Letra dhe lapsi nje misherim i vargut ku letrari le gjurme ne historine dhe legjenden e nje kombi.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 60 postime · Faqe 3 prej 6 · 1, 2, 3, 4, 5, 6
Ismail KADARE dhe ENVER HOXHA, ELENA GUSHO, KADRIE, SHAHIN
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4463
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Helena Kadare: Kohë e pamjaftueshme, jeta me Ismailin
Intervistë E I.Kadares në TV Klan më datën 10 nandor të 2011 mbi librin e Helena Kadaresë

05/01/2011 - 14:16
Nga Admirina Peçi

Kohë e pamjaftueshme...", shkruan Ismail Kadare në një poezi të hershme të tij. Me të njëjtin titull, Helena Kadare, bashkëshortja e shkrimtarit, sapo ka botuar në Francë një libër të pazakontë, kurioz, ngacmues, të sinqertë, me dëshmi, kujtime, letra dhe rrëfime mbi jetën e përbashkët me gjeniun e letrave. Një libër kujtimesh prej saj, ngjan si ftesë për të hyrë në një botë ku gjallojnë qindra histori, këndvështrime e përjetime të panjohura, të vërteta të fshehura, por edhe fakte e dëshmi të shumëpërfolura, e njëkohësisht ende të pazbuluara deri në fund… Por çfarë është ky libër, botuar fillimisht në frëngjisht nga "Fayard" me titullin "Le Temps qui manque" (Kohë e pamjaftueshme)? Në këtë rrëfim për "Gazeta Shqiptare", shkrimtarja Helena Kadare zbulon shumë linja të tij...

Znj. Helena, nuk mjaftojnë pak fjalë për të zbërthyer një libër si ky, ndaj do t'ju pyes fillimisht si lindi kjo vepër? Kur keni nisur t'i shkruani kujtimet tuaja? Janë bazuar në ditarë mbajtur vit pas viti, apo në kujtime të depozituara në memorien tuaj që nga fillesat e njohjes me shkrimtarin Ismail Kadare?

Mendimi për të shkruar kujtime nuk më ka ardhur aspak papritur. Në kohën e sotme një tundim i tillë qarkullon në ajër, aq më tepër kur bashkëjeton me një njeri të njohur. Mjafton të hedhësh një sy nëpër librari dhe sheh se ato janë të mbushura me kujtime të tilla. Nuk e fsheh që shpesh më ka shkuar mendja, megjithatë ka një datë kur vendosa të merrem me gjithë mend me to, seriozisht dhe pa u ndalur: pesëmbëdhjetë vite më parë. Nga kjo kohë fillova të punoj rregullisht. Qysh nxënëse gjimnazi e kam pasur zakon të mbaja ditarë, të cilët i kam vazhduar nëpër vite, por jo në mënyrë sistematike, me periudha. Të gjithëve, besoj, iu ndodh një gjë e tillë, por jo të gjithë kanë durimin apo kujdesin t'i fiksojnë dikund ato. Tek unë ka qenë përherë një llambë e ndezur për t'i qëmtuar e për t'i mbledhur. E gjitha kjo, mendoj se ka qenë një ndihmë e çmuar për atë punë të gjatë që erdhi më pas.

Si ka qenë njohja mes jush? A e imagjinonit atëherë se do të qëndronit një jetë të tërë përkrah atij burri? Ç'ëndrra kishit? Ç'ndjesi?

E kam përshkruar njohjen në fillim të librit. Ka qenë disi e pazakonshme: Ai ishte student në Moskë, unë nxënëse në gjimnaz të Elbasanit, kur më erdhi fare papritur një letër e shkurtër prej tij, ku më uronte për një tregim të botuar në gazetën "Zëri i rinisë". Për këtë letër ai ka thënë vetë më vonë se "letra më e pasinqertë e jetës sime, më ka sjellë shansin më të madh". Në libër e kam shpjeguar përse letra nuk ishte fort e sinqertë. Thelbi ishte ky: motivimi për të më dërguar atë letër, siç doli më vonë, nuk ishte vërtet tregimi im i botuar, por pamja e vajzës që e kishte shkruar atë. Këtë ma konfirmoi me gjysmë shaka Dhimitër Xhuvani, që ishte bashkë me të në Moskë, por edhe ai vetë.
Edhe pse një gjeni, autor i një vepre ndër më të rëndësishmet të letërsisë botërore të shekullit XX, Kadare gjithsesi nuk është një burrë i përsosur. Për më tepër është një karakter i vështirë. Në këtë drejtim, ju e ngacmoni kureshtjen e lexuesve që në fillim tek e përshkruani vizitën e tij të parë në familjen tuaj me fjalët "...si të kishte mbartur me vete një erë të akullt, prania e tij e ngriu atmosferën..."

Znj. Helena, si do të ishte një portretizim i shkurtër por shumë përshkrues i Ismail Kadaresë përtej portretit të shkrimtarit?

Episodi i mësipërm tregon se unë nuk i kam shkruar kujtimet për t'i bërë lavdërime, gjë për të cilat, mendoj se I. Kadare s'do të kishte nevojë, por për të folur për të dhe për gjithë jetën tonë të përbashkët, për jetën në përgjithësi, në mënyrë reale dhe të besueshme. Prej tij kam mësuar, midis të tjerash, një gjë të rëndësishme në letërsi: të dish, por dhe të pranosh të bësh humor me vetveten, me njerëzit e tu të afërm. Kjo gjë nuk është shumë e njohur në letërsinë tonë. Ismaili e ka bërë shpesh në veprat e tij dhe, disa herë jam përpjekur ta bëj edhe unë në novelat e mia të para, gjë që më ka shkaktuar edhe probleme me fisin tim.
Në këto kujtime kam dashur të jap një portret të tij të saktë, me karakter të vështirë vërtet, siç e thatë edhe ju. Ky karakter, sidomos pakujdesia në sjellje, i ka krijuar shpeshherë probleme me njerëzit. Vetë profesioni i shkrimtarit, në kushtet e njohura tek ne, bëhej shkas i natyrës së mbyllur e të nervozizmit të tij. Është lehtë që kryeneçësinë apo mosvëmendjen e njeriut ta marrësh për shpërfillje, sidomos kur tjetri është shkrimtar. Nuk dua t'ia justifikoj këtë anë të karakterit, që më ka qëlluar ta provoj nganjëherë edhe vetë mbi shpinë. Ka qenë nga gjërat që bashkë e kemi folur shpesh dhe jam përpjekur, aq sa kam mundur, t'ia vë në dukje për t'ia shmangur keqkuptimet.

Ju jeni dëshmitarja më e afërt, që mund të rrëfejë sot se si janë shkruar kryeveprat më në zë të shkrimtarit. Cila prej tyre ka reflektuar më fort në marrëdhënien tuaj me Kadarenë?

Si njeriu më i afërt do të dija gjëra që s'mund t'i dinte askush, qoftë për zanafillën e veprave, qoftë për ndërlikimet e krijuara më pas. Kështu për shembull, janë përshkruar kushtet si u krijua një nga veprat e para problematike të tij "Përbindëshi", rastësia e botimit të saj, ndalimi dhe interpretimet shpeshherë të habitshme. Po ashtu ka dëshmi kurioze për vepra të tjera, sidomos ato, dorëshkrimet e të cilave ai arriti t'i nxirrte jashtë shtetit nëpërmjet botuesit të tij francez, Claude Durand, i cili bëri dy udhëtime në Shqipëri enkas për këtë gjë. Shumica e veprave kanë nga një histori të tyren të veçantë, shpesh të pangjashme nga njëra-tjetra.
Jeta e tensionuar e shkrimtarit në diktaturë pas plenumeve, kritikave, autokritikave, besojmë është një prej kapitujve që ka lënë shenja të thella në jetën tuaj familjare. Ç'dëshmi mund të sillni mbi këto raste?
Mbledhjet, plenumet, diskutimet e veprave, disa herë dënimet e tyre, kanë qenë pjesë e jetës së shkrimtarëve dhe artistëve shqiptarë. Pa këtë tension të vazhdueshëm as që mund të përfytyrohet ndonjë stinë e kësaj jete. Jam përpjekur ta jap këtë atmosferë, duke mos u kufizuar vetëm me atë çka na ndodhte ne, por çfarë iu ndodhte të gjithëve. Në këtë libër janë kujtuar dhjetëra e dhjetëra ngjarje e shumë personazhe të njohur e më pak të njohur. Disa nga shkrimtarët dhe artistët e dënuar kanë qenë miqtë tanë të afërt.

A kishte miq besnikë e të sinqertë në familjen tuaj në atë kohë? Paralelisht me këtë, a kishte dilema, dyshime, zhgënjime, pabesi? Kaq vite më vonë, sa prej tyre mbetën miq të vërtetë?

Një nga gjërat më të çmuara në jetën tonë kanë qenë pa dyshim, miqtë dhe besnikëria e tyre. Miqësia ishte një gjë kaq e çmuar, sa pa të jeta do të dukej si një vazo e zbrazët. Ishte pikërisht ajo që krijonte një drejtpeshim të fuqishëm, në një jetë që, në pamje të parë, dukej aq e pasigurt, aq e kërcënuar. Shumica e miqve tanë kanë qenë miq me të vërtetë besnikë dhe ky ka qenë një gëzim i rrallë dhe i vazhdueshëm, i domosdoshëm për të qëndruar në këmbë, do të thosha. Ne iu kemi qenë gjithmonë mirënjohës, deri në fund këtyre miqve dhe besnikërinë e tyre e kemi çmuar mbi gjithçka tjetër. Të gjithë ata që kanë qenë pranë nesh, por edhe ata që kanë qenë disi më larg, e dinë fort mirë se sa e përkushtuar dhe e devotshme kam qenë ndaj tyre. Por, natyrisht, ka pasur edhe zhgënjime. Pavarësisht nga natyra disi e tërhequr e shpërfillëse e Ismailit, shtëpia jonë ka qenë e hapur. Shumë njerëz hynin e dilnin atje, shtroheshin në biseda me mirëbesim të plotë, shumë prej tyre ftoheshin bujarisht nëpër drekat e darkat, aq të zakonshme tek ne. Një numër i vogël, fare i vogël mes tyre, ka qëlluar që nuk kanë qenë të sinqertë. Si zonjë shtëpie nuk kam përtuar kurrë t'i pres me ngrohtësi dhe pa m'u rëndur aspak. Ndaj dhe zhgënjimin, besoj se më shumë se Ismaili, e kam ndier unë. Ai, si moskokëçarës që ishte, më duket se e ka kaluar më lehtë.

Ç'kuptim i jepet sot censurës dhe autocensurës? Nëse kthehemi pas në kohë, ç'ndodhte në tryezën e shkrimtarit sa herë ulej të shkruante? I imagjinojmë këto dy koncepte, tek shtriheshin gjithkund në hapësirat e krijimit në ato kohë... Si i kapërcente ato Kadare për të na dhuruar më tej kryeveprat e tij?

Ashtu siç e ka shpjeguar edhe Ismaili vetë, problemi kryesor në një vend të vështirë nuk është censura, por autocensura. Me censurën edhe mund të luftosh, të arrish ta shpëtosh një pjesë të veprës, kurse po të vuri poshtë autocensura, nga ajo nuk shpëton dot. Duke qenë se punoja si redaktore në një shtëpi botuese, e kam ndier se sa e lehtë ishte të bije pré e kësaj të keqeje. Kur ka qëlluar t'i bëj Ismailit ndonjë vërejtje të kësaj natyre, pra si "redaktore", nga vetë reagimi i tij jam bërë e ndërgjegjshme se sa rrezik real mund të kishte qenë infektimi prej saj. Kjo më ka ndihmuar të kuptoj shumë gjëra dhe ta shihja artin nën dritën e shenjtë që kërkonte ai.
Vetë Ismaili ka ngulur këmbë që nuk e ka njohur autocensurën dhe kjo ishte e vërtetë. Gjithë ai që quhet sot "mister", në rastin e tij, qëndron te kjo mosnjohje. Sipas tij, autocensura nuk të lejon të shkruash qoftë edhe disa faqe letërsi të vërtetë, pa le pastaj një vepër të tërë. Siç e ka thënë vetë, ai përpiqej të shkruante letërsi sikur shteti të mos ekzistonte. I kam para syve ato mëngjese të largëta kur unë nisesha në punë dhe e lija atë vetëm para oxhakut të ndezur, me fletët e bardha mbështetur mbi gjunjë. Mund të them se ishin çastet më të bukura, kur, i shkëputur nga bota që na rrethonte, ai fillonte atë punë të shenjtë, i patrazuar nga asgjë, i bindur se po bënte atë që duhej.
Në këto kujtime pra, jam munduar të përshkruaj procesin e tij të krijimit, atë që shihja unë, natyrisht: ditën e punës, oraret, gjendjen shpirtërore. Kjo e fundit për shembull, në kundërshtim me natyrën e tij, gjatë procesit të krijimit ishte e qetë dhe e ekuilibruar.

Çfarë ka ndodhur në atë vizitën e shumëpërfolur në shtëpinë e diktatorit Hoxha? Sa i vështirë ka qenë raporti mes tij dhe shkrimtarit? Si reflektonte tek ju? Si perceptohej?
Imazh
Helena Kadare - Gruaja qe ka vuejtur prej bashkeshortit shume si e re dhe me pas


Ajo vizitë është përshkruar në një shkrim të vitit 1984, një vit përpara vdekjes së E. Hoxhës. Ka qenë i vetmi takim mes tyre (pa përmendur takimet në grumbull, dhënien e dorës në plenume apo aktivitete). Të gjithë atyre që iu kishte ndodhur një gjë e tillë, iu kërkua ta përshkruanin. Pra, merrej me mend që E. Hoxha mund t'i lexonte vetë shkrimet e tyre. Përshkrimi që i ka bërë Ismaili kësaj vizite është i saktë, mund ta lexojë gjithkush. Në një emision televiziv me gazetaren E. Vasili pas rënies së komunizmit, ai e ka shpjeguar ashtu siç ka qenë atë takim. Në po atë emision ka folur për temën shumë delikate, atë që quhet raport i një sunduesi me një shkrimtar të njohur.

Përtej caqeve të kësaj jete me tension, a mund të rrëfeni çaste të lumtura, kujtime të bukura nga ajo kohë?

Duke qenë e tensionuar, jeta jonë nuk ka qenë aspak e ngrysur dhe pa gëzime. Pa llogaritur gëzimet familjare, që asnjë epokë, sado e ashpër të jetë, nuk mund t'i shuajë dot, takimet me miqtë, darkat e pasdarkat me ta, bisedat e paharrueshme, nga më të çuditshmet e më interesantet që mund të bëhen, ne kishim edhe një tjetër gëzim të madh e të pakrahasueshëm me asgjë: botimin e librave. Duke qenë i ndërgjegjshëm për vështirësitë, çdo botim të tij Ismaili e quante një triumf të vërtetë. Ai mbetej i tillë edhe kur botimi krijonte probleme më pas. Ata që kanë marrë pjesë në plenumin ku u dënua "Pallati i ëndrrave", e mbajnë mend gjakftohtësinë e tij. Ishte në tribunë, pranë Ramiz Alisë, kur ky i fundit i drejtoi haptas kërcënimin: "Partia të ngriti në Olimp, partia të rrëzon në humnerë". Fytyra e tij qëndroi e palëvizshme dhe unë që e ndiqja nga salla, e dija fort mirë arsyen. Nëse romani nuk do të ishte botuar, me siguri shqetësimi i tij do të ishte shumë më i madh. Por romani "Pallati i ëndrrave" ishte botuar dhe shitur komplet në 20.000 kopje. Dhe kjo krijonte një tjetër gjendje, një qetësi të veçantë.

A ndiheni e sakrifikuar sa i takon botës suaj të shkrimeve? Një jetë pranë një shkrimtari të madh kërkon sakrifica...Ka qenë e vështirë të jeni njëkohësisht shkrimtare, bashkëshorte e një shkrimtari të përmasave të Kadaresë, nënë, grua, intelektuale...?

Jo, nuk mund të them se ndihem e sakrifikuar. Në radhë të parë sepse herë pas here kam shkruar dhe kam botuar letërsi. Për t'i thënë gjërat siç janë, natyrisht, po të mos isha gruaja e tij, ndoshta do të shkruaja pak më tepër, por sinqerisht nuk më vjen keq për këtë. Nuk do ta ndërroja kënaqësinë e të shkruarit me atë kënaqësi që krijohej prej vetë faktit që isha e pranishme, më afër se gjithkush tjetër, në krijimin e një vepre të rëndësishme, që niste e merrte jetë, aty, fare pranë meje.
Sa për të tjerat, në preokupimet e mia si nënë, si zonjë shtëpie e të tjera, nuk mund të them që ai më ndihmonte, por kishte një gjë të mirë që nuk më ndërhynte në këto gjëra. Përgjithësisht bëja atë që mendoja dhe që kujtoja se ishte mirë ta bëja.

Ka qenë një periudhë dramatike arratisja juaj drejt Francës. Askush në Shqipëri asokohe nuk e dinte ku ndodheshit... A zë vend në librin tuaj kjo periudhë? Ç'ishte për ju Shqipëria atë kohë?

Kjo periudhë zë një vend të dukshëm te Kujtimet. Krahasuar me tmerrin e arratisjeve, s'kishte ndonjë gjë vërtet dramatike. Megjithatë ka qenë periudhë jo e lehtë. Unë kisha lënë në Shqipëri vëllain, me të cilin isha e lidhur shumë dhe, natyrisht që më hante meraku për të dhe familjen e tij. Kurse Ismaili e kishte më të vështirë. Lajmi më i hidhur që na erdhi pas disa ditësh, ishte bastisja natën e apartamentit në Tiranë, ku banonin motra dhe nëna e tij, gjysmë e verbër. Përfytyroni që dy gra të vetmuara shikonin se si po kthehej shtëpia përmbys, për të sekuestruar gjithë dorëshkrimet e tij. Për fat të mirë, dorëshkrimet nuk u dëmtuan dhe na u kthyen të plota më pas.

Ju më pyesni se ç'ishte për mua Shqipëria në atë kohë? Do të më duhej të flisja gjatë për këtë...Kjo gjithashtu zë një vend të gjerë te Kujtimet.
Pas asaj arratie, si ishte kthimi në Shqipëri? Dhe më tej, si vijojnë të jenë kthimet në atdhe vit pas viti, stinë pas stine...?
Sikurse dhe kishte deklaruar Ismaili, ne u kthyem fill pas rrëzimit të komunizmit. Emocionet e atij kthimi edhe sot i kam të freskëta... Tani ne e ndajmë jetën gjysmë për gjysmë, në Francë dhe në Shqipëri. Një gjë mbetet e pandryshueshme: edhe pse vijmë aq shpesh, emocionet e ardhjes nuk arrijnë të zbehen, ato janë përherë bashkë me mua. Kur vij, ndihem e lumtur dhe ditën e fluturimit drejt Tiranës e pres me padurim... Ismaili gjithashtu, por ai ka shumë më tepër punë në Paris.
Polemika e debate të shumta janë hapur e mbyllur, duke e lakuar shpesh emrin e shkrimtarit Ismail Kadare. Si janë përjetuar në familjen tuaj sulmet ndaj shkrimtarit, kritikat e hapura, apo edhe akuzat, sidomos në dhjetëvjeçarin e fundit? Ku gjendet burimi i tyre sipas jush?
Kjo është e vërtetë, por ne jemi përpjekur të mësohemi me to. Në një farë mënyre është një gjë e njohur dhe e kuptueshme, është taksa që duhet të paguajë njeriu i njohur. Ç'është e vërteta, në Shqipëri kjo taksë është tepër e lartë. Fakti që në shumicën e rasteve akuzat e kapërcejnë çdo logjikë, në vend që të na acarojë, disa here bën të kundërtën. Një mbrëmje, për shembull, rasti e solli të shohim në lajmet televizive se si në një sallë mbledhjesh promovohej një libër, titulli i të cilit ishte përafërsisht: I. Kadare kundër UCK-së dhe Kosovës. Besoj, nuk ka nevojë të shpjegoj ose të bëj ndonjë koment. Nuk po zgjatem me shpifjet fare vulgare, si ajo që gjoja ka thënë për refugjatët, e fabrikuar nga shteti, për ta armiqësuar shkrimtarin me popullin e vet, sidomos pas ikjes sonë.
Të gjitha këto njihen, siç e thashë në rastin e shkrimtarit, por, ka diçka që unë personalisht, si nënë, meqenëse po më pyesni, nuk mund ta harroj dhe nuk mund ta fal kurrë edhe sikur të kisha për të jetuar dy jetë bashkë: Është fjala për një emision televiziv, vite më parë, kur ndodhi një gjë çnjerëzore, që rrallë ndodh në botë, të godasësh fëmijën e shkrimtarit, për të dëmtuar të atin. Unë nuk e njoh ndjenjën e urrejtjes, as të hakmarrjes, por, në këtë rast, më duhet të pranoj, nuk e kapërceva dot.

Si e përjetoni muajin tetor të çdo viti, kur në Stokholm gëlojnë diskutimet për çmimin 'Nobel', kur emri i Kadaresë lakohet vazhdimisht si pretendent për çmim, e që gjithsesi nuk shpallet fitues...

Shpresova se nuk do ma bënit këtë pyetje...Janë tepër të rralla ku në intervistat që jep Ismaili, në çdo vend e në çdo kohë, të mungojë kjo pyetje. Kam vënë re se ai nuk bezdiset prej saj. Në fund të fundit një gjë të tillë e quan nder. Kur këtë vit çmimin e mori Vargas Llosa, që ne kemi pasur rastin ta njohim dhe e çmojmë shumë, Ismaili, që ndodhej në Londër, më tregoi në telefon për habitjen që kishte treguar Llosa kur mori vesh lajmin. Ngaqë kishte ca kohë që nuk ia kishin bërë pyetjen e famshme, tregoi me sinqeritet se e kishte mbledhur mendjen, ngaqë kujtonte se e kishin harruar.

Kthehemi sërish tek libri, që besoj gjithçka thamë më lart, në një formë a në një tjetër ka gjetur strehë në faqet e tij. Pse e botuat fillimisht në Francë? Si e priti botuesi juaj atje, shtypi francez, opinioni publik?
U botua fillimisht në Francë, sepse kështu ka qenë kontrata me botuesin francez, që ka të drejtën botërore për librin.

Libri është ndërkaq në të gjitha libraritë franceze dhe shtypi ka nisur të shkruajë për të pozitivisht. Nga letrat e shumta që vijnë shoh se ai po lexohet me interes. Të njëjtën pritje e kam parë edhe në takimet me lexuesit. Promovimi i këtij libri fillimisht u bë në Strasburg, në librarinë e madhe "Kleber". Ndërkaq, ditët e ardhshme do të ketë promovime të tjera në Monte Carlo, në Nice e në Bruksel.

Cili ka qenë gjykimi i parë i Kadaresë mbi këtë libër? Ju ka përkrahur, kritikuar, vlerësuar...?

Pikërisht për këtë kam folur në Hyrje të librit. Nuk ka qenë kundër dhe kjo ma ka lehtësuar shumë punën. Ky është libri i jetës dhe i kujtimeve tona të përbashkëta dhe, merret me mend se pa miratimin e tij s'do ta nisja punën. Në libër ka shumë letra të tij, sinopse veprash, që u shkruan ose nuk do të shkruhen asnjëherë, si edhe shënime të tij nga tre udhëtime të ndryshme.
Ndërkaq gjatë viteve që merresha me të kemi folur bashkë për episode të veçanta, por librin, ashtu të tërë, të përfunduar, ai e lexoi veç në fund fare, madje, për të qenë sa më i distancuar në gjykim, e lexoi pasi u krye përkthimi në frëngjisht. Më propozoi të shkurtoj rreth 100 faqe, për të cilat u mendova gjatë para se t'i hiqja. Për të cilat ende nuk jam krejtësisht e bindur...

Dhe së fundi, kur do të jetë ky libër edhe në duart e lexuesit shqiptar?
Në Shqipëri, libri do të botohet vitin që vjen. Natyrisht, prej botuesit tashmë të mirënjohur "Onufri".
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4463
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Enveristi, Kadare erdhi pas 21 janarit 2011 në Tiranë për të duartrokitë dhe për t'i hedhë benzol anarkisë të krijuar nga shokët e tij të vjetër si Bamir Topi, Edvin Rama dhe falangat antishqiptare. I ndrituri Kadare e venë mendjen për të përca dhe jo për mesazhe pajtimi e paqe

Për habinë klasike nuk e vuri re Ismail Kadare HEDHJEN E FLAMURIT SI LECKË NGA MERCENARËT SHQIPTARË TË GREQISË NË KËMBËT E GARDISTËVE QË KRYENIN DETYRËN KUSHTETUESE TË MBROJTJES TË JETËS TË KRYEMINISTRIT DHE TË INSTITUCIONIT - KY RASTË I SHËNOHET NË LIBRIN E SJELLJEVE TË TIJA TË QËLLIMSHME TË PAPËRGJEGJËSHME NDAJ ATDHEUT QË E BËRI EDHE ME FAMË EDHE PSE NUK I TAKON

ImazhImazhImazh


Kadaresë i mungon ndijesia e reagimit si shqiptar për Flamurin e hedhur për tokë si reckë thesësh.
Si ka mundësi që Kadare nuk e ka pa Flamurin të hedhur në tokë? Vallë i mungon ndjesia e kësaj shëmtie antishqiptare?
Për atë qënka më e parëndësishme hedhja e Flamurit se Sulmi nuk të ka shqetësuar ndaj institucionit. Unë të kuptoj se ti të pëlqen ta shohësh me shokët e tu Flakë në Shqipëri, luftë, kufoma, shndrrim në një vend komunist.
Përse heshti kadare para Flamurit të përdhosur nga bandat antishqiptare më 21.1.2011 para kryeminsitrisë në këmbët e gardistëve.
Mbi ngjarjet e janarit
Transmetuar me 2 Shkurt, 2011 Ora 20:42

Ismail Kadare

Tiranë, 2 Shkurt 2011 NOA/ Ervin Tirana – Ngjarjet e janarit të këtij viti ishin një paralajmërim i ardhur më herët nga ndërkombëtarët që apeluan për dialog. Pohimi vjen nga shkrimtari Ismail Kadare i cili ka folur për, herë të parë mbi zhvillimet në vendin tonë pas 21 janarit.

Kadare vlerëson se marrëdhëniet tona me ndërkombëtarët dëshmojnë paqartësinë, mungesën e parimeve, shkurt, ankthin tonë të pafund.

Ne jemi në një aleancë evropiane, pohon Kadare, duke plotësuar idenë e tij: “Një aleancë nuk është një idil me baresha e me fyej. Në botën tonë të ashpër një aleancë është, para së gjithash, një shtab në gjendje alarmi, ku midis aleatëve mund të ketë edhe acarime, edhe moskuptim, por gjithmonë për parime të mëdha. Ne e kemi pranuar këtë gjendje. Kjo aleancë është shansi i vetëm i një populli tepër të vetmuar”.

Këtu, vjen dhe paralajmërimi i Kadaresë: “Një ngecje te “pragu” i Evropës, ose më keq, një përplasje portash në fytyrë, ka gjasë të shënonte fundin e rrugëtimit tonë në histori.

Në kohën tonë janë tepër të rrallë popuj që mund të kenë histori të veçuar nga të tjerët. Ka kohë që fatmirësisht historia jonë nuk është më e tillë. Ajo është histori shqiptare e njëherësh shqiptaro-evropiane”.

Më poshtë vijon komenti i plotë i z.Kadare:

Mbi ngjarjet e janarit

Nga Ismail Kadare

Është pak të thuash se mbyllja e vitit që shkoi nuk ishte e mirë për shqiptarët. Dhe, si të mos mjaftonte kjo, në kundërshtim të plotë me urimin «na qoftë i mbarë ky vit», fillimi i vitit 2011 ishte edhe më i keq. Pa u zbehur ende kujtimi i festave, normaliteti i jetës shqiptare u prish. E kjo nuk është aspak një fjalë goje. Normalitetin e jetës e prish lufta, katastrofa natyrore, por mbi të gjitha njeriu vetë, kur nuk është normal. Një specie e tillë njerëzore e përfton normalitetin si diçka të huaj, madje të rrezikshme. Ndaj në rastin më të parë, përpiqet ta shkallmojë atë. Është e njohur tashmë se një vend jo normal sundohet «mirë», por qeveriset keq. Këtë të vërtetë e njohin sidomos sistemet totalitare, qysh nga diktaturat hidrike (ato që kanë përdorur mungesën e ujit si mjet sundimi), gjer në ditët tona. Vetëm në rende të tilla, që dalin nga rendi normal i gjërave mund të krijohen psikoza të sëmura, ato që lindin pastaj ankthet dhe terrorin, shenjat e pashmangshme të sundimit tiranik. Në mesazhet e panumërta që vijnë këto ditë nga Tirana, për t’u shpërndarë anekënd në diasporën shqiptare, rrallë herë mungojnë shenja të tilla. Të gjithë popujt e ish-Lindjes janë tepër të ndjeshëm ndaj tyre. E në këtë kah do të ishte e kuptueshme që shqiptarët, ata që tiraninë e patën më të egrën e më të zgjaturën, do të ishin dyfish më të ndjeshëm. Në ngjarjet e janarit, midis psikozës dhe veprimeve shpesh kaotike, ata do të kapnin spikamën e fantazmës së totalitarizmit, rendit të përmbysur 20 vjet më parë.

Ishte me sa dukej, ky shkaku kryesor që në këtë janar të trishtë, trazimi ishte aq i thellë e aq dëshpërues. Këto rrjedha njerëzore, për të cilat është lehtë të thuhet, të mos dalin më, të mos shfaqen, të mos na shqetësojnë, nuk mund të anashkalohen. Në mos u shfaqshin në rrugë, ato do të jenë në thellësi, çka është edhe më shqetësuese. Në qoftë se ato nuk ngjiten dot deri tek institucionet, ku sipas dokeve të demokracisë evropiane do të duhej të çonin normalisht zërin e tyre, institucionet duhet të zbresin tek ata, për të kuptuar ku ka ngecur “makina e demokracisë”, përse mesazhet nuk kalojnë, shkurt, përse sistemi është bllokuar. Në një gjendje të tillë është e kuptueshme, madje është një nga shenjat e pakta të mira, që qindra, për të mos thënë mijëra njerëz, janë duke marrë pjesë në një rrahje të madhe mendimesh, në mjediset publike, në shtypin e shkruar dhe atë elektronik. Ata japin gjykimin e tyre për ngjarjet që kanë ndodhur, e sidomos për ato që mund të ndodhin më pas. Pavarësisht nga idetë e drejta apo të gabuara, nga pasionet, motivet apo stili i ndërhyrjes, ky trazim i madh njerëzor tregon se qytetarët i përjetojnë si të tyret çështjet, hallet, dramat e republikës. Ky shkrim bën pjesë në këtë rrahje mendimesh, pa mëtuar asgjë më tepër. Është thjesht një lloj interviste, përgjigjeje për disa pyetje, me të vetmin ndryshim se ato nuk janë bërë prej ndonjë gazetari, por prej një shumice lexuesish, nëpërmjet letrash, mesazhesh, bisedash dhe telefonimesh të shumta gjatë këtyre dy javëve.

* * *
Ka gjasë që për gjendje të tilla jo të zakonshme, prej një intelektuali, e aq më tepër prej një shkrimtari, të priten përgjigje jo fort të zakonshme, nga ato që cilësohen si origjinale. Duhet thënë se në këtë rast, vështirë se mund të ketë të tilla. Këtu nuk jemi në art. E keqja shoqërore, ku hyn edhe kriza e tanishme, për fat të keq, rrallë herë mund të jetë origjinale. Zakonisht ajo është e përsëritur, e lodhshme dhe shpesh e mërzitshme gjer në dëshpërim.

Padurimi dhe nervozizmi politik në Shqipëri, kanë kapërcyer kufijtë e lejueshëm. Me to është bashkuar paniku, i cili e ka bërë më të rrezikshme gjithçka. E keqja është se klasa politike, ajo që duhej të ishte e fundit që të kapej nga paniku, ishte e para që u përfshi prej tij. Si rrjedhojë e kësaj, shteti dhe shoqëria shqiptare u gjendën në pozitën e atij të sëmuri që, pasi e ndien se po dridhet nga ethesh, në vend të verë termometrin e thyen atë.

Termometri thyhet kur i sëmuri nuk dëshiron të marrë vesh sëmundjen, ngaqë ai e di atë. Për të mos thënë se sëmundja është ai vetë. Ndoshta këtu do të gjendej përgjigja e pyetjes, se përse në Shqipëri lufta politike është kaq e egër. Ka gjasë që dy dukuri të jenë vendimtare për këtë: etja e pamasë për pushtet dhe korrupsioni. Dihet se të dy këto lëngata janë tepër të njohura, e po aq të vjetra në historinë e njerëzimit. Mund të thuhet se luftën e gjatë me to, falë faktorëve drejtpeshues, njerëzimi nuk e ka fituar, por as e ka humbur. Ndërkaq, në rrethana të caktuara, kur dufi për pushtet dhe korrupsioni lidhen me njeri-tjetrin, ashtu si në klonimet që prodhojnë monstra, përzierja që del prej kësaj lidhjeje mund të jetë fatale. Duke u kushtëzuar e duke e zënë peng njeri-tjetrin ata e kanë vështirë të ndahen sipas kalendarit dhe zakoneve të demokracisë.

Me sa duket kjo përzierje ka ndodhur në Shqipëri gjatë këtyre viteve të tranzicionit. Dhe kështu shpjegohet që në jetën tonë dramaticiteti shfaqet aq shpesh, aty ku nuk e ka as vendin e as arsyen.

* * *

Nuk ka qenë rrufe në të kthjellët, por ka ndodhur vit pas viti e stinë pas stine, m’u në sytë tanë.

Psikoza e rënduar do të pillte çoroditjen e mendimit, e kjo shthurjen e gjuhës, zvetënimi i së cilës na befasoi të gjithëve, veçanërisht këtë dimër. Ajo që njihet si krizë e retorikës, është më shumë se aq. Kërcënime, mallkime, kërcitje dhëmbësh, thirrje për dyluftim, të gjitha këto u bënë të zakonshme në jetën shqiptare. Hapësira e jetës normale ngushtohej përherë e më fort nën këtë trysni. Në këto kushte njeriu normal, që ndihet qenia më e pambrojtur midis jonormalitetit, do ta kishte të vështirë të parashtronte ndonjë program mirëkuptimi, pa le pastaj idenë e një zbutjeje a të një kompromisi, mesazhe që ishin të lejueshme veç për ambasadorët e huaj apo të dërguarit e Brukselit. E tillë ishte atmosfera në ditën e 21 janarit, kur në skenën politike hyri vdekja. “Në skenë do të thërres vdekjen”. Fjalët janë të Shekspirit, mbi katër shekuj më parë, në kohën që dramaturgu bëhej gati të shkruante tragjeditë më të zymta të tij. Ne s’jemi në teatër, e aq më pak në vitin 1600. Ne jemi në fillim të vitit 2011, në qendrën e kryeqytetit të një vendi evropian, në prag të pranimit në aleancën më të emancipuar të popujve, me vullnetin tonë për të qenë pjesë e familjes. Më 21 janar, gjatë një demonstrate për fat të keq të dhunshme, u vranë me armë tre njerëz të paarmatosur, pra të pafajshëm, qytetarë të shtetit demokratik shqiptar, e njëkohësisht tre qytetarë të ardhshëm të Bashkimit Evropian. Kjo e fundit nuk theksohet as për të mitizuar e as për të sublimuar këtë Bashkim, por për t’u kujtuar të gjithëve, se ne, pa hyrë ende në këtë shtëpi të përbashkët, kemi cenuar programin e saj, atë program që me sinqeritet dhe përkushtim e kemi shpallur si programin tonë.

Një pyetje e pashmangshme del në këtë rast: na duhet ndërhyrja e vdekjes, që ne të jemi seriozë? Dramaturgut i duhet vdekja për të thurur dramën e tij, tiranit për të ridëshmuar forcën, sidomos kur ajo po e lë, po shtetit demokratik përse i duhet? Për t’i kujtuar publikut devizën famëkeqe të Kaligulës: “Oderim dum metuant”. (Le të më urrejnë, veç të më kenë frikën)?

Ka kohë që pyetja për seriozitetin duhej bërë ngaqë ka kohë që kjo po ndodh e ne vazhdojmë të mos jemi seriozë. (Komedia e gjyqit të Gërdecit, zvarritjet, dredhitë janë më keq se një shuplakë që i bëhet haptas dinjitetit publik. Ajo bën pjesë në modelin që prej kohësh i propozohet këtij vendi, për të mos marrë seriozisht asgjë).

Ka kohë që ky “banalizim i së keqes”, siç është cilësuar, po rreh të modelojë moralin shqiptar. Formula bazë të jetës demokratike: nderimi për institucionet dhe pavarësinë e tyre, rreh të kthehet në një shprehje të zbrazët, nga ato që hyjnë në njërin vesh, për të dalë nga tjetri. Rrjedhimisht ngjarje të rënda si kriza institucionale, bëjnë jo më shumë përshtypje se një breshër i përkohshëm. Shqipëria duhet të përgatitet për t’i thënë ndal një përçudnimi të tillë. Duhet pranuar se kjo s’është as e thjeshtë e as e lehtë. Kërkon vullnet pa dyshim, po në radhë të parë kërkon bindjen e thellë që demokracia shqiptare, ajo që në të vërtetë është e pandarë sot nga Shqipëria, duhet marrë seriozisht.

* * *

Për t’u kthyer tek ngjarja e 21 janarit 2011, duhet kujtuar se në historinë e popujve, ajo që njihet si trajtim, si “administrim i së keqes”, ka qenë shpesh faktor për zhvillime të mëtejshme. Ato kanë qenë për të mirë ose për të keq. Me ç’duken shenjat, trajtimi i ngjarjeve të fundit, kulmimi i të cilave ka qenë vrasja e qytetarëve, nuk po shkon në kahun e duhur. Ajo rend në kahun e gabuar, madje në vend që të fashitet, thellohet.

Natyrisht që ka pak gjasa që një grindje kaq e gjatë të ndreqet me pajtim të shkurtër, sipas stilit vulgar të pijetoreve, kur kërcënimet tmerruese përfundojnë befas në përqafime sentimentale, po aq pa vend sa ç’kishin qenë kanosjet. Askush nuk e pret dhe as e beson këtë telenovelë. Në qoftë se presim diçka të ngutshme, si hap i parë serioz dhe i besueshëm, do të ishte hetimi krejtësisht i pavarur. Hetimi dhe natyrisht dënimi i fajtorëve do të ishte i domosdoshëm si hap i parë, por jo i mjaftueshëm. Një proces tjetër, që do të ndihmonte, në mos në prerjen, në shterimin e hap-pas-hapshëm të pezmatimit shumëvjeçar, do të ishte po aq i detyrueshëm.

Është thënë dhe herë tjetër se në rastin e krimit të mirëfilltë, krimit numër 1 njerëzor, vrasjes së njeriut prej njeriut, për ndërprerjen e befasishme të tij, shpesh vihet në veprim ajo që quhet “zënia e gjakut”. Është një dukuri e pashpjegueshme, jashtë arsyes, me të drejtë e cilësuar si ndërhyrje misterioze e natyrës ose e hyjnisë.

Për fat të keq, në jetën politiko-shoqërore një mekanizëm i tillë nuk ekziston. Nuk ka frenim natyral për krimet politike, për shtypjen, tiraninë, shkallëzimin e së keqes shoqërore. Njerëzimi, si i vënë në provë, është i detyruar që ai vetë të shpikë mjetet mbrojtëse. Historia e demokracisë është, ndër të tjera, historia e krijimit të këtyre mekanizmave. Kultura politike, kultura në përgjithësi, idetë humaniste, filozofia, arti, ligjet, kushtetutat, gjithë doket e qytetërimit bëjnë pjesë në të. E mbi të gjitha, institucionet e pavarura. Janë ato që ndodhen në vijë të parë për kontrollin dhe frenimin e kësaj makine aq të nevojshme e njëherësh të bezdisshme, me emrin shtet. Për mendësinë shqiptare, institucionet e pavarura, për arsyet që dihen, ende nuk e kanë as peshën e as hijen e shtetit. Nuk ka himne për to e as rituale mbresëlënëse, megjithatë janë pikërisht ato, më saktë nderimi për to, që përcakton të ardhmen tonë. Ndaj nuk është e tepruar të thuhet se shkelja e pavarësisë së tyre duhet të përjetohet si një katastrofë.

* * *

Fakti që në Ballkan ka sot dy shtete shqiptare, të cilët në një mënyrë ose në një tjetër ndikojnë dhe rrezatojnë tek njeri-tjetri, përgjegjësinë e politikës dhe të strategjisë shqiptare e bën të dyfishtë. Shqipëria hyn ndër shtetet e vegjël të Evropës, por si shtet i parë historik i shqiptarëve, rrjedhimisht qendër e hapësirës shqiptare në Ballkan, pesha e saj i kapërcen dukshëm përmasat e saj. Që vendi ynë është më i rëndësishmi për ne, ngaqë është i yni, kjo nuk përcakton rëndësinë objektive të tij. Dihet se kjo e fundit varet nga faktorë të tjerë, kryesisht nga skajimi i saj në peizazhin politiko-strategjik në gadishull dhe natyrisht rolin që luan. U bë një luftë në Ballkan, nga ato për të cilat thuhet “u tund bota”. U cilësua kjo si “luftë morale”, tepër e rrallë në histori dhe në të vërtetë ashtu ishte: luftë kundër një masakre, një shpërnguljeje, një tmerri, në emër të mbrojtjes të së drejtave njerëzore. Shqiptarët u gjendën në qendër të saj, ndaj e thënë shkurt, lufta u bë për ta. Si rrjedhojë harta e Ballkanit, dhe jo vetëm harta, ndryshoi. Në një këndvështrim më të epërm, kjo luftë pak a shumë mund të quhej: rivendosja e një drejtpeshimi të prishur. Pas kësaj, ishte e logjikshme që shteti historik i shqiptarëve të merrte vetvetiu një rol stabilizues në gadishull. Po aq sa ç’ishte e pritshme që Serbia e ndëshkuar të merrte rolin e kundërt: ta prishte drejtpeshimin. Ajo do të bënte çmos ta kthente kokëposhtë këtë gjendje. Të vërtetonte se ndërhyrja evropiano-amerikane, ajo që me krenari ishte quajtur morale, s’kishte qenë e tillë. Që prodhimi i saj, shteti i ri i Kosovës, qenë një dështim. Se veç rikthimi në gjendjen e vjetër, do të kthente normalitetin. Për këtë Serbia do të përdorte çdo mjet. Raporti i famshëm i organeve, në thelb zëvendësimi i një ngjarjeje historike, me një rrëfenjë sensacionale me vampirë, të ngjashme me mitin e vrasjeve rituale, akuzë e njohur kundër hebrenjve, ishte njëra nga përpjekjet. Kosova dhe Shqipëria u gjendën të papërgatitura. Gjykimi gjakftohtë ka munguar. Gjykimi gjakftohtë është rrjedhojë bindjesh dhe jo çoroditjesh emocionale. Dhe bindja vjen nga e vërteta. Ajo në këtë rast, do të diktonte përgjigjen e duhur. Edhe sikur ngjarja të ishte e vërtetë, ajo s’mund të ndryshonte asgjë në tablonë makabre të dhjetëra viteve shtypjeje, terrori shtetëror, përdhunime e masakra të papara në Evropë, në këtë gjysmë shekulli. As historia, as portreti i popujve, e aq më pak qëndrimet politike, nuk ndryshohen nga krime kanibaleske, që ndodhin sot e kësaj dite në Londër, në Tokio a në Berlin, ashtu siç njofton shtypi. Kanibalët shqiptarë, në këtë rast, nuk ka pse të kenë ndonjë trajtim të ndryshëm nga kolegët e tyre parisienë apo berlinezë. Ndaj përgjigja duhej të ishte: hetoni dhe na ndihmoni t’i kapim. Përpara se të jenë armiqtë e dikujt, ata janë në radhë të parë armiqtë e kombit, që fatkeqësisht i ka pjellë.

Por gabimi është bërë më parë në Shqipëri dhe sidomos në Kosovë. Ajo tablo kolosale e krimeve, që u përmend më lart, nuk u dëshmua në masën që duhej, prej atyre që e kishin këtë detyrë: intelektualëve në radhë të parë, historianëve dhe akademikëve. Këtë mungesë e paguan sot i gjithë kombi shqiptar. Vizioni i epërm, i plotë i gjërave nuk është ndonjë luks, por cilësi e domosdoshme e klasës politike. Nuk mund të ketë rol stabilizues Shqipëria në gadishull nëse brenda saj nuk gjen dot rrugët e nevojshme të zgjidhjes së problemeve. Rrjedhimisht, çka kujton se fiton jashtë kufijve të saj, e humb aty për aty brenda vetes. Është hera e parë në historinë e saj që Shqipëria gjendet në një skajim të tillë të ndërlikuar. Ngjarjet e kohëve të fundit në Mesdhe, treguan se shtetet me një “zhguall” të pranueshëm, që iu lejon të kryejnë ca detyrime ndërkombëtare të gjykuara pozitive, nuk mund të vazhdojnë më atë rol nëse brenda tyre punët nuk ecin. Pa bërë krahasime me to, mund të thuhet se një kundërthënie e tillë sa vete bëhet e bezdisshme tek ne. Shqipëria nuk mund të vazhdojë të ketë dy pamje, një për brenda, tjetrën për jashtë. E aq më pak dy thelbe, njërin të pranueshëm për Evropën e Bashkuar, e tjetrin jo. Ato s’mund të bashkëjetojnë gjatë. Një ditë njëra do të bjerë e ne do të gjendemi në një krizë të pashembullt, më të rëndë se kjo. Ngjarjet e janarit të këtij viti ishin një paralajmërim. Gjatë gjithë këtij muaji është folur shpesh për ndërkombëtarët. Për rolin që duhet të luajnë ose të mos e luajnë në jetën tonë. Për ndërhyrjet që disa i quajnë të pamjaftueshme, e disa të tepruara, sipas volisë politike të çastit. Marrëdhëniet tona me ndërkombëtarët dëshmojnë paqartësinë, mungesën e parimeve, shkurt, ankthin tonë të pafund. Ne jemi në një aleance evropiane. Një aleancë nuk është një idil me baresha e me fyej. Në botën tonë të ashpër një aleancë është, para së gjithash, një shtab në gjendje alarmi, ku midis aleatëve mund të ketë edhe acarime, edhe moskuptim, por gjithmonë për parime të mëdha. Ne e kemi pranuar këtë gjendje. Kjo aleancë është shansi i vetëm i një populli tepër të vetmuar. Një ngecje te “pragu” i Evropës, ose më keq, një përplasje portash në fytyrë, ka gjasë të shënonte fundin e rrugëtimit tonë në histori.

Në kohën tonë janë tepër të rrallë popuj që mund të kenë histori të veçuar nga të tjerët. Ka kohë që fatmirësisht historia jonë nuk është më e tillë. Ajo është histori shqiptare e njëherësh shqiptaro-evropiane.

Publikuar dje në gazetën shqiptaro-amerikane “Illyria” të New York


Shqetësimi i Kadaresë për 21 janarin e 2011 - Ditën e mësymjes të PS-ës me bandat e tij kundër kryeministrisë;
ImazhImazhImazh


Lista e shqetësimeve që ngriti Kadare ishin ato që kishte Edvin Kristaq Rama:

1. Administrimi i keq i votave

2. Vrasja e qytetarit e dënueshme

3. Pavarësia e institucioneve
Imazh

''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4463
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
[b]Ismail Kadareja pas 1990 sulmon përsëri dhe me egërsi Kishën Katolike me librin "Viti i mbrapshtë" të skenarizuem në filmin "Koha e kometës"
Ngjarje e vitit 1914

Enveristi Kadare nuk e tradhton shokun e tij nga gjirokastra Enverin.

Ismail Kadareja në atë mori rrjeshtat bëri obstruksion sikurse Ramiz Alija. Obstruksionizmi ësht ë arma e tij që i duhet të mbrohet nga e Vërteta duke sulmuar Vlerat Shqiptare. Pra Kadareja mbeti enverist edhe në moshën 75 vjec. Kujtova se kishte devijuar pak nga stili enverian, por ujku qimen e ndrron dhe zakonin nuk e harron. Me këtë artikull kuptova se ky ka pjesë në pregatitjen e Grusht Shtetit sepse dua ta faktoj dhe jo ta supozoj;Në shtëpinë tij në Paris ii vjen një mikë fanatik, besnik i quajtur Vasil Qesari, që si armik i Sali Berishës ka hapë panik në virtualitet për rrezimin e qeverisë. Kët vërtetoheni. Rreth Kadaresë hyjn e dalin element destruktiv që e duan Shqipërin të djegur dhe mandej të vij Ismaili me shpatë n’Shqipëri e te presi kokat e PD_ës meqë janë prej Veriut si Kokën e Berishës dhe të Jozefina Topallit. Kadareja për mua dhe kushdo ësht person destruktiv, që pas zjarrit të 21 janarit 2011 shkon në Shqipëri, jo për mesazh paqe, por për t’i hedhë edhe ky benzol. Eh ky u djegtë bashkë me kryepucistët. Turp Kadare, ke zgjedh rolin e antishqiptarit!
2.2.2011[/b]
------------------------------------------------------------------------------------
------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
[qender]“Koha e Kometës” e Kadaresë fletë për një Murgeshë që e dashuroi një musliman

Imazh
“Koha e Kometës” rikthen nderin e filmit shqiptar i mbështetur mbi motive të novelëzës “Viti i Mbrapshtë” i Ismail Kadaresë

- Regjizor - Fatmir Koçi
Imazh
- Skenaristi Dritëro
- Kushtoi 2.5 milionë Euro.(Filmi më i shtrenjti shqiptar deri në 2008)
- Producent i filmit - gjerman Alan Mixhic, me origjinë nga Bosnja
- Drejtor i Fotografisë -irlandez Donal Gilian
- Filmi u xhirue në mes të Maqedonisë dhe Veriut të Shqipërisë me dëshirën e Fatmir Koçit
- Muzika është realizuar nga kompozitori shqiptar që jeton në Hollivud, Aldo Shllaku
- Aktorët shqiptar;
Blerim Destanit rolin kryesor; Çun Lajçit, Luan Jahjes, Marsela Lusha, Xhevdet Ferri etj
- Aktorët e huaj; artisti gjerman Tomas Haince, në rolin e Princ Vidit, aktorët nga Maqedonia, Vllado Jovanovski dhe Naomi Valeska

1 September 2008


Shkruan : Ben Andoni (MAPO)

Koha e Kometës”, që ka çelur siparin e Festivalit të parë Ndërkombëtar Veror të filmit në Durrës, është kandidat kryesor për “Gladiatorin e Artë”. Filmi i Fatmir Koçit, mbështetur mbi motive të novelëzës “Viti i Mbrapshtë” ka mrekulluar publikun e Durrësit në sallën e Teatrit “Aleksandër Moisiu” më 23 gusht 2008.


“Koha e Kometës”

Për artdashësit e asaj dite, premiera ka qenë një kulmim i filmave të fundit shqiptarë edhe një rikthim i padiskutueshëm i nderit të saj. Me një cast të ekuilibruar të autorëve me përvojë dhe debutuesve, regjisori Fatmir Koçi i ka besuar Blerim Destanit rolin kryesor dhe pastaj Çun Lajçit, Luan Jahjes, Marsela Lushës, Xhevdet Ferrit etj, rolet e tjera. Thuhet se Koçi i ka mbyllur xhirimet e filmit më të kushtueshëm të historisë së kinematografisë shqiptare në nisje të vjeshtës së vitit 2007. Me plot 2.5 milionë Euro. Një film, që ka qenë ëndërr për realizimin nga ana e Koçit dhe krejtësisht me një look ndërkombëtar për sa i përket produksionit të tij. Ai ka qenë bashkëprodhim me Kompaninë gjermane “LARA Enterprises”, producent i të cilit është Alan Mixhic, me origjinë nga Bosnja. Koçi ka preferuar që t’i realizojë xhirimet në mes të Maqedonisë dhe Veriut të Shqipërisë. Megjithatë, në film nuk e shikon shumë këtë ndryshim. Aksioni i burrave nis dhe përfundon në të njëjtin vend. Ata nisen në një pllajë dhe në të njëjtin vend, kthehet me të dashurën e tij, aktori kryesor i filmit.

Kritikë - çalon disi në film gjuha

Po të gjykosh me syrin e një njeriu të publikut shqiptar, kupton se mbase elementi që çalon disi në film është gjuha. Që në ndërthurjen e personazhit kryesor kalon, sepse ai e mbulon me sharmin dhe me gjuhën e lëvizjeve të arrira. Në rolin e Kuz Babait është një arritje interpretimi i Çun Lajçit. Jo vetëm se e ka kuptuar në thelb rolin, por edhe se i ruhet patetizmit organik të shqiptarëve. Kamera është e jashtëzakonshme dhe e ndjek në mënyrë të përkryer aksionin e regjisorit. Ku shquhet ndërthurja e mrekullueshme e muzikës me elementin koreografik.


Përballja e dy etnive të ndryshme që i ndan lumi, por e kulturave gati të njëjta

Në një moment, që ai, ndoshta mund ta zgjidhte dhe ndryshe- kulmon përballja e dy etnive të ndryshme që i ndan lumi, por e kulturave gati të njëjta. Kanë të njëjtën cylen, daullen ndërsa dyluftimi folklorik i çon të gjallët gati në epos. Është një nga pjesët më të bukura gjithsesi të filmit. Një punë e jashtëzakonshme për të zbërthyer filmin ka qenë e drejtorit irlandez të fotografisë Donal Gilian. Ky i fundit, që ka punuar në filmin e Stiven Spilbergut tek “Shpëtoni ushtarin Rajan”, si asistent i parë i drejtorit të fotografisë( dhe në klipe të shumta muzikore me grupin e njohur “U2”), përmes vendosjes fantastike të kameras ka lehtësuar dhe konceptin e autorit dhe deri diku patetizmin e tepruar, që nuk i shpëton aktorëve. Një gjetje interesante e Koçit është roli i Dylberit të Kus Babait dhe dyluftimi psikologjik, që bën nga ana tjetër-për ta pasur të tillë dhe personazhin kryesor.

Historia e dashurisë e një Murgeshe


E ndërthurur me një motiv lirik, ku një vajzë që shkon murgeshë, fati e sjell të bashkohet me Shestanin mysliman, filmi duket se e përmban të gjithë emocionin e mundshëm. Në këtë cast qëndron organikisht dhe artisti gjerman Tomas Haince, në rolin e Princ Vidit. Muzika është realizuar nga kompozitori shqiptar që jeton në Hollivud, Aldo Shllaku, ndërsa marrin pjesë edhe aktorët nga Maqedonia, Vllado Jovanovski, aktorja Naomi Valeska (mbretëresha Sofi), që duket se janë integruar mirë. Një tjetër emër që ia vlen të përmendet është ai i Ralf Muler, i cili ka marrë pjesë në produksionin e filmit të njohur “Gladiatori”. Për Blerim Destanin në rolin e Shestanit, por edhe si co-producent i filmit duhen thënë fjalët më të mira për impenjimin dhe respektin e madh ndaj rolit. Mbase handikapi i gjuhës (është shqiptar i Maqedonisë) e bën pak si shumë të ndrojtur, gjë të cilën ai vetë e kalon në aksion dhe në vendosjen e mirë në plane. Koçi ka ditur që të mbërthejë mirë edhe domethënien e tregimit të Kadaresë.

Historia e filmit fillon me grotesk dhe e mbaron me grotesk.

Grupi i shqiptarëve, që kërkojnë luftën hipotetike dhe që do të plazmohet në histori- e fillon me grotesk dhe e mbaron me grotesk. Por, asnjëherë duke e kthyer filmin në komik. Ato elementë të groteskut, befas “mbyten” nga dalja e planeve epike. Që janë të kursyera. Filmi ka shumë thyerje dhe një objekt të përcaktuar mirë. Ai është një mozaik, mes habisë para tabelave të ndryshme, që gjithmonë çuditërisht njësiti i vogël i gjen në të njëjtin vend dhe që tregojnë formacione organizmi shqiptarësh gjithëfarëllojesh.

Si e trajton Religjionin Kadareja

Duhet thënë se regjisori është treguar shumë i kujdesshëm dhe në përplasjen e religjionit. Më shumë se sakrificë, ai ka treguar se religjionin shqiptarët e shikojnë si një akt për t’u prehur përkohësisht. Një vajzë murgeshë, pak kohë më vonë, ikën dhe përfundon e përdhunuar. Por, është ajo që merr përsipër të plotësojë, nga ana tjetër, vuajtjet e Krishtit.

Islami është e vetmja mburojë e shqiptarëve


Ndërsa një dervish, që duket se i ka qëndruar vetëdijes dhe trashëgimisë, përmes sakrificës do të tregojë se Islami është e vetmja mburojë e shqiptarëve. Epilogu është se të dy vuajnë dhe askush nuk fiton. Vetë njësiti i fshatarëve që drejtohet për luftë nga Shestani, kur largohet nga fshati, i duhet të ndahet në dy pjesë. Njëri të marrë bekimin e priftit dhe tjetri duvanë e hoxhës.

Muslimani martohet me ish-murgeshën


Fundi është i mrekullueshëm. Martohet personazhi kryesor mysliman me ish-murgeshën, ndërkohë që luftën që ka lypur më kot njësiti i vogël, tash u ka ardhur në derë. Dhe, shqiptarët nuk nguten këtë herë. Lufta pret, hareja jo. Janë të lumtur në grotesk. E përkryer zgjidhja, por më shumë koncepti i autorit, për të treguar mentalitetin e shqiptarëve. Gëzojnë në pamundësi dhe nuk u bën përshtypje e kobshmja. Duket se i gjithë jeta e tyre është një qerthull, ku kobi dhe hareja janë fare afër.

Festivali

Filmi “Koha e Kometës” e Ismail Kadaresë nuk është pranuar në Festivalin e Venecias në Itali

Filmi, sipas organizatorëve- është dërguar në disa vende të Evropës, Azisë dhe Amerikës, ndërkohë që nuk është pranuar në Festivalin e Venecias në Itali. Filmi do të ketë premierë në Prishtinë më 2-3 shtator dhe më pas do të shkojë në Maqedoni dhe do rikthehet në Tiranë. Filmat e pranishëm të Festivalit janë shfaqur një ditë në Qendrën e Kulturës “Aleksandër Moisiu” dhe ditën tjetër në Amfiteatër, ku organizatorët kanë menduar të japin “Gladiatorin e Artë”.

Permbajtja e Filmit:

Ngjarjet zhvillohen në vitin 1914, atëhere kur Princ Wilhelm Vid emërohet Mbret i shqiptarëve dhe në gjithë Ballkanin fryn një erë lufte. Personazhi kryesor i filmit quhet Shestan ( Blerim Destani ) një djalosh mysliman i cili sëbashku me katër shokët e tij nisen të luftojnë për vendin e tyre por edhe për të bërë synet Princ Vidin. Jo "nisin", por "nisen", as ata nuk e dinë mirë se ku. Në vend të armikut, Shestani takon Anjezën ( Masiela Lusha ) një vajzë katolike që i ati e ka dërguar kundër vullnetit të saj në një konvikt murgeshash. Dy të rinjtë dashurohen. Shestani dhe shokët e tij nuk arrijnë të gjejnë ku bëhet lufta, sepse kjo spostohet vazhdimisht, por Shestani ka gjetur dashurinë. Dhe, edhe pse nuk arrijnë me gjet luftën, gjejnë armikun

Përse Ismail Kadare nuk sajon apo sjell edhe personazh nga bota islame apo ortodokse, por vetëm me pasion urrejtës sjell murgesha nga feja katolike???
Vetëm tema tendencioze e denigrues sjell kundër fesë katolike. Ky është Kadareja ateist-enverist-sllav. Nga feja katolike nuk i vjen asnjë e keqe, ndërsa nga ushtria islame-ortodokse i vjen tortura dhe vdekja barbare e parakohshme

Nëntemat i ka pregatitë Redaksia e Kulturës http://www.Proletari.com


ALBAN BOGDANI SHKRUAN:
ISMAIL KADARE DHUNON SIMBOLIN E KRISTJANIZMIT…

SIPAS ROMANIT “VITI I MBRAPSHTË” - KOHA E KOMETES - "Time of the Comet" – Film Shqiptar…

Bëhën 2012 vite që simboli i Kristjanizmit nuk është dhunuar nga njeri.

Një mik i anadollakut Enver Hoxha, që sillej në shtëpinë e tia, i quajtur Ismail Kadare, njëçikë me vonesë, po më së fundi ia plotsoi porosinë mikut vet:

“Do tallemi dhe me Krishtin!”


Në librin e tia “Viti i mbrapshtë” Ismail Kadare, të realizuar film “Koha e Kometës”, gjeti subjekt “Kryqin e Krishtit” per të “kryqëzuar” një kurvë, mu nga kasollet e vjetra të Turqisë së vogel të Ballkanit, nga Kosova, apo Gjirokastra, ku dëshira dhe urrejtja ndaj Kryqit nuk kanë të ngopur.
[qender]Imazh
djathtas janë dy homoseksualët bashkë që rrijnë në Gjermani; serbi i Bosnjes - Allain Midzic producent i filmit dhe shqiptar maqedon Blerim Destani me pak mjekër

Filmi “Koha e Kometës” i luajtur me imoralët e kinostudjos së Kosoves është një “pashaportë” e mirë si per Kosovën ashtu dhe për Kadare, për t’u angazhuar më tej me islamikët e përtej Ballkanit, që, deri më tani nuk janë kujtuar për këtë vepër. Urrejtja dhe mëllefi Kadaresë, kalojnë çdo cak tolerance ndërfetare, mbasi nuk u mjaftuan me “kryqëzimin” e kurvës, por dhe “gjakosën” Kryqin me gjakun e kësaj prostitute të shek. XXI…Po më tej? – Do shohim…Ky është fillimi i një filmi pafund. Ismail Kadare këto filma ka kohë që është jo vetëm duke i shkruar, por edhe duke lozur. Europa nuk duhet të vazhdojë të kullosë në lamijet anadollake të Ismail Kadaresë…
(A. Bogdani, 5.X.2012).


Ismail Kadareja – Gjeniu i Manipulimeve

Mue më pëlqejnë ata miqë që ma thojnë troç, pa zhigla e tuj përdor terma edhe diplomatike. Kjo asht burrnore dhe miqësi e sinqertë e ndërtuem prej korektësisë dhe kurajos për t'i thanë mendimet ashtu si i mendon.
Nuk jam kundra idesë që ke për Kadarenë, rueje dhe nuk ta marr për të keq. Por unë e shof ndryshe ato pjesë që i ka rrafshue Kadare me atë që ju mendoni se e ka ndryshue.
Unë due të paraqes atë sipas konceptit tem.
Në konceptin tem e marr njeriun, shoqërinë dhe natyrën nën optikën dialektike. E kjo shoqnohet me vektor negativ dhe pozitiv apo me deviacione, duke nënkuptue që teorikisht dhe absolutisht nuk ka stanjacion. Ju e shifni sipas konceptit t'uej dhe unë tjetër e ktu asht ajo që quhet diversitet idesh e mendimesh.
Unë kambënguli në serinë e momenteve të veçanta të sjelljeve tija, që të lidhë me botën e lavdishme të tij në komunizëm. Për fatin e keq ende jeton ai nën mjegullën, nën tymin e revolucionit të diktaturës sllavo-osmane. Ky pas 1992 nga një hije i Zyrës së Përsekucionit të krimeve ndaj shkrimtarve, sekretar partie, deputet i përjetshëm dhe bashkëpuntor i Nexhmije Hoxhës u shndrrue në një super demokrat, në një njeri që ka shkrue në filan libër, interviste fjalë ma të mira për Kishën dhe për Fishtën se Kadareja e kishte pështirë me i thanë At Gjergj Fishta. Kështu sa herë që jepte intervista kryesisht në botë veçse vrer shprazë mbi Shqipninë si epiqendra tektonike e së keqes skizofrenike në Ballkan e në Europë e tjera pallavra. Ai pas 1992 nisi fushatën e furçës duke hedhë kova bojet ë zezë atyne faqeve të mbushuna me helm, akuza, shpifje, urrejtje e tjera ndaj Klerit Katolik e në veçanti ndaj At Fishtës. Sipër tyne hodhi varak e shkruejti disa të vërteta për ato që dikur kishte heshtë dhe shpifë,….për Kishën, për At Gjergj Fishtën deri në 1989 ku kishte ra Muri i Kampit Socialist në Europë.
Germat e kallaisun me varakun në intervista lëshuen një farë rrezatimi te mendja e një pjesë njerzve edhe të besimtarve katolik. U ba deti kosë. O burra se kush të fliste fjalë të mira për Kadarenë. Ma në fund zbriti nga Olimpi, nga shpella e rrufeve drejt në tokë, njeriu i letrave, njeriu i oborrit të sigurimit e të Enverit,….. Kadareja pranoji Rolin e Kishës dhe të prelatve të saj në Historinë Shqiptare në shekuj mbi kontributin e tyne në vendosjen e kulturës shqiptare, të atdhedashnisë të pakufishme deri në vdekje, deri në tortura e në litar nga osmanët, Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha. U la në muze nga këta njerëz ato libra, intervista, foto, të tija si relike e së kalueme, që përmenden si lajthitje të Kadaresë, se ishte koha e dokrra tjera justifikimesh idjotike.
Kush u njoh me ,,kët kthesë 180 gradësh,, të tij u bind se tashma asht me demokracinë perëndimore,….
Aty nga viti 2005 shkruejti librin ,,e famshme,, ”Viti i mbrapsht” dhe se kush djalli e ideoi ta skenarizonte për film dhe ta realizonte në vitin 2008 me titull ”Koha e kometës”. Ky film që kushtoi ma shumë se çdo film tjetër te 2.5 milion dollarë u ba me producent një serb i Bosnjes dhe aktor shqiptar maqedonas dhe tjerë. Subjekti bahej fjalë në vitet 1914, ku muslimanët osmanë nuk e pranuen protestantin princin nga Gjermania Vidin ose të bahej synet. Ndër tjera brenda subjektit të filmit kanë sjellë një murgeshë që martohet me një malsor musliman. Fakti asht se kryeqendra e filmit italian Venecia nuk e pranoi të konkuronte mes filmave tjera për sakrilegj apo për përdhosje të kryqit dhe të elementit murgeshë. Kadareja nuk u skuq aspak sepse ishte mësue me i bak to flliqsina në Shqipni, ku kishte të drejtën dhe nxitjen nga komunizmi. Kur i sollëm fotot e murgeshës të kryyqzuem në kryq dhe duke u martue këta soj naivësh apo hafijesh e injoruen me justifikimin se ka ndryshue këto 20 vjet dhe gërmat e varakut janë shum të bukura para ktij filmi diskriminues.
Këta që u joshën dhe propoganduen evolucionin e rrufeshme të Kadaresë nga elozhet e varakut të letrave ose ishin leshko, naiva ose janë pjesë e ushtrisë të fijeve të hijeve të zeza të së kalueme.
Pse vazhdon në një anë përmirson retorikën, duke fillue pas 55 vjetësh të flasë të vërtetën e historisë a thue se ka ba një mrekulli. Në anën tjetër vazhdon lojën e vjetër kundër Klerit Katolik.
Një përgjegje ka; Don me këtë vepër përçudnuese të marrë çmimin Nobël. Ta harroi kët Nobelin se nuk merret dekorata si në kohën e Enverit edhe pse atij ende nuk i ka dalë opiumi komunizmit nga palca.

Shufra e drejtsisë
E diel, më dt. 7 tetor 2012
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4463
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Si e shkrova une Kadare librin ''Ardhja e Migjenit në letërsinë shqipe''?
Imazh

Marrë nga artikulli "Teza më idiote për Migjenin, që ishte sllav"
Publikuar më 14/03/2008 - 11:37
http://lajme.shqiperia.com/lajme/artiku ... shte-sllav

Gazetari
A ju ka mbetur diçka pa shkruar, që do donit ta shtonit a ndryshonit te vepra "Ardhja e Migjenit në letërsinë shqipe"?

Kadare pohon:Kjo vepër është shkruar në kohën e komunizmit. Në vepër ka ndikuar kufiri që vihej në atë kohë, kishte kufizime që i dija se nuk mund t'i kapërceja. Kjo vepër është një ese, ku në përgjithësi paraqitet ajo ç'ka mendoj për Migjenin. Vepra në fjalë ka munguar, por ka të gjymtuar pjesën e kohës kur jetoi dhe punoi Migjeni. Lidhur me Migjenin ishin të pasakta vlerësimet kritike të letërsisë së zhvilluar në atë kohë nën diktaturë, jo vetëm në Shkodër, por në të gjithë Shqipërinë dhe ka një keqkuptim dramatik për Migjenin që vazhdon ende. Nuk është faji i Migjenit që regjimi komunist persekutoi shumë shkrimtarë që jetuan në atë kohë. Mangësitë janë krijuar nga kufizimet e kohës. Por ajo është një ese dhe në diktaturë, letërsia ishte më e lirë se eseja, e cila kishte gjërat e përcaktuara, ndërkohë që kryeredaktorët fusnin emrat .....


I nderuar Ismail Kadare!

Me kët intervistë nuk ja mbush mendjen as një femijet sepse ti e ke rregull mashtrimin ordiner para cdokujt sidomos para gazetarve vendas dhe të huaj. Lexojeni dhe ndigjoni intervistat e Kadaresë që nëmes tyne gjen pasaktësira, sajesa tej djallëzore me dyzime kuptimesh.
Përse Kdareja përdor sistem vlersimesh ndër shkrime mjetin e dyzimit?
Sepse don nëpër mjegul të shprehi një djallëzi, ku djallëzinë e maskon me dyzimin e fjaëve. Vetëm mungesa e sinqeritetit e bën që t¨mos jetë i hapur ideja e tij për subjektet që i ka mbuluar me tisin e mjegulles sikurse ka vepruar ne kohen e komunizmit, që i shfrytëzon edhe në demokraci për të kaluar lumin aq lehtë sepse sic thote kadare e shpreha kët gja se kishte edhe kët kuptim.
Vetëm një mendje e mbushur me djallëzi si kjo nuk mund të bëhet i besueshëm për atë që flet sot. Po t'i vesh re me kujdes të gjitha intervistat, shkrimet e tija e t'i ballafaqosh me praktikën e tij ditore e kohore rezulton se asht në disfazim. Mjerë kush i merr serioz dhe të mirëfillta të vërtetapër ato që shkruan dhe flet!


Landa u pregatitë nga Redaksia e kulturës së http://www.proletari.com
E hanë, më 1 nantor 2010


Version i ri mbi librin "Ardhja e Migjenit në letërsi" e deklaruar nga Kadare më 22 shtator 2015
Revizionim sipas metodës "Ndrysho ngjyrën sipas terrenit dhe kohës


Kadare : “Pse e kam retushuar sprovën për Migjenin”

ISMAIL KADARE
Ky është sqarimi i dytë, pas atij që ka shoqëruar botimin e kësaj sprove në serinë e “Veprës së plotë” të autorit në vitin 2009. Siç është përmendur në shënimin e parë, tekste të tilla problematike kanë shtruar, dashur pa dashur, një alternativë paradoksale, për të mos thënë, jo fort të logjikshme.
Thelbi i saj lidhej me pyetjen: Ç’do të bëhej me tekste të tilla të krijuara në një rend të vështirë ku liria e shprehjes nuk njihej? Do të botoheshin më pas, ashtu, siç ishin shkruar, pa kurrfarë ndryshimi, apo do të lejohej njëfarë retushimi minimalist, natyrisht i shpallur prej autorit? Me fjalë të tjera, mbi këto tekste do të rëndonte njëri nga dy dënimet: të mbartnin përgjithmonë vulën e së keqes, apo për të shmangur këtë të mos botoheshin më, thënë ndryshe, të shuheshin përgjithmonë?
Çështja e retusheve është shoqëruar me spekulime, nisur nga më banalet, siç është data e krijimit të veprës, gjer te natyra e retushit. Te sqarimi i vitit 2009 – çështja themelore është ajo e datës. Në pamje të parë ngjante e thjeshtë dhe, në thelb, është e tillë. Nuk ka gjë më të vërtetueshme në botë sesa koha e krijimit të një vepre. Megjithatë, në një vend ku spekulimi kthehet në modë, guximi i spekulantëve nuk njeh kufi.
Ndaj dhe sqarime që në rrethana normale s’do të ishin të nevojshme, bëhen të tilla. Në kushtet e ndërrimit dramatik të rendit politik, kur flitet për retushet, është fjala në radhë të parë për ato të natyrës politike. Retushet e tjera janë pjesë e procesit normal të krijimit në çdo kohë e në çdo vend. Kjo marrëveshje për termat është e domosdoshme për të ndërprerë çdo abuzim.
Një tjetër domosdoshmëri është shpallja prej autorit e çdo retushimi bashkë me përgjegjësinë morale që ai merr për të. Domosdoshmëria e tretë, ndër më themeloret, është saktësimi i qartë se në këtë çështje është fjala kryesisht për vepra studimore, sprova e shpalime panoramike, dhe kurrsesi për krijime të mirëfillta artistike.
Retushimet për romane apo drama ku pas rrëzimit të komunizmit, personazhet komunistë kthehen në antikomunistë dhe e kundërta nuk janë veçse sajesa të humorit të kafeneve dhe s’ka pse të merren seriozisht prej askujt.
Për t’u kthyer te pyetja se ç’do të bëhet me krijimet eseistike, te të cilat, pavarësisht seriozitetit, dëshmohen haptas gjurmët shtrënguese të kohës, ose kufizimet e vetë autorit, zgjidhja e problemit nuk është e pamundur.
Qortimi i një mendimi, ndreqja, plotësimi, apo riformulimi i një vizioni, qoftë edhe në rastet delikate, kur arsyet janë politike, janë të njohura. Për tekste të tilla, alternativa ose të botohen ashtu siç kanë qenë, pa as më të paktën ndreqje, ose të zhduken nga faqja e dheut vështirë se mund t’i qëndrojë logjikës normale.
Në rastin e zgjidhjes së dytë, asaj të zhdukjes, vetvetiu do të shtrohej pyetja: Në emër të kujt do të bëhej kjo? Për t’i bërë një nderim të tërthortë epokës që u përmbys? Për të pranuar, gjithmonë tërthorazi, një triumf të mbrapshtë karikaturesk të saj? Me fjalë të tjera, për të mbrojtur si të përjetshme gabimet e diktuara prej saj? Është e drejtë e çdo autori të zgjedhë versionin që i dikton ndërgjegjja e tij.
Aq më tepër për vepra që botohen pa lejen e tij, siç ndodh shpesh në hapësirën shqiptare në Ballkan. Si përfundim, mund të thuhet se përvoja botërore na mëson që, pa qenë kurrsesi i njëjti proces me retushet artistike, ndreqja e gabimeve në procesin e studimeve eseistike, pavarësisht shkakut të zanafillës, është pjesë e zhvillimit dhe emancipimit kulturor. Kjo e drejtë e autorit, pjesë themelore e së drejtës universale, nuk mund të preket nga askush dhe në asnjë rrethanë.

A duhet besuar besnikut ma sllavo-islamik i Enver Hoxhës - Ismail Kadareja kundër At Gjergj Fishtës?Ku është kërkimi i Faljes ndaj poshtërimit me anë të shpifjeve ndaj kolegut të vet shkrimtar, At Gjergj Fishtës?

Është autori që e ka bërë gabimin, është ai që e shpall publikisht atë, dhe është përsëri ai dhe askush tjetër, që përpiqet ta ndreqë. Këtij parimi i përmbahet ky botim i fundit i sprovës për Migjenin. Siç ndodh shpesh në raste të tilla, ky nuk është kurrsesi një rishikim i plotë i tekstit. Përkundrazi, retushet janë tepër të rralla e të kursyera.

Sasia e retushimit sipas oreksit - Sasia 40 rrjeshta u ndrruan - Po cilsia a ndryshoi për të mirë apo për ma të rafinuar?
Si të tilla ato janë të pamjaftueshme për të shmangur keqkuptimet. Janë heqje radhësh dhe paragrafësh dhe asnjëherë shtesë. Ndër dhjetë kapitujt e kësaj sprove, retushe (heqje radhësh) kanë vetëm dy prej tyre: i pesti dhe i gjashti, gjithsej rreth dyzet radhë. Pjesa tjetër e tekstit është e njëjta me atë të vitit 1989.

Verë, 2015

Shenim;
Nëntitujt u vendosën nga Redaksia e Politikës të http://www.Proletarit.com

http://www.voal.ch/kadare-riboton-libri ... retushuar/
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4463
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Denigrimi i At Fishtës dhe veprës tij ''Lahuta e Malcis'' nga i paudhi Ismail Kadare sipas komentit të shkrimtarit Albri Brahusha
Zoti Ik për Fishtën, Ardhja e Migjenit në Letërsinë shqipe.

Imazh

Në të vërtetë, me gjithë mosqasjen e ftohtësinë që treguan për shkrimtarët e shquar shqiptarë, veprës së Fishtës, sidomos “Lahutës së malësisë”iu ngrit një kult e iu bë një reklamë e tillë, sa që rezIkonte ta kthente atë në një gur varri që mund ti merrte frymën gjithë letërsisë shqipe. Dukuri jo fort të shpeshta, vepra të tilla qëllon që shfaqen në letërsi të ndryshme, tamam si sëmundje që duhen kapërcyer. Për fat të mirë, letërsia shqipe për shkaqe e rrathana jashtëletrare (çlirimi i vendit nga fashizmi, përmbysja shoqërore etj.) u çlirua më shpejt se ç’pritej nga ky kequptim.
Gjergj Fishta vdiq në vitin 1940, kur vendi ishte në kulmin e zisë dhe robërisë, kurse ai vetë në majën e një lavdie, përndritja e së cilës ngjante ogurzezë në sfondin mortor fashist. Varrimi i tij i organizuar me madhështi, nga kleri katolIk vendas dhe nga VatIkani i Romës, ishte njëkohësisht varrimi i një epoke në letërsisnë shqipe….

(Shkruar mes viteve 1988-1989, botuar nga“8 Nëntori” më 1991).


Në të dy rastet zoti Ik merret me vdekjen e këtyne burrave të shquem të Shqipnisë, ai gjithnji kënaqet kur hapen varre, gëzohet kur dIkush i randësishëm vdes, a thue se për vedi asht i përjetshëm; do të ketë ndonji lidhje, zoti Ik duket sIkur ka marrë rolin e varrmihësit të letërsisë shqipe. Pa pIkën e marres ai rren ditën për diell, duke e quejtë Koliqin kolaboracionist, kur Koliqi sakrifIkoi të bahej Ministër Arsimi, që edukata të mos binte në duert e ndonji injoranti. Nuk besoj te kete pasë ndonji ministër arsimi ma të mirë se Koliqi këto gjashtëdhjetë vjetët e fundit zoti Ik, apo harrova ke kenë ti, në detyrën e Nënkryetarit të Frontit DemokratIk, organizata ku populli spiunonte popullin. Ti zoti Ik ke guxim me akuzue Koliqin për bashkpuntor të fashizmit, kur ti ke bashkpunue me dIktaturën “për hatër të fëmijëve”, ke ba vepra të dobëta, ke dashtë me ra në burg por s’ta kanë lejue këtë luks, ke dashtë me vra vedin por edhe këtë nuk e ke ba se nuk ke kurajë, thjesht ke gjallue e pse, për fëmijët, atëherë nuk e kuptoj pse nuk vazhdon e jeton për fëmijët tuej, po për me ia marrë frymën letërsisë shqipe, asaj të vjeter e të re. Pse i akuzove për së vdekuni të gjithë ata që të rrezIkojnë, se kanë vepër po aq sa ti, dhe çove në piedestal shkrimtarë që kishin pak vepër, ishin jashtë Shqipnie apo që ishin të veçuem nga dIktatura, ndryshe nga ti që flije përnatë me të.
Dhe nuk të mjafton kjo por vazhdon e frymëzon me frymë të keqe, e për qëllime të këqija, se ti kur ke mashën s’ke pse me djegë duert, zoti Ik. Ti ke hallin tjetër, e di. Zoti Ik, ti mendon si faraon por ke nji problem, nuk ke aq skllevër sa me ta ndërtue Piramidën, arkitekt jo e jo, dhe kjo asht tragjIke. Sepse ti nuk do ta kishe dashtë varrin si të gjithë nën dhe, por si faraon, si personazhi i veprës tande, mbi dhe. Sepse ti je i vetëm. I kërkon shokët por trishtohesh se ata nuk kanë ardhë, ata nuk të gjenden, kështu je detyruar të jesh vetëm. Është e lehtë të ndihesh gjigand para karkalecave zoti Ik. Koha e karkalecave Iku. Po siç thotë Ervin Hatibi, ti je kallare. Kallare e grisur. Letërsia jote është atje dhe do kemi kohë të merremi me të ma vonë. Ti mbart me vete zoti Ik te gjitha komplekset e personazheve të tua, nga autor i veprës, dalëngadalë po kthehesh në një personazh të randomtë të saj.
Kur ti zoti Ik, Ike, (atëherë mbasi kishe akuzue ata që Ikën para teje, si jashtëqitjen e kombit sepse vetëm kështu do mundeshe me Ikë rehat) na kujtuem se ti Ike, se kishe ndërmend nji Shqipni t’re, por ti Ike për arsye tjetër, me mshehë gjurmët në Paris, a ndoshta me mujtë me rrejtë ndonji komision në Suedi. Por dështove zoti Ik, jo për gja po ti maspari ke Ikë nga vetja, ky asht problemi jot, e je kthye ketu ndër ne, si hija për të marrë atë çka të mbetet. Ta qaj hallin, duhet të jetë shumë e vështirë me jetue në këtë farë feje. Gjynah se ti ke pasë talent.
Ernest Koliqin apo burra (a gra) të tjerë të shquem që kanë vdekë, ti zoti Ik, apo ndokush tjetër, bani mirë mos me i marrë nëpër kambë, se tash ju merren kambët. Unë kam me kenë gjithmonë në roje. Kaq sot për sot. Ka edhe ma. Dosje, dokumenta, sekrete, që po deshtët mund t’ju kujtojmë se kanë firmën tuej.
Rrnoftë, Ernest Koliqi!

Milosao Tirane 2004.
Albri Brahusha
I diplomuar avokat, por gjëja që bën, që i jep kohën është letërsia. Albri Brahusha ka një 15-vjeçar që është prezantaur në letrat shqipe në tre drejtime: prozë, dramaturgji, publicistikë. Nga 2002-shi e këtej ka jetuar nëpërmjet letërsisë, siç tregon ai.
Imazh
U morrë nga ky link; http://webcache.googleusercontent.com/s ... clnk&gl=dk


-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Pse nuk jam dakortë me shkrimet e Kadaresë kundra At Gjergj Fishtës?
Imazh

1. - Përse nuk e bëri vetë me vullnetin e tij një auto-intervistë në formë ese-je, një tjetër gjini letrare apo me ndonjë auditor akademikë duke bashkëbiseduar dhe jo ndëgjuar pallavrat, gënjeshtrat, hilet, sharjet, fyerjet që kurrë nuk i hoqi nga kultura e tij e të komunikuarit me medien dhe publikun? Përse priti në vitin 2002 të merrej në intervistë e të shpjegohej për shpifjet, fyerjet sistematike të tij në periudhën e komunizmit derisa ”u arratisë” në Parisë? Përse ndërgjegja e tij nuk e ftonte të bënte pendesë vetë? Posikur gazetarët të mos e pyetnin për këtë kapitull nga më të shëmtuara dhe më unikale për cilindo shkrimtar? Si do të mësonim ne lexuesit se shkrimtari ynë Kadare heshtë dhe nuk dëshiron të reflektoji për bëmat kundër At Fishtës?
Jam i sigurtë nga fjalori arrogantë, tensioni nervor i tij i urrejtjes kundër At Fishtës do ta mbante ndërgjegjen të mbyllur.

2. - Emërtimi që ai i bën si prifti At Fishtën tregon se nuk e ndjen së është edhe një Gjeni i letrave dhe i patriotizmës shqiptare.

A e meriton të jetë i njejti At Gjergj Fishta me Naim Frashërin, nënpunësin e pushtuesit osman si në vepra dhe në shërbimin ndaj atdheut?
Imazh

3. - Venia e At Fishtës në një rrjeshtë me Naim Frashërinë është tjetër arsye bindës se Kadareja nuk e ka të sinqertë pendesën. Si mund të krahasohet Homeri shqiptar me N.Frashërin, një poet i madh për Jugun, por jo për Kombin Shqiptar? N. Frashëri ishte një nënpunës i lartë i perandorisë otomane, si robëruesit nga më barbarët që njohu historia shqiptare e robërimit. Ndërsa At Fishta përballej me përsekucionin sllavë e zogollian. A mund të vëhen në një shenjë barazimi kryeveprat e At Fishtës si poema ” Lahuta e Malcisë”, apo ” Mrizi i zanave” me ndonjë libër poetikë të N.Frashërit? At Gjergj Fishta i shërbeu nëmes përsekucionit, përndekjes në Shqipëri, ndërsa poeti N.Frashëri i shërbeu me besnikëri, zellë e simpati pushtuesit osman.
Vetëm mëndjet e sëmura nga otomania e sllavizmi, apo lokalistë i sëmurë mund ta bëjnë këtë krahasim trashaman e dashakeqëse. Vetëm mendja e një njeriut zullumqar e hileqar mund të bëji krahasime të tilla idiotike. E si ky ka të sëmurë në ligësinës si Kadare edhe Rexhep Qosja me shumë batakë me tituj profesoralë budallenjë të molepsur nga ideja se meqë nuk ka Jugu asnjë poet të kalibrit të Veriut sikurse ishte dhe mbeti At Fishta na duhet me e shpall me titullin babai i poezisë kombtare N.Frashëri.

4. - Kadareja pohon se isha ateistë dhe nuk e kuptoja rëndësinë e fesë katolike.
Ky pohim nuk mund ta përtypi stomaku as i adoleshentëve se të mëdhenjve jo që jo. Pse?
A duhet me qenë katolikë shkrimtari për të kuptuar fenë katolike? Edukata, formimi dhe imagjinata e shëndoshë me kahje pozitive janë pjesë e të kutptuarit të fesë tjetrit i nderuari shoku Kadare.
Për shkrimtarin dhe cilindo kjo lloj justifikimi nuk pranohet, por hidhet me neveri si tallje dhe si një mashtrim me publikun.

5. - Si mund të pranohet pohimi i Kadresë; ”Desha të shtoj se në këtë kaos, emri i Fishtës, u përdor shpesh në mënyrë hipokrite.”
Pra sipas Kadaresë fajin kryesor ndaj gjithë atij zullum sharjesh e shpifjesh të tij ndaj At Fishtës ja kanë hiperbolizuar e keqinterpretuar mediat dhe qytetarët që kanë shkruar kundër tij në dëm të moralit dhe krijimtarisë të tija. Kjo frazë është boshe dhe tingëllon një zë hileqare, mashtruese pasi janë dy shkrime që vetë penda e tij e zezë i nxorri në botim dy shkrimet kundër At Fishtës, kundër Klerit Katolik dhe kundër Shkodrës si ajo në Gaz. ”Zeri i popullit” në 1974 dhe te libri famëkeq antishqiptar ”Ardhja e Migjenit në letërsi” në 1990 që u botua per herë të parë në Tiranë.

Kadareja nuk ka bërë pendesë, por një autokritikë bollshevike, që ishte e mbushur me gënjeshtra, me hile sepse regjimi komunistë kështu e rekomandonte si një nga 10 cilësitë e komunistit.

Autori - Ilir Dajaku

Koment: Lexuesi le të zgjedhë vetë në mes apogjesë së famës dhe apogjesë së moralit.
31 mars 2011
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4463
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
A bëri Ismail Kadareja një pendesë të sinqertë e të besueshme At Gjergj Fishtës

A.
Dy shkrime kundër Homerit shqiptar janë dy gurë varrit në të gjallë dhe mbi arkivolin e Ismail Kadaresë

Imazh

I.


Lexues i dashur!

Ju kam sjellë në dy pjesë:
Shkrimet e Kadaresë kundër At Fishtës
Shkrimin jo pendesë, por ”autoktritikë” të Kadaresë dhënë në vitin 2002 Gazetës ”Korrieri” ndaj fyerjeve të At Fishtës.
Sa mëposhtë i lexoni dhe i komentoni sipas vështrimeve të juaja, ndërsa unë meqë e kam penën në dorë e do të shtjelloj sipas vështrimit tim temën e shkrimit.

Marrë nga “Zëri i Popullit – Gazetë e ish Komitetit Qendror të PPSH”, 13 janar 1974, f. 3 – kur ishte Kadare 38 vjeç)

“…Gjithë ky arsenal errësire dhe myku është trashëguar nga arti i sotëm borgjez e revisionist. Duke e trashëguar atë, ky art i degraduar, megjithse pretendon të jetë i kohës e modern, në të vërtetë tregon se është i vjetër e dogmatic sa s’ka ku të vejë më.
Në pleniumin e 4-të të Komitetit Qendror të Partisë shoku Enver, në një mënyrë thellësisht marksiste, zbërtheu esencën e vërtetë konservatore të borgjezisë dhe të revizionistit të sotëm. “Karakter konservator – thotë shoku Enver, – kanë jo vetëm ideologjitë e vjetra që vinë nga thellësitë e shekujve, por edhe ideologjia e kultura e sotme e degjeneruar borgjeze e revizioniste, i gjithë liberalizmi e modernizmi i tyre”.
Duke zbatuar tezën e shokut Enver në terrenin e letërsisë dhe të arteve, nuk është vështirë të dallojmë në kohën tonë aleancën e shenjtë të konservatorizmit më të tërbuar me modernizmin më të shthurur. Le të kujtojmë disa fakte nga historia e letërsisë sonë.
Cili ka qënë konservatori më i madh i letrave shqipe dhe jo vetëm i letrave, por i gjithë kulturës sonë?
Përgjigja është e qartë për të gjithë: ky konservator ka qënë Gjergj Fishta. Fanatik i tërbuar, idealizues i çdo gjëje patriarkale, apologjet i fesë, i institucioneve mesjetare, hymnizues i primitivizmit, armik i egër i çdo përparimi – ky është portreti i këtij letrari prift.
Mirëpo, nga ana tjetër po të bëjmë pyetje se cili ka qënë liberali më i madh i letërsisë sonë, përgjigja është po ajo: përsëri Gjergj Fishta. Filoitalian i papërmbajtshëm, agjent i Vatikanit, emisar i pushtimit fashist, partizan i çkombëtarizimit dhe i romanizimit të kulturës sonë.
Pra, nga një anë kryekonservator fanatik, nga ana tjetër kryeliberal. Shovinist i tërbuar dhe njëkohësisht kozmopolit i tërbuar.
Kur ishte fjala për idetë e reja shoqërore, përparimin, për revolucionin, ai ishte konservatori më fanatik. Kur ishte fjala për fatet e atdheut, për lirinë, për kufijtë ai ishte liberali më i madh.“
Imazh

II.
– At Fishta të libri ”Ardhja e Migjenit në letërsinë shqipe”:

' Ismail Kadare 1991- Tiranë.JPG

Faqja -39-…(Migjeni do të nervozohej e të shfrynte veçanërisht kundër këtij predikimit), një tjetër personalitet, madje më i njohuri e më i reklamuari, i kurorëzuar si poet kombëtar, prifti Gjergj Fishta, në vetminë e kuvendit françeskanëve po rrekej të krijonte një vepër që ishte sa jashtë kohës, aq dhe jashtë mundësive të tij……

Faqja -40- …- Absurde si ndërmarrje, për arsye që merreshin lehtë me mend, ajo bëhej dyfish e tillë për shkak se poetit françeskan i mungonin shumë gjëra, e në rradhë të parë ai talent i veçantë për të përpunuar, apo më saktë për të vënë nën fre, atë shkumëzim të lirë,… Nëvend të atij nxorri poemën e gjatë monotone ‘’Lahuta e Malcisë’’, një kronikë sterile, e cila duke qenë, veç moralizuese e didaktike,…. …ishte ‘’vepra e jetë së tij’’, himnizohej Shqipëria e prapambetur, kanunore e mesjetare.
….ai nuk shkoi mëtej konfliktit ndëretnik midis shqiptarëve dhe sllavëve, që e shpalli si një luftë gati kozmogonike……

Faqja -41- ….Nuk i lejohej një poeti, e aq më tepër një poeti të shekullit XX, që të mos e shihte në këtë kob asnjë dritë e asnjë rrugë pajtimi, madje as aq dritë sa jepte herë-herë vetë eposi zemërak.
…..të mos bënte, megjithatë, një dallim midis popujve sllavë dhe shovinizmit sllavomadh…
……Mesazhi nacionalist të Fishtës, mesazh që herë-herë merrte përmasat e një ksenofobie totale e që synonte izolimin e plotë të Shqipërisë prej botës së jashtme, nuk e përfilli as letërsia dhe as mendesia shqiptare,…..të mos binin në zona të ulëta të shovinizmit,…

Faqja -42- ….përmbledhja ‘’Mrizi i Zanave’’, vepra më e arrirë artistikisht e tij.’(Në këtë faqe ka folë të vërtetën Kadareja me synime dyzime vetëm anën artistike duke lënë mëjanë subjektin.)
Ja se si e vlerëson Kadare kryeveprën homerike ’’Lahuta e Malcis’’ si një vepër për analfabetët, për çobanët, për ambientet pastorale, për antishqiptarët proitalian, për zyrtarët, që nuk u punonte truri për me gjetë thelbin e saj monstruoz sipas Kadaresë

Faqja -42 - ….Siç ndodhte shpesh me krijimet që kanë vulën e nacionalizmit, vepra e Fishtës, e sidomos ‘’Lahuta e Malcisë’’ fitoi një popullaritet të veçantë, qoftë në rrethet zyrtare, sidomos ato proitaliane e më pas kuislinge, qoftë me shtresa të prapambetura e disa herë analfabetë të popullsisë, të cilat nuk ishin në gjendje të kapnin thelbin e saj, por shihnin atë pjesërisht si një zinxhir episodesh.

Faqja -43-….veprës së Fishtës, sidomos ‘’Lahutës së Mlacisë’’, iu ngrit një kult e iu bë një reklamë e tillë, saqë rrezikonte ta kthente atë në një gur varri që mund t’i merrte frymën gjithë letërsisë shqipe.

Faqja -43- …Gjergj Fishta vdiq në vitin 1940, kur vendi ishte në kulmin e zisë së robërisë, kurse ai vetë në majën e një lavdije, përndritja e së cilës ngjante ogurzeze në sfondin mortor fashist. Varrimi i tij i organizuar me madhështi nga qeveria kuislinge shqiptare, nga kleri katolik vendas e nga Vatikani i Romës, ishte njëkohësisht varrimi i një epoke në letërsinë shqipe….

Pak komentë i autorit

Ismail Kadare e denigroi fund e krye At Fishtën dhe kryeveprën ”Lahuta e Malcis”
Sulmi i tërbuar ishte tipike otomane-sllavë i Kadaresë mbi Klerin Katolik, At Gjergj Fishtën dhe Shkodrën
Kadare deputetë i Kuvendit Popullor 1981.jpg

Të cënosh me shpifje At Fishtën do të thotë ke fyer Historinë e Shqipërisë, Klerin Katolik, Eposin Shqiptar

B.
Njihuni me ”autokritikën” e Kadaresë ndaj shpifjeve, fyerjeve,…të At Fishtës


Marrë nga intervista e gazetës ”Korrieri”, 06/01/2002

Pyetje:
Ju folët për evoluimin lidhur me fenë. A ka patur evoluim tek ju edhe për Fishtën?

Përgjigje:

Natyrisht që ka patur, ndonëse me vonesë. Madje ndërgjëgjesimi im për fatin e katoliçizmit shqiptar më ka çuar natyrshëm te ndryshimi i vizionit për Gjergj Fishtën. I çliruar nga kornizat e ngushta të vlerësimit ngushtësisht estetizant e profesional, zbulova përmasat globale te poetit. Si shenjë dhe si provë e ndryshimit tim ka qenë kerkesa publike për botimin e Fishtës në Shqipëri. Ka qenë e para kërkesë e bërë në shtyp. Kjo ka ndodhur më 21 mars 1990, kur Shqipëria ishte ende komuniste. Nuk e kam quajtur për meritë kushedi se çfarë, e kam quajtur në radhë të parë një borxh të ndërgjegjes sime.

Pyetje :
Po insistoj për Fishtën, meqenëse, siç e thoni ju vetë, për të ka interes të gjërë nga publiku shqiptar. Cili është mendimi juaj sot për vendin e tij në panteonin e letërsisë shqipe?

Përgjigje:
Këmbëngulja juaj është e drejtë. Edhe pas komunizmit shtypi ka dhënë dromca ose fraza të mija të montuara keq, të cilat në vend ta sqaronin e kanë ndërlikuar problemin.

Kadare:
Gjergj Fishta bashkë me Naim Frashërin, janë dy poetet më të mëdhenj, të vetmit dhe me sa duket, të fundmit poetë kombëtarë të letrave shqipe. Me cilësimin “poet kombëtar”, në shumë vende, e sidomos në gadishullin tonë, pagëzohen poetet me status të veçantë, qe fati e sjell të kapërcejnë kufijtë letrare e të bëhen njësh me pejsazhin global kulturor, shpirtëror e historik të vendit, me kumtet e me shejzat e tij. Këto atribute misionarësh, qëllon që u a rritin peshën dhe hijen disa herë në dëm të vlerave ngushtësisht artistike. Ndaj një gjykim estetizant mbi ta, siç u përmend pak më lart, mund të rezultojë i gabuar.
Desha të shtoj këtu se një provë tjetër, provë më e re që vërteton rëndësinë globale të Fishtës dhe Naimit, ishte pikërisht kjo kohë e tranzicionit poskomunist. Kur kombi shqiptar u gjend përpara një trandjeje te frikshme, kur u troshiten pa asnjë dallim shtyllat mbajtëse të ngrehës së tij morale, historike, ato shtylla pa të cilat asnjë komb evropian nuk mund të quhet i qytetëruar, këta dy misionare ishin më të nevojshëm se kurrë.
Desha të shtoj se në këtë kaos, emri i Fishtës, u përdor shpesh në mënyrë hipokrite. Nuk mund të shpallesh adhurues i Fishtës dhe njëherazi të tallesh e të hedhësh baltë mbi ato që Fishta i këndoi e i sublimoi në veprën e vet: gjuhën shqipe, historinë, rrënjët e shqiptarëve.
Nuk mund të përgjërohesh për Gjergj Fishtën e po atë ditë të ulërish se shqiptarët jane nomadë të ardhur tani vonë nga Kaukazi dhe Gjergji tjetër, Gjergj Kastrioti është hajdut kuajsh nga Mali i Zi. Nuk mund të jesh ithtar i Gjergj Fishtës e të mos thuash gjysëm fjale për atdhemohuesit e sotëm, për depërtimin e integrizimit arab ose të vrasjes së përsëritur të priftërinjve katolikë sot më 2002, në Shqipëri.



Ismail Kadareja i ka borxhë At Gjergj Fishtës një pendesë të sinqertë e të besueshme

Pak refleksioni im për shkrimet e Kadaresë;
- Cënimi i figurës dhe veprës ndaj At Fishtën me shpifje, trillime nga ana e Kadaresë ishte dhe mbeti fyerja ndaj Historisë të Shqipërisë, Klerit Katolik, Eposin Shqiptar dhe Shkodrës.

Imazh
Imazh


Kadareja me fyerjet, shpifjet, poshtërimet publike në kohën e komunizmit pa u ndal të merrte frymë si njeri deri në vitin 1990 ndaj At Fishtës dhe Fishtës ka fyer edhe kombin shqiptar, edhe Klerin Katolik edhe kulturën letrare dhe gjakun e heroizmat e popullit shqiptar për liri, prosperitet, Pavarësi e zhvillim. Kadareja e ka ditë shumë mirë kur ndërmorri aktin e shëmtuar të një sjellje të ulët sa njerzor aq dhe patriotik ndaj një kryepersonaliteti që ende vazhdojnë t’i recitohen poemat e At Fishtës se ka fyer gjithshka që ka vlerë shqiptare, të vdekur dhe të gjallë. Kjo sjellje e tija brengosë çdo shqiptar sidomos kur del e lëshon me arrogancë breshëri fyerjesh siç e ka zakon nga monizmi ndaj Shqipërisë, ndaj çdo gjëje që nuk i krehë e i thurë hymne ”kryeveprave” tij, nuk i reciton poemat e tija për Enveri, Stalinin dhe për ish byronë politike dhe menjëherë të drithëron ky njeri ende guxon të kërcënoji me shtrëngime dhëmbësh, me krekosje prej gjelit, me vrerosjet e tija teatrale groteske para ekraneve e mediave. Ti, Kadare ke fyer kombin prandaj unë do të shkruaj padoreza, brenda arsyes dhe jo si ti që u shpërfytyrove në një përbindësh si 38 vjeç ashtu dhe 55 vjeç duke mbete i njejtë në edukatën njerzore dhe profesionale edhe në moshën 75 vjeç.

Pendesa e Kadaresë nuk ishte serioze as që mund të quhet e tillë ndaj gjeniut të letrave At Gjergj Fishtës sepse kapadaillëku i tij i lindur dhe i ushqyer nga rregjimi terroristë enveristë si funksionar i lartë në fushën e letërsisië pranë ish KQ të PPSH dhe pranë vilës të kryediktatorit të pandëshkuar ednde Enver Hoxha.
Mua dhe qindra e mijra shqiptarëve nuk mund t’i harrojnë rrjeshtat e helmtë të pendës Kadare kundër korifeut të letrave shqipe At Gjergj Fishta në mënyrë të padrejtë, që vetë koha e dëshmoi se ishte një turpë, një padrejtësi e regjimit komunistë kundër fesë katolike, kundër të kulturuarve, kundër patriotëve, kundër Homerit, kundër vlerave shqiptare, kundër…..,…..
Kadareja siç vetë reklamohet nëpër media se ka folë dy-tre kokrra fjalë të mira për Klerin Katolik dhe At Fishtën vetëm pas 1992, e kështu e lau fytyrën prej baltës dhe turpit, por a mundet të bindi shqiptarët e të huaj?
Shqiptari ndjehet i mashtruar nga pendesa e Kadaresë në intervistat e imponuar nga mediat, pasi nuk e ndjen edhe sot pas 22 vjetësh të shprehej sipas vullnetit tij për gjëmën që shkruajti kundër shkrimtarit, kolegut të vet poeti, dramaturgu, prozatori,….At Gjergj Fishta.
Kadareja është shkrimtar si shumë të tjerë të mirë, por rregjimi më kriminal në botë i krijoi kushte si askush shkrimtar tjetër në Shqipëri, e shëtiti në të gjithë pikat e globit sikur të ishte biri i Enverit, kryediktatorit, shëtiste kur populli lëngonte nën një izolim absurd prej 48 vjetësh si dhe e fryu shumë propoganda enveriste duke e bërë gjeniu i letrave. Çdo fjalë e Kadaresë që nxirrte nga goja në kongrese partie si komunistë, në Kuvendin Popullor si deputet, apo si prozator e si poet në Lidhjen e Shkrimtarve hiperbolizohej, zbukurohej me varak sikur të ishte kryefjala e politikës dhe letërsisë shqiptare. Fjala e Kadaresë peshonte shumë e ndihej si një zë i rëndë në tokën shqiptare, peshonte gati më shumë se ish antarët e Byrosë Politike të KQ të PPSH, më shumë se e shkrimtarve dhe e shkencëtarve. Kadareja ishte për kryedespotin dhe për mendimin zyrtar një meteor që shndrinte Shqipërinë, Ballkanin, botën sllave ku kryesatani kishte zemrën dhe mitrën nga ku e polli sundimtar në Shqipëri për 41 vjet. Kadareja ishte i vetmi në Shqipëri me status që udhtonte vetëm në shtetet e botës ” revizioniste-kapitaliste”, te vëllezërit islamo-sllavë dhe nuk dihej misioni i tij, pasi media nuk u lejua të intervistonte atë për të sqaruar publikun shqiptar që paguhej prej taksave të popullit për shëtitjet enigmë ”eksploratore” nëpër botë. Edhe sot Ismail Kadareja nuk dëshmon transparencë për këtë rrotullim satelitor në tërë vendet e botës, që vetëm agjentët e spiunat më të mëdhenjë e kanë këtë status dhe fëmijtë e presidentave, mbretërve dhe diktatorve.
Kadareja ishte epiqendra e globit shqiptar, ishte ''rrezja'' e vetme që lëshonte ''dritë'' kulturës dhe politikës shqiptare.
E na vjen pas 1992 në Tiranë si i syrgjynosur, i katosur, i raskapitur, i alivanosur anës vilës, anës Parisit i velur nga rehatija e pasurija e na hiqet si viktima e komunizmit dhe i një tabele qitje me pështyma, sharje e shpifje të llahtarshme ndaj tij, ndaj veprave letrare e fjalime politike si komunistë i kongreseve të lavdishme, si deputetë i komunizmit, si poet e romancier i lavdishëm i komunizmit, si eksplorator i rraskapitur i aventurave në botën kapitaliste-revizioniste dhe i asaj bote shpirtërore të Enverit sllavo-islame. Për fatin e tij të paparashikuar mëtej ky është piktura reale e dokumentuar dhe e faktuar nga vetë Kadareja. Rehabilitimi i tij për publikun shqiptar dhe asaj botëror nuk është rrugë e lehtë dhe as rrugë e pakapërcyeshëm, por deri tashti nuk ka bë hapa pendese elementare e të bindëshme, prandaj vetë Kadareja e ka lënë gropën e hapur për të qenë objektë i publikut në këtë aspektë kaq fondamental për përballjen me kohën e re, për kohën e së kaluarës tij aspak të mirë.
Kadareja ka fituar trofe të shkëlqyera në botë sepse i ka fituar falë punës dhe disa faktorëve favorizues nga qylymat që ja shtriu nëpër botë diktatura komuniste.
Duhet ta kuptoji Kadareja dhe ata simpatizantë se nuk kam synim diskretitimin, por i lutem si lexues i librave të tij të rishikoji edhe njiherë e ndoshta shumë herë Kartën e pendesës tij tepër e pabesueshme dhe hipokrite sikurse e ka shoqëruar gjithë jetën e tij mungesa e transparencës me lexuesin si prakitkë e sistemit komunistë.


A bëri Ismail Kadareja autokritikë bollshevike apo pendesë serioze e të besueshme ndaj shpifjeve dhe fyerjeve në komunizëm kundër At Fishtës???

A ka nevojë At Fishta për "pendesën" nga ana e sllavo - otomanit - enveristë Ismail Kadare??? Jo dhe Jo!
Kadareja ishte dhe mbeti mizë e padukëshme për At Fishtën.
Kadareja kurrë nuk do të bëji pendesë sepse nuk është i denjë. Nuk i lutet askush për pendesë sepse është psikopati. Turpë është të merresh me Kadarenë për këtë sjellje tij sepse vazhdon ende edhe sot të fyeji përsëri At Gjergj Fishta me atë autokritikën bollshevike të vitit 2002

Kadareja ka bërë në të vërtetë një autokritikë bollshevike, por pendesë serioze e të besueshme nuk e ka bërë dhe nuk ka si e bënë se e ka zhytë veten thellë në batakun e një kënete që vetë e preferon të jetojë në baltë .

Ku bazohem unë;

- Përse nuk e bëri vetë me vullnetin e tij një auto-intervistë në formë ese-je, një tjetër
gjini letrare apo me ndonjë auditor akademikë duke bashkëbiseduar dhe jo ndëgjuar pallavrat, gënjeshtrat, hilet, sharjet, fyerjet që kurrë nuk i hoqi nga kultura e tij e të komunikuarit me medien dhe publikun? Përse priti në vitin 2002 të merrej në intervistë e të shpjegohej për shpifjet, fyerjet sistematike të tij në periudhën e komunizmit derisa ”u arratisë” në Parisë? Përse ndërgjegja e tij nuk e ftonte të bënte pendesë vetë? Posikur gazetarët të mos e pyetnin për këtë kapitull nga më të shëmtuara dhe më unikale për cilindo shkrimtar? Si do të mësonim ne lexuesit se shkrimtari ynë Kadare heshtë dhe nuk dëshiron të reflektoji për bëmat kundër At Fishtës?
Jam i sigurtë nga fjalori arrogantë, tensioni nervor i tij i urrejtjes kundër At Fishtës do ta mbante ndërgjegjen të mbyllur.

- Emërtimi që ai i bën si prifti At Fishtën tregon se nuk e ndjen së është edhe një Gjeni i letrave dhe i patriotizmës shqiptare.

- Venia e At Fishtës në një rrjeshtë me Naim Frashërinë është tjetër arsye bindës se Kadareja nuk e ka të sinqertë pendesën. Si mund të krahasohet Homeri shqiptar me N.Frashërin, një poet i madh për Jugun, por jo për Kombin Shqiptar? N. Frashëri ishte një nënpunës i lartë i perandorisë otomane, si robëruesit nga më barbarët që njohu historia shqiptare e robërimit. Ndërsa At Fishta përballej me përsekucionin sllavë e zogollian. A mund të vëhen në një shenjë barazimi kryeveprat e At Fishtës si poema ” Lahuta e Malcisë”, apo ” Mrizi i zanave” me ndonjë libër poetikë të N.Frashërit?
Vetëm mëndjet e sëmura nga otomania e sllavizmi, apo lokalistë i sëmurë mund ta bëjnë këtë krahasim trashaman e dashakeqëse. Vetëm mendja e një njeriut zullumqar e hleqar mund të bëji krahasime të tilla idiotike.

- Kadareja pohon se isha ateistë dhe nuk e kuptoja rëndësinë e fesë katolike.
Ky pohim nuk mund ta përtypi stomaku as i adoleshentëve se të mëdhenjve jo që jo. Pse?
A duhet me qenë katolikë shkrimtari për të kuptuar fenë katolike? Edukata, formimi dhe imagjinata e shëndoshë me kahje pozitive janë pjesë e të kutptuarit të fesë tjetrit i nderuari shoku Kadare.
Për shkrimtarin dhe cilindo kjo lloj justifikimi nuk pranohet, por hidhet me neveri si tallje dhe si një mashtrim me publikun.

- Si mund të pranohet pohimi i Kadresë; ”Desha të shtoj se në këtë kaos, emri i Fishtës, u përdor shpesh në mënyrë hipokrite.”
Pra sipas Kadaresë fajin kryesor ndaj gjithë atij zullum sharjesh e shpifjesh të tij ndaj At Fishtës ja kanë hiperbolizuar e keqinterpretuar mediat dhe qytetarët që kanë shkruar kundër tij në dëm të moralit dhe krijimtarisë të tija. Kjo frazë është boshe dhe tingëllon një zë hileqare, mashtruese pasi janë dy shkrime që vetë penda e tij e zezë i nxorri në botim dy shkrimet kundër At Fishtës, kundër Klerit Katolik dhe kundër Shkodrës si ajo në Gaz. ”Zeri i popullit” në 1974 dhe te libri famëkeq antishqiptar ”Ardhja e Migjenit në letërsi” në 1990 që u botua per herë të parë në Tiranë.

Kadareja nuk ka bërë pendesë, por një autokritikë bollshevike, që ishte e mbushur me gënjeshtra, me hile sepse regjimi komunistë kështu e rekomandonte si një nga 10 cilësitë e komunistit.



Mostra enveriste – sllave-otomane – Ismail Kadare guxoi të njolloste Shkambin e Veriut
Imazh
Dordoleci ndjellakeqas Ismail Kadare - karikaturë e letërsisë shqipe


- Kush ishte ky soj shkrimtaruci, kjo soj specie bastardhe, kjo larvë e shëmtuar që me dogmat poetike të Stalinit e të Enverit, me shpatë otomane e me urrejtje sllave u përpoqë të hidhte shikime të shtrembta e të vrerosura e të njolloste me baltën e Enverit - Shkëmbin e Veriut e latuem nga rrufetë e shekujve, e rrezatuem nga idea e atdhedashnisë, e larë nga ari i kangëve të zanave, e veshur nga lisat dhe nga kunora e eposit legjendar të trimave të Traboinit, Kojës, Hotit, Malsisë Madhe, të Maleve të Shllakut e Dukagjinit dhe trimave të Mirditës??!!

- Si guxoi t’i shkonte mendja që të shpifte, të përgojonte, të keqpërdorte, të mashtronte dhelpra e shëmtuar frikacake ndaj Burrit që ngriti një Shkambë të Madh në Historinë e Shqipnisë??
Kush ishte ky lloj falange e stërvitun në shkollat e KGB-ës staliniste të Moskës, në udhtimet enigmatike nëpër gjitha kombet e tokës vetëm, i tërbuar nga parfumi i kanibalit të vilës dhe përqafimit të Enverit që gërmonte nën dhe fatin e zi të popullit shqiptar??!!

- Kush ishte ky i vrerosur, i tërbuar që vjellte helmë prej goje e zemre në fjalime kongresesh partie e Frontit Demokratik si nënkryetar i N.Hoxhës kundër popullit shqiptar???
Kush ishte ky soj lapsi hileqar që qëndronte si hije pranë Nexhmije Hoxhës në Kuvendin Popullor deri në vitin e ”arratisjes”???
Kush ishte ky shkarravitës i letrave komuniste që nxiu, errësoi bukurinë e blertë të Maleve të Veriut, të xhubletës të malsoreve të Tringës, Norës të Kelmendit e të shumë vajzave që luftuan kundër mizorve të zinjë otomanë?

- Nga cila kënetë e morri energjinë reaktive ky soj insekti i molepsur nga smira, lokalizmi, djallëzia, hilja, dobësia mentale, shikimi opakë helmës që shkruajti në gazetën antishqiptare kundër Burrit që i këndoi me aq madhëri Gjuhës Shqipe, Historisë Shqiptare, Krahëve të Shqiponjës dhe Rranjëve të Lisave Shqiptare të Veriut???!!!!

- Cila nanë e nxorri në jetë krijesën që gjithë jetën e tij prej 46 vjetësh në komunizëm gjeneroi nga shpirti dhe mendja gjithë atë baltë me ato paçavure fletash të kuqe dacibaosh pa u ndal kurrë derisa i lodhur nga tërbimi otoman-sllavë ” u arratisë” në fund të vitit 1990 në vilat e Parisit kundër Homerit të Arbërisë??

- Si guxoi të shkruante ky soj fytyrë e bukur në guzhinën e ligësive të komunizmit sllavo-enveristë me aq urrejtje sllavo-otomane-enveriste kundër Klerit Katolik, kudër prelatëve që themeluan kulturën shqitare, hapën shkollat e para shqipe, vazhduen të ringjallnin dashurinë për Gjergj Kastriotin dhe Flamurin e Arbërisë?

- Nga e mori atë të drejtë ky soj pjelle amorfe të sulmonte pa u ndal ”Lahutën e malcis” dhe pas komunizmit?

- A mundet o shqiptar të barazohet poeti kombtarë At Gjergjë Fishta me poetin e oborrit të pushtuesit barbar të perandorisë otomane për afro 500 vjetë Naim Frashëri sikurse e deklaroi Kadareja pas autokritikës bollshevike? A mundet të krahasohet ”Lahuta e Malcis” me poemën ”Bagëtia e bujqësia” si të barabarta? Të vëhen në një rrjeshtë të dy poetë, që At Fishta luftoi në diplomaci është injorancë dhe një dashakeqësi. Kadareja me këtë krahasim vulgar idiotikë vetëm se e dëmton rëndë krijimtarinë e Naimit që e ka zenë një vend të nderuar të poezisë edhe bektashjane. Naim Frashëri nuk është poet kombëtar sepse i shërbeu me fanatizëm anadollakë armikut më gjaksor që ka njohur historia e pushtimeve antishqiptare. Kadareja është mësuar gjithë jetën të flasë papërgjegjësi me mashtimre, me hile e dredha me praimin se kush t’i besoji i bafshin mirë dhe kush nuk do t’i besoji plasja i rëntë sepse u edukua nga shkolla enveriste e staliniste,
Vetëm një mendje shpellare otomane-sllave mund të guxoi të mbetet i palëkundur në tezat e tija anti Fishta edhe pas komunizmit.


Autori Indrit Bardhi
Më 31 marsë 2011
[/b]
Ju nuk keni të drejtë të shikoni skedarët që i janë shtuar këtij postimi.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4463
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Razi Brahimi shkruen per Ismail Kadare:
Imazh

“Pavarësisht historive politike, Kadare ishte I mbrojtur fillimisht dhe personalisht nga Enver Hoxha. Ndoshta ishte ndjesia e një gjirokastriti për gjirokastritin, gëzimi që një bashkëqytetar po arrinte aq lart. Kjo ishte përpara se të shkruhej ”Dimri I madh”. Pas botimit të poemës, “Përse mendohen këto male”, Enver Hoxha e ka marrë në telefon në redaksinë e revistës “Drita”, ku e ka uruar. Pas kësaj shkroi një shkrim edhe Dhimiter Shuteriqi. Kadare ishte I mbrojtur edhe nga Mehmet Shehu dhe vecanërisht nga Fadil Pacrami dhe Ramiz Alia. Me Fadilin kishte marrëdhenje më të ngushta.”
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4463
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Lajthitje apo shpërfillje të rënda të Kadaresë në intervistën me malazezin të 5.4.2011
ImazhImazh
Kadareja dhe shkrimtari malazezë Mirash Martinoviç

”Shqipëria dhe Greqia nuk kanë qenë kurrë fqinj të mirë”


Kadare u intervistua nga shkrimtari Mirash Martinoviç

Marrë nga Zemra Shqiptare dhe gazeta Drini
E Marte, 05-04-2011

I
Deliri i madhështisë
Fyen Homerin Shqiptar - At Fishtën edhe pas 1990


Ismail Kadare(I.K.).……Unë, për shembull, kam qenë nga i njëjti qytet me Enver Hoxhën, madje nga e njëjta lagje. Për shumë njerëz, sidomos të huaj, kjo merrej si një rrethanë favorizuese. Por kjo mund të kthehej në të kundërtën. Në një rast, pyetjes së një gazetari, se a ishte e vërtetë se shtëpia ime në Gjirokastër ndodhej pranë së njëjtës rrugicë me shtëpinë e Enver Hoxhës, iu përgjigja me një “po”. Pastaj nuk e di ç’dreqin më shtyu të shtoja diçka, që e kisha përmendur një herë, se kjo rrugicë quhej “Sokaku i të marrëve”. Kaq mjaftoi që gazetari suedez të shkonte e ta fotografonte rrugicën dhe, në botim t’i vinte diçiturën, që pak a shumë thoshte se në këtë rrugicë që mbante emrin “Sokaku i të marrëve” kanë pasur shtëpitë e tyre dy njerëzit më të shquar të Shqipërisë…

I.K……Prania europiane, frymimi i saj, pavarësisht nga pengesat, rojet, përgjimet, ndihej fort. Në rastin tim, u shtua edhe një faktor që mund të quhet si ndihmë e fatit: Më 1970 u botova në botën perëndimore. Europa, si të thuash, më integroi si shkrimtar të saj. Kjo ngjante e pabesueshme për një vend, programi themelor i të cilit ishte armiqësimi i pafund e i palodhshëm me Perëndimin europian.


Pyetje - Mirash Martinoviç(M.M.);

- Si e ndjen veten shkrimtari, i cili e ka shpatën mbi kokë. Si është të shkruash në gjendje të tillë dhe me ndjenjë të tillë?

I.K………Mendoj se besimi te letërsia më ka ndihmuar për këtë. Ky besim është i ngjashëm me besimin te hyjnia. Ai është më tepër se shëlbyes. Ai të jep drejtpeshim, atje ku s’ka të tillë. Të jep liri, atje ku ajo mungon.

I.K. ……Gjendja ime e dyzuar: shkrimtar i njohur në Shqipëri, por edhe i çmuar në Europë, ishte tejet paradoksale. Por letërsisë i shkojnë të tillat. Ka qenë një nga ato gjendjet që i ngjajnë një mrekullie, por një mrekullie të rrezikshme që, letërsinë e vendit tënd stalinist, të arrish jo vetëm ta nxjerrësh nga izolimi, por ta zhvendosësh, ta fusësh m’u në mes të klubit të letërsive të lira europiane.


M. M.: Kur Ernesto Sabato mori në Shqipëri, Çmimin me emrin Tuaj(I.Kadare), përjetoi një shqetësim të veçantë, që e përshkruan kështu në librin Para fundit:……

Përgjigje Kadare(I.K.):
…….Ky çmim e simbolizonte atë dyzim që përmenda më lart: mbante emrin e një shkrimtari të çmuar në Europë e në Shqipëri, por jepej në një vend ish-diktatorial. Me pranimin e çmimit, si Ernesto Sabato, si Milan Kundera, që e mori pas tij, treguan solidaritetin e tyre të dyfishtë: me kolegun shqiptar nga njëra anë, me Shqipërinë e shpërfillur, nga tjetra.


M.M.:
Jeni pagëzuar me një epitet të veçantë, ju quajnë Homeri ballkanik. Epiteti më i lartë që mund ta fitojë një shkrimtar. Ju, padyshim se e keni fituar me meritë dhe ky cilësim u shkon natyrshëm Ju dhe veprës Suaj monumentale.

Përgjigje I.K:
Nuk mendoj se jam megaloman, por po aq nuk besoj se jam modest. Megjithatë ky epitet nuk krijon ndonjë ndjesi të mirë. Mendoj se asnjë shkrimtar nuk mund të krahasohet me Homerin. Madje, më saktë, nuk duhet t’i shkojë mendja askujt për diçka të tillë. I ngjan një mëkati, prej të cilit mund të vijë ndonjë ndëshkim, nga ato që përfytyrohen si hyjnorë, e që aq shumë i shmangeshin të vjetërit.

Pak komentë si lexues;


Jam i sigurtë që Kadareja përderisa arrin në një definicion kaq fatal për cilësimin si Homer nga Mirashi e din shumë mirë që nuk i afrohet te thembra e këmbës të Homerit. Atëhere, përse Kadareja e quan mëkat,.... të quhesh Homer? Menjëherë m’u kujtua një personalitetë akademik gjerman që e ka quajtur Homeri Shqiptar, poetin shqiptar At Gjergj Fishtën për kryeveprën ” Lahuta e malcis”. Di në dy shkrimet e Kadaresë te gazeta ”Zëri i Popullit” të 13.1.1974 dhe te libri i vitit 1990 ”Ardhja e Migjenit të letërsisë shqipe” se e ka sulmuar me tërbim sllavo-otomano-enveristë me shpifje, fyer e denigruar në ekstrem At Fishta dhe kryesishtë kryevepra ”Lahta e Malcis”. Kërkush tjetër personalitetë në Shqipëri nuk e ka marrë nga të huaj këtë cilësim homerik, përposë At Fishta. Askush nuk gabon të pohoji se është një e vërtetë se Kadareja aludon me At Fishtën si Homeri i Shqipnisë.
Menjëherë ndjen një trishtim për orvatjen e përsëritur të tij para një sllavit edhe pas 20 vjet të komunizmit atë vesë si zilinë, egon o unë e askush tjetër, nënçmimin, urrejtjen ndaj At Fishtës, që ishte i pari letrar që u quajtë Homeri i Shqipërisë dhe i pari që u propozua për çmimin Nobël për veprën "Lahuta e Malcis". Kurorën homeriane nuk ja vuri At Fishtës komunizmi, Enver Hoxha - babai shpirtëror i Kadaresë, por albanologu vjenez, hebrei Maximilian Lambertz.
Dhe nuk e ka targin shkrimtari i nderuar malazez Mirash ta cilësoji Homer Kadarenë, por si duket edhe tallen me Kadarenë bota meqenëse e kanë spikatë vetinë tij të delirit të madhështisë që vuan qysh herët nga komunizmi.


M.M.: …. Si e përjetoni Malin e Zi, popullin malazez, historinë malazeze. Meqë jemi komshi të parë, e ndajmë dhe e kemi ndarë fatin e njëjtë nëpër shekuj?

I.K. ……Do të doja të theksoja këtu se ky proces i mbarë po ndodh midis dy popujve fqinjë, që s’janë aspak të dalluar për ndonjë urtësi shembullore, përkundrazi, janë popuj që dinë të bëjnë gabime, që janë mjeshtër për një gjë të tillë, madje që mund të nxjerrin dhe armët, ashtu siç i kanë nxjerrë kundër njeri-tjetrit. (Kjo mund t’ju duket disi e tepruar për njerëzit tuaj, por unë s’kam droje ta them për të mijtë). Kjo tablo, që dikujt mund t’i duket jo fort e lakmueshme, duhet të na bëjë ta çmojmë edhe më shumë këtë normalitet. Sepse pajtimi i ardhur përmes vështirësish, është më i qëndrueshmi se të gjithë.

II
Mal i Zi dhe Shqipëria janë popuj që dintë gabojnë dhe të nxjerrin armët - Kadare



Komentë im si lexues;

A është e vërtetë se jemi miqë të mirë me malazezët sot për sot?


Për mua në dy përgjige që i dha Kadareja malazezit ka pasaktësira, trubullirë deri në një irealitet historik, në trajtën sikur ne shqiptarët i kemi mbetë në qafë malazezve me egërsinë tonë të luftrave të malsorve të veriut kundër tyre në mbrojtjen e tokave shqiptare edhe pse i morrën si morrën. Sikur historia i ka fajësuar shqiptarët, sikur i ka mbetë borxh malazezve se nuk u lejua të merrej edhe Shkodra.
Aty pohon pa përgjegjësi se gabime historike ishin të njejta midis popujve shqiptar dhe ajo malazezë. Apo pajtimi është më i qendrueshëm se e kaluara.

…, janë popuj që dinë të bëjnë gabime, që janë mjeshtër për një gjë të tillë, madje që mund të nxjerrin dhe armët, ashtu siç i kanë nxjerrë kundër njeri-tjetrit. Kadare

Pse gabim ishte për viganët e Dedë Gjo Lulit që nxorrën armët kundër shovinistve malazezë o derëzi Kadare????
Malazezët sipas parimeve t'uaja antihistorike nuk kanë gabuar ai vrarë e i përunjur deri në tokë o Kadare që na vranë e i plackitën tokat Veriut!!!! Si duket për ty dhe një soj rrufjanësh të paprinciptë Veriu ka gabuar rëndë që i ka luftuar miqtë e tu sllavë. E të duket pak që Mal i Zi trefishoi tokat e veta prej 1870 e deri në 1912 e më pas prej A. Zogut dhe E.Hoxha që ja la serbit Kosovën!! Ty more plakë i shkundur nga fodullëku e skleroza enveriste e ke vështirë të pranosh Heroizmin e burrave malsorë të Dedë Gjo Lulit që lanë një Histori të lavdishme brezave në shekuj. Për fatin tënd tragjiko-komik që ende bëlbëzon ëndrrat e Enverit i ka të gdhendura Historia e Shqipërisë të Veriut ë krenohen edhe ata të Jugut sepse ishin dhe mbetën bijtë e Kastriotit të bashkuar.
Si guxon Kadare t'i vendosësh në një peshore, në një shenjë barazimi historik për nga sjelljet e nxjerrjes së armëve shqiptarët me malazezët? Si mundet një shqiptar të pranoji se shqiptarët ishin gati për luftë e tjera,....
Të lutem pse nuk e pyet veten; Pse shqiptarët vazhdojnë ende edhe në fillim mileniumit të tretë rrugën e kurbetit nëpër botë në Mal të Zi???? Apo nuk i konsideron atë pjesë shqiptare që përsekutohen për shkaqe fetare,... dhe i duhet të braktisin me lotë e me forcë trojet e prinderve tyre, shokët, farefisin, relievin, peisazhin e ngrohtë familjar. Nuk të nderon o Kadare ato soj përgjegje të parpërgjegjshme për një shqiptar edhe pse je me shtetësi franceze.
Nga përgjigja që i dhe malazezit të nderuar fletë se ju synoni t’i bëni qejfin edhe francezve meqenëse janë aleatë mbi 100 vjeçar të racës sllave, që sëbashku vetëm dëme kolosale të pakoregjueshme. Nuk është vila dhe shtetësia franceze nga ku ju të përgjigjeni malazezit të nderuar mbi marrëdhëniet e dy kombeve ballkanike. Kujdesni, matuni kur të përmendni fatin e kombit shqiptar në Ballkan! Mos fol dokrra për interesa t’ueja famë, vile dhe para!
Para ardhjes së popujve sllave në Ballkan gjatë shekullit të 6 pas Krishtit, zona e njohur tani si Mali i Zi ishte e banuar kryesisht nga ilirët.
Ismail ji realistë dhe mos u servilosë sllavit malazezë për të botuar librin tënd, për të fituar disa aspra dhe pak famë. Mos bënë sikur jeton në një cepë të globit, aty në Paris dhe nuk din asgjë për kohën e sotme mbi marrëdhëniet dhe raportet e shtetit malazezë me shqiptarët në fushën e të drejtave për arsim, për gjuhë,…..


Letërsia kryeshkenca, shëlbyesi i Kadaresë

A është letërsia mbi historinë?

Për Kadarenë shkencat e disiplinat shkencore nuk kanë rëndësi pasi për të Letërsia është mbi të gjitha, është shëlbyesi – që si ateistë I duket normal ky cilësim sepse vetëm Jezusi është Shelbyesi.
Kadareja me ato sofizmat e tija mbi shkencën historike të dy shteteve dhe heronjëve malazezë po dëshmon se Letërsia është mbi të gjitha shkencat sidomos mbi Historinë. A ka më qesharake se si një shkrimtar në një moshë të thyer livadhisë pakufi duke rëshqitur në gjykime të letrarizimit?
Pse i bën këto soj kërcimesh atletike në letërsi Kadareja??
Letërsinë të mos na e shesë si lënda që është mbi Historinë, mbi filozofinë, mbi shumë e shumë shkenca. Letërsia ka vendin e vet dhe askush nuk guxon të zhbëji Historinë Shqiptare dhe atë të huaj për manipulime interesash të ulta egoiste, për interesa të ngushta të përfitimeve kapitale si famë dhe pare.
Nga shembulli ilustrues i mësipërme, unë e akuzoj në vitin 2011 se Ismail Kadareja me qëllim apo paqëllim ka dëshmuar se e mbicmon Letërsinë mbi Historinë për asrye të himnizimit të letërsisë mbi shkencën e ftohtë e të saktë të Historisë, duke sjellë pasoja deformimi të realitetit. Pra ky ka shndrruar letërsinë e tij në një timon që lëviz historinë sipas orekseve tija të dyshimta në disa raste edhe antishqiptare. Ky quhet edhe një rrufjan, një dizinformues, një arrogantë që dizinformon nëpërmjet dyzimeve tija diabolike kuadrin real të historisë lexuesin shqiptar dhe të huaj. Pasaktësirat historike sidomos midis raporteve historike dhe etnografike,....shqiptaro-malazeze i kushtojnë rëndë kulturës shqiptare për të keq dhe për të mrë nga bota sllave, ku kadareja është viktimë qysh i ri në bankën e shkollës në ish Bashkimin Sovjetik.
Për mua dhe lexuesin e kujdesshëm arrin në përfundim se shkrimet e tija duhen parë me shume kujdes, pa përdor lente sepse gafat e tija janë të dukëshme me kilometra.Kadareja ende pasqyron me mburrje dhe me zgërdhirje e poza groteske definicione antishqiptare para kujtdo edhe pse brengosë thellë plagët e një kombi. Kadareja mbeti njeri tallës, i parspektë, i papërgjegjshëm për shkencën e Historisë. Unë kam lexuar libra të letërsisë historike dhe jam mahnitë nga respektimi i shkrimtarve te historisë. ndërsa Kadareja shumë herë degjeneron me qëllim faktet që përbëjnë shkencën e historisë si një tërësi shkencash.
Një njeri që sulmon vendin e vet nuk mund të quhet shqiptar.
Unë i bëj thirrje dhe u kërkoj ndihmë akademikëve shqiptar të mbajnë qendrim akademik ndaj arrogancës historike, ndaj tentativave të vazhdueshme, ndaj revanshit të Kadaresë që deformon për nteresa egoiste sikurse ka demaskuar akademiku profesor Kristo Frashëri, që i ka shpartalluar shkencërishtë dy njerëz që janë epiqendra e Shqipërisë; njeri qysh në komunizëm e tjetri pas 1992 si Kadareja dhe tjetri antishqiptari i egër kryepeshkopi grekë në Shqipëri Janullatosi.
Kadareja më rezulton një nga manipulatorët më shembullorë që njeh kultura e letërsisë shqipe. Ky i jepë të drejtë vetes meqenëse komunizmi dhe paskomunizmi e rriti në kult shkrimet dhe personin e tij që të flasë si të dojë edhe pse deformon për qëllime tej diabolike Historinë e Shqipërisë. Kadareja ishte dhe mbeti manipulatori më i madh që edhe pas komunizmit me të njejtën vendosmëri vazhdon edhe sot. Manipulimin e fshehë te arti i dyzimit tij. Kurse në komunizëm nuk e përdori dyzimin në dy shkrimet e tij kundër kolosit kombtar të letrave At Fishtës, i shkruajti të qarta si te artikulli te Z.Popullit i vitit 1973 dhe te libri i fundit i tij në komunizëm në 1990 "Ardhja e Migjenit në letërsi".


M.M. Autori i librit “Shembujt e burrërisë dhe të trimërisë”, të këtij kodeksi unik moral, Mark Milani, njësoj i ka marrë shembujt e burrërisë, të moralit e të trimërisë dhe i ka përfaqësuar në atë libër, kur janë në pyetje shqiptarët dhe malazezët, pra nga populli malazez dhe shqiptar. Kjo është shenjë se shumë veçanti na bëjnë të ngjashëm, kurse fijet dhe lidhjet na bëjnë të afërt.

Përgjigjja e I.Kadaresë

E kam lexuar një libër të Mark Milanit kohë përpara. Ndoshta është ky, libri ku linte porositë e tij për raportet me shqiptarët. Jam prekur nga këto porosi, sepse janë tepër të fisme dhe, si të tilla, e nderojnë personazhin e madh(Mark Milanin).
Nga ana tjetër, ato nderojnë popullin malazez që, duke e çmuar personazhin, kanë treguar se e çmojnë mesazhin e tij.
…..Ju jeni një popull që i përkisni familjes sllave, ne jemi, përkundrazi, një popull i vetmuar. Familja zakonisht i pasuron popujt, por edhe vetmia, në mënyrë të ndryshme bën të njëjtën gjë. Ndaj është diçka dyfish e bukur kur popujt e ndryshëm janë fqinjë të mirë.


III
Mark Milani i fismë dhe i madhë - Kadare


Komenti im si lexues:

Bashkëbisedimi në formë interviste midis malazezit dhe Kadaresë më nxiti të ndalem pak më shumë pasi vura re nga goja e Kadaresë dy pjesë që janë dy kapituj të Historisë si e Shqipërisë ashtu dhe e Malit të Zi:

- 1. Mark Milani i fismë dhe i madhë
- 2. (Shqipëria) ne jemi, përkundrazi, një popull i vetmuar.

Janë tre nëntema që do t’i paraqesë mëposhtë lexuesve të nderuar.
Sëpari jam i gëzuar si shqiptar që libri i Kadaresë bëhet sebepë të pëlqehet nga fqinji ynë Mal i Zi. Natyrishtë që libri dërgon në mos herët, dikur mesazhet e paqes, të rivlerësimit në dobi të marrëdhënieve aktuale shumë të këqia. Populli shqiptar duhet të ketë miqësi jo vetëm se e kemi te dera, por mbi të gjitha qendron në atë se dy të tretat e Malit të Zi është shqiptare si tokë dhe ka një popullsi shqiptare që keqtrajtohet nga shteti, policia dhe shërbimi sekret. Por duhet të mos i bëhet rozë atyre as edhe të mallkohen. Por fatkeqsishtë me këto pohime të papranueshme më duhet ta vë në dyshim sfondin e mesazhit të librit që i është afruar për t’u përkthyer në serbishtë, në dilemën se do të jetë në dobi të dy popujve apo në dëm të popullit shqiptar. Më bind edhe sjellja e tij e frazave komunikuese me malazezin si një inferior për një nga disa arsyet më madhore të ëndrrës tij.


1. Kadareja e quan të fismë dhe të madh Mark Milanin
ImazhImazh

Mark Milan Popoviç, miku i fismë dhe i madh i Ismail Kadaresë

A duhet njohur miku i fismë dhe i madh i Kadaresë???
Kush është xhanëm Mark Milani, ky njeri i fismë dhe personazh i madh shoku Kadare, që ne shqiptarët nuk e njohim??
Don Zoti që na janë hapë dyert dhe informacioni, se kishim gjakosë shuplakat e duarve duke e duartrokitë xhevahiret, trillimet, budallallëqet të dëmshme për atë që i beson Kadaresë me symbyllur.

Pak për Mark Milanin Popoviç


Mark Milani apo në malazishtë Marko Miljanov Popoviç, lindi 25 prill 1833 në Medun të Kuçit të Kojës si rajon shqiptar. I biri i një nëne shqiptare katolike shqiptare dhe i babës serbë ortodoksë. Ai vdiq më 2 shkurt 1901 i braktisur nga Mali i Zi.


Pjesa e shëmtuar e Marko Miljanov Popoviç


Bëmat e Mark Milanit kundra shqiptarve kanë lënë vulën e zezë ne grabitjen e tokave shqiptare për interesë të Malit Zi. Milani i fismë ka lënë gjurmë të thella plage mbi trupin e shumë luftëtarve tanë viganë të Veriut. Babai i tij shpirtëror prej Gjirokastre, Enver Hoxha nuk i respektoi kurrë për afro 50 vjet duke ndaluar historinë e njohjes të bëmave të Mark Milanit.
Mark Milani ka qenë një luftëtar komandantë i quajtur vojvodë në luftrat për coptimin e tokave shqiptare.

Mark Milani te ”Lahuta e Malcis” e At Gjergj Fishtës

Imazh

Populli shqiptar e njeh mirë historinë e vet. Portreti shovinist antishqiptar i Milanit është spikatur nga penda e gjeniut të letrave At Gjergj Fishta, si një nga antishqiptarët të betuar në këto vargje te ”Lahuta e Malcis”, që me armë në dorë ishte frymëzuesi, ideatori, komandanti i ushtrisë malazeze i zmadhimit të territoreve malazeze mbi kurrizin e tokave shqiptare.
Asnji shqiptar dhe as Historia Shqiptare dhe e Letërsisë Shqipe nuk e njohu Mark Milanin të fismë dhe personazh të madh. Të lutem Kadare nëse ke pak sedër, që të ka munguar gjithë jetën, në cilën guzhinë i ke mësuar këto cilësi ekselente për kryeterroristin, fondamentalistin antishqiptar Mark Milanin?? Hape zemrën dhe thuaji popullit!
……………………..............
Knjaz Nikolla at herë u çue,
Shpejt u vesh edhè u shterngue,
Edhè duel naten per hânë, 300
Por me u pjekë m' at Mark Mila'n:
M' Mark Mila'n aj per me u pjekë,
Me tê fjalët per me i perpjekë,
……………………….......................
As Nikolla, as Mark Milani...
Por, n' daç gjallë n' Cetinë me shkue,
Duen prehë kamët e me shpejtue, 355
Pse pat thanë nji mjekerr -- bardhë:
Kamët e leta e faqja e bardhë.
Hiku Marku. hiku ushtrija:
Urra! m' shpinë i u lshue Malcija,
………………………….......................
Se per luftë s'u dashtke gjâ.
Sa per luftë âsht Mark Milani
Burrë si motit, trim si luani,
Qi edhè ushtrís ka per t' m' i prî,
Per me shtrue Plavë e Gucí,
Per me shkelë Lekë e Malcí.
Edhe Shkoders mrendë me i hî;
Me i hî mrenda me bajrak:
Me bâ Shkodren Karadak.
(LAHUTA – Kangë e Shtatët, fq. 122)

Po citoj pak për Mark Milanin në prozë;


Më 4 dhjetor 1879, pjesa më e mirë e ushtrisë malazeze prej 4 mijë ushtarësh, nën komandën e Mark Milanit, ndërmori një sulm të furishëm në sektorin e Nikshiqit, në drejtim të Plavës e të Gucisë. Shtabi ushtarak i Lidhjes, i përbërë nga Ali pashë Gucia (kryetar), Jakup Ferri, Sulejman Vokshi, Haxhi Zeka, Filip Çeka, Jusuf Sokoli e të tjerë, midis të cilëve kishte edhe disa oficerë të karrierës, u përgjigj duke hedhur në sulm rreth 2 mijë luftëtarë.
…………………………………..

Kronistët kanë shkruar se Dedë Gjo Luli u priu forcave shqiptare, që pritën me pushkë ushtrinë e madhe të Malit të Zi, të cilën e udhëhiqte Vojvoda Mark Milani. Deda në krye të 18 trimave të zgjedhur prej Hotit dhe Grudës, ishte shkëputur dhe doli përpara tek ura e Rrzhanicës. Këmbë serbi nuk e kaloi urën.

Libri i zakoneve e traditave shqiptare të vendlindjes të M.Milanit


’’Jeta dhe traditat e shqiptarëve’’ - Живот и обичаји Арбанаса, Beograd, i vitit 1908
-(libri i Mark Milanit

Populli shqiptar e njehë se ka shkrue disa libra dhe njërën prej tyre është ai libër që ju e përmendni.
Mark Milani ishte analfabetë deri në moshën 50 vjeç dhe kur e braktisi Car Nikollë Pashiqi sikurse Enveri nuk i braktiste, por i torturonte dhe i likujdonte kundërshtarët ikën te fshati i lindjes në Medun të Kuçit – tokë shqiptare dhe vdesë në Hercegnovni. Milani pasi nisi të mësojë shkrim e këndim, shkruajti poezi, tregime, libër etnologjik për zonën shqiptare nga ku lindi, pasi nëna ishte shqiptare dhe baba serbë.
Marku shkruajti një libër etnologjik për rajonin e Kuçit shqiptar (deri në vitin 1876 e pastaj i bashkoi kryeluftëtari Mark Milani me Malin e Zi, nga ku lindi, u edukua, mori zakonet dhe i hodhi në libër si doke, tradita,zakonet, veshjet, këngët e tjera shqiptare.Kjo nuk është për t'u mrekulluar sepse rrethanat nga e mori këtë motiv ishte më shumë si një hakmarrje ndaj mbretit të Malit Zi, Nikolla Pashiqit, meqë e braktisi nga oborri i tij si kryeluftëtar antishqiptar besnik. Duhet ta kujtoj shokun Kadare se ky shkruajti libër me poezi, ku e himnizoji luftrat malazeze-serbe në coptimin e tokave shqiptare.
Kryetari i Parlamentit te Malit te Zi Ranko Krivokapiç përshëndet Parlamentin e Shqiperisë:
”…Themeluesi i kryeqytetit mbretëror të Cetinës(emri i vjetër i kryeqytetit të sotëm) Kryebashkiaku i parë i kryeqytetit tonë Podgoricës Mark Milan Popoviç ka folur shqip shkelqyeshëm dhe ka shkruajtur ”Shembujt e burrërisë dhe trimërisë” dhe ”Jeta dhe zakonet e shqiptarëve….’’.

2. (Shqipëria) ne jemi, përkundrazi, një popull i vetmuar. Kadare


Shpesh e përdorë Kadareja nëpër intervista apo edhe në libra politikë se Shqipëria është e vetmuar.
Kjo shprehje e ” famshme’’ e Kadaresë të brengosë shumë për faktin se është një politikë vrasëse, deziluzioniste, fataliste, kapitullante për kombin shqiptar, që me dy fjalë kështu ne shqiptarët duhet patjetër të gjunjëzohemi, …
Ne shqiptarët duhet të përulemi kur përmendim Mark Milanët sepse i përket Malit të Zi, atdheut të botës madhe sllave. E vërtetë se Shqipëria është e vetmuar për të cilën nuk ka dëshirë Kadareja të tregoji kohën se kur u vetmuam dhe mbetëm të tillë edhe sot në mileniumin e tretë.
Ai që i bëri këtë gjëmë të pariparueshëm Shqipërisë ishte Otomania e sot Turqia. Si të doji të lakoji fjalët me atë dyzimin hileqar që përdor ai për të mos u përcëlluar nga më të fortit, jo nga drejtësia njerzore dhe historike ështe sene shqiptarët duhet në gjendje të braktisur nga fati në Europë të zgjedhim rrugën e servilizmit. Në politikën e re europiane mbeten të vetmuar ato shtete që praktikojnë standarte antieuropiane në fushën e të drejtave njerzore e në të tjera,…..
Ndërsa Kadareja me kërcënimin që shpesh ja bënë Shqipërisë me kartën e ”të vetmuarit’’ para malazezit dëshmon se është ende konservator me kahe të kundërt, është pengë i mentalitetit enveristë të nënshtrimit para sllavit për të ekzistuar si shtetë, ka mbetur ende në stadin e vjetër e të menduarit, pra nuk është me hapin e kohës në mendime të kohës moderne edhe pse shetë pallavra të epokës të lashtë greke. Prandaj të këshilloj që mos u bë edhe politikanë sepse edhe letrarë edhe politik nuk shkojnë për ju dhe gati për cilindo letrar sepse kanë dëshmuar idiotizma sentimentale në dëm të letërsisë dhe historisë.


Kadareja i dha Medaljen e ”Mirënjohjes’’ Mark Milanit

Kadareja i vari medaljen e ”Mirënjohjes” për fisnikëri dhe si i madh Mark Milanit më datën 5 prill 2011 - Në pragë të 6 prillit të 1911 në 100 vjetorin ”E ngritjes të Flamurit në Deçiç”
Imazh

Kadareja ”papritur” u shpërvjel hapur sllavit malazezë duke na e zbuluar si fisnik dhe i madh. Për herë të parë mësuan malazezë se ekzistoka një kokërr shqiptari që e hymnizon përmendoren historike malazeze dhe serbe Mark Milanin. Madje ky shqiptar i venë sipër te varri një medljon Mirënjohje për fisnikëri dhe si i madhë. Prandaj i nderuar Kadare vetëm me këtë deklamim patetik të jesh i sigurtë se Mal i Zi dhe Seribia do të ngreji një shtatore para vdekjes se mbas vdekjes e ke të sigurtë edhe një tjetër. Ju shtua dhe një gjerdan në vargun e meritave në një kohë ku Veriu i Shqipërisë dhe shqiptarët e malit të Zi kremtojnë në nesërmen e 6 prillit 100 vjetorin e Ngritjes të Flamurit në Bratile të Deçiçit.
Prandaj mos i varë paskomunizmit Kadare, mos e zbukuro me medalje eshtrat e Mark Milanit se ka marrë Dekoratë për Bashkimin e Kuçit me Malin e Zi në 1874 nga Turqia dhe shumë të tjera.
I nderuar Kadare, sipas përgjigjes së malazezit nuk e njeh mirë Mark Milanin ose bën sikur nuk e njehë aq mirë, e mbulon mosnjohjen me artin e dyzimeve, me atë heshtjen tënde hileqare ose nuk do të thotë se Ismaili din gjithshka.

Kadareja i pakorigjueshëm

Kadareja me intervistën dhënë intelektualit malazezë ka shpalosë edhe pas komunizmit të njejtën cilësi të njohur në natyrën e tij servile, simpatinë ndaj më ”të fortit- të padrejtit”, prosllavizmin e hapur edhe në fillim prillin 2011. Kadareja mbeti njeriu i pakorigjueshëm nga rrufetë që i ranë vendit tonë si nga otomania, sllavizmi dhe komunizmi, që është pjellë e kësaj trinishi antishqiptar.
Duken si lajthitje ato që i ka deklaruar Kadareja, shkrimtarit malazezë, por ato janë faje të rënda që me krekosjen prej mburracakut të një statusi të shpallur nga komunizmi dhe të vetshpallur si anteu, si zemra, mendja, dielli i globit shqiptar me ato dyzime qendrimesh edhe të hapura antishqiptare të papërgjegjshme, që parimet kombtare, nuk janë asgja para megallomanisë tij.
Shifeni se sa poshtë ka ra Kadareja i famshëm, i dekoruar edhe nga bota, ka tituj akademikë si psh në rastin e Mark Milanit apo Marko Miljanovi që na e cilësoi të fismë dhe të madhë, por që ishte dhe mbeti në Historinë e Malit të Zi dhe të Shqipërisë si njeriu që shkruajti faqe më të përgjakëshme me luftrat që bëri kundër kryengritësve shqiptar, kundër burrit të madh Dedë Gjo Luli e shumë të tjerë luftëtarë shqiptarë, kundër Shqipërisë.

Do t'i bëj pyetje zotrisë Kadaresë;
Si do të quhen dëshmorët dhe kryeluftëtarët shqiptarë që luftuan kundër Mark Milanit, këtij burri të fismë e të madhë, që e lartësoi Turqia, Serbia dhe heshti komunizmi për afro 50 vjet për bëmat mizore antishqiptare të Mark Milanit?

Markun e lartësoi Serbia në komunizëm sepse Mal i Zi e harroi pasi ishte gjysëm shqiptar. Dihet se qysh me Pashiqin ishte disidentë Mark Milani dhe si të tillë nuk u përmënd më në histori. Serbia ishte ajo që në komunizëm ja botoi librat dhe e vlerësoji lartë si figurë dhe kontributet e tija antishqiptare sepse ndër të tjera kishte kontribuar për dashurinë e malazezit jo me shqiptarin, por me serbin që jetonte në Mal të Zi.

I bëj pyetjen Kadaresë?

Përse duhej të lavdërohej nga ju si i fismë dhe i madh edhe pas 2011 Milani, kur atë e dekoroi Turqia, kur ai ishte personaliteti i oborrit mbretëror i krajl Nikolla Pashiqit, kur Serbia e nderoi shumë në komunizëm edhe me botimin e librave të tija edhe antishqiptare dhe pas 1991 nisi të demaskohej?

Pse nuk përdor peshoren Kadare në cilësime glorofikime ndaj Milanit, ku në njërën anë vendosë librin etnologjike për shqiptarët dhe në anën tjetër të peshores vendosë dosjen e akteve kriminale antishqiptare, përgjakjet e tija kundër luftëtarve shqiptarë të Veriut, dekoratën që ja dha Turqia për Bashkimin e tokave shqiptare me Malin e Zi??
Peshorja tregon se sa i vlenë lëkura Milanit; a më shumë i fismë, i madhë apo despotë, plaçkitës, vrasës antishqiptar.
Historia e ka klasifikuar jo si personazh të madhë e të fismë sikurse ju e proklamoni me rrahja-gjoksi e zgërdhirje nofullash, por si personazh negativë me një listë veprash antishqiptare kanibale.


Kadareja është falsifikator i Historisë Shqiptare për raportet Shqipëri Mal Zi dhe për M.Milanin

Për fatin keq nuk të lënë ty të manipulosh fakte dhe kapituj të tërë të Historisë të Malit të Zi dhe të Shqipërisë. Jeni ju dhe bota sllave që e cilëson Mark Milanin si të fisme dhe si i madhë, që ju ka prekë zemrën t’uaj të akulltë për Shqipërinë dhe për Milanin i shkrihet e i alivanoset zemra.
Përse manifeston të kundërtën historike me krekosje e kapardisje e zgërdhirje dhëmbësh e poza neveritëse para sllavëve e francezve në sytë e shqiptarve me këto soj vlerësime idiotike antishqiptare??
Kujt i shërbeni ju??
Ju e dini shumë mirë se sllavët kanë ndikim shpirtëror fetar me vendet skandinave dhe sjellja e tillë pro-sllave ndikon te Komitetet e çmimit Nobël në Stokholm dhe Oslo në dhënien e këti cmimit, që ju nuk po leni gurë pa i lëvizë edhe mbrapshtë.
Kjo është perpjekje e dështuar që ke ndërmarrë për të realizuar egon tëndë të sëmurë.
A kështu mendoni të merrni cmimin Nobël??
Megallomania e tij e ka verbuar deri në degjenerimin dhe manipulimin e fakteve historike, e luftrave të mëdha të kryengritësve të Veriut kundër milanëve, pashiqëve për të mbrojtë tokat shqiptare me gjakun e tyre për qëllime që vetëm shqiptare nuk janë.

Kujdes Kadare!

Kujdes Kadare se do të thyesh edhe kokën si e ke nisë me vrrullë pa u ndalë në fundin e pleqërisë tënde të pabukur! Vila e Francës, pasaporta franceze, simpatia për sllavët mbaji dhe shiti atje në klubet e Francës e në botën sllave sepse nuk janë mangut shqiptarët të ndëgjojmë përrallat, halucinacionet e tua sllave edhe në mileniumin e tretë. Nuk të ka borxhë populli shqiptar të fëlliqësh gjakun, heroizmin e burrave të Malsisë të Veriut.
Të të vijë turpë që në pragë të 100 vjetorit të Ngritjes të Flamurit në majën e Bratilës në Deçiç më 6 prill 2011 dekorove kryegjaksorin antishqiptar Mark Milan Popoviç me Medaljen e Mirënjohej për Fismë dhe I Madh!!.

Turpë dhe harrëm të qoftë buka dhe qumështi i nënës shqiptare!!!
Tërhiqi urgjentishtë deklaratat e tua para malazezit të nderuar ose e gëzofshë pallton e sllavit!!


6 prill 2011


Indrit Bardhi

Mirash Martinovic /Mal i Zi
Imazh


Miraš Martinoviç

Miraš Martinoviç eshte shkrimtar i njohur malazez. Ajo çka e ben ate te veçante ne vendet e ish Jugosllavise jane temat e lashtesise dhe portretet e harruara te Malit te Zi, elemente te cilave i kushtohen dhe romanet e tij: Rruget e Prevalise, Hapja e Agruviumit, Endrra ne Doklea, Njemije vitet e Vladimirit dhe dashuria e Kosaras e veçanerisht romani Teuta. Miraš Martinoviç paraqitet ne boten letrare heret edhe si poet permes vellimit poetik “Miti i Qershise”, 1974.
Disa nga botimet e reja poetike te Miraš Martinoviçit jane: Kronike e Padukshme dhe Toke e Pazbuluar. Tri librat e tjere te ketij cikli jane Fjalet e Mbreterve, Gjuha e Tokes dhe Fjala e Shekujve.


Shenim
Ky ashtë linku i intervistës të Kadaresë dhanë Mirash Martinit në Mal të Zi
http://www.peshkupauje.com/2011/04/kada ... en-pobjeda[/b]
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4463
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Mendimi i lexuesit Daniel GÀzulli për Kadarenë
Imazh

Vleresimi im per vepren (antivepren) e Kadarese dhe per persoanzhin e tij njihen prej kohesh, sa ka njerez qe me quejne paranojak. E mire, une keshtu do te mbes. Nuk kam asnje iluzion tek morali i Kadarese, e art pa moral nuk ka. Arti nuk asht moral, por nuk mund te jete as amoral. Arti i Kadarese asht amoral. Gjithe veprat e tij nuk jane tjeter veç perkthim pleniumesh e kongresesh ne vepras letrare. Mos harro edhe se si Enver Hoxha, ashtu edhe Ismail Kadare nuk jane me origjine shqiptare. Heret a vone geni e nxjerr vnerin e vet.

Daniel Gazulli
E premte, më dt.8 prill 2011


VLERËSIMI I DISKUTUESHËM I ISMAIL KADARESË PËR LAHUTËN E MALËSISË TË FISHTËS:

“…një tjetër personalitet, madje më i njohuri e më i reklamuari, i kurrorëzuar si poet kombëtar, prifti Gjergj Fishta, në vetminë e kuvendit të françeskanëve po rrekej të krijonte një vepër që ishte sa jashtë kohe, aq edhe jashtë mundësive të tij. Ai orvatej të thurte poemën e madhe totale ku të mblidhte krejt eposin shqiptar në shembullin e mbledhësit mesjetar të Nibelungëve, të epeve të tjera evropiane, madje edhe më thellë, të epeve homerike. Absurde si ndërmarrje, për arsye që merreshin lehtë me mend, ajo bëhej dyfish e tillë për shkak se poetit françeskan i mungonin shumë gjëra, e në radhë të parë ai talent i veçantë për të përpunuar apo më saktë për të vënë në fre, atë shkumëzim të lirë, magjepsës e me bukuri befasuese, herë parajsore e herë infernale të eposit verior.
Në vend të atij tërbimi ai nxori nga pena poemën e gjatë monotone “Lahuta e malcis”, një kronikë sterile, e cila duke qenë, veç të tjerash, moralizuese e didaktike, ngjante me epet e veriut aq sa ç‘mund të ngjante ujët e distiluar me ujëvarat e bjeshkëve.
Në këtë poemë, që u shpall e në të vërtetë “vepra e jetës së tij”, himnizohej Shqipëria e prapambetur, kanunore e mesjetare. Në kërkim të një të vërtete të përjetshme të kombit, çka do të kushtëzonte dhe universalizmin e pretenduar prej tij në poezi, ai nuk shkoi më tej konfliktit ndëretnik midis shqiptarëve e sllavëve, që e shpalli si një luftë gati kozmogonike…
…Ndeshja sllavo-shqiptare kishte qenë dhe vazhdonte të ishte e egër dhe se eposi shqiptar vazhdonte të këndonte kundër sllavëve edhe pse shqiptarët kishin armikun e ri – osmanët.
Nuk i lejohej një poeti, e aq më tepër një poeti të shekullit XX, që të mos shihet në këtë kob asnjë dritë e asnjë rrugë pajtimi, madje as aq dritë sa jepte herë-herë vetë eposi zemrak. Aq më pak nuk i lejohej një poeti që duke dhënë tablo tronditëse të kësaj ndeshjeje dhe duke u revoltuar me të ndaj padrejtësive që i qenë bërë e vazhdonin t’i bëheshin kombit shqiptar, të mos bënte, megjithatë, një dallim midis popujve sllavë dhe shovinizmit sllavomadh e sidomos serbomadh… Mesazhin racionalist të Fishtës, mesazh që herë-herë merrte përmasat e një ksenofobie totale e që synonte izolimin e plotë të Shqipërisë prej botës së jashtme, nuk e përfilli as letërsia e as mendësia shqiptare…”[28]

Lidhur me Lahutën e malësisë Kadareja ka dhënë vlerësime disa herë. Mund të përmenden vlerësimet në vitet 1988 dhe 1991: “Mirëpo kësaj vepre artificiale, që ishte veç të tjerash një manifest reaksionar, idealizimit të Shqipërisë së prapambetur, kanunore e mesjetare, iu bë një reklamë e tillë, saqë rrezikonte ta kthente atë në një gur varri që mund t’i merrte frymën gjithë letërsisë shqipe. Dukuri jo fort të shpeshta, vepra të tilla (të një autori, të një grupi autorësh ose të një drejtimi letrar) qëllon që shfaqen në letërsi të ndryshme, tamam si sëmundje, që duhen kapërcyer. Për fat të mirë, letërsia shqipe u çlirua më shpejtë se ç‘pritej nga ky keqkuptim e nga ky ankth”.[29]
Tre vjet më vonë lidhur me Lahutën e malësisë Kadare thotë: “Në të vërtetë, me gjithë mosqasjen e ftohtësinë që treguan për të shkrimtarët e intelektualët e shquar shqiptarë, veprës së Fishtës, sidomos Lahutës së malësisë, iu ngrit një kult e iu bë një reklamë e tillë, saqë rrezikonte ta kthente atë në një gur varri që mund t’i merrte frymën gjithë letërsisë shqipe. Dukuri jo fort të shpeshta, vepra të tilla (të një autori, të një grupi autorësh ose të një drejtimi letrar) qëllon që shfaqen në letërsi të ndryshme, tamam si sëmundje, që duhen kapërcyer. Për shkaqe e rrethana jashtëletrare (çlirimi i vendit nga fashizmi, përmbysja shoqërore etj.), u çlirua më shpejtë se ç‘pritej nga ky keqkuptim”.[30]
Mirëpo, në takimin me studentët, lidhur me vlerësimet e tij për Fishtën dhe për "Lahutën e Malcisë", Kadareja thotë: “…mbase mund ta kem gabim”.[31]

DUHET SHTUAR PO ASHTU SE KADAREJA KA THËNË: “FISHTA NUK DO TË DALË KURRË MBI NAIMIN, AS KONICA MBI NOLIN”[32]
* * *
QËNDRIMI SLLAV NDAJ FISHTËS DHE KRIJIMTARISË LETRARE ARTISTIKE TË TIJ


Ndjenjat antisllave të shprehura në poemën Lahuta e malësisë të Fishtës bënë që vepra dhe autori i saj të ndaloheshin nga autoritetet jugosllave. Elementi antisllav i veprës së Fishtës është gjithashtu i vetmi që theksohet në botimin e parë të Enciklopedisë së Madhe Sovjetike në Moskë. Në të është shkruar: “Veprimtaria letrare e priftit katolik Gjergj Fishta pasqyron rolin që ka luajtur kleri katolik në përgatitjen e agresionit italian kundër Shqipërisë. Si ish agjent i imperializmit austro-hungarez, Fishta, në vitet e para të veprimtarisë së tij letrare, mori një qëndrim kundër popujve sllavë, të cilët ishin kundër planeve grabitqare të imperializmit austro-hungarez në Shqipëri. Në poemën e tij shoviniste antisllave “Lahuta e malcis”, ky spiun ngrinte lart ndjenjat armiqësore të shqiptarëve kundër popujve sllavë, duke bërë thirrje për luftë të hapur kundër sllavëve”.[33]
Kështu shkruajnë për zërin e kombit – Gjergj Fishtën – bolshevikët dhe bizantinët rusë, të cilët historikisht kanë vepruar për shfarosjen e kombit shqiptar në Ballkan.

* * *
Lidhur me vlerësimet për Lahutën e malësisë unë kam këtë mendim:


Fragment nga studimi i Xhelal Zejnelit
- në një vepër letrare-artistike, në radhë të parë duhet të studiohet struktura dhe arkitektura sipas të cilave është ndërtuar ajo;
- në një poemë lirike, epike apo epiko-lirike duhet të analizohen në radhë të parëmetrika dhe stilistika sipas të cilave është krijuar ajo;
- në një krijim letrar-artistik duhet të vlerësohen gjuha dhe stili.
- në një krijim letrar-artistik duhet të vlerësohet porosia që jep autori nëpërmjet veprës;
- dimensioni human i veprës;
- karakteri universal i veprës;
- bashkëkohësia e veprës (a është shkruar vepra në kohë të duhur, apo disa dhjetëvjeçarë më vonë).

Vlerësimet e Kadaresë për Lahutën e malësisë kanë të bëjnë vetëm me një apo dy mendimet e mia të sipërthëna. Me analizën e një vepre letrare, mund të merret profesionalisht, sidomos kritiku letrar, teoricieni i letërsisë, historiani i letërsisë, metodologu letrar, esteti dhe eseisti. Vlerësuesit e tjerë, mund të ndodhë të japin gjykime jomeritore dhe jokompetente.

Sa i përket Lahutës së malësisë të Fishtës, kam këtë mendim: Poema është shkruar me vonesë. Përfundon më 1937, d.m.th. 25 vjet pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Kjo poemë mbase do të kishte qenë më e vlefshme për letërsinë shqipe dhe për ngritjen e vetëdijes kombëtare të popullit shqiptar, sikur të botohej në kohën e Rilindjes Kombëtare. Po të ishte botuar në shekullin XIX, epi fishtian do t’i printe lëvizjes së pavarësisë.
E finalizuar 25 vjet pas pavarësisë, kjo poemë nuk ka mundur ta ketë një mision të tillë kombëtar.
Një shkrimtar është i madh sidomos kur shkruan për kohën e vet dhe për vendin e vet dhe jo kur i kthehet të kaluarës, shekullit XV, prejardhjes së largët. Shkrimtari që nuk ballafaqohet me problemet e kohës, ai në të vërtetë, për shkaqe të caktuara, oportuniste apokonformiste, u ikën problemeve.
Po të mos kishte qenë Balzaku bashkëkohës i problemeve që i pasqyron në veprat e veta, askush nuk do ta përmendte sot.
4.X.2014

U morë nga ky link; http://www.fryma.info/2012/10/analize-e ... C_zTmeSzwN
"VLERËSIMI I DISKUTUESHËM I ISMAIL KADARESË PËR LAHUTËN E MALËSISË TË FISHTËS:"
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4463
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Kadare ka fyer në disa libra edhe Monsinjor - Vinçenc Prennushin
Imazh


Ismail Kadare falsifikoi historinë e Monsinjor Prennushit?

Pra, Kadare kot na e paraqet Princin Wied duke qëndruar pa gjumë për të zbuluar përsenë e sjelljes së Haxhi Qamilit. Në fakt duket se ai që ka qëndruar pa gjumë është Kadare, për të ngatërruar historinë. Kadare gjithashtu mashtron kur thotë se Imzot Prenushi, kishte krijuar një principatë katolike separatiste në Lezhë. Imzot Prenushi është një person real, një shkrimtar i madh shqiptar, që vdiq në burgjet e regjimit komunist, dhe duket se Kadare duke i atribuuar këtë bëmë të paqenë kërkon ta denigrojë pas vdekjes edhe politikisht, pasi e ka denigruar si shkrimtar në libra të tjerë.Libri u botua në vitin 1986 si e tillë ishte koha kur Kadareja në kulmin e karrierës si komunistë nëpër kongrese, si deputetë pranë rrjeshtit të karrikeve të parlamentit me sh.Nexhmije Hoxha apo si zevendës i N.Hoxhës në Frontin Demokratik që ishte leva e ish sigurimit të shtetit komunist, prandaj kjo do të reflektohej në libra urrejtja ndaj prelatëve të mëdhenjë të Kishës Katolike.



Një tjetër gafë e Kadaresë është që shtetin e Mirditës të krijuar në 1921 nga disa aventurierë e bën sikur ka ndodhur në vitin 1914, gjë që nuk ishte e vërtetë se atëherë mirditorët me në krye Prengë Bibë Dodën mbështetën Princin Wied dhe shtetin shqiptar.

Me falsifikimet historike që ka bërë Kadare, krijon përshtypjen tek të huajt që lexojnë librin dhe shikojnë filmin, se shqiptarët e copëtuan shtetin e tyre në shumë principata fetare, që ishin mes tyre në një konflikt paranojak, gjë që nuk ka qenë e vërtetë.

E keqja më e madhe është se falsifikimet historike të Kadaresë qarkullojnë sot në botë të legjitimuara me emrin e tij, dhe tash do të përhapen dhe me anë të filmit. Ata që kanë shkruar skenarin e filmit kanë përgjegjësi nëse i ruajnë shtrembërimet historike që ka bërë Kadare dhe që krijojnë një imazh të keq për shqiptarët në botë. Është për t’u habitur sesi një libër me falsifikime kaq paranojake të historisë si «Viti i mbrapshtë» të quhet kryevepër!

E Shtunë, 22 Gusht 2009
Marrë nga artikulli "Ismail Kadare tek «Viti i mbrapshtë» ka falsifikuar
historinë" e Kastriot Myftaraj
Imazh
Ismail Kadare tek «Viti i mbrapshtë» ka falsifikuar historinë
«Viti i mbrapshtë», tek «Koha e shkrimeve», përmbledhje me tregime dhe novela, Shtëpia botuese «Naim Frashëri», Tiranë 1986, f. 302)

A ka dicka të vërtetë nga akuza që i bën Kadaresë për denigrimin në kohën e komunizmit ndaj Monsinjor Prennushit publikishtë nga K.Myftaraj?

Kastrioti na servirë vetëm fakte dhe pak analizë apo gjykim. Nëse dikush me qëllim e paragjykon Kastriotin atëherë edhe kësaj rradhe e kalon lumin sikurse në komunizëm Kadareja ndaj shpifjeve, trillimeve kundër Klerit Katolik me emra prelatësh duke e nisë nga gjeniu i kombit At Fishta, monsinjori Prennushi, etj.


u morrë prej linkut
http://webcache.googleusercontent.com/s ... .google.dk


E martë, më dt. 12.4.2011
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
MëparshmePërpara
Posto një përgjigje 60 postime · Faqe 3 prej 6 · 1, 2, 3, 4, 5, 6
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 08 Prill 2020, 19:20
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari