Letra dhe lapsi nje misherim i vargut ku letrari le gjurme ne historine dhe legjenden e nje kombi.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 60 postime · Faqe 2 prej 6 · 1, 2, 3, 4, 5, 6
Ismail KADARE dhe ENVER HOXHA, ELENA GUSHO, KADRIE, SHAHIN
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4463
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Familja e Kadaresë ishte Puntore
SHAHIN - I VELLAI I ISMAILIT ISMAIL KADARE

Imazh

Një Kadare histolog, jeta përkrah gjeniut të letërsisë
Shekulli Online | 29/08/2009 |


TIRANE - Ka ditur të bëhet i njohur dhe njeri i respektuar në profesionin që mbulon. Por vetëm për njerëzit që iu shërben pasi profesioni i mjekut nuk mund ta bëjë kurrë të famshëm sa vëllai i tij. Tashmë mendon se ka realizuar ëndrrën e tij duke ndërtuar laboratorin që gjithmonë e ka dëshiruar ndërsa kohën e lirë e shfrytëzon për të lexuar vetëm librat e vëllait, (ndonjëherë edhe Dritëroin pasi edhe atë e pëlqen). Bëhet fjalë për Prof. Dr. Shahin Kadare, mjek histolog i cili në intervistën për "Shekullin" rrëfen pasionin e tij për mjekësinë dhe lidhjet me shkrimtarin e njohur Ismail Kadare. Ndërkohë ai flet edhe për pozitën e tyre në kohën e komunizmit dhe nuk e përjashton veten nga të kërcënuarit e kohës, e gjitha vetëm për faktin e librave të vëllait të tij.

Përse iu futët rrugës së mjekësisë, ishte dëshira juaj apo ju nxitën të afërmit?

Sigurisht që ka qenë dëshira ime. Në atë kohë por edhe tani profesioni i mjekut mbetet një nga profesionet më të lakmuara nga njerëzit. Mbaj mend kur bënim ato hartimet me temë se çfarë do të bëheshim kur të rriteshim, pothuajse 80 përqind shkruanim se do të bëhemi mjek. Por në fakt nuk është se ka qenë tamam një zgjedhje pasi në atë kohë kur ne kemi filluar universitetin nuk mund të zgjidheshin fakultetet dhe praktikisht përcaktoheshin nga Komitetet Ekzekutive nga ato që quhen sot bashki. Kështu që e konsideroj një fat që qëlloi të vazhdoja mjekësi.

Përveç profesionit të mjekut keni patur dëshirë ndonjë profesion tjetër që të vazhdoni në jetë?

Mund të them jo. Praktikisht profesioni i mjekut ishte e vetmja dëshirë dhe për fat aty më caktuan.

Sa i takon zgjedhjes së këtij profesionit keni patur mbështetjen e familjarëve, qoftë edhe mbështetje morale?

Jo, nuk e kam patur mbështetjen e prindërve pasi nuk kanë patur mundësi. Babai ka qenë një punëtor i thjeshtë, nuk ka patur asnjë funksion të rëndësishëm administrativ apo shtetëror dhe nuk ka patur mundësi të më ndihmonte. Në atë kohë për të fituar një të drejtë studimi për mjekësi duhej të kishe nota shumë të mira, kriter ky që unë e plotësoja por kjo nuk përbënte kushtin e vetëm pasi kishte edhe plot rrethana të tjera.

Si e priti vëllai juaj vendimin për të vazhduar profesionin e mjekut, profesion ky krejt i kundërt me atë të shkrimtarit?

Në atë kohë ai ishte shkrimtar i njohur në Shqipëri po ende jo në botë pasi veprat e tij nuk lejoheshin të botoheshin në vendet e huaja. Ai vazhdonte studimet në Moskë në atë kohë dhe është kthyer në vitin 1960 tamam viti kur unë u caktova në fakultet. Natyrisht që e priti mirë këtë vendim duke thënë se ishte e rëndësishme që të kishim të paktën një mjek në familje për të zgjidhur problemet shëndetësore që mund të krijoheshin. Por nuk ka ndikuar në këtë vendim.

Po nga letërsia a keni patur prirje dhe a keni menduar të shkruani ndonjëherë?

Praktikisht të gjithë njerëzit në moshën e adoleshencës dhe në moshën e hershme rinore kanë qejf të shkruajnë dhe provojnë të shkruajnë dhe unë natyrisht që nuk kam bërë përjashtim. Por me kohën kuptohet që nuk e vazhdova pasi nuk kisha ndonjë talent në këtë fushë.

Vëllai juaj lexonte ndonjë gjë nga ato provat që bënit ju për të shkruajtur?

Natyrisht që jo. Unë lexoja veprat e zotit Kadare por ai asnjëherë të miat sepse unë praktikisht nuk shkruaj gjë.

Profesionin e mjekut apo të shkrimtarit e keni të trashëguar nga ndonjë i afërm?

Jo në fakt unë nuk di asnjë të afërm që të ketë qenë mjek madje as shkrimtar përveç zotit Kadare. Di që të afërmit e mi më shumë kanë qenë juristë apo kanë punuar në sistemin e drejtësisë me çfarë më kanë thënë prindërit. Me sa di unë Ismaili është i vetmi shkrimtar në fisin tonë.

Fakti që jeni vëllai i një personaliteti të njohur jo vetëm brenda vendit por edhe jashtë dhe mbani të njëjtin mbiemër, a ju ndihmon dhe a ju pyesin njerëz që nuk iu njohin nëse keni lidhje me zotin Ismail Kadare?

Po në fakt sapo më dëgjojnë mbiemrin njerëzit pyesin nëse kam ndonjë lidhje me zotin Kadare. Por nuk mendoj se ka ndonjë ndikim të veçantë në punën që unë bëj. Në mjekësi nëse nuk ke seriozitet dhe përkushtim dhe nëse nuk e bind të sëmurin që ti i jep atij atë shërbim që ai ka nevojë asnjë faktor tjetër nuk të ndihmon që ai të ketë respekt ndaj teje. Në ndonjë punë tjetër si p.sh gazetar, spiker apo profesion tjetër edhe mund të ndikojë mbiemri por në mjekësi jo pasi duhet të mbështetesh në aftësitë e tua personale për të fituar autoritet dhe respekt ndaj të sëmurëve.

Ju e keni fituar këtë respekt ndaj të sëmurëve?

Mendoj se po.

Lexoni vepra letrare në përgjithësi?

Unë dikur kam lexuar shumë. Nuk e ekzagjeroj të them se kam lexuar çdo libër që dilte në librari. Edhe kur nuk kishte ndonjë libër interesant lexoja ndonjë tjetër fare kot se nuk kisha tjetër. Tashmë mungesa e kohës e kanë kufizuar kohën e lirë për të lexuar kështu që shkrimtarët që unë lexoj janë shumë të paktë.

Cilët shkrimtarë lexoni konkretisht?

Lexoj të gjithë librat e Ismailit

Cila është vepra nga Ismail Kadare që keni më për zemër?

Mua të gjitha veprat e tij më pëlqejnë por atë që kam më për zemër është "Kronikë në gur" sepse në një farë mënyre aty përshkruhet edhe jeta e familjes time në Gjirokastër, aty përshkruhen prindërit e mi, të afërmit tanë, jeta jonë. Është një libër shumë i vërtetë dhe i sinqertë dhe mua më ringjall shumë e shumë kujtime nga fëmijëria e hershme që kam kaluar në Gjirokastër e cila natyrisht është një qytet i veçantë dhe ndiej shumë nostalgji.

Përveç vëllait tuaj kë lexoni tjetër?

Të them tani se nga shkrimtarët shqiptarë lexoj vetëm Ismailin nuk është e vërtete pasi lexoj edhe Dritëroin. Më pëlqen shumë edhe Dritëroi. Dikur shkrimtar shumë i dashur për mua ka qenë edhe Mitrush Kuteli.

Le t'i rikthehemi edhe një herë profesionit tuaj. Përse keni zgjedhur pikërisht fushën e onkologjisë duke ditur se është edhe disi e vështirë dhe e dhimbshme?

Siç e thashë edhe një herë në kohën tonë ne nuk zgjidhnim. Bënim disa kërkesa dhe herë merreshin parasysh dhe herë nuk merreshin. Praktikisht nuk ka qenë një zgjedhje me kuptimin e mirfilltë të fjalës. Por onkologjia, pavarësisht se ka qenë një degë e vështirë, është dhe e rëndësishme pasi shumë nga sëmundjet tumorale ose parandalohen ose mjekohen. Pra jo gjithmonë është sëmundje fatale pasi 50 përqind e sëmundjeve tumorale që kapen në faza të hershme mjekohen.

Për të mbetur po prapë te profesioni juaj a mund te më thoni ndonjë moment apo ngjarje që ju është ngulitur në kujtesë si më i veçanti?

Në profesionin tonë momente të hidhura ka shumë. Mjeku nuk mund të përjetojë hallet dhe dhimbjet e pacientëve se ndryshe nuk do jetonte dot asnjë vit. Por ama nga dhimbja,vuajtja dhe humbja e çdo pacienti edhe mjeku e vuan një pjesë të asaj dhimbje. Pra ato nuk kalojnë pa lënë një gjurmë të vogël në jetë. Pastaj momente të bukura ka plot sidomos kur ne vendosim një diagnozë të vështirë dhe del me sukses.

E dinë njerëzit që nuk ju njohin se zoti Ismail Kadare ka edhe një vëlla mjek?

Besoj se shumë e dinë. Ne kemi një aktivitet që është i shtrirë në gjithë vendin.
Po kujtimi më i veçantë që ju është ngulitur në mendje me familjarët dhe sidomos me vëllain tuaj?

Njeriu ka plot momente të bukura ne jete sidomos me familjarët por zakonisht ato që lënë gjurmë janë momente të hidhura dhe të vështira. Ka shumë por nuk më kujtohet ndonjë moment i veçantë.

Në kohën e komunizmit motra juaj Kadrie Kadare e arsimuar në Rusi u dyshua nga sistemi se bashkëpunonte me rusët për shkak të shoqërisë që kishte me ruset. A ju shkaktoi probleme në atë kohë?

Në kohën e komunizmit gjithnjë ishe i kërcënuar. Më i kërcënuar unë isha nga fakti i librave të Ismailit se sa nga çdo gjë tjetër. Edhe fati i Kadries lidhej me librat e Ismailit. Nëse ai do binte, do rrëzohej, do goditej nga sistemi edhe ne do goditeshim si ai. Kështu funksiononte në atë kohë. Ose ai do kursehej nga shteti qoftë për interesat e veta qoftë edhe për faktin se u bë i njohur në botë. Mund të kujtoj se momente të vështira kanë qenë kur u botua libri "Dimri i Vetmisë së Madhe" i cili pati një reagim shumë të ashpër nga njerëzit e pushtetit dhe partisë duke e cilësuar si një vepër që donte të godiste në mënyrë të kamufluar pushtetin dhe ta diskretitonte atë. Për ne ka qenë një periudhë e vështirë e cila erdhi duke u qetësuar me kohën.

Po fëmijët tuaj kanë vazhduar në rrugën tuaj si mjek apo rrugën e letërsisë si zoti Kadare?

Jo në fakt nuk kanë lidhje fare me këto profesione. Djali ka mbaruar universitetin shkëlqyeshëm për ekonomi në Londër dhe punon në një nga bankat më të rëndësishme në Londër. Është punëtor dhe serioz. Ai nuk deshi kurrë që të vazhdonte mjekësi. Ndërsa vajza studion për Shkenca Politike.

Në familjen tuaj vihet re që asnjëri nuk ka ndjekur rrugën e tjetrit dhe jeni të specializuar në fusha të ndryshme. Pak e habitshme!

Në fakt keni të drejtë. Ka secili një pavarësi të veten dhe nuk ndikohet aspak se çfarë janë familjarët. Secili bën atë që pëlqen dhe di të bëjë. Kjo besoj se është e mirë pasi kemi një mozaik profesionesh në familje.

Cilat janë projektet tuja?


Mendoj se kam realizuar ëndrrën time dhe për këtë kam punuar shumë. Eshtë ky laborator privat të cilin jam munduar ta bëj bashkëkohor. E kam realizuar me shumë sakrifica dhe e kam bërë për pasionin tim. Shpresoj të më kthejë edhe anën financiare pasi kam shpenzuar shumë për të. E kam dashur shumë një laborator të përparuar që të kryhen shumë ekzaminime që nuk bëhen këtu në Shqipëri. Shpresoj që të kem jetë dhe shëndet që ta gëzoj dhe të ndihmoj me profesionin tim.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4463
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
HELENA GUSHO(NGA BABA) - Familje Intelektualësh
Gruaja e ISMAIL KADARES


Helena Kadare

Helena ka lindur në Fier, Shqipëri. Ajo studioi letërsi në Universitetin e Tiranës dhe ka punuar si gazetare dhe botoi librin "Një grua nga Tirana, është përkthyer në disa gjuhë, duke përfshirë në frëngjisht. Helena Kadare jeton me burrin e saj Ismail Kadare në Paris.

ImazhImazh


Ne gjermanisht

Helena Kadare

geboren in Fier, Albanien. Sie studierte Literatur an der Universität von Tirana und arbeitete als Journalistin und im Verlagswesen. „Eine Frau aus Tirana“ wurde in mehrere Sprachen übersetzt, u.a. ins Französische. Helena Kadare lebt mit ihrem Mann Ismail Kadare in Paris.



Dashuria midis Helena Gushos dhe të Kadaresë
Imazh

Nje dashuri shume interesante eshte ajo mes Ismail dhe Helena Kadarese. Ajo nje vajze e re, qe adhuronte shkrimtarin e madh, e guxon t’i dergoje edhe nje leter atje ne Moske, qe te lexonte nje krijim te saj. Ndersa ai, nje djale modern, me fame e i paparashikueshem. A s’ishte i tille Kadareja, kur i shkoi Helenes se bukur ne konvikt ne qytetin Studenti dhe nxori nje brisk, e ashtu pa folur e papandehur i preu nje pjese te gershetit, dhe veprimin-habi e shoqeroi me fjalet “e dua per kujtim”. Apo kur i shkoi ne shtepine e prinderve ne Elbasan dhe ndersa te gjithe kujtuan se do t’i kerkonte doren, ai ia keputi gjumit pa e hapur fare muhabetin e shumepritur. Dasma e Ismail Kadarese ne vitin 1963 ishte edhe fillimi i nje dashurie qe do t’i çonte ne martese Dritero dhe Sadije Agollin. Ajo ishte e ftuara nga ana e nuses, Helenes, ndersa shkrimtari i madh, i ftuari i dhendrit.

Ismail Kadare - Helena

Dashuria me nje shkrimtar te madh, duhet te jete dashuri e madhe. Dhe Ismail Kadare me Helena Kadarene, nuk e kane prishur rregullin. As me faktin qe kontakti i pare mes tyre nisi nga nje leter qe vajza adoleshente nga Elbasani ia dergonte studentit ne Moske afro 50 vjet me pare, per t’i lexuar nje tregim te saj ne gazeten “Zeri i Rinise”. As kur ai e takoi per here te pare dhe ajo shtangu me te foluren snobe qe Ismaili tregoi ne sy te nje kusheriri. As kur i shkoi ne konvikt ne Qytetin Studenti dhe nxori nje brisk e ashtu pa folur e papandehur i preu nje pjese te gershetit dhe veprimin-habi e shoqeroi me fjalet “e dua per kujtim”. As kur i shkoi ne shtepine e prinderve ne Elbasan dhe te gjithe kujtuan se do i kerkonte doren, ndersa ai vetem fjeti gjume atje pa e hapur fare muhabetin e shumepritur. As kur nje dite te bukur i derguan familjeve nga nje telegram, ku njoftonin se ishin fejuar, nje veprim-çudi i asaj kohe, e as kur bene ceremonine e dasmes me kushtin qe te gjithe te ftuarit te mos ishin me bashkeshortet. Shume varen buzet nga ky kusht, por beqaret u kenaqen pa mase. Mes tyre ishin edhe Dritero dhe Sadija, dy miqte e vjeter te çiftit Kadare qe u njohen pikerisht ne ate dasme te kolegut dhe mikut te tyre. Çifti ishte nga te interesantet. Ajo nje bionde e bukur rrezellitese, ai nje shkrimtar race gjithnje ne rritje. Te dy te nje ere qe frynte ne Shqiperine e viteve ‘60. Pak ere Moske, pak ere Perendimi dhe me shumice ere dashurie. Te nje dashurie te paperseritshme. Me te bukurat dhe te papriturat e saj. Me tallazet dhe emocionet plot ndjenje. Per te vertetuar perhere edhe tashme qe Ismail Kadare ka kaluar te 70-at dhe ajo te 65-at, se dashuria me nje shkrimtar te madh eshte nje dashuri e madhe.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4463
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
(Vetë)vrasja e ish-sekretarit te pare te rrethit te Fierit - Pirro Gusho
Imazh

Kristaq Thanasi, Fier | 03/05/2009

Një mister i lënë në heshtje që prej 1975-ës. Vetëvrasja e Pirro Gushos, varrimi i tij pa familjarët dhe gjetja e trupit dekada më pas, pas një dëshmie rastësore

Piro Gusho ishte anëtar i Komitetit Qendror të PPSH-së dhe sekretar i parë i Komitetit të Partisë, Fier, gjatë viteve 1973 -1975. Është gjendur i vetëvrarë më 8 prill të vitit 1975. I ndjeri Piro është vetëvrarë në moshën 51-vjeçare në shtëpinë e tij, në lagjen "15 Tetori" të qytetit të Fierit. Ai banonte në katin e dytë të një pallati pesëkatësh në qendër të qytetit, mbi kompleksin e farmacive, të njohura në Fier si "Farmacia Nr. 1".
Fierakët e mbajnë mend mirë Piron kur ai kalonte në këmbë në rrugë (makinën rrallëherë e përdorte). I vrazhdë në fytyrë dhe tepër autoritar, bënte kritika dhe ndërhyrje tek të rinjtë teksa kalonte në këmbë për në Komitetin e Partise(K.P.) për manifestime, të quajtura atëherë si shfaqje të huaja në veshje, si pantallona të ngushta, rripa të trashë në brezin e pantallonave, etj. Në kujtesën e ish-punonjësve të aparatit të KP-së, akoma edhe sot hyrja e Piros në institucion është histori tryezash. Të gjithë fshiheshin nëpër zyra për të mos i dalë përpara.

Ish-komshiu i tij me inicialet I. D, atëherë fëmijë, tregon se Pirua në fytyrë dukej i rreptë dhe sa herë që kalonte dhe ngjitej në apartamentin e tij, fëmijët e pallatit fshiheshin. Prindërit na thoshin se ai ishte njeri i mirë, prandaj mos keni frikë, megjithatë, kur ai zbriste nga makina, ne i rrinim larg.

Pirua banonte në katin e dytë të një pallati afër KP-së. Ishin dy hyrje, të cilat ishin kthyer në një hyrje të vetme, ku ai banonte me babanë dhe fëmijët, si dhe me gruan e tij, e cila ishte mësuese në shkollën 7-vjeçare, "Andon Xoxa" të qytetit Fier.
"Më kujtohet ajo ditë prilli, kur Pirua vrau veten", - vazhdon më tej bisedën I. D. Ora ishte.... nuk jam shumë i sigurt, rreth 13.30, kur ai ka zbritur nga makina e punës shumë i mërzitur. Në gojë mbante një cigare, hera e parë që e shikonim me cigare në gojë, pasi ai zakonisht e mbante atë me cigarishte.

Posa është futur në hyrje të pallatit ka hedhur cigaren, të cilën pothuajse nuk e kishte pirë. Kjo më kujtohet mirë, pasi dikush nga shokët e mi e ka marrë atë me qëllim për ta pirë. Pak më vonë kemi parë djalin e Piros, Kastriotin, i cili ka dalë me vrap nga shtëpia dhe ka shkuar drejt godinës së Komitetit të Partisë, rreth 50 metra larg nga vendbanimi i familjes Gusho.

Si gjithë fëmijët kureshtarë, i afrohemi derës kryesore, e cila ishte gjysmë e hapur, kemi parë njolla gjaku në bravën e derës dhe jemi larguar me vrap".

Çfarë ndodhi atë ditë kur Pirua vendosi që t'i jap fund jetës? Në vitin 1974, Gusho mori pjesë në konferencën e 20 të Partisë, ku u zgjodh edhe anëtari i plenumit, si dhe sekretar i parë i KP-së Fier. Kanë qenë muajt e parë të vitit 1974, kur regjimi i atëhershëm filloj luftën e armiqve të naftës në Patos, si dhe në ato zona ku punohej për nxjerrjen e arit të zi. Midis tyre është kritikuar ashpër edhe sekretari i parë të Komitetit të Partisë së Rrethit të Fierit, Piro Gosho.

Ka qenë dita e diel e 8 prillit, e vitit 1975, kur në Komitetin e Partisë të Fierit ishin mbledhur anëtarët e byrosë së partisë të këtij rrethi për të diskutuar edhe për personat e parë të cilësuar nga regjimi i asaj kohe "armiq të naftës".

I deleguar nga Byroja e Komitetit Qendror ishte anëtari i byrosë politike, Haki Toska. Nga të gjithë anëtarët e byrosë të Komitetit të Partisë Fier, janë bërë pyetje dhe kritika të ashpra drejt sekretarit të parë të Komitetit, Piro Gusho, lidhur me situatën në naftë.

Rreth orës 12.30, pas shumë pyetjesh që i janë bërë Gushos lidhur me situatën në naftë dhe "armiqtë" e saj, është kërkuar pushim. Pasdite ishte lënë që Pirro Gusho të fliste dhe më pas konkluzionet do t'i bënte i deleguari Haki Toska. Pirua nuk ka shkuar në zyrën e tij si zakonisht, por është drejtuar për në apartamentin ku ai banonte, në lagjen "15 Tetori". Kishte vendosur t'i jepte fund jetës.

Mjeku ligjor i asaj kohe, i cili i ka bërë ekspertizën trupore mbas vetëvrasjes, tregon:
"Atë ditë, tregon doktor Bani, rreth orës 13. 00, ndoshta nuk jam i saktë për orën, unë sapo kisha lënë punën, kur një makinë e policisë ka ndaluar te këmbët e mia dhe pasi më thanë se do vija me ta për një ngjarje, kam hipur lart. Kemi qëndruar te një pallat dhe jemi ngjitur me shpejtësi në katin e dytë të këtij pallati, në lagjen "15 Tetori", dhe jemi futur në një apartament, i cili i përkiste sekretarit të parë, Piro Gusho. Aty më thanë se çfarë kishte ndodhur dhe kam nisur të bëje detyrën time ligjore. Kemi përshkruar një korridor të madh, ku në mes të tij ndodhej një tavolinë.

Para vetëvrasjes ai kishte konsumuar shumë cigare. Të binte në sy mbi këtë tavolinë një tavëll duhani e mbushur plot. Kur hyra në dhomë pashë Piro Gushon të rënë në dysheme, i mbytur në një pellg gjaku, midis një pasqyre të një dollapi rrobash.
"Aty gjetëm një gëzhojë dhe pas një kontrolli të imët u gjend edhe predha e një pistolete në dollapin e rrobave. Pas ekspertizës që kam kryer në trupin e tij, kam konstatuar një vrimë të vogël në kokë. Kjo tregonte se vdekja e tij kishte ardhur si rezultat i një plumbi të vetëm në tëmthin e djathtë..."

I ndjeri Piro, në momentin e vrasjes ka qenë para pasqyrës dhe pasi ka vendosur pistoletën te koka, e ka shkrepur atë, ndërsa plumbi ka dalë nga ana e majtë e kokës, duke hyrë brenda në dollap.

Kunati i Piro Gushos, Thoma Gërzhalli, e kujton kështu momentin e vetëvrasjes:
"Ishte kohë dreke dhe Pirua vjen në shtëpi i rrënuar krejt. Lexohej lehtë ankthi në fytyrë. Sapo futet në shtëpi takon fëmijët dhe të vjehrrin, që atë ditë ndodhej në Fier dhe ka dalë nga kuzhina. Qëndroi vetëm pak minuta dhe i la thuajse të shtangur të gjithë pjesëtarët e familjes. Shkoi në dhomë, nga ku më pas u dëgjua krisma.

I pari që ka ardhur në apartament pas vrasjes me një automatik në dorë, ishte kryetari i degës së Fierit të asaj kohe. Bllokoi derën e jashtme të hyrjes së Piro Gushos, duke qëndruar vetë në rolin e rojës. Pas pak vjen grupi hetimor dhe më pas marrin kufomën për ekspertizë.

Drejtuesit e asaj kohe kontaktuan me familjen, duke u thënë se Piro Gusho ishte vetëvrarë si armik dhe ju nuk duhet të merrni pjesë në varrimin e tij. Të detyruar nga një presion shumë i madh familjar, nuk u lejua që të merrte pjesë dhe, në këto kushte, askush nuk e mori vesh ku ndodhej varri i Piros.

Pas dy ditësh vjen internimi në një fshat të thellë të Roskovecit dhe ndodh edhe vrasja misterioze e djalit të madh të Piro Gushos, në një fabrikë tullash, gjatë përgatitjes së dheut me një minë që përdorej si lëndë e parë për tulla.

Pas viteve '90-të, familja e Piros nuk rreshti kërkimet për të zbuluar varrin e tij. Falë dashamirësisë së një qytetari, i cili tregoi se Pirua ishte varrosur në varrezat e rrugës që shkon për në Patos. Ishte e vështirë gjetja, pasi vendi ku ishte varrosur ishte sheshuar dhe nuk dukej asnjë shenjë varri.

Më së fundi, pas shumë përpjekjesh, është gjetur vendi ku ishte varrosur në një arkivol primitiv, të bërë me ristela të holla druri dhe ishte vendosur në arkivol lakuriq, vetëm me çorape. Ishte një skenë vërtet makabre. Më pas familja i mori dhe eshtrat, duke kryer rivarrimin në Pogradec.

Pas vetëvrasjes, asnjë gazetë e asaj kohe nuk ka shkruar të nesërmen. Ajo kaloi në heshtje. Për propagandën zyrtare të kohës, Piro Gusho u rendit së bashku me "armiqtë" dhe "sabotatorët e industrisë" së naftës.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4463
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
“E vërteta e ngjarjes së ’82-shit, sipas motrës së Kadaresë”
Imazh


Kadrie Kadare


Dhjetëra letra dhe e-maile na kanë ardhur në redaksi nga lexuesit tanë, të cilët kanë shprehur pikëpyetje dhe revoltë për sulmet e vazhdueshme ndaj shkrimtarit Ismail Kadare. Shumë nga letrat e lexuesve përqendrohen tek rrëfimet e një emigranteje në një gazetë të përditshme, ku prej disa ditësh tirret një histori e adoleshencës së vajzës së shkrimtarit. Një nga lexuesit tanë on-line, emigrant në SHBA me anë të një letre të gjatë, na ka kërkuar një dëshmi prej familjes Kadare, mbi atë që ka ndodhur vërtet në vitin 1982. Ia përcollëm këtë letër, njërës prej pjesëtarëve të familjes së z.Kadare, motrës së tij Kadrie Kadare, e cila ka jetuar bashkë me familjen e shkrimtarit të madh dhe është dëshmitare okulare e ngjarjes. Ajo na u përgjigj me një letër në këtë rubrikë të “Shekullit”.

Duke qenë motra e Ismail Kadaresë, ka shumë vite që jam mësuar të dëgjoj sulme nga më të ashprat kundër tij. Nuk më ka shkuar mendja kurrë se do të vinte një ditë, që do të flisja në shtyp për një gjë të tillë. Ai është person publik dhe marrëdhëniet e tij me publikun, duke përfshirë këtu edhe sulmet, i përballon vetë. Por këtë herë ka ndodhur diçka që e kapërcen çdo kufi të moralit dhe çdo normë të njerzillëkut. Është shkelur një kufi, që do ta turpëronte çdo shoqëri, e sidomos shoqërinë shqiptare. Në sulmet kundër tim vëllai është kryer një hakmarrje e ulët dhe burracake, është prekur moralisht vajza e tij, grua e martuar prej kohësh dhe me fëmijë.
Si pjesëtare e familjes, si hallë dhe si grua e vjetër, jam e tmerruar dhe e indinjuar nga ky shëmtim i paparë, që po ndodh mu në sytë e të gjithëve. Nuk e kam besuar kurrë, se njerëz që e quajnë veten me kulturë, nga rrethet shkencore, do të kontribuonin në këtë turp. Pas tyre, njerëz të pandërgjegjshëm të medias, duke abuzuar me pushtetin që u jep shtypi, si Erion Tase, Andi Bejtja Imazhe të tjerë, janë përpjekur me zhurmë e me dezinformim të tërheqin vëmendjen e publikut nga problemi kryesor, dënimi i krimeve të komunizmit, me një telenovelë nga më vulgaret.
Unë nuk do të merrem me problemin e trajtuar gjerësisht nga shtypi shqiptar, se në vendin tonë, ku janë persekutuar e vrarë mijëra njerëz, midis tyre ajka e Shqipërisë, këta të persekutuar nuk mund t’i përfaqësojë një grua e panjohur dhe e paqartë me emrin Janulla Rrapi, duke u vënë në qendër të vëmendjes. Nga ana tjetër, të njëjtët mashtrues po përpiqen ta lajnë diktaturën komuniste nga krimet që ka bërë, duke ia veshur ato një shkrimtari.
Nuk do të merrem as me biografinë e Janulla Rrapit, lidhur me dyshimet e shprehura haptazi në shtyp, se ajo është dalluar si dëshmitare e rreme nëpër gjyqe, duke shkaktuar burgosjen e disa grave ruse dhe hungareze të mbetura në Shqipëri. Këto gjëra, më mirë se unë i dinë kompetentët.
Do të tregoj për ngjarjen si ka ndodhur, ngaqë kam qenë e pranishme në të dhe jam thirrur si dëshmitare nga policia dhe nga gjykata.
Në shkurt të vitit 1982, në kohën që po përgatitej plenumi për goditjen e librit “Pallati i Ëndrrave”, familja jonë ka bërë dy ankesa në policinë e Tiranës, për thyerje xhamash të apartamentit dhe tentativë për thyerje dere. Ankesat janë bërë në rrugë shtetërore, si për çdo qytetar të Tiranës.
Pas hetimit policor, jemi njoftuar se thyerjet janë bërë nga i biri i Janulla Rrapit, i cili për këto akte është ndaluar nga policia. Motiv për këto akte, sipas nënë e bir, ka qenë pretendimi për martesë i djalit të Janulla Rrapit me vajzën tonë.
Gjatë kohës së hetimit në gjendje të lirë, Janulla Rrapi me të birin kanë vazhduar provokimet. Si pasojë, herë i biri e herë nëna janë arrestuar, ngaqë në gjendje të dehur, përpara shtëpisë sonë, në prani të kalimtarëve të shumtë, bënin skandal duke thirrur: “Ismail Kadare, agjent i borgjezisë dhe i Mehmet Shehut”.
Të gjitha materialet, për ato që fola më lart, duhet të jenë në arkivin e Policisë së Tiranës. Një proces gjyqësor u hap midis familjes sonë dhe asaj të Janulla Rrapit, në mbarim të të cilit, ajo u dënua me disa muaj punë edukuese. Materialet përkatëse duhet të ndodhen në arkivin e Gjykatës së Tiranës, bashkë me vendimin.
Largimi nga Tirana i Janulla Rrapit dhe i birit të saj, ka ndodhur më shumë se dy vite pas kësaj ngjarjeje. Prandaj s’mund të ketë lidhje me të. Motivi i largimit duhet të jetë shkruar në dokumentet përkatëse, të cilat shteti shqiptar i disponon me siguri. I takon këtij shteti, që në bazë të ligjeve t’i bëjë publike gjërat.
Për mendimin tim, largimi nga Tirana, ka për shkak diskreditimin që Janulla Rrapi po i bënte disa kuadrove të larta të shtetit komunist, duke përfshirë edhe Nexhmije Hoxhën. Janulla Rrapi, kur ishte në gjendje të dehur, pretendonte se këto kuadro e kishin inkurajuar atë dhe prapë do ta inkurajonin në luftën kundër Kadaresë. Shumë njerëz e mbajnë mend telegramin që ajo e tundte gjithë mburrje dhe që sipas saj, ia kishte dërguar vetë Nexhmije Hoxha. Në atë telegram, sipas Janulla Rrapit, shkruhej se ajo, Janulla, “duhej t’i vinte flakën shtëpisë së Kadaresë”. Teksti i një telegrami të tillë është i pabesueshëm, por mjaftonte marrja nëpër gojë e emrit të Nexhmije Hoxhës, që Janulla Rrapi me të birin të hiqeshin nga Tirana. Sidoqoftë, dokumentet do ta tregojnë të vërtetën.
Do të doja t’ i kthehesha çështjes së mbesës sime. Përzierja e emrit të saj në këtë histori, për mua si hallë e saj, si qytetare shqiptare, është e padurueshme. E tillë besoj duhet të jetë për të gjithë ata, që kanë vajza dhe mbesa.
Në raste kur bëhet fjalë për hakmarrje, cilido qoftë lloji i saj, tek populli ynë ka një parim që nuk shkelet: Jo hakmarrje tek fëmija! E sidomos, jo tek vajza!
Po iu drejtohem atyre që përmenda më lart: Ju e keni shkelur këtë parim të shenjtë. Ndaj nuk di me ç’emër t’ ju quaj.

Kane thene ne SHTYP:

Akuzat për ngjarjen e ‘82-shit:

Janulla Rrapi, një ish-qytetare e Tiranës, në një intervistë në disa numra në shtyp e lidh internimin e saj në atë kohë me një histori të pretenduar dashurie, mes djalit të saj dhe vajzës së shkrimtarit të njohur Ismail Kadare. Sipas akuzueses, refuzimi i familjes Kadare për këtë “histori dashurie”, solli ndërhyrjen e Kadaresë me anë të një letre ku kërkohej internimi i familjes Rrapi (nënë e bir). Me gjithë pikëpyetjet e shumta mbi këtë histori dhe delikatesën e temës, për shkak të versionit të njëanshëm dhe moshës fare të mitur të vajzës (Gresa, në atë kohë 15-vjeçare), “Gazeta Shqiptare” ka pranuar të botojë në disa numra rresht, një intervistë të gjatë me znj.Rrapi.

Ish-ministri i Brendshëm, Hekuran Isai:

Në një deklarim të tij në shtypin e ditës, ish-ministri i Brendshëm, Hekuran Isai, ka hedhur poshtë pretendimet e znj.Janulla Rrapi mbi këtë ngjarje të 25 viteve më parë. Z.Isai i ka thënë gazetës “Metropol”, se “nuk ka patur asnjë ndërhyrje nga Ismail Kadare për të kërkuar internimin e familjes Rrapi”. Ish-ministri i Brendshëm ka cilësuar si të pavërteta pretendimet e znj.Rrapi, se Kadare ka shkruar një letër atëherë për organet e shtetit, ku kërkohej që ajo dhe djali i saj të internoheshin.

Riza Hicka, hetues i çështjes:

Në një intervistë të botuar me pjesë në shtypin e ditës, ish-hetuesi i kësaj çështjeje në vitin 1982, Riza Hicka, shprehet: “Kadare më kërkoi me shkrim, që Renato të mos dënohej. Ai donte vetëm që djali ta linte vajzën e mitur të qetë. Letra duhet të jetë në dosjen e çështjes”. Në të njëjtën intervistë z.Hicka shton se “Renato Rrapi u përdor për shantazh ndaj Kadaresë”. Ai pohon në disa pjesë të intervistës së tij, se segmente politike të ish-kupolës komuniste ishin të interesuar të përdornin z.Rrapi kundër Kadaresë. Pyetjes së gazetës “T.Observer”: “Po thoni që Kadare është sulmuar nga Sigurimi i Shtetit?”, z.Hicka i përgjigjet: “Po. Ka fakte të tilla. Unë kam qenë në një mbledhje ku Ismail Kadare është sharë sikur të ishte një rrugaç rrugësh…”.

Shkrimtari Neshat Tozaj

Shkrimtari Neshat Tozaj, (ish-punonjës i Ministrisë së Brendshme në atë kohë), i cili ka patur kontakte me familjen Kadare gjatë ditëve që ka ndodhur kjo ngjarje, në një intervistë në gazetën “Metropol”, është shprehur: “Kadare ishte baba. Ai iu drejtua organeve të policisë. Policia i kishte kërkuar një informacion mbi gjithë situatën dhe ai e kishte dhënë. Ai priste pra, që policia ta zgjidhte këtë problem. Unë i kam qëndruar afër gjatë asaj kohe dhe më shumë rrinim të heshtur sesa flisnim. E respektoja heshtjen e tij, sepse ishte dhimbja e tij. Njëherë më tha, se pas znj.Rrapi qëndronin njerëz të administratës që e urrenin për letërsinë e tij dhe për qëndrimin e tij… Kam folur privatisht me Gresën, vajzën e mikut tim Kadare, pa dijeninë e tij… Asaj i dukej e neveritshme përpjekja me thonj e me dhëmbë e nënës së tij, për t’iu ngjitur fort asaj dhe familjes së saj… Por ne e kemi fjalën për reagimin e Kadaresë. Njëherë, pasi kishin mësuar se do ta internonin atë djalin, më tha: “As që ia doja dhe as që ia dua të keqen, kurrë nuk më ka vajtur mendja për internimin e tij. Unë doja dhe dua të më lenë të qetë vajzën dhe familjen time…”.

23/10/2006
shekulli
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4463
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Te dhena mbi familjen Kadare
SHAHIN - I VELLAI I ISMAIL KADAREs

ImazhImazh
Helena Gusho - 1943 - Ismail Kadare - 1936


Familja Kadare:
- Ismail Kadare - Shkrimtar, i martuar me shkrimtaren Elena Gushon(e ema e saj - quhej Vito Gusho), kanë dy vajza, njera quhet Gresa.
ISMAIL KADARE KA QENE MIK I ENVER HOXHES SI GJIROKASTRITE DHE I NJEJTE ME IDEALE
Imazh


- Kadrie Kadare - motra, ka kryer studimet ne ish Bashkimin Sovjetik sikurse vllai i saj Ismaili, por per veterinari

- Shahin Kadare - vellai, mjek i semundjeve tumorale te gjakut, ka nje djale - ka mbaruar ne Londer per ekonomi dhe punon bankier ne Banken e Londres dhe nje vajze, qe vazhdon studimet per politike.

- Baba i Kadarese ishte puntor, ndersa prinderit e babes se Kadarese ishin jurista(sipas pohimit te Shahin Kadares)
.

----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------]
ELENA GUSHO(NGA BABA) - KADARE nga bashkëshorti
Imazh

Imazh
KADARE ME ELENEN DHE PRESIDENTIN E KOSOVES FATMIR SEJDIUN- ME 27.5.2009

Elena Kadare Gushi ka lindur më 1943 në Fier, eshte shkrimtare shqiptare dhe autor skenare filmit. Esht gruaja e Ismail Kadares. Eshte e bija e Pavel Gushos te dl. 1906, ka kryer universitetin ne Korfuz per doktor farmacie, gje qe e ushtroi gjithe jeten derisa doli ne pension nga viti 1966 dhe vdiq ne dimrin e 1979 ose 1980, ne moshen 73 ose 74 vjec. Kishte dhe nje djale qe u be ingjinier. Pra familja e Pavli Gushos ishin me asimim te larte universitar. Pra familja e Helena Gusho - Kadare ishte me kulture te larte se sa prinderit e Ismail Kadarese.

Pas diplomimit nga shkolla e lartë në Elbasanit, studioi letërsi në Universitetin e Shqipërisë në Tiranë. Pas diplomimit ajo punoi si gazetar e dhe redaktore në shtëpinë botuese. Ajo është e njohur kryesisht si shkrimtare tregimesh të shkurtra. Në vitin 1970 ajo u shfaq në romanin e saj: ''Nje lindje e vështirë'', e cila është parë në historinë e letërsisë shqiptare, një roman i shkruar nga një grua. Ka përkthyer në shqip romani Szosza nga Isaac Bashevis Singer, si edhe si zyrtare e një njeriut te çmendur Koizumi Tanizaki.

Ajo jeton në Paris dhe Tiranë. Në vitin 2007 cifti Kadare vizituan Polonine.

Pavël Gusho(ka urryer për vdekje Ismail Kadarenë, e q uante një turkoshak-enverist-komunist) - I jati dhe Vitore(Vita) Gusho - Nena e Elena Gushos(Kadares)
Imazh


Fillimet e mia(Fahri Balliu) letrare janë që në fëmijëri. Botimin e parë unë e kam në klasën e katërt, në gazetën e asaj kohe “Pionieri”, krijimtari që ia kushtoja atdheut tim. Këtë botim e çoi në gazetë mësuesja ime[b] Vita Gusho, e cila ishte e ëma e Elena Kadaresë. Vetë Elena ishte në hapat e krijimtarisë dhe të lidhjes së saj me Ismailin.


Helena KADARE

Helena Kadare ( E DL.1943), E njohur edhe si Elena Kadare apo Elena GushO-Kadare, ka lindur në Fier në Shqipërinë qendrore. Ajo studioi letërsi në Universitetin e Tiranës dhe ka punuar në gazetari dhe në SHTËPINË botuese. Helena është autore tregimeve të shumta të shkurtra dhe të romanit të parë e botuar në gjuhën shqipe me titull ''Një lindje e vështirë'', Tiranë 1970 (Një lindje e vështirë). Ajo është martuar me shkrimtarin Ismail Kadare dhe jeton me të në Paris në vitin 1990, ku, romani i saj u botue në Tiranë gjatë vitit 1994 me titull ''Një grua nga Tirana'' dhe doli në frëngjisht.
----------------------------------------------------------------------------------
Helena Kadare (b. 1943), also known as Elena Kadare or Elena Gushi-Kadare, was born in Fier in central Albania. She studied literature at the University of Tirana and worked in journalism and the publishing industry. Kadare is the author of numerous short stories and of the first full novel ever to have been published in Albanian by a woman: Një lindje e vështirë, Tirana 1970 (A difficult birth). She is married to author Ismail Kadare and moved with him to Paris in 1990, where her novel Një grua nga Tirana, Tirana 1994 (A woman from Tirana) appeared in French translation.

http://webcache.googleusercontent.com/s ... clnk&gl=dk
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4463
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
ImazhImazh
dhanie e Cmimit nga kryeprinci i Spanjes -------Duartrokitja e Mbretneshes se Spanjes


Ne shqip - prej spanjishtes:


"Unë jam vetëm një njeri ëndërrimtar"
Shkrimtari pranon se letërsia shqiptare më ka dhënë atë kënaqësi që nuk e imagjinoj dot.

25.06.09 --

MIGUEL LORENCIO
| Colpisa. MADRID

Ismail Kadare mori dje lavdërimet prej Spanjës dhe çmimin Princi i Asturias nga shtëpia e tij në Tiranë, kryeqyteti i Shqipërisë, dhe zbuloi se ai e njihte tokën spanjolle, ndër të tjera, sepse zakonisht kalojnë pushimet e tyre në Marbella me gruan e tij dhe me vajzat. "Unë e di se çmimi i Mbreterise eshte shumë prestigjioz, sidomos nëse kemi parasysh finalistët, të gjithë shkrimtarët e medhenje, për të cilët Kadare shpreh admirim te sinqert, duke u vlerësuar tha se shkrimtarët e mëdhenjë si çeku Milan Kundera, holandezin Cees Noteboom, italiani Antonio Tabuçi dhe anglezi Ian McEwan.

Doni ta keni Çmimin ''Princi i Asturias'' Ismail?

Kadare
- "Unë nuk e di. Unë nuk jam përpjekje për ta kërkuar, por unë dëshiroj që ta kem "thotë Kadare, fitues në vitin 2005 e çmimit ndërkombëtar '' Booker'', më prestigjioze e botës anglo-saksone, e cila u morë nga shkrimtarët latin García Márquez dhe gjermani Günter Grass.

Përpjekjet dhe vuajtjet

"Ndjehem shumë afër letërsisë spanjolle, shpeshë që nga rinia ime. Nëse jeni një shkrimtar dhe ju kujdeseni për traditat e ndryshme të gjuhës suaj amtare, kjo është normale për të rregulluar atë në një histori të pasur dhe më origjinale ", thotë shkrimtari.
Praktika e letërsisë është për Kadarenë një ideal "që u dha nga rinia e tij. "Kjo është mënyra ime e jetës që më ka dhënë mua kënaqësi që kurrë kam nisë të ëndërroj. Unë jam vetëm një njeri ëndërrimtar, një krijues i fiksionit. Unë nuk kam pasur kurrë pasionet politike, "thotë, edhe pse emri i tij ishte në shqyrtim për kandidaturën presidenciale të Shqipërisë.

- I atashuar pran Qeveria së Enver Hoxhës,
-

Ishte mërgimi i pakalueshëm në vitet e nëntëdhjetë. Kadare pohon se ka pasë "marrdhanie të normalizuar ' në vendin e tyre, librat e tij u ndaluan një kohë të gjatë. "Tani kaloj kohën, jeten time e kaloj gjysem në Paris dhe gjysma në Tiranë. Kjo më lejon mua që të kemi një marrëdhënie më të natyrshme me të kaluarën time, popullin tim dhe historine e saj, i cili ka qenë i tmerrshëm në atë kohë ", thekson autori i " Pallatit të Endrrave ". "Unë të them se situata shqiptare është pothuajse normale, se pas vuajtjeve të mëdha dhe pas, shumë përpjekje në politike, ekonomike dhe sociale vendi ynë asht futë në rrjedhjen europiane.

Në shqip nga Bep Martin Pjetri
17 janar 2010
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4463
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Pergjigje figurative Zotit Ismail Kadaré nga vajzat e internuara në kampin e Tepelenes
[color=#800000]
Imazh

Romani i Kadares “E Penguara” = “I Papenguari”, Requiem per I.K.

Djalli komunist dhe Ismail Kadarè

Pergjigje figurative Zotit Ismail Kadaré nga vajzat e internuara qe ne kampin e Tepelenes perdoreshin si kafshe pune, duke transportuar dru e te tjera materiale të rënda me kilometra te tana neper malet e Tepelenes, nga mengjesi në mbramje vonë.

E pastaj gjithe jeten ne pune te detyrueshme, e jo ne sallat e shkollave, as duke u cfilitur pas nje lloj shkrimtari derdimen komunist. Ne librin « E Penguara » Requiem per Linda B., ai tallet me fatin e ketyre vajzave duke i perfaqesuar me nje çuperline nga blloku qe perfundon keq e ma keq per mungese te kotaktit seksual me idhullin e saj, nje shkrimtar i madh komunist (si duket vete I.K) qe jeton mes te mirave në Tirane ku ajo e paskej te ndaluar te shkelë me kembe. E ky ishte denimi me i madh sipas vetë I.K.

Po ju pergjigjem, me kompetencen jetesore qe me kane dhene 45 vjet burgje e kampe internimi te diktatures komuniste ne Shqiperi, ku pothuajse kam lindure ku kam kaluar gjithe rinine e jeten time deri ne pleqeri.

Nuk ju kritikoj per sa keni shkruar e argumentuar ne favor te vepres se fundit te I.K. ‘E Penguara” sepse e kuptoj se nuk keni patur as nuk keni njohuri se si trajtoheshn vajzat e grate e internuara. E ju them se vetem njerezit e kryesisht vajzat qe kane njohur se q’eshte internimi, jane ne gjendje me i dhene pergjigje atij romani. Ato vajza, tashme te mplakura ose te vdekura nuk kane ku ta gjejne shkrimatrin e lavdishem per te ia thene dy fjale. Une do te kisha deshiruar shume, por ai i iken te tilla ballafaqimesh.

Z. I.K. ka deklaruar se ate veper ai ua paska dedikuar vajzave te internuara, dhe merret me nje vajze, qe internimin e paskej kaluar ne nje qytet. A e dini ju se ku e si e kane kaluar denimin e tyre vajzat e internuara? Sigurisht se jo. Por zoti I.K. nuk e ka ditur valle ? Ne qofte se e ka ditur, atehere me dashje ne kete liber ai kerkon ti ule, ti denigroje e t’i beje te vuajtura e te semura pas seksit, per te cilen gje duket se ka vuajtur vete. Duke qene se personofikohet ne shkrimtarin personazh kryesor i romani, Roaldin, qe del si nje njeri i depravuar qe perfiton nga pozita e tij per te gllaberuar vajzat e qytetarve te Tiranes e me tutje, duke tradhetuar edhe gruan e vet, ajo ne Poloni, ku supozohet se edhe ajo ben te njeten gje. Depravim.

Cilat jane keto vajza te internuara e si u rriten dhe u martuane ne ato kondita te palejueshme e te papranueshme nga cdo shtet e popull i zhvilluar ? dhe aq me teper nga intelektuale te kalibrit te I.K., qe duhet te jene te pajisur me ndjenja humanitare te larta ?
E jo te krijojne te tilla vepra shpifarake qe mbartin akoma mllefin kunder familjeve te deklasuara ?


E te hedhi balte mbi nderin e qindra e qindra vajzash te ndertshme e te bukura si zana, qe s’donin te ia dinin se ekzistonte diku nje shkrimatr i madh per te cilin te shkriheshin e te perpeliteshin te magjepsur pas librave te tij.

Vajzat e internueme ne Tepelene-Pikturoi Lek Pervizi-BrukselVajzat e internuara (tani zonja te nderuara e shume prej tyre tashme te mplakura), jane dalluar per nje qendrese krenare e te paperkulshme ndaj torturave e mizoreive te cerbereve te kampeve te internimit, dhe te atyre qe rrinin te fundosr ne kultuqet e buta te Ministrive, apo Lidhjes se Shkrimtareve, etj.
Deri vone, te rinjte e kampeve konsideroheshin si motra e vellezer dhe nuk martoheshin mes tyre.
Vetem pas 1960, kur humben shpresat e nje lirimi, filluan te martohen. Askush i lire nuk guxonte te mpleksej me to.

E ky shkrimtar i madh e ul veten deri i aty sa me shpik situata deri te degjeneruara per keto vajza te mjera, duke marre per shembull Linda B, te cilen sido qe e sjelle dhe e pershkruan e katandis ne nje vajze e humb toruan dhe behet pa principe morale, dhe pa qendrese shpirterore ndaj te keqes qe e ka zene.

A e di more zoteri, dhe ju te tjere qe mund te lexoni kete shkrim, se ka patur vajza qe kane lindur ne kamionat ku i kishin stivosur nenat e tyre, ose jane internuar pas tyre ne moshen e djepit dhe e kane kaluar gjithe jeten ne kampet e internimit, ku edhe kane lindur femijet e tyre te cilet jane rritur po ne ato kondita?

Jam une vete nje i tille femi, vajze e nene, qe nuk m’u hoq nje dite nga denimi 45 vjeçar.
Ato vajza jane heroina te verteta dhe jo çuperlina te fantaksura pas nje shkrimtaruci te partise e te diktatures, prej te cilave ka fituar fame e lavdi. Me ane te kesaj Lindes se gjore, e cila bie viktime e shkrimtarit, e paraqitur si nje vajze e re qe andrron vetem Tiranen ku qenka ndaluar te shkoje dhe bie ne dashuri me nje shkrimtar (vete I.K) per korrespondence e me ane te nje shoqeje te saj te bllokut, qe paskej guxuar te mbaje lidhje miqesor me nje te internuar. Kur dihet se me familjet e internuara nuk guzonte kush te kishte lidhje miqesore, aq me teper qe ti perkiste nje falmije komuniste, te bllokut.

Ku e çon mushka I.K -ene me keto sajime romaneske por qe bien ere lufte klasore akoma sot pas shembjes (formale) te diktatures?
Pse zoti I.K. nuk e paskej patur ndonje shok te shkolles te internuar per t’i bere vizite sa here ia donte qejfi ?


Po sigurish se ka patur, por nuk ia ka mbajte te lidhet me ta, pse e ka dite se ç’e gjente.
Atehere ç’jane keto krijime situatash kaq absurde ? Per te justifikuar diktaturen, ne kuptimin qe nuk ka qene aq çnjerezore ?

Kjo vajze jo vetem qe eshte e marrosur qe nuk ka mundesi te plotesoje nevojen per seks me skrimtarin e oborrit te bllokut, por arrin qe kete kenaqesi te ja jape me prokure shoqes se saj, qe t’i jepet atij sikur t’ishte vete. Lajthitje. Deshperimi e çon deri aty sa te kryeje sjellje lesbike me shoqen dhe me ne fund katandiset te bie ne duart e mesuesit te gjimanstikes. Pastaj merr pjese ne ballon e matures, gje qe nuk ishte e mundur te ndodhte me nje vajze te internuar.
Perfundimish, I.K e mbyll me vetvrasjen e Lindes se shkrete, e cila nga viktime e diktatures bie viktime e autorit te keti libri neverites. Eshte nje poshterim qe i behet asaj krijese te pafajshme, duke e katandisur te bije ne gabime morale, qe ne rastin e vajzave te tjera te internuara nuk ka ndodhur kurre.

Kush na qenka qe shkruan keshtu, do te thonit ?

Por nje femer qe kampet e internimit e ka njohur qe nga fillimi deri ne fund, nga 1945 deri 1990. Eshte nje qe i ka pa vajzat duke lindur u rritur nga moshe e femijerise deri ne moshen madhore. Po ajo vete vajze.

Kampi Tepelene-1Po si trajtoheshin e si jetonin keto vajza?

U rriten ne kampe te rrethuem me tela deri kur mbushnin moshen 15 vjeçe, ku caktoheshi ne punen e detyrueshme duke mbajtur ngarkesa te randa, dru, gure, etj. si kafshe pune, ne shi, bresher e bore, si dhe ne zjarrin e vapes se veres. Nga agimi deri kur binte nata, nen tytat e armeve te policeve, neper malet e Tepelenes. Kjo ishte shkolla e tyre. Me vone kur pas 10 vjetesh kampe me tela, kaluen ne pune e lodhshme te bujqesise, duke hapur kanale e prashite arat e pafund te Myzeqese te kthyera ne bujke-robnesha e skllave.

Nuk ka vajze e internuar qe te kete pase “privilegjin” te ndjeke gjimnazin, ashtu siç na e paraqeti nderuari shkrimtar I.K. Nje rast kur dy nga keto vajza, ne nje moment qetesie te regjimit, arriten te pranohen ne gjimnazin e Lushnje, pas nje muaj u perjshtuan e perfunduan ne parcelat e kanalete kampit te Gradishtes, deri me 1991, te caktuara me e ngrysur jete aty, pa shprese shpetimi. Jo ma te andrronin per shkrimtaret e regjimit.

Por ç’sjellje kishin keto vajza? Mos valle te tilla siç e paraqet te mjeren Linda B., ne emer te tyre, zoti I.K. ?

Jo, aspak! Te vjen keq kur nje i tille intelektual e shkrimtar me fame, e perfundon me cinizem tej te turpshem, se po te kishte vazhduar jeten ne ato kondita, ajo do te perfundonte ne punet e bujqesise, e per te lehtesuar veten, do t’i jepej brigadierit te saj. Nuk ka asnje rast i tille qe te kete ndodhur, e nuk ka brigadier apo tjeter mashull i lidhur me partine, qe mund te guxonte te orvatej ne ate drejtim.
E jo me, qe nje vajze e internuar te sfilitej pas nje shkrimtari komunist, sa do i madh t’ishte, qe as donin te ia degjonin emrin. Te perballohet nje dite z. I.K. me nje nga ato vajza (ja ku jam vete) e ta shohi se ku perfundojne veprat e tij. Vepra, fundi e krye, mbushur me luften klasore, ku çdo vajze qe pershkruhej nga nje familje edeklasuar, patjeter se do behej nje femer e perdalur. Jo qe i teri ai liber “E Penguara” vjen ere imoraliteti te pergjithshem. Te gjithe vajzat, si te internuara apo te lira, perfshire edhe ato te bllokut, nuk kishin tjeter gje ne mendje perveç seksit, bashke edhe me protagonistin mashkull te librit, Roaldin, (vete autori), pas te cilit cfiliteshin. E vertete se diktatura ishte e rende per te gjithe, por ama jo qe ajo te lejonte qe ne shkollat mesuesit t’ishin si kaposhat mes pulave. E se familjet e vajzave duhej te pranonin ate lloj haremi shkollor. Dhe shoqeria vajzerore shqiptare paskej vuajtur vetem per seks dhe per t’u marrosur pas shkrimatarve te medhej. Ate ta mbaje per vete shkrimtari yne, por jo qe te ia veshi ate lloj degjenerim gjithe nje populli. E per sa i perket thenjes se ate liber ua paskej kushtuar vajzave te internuara, ose luan rolin e budallait ose ka lajthitur e nuk di c’do te thoshte internimper vajzat e shkreta qe ndonse linden e u rriten ne ato kondita çnjerezore, e mbajten te pa cenuar krenarine e tyre.

Ceshtja se ai e mbush librin me kujtesa mitologike e historike, si Orfeu, Euridice, e te tjere, apo me kalin e perandorit Kaligula, Seneken etj. per te kerkuar t’i jape ngjyre nje libri te pangjyre e t’iu shesi mend lexuesve, nga zelli i tepert arrin te beje gafen e madhe, qe nuk e ben as nje femije i tetevjecares, qe vrasjen e Senekes te ia veshi Kaligules, ndersa ishte Neroni qe e çoj ne vetvrasje profesorin e shquar te tij, filosofin Seneka.
Por si duke I.K. mendon se ata qe lexojne s’dine ku lidhet gomari ne kulture, dhe i marrin fjalet e tija kallep, si koke e madhe qe eshte. As nje shkrimtar i madh ne bote, nuk i perdor te tilla nderhyrje mitologjike per t’i dhen shkelqim vepres se tij.
Shkelqim vepres i jep mesazhi pozitiv qe shkrimtari jep. Cili do t’ishte mesazhi i te nderuarit shkrimtar, ne kete liber mbi Linda B.
Perveç, uljes se kesaj vajze viktime, eshte ai i hedhjes balte mbi nderin, krenarine, qendresen, durimin e herozmin e vajzave te internuara, qendrese e gjalle kunder nje diktature qe donte te shkallmonte bashke me qenjet njerezore edhe tradita me te mira e nderin e shqiptarve. Edhe ne kete drejtim, I.K. mban flamurin e lavdise. E pranojme.
Nga nje veterane e kampeve, ne emen te te gjithe vajzave te internueme.

Subject: Romani “E Penguara” – Nje veper e dobet.
Imazh
Lek Pervizi (lekpervizi@hotmail.com)
30. januar 2010 21:01:55
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4463
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Pak për dy vajzat e familjes Kadare

Imazh

Mlle Besiana KADARE
Chargée d’Affaires auprès de l’UNESCO - zj. Besiana Kadare e ngarkuara me punë në UNESCO pranë Ambasadës Shqiptare në Paris
Besiana Kadare - e bija e vogël e Helena dhe Ismail Kadaresë, punon si përkthyese
ALBANIA

Ms. Besiana Kadare - Office: 212-249-2059

Fax: 212-535-2917

Email: albania@un.int


Është i martuar me shkrimtaren Elena Kadare dhe ka dy vajza Besianën dhe Gresën.
Rreth 50 vepra të Kadaresë janë përkthyer në mbi 60 gjuhë të huaja. Për këto merita letrare ai është vlerësuar me shumë çmime e tituj kombëtare apo ndërkombëtarë. Ndër ta do të veçojmë:
Dekoratën e Lartë “Nder i Kombit” e akorduar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë,
Dekoratën ”Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit” e akorduar nga Presidenti i Republikës së Kosovës,
Urdhrin e “Legjionit të Nderit” i akorduar nga Presidenti i Republikës Franceze.
Ai është Anëtar i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë dhe Anëtar Nderi i Akademisë Franceze të Shkencave Morale të Republikës Franceze.
Çmimin më të madh letrar Shqiptar “Penda e Artë” dhe Çmimin Ndërkombëtar “Man Booker International Prize” në vitin 2005. Ka qenë i seleksionuar disa herë si kandidat i Çmimit Nobel.
Për nder të tij Ministria e Arsimit dhe e Kulturës të Republikës së Shqipërisë ka formuar Çmimin Letrar “Ismail Kadare” në vitin 2005.


Incidentë i Besianës Kadare me Renato Rrapi në aventurën e dashurisë adoleshente
ImazhImazhImazh
Renato i biri i Gori dhe Janulla Rrapit


Le ombre del passato di Ismail Kadare

Janulla Rapi è la madre di Renato Rapi, il ragazzo semplice della Kinostudio che viveva accanto alla famiglia Kadare e si era innamorato di Gresa, figlia di Ismail Kadare. Oggi Janulla Rapi ha 62 anni, e vive in un appartamento modesto nel Bronx di New York. Il suo più grande tormento continua (more)
Janulla Rapi è la madre di Renato Rapi, il ragazzo semplice della Kinostudio che viveva accanto alla famiglia Kadare e si era innamorato di Gresa, figlia di Ismail Kadare. Oggi Janulla Rapi ha 62 anni, e vive in un appartamento modesto nel Bronx di New York. Il suo più grande tormento continua ad essere suo figlio, ora malato e con una pensione d`invalidità erogata dal governo americano, mentre soffre ancora per torture subite nella sua degenza obbligata nell'ospedale psichiatrico di Elbasan. Racconta la sua terribile storia, intervenendo in occasione dell'aspro dibattito sollevato da Paskal Milo contro Ismail Kadare, che ha riportato all'attenzione dell'opinione pubblica gli aspetti più controversi e corrotti di un personaggio che la disinformazione vuole trasformare in un grande intellettuale albanese. Le sue parole descrivono da sole la crudeltà di Kadare, come uomo e come specchio del regime comunista degli anni ottanta.


Migjen Kelmendi:
"PAMUK DHE KADARE"

(Ne foto Migjen Kelmendi)
Nji lajm i mirë na erdhi javën që shkoi – Nobelin për Letërsi e fitoi shkrimtari turk Orhan Pamuk. Personalisht e kisha dëshirue nji çmim të këtillë për veprën dhe sidomos gjestin prej qytetari dhe intelektuali të Pamukut – angazhimin për nji të vërtetë, për Të Vërtetën Armene n’Turqi, edhe me kusht flijimi dhe dëbimi nga vendlindja.
Gjesti i Pamukut ma kujtonte aktin historik të nji shkrimtari tjetër, Zolas. Këto janë figurat dhe këta janë emnat, bashkë me shumë emna tjerë nga historia e letërsisë botnore, që i kanë dhanë kuptim artit të tyne, por edhe kohës në të cilën kanë jetue.
Parabola e Pamukut, e Nobelit të tij me Nobelin e ankthizuem të Kadaresë asht e pashmangshme.
(Ne foto nobelisti turk Orhan Pamuk)
Pamuk fitoi çmimin jo kur akademitë turke u bashkuen për me i adresue nji letër rekomandimi Komitetit të Nobelit, njashtu si ja banë akademia e Shqipnisë dhe Kosovës, kur institucione tjera çonin letra rekomandimi në këtë Komitet tue i përgjërue për Kadarenë, por rrafsh e kundërta: kur akademitë, institucionet, qeveria dhe populli që e gjeunte me vo e me gurë, kërkuen burgimin dhe eksternimin e shkrimtarit Orhan Pamuk.
Atëhere kur nji shkrimtar vendosi me qenë qytetar. Me qenë i drejtë. Me e ba nji flijim për nji të vërtetë që nji qeveri e nji shtet e mbanin si sekret. Me e sfidue pushtetin dhe shtetin. Me e sfidue forcën. Me e sfidue numrin. Numrin prej 70 milionë turqish që këte të vërtetrë të tmerrshme nuk ka dëshirë me e pranue. Njisoj si Serbia krimet dhe përpjekjet gjenocidale në Kosovë.
Po them, jo kur nji popull e laureoi dhe e adornoi si nji Enver e nji Mao shkrimtarin, por rrafsh kur po ky popull e anatemoi dhe e dëboi shkrimtarin, pasoi Çmimi.
Nëse kjo asht mënyra e cila e sjellka Çmimin Nobel, dhe shpresat e krejt njerëzve të qytetnuem janë se kjo duhet me qenë mënyra e laureimit, atëhere Kadare kurrë s’ka me e meritue.
Krejt çka Pamuk ka – nuk ka Kadare. Pos talentit.
Kadare kurrë s’ka qenë e as ka me qenë – Qytetar. Intelektual. As ka me e kuptue dallimin, për fat të keq të tij. Ka me e çue jetën i hutuem me këtë distinkcion.
Derisa Pamuk nuk pritte shteti e akademitë me i ba lobi, por ndjeki dellin e vet prej njeriu e qytetari, dhe foli dhe pranoi krimet e bame ndaj armenëve n’Turqi, krime që kategorizohen si gjenocid, Kadare ishte pjesë e nji nomenklature dhe reprezenti kryesor i nji klike që kishte krye eksperimente historike mbi krejt nji popull e nji shtet, si Shqipnia komuniste.
Kadare kurrë nuk e gjeti guximin me ba gjeste disidente si Kundera, Solzhenjicin, Kish…Ai ishte tuc. Tuc që kurrë s’e ka ndjek të vërtetën dhe të drejtën, por vetëm me nji hundë të mpreftë prej nji njeriu të vocërr ka kqyr kush asht kah e mban skeptrin. Kush e ka tash pushtetin e shtetin.
Derisa Pamuk ka sfidue shtetin e pushtetin, Kadare zakonisht gjatë jetës së tij ka divinizue e laureue pushtetin e shtetin. Dhe, kjo dashni ishte e ndërsjelltë, njaq sa njerëzit e zakonshëm edhe sot e kësaj dite, sidomos në Kosovë, e kanë të zorshme me e kuptue ku asht dallimi mes Enverit dhe Kadaresë. Për ta këto janë anët e nji të vetmi divinitet.
Kosova asht shembulli ma i mirë për me e kuptue tanë falcitetin prej disidenti e prezentimi publik të rremë të Kadaresë. Sa here vjen n’Kosovë, keshe si shkrimtar, Kosova e pret dhe e divinizon si Enver. (E dijnë ata se kush asht ky. S’ka dert se çka flet nëpër botë.)
Kadare asht nji erzac për Enverin. Kadare përjetohet si Enver i Letrave. Andaj ajo pritje, n’akademi, n’qeveri, n’rrugë, n’hotel. Vdiq Enveri, rrnoftë Enveri. Kosova me adhurimin e vet e demaskon në të vërtetë Kadarenë, ia çierrë maskën prej europiani, prej disidenti, prej njeriu të mirë, prej shkrimtari të mirë, tue e cullakue e tue e kallxue n’tanë të vërtetën e tij – erzac për Enverin. Pjesë e nji manipulimi monumental me nji vend e me nji popull. Manipulant.
Dhe, në vend se krejt ky adhurim me i pengue, përkundrazi, atij i pëlqen roli prej Enveri. Edhe dorën ta jep posi Enveri, posi Mao. Kadare me eksitimin e tij me rolin e Enverit na thotë se qenka mirë me qenë diktator. Njerëzit po të dojkan, po t’adhurojkan. Paskan qejf me u fotografue me ty. Po u tutkan prej teje. E tue u tutë, edhe po t’respektojkan.
Kadare i pranuem ne pritje te Enver Hoxha
Pamukut njerëzit nuk iu tutën. Deshtën me i ba linç. Deshtën me e mbytë. Nuk i dhanë randësi letërsisë së tij, nuk e vlerësuen në momentet kur e gjuejshin me gurë. Harruen se çfarë talenti ka Pamuk, se sa shumë e ka popullarizue letërsinë turke me veprat e tij, sa shumë e kanë lexue e dashtë, harruen gjithçka. Kenë tue e mbytë. Pamuku asht pasqyra e Kadaresë, ku shihet kjartë si loti e vërteta e Kadaresë – erzac për Enverin.
Shqiptarët nuk e gjuejnë Kadarenë me gurë, as dojnë me i ba linç. Ata i tuten Kadaresë, njisoj si Enverit. Ende e kanë të zorshme me e kuptue: ku asht dallimi mes Enverit e Kadaresë.

[ Migjen Kelmendi (*) asht kryeredaktor i gazetes JAVA ne Prishtine ]
Publikue me 19 tetor 2006 ne
http://gazetajava.com/artman/publish/article_655.shtml
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4463
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Ismail Kadareja në një linjë ideologjike me Enver Hoxhën për At Gjergj Fishtën dhe Artin Shqiptar në 1974
ImazhImazh
[b]Dy bashkeqytetar dhe miqe nga qyteti i Gjirokastrës Ismail Kadare me Enver Hoxhen ne Shtepine e Enverit ne vitin 1984- Ismail Kadare dhe Ricard Hollbruk. Columbia University - NEW YORK


Imazh
11 dhjetor 1990 - Takimi i Ramiz Alis - ish president i Shqipnisë me studentat - bijë komunistash

[/b]

------------------------------------------------------------------------------------

Kush ėshtė nė tė vėrtetė shkrimtari Ismail Kadare ?

Shkruan intelektuali prej Gjirokastres[
Imazh/qender]

Wednesday, 09 August 2006

Nga profesor dhe poet Pėllumb A. Cabej

[qender]Ardhja e Kadarese ne Tirane
Imazh

- Ismail Kadarenė e kam njohur mė mirė sesa mund ta ketė njohur ai veten e tij.Si mbaroi gjimnazin “Asim Zeneli” nė Gjirokastėr, erdhi nė Tiranė pėr tė vazhduar studimet e larta nė Fakultetin e Filologjisė, Dega Gjuhė- Letėrsi. Ai vinte nga qyteti i gurit, qytet me tradita tė lashta patriotike, qė nga koha e princeshės Argjiro, deri nė ditėt tona. Paraqitja e tij e qetė dhe naive tė kujtonte tė rinjtė nga provinca nė romanet e Stendalit dhe tė Balzakut kur ata hynin pėr tė parėn herė nė rrjedhėn e jetės sė njė kryeqyteti. Veshja e tij e thjeshtė dhe modeste tė jepte tė kujtoje se ai rridhte nga njė shtresė qytetare e thjeshtė.


Dashuria e pare e Kadarese dhe injorimi i saj


Ai, kur pa pėr tė parėn herė nė auditorin e fakultetit bionden e bukur, studenten flokė rrathė floriri, mbeti i habitur. Ajo me bukurinė e saj e bėri pėr vete, deri aty sa ra nė dashuri me tė. Studentja e bukur me sy tė kaltėr me bisht, me lėkurėn e brishtė si prej mermeri dhe me fustanin e kuq me qershia tė bardha, ngjante mė shumė me njė luledielli majė njė kodre, spėrkatur nga vesa kur cel petalet e saj tė verdhė nėn ngrohtėsinė dhe pėrflakjen e diellit. Studentja e bukur ishte vajza e parė qė ndikoi nė shpėrthimin e ndjenjave djaloshare tė Kadaresė. Mirėpo nė jetė femrat, sidomos vajzat e reja, pretendojnė ta kenė dashnorin sa mė tė bukur, ose sa mė simpatik. Ato interesohen mė shumė pėr gunėn, sesa pėr punėn. Kadareja, duke mos pasur asnjė nga tė dy referencat, studentja e bukur, pasi bėri nja dy- tre takime me tė, mė nė fund e braktisi. Ajo shumė shpejt u dashurua me njė djalė tjetėr, brun, simpatik, shtatlartė, flokėzi me pala, aq mė tepėr qė vazhdonte studimet e larta jashtė shtetit, nė njė specializim tė preferuar. Braktisja e studentes sė bukur, duke marrė nėpėr kėmbė dashurinė e pastėr dhe tė sinqertė tė Kadaresė, krijoi tek ai njė dhembje tė thellė dėshpėrimi dhe tronditėse, deri aty sa ai u mbyll nė guaskėn e vetmisė, duke braktisur shokėt dhe shoqėrinė. Dhembja krijoi tek Kadareja dhe xhelozinė, smirė e ambicie pėr hakmarrje. Ai priste me padurim se kur do tė vinin ato ditė pėr t’i treguar asaj se kush ishte ai nė tė vėrtetė, dhe se njeriu duhet cmuar mė shumė nga puna, sesa nga bukuria. Mirėpo Kadaresė, pėr t’ia arritur kėtij qėllimi, i duhej tė krijonte njė farė personaliteti nė fushėn e letėrsisė ku ai studionte.


Kadareja braktis krijimtarine e letersise se femijve


I gjendur pėrpara kėtyre rrethanave, Kadareja iu shmang letėrsisė pėr fėmijė dhe iu pėrkushtua asaj pėr tė rritur. Me lirikat e tij ai nisi t’i kėndoj dashurisė. Ato priteshin mirė nga lexuesit e sidomos nga tė rinjtė. Nė to kishte ndjenjė, temperament, ngrohtėsi. Kjo dihet, se kur shpirti i njė poeti pėrjeton dhimbje, pena e tij patjetėr do jap krijime tė bukura plot frymėzim. Po citojmė njė nga lirikat e Kadaresė:

U zunė rrugėt
U zunė rrugėt me dėborė,
Afėr teje s’mund tė vi,
Rri dritareve me orė,
Nė mendime fur rri.
Era zė tė ulėrijė,
Gjithė rrugėt mbetėn shkret,
Bora, s’ka ndėrmend tė shkrijė,
Ti, siē duket, nuk mė pret!


Kadareja u ndikua nga letersia sovjetike dhe aplikoi ket stil ne letersi


Nė lirikat e Kadaresė, ka influencuar dhe poezia ruse, si ajo e Pushkinit, Lermontovit, Shipacovit, Isakovskit e sidomos ajo e Eseninit, si dhe te Agolli ndikimi i Aleksandėr Bllokut, kreu i shkollės sė imazhinizmit pasuar nga Sergej Esenin. C’ėshtė e vėrteta, kultura ruse ndikoi nė zhvillimin e kulturės sonė jo vetėm nė shkencė, por dhe nė letėrsi, sidomos nė gjininė e poezisė. Ajo i hapi shtigje tė reja poezisė sonė drejt njė farė modelimi, e nxori nga guaska ku ishte mbyllur me format e saj tė vjetruara qė nga koha e rilindėsve. Futi nė tė hapėsirėn e stepės, lirizmin e sidomos mendimin qė i kishte munguar prej kohėsh. Enver Hoxha, bėri njė gabim, nuk duhet ta linte kulturėn tonė vetėm nė ndikimin dhe zhvillimin e kulturės pro Lindore, me nė krye kulturėn ruse, por duhet tė ishte mbėshtetur dhe nė kulturėn Perėndimore. S’duhet t’ia kishte mbyllur rrugėn. Njė paharruar ėshtė mė i fuqishėm kur pėrbėhet nga dy rrjedha. E. Hoxha bėri edhe njė gabim tjetėr: nė vitet e para tė pasclirimit, sipas mėsuesit Arshi Cabej, pėr gjysmė shekulli pishtar arsimi, i cili tregonte se nė shkollat tona mėsoheshin disa gjuhė tė huaja, si italishtja, frėngjishtja, gjermanishtja, latinishtja, e deri tek greqishtja e vjetėr, ai i hoqi dhe la vetėm gjuhėn shqipe, si gjuhė kombėtare dhe gjuhėn ruse. Kėshtu qė, gjatė asaj kohe, kultura jonė nuk pati njė zhvillim tė plotė, po tė cunguar, gjysmak. Kjo ishte njė fatkeqėsi pėr kulturėn dhe pėr intelektualėt tanė. Ai, pas shumė viteve, u mundua t’i riparonte kėto gabime, por ishte tepėr vonė…. Pėrsa i pėrket letėrsisė artistike, gjatė asaj kohe u krijuan disa rrethana pėr njė zhvillim mė tė shpejtė drejt njė farė modelimi, tė cilėn e kėrkonin interesat e kohės, ku tė arrinte tė renditej dhe ajo pėrkrah letėrsive botėrore.

Dhimiter Shuteriqi

Mirėpo, pengesė pėr kėtė zhvillim bėhej direkt kryetari i Lidhjes, zoti Dhimitėr Shuteriqi, i cili vazhdonte ta udhėhiqte Lidhjen akoma me forma tė vjetruara, kurse ajo kishte nevojė pėr reforma tė reja. Nė lidhje me kėtė problem, me interes kombėtar, iu drejtova qeverisė, me dy letra radhazi. Mirėpo, qeveria nuk reagoi nė tė dyja letrat. Mė pas, njė mbrėmje nė orėt e vona tė natės, kur po dilja nga njė vizitė familjare, mė zuri syri rastėsisht te lulishtja me shkallė, aty ku ėshtė vendosur busti i Qemal Stafės, Dhimitėr Shuteriqin nė takim, pas njė peme, nė errėsirė, duke biseduar kokė mė kokė me Ramiz Alinė. Aty kuptova pse nuk kishte reaguar ndaj letrave tė mia. Puna arriti deri aty sa iu drejtova qeverisė me njė letėr tė tretė. Meqenėse kėmbėngulja ime pėr problemin qė ngrija ishte e drejtė dhe parimore e me interes kombėtar, mė nė fund si kryetar i lidhjes u emėrua Dritėro Agolli dhe jo Ismail Kadareja, sipas propozimit tim nė letra. Kuptova se Kadareja i duhej qeverisė mė shumė i lirė, sesa i preokupuar me punė institucionale, pėr ta dėrguar me misione tė posacme nga mė tė ndryshmet me interes kombėtar. Pėrsa i pėrket Dritėro Agollit, c’ėshtė e vėrteta nja dy vjen punoi mirė, bėri disa reforma bashkėkohore, po mė pas iu fut pijes, mė shumė klubeve sesa nė zyrė. Me kalimin e kohės Kadareja krijoi njė farė personaliteti. Mirėpo, pėr ta bėrė atė sa mė tė pranishėm dhe sa mė tė njohur si brenda dhe jashtė vendit, pėrkrah poezisė, iu pėrkushtua dhe prozės, qė nga tregimi, novela e deri tek romani. Ai shkroi dhe botoi njė sėrė veprash me tema nga mė tė ndritshmet, ku nė to spikaste mė shumė dashuria pėr Shqipėrinė dhe pėr shqiptarėt.

Po citojmė disa vargje nga njė poezi e tij:

Mė ka marrė malli pėr Shqipėrinė tonė,
Pėr shqiptarėt malli mė ka marrė,
Pėr qiellin e saj tė madhe dhe tė thellė,
Pėr dallgėt e kaltra tė Adriatikut,
Pėr sinjalin e trenave ku lokomotivat
Ngasin si kuaj………..
Mė ka marrė malli dhe sė shpejti do jem atje,
Sa i largėt, aq dhe i dashur je Atdhe!

Kadareja ka dhe gabime ne librat e tij


Mirėpo, nė disa nga veprat e Kadaresė ka dhe gabime dhe nuk dihet nėse kėto gabime janė tė rastit, apo tė krijuara enkas ose me porosi nga lart. Tė vėrtetėn vetėm ai e di. Po tė marrim romanin “Kronikė nė gur”, nė tė pėrgojohen me pa tė drejtė disa emra tė ndershėm gjirokastritesh, sa kur doli romani pėr herė tė parė nė shitje, krijoi shqetėsime nė disa familje.


Kadareja sulmon egersisht At Gjergj Fishten te ''Autobiografia e popullit tim''
kadare, rama, fanko, hoxha, shehu.jpg


Te romani “Autobiografia e popullit tim nė vargje”, i kundėrvihet me pa tė drejtė Fishtės, poetit tonė kombėtar. Po pėr Gjergj Fishtėn ka botuar nė vitet tetėdhjetė nė “Zėrin e Popullit” njė artikull prej tre kolonash, duke e quajtur [b]poet shovinist, prandaj thotė nuk i kemi botuar veprat e tij. Si mund tė quhet shovinist njė poet kur mbron me tė drejtė nė veprėn e tij trojet kombėtare tė grabitura nga fqinjėt shovinistė? A duhej ta lejonte ndėrgjegjja dhe logjika e Kadaresė njė pėrcaktim tė tillė? Aq mė tepėr qė Kadareja e njihte fare mirė figurėn komplekse tė At Gjergj Fishtės, meqė ishte marrė me veprat e tij. ai e dinte se Fishta ishte njė personalitet i njohur si brenda dhe jashtė vendit. Pėr merita tė ndryshme, nė vitin 1911, populli i Shkodrės i dhuroi njė kurorė tė rrallė argjendi, ndėrsa populli i Beratit i dhuroi njė penė tė artė. Mė 1912, si endi me duart e tij flamurin kombėtar, sė bashku me komandantin e Shkodrės Riza Pashė Shkodrani, pėr tė shpėtuar Shkodrėn nga rrethimi e ngritėn nė majė tė kalasė sė Rozafės. Mė 1908 zgjidhet kryetar i komisionit nė Kongresin e Manastirit, ku u aprovua dhe propozimi i tij pėr alfabetin e gjuhės shqipe. Ndėrsa nė vitin 1924 mbajti njė fjalim mbi varrin e Avni Rustemit. Jo vetėm kaq, po Fishta ishte nderuar dhe me medalje nga mė tė ndryshmet nga Akademia e Romės, Athinės, Vjenės, Turqisė e deri te Papa Piu II. Artikulli i Kadaresė botuar nė vitet tetėdhjetė nė “Zėrin e Popullit”, ku i kundėrvihet Fishtės, edhe sikur tė ishte me porosi nga lart, ai s’duhet ta bėnte kėtė. Ai duhej tė sugjerohej me qeverinė, tė hidhte dritė mbi tė vėrtetat. Duhet t’i thoshte asaj se ky artikull, jo vetėm qė nuk na nderon, po bie ndesh me pikėpamjet tona se vepra madhore e Fishtės “Lahuta e Malėsisė” me karakter tė theksuar kombėtar pėrputhet me aktualitetin e politikės sonė. Dhe tė kėrkonte prej saj rehabilitimin e Fishtės, si dhe ribotimin e “Lahutės sė Malėsisė”. Ky ishte rasti mė i volitshėm. Kėtė, jo qė nuk e bėri, por iu kundėrvu me pa tė drejtė Fishtės.
[/b]
Kadareja i ka shumė borxh Fishtės,
Imazh

megjithėse kohėt e fundit mundohet t’ia lajė, po ėsthė tepėr vonė. Populli nuk thotė kot nė proverbin e tij se “Dielli nuk mbulohet me shoshė!”.

Kadareja mbahet si disident


Ismail Kadareja, kur u kthye nga Franca duhej tė mbante pėrpara lexuesit tė tij njė justifikim tė drejtė, tė sinqertė dhe parimor, duhej t’u thoshte se i kam kėnduar dhe regjimit tė kaluar si dhe shumė tė tjerė. Nuk isha as i pari dhe as i fundit. Tė tilla ishin rrethanat politike tė asaj kohe dhe jo ta hiqte veten pėr njė farė kohe si disident, se nė asnjė nga veprat e Kadaresė nuk mund tė krijohet figura e tij si disident. Po tė ndodhej lexuesi pėrpara kėtij justifikimi, pa tjetėr do t’i jepte tė drejtė. Pėrpara tij do hiqet me respekt kapelėn. Dhe tani kohėt e fundit Kadareja dha njė intervistė nė televizionin “Koha”. Shprehjet e tij, jo vetėm qė nuk e nderonin si intelektual tė moderuar, po ishin mjaft tė rėndomta dhe bajate. Se ata qė mund tė kritikojnė Kadarenė janė njerėz jo tė mirė, tė pėrdalė, janė spiunė tė sigurimit tė reduktuar dhe se nuk duhet tė shkruajnė dhe tė botojnė. Kadareja harron qė jetojmė nė demokraci, ku shtypi ėshtė i lirė, gjithkush ka tė drejtė tė shfaq mendimet e tij tė drejta dhe parimore dhe nuk ėshtė pronė e Ismail Kadaresė qė tė zbatoj urdhrat e tij.

Mehmet Shehu e akuzonte per spiun Kadarene
Imazh
ImazhImazh
Kadare sipas spanjollve dhe Bashkim Shehu

Pėrsa i pėrket ish spiunėve tė sigurimit, Kadareja s’duhet tė harrojė romanin e Bashkim Shehut “Vjeshtė ankthi”, kur i thotė Mehmet Shehu, i ati i tij: “ Priti marrėdhėniet menjėherė me Ismail Kadarenė dhe tė shoqen e tij. Mehmet Shehu nuk ishte njeri dosido, po ishte burrė shteti. Udhėhoqi pėr njė cerek shekulli qeverinė. Kadareja gjithashtu nuk duhet tė harrojė intervistėn e kompozitores Dhora Leka dhėnė medias, si dhe intervistėn e zonjės Janulla Rrapi, botuar nė tri numrat e gazetės “Ballkan”. E vėrteta nuk mund tė mbulohet, sa mund tė mbulohet dielli me shoshė. Tė tilla ishin rrethanat politike tė asaj kohe. Lenini nuk ka thėnė kot: “ Kush punon dhe gabon”, ndėrsa populli thotė: “ Kush ha bukė, do bėjė edhe thėrrime”. Prandaj Kadareja, pėrpara se tė flas pėr tė tjerėt, duhet tė kontrolloj veten njėherė. Kadareja lexon shumė klasikėt, letėrsinė botėrore dhe kjo ėshtė njė anė pozitive pėr tė, vetėm se ndikohet shpesh nga ta dhe nėn riminishencėn e tyre mundohet tė krijojė ndonjė temė, mirėpo pėrpara se ta hedh temėn nė letėr, duhet ta shoshisė mirė nėse i pėrshtatet karakterit tonė, se pastaj ndodh si me novelėn “Natė pa hėnė”, e cila u kritikua me tė drejtė gjatė asaj kohe. Ne qė kemi jetuar nė atė kohė e dimė fare mirė se cdo ndėrmarrje apo dikaster administrativ mbulohej nga njė operativ sigurimi, i cili kontrollonte cdo veprim. Ku kishte burra nėne qė t’i thoshte nė atė kohė njė vajze kur paraqitej nė njė zyrė kuadri pėr punė se a je e virgjėr, apo jo; shko e vizitohu e sill raportin e dokrra tė tjera si kėto. Nė atė kohė, po tė shprehje njė mendim tė tillė, tė fusnin hekurat nė vend, tė dėnonin dhe me burg, sidomos kohėt e fundit kur emancipimi e kishte ngritur femrėn tonė me tė drejta tė barabarta me burrin, deri aty sa ai e ndihmonte edhe nė punėt e shtėpisė, conte edhe fėmijėn nė kopsht apo ne cerdhe.



Prandaj, nė tė tilla raste, duhet tė ketė kujdes Kadareja, se pastaj ndodh si dhe me artikullin e botuar para disa kohėsh prej tij kur thotė se “Kosova i takon Serbisė!”


Tek ne ekziston akoma smira, ambicia dhe shpirtngushtėsia, nuk duam ta shohim njėri- tjetrin mirė. Kėtė nuk po e them unė, po e kanė thėnė vite mė parė dy kokat e kulturės sonė kombėtare: Konica me Nolin, e se shqiptarit nuk i vjen e keqja nga tė huajt, po i vjen nga vetė shqiptari. Disa nga kritikuesit tanė, duke parė se Kadareja nga dita nė ditė rrit reputacionin e tij si brenda dhe jashtė vendit, veprat e tij vazhdojnė tė botohen nė shumė vende tė botės, ku priten mjaft mirė dhe nga lexuesit e tyre, shpirt ngurtėsia i shtyn ata qė me artikujt e tyre mundohen tė prishin imazhin e mirė tė Kadaresė, duke kėrkuar tė gjejnė ndonjė tė carė nė ndonjė vepėr tė Kadaresė dhe o burra artikullin pėr tė kritikuar ndonjė. Kjo pėrbėn pėr ta njėrėn anė, kurse nga ana tjetėr duan t’i japin vetes sė tyre rėndėsi, tė thonė se kush jam unė derisa kritikoj Kadarenė, shkrimtarin mė nė zė.


“Lotėt e Kadaresė pėr Baba Stalinin”. Qau per vdekjen e Stalini
ImazhImazh


Si ndodhi para disa kohėsh me artikullin “Lotėt e Kadaresė pėr Baba Stalinin”. Kur vdiq Stalini, Kadareja ishte akoma cunak, nuk kishte shkuar brisk nė faqe, nuk ishte mė tepėr se tetėmbėdhjetė vjec, vazhdonte klasėn e parė tė fakultetit filologjik. Po dhe nė rast se do kishte derdhur lot pėr Baba Stalinin, nuk ishte as i pari dhe as i fundit. Dhe artikull shkruesi, nė rast se do kishte jetuar nė atė kohė, qoftė ai apo i ati i tij, nė mos patėn derdhur lot pėr Baba Stalinin, dy minuta heshtje do tė kenė mbajtur. Fabulisti francez Lafonteni thotė: Elefanti nuk pyet pėr lehjet e kones! Se kush ka qenė Stalini, atė do ta pėrcaktoj historia nė shekujt pasardhės, siē pėrcaktuan Bonapartin, Kutuzovin, Can Kaj Shinė, Camberlanin, Cėrēillin. Ajzenaurin, Degolin e shumė politikanė tė tjerė tė dėgjuar.
Mirėpo, s’duhet harruar njė gjė se Stalini ne shqiptarėve na bėri njė tė mirė, na shpėtoi nga tradhtia jugosllave, nuk na la tė bėheshim Federata e tretė e tyre.


Dhe shqiptari e ka pėr traditė qė tė mirėn nuk e shkel me kėmbė dhe nuk hedh baltė mbi tė… Ka ardhur koha qė tė gjitha kėto cikėrrima pa vlerė dhe qė nuk na nderojnė, duhet t’i hedhim prapa krahėve dhe tė shohim pėrpara dhe vetėm pėrpara, ashtu siē i pat thėnė dikur ish presidenti spanjoll Gonzales popullit tė tij. Kėtė e kėrkojnė interesat e Atdheut. Ėshtė koha kur Shqipėrisė i duhet mė shumė se kurrė cmimi Nobel. Fishta, Koliqi, Konica, Noli dhe Cabej, qė mund ta merrnin kėtė ēmim, nuk jetojnė dhe ky ēmim pas vdekjes nuk jepet. Ėshtė mėse e vėrtetė qė e mori Nėnė Tereza, po ama ajo nuk i shėrbeu kombit tė saj, popullit shqiptar, po u shėrbeu popujve tė tjera me nė krye popullin indian.Cmimi Nobėl pėr ne duhet tė merret nga njė intelektual qė i shėrben komb t, popullit tė tij. Dhe mė pranė kėtij cmimi ėshtė intelektuali dhe shkrimtari i nderuar Ismail Kadare. Artikulli i tij i fundit nė lidhje me problemin e Statusit tė Kosovės ishte i drejtė, bindės, parimor. Kur njė popull e do, e respekton, i kėndon dhe kėngė, pse ti kėrkon tė gėrricesh dhe tė hedhėsh baltė mbi tė, nė vend qė ta mbėshtesėsh dhe ta ngresh nė piedestalin e kulturės botėrore. Nėse ai do ta marrė Cmimin Nobel, nė radhė tė parė e merr pėr kombin e tij, pėr tė rritur krenarinė. Dhe nėse e nuk e merr kėtė radhė, do ta marrė radhės tjetėr. Shqiptari ka qenė gjithmonė optimist, ka pasur besim nė fitore.

Shenim

Nentitujt dhe fotot jane vendosur nga Redaksia e Kultures.Proletari.com
Me 13 janar 2011

Ju nuk keni të drejtë të shikoni skedarët që i janë shtuar këtij postimi.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4463
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Helena Kadare: Deklaratë dashurie një shkrimtari të zymtë - Nga Jean-Louis Gouraud
HelenaKadare.jpg


Marrë nga Gazeta Shqiptare

Ka deklarata dashurie që përmbajnë disa rreshta, madje disa fjalë. Ajo që Helena Kadare i adreson sot bashkëshortit të saj, shkrimtarit të shquar shqiptar, është kaq e gjerë, saqë nuk e ka të lehtë të shpalosë gjithçka, madje edhe në shtatëqind e pesëdhjetë faqet e dendura të një libri që sapo është botuar nën një titull të bukur - huazuar nga një poezi e bashkëshortit të saj - "Kohë e pamjaftueshme". (Fayard)
Imazh

Është e vërtetë që ky libër nuk është thjesht një deklaratë dashurie: ai është një përjetim i gjithë jetës së një çifti - gati një gjysmëshekull - gjithë jeta e marrëdhënieve intime me një njeri të veçantë. I veçantë, që nuk do të thotë i përsosur.
Përkushtimi që ka Helena për bashkëshortin e saj nuk është i verbër. Ismail Kadare, edhe pse është një gjeni, autor i një vepre ndërmjet më të rëndësishmeve të letërsisë botërore të shekullit XX, ai nuk është pa të meta. Së pari, një karakter i vështirë: i paparashikueshëm, i çuditshëm, i mbyllur. Kur ai ia beh për herë të parë në familjen e asaj që do të bëhet gruaja e tij, për shembull, kjo e fundit dëshmon (faqe 85): "Si të kishte mbartur me vete një erë të akullt, prania e tij e ngriu atmosferën".
Shpesh i ftohtë, ai nuk është gjithnjë gazmor: por ai do të kishte një temperament të gjallë, të tillë e zbulon Helena ndërsa tregon për vitet kur i riu Kadare ndodhej me studime në Institutin 'Gorki', në Moskë.
Duke lexuar librin e saj, ne pyesim herë-herë: si ka mundur që dashuria me një tip kaq të vështirë, të vazhdojë kaq gjatë? Sepse ajo është fisnike. Ajo nuk është një viktimë mashtrimi, larg kësaj, ajo është e informuar mirë, është e vetëdijshme, por ajo fal. Inteligjente, ajo di të vlerësojë siç duhet vlerën e cilësive të bashkëshortit të saj gjenial, në krahasim me të cilat, huqet e tij të vogla e të mëdha nuk llogariten aspak.
Në këtë libër kujtimesh, Helena Kadare jep një provë jo vetëm të një aftësie të madhe për të falur, por gjithashtu edhe të një aftësie të madhe për të admiruar. Bashkëshorti i saj, natyrisht vepra e tij, mendimet, dëshirat, idetë dhe projektet e tij - madje dhe ëndrrat e tij, që ajo i mban shënim me kujdes (faqja 174, për shembull), apo skicimet e veprave të tij, që ajo i koleksionon me dashuri (veçanërisht faqja 301). Por, gjithashtu edhe botën në të cilën jeton, dhe njerëzit që ajo takon. Ajo mahnitet nga çka i ndodh asaj, një vajze adoleshente nga një qytet i Shqipërisë, e shtënë shumë pas poezisë, që do të kishte dashur të vijonte njëlloj rrugën e letërsisë, nëse hija gjigante e bashkëshortit nuk do ta kishte bindur të bëhej shoqja, bashkëshortja, e besuara e një prej shkrimtarëve më të mëdhenj të shekullit.
E ka bërë ngaqë iu bind zgjedhjes së saj? Jo tërësisht: e angazhuar pas një bashkëshorti të trazuar, të ndërlikuar, gjithëpushtues, Helena Kadare ka gjetur megjithatë energji për të shkruar disa libra - në të cilët një roman i bukur, që është përkthyer në frëngjisht: "Një grua nga Tirana". (Stock, 1995) Pa folur për lindjen e atyre që ajo i konsideron si kryeveprat e saj të vërteta: dy vajzat, Gresa dhe Besiana, prej të cilave na përcillen në përmbledhjen e saj të kujtimeve disa anekdota shumë të këndshme, si kjo (faqe 213): në vitet gjashtëdhjetë, për shqiptarët, "udhëtimet në një vend të huaj ishin një ngjarje kaq e pazakonshme, saqë me këtë rast, gjithë familja shkonte në aeroport për të shoqëruar udhëtarin". Një ditë, Helena dhe vajza e saj më e madhe e shoqërojnë Ismail Kadarenë, që ishte i ftuar për të shkuar në Vietnam. "Më kujtohet, tregon ajo, që duke mbajtur Gresën për dore, me kokat e ngritura për të parë avionin gjigant që ngjitej në qiell, kur ai kishte arritur lartësitë dhe dukej tashmë si një trumcak, Gresa, e tmerruar, u kthye nga unë për të më thënë: Po tani ku rri babi?".
Shihet qartë: Helena ka një kënaqësi të dukshme për të rrëfyer histori, për t'u kredhur në kujtimet e saj, dhe jep një provë të plotë të një talenti të vërtetë.
Por interesi kryesor i librit të saj nuk është në këtë grumbullim anekdotash, sado me shije e të kripura që të jenë ato. Interesi shumë i madh dhe shumë i gjerë i kësaj vepre është, që ajo na zhyt në një realitet shpesh tragjik të krijimit letrar, posaçërisht kur ai kryhet, madje - dhe ky është paradoksi i madh - kur ai lind në një kontekst kaq të tmerrshëm, siç ishte diktatura komuniste në Shqipëri, e kohës së Enver Hoxhës. Një përparësi shumë e madhe e kësaj vepre është ndihma që ajo na jep për të zbuluar një pjesë të asaj që ne e quajmë misteri Kadare. Që mendimi i tij, nëse s'është misterioz, më së paku është kompleks, këtë e dëshmon qartë e gjithë vepra e tij - një shumësi romanesh dhe esesh, më tepër se njëzet mije faqe të botuara, pa llogaritur shënimet e panumërta, sinopset dhe korrespodencën e pabotuar.
Por kësaj i shtohet një enigmë tjetër, politike, filozofike e letrare njëkohësisht, që, një eseist rus, A. J. Roussakov (cituar nga Helena në faqen 189), e ka përmbledhur në një frazë: "Kadare shpalos njëkohësisht tiparet e shkrimtarit më të madh zyrtar dhe ato të më të madhit shkrimtar disident të Shqipërisë". Është ky ambiguitet, pa dyshim që deri tani e ka përmbajtur jurinë e Nobelit, për t'i dhënë atij më në fund çmimin e famshëm, për të cilin ai ka qenë shpesh kandidat.
A ishte Kadare një shkrimtar antikomunist në një regjim komunist? Helena propozon më parë termin "a-komunist". Kundërshtarët e tij si brenda ashtu dhe jashtë, kanë besuar të bëjnë të mundur përcaktimin e Ismail Kadaresë nëpërmjet të kundërtave: kur ai botoi romanin "Koncerti", kujton Helena (faqe 214) "e qortuan atë se ishte anti-kinez. Për shkak të romanit "Gjenerali i ushtrisë së vdekur", atë e trajtuan si anti-italian. Për shkak të romaneve të tjerë si anti-turk. Për shkak të romanit "Dimri i vetmisë së madhe", si anti-rus. Anti-jugosllav, kjo vetëkuptohej për shkak të Kosovës, por ashtu siç e ka vënë re ai vetë, atë e kanë cilësuar mbi të gjitha si antishqiptar"!
Përgjigjja më e mirë ndaj gjithë këtyre akuzave është dhënë nga vetë Kadare dhe, ashtu siç rrëfen gruaja e tij (faqe 292), ai nuk e ka konsideruar veten kurrë as si një shkrimtar zyrtar e as si një shkrimtar disident, por thjesht, një shkrimtar. Kjo nuk është një piruetë e thjeshtë apo një formulë e shkathët. Kadare nuk e përdor kurrë këtë shprehje pa u thelluar. Ai ka një ide tepër të lartë për rolin e shkrimtarit në shoqëri. Ai e vendos shumë lart përgjegjësinë e këtij të fundit, dhe akoma më lart pushtetin e letërsisë.
Duke mos pasur kurrfarë dyshimi për vendin e tij personal në linjën e shkrimtarëve më të mëdhenj, Homer, Dante, Shekspir, Dostojevski, Ismail Kadare shfaq dukshëm njëkohësisht modestinë më të madhe dhe jomodestinë më të madhe, duke refuzuar, për shembull, pas rrëzimit të komunizmit në Shqipëri, që të merrte postin e Presidentit të Republikës. Atyre që ia propozuan këtë post, Kadare iu përgjigj, se ndihej i paaftë për ushtrimin e këtij posti, sepse duke qenë shkrimtar, "është mësuar të punojë vetëm, pa dëgjuar e pa u këshilluar me askënd". Shkurt, përfundon ai me një humor acid, që për të është i zakonshëm, "shkrimtari është detyrimisht i një natyre intolerante, pra, pak i pajtueshëm me demokracinë!".
Rrëfyer nga Helena (faqe 205), kjo vërejtje thotë shumë për kompleksitetin e njeriut të jetës së saj. Për ta përcaktuar më mirë këtë gjë, një anekdotë tjetër meriton të citohet ende. Gjatë një darke, një ambasador i bën Kadaresë një nga ato pyetje që ai nuk i ka fort për zemër, të llojit: "Çfarë po shkruani në këtë moment", "Çfarë po shkruaj? - përgjigjet Kadare. Unë jam duke bërë më parë të kundërtën: jam duke zhbërë një vepër". Me shijen e paradoksit që e karakterizon atë, ai deklaron, rrëfen Helena, (faqe 300) që në të vërtetë, "shkatërrimi i veprave që nuk meritojnë të jenë të shkruara është ndoshta misioni kryesor i shkrimtarit".
Duke shpalosur kështu episode zbuluese të shumta, madje zbulime të shumta, si dhe gjëra të reja, të panjohura të mjeshtrit dhe bashkëshortit të saj, libri i Helena Kadaresë është jo vetëm një dëshmi e dorës së parë mbi krijimin e një vepre me rëndësi universale, por gjithashtu një homazh i bukur për mjaft miqësi të bukura, të atilla si ajo shumë e merituar, që çifti Kadare shfaq për Claude Durand-in, i cili ka qenë për ta, shumë më tepër se një botues i mirëfilltë: një i besuar, një bashkëpunëtor, një interpretues, një përkthyes, një mik i sinqertë, kurajoz dhe pa interes.
Në këtë ansambël të gjerë qëndron sidoqoftë një pjesë e vogël e misterit. Ndërmjet ekstravagancave të sjelljes së bashkëshortit të saj gjenial është njëra, për shembull, që Helena e lë të pashpjeguar: "Gjatë një periudhe të shkurtër, Ismaili ishte i joshur mbas kuajve", shkruan ajo (faqe 705), pa shpalosur as arsyen më të vogël për këtë interesim të papritur. Unë jam i lumtur të ofroj këtu, për të përfunduar, një ndihmesë personale në sqarimin e enigmës.
Përveç Claude Durand, Ismail Kadare mund të ishte gjithnjë i sigurt mbi besnikërinë e pathyeshme të disa miqve francezë, në mënyrë të veçantë, në atë të një poeti, Anatole Bisk, i njohur më tepër me emrin Alain Bosquet (vdekur më 1998). Po ashtu, romancier, eseist, kritik, Bosquet ishte i apasionuar pas garave të hipizmit. Shumë herë ai arriti ta bindë mikun e tij shqiptar që ta shoqërojë atë në hipodrom (gjë që e konfirmon Helena në librin e saj, në faqen 574), pa mbërritur megjithatë që të nxisë te Kadareja një pasion të vërtetë.
Helena rrëfen gjithashtu (faqe 408) që një tjetër nga miqtë e tyre të mëdhenj, aktori Michel Piccoli, i ka ftuar shpesh në shtëpinë e tij në Normandi, ku "kuajt e bukur dhe madhështorë ishin kashaisur dhe ushqyer me kujdes në stallat e tyre". Por edhe atje spektakli nuk ngjalli shumë entuziazëm te Kadare.
Jo, përgjegjësi i vërtetë për maninë e tij të shkurtër hipike, është autori i këtyre radhëve! Një ditë, në fakt, Kadare më tregoi një histori të jashtëzakonshme: Në kohën e diktaturës së Enver Hoxhës, një kundërshtar i regjimit u arrestua dhe u dënua. Në mënyrë që dënimi të ndihej më mirë, bashkë me të deportuan dhe kalin e bukur që ai zotëronte: kafshën e degdisën në një fermë, ku iu nënshtrua gjithashtu punëve më të rënda. Kjo histori (e vërtetë) më entuziazmoi deri në atë pikë, saqë për një kohë të gjatë nuk pushova së qepuri Ismail Kadaresë, derisa ai e tregoi atë në një tekst, të cilin më pas unë e botova. E botova unë. Kësisoj arrita një përfitim nga kjo çështje. Ky tekst ndodhet në librin tim, "Kali, kafshë politike", (Favre, 2009)
Disa vite më parë pata marrë nga ai një tjetër tekst të vogël për lavdinë e kalit, në të cilin, Kadare jep edhe njëherë provën e gjenisë së tij. Në vend që të më kallëzonte konsiderata banale mbi bukurinë e kësaj kafshe ose mbi shërbimet e mëdha që ajo i ka bërë njeriut, Kadare pyet: "Çfarë do të ndodhte nëse papritur, kuajt - dëshmitarë, të qetë të të gjitha mbrapshtive njerëzore - të fillonin të flisnin? "Kjo do të ishte sigurisht një fatkeqësi shumë e madhe për njerëzimin", formulon ai me një ton epik dhe solemn njëkohësisht, ton që karakterizon një pjesë të madhe të veprës së tij.
Marrë nga revista e përmuajshme franceze "La revue"

Përktheu Fatmir Alimani



Ju nuk keni të drejtë të shikoni skedarët që i janë shtuar këtij postimi.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
MëparshmePërpara
Posto një përgjigje 60 postime · Faqe 2 prej 6 · 1, 2, 3, 4, 5, 6
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 3 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 08 Prill 2020, 21:19
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari