushtue Kostandinopja dhe u quejt Stambolli i hamameve të dylberave edhe shqiptar.
´Historia që ju e urreni dhe talleni me të disponon dokumente, shembuj të panumërt se si osmanët bashkëpunuen me serbë e malazezë sëbashku me shqiptarë të konvertuem në musliman ngritën kurthe e pusi nëpër male ndaj shumë priftërinjve katolik. Ka ende shembuj edhe sot që neo-osmanët bashkëpunojnë me sllavët kundër Kosovës. Injorimi i historisë asht hobi i juej permanent.
I baj pyetjen Kadaresë: Përse vazhdon edhe pas komunizmit të lavdishëm të falsifikojë historinë e Kishës katolike në periudhën osmane duke mos tregue të vërtetën duke i dalë në mbrojtje edhe ortodoksisë në kurriz të fesë katolike?

- Përse nuk e njeh edhe sot në 2012 sikurse Enver Hoxha ”Pranverën e Pavarsisë së Shqipnisë” që njihet Ngritja e Flamurit në Hot në 6 prill 1911, që ishte prelude i përshpejtimit të Ngritjes të Flamurit nga burrat Ismail Qemalin dhe Luigj Gurakuqin?
A ka frigë të shprehet se mos e etiketojnë filo-katolik apo vshtirë të shgulet nga rranjët e komunizmit???

Bekim Thupra
E enjte më 8.6.2012


Kisha katolike asht nën goditjen e vazhdueshme edhe sot nga grekët
Grekët me Janullatosin dhe Nikolas Stavros


Nga Prof. dr. Eshref Ymeri citojmë: “Historiani grek Nikolas Stavros ka thënë: “Futja në dorë e kishës shqiptare është fitoria më e madhe e jona në Shqipëri në shek. XX”.

Të prekësh Rilindjen – Ke cenue parrullën Fe dhe Atdhe
Nuk e di se si lejohet të sherbeji në Shqipni kryepeshkopi Janullatosi me këtë deklarim kaq të hapun antishqiptar dhe urrejtës. Dihet se kryediktatori E. Hoxha në thelbë ishte kundra Rilindjes edhe pse nuk guxoi të dilte kaq hapun si kryepeshkopi Janullatosi.
Janullatosi ka deklarue në gazetën greke “Kathemerini”: “Nuk e kuptoj idenë e shqiptarëve që feja e shqiptarit është shqiptaria, këtë tezë do ta luftojmë, duke dalë hapur kundër Rilindjes Kombëtare Shqiptare” (Gazeta “Panorama”, 5-12-2014).
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4543
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Çakërdisja mentale e Ismail Halit Kadaresë
ImazhImazh
Ismaili me mazonin, gazetarin francez - Frederic Ferney

"Ismail Kadare:
Shqipëria e ngatërruar dhe e korruptuar ëndërron Europën, por ajo s’ka pikën e dëshirës të na presë
"

Intervista e Kadaresë nga Frederic Ferney(dtl.1951, shkrimtar eseist dhe gazetar francez)

Mëso të vërtetën e broçkullave tueja - Kadare!


U morë prej balkanweb.com e datës e datë 18.II.2013

Frederic Ferney - Si mund të jesh shqiptar?

Ismail Kadare: Sa për këtë, edhe unë vras mendjen! E dini se çfarë shkruante në shekullin II një autor latin, në Nuits attiques: “Në fund të botës, ndodhet një vend i quajtur Shqipëri, ku lindin burra të cilëve u zbardhen flokët që fëmijë dhe që shohin më mirë natën se ditën…”

Koment; Si mund të jetë Shqipnia fundi i botës sipas Kadaresë? Tuj e ditë se Shqipnia ashtë kombi atukton dhe ma i vjetri në Europë, me një histori perandorake pellazge.

Frederic Ferney - Nuk është shumë e gëzueshme…(jeta në Shqipni)

Kadare
- Çfarë t’i bësh fatit, atje u linda!

Koment; - Kadare ka shprehë fatin e zi të tij botnishtë pasi Shqipnia nuk ashtë ma vend i gzueshëm. Vërtetë ashtë gjesti sa emocional aq dhe serioz për një njeri si ky. Duhet të kujtohet epoka diktatoriale, direktë nën kujdesin e diktatorit gjinokastritë E.Hoxha që i dha një shkëlqim të përmasave satanike gjinokastritit I.Kadare pa asnjë meritë. Me një synim; Të sajohet një ,,gjeni,, nga Gjinokastra dhe ja arriti ta shndrronte si ylli polar i letërsisë shqiptare.
I gjori Kadare mbushte me dishprim të madhë kur zbret prej avionit nuk i shtrohen ma tapeta përgjatë aviacionit e nuk pritet me respekte shtetnore, si e tillë mbetet në hije. Kadareja në avion ulet në një vend me qytetarin, malsorin, minatorin, bujkun shqiptar kur niset dhe vjen në Tiranë. Komoditeti zyrtar i mungon pas 1992. Kjo soj ndryshimi politikë në Shqipni ashtë një degradim deri në fyemje të personalitetit të një ish funksionari të naltë të shtetit, të politikës diktatoriale. Kadareja ishte person me imunitetë politik në komunizëm dhe për rrjedhojë gëzonte poste të nalta si antar i ish PPSH, shkrimtar i pavarun, sekretar politik i Lidhjes të Shkrimtarve deputetë i përjetshëm, turistë-shëtitës nëpër botë, mikë i vendlindjes në shtëpinë e diktatorit ma të madh të globit. Kadareja ishte ma me vlerë se tre ish antarë të Byrosë Politike të KQ të PPSH e si e tillë Kadareja vendoste për arrestimin, torturimin, varjet dhe ekzekutimin e shkrimtarve deri në kohën që ,,u arratisë,, në Francë. Kadare ka shumë të drejtë të shprehi si një çun i mbrapshtë dhe i llastuem të shprehi indinjatë deri në urrejtje për vendin që e bani shkrimtar, e ngriti në piedestal në mënyrë të pamerituem mbi injorimin e shkrimtarve të mëdhenjë, që kishin krye shkollat në perëndim,….
Shqiptarët e mallkojnë Kadarenë jo për terrorin kultural mbi kulturën e Veriut, jo për krimet që ka ba personalisht ndaj intelektualve kolegë shkrimtarë, muzikantë, poetë, jo për urrejtjen patologjike ndaj fesë Katolike sepse mali i mërisë e mundon dhe ashtë duke lëngue.
Pak po të mallkon populli shqiptar për kët ankesë ndaj të huajve;
Harram të kjoftë buka dhe qumshti i nanës! Mallkimi i urrejtjes tande ndaj Arbnisë të ndjektë në varrë e të mos t’i lante eshtrat e qeta!

Frederic Ferney - Ju vetë thoni për Shqipërinë: “Është një vend heroiko-absurd”

Kadare…… Shqiptarët i janë nënshtruar zgjedhës turke dhe gjuha e tyre kombëtare ka qenë e ndaluar për 5 shekuj. Gjatë shekullit XX, ata përjetuan, njëra pas tjetrës, republikën, monarkinë, pushtimin hitleromusolinian, komunizmin stalinist dhe maoist – një nga më të këqijtë që ka ekzistuar ndonjëherë……..

Koment;
Kadareja paska falitë mendërishtë si 77 vjeçar ose paska kenë i tillë dhe na ashtë maskue me obstruksionet në duzimet fjalëve të shumta e të tymta në intervistat në dy kohërat dhe në 100 librat e tij. Si mundet Kadareja t’i serviri të huajit anët tragjike të një kombi?
Përse Kadare nuk i ka shprehë të vërtetën e historisë që ju injorue shqiptarve prej 1944 deri në 1992?
- Nuk ashtë e vërtetë që ju ndalue 432 vjetë nga barbaria osmane-turke kombit shqiptar gjuha shqipe. Kush e beson kët mashtrim me sfond të shëmtuem? Si mundet një popull i ndaluem gjuha e tij të mbaji mend pas 432 vjetve?
- Përse nuk i tregoi edhe epokën e shkëlqyem e heroike e kombit shqiptarë nën Gjergj Kastriotin? Të na tregoji Kadare se a shkruhet në histori ndonjë 25 vjet tjetër si e epokës të Gjergj Kastriotit, që ishte i lirë dhe e mbrojti me trimni e dashni vendin nga hordhitë osmane-turke?
- Komunizmi në Shqipni ishte enveristë-sllavë e mandej stalinistë. Përse nuk e
përmend emnin e Enver Hoxhës si autori i gjenocidit ndaj popullit shqiptar në Shqipni, në Kosovë e Mal të Zi dhe nëpër botë, por fajëson Stalini dhe Mao Ce Dunin si një ma të këqiat e shqiptarve për 48 vjetë?

Frederic Ferney
- Është mazokist shqiptari?

Kadare - Po. Pyetje tjetër? Popujt, nëse refuzojnë të gënjejnë veten, duhet të jenë të aftë për një ekzaminim të tillë. Ju mund të më thoni: është si të zbresësh në fund të një shpelle të mbushur me skelete dhe flamuj të rreckosur, me armë të ndryshkura, me gazeta të vjetra të mbajtura nga spektrat. Po, objekte të panevojshme dhe që u përkasin legjendave, por që i duhen të vërtetës. Është pikërisht kjo që quajmë histori ose destin. Kësaj s’ke çfarë t’i bësh.

Koment;
S’ka pyetje ma keqdashës e antishqiptare e shkrimtarit, eseistit dhe gazetarit Ferney-t!
Po në sinkron, për t'i ba qejfin gazetarit francez, nuk ka përgjigje më të pavërtetën dhe të turpëshmen për Kadarenë.
- Kadareja duhet të jetë i saktë për karakterin mazoist të shqiptarit. Tipari mazoistik i përket vetëm liderve të shtetit, të diktatorit komunist dhe liderve partiakë e shtetnor pas 1991, që me krenari u nënshtrohen instinktivisht të huajve duke pranue recetat territoriale dhe politike. Kadareja lëngon qysh në komunizëm nga morbusi i tjetërsimit, i mungesës realitetit, që vuejti, damtoi dhe la pasoja kolosale në gjithë realitetin universal të shoqnisë shqiptare. Shqiptari nga natyra genetike, që e ka të arkivuem nga historia shqiptare në shekuj nuk e ka në genë nënshtrimin edhe të natyrës seksualë e të qenit nën partnerin. Kjo cilsi i përketë liderve shqiptar, qysh në periudhën e sundimit osmane-turke pas vitit 1479 e deri më sot në 2013 e në vazhdim.

- Kadareja e paraqiti të kaluemen e kombit shqiptar sinjë shpelle të mbushur me skelete dhe flamuj të rreckosur, me armë të ndryshkura, me gazeta të vjetra të mbajtura nga spektrat.
Shqipnia nuk ashtë vetëm shpellë skeletesh pa vorre të demokratve, priftërinjve, ipeshkve katolik që barbarët osmanë ushtruen gjenocid ndaj Klerit Katolik sikurse dhe diktatura komuniste, ku Kadareja i mallkonte dhe i akuzonte, fërkonte duert dhe bante seksë me aktore e firmoste akte varje e torture ndaj shkrimtarve e dijetarve të Klerit Katolik. Shqipnia ka histori të ndritshme e të rrallë në botë në periudhën e Pellazgve. Ishin osmanët dhe komunistat barbarë që sapo shkelën në truallin shqiptar rrënuen e dogjën vepra arti, skulptura që përfaqsonte identitetin shqiptar, për ta zevendsue me identitetin turkë dhe komunistë sllavë antieuropianë.
Po Gjergj Kastrioti nuk ishte një flamur i rreckosun, që nuk e përmendi. Po rilindja shqiptare, qe një periudhe drite pas një nate të tymtë e të egër 432 vjeçare.
Lufta vllavrase që e futën jugosllavët komunist dhe diktatura ishte skeleti i zi i historisë.

Një këshillë për Kadarenë!
Z.Kadare mos e përdor letërsinë sikur të ishte Top i Sulltanit kundër Historisë se të kthehen ciflat mbi arkivol nesër!

Kadare një fosil i zi i muzeut komunist shqiptar
Shqipnia ashtë sipas Kadaresë pjesa ma sizmike e çmedndurisë në Ballkan, prandaj më nuk i duhet sepse nuk i shtron askush ma tapeta të kuqe, kur zbret apo hypë në avion, nuk tregon kush ma populli e media si në komunizëm ma vemendje ndaj tij në asnjë aspekt sepse ashtë klasifikue pas 1991 një fosil i zi i muzeut komunist shqiptar.

Librat e Kadaresë në komunizëm ishin kurthe për shkrimtarët e Shqipnisë
Ato libra të shkruejtuna në komunizëm Kadareja, ishte me lejen e mikut tij shpirtnor, diktatorit Enver Hoxha me përmbajtje të atillë gjoja liberale, që sot duken si letërsi disidente. Përmbajtja e disave kishin qëllim djallzor kriminal, për t'i provokue, testue, ndjellë shkrimtarë tjerë me prirje liberale, që të merrnin shembull nga Kadareja për të shkrue tema të jo sipas realizmit socialistë. Shembuj dëshmojnë se kanë ndodhë që shumë shkrimtarë janë internue, torturue, varë në litarë e pushkatue, ku disa nuk kanë as vorre.

Shpend Shkambi
E hanë, më dt. 18.II.2013
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4543
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Ismail Kadare ishte dhe mbeti njeriu i Sllavëve


Kritikë e ëmbël me lojëra fjalësh


Në muajin janar, z. Ismail Kadare shkroi dy artikuj: më 8 janar dhe 25 janar 2015. Në artikullin e parë thekson: “Komplekse të identitetit të dyfishtë” dhe në artikullin e dytë nënvizon: “Tretja e Shqipërisë”. Fjala “tretje”, sinonim i fjalës shkrirje, d.m.th. u shkri Shqipëria, si një copë akulli që mban në dorë që shkrihet për pesë minuta. Si ka mundësi të shkrihet Shqipëria 10-mijëvjeçare, z. Ismail Kadare? Ju e vendosët si titull të artikullit në vazhdim. “TRETJA E SHQIPËRISË” NGA ISMAIL KADARE: “Zoti ministër, desha t’ju bëja një pyetje të thjeshtë, dhe po aq pa të keq: sa banorë ka Shqipëria? Pyetja i drejtohet një ministri të brëndshëm të Shqipërisë, gjatë një darke te fqinjët e mi, në Mal të Robit. Pres që ministri të ngryset, por ai e mban veten. Turp më vjen që ta them, por vetëm pas dy muajsh e kam marrë vesh shifrën e vërtetë. Pesë milionë. Kjo bisedë është bërë para tre vjetëve. Kam kujtuar se, më në fund, qënka ndrequr një nga keqkuptimet më dramatike të Shqipërisë. Çështja e numrit të banorëve të saj! Shpresa ka qënë e kotë. Pas dy-tre muajsh që Shqipëria u bë më në fund pesëmilionëshe, e keqja u kthye me ngulm. Jo pesë, por tre. Ashtu si më parë. Ashtu si tri vite! Si trembëdhjetë! Si tridhjetë vite më parë”.
Z. Kadare vazhdon, duke sjellë habinë e Jakob Fallmerayer më 1860, se popullsia e turqve osmanë në vitin 1300, ishte afërsisht sa ajo e Shqipërisë, një milion! Kurse sot, - vazhdon Farmellayeri, më 1860, shqiptarët kanë mbetur po aq, një milion, ndersa turqit osmanë kanë arritur në 16 milionë. Kadareja thotë: “Shifrat do të ndiqeshin me një shpërfillje të çuditshme midis vetë shqiptarëve! Gjithfarë avokatësh do të dilnin për të përligjur orën e mbetur të popullsisë, thënë ndryshe, të tretjes së Shqipërisë. Një milion në disa qindra vite?! Vërtet pak e çuditshme, por sidoqoftë e shpjegueshme. Dhe sytë e ekspertëve, pas tyre ata të qeveritarëve, ministrave, kryeministrave, presidentëve, ngrijnë me atë ngritjen e veçantë të pagdhendjes”. (Kritikë e ëmbël. Shën. im).
Kadare vazhdon: “Shifra një milion nuk i ndahet Shqipërisë, gjatë disa shekujve. (Anglia, ndërkaq, … nga tre-katër milionë, arrin në 40-50 milionë). Shqipëria, si në një kurth fatal, s’lëviz. Në vitet 20, është po aq, një milion! Në vitet 50, 60, po aq, një milion. Të gjithë ngulnin këmbë për të. Nga Enver Hoxha, te Stalini , te Çubrilloviçi. Pse? Asnjë shpjegim! … Ndodhi një kapërxim i befasishëm nga një milion. Shqipëria shkon në tre milionë. Asnjë shpjegim përse është fshehur shifra kaq kohë!… Ç’agjenturë e huaj! Ç’puç! Asgjë. Shifra tremilionëshe për gati 30 ose 40 vite sundon në Shqipëri. Kundër çdo logjike”.
Z. Ismail, këto që keni shkruar, janë marrë nga libri juaj “Mëngjeset në kafe Rostand”. Pa qejfmbetje, mua me duken lojëra fjalësh. Kritika: “Nën vështrimin guhak te zyrtarëve, dijetarëve, ministrave. Në komunizëm . Në paskomunizëm. Gjer të dreka e fqinjit të Malit të Robit”. Edhe ndërhyrja e juaj në kritikë është pa motiv, pa emër , pa datë. Por është kritikë e ëmbël, se jeni i të njëjtit krah. Së fundi, e nxore merakun se popullsia e Shqipërisë është: 2.800.000! dhe asnjë habi nga askush! Dhe, më në fund, shkruani: “Shqipëria vazhdon të tretet në sytë e të gjithëve”. Vallë kujt i pëlqen më shumë ky citat? Ju e dini shumë mirë, por unë dua ta shkruaj për lexuesin.
I nderuar lezues! Ky citat i pëlqen boshtit të ortodoksisë greko-ruso-serbe, pa harruar edhe kupolën e Tiranës. Bordi i Ministrisë së Arsimit, i thirrur në ilegalitet dhe i miratuar po ashtu pa asnjëfarë transparence e kriter, shpalli më 28 tetor me gjuhë ultimative një listë me 385 tituj të “armiqëve politikë” që janë hequr nga bibliotekat shkollore. Janë përjashtuar “Nënë Tereza”, “Ibrahim Rugova” dhe krejt letërsia studimore e Kosovës, si dhe “De Rada”. (Ramiz Dermaku “Skandal”, Gazeta Bota Sot).
Nga Prof. dr. Eshref Ymeri citojmë: “Historiani grek Nikolas Stavros ka thënë: “Futja në dorë e kishës shqiptare është fitoria më e madhe e jona në Shqipëri në shek. XX”.
Dhe më tej: “Janullatosi ka deklaruar në gazetën greke “Kathemerini”: “Nuk e kuptoj idenë e shqiptarëve që feja e shqiptarit është shqiptaria, këtë tezë do ta luftojmë, duke dalë hapur kundër Rilindjes Kombëtare Shqiptare” (Gazeta “Panorama”, 5-12-2014).

Ultraterroristja me gjyslyke, Lindita Nikolla, ministrja e arsimit zhdukë librat patriotike nga shkollat
Imazh
Rikonstruksioni i Zyrës së Lindita Nikollës(ortodokse) kushton 1.1 milion euro, që do ta kryeji Firma e Ndërtimit të Vëllait të Ministres Lindita Nikollës

Qeveria Shqiptare dhe Akademia e Shkencave e përforcuan mendimin e kryepriftit grek, duke sakatosur dhe zhdukur mendimin e përfaqësuesve shqiptarë, duke nisur me Branko Merxhanin, Mehdi Frashërin, Mustafa Krujën, Ernest Koliqin, Gjergj Fishtën, Anton Harapin, Kutelin, Azem Shkrelin, Ali Podrimjen, Eqerem Kryeziun. At Zef Pëllumbin. Ministrja e arsimit Lindita Nikolla ka lënë të shkojnë preferencialisht në shkollat tona nëntëvjeçare dhe të mesme librat e Jorgo Bulos, Rudina Xhungës, Arben Putos, Shaban Sinanit, Floresha Dados. (Marrë me shkurtime nga redaksia më 5-11-2014). A nuk është kjo “Rilindja” e Edi Ramës për rivendsjen e Komunizmit? Dhe ju, z. Kadare, keni heshtur. Në marshimin Rpublikan të Parisit Edi Ramën nuk e pranuan të jetë përkrah liderëve të botës demokratike. Edhe pse tentoi, ata e larguan si njeriun që mbjell terror ndaj popullit të tij. Parakaloi me turmën e thjeshtë, i shpërfillur dhe i shpërfytyruar. A nuk jemi edhe ne të ofenduar? Kryeministri s’po ndalet së promovuari bëmat e njerëzve të krimit. 19 deputetë kriminelë të grupit parlamentar socialist, jane nje skenar i Edi Rames. Ndërtimi i fabrikës së kokainës në zëmër të vendit e ka kthyer Shqipërinë në një Kolumbi të Evropës. Prej një viti trafikantët gjetën të gjitha lehtësitë që u duheshin që vetëm 10 km. larg Elbasanit, në Xibrakë, të ngrihet një fabrikë kokaine që ka kushtuar 22 milionë euro dhe me një prodhim droge që shkonte deri në 11 milionë euro fitim në javë për baronët e drogës. Është meritë e zbulimit të policisë gjermane për të asgjësuar këtë vepër kriminale të Edi Ramës dhe të Saimir Tahirit që nuk u mbeti gjë tjetër, vetëm se “kalit të ngordhur t’i heqin patkonjtë” . Siç rezultoi, e gjithë kjo punë organizohej nga nipi i diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha. (nga Sejdi Peka më 16-1-2015, gazeta 55). Në gjithë këto mgjarje të ndodhura, ku diskretitohet atdheu ynë, ju mbetët te biseda para tre vjetëve, me miqtë te Mali i Robit. Pse? Z. Kadare! Janë dy profesorë që flasin për ju. I pari është në Gjenevë dhe i dyti në Tiranë. Ai i Gjenevës shkruan: “Nuk iu përgjigj ftesës”. Ёshtë fjala për “Qendrën e Studimeve Pellazgjike” që organizoi mbledhjen e Simpoziumit III ndërkombëtar. Mirë, o mik Xhani. Po cili jeni ju që harroni se Kadareja ka një axhendë, të cilën edhe personalitete shtetërore maten mirë për të mos ia prishur programin”. (Koment më 27-1-2015 te Fjala e Lirë Londër). Ndërsa Profesori i Tiranës thotë: “Kadareja ka shkuar në Perëndim ku merr ide dhe mendime të përdorura dikur, të vjetruara dhe tani ua shet shqiptarëve. … (Fahri Xharraj “Hysamedin Feraj…”, 30 janar 2015).
Sot Bilal Xhaferi, do të ishte 79 vjeç, sa është dhe Ismail Kadare. Por lufta e klasave ia shkurtoi jetën dhe vdiq 29 vjet më parë, në moshën 50 vjeç, në vitin 1986, në SHBA. Bilal Xhaferi në vitin 1968 mori pjesë në mbledhjen e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Pikërisht për diskutimin profesional të romanit “Dasma” të Ismail Kadaresë. Për emancipimin ai kishte vërejtje, ca më shumë për atë që servirte Kadareja, si çlirim nga zakonet e prapambetura. Bilali thotë: “Nga emnicipimi femrat s’kishin fituar asgjë, përkundrazi, ishin skllavëruar akoma më shumë, duke u ngarkuar me punë të dyfishtë , brenda shtëpisë dhe jashtë saj”.
Fadil Paçrami, anëtar i K.Q. dhe sekretar i dytë i Komitetit të Partisë së Tiranës, u ngrit në këmbë, dhe, duke drejtuar gishtin nga Bilal Xhaferi, u tha pjesëmarrësve me ulërimë: “Ky është Bilal Xhaferri , të cilit ne i kemi vrarë të atin se ishte armik. Kërkoj të dalë jashtë”.
Në vitin 1969 erdhi në Amerikë. Nxori revistën “Krahu i hqiponjës”, botoi libra. Agjentura komuniste shqiptare tentoi për ta eliminuar fizikisht, e rrahën, i dogjën banesën dhe redaksinë e revistës. Nga të rrahurit kishte dhimbje koke. U shtrua në spital, pas operacionit më 17 Tetor 1986, ndroi jetë. Bilali i ka kushtuar disa vargje “Poetit Imail Kadare”.

Poetit Ismal Kadare

Ti lulëzove në stinë me rubla
Kur ne të tjerët hanim baltën e kënetave.
Ti u këndoje serenatave, rrugëve të Moskës,
Natashave, Tatjanave, Katjenkave,
Kur ne të tjerët hanim plumbin e mashinkave.
Me kadifenë e poemave të tua të kopjuara
Ti u jep xhela çizmeve të xhelatëve.

Çizme të rënda me gozhda të përgjakura,
Që shkelën mbi fytyrat tona të maskuara.
E të dy u ndeshëm në trotuare të maskuara.
Ti vije nga sallonet e aristokracisë së kuqe.
Unë vija drejt nga zëmra e popullit.

Unë vija nga varri i babai të pushkatuar.
Vija nga varrimi i rinisë së kombit.
Ne u ndeshëm në errësirë
Si dy re në një natë me shi.
Po që të gjithë e dinë mirë
Që shenja e furisë sime s’ishe ti.
Hodha jetën time në kthtrat e ujqërve.
Dhe u shikova me vdekjen në sy.

Rasim Bebo
Addison, Çikago
30 janar 2015
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4543
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Stephen Schwartz: Përjetësisht, me shqiptarët
Imazh
Takimi Bill Klinton me Stefan Shvarzin më 2000

12.06.2013
Fragmentë nga intervista e Shvartzit dhënë Daut Dautit
Imazh
Daut Dauti

Po të mos ishte Gjon Sinishta, nuk do të dinte asgjë për shqiptarët. Por, po të mos ishin shqiptarët, ai sot do të ishte një gazetar i lajmeve triviale, me një boshllëk të madh në shpirt.
...................................................................................................................
Nobeli i pamundshëm

Gazeta Telegrafi:
Keni dëshmuar njohuri dhe dashuri të madhe për letërsinë dhe kulturën shqiptare në përgjithësi. Çka ju shtyri të keni respekt dhe të përfshiheni në këtë lëmi?

Schwartz:
Në një mënyrë jam përgjigjur në këtë pyetje, duke e përshkruar takimin tim me Gjon Sinishtën. Pasi punoja me të, kam mësuar për shkrimtarët katolikë të Shkodrës, për historinë e shkrim-leximit shqip, për rolin e mbledhësve të mëdhenj të baladave, për ngjarjet frymëzuese të Rilindjes, për tentimin e mbrojtjes së lirisë nga fashizmi dhe komunizmi gjatë Luftës së Dytë Botërore nga grupet si Balli Kombëtare, për rolin e bektashinjve në çlirimin dhe iluminizmin shqiptar, për luftën e Kosovës kundër imperializmit serb... Me pak fjalë: për çdo gjë të rëndësishme për shqiptarët.

Siç e kam thënë shpesh, e di se shqiptarët janë mirënjohës ndaj amerikanëve për mbështetjen e tyre kundër uzurpatorëve të huaj, sidomos për Woodrow Wilsonin që ka ndaluar ndarjen e Shqipërisë së sotme nga Greqia, nga Serbia dhe nga Italia, e deri te Bill Clintoni që e mbrojti Kosovën dhe George W. Bushi që njohu pavarësinë e saj. Ndërsa, unë u jam mirënjohës shqiptarëve që më shpëtuan nga mërzia, nga cinizmi, dhe nga pavlefshmëria e jetës si gazetar i lajmeve.
Po të mos ishin shqiptarët, do ta kaloja jetën si gazetar i lajmeve triviale të cilat njerëzit do t’i lexonin dhe do t’i harronin. Kam mundur të vdes si dështak. E, tash nuk paraqes dështim.
Kurrë në tërë jetën time nuk kam menduar se do ta kem shansin të punoj për tolerancën, për drejtësinë, për mirëkuptimin njerëzor. Shqiptarët më dhanë diçka për të menduar, që të ndjej dhe të shkruaj për atë tejkalim të mosqenies ekzistenciale të jetës së përditshme.

Telegrafi:
Jeni i njohur edhe si kritik i ashpër kundër Ismail Kadaresë dhe si dikush që shkruan artikuj të pafavorshëm në shtypin botëror, sa herë që Kadare propozohet për Çmimin Nobel për Letërsi. Ku e bazoni këtë refuzim dhe pse e mbani këtë qëndrim?

Schwartz:
Fillimisht, është i pasaktë pohimi se unë shkruaj artikuj të pafavorshëm në lidhje me Kadarenë në shtypin botëror, sa herë që ai propozohet për çmimin Nobel. Ai është nominuar për çmimin Nobel për çdo vit, për fat të keq nga admiruesit e tij dhe nga njerëzit tjerë injorantë të cilët nuk e kuptojnë se lobimi për Çmimin Nobel është një përpjekje e kotë dhe se kurrë çmimet Nobel nuk u janë dhënë marrësve të mundshëm nga "listat e shumta basteve". Ato janë gjithmonë befasi. Dhe, nëse ka ndonjë gjë në botën e letërsisë që nuk është novelë apo befasi, atëherë është tentimi i Ismail Kadaresë dhe i bandës së tij për ta marrë çmimin Nobel për të.
Unë nuk kam shkruar për të për disa vite, sepse e kam kuptuar se ai kurrë nuk do ta marrë Çmimin Nobel. Puna e tij është shumë e dobët. Megjithatë, unë e kuptoj se shumë shqiptarë e konsiderojnë atë si figurën e tyre të vetme të rëndësishme në skenën botërore, dhe se janë të poshtëruar nga kritikat e mia ndaj tij. Kjo është një prej arsyeve se pse kam pushuar të shkruaj për të.

Imazh
Si Enver Hoxha, si Ismail Kadare

Sidoqoftë, e konsideroj si një formë të fyerjes, për shqiptarët, që të besojnë se Çmimi Nobel dhurohet si një medalje kolonialiste për shkrimtarët e panjohur nga vendet e varfra, dhe se Kadareja do ta marrë atë në mënyrë të pashmangshme sepse gjuha dhe letërsia shqipe janë të panjohura dhe se shqiptarët janë të varfër! Teoria se Çmimet Nobel për letërsi u jepen autorëve për të cilët “shumë njerëz nuk kanë dëgjuar”, reflekton analfabetizmin e përgjithshëm të opinionit botëror. Por, ajo gjithashtu shpreh një pikëpamje raciste që sugjeron se një shkrimtar afrikan, apo të tjerët jashtë rrjedhave euro-amerikane, meritojnë një çmim të tillë duke qenë të çuditshëm: majmunë që mësojnë të shtypin në makinë shkrimi! Por, ne e dimë nga Timbuktu (qytet në Mali - v.j.) se afrikanët kanë qenë shkrimtarë që një kohë të gjatë dhe, siç kam mësuar unë, gjuha shqipe ka prodhuar personalitete të shquara - për shekuj me radhë.
Shumë çmime Nobel kanë qenë të denja për kritikë, mbi të gjitha ato të dhëna pornografes hiper-moderniste Elfriede Jelinej më 2004 dhe shumë antiamerikanë të pavlerë si Harold Pinteri më 2005. Por, pothuaj të gjithë fituesit e Nobelit, e kanë merituar vërtet atë, siç është rasti i mikut dhe mentorit tim Octavio Paz në vitin 1990, që ka një volum serioz të veprave.
Për dallim nga këta, Kadare ka shkarravitur kryesisht noveleçka që vlejnë vetëm për lexime pushimi. I pajisur me një thesar të peizazhit shqiptar, të kulturës dhe historisë, ai është i paaftë të zhvillojë karaktere apo të ndërtojë narracione imponuese.
Ai ishte dhe është një therrë e ngritur në pozitë të lartë nga ana e Enver Hoxhës. Hoxha ka vepruar sikur të thoshte se “Shqipëria fillon me mua”, dhe Kadare ngjashëm e paraqet veten sikur thotë se “letërsia shqiptare fillon me mua”. Shqipëria nuk nisi me Enver Hoxhën dhe letërsia shqiptare nuk nisi me Kadarenë. Unë di njëjtë për Skënderbeun dhe Pjetër Bogdanin, aq sa di edhe për Hoxhën dhe Kadarenë.

Jam mësuar nga Gjon Sinishta që ta përbuzi Kadarenë, jo vetëm për gënjeshtrat që ai i tha për veten e tij - duke e paraqitur veten si një "disident" nën regjimin komunist, derisa ai ishte një prej funksionarëve të saj - por, edhe për sulmet e tij të shumta dhe të çmendura ndaj trashëgimisë kulturore shqiptare . Ai i dënoi autorët katolikë si Gjergj Fishta, poetët shqiptarë myslimanë të cilët i hedhë poshtë si "homoseksualë", ndërsa kishte arrogancë të pabesueshme për të sulmuar Faik Konicën për shoqërinë e tij me Guillaume Apollinairen. Edhe pse Apollinaire ishte një nga poetët më të mëdhenj të shekullit XX, Kadare lehte si qen nga zinxhiri që tërhiqte Hoxha, duke e etiketuar Apollinairen si një modernist dekadent.
Kadareja është një njeri i cili pasi është i vdekur dhe i paaftë për të çuar më shumë pluhur, do të harrohet shpejtë dhe me meritë. Unë kam zgjedhur kohët e fundit që ta trajtoj sikur të ishte i vdekur, dhe ta harroj. Ai është bërë personi që një herë e kishte përshkruar: një gjeneral i ushtrisë së vdekur, të adhuruesve të pavlefshëm. Ata janë të mirëpritur për të.
U morë nga ky sitë;
http://www.telegrafi.com/magazina/steph ... 9-343.html


Pse nuk e merr Kadare çmimin “Nobel”? Një opinion nga prof. Jean Paul Champseix...
Imazh

27.III.2014

Përse nuk e merr çmimin “Nobel” Ismail Kadaresë? Këtë pyetje e kanë bërë shpesh në Shqipëri dhe në mjedisin shqiptar këto 20 vitete fundit. Dhe përgjigjet kanë qenë të shumta, por kryesisht të lidhura me raportin e tij me sistemin e kaluar, ose edhe me faktin e një paragjykimi konstant për shqiptarët. Duket se këtë debat e konsumojnë edhe në Francë, aty ku Kadare kalon gjysmën e kohës. Dhe një opinion rreth kësaj teme e ka dhënë edhe profesori francez Jean Paul Champseix në një ligjëratë të mbajtur në Prishtinë në kuadër të Javës së Frankofonisë. “Kritika, vërtet e ka shtruar shpesh këtë pyetje dhe nga kjo është thënë se pikërisht ky ka qenë njëri ndër shkaqet se pse Kadare nuk është shpërblyer deri më tani me çmimin më prestigjioz për letërsi “Nobel”. Kritika letrare franceze që nuk kishte njohuri të duhura se ku do ta vendoste Kadarenë, ka gjetur këtë formulë e titulluar “Rasti Kadare”. Në Francë, ka pasur polemika të ashpra letrare ndërmjet shkrimtarëve për rastin Kadare, i cili, në disa momente nga disa kritikë është cilësuar si mall importi që kishte për detyrë që shtetit të Shqipërisë t’ia jepte një imazh sa më të bukur në tërë planetin”, theksoi Champseix. Ai ka bërë disa vlerësime për veprën e shkrimtarit shqiptar, të cilën e njeh mirë.

U morë prej
http://respublica.al/artikuj/2014/03/27 ... -champseix

''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4543
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Edvin Rama e pretë Kadarenë në Kryeministri
Kadareja Fosili më i Zi i Muzeut Komunist të Shqipërisë

ImazhImazh


Më 15 shtator 2013, kur mori pushtetin Edvin Kristaq Rama deklaroi në kryeministri:
E presë të vijë Ismail Kadare në kryeministri me triumf, me Nobelin.....!


Kaq u deshë të deklaronte dhe mjaftoi të kënaqte me pudër kafkash të diktaturës që u rikthye bijtë e Enver Hoxhës me epokën e rilindjes të terrorit komunist kundër popullit shqiptar. Kadareja e meritonte këtë deklarim për të vazhduar si në komunizëm me librat shkarravinë antishqiptare. Edvin Rama po lobon me Sorosin që ta marrë çmimin Nobël Kadareja sepse don ta shpërbleji për ato që ka bërë kundra ish kryeministrit malok - Sali Berishës dhe kosovarit -Lulzim Bashës si kandidat për kryetar Bashkiet për Tiranën në 2011.
Populli shqiptar për dy vjet në pushtetë të Edvin ramës me bandën e Soros/Shvarz ka mbushë burgjet me mbi 38 mijë fakirë si dhe po i shpronson si në epokën e ndritur të Kadaresë, Edvin Ramës ,............
Sa qe Sali Berisha për 8 vjet në krye të qeverisë ka deklaruar brenda dhe më shum jashtë shtetit kundër qeverisë demokratike duke e diskretituar kombin dhe racën e saj, se gjoja nuk është modernë si Edvin Rama i Sorosit/Shvarzit.
Kulmi i antishqiptarisë tij shpaloset sëpaku në dy raste:
- Kur e cilësoi në Mal të Zi në prillin e 2011 këto fjalë për Mark Milanin: "Jam prekur nga këto porosi, sepse janë tepër të fisme dhe, si të tilla, e nderojnë personazhin e madh(Mark Milanin).
Mark Milani ishte ai serbo-shqiptari më kriminel që nën ushtrinë malazeze aneksoi në 1856 Krahinën etnike Shqiptare me dhunë e terror duke vra mijra e torturuar shqiptarë. Ja seç shkruan Gjeniu i Kombit, Princi i Letrave Shqipe Kombtare - Poeti Kombtar At Gjergj Fishta në poemën "Lahuta e Malcis":
"……………………….......................
As Nikolla, as Mark Milani...
Por, n' daç gjallë n' Cetinë me shkue,
Duen prehë kamët e me shpejtue, 355
Pse pat thanë nji mjekerr -- bardhë:
Kamët e leta e faqja e bardhë.
Hiku Marku. hiku ushtrija:
Urra! m' shpinë i u lshue Malcija,
………………………….......................

Po citoj pak për Mark Milanin në prozë, që luajti rol historik në shpërbërjen e tokave shqiptare në Mal të Zi;

Më 4 dhjetor 1879, pjesa më e mirë e ushtrisë malazeze prej 4 mijë ushtarësh, nën komandën e Mark Milanit, ndërmori një sulm të furishëm në sektorin e Nikshiqit, në drejtim të Plavës e të Gucisë. Shtabi ushtarak i Lidhjes, i përbërë nga Ali pashë Gucia (kryetar), Jakup Ferri, Sulejman Vokshi, Haxhi Zeka, Filip Çeka, Jusuf Sokoli e të tjerë, midis të cilëve kishte edhe disa oficerë të karrierës, u përgjigj duke hedhur në sulm rreth 2 mijë luftëtarë.
…………………………………..

Kronistët kanë shkruar se Dedë Gjo Luli u priu forcave shqiptare, që pritën me pushkë ushtrinë e madhe të Malit të Zi, të cilën e udhëhiqte Vojvoda Mark Milani. Deda në krye të 18 trimave të zgjedhur prej Hotit dhe Grudës, ishte shkëputur dhe doli përpara tek ura e Rrzhanicës. Këmbë serbi nuk e kaloi urën.
Askush nuk e lartësoi figurën e Mark Milanit, i pari nga shqiptarit ishte Ismail Kadare.

- Rasti i dytë
Kur erdhi nën tymrat e bandave të burgosurve shqiptarë në Greqi të përpunuar nga agjentura greke në Tiranë me 22 janar 2011. E pa Flamuri Kuq e Zi të shkelur nga bandat antishqiptare të Edvin Ramës para kryeministrisë, nuk i bëri përshtypje, por kishte më rëndësi t'i bënte jehonë trimërisë, vandalizmave, anarkisë të komunistave për të marrë pushtetin nën grykën e pushkës. Kadare hodhi benzinë zjarrit. Shprehte keqardhje për Edvin Rama, që maloku i Veriut nuk ja lëshoi kolltukun e kryeministrit vullnetarishtë. Ky është shkrimtar revolucionar i frontit të luftrave komuniste.

Ky me dy e më shumë fytyra, një kameleon i lindur quhet Ismail Kadareja.
Përse heshti Ismail Kadareja pas ardhjes të Edvin Ramës n'krye të qeverisë socialiste? Pse hesht për hallet e popullit shqiptar që i ranë prej Edvin Ramës??

Kur flet Kadare bëhet nami në Tiranë. Pëshpëritet në Tiranë; Foli Kadareja. Pas 15 shtatorit 2013 ju ngri kordat e zërit shokut Kadare as për të mirë dhe as për të keq.
Kur ishte Berisha n'krye të qeverisë, Ismail Kadare i zgjidhej zorra dhe gjuha, vraponte yrysh prej Parisit në Tiranë në mbrojtje të kutërbimit antishqiptar të Edvin Ramës me ato çadra arkivolesh ngjyrë tä bardhë midis rrugëve të Tiranës për:
- Të mos lejohet Shqipëria të antarsohet në NATO.
- Të mos Hiqen Vizat e Udhtimit të Shqipërisë nëpër Europë.

Pasojat e ksaj refuzimi për t'u ribashkuar Shqipëria me Familjen e Perëndimit të Europës nga një person despot me emrin Edvin Rama, që nuk ka të bëji as me kombin shqiptar dhe as me Partinë Socialiste, që ka uzurpuar me ndihmën financiare të Xhorxh Sorosit/Shvarzit, që fati i Shqipërisë t'i mohej rikthimi, që ju mohua prej 25 prillit 1479 deri në 2009(pas 1530 vjetësh) prej pushtimit osmanë barbarë dhe diktaturës anglo-sovjetike-amerikane komuniste sipas projektit personal të Uinston Çurçilli të përkrahur nga Rusvelti dhe Stalini në 7-11 shkurt 1945.

Përse hesht Kadare para absurditetit me sfond antishqiptar të mikut tij, Edvin Rama?


Kujt i shërbeu Edvin rama në rikthimn e Shqipërisë në një Bunker midis Europës?
Urdhri i kujt ishte të izolohej Shqipëria nga Europa?
Po familjet shqiptare në Shqipëri që ishin të ndarë nga bijtë e tyre në Europë? Ku ishte humanizmi i Edvin Ramës.

Ismail Kadareja është antipopullor dhe antikombtar prej 1960 e në vazhdim 2015
Për këtë cilësi pritet Nobeli prej Sllavëve- Izraelit dhe SHBA

Përgjigja e vetëm është; Ismail Kadareja me heshtjen e tij gjithmonë para Veprave antinjerzore, antishqiptare dhe antikombtare dëshmoi dhe dëshmon se i përkrah, është plotsisht dakort me veprat e Edvin Ramës. Njeri tregohet me vepra. Heshtja e akuzon, e vendosë një llogore Ismail Kadarenë me Edvin Ramën për një politikë sistematike personale të Edvinit antipopullore e antikombtare. Kadareja urren Shqipërinë. Populli shqiptar nuk pretë asnjë mesazh prej kryeagjentit të Sigurimit të Bandës të Enver Hoxhës që funksionon dhe financohet nga Ari i grabitur i familjeve shqiptare dhe nga nxjerrja nga mineralet për afro 50 vjet.

E hënë, më datën 11 maj 2015
autori - Atdheu n'Rrezik
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4543
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Ismail Kadare në qeli
Imazh
Pikturë nga Avni Delvina - Nipi i Sulejman Delvinës

Ukraina pregatit botimin në internet të 300 mij dokumentve sekrete të KGB-Sigurimit Sovjetik
Imazh


Kur do t'i vijë rradha Shqipnis të botojë në internet dokumentet e Sigurimit Komuniste?

Imazh

Ukraina po pergatitet te rishqytoje dokumentet sekrete te KGB-se dhe ti beje ato te mundshme per publikun nepermjet internetit. Ukraina po ndjek shembullin e Republikes Ceke qe po ben gati te nxjerre ne internet per publikun e gjere 300 mije dokumeta te skanuara te sigurimit cek gjate periudhes makabre komuniste. Po qeveria Shqiptare e cila akoma mban dhe fsheh mekatet 45 vjecare te komunizmit makaber enverian kur do te beje te vlefshme per publikun jo vetem dokumentat famekeqe te Sigurimit te Shtetit por dhe dokumentat e vendimeve te Partise se Punes e cila e krijoi me aq pasion sigurimin e shtetit??
Perpara se kreu i qeverise shqiptare Edvin Kristaq Rama te merret me opsionet e demokracise amerikane pse nuk shikon pas historine kriminale te nje ideologjie te çmendur barabare qe u aplikua per 45 vjet dhe ti hapi dokumentat dhe dosjet e asaj ideologjie? Teknologjia e sotme e ben procesin shume te kollajshem per publikimin. Sic dihet dekomunizmi eshte faktor kryesor per te hyre ne famijen demokratike europiane.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4543
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Ismail Kadare: Ka një hezitim për zbulimin e krimeve komuniste dhe një zell për rikthimin e figurave të tiranisë"

Nga Gazeta 55 më 16/05/2016

Konventë përkujtuese, me pjesëmarrjen e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, në 25 vjetorin e krijimit të shoqatës së ish të dënuarve politikë

Besim Ndregjoni: Mosdënim i mjaftueshëm i krimeve të komunizmit

Unioni Mbarëkombëtar i Integrimit të të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politike të Shqipërisë, organizoi dje në mjediset e hotel “Tirana” në Tiranë një konventë kombëtare me titull “45 vite në kërkim të lirisë, 25 vite në mbrojtje të saj”, në nderim të Osman Kazazit “Nderi i Shqiptarëve”, simbol i qëndresës dhe legjendë e burgjeve politike.

Konventën e hapi ish i burgosuri politik Adem Allçi, i cili përkujtoi qëndresën antikomuniste dhe i kujtoi shtetit detyrimet që ka me shtresën e të persekutuarve politike. Agim Musta, ish i burgosur politik, shkrimtar e historian vuri në duke punën e madhe që kanë bërë të burgosurit politikë në ndërtimin e veprave të mëdha të Shqipërisë.

Hamz Jup Kazazi, në familjen e të cilit janë vrarë 9 dëshmorë për liri e demokraci foli për përpjekjet 25 vjeçare të tij për kërkimin e eshtrave të martirëve.

Fatbardha Mulleti, historiania e vetme tashme e historive të vuajtjeve të grave nën komunizëm, përkujtoi se në jetën e saj ka parë vetëm padrejtësi e fatkeqësi. Ajo kujtoi kampet e tmerrshme të komunizmit si dhe për luftën e klasave, të cilën sot pothuaj e kanë harruar nëpër shkolla.

Vijoi të flasë Jalldëz Nela – gruaja e poetit Havzi Nela. Ajo tha se bashkëshorti i saj u var me bashkëfirmën e babait të kryeministrit të sotëm.

Nard Dervish Bejko, biri i njërit prej katër martirëve të revoltës së Spaçit tha se politika shqiptare nuk është e pastruar prej komunistëve. Revolta e Spaçit tha ai është revoltë e kërkimit të lirisë.

Sabie Kujtim Frangu, vajza e komisionerit të vrarë më 29 qershor 1997 në mbrojtje të votës, përshëndeti dhe kujtoi se ata që shkaktuan krimet e komunizmit bënë edhe ato të vitit 1997.

Tanush Mulleti përshëndeti më pas në emër të profesor Sami Repishtit. Midis të tjerash, Mulleti tha se kjo nuk është rilindja e Shqipërisë, por rilindja e së keqes.

Mbjatën kumtesa studiuesit Agron Gjekmarkaj dhe Altin Meçja.

Presidenti i unionit, Besim Ndregjoni në fjalën e tij dënoi krimet e djeshme dhe të sotme të komunistëve. Ai i kujtoi të majtës që përsërit përditë për gërdecë dhe 21 janarë se këto nuk janë asgjë në krahasim me krimet që kanë bërë baballarët e tyre.

E nderoi me pjesëmarrjen e tij, këtë takim presidenti i Republikës, z.Bujar Nishani, përkrahës i fortë i çështjes së të përndjekurve politikë dhe shtetar i vendosur, foli për një sërë çështjesh që i takojnë dënimit të krimeve të komunizmit, shtetit të së drejtës si dhe të çështjeve të aktualitetit.


Letra e shkrimtarit të madh Ismail Kadare për Unionin e të përndjekurve
Imazh

Kadare: Ka një hezitim për zbulimin e krimeve komuniste dhe një zell për rikthimin e figurave të tiranisë

Të nderuar miq të Unionit Mbarëkombëtar të të burgosurve dhe të përndjekurve politikë të Shqipërisë!

Zoti president i Unionit, Besim Ndregjoni!

Me një tronditje të thellë lexova letrën tuaj ku ju parashtroni shqetësimin tuaj të drejtë për mosdënimin e mjaftueshëm të krimeve të komunizmit në Shqipëri, për zvarritjen e rehabilitimit të të dënuarve dhe të përndjekurve dhe të gjithë proceseve që lidhen me to.

Fakti se nuk është hera e parë që ju ngrini probleme të tilla e shtron edhe më shumë dramacitetin e tyre dhe e bën edhe më të pafalshme vonesën e përgjigjes.

Ju përmendni shifra ngjethëse për terrorin e regjimit komunist, për të dënuarit me burgje e tortura, për të internuarit, të pushkatuarit me gjyq dhe pa gjyq, për gra e klerikë të të gjitha besimeve, që nuk u gjenden ende varret, për kampe të shfarosjes e gjithfarë tmerresh që mendja njerëzore e ka të vështirë t’i përfytyrojë.

Ndërsa hezitimi për zbulimin e këtyre krimeve bëhet përherë e më i dukshëm, zelli për rikthimin e pamjeve të tiranisë së përmbysur e të personazheve të egër të saj, në një ngjyrim të zbutur e gati normal, sa vete e bie në sy më fort. Kjo shoqërohet me kujtimet nostalgjike, me shprehje tinëzare në trajtë maksimash “kështu ka qenë ajo kohë”, “ka pasur edhe gjëra të mira”, etj.

Koha normale e një populli përfshin faza të ndryshme, herë të të mbara e herë më të vështira, por një periudhë terrori si ajo që u përmend më lart, është e padurueshme. Një kohë e tillë dhe një histori e tillë, nuk janë kohë dhe histori e ekzistencës së një populli, por ato të shuarjes së tij/ ndaj mohimi i tyre është i domosdoshëm, një orë e më parë.

Unë ju kuptoj dhe ju mbështes plotësisht në aksionin tuaj, i cili nuk ju përket vetëm juve, por drejtpërdrejt lidhet me fatin e Shqipërisë dhe të aradhes së saj evropiane.

Tiranë, 16 maj 2016.

Në vitin 1991, Sigurimi kërkoi mosmiratimin e shoqatës të ish të dënuarve
Dokumentacioni i ardhur në ditët tona tregon se Sigurimi i Shtetit nuk donte të lejonte miratimin e shoqatës së të përndjekurve. Në raportin e datës 18.4.1991 që përpilon ana e Sigurimit e Drejtorisë së Punëve të Brendshme Tiranë, në fund thuhej:

“Kemi mendimin se kërkesa për të marrë miratimin e krijimit të kësaj shoqate të pavarur politike nga Ministria e Drejtësisë, duhet të gjykohet me shumë kujdes, për të parë mundësinë e gjetjes së ndonjë shkaku ligjor për të mos u dhënë miratimin përkatës”.

Për të mos u kuptuar, në raportet e tjera kemi një modifikim të raportimit. Në raportin e ministrit të Punëve të Brendshme Gramoz Ruçi për Ramiz Alinë, të datës 23.4.1991 thuhej:

“Nga informacionet e marra, rezulton se më datën 14.4.1991, ditën e diel, ora 10.00, në një nga sallat e Pallatit të Kulturës në Tiranë, është organizuar një mbledhje me disa ish të burgosuri politikë, ku merrnin pjesë edhe 5 anëtarë të Partisë Demokratike. Si organizatorë të saj kanë qenë Bardhyl Belishova, Robert Vullkani, Leka Toto, Tanush Kaso, Agim Musta e Uran Kostreci. Ndërsa si drejtues ishte Leka Toto.

Në këtë mbledhje morën pjesë edhe gazetarë e fotoreporterë të huaj si italianë, amerikanë e rumunë, të cilët jo vetëm që bënë filmimin e saj, por morën edhe intervista të ndryshme nga persona të veçantë të dënuar.

Qëllimi kryesor i kësaj mbledhje ishte, miratimi i një kërkese për krijimin e një shoqate politike me ish të dënuar e persekutuar nga regjimit komunist, për t’ia dërguar Ministrisë së Drejtësisë dhe firmosja e një peticioni në emër të 400 vetave për t’ia dërguar parlamentit të parë pluralist në sesionin e tij të parë.

Leka Toto i cili hapi mbledhjen, ndërmjet të tjerash tha: “Formimi i shoqatës të të persekutuarve nga regjimi komunist është një eveniment i rëndësishëm për ne gjatë këtij gjysmë shekulli. Ne do të kërkojmë dëmshpërblimin për kohën që kemi qenë në burg dhe për këtë parlamenti të nxjerrë ligjin përkatës”.

Muhamet Kosovrasti, në diskutimin e tij, pasi sulmoi PPSH-në th: “Kërkoj nga të pranishmit që të vihet në dijeni edhe OKB dhe Parlamenti Europian për keqtrajtimin e të burgosurve politikë para lirimit të tyre nga burgu”.

Tanush Kaso u shpreh: “PPSH kërkon që të mbyllë dosjet, prandaj ju ftoj ta firmosni peticionin, se kështu do të kemi shtypin tonë dhe jemi vetë dosje të gjalla”.

Robert Vullkani tha: “Ashtu si edhe në vendet lindore, ne do të kërkojmë formimin e kësaj shoqate. Bile do të caktojmë edhe një ditë që të quhet “dita e vuajtjes”.
.....................................................................

Në përfundim në këtë mbledhje, u zgjodh një grup ish të burgosurish për të përgatitur rregulloren e kësaj shoqate”.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4543
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Hapja e Dosjes të Ismail Kadaresë

Zhduken 70 faqe të Dosjes Nr. 114 më 12.I.1979

Imazh

Kush urdhëroi Zhdukjen e 70 faqeve në 12.I.1979?

Ish drejtori i Arkivave të Ministris Brendshëm – Kastriot Dervishi deklaron botnisht se janë zhdukë 70 faqe nga dosja e Kadaresë. Për çudi ishte i vetmi person që kishte ma shumë faqe të zhdukuna nga dosja e Kadaresë se e tjerve. Si ka mundsi? Çfarë kishin brenda atyne 70 faqeve të shkruem për Kadarenë? A thue kishte ba spiunime ndaj kolegve të ndryshëm, ku shumë prej tyne kanë perfundua në tortura, në burgje, në likujdime fizike dhe pasojat janë vuejtje e pafund edhe sot e në vazhdim. A thue kanë pasë fjalë të mira, pra kundër komunizmit të Kadaresë ato 70 faqe, që janë asgjësua? Kjo nuk ndodhë kurrë! Me sa flitet asht ish oficeri i sigurimit të Ministris Brendshëm në periudhën e diktaturës dhe shkrimtar i romaneve policore-sigurimse Neshat Tozaj, që ja ka pastrue akuzat, spijunllëqet e Kadaresë ndaj shkrimtarve mat ë talentuem se vedin dhe ndaj udheheqjes, figurave politike etj…
” …Si Ismail Kadare……. Dosjet e tyre formulare të ndjekjes, në dijeninë time, janë asgjësuar.
P.sh., më 12.1.1979, janë asgjësuar 70 faqe të dosjes nr.114 në ngarkim të Ismail Kadaresë.
Krahasuar me personat e tjerë, ai kishte numrin maksimal të fletëve në ngarkim.
Kastriot Dervishi – ish Drejtor i Arkivave të Ministris Brendshëm Tiranë.

Ja pse Kadareja kerkon tash 25 vjet Hapjen e Dosjeve!!!
Imazh

Kadare ju lutë mediave që të hapen Dosjet me qellim që të pastrohet demokracia tash 25 vjet.
Ky fakt i ri që vjen nga birucat e Dosjeve tregon se ndjehet i qetë Kadareja me kapituj të zhdukun nga libri i krimeve të tij. Në fakt kuptohet se ky fakt i ri që ju servir publikut e ban të panevojshme Mos me e hapë Dosjen e Kadaresë se e Hapi Dosjen K.Dervishi. E keqja e ktij fakti asht se askush nuk mund të mësoji për akuzat, spijunllëqet e kadaresë ndaj viktimave të shumta. Njolla e zhdukjes asht ba ma e madhe sepse pas 1979 Kadare ka vazhdue me shpatë kundër kundërshtarve të tij pa ju regjistrua në dosjen e tij. Kjo duket urdhni i Enver Hoxhës në pastrimin e figurës Kadaresë për ta përdorë në një kohë tjetër sikurse po ka suksesë edhe pas diktaturës komuniste me manipulime letrare e llafollogjike nepër trevat shqiptare dhe ato botnore.
Sa ma sipër si qytetar duke marrë nji ket informim prej një autoritetit të besueshëm Kastriot Dervishit në kët prove shkencore dokumentative më lejon mue dhe tanë shqiptarët të shprehim hipoteza rreth ksaj fenomenit të shfarosjes së 70 faqeve të Dosjes Nr. 114 në ngarkim të Ismail Kadaresë. Unë i bindum mbi faktin e ndihmës që i asht dhanë Pastrimit të figurës së Kadaresë për arsye se ishte caktue nga kryediktatori Enver Hoxha si monument kulture për diktaturën komuniste dhe padiktatorjale

A e nderojnë - Zhdukja e 70 faqeve i të Vertetave të Figurës së Kadaresë???
Imazh

Aspak nuk e nderon ky fakt Kadarenë!
Ashtë gati njësoj të marri diplomën me kopjime(krahasim vulgar). Ky fakt i ka zhdukë dyshimet e viktimave dhe popullit shqiptar për pastërtinë e figurës Kadaresë. Vetëm dam të pallogaritshme i ka ba personalisht Kadaresë dhe veprave tija letrare.
Ismail Kadare tashmë quhet Shkrimtar me dosje të zhdukun të periudhës ma kriminale të historisë shqiptare 1944-1992, ku ishte deputetë, kushrini dhe njeriu i E.Hoxhës, zevendsi i kryediktatores Nexhmije Hoxhës, njeriu që vendoste arrestimet, torturat, pushkatimet dhe burgjet e njerzve të kulturës, artit, muzikës etj.!

Shenim;
U morë prej “Kastriot Dervishi: ”Dallëndyshe”, “Seman”, “Nabar”, cilët ishin spiunët e Kadaresë dhe e vërteta e dëshmisë së Lubonjës” - By voal.ch | April 11, 2017
- https://www.voal.ch/kastriot-dervishi-d ... -lubonjes/

Thupra e Drejtsisë
E premte, më dt. 14.IV.2017
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4543
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Ismail KADARE servil i agjentes të Beogradit, antishqiptares- Romana Vlahutin!
Imazh


- Kastriot Myftarajt akuzon për agjente të Beogradit - Romana Vllahutin
- Ismail Kadare merrë në mbrojten agjenten e Beogradit - Romana Vlahutinin
- Kastriot Myftaraj arrestohet pa urdhën të Prokuroris!
- Akademiku, Profesor Përparim kabo mbron Atdhetarin Kastriot Myftaraj

---------------------------------------------------------------------------------
"Aventura e çuditshme e një kurve kroate në Tiranë" :fluturon Imazh

By voal.ch | May 10, 2017

Në Kroaci, “Zonjën” Romana Vlahutin, e kanë quajtur “Prva Dama u sjeni”(Zonja e Parë-Hije) e Presidentit të majtë Ivo Josipoviç, i cili ishte në këtë post, në vitet 2010-2015. Josipoviç ishte një artist i shndërruar në politikan. Profesioni i tij ishte muzikant. (kompozitor) Por ai ishte edhe një jurist i shndërruar në muzikant. Josipoviç, për një kohë të gjatë (1987-2004) ka punuar si mësimdhënës në Akademinë e Muzikës në Zagreb.

Marrëdhëniet e tij me Romana Vllahutin, ndonëse të dy ishin të martuar, nuk kishin tërhequr vëmendjen para se ai të bëhej President i Kroacisë. Në rrethin e sorosianëve kroatë, të cilit i përkisnin të dy, konvencionet morale bëjnë pjesë ndër mitet që duhen dekonstruktuar, sic thotë frazeologjia e pëlqyer e tyre.

Kur Josipoviç u bë President, Romana dha shpejt prova se ishte sundimtarja e vërtetë e Pantovçak. (pallatit presidencial kroat) Josipoviç e emëroi atë të dërguarën e posaçme për Ballkanin Perëndimor. Meqënëse në organigramën e shtetit kroat nuk kishte pasur deri më atëherë një zyrë të këtij lloji (aspak anormale pasi Kroacia nuk është fuqi e madhe), u desh që Romana të sistemohej në zyrën e këshilltarit presidencial për politikë të jashtme, Joshka Para, si zëvendës-këshilltare. Media kroate nuk mungoi të vinte re risinë e çuditshme, pasi në Kroaci dhe madje në vende më të mëdha, nuk kishte as zëvendës-këshilltarë, një praktikë kjo e kancelarive të mëdha, si rasti i SHBA.

Posti i lartë që mori Romana, sa i përket shtetit kroat, në praktikë ishte një fjalë boshe me vlerë honorifike, në rast se mund të bëhet fjalë për “nder” në rastin e Romanës, që edhe ecjen e ka prej prostitute. Posti i shërbente Romanës vetëm për ta promovuar në një mision sorosian, që do ta them më tutje.

Zonja e Parë Hije e Pallatit Presidencial u bë aq e patolerueshme me sjelljen e saj, si një skandal shëtitës, sa Presidenti Josipoviç u detyrua ta largonte nga stafi i tij, madje edhe nga Kroacia. Meqënëse Kroacia kishte të drejtë të emëronte një shef delegacioni të Bashkimit Europian (i njohur si ambasador), u gjet për Romanën posti i shefes së delegacionit të BE në Shqipëri, që në zhargonin e vendit quhet Ambasadore e Bashkimit Europian.

Por Romana në Tiranë do të ishte më shumë një e dërguar sorosiane se e BE. Tutori i saj, Ivo Josipoviç është një nga të përkëdhelurit e Sorosit në Kroaci, ashtu si edhe Romana. Kur Josipoviç kandidoi për president në 2010, një nga premtimet e tij në fushatën zgjedhore ishte “Drejtësia e Re”. Është kureshti e madhe politike që këtë slogan e përdori edhe sorosiani Edi Rama më vonë. Romana, e cila nuk pati ndonjë rol në operetën politike “Drejtësia e Re” të Josipoviçit në Kroaci, do të kishte ironikisht një rol të madh në Shqipëri në komedinë me titull “Drejtësia e Re”, të vënë në skenë nga një tjetër politikan-artist, piktori i cili mburret se ka më shumë talent për barcoleta, Edi Rama.

Romana erdhi në Tiranë në tetor 2014. Josipoviç humbi zgjedhjet presidenciale të vitit 2015 dhe kaloi në pension politik, por Romana, të cilën ai e nguli në Shqipëri, mbeti këtu. Shpejt Romana u bë e njohur për skandale. Është e padyshimtë dhe e vërtetuar me dokumente se ajo ka vjedhur rreth një milion euro në aferën e blerjes së rezidencës së BE në Tiranë.

Nëse do të kërkoni CV zyrtare të Romanës në faqen zyrtare të “Delegation of the European Union to Albania”, është një humbje kohe. Nuk do të gjeni asgjë të tillë. Arsyeja është se Romana nuk pëlqen të përshkruajë shkollim e saj joserioz për detyrat e larta që mban. Pasi ka marrë një diplomë të gradës së parë (bachelor) nga Fakulteti i Filozofisë i Universitetit të Zagrebit, ajo ka kryer një lloj kursi pranë Universitetit të Harvardit, që njihet si Shkolla e Qeverisjes “John F. Kennedy”, barazvlerësi amerikan i kurseve ideologjike të universiteteve moskovite në kohën sovjetike për komunistët e botës.

Në fillimet e luftës në Kroaci, në 1991, Romana u punësua në Zyrën për Shtypin e Huaj në Ministrinë e Informacionit të Kroacisë. Detyra e saj ishte shoqërimi i gazetarëve të huaj në frontin e luftës. Si e tillë Romana fitoi urrejtjen e luftëtarëve kroatë pasi ajo kishte krijuar miqësi me gazetarët që shkruanin keq për luftën kroate për mbrojtjen e atdheut. Për këtë Romana u bë popullore në anën tjetër të frontit te serbët, të cilët kur mësonin ardhjen e saj, bënin të përhapeshin me megafonë tingujt e asaj këngës së famshme jugosllave të viteve tetëdhjetë “Romana, Romana”. Për këtë arsye Romanën e larguan nga kjo detyrë dhe ajo si sorosiane gjeti shpejt punë në organizatat ndërkombëtare.

Kur Josipoviç e emëroi Romanën si të dërguar të posaçme për Ballkanin Perëndimor, ai në fakt nuk kishte parasysh hapjen fuqishëm të një linje të re të politikës regjionale kroate, por një projekt sorosian që është edhe projekt i disa qarqeve në Bashkimin Europian. Atë të Jugosllavisë së Re. Sorosi dhe pjesa më e madhe e burokracisë së Brukselit, si dhe vendet e BE që mbajnë peshën më të madhe të marrëdhënieve me Ballkanin, bashkohen në idenë se problemi i Ballkanit Perëndimor të mbetur jashtë BE-së, mund të ketë si zgjidhje praktike afatgjatë futjen në një lloj frigoriferi gjeopolitik, atë të Jugosllavisë së Re, që do të krijohet nga bashkimi i ish-republikave dhe krahinave jugosllave minus Sllovenia dhe Kroacia, tashmë të anëtarësuar në BE, plus Shqipëria.

Për të punuar për këtë projekt ka ardhur Romana në Shqipëri. Nuk është rastësi që ajo erdhi në kohën kur nisi të promovohet partneriteti Beograd-Tiranë, deri edhe me një partneritet personal Vuçiç-Rama. Për shkak të këtij roli që ka Romana, asaj ia falin në Bruksel vjedhjet që bën si ajo me blerjen e rezidencës së BE në Tiranë.

Për shkak se Rama ka një rol të madh në “integrimin” e Shqipërisë në Jugosllavinë e Re, Romana nuk flet kurrë për shndërrimin e Shqipërisë në një platancion gjigand droge, nga ku droga përmbyt Bashkimin Europian. Rama ka licencën e drogës, si shpërblim për pjesëmarrjen në realizimin e projektit të Jugosllavisë së Re.

78 vite më parë, një kroat i serbizuar, shkrimtari Ivo Andriç, që njëherësh ishte edhe zyrtar i lartë i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Jugosllavisë Mbretërore, bëri një memorandum për ndarjen e Shqipërisë, me ç’ rast Jugosllavia do të përfitonte gjysmën e territorit të vendit fqinj. Nuk është rastësi që Edi Rama gjatë një prej vizitave të tij në Serbi gjatë kohës që është kryeministër, gjeti të citonte pikërisht Andriçin, si përfaqësues të pëlqyer të kulturës serbe. Në gjuhën diplomatike, ku shpesh nënkuptimi ka rëndësi gjithëpoaq të madhe sa kuptimi i drejtpërdrejtë i fjalëve, kjo do të thotë se Kryeministri shqiptar është i gatshëm të pranojë edhe më tepër se kyçjen e Shqipërisë në Jugosllavinë e Re.

Nuk më shkaktojnë asnjë ndjesi qëndrimet politike të Romanës në Shqipëri, mbështetja për njërën apo tjetrën palë. Për mua është i një rëndësie krejt dytësore fakti që ajo mbështet qeverinë kundër opozitës. Që Romana ka me Edi Ramën marrëdhëniet e prostitutës politike me tutorin te i cili e kanë shitur, kjo u vërtetua në ditën e ceremonisë së promovimit të muzeumit të përgjimeve të diktaturës komuniste, e njohur ndryshe si “shtëpia me gjethe”. Në prani të ambasadorëve të huaj, ndër ta edhe Romana, Kryeministri Rama, kishte inskenuar një komedi ku të gjithë do të dëgjonin fjalimin e tij në oborr por nuk do të hynin në ndërtesë. Kur Romana kureshtare, pas përfundimit të fjalimit të Kryeministrit, deshi të hynte në ndërtesë, ashtu siç ndodh në raste të tilla, atë e ndaluan rojet e Gardës së Republikës, që vepronin sipas urdhërit të prerë të Ramës. Askush nuk duhet të hynte në ndërtesë. Skenën e pamë në kronikat televizive.

Çdo ambasador që trajtohet kështu publikisht nga autoritetet në një ceremoni zyrtare ku është i ftuar nga vetë Kryeministri, aq më tepër kur përfaqëson BE, kërkon si satisfaksion dorëheqjen e kryepalaços të kësaj shfaqjeje ku është poshtëruar BE, jo thjesht Romana, ose jep vetë dorëheqjen. Romana nuk bëri as njërën as tjetrën sepse ajo ka ardhur në Shqipëri si prostitutë politike jo si diplomate.

Prandaj unë nuk jam i shqetësuar për qëndrimet e saj politike, sepse nuk kam iluzione për rolin e saj politik, por jam i shqetësuar sepse 75 vite pasi Andriç shkruante memorandumin famëkeq, në 2014, në Shqipëri vjen një kroate që me lehtësi i hyn aventurës për të punuar për inicimin e procesit të gëlltitjes së vendit nga një federatë e re sllavojugore. Pak kohë më parë Romana është ankuar se ka pasur kërcënime për jetën e saj, me ç’ rast Brukseli ka kërkuar që të bëhen hetime për të zbuluar autorët. Për Romanën është krijuar një shërbim sigurie shtesë nga shteti shqiptar.

Romana dhe ata në Bruksel që kërkojnë hetime për të zbuluar terroristët që kërcënojnë jetën e Romanës duhet ta dinë se në këtë histori ka vetëm një terroriste, që është Romana, e cila ecën në gjurmët e një tjetër Ivo, Andriçit. Përfshirja e Shqipërisë në Jugosllavinë e Re është një atentat ndaj sovranitetit të Shqipërisë, është një akt që bie ndesh me përmbajtjen dhe frymën e Kushtetutës, është një proces që nuk ka të bëjë me asnjë lloj integrimi europian, por që ka të bëjë me aneksimin e kamufluar, për të cilin Serbia ka bërë përpjekje qëkurse është krijuar shteti shqiptar. Është edhe një krim i parashikuar shprehimisht në Kodin Penal.

Kështu që çdo shqiptar që do atdheun e vet mund ta vrasë Romanën dhe ky do të ishte një akt antiterrorist, jo terrorist. Në këtë histori ka vetëm një terroriste që është Kurva e Pantovçakut, e cila e mbetur pa tutor punon për llogari të Beogradit.
Autori - Kastriot Myftaraj


- Ismail Kadare merrë në mbrojten agjenten e Beogradit - Romana Vlahutinin
Për me lobue për Çmimin Nobel!

Imazh

"Kadare letër Vlahutinit pas kërcënimit me jetë: Do isha gati t’ju kërkoja ndjesë në gjunjë"
By voal.ch | May 10, 2017

Shkrimtari dhe kandidati për Nobël, Ismail Kadare i ka shkruar një letër ambasadores së BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin.
Letra vjen pas thirrjeve për vrasjen e ambasadores, nga analisti Kastriot Myftaraj, i cili u ndalua nga Policia, por më pas u lirua. Kadare, në letrën drejtuar ambasadores thotë se ai është gati të kërkojë ndjesë në gjunjë para saj, për të treguar se mirënjohja e tij për të është e pacenueshme.
LETRA
Letër për Romana Vlahutin, ambasadore e BE në Shqipëri

E nderuara Zonjë,
Më lejoni t’ju drejtohem me këtë letër krejtësisht personale, për tronditjen që më shkaktoi sot fyerja e paskrupullt që u bë publikisht kundër jush në shtypin shqiptar. Nuk është fjala për të sqaruar këtu se ç’është fyerja e një njeriu jo normal dhe se sa pak lidhje ka ajo me një popull e një shoqëri të tërë. Megjithatë ajo fyerje u botua nga shtypi i vendit tim, kështu që në një mënyrë ose një tjetër na vuri para përgjegjësisë të gjithëve.
Ndonëse shkrimtar i njohur, nuk marr përsipër të përgjigjem për ato çka mund të ndodhin në këtë vend, për mirë apo për keq. Do të doja thjesht të ndaja me ju pikëllimin që mund të ndiejë njeriu, i cili, në vendin ku vjen të ndihmojë për kapêrcimin e brengave, ndeshet me një mosmirënjohje të tillë. E dashur Romana Vlahutin, do të isha gati t’ju kërkoja ndjesë në gjunjë, për t’ju siguruar se mirënjohja për ju është e do të jetë e pacënueshme.

Ismail Kadare
Paris, 10 maj 2017

Komente të lexuesit

Shpata 3 days agoReply
Zoti Kadare, mediat e botuan sepse Kastrioti u arrestua, po te mos ishte arrestuar asnje media nuk do te kishte folur, keshtu, mos luaj me te drejten dhe lirine e mediave te njoftojne publikun.
Pislleqe dhe fyerje botohen perdite ne feisbuk, por mediat nuk i reflektojne ato.
Por duhet ta dini, se ne te kaluaren, edhe kur ka patur raste shpifjesh ne media, autoret nuk jane arrestuar. Ky trajtim i ‘privilegjuar’ eshte padrejtesi !
Kastrioti ka shkruajtur 950 faqe liber, ‘me nuk e di çfare’ kunder jush, nuk eshte arrestuar !
Librin nuk besoj ta kene lexuar shume ‘psikopate’ se 1000 faqe nuk lexohen, po nuk i pati shkruar Tolstoi !
Kuptohet, se me Kastriotin ju keni hesape per te lare, kjo eshte puna juaj.
Por marr guximin, si ushtari Shvejk, t’ju them se ju nuk mundni, ne emer te Shqiptareve te ‘ndani pikellim’ per ‘mosmirenjohje’ sepse Shqiperia nuk i ka asgje borxh Romana Vlahutinit !
Ajo eshte pasuruar jashte mase ne Shqiperi, ketu perflitet shume per te, dhe nderhyrjet e saj me Zotin Rama jane te mistereshme.
Lexo Gazetat, edhe ato perendimore po deshe, Zoti Kadare, qe te mesosh mire, cila eshte Zonja Romana, perpara se ti ulesh ne gjunje !
Letra juaj eshte e befasueshme, le t’ja leme kohes se verteten, apo naivitetin e saj. Faleminderit !

Minotauri 3 days agoReply
Your comment is awaiting moderation.
Myftaraj natyrisht e ka tepruar me lirine e fjales , por vete Zonja e Europes prane qeverise se Tiranes nuk do kerkonte burgosjen e tij…
Problemi duhet kerkuar atje ku eshte: Vllahutin, eshte ne rregull me misionin europian te derguesve te saj, apo jo?
Si vezhgues, sinqerisht, me rane ne sy per te teperta, tere ato xhingla mingla ne qafen e zonjes ne fjale, teksa fliste ne pervjetorin e Europes, ne Gjinokaster, nese nuk gabohem…
Mire qe nuk u kujtua ambasadori Lu ta shenjestronte si subject te Vettingut…!
Vllahutin ia di shkakpasojat e puneve qe ka marre persiper.
Tere te tjerat bjen vetiu, nese behet mbare per Shqiperine…
Kadare…?!
Ai gjithnje ka qene per Ligjin e Ruajtjes se Monumenteve! Aq me teper si Kalores Frengo-Fil…
Vetem pasi monumentet rrezohen nen peshen e vete, Kadare del kunder tyre! Si me Enver Hoxhen, psh.
Kadarea ne krye te heres ishte kunder UCK-se, por u be pro pasi…
Pastaj doli kunder Rugoves, por i kerkoj ndjese Presidentit, pas vdekjes!
Pastaj akuzoi Ali Ahmetin dhe rebelet shqiptare ne former Macedoni, si nostalgjike te Enverit!!!
Si individ qe ka hyre ne Europe, qysh ne kohen kur Shqiperia ishte e Izoluar, merret vesh qe do mbaj anen e europaineve, deri kur shqiptaret te lejohen te hyjne edhe ata atje…

Bardhi 2 days agoReply
Gjunzimi deri në poshtrim të moralit tij, i Ismail Kadaresë para kryediktatorit dhe diktatorve te komunizmit asht i njohun, i një ish sekretarit të organizatës bazë të partis të Lidhjes së Shkrimtarve, që ka persekutue, e burgosë dhe hedhë në duart e xhelatve hetuesa, shum shkrimtarë, muzikantë, kangtarë, aktorë dhe kundërshtarët e tij në periudhën kur ishte deputetë, zev-i kryetares të Frontit Demokratik i diktatores nexhmije hoxhës, mik shpije i kryediktatorit enver hoxha.
Kadaresë nuk i han palla tash 25 vjet për me deklarue në mprojtje të popullit të vet nga;
– huliganizmi kryeqeveritar,
– të shitjes së tokës shqiptare grekut prej ish presidentit bamir topi, sali bersha, lulzim basha dhe ilir meta,
– të bashkpunimit deri në intimitet i edvin ramës me vuçiç në kurriz të Shqypnis Mjerë dhe Kosovës,
– të shndrrimit të Shqipnis në hambar të hashashit dhe pasunimit të lobit ultrakomunist të Tiranës
– të avokatisë të romanës vlahutin ndaj bandës saj sorosjane ,
– të votimit pa opozitë si prezencë e rikthimit të sistemit nji-partjak.
– për vorfninë dhe emigrimin masiv të rinis shqyptare.
Vetëm kto halle nuk e gjunjëzojn shokun kadare, por gjunzohet për ta hedhë patriotin e madh Zotni Kastriot Myftaraj në duart e xhelatit hetues, sot ministër i brendshem fatmir xhafaj! Mos i prekë kush telat kadaresë – mallkimin e ka si në diktaturën komuniste-ku lulzoi epshet e tija satanike kundër shqiptarve patriot, fetar, të ditun dhe demokrat!

https://www.voal.ch/kadare-leter-vlahut ... ne-gjunje/

''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
MëparshmePërpara
Posto një përgjigje 61 postime · Faqe 5 prej 7 · 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 3 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 31 Tetor 2020, 03:43
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari