Letra dhe lapsi nje misherim i vargut ku letrari le gjurme ne historine dhe legjenden e nje kombi.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 61 postime · Faqe 4 prej 7 · 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7
Ismail KADARE dhe ENVER HOXHA, ELENA GUSHO, KADRIE, SHAHIN
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4535
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Kadare akuzon dhe nxjerrë antishqiptarizmin e Hashim Thacit në Rambuje dhe heshtjen e qëllimëshme të Kosovës "Për krimet e Serbisë ndaj shqiptarve"
Imazh
Imazh

Kadare: Po heshtim për krimet e Kosovës

2011-05-12
Aleksandër Çipa
Imazh
Libri më i ri i shkrimtarit të shquar Ismail Kadare i është kushtuar dramës së Kosovës dhe heshtjes shqiptare për krimet e bëra ndaj shqiptarëve. I titulluar “Mbi krimin në Ballkan; letërkëmbim i zymtë”, botuar nga “Onufri”, libri sjell në vëmendje shumë çështje të rëndësishme të botës shqiptare

Duke botuar një dossier të tillë për krimet në Ballkan, a mund të na thoni diçka më tepër për lexuesit tanë? Ka ndonjë arsye zgjedhja e kohës së publikimit? Së fundi, a është e plotë dosja?


Ka vite që ka qenë e nevojshme një dosje si kjo. Madje, është disi vonë. Në Shqipëri është krijuar një zakon i keq: sapo shtrohet një çështje që duket sikur s’ka lidhje të drejtpërdrejtë me interesat politike të ditës, nisin shkrofëtimet: ohu, ne kemi të tjera probleme, ky na ngre të tjera! Problemi i krimit vazhdon të jetë në thelbin e historisë së Ballkanit, në dy dhjetëvjeçarët e fundit. Ndaj mendimin e mësipërm, për kohën ose pakohën e dosjes, do ta quaja një dëshmim të ri të mendjelehtësisë shqiptare për të mos përdorur një fjalë më të ashpër.
Lidhur me qëllimin e botimit, përgjigjja është e prerë: pajtimi në Ballkan. E ky pajtim, nuk mund të bëhet pa pajtimin shqiptaro-serb. Ka njerëz që mendojnë se dosje të tilla të rënda, është më mirë që, në emër të paqes, të mbyllen. Unë e nderoj paqen si një gjë të shenjtë, por pikërisht, ngaqë kam këtë nderim, mendoj ndryshe. Eshtë e njohur thënia se popujt duhet të dijnë çka të kujtojnë, e të dinë çka të harrojnë. Por kjo mund të ndodhë vetëm kur çështjet sqarohen. Për fat të keq, siç u tha, po ndodh e kundërta. Ndër problemet që paraprijnë paqen, është ai i krimit. Bota, ashtu siç njeh krime të mëdha, ashtu njeh edhe pajtime të mëdha. Por këto të fundit, kërkojnë shpesh burrëri më të madhe, se lufta. Unë besoj në mundësinë e pajtimit midis serbëve dhe shqiptarëve. Kjo nuk është as deklarim diplomatik, e as një aspiratë humaniste. Jam shkrimtar dhe, përveç ndërgjegjes sime, s’kam as tagër e as detyrim tjetër. Jo vetëm besoj në pajtim, por e quaj atë të domosdoshëm. Eshtë mision i detyrueshëm i dy kombeve. Europa, SHBA dhe një pjesë e botës, i besuan gjer më sot të vërtetës së njohur dhe e ndëshkuan Serbinë. Kjo e fundit, mendon ndryshe. Eshtë punë e saj. Në qoftë se sot mendohet se, pala shqiptare, gjithashtu, ka bërë krime, le të hetohet.
Pra le të hetohen krimet e gjithkujt. Dhe të vihen në peshore. Të gjendet përpjesëtimi midis tyre, siç thuhet. Në fund të fundit, thelbin e drejtësisë në planetin tonë e përbën pikërisht përpjesëtimi. E shqiptarët s’kanë pse të kenë asnjë grimë droje në këtë rast. Lidhur me pyetjen se a është e plotë dosja që po botohet, do të thoshja, jo. E tillë do të jetë, ndoshta, në një botim të veçantë.
Vuk Drashkoviç gati çerekshekulli më parë, ju është drejtuar, si koleg. Vite më vonë, ai do të bëhej minister i jashtëm i Serbisë. A mund të na flisni për dialogun mes jush, në se ka patur vërtet dialog?
Më 1987, kur është shkruar kjo letër, nuk më kujtohet t’i jem përgjigjur. Ajo është botuar së pari në shtypin serb. Madje, nuk më kujtohet ta kem ditur. Ju mund të thoni se mjafton kjo arsye, por unë po vazhdoj: edhe po ta kisha marrë letrën, nuk besoj se do t’i përgjigjesha. Shqipëria ishte vend komunist dhe s’i njihte zakone të tilla si “letërkëmbim kolegësh”, etj. Veç kësaj, kontrolli i përgjigjeve, në raste të tilla, ta hiqte çdo dëshirë të merreshe me to. Pas vitit 1990, kur e lashë Shqipërinë, Drashkoviçi, me të drejtë, sipas mendjes së vet, ka kujtuar ndoshta se tani që isha i lirë, mund ta kryenim dialogun e munguar. Dhe e botoi letrën në shtypin francez, truallin asnjanës për dialogun apo më saktë dyluftimin tonë shkrimtaror (po të më lejohej një fjalë e tillë). Ç’është e vërteta, letra e tij nuk ishte në nivelin që e kërkonte pesha e problemit. Çështja e Kosovës meritonte një tjetër rang e një tjetër stil, shumë më serioz. Nuk do të desha ta fyej Vuk Drashkoviçin, tani që ai ndodhet në rënie e në hije, por nuk e kam marrë asnjëherë seriozisht letrën e tij. Të vinte keq që, një shkrimtar i talentuar si ai, kishte rënë në psikozën nacionaliste, pikërisht, në atë për të cilën më qortonte mua “si kolegu kolegut”.
Kam kërkuar pra, një rang jo vetëm më të lartë, por edhe më dobiprurës për Kosovën e për gjithë Ballkanin, çka dokumentohet në letrat që po botoni ju, si dhe në shumë intervista dhe shkrime në gazetat më të mëdha të kohës.
Me sa di unë, letra e Drashkoviçit është botuar në “Le Monde diplomatique” të Parisit më 1999, në prag të bombardimit të Serbisë. Ka qenë e rastit një gjë e tillë apo e qëllimshme?
Drashkoviçi e ka botuar letrën disa herë. Ka gjasë që, i përndezur nga idea e dyluftimit, dhe natyrisht nga pozita si ministër i Jashtëm, që mori më pas në Beograd, (gjëja e fundit që mua mund të më impresiononte), ai ka kujtuar se ajo letër mund të hynte në punë në çastet kritike. Në të vërtetë, ndodhte krejt e kundërta. Sa herë që ai e botonte atë, Drashkoviçi humbtte. Dhe kjo ishte e kuptueshme: të gjitha ato krime të tmerrshme, që ai përshkruante në letrën e tij, po ndodhnin vërtet, por me një ndryshim: ato nuk kryheshin prej shqiptarëve “të mij”, por prej serbëve “të tij”. Ndryshimi, siç e shihni, s’ishte i vogël. Kurse Drashkoviçi naiv nuk kuptonte, ishte i bindur se Europa ishte me të. Letra e tij, siç e shihni, përfundon me fjalët: “A besoni, me të vërtetë, se Europa dhe bota kurrë nuk do ta marrin vesh të vërtetën?”. Sytë e Europës ishin hapur ndërkaq. Letra e Drashkoviçit punonte në të vërtetë kundër tij dhe, natyrisht, kundër Serbisë. Gjithmonë, pa dashur ta fyej, do të mundja t’i thoshja sot: kolegu Drashkoviç, para kaq e kaq vitesh na keni ndihmuar jo pak, me atë letrën tuaj…(Pa bërë aspak humor, e pranoj se edhe ai mund të më kthehej: kolegu Kadare, mos u ngutni, ashtu siç po vijnë punët, s’dihet si mund të përfundojnë!). Në të vërtetë Serbia po përpiqet sot pikërisht për këtë: ta ritregojë historinë.
Përpara këtij dialogu, që Drashkoviç propozon, a ju ka qëlluar të keni patur takime apo këmbim mendimesh, me shkrimtarë të Serbisë?
Shumë herë. Në forume ndërkombëtare, kryesisht, por edhe në mjedise pariziane: pritje, darka. Pavarësisht nga retorika e ashpër, që sundonte në shtypin serb, ata kanë qenë, përgjithësisht, të respektueshëm, dhe jepnin përshtypjen se nuk kishin të bënin me atë retorikë. Pas Danilo Kishit, më të madhit shkrimtar të gjallë të Jugosllavisë, që e kam njohur dhe takuar disa here, ndër shkrimtarët serbë, më i njohuri ka qenë Milorad Paviç, autori i “Fjalorit të Khazarëve”. Ishte ruajalist, me çka shpjegohej, sipas disave, heshtja e tij e pazakonshme në forumet ndërkombëtare. Më i çuditshmi dhe i ngjajshëm me një personazh të Dostojevskit, ka qenë Miodrag Bulatoviç, nacionalist i shpallur, ish kryetar i Lidhje së shkrimtarëve serbë. E kam njohur në të vetmen veprimtari ndërballkanike, ku Shqipëria ka marrë pjesë, gjatë komunizmit, në Bor të Jugosllavisë. Kam qenë i ftuar bashkë me D. Agollin, dhe në darkën e parë zyrtare, na është ulur në tryezë, duke thënë se ishte armik i shqiptarëve, ngaqë i adhuronte ata. Ka vazhduar kështu një rrëfim delirant, për vuajtjet që i shkaktonte dashuria e përzier me urrejtje ndaj shqiptarëve, dhe për fatalitetin që mund t’i përplaste këta dy kombe, gjersa njeri t’ia thyente kokën tjetrit. Me D. Agollin fliste rusisht, me mua frëngjisht. Stili i tij, kishte diçka të përbashkët me atë të letrës së Drashkoviçit, por shumë më i turbullt, dhe më befasues. Një çast, duke m’i ngulur sytë, më tha: tregohu i sinqertë, Kadare, dhe pranoje se ka së paku dhjetë vila të fshehta në bjeshkët shqiptare, ku përpunohen planet për shkatërrimin e Serbisë. I thashë se nuk besoja një gjë të tillë, kurse me vete mendova, s’do të ishte keq të kishte qoftë edhe një të vetme, ku të përpunohej strategjia shqiptare. (Për fat të keq, në se kishte vila të tilla, ato mund të ishin për mbrojtjen e Stalinit, a të marksizëm-leninizmit, a për marrëzi të ngjajshme). Ai ngulte këmbë për vilat misterioze, dhe kjo i shkaktonte një tmerr e vuajtje të pafund. Herë pas here shtonte: nuk do të arrini dot, sepse ne do të jemi më të shpejtë dhe sytë i shkrepëtinin. Kur e kapi prapë frika e vilave, më shkoi nëpër mend se s’do të ishte keq të vetvuante, ndaj për vilat, nuk e kundërshtova më. E kapi këtë ndryshim, m’i nguli sytë në mënyrë dramatike, dhe tha: eh, e pranove, më në fund. Pastaj psherëtiu, ku, ku, nëne, më duket se do të na sulmoni...Kurse ata, akademikët tanë në Beograd, i ka zënë gjumi. (Pak a shumë, diçka të ngjajshme, mendoja për gjumin e akademikëve tanë në Tiranë)
Sado surealiste të dukej, e folura e Bullatoviçit -ish kryeministër i Malit Zi e jepte saktë skizofreninë e kohës: atë që serbët mendonin vetë, e projektonin tek të tjerët. Ditën e ikjes, kur na pa që po niseshim, vrapoi të na përcillte në mënyrë të bujshme, madje, të na mbante valixhet gjer te makina, ndërsa thërriste ta dëgjonin të gjithë: kështu është Bulatoviçi, i hapur, i sinqertë, armiku por dhe miku më i madh i shqiptarëve!

Në fund të letrës, Drashkoviç, ju kritikon për romanin “Krushqit janë të ngrirë”. Pse?
ImazhImazh
Kadare - Vuk Drashkovic- Вук Драшкович


Pyetja juaj ka lidhje me thelbin e këtij dossier-i: plojën në Ballkan. Po të lexohet me kujdes letra e Drashkoviçit, në të flitet gjerësisht për krime në Kosovë. Eshtë viti 1987. Është mbyllur dosja e përgjakshme e Bosnjës dhe Serbia po përgatitet për masakrën e radhës. Letra e Drashkoviçit e tradhton pa dashur këtë projekt. Gjithçka që do të bëhet, ai e paraqet si një histori të kryer ndërkaq. Veç jo prej serbëve, por prej shqiptarëve. Mirëpo kujtimi i masakrës së pranverës së vitit 1981 është bezdisës për projektin e ri. Masakra e Prishtinës ka qenë prologu i tragjedisë së re në Ballkan. Si një proverb i ri qarkullonte shprehja: Në Kosovë nisi, në Kosovë do të mbarojë.
Libri “Krushqit janë të ngrirë ” flet pikërisht për ngjarjet e 1981. Ndaj ai ka qenë tepër i bezdisshëm për serbët. U shkrua fill pas ngjarjeve, në vitin 1982, dhe u botua një vit më pas. I përkthyer në anglisht e frëngjisht e, më pas në shumë gjuhë të tjera, ai libër ishte dëshmia e parë dhe e vetme, në një trajtë artistike, e një masakre të papërfytyrueshme mu në mes të Europës. Ishte hera e parë që bota, nëpërmjet një vepre të tërë, vihej në dijeni për krimin jugosllav, shtetit të përkëdhelur prej të gjithëve si model i liberalizmit. Në këtë kah unë e kuptoj sulmin e Drashkoviçit. Ajo që s’kam kuptuar kurrë është sulmi, që më është bërë nga disa bashkëkombas të mi, letrarë të Kosovës. Në krye të këtij sulmi të palodhshëm kanë qenë S. Hamiti dhe R.Qosja. Dhe nuk ka ndodhur rastësisht, në ndonjë stinë nervozizmi, por në mënyrë të vijueshme, gjatë 20 vitesh, e ndoshta më tepër. I kam përmendur tepër rrallë këto sulme, duke i cilësuar të pabesa e të pamoralshme, sepse nuk kam ditur ç’emër tjetër t’iu vë. Ti mbron Kosovën, me libra, me letra, artikuj, intervista, ti shkruan mbi 1000 faqe për të, që botohen në dhjetëra gjuhë, e këta akademikë vazhdojnë sulmin kundër teje, kjo është për të vënë duart në kokë, siç thuhet. Madje i pari, Hamiti, është përqëndruar pikërisht te “Krushqit janë të ngrirë”, duke e quajtur, njëlloj si Drashkoviçi, libër pa vlerë.
Eshtë i kuptueshëm qëndrimi i Drashkoviçit, si avokat i krimit serb. I pakuptueshëm është qëndrimi i akademikëve nga Kosova. Në rastin e mësipërm, në shënjestër të sulmeve të tyre, përpara se të jetë shkrimtari, është dëshmitari. Dhe dihet, se sulmi kundër dëshmitarit ose dëshmisë së krimit, të bën dashur padashur, pjesë të krimit. Interpretimi im i kësaj fushate, që nuk mund të nderonte askënd, është i qartë: mos besoni asgjë nga ato që thotë shkrimtari I.K. Ai është stalinist, ai është i pabesueshëm. Do të isha kurioz të dëgjoja shpjegimin e palës tjetër.

Gati gjysma e letrave tuaja dërguar presidentëve europianë dhe Papës, janë shkruar brenda një kohe të shkurtër, shtator 1991. Keni patur ndonjë informacion alarmant për Kosovën, pikërisht në atë kohë?


Ishte e vështirë tërheqja e vëmendjes për Kosovën, në një qytet si Parisi?
Eshtë e vërtetë se Parisi qëllon të jetë shpërfillës për shumë gjëra, por për një kureshti të madhe, kjo nuk ka ndodhur me Kosovën. Ka qenë e kundërta, sidomos në qarqet letrare. Madje, pati periudha që Kosova u bë, si të thuash, e modës. Më kujtohet se, pikërisht kjo shprehje, është përdorur prej shkrimtarit Patrick Besson, i cili, për shkak të zanafillës gjysmësllave, nuk kishte simpati për Kosovën. Në një shkrim që bëri jo pak bujë, u acarua me kolegët e vet parisianë, ngaqë, sipas tij, ata ishin dalldisur aq fort pas Kosovës, saqë mund të thuhej se “Kosova ishte bërë moda e fundit e St. Germain des Pres”. Kohë më pas, gjithmonë brenda kësaj klime, njeri prej më të shquarve shkrimtarë dhe filozofë, Bernard Levi, shkaktoi edhe më shumë bujë, me shkrimin e titulluar “Lamtumirë, Regis”, drejtuar kundër filozofit Regis Debrais, i cili njëfarë kohe mbeti i mënjanuar (siç e tregon titulli i shkrimit), për shkak të proserbizmit të tij. Një rast tjetër, krejtësisht i habitshëm, ishte ai i më të madhit shkrimtar të gjallë të Francës, Julien Gracq, i cili pas tridhjetë e ca vite tërheqjeje nga jeta letrare, (mund të thuhej një lloj Lasgush Poradeci i Francës), të vetmin artikull që botoi, deri sa vdiq, ishte një shkrim pasionant për Kosovën.
Ky interesim lidhej, me sa dukej, veç të tjerash, me faktin që bota letrare kishte patur një familjarizim me emrin e Kosovës, e me mitin e saj, për të cilin, serbët kishin punuar shumë. Mund të thuhet se lufta e vjetër e Kosovës, e cila në vetvete kishte një tërheqje romantike, po kthehej kundër serbëve. Franca kishte zbuluar befas se miti romantik i “djepit serb”, kishte fshehur për një kohë të gjatë, një tjetër të vërtetë të trishtueshme: krimin.

Në përgjigjen ndaj letrës tuaj, presidenti francez Zhak Shirak, gjashtë muaj përpara se NATO të ndërhyjë në Kosovë, duket ju beson një sekret, kur ju shkruan se mund të përdoren armët, që të heshtin armët, çka dhe vërtet ndodhi.
ImazhImazh

Eshtë e vërtetë se në letren e tij të 9 shtatorit 1998, presidenti i Francës më ka besuar diçka që, ju, me të drejtë, e quani sekret. Gjashtë muaj përpara se NATO të ndërhynte me armë në Jugosllavi, në letrën e presidentit shpallet një gjë e tillë fare haptas, pa lëkundje dhe pa asnjë kujdes diplomatik. Ky mund të quhet sekret e, njëherësh, mirëbesim. E kam çmuar shumë këtë sinqeritet të tij. Nuk lidhej vetëm me faktin se presidenti, si lexues i pasionuar i letërsisë artistike, kishte njohje me shkrimtarin dhe veprën e tij. (Prej kohësh qarkullonte nëpër Paris, një pëshpërimë dashamirëse, se joshja e presidentit për poezinë kishte shkuar aq larg, sa ta shtynte atë vetë, për një përkthim të ri të “Eugjen Onjeginit”). Mendoj se, në këtë rast, qëndrimi i tij e kapërcente njohjen vetjake. Sinqeriteti i tij prej burri shteti, ishte i një profili më të lartë, dhe lidhej me bindjen që ai duhej të kishte për atë çka ndodhte në Ballkan. Qëndrimi i tij në krah të Kosovës, kundër Serbisë, ishte, veç të tjerash, tepër kurajoz ngaqë ai vinte në kundërshtim me një traditë të njohur miqësie franko-serbe. Duhet thënë se Franca nuk është një vend që mund ta ndjekë lehtësisht presidentin në aksionin e tij. Shpesh, ka ndodhur e kundërta. Në këtë rast ajo e besoi dhe e ndoqi pas, dhe ky ishte një befasim jo i paktë, që luajti një rol të ndjeshëm në krejt Europën.

Kadare i nxjerrë të palarat H.Thacit. "Lëkundjet e Hashim Thacit në Rambuje'' sipas Kadaresë
Imazh
Boris Tadich - Hashim Thaci


Le të kthehemi në Rambujé. Në librin tuaj “Ra ky mort…” keni përfshirë një letër dërguar delegacionit kosovar. Përse e ndjetë të nevojshme këtë ndërhyrje dhe pas kaq vitesh, a kishit të drejtë t’i drejtoheshit kaq ashpër ekipit të Kosovës?
Keni të drejtë për një farë toni të prerë të letrës, madje, në kohën kur e shkrova, ime shoqe, tek po e shtypte, më bëri pikërisht këtë pyetje: a mos ishte pak e ashpër kjo letër?
Kisha ndjesinë se jo, madje, sa më shumë kalonte koha, aq më tepër më dukej se kisha patur të drejtë. Në ditarin për Kosovën, kam përshkruar me hollësi atmosferën kur u shkrua letra. Sot, pas kaq vitesh, më duket e pabesueshme ajo klimë dhe gjithçka tjetër që ka ndodhur. Një valë e pafund thëniesh e pëshpërimash qarkullonin ditë e natë, rrotull kështjellës ku ndodhnin bisedimet. Në ditarin e botuar, janë përmendur disa prej tyre, por natyrisht, jo të gjitha. Çështja kryesore që vihej në diskutim ishte përbërja e dërgatës. Mendimet ishin nga më të skajshmet, që nga ato që gjithçka e shihnin me ngjyrë rozë, gjer tek ata që mendonin se dërgata ishte e gabuar. Tregoheshin të qena e të paqena, shpesh fantazira të pastra, por edhe të vërteta, që nuk ishin larg fantazisë. Çoroditja e delegatëve ishte një nga temat e parapëlqyera. Pastaj me radhë flitej për lëkundjet e papërligjura. Për romët që bënin pjesë në dërgatën serbe, e që, për mendimin e disave, kishin rol të linin pa gjumë shqiptarët, me gërnetat e tyre, e për të tjerët edhe më keq, për të dhënë sinjale, po me ato gërneta. Për mungesën, qoftë edhe të një delegati katolik, që binte në sy meqenëse mbledhja bëhej, si të thuash, në Europë. Për Madeleine Albright që “tanët e kishin lënë të priste gjysmë ore te dera!” (e fortë, për besë, kur e lanë ministren amerikane, kushedi ç’do t’iu punojnë të tjerëve!). Për grindjen, që kishte plasur ndërkaq, se kush do të bëhej kryeministër i Kosovës. Dhe përsëri për lëkundjen: të nënshkruanin, të mos nënshkruanin. Dhe mbi të gjitha, për trysninë amerikane: duke mos e nënshkruar, ju po mbroni me thonj e me dhëmbë Serbinë, jo Kosovën.
Imazh

Për lëkundjet e orës së fundit. E prapë për ultimatumin amerikan: në qoftë se nuk nënshkruanin, ne do t’ju kthejmë krahët!
Kjo e fundit ishte vërtet surealiste, një ultimatum që të detyron të pranosh bombardimin e armikut tënd! Me fjalë të tjera, të pranosh lirinë në vend të robërisë! Natyrisht ngjante si fantazi, por e tmerrshmja ishte se pikërisht kjo e fundit po vërtetohej. Ishte verifikimi i saj, shkaku i shkrimit të letrës. Fakti i tmerrshëm është thënë fare haptas qysh në paragrafin e parë. Për të mos u zgjatur, mund të thuhet se diçka e keqe ka ndodhur atje në Rambujé. Që ndoshta, është mbuluar me kujdes. Që duhet të dalë. Për të mos u përsëritur. Për të mos dëmtuar më.
Çështja Dick Marty: si e vlerësoni reagimin e Kosovës dhe të Shqipërisë?
Kjo lidhet me pyetjen tuaj të parë, çështjen e krimit. Në Shqipëri, e sidomos në Kosovë, është dashur që të mos mbyllej goja e të qëndrohej duarkryq, në kohën që Serbia, fare haptas, e nisi kundërfushatën e saj për të përmbysur të vërtetën. Për këtë mbyllje goje, nuk mund të lajë duart nga faji klasa politike në Shqipëri e, sidomos, në Kosovë. E bashkë me ta, historianët, akademikët, publicistët, bashkë me institucionet ku punojnë. Asnjë vend nuk e lë veten të kapet në befasi, siç u kapëm ne, në këtë rast. Nuk është rasti, në caqet e kësaj interviste, të analizohen rrethanat dhe shkaqet e plota për këtë. Mund të thuhet vetëm se bjerrja morale e etja për pushtet, vazhdojnë të thithin energjinë kryesore shqiptare, kështu që s’mbetet as vëmendje, as energji për të tjerat. E këtu s’duhen harruar rimohuesit shqiptarë, të cilët janë të gatshëm të mbrojnë çdo bashkësi tjetër nga dhunimi shqiptar (puna ka arritur gjer atje sa që edhe otomanët, sipas tyre, kanë qenë shpesh viktimat tona), por veç një popull s’duan ta mbrojnë kurrë, atë të vetin.

Çështja Dick Marty
nuk kishte pse të krijonte panik në të dy shtetet shqiptarë. Për fat të keq, ndodhi ashtu, sepse skandali u lidh me bezdinë që mund t’i krijonte njerit apo tjetrit krah politik. Do të duhej të pritej gjithçka me gjakftohtësi. Të hapej menjëherë rruga për hetime, madje të falenderonim ato organizma ndërkombëtare, që do të na zbulonin kriminelët e fshehur mes nesh. Krimi nuk ka atdhe. Kriminelët shqiptarë të çdo lloji, përpara se të jenë armiq arketipalë të njerëzimit, janë armiqtë numër një të kombit shqiptar. Ky do të ishte i vetmi arsyetim dhe e vetmja qasje e çështjes. Përrallat e tjera se shqiptari e bën këtë gjë, ose nuk e bën këtë gjë, janë veç sofizma të mjera. Shqiptari mund të bëjë çdo gjë të mirë në këtë botë, po aq sa ç’mund të bëjë çdo gjë të keqe në të njëjtën botë. A kishte ngjyra racizmi, në mënyrën e bujshme, jokorrekte, siç u shpall skandali? Natyrisht, që kishte. I ngjante rrëfenjave me vampirë e me vrasje rituale, tepër të përshtatshme për psikoza raciste, siç kishin bërë racistët gjermanë kundër hebrejve, në prag të Holokaustit. Në një shkrim të shkëlqyer, të botuar kohëve të fundit në gazetën “Le Monde”, publicisti shqiptar S. Kryemadhi, me banim në Belgjikë, ka trajtuar, ndër të tjera, pikërisht këtë ngjashmëri. Eshtë disi i habitshëm përkimi i akuzës së njëjtë për trafikim organesh, që në vitin 2009 iu bë Izraelit, shtetit patologjik, sipas antisemitëve. Por Izraeli, i cili ka përvojë të gjatë kundër shpifjeve të tilla, dijti të mbrohet. Një shembull që do të ishte mirë ta ndiqte Shqipëria, e cila gjithashtu, ka histori të gjatë si gjah i sulmuar, por tepër rrallë si një luan që kundërsulmon.
Ndërkohë që Beogradi ngre në mediume botërore sajime për krimet e UÇK, a e kanë bërë detyrën e tyre kolegët tuaj të Kosovës, si akademikë apo shkrimtarë për dënimin e krimeve monstruoze në Kosovë si përdhunimet e grave e vajzave kosovare, vrasjet e fëmijëve?
Ka kohë që racizmi antishqiptar ka zenë vend në Europë, jo veç në lajme çoroditëse, por në libra, filma e në rrëfenja urbane të pafundme. Sigurisht që një pjesë e fajit bije mbi vetë shqiptarët. E keqja jonë është shpërfillja jonë, ndaj akuzave krejtësisht të padrejta, por tepër dëmtuese. Rimohuesit, që i përmenda pak më parë, jo vetëm i duartrokasin këto akuza, por çdo përpjekje për mbrojtje e quajnë “kombtarizëm” të dëmshëm, madje “racizëm”!

Vite më parë, një stuhi racizmi kundër shqiptarëve e shkaktoi filmi “L’amerika” i Xh.Amelios. Opinioni shqiptar u nda më dysh. Shumica u dëshpëruan prej filmit, por të tjerët u ngazëllyen prej tij, aq sa njeri prej rimohuesve nuk e mbajti dot klithmën në shtyp: “Faleminderit, Amelio”. Nuk do të rikthehem te racizmi i pështirë i këtij filmi. Dua të kujtoj vetëm se, në kohën kur doli dhe u paraqit në festivalin e Venedikut, kryetari i jurisë së festivalit, shkrimtari i madh Vargas Llosa (nobelisti i fundit), në formë ultimative, me kërcënimin se do të jepte dorëheqje, kërkoi përjashtimin e filmit nga konkurimi, për shkak të racizmit antishqiptar. Vargas Llosën e ndan nga vendi ynë oqeani Atlantik, s’ka patur asnjë lidhje me Shqipërinë e s’ka qenë kurrë në këtë vend, megjithatë ndërgjegja e tij nuk e pranonte dot atë shëmti. Pikërisht atë shëmti që rimohuesit tanë i bëri të shkriheshin nga kënaqësia. Që të kthehemi te Dick Marty. Edhe sikur të kishte diçka të vërtetë në akuzat e tij, madje edhe sikur të kishte ndodhur vërtet, që disa kriminelë psikopatë shqiptarë, ta kishin kryer atë tmerr, kishte arsye të dëshpëroheshim, por jo të binim në panik. Ne kishim dosjet tona ngjethëse, të cilat për turpin tonë, nuk i kemi bërë të ditura. Do të mjaftonte shifra prej 800 foshnjash shqiptare nën pesë vjeç të therur si berrat, një pjesë në sytë e prindërve, që bota të kuptonte se në cilën anë ishte e drejta. Këtë fakt nuk e ka dhënë ndonjë politikan, analist, a filozof shqiptar, por gazetari serb Miroslav Filipoviç. E ka shpallur në shtypin anglez dhe francez në vitin 2000 dhe ka bërë burg për këtë. Ndoshta gabohem, por emrin e këtij gazetari hero nuk e kam ndeshur në shtypin shqiptar. Në qoftë kështu, merret me mend shkaku: ky gazetar e ka vënë në skajim të vështirë ndërgjegjen tonë. Dhe s’është vetëm kjo. Eshtë dosja e të zhdukurve. Eshtë dosja tjetër e rreth 20.000 grave e vajzave të përdhunuara, shpesh herë në sytë e familjarëve, sipas humanistes shqiptare nga Kosova, Veprore Shehu, e cila disa javë përpara, ankohej gjithashtu për heshtjen e turpshme. Ne s’kishim përse të hutoheshim as nga Carla del Ponte, as nga Dick Marty. Mjaftonte që në peshoren e drejtësisë të viheshin foshnjat e vrara dhe gratë e përdhunuara, që anën tjetër të peshores të mos e trondiste dot asgjë. Por ne s’e kemi bërë këtë sepse, qofshin politikanë apo akademikë, e kemi mendjen, për turpin tonë të pafund, kundër njëri-tjetrit.
Për ta mbyllur këtë përgjigje jo të gëzueshme, do të thoshja se Shqipëria dhe Kosova sot, jo vetëm që pa asnjë lëkundje duhet të lejojnë hetimet, por duhet t’i nxitin ato, edhe sikur akuzuesit, dinakërisht e pa zhurmë, të tërhiqen prej tyre. E keqja është bërë ndërkaq dhe përgënjeshtrimi duhet të kryhet. Të dy shtetet shqiptare duhet të kërkojnë me ngulm të vërtetën. Madje, edhe po të jetë se krime të tilla makabre a të ngjashme me to, kanë ndodhur vërtet, kombi shqiptar s’ka pse të ligështohet. Duke dorëzuar kriminelët, ai do të ndihet më mirë. Eshtë emancipimi i brendshëm. Eshtë lehtësimi që jep nxjerrja e së keqes. Në fund të fundit, shprehja aq e vjetër dhe aq e njohur shqiptare për ikjen, për “marrjen e së keqes”, prej këndej duhet ta ketë zanafillën.

Në lidhje me librin tuaj “Mosmarrëveshja”. E di që ka patur shumë lexues, shumë reagime, por jo aq sa duhet në shtyp. Çfarë jehone prisnit, në fakt? A jeni befasuar në ndonjë rast, apo për ju, si autor, kjo pak rëndësi ka?

Ka gjasë të jetë ashtu, por kjo as më shqetëson e as më çudit. Kur ka arsye për ta dashur një libër, qëllon që ka arsye të kundërta për të mos e dashur. Kur një sprovë letrare si kjo, pak a shumë e vështirë, ka një përhapje të vrullshme, siç më tregon botuesi im, kjo tregon një nivel të lartë të lexuesit shqiptar. Ndërkaq, gjithmonë sipas botuesit tim, pa u mbushur gjashtë orë pas daljes së librit, është bërë një sulm kundër tij. Unë s’gjej ndonjë arsye të vras mendjen se ç’e shtyu gazetarin për këtë ngutje heroike, nëse mund të përdorej një shprehje e tillë. Libri është cilësuar prej sulmuesit, ndër të tjera, racist, që është edhe guri i fundit që mund të hidhet kundër një libri dhe kundër një autori në Europë. Nuk e njoh nivelin kulturor të këtij gazetari, por cilidoqoftë ai, s’mund ta besoj kurrsesi se nuk ka dijeni se ç’është racizmi dhe ç’është akuza për racizëm, kundër një shkrimtari të njohur. Pa dashur ta fyej, mendoj se kemi të bëjmë me një shërbim të tij, ndaj një klani. Pikërisht klanit, që është fshikulluar në librin “Mosmarrëveshja””. Gazetari në fjalë, (le ta quajmë “gjashtorëshi”), ka zgjedhur, me sa duket, si model të menduari pikërisht klanin e mësipërm. Për të mos u zgjatur, ky klan mbron mendimin se të këqijat e sotme të Shqipërisë, që nga varfëria gjer te përçudnimi i demokracisë e gjer te ndotja e pashembullt morale, këto tre turpet tona kombëtare, na ardhkan nga që shqiptarët paskan një dashuri të tepruar ndaj kombit (atdheut)! Besoj se është krejtësisht e kundërta. Ka shekuj që shqiptarët, për shkaqe që s’është vendi të trajtohen këtu, kanë probleme me kombin. Rrallëkund në Europë ka ndodhur diçka e tillë. Gati tre Shqipëri të braktisura janë fundosur në detin osman, ku nxijnë ende sot, si anije të mbytura, pa asnjë shpresë. Dhe pas kësaj, ta qortosh këtë popull se si shumë qenka i dhënë pas atdheut e kombit, kjo do të thotë të tallesh e të kënaqesh me gjymtimin e tij. Ky klan dinak, që e shet acarimin ndaj kombit si modernizëm dhe kushtëzues për hyrjen në Europë, në të vërtetë është klan antieuropian. Sepse debati për shenjat kombëtare është i pandarë nga rikthimi i Shqipërisë në kontinentin nga u shkëput. Atdhetarizmi, zanafilla e shenjave kombëtare ka lindur në Europë dhe është prodhim dhe tipar thellësisht europian. Perandoritë mesjetare me të cilat, për fatin e saj të keq, ka patur punë Shqipëria, si ajo bizantine, e sidomos ajo otomane, nuk e njihnin kombin. Perandoria e tretë, sovjetikja, nuk ishte larg. Dihet se Stalini, i dalldisur pas komunizmit rrafshues botëror, u kujtua për atdheun e për kombin vetëm kur Gjermania naziste, katër herë më e paktë si popullsi e katërmbëdhjetë herë më e vogël si truall, po e thyente, për turp të tij. Ai ringjalli me ngut fjalën “atdhe”, ringjalli kujtimet, heronjtë, madje shkoi më larg, liroi nga burgjet mijëra oficerët e dënuar, ndër të tjera, për “atdhetarizëm-kombëtarizëm” dhe, jo vetëm i çoi në front, por i vuri të komandonin një pjesë të ushtrisë që po thyhej. Ishin ata oficerë, një nga faktorët kryesorë të fitores mbi nazizmin, por që fill pas mbarimit të luftës, patën një nga epiloget më të trishtuar të historisë: ndërsa miliona njerëz në sheshet e panumërta të Rusisë festonin fitoren, ata i nisën prapë drejt burgjeve e kampeve, për të kryer dënimin e ndërprerë…
I tillë është tragjizmi kundërthënës i kombit, i cili mund të përdoret për mirë ose për keq. Dua të theksoj këtu, se nuk ka asgjë himnizuese në këtë gjykim. Përkundrazi, përveç spekulimeve, madje krimeve që janë bërë në emër të kombit (ashtu siç janë bërë në emër të lirisë), është nënvizuar gjithmonë përmasa e paqartë, misterioze, madje shpesh në kundërshtim me arsyen, e kësaj ndjenje.
Tek ne ka kohë, që ka një keqkuptim për çështjen e kombit. Kalohet nga një skajshmëri tek tjetra.
Jo vetëm tek ne. Ndodh kudo, veçse tek ne, si zakonisht, gjithçka dramatizohet më fort. Më lejoni që kundër zakonit tim, të sjell këtu një citim nga teksti monumental “Ç’është kombi ?” i Ernest Renan-it, një nga autorët më të besueshëm, për një nga çështjet më të ndërlikuara të kohës. “Kombet nuk janë diçka e përjetshme. Ato e kanë një fillim e do të kenë një mbarim. Konfederata europiane ka gjasë t’i zëvendësojë. Por kjo s’është në rendin e ditës. Sot, qenia e kombeve është një gjë e mirë, madje e domosdoshme. Ekzistenca e tyre është një garanci e lirisë, e cila do të humbte nëse bota do të kishte vetëm një ligj, e vetëm një patron”. Duke ndjekur mllefin e pafund, të shoqëruar nga një injorancë e pafundme e një klani rimohuesish shqiptarë kundër kombit, vetvetiu bëhet pyetja: nga vjen gjithë ky duf? Asnjë vend europian nuk e ka shtruar në këtë mënyrë një çështje të tillë. Mos vallë ne shqiptarët, pasi u bëmë gaz i botës me atë kinsemisionin grotesk të mbrojtjes së marksizëm-leninizmit të braktisur prej botës, tani na ka marrë malli për ndonjë mision edhe më tragjikomik: të ngutemi të parët që t’i mësojnë botës: o sa mirë është të mos kesh komb! Natyrisht, më shumë se për të qeshur, është për të qarë. Eshtë e tepërt të bëhet pyetja, se mos vallë është idea e kombit që na pengon të jemi më të pasur, më të ndershëm, më të pakorruptuar? Gjithkush e kupton se është e kundërta, sidomos për korrupsionin, mallkimin tonë të përditshëm. Ndjesia për kombin mund të quhet e paarsyeshme, siç u tha, donkishoteske, por ka diçka për të cilën nuk mund të fajësohet kurrë: thelbi i saj është i painteres. Kurse thelbi i korrupsionit është i kundërt: me interes. Kjo kushtëzon mospajtimin e tyre jetë e mot.


Flitet gjithmonë e më shpesh për harmoninë fetare dhe për Nënë Terezën, që ju e përmendni në sprovën tuaj. A mund të na thoni diçka më tepër?


Kjo është diçka që e kapërcen personazhin e shquar. Dihet se harmonia e feve s’është as mburrje e kotë e as luks. Eshtë shumë më tepër. Sipas një ideje të vjetër, të mbrapshtë: sa më shumë të dobësohet një popull, aq më shumë përfitojnë të tjerët, që kanë probleme me të. Eshtë krejt e kundërta: popujt e shëndetshëm rrezatojnë shëndet, të sëmurët, sëmundje. Që të mos them gjëra të përsëritura, po e shtroj çështjen fare thjesht: Nuk e di a e keni dëgjuar, për shembull, se ka raste kur autori i këtyre radhëve akuzohet si një nga prishësit e harmonisë fetare? Natyrisht, s’kam ndër mend të nis të bërtas,për t’ju mbushur mendjen se s’është ashtu. Po ju them thjesht se nuk jam prishës harmonije fetare. Kam shprehur gjithmonë mendimin se Shqipëria do të hyjë në Europë me dinjitet, me të tre besimet e saj: katolik, mysliman, ortodoks. Kam përsëritur mendimin se shqiptarët me besim mysliman, janë po aq europianë sa edhe të krishterët. Se ata janë ndër shembujt e myslimanizmit më të përparuar e më njerëzor në shkallë botërore dhe për këtë, duhet të jenë krenarë, ata vetë dhe gjithë shqiptarët bashkë me ta. Për të mos e zgjatur, po ju kujtoj se ju po botoni letrat e mia dërguar katër presidentëve europianë e amerikanë, të katër të krishterë, dhe s’keni askund në to, më të voglin aluzion për respekt të munguar ndaj asnjë feje. Fondamentalistët nuk e pëlqejnë këtë gjë, sepse ata nuk e duan harmoninë. Ata gjenden në të tre besimet dhe në stil e në gjithçka të ngjajshëm.

Tre fondamentalistat që sulmojnë Kadarenë

Që të mos iu shkojë mendja se po i përmend tre fondamentalizmat, për të mbajtur një qëndrim drejtpeshues, siç e kërkon etika, po shtoj se, ndër ata që sulmojnë sot autorin e këtyre radhëve,

- I - më i egri, më i palodhuri është një katolik qesharak dhe i dyshimtë, me një emër gjasme gjerman e gjasme italian (le të themi, njëfarë italo palo gjermanini).
ImazhImazh
Ingjinier Elektrik, ish pedagogë i matematikës - Paul Tedeschini me Kadarenë

Nuk do ta përmendja këtë kotni, sikur të mos lidhej me një dukuri të sotme. Ky njeri hiqet si katolik i zjarrtë dhe flamurmbajtës, kundër fondamentalizmit islamik. Ndërkaq, urrejtja e tij numër një, mllefi që nuk shterron kurrë, është, për çudi, kundër shkrimtarit I.K. E quan fatkeqësi të kombit, armik të katolicizmit, të Shkodrës, të veriut, të verilindjes etj.,etj., pikërisht kur fondamentalistët e krahut tjetër e shpallin ithtar të katolicizmit, armik të myslimanizmit të Shqipërisë mesme, të Azerbaxhanit etj., etj. Me të drejtë ju mund të thoni: ç’merresh me një të lajthitur. E keqja është se këta të lajthitur po shtohen shumë në Shqipëri. E keqja është se marrëzia përparon çdo ditë dhe mëton të zejë vendin e normalitetit.

Shqipëria sot është kthyer në vendin më të çoroditur të Europës. Eshtë si një zonë psiko-sizmike që nuk gjen qetësi. Trysni e përhershme, provokacione zinxhir, stres që nuk sos. Përherë e më shpesh bëhet pyetja: është një rastësi kjo që po ndodh apo një projekt i qëllimshëm? Ka njerëz që besojnë këtë të dytën. Në një klimë të tillë Shqipëria, rrezikon të humbasë orientimin europian, të humbasë aleatët, gjithçka.


Ka mendime aty këtu, se glorifikimi i Nënë Terezës në Shqipëri, në mënyrë të tërthortë, mund të prekë parimin e laicitetit.

Hedhja përtokë e figurës të Nënë Terezes në Kabinetin nga ministri i kulturës Memli Krasniqi(nipi i kryemyftiut Naim Tërnava) më 24.2.2011 i Kosovës
ImazhImazh
Memli Krasniqi ministër i kulturës të Kosovës dhe daja e tij Naim Tërnava kryemyftiu i Kosvës

Kurrsesi. Nervozizmi ndaj saj është krejtësisht i papërligjur. Një njollë për të gjithë. Përpara se një imam t’ia caktonte vendin e saj në ferr, përpara se një ministër kulture, vetëm disa minuta pas emërimit, (le ta quajmë “gjashtë minutshi”) të hiqte në mënyrë të bujshme portretin e saj, rimohuesit shqiptarë s’lanë gjë pa thënë, për humanisten e madhe. Vallë rimohuesit, e pas tyre imami dhe ministri, nuk e kuptojnë kaq gjë, se sot, në kulmin e racizmit antishqiptar, kur ky komb paraqitet përpara botës si një tribu që pjell veç gangsterë, vrasës, trafikantë prostitutash e organesh, befas vjen një sinjal në shkallë planetare, për t’i kujtuar njerëzimit se ky popull, nderon dhe zgjedh për model, jo vrasësit e trafikantët, por të kundërtën e këtij universi? Nëse është fjala për shkelje të parimit të laicitetit, me fjalë të tjera, që nëpërmjet humanistes i bëhet një theksim favorizues katolicizmit shqiptar, mendoj se kjo nuk është e vërtetë.

- E para, sepse në aureolën planetare të Nënë Terezës, zotëron dukshëm humanizmi.

- E dyta, sepse po të ishte për theksim fetar, anëtarësimi në Lidhjen Islamike do të ishte më bindës si shembull.


Eshtë vendi të thuhet këtu se katolikët shqiptarë, të shquar për modesti, sidomos në Kosovë, si pakicë fetare që janë, kanë nevojë për kujdesin tonë. Do të doja të isha i gabuar, por mendoj se bashkësia europiane, e cila me të drejtë e sheh Kosovën si model të respektit ndaj pakicave, mund të kishte treguar më shumë vëmendje, kur vëmendja ka qenë e nevojshme ndaj katolikëve, si në rastin e krijimit të qeverisë së fundit, në përbërjen e së cilës nuk ishte asnjë shqiptar i këtij besimi. Jam kundër çdo trajtimi të bujshëm të çështjeve të tilla, por pikërisht për këtë do të doja që qetësisht të vija në dukje problemin, në mënyrë që qetësisht të shkonte drejt zgjidhjes. Në fund të fundit, është detyrë morale për ne që s’jemi të të njëjtit besim me katolikët, që, sipas traditës së fisme shqiptare, të tregojmë kujdes për ta. Në të vërtetë, incidenti për të cilin u fol, nuk duhet të kishte ndodhur. Ai problem duhej të quhej i kapërcyer prej kohësh, qysh prej Rilindjes sonë, qysh prej formulës së Pashko Vasës. Kombformimi shqiptar nuk ka qenë kushtëzuar prej besimit fetar. Eshtë thënë kaq herë e dihet tashmë gjithkund, se shqiptarët njihen dhe ndihen shqiptarë, përpara se t’i përkasin njerit prej besimeve fetare, ashtu si gjermanët që nuk deklarohen si gjermanë katolikë ose protestanë, por thjesht si gjermanë. E po ashtu, francezët ose anglezët.

Në shkrimet që i kanë bërë jehonë “Mosmarrëveshjes”, është përmendur çështja e një doktrine shqiptare. A kemi ne një të tillë, dhe ç’mendoni për të?

Çdo komb priret të krijojë një doktrinë të vetën. Zakonisht zanafilla e natyrshme e saj është mbijetesa. Por shumë shpejt qëllon që përçudnohet. Në rastin shqiptar, lidhja e lirisë me kombin, në atë kah që shpjegon Renan, është tepër e rrokshme. Shqipëria i përjetoi tragjikisht në të njejtën kohë: humbjen e lirisë dhe muzgun që ra mbi kombin. Në fillim të shekullit XX iu kthyen të dyja, liria, e plotë, kombi i dëmtuar rëndë. Në kushte të tilla e, sidomos, në kushtet e ekzistencës në Ballkan të dy kombëtarizmave të skajshme: atij grek e atij serb, t’i propozosh shqiptarëve një acarim, një velje ndaj kombit të vet, do të ishte, siç u tha, më tepër se cinike. Për të gjykuar më saktë një doktrinë është e nevojshme antidoktrina (nëse ekziston) e saj. Me plot gojën, mund të thuhet: nuk ka një doktrinë shqiptare kundër dy popujve të Ballkanit: serbeve dhe grekëve. Nëse do të kishte një të tillë, do të ishte në turpin tonë, po të mos e dënonim atë. Ta shkulnim prerazi, pa dredhi, pa kthim. Do të duhej ta bënim këtë jo për t’u dukur, për reklamë a për të qenë të pëlqyeshëm ndaj Europës, por sepse një doktrinë antiserbe ose antigreke, do të ishte në thelbin e saj antishqiptare. Për moralin tonë historik, natyrisht, për ndërgjegjen tonë, por, në radhë të parë, për interesat tona. A ka një doktrinë antishqiptare te fqinjët e përmendur më lart? Për fat të keq po, sidomos te serbët. Ajo s’është fantazi, është e shkruar, e formuluar qartë, e botuar, dhe kryesorja, e padënuar. Eshtë doktrina Çubriloviç, versioni i fundit i një serë programesh të ngjashme, e titulluar nga vetë autori “Dëbimi i shqiptarëve”. E ngjizur gati në të njëjtën kohë me projektin nazist për hebrenjtë dhe, për nga thelbi, jo larg atij. Ky draft famëkeq, i rënë tani në koma, pret orën e saj. Bombat e NATO-s ndëshkuan Serbinë më 1999, por jo doktrinën. Historia e tregoi se doktrina Çubriloviç, e shpallur shtatëdhjetë vjet më parë, nga një akademik gjysmë zyrtar, duke qenë antishqiptare, ka qenë në thelbin e saj antiserbe. Thelbi i saj, siç e tregon titulli i draftit: “Dëbimi i arnautëve”, trajton problemin fatal, sipas tij, të Serbisë: Serbia s’mund të ketë jetë normale, pa dëbimin e shqiptarëve, me të gjitha mënyrat dhe me çdo mjet: me ushtri, me kërcënim, me reformë agrare, me terror, me polici, me qen. Të gjitha këto, përmenden një për një në këtë draft. Për të kuptuar diçka më shumë nga tragjedia e Ballkanit, Këshilli i Europës do të ishte mirë ta përkthente këtë draft të zi, në 27 gjuhët e BE-së.
Pas leximit të kësaj doktrine, s’besoj se do të gjenden ende trushkulur, nga ata që iu pëlqen të besojnë se duhet marrë me të mirë Serbia, që të heqë dorë prej Kosovës. Me fjalë të tjera, t’i thuhet Serbisë “na fal që ta shkëputëm nga kthetrat këtë popull që po ia merrje frymën me kaq zell e në mënyrë kaq të studjuar”.
Doktrinës së padënuar i është bërë një rishikim. Nuk shtrohet më çështja si më parë, dëbim, shpërngulje, spastrim etnik, por të gjitha këto zëvendësohen nga një fjalë, që tingëllon tepër joshëse për shovinistët ballkanas: deshqiptarizim.
Eshtë përdorur shprehja “trekëndëshi i Bermudës”, midis të cilit mund të humbë orientimin e të mbytet anija shqiptare.

Eshtë folur për deshqiptarizimin, kryesisht nëpërmjet turqizimit apo greqizimit. Eshtë fjala për tre vendet: Serbinë, Turqinë, Greqinë. Eshtë shpallur, p
or duhet të jetë e stërshpallur për jetë e mot, se me këto vende interesat e kërkojnë që Shqipëria të jetë në paqe dhe vetëm në paqe. Me të vetmin kusht: që ato gjithashtu të jenë në paqe me të. Mendimi historik, doktrina shqiptare, nëse do ta quanim kështu, nuk njeh asnjë synim, asnjë program për dëmtimin e asnjerit prej këtyre vendeve. Për fat të keq, nga ana e tyre ka ndodhur dhe ndodh e kundërta. Herë veçmas, e herë në bashkëpunim të tërthortë, këto tre vende kanë marrë pjesë në një program të vijueshëm antishqiptar: pushtim, shpërngulje, terror, shuarje të identitetit kombëtar, ndalim i gjuhës, për të ardhur gjer te versioni i fundit, ai që i përmbledh të gjitha: deshqiptarizimi i zonës shqiptare në Ballkan. Komisionet e shumta europiane, ato që me shumë të drejtë, po mbikëqyrin mbrojtjen e pakicave në rrezik, qoftë etnike, fetare a kulturore, me një shpërfillje të habitshme, ndjekin këtë deshqiptarizim. Ai jo vetëm nuk i shqetëson, por ka gjasë t’iu duket një proces pozitiv në fundajën e shkuljes së nacionalizimit të keq në Ballkan. Kjo mbrapshti, nuk mund të ndodhte pa ndihmën e rimohuesve shqiptarë. Herë nën maskën e çmitizimit, herë në atë të luftës kundër shqiptarocentrizmit, këta rimohues, më të egrit e Europës, po bëjnë çmos të dobësojnë sistemin imunitar, atë pa të cilin asnjë komb s’mund të qëndrojë gjatë në këmbë. Në këtë klimë çoroditëse, në shtypin e Tiranës e të Prishtinës shfaqen aty-këtu projekte të errëta, si ato që nisin zakonisht me hamendjen “në rast se Europa ose SHBA na braktisin, ku do të shkojë Shqipëria”?

Orientimi neootoman - si antishqiptare e antiamerikane

Fill pas hamendjes se errët, është e gatshme dhe krejt befasuese zgjedhja. Duam s’duam, nga e keqja (vërtet nga e keqja apo ashtu i pëlqen dikujt?), s’na mbetet veç orientimi neootoman! Shkurt, në rast se Europa dhe SHBA na braktisin, e paskemi një zgjidhje! Sado që mund të tingëllojë grotesk, ky propozim është përsëritur pak kohë më parë, në një gazetë të Tiranës. Madje janë përmendur edhe shtetet e “unionit të ardhshëm turk”, si Azerbajxhani, Turkmenistani, e të tjerë, midis të cilëve Shqipëria bashkë me Kosovën, pasi t’i thonë lamtumirë Europës do të strehohen e do të gjejnë, më në fund, rehat… Siç shihet, projekti i vjetër i ndarjes nga Europa nuk po i shqitet Shqipërisë. Dikush punon për të, madje me shumë zell. Të dy shtetet shqiptarë, me sa duket, janë të verbër ndaj shenjave të tilla. Ndërkaq projektuesit nuk rrijnë duarkryq: çdo ditë shkojnë më larg, çdo ditë presin kohën antieuropiane. Ora antieuropiane do të ishte fundi i Shqipërisë. Qeveritë shqiptare në Tiranë dhe në Prishtinë, nuk mund të bëjnë sikur nuk e shohin ç’ndodh. Ata nuk mund të mos shqetësohen, kur shohin shenjat e para, ndonëse të drojtura, të antiamerikanizmit.
Shqipëria me dy shtetet e saj, në vend që sot të ndihej më e fortë se kurrë, ndihet e dobët. Morali i saj historik ka pësuar rënie, busulla e saj është dëmtuar.

Eshtë folur, madje botuesi juaj e ka konfirmuar, se do të ketë një botim të ri të “Mosmarrëveshjes”, me disa plotësime dhe rishikime. E parashikoni një gjë të tillë ?

Besoj se po. Ka libra që, për vetë natyrën e tyre, krijojnë përshtypjen se mbeten të pambyllur. Kjo, pa qenë ndonjë meritë kushedi çfarë, aq më pak mund të merret si mungesë. Në epilogun e librit do të doja të gjeja më shumë arsye për të shpresuar. Jo për një shpresë të rreme, e cila përveç çasteve të krizës, nuk i shërben askujt, por për atë lloj shprese, të cilën jemi të detyruar ta gjejmë e ta nxjerrim prej andej ku, ndoshta, është mbuluar, si nën gërmadhat e një lëkundjeje sizmike, siç u tha, dhe pret ndërhyrjen tonë shpëtuese. Do të doja të besoja më shumë në të ardhmen europiane të ballkanasve, e cila, duan apo s’duan ata vetë, do të jetë pak a shumë e njëkohshme. Kjo është një sagë e re, në thelb heroike, por me kostum civil, i cili ende iu shkon keq banorëve të gadishullit. Kjo nuk është një kureshti antropologjike. Të prodhosh doktrina hakmarrëse në Ballkan është shumë lehtë. Vështirë është të heqësh dorë nga kjo heroikë e rreme. Ky është ndryshimi midis dy palëve. Këtu është përparësia e palës që spraps sagën e rreme, dhe kompleksimi i tjetrës, që e përkëdhel atë. Rrjedhimisht, këtu është çelësi i gjithçkaje, duke përfshirë edhe pajtimin e famshëm shqiptaro-serb. Me largimin e dy vendeve që përbëjnë pjesën krysore të vijës dalmatine, parashikimi se fryma e europiane do të pakësohet, ngjan i logikshëm. Në kushte të tilla, fryma zbutëse shqiptare, si e ka parandjerë qysh në vitet ’30, E. Çabej, ka gjasë të jetë një faktor edhe më i ndjeshëm në gadishull. Leximi i gabuar i gjendjes së sotme psikopolitike në gadishull, vënia e shenjës së barazimit, atje ku barazi as ka e as mund të ketë kurrë, marrja e barbarisë për forcë dhe e emancipimit për dobësi, mund të ketë rrjedhoja fatale, sidomos në një gjendje postkrimi, në një mjedis që të kujton një ballo me maska, siç është sot Ballkani Perëndimor.

Paris - Tiranë, 2011

Intervista e plotë me shkrimtarin Ismail Kadare, shkëputur nga libri i ri “Mbi krimin në Ballkan; letërkëmbim i zymtë”, botuar nga “Onufri

''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4535
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
shoku Kadare - Nuk ka kompromisë me Votën e Qytetarit Shqiptar!
ImazhImazh


Kadare, thirrje zotit Basha të tërhiqet për hir të stabilitetit

Zëri i Amerikës
Uashington
E shtunë, 21 Maj 2011


Letër e hapur Zotit Lulzim Basha, kandidat për Bashkinë e Tiranës
Imazh

Paris, 21 maj 2011

Zoti Lulzim Basha,

Shqetësimi si shqiptar emigrantë për kolapsin e papritur

I shqetësuar seriozisht, si shumica e shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit, po ju dërgoj këtë letër të hapur, me shpresë se ndoshta mund të ndihmojë në zgjidhjen e kolapsit të papritur në të cilin është gjendur jo vetëm shteti, por gjithë kombi shqiptar.

Pasojat e kolapsit:

S’është nevoja të zgjatem këtu për pasojat e rënda të këtij kolapsi, që nis prej 1. tronditjes së demokracisë dhe kalendarit të jetës së brendshme, gjer te 2.rreziku i izolimit të ri të vendit, çka do të ishte fatale sot për të dy shtetet shqiptarë në Ballkan.


Kadare e kupton se është gabim politik, por s'ka gjë

Nisur nga kjo, shpresoj se do ta kuptoni drejt mesazhin tim, i cili nga këndvështrimi i klasës politike shqiptare mund të duket i gabuar politikisht, strategjikisht, taktikisht etj.,etj. por nga një tjetër pikpamje, nga interesat e larta të vendit, të republikës dhe të kombit do të ishte i drejtë dhe i saktë.


Prezenca Lulzim Bashës pengon përparimin e Shqipërisë dhe është e pafalshme kjo mbrapështi, ndërsa prezenca e Edvin Ramës e ,,përparon'' vendin


Si politikan dhe si zyrtar ju jeni gjendur kohët e fundit, në qendër të një cikloni, i cili jo vetëm mund t’ia mbyllë rrugën përparimit të kombit shqiptar, por ta kthejë atë shumë vite prapa në histori. S’është nevoja këtu t’ju kujtoj se sa e pandreqshme dhe e pafalshme do të jetë kjo mbrapështi.
Nisur nga kjo, në kushtet e një fitimi ose të një humbjeje fare të paqartë, do t’ju propozoja një gjest, që, sot për sot është i rrallë, gati i përjashtuar nga jeta politike shqiptare: tërheqjen nga kandidimi për kryetar bashkie.


Pasojat e reagimit ndaj Kadaresë nga më shumë se gjysma e popullit

Nuk e kam vështirë të marr me mend, në këtë rast, reagimet e militantëve të krahut tuaj politik. E bashkë me të, hamendjet, dyshimet e gjithë britmat rituale. Do t’ju thoshja se prej kohësh ato s’më bëjnë asnjë përshtypje. Ndërkaq, meqenëse kanë lidhje me një pjesë të popullit shqiptar, do të doja t’ju jepja thelbin e mesazhit tim : Me këtë propozim, pavarësisht se si do ta kuptoni, unë ju nderoj.
Që të jem i saktë gjer në fund, do të shtoja se kjo nuk është çështje preference për ju, çështje afërsije etj. Dhe aq më pak nuk është sfidë ndaj kundërshtarit tuaj politik.
Propozimi për tërheqje mund t’ia bëja secilit prej jush , por mendova se tërheqja do të ishte më e lehtë për ju që jeni në pushtet, sesa për tjetrin , që është shef i opozitës.


Kadareja e ka lënë komunizmin e tashti është ''asnjanës''

Prej kohësh jam i paanshëm dhe ky qëndrim më shumê se ndonjë meritë apo mosmeritë e imja, ka të bëjë me profesionin tim. Për shkrimtarin gjithë bashkëkombasit janë, në radhë të parë, lexuesit e tij, ndaj ai e ka vështirë të jetë me njerën gjysmë kundër tjetrës. Ky vizion dikujt mund t’i dukej egocentrizëm prej shkrimtari, por nëse kjo do të gjykohej e fajshme, do ta pranoja këtë faj apo këtë cen gjenetik.


Basha të ndjeki shembullin e I.Qemalit, ndërsa Edvin Rama shembullin e Haxhi Qamilit

Duke ju propozuar tërheqjen prej kandidimit, desha t’ju kujtoj se gjeste te tilla janë të njohura në historinë e pjesës më të emancipuar të njerëzimit. Janë të njohura dhe te çmuara si gjeste të mëdha tërheqja nga një këmbëngulje, nga një post, nga një dyluftim, madje nga një fron, nëse këmbëngulja, posti, dyluftimi apo froni shkaktojnë fatkeqësi. Desha t’ju kujtoja se themeluesi i shtetit shqiptar, I.Qemali, më 1912 , ka qenë njëkohësisht themeluesi i dorëheqjes shqiptare, kur me gjestin e tij madhështor, pas kërkesës së fuqive europiane, u tërhoq nga posti i vet, për të mirën e Shqipërisë.


Basha duhet të japë shembull qytetarie, ndërsa Edvini të vazhdoji shembujt destabilizuas antishqiptar

Mendoj se Shqipëria nuk duhet t’i harrojë këto shenja të mëdha të qytetërimit të saj. Ajo duhet t’i kultivojë ato, të tregojë se nuk është një shtet tribal, por shtet europian demokratik, pjesë e familjes më të emancipuar të kombeve. Ajo duhet të tregojë se është në gjendje, se mundet, se duhet te jetë anëtare e denjë e familjes.
Gjesti i juaj do të jetë një mesazh emancipimi dhe shprese për brezin e ri shqiptar, duke përfshirë edhe atë të politikanëve. Çdo gjest i tillë, përpara se të nderojë një politikan, një krah apo një stinë të politikës, na nderon të gjithëve.
Jemi mësuar me shprehjen "turp i përbashkët", që mirë a keq, e kemi përjetuar gjatë shumë viteve, por rrallë herë me shprehjen tjetër : "nder i pêrbashkët".

Le të shpresojmë se do të vijë edhe koha e saj.

Miqësisht, me shpresë,

Ismail Kadare, shkrimtar

Shënim;
Nëntitujt u vendosën nga redaksia e www.proletarit.com
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4535
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
PERGJIGJJA E BASHES PER KADARENE PERMES NJE LETRE TE HAPUR

NUK MUND TE MBYS ZERIN E QYTETAREVE

ImazhImazh


I nderuar Zoti Kadare,

Lexova me vëmendje letrën tuaj dhe ju falenderoj për shqetësimin që shprehni në lidhje me të ardhmen europiane të Shqipërisë. Ky shqetësim i përbashkët duhet të na preokupojë të gjithëve. Ndaj përfitoj nga kjo mundësi të paraqes këndvështrimin tim mbi faktet.


Lulzim Basha i duhet t'i tregoji enveristit Kadare me shtabin e tij të Partisë Socialiste se respektimi i Votës të qytetarit është demokraci dhe jo si në komunizëm kur Kadareja u zgjidhte pa Votën e qytetarit deputetë në të gjitha legjislaturat

Në këto zgjedhje kanë votuar më shumë qytetarë të Tiranës se asnjëherë tjetër në historinë e saj. Votuesit e kanë shprehur tashmë vullnetin e tyre dhe institucionet përkatëse janë duke bërë ndërkohë numërimin e votës. Qytetarët kanë vendosur se kush e ka fituar këtë garë dhe se kush do të vijojë të administrojë qytetin.
Unë kam vendosur të respektoj të gjitha procedurat normative që parashikon proçesi i numërimit të votës në respekt të shtetit ligjor duke frymëzuar një qëndrim paqësor qytetar dhe në shërbim të stabilitetit e paqes sociale.
E gjithë filozofia e fushatës sime është mbështetur në dëgjimin dhe dialogun e drejtpërdrejtë me qytetarët. Ndaj sot e kam të pamundur të mbys zërin e mbi 124 mijë qytetarëve të cilët i janë përgjigjur pozitivisht planit dhe projektit tim për shndërrimin rrënjësor të kryeqytetit të shqiptarëve, që mjerisht po përjeton një kolaps urban, mjedisor dhe mund të themi ekzistencial. Nuk jam unë ai që vendos nëse do të bëhem apo jo kryetari i ardhshëm i Bashkisë. Ky është vendimi i votuesve dhe unë nuk kam asnjë të drejtë, që në asnjë rrethanë të braktis zgjedhjen që ata kanë bërë.


Basha nuk pranon pazarin e ndyrë të enveristit Kadare, të Ramiz Alisë, të Bamir Topit, të Nexhmije Hoxhës dhe të Edvin Ramës

Unë besoj se gara dhe demokracia i vlejnë të ardhmes europiane të Shqipërisë. Ndërkohë që dhurimi në tavolinë ose pazaret në favorin tim apo të kundërshtarit, e dëmtojnë atë. Më mirë një garë deri në votën e fundit sesa një garë e munguar.


Pasoja fatale për demokracinë shqiptare nga prapaskenat e Kadaresë me Sigurimin e Enverit

Duke u tërhequr, unë fyej votuesit, komisionerët, ligjvënësit, ligjet, gjykatat dhe vetë demokracinë. Me tërheqjen për shkak të presioneve politike, i bie të mos bëhen më zgjedhje në Shqipëri. Vërtet mund të shpresohet të kalohet më lehtë një sfidë imediate, por me çmimin e madh të rënies së demokracisë. Sistemi ynë demokratik është më mirë të përballojë sfida të vështira sesa të shpallë se përfundimisht nuk bën dot zgjedhje.
Unë nuk mendoj se instalimi i një pushteti që do mbante peng kryeqytetin në kundërshtim me vullnetin e zgjedhësve është më europian dhe demokratik sesa rotacioni politik që është baza e çdo demokracie.
Çdo terheqje e imja në këto kushte jo vetëm do të ishte një akt anti-demokratik, por besoj se nuk do të pranohej as nga rivali im për Bashkinë e Tiranës sepse për pasojë edhe legjitimiteti i vijimit të kryetarit aktual të Bashkisë do të ishte i kompromentuar.


Kadareja duhet të kontribuoji në qetësimin e situatës, t'i tërheqi veshin miqve të tij Edvin Rama dhe Bamir Topi dhe jo të kërkoji rivendosjen e klikës të bllokmenve

Jam i bindur se rrethimi i institucioneve, kërcënimet me djegje dhe kryengritje apo pushteti i rrugës nuk janë më të pranueshme sesa votimi i lirë, numërimi i votës së vlefshme dhe vendimet e institucioneve.

Basha e hedhë me neveri propozimin e guzhinës antishqiptare dhe antidemokratike të Kadaresë

Unë respektoj vullnetin e të gjithë atyre që kanë votuar pro meje, që kanë votuar për një ndryshim në Tiranë, si edhe ata që kanë votuar kundër, duke lexuar dhe respektuar çdo votë të tyre, respektoj ata që po presin me qytetari, pa dhunë, pa presion, si qytetarë të vërtetë europianë.


Basha është gati të kontribuoji në qetësimin e anarkisë antishqiptare, jo me braktisje nga fusha elektorale, por forcimin e shtetit ligjor

Jam i gatshëm të takohem para publikut dhe mediave, kudo dhe kurdo me rivalin tim për Bashkinë e Tiranës për një pakt moral dhe qytetar për respektimin e ligjit, për të pritur me qetësi vendimin e institucioneve, për t'i dhënë fund gjuhës së dhunës dhe për të pranuar verdiktin e qytetarëve të shprehur me votë.

Me respekt,

Lulzim Basha


Shënim;

Nëntitujt i ka vendosë redaksia e kulturës www.proletari.com
E diel, më dt. 22.5.2011
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4535
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Letra e Kadaresë ka adresë të gabuar
ImazhImazhImazh

22-05-2011 /
Nga Ilir Nikolla, Kryeredaktor i gazetës “55”

Ditën kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbyllte procesin e numërimit të votave për kryeqytetit, pa u ndalur nga dhuna e rrugës që vinte prej Edi Ramës, dhe do të sanksiononte votën e tiranasve për ndryshimin e drejtimit të bashkisë së kryeqytetit, shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare, i bën thirrje kandidatit fitues Lulzim Basha, që të hapë rrugë e të japë dorëheqjen. Arsyetimet e letrës rrotullohen rreth fatit të zi që iu rezervoka Shqipërisë në rast se legjitimohet ky rotacion, për shkak se shkrimtari paska informacione se Edi Rama s’paskësh për ta pranuar këtë “fitore të paqartë” të kundërshtarit e paska për t’u angazhuar për kataklizmën... Zbatimi i parimit “hapi rrugë budallait” është tashmë një tezë e stërprovuar se s’prodhon asgjë pozitive dhe shpeshherë këtë leksion të thjeshtë e deshifrojmë fort thjeshtë edhe në librat e Ismail Kadaresë. Por është bash vetë shkrimtari që e ka theksuar me dhjetëra herë se s’e ka fort pasion politikën, pasi ligjet e saj janë fort me reliev të fortë, të cilat s’i përshtaten një gjyqtari me skrupuj estetikë si shkrimtari. Megjithatë, për herë të dytë brenda këtij viti, Kadare e kapërcen këtë vijë të kuqe që ia kishte vendosur vetes dhe shprehet për ngjarjet e politikës së ditës, gjithmonë duke i bërë thirrje opinionit publik që të ushtrojë ndikimin e vet, që axhenda e politikës të ecë në hullinë e dëshiruar prej tij. Herën e parë, lidhur me ngjarjet e 21 janarit, shkrimtari Kadare u ndal tek zezona e mbetjes tek Bulevardi Dëshmorët e Kombit të jetës së 4 shqiptarëve, dhe e tha pa ekuivok se ishte irrilevant fakti se ata e humbën jetën gjatë një grumbullimi të dhunshëm që po synonte të pushtonte selinë e Këshillit të Ministrave. Pra, shkrimtari vendosi mitingun e dhunshëm në një prioritet më të lartë sesa integriteti i institucionit më të rëndësishëm kushtetues të vendit. E marr me mend se jeta është një kufi i mbramë që ofron shumë peshë kreative për shkrimtarin, por për herë të dytë brenda pak muajsh, Ismail Kadare ndërhyn në një proces jetik për demokracinë shqiptare, siç janë zgjedhjet e përgjithshme (paçka se vendore) dhe i bën thirrje Lulzim Bashës, kandidatit fitues të zgjedhjeve në Tiranë që të japë dorëheqjen, për ta shpëtuar vendin nga një përplasje civile. Shqetësimi për situatën paszgjedhore është i ligjshëm, por ai vjen së pari nga demonstrimi në rrugë i Edi Ramës (me bllokim rrugësh së pari) se s’ka për ta pranuar rezultatin që do të vijë nga KQZ-ja. Kjo zanafillë e problemit nuk merret në konsideratë nga shkrimtari Kadare, i cili ka vendosur të zhvillojë një komunikim politik publik, duke prishur disi rregullat e “par condicio”-s, pra baraslargësisë mes kandidatëve. Jo, shkrimtari ynë i madh e anashkalon faktin se Edi Rama është derdhur rrugëve, duke mos pranuar rezultatin e institucioneve dhe i adresohet vetëm kandidatit (sipas të gjitha gjasave fitues) që të tërhiqet. Baraslargësia shkelet edhe për faktin se s’merret fare parasysh historia e dy kandidatëve, as karriera e tyre e aq më tepër, as fushatat që ato ofruan për kryeqytetin. Që Edi Rama ka 13 vjet që është në pushtet, kjo s’do as mend e as kalem dhe Ismail Kadare e di fort mirë këtë gjë, pasi edhe më herët (viti 2004) ka qenë shprehur për qeverimin e Tiranës. Dihet gjithashtu se prej vitesh Edi Rama s’është më i interesuar për bashkinë e kryeqytetit, bile pas 4 vjet bllokimi të punës, gjatë fushatës, i madh e i vogël e mori vesh se Edi Rama, 4 vitet e ardhshme (17 në 20 vjet tranzicion), i kërkonte sërish për pushtet personal e si trampolinë për qeverinë e përgjithshme, pasi s’kishte ndërmend të ushtronte për asnjë moment me kohë të plotë funksionin e kryebashkiakut të kryeqytetit. Kjo është thënë hapur e publikisht dhe një shkrimtar që ka vendosur të ndjekë politikën e ditës natyrisht që e ka marrë vesh. Nga ana tjetër, në letrën e Ismail Kadaresë injorohet fushata e Lulzim Bashës dhe kontrata që ai nënshkroi me kryeqytetasit, për një angazhim 4 vjeçar specifik me kryeqytetin, angazhim që u votëbesua (pa asnjë kontestim), në mënyrë të paprecedentë e historike në historinë e zgjedhjeve nga 125 mijë votues. Nxjerrja nga kolapsi e kryeqytetit dhe çlirimi i tij nga ndikimet ditore të “politikës së madhe” ishte një marrëveshje që u vlerësua masivisht jo veç nga analistët dhe komentatorët, por së pari nga banorët e kryeqytetit. Por kjo zanafillë, prej nga erdhi edhe vota masive për Lulzim Bashën sërish është irrilevante për shkrimtarin Ismail Kadare, i cili, duhet thënë se në mënyrë krejt jopolitike, i kërkon atij që të tërhiqet, siç thotë ai “për nderin e përbashkët”. Por nderi i përbashkët është nderi i të gjithë shqiptarëve, rrjedhimisht edhe nderi i kandidatit tjetër, Edi Rama. Kur parakushtet që sjellin apelin që Lulzim Basha të tërhiqet kanë lidhje me marrëzitë politike që shkakton rivali i tij për bashkinë e Tiranës, natyrisht nderi i tërheqjes së Lulzim Bashës do ishte nderi i përbashkët i shqiptarëve, përjashto Edi Ramën, të cilit do t’i mbetej turpi...por merret vesh, së bashku me bashkinë. “Nderi i përbashkët” do të kërkonte së pari një apel të përbashkët të Ismail Kadaresë për të dy kandidatët që po ndeshen për një grusht votash, por letra e tij e djeshme s’ka qenë as telefonatë e as këshillë miqësore për njërin nga kandidatët, për të cilin lihet të kuptohet se ka qenë kanakari i tij në këto zgjedhje. Ajo ka pasur përzgjedhjen formale të letrës publike me synimin për të ndikuar në opinionin publik. Pavarësisht aversionit që kemi ndaj letrave publike, si pararendëse të dacibao-ve e revolucionit kulturor, përzgjedhja e Ismail Kadaresë ka adresë të gabuar. Apeli do të duhej t’i drejtohej një njeriu që po kërkon që në 20 vjet tranzicion të garantojë 17 vjet pushtet, e që në këtë fazë finale po synon të strukturojë një forcë politike antievropiane e antiperëndimore, të mbushur dingas me pinjollë bllokmenësh të brezit të dytë. Me ngjizje tek celula më e zezë e enverizmit, si celula e kolekëve dhe me përpjekjet edhe formale për të kërkuar lart e poshtë një zonjë të zezë (kujtojmë martesat e dështuara) që të mund ta ndihmojë në këtë fazë finale të sabotimit të udhës së Shqipërisë drejt Evropës, Edi Rama do të duhej të ishte adresa e vërtetë e shqetësimit të Ismail Kadaresë. Bllokimi i rrugëve dhe kërcënimi i integritetit të KQZ-së do të duhej t’i kujtonte shkrimtarit të madh jo veç mitingjet e tij anti-NATO, jo veç paralizimin e kryeqytetit, por së pari refuzimin e tij të pandërprerë për të pranuar normalitetin demokratik në Shqipëri. Këtë mesazh e gjejmë në të gjitha forumet e intelektualëve, por e hasim të anashkaluar tek letra e djeshme e Ismail Kadaresë. Letra kishte adresën e gabuar dhe s’e ndihmon Tiranën të dalë nga ngërçi e as Shqipërinë të përshpejtojë udhëtimin e saj për kthimin në familjen perëndimore. Një zhbalancim i tillë mund të jetë hasur shpesh tek shkrimtarët që kanë tentuar të prodhojnë politikë. Shembulli i Fan Nolit është klasik, megjithatë, duke kredituar bindjen se letra e Ismail Kadaresë s’ka pasur prapavijë politike, por ka shprehur veç një shqetësim intelektual, ajo është një zhgënjim, të cilin do të mund të na e lehtësojë sadopak veç një sqarim që do të korrigjojë adresë e do të sjellë “par condicio”-n që shqiptarët (minimumi) presin nga krenaria e tyre e letërsisë.
...


Kadareja u kërkon 125 mijë qytetarëve t'u mohohet vota për intersa të tija dhe Edvin Ramës
Imazh

Fragmentë marrë nga
,,Letra e madhe e Kadaresë dhe adresa e pasaktë''

EDI LESI
Imazh
24.5.2011
Në një farë mënyre, Ismail Kadare po kërkon që unë të heq dorë nga vota ime. Po u kërkon gjithashtu edhe 125 mijë qytetarëve të tjerë të bëjnë këtë gjë. Sepse kjo nuk është më një çështje personale e Lulzim Bashës dhe të ardhmes së tij. Ai është sot i dënuar të bëjë të kundërtën e asaj çka kërkon shkrimtari i madh. Basha përfaqëson ëndrrën për ndryshim. Tirana është një qytet i majtë, ku Edi Rama ka fituar herën e fundit me rreth 20 mijë vota diferencë ndaj kundërshtarit të tij. Sot rezulton se në kutitë e 8 majit ka më tepër vota për Lulzim Bashën. Kjo është një përmbysje dramatike, si ato të Homerit. Ky truall është shumë tragjik, gjë që e ka nxitur shpesh Kadarenë në letërsinë dhe studimet e tij. Epike mund të quhet edhe përmbysja që ka ndodhur më 8 maj. Edi Rama po i bën rezistencë këtij realiteti të ri, frymës së re, duke u kapur pas kleçkave të procedurës. Fakti është se ai jo vetëm ka humbur mijëra mbështetës, por ka humbur edhe zgjedhjet. Ka marrë më pak vota se Lulzim Basha.
Edi Rama duhet të tërhiqet nga ky konflikt politik dhe pasojat që po sjell për vendin dhe të ardhmen. Ai përfaqëson të vjetrën në këtë rast, që rreket të qëndrojë me çdo kusht. Askush nuk e di nëse e reja do të jetë më e mirë. Por, të paktën, është konfirmuar se qyteti e kërkon ndryshimin. Nuk mund t’i kërkohet sot Tiranës të tërhiqet nga dëshira për të marrë një rrugë tjetër, të ndryshme nga ajo e 11 viteve. S’mund t’i thuhet një ëndrre të zhbëhet, të kthehet mbrapsht.
E kam lexuar dy-tri herë letrën e Kadaresë. Është mbresëlënëse. Vetëm se duhej t’i drejtohej Edi Ramës, jo Lulzim Bashës.



Ismail Kadare dhe piovra komuniste
Imazh

Paul Tedescini
Imazh
“Piovra” asht nji polip deti me 8 kambë (oktopod), me bulb pa shtyllë kurrizore, që merr forma të ndryshme simbas nevojes. Ajo e ndrron ngjyren simbas ndryshimeve të ambjentit. “Piovra” leshon nji lang të zì si boja e shkrimit per ta çorjentue dhe per ta gllabrue viktimen, si dhe per tu kamuflue. “Piovra” asht titulli i filmit televiziv mbi mafien italiane ku rolin kryesor e ka luejt Mikele Plaçido.

“Piovra” komuniste shqiptare!

Gjatë diktatures staliniste në Shqipni u persekutuen patriotët dhe intelektualt shqiptarë me kulturë demokratike europiane. Drejtimi i vendit rà në duert e kuadrove të pregatitun në vendet antishqiptare Beograd e Moskë dhe ma vonë në Pakin. Këto kuadro drejtojnë edhe sot Shqipninë. Mbas rrëzimit të diktatures, këto u ndanë në dy grupe: Në ate “Ngjyrë Rozë” dhe në ate “Ngjyrë Blù”, me nji trajner të perbashkët Ramis Alinë. Shqiptart që dolen jashtë e ndjekin me dhimbje të madhe rivalitetin e tyne per grabitjen e pasunisë kombtare dhe per pasunimin sa ma shumë në dam të shtresave te thjeshta të popullit. Shqiptart e mbetun në Shqipni janë të pafuqishme të ndrrojnë situaten per shkak se vendi asht i kaperthyeme politikisht dhe ekonomikisht nga kjo “Piovra” mafjoze komuniste. Nji nder elementët e sajë aktiv asht edhe shkrimtari i diktatures komuniste Ismail Kadaré, të cilit i kan vue në dispozicion të gjitha mjetet e komunikimit publik dhe nuk lejojnë asnjeri ti kundravehet. Ismail Kadarè me parulla të shtira demokratike dhe atdhédashurie shperndanë vazhdimisht dhe e ndot ambjentin mbarshqiptare me atë langun e zì per të mashtrue viktimat e tija naive. Ai arrine deri në atë pikë megallomanie sa të pohojë se ikja e tij në Francë në shtator 1990 paska qenë nji goditje e rand per ramjen e komunizmit në Shqiperi, në nji kohë që të rijtë e futun neper ambasada i quejti jashtëqitja e shoqnisë shqiptare. Kur para diktatorit Enver Hoxha janë dridhë të gjithë ç’prej kryeministrit Mehmet Shehu e poshtë dhe janë eleminue të gjithë si flluska sapuni, kush e beson se e paska pasë zor diktatori me eleminue nji shkrimtar të madh me idè demek “liberale” si Kadarè po të mos i kishte sherbye atij verbërisht, gjithmonë dhe per çdo gja ?!? Kot nuk ia ka lanë të shoqes Nexhmie Hoxha si sekretar të Frontit Demokratik, ku organizohej eleminimi i të gjithë intelektualve kundershtar të komunizmit!!!! Dhe tash mbas 20 vitesh të rrëzimit të diktatures, ky shoku Isamil Kadarè, po na lëshon fetfà nga Parisi si pashà maje kali, tue i sugjerue atyne “Ngjyrë blu” “per terheqjen nga kandidimi për kryetar bashkie” në favor të Piovres së vet të zemres “Ngjyrë Rozë”: “Letër Bashës: Tërhiqu nga kandidimi ! Zoti Lulzim Basha, I shqetësuar seriozisht, si shumica e shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit, po ju dërgoj këtë letër të hapur, me shpresë se ndoshta mund të ndihmojë në zgjidhjen e kolapsit të papritur në të cilin është gjendur jo vetëm shteti, por gjithë kombi shqiptar.”

Së pari, kush i jep këtë të drejtë Ismail Kadarès, sekretarit të Nexhmie Hoxhes, të flasë në emer “të shumices së shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit”?!? A nuk e kupton ky njeri se kohnat kan ndryshue dhe se ajo rinia shqiptare, e quejtun prej tij “jashtëqitje”, tashma asht e lirë, me sy të hapun dhe me nji vizion të qytetnuem europian mbi të Drejtat e Njeriut ?!

Kur ky i vetzgjedhuri “personalitet mbarshqiptar” e shihka “kolapsin e papritur në të cilin është gjendur jo vetëm shteti, por gjithë kombi shqiptar” pse nuk e len jeten e Parisit dhe nuk shkon aty pranë popullit të “vet”?! Pse nuk nderhyn e nuk u thotë atyre piovrave të veta, që të ia lirojnë vendet në pushtet, në kryesitë e bashkive dhe në gjykata, kësajë rinije shqiptare të pregatitun në prendim me kulturë të vertetë demokratike dhe me aftesi të nalta bashkëkohore profesionale prendimore?!?!

Por ky shoku Ismail Kadarè kerkon që me çdo kusht dhe me çdo mjet mashtrues ti sherbejë dhe të ia sterzgjasë sa ma shumë jeten Piovres së vet komuniste, me të cilen i ka të lidhuna ngusht interesat egoiste personale.

“Ujku qimen e ndrron, por vesin JO!!!”.

Paul Tedeschini-Itali, e hanë, me 23 maj 201





O e mjera Shqiperi!!!
Pse rekomandimet e shkrimtarit Ismail Kadare izolojnë Republikën e Shqipërinë

Imazh


Fragment


11-05-24
Kreu i opozitës, i cili e kishte korrur fitoren në tavolinë, ishte dhe mbetet arkitekti i kësaj katastrofe. Shihni çfarë thotë tani. Po rendis vetëm disa fjali të dy ditëve të fundit: “Është koha të marrim në dorë fatin e atdheut”, ishte një nga fjalitë e perifrazuara nga konferenca e shtypit e ditës së shtunë. A nuk i duket Kadaresë kjo një thirrje lufte?! A nuk tingëllon si një apel për konflikt civil në Shqipëri? Po sikur të bënte të njëjtën thirrje edhe Sali Berisha dhe Lulzim Basha, çfarë do të kishte ndodhur? Atëherë pse Kadare i drejtohet vetëm Bashës, pa thënë asnjë fjalë për Edi Ramën, i cili po i vë flakën Shqipërisë për pushtetin personal të konvertuar në paratë e krimit e të mafies? Ose së paku, pse me letër të hapur dhe jo me një letër “të mbyllur”?! Cila është domethënia e kësaj letre, e cila e komprometon rëndë atë?! Cili është shkaku i vërtetë i saj, kur ajo nuk atakon shkaktarët, ndërkohë që qorton viktimat e këtij kaosi politik në Shqipëri? Dhe së fundi, Kadare flet për reagimin e militantëve të Bashës e të Partisë Demokratike. Aq shumë ka ngjitur propaganda e Ramës, ose aq shumë është ngjitur Kadare pas Edi Ramës dhe Bamir Topit, sa në letër merret vetëm me moralizime “egocentriste”, siç i quan ai, duke hedhur baltë mbi “militantët” e së djathtës. Po këtu nuk është fjala për militantë të Bashës dhe Partisë Demokratike. Edhe nëse bëhet fjalë për ata, ata janë shumë, më shumë se 124 mijë veta, të cilët kanë votuar Lulzim Bashën. Në të vërtetë militantët e Bashës janë në heshtje, edhe pse Edi Rama ka mobilizuar të gjithë militantët e tij për ta bllokuar Shqipërinë dhe djegë atë. Kjo është e pamoralshme, e pafalshme dhe gati e turpshme. Të ofendosh mijëra simpatizantë dhe anëtarë të Partisë Demokratike, pse dëshiron ta shohësh kreun e opozitës në krye të Bashkisë së Tiranës, kjo është e patolerueshme për një shkrimtar të madh si Ismail Kadare, sesa për Bamir Topin, gjithçka ka marrë rrokullimën, për shkak se Zoti tha që ai të votojë në një kuti të gabuar, madje i vetëm, e për pasojë t’i zbulohet vota kundër partisë së tij dhe Lulzim Bashës. Prej atij momenti ai nuk ka më as tagër, as autoritet moral, as integritet politik që të përfaqësojë unitetin e popullit. Është një rast që së bashku me vetëdenoncimin e Dritan Priftit do të hyjnë në librin “Gines”. Këtij libri, me sa duket dëshiron t’i shtohet edhe Ismail Kadare. Këtë radhë jo më si shkrimtar i shquar dhe njeri i madh i letrave shqipe, por si hartues i letrave të hapura, përmes të cilave rekomandon rrënimin e demokracisë dhe të lirisë së shqiptarëve për të zgjedhur e për t’u zgjedhur. Rekomandimet e Kadaresë e izolojnë Shqipërinë. Me fitore të jashtëligjshme të zgjedhjeve Shqipëria nuk integrohet. Përkundrazi, ajo humbet shanset për të shkuar drejt integrimeve. Nëse Basha do t’i përgjigjet pozitivisht Kadaresë dhe rekomandimeve të tij, ai do t’i bëjë shërbimin më të keq vendit të tij, demokracisë dhe të ardhmes sonë integruese. Është tërheqja e Lulzim Bashës ajo që do ta izolonte Shqipërinë. Nuk është falja e mandatit, mënyra e çlirimit të saj nga konflikti absurd i krijuar artificialisht thjesht për interesat personale të një individi, qoftë ky dhe kreu i opozitës.
(Floripress)
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4535
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Tallallit t'Partis -
Imazh
Imazh

Poeti - Gjergj Marena - Itali

Po flet Preçi(1*) n’opinion
Kadareja asht kampion
Nder shqiptarët si shkrimtarë
Nuk ka tjeter pendë të parë.

Po kadalë moj “çiftelì”(2*)
Kush të vuni zot në shpì
Me ndà tituj edhe grada
Sikur njanit që i prete shpata

Të dy bashkë ishit shtijakë
Prej TARASIT(3*) ju shkonte gjak
Herë si lepra o si majmuna
N’bel e poshtë ju veshi funda

Flet tallalli prej Parisit
Ulni t’linat para t’krisunit,
Veç ma burrë asht Edi i Ramës
Jam i kuq tha i biri i s’amës

A harrove kur shave Fishten
Shkoder locen e Gegnishten ?
Nè na qujte të jashtëqitjes
Klyshi i Enverit e i Nexhmijes

Sovjetikë ma vone shqiptarë
Tash n’perendim ven çmimet n’ballë
Sahanlëpirësi i Zhak Atalì-së(4*)
Ponc Pilati i letersisë

T’ka dal boja me ksi gjyslykë
Qite ftyren e mos kij frikë
Bjer në gjuj e ban pendimin
Lutju t’Madhit me t’fal denimin.

(Autori asht nji Liri-kerkues në ambasaden gjermane korrik 1990 Tiranë)

(1*) Preç Zogaj
(2*) “çiftelì”-pseudonimi i Preç Zogaj si punojs i sigurimit
(3*) TARASI-pseudonimi i Enver Hoxhes gjate luftes
(4*) Zhak Atalì-keshilltar i presidentit Fransuà Mitarà qe i dha Kadares statusin e azilantit politik ne France.


Gjergj Marena - Itali
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4535
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Agim Doçi i shkruan Ismail Kadarese: Perseri nje "Leter e Hapur"...
ImazhImazh

25. maj 2011 kl. 23:08

“Kandidatit” për Nobel, Ismail Kadare
O gjeniu ynë i madh, Kadare!
O populli ynë “i vogël” shqiptar!


Thashë të bëja dhe unë një nga “këto” letrat e hapura, se kurrë nuk e kam provuar më parë. Një herë thashë ta bëja anonime, si Jovan Bregu, por kur lexova letrën tënde, o Gjeniu ynë, kur pashë nivelin e të shkruarit tënd sipë(mje)ran, mendova le të dalë ku të dalë...
Letrat e hapuna të komunizmit


M’u kujtua që të gjitha “Letrat e Hapura” që u janë drejtuar shqiptarëve, popullit në dekada, pra, e kanë origjinën nga Gjinokastra (!). E mbani mend të nderuar lexues, që të gjithë Letrat e Hapura që dilnin nga korridoret e krimit të KQPPSH-së, i hartonte një gjirokastrit.
- I -
169 akademikë shqiptarë me shkollat e larta në Itali, Austri, Francë e gjetkë u vranë,..

Po ju kujtoj disa “Letra të Hapura”, që i drejtoheshin popullit. Po e nis me më të çuditshmen ku dhe i mëshohej fort parimit “Kur flet kllasa -hesht burokracia!”. Ishte kjo Letër që Partia u bënte gjëmën të gjithë të shkolluarve në akademitë europiane, duke eliminuar intelektualët e vendit. Numërohen rreth 169 akademikë shqiptarë që mbaruan shkollat e larta në Itali, Austri, Francë e gjetkë, që shkuan për lesh.

- II -
Heqja e gradave

Apo ajo “e famshmja” “Letër e Hapur” drejtuar ushtarëve, nënoficerëve, oficerëve dhe gjeneralëve për “heqjen e gradave”!? Pasi ua hoqi gradat, ua hoqi dhe kokat nja 36 gjeneralëve akademikë (!). Madje i quajti “puçistë dhe komplotistë” më besnikët e tij, ushtarakët, që flinin me çizme veshur?!

-III-
Mbi bujqsinë

Po ajo letra e hapur “Bujqësia, çështje e të gjithë popullit”, që pikërisht për herë të parë u prodhua buka në vend, e dënoi paradoksalisht ministrin e Bujqësisë P. Dodbiba (!), duke e degdisur në humbellat e Belshit...

Po ajo “Ta bëjmë kursimin natyrë të dytë”, apo ajo e “Revolucionarizimit të Shkollës”, duke e “sistemuar” ish-ministrin Deljana në Stallat e Tepelenës. “Letra e Hapur” për “rrufjanët politikë” apo për “sabotimet” në naftë. “Letra e Hapur” për “rolin drejtues të Partisë”, apo për organizatat e masave, ku të zgjodhën ty, o gjeniu ynë, madje përkrah sh. Nexhmije si nënkryetar të Frontit “Demokratik” të Shqipërisë, etj.

Pra, ky lloj inventarizimi i Letrave të Hapura na duhej dhe në vitin 2011 të na vinte prej një gjirokastriti francez. Burojnë dhe nuk shterojnë këto bëmat dhe gjëmat e gjirokastritëve! Rrofsh, o gjeniu ynë, se na hoqe mall për komandantin, që Ti dhe vetëm Ti e fute si personazh kryesor te “Dimri i madh”, tek “Dimri i fundit”, tek “Koncert në fund të Dimrit” etj. Se ashtu porosiste Maksim Gorki! Futja e udhëheqësit në letërsi të realizmit socialist, është Hop Cilësor në letërsi. Dhe ti e kreve këtë detyrë shkëlqyeshëm. Tashti, në Shqipëri, që ti e sheh me dylbi” (prej Pigalit ndofta) ka pranvera demokratike. Në kapërcyell të viteve ’90-të, Ne e donim një shkrimtar disident. Ti “mjeshtërisht” na e kërkove të pohonim “disidencën” tënde dhe ne, çuditërisht, na vinte turp të mos ta jepnin “titullin” e lypur prej teje dhe dhuruar prej nesh si fansa të tu. Ne “intelektualët” që ishim kavie ideologjikë të diktaturës, menduam se sa “pa gjë”, të kemi një disident dhe të zgjodhëm Ty.

“Kadare: "Shqiptarët - jashtëqitje e kombit”.


Aferim të qoftë! Na e fute... Madje, ata të vërtetët që guxuan e thyen vargonjtë e diktaturës i quajte “jashtëqitje e kombit”. Ti asokohe, kur vareshin, pushkatoheshin, eliminoheshin, burgoseshin Avzi Nelaj, Bilal Xhaferi, Jorgo Bllaci, M. Myftiu, ishe monument që mbroheshe nga shteti diktatorial. Pastaj, ishe dhe nga Sokaku… Ne fisnikët mediokër gegë, të deshëm si vëllanë tonë toskë. Nuk bëmë ndonjë mëkat, ishim mjeranë që ende nuk na ishte larguar frika dhe, sinqerisht, si mjeshtër në pendë.
Sa shkrimtar i madh je, aq njeri i vogël ke mbetur. Ti, kur hyn në politikë, nga Mal kthehesh në buburrec. Po pse me votën tonë do tallesh ti, gjeniu ynë?! Ke të drejtë se hileja yt prej një shpirti demoniak gjirokastriti qëndron tek një fakt, duke e parë sesa fisnik është Kandidati dhe, pse jo, Kryetari i Bashkisë kryeqytetase, L. Basha, i kërkove atij djallëzisht “Jep dorëheqjen!”, se qetësia dhe rrënimi i vendit varet nga fisnikëria e Lulzim Bashës, duke i dhënë bashkinë z. Rama. Madje, ngul këmbë që Basha “të mos ta marrë pushtetin në tavolinë (!). Po pse ku numërohen votat tona o gjeniu ynë, në maj të mullarit apo në maj të Eifelit!?. Po nuk bëhesh interesant, madje dhe atij çmimit që të del në ëndërr çdo natë i je larguar kaq shumë, ose i “je afruar” me urdhër masonerie.

Na përmendje Ismail Qemalin që dha “dorëheqje”, se ia ka paska kërkuar Europa (!). Po çfarë e gjeti Shqipërinë pasi ay iku? Shkodrën e morri Mali i Zi, Korça u bë Republikë Franceze, Mirdita u bë Republikë Katolike, Durrësi Republikë Myslimane e Toptanit, Vlorën e morri Italia, Dibrën e morën sllavët dhe Shqipëria mbeti nën mëshirën e Cute Gjatës, dhe Shahin Matrakut, (personazhet e tu të preferuar). Mos e ngatërro Edvinin me Cute Gjatën?!. Shkruan në Letër të Hapur drejtuar Bashës, që për hir të qetësisë, Lulzimi të japë dorëheqjen. Të ha meraku që të ruhet qetësia në vend. Po cila qetësi po të prishet ty, në mes të Parisit apo bijave të tua, që pushteti demokratik ku bën pjesë dhe L. Basha i emëron Ambasadore, ndërsa plot demokratë janë pa punë apo me asistencë.

Ore gjeniu ynë, je në vete apo...?!

Pra, siç shkrova në krye të radhës, të gjitha “Letrat e Hapura” e kanë origjinën nga Gjinokastra(!). Kësaj here, për çudi, Ismail gjirokastriti na e shkroi nga Parisi. Nuk e besova që të ishte e vërtetë. Pandeha se ndonjë emigrant i dështuar e ka pseudonimin “Ismail Kadare”. Dikush më tha: “Je në vete, ore poeti ynë patriot, vetë Ismaili e ka pseudonimin “gjenerali”.
I thirra mendjes më pas dhe u kujtova! Po dhe ky nga “Sokaku i të Marrëve” është. Banorët e qytetit të gurtë Gjinokastrës, vetëm atyre të Sokakut të të Marrëve, që zbrisnin në kadërdhëmet e Palortosë me nallane druri si të azdisur, saqë trokëllima e nallaneve, çmend një qytet i dha emrin banorëve të atij Sokaku, që siç thonë janë dhe kushërinj midis tyre.

Kadareja lindi nga incesti.


Aty linde dhe Ti gjeniu ynë, Kadare. Padyshim gjenitë lindin dhe nga incesti. A nuk ishin nëna e i ati i Enverit kushërinj të parë si ata të tutë!? Po ti, Z. Kadare, a nuk e di sesa shumë (madje më shumë sesa e ke merituar) të kemi dashur dhe respektuar? Të kam thënë dikur, që ruaju mos të zëntë mallkimi gegnor! Kur të mallkon Mirdita, thotë: “Të vdektë fjala!”. Pikë e zezë, ku i pate mendtë kur shkrove atë trahana intelektuale?

Kadareja i ka ranë në qafë gjithmonë Gegëve


Ti sistematikisht i ke rënë në qafë gegëve. Çuditërisht gegët të kanë vënë në ballë të oxhakut. Madje, dhe kur shkrove për malësorët trima që kishin hapur bordell(!), apo kur ShtojZo’vallet e Bjeshkëve i fute në Shtëpitë publike. Pah, çfarë mllefi deri në urrejtje ke për ato Bjeshkë. Madje, dhe kur të dhanë titullin e (pa)merituar “Nderi i Kombit”, Ti nga Kulla Eifel, e ulje dhe e ngrije edhe dhënësin e titullit malok! “Fajin” e ka Saliu! Ai të vlerëson, ti ia kthen mjaltin me pështyma! Po a kjo është mirënjohja o gjeniu ynë? Habitem se si nuk të vjen turp që i shkruan ashtu Lulzim Bashës apo sepse ta emëroi vajzën tënde Besjanën (një fëmijë që kaloi një fëmijëri skizofreneje plot andralla dhe me mungesë edukate maksimale) Ambasadore të UNESCO-s në Paris?! Apo kjo është “mirënjohja” për Bashën? Kur nuk e mban mend ti, ta kujtoj unë, kur i kërkoje Edvinit aparat celular, se i ishte prishur madam Helenës ai “i vjetri” dhe ti, me shpirtin cingun të gjirokastritit tipik, mezi prite të vinte nga “rojet” e Ramës celulari i ri. Tashti, kjo Letra e Hapur, mos është shpërblimi për atë celularin që të dërgoi Rama asokohe?! Po ky Rama i dha Çelësin e Tironës Janullatosit, madje dhe Goran Bregoviqit, atij që pozonte me kallash kundra shqiptarëve të Kosovës përgjatë genocidit millosheviçian (!)

Mos harro! Jam malësor kokëshkamb! Jam nip andej nga Kolonja dhe kurrë nuk shkruaj keq për vallezrit jugorë! Ndërsa Ti nuk je lodhur kurrë duke na përfolur dhe shpërfillur, madje dhe fyer. Jam 12 vite më i ri nga Ti, o gjeniu ynë!... Nuk lodhem nga rruga e gjatë dhe e lodhshme e tranzicionit. Por do bëhet Shqypnia Etnike dhe ti do jesh për fatin “e keq” në minorancë, si në këtë “Letër te Hapur”.
Dikush t’u përgjigj që ke gabuar adresë. Unë them që bëre mirë që shkrove “Letrën e Hapur” Lulzim Bashës, se, më në fund, e morëm vesh se ku fle “lepuri”...

Shkrove dikur “Ra ky mort dhe u pamë.”

Unë po të përgjigjem në emrin e Votës sime që, edhe pse nuk jam i detyruar ta bëj të ditur publikisht, u ngrit në kufijtë e vlefshmërisë për Aleancën për Qytetarin. Ndërsa votat për Rrugën e Vetme, kishin biletë njëdrejtimëshe. Ikën dhe nuk u kthyen në fitore. U kthyen në bllokime autostradash, në djegie gomash të konsumuara, u kthyen në protesta urlatorësh e oratorësh të konsumuar prej 1941-shit. Ra, pra, “fitorja” e bojkotuesve! Ra miti i Edvinit dhe betonit.
Ra, pra, vota me notën dhjetë!

Ndaj përfundoi: Ra kjo “votë” dhe u pamë!

Shënim;

Nëntitujt u vunë nga vendosiësi i landës http://www.proletari.com
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4535
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Ismail Kadare - fallsifikatori i historisë në librat e tij
Imazh

Shtysa nga nënvetëdija e Ismail Kadaresë për t’ i shkruar letër Lulzim Bashës
Gazeta Sot
Martedì 07 Giugno 2011 00:00
Aqif Kashahu,armik i Enver Hoxhës dhe i Ismail Kadaresë

Nga Kastriot MYFTARAJ
Imazh
Ismail Kadare në librin “Hamleti princi i vështirë” (2006) e ka tjetërsuar në mënyrë, sa të habitshme, aq edhe domethënëse, një episod nga “Autobiografia” e Fan Nolit, kur shkruan: “Sipas Nolit, përbri tij, deputeti plak Aqif Kashahu, me dorën që i dridhej, ia kishte drejtuar koburen armikut të tij të vjetër vetjak Vërlacit”. (Ismail Kadare, “Hamleti princi i vështirë”, Botimet “Onufri”, Tiranë 2006, f. 114) Noli, tek “Autobiografia”, e shkruar në vetën e tretë e rrëfen kështu këtë episod të ndodhur në parlamentin shqiptar, në shkurt 1924, kur iu bë atentati kryeministrit Ahmet Zogu: “Deputetët e opozitës nuk lëvizën nga vendi. Ata ishin gjithashtu të armatosur me përjashtim të Fan Nolit. Ata hoqën nga brezi revolverët dhe u bënë gati të mbronin veten. Më plaku, Aqif Pasha nga Elbasani ishte njëri prej tyre. Ai rrinte pranë Fan Nolit dhe mbante një revolver të modës së vjetër në dorën që i dridhej. Ai mori shenjë mbi armikun e tij të vjetër nga Elbasani, Shefqet Vërlacin, i cili ishte i rrethuar nga trupa e rojeve të tij”. (Fan Noli, Vepra, vol. 6, Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë, Tiranë 1996, f. 290-291)
Në parlamentin shqiptar të vitit 1924 nuk ka ekzistuar një deputet me emrin Aqif Kashahu, siç thotë Kadare. Deputeti për të cilin flet Noli është Aqif Pashë Biçakçiu (Elbasani), një personalitet i njohur i lëvizjes nacionale shqiptare dhe kryetar i Kongresit të Lushnjës, bashkëkryetar i shtetit në fillim të viteve njëzet. Aqif Kashahu ka qenë një bashkëqytetar i Ismail Kadaresë nga Gjirokastra. Aqif Kashahu u arrestua dhe pushkatua nga diktatura komuniste në vitin 1946, në moshën 37 vjeç. Nuk mund të mos pyesësh se përse Ismail Kadare e zhvendos Aqif Kashahun në parlamentin shqiptar të vitit 1924, kur ai ishte 15 vjeç, duke i vënë madje edhe një armë në dorë. Libri i Ismail Kadaresë “Hamleti princi i vështirë” nuk është një vepër letrare, ku mund të bëhen trillime të këtij lloji, ndonëse as në një vepër letrare serioze nuk mund të bëhen tjetërsime të tilla të ngjarjeve historike, që kanë si pasojë denigrimin e personave fatkeqë. Libri “Hamleti princi i vështirë” është ese filozofiko-historike dhe autori e quan “sprovë”. Sprovë ku, në sadizëm?
Nuk mund të thuhet se ky është një lapsus i Kadaresë, se edhe nëse atij i kishte ndodhur ky lapsus kur e shkruajti librin, ai me siguri që e ka kapur gjatë rileximit. Ose së paku duhet t’ ia kishte vënë në dukje botuesi, Bujar Hudhri, i cili ka jetuar gjatë në Elbasan, dhe e di se armiku i madh i Shefqet Vërlacit ishte Aqif Pashë Biçakçiu dhe jo Aqif Kashahu. Bujar Hudhri, i cili e mban veten si njohësin më të madh të librave të Kadaresë, duhet të kishte njohur tek Aqif Kashahu atë personazhin e romanit të Kadaresë “Kronikë në gur”, me të njëjtin emër, ku Kadare rrëfen një episode nga një bombardim ajror në Gjirokastër, gjatë të cilit familja e tij dhe fqinjët qenë strehuar në qilarin e shtëpisë së tij: “Aqif Kashahu lëshoi më në fund klithmën që e prisja prej kohësh. Por klithma e tij nuk kishte dhembje. Ajo ishte e egër. Koka e vajzës u drodh. Ajo u kthye ngadalë krejt e hutuar. Krahët e varur u tkurrën. Djali me të cilin ajo ishte përqafuar dhe puthur gjatë bombardimit, gjithashtu lëvizi.
-Bushtër,-thirri Aqif Kashahu. Dora e tij e madhe përfshiu flokët e saj dhe e tërhoqi vajzën zvarrë. Vajza u përpoq të ngrihej, por u rrëzua përsëri. Ai e tërhoqi zvarrë mes për mes kubesë dhe vetëm te shkallët vajza mundi të ngrihej disi, duke përdorur duar e këmbë për t’ u ngjitur. Ai s’ e lëshonte nga flokët.
Jashtë u dëgjua përsëri fishkëllima e pikiadës, por Aqif Kashahu nuk u kthye. Duke e zvarrisur vajzën për flokësh, ai doli në rrugë në kohën kur gjëmimet të shurdhonin. Kështu ata ikën nëpër bomba”. (Ismail Kadare, “Kronikë në gur”, Shtëpia botuese “Naim Frashëri”, Tiranë 1978, f. 91)
Më tutje në roman thuhet se Aqif Kashahu e mbyti vajzën e vet në pus dhe i dashuri i saj e denoncoi të atin e vajzës: “Sot në drekë një hetues shkoi në shtëpinë e Kashahëve dhe kërkoi të takohej me vajzën. Vajza s’ ishte. Djali që e ka puthur vajzën e Aqif Kashahut ngul këmbë se vajza është mbytur”. (Ismail Kadare, “Kronikë në gur”, Shtëpia botuese “Naim Frashëri”, Tiranë 1978, f. 164)
Aqif Kashahu, i cili ishte një person real nuk kishte një vajzë dhe as që i ka ndodhur një histori e tillë. Këtë histori e sajon Kadare për të kënaqur Enver Hoxhën, i cili ishte interesuar posaçërisht për romanin “Kronikë në gur”, madje i dha Kadaresë edhe shënimet e tij për Gjirokastrën që t’ i përdorte, siç e pohon ky i fundit. Enver Hoxha e kishte sharë Aqif Kashahun në fjalimin që mbajti në Gjirokastër, gjatë vizitës së tij të parë atje, pas ardhjes në pushtet, në 3 tetor 1947, kur tha: “Të tillë janë ata që u gjykuan në Tiranë, në mes tyre ka edhe gjirokastritë. Këta gjirokastritë tradhtarë s’ janë djemtë e popullit heroik të Gjirokastrës, por kanë qenë dhe janë armiqtë e popullit të Gjirokastrës dhe të Shqipërisë. Syrja Selfo, Hivzi Kokalari, Salim Kokalari, Pertef Karagjozi, Sheref Karagjozi, Aqif Kashahu, Milto Lito etj., janë nga ata dhe bijtë e atyre që kanë shtypur popullin e kësaj krahine tërë jetën, që kanë qenë të lidhur me italianët, që u kanë shërbyer gjermanëve, janë miqtë dhe vëllezërit e ballistëve të Ali Beut, janë nga ata që kur populli i Gjirokastrës vuante në shpellat, në budrumet e kalasë dhe nëpër male pa strehë dhe pa shtëpi dhe kur populli i Gjirokastrës luftonte, ata pasuroheshin, ata bënin tregëti nga të katër anët, ata bënin ziafete e thernin mishra me njerëzit e Metaksait, me italianët, me gjermanët, me Ismail Golemët e të tjerë banditë. A mund të ketë mëshirë për këta njerëz? Jo, kurrë!” (Enver Hoxha: Vepra, vol. 4, Shtëpia botuese , “Naim Frashëri”, Tiranë 1970, f. 244)
Por Aqif Kashahu nuk kishte qenë veçse një këpucar, dhe ai nuk ishte bashkëpunëtor i fashizmit, përveçse nëse mund të quhej i tillë për faktin se ndonjë fashist kishte rregulluar këpucët tek ai. Po të kishte qenë për tregti, ishte Enver Hoxha ai që ishte tregtar i madh në krahasim me Aqif Kashahun, se Enver Hoxha mori nga fashizmi një licencë për tregti duhani, një gjë kjo shumë e lakmuar në atë kohë, kur duhani ishte monopol i shtetit dhe kur cigaret nuk mund të tregtoheshin në çdo dyqan si sot, por vetëm në dyqane të posaçme. Aqif Kashahu nuk u gjykua dhe dënua në Tiranë, siç thotë Enver Hoxha këtu, por në Gjirokastër. I vetmi faj i Aqif Kashahut ishte se ai e kishte denoncuar Enver Hoxhën si vjedhës, se Enver Hoxha e kishte zakon që të shkonte në dyqanin e tij kinse kishte për të rregulluar këpucët dhe merrte në vend të këpucëve të tij, këpucë të shtrenjta, që u përkisnin të tjerëve. Ismail Kadare, i cili e dinte mirë urrejtjen që kishte Enver Hoxha ndaj Aqif Kashahut, e bëri këtë të fundit personazh të romanit të vet dhe madje e poshtëroi rëndë. Madje Kadare shkoi deri atje sa në roman të fyente edhe nënën e Aqif Kashahut, e cila jetoi edhe për shumë kohë pas pushkatimit të djalit, me dhimbjen për të. Në roman Kadare rrëfen se nëna e Aqif Kashahut pa natën dashnorin e mbesës së saj, i cili po dilte nga pusi i shtëpisë së Kashahëve, ku kishte kërkuar kufomën e së dashurës:
“Mirëpo nëna shurdhe e Aqif Kashahut, e cila nuk flinte kurrë natën, betohej se e kishte parë me sy njeriun që kishte dalë ndaj të gdhirë nga pusi i tyre. (Në qoftë se nuk e gjej atëherë do të zbres në skëterrë). Nëna e Aqif Kashahut i kishte folur dhe më e çuditshmja është se ai i qe përgjigjur, mirëpo ajo qe shurdhe dhe s’ kishte dëgjuar asgjë”. (Ismail Kadare, “Kronikë në gur”, Shtëpia botuese “Naim Frashëri”, Tiranë 1978, f. 159)
Nëna e Aqif Kashahut vërtet nuk bënte gjumë natën, por nga dhimbja e pushkatimit të djalit, trupin e të cilit nuk ia dhanë dhe madje nuk është gjetur ende, me sa di unë. Atëherë thuhej se Subi Bakiri, prokurori të cilin Enver Hoxha e shpërbleu duke i vënë emrin e tij stadiumit të Gjirokastrës, kishte urdhëruar që trupi i “armikut” Aqif Kashahu të hidhej në një pus. Prandaj thuhej se njerëzit e Aqifit kërkonin natën nëpër puset e braktisura. Tash këtë histori e mori Kadare, e tjetërsoi dhe e bëri sikur Aqif Kashahu mbyti vajzën e vet në pus. Kjo ishte metoda që Sigurimi i Shtetit i Enver Hoxhës e quante legjendim për të tjetërsuar të vërtetën e krimeve të tij.
Ismail Kadarenë e ndjek pas fantazma e Aqif Kashahut siç ndjek fantazma e Bankos Makbethin tek tragjedia e Shekspirit. Prandaj, Kadare, ashtu si Makbethi, kërkon ta marrë me të mirë fantazmën, ta mashtrojë atë, duke e çuar Aqif Kashahun në parlamentin e vitit 1924, me armë në dorë, në krah të Nolit. Por ku është lidhja mes Lulzim Bashës dhe Aqif Kashahut? Është interesante se Ismail Kadare i kërkoi Lulzim Bashës, praktikisht që të ndërpresë karrierën e tij politike me një dorëheqje në moshën 37 vjeç, aq sa ishte Aqif Kashahu kur u pushkatua. Mosha e Lulzim Bashës ka bërë që në subkonshin e Kadaresë të bëhet lidhja mes Bashës e Kashahut, dhe Kadare të kërkojë që ta asgjësojë Bashën politikisht. Do të ishte më mirë që Ismail Kadare të bënte një sprovë tjetër letrare, t’ i shkruante një letër Aqif Kashahut të vdekur dhe t’ i shpjegonte se përse i ka bërë ato që ka bërë ndaj tij dhe t’ i kërkonte ndjesë.
kastriotmyftaraj@sot.com.alQuesto indirizzo e-mail è protetto dallo spam bot. Abilita Javascript per vederlo.

''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4535
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Ismail Kadare - tipik imitimi i hitlerizmit - Abdi Baleta
ImazhImazhImazh

Abdi Baleta kundër Ismail Kadaresë

Abdi Baleta

Të dashur lexues,

Deri sot, nuk kisha kurrfarë oreksi për të shkruar për zgjedhjet vendore të 8 majit në Shqipëri. E kisha fjetur mendjen se ato që kisha me thënë i kisha shkruar në dy artikujt e datave 20 dhe 23 prill 2011, nën titujt “Përmasa ndërkombëtare e zgjedhjeve shqiptare” dhe “Arvizu, ambasadori dinjitoz i një vendi të madh”. Qysh prej një muaji, sidomos pas fillimit të numërimit të votave të hedhura nëpër kutira më 8 maj, përmasa ndërkombëtare e zgjedhjeve shqiptare është zgjeruar dhe ka peshuar gjithnjë e më rëndë në skenën politiko-zgjedhore të Shqipërisë. Kurse roli i ambasadorit shumë të nderuar amerikan, Arvizu, dhe i dy kolegëve të tij, përfaqësuesit të OSBE-së, Volfart dhe i përfaqësuesit të KE-së, Sekui, ka qenë vendimtar për ta mbajtur procesin zgjedhor në kufijtë e një politike të kontrollueshme dhe për të shmangur rrjedhojat tejet të dëmshme që i dëshirojnë për Shqipërinë forcat politike rrënuese në Shqipëri dhe disa politika të huaja e mjedise mafiozo-masonike ndërkombëtare, që hedhin gurin e fshehin dorën.

Pas analizave që paraqita në dy shkrimet e mësipërme më tërhoqën më shumë veprimtari të tjera politike. U angazhova në përurimet e tri librave me shumë vlerë të zotëri Sabri Maxhuni-Novosellës në Tiranë e në Prishtinë. U mora me përgatitjet për botim të librit tim “Jo, plebishitit venizellist”, që u shtyp në Prishtinë nën kujdesin e zotëri Novosellës dhe tani po shpërndahet në Kosovë e në Tiranë. Fushata zgjedhore në Shqipëri ishte një rutinë e njohur, e bezdisshme. E kam ndjekur sa për të qenë në dijeni të zhvillimeve në vijat e tyre kryesore dhe, si shumë shqiptarë të tjerë, pa kurrfarë emocionesh. Dëshira ime kryesore ishte që të kalonin sa më shpejt ditët, të mbylleshin procedurat dhe të përfundonin zhurmat e kota marramendëse, sidomos ato që bënin “analistët e opinionistët” në ekranet televizive. Nuk besoja se do të kishte ndonjë ndodhi që të më detyronte të shkruaja. Por, nuk ishte e thënë të mbetesha deri në fund në pozitën e vëzhguesit të qetë, që nuk ngacmohet nga zhvillimet që kanë të bëjnë me zgjedhjet, siç ia kisha imponuar vetes deri në mbrëmjen e datës 21 maj 2011.


“Dita e fundit të botës” në Amerikë dhe “kolapsi kadarean” në Shqipëri

Data e 21 majit 2011 ishte shpallur nga një shoqatë e çuditshme fetaro-biblike në SHBA si “dita e fundit të botës”. Në ekranet televizive kishim parë paradën e organizuar nga kjo shoqatë në qytetin e Nju Jorkut, disa ditë para se të vinte “fundi i botës”. Më 20 maj “Financial Times” kishte botuar një shkrim me titull “Henri Kisinxheri flet me Simon Shema”, ku bëhej fjalë për librin e Kisinxherit “Mbi Kinën”. Shkrimi mbyllej me fjalitë sarkastike: “Rreth e rrotull Amerikës këto ditë janë shfaqur pllakate biblike që njoftojnë se bota do të marrë fund një herë e përgjithmonë më datën 21 maj 2011. Në qoftë se ata kanë të drejtë ju nuk do ta lexoni dot këtë shkrim. Por në qoftë se ka të drejtë Kisinxheri ata mund të kenë rastin për ta shtyrë pakëz datën. Mos thoni se historia dhe Henri Kisinxheri nuk ju paralajmëruan”.

Sikurse shihet arritëm ta lexonim shkrimin mbi librin e Kisinxherit, pa mbetur të çuditur që ndodhi kështu. Nuk e kishim besuar se do të ndodhte ai “kijameti i madh” i paralajmëruar në Amerikë. Më shumë u habitëm që pikërisht më 21 maj 2011, disa orë para se të mbyllej “dita e fundit të botës” në Amerikë (në matjen kohore midis Tiranës e Nju Jorkut ka një ndryshim prej 6 orësh) dëgjuam se një “kijamet i vogël” mund të ndodhë në Shqipëri. Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare, pikërisht më 21 maj 2011, kishte lëshuar alarmin se “Shqipëria e kombi shqiptar po hynin në kolaps”.

Gjithë mbasditën dhe mbrëmjen e datës 21 maj 2001 i kalova në një zijafet gazmor me të afërm e miq, diku në periferinë e Tiranës, pa ia hedhur sytë ndonjë ekrani televiziv. Kur mbaroi dhe atmosfera e gëzueshme dy të afërm të mi m’u afruan dhe me njëfarë shqetësimi më thanë se shkrimtari Ismail Kadare i kishte dërguar “një letër të fortë” kandidatit për kryetar bashkie në Tiranë , Lulëzim Bashës dhe i kërkonte të tërhiqte kandidaturën e tij dhe t’ia linte edhe një herë kryetarllëkun e Tiranës Edi Ramës. Të afërmit e mi dyshonin se mos ky veprim ishte ndonjë inskenim më i gjerë ndërkombëtar, që po kurdisej nëpërmjet Kadaresë, dhe shqetësoheshin se mos kandidati Basha do të lëshonte pe para këtij inskenimi. Unë shpreha mendimin se Basha e ka të pamundur të bëjë një gjë të tillë, pavarësisht se kush mund të qëndrojë prapa këtij inskenimi, sepse tërheqja do të ketë rrjedhoja shumë të rënda për profilin dhe karrierën politike, ende fillestare të Bashës, për forcën politike që përfaqëson dhe për më shumë se gjysmën e zgjedhësve në Tiranë e në mbarë Shqipërinë.

Gjatë kthimit drejt Tiranës një miku im më dha disa hollësira më tepër për lajmin që kishte gjëmuar nga ekranet televizive. Mikut tim, me pikpëpamje të ndryshme politike nga të miat, u detyrova t’i bëja një reagim të parë me fjalët: “Ky qëndrim i Kadaresë më neverit. Ky njeri e ka tepruar shumë herë me politikanizma që u ngacmojnë nervat shumë shqiptarëve. Kësaj radhe mendoj se ka bërë gjënë më të rëndë, që nuk i lejohet askujt ta bëjë. Nëse kishte vërtetë dëshirë që ngërçi zgjedhor për Tiranën të zgjidhej me tërheqjen e njërit prej kandidatëve, ai këtë këshillë dhe kërkesë duhej t’ia bënte Edi Ramës, jo Lulzim Bashës”.

Kureshtjen e kisha të madhe, sidomos për zgjedhjen që kishte bërë Kadareja: pse tërheqjen e kandidaturës ia këshillonte dhe ia kërkonte Bashës, dhe jo Ramës, sikurse më dukej mua më e logjikshme ta bënte. Prandaj, më 22 maj në mëngjes puna e parë që bëra ishte të gjeja e të lexoja tekstin e letrës kadareane në gazetat e ditës.

Edhe pse afati i tmerrshëm për “fundin e botës” ishte kapërcyer në Amerikë, letra e Kadaresë po paralajmëronte një zhvillim apokaliptik për Shqipërinë, ndoshta dhe për Ballkanin e Europën, nëse Edi Ramës nuk i lihej për të katërtën herë kryetarllëku bashkiak i Tiranës. Letra e Kadaresë m’u duk shumë ngacamane jo vetëm ndaj Bashës, por ndaj të paktën gjysmës së zgjedhësve që kishin votuar në Tiranë, ndaj gjysmës së popullit shqiptar. Mbase dhe më shumë. Letra m’u duk shumë provokuese, e palogjikshme, intriguese, megallomane në kulm, arrogante e cinike sa nuk ka ku të vejë më. Dhe mbi të gjitha ishte për Kadarenë më vetëdemaskuese se sa e kisha menduar. Njëfarë miklimi cinik ndaj Bashës shoqërohej aty për aty me paralajmërime për pasoja të pallogaritshme që do të sjellë për Shqipërinë mostërheqja e kandidaturës së tij. Basha shpallej paraprakisht, pa të drejtë apelimi, si fajtori i vetëm i këtyre pasojave.

Për mua paralajmërimet apokaliptike të Kadaresë për izolim të shqiptarëve nga Europa, janë gjithmonë zbavitëse, madje qetësuese. Sa herë që ai ka lëshuar mesazhe të tilla, ka ndodhur e kundërta: Europa ka bërë gjeste pranimi ndaj shqiptarëve. Por ndërsa mesazhe të tilla më rrisin qetësinë, ato njëkohësisht më shtojnë neverinë ndaj tyre.

Këto janë ndjesi të mia personale, që dua t’i shpreh dhe publikisht. Nuk i shkruaj që i nderuari lexues të ndikohet prej tyre. Rëndësi këtu nuk ka aq shumë shpalosja e ndjesive personale, por gjykimi politologjik mbi letrën e Kadaresë drejtuar Lulzim Bashës, sepse kjo letër përbën tashmë një ekzemplar të rrallë të keqpërdorimit të famës si shkrimtar, si mbartës i gjithfarë titujsh, nga një shqiptar, për të imponuar një politikë të caktuar, prapa kurrizit të popullit shqiptar, nëpërmjet metodash aspak demokratike, nëpërmjet qëndrimesh absurde, nëpërmjet marifetesh e batakçillëqesh të neveritshme. Aq shumë e ka mbushur kupën e provokimit politik Ismail Kadareja me këtë letër sa dhe në gazetën “55”, të Fahri Balliut, mikut të tij më të përulur e ditirambistit të tij më zhurmues, në mëngjezin e datës 22 maj 2011 binte në sy kryetitulli në faqen e parë “Letra e Kadaresë ka adresë të gabuar”. Këtë shkrim nuk e nënshkruante vetë drejtori i gazetës, miku i madh i Kadaresë Fahri Balliu, siç kishte bërë një ditë më parë me një artikull fshikullues për Presidentin Topi, që aksidentalisht rezultoi se kishte votuar për Edi Ramën. Por, gjithsesi, tashmë Kadareja ishte bërë i pambrojtshëm dhe për ithtarët e tij më fanatikë.

Duhet një arsye e fortë që dikush, për më tepër një personalitet si Ismail Kadareja, t’i bëjë thirrje publike në çastet e fundit të numërimit të votave njërit prej dy kandidatëve për kryetar bashkie i Tiranës të braktisë garën, për t’i lënë rrugën të lirë drejt fitores rivalit të tij. Duhej një arsye tepër e fortë që Kadareja të vinte gishtin pikërisht mbi kandidatin e PD-së, Lulzim Basha, për t’u tërhequr nga gara në favor të Edi Ramës. Kadareja është përpjekur shumë me imagjinatën e tij prej shkrimtari të rendisë disa arsye për hapin e tij të pashembullt e të pakuptimtë që zgjedhjet për kryetarin e bashkisë së Tiranës t’i katandisë thjesht në një pazarllëk mjeran midis dy individësh (as midis dy forcave poltike që i kanë propozuar ata), duke nëpërkëmbur kështu një proces zgjedhor të gjatë, të mundimshëm, të tensionuar para e gjatë fushatës zgjedhore dhe pas votimeve gjatë numërimit të votave. Zhvleftësim të një procesi zgjedhor si ky që propozoi Ismail Kadareja nuk kishim parë deri tani në Shqipëri.


Të gjitha “arsyet” që ka renditur Kadareja janë rrjedhojë e “mosarsyes” flagrante në arsyetimet që ai ka bërë:

Së pari, Kadareja pretendon se për shkak të zgjedhjeve në Tiranë “është gjendur në kolaps të papritur jo vetëm shteti, por gjithë kombi shqiptar”. Kadareja fryn qëllimisht tej mase vështirësitë e krijuara nga veprimet e dhunshme të Partisë Socialiste, pa i qortuar fare këto veprime, që të detyrojë kandidatin Basha të lëkundet në pozicionin e tij politik dhe të kapitullojë nga frika para Edi Ramës. Nuk pi ujë manovra hipokrite e Kadaresë se ai këtë veprim po e ndërmerr në “interes të Shqipërisë”, si shkrimtar (“i madh” thonë disa pa pushim) që është.

Së dyti, Kadareja shpreh si “parandjenjë” të keqe se “ky kolaps do të trondisë demokracinë e jetën e brendshme në Shqipëri dhe do të çojë në izolim të ri të vendit”. Dhe përsëri shpëtim nga kjo gjëmë, sipas Kadaresë, qenka vetëm kapitullimi personal i Lulzim Bashës para ambicjes së pakufizuar të Edi Ramës për të mbetur kryetar bashkie. Por Kadareja nuk jep asnjë argument pse lënia e Ramës në krye të bashkisë së Tiranës nuk do të çoka në izolimin e Shqipërisë (!). Duke parë se çfarë ka bërë dhe me sa arrogancë politike është sjellë Rama deri tani, Europa e Amerika mund të zemërohen me Shqipërinë e me shqiptarët më shumë po të qëndrojë Rama si kryetar bashkie në Tiranë.

Kadareja nuk e thotë shprehimisht, po e lë të nënkuptohet lehtësisht, se po t’i hiqet kryeparllëku i Tiranës, Edi Rama është “njaj sherrxhi” në krye të “njatyne sherrxhijsh” që mund ta bëjnë Shqipërinë lesh e li, si në mbasditen e 21 janarit 2011, apo si në pranverën e vitit 1997. Thirrja e Kadaresë është: lereni bashkinë e Tiranës që të mos hani shpinës dajakët e Ramës. Erion Braçe nuk di më as vetë çfarë marrëzish nxjerr nga goja para kamerave televizive, aq sa ambasadori amerikan u detyrua ta këshillonte publikisht Braçen “të pushojë”. Në anglisht ambasadori ka përdorur sigurisht termin që ka kuptimin “të çlodhet” dhe që në shqip u përkthye krejt korrekt “të pushojë”. Por termi shqip ka dhe avantazhin se do të thotë njëkohësisht “të mbyllë gojën”. Kot të besohet se Braçja mund të mbyllë gojën, apo të kuptojë nuancën diplomatike të shprehjes angleze “he needs some rest” (ka nevojë të çlodhet pak). Çlodhje për Braçen, apo për një tufë zonjash të reja që kanë formuar një korr politik soc-ramist, është të çirren me nota sa më të larta para kamerave televizive për të kënduar marshet funebre të demokracisë zgjedhore në “Shqipërinë e gomave të djegura”.

Është vetë Rama që vazhdimisht i ka ashpërsuar termat për të mobilizuar falangat e tij zjarrvënëse e tymlëshuese. Ai nuk flet më për “tubime paqsore”, për “manifestime të autorizuara”, sipas ligjit. Përkrahësit e tij shpallin se kanë kaluar tashmë në fazën e “mosbindjes civile”, dhe kjo sipas tyre u dhënka të drejtën e plotë të bëjnë çfarë t’u shkrepet në kokë, të mos respektojnë më asnjë ligj, madje kërkojnë që mekanizmat shtetërorë, mbrojtës të ligjit, të heqin dorë nga zbatimi i ligjit, dhe nga vetë funksionet e tyre, meqenëse ndodhen para “mosbindjes civile”, ndryshe “anarkisë së shenjtëruar socialiste”. Ata “mosbindjen civile” e kuptojnë dhe e interpretojnë mbrapsht, si “detyrim të shtetit dhe të ligjit të kapitullojnë para mosbindjes ndaj shtetit e ligjit”, para shkelësve të ligjit. Ata synojnë të krijojnë kaosin e plotë shoqëror, që të arrijnë qëllimin e tyre për të shtënë në dorë pushtetin shtetëror, vendor e qendror. Është një imitim pikë për pikë dhe hap pas hapi i hitlerizmit. Idhtarë të kësaj “demokracie” të mos bindjes ndaj ligjit dalin dhe dy intelektualët tanë të njohur që mbajnë titullin “Nderi i kombit”, Rexhep Qosja e Ismail Kadareja.

Më 21 janar 2001 Edi Rama zëvendësoi termat “manifestime” e “protesta” me termin më luftarak “demonstrata të pakontrollueshme”, që dihet se çfarë rezultati sollën. Tani ka hequr dorë dhe nga kjo terminologji dhe flet për “revoltë popullore”, që është sinonim i termit “kryengritje”. Madje ka qenë një intelektual amerikano-shqiptar (i brezit të tretë në Amerikë) që ka zbuluar në një mesazh drejtuar ambasadorit amerikan se po të mos mbetet Rama kryetar bashkie i Tiranës, në Shqipëri do të ketë kryengritje. Ka qenë Rexhep Qosja që në shkrimet e tij ka predikuar vazhdimisht kryengritje në Shqipëri që të mbetet Rama në fuqi e të marrë edhe më shumë fuqi. Rexhepi ka qortuar rëndë dhe vetë Ramën se nuk po tregohet sa duhet revolucionar dhe i vendosur që nuk po shpërthen “revolucionin e dytë të vonuar demokratik” në shkallë të gjerë. Ramën po e qortojnë dhe disa ngatërrestarë të rëndomtë në shtypin shqiptar, spiunologë “demokratë”, se po humb kohën me llafe, në vend që të hidhet furishëm në veprime më radikale.

Dhe më në fund u shfaq vetë “shenjtëria e intelektualizmës shqiptare”, Ismail Kadareja, të merrte rolin e korifeut në krye të gjithë këtij kori britës-kryengritës. Me “mosarsyen” e arsyetimeve të tij Kadareja synon t’u imponojë shqiptarëve mendimin, se largimi i Edi Ramës nga kolltuku i kryetarit të bashkisë së Tiranës do të jetë gjëmë e madhe për tërë kombin shqiptar. Kadareja përpiqet t’i lemerisë shqiptarët me “izolim të ri ndërkombëtar”, në rast se Edi Rama largohet nga bashkia. Kadareja bëhet përçues i fatalitetit se nuk ka forcë që tund Edi Ramën nga bashkia, pa ndodhur një katrahurë në Shqipëri. Pra, e thënë shprehimisht, Kadareja i shtyn shqiptarët drejt zgjedhjes së vështirë “o Edi Rama në bashki, o Shqipëria shkrumb e hi”, sipas motos së “revolucionarëve” të qershorit të vitit 1924, “o ne në fuqi, o Shqipëria pluhur e hi”.

Kurse faktet dëshmojnë se faktorët ndërkombëtarë, më të angazhuar dhe më të përgjegjshëm për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në Shqipëri, nuk e shohin kështu procesin zgjedhor dhe nuk bëjnë paralajmërime për ndonjë kërcënim apokaliptik, apo që Shqipëria të bjerë në izolim ndërkombëtar më të fortë. Ata vetëm kujtojnë se gjendja që është krijuar në Shqipëri do të ndikojë për keq në ritmet e veprimeve praktike për integrimin europian. Faktorët ndërkombëtarë kanë dhënë mjaft shenja se më tepër përgjegjës për krijimin e kësaj situate ata konsiderojnë Edi Ramën e PS-në dhe asnjëherë nuk kanë aluduar se mund t’i bjerë barra kandidatit Lulzim Basha të bëjë sakrifica politike për të shpëtuar zhvillimet në Shqipëri.

Qëndrimi i “çuditshëm” i Kadaresë mund të shpjegohet vetëm me dy mënyra:

a. Nuk e frenon dot më imagjinatën trilluese (si shkrimtar që është) për të prodhuar diçka në mbështetje të politikës së Edi Ramës.

b. Është nën trysninë e fortë të mjediseve të caktuara politike e masonike të huaja për të bërë një gjest të fundit të dëshpëruar në mbështetje të Edi Ramës. Dihet se kur Berisha në fillim të qeverisjes, pas fitores në vitin 2005, lëshoi shumë bubullima kundër Edi Raëms në Shqipëri, ia behu Xhorxh Sorosi, dhe bubullimat u rralluan e heshtën. Më vonë është bërë një vizitë e drejtuesit të loxhës masonike franceze “Orienti i Madh”, që gjithashtu u përputh në kohë me një tjetër fushatë sulmesh kundër Ramës, fushatë që përsëri u fashit pas kësaj vizite.

Së treti, Kadareja lëshon edhe një herë spekulimin frikësues se “izolimi i ri do të jetë fatal për dy shtetet shqiptare në Ballkan”. Kështu ka bërë dhe herë të tjera Kadareja. Pas ngjarjeve të 17-18 marsit 2004 në Kosovë ai u vërsul me mallkime e akuza kundër shqiptarëve dhe i paralajmëroi se kishin humbur gjithë simpatinë që kishin fituar në botë; se pas atyre ngjarjeve diplomacia ndërkombëtare do të braktiste përfundimisht Kosovën dhe nuk do të çante më kokën për shqiptarët. Kurse zhvillimet treguan të kundërtën: pikërisht pas atyre ngjarjeve diplomacia ndërkombëtare i kushtoi vëmendjen më të madhe Kosovës dhe në vitin 2008 Kosova u njoh si shtet i pavarur. Prandaj nuk mund të bëjnë ndonjë përshtypje të madhe drithëruese gjëmat që parasheh Kadareja. Kadareja e ka humbur bastin atëherë, siç e kishte humbur kur hidhte fallin e lig se Europa nuk do të pyeste më për Shqipërinë pas pranimit të saj në Konferencën Islamike etj. Kanë dalë qesharake fallet tij për “izolime të reja” të Shqipërisë, sa herë zhvillimet në Shqipëri, ose për çështje shqiptare, nuk kanë qenë sipas midesë së Kadaresë, ose sipas orekseve të mjediseve europiane ku Kadareja ka gjetur azil shpirtëror e mendor, pasi braktisi Shqipërinë.

Por edhe sikur të pranojmë për një çast se ka diçka racionale në parandjenjat e parashikimet alarmuese të Kadaresë të shprehura në letrën dërguar Lulzim Bashës, përsëri nuk ka logjikë të shëndoshë që shpëtimi u dashka kërkuar pikërisht në kapitullimin e Lulzim Bashës para Edi Ramës dhe jo në një zgjidhje të problemit sipas ligjeve e procedurave ligjore, që mund të jetë fare natyrshëm njohja nga Edi Rama të humbjes së tij në përballjen me Bashën. Pse Kadareja nuk e vë fare në llogaritë e tij politike këtë mundësi në ato “arsyet e mosarsyes” së arsyetimeve të tij? Sepse Kadareja ka vetëm një pikësynim, ose një detyrë për të bërë: të kërkojë dhe të mbështesë fitoren e Ramës me çdo kusht, edhe jashtë një procesi normal ligjor, jashtë normave e procedurave ligjore.

Për të mbështetur fitoren e Ramës në rrugë jashtëligjore Kadaresë i duhet të sajojë sa më shumë skena e skenarë apokaliptikë, në emër të imagjinatës pjellore të shkrimtarit. Këtë është munduar të bëjë Kadareja me letrën dërguar Lulzim Bashës, që në fakt është një “kërkesë ultimative” për kapitullim para Edi Ramës. Po të mos ishte ky synimi i Kadaresë, ai me arsyen më të zakonshme qytetare, jashtë ndikimit të mosarsyeve politike, këshillat dhe kërkesën e tij për t’u tërhequr nga gara duhej t’ia kishte drejtuar Edi Ramës.

Kadareja mund t’i thoshte fare mirë, krejt njerëzisht Edit: Je zgjedhur tri herë radhazi kryetar i bashkisë së Tiranës, duke qëndruar si askush tjetër 10 vjet pa ndërprerje në këtë post. Ky qëndrim kaq i gjatë të ka velur, të ka konsumuar. Nuk të ka mbetur më imagjinatë e pasion për të sjellë risi në këtë punë. Edhe njerëzve u bëhet e mërzitshme të shohin kaq gjatë të njëjtin kryetar, me të njëjtat shprehi, me të njëjtat vese, me të njëjtat mendësi, me të njëjtat gjeste ekstravagante, me të njëjtat teka të papërshtatshme për një kryetar bashkie, i cili vetëm përsërit vetveten. Prandaj, është për të mirën tënde, të Tiranës e të gjithë Shqipërisë (ndoshta dhe të dy shteteve shqiptare për të cilët Kadareja ka filluar të mendojë shumë e të flasë shpesh). Mbi të gjitha largimi yt nga kryesimi i bashkisë do t’i bënte mirë Partisë Socialiste, sepse do të përqëndroheshe në drejtimin e saj. Është e lodhshme për cilindo të mbajë dy kunguj të mëdhenj e të rëndë në një sqetull, të jetë kryetar i bashkisë më të madhe, sa një e katërta e krejt popullsisë së Shqipërisë, dhe i Partisë Socialiste që rivalizon me PD-në për pushtetin qendror. Është e pakuptimtë që i njëjti njeri të punojë me kohë të pakufizuar si kryetar partie dhe me kohë të pamjaftueshme si kryetar bashkie.

Pra, gjëja më e arsyeshme do të ishte që Kadareja sugjerimin për tërheqje nga gara t’ia bënte Edi Ramës, i cili do të largohej dhe me kryet lart, se nuk kishte pësuar ndonjë disfatë shkatërruese, pas 10 vite kryetarllëku, që gjithsesi e konsumojnë tepër njeriun dhe profilin e tij politik. Kadareja mund t’i thoshte Edit: lere tani atë punë se po e mbyll me nder, po del para partisë tënde se pësove një humbje tejet të ngushtë dhe se nuk je politikan që kapesh patjetër me thonj e me dhëmbë pas karriges së një kryetari.

Mirëpo në letrën e Kadaresë nuk gjejmë gjëkundi as shenjën më të vogël të arsyetimeve të tilla. Përkundrazi letra është dërguar, siç ka shkruar me të drejtë këtë here gazeta “55” në adresë të gabuar, i është drejtuar Lulzim Bashës, sepse si duket, Kadareja ëndërron në mendjen e tij që Edi Rama të qëndrojë në kolltukun e kryetarit të bashkisë së Tiranës, aq kohë sa të barazojë, ose të thyejë rekordin 18-vjeçar të kryebashkiakut të Moskës, Juri Lluzhkov, i cili u shkarkua para disa muajsh me motivacionin “ka humbur besimin e presidentit të Rusisë Medvediev”. Në fakt mëkati i tij i madh ishte se kishte monopolizuar korrupsionin në kryeqytetin rus.

Kadareja ka bërë gjënë më të lehtë për të nxjerrë “kombin e dy shtetet shqiptare” nga “kolapsi” i krijuar prej zgjedhjeve në Tiranë: ai ka kërkuar të ikë vetëm ai që ende nuk është ulur në karrigen e kryetarit dhe e lë kryetarin që është të vegjetojë edhe më tej në atë kolltuk. Kjo s’ka ku të rrijë, kur një “shkrimtar i madh” arsyeton kështu. I kërkon të japë dorëheqjen atij që nuk ka se nga çfarë të heqë dorë, dhe nuk e shtyn drejt dorëheqjes atë që i ka kaluar koha për të lënë postin. Kjo do të thotë se “shkrimtari i madh” më shumë po sillet si “sekser i vogël pushteti”, si “avokat arbitrariteti”, jo si “këshilltar shteti” dhe “ndriçues mileti”.

Kadareja nuk flet fare për shkaqet e shkaktarët e vërtetë të atij “kolapsit” të tmerrshëm nga ku do të nxjerrë kombin e “dy shtetet shqiptarë”. Rama në arsyetimet e Kadaresë nuk figuron gjëkundi. Protagonist i “kolapsit” është një figurë e vetme politike, Lulzim Basha, meqenëse ia pruri shumë ngushtë Ramës në këto zgjedhje, ndryshe nga sa kishin bërë kandidatë të tjerë të PD-së në tri zgjedhjet e mëparshme.

Prandaj Kadareja i është vërsulur me një egërsi të madhe Lulzim Bashës, duke i shkruar: “Si politikan dhe si zyrtar, ju jeni gjendur kohët e fundit, në qendër të një cikloni, i cili jo vetëm mund t’ia mbyllë rrugën përparimit të kombit shqiptar, por ta kthejë atë shumë vite prapa në histori. S’është nevoja këtu t’ju kujtoj sesa e pandreqshme dhe e pafalshme do të jetë kjo mbrapshti”.

Këto janë letrarizma të kota që maskojnë keq një politikanizëm pështirosës. Këtu megallomania intelektualiste, tërbimi akuzator, provokimi politik, ligësia shpirtërore e Kadaresë ndaj Lulzim Bashës ka kaluar dhe imagjinatën e lejueshme letrare, ka përfunduar në dalldi të mbrapshtë politike të Kadaresë. Ky po i thotë Bashës: ose bëj si po të urdhëroj unë “shkrimtari i madh” (në fakt sekseri politik i rëndomtë) ose gijotinën ta kam bërë gati dhe mallkimi im kadarean do të të ndjekë, edhe kur të mos jetosh më. Të tilla histori u kanë ndodhur politikanëve shqiptarë në të shkuarën. Por nuk mendojmë se Basha është aq frikacak sa t’i marrë seriozisht këto mallkime e kërcënime të Kadaresë, që patjetër nuk janë vetëm të Kadaresë. Besojmë se Basha e kupton aq gjë se kapitullimi para ultimatumit kadarean e “varros për së gjalli” politikisht.

Basha, dhe gjithkush që nuk mendon si Kadareja, ka të drejtën dhe duhet të pyesë: po Edi Ramës i ka hedhur ndonjëherë ndonjë fjalë të kësaj natyre Kadareja?! Pse vetëm Basha qenka shkaktari potencial i ciklonit “për t’i mbyllur kombit rrugën e përparimit”, kur përditë shohim se këtë rrugë përpiqet t’ia mbyllë pikërisht Edi Rama? Ka sy në ballë Kadareja të shohë se çfarë bëhet në Shqipëri? Ka veshë të dëgjojë Kadareja ulërimat e Edi Ramës për të futur vendin në luftë civile, sa herë që nuk pranohet ndonjë tekë e tij kryeneçe?

Për shpëtimin e trupit, të shpirtit e të emrit të Bashës, Kadareja me shumë “dhimbsuri” ka gjetur një mjet magjik kur shkruan: “do t’ju propozoj një gjest, që sot për sot, është i rrallë, gati i përjashtuar nga jeta politike shqiptare: tërheqjen nga kandidimi për kryetar bashkie”. Bravo Kadare, kandidati i përjetshëm për çmimin “Nobel” në letërsi, që një politikani të ri përpiqesh t’i fusësh tmerrin, ta bësh të braktisë idealin politik, qysh në të parën betejë të tij serioze, pikërisht në çastet e mbrame të betejës, kur ai është dhe favorit për të fituar në rrugë ligjore. Kurse Ramës, një politikani problematik qysh prej 20 vitesh, që shkallaret e karrierës i ka ngjitur me mënyrat më të dyshimta, duke shfrytëzuar ose krijuar konjuktura të pështira politike, Kadareja nuk i sugjeron të bëjë asnjë “gjest të rrallë”, por e mbështet të vazhdojë gjestet e shëmtuara që ka bërë deri tani, vetëm që të qëndrojë në pushtet. Pas këtyre mendimeve të Kadaresë duhet shtruar pyetja: a kanë nevojë kombi shqiptar dhe dy shtetet shqiptarë për një “Nderi i Kombit” që të predikojë me mallkime e kërcënime gjeste të tilla çnderimi të politikanit?!

Kanë bërë mirë një numër intelektualësh që Bashës i kanë nisur mesazhin: “Mos dëgjo Kadarenë. Nuk është koha për gjeste kalorsiake. Vota duhet numëruar” (“Gazeta Shqiptare”, 22 maj 2011). Po Kadareja vet çfarë “gjesti kalorsiak” ka bërë”? Edhe sa kohë do të mburret me atë “ikjen në Francë” në prag të shpërthimit të zhvillimeve demokratike në Shqipëri? Por Ramës çfarë “gjesti kalorsiak” ka ndërmend t’i rekomandojë? Të përsërisë tentativën për grusht shteti të 21 janarit 2011? Të vazhdojë të prodhojë tym të zi në politikën shqiptare, që të mos dalin të tjerë si Basha e ta rivalizojnë në votim? Apo të kthejë gjithë anëtarsinë dhe elektoratin e Partisë Socialiste në forca paramilitare që të bllokojnë çdo ditë rrugët e Shqipërisë, të nxijnë qiellin shqiptar, duke djegur goma makinash, të rrahin e të plagosin policët që kryejnë shërbimin e tyre, në pritje të ndonjë të vrari tjetër, për të shtuar radhët e “dëshmorëve” të soc-ramistave?! Çfarë ka për të thënë Kadareja për këto? Nuk mundi të heshtë më gjatë edhe gazeta e mikut të tij, Fahri Balliut, për faktin se Kadareja në komentet e tij për ngjarjet e 21 janarit 2011 faktikisht u radhit në krahun e avokatëve politikë e intelektualë të grushtit të shtetit.

“Arsyet e mosarsyes” në arsyetimet e tij Kadareja ka mundur t’i mbështesë vetëm mbi një “argument”, duke shkruar me një logjikë absurde dhe në formë perfide e cinike në përmbajtje: “Propozimin për tërheqje mund t’ia bëja secilit prej jush (d. m. th. si Bashës dhe Ramës), por mendova se tërheqja do të ishte më e lehtë për ju që jeni në pushtet, se për tjetrin, që është shef i opozitës”. Sa mirë e paska përvetësuar atje në mërgim Kadraeja metodologjinë cinike të disa mjediseve europiane, që në vend të përkrahjes së të drejtës përballë të padrejtës, të kërkojnë zgjidhjen e kontestimit në dëm të palës që nuk e kanë për zemër dhe në dobi të pamerituar të palës që u pëlqen. Nuk u bëjnë nder shqiptarëve të tillë “shkrimtarë të mëdhenj” që shkasin në meskinitete kaq të pahijshme.

Kadareja nuk e ka të qartë një gjë të njohur (ose qëllimisht hesht për të) se Rama ka 17 vjet që është në pushtet, si ministër e kryetar bashkie. Ka qenë kryetar i shoqatave të pushtetit lokal socialist. Ka një polici bashkiake që e përdor kundër policisë së ruajtjes së rendit. Rama kryeson një pushtet paralel në Shqipëri, madje synon të veprojë me gjithë strukturat e tij partiake dhe si shtet paralel. Nëse Kadareja shqetësohet vërtetë për stabilitetin e shtetit e të shoqërisë shqiptare duhet të kuptojë se kundërvënia e pushtetit të Tiranës, të drejtuar nga Edi Rama, ndaj pushtetit qendror, të drejtuar nga Sali Berisha, i ka shkaktuar probleme shumë të rënda shtetit shqiptar. E mira e do që sa më parë midis pushtetit të Tiranës dhe pushtetit qëndror të vendosen harmonia e bashkëpunimi dhe kjo mund të arrihet nëse Basha bëhet kryetar bashkie. Por këtë Kadareja nuk e do. Ai mbështet Ramën që të mos stabilizohet Tirana, siç mbështet Qosja Ramën që të mos stabilizohet Shqipëria.

Në letrën drejtuar Bashës del qartë se Ismail Kadareja nuk ka fare haber si ndërtohet shteti e pushteti në demokraci. Ai punën e ardhjes e të ikjes nga pushteti, të zgjedhjeve e të emërimeve në poste e percepton dhe e trajton me mendësitë e xhambazit. Por Kadareja sillet dhe si provokator në këtë rast. Rama e ka më të lehtë se Basha të tërhiqet, sepse është vetë shefi i opozitës (partisë e koalicionit të tij, ku nuk lejon kend të bëjë gëk apo mëk). Kurse Basha ka të tjerë mbi krye në partinë e pushtetin e shumicës, dhe duhet të pyesë ata më parë. Kurse Kadareja e nxit Bashën të rebelohet kundër udhëheqjes së tij partiake, d.m.th. kundër Berishës, duke e trembur me fjalë për lloj-lloj përgjegjësirash politike e historike; dhe duke i bërë dhe ndonjë ledhatim me gjuhë gjarpri para se t’i injektojë helmin mpirës.

Me atë arsyetimin që i drejtohet Bashës, Kadareja duhet t’i drejtohej Berishës e t’i thoshte: “tërhiqe kandidatin tënd dhe lëre edhe një herë të adhuruarin tim Rama të ulet në kolltukun e kryetarit të bashkisë”. Por si duket Kadareja nuk ka pas sukses pranë Berishës, as pranë ndërkombëtarëve për të siguruar funksionimin e kësaj skeme dhe ka provuar gurin e fundit, duke shpresuar se Basha mund të trembet nga kadareizmat dhe ia dredh Partisë Demokratike, Berishës e ndërkombëtarëve që e mbështesin. Sigurisht ky duhet të jetë një veprim i dëshpëruar i Kadaresë dhe i atyre që e shtyjnë. Para pak javësh ambasadori amerikan në Tiranë, Arvizu, përmendi në një ekran televiziv se kishte pasur një darkë të këndshme me “shkrimtarin e madh” Kadare. Atëherë kjo darkë na u duk si “jashtë vendit e kuvendit”, si jashtë kohe, jashtë halleve politike të Shqipërisë. Nuk kishim si të dinim më shumë. Por me sa duket edhe darka të tilla Kadareja i kas pas në kuadër të veprimtarisë për të krijuar “atmosferë mbështetëse” ndërkombëtare që Basha të tërhiqej e Rama të mbetej.

Mëkati më i rëndë etiko-moral i Kadaresë është se përpiqet ta shtyjë Lulzim Bashnë të bëjë tradhtinë më të shëmtuar zgjedhore, të tradhtojë të gjithë atë elektorat të Tiranës që votoi për të, si asnjëherë tjetër në historinë e zgjedhjve në kryeqytet për një kandidat të PD-së.

Për nxitjen e Bashës drejt një tradhtie të tillë të shëmtuar (që vetë kandidati i mbështetur t’i hedhë me përbuzje në koshin e plehrave votat që u dhanë për të se kështu sugjeruaka “Kadareja i madh”) mund të bëhen plot komente. Por fatmirësisht vetë Lulzim Basha ka shpjeguar menjëherë pozicionin e tij në këtë pikë therëse: “Unë kam vendosur të respketoj të gjitha procedurat normative që parashikon procesi i numërimit të votës në respekt të shtetit ligjor, duke u frymëzuar nga një qëndrim paqsor e qytetar dhe në shërbim të stabilitetit e të paqes sociale. E gjithë filozofia e fushatës sime është mbështetur në dëgjimin dhe dialogun e drejtpërdrejtë me qytetarët. Ndaj sot e kam të pamundur të përmbys zërin e mbi 124 000 qytetarëve, të cilët i janë përgjigjur pozitivisht planit dhe projektit tim për shndërrimin rrënjësor të kryeqytetit të shqiptarëve, që mjerisht po përjeton një kolaps urban, mjedisor dhe mund të themi ekzistencial. Nuk jam unë që vendos nëse do të bëhem apo jo kryetari i ardhshëm i bashkisë. Ky është vendimi i votuesve dhe unë nuk kam asnjë të drejtë që në asnjë rrethanë të braktis zgjedhjen që ata kanë bërë. Unë besoj se gara dhe demokracia i vlejnë të ardhmes europiane të Shqipërisë. Ndërkohë që dhurimi në tavolinë ose pazaret në favorin tim apo të kundërshtarit dëmtojnë atë. Më mirë një garë deri në votën e fundit sesa një garë e munguar”. Turp për Kadarenë që edhe pas 20 vjetësh qëndrimi në Europë nuk paska kuptuar asgjë nga “abc-ja” e demokracisë dhe e tregon veten aq dështak, sa të ketë nevojë për leksione të tilla! E gjjthë përgjigja e Lulzim Bashës është korrekte, dinjitoze, e shkruar me përgjegjësi e saktësi dhe hedh poshtë “gjestet kalorsiake” të sugjeruara nga Kadareja dhe provokimet e bëra prej këtij që Basha të tradhtojë PD-në, Berishën, por mbi të gjitha zgjedhësit dhe të turpërojë veten për jetë.

Për të turbulluar gjykimin e Bashës e të tjerëve Kadareja ka spekuluar shëmtueshëm me historinë: “Desha t’ju kujtoj se themeluesi i shtetit shqiptar, Ismail Qemali, më 1912 ka qenë njëkohësisht themeluesi i dorëheqjes, për gjestin e tij madhështor, pas kërkesës së fuqive europaine, u tërhoq nga posti i vet, për të mirën e Shqipërisë. Mendoj se Shqipëria nuk duhet të harrojë këto shenja të mira të qytetërimit të saj. Ajo duhet t’i kultivojë ato, të tregojë se nuk është shtet tribal. Por shtet europian, demokratik, pjesë e familjes së emancipuar të kombeve”. I gjori “shkrimtari madh” që nuk e njeh si duhet historinë, as i punon mirë tashmë arsyeja për të gjykuar si duhet ndodhitë historike. Ai di vetëm të spekulojë, që “mjeranen historike” ta përshkruajë si “madhështoren e sotme pseudopolitike”.

Ismail Qemali ishte mbajtësi i flamurit për shpalljen zyrtare të pavarësisë dhe kryesuesi i qeverisë, por kjo nuk e bënte themeluesin e vetëm të shtetit shqiptar. Këtë shtet e themeluan shumë burra njëkohësisht, para Ismail Qemalit, bashkë me Ismail Qemalin dhe pas tij. Mjaft më me “folklorizma krahinariste” që keqpërdoren dhe për spekulime politike! Ka dhe të tjerë që i dinë punët. E vërteta është se “Shqipëria më 1913-14 nuk pati mundësi të konkretizohej si shtet”- siç ka vënë në dukje dhe tani vonë një profesor universiteti në Itali, Exhidio Ivetiç, në studimin e tij “Luftërat Ballkanike” (2006, botimi shqip 2008, fq. 157). Në atë kohë, që vetë Kadareja e ka emërtuar “Viti i mbrapshtë” (1914), nuk kishte kuptim të flisje për dorëheqje, siç nuk kishte dobi të flisje as për qeverisje. Ismail Qemali ishte dhe mbetet një figurë madhore, më shumë simbolike se pushtetore.

Kur ra qeveria e Vlorës nuk kishte asgjë madhështore, por vetëm një situatë mjerane. Ismail Qemali nuk dha kurrfarë dorëheqje, që mund të shërbejë për paralelizëm me dorëheqjet e sotme, sidomos me “pseudodorëheqjen” që kërkon Ismail Kadareja nga Lulzim Basha. Nëse Kadareja është i mahnitur prej “dorëheqjes së Ismail Qemalit” se paska themeluar institutin politiko-juridik të dorëheqjes në Shqipëri, le të bëjë përqasje me dorëheqjet e Fatos Nanos nga kryetar i Partisë Socialiste dhe nga posti i kryemnistrit, që i hapën rrugën e karrierës Edi Ramës dhe t’i rekomandojë Edit të ndjekë shembullin e paraardhësit të tij në krye të PS-së, në vend që të nanurisë Lulzim Bashën për “dorëheqjen e Ismail Qemalit”.

Por më parë Kadareja të përpiqet të mësojë për vete një rregull të artë se “zgjedhjet janë mënyra më e mirë jo për të ardhur në pushtet, por për t’u larguar me lezet nga pushteti”. Në qoftë se Kadareja vërtetë trembet nga “kolapsi” politik në Shqipëri, le të ndihmojë Edi Ramën të kuptojë se zgjedhjet e sivjetme i japin rastin për ta lënë në mënyrën më të mirë një pushtet që nuk i shkon më në krye të bashkisë së Tiranës. Madje nuk është nevoja as për dorëheqje të Ramës, por të lihet të shkojë normalisht procesi zgjedhor drejt përmbylljes dhe të pranohet rezultati. Kadareja nuk i do të tilla zhvillime, prandaj përpiqet të impresionojë Bashën me “dorëheqjen” e Ismail Qemalit, që s’ishte fare dorëheqje, por një urdhër i 6 fuqive të mëdha që të ndryshonte qeverisja në Shqipëri, siç ka ndodhur edhe me largimin e Berishës nga pushteti më 1997. Është e pahijshme që shkrimtarët tanë të dëgjuar spekulojnë me Ismail Qemalin kur duan t’u kundërvihen politikanëve që nuk u pëlqejnë. Dritëro Agolli në vitin 1997 në një poemë të tij rebeluese ngrinte Ismail Qemalin nga varri që të trembte Sali Berishën. Ismail Kadareja tani i thërret sërish Ismail Qemalit të trembë Lulzim Bashën. Në vitin 1913 Mihal Grameno i thurrte elozhet më të mëdha Esat Pashtë Toptanit për luftën që kishte bërë në mbrojtje të Shkodrës dhe njëkohësisht e kërcënonte se po të mos ulte kryet para Ismail Qemalit do të damkosej si tradhtar. Ismail Kadareja tani, pas gati një shekulli, i bën ca përkëdheli bajate Lulzim Bashës që t’i kërcënohet se do të mbajë gjithë përgjegjësitë historike e politike në qoftë se nuk ul kokën para Edi Ramës.

http://www.botasot.info
10.VI.2011
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4535
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Fritz RADOVANI:
Ismail Kadare - spiun dhe komunistë - Aktivë në Gjenocidin e Njerëzve të Kulturës - Fritz Radovani - 25.6.2011



O QOSE, HIQ “MJEKRREN FALLSO“..!

Imazh

Fjala „qose“ në fjalorin e Gjuhës Shqipe shpjegohet: “Burrë që nuk ka qime në faqe dhe në mjekër…Fytyrë qoseje.“ (fq. 1618).
Shqiptari kur i ka thanë një burri “qose”, ia ka thanë të gjitha! Ndërsa ju, Rexhep Qosja, nuk di nga e keni trashigue mbiemnin, mbasi burrë shqiptar që i thotë vetes qose, as nuk kam njohë, as nuk kam ndigjue... Qosja mund të jetë mashkull, por “Burrë” jo!
Para pak ditësh keni shkrue një artikull: “Berisha, skenarist i gjenocidit”... Nuk e kam ndër mend me hy në mes të komunistëve për me nda “davatë” tueja...mbasi kur të “takoheni” në ndonjë kongres partije, me siguri do të përqafoheni si internacionalistë...me pikpamje të përbashkëta, dhe, në vesh, do t’i pëshpëritni shoqi – shoqit: “S’e kisha me ty!”... E vërteta ashtu asht! As ti, as ai, që i drejtoheni, “nuk dini çka asht GJENOCIDI!” Asnjeni nuk keni pasë fatin me e provue! Edhe hapjen e “Pavijonit të Gjenocidit” në vitin 1996, ti nuk e paske ditë...deri tashti!! Dhe tashti, mbasi ke pyetë veten: “...a po shoh mirë? A po shoh mirë apo më bëjnë sytë? I heq syzet, i fshij kujdesshëm, i vë prapë dhe ngrejë kokën e shikoj prapë televizionin: shoh prapë çka kisha parë pak më parë: PAVIJONI I GJENOCIDIT... unë e harrova gati plotësisht çështjen e "gjenocidit", që shqiptarët paskan bërë ndaj vetvetes në kohën e komunizmit...” Atëherë edhe ishe kujtue se hapja e atij pavjoni asht për “biznes”, se shpejt po fillojnë me shkue edhe turistët vizitorë në Tiranë. Edhe kjo asht një tjeter e vertetë. Kryesore sot për ju asht interesimi i madh që “akademikët shqiptarë” kanë për biznesin. Aq je marrë mendësh nga turizmi, sa ke harrue fare “çeshtjen e gjenocidit”, “...që shqiptarët paskan bërë ndaj vetvetes në kohën e komunizmit...” Prej “Qoses” njeriu pret gjithëshka! “Shqiptarët” paskan ba Gjenocid ndaj vetvetes...e kjo shprehje e jotja, o Qose, përsëritet kushedi sa herë..! Madje edhe me paturpësi vazhdon: “... më parë sesa gjykimit të shëndoshë e larghedhës i detyrohet gjykimit të errësuar, dritëshkurtër politizues”. Një shprehje që përputhet vetem me mendimin dhe veprat e të gjithë “akademikëve” të kohës së komunizmit, dhe si pasojë, kjo mënyrë të menduemi vazhdon edhe sot ndër pseudointelektualët shqiptarë. Kur një mendje e mbrapshtë kërkon me mbulue poshtërsitë e veta, ajo punon me çthurë edhe mendjet e të tjerëve. Ja edhe pyetja juej ma poshtë: 1. A është shkruar në histori për ndonjë popull, i cili mund të ketë bërë gjenocid ndaj vetvetes? Atyperaty kujtohesh për budallallekun tand dhe mohon vetveten: “Deri sot nuk kam lexuar të ketë ndonjë popull të tillë, i cili ka bërë gjenocid ndaj vetvetes.” Nuk e di se a ishe me gjyslykë apo pa gjyslykë, po me mjekërr sigurisht po, ndonse justifikohesh me vllaznit tuej, të cilët ju për ato vepra i keni quejtë bijtë e “Baba Stalinit”, e aty kërkon edhe strehën si bir i denjë i tij: “Por rusët nuk kanë themeluar as farë instituti, as farë muzeu, as farë pavijoni në kuadrin e farë institucioni a muzeu për gjenocidin e rusëve ndaj vetvetes.” E, simbas teje, as na nuk duhet të tregojmë se çka kanë ba jugosllavët, ruset dhe anadollakët komunistë Enver Hoxha e Ramiz Alia ndaj Shqiptarëve dhe gjithë Atdhetarëve tanë, që ti “akademisti” Qose, këta tradhëtarë barbarë e katilë ke dhe guximin e pafëtyrësinë dhe i quen “Shqiptarë”!
Por Qosja e vazhdon misionin e vet: “A mund të thuhet se në Shqipërinë komuniste kishte program politik dhe shtetëror për zhdukjen e pjesëtarëve të ndonjë bashkësie racore, të ndonjë shtrese shoqërore, të ndonjë bashkësie etnike, të ndonjë bashkësie fetare apo të pjesëtarëve të ndonjë përkatësie tjetër?” Dhe paturpësia arrin deri në kulmin e saj, kur edhe vetpërgjegjet: “Jo. Program i tillë nuk është zbuluar deri sot sepse një program i tillë nuk ekzistonte - kurrë në Shqipërinë komuniste a jokomuniste.” Mos jeni edhe ju një nga hartuesit e atyne programeve, që sot i mohoni, përderisa shtiheni se nuk e dini se në Shqipni edhe pulat janë zhdukë me program, e jo ma njerëzit?
Ju pyetni: 3. A mund të thuhet e të faktohet se dhuna shtetërore në Shqipërinë komuniste ka sjellë gjenocid ndaj shqiptarëve... ndaj ndonjë bashkësie fetare, ndaj pjesëtarëve të ndonjë shtrese shoqërore a të ndonjë përkatësie tjetër?- Jo. Kurrë. Në Shqipërinë komuniste ushtrohej dhunë ndaj vetjeve të ndryshme, të cilët më pak a më shumë shkelnin ligjet shtetërore, mohonin ideologjinë, politikën a rendin në fuqi, por dhunë masive për dëbim a zhdukje ndaj çfarëdo bashkësie a grupi etnik, racor, fetar, klasor e të tjera nuk kishte. Në kohën e komunizmit kufijtë e Shqipërisë shtetërore ruheshin jashtëzakonshëm, ku e ku edhe me tela të elektrifikuar, sa prej armikut të jashtëm aq për të penguar largimet vetjake a grupore të qytetarëve të Shqipërisë në vende të tjera, që mund të ndikonin në dobësimin demografik të vendit. Hajde, ta krahasojmë sjelljen e këtillë të regjimit komunist, i cili bën çmos që t'i mbajë nënshtetasit në vendin e vet, duke u dhënë punë po thuaj të gjithëve, me sjelljen e regjimit të sotëm, i cili bën çmos që sa më shumë shqiptarë të shpërngulen në botë, qoftë për t'u krijuar ashtu hapësirë punësimi anëtarëve të partive në pushtet, qoftë për të marrë sa më shumë dërgesa financiare prej atyre të shpërngulurve...”
Po ti, o Qose, ma nxorre Enverin edhe atdhetar, mor ma paç faqen e zezë e pa lesh, mor mjekërr Lenin, se me të thanë e provosh në fëmijët tuej, asht mëkat, joqë ndoshta qosja s’ ban fëmijë. Po harrove se të gjitha piramidat kufitare janë të lame me gjakun e pastër të Rinisë Shqiptare në kerkim të Lirisë?!.. Apo do me i tregue botës se as Ramiz Alia, miku i yt i dashtun, nuk ka gisht në Gjenocidin komunist, kur vriste fëmijë në piramida në 1990?!
Në vitin 1970 ju keni shkue në Tiranë, kur keni dashtë me u ba me “tituj të lartë” dhe shpjegon: “Për t’i siguruar përmbledhjet e tij (Asdrenit) jam detyruar të shkoj dy herë në Bukuresht e, pastaj, në Tiranë në janar të vitit 1970, që të hetoj lëndën për të dhe për krijimtarinë e tij në Arkivin e Shtetit dhe në Bibliotekën Kombëtare (Gazeta shkodra viti 2007 Interviste R.Qosja). Po nuk shpjegon, si shkove ti në Shqipni? Kush garantoj për ty? Kujt i sherbeje ti dhe si garantove sigurimin e shtetit shqiptar me të lejue me hy në arkiva atje?! Po kush mundte me ardhë e me hy në Arkivin e Shtetit apo të Bibliotekës Kombëtare pa kenë spijun 24 karatësh i garantuem në Ministrinë e Mbrendëshme në Tiranë, o spijuni Qose?

Ismail Kadare - spiun dhe komunistë që ishte pjesë e gjenocidit ndaj njerzve të kulturës dhe artit, përsekutor dhe inkuizitor kundër dijetarve të klerit Katolik dhe atyre patriotik
Imazh

Ajo që ju ngacmon nervat ju, o Qose, në atë sallë 800 metrash katrorë të Muzeut mu në qendër të Tiranës, nuk asht as mungesa e Sali Berishës, as e Ismail Kadaresë në Pavion të Gjenocidit, as andja e jote me i ba të ditun se aty e kanë vendin edhe ata.
Berisha dhe Kadare ishin edhe komunistë e sigurisht edhe të angazhuem direkt ose indirekt me sigurimin e shtetit komunist,
kuptohet nga detyrat dhe përgjegjësitë e tyne. Unë nuk disponoj dokumenta për zhdukje njerëzish nga ana e tyne, mbasi nuk i kam pa dosjet e tyne. Dij se Kadare mund të përfshihet në Genocidin komunist kulturor me librin e tij “Ardhja e Migjenit në letërsinë shqipe” të botueme në vitin 1991 dhe jo me “Dimnin...”, pra gati 20 vjet mbasi ju keni akuzue Poetin tonë Kombëtar se:
“At Gjergj Fishta ishte klerik fashist”,
në librin tuej “Kritika letrare”. Aso kohe qellimet e veprave tueja i sherbenin një qellimi, si në Tiranë, ashtu edhe në Prishtinë. Këte e vërtetojnë edhe sot botimet e vëllimeve të helmit të dy vendeve tona me të cilat keni helmue Rininë Shqiptare në gjithë Boten.
Nëse ata të dy, tue u ndodhë pranë oborrit të Enver Hoxhës, si të përkdhelun të tij, kanë krye genocid tue u angazhue me partinë dhe sigurimin komunist, siç i akuzoni ju, po ti nga Prishtina, çka deshte që i sherbeve Enver Hoxhës 20 vjet para tyne..?
Imazh

E jo vetëm kaq, por nëse mbas 1991 shumë vetë kanë kërkue me iu shmangë “detyrave” të vjetra, ju po vazhdoni prap sot me kene idhtarë i genocidit komunist, përderisa vazhdoni me u shpërblye nga po ai “fondacion” i Enver Hoxhës, tue propagandue se “...në Shqipni nuk asht krye Gjenocid”.
Ju i drejtoni Berishës një pyetje: “Po ti ku ishe atëherë... pse nuk e kundershtove ....se mund të dënoheshi me 1 a 5 apo10 vjet burg...?” Nuk di cili kod penal i ka këta dënime!
Se ku ishte Berisha do të përgjegjem unë (pa i marrë leje atij): “Ai ishte endè me saruqe e brakesha dhe me xhup të bardhë leshi... mu në mes të Tiranës, kurse ti Dr. Prof. në Universitetin vëlla të Prishtinës, ku ai dhe ti keni marrë titujt e dekoratat...”

Rexhep Qosja, spijun i Tiranës, i Prishtinës dhe i Beogradit
Imazh

Po ti ku ishe, o Qose, në cilat labirinte të spijunëve komunistë të Tiranës, të Prishtinës, apo të spijunëve serbë në Beograd, që nuk po e di as sot e as kurrë se ku shkonin ata fatzezë që guxonin me mendue se jo me kundërshtue diktatorin Enver Hoxha apo pasuesin e tij Ramiz Alia?
Pikërisht këto pyetje janë një sherbim tjetër që kryeni ju, o Qose, sot, ndaj errësimit të Gjenocidit, mbasi kushdo që dyshohej vetem se asht tue “mendue” me kundërshtue Enver Hoxhën, hante plumbin, o Qose, e këte ti e di mirë, por do me i tregue botës sot se “Ata që u pushkatuen ishin fajtorë...dhe se nuk janë pushkatue Asnjë të pafajshëm ...” përderisa, thue se ata që guxonin e kundërshtonin diktatorët dënoheshin vetëm 1 a 5 apo10 vjet burg, pikërisht atëherë kur fëmijët 14 vjeç interrnoheshin dhe plakeshin ndër kampet e shfarosjes tue kenë të pafajshëm. As këte që ngjante me fëmijët 14 vjeç në Shqipni, o Qose, nuk e queni Gjenocid komunist!? Asht vendim i vonë o Qose, asht aprovue nga Kuvendi Popullor me dt. 26 Qershor 1979...Lexoje dekretin Nr. 5912 mbi interrnimet dhe dëbimet e Fëmijëve 14 vjeç në “Republiken Popullore Socialiste të Shqipërisë”...që për ty as ky nuk asht Gjenocid!!
Thirrja e jote duhet t’ ishte: “Hiqni atë Pavijon Gjenocidi, sa nuk janë “kujtue” me rreshtue edhe emnat, veprat edhe dosjet tona në shërbim të atij Gjenocidi komunist e barbar..!” Atij Pavijoni nuk keni sesi me i shpëtue asnjë, o Qose, prandej hiqe atë mjekërr!


Shenim: Artikullin e plotë të Rexhep Qoses drejtue kryeministrit “Berisha, skenarist i gjenocidit”, mund ta lexoni në Balkanweb | View webpage for this Publication.

E shtunë, 25 Qershor 2011

Melbourne, 25 Qershor 2011.

Pjesa e parë. (vazhdon...)

''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4535
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Kapardisje shqiptare sipas Kadaresë
Imazh

Opinion e Hënë, 16th Maj, 2011

ISMAIL KADARE

Kadare: Politikanët shqiptarë, mendje të varfëra e pa moral.

¨
Koncepti kaderian për kapardisjen



“Ata janë shumë larg nivelit të përfaqësimit që meriton populli shqiptar”. Kapardisja është një cilësi e përgjithshme njerëzore. Atë e gjen kudo në botë, por te ballkanasit veçanërisht. E veçanërisht te shqiptarët. Kronika e gjatë e gadishullit tonë nuk mund të kuptohet pa të. Madje shpesh është vështirë të dallohet ku mbaron kufiri i një bëme dinjitoze, madje trimërore e ku nis kapardisja. Kjo e fundit është e ndërthurur shpesh me të gjitha ato tipare, të mbara e të mbrapshta të njeriut ballkanas, duke i dhënë një theksim të veçantë si veseve, si virtyteve të tij. Si e tillë ajo pasqyrohet gjithsesi në vizionin për jetën, në mënyrën e sjelljes, të të menduarit, të të vepruarit e gjer në gjëra tepër të përditshme, siç janë veshja ose ecja e njeriut.


Liderët shqiptar prej Gjergj Kastriotit, A. Zogu e deri te I.Qemali nuk ishin kapadai


Megjithatë, për një habi të madhe, po të hetojmë me gjakftohtësi historinë e gjatë të popullit shqiptar, vërejmë se ndërsa ka qenë tepër e pranishme në jetën e përditshme, kjo sëmundje nuk është dëshmuar aq sa pritej në atë sferë, ku dëmtimet e saj janë vërtet fatale: midis prijësve shqiptarë, ata që sot quhen “liderë”. Duke mos u ndalur te trillet ose kapardisjet e princave dhe feudalëve shqiptarë të mesjetës, të cilat nuk ishin as më të pakta e as më të shumta se ato të sivëllezërve të tyre europianë e bizantinë, kronika historike nuk jep as dëshmi krenarie boshe e as veprime kapardisëse të prijësit më të shquar të shqiptarëve e të krejt Ballkanit, Gjergj Kastriotit. Dhe, ky kont shqiptar, që u ngrit befas në një lartësi marramendëse, që u rrethua me legjenda për së gjalli, që iu dhanë tituj e cilësime, që do t’i ëndërronte çdo princ i kohës, së fundi, që u prit disa herë me triumf në qendrat e Europës e në Vatikanin e fuqishëm, e ka pasur rrezikun që të binte në dashuri me veten si rrallëkush.
Jo vetëm Skënderbeu, por as rilindësit e shquar shqiptarë më pas, qoftë prijësit e mendimit, qoftë ata të veprimit, nuk dhanë asnjëherë shenja të një krenarie a vetëkënaqësie të zbrazët. Dhe, kjo vetëpërmbajtje, ky dinjitet i madh, ka vetëm një shpjegim: ata ishin të përgjegjshëm për fatin e rëndë të popullit të tyre. Me fjalë të tjera, ata kishin kuptuar se historia i kishte vënë ata në krye të një populli të rrezikuar e të goditur rëndë, ndaj as mburrjet e as ethet e lavdisë s’mund të kishin vend në kokat e tyre.
Shpallësi i pavarësisë së Shqipërisë, Ismail Qemali, ndonëse vinte në një vend të vogël, nga poste të larta të një perandorie të madhe, nuk u shqua asnjëherë për delire mendjemadhësie. E po ashtu, pas tij, nuk dha shenja të tilla peshkopi Fan Noli, ndonëse ishte i ndërgjegjshëm se ishte kryeministri më i kulturuar i Ballkanit dhe një nga krerët e kulturës europiane të kohës.
Është folur mbarë e mbrapsht për Mbretin Zog, por kurrkush nuk ka përmendur gjëkundi sjellje ngrehaluce të tij e as dehje nga lavdia, ndonëse vinte nga një mjedis ku ato kultivoheshin e, ndonëse u shpall mbreti i parë i shqiptarëve.


Enver Hoxha dhe bashkëpuntorët e tij nuk e njihnin kapardisjen sipas Kadaresë në komunizëm, pra nuk kishte kapardisje nga liderët diktatorë

Sh. Ismail Kadare: SI MUND TË ISHTE I THJESHTË ENVER HOXHA - KRYEPËRSEKUTORI I NJË KOMBI?
Përse projektoi mashtrimet në historinë shqiptare? Përse lejoi mëpas Kultin e individit?

ImazhImazh
Imazh

Në periudhën komuniste, mburrjet verbale të udhëheqjes, kërcënimet ndaj botës perëndimore dhe vetëdehja për të ashtuquajturin lulëzim të vendit, mbetën më tepër në sferën teorike, si pjesë e një sistemi politik të dështuar. Ato nuk shoqëroheshin dot me sjellje e bëma të rrokshme nga individët e udhëheqjes, ngaqë këtë gjë nuk e lejonte ankthi politik, pré e të cilit ata ishin të gjithë.


Kapardisja e shqiptarve dhe e liderve për herë të parë ky fenomen pas komunizmit


Koha e kapardisjes së madhe u erdhi shqiptarëve, ose më mirë klasës politike të tyre, atëherë kur ajo pritej më pak: pas rënies së regjimit komunist. Mund të thuhet pa frikë se për dhjetë vjet njerëzit e politikës shqiptare u mburrën e u ngrefosën më shumë se gjithë paraardhësit e tyre, gjatë dhjetë shekujve.
Ishte një trishtim i madh të vëreje se si një pjesë e këtyre politikanëve harruan krejtësisht se çfarë u besoi historia: nxjerrja nga mjerimi e nga tronditja psikike e një populli që kishte vuajtur aq shumë e që kishte nevojë më në fund për jetë, për shëndoshje trupore e shpirtërore, me fjalë të tjera për normalitet.
Të pajisur jo vetëm me një mendje të varfër, por edhe me karakter të dobët (shpesh pasojë e logjikshme e së parës), pa kurrfarë ngrehe morale, këta njerëz të rëndomtë nuk e përballuan e as mund ta përballonin misionin që iu vuri koha. Në vend të ulnin kokën përpara dramës së popullit të tyre, të ulnin kokën jo për “përvujtni” morale, por për të kuptuar më mirë përse janë në krye të vendit këto natyra të varfra që u dehën nga shija e pushtetit, nga veturat, rojet, pritjet e kamerat e televizionit. Kjo do të shoqërohej natyrisht, ashtu siç u shoqërua, nga një mllef i verbër ndaj kundërshtarëve politikë, nga një korrupsion i pafund, dhe nga një shpërfillje e plotë ndaj interesave dhe tragjedisë së vendit.
Me gjithë këtë sjellje të papërgjegjshme, kapardisja kishte përherë pjesën e saj. Stili i jetës së një pjese të politikanëve shqiptarë ishte i papranueshëm për çdo kohë e çdo shoqëri. Pozat e tyre, dëshira për t’u bërë “stare”, hidhësia prej mistreci, rrezatimi i urrejtjes e gjer tek e folura “sensacionale”, kinse me metafora (e atyre që aq keq e flasin gjuhën shqipe, sa s’dinë përdorimin e njëjësit e shumësit dhe një frazë që e fillojnë me “ju” e mbarojnë me ti).


Nga kapardisja lëngojnë edhe në Kosovë e jashtë trojeve shqiptare
Hashim Thaçi e la ministren amerikane Ollbrajt të priste orë të tëra te dera
Imazh
Imazh

Një pyetje bëhet kudo në Shqipëri, në Kosovë e jashtë tyre: si është e mundur një ngrefosje e tillë? Sepse sëmundja e kapardisjes së një pjese të “liderëve” është bërë e përgjithshme kudo në viset shqiptare. Njerëzit kanë të drejtë të habiten, sepse ngrefosje do të thotë verbëri, do të thotë shurdhëri, do të thotë shpërfillje e plotë për atë që po ndodh me popullin shqiptar. Mjafton të jesh disa ditë në Shqipëri, mjafton të shikosh sfilitjen e vendit, varfërinë, nervozizmin, mungesën e rendit, mungesën e dritave, mungesën e ujit, që çdo krenari e zbrazët, çdo kapardisje, të fluturojë në çast, për t’ia lënë vendin një brenge të thellë. Kjo, për sa i përket vendit amë. Kurse për Kosovën e për “liderët” e saj mjafton pamja e katundeve që digjen, e fëmijëve të vrarë, e njerëzve që shpërngulen nën vërshëllimën e predhave, për të hequr dorë njëherë e përgjithmonë nga çdo mburrje e pozë përpara kamerave të TV.
Mirëpo, një pjesë e “liderëve”, si në Shqipëri, si në Kosovë, nuk heqin dorë nga mburrjet. Ngrehalucë të pandreqshëm, krejtësisht të pandjeshëm ndaj dramës së popullit që i ka nxjerrë, të dashuruar pas vetes dhe pas fjalëve të tyre të papërgjegjshme, vazhdojnë të jenë si të dehur nga telefonat celularë, nga mikrofoni që u afron çdo gazetar, nga nderimet me të cilat i presin andej-këndej. Harrojnë se ai interesim e ato nderime nuk janë për ta, por për popullin martir shqiptar.
Ky qëndrim i papërgjegjshëm shoqërohet me trille e me gjeste kinse të bujshme. Njëri mburret se është ai që e ka në dorë ç’do të vendoset në Rambuje, se po të mos dojë ai, e të mos shkojë ai, gjithçka duhet të prishet. E një tjetër që nuk ka shkelur kurrë në Kosovë, jep mësime patriotike, bën thirrje që në emër të kësaj apo asaj, Kosova të bëhet shkrumb e hi. E kështu me radhë e kështu pa fund. Dhe është gjithmonë populli shqiptar që paguan, që mjerohet, që digjet e kullon gjak. Kurse këta “biznesmenë të lirisë” s’pësojnë kurrë asgjë.
Asgjë nuk i prek shpirtrat e tyre, veç smira dhe etja e pushtetit. Ato janë e vetmja gjë që e gjallëron mendjen e tyre të varfër: Jam unë që vendos e jo ti, jam unë që duhet të hipi në avion, që duhet të pyetem, që duhet të nderohem, që duhet të thirrem në gosti, që duhet të shpallem shef etj., etj.
Ndërkaq, si gjithmonë, në Ballkanin tonë sa heroik, aq edhe servil nuk mungojnë kurrë puthadorët, sejmenët dhe lajkatarët. Pas Rambujesë, një pjesë e mediave shqiptare, në vend të merreshin seriozisht me analizën e asaj që ndodhi, e sidomos, asaj që do të ndodhte, filluan lajkat për bëmat e njërit apo të tjetrit. Ca legjenda, ca fakte të neveritshme, imorale e të pabesa filluan të serviren si heroike. Kështu, sahanlëpirësit nisën të ekzaltohen që X–i nuk pyeste fare për ministrat e Europës, apo që Y- i e la ministren amerikane Ollbrajt të priste orë të tëra te dera etj., etj. Edhe sikur këto dokrra të ishin të vërteta, ato do të ishin jo lavdia, por turpi ynë në Rambuje. Dhe jo vetëm turpi: ato do të ishin një njollë e zezë, dëshmi e maçizmit, e injorancës dhe e paburrërisë sonë përpara një ministreje dhe një gruaje.
Një pjesë e “liderëve” shqiptarë, si në Shqipëri, si në Kosovë e gjetkë, kanë nevojë të ngutshme të qytetërohen. Ata janë shumë larg nivelit të përfaqësimit që meriton populli shqiptar. Ky popull është i varfër e është i rreckosur, por është drama e tij e rëndë që kërkon, ashtu si çdo tragjedi, një nivel të lartë të përfaqësimit.
Mësimi numër një që duhet të nxjerrin “liderët” shqiptarë, është se nuk ka dhe nuk mund të ketë lavdi për askënd, në qoftë se populli yt është në mjerim e në robëri. “Liderët” shqiptarë duhet të rrijnë kryeulur përpara kësaj gjëme që ende nxin në sytë tanë. Të rrish kokulur, nuk do të thotë të rrish pa dinjitet. Përkundrazi, pa dinjitet gjykohen ata që në një ceremoni varrimi zgërdhihen.
Populli shqiptar ka përpara ditë tepër vendimtare për fatin e tij. Në qoftë se “liderët” shqiptarë e ndiejnë se janë të paaftë të kuptojnë peshën e përgjegjësisë që kanë, ata duhet t’ua lenë vendin të tjerëve. Gjithmonë do të ketë njerëz që do ta kuptojnë më mirë këtë popull, që do të kenë më shumë dhembshuri për të, me fjalë të tjera, që do ta prijnë siç duhet.

Paris, 24 shkurt 1999, “Courrier International”
Ribotuar në librin “Krimet në Ballkan”, botimi më i fundit i shtëpisë botuese “Onufri”, maj 2011


Shënim:


Nëntitujt janë vendosë prej redaksisë të http://www.proletari.com me synim për të evidentuar pjesët kryesore të subjektit, pa i ndryshuar asnjë presje, pasi nuk është në tagrin e redaksisë.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
MëparshmePërpara
Posto një përgjigje 61 postime · Faqe 4 prej 7 · 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 30 Shtator 2020, 11:22
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari