Letra dhe lapsi nje misherim i vargut ku letrari le gjurme ne historine dhe legjenden e nje kombi.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 60 postime · Faqe 1 prej 6 · 1, 2, 3, 4, 5, 6
Ismail KADARE dhe ENVER HOXHA, ELENA GUSHO, KADRIE, SHAHIN
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4463
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Shkrimet origjinale të Ismail Kadaresë
Periudha, kur ishte komunist, deputetë, N/Kryetar i Frontit Demokrati, Sekretar i Partisë për Lidhjen e Shkrimtarve të Shqipnis dhe Shef për Përgjimet, Përndjekjet, Internimet dhe burgjet për Shkrimtarët, kompozitorët, Piktorët, skulptorët,..


- I -

Ismail Kadare: Një pasdite me shokun Enver Hoxha

Imazh
Ismail Kadare me vajzën te shpia e E.Hoxhës

Tani që udhëheqësi ynë nuk është midis nesh, kujtimet për të marrin një përmasë e vlerë të veçantë. Ato janë pjesë e veprës së tij monumentale, por një pjesë sui generis, që nuk përfshihet në librat, fjalimet, ditaret, porositë e letrat e tij, por është e shpërndarë në qindra, në mijëra njerëz. E megjithëse e tillë, kjo pjesë e veprës, këto kujtime që ai ka lënë, biseda, fjalë, gjeste, pamje, gjendje shpirtërore, janë një pasuri e tërë që ndihmojnë për të plotësuar e ndriçuar anë të tëra të personalitetit të tij si udhëheqës, burrë shteti, mendimtar marksist, filozof, shkrimtar dhe njeri.
Kujtimet për të nuk kanë nevojë për zbukurime, ato kanë nevojë vetëm për saktësi, sepse duke qenë të sakta ato e kanë vetvetiu brenda edhe bukurinë dhe thellësinë dhe peshën e vërtetë. Prandaj ata që kanë pasur fatin të kenë kujtime me të, janë të ndërgjegjshëm se ç'thesare të çmuara mbajnë në duar, thesare, pasurinë e të cilave duhet t'ua zbulojnë të gjithëve.

Në verë të vitit 1961 klima letrare në vendin tonë ishte sa e gjallë, edhe e komplikuar. Të angazhuar në luftën e madhe që bënte populli e Partia për përballimin e bllokadës së re revizioniste, që porsa kishte filluar, forcat krijuese ishin në një aktivitet të plotë. Ishte e natyrshme që në këto kushte, kur kërkoheshin rrugë të reja zhvillimi për ta bërë letërsinë tonë edhe më shumë të lidhur me problemet e kohës, të kishte mjaft debate e polemika, disa herë të mprehta.
Klima letrare u komplikua nga disa keqkuptime që lindën gjatë debateve lidhur me traditën dhe novatorizmin në letërsinë shqipe të realizmit socialist. Polemika, e cila shpërtheu edhe në shtypin letrar, kishte rrezik të çonte drejt ndarjes artificiale të shkrimtarëve në të rinj e në të vjetër, gjë tepër e dëmshme, sidomos në kushtet ku po ndodhej vendi ynë, kur më tepër se kurrë kërkohej forcimi i unitetit.
Në një atmosferë të tillë, në korrik të vitit 1961 në Tiranë u organizua një mbledhje e madhe e gjithë forcave krijuese. Mbledhja do të ishte vendimtare për t'i dhënë zgjidhje apo një zhvillim të mbarë debatit që po vlonte prej kohësh. Por mbledhja merrte një rëndësi edhe më të madhe, sepse në të asistonte shoku Enver Hoxha.
Mbledhia u bë në një nga sallat e Universitetit të Tiranës. Në një pjesë të materialeve të saj u pasqyruan ato keqkuptime e teprime që ishin shfaqur gjatë polemikës së deriatëhershme. Duhet thënë se për ne, shkrimtarët e rinj, gjendja ishte jo pak e vështirë. Nga disa autoritete të kritikës e të letërsisë u bënë shkrime disa herë të pamerituara ndaj nesh. Kishte rrezik të thellohej ndarja artificiale në «të rinj» e «të vjetër» dhe zhvillimi i letërsisë sonë të ngadalësohej prej koncepteve konservatore.

Shoku Enver, i cili asistoi në të gjitha seancat, dëgjonte vëmendje diskutimin e secilit. Në një nga pushimet, një shok, që ishte në presidium më tha: - Përse nuk flet askush prej jush? Me sa kuptova unë nga biseda e tij në pushim, shoku Enver dëshiron t'ju dëgjojë edhe ju të rinjve.
Këto fjalë sikur më hoqën në çast një farë mpirje që më kishte zënë gjatë kësaj mbledhjeje. Nxora një letër dhe fillova të përgatitem me shpejtësi.
Në seancën e pasdites kërkova fjalën. Isha i pari që po flisja nga «të rinjtë dhe merret me mend që auditori priste me interes se si do t'u përgjigjeshim ne shumë kritikave që u bënë. Në kohën që zura vend për të folur përpara mikrofonit, shoku Enver, i cili me siguri e kishte kuptuar tronditjen shpirtërore të shkrimtarëve të rinj në këtë mbledhje, tha: - Ja, tani t'ju dëgjojmë edhe juve. Jeni të rinj, por jeni të pjekur.
Fjalët e tij ma dhjetëfishuan guximin dhe unë jo vetëm e Iexova diskutimin me zë të vendosur, por aty për aty, i nxitur nga inkurajimi i tij, shtova mjaft fraza që nuk i kisha të shkruara.
Pas meje folën edhe të tjerë. Shoku Enver vazhdonte të dëgjonte me vëmendje çdo diskutim. Tani ai dhe gjithë mbledhja kishin dëgjuar të dy palët polemizuese. Duhet thënë se teprime e keqkuptime kishte nga të dy anët, edhe nga ne «të rinjtë», por, megjithatë, nuk mund të thuhej se të dy palët kishin të drejtë ose të dy palët kishin gabim. Dikush kishte në thelb të drejtë e dikush jo.
Ishte pikërisht ky thelb që kapi në mënyrë të shkëlqyer shoku Enver në fjalimin e tij që pritej me padurim. Ai i bëri. një zbërthim të thellë marksist-leninist problemit, foli për raportin dialektik midis traditës dhe novatorizmit, shpjegoi se shkrimtarët e rinj s'ka si të kenë interesa të tjera nga ato të popullit e të Partisë, se ata janë të lindhur me vendin e me kohën, dhe se ndarja në «të rinj» e «të vjetër» nuk i shërben askujt.
Fjala e shokut Enver pati një efekt të jashtëzakonshëm në gjithë jetën letraro-artistike. U shpërndanë menjëherë keqkuptimet që kishin lindur gjatë debatit, u lanë mënjanë etiketat e kota që i kishin vënë njëri-tjetrit, u kuptuan se shumë probleme të ngritura në valën e polemikës ishin fiktive dhe se gjithë shkrimtarët, të rinj e të vjetër në moshë, punonin për një qëllim.
E çliruar kështu, në sajë të ndërhyrjes së Udhëheqësit prej një tensioni të kotë e të dëmshëm, letërsia jonë njohu menjëherë një zhvillim të ri e të vrullshëm, në kundërshtim me profecitë e zymta të hrushovianëve që prisnin shkatërrimin e saj. Takimi dhe fjalimi i shokut Enver me shkrimtarët e artistët në korrik të vitit 1961, hyri kështu në historinë e letërsisë shqipe. Mund të thuhet me bindje se gjithë brezi i shkrimtarëve të viteve '60 ia detyron lancimin e këtij fjalimi.
Kam pasur fatin ta takoj disa herë shokun Enver, në raste të ndryshme, në ditëlindje, në pushime mbledhjesh solemne apo midis dy seancash të Kuvendit Popullor. Megjithëse të shkurtra, ato më kanë mbetur të pashlyera në kujtesë, por veçanërisht i tillë më ka mbetur takimi i gjatë me të në vitin 1971, në shtëpinë e tij.
Në një ditë marsi, bashkë me time shoqe dhe vajzën e vogël, u ndodhëm atje për vizitë. Na priti shoqja Nexhmije me vajzën. Shoku Enver nuk ndodhej në shtëpi dhe ne nuk e dinim në do të kishim fat ta takonim apo jo.
Ishim duke biseduar gjallërisht, kur u hap një nga dyert e sallonit dhe në të, i gjatë dhe i qeshur, u duk shoku Enver. Meqenëse unë isha përballë derës, e pashë i pari kur hyri dhe u ngrita menjëherë në këmbë, duke i hobitur për një grimë bashkëbiseduesit, të cilët me siguri kanë thënë më vëte: «ç'pati ky? »
Pastaj të gjithë kthyen kokat andej nga kishte hyrë shoku Enver.
- Të vij dhe unë? - tha ai duke qeshur. - S'besoj se ju prish muhabetin.
Megjithëse disa herë gjatë kohës që po bisedonim dhe sa herë që më dukej se dëgjoja zhurmën e ndonjë makine, përfytyroja se si mund të vinte, asnjëherë nuk mund të përfytyroja një ardhje më të natyrshme, të gëzueshme e njerëzore.
Ai u ul midis nesh, duke krijuar aty për aty një atmosferë zakonisht të përzemërt. Na pyeti me radhë për shëndetin, e mori në prehër vajzën tonë 6 vjeçe dhe i tha, duke përdorur një fjalë të vjetër gjirokastrite:
- Ngalasëm ti, të të ngalas edhe unë (përqafomë ti, të përqafoj edhe unë).
Shoku Enver më pyeti se ç'kisha në dorë kohët e fundit dhe unë i thashë se kisha në shtyp një roman për Gjirokastrën me titull «Kronikë në gur».
- Do ta lexoj me kënaqësi; - tha ai. - Gjirokastra është pasionante dhe këtë e themi jo se jemi andej, - shtoi, duke vështruar më një buzëgeshje, ngacmuese të tjerët, - por se kështu është vërtet. Apo jo? Por në mos gaboj, ti ke botuar një tregim me këtë subjekt.
- Po - iu përgjigja. - «Qyteti i Jugut», por mendova ta zgjeroj e ta: shndërroj në një roman.
- Mirë ke bërë. - Ai heshti një grimë, pastaj vazhdoi: - Kam edhe unë nja njëqind e ca faqe shënime për Gjirokastrën. Ta dija që po bëje një roman, mund të t'i jepja t'i shfrytëzoje, sepse unë s'besoj se do të kem kohë ta shkruaj atë libër (Ishte fjala me sa duket për librin «Vitet e vegjëlisë», që e mbaroi dhe e botoi disa vite më vonë).
S'dija me ç'fjalë ta falenderoja për besimin si dhe për fisnikërinë e këtyre fjalëve, sepse duhej të ishin tepër të rralla rastet në botë kur një autor të dhuronte aq bujarisht librin e tij të pabotuar për ta shfrytëzuar dikush tjetër.
Kur shoku Enver më pyeti me se po merresha aktualisht, iu përgjigja se «po shkruaja diçka për prishjen me sovjetikët».
Në të vërtetë kisha filluar punën për romanin «Dimri i madh», por në përgjigjen time, në vend të fjalës «roman» thashë «diçka» dhe këtë e bëra pa menduar, si një mbrojtje instiktive nga që ende s'isha i sigurt se do ta përballoja temën e madhe, së cilës i kisha hyrë.
Për fat, apo ndoshta nga që unë i thashë fjalët nëpër dhembë, shokut Enver nuk i tërhoqi vemendjen ky detaj.
- Hm, sovjetikët, - tha ai. E ke lexuar në azhanse se ç'ka thënë ditët e fundit Radio-Moska për ty? - dhe qeshi me të madhe.
Unë e kisha lexuar dhe ishte vërtet për të qeshur. Midis marrëzive të tjera, Radio-Moska në një nga emisionet e saj kishte thënë se gjithë shkrimtarët seriozë shqiptarë e kishin bojkotuar letërsinë dhe nuk shkruanin më në shenjë mallëngjimi dhe proteste për prishjen me sovjetikët. Për të mbushur boshllëkun e krijuar, vazhdonte Radio-Moska shteti shqiptar kishte nxitur ca pseudoshkrimtarë të rinj si një farë I. Kadare me shokë, që të shkruanin e të botonin veprat e tyre, që ishin aq skematike e pa kurrfarë vlere artistike, sa që u ngjanin kryeartikujve të gazetave.
Nuk më kishte shkuar mendja se kjo mendjelehtësi e Radio-Moskës do të më bënte një shërbim të madh e të pritur: hapjen prej shokut Enver të bisedës se çfarë kishte ndodhur në Moskë dhjetë vjet më parë.
Pas të qeshurës, ai u mvrenjt dhe tundi kokën ngadalë, si të thërriste një kujtim jo të këndshëm.
Pastaj ndërsa pinte kafenë, filloi të fliste me një ton të ndryshëm nga ai që kishte folur gjer atëherë, të rëndë e të menduar. Ai foli për udhëtimin e tij në Moskë atë dimër të paharruar dhe për disa nga takimet e tij me «hrushovianët», duke bërë krahasimin e tyre me takimin e parë me Stalinin. Pastaj tregoi një episod me Kosiginin në darkën e Kremlinit në prag të mbledhjes dhe kalimthi diçka për vilën ku ishte rezidenca e delegacionit tonë, për «vizitat» e mysafirëve të natës, Mikojanit, Torezit e të tjerë.
Do të dëshiroja që ai të fliste me orë të tëra për këtë, po për fat të keq ëndrra ime për të dëgjuar sa më tepër hollësi nga ngjarja monumentale, personazh qendror i së cilës ishte ai vetë, qe e shkurtër. Shoku Enver hapi një bisedë tjetër, dhe unë s'pata guxim ta pyesja për Moskën.
Më vonë, gjatë procesit të punës për romanin unë shfrytëzova gjallërisht arkivat, u njoha me dokumentet e Partisë, me procesverbalet e Mbledhjes së Moskës, si dhe me dëshmitë e ndryshme të personelit, sidomos të fjalimit të shokut Enver, të porosive, shënimeve të tij në marxhinalet e faqeve, të kurbuara lart ose poshtë për arsye të ngushticës së vendit, të cilat u ngjanin degëve të lisave që i lëkund stuhia. Dhe vërtet në të gjitha ato fjalë, replika, rreshta e shënime ndihej fuqishëm stuhia e kohës.
E megjithatë duhet ta them se biseda e rastësishme e shokut Enver më dha mua si shkrimtar diçka të pazëvendësueshme nga asgjë tjetër për romanin që po shkruaja. Krejt atmosfera e pjesës se dytë të veprës me nëntitullin «Mysafirë në kështjellë», vizioni i përgjithshëm i saj, ngjyrat, simfonizmi, tragjizmi dhe pesha e saj, e kanë zanafillën e tyre te ajo bisedë e udhëheqësit. Në bisedën e tij kishte një kolorit të jashtëzakonshëm: me një frazë apo një nënvizim ai jepte rrëzëllimin e llampadarëve të festës mbi darkën e Kremlinit, apo hijet tinzare mbi fytyrën e Mikojanit, qetësinë monumentale të darkës me Stalinin apo komicitetin e figurës së Hrushovit. Dhe mbi të gjitha biseda e tij, sado e rastit të ishte, ngërthente fuqishëm gjithë dimensionet e dramës.
Më vonë, kur puna për romanin po avanconte, disa shokë të mi shkrimtarë më sugjeruan të kërkoja mundësinë për një takim me shokun Enver, por unë nuk guxova ta bëj këtë; kisha gjithmonë druajtjen se mos nuk e mbaja dot premtimin për të realizuar një vepër që të ishte e denjë për ngjarjen e madhe, por kisha një arsye tjetër, edhe më të rëndësishme. Unë kisha punuar në shtypin letrar dhe e dija se shoku Enver e kishte ndaluar në mënyrë të prerë të shkruhej për figurën e tij. Në qoftë se unë do të arrija të realizoja një takim me të për veprën që po shkruaja, ç'do të ndodhte sikur ai, gjatë bisedës, të merrte vesh se unë e kisha atë personazh qendror historik në romanin tim? Ai do ta ndalonte një gjë të tillë, dhe kjo do të ishte një katastrofë për romanin tim.
Po le të kthehem te takimi me shokun Enver.
Pas bisedës për Moskën, ra fjala për fuqinë shpirtërore të popullit tonë dhe për lashtësinë e tij. Më pyeti nëse e kisha lexuar një libër të francezit Zaharia Majani për etruskët dhe gjuhën shqipe, dhe kur unë i thashë se e kisha dëgjuar, por nuk e kisha lexuar më tha se do të ma jepte. Dërgoi dikë ta merrte, duke i thënë:
- E kam lënë sipër oxhakut.
Biseda u bë prapë e lirë dhe e gëzueshme dhe në një çast u kthye përsëri te Gjirokastra, te Sokaku i të marrëve, që ishte ndoshta rruga e vetme në botë me këtë emër dhe që ne e njihnim aq mirë, si edhe te plakat e mençura, në kundërshtim me emrin e sokakut, të shtëpive gjirokastrite.
- Vetëm nga tregimet e tyre për mënyrën e ndriçimit të shtëpive, për futjen e vajgurit apo evoluimin e llampave mund të nxjerrësh përfundime interesante të karakterit social-ekonomik, - tha shoku Enver.
I habitur dëgjova të fliste për to, në një mënyrë që nuk e kisha lexuar asgjëkundi. (Pasi u ktheva në shtëpi dhe shënova në një fletore gjithçka që dëgjova prej tij për ngjarjen e Moskës, në një fletë të veçantë shënova «Projekt për një novelë. Në formë kronike. Vajguri, kripa, jetët, vdekjet, gjyqet, ekonomia. breznitë». Ishte bërthama e novelës që shkrova më vonë «Breznia e Hankonatëve», e cila ishte veçanërisht e dashur për mua, veç tjerash, edhe për historinë e gjenezës së saj).
Kishim ardhur për një vizitë të shkurtër pasdite dhe ora po shkonte 8.30. Megjithëse kishim dëshirë të madhe të rrinim ende, ne morëm leje të largoheshim. Para se të iknim shoku Enver na dhuroi gjithashtu librin e Zaharia Majanit «La fin du mistère etrusque».
Ishim në këmbë në çastin që do të ndaheshim kur ai i tha shoqes Nexhmije: - Shko në bibliotekë dhe zgjidh diçka tjetër.
Shoqja Nexhmije u kthye pas pak me veprat komplete të Balzakut në frëngjisht.
- O, e mbushe me Balzak! - bëri shaka shoku Enver. Ishte shakaja e hollë e njeriut të informuar në mënyrën më të plotë për diskutimet që bëheshin kudo në botë lidhur me raportin midis letërsisë realiste të shekullit XIX dhe asaj bashkëkohore, diskutime në të cilat Balzaku ishte në qendër të kundërvënieve dhe që nuk kishte kaluar pa një farë jehone edhe te ne.
Duke e falënderuar për librat e dhuruar, unë i thashë shokut Enver se pavarësisht se isha shkrimtar bashkëkohor, e pëlqeja shumë Balzakun.
- Po si do t'i ngrini gjithë këto libra? - tha shoku Enver kur po ndaheshim. Ai iu drejtua shoqes Nexhmije: - Shiko për një makinë për t'i çuar mysafirët gjer në shtëpi. Këto ishin çastet e fundit nga ky kujtim i paharruar.

Shenim
Ismaili mbi 30 herë ka permendë emrin e kryediktatorit E.Hoxha
http://www.radiokosovaelire.com/archive ... 0,1&id=226


- II -
Fatura e turpit i Ismail Kadaresë
Borxhi qi i ka kulturës së Veriut e në veçanti Kulturës Atdhetare

Imazh
“Realizmi socialist-arti i madh i revolucionit»


Botuar në gazetën e KQ të PPSH "Zeri i Popullit", 13 janar 1974, f. 3

Fjalimi i mbajtur në Lidhjen e Shkrimtarve dhe Artistve të Shqipërisë nga Ismail Halit Kadare "Për shpartallimin e revizionistve në rradhët e komitetit Qendror të PPSH që synonin të degjeneronin Kulturën dhe Artin e Realizmit Socialist Shqiptar

Midis profecive të shumta tepër të zymta që bëhen sot në botën borgjeze dhe revizioniste nga fallxhorët e klasave sunduese, një pjesë u përkasin letërsisë dhe arteve. A do të vazhdojnë të ekzistojnë letërsia dhe artet në të ardhmen? Kjo pyetje, herë në mënyrë të drejtpërdrejtë, herë në mënyrë të tërthortë, vërtitet në të gjitha propagandat e tyre. Përgjegjësia e saj përbëhet nga një radhë parashikimesh sa fataliste aq edhe absurde: pritet vdekja e romanit, vdekja e poezisë, vdekja e letërsisë dhe e gjithë arteve në përgjithësi. Cili është shkaku i këtij “de profundis” që tellallët e borgjezisë e përsërisin pa pushim prej kohësh? Përgjigja është e thjeshtë: ashtu si një pjesë e profecive edhe kjo nuk është tjetër veçse një dëshirë e vjetër e klasave sunduese, e trashëguar brez pas brezi prej tyre bashkë me etjen për pushtet dhe shfrytëzim.
Dihet se qysh nga kohët më të lashta, strukturat e mëdha burokratike e militariste, pra shtetet e mëdha agresive si psh; Perandoria Romake, duke përkrahur letërsinë zyrtare kanë rënë shpesh herë në konflikte të hapura me letërsinë dhe artin përparimtar. Kjo ka qënë e natyrshme, sepse ky art në përgjithësi nuk mund të pajtohej me frymën agresive, me dëshirën për hegjemoni dhe sundim të botës e cila ishte promotori i gjithë propagandave të këtyre shteteve. E njëjta ndodh sot me superfuqitë e kohës sonë.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Sovjetik. Letërsitë dhe artet e këtyre vendeve prej kohësh janë përpara një alternative; ose të deformohen plotësisht sipas interesave antipopullore të këtyre regjimeve, ose të zhduken. Pra profecitë për vdekjen e tyre në fund të fundit, nuk janë tjetër veçse kërcënime të tërthorta që u bëhen letërsisë dhe artit në qoftëse ato nuk konformohen plotësisht me qëllimet hegjemoniste agresive të këtyre superfuqive.
Për sa u përket popujve që luftojnë për liri dhe pavarësi, historia ka treguar dhe vazhdon të tregojë se tek letërsia dhe artet ata kanë gjetur gjithmonë një mbështetje të sigurtë në luftën dhe në aspiratat e tyre. Historia e vendit tonë e rikonfirmon me forcë të veçantë këtë. Shoku Enver ka thënë se ‘populli ynë nuk e ka ndarë kurrë dyfekun me gjalmë, nga libri, shpatën nga pena, trimërinë nga dituria...’ Dhe kjo është një e vërtetë e madhe. Populli ynë që e ka pasur gjithmonë në qendër të kujtesës së tij kombëtare Skënderbeun, nuk e ka nxjerrë kurrë në periferi të saj Naim Frashërin. Popullin tonë i është dashur shumë herë të ngrihet i vetëm kundër rrezikut të zhdukjes nga faqja e dheut. Por as agresioni, që vdekjet, as uria, as rrebeshet e historisë nuk ja kanë humbur atij asnjëherë bukurinë e fjalës, të gdhendjes të titullit. Përkundrazi, ky fat i vështirë ja ka prefeksionuar ato gjerë në virtuozitet. Ç’art i mrekullueshëm duhet të jetë ai për të cilin populli ka nevojë në ditë të mira dhe të këqia.
Ç’provë e madhe është për letërsinë dhe artet kjo dashuri e popullit për të në momentet kyçe të historisë dhe sa qesharakë duken ata estetë pozamëdhenjë që me sofizma të pafund në kabinetet e tyre belbëzojnë nëse duhet ose nuk duhet të ekzistojnë letërsia dhe arti. Fakti i madh që populli, midis varfërisë së tij të thellë, i pa ngrënë dhe i paveshur, midis halleve, këto male të dyta të vendit, e deshi gjithmonë artin, tregon se ai ka pasur arsye të thella për këtë. Populli gjithmonë ka arësye të mëdha për të bërë një gjë. Arësye të mëdha për të dashuruar, arësye të mëdha për të urryer. Ai e ka dashur poezinë shqipe, letërsinë dhe artet e tjera sepse ato kanë qënë të lidhura me fatet e tij. Kjo lidhje me fatet e popullit dhe të kombit është tipari kryesor me i rëndësishmi dhe më i pavdekshmi i letërisë dhe i arteve tona. Të gjitha vlerat e tjera të këtij arti shekullor do të asgjesoheshin pa këtë vlerë thelbësore të tij. Kjo lidhje ka qënë fati më i madh i kësaj letërsie, ashtu si do të ishte fatkeqësia më e madhe e saj ndarja prej popullit.
Letërsia jonë e realizmit socialist e trashëgoi si thesarin më të shtrenjtë këtë lidhje, duke pasuruar e ngritur në një shkallë më të lartë atë me idetë e revolucionit dhe të komunizmit.
Partishmëria proletare e letërsisë sonë të realizmit socialist është shprehja më e lartë e lidhjes së plotë të saj, si asnjëherë tjetër, me fatet e popullit. Të gjithë ne shkrimtarët e realizmit socialist kemi një përgjegjësi të madhe për ta ruajtur të paprekur këtë thesar shpirtëror të paçmuar. Në të tridhjetë vjetët e moshës së saj, letërsia jonë e re e realizmit socialist ka njohur suksese dhe gëzime të mëdha.
E vënë pa asnjë rezervë në shërbim të revolucionit, komuniste dhe kombëtare njëkohësisht, ajo i ka larë njëherë e përgjithmonë llogaritë me gjithë ndryshkun shekullor të artit feudal–borgjez, me misticizmin, irealizmin, sentimentalizmin, bulevardizmin, me historitë iluzive të vajzave të të varfërve me ‘princët e kaltërt’, me një fjalë gjithë trillimet e kuzhinave shekullore të botës së vjetër.
Ajo ka vazhduar të bëj një luftë të sukesshme kur këto trillime, pasi i ka dëbuar nga dera, janë përpjekur të hynë nga dritarja të veshura me petkun modern. Detyra e ruajtjes së pastërtisë së artit tonë është sa e vështirë aq edhe madhështore, sidomos në kohën e sotme plot furtuna revolucionesh e kundërrevolucionesh. E vërteta është se megjithë sukseset që janë arritur, megjithse trungun kryesor të letërsisë dhe të arteve e kemi ruajtur të pastër, nuk mund të themi se i kemi mbrojtur siduhet të gjitha degët e tij. E përplasur mbi to, vala e ndërshkimeve ka bërë dëme, disa herë thyerje, dhe për këtë përgjegjësia na takon ne të gjithëve. Por letërisa dhe artet tona kanë një lidhje të tillë të thellë me revolucionin dhe me kombin, sa që për një kohë të shkurtër janë në gjendje të rigjenerojnë plotësisht degët e dëmtuara. Por kjo nuk duhet të na verë në gjumë. Në të ardhmen nuk pritet asnjë dobësi; përkundrazi do të ketë gjithmonë dëndësime të këtyre valëve goditëse. Agresioni është po aq i vjetër sa edhe shoqëria me klasa
(Homeri, shkrimtari i parë i planetit tonë, nuk shkroi veçse për një agresion). Por në asnjë shekull ai nuk ka qënë aq global, tinzar dhe i shumëfytyrshëm sa në kohën tonë.
Dhe kjo është e kuptueshme, përderisa kjo është epokë e përmbysjeve të mëdha revolucionare. Agresioni nuk tregon forcën e agresorëve, por përkundrazi, frikën, panikun e tyre përpara historisë. Gjysma e dytë e shekullit tonë po bëhet dëshmitare e një intensifikimi të pashembull të agresionit. Nuk është më agresioni i vjetër klasik, prania e të cilit ndihej vetëm kur shkelte çizmja e të huajt mbi tokën tënde. Tani armikun mund ta kesh mijëra kilometra larg, me të mund të mos shkëmbesh asnjë pushkë e, megjithatë, pa e kuptuar, mund të fillosh të biesh viktimë e agresionit të tij. Agresioni kultural, agresioni i fjalës, i titullit, i ngjyrave nuk është më pak i rrezikshëm se agresioni i çizmes së ushtarit. Një nga dëshirat e drejtuesve të superfuqive është që bota të jetë memece, në mënyrë që ajo të mos i gjykojë dot krimet e tyre. Mirëpo njerëzit kanë lindur me gjuhë. Atëherë, arësyetojnë, ata, nëqoftëse njerëzit nuk i detyron dot të mos flasin, përpiqen që ata të belbëzojnë në mënyrë sa më të pakuptueshme, si të marrët. Dhe kështu vazhdon gara e ethëshme për të krijuar libra sa më të degraduara, poezi hermetike, prozë të çoroditur, tinguj kafëshorë, kompozime abstrakte. I gjithë ky belbëzim, që shpesh u ngjan belbëzimeve të të sëmurëve psikik, është një shërbim i madh që i bëhet borgjezisë së sotme, shërbim të cilin ajo e çmon së tepërmi. Historia e dekadentizmit, ashtu si ajo e gjithë artit, është shekullore, por në asnjë shekull ai nuk ka pasur një shpërthim të tillë si sot. Kjo ndodh sepse në asnjë shekull klasat sunduese nuk janë gjendur ndonjëherë kaq pranë humnerës si në këtë shekull. Në një gjendje të dëshpëruar, ato ndodhen vazhdimisht në një aktivitet të ethshëm në të gjitha fushat – ekonomike, ushtarake, politike, morale, ideologjike, artistike, në mënyrë që ti shmangen katastrofës. Në terrenin e letërsisë dhe të arteve duke kuptuar se lidhja e letërsisë dhe e arteve me fatin epopullit është fatkeqësia më e madhe për ta, shpejtojnë ta shkallmojnë me të gjitha mënyrat këtë lidhje. Në qoftëse do të kërkonim të gjenim dy fjalë që të përmblidhnin sa më qartë esencën e gjithë asaj morie izmash të asaj flore të sotme të helmatisur borgjeze e revizioniste, këto fjalë do të ishin ‘ndajra nga populli’. Kjo ngjarje është synimi i përbashkët i gjithë propagandave të sotme reaksionare.
Mirëpo borgjezia dhe revizionistët, duke e kuptuar se thirrja për ndarjen e artit nga populli, ka në vetvete rrezikun e diskreditimit, kërkojnë rrugë më të stërholluara e të maskuara për të realizuar këtë ndarje. Ata e fillojnë rrethimin shumë larg. Për të humbur gjurmët, ata nuk bëjnë thirrje për ndarje nga populli, por për ndarje nga njeriu në përgjithësi. Kështu shpjegohet ai pasion për dehumanizimin e artit, për mënjanimin e njeriut dhe për zëvendësimin e tij me fetishe e maska. Superioriteti im është se unë s’kam zemër, ka thënë një poet dekadent.
Kështu shpjegohet për primitivizmin, për mendimin paralogjik, i cili, sipas tyre, është më i thellë, sepse vjen që nga larg, nga barbaria. Lidhur me këto janë përpjekjet për shthurjen e kohës në veprën letrare, për shkatërrimin e ligjeve të kompozicionit, të sintaksës dhe më në fund të gjuhës. (Një nga kryedekadentët, Xhojsi, është përpjekur, për shembull, të krijojë një vepër të tij – gjuhën e ujit dhe të erës).
Edhe në rastet kur dekadentët e pranojnë njeriun në veprat e tyre, ky nuk është njeri në kuptimin normal të kësaj fjale. Më tepër se një njeri, ai është një surrogate i tij, një qënie biologjike, jashtë kohës, hapësirës dhe shoqërisë. Pikërisht një njeri të tillë, dekadentizmi përpiqet ta bëjë hero tipik të kohës. ‘Njeriu pa cilësi’, është titulli i romanit voluminoz të Myzilit, një nga katekizmat e dekadentizmit modern. Dihet se njeriu që nuk i përket asnjë shoqërie, humbet identitetin e vet dhe kthehet kështu në një maskë. Për të tilla maska ka shumë nevojë sot reaksioni botëror. Kështu arti borgjez përpiqet sot të krijojë një model të ri antiheroi, një autsajdër (ai që është jashtë), siç e kanë pagëzuar në Perëndim. Ky autsajdër, i cili mbush librat, skenat dhe filmat e botës borgjeze e revizioniste, mishëron ikjen nga bota jonë, dezertimin e turpshëm nga koha. Ai nuk është ndonjë shpikje e re; përkundrazi, rrënjët e tij duhet t’i kërkojmë thellë tek
Bibla dhe Kurani, këto puse të pashtershme idesh reaksionare.


S’është e rastit që një nga ideologët e sotëm borgjezë ka shkruar: “individi e nis këtë udhë të gjatë si autsajdër dhe do ta mbarojë, ndoshta, si një shenjt”. Hipitë e sotëm, autsajderët, antiherojtë e Kamysit ose të Beketit, nuk janë tjetër veçse modifikime të shenjtorëve mjekërgjatë që bridhnin qysh para 2000 vjetëve e më pas nëpër shkretëtirat e Sinait, heremitët, pelegrinët jezuitë dhe musulmanët që niseshin për haxhillëk në Mekë. Gjithë ky arsenal errësire dhe myku është trashëguar nga arti i sotëm borgjez e revisionist. Duke e trashëguar atë, ky art i degraduar, megjithse pretendon të jetë i kohës e modern, në të vërtetë tregon se është i vjetër e dogmatic sa s’ka ku të vejë më.
Në pleniumin e 4-të të Komitetit Qendror të Partisë shoku Enver, në një mënyrë thellësisht marksiste, zbërtheu esencën e vërtetë konservatore të borgjezisë dhe të revizionistit të sotëm. “Karakter konservator – thotë shoku Enver, - kanë jo vetëm ideologjitë e vjetra që vinë nga thellësitë e shekujve, por edhe ideologjia e kultura e sotme e degjeneruar borgjeze e revizioniste, i gjithë liberalizmi e modernizmi i tyre”. Duke zbatuar tezën e shokut Enver në terrenin e letërsisë dhe të arteve, nuk është vështirë të dallojmë në kohën tonë aleancën e shenjtë të konservatorizmit më të tërbuar me modernizmin më të shthurur. Le të kujtojmë disa fakte nga historia e letërsisë sonë.

Cili ka qënë konservatori më i madh i letrave shqipe dhe jo vetëm i letrave, por i gjithë kulturës sonë? Përgjigja është e qartë për të gjithë: ky konservator ka qënë Gjergj Fishta. Fanatik i tërbuar, idealizues i çdo gjëje patriarkale, apologjet i fesë, i institucioneve mesjetare, hymnizues i primitivizmit, armik i egër i çdo përparimi – ky është portreti i këtij letrari prift. Mirëpo, nga ana tjetër po të bëjmë pyetje se cili ka qënë liberali më i madh i letërsisë sonë, përgjigja është po ajo: përsëri Gjergj Fishta. Filoitalian i papërmbajtshëm, agjent i Vatikanit, emisar i pushtimit fashist, partizan i çkombëtarizimit dhe i romanizimit të kulturës sonë. Pra, nga një anë kryekonservator fanatik, nga ana tjetër kryeliberal. Shovinist i tërbuar dhe njëkohësisht kozmopolit i tërbuar. Kur ishte fjala për idetë e reja shoqërore, përparimin, për revolucionin, ai ishte konservatori më fanatik. Kur ishte fjala për fatet e atdheut, për lirinë, për kufijtë ai ishte liberali më i madh. Të njëjtin shembull na e jep figura e letrarit fashist Ernest Koliqi. Konservatorizmi i tij ekstrem nuk e pengoi të shfrytëzonte në veprën e tij reaksionare, një teori aq të shtrenjtë për modernizmin e sotëm, frojdizmin.
Kështu në tregimet e tij, ai herë na paraqitet si një namuslli turkoshak, herë si një gagarelë evropjan. Dhe në përgjithsi është vështirë të gjendet një teori tjetër që t’u ketë shërbyer me aq zell si konservatorizmit ashtu edhe liberalizmit, sa frojdizmi. Esenca e tij konservatore – thirrje për kthim drejt barbarisë, nuk e pengon aspak, përkundrazi i ndjell akoma më shumë drejt tij dekadentët e të gjitha ngjyrave.

Kjo aleancë e shenjtë midis konservatorizmit dhe liberalizmit është plotësisht e shpjegueshme po ta shikojmë problemin nga pikpamja marksiste. Në fund të fundit qëllimi i të dy palëve, konservatore dhe liberale është një; kthimi në botën e përmbysur, rifitimi i ‘parajsës së humbur’. Ndërsa sulen me tërbim për të shkallmuar spirancën që e lidh njeriun dhe artin e tij me shoqërinë dhe komunitetin njerzor, dekadentët nuk harrojnë për asnjë çast të sulmojnë spirancën tjetër, atë që e mban njeriun dhe artin e tij të lidhur me popullin e vet, me kombin dhe karakterin kombëtar. Ata godasin me tërbim këto dy spiranca, sepse edinë që me shkallmimin e tyre vlerat shpirtërore do të mbeten në mëshirën e errësirës dhe dallgëve të tërbuara të reaksionit botëror.

Nuk është erastit që pseudoshkrimtari dhe armiku i partise Fadil Paçrami i linte të mbushura pseudodramat e tij me hije dhe jo me njerëz. Nuk është e rastit që ai bashkë me Todi Lubonjën ishin kundërshtarë të tërbuar të karakterit kombëtar në artet tona. Në poezi, F. Paçrami urrente figurën e baballarëve, në skulpturë figurën e nënës, në prozë përbuzte plakat shamizeza. Ai tmerrohej nga figura e Skëndërbeut me keq se një pasha turk. Pra, ai nuk duronte dot asgjë që kishte lidhje me themelet e popullit dhe të kombit. Nga kjo pikpamje ai të kujtonte ata pseudodijetarë të Ishullit të Laputëve, për të cilët Suifti tregon se kërkonin të shpiknin një metodë për të filluar ndërtimin e shtëpive nga çatia. Djathtizmi i T. Lubonjës e F. Paçramit, kozmopolitizmi, urrejtja për folklorin dhe antishqiptarizmi i tyre, treguan dhe një herë se lufta e klasave në terrenin e letërsisë dhe të arteve është e gjallë dhe do të jetë e tillë për një kohë shumë të gjatë.

Si pjesë përbërëse e mekanizmit të revolucionit, realizmi socialist ka pasur, ka dhe do të ketë po ata armiq që ka revolucioni. Tërbimi i tyre, rrufetë që ata lëshojnë mbi të, nuk tregojnë gjëtjetër veçse fuqinë dhe rrezikshmërinë e tij për klasat sunduese. Akuzat për gjoja ngushtësinë e tij, për pamundësitë e tij, për rregullat kufizuese që i shkurtojnë jetë, koha i ka hedhur do i hedhë poshtë njerën pas tjetrës.
Realizmi socialist është art i së ardhmes. Asnjë art i gjertanishëm nuk mund të jetë i krahasueshëm më të për nga mundësitë, epiciteti, thellësia, dramaciteti dhe niveli i lartë ideoartistik. Këtë omnipotencë ja jep atij revolucioni komunist. Liria që zbërthen revolucioni është më e madhja liri që është parë ndonjë herë mbi këtë rruzull, sepse ajo është liri e milionave. Përpara kësaj lirie zbehen si qirinj, liritë e tjera të kënduara apo të pakënduara në odetet e poetëve.Realizmi socialist si pjellë e revolucionit gëzon po atë liri të revolucionit. Ai nuk u bindet kanoneve, rregullave dhe dogmave, siç pretendojnë armiqtë e tij të hapur, ose miqtë e tij të rremë. Ai u bindet vetëm ligjeve të revolucionit, i njeh dhe i respekton ato ligje, dhe pikërisht në këtë qëndron jo dobësia dhe jetëshkurtësia e tij, por përkundrazi forca dhe pavdeksia e tij. Nganjëherë vetë ne shkrimtarët dhe artistët e realizmit socialist, nuk i njohim, ose nuk i përdorim dot mundësitë e pakufishme të këtij arti.

[b]Marksizmi na mëson që shpesh herë qëllon që shija e parë e klasës së fitimtarëve mbart me vete elementë të shijes së fundit të klasës së të mundurve. Shkëputja nga kjo shije është një detyrë e vazhdueshme e të gjithëve, dhe veçanërisht e ne krijuesve.[/b]
Duke hedhur poshtë rrënjësisht toerinë e ‘realizmit pa cak’ të revizionistit frëng Rozhe Garodi, i cili ka përqëllim integrimin e një pjese të dekadentizmit në realizmin socialist,ne jemi gjithashtu kundër kufizimeve artificiale të fushës së veprimit të artit të ri të klasës punëtore.

Realizmi socialist ka një forcë të tillë të brendshme sa që është në gjendje të shtjellojë në gjirin e tij të gjitha temat, duke filluar nga revolucioni proletar e gjer në legjendat më të thella të shekujve. Ai është në gjendje ta rishikojë dhe ta rishpjegojë artistikisht gjithë botën, që nga rrethimi i Trojës e gjer në rrethimin imperialisto – revisionist.

Këtë aftësi të re ndriçuese ja jep atij vetë revolucioni. Dhe pikërisht këtu qëndron esenca e novatorizmit të tij të madh. Kufizimi në kohë dhe në hapësirë i sferës vepruesme të realizmit socialist, nuk bën gjë tjetër veçse nga njëra anë, i shkëput rrënjët e këtij arti nga themelet kombëtare dhe nga ana tjetër i njeh sundimin e plotë, mbi 5 mijë vjet të historisë së popujve, tiranisë, kulturave të të gjitha superstrukturave të vjetra.
Epoka e kapitalizmit është në perëndim, dhe tonin e artit botëror, kulmet e tij po i jep e do ti jap akoma më shumë në vitet e ardhshme jo borgjezia, por klasa punëtore.
Realizmi socialist është ende në dekadat e tija të para. Në vitet e ardhshme ai do të ngushtojë gjithmonë e më tepër perandorinë kulturale borgjeze – revizioniste, gjersa më në fund ta rrethojë atë. Letërsia jonë e re shqipe, për vetë pozitën pararojë të partisë dhe të vendit tonë në luftë kundër botës së vjetër në kuadrin e artit botëror komunist, ka sot një pozitë të privilegjuar dhe mundësi të pakufishme për vepra të mëdha.

Shenim;

U shkruejt ky fjalim nga Ismail Kadare me porosi nga Antari i Byros Politike të KQ të PPSH dhe Ministri i Brendshëm Kadri Hazbiu për me goditë miqtë e grupit tij; dy personalitete të partis dhe shtetit antarë të Komitetit Qendror të PPSH Fadil Paçramin dhe Todi Lubonjën.


Ismail Halit Kadare - Vajtori i kryediktarorve

- III -
ImazhImazh
Vjersha për vdekjen e Stalitnit - Kryediktatori i BRSS dhe i Europës Komuniste Lindore


PRANVERA DHE STALINI
Nga Ismail Kadare:
Lulet po çelin në fushat e blera.
Qielli çpaloset i kaltër pa fund.
Erdhi pranvera dhe ëmbël fryn era,
Gjethet e njoma lëkund.

Erdhi pranvera! Në pyll të bleruar
Buzës së lumit un’ prapë shëtis;
Por këtë herë përse i trishtuar
Vallë pranverën sodis?

Avull i kaltër kudo. Pranverë.
Toka në fllade prej lulesh po qesh.
Erdhi pranvera por o, këtë herë,
Ati nuk ndodhet mes nesh.

Tufa me lule, që mbaj un’ në duar
Vdekjen e tij më kujton përsëri.
O, këto lule shikoj i trishtuar
Lule për bustin e tij.

Shpesh nga Kremlini Ay kish kundruar
Pranverën e bukur me lule e blerim.
Hapur dritarja. Çibuku në duar


LAMTUMIRA E FUNDIT
(Për Stalinin)
Ismail Kadare

Kurora dhe kurora pa mbarim,
Kurora gjithë lule, gjithë yje;
Dhe sytë të përlotur me trishtim
Dhe pamje e rëndë zije.

O shokë! Për të fundit herë sot,
Babanë po përcjell turm’ e pasosur
Me dhëmbje të kulluar e me lot,
Me zemër të plagosur.

Dhe ja tani, mes heshtjes, në eter,
Një zë i njohur, qartë po dëgjohet.
Në emër tonë sot, shoku Enver,
Përpara tij betohet.

Në gjysmë-shtiz flamurët era tund,
Gjëmime topash ndihen në hapësirë;
I jep Stalinit turma e pafund,
Të fundit lamtumirë.

Pra, lamtumirë mik i madh, baba!
Çdo zemër i thotë sot lamtumirë.
Së bashku me Leninin krah për krah
Ay ka për t’u shtrirë.

Pushon tashti Ay në qetësi,
Por, jo! Ay nuk vdiq! Vazhdon të rrojë!
Dhe fjal’ e tij e urtë përsëri
Përpara do na çojë!
http://www.dardania.biz/vb/upload/showt ... 884&page=2 (E keni ne fund fare)


I ngrati - Ismail Kadare loton për kryediktatorin me poezi
ImazhImazh


ELEGJI PËR ENVER HOXHËN

Falmë Enver që frymë s'të dhashë dot,
Nga kjo frymë e gjallë e trupit tim,
Zemrën time të ta nxirrja jashtë,
Dhe ta jepja ty me mallëngjim.

Falmë Enver që vargu mu rëndua,
Falme Enver që frymë s'të dhashë dot,
Shqipërise zemra ju copëtua,
Shqipëria jote po derdh lotë
..........................................................


Vizioni urryes antikatolike i Ismail Kadaresë
kundër At Gjergj Fishtës -Atdhetarit, poetit kombtar, diplomatit,...


Imazh


- IV -
Imazh
– At Fishta te libri
”Ardhja e Migjenit në letërsinë shqipe” Ismail Kadare:


Faqja -39-…(Migjeni do të nervozohej e të shfrynte veçanërisht kundër këtij predikimit), një tjetër personalitet, madje më i njohuri e më i reklamuari, i kurorëzuar si poet kombëtar, prifti Gjergj Fishta, në vetminë e kuvendit françeskanëve po rrekej të krijonte një vepër që ishte sa jashtë kohës, aq dhe jashtë mundësive të tij……

Faqja -40- …- Absurde si ndërmarrje, për arsye që merreshin lehtë me mend, ajo bëhej dyfish e tillë për shkak se poetit françeskan i mungonin shumë gjëra, e në rradhë të parë ai talent i veçantë për të përpunuar, apo më saktë për të vënë nën fre, atë shkumëzim të lirë,… Nëvend të atij nxorri poemën e gjatë monotone ‘’Lahuta e Malcisë’’, një kronikë sterile, e cila duke qenë, veç moralizuese e didaktike,…. …ishte ‘’vepra e jetë së tij’’, himnizohej Shqipëria e prapambetur, kanunore e mesjetare.
….ai nuk shkoi mëtej konfliktit ndëretnik midis shqiptarëve dhe sllavëve, që e shpalli si një luftë gati kozmogonike……

Faqja -41- ….Nuk i lejohej një poeti, e aq më tepër një poeti të shekullit XX, që të mos e shihte në këtë kob asnjë dritë e asnjë rrugë pajtimi, madje as aq dritë sa jepte herë-herë vetë eposi zemërak.
…..të mos bënte, megjithatë, një dallim midis popujve sllavë dhe shovinizmit sllavomadh…
……Mesazhi nacionalist të Fishtës, mesazh që herë-herë merrte përmasat e një ksenofobie totale e që synonte izolimin e plotë të Shqipërisë prej botës së jashtme, nuk e përfilli as letërsia dhe as mendesia shqiptare,…..të mos binin në zona të ulëta të shovinizmit,…

Faqja -42- ….përmbledhja ‘’Mrizi i Zanave’’, vepra më e arrirë artistikisht e tij.’(Në këtë faqe ka folë të vërtetën Kadareja me synime dyzime vetëm anën artistike duke lënë mëjanë subjektin.)
Ja se si e vlerëson Kadare kryeveprën homerike ’’Lahuta e Malcis’’ si një vepër për analfabetët, për çobanët, për ambientet pastorale, për antishqiptarët proitalian, për zyrtarët, që nuk u punonte truri për me gjetë thelbin e saj monstruoz sipas Kadaresë

Faqja -42 - ….Siç ndodhte shpesh me krijimet që kanë vulën e nacionalizmit, vepra e Fishtës, e sidomos ‘’Lahuta e Malcisë’’ fitoi një popullaritet të veçantë, qoftë në rrethet zyrtare, sidomos ato proitaliane e më pas kuislinge, qoftë me shtresa të prapambetura e disa herë analfabetë të popullsisë, të cilat nuk ishin në gjendje të kapnin thelbin e saj, por shihnin atë pjesërisht si një zinxhir episodesh.

Faqja -43-….veprës së Fishtës, sidomos ‘’Lahutës së Mlacisë’’, iu ngrit një kult e iu bë një reklamë e tillë, saqë rrezikonte ta kthente atë në një gur varri që mund t’i merrte frymën gjithë letërsisë shqipe.

Faqja -43- …Gjergj Fishta vdiq në vitin 1940, kur vendi ishte në kulmin e zisë së robërisë, kurse ai vetë në majën e një lavdije, përndritja e së cilës ngjante ogurzeze në sfondin mortor fashist. Varrimi i tij i organizuar me madhështi nga qeveria kuislinge shqiptare, nga kleri katolik vendas e nga Vatikani i Romës, ishte njëkohësisht varrimi i një epoke në letërsinë shqipe….


Urrejtja gjenetike e 24 vjeçarit Ismail Kadare ndaj Klerit Katolik
Imazh

Përse mendohen këto male?

Ismail Kadare
……………………………..
5.
Rrokulliseshin në pjerrësitë malore
Tingujt e këmbanave
Të lëvizur nga nata.
Ç’thoshin Këmbanat,
Ç’murmuritnin priftërit
Në gjuhra të huaja
Kishave të larta?
Logjika latine me fraza të gjata
Përpiqej të përkulte pushkën e gjatë.

………………………………………..
7.
Ta tretën trupin rrebeshet, ethet, malarja,
Të shurdhuan veshët
Priftëritë dhe hoxhallarët.
Dhe si Saturni
Bijtë e tu i haje me gjakmarrje
Dhe bekonin gjakmarrjen
Minaret dhe kumbonaret.

………………………………………….
17.
Amin!
Priftëritë dhe ca poetë në gjumë të vinin
Për lavdinë abstrakte gjenealogjike ulërinin,

……………………………………………..
20.
……………………………………………..;
Në qelitë e qeta të manastireve të ftohtë
Bënin studime për sufikset priftërinjtë
.........................................................
Dhe fjalët latinisht dhe fjalët arabisht
Mbi tytën e pushkës binin si ndryshk.

…………………………………………………
23.
Por qetësia ishte gënjeshtër,
Karvani i gjatë i maleve priste
Ta printe përpara një udhëhqës.
Priste Shqipëria
Partinë Komuniste.


1962 - 1964

U vendosë të djelën e dt. 5.XI.2017 nga Redaksia e Kulturës
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4463
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
ISMAIL KADARE NEPER BOTE ME SUKSESE, Posted 03 Shtator 2009, 14:15
Prof. Kristo Frashëri mbi Ismail Kadarenë – bektashizmi nje sekt i pocaqisur
Imazh


Ku e ka burimin shqetësimi i I. Kadaresë ndaj të ashtuquajturës "paganomani"? Ç'është kjo kthesë e tij interesante që ai pësoi në periudhën e tranzicionit nga paganomania që kishte shfaqur dikur, në "katolikomaninë" të cilën ndoshta nuk e kishte njohur më parë? Historia e kësaj kthese është shumë interesante.
Personalisht nuk më prish fare punë kjo kthesë. Le të shfaqet katolik kur të dojë e sa herë të dojë, por jam i sigurtë se
Ai(I. Kadare)nuk mund të bëhet kurrë katolik 24 karatësh.

Dhe ja përse.
I. Kadareja ka lindur në Gjirokastër nga një familie bektashinjsh. Por, bektashizmi i familjes së tij ku ai u rrit derisa mbaroi shkollën e mesme ishte një sekt i pocaqisur. Madje, këtë bektashizëm, shkolla e mesme në Gjirokastër dhe fakulteti i Letërsisë në Tiranë, me presionin marksist që ushtronte Organizata e Rinisë e P.P.SH-së e kishte pocaqisur më thellë. Pastaj, nga Tirana shkoi në Moskë, në Institutin Gorki. Atje, në Institutin Gorki, ai u ushqye me letërsinë ruso-sovjetike, me Historinë e Bashkimit Sovjetik dhe natyrisht me marksizëm-leninizmin dogmatik. Gjatë dhjetëvjeçarëve që pas Moskës jetoi në Shqipëri, ai u ndodh nën mengenenë e marksizëm-leninizmit të Partisë së Punës së Shqipërisë - një marksizëm-leninizëm burokratik, që pati aftësinë të turbullonte botën e brendshme të njeriut të ri, pa qenë në gjendje të përcillte tek ai botëkuptimin që Partia e Punës dëshironte. Kjo përplasje botëkuptimesh shumëngjyrëshe (bektashizmi shqiptar i pocaqisur, marksizmi sovjetik dogmatik, marksizmi shqiptar burokratik) shkaktoi, ashtu si në një pjesë të mirë të gjeneratave të reja që atë e përjetuan që në moshë të njomë, edhe në botën shpirtërore të të përkëdhelurit I. Kadare, një zbrazëti ideali të qëndrueshëm. Përplasjes i shpëtoi pa u dëmtuar vetëm kapitali i tij i çmuar - talenti letrar. Të tjerat, së bashku me identitetin e tij moral dhe kulturor të hallakatur, u tronditën. Në një vend të librit të tij autobiografik "Ftesë në studio", të botuar më 1990, ai nuk e ka fshehur zilinë që kishte për Faik Konicën, i cili, sipas tij, kishte pasur fatin e lumtur ta kalonte rininë e vet në Francë, pra të shkëputej herët nga ambienti oriental i Shqipërisë së sunduar nga Turqia dhe të ushqehej me kulturën frënge. Këtë aspiratë ai e realizoi më 1991. por tashmë ishte vonë. Ndryshe nga Faik Konica, i cili kur u vendos në Francë ishte 14 vjeç - dhe për më tepër nuk u kthye më në atdhe, ai përsëri nuk u çlirua dot nga disa huqe të shqiptarësisë - përkundrazi, I. Kadareja kur u vendos në Francë më 1991 ishte 55 vjeç, pra në moshë përfundimisht të formuar si karakter dhe si kulturë. Në atë moshë, kultura perëndimore frënge nuk asimilohet, por merret si një kozmetikë e cila vetëm nga pamja e jashtme i jep shkëlqim fytyrës, kurse në brendësi mbetet po ai që ka qenë. Si rrjedhim, I. Kadareja mbeti edhe në Paris, ai që ishte më parë. Për këtë arsye, pas vitit 1991, I. Kadareja, ashtu si dhe mjaft nga intelektualët të cilët regjimi komunist i gjeti në moshë të njomë, edhe ai u ndodh në kërkim të një identiteti të ri moral dhe kulturor, proces që ende duket se nuk ka përfunduar.

Kadareja dhe ngjashmeria me Enver Hoxhen
Imazh

Megjithatë, edhe pse me identitet të tronditur, kush më shumë e kush më pak prej tyre, nuk mundën të çlirohen tërësisht nga pesha e presionit të diktaturës. Edhe te I. Kadareja, cikloni komunist nuk kaloi pa lënë gjurmë në identitetin e tij kulturor. Një nga gjurmët e këtij cikloni është padyshim edhe metoda e Enver Hoxhës, i cili në vend që të debatonte me pikëpamjet e kundërshtarëve të vet, kujtonte se e fitonte davanë duke lëshuar kundër tyre epitetet e zakonshme fyese, si trockist ose revizionist, kuptimin e vërtetë të të cilave nuk e mësuam asnjëherë. Ndikim tjetër i kësaj praktike duket edhe te gjoja paralajmërimi që më bën mua "për të mos e rënduar ndërgjegjen", mbasi sipas tij, jam bashkuar me prirjen që kishte Enver Hoxha për t'ia kundërvënë paganizmin katoliçizmit - pa na treguar se ku dhe kur diktatori e ka shfaqur këtë prirje paganiste. Nuk ka dyshim se këtyre metodave shterpe u ka kaluar koha, madje ato kthehen në bumerang. Publiku ynë, jo vetëm sot që jetojmë në periudhën e demokracisë, por edhe dje kur mezi merrte frymë në periudhën e diktaturës, kërkonte dhe kërkon argumenta dhe jo epitete fyese.
Një tjetër huq i trashëguar nga regjimi komunist është edhe praktika që përdorte E. Hoxha për të ndryshuar përmbajtjen e referateve dhe të fjalimeve të tij sa herë që Partia e Punës e ndryshonte orientimin e politikës së jashtme të saj. Kam përshtypjen se përpjekjet e kohëve të fundit të I. Kadaresë, për të rishikuar prodhimet e tij letrare, me qëllim që të fshijë gjurmët e të ashtuquajturit realizëm socialist, me shpresën se do t'u përshtatet shijeve të sotme postkomuniste, do ta dëmtojnë atë si shkrimtar. Por kjo është punë e tij. Mua më intereson respektimi i faktologjisë historike, të cilën I. Kadareja nuk e respekton. Kjo është një arsye më tepër për ta këshilluar shkrimtarin tonë të shquar të mos i shtrijë duart në lëndina që nuk i njeh, por të përqendrohet në letërsinë artistike ku ka dhënë prova se prodhon perla.

U more prej:
article.gmane.org/gmane.politics.region...shqiperia/4307


Dosja Kadare po hapet nga miqtë e tij ortodoks - Teodor Laço
Imazh
Teodor Laço - Ministër i Kulturës në 1996

Kadareja nuk njihet në brendsi, pasi ishte firmëtari i parë për arrestime, tortura, përsekucion ndaj klasës intelektuale si e djahtë ashtu dhe e majtë. Ramiz Alia ishte de jure i sektorit ideologjik dhe kultural, por de facto ishte Kadareja që nuk shihej kurrë në Lidhjen e shkrimtarve pasi drejtonte Komitetin e Intelektualve të Shqipnisë ku nuk aplikohej firma, pasi urdhni ishte ma i fort se firma. kshtuqë Kadare nuk ka firma askund, prandej kapardiset para Viktimës.
Ja se si e nxjerr Teodor Laço, miku i tij ortodoks një dromcë nga mali i nëndheshëm i ,ajsbergu Kadare,, një sekret që e shpërthiq gjithë ato kapardisjet për demokraci, e pallavra gjirokastrite si enveri,......

Kadare më tha: Sakrifikohen më lehtë tre anëtarë të Byrosë se sa unë
Imazh
Ismail Kadare. Fotograf: Murdo MacLeod

Publikuar më 01.10.2012 | 8:37
autori i shkrimit Leonard Veizi
gazeta online Shekulli
Fragment nga artikulli
….. .Teodor Laço, shkrimtar e skenarist fort i njohur, e mik i afërt me Ismail Kadarenë, rrëfen detaje nga jeta e tyre e përbashkët në Lidhjen e Shkrimtarëve, “qarkullimin” pas Plenumit IV të Komitetit Qendror, e recensat e ndërsjellat që i kanë bërë njëri tjetrit për libra që dukshëm kanë lëvizur opinionin publik.
Cili ishte qëndrimi zyrtar i shtetit në atë kohë?
Sa për qëndrimin zyrtar, edhe ai vlen të komentohet. Në fillim mobilizuam skalionet e besnikëve nga radhët e shkrimtarëve për ta denoncuar ‘tradhtinë’ e tij. Midis tyre kishte nga ata që Kadareja kishte mbajtur afër, i kishte ndihmuar të afirmoheshin dhe që deri ditët e fundit bënin pjesë në atë grup djemsh që quheshin ithtarët e tij më të zjarrtë. Pas një deklarate të shkurtër, thelbi i së cilës fokusohej te ‘dezertimi’, pasoi një ndërkohë e shkurtër hutimi. Mirë që njeriu Kadare do të damkosej, po me veprën e tij ç’do të bëhej?
Imazh
Teodor Laço me Vladimir Putinin në Moskë, 5.X.2008

Me atë vepër që zinte kapitujt kryesor të teksteve dhe antologjive shkollore, që ishte botuar në 12 vëllime të plota, që mbushte raftet e bibliotekave e librarive. Në rastet e tjera kur ishin goditur shkrimtarë të përmasave më të vogla, zgjidhja kishte qenë e thjeshtë: bashkë me individin ‘burgosej’ ose zhdukej edhe vepra. Kjo quhej “heqje nga qarkullimi”. Për Kadarenë u vendos: “Autori dënohet, vepra mbetet”. Shkaku nuk ishte vetëm përmasa e veprës së tij, ndonëse edhe pse ky faktor nuk mund të mos merrej në sy. Shkaku ishte emri dhe prestigji i tij gjithnjë në rritje, sidomos në Francë. Ndonëse me shumë mënyra të stërholluara, ai mund të mbahej në survejim, t’i bëhej presion psikologjik dhe t’i shkaktoheshin trauma shpirtërore, dënimi publik sipas modelit: ‘t’i shuhet emri dhe fara’ nuk ishte e lehtë të zbatohej. Kadareja vetë e dinte këtë. Një herë më tha në intimitet: - “Është më lehtë të sakrifikohen dy-tre anëtarë të Byrosë se sa unë”.

Qëndrimi zyrtar
Foto Çami: “Akti është i dënueshëm, vepra mbetet”


Më 30-31 tetor 1990, në Korçë u mbajt një Konferencë e talenteve të reja ku pati diskutime e qëndrime të guximshme. Ato silleshin rreth së drejtës për të kritikuar hapur ato dukuri që tashmë nuk mund të fshiheshin, midis të cilave ishin edhe privilegjet e kastës që përkundër predikimit komunist të një barazie sociale, dëshmonin për shtresime të dallueshme. Ishte një sallë e elektrizuar e cila me vështirësi mund të drejtohej nga presidiumi. Vetëkuptohej, ngjarja e ditës që quhej Kadare, nuk mund të lihej mënjanë, aq më shumë në një auditor me letrar. Foto Çami, autoriteti më i lartë i partisë që merrte pjesë, e kaloi këtë situatë me një frazë telegrafike: “Akti është i dënueshëm, vepra mbetet”. Ky përfundim u prit e duartrokitje të gjata. Një ditë pas arratisjes, nga programet e RTV ishte hequr dramatizimi “Kush e solli Doruntinën”. Për tri ditë qëndrimi po ndryshonte. Në ditët e mëvonshme u duk se lart ishte vendosur që taktika më e përshtatshme do të ishte ajo e heshtjes dhe injorimit. Pas dy deklaratave në “Drita” dhe “Zëri”, shtypi nuk foli më. Një heshtje e plot u ngrit rreth intervistës së tij në “Le Mond” si dhe ndaj komenteve të radiove të huaja. Buletinet e ATSH që ishin për përdorim të brendshëm, megjithatë e botuan intervistën. Shkaku kryesor i largimit ishte zhgënjimi, shkruante. Zhgënjimi është më i keq se sa shtypja. Kjo donte të përforconte bindjen se kombi, atdheu që sipas propagandës ishin më të kërcënuar se kurrë nga armiqtë, kishin halle ku e ku më të mëdha se kokëçarjet që po ua sillte individi Kadare. Koha provoi se kjo taktikë i përngjiste asaj të strucit. Ikja e Kadaresë ishte shuplaka më e fortë që i jepej farsës që po vinte në skenë Ramiz Alia.


A gjindet Dosja e Kadaresë në Shqipni apo në Ambasadën Amerikane në Tiranë?
A ashtë Ambasada Amerikane Depo e Arshivës të Dosjeve të Shqiptarve?

Imazh

Kadare nuk permban asgja studimore ne librat e tij. Ai cka thote sot e pergenjeshtron neser, dhe asnje studjues as i sotem as i djeshem, nuk ia thone kete. EHoxha thonte: "Me titon nuk kemi probleme"...mbas kater vjetesh..."Tito asht armik i yni...", "1942, Stalini ishte babai yne" mbas 1958 ka shkrue ne Zeri Popullit: "Stalini ishte diktator i pashembullt..." Kopja e tij asht edhe Kadare! Ne 1991 shkruen kunder At Fishtes, ne 2000 shkon me At Zef Pllumbi, tek vorri i tij ne Kishen e Gjuhadolit...e "fshane"...Kur At Fishta ka ngrite ne Elter burrnine e malesoreve...Kadare shkruen se: Ne malesi e be parada e burrave te bukur...pra, malesoret ishin homoseksual...
Kur At Fishta gjujzohej perdite para Kryqit, Kadare kryqzon kurvat e Kosoves...ne Kryq! Ai asht TURK ME THUNDER...e katoliket, kerkojne qe ai me u nderue me cmimin Nobel...Ky asht llomi qe ka teprue mbas 1991 ne Shqipni...Kadare ka kerkue pushkatime dhe burgosje te shkrimtareve dhe artistave...me kerkesa te bame ne parti dhe sigurim..."dosja e tij...nuk gjindet..." kush e han kete ullij?...vetem idjotet e sotem!!!


Ismail Kadare ishte njeriu i Enver Hoxhë, i Mehmet Shehut, Ramizë Alisë,.....
Imazh


Razi Brahimi shkruen per I. Kadare: Kadare ishte monument kulture

“Pavarësisht historive politike, Kadare ishte I mbrojtur fillimisht dhe personalisht nga Enver Hoxha. Ndoshta ishte ndjesia e një gjirokastriti për gjirokastritin, gëzimi që një bashkëqytetar po arrinte aq lart. Kjo ishte përpara se të shkruhej ”Dimri I madh”. Pas botimit të poemës, “Përse mendohen këto male”, Enver Hoxha e ka marrë në telefon në redaksinë e revistës “Drita”, ku e ka uruar. Pas kësaj shkroi një shkrim edhe Dhimiter Shuteriqi. Kadare ishte I mbrojtur edhe nga Mehmet Shehu dhe vecanërisht nga Fadil Pacrami dhe Ramiz Alia. Me Fadilin kishte marrëdhenje më të ngushta.”


DY GJIMNAZISTË ME KAHE TË KUNDËRT
Imazh
U morë fotoja nga http://www.lapsi.al

Të një datëlindje, njëri feston datëlindjen 80 vjetorin, më mirë nga dje në komunizëm, sot në këtë tollovi të shkatërrimit të Shqipërisë, po nga qeveritarët komunistë, tjetri disident i vdekur para 30 vjetëve në Çikago, duke drejtuar organin “KRAHU I SHQIPONJËS”, kundër komunizmit në Shqipëri. I pari është Ismail Kadareja zv. i Nexhmije Hoxhës në kryesinë e Frontit Demokratik të Shqipërisë, në aparatin e K. Q. Ndërsa i dyti është Bilal Xhaferi (çam) me babanë nacionalist të pushkatuar. Pas Gjimnazit të mbaruar shkëlqyeshëm, i pari student në B. S. dhe i dyti ushtar në repartet e punës. Shkrimtari Naun Prifti shkruan: Më erdhi me postë në redaksi një pliko nga një repart ushtarak me 35 faqe, pas dy muajve e hapa. I befasuar dhe i entuziazmuar nga “zbulimi i një talenti”, i shkrova një letër, po të kishte mundësi të vinte në Tiranë do të isha i kënaqur të bënte një vizitë në redaksi. Pas dy tre javësh hyn në zyrën time ushtari Bilal Xhaferi. “Erdha sipas letrës që më dërguat!” Vëllimi i tij me tregime “Tokë e lashtë njerëz të rinj” dhe “Purpuranti”, lanë mbresa të forta te lexuesi. Epokën e Skënderbeut ai e kishte në zëmër dhe iu kthye më vonë me romanin “Krastakraus”. Këto ekskursione historike ishin mjeti i tij, për t’i ikur pasqyrimit të realitetit të zymtë, të cilin ai e njihte fare mirë.
Diskutimi profesional i Bilal Xhaferit, për romanin “Dasma” të ismail Kadaresë, vuri në dukje se nga emancipimi, femrat s’ kishin përfituar asgjë, përkundrazi ishin skllavëruar akoma më shumë, duke u ngarkuar me punë të dyfishtë, brenda shtëpisë dhe jashtë saj. Duke ndier mbi kurriz luftën e klasave, ai po i gjykonte dukuritë me sy realist.
Por Fadil Paçrami, Anëtari i K. Q. dhe sekretari i dytë i K. P. të Tiranës, pjesëmarrës në atë takim, po turfullonte duke dëgjuar kritikat që nuk priteshin, e që mund t’i jepnin drejtim të gabuar mbledhjes. Ai u ngrit në këmbë, dhe duke drejtuar gishtin nga Bilal Xhaferi, u tha pjesëmarrësve me ulërimë: “E dini kush është ky që foli keq për romanin? Ky është Bilal Xhaferi, të cilit ne i kemi vrarë të atin se ishte armik, ballist. Mendoj se ai nuk ka vend në këtë sallë, dhe që tani kërkoj të dalë jashtë!” Kur Bilali e pa se laku po ngushtohej, nuk i mbeti tjetër alternativë, veç të arratisej dhe përfundoi në Çikago. Pati përkrahje nga Skënder Shuaipi, Zeqo Kola, Saber Hyso, Xhemil Bebo, Sotir Ajazi etj. Aty ai botoi revisten “Krahu i Shqiponjës” më 1969-1986 për rreth 17 vjet.
Gazetarja Anneli Kraus, publikoi lajmin e parë për plagosjen e Bilal Xhaferit, si dhe tentativën e eleminimit fizik. Bilal Xhaferin e kam njohur nëpërmjet shtypit të lirë amerikan në vitin 1979, incidenti ndodhi kur festohej 100 vjetori I Lidhjes së Prizrenit,. Më vonë u njoha në Çikago, ku ai punonte gazetar në një radio private. Modelin e tij ne e quajmë hero. Pas vitit 1983 i dogjën banesën e tij, që e kishte edhe redaksi të revistës “Krahu i Shqiponjës”. U shtrua në spital dhe ndërroi jetë më 17 tetor 1986. Kështu, dy shkrimtarë Ismail Kadare dhe Bilal Xhaferi, të së njëjtës datëlindje, i pari feston 80 vjetorin, se është idhulli i komunizmit, kurse i dyti kundërshtar i komunizmit, ka 30 vjet i vdekur. Por Bilali jetoi dhe vdiq si shqiponjë Çamërie.

[
Poetit Ismail Kadare, poezi nga Bilal Xhaferi:
[

Ti lulëzove në stinë me rubla. / Kur ne të tjerët hanim baltën e kënetave. / Ti u këndon serenata rrugëve të Moskës, / Natashave, Tatjanave, Katjenkave. / Kur ne të tjerët hanim plumbin e mashinkave. / Me kadifenë e poemave të tua të kopjuara. / Ti u jep xhela çizmeve të xhelatëve. / Çizme të rënda me gozhda të përgjakura. / Që shkelën mbi fytyrat tona të masakruara. / ne të dy u ndeshëm në trotuare të kundërta. / Ti vije nga sallonet e aristokracisë së kuqe. / Unë vija drejt nga zëmra e popullit. / Vija nga varri i babait të pushkatuar. / Ne u ndeshëm në errësirë. / si dy re në një natë me shi. / Por të gjithë e dinë mirë./ Që shenja e furisë sime s’ishe ti. / Unë u ndesha atje me tiraninë. / Hodha jetën time në kthetrat e ujqërve. / Dhe u shikova me vdekjen në sy. (Bilal Xhaferi, Revista “krahu I Shqiponjës”, 17 janar 1979”).
Në tubimet e dhjetorit të vitit 1990 Ismail Kadareja përmendej nga rinia aq shumë që të zgjidhej udhëheqësi i ardhshëm i Shqipërisë. Por vetë Kadareja u arratis nga Shqipëria në fillim të “Demokracisë”, se kishte frikë nga të burgosurit që pluralizmi i nxirrte nga burgu. Të dy me Dritero Agollin nuk morën pjesë në tri mbledhjet e shoqatës “Qendra Studimore Pellazgjike”, që u zhvilluan në Tiranë më 15-4-2011, 21-10-2011 dhe 14-10-2014. Qeveria, Akademia e Shkencave dhe ju zotërinj nuk morët pjesë se u bëtë një bllok me grekun, i cili i urren Pellazgët se u zbulohen manipulimet që kanë bërë. Po kështu as u interesuat për Rezolutën Çame, që qeveria e Tiranës nga presioni i grekut nuk e miratoi për të dytën herë. Insistimi i juaj zoti Kadare, ishte determinues në parlament. Pse kjo heshtje për kombin shqiptar, kur greku tani e dhjetë vjet më parë e quan “Çamërinë Inekzistente”.
Autori Stephen Swartz i bënte thirrje Fondacionit Nobel, që Ismail Kadaresë të mos i jepet Çmimi Nobel. Më 6 nëntor 1997, Noel Malkolm botoi një shkrim në revistën e madhe letrare amerikane “The new York Reviev of Books” kundër Ismail Kadaresë. Po pranuam Kadarenë, duhet të pranojmë “Rrënjët e Partisë” , apo faktin që firma e Enver Hoxhës “Ishte vetëtimë”. Ai e cilësonte Ismail Kadarenë si shkrimtar i madh i botës komuniste pas Sollzhenicinit, e krahasonte me Zhdanovin për poemën “Mësuesit e Atit” kushtuar Stalinit.

Letër e Ismail Kadaresë për gazetën "Le Monde", në mbrojtje të Enver Hoxhës

LE MONDE | - Publikuar me 26.04.1985
ISMAIL KADARE
Zoti Drejtor,
Ishte detyre e imja të ju shkruaj këtë letër mbasi kam lexuar në gazetën Le Monde artikujt e publikuar në këto ditët e fundit me rastin e vdekjes së drejtuesit te popullit shqiptar, Enver Hoxha.
Sigurisht, gazetarët e juaj kanë të drejtë të kenë opinionet e tyre rreth rendit shoqëror të një vendi, rreth ideve që e mbrojnë dhe politikës së tij. Megjithatë, mua me duket që është e padenjë të ofendohet një popull në momente zije dhe dhembje, siç po ndodh në artikujt e gazetës suaj. Populli shqiptar ka një histori të gjatë plot me kurthe dhe është pikërisht për këtë që ai e din shumë mirë se për cilën arsye ai ndjen dhimbje, si ai e shfaq dhe perse ai duhet te jete ne zi. Emri i Enver Hoxhës është i lidhur përjetësisht me themelet, me historinë dhe me ndërtimin e Shqipërisë se re. Ja kjo që përcakton dimensionet e figurës së tij, për rrjedhim, zinë e madhe. Për mua dhe për bashkëvëllezërit e mi është e çuditshme, që gazeta LE MONDE (….) ka vendos me këtë rast deklaratën e një krimineli, siç është i biri i ish-mbretit Zog, të kësaj fantazme qesharake, i cili don të vendosë përsëri monarkinë në Shqipëri, atë monarki qe Franca e juaj ka rrezuar dy shekuj ma parë, atë për të cilën ajo me të drejte është krenare. Vetëm njerëzit më qëllimkëqij mund të dëshirojnë që të bëhet një hap mbrapa në historinë e Shqipërisë.
ISMAIL KADARE (Tiranë)

Në 80 vjetorin e shkrimtarit Ismal Kadaesë, Ministria e Kulturës, në bashkëpunim me Bashkinë e Gjirokastrës kanë hartuar një kalendar aktivitetesh, për të vijuar gjatë gjithë vitit 2016. Epiqendra e festimeve ngelet padyshim “qyteti i gurtë”, “Gjirokastra lexon Kadarenë”. Me vendim të qeverisë viti 2016 shpallet viti i Ismail Kadaresë.
Universiteti Evropian i Tiranës, organizon ceremoninë e pagëzuar “Dita e Kadaresë në U. E. T.”. Ku do të marrë jetë zyrtarisht edhe Qendra e Studimeve të letërsisë shqipe “Kadare”. Shoqata e shkrimtarëve Shqiptaro – Amerikan i shkruan Akademisë NOBEL: Kemi një Organizëm Kulturor në botën e letrave shqip, presim nga ju dhënien e Çmimit Nobel, Ismail Kadaresë. Si kaloi pa u ndjere ditëlindja e Skënderbeut me 17 janar vetëm me një artikull të thjeshtë në krahasim me pompozitetin e madh që iu kushtua Juve Z. Ismail Kadare. Asnjeriu deri sot nuk i është bërë një nder i madh si I. Kadaresë. Këtë e bëri Edi Rama me ministren e kulturës dhe ky nder është njëra anë e medaljonit, ana tjetër është shpata që i hidhet Rilindjes Kombëtare, e cila vjen në përshtatje me dëshirën e priftit Janullatos kundër shprehjes së Vaso Pashes “FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA. Koloneli i asfalisë greke, prifti Janullatos, ka thënë: “Ne do ta shkatërrojmë Rilindjen Kombëtare Shqiptare”. Dhe fill pas kësaj shpallet me urdhër të Edi Ramës dhe Ministres së Arsimit Lindita Nikolla, më 28 tetor 2014, përjashtimi nga shkollat dhe bibliotekat i librave të Nënë Terezës, Ibrahim Rugovës si dhe të De Radës dhe krejt letërsinë studimore të Kosovës. Nga bordi i Ministrisë së arsimit, i thirrur në ilegalitet më 28 tetor 2014 me gjuhë ultimative, u hoqën 385 tituj, duke bërë një sakatim të listës shumëvjeçare. Hoqën nga qarkullimi për të zhdukur mendimin shqiptar, Branko Merxhanin, Mejdi Frashërin, Mustafa Krujën, Ernest Koliqin, Gjergj Fishtën, Anton Arapin, etj. Lihen për shkollat 9 vjeçare dhe të mesme librat e Jorgo Bulos, Rudina xhungës, Arben Putos, Shaban Sinanit, Floresha Dados. (Shkurtime nga redaksia 5-11-2014).

Sipas Eduard Zaloshnjës, një vit pas vdekjes së Enver Hoxhës, erdhi Shtrausi për tu lidhur me Gjermaninë, ky ishte një shans i madh, por ishin Ramiz Alia dhe Ismail Kadareja që e refuzuan.

Prapë më 23 tetor 1987 erdhi në Tiranë Ministri i jashtëm Gensher, prapë e humbëm shansin. Ku do të ishte Shqipëria sot po të ishim lidhur me Gjermaninë?... Sot Shqipëria është ashtu si e përshkruan Fahri Xhara: “Jemi dhe nuk jemi, po kallet Shqipëria dhe po hesht Shqipëria ka marrë flakë, flakë e cila nuk ka të ndalur. Zjarri i madh e ka kapluar Shqipërinë dhe nënë lokja hesht, (17-1-2016). Në Iballë një familje me 5-6 fëmijë, qe nuk mbushin dot me bukë thatë barkun, të zhveshur e të zbathur, nuk shkojnë ne shkollë, se nuk kanë lekë të blejnë librat. Një plakë në malësi mbi 90 vjeç, s’ka para të paguaj faturën e energjisë elektrike, jeton në mjerim te madh në një gjysmë kasolle të shkatërruar. Ajo vdiq dhe u zbulua nga era e qelbur e dekompozimit. Ku është shteti? Edhe ajo ka lindur dhe rritur fëmijë, tani e braktisur, sepse u larguan jashtë Shqipërisë për bukën e gojës. Dhe ju Z. Ismail ngriheni në tribunë nderi, i rrethuar nga oligarkët Edi Rama, Ilir Meta, Sali Berisha, Fatos Nano dhe nga personi i preferuar i tyre Koloneli grek Janullatos. Këta të ngritën në stratosferë. Por këta për ne janë tradhtarë të Kombit. Shkëputu z. Ismail dhe shkruaj për familjen e Iballës, se ka shumë dhe shumë të tjerë që janë në mjerim të thellë. Tolstoi në fund të jetës deshi të vdiste si muzhiku rus dhe u nis për në provincë. Ndërsa ju nuk keni shkruar asnjë artikull kundër uzurpimit të kishës Fanoliane dhe të helenizmit që i bën Shqipërisë Janillatosi. Kryeministri grek tha hapur: Janullatosi i shërben Greqisë shumë mirë në Shqipëri.
Dhe ju Z. Ismail heshtni!... Jo. Merrni shembull nga vlonjati, Prof. Dr. ESHREF YMERI dhe nga Kosovari Gjakovar Fahri Xharra etj.
Imazh
Studjues Rasim Bebo Addison IL. USA. Janar 2016
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4463
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Vepra më e shëmtuar dhe antishqiptare e Kadaresë që shkruajti të fundit në komunizëm - E dorëzoi librin para se "të arratisej" në Paris dhe pas pak muajsh ju botua "arratisurit"

Faktikishte ne shqiptaret jemi mesuar te degjojme qyfyre te Kadareja sa here mbane ligjerata shkencore per letersine dhe ne fund ja fute nje procke qe duket shume abstrakte. Dhe shumekush mbetet me goje hapur, lebetitet sikur pret ti gelltise apo te kollofise edhe henen me pas.....
Te krahasosh Gjon Buzukun me nje Martin Luteri qe hodhi popujt ne lufte per ca ide te tij anti administrative ndaj fese dhe me pas te shpalli brenda krishterimit nje sekt - PROTESTANTIZMIN, QE SOT LUFTON ME FORCE HAPUR DHE FSHEHUR ISLAMIZMIN, APO FSHEHUR KATOLICIZMIN ME EGËRSINË MË TË MADHE....

Gjon Buzuku ishte nje dijetar i madh i kultures shqipe, qe i dha te parin shkrim ne shqipe kombit tone.
Si mund te krahasoji Kadareja para audiences intelektuale italiane se ishte Gjon Buzuku si Martin Luteri ?
Absurdidet - dashakeqesi-degjenerim te pemes gjenealogjike te Gjuhes Shqipe. Dhe ku e hodhi kete teze te vendi ku Gjergj Kastrioti - Skenderbeu ishte aleate kundra perandorise osmane.
Ky vepron si lopa qe e mbush koven me qumesht dhe papritur e shqelmon koven dhe e derdhe dhe keshtu beri dhe ku ne nje vend te huaj. Jane dy gafa te renda:
- teza qe hodhi
- Dhe vendi ku e hodhi


Ismail Kadare: "Njerëzit patën marrëdhënie seksuale në diktaturë''

Imazh

Imazh
- Pse zgërdhihesh Ramiz Alia? A mashtron botën gjithmon Ismail Kadarea? Idiot, besoja këtë fakt të Kadares! Pse vetëm ti Ramiz me shokë e shoqe bënit seksë?? ÊÊÊ!! A nuk e ke ditë se populli bënte seksë???Vetëm seksi nuk ju ndal sipas Kadaresë dhe kët fakt e publikon në botë plaku 75 vjec.


Ismail Kadare: "Njerëzit kishin marrëdhënie seksuale në vendet komuniste, sic ju e dini"
Ismail Kadare: "People did have sex in communist countries, you know"

http://www.prospectmagazine.co.uk/tag/ismail-kadare/
-----------------------------------------------------------------------

[color=#BF0040]
Si e trajtoi Ramiz Alia dhe Nexhmije Hoxha në Plenumin e 12 të KQ. të PPSH të dt. 6-7.XI.1990
Mbi ,,Arratisjen,, e I.Kadaresë në Francë më 24.X.1990


DOKUMENTI/ Arratisja e Kadaresë në ’90-ën: kush e cilësoi si “jashtëqitje” ikjen e tij në Francë

ImazhImazh

Pas hapjes së ambasadave më 2 korrik 1990, do ishte ikja e Kadaresë, me 24 tetor të po atij viti, që do trondiste themelet e regjimit komunist. Nëpërmjet valëve të radios “Zëri i Amerikës”, në edicionin e lajmeve të orës 18:00, drejtuesi i seksionit shqip, Elez Biberaj, dha njoftimin se shkrimtari Ismail Kadare kishte kërkuar azil politik në Francë. Menjëherë pas këtij njoftimi ai u lidh drejtpërdrejt me shkrimtarin, me të cilin zhvilloi një intervistë disaminutëshe. Aty Kadare shpjegoi arsyet pse e kishte ndërmarrë atë veprim. Sipas tij, një nga këto arsye ishte politika që po ndiqte Tirana zyrtare dhe deklaroi se do të kthehej në Shqipëri vetëm kur të vendosej një demokraci e vërtetë.

Dy javë pas kësaj ngjarje, në Tiranë propaganda kishin ndezur motorrët dhe ky lajm qe cilësohej më së shumti tradhëti diskutohej gjerësisht. Madje mbledhja e plenumit të 12-të të Komitetit Qendror të PPSH më 6-7 nëntor 1990, u fokusua në diskutime pikërisht rreth arratisë së Kadaresë dhe intervistës së tij në Zërin e Amerikës.
Vlen të veçohet aty epiteti “jashtëqitje” që iu bë Kadaresë, ikjes së tij, ngjashëm si në rastin e të ikurve me hyrjen në ambasada. Madje është aluduar se dhe vetë Kadare e ka përdorur këtë epitet ndaj tyre, për ta pësuar muaj më vonë me po të njëjtin. Po nga kush? Jo nga ndonjë partiak par exelence, por nga një prej figurave më të shquara të artit shqiptar, posaçërisht atij kinematografik, ministrit të Kulturës në qeverisjen e parë të PD-së pas 22 marsit 1992, Dhimitër Anagnosti. Së paku duke iu referuar atyre çfarë ka thënë Ramiz Alia në plenium.

“Ja, sot lexova një intervistë që Dhimitër Anagnosti i kishte dhënë “Figaros”. Kishte folur shumë mirë, e kishte interpretuar shumë drejt çështjen e Ismail Kadaresë. Arratisjen e Ismail Kadaresë, – ishte shprehur, – e quajnë jashqitje. Kishte thënë që procesi i zhvillimit e i demokratizimit në Shqipëri po ecën normalisht dhe se Ismail Kadareja i kishte të tëra kushtet e gëzonte të tëra të drejtat e liritë në Shqipëri. Rruga që zgjodhi ai nuk është e drejtë, nuk e çon përpara demokratizimin e përparimin e atdheut, është krejt në kundërshtim me konceptin e intelektualëve tanë e të tjera, e të tjera. Pra, nuk është gabim t’u japësh intervista të huajve, por problemi është se çfarë thua, si i interpreton problemet që kemi sot”, shprehet ish-presidenti i fundit komunist.
Dhimitër Anagnosti, megjithatë, mbetet ndër figurat më të papërfolura e më të fisme të artit shqiptar. Përgjatë viteve të tranzicionit, ai, përveçese ushtroi për pak kohë detyrën e minsitrit të Kulturës, i qëndroi larg politikës dhe mbeti i angazhuar vetëm me impenjimet e tij artistike.
Më poshtë mund të lexoni të gjitha procesverbalet e mbledhjes, ku Kadareja është përsonazh kryesorë në debatet e kupolës komuniste. /tesheshi.com/
Date: 13 July, 2018
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4463
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Faqe të diskutimeve të Ramiz Alis, Nexhmije Hoxhës në Plenumin e 12 më 6-7.XI.1990
për ,,Arratisjen e I.Kadares më 24.X.1990 në Francë

https://www.facebook.com/laert.shkambi.5
Fq. 99 i Proçes Verbalit të Plenumit 12 të KQ të PPSH në Tiranë



Kadare flet për "arratisjen" nga Shqipëria më 24.X.1990
Imazh


INTERVISTE ME I.KADARE


- Para 20 vjetëve në kohën kur kishte rënë Muri i Berlinit dhe revolucioni kadife transformoi Çekosllovakinë si dhe pasi bullgarët kishin rrëzuar Zhivkovin dhe rumunët Çausheskun, shkrimtari Ismail Kadare largohet nga Shqipëria në shenjë proteste ndaj pushtetit që mashtronte dhe nuk ndërmerrte hapa për demokratizionin e vendit. Kadare kërkon me vonë azil politik në Paris me shpresë se do të ndihmojë Shqipërinë për të dalë nga totalitarizmi.

Deutsche Welle: Zoti Kadare, ju kujtohet momenti kur vendosët të largoheshit nga Shqipëria? Ishte i vështirë për ju?

Ismail Kadare: Më kujtohet natyrisht. Por nuk mund të them që ishte i vështirë largimi im. Po të krahasohet me ikjet dramatike apo tragjike të njerëzve që tentonin të kapërcenin kufirin. Pra ikja ime si të thuash ka qenë e thjeshtë jo e vështirë në kuptimin teknik. Pra kam ikur me avion, kam ikur me pashaportë. Unë kam qëndruar në Paris dhe nuk jam kthyer më, sepse kam deklaruar arsyen pse e lashë Shqipërinë. Dhe kjo ishte e rëndësishme. Pra nuk ishte e rëndësishmja vetë ikja, ajo vetë ka qenë e thjeshtë në kuptimin e realizimit për tu larguar. Sigurisht që shpirtërisht ka qenë e vështirë, pasi do lija njerëzit e mi, pavarësisht se time shoqe dhe vajzat ishin në atë kohë në Francë, por kisha nënën në Shqipëri, vëllain, motrën e shumë të afërm të familjes.

Ju keni tentuar edhe shumë më herët të largoheshit por nuk e bëtë. Pse pikërisht në këtë kohë ndodhi kjo? Kam parasysh këtu zhvillimet që po ndodhnin në Shqipëri si takimet që patët ju bashkë me disa intelektualë me Ramiz Alinë ku kërkonit fillimin e proceseve demokratike. Pra çfarë ndodhi që ju e braktisët vendin pikërisht në këtë kohë?

Kadare: Ikja ime ishte gati e detyrueshme. Si të thuash unë e quajta në mendjen dhe veten time si diçka që duhej bërë patjetër. Tani kanë kaluar 20 vjet dhe mendon ndryshe sikur gjërat ishin më të thjeshta, por Shqipëria ishte në një gjendje krejt tjetër, ka qenë në një hipokrizi të pashembullt në historinë e saj. Shteti shqiptar për të përballuar trysninë që vinte nga brënda dhe nga jashtë, por sidomos nga brënda, premtonte çdo gjë, çdo ditë, çdo natë se do të bënte diçka, i mbante njerëzit me një mashtrim të vazhdueshëm. Në fakt pushtetarët nuk kishin ndërmend të bënin asgjë. Këtë e them me përgjegjësi të plotë. Unë nga një korrespodencë, një letërkëmbim që kam pasur me shefin e shtetit në atë kohë Ramiz Alinë, mora vesh se të gjitha ato ishin dokrra, ishin një mashtrim i madh dhe prandaj mu duk e detyrueshme që të gjeja një mënyrë për t'ja bërë të njohura këto popullit shqiptar dhe botës. Ju e dini që në Shqipëri në atë kohë nuk mund të ndodhte, s'kishte asnjë liri shtypi, qoftë edhe ajo më minimalja nuk ekzistonte ende. Nuk mund të bëheshin gjërat me aluzione, me dy kuptime, kishte ikur ajo kohë, duheshin thënë gjërat haptas, fare haptas, t`i thuhej kombit shqiptar, popullit shqiptar, që këtu ka një mashtrim të madh., s'duhet besuar më asgjë nga këto. Tani kishte ardhur momenti që ta vendoste ky popull se ç'duhej bërë. Dhe unë për këtë e quajta të detyrueshme ikjen, ikjen me çdo mënyrë.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 155
Vendodhja: AFGANISTAN
Antarësuar: 08 Prill 2009, 19:18
Kadare ka fyer në disa libra edhe Monsinjor - Vinçenc Prennushin
Imazh


Ismail Kadare falsifikoi historinë e Monsinjor Prennushit?

Pra, Kadare kot na e paraqet Princin Wied duke qëndruar pa gjumë për të zbuluar përsenë e sjelljes së Haxhi Qamilit. Në fakt duket se ai që ka qëndruar pa gjumë është Kadare, për të ngatërruar historinë. Kadare gjithashtu mashtron kur thotë se Imzot Prenushi, kishte krijuar një principatë katolike separatiste në Lezhë. Imzot Prenushi është një person real, një shkrimtar i madh shqiptar, që vdiq në burgjet e regjimit komunist, dhe duket se Kadare duke i atribuuar këtë bëmë të paqenë kërkon ta denigrojë pas vdekjes edhe politikisht, pasi e ka denigruar si shkrimtar në libra të tjerë.Libri u botua në vitin 1986 si e tillë ishte koha kur Kadareja në kulmin e karrierës si komunistë nëpër kongrese, si deputetë pranë rrjeshtit të karrikeve të parlamentit me sh.Nexhmije Hoxha apo si zevendës i N.Hoxhës në Frontin Demokratik që ishte leva e ish sigurimit të shtetit komunist, prandaj kjo do të reflektohej në libra urrejtja ndaj prelatëve të mëdhenjë të Kishës Katolike.



Një tjetër gafë e Kadaresë është që shtetin e Mirditës të krijuar në 1921 nga disa aventurierë e bën sikur ka ndodhur në vitin 1914, gjë që nuk ishte e vërtetë se atëherë mirditorët me në krye Prengë Bibë Dodën mbështetën Princin Wied dhe shtetin shqiptar.

Me falsifikimet historike që ka bërë Kadare, krijon përshtypjen tek të huajt që lexojnë librin dhe shikojnë filmin, se shqiptarët e copëtuan shtetin e tyre në shumë principata fetare, që ishin mes tyre në një konflikt paranojak, gjë që nuk ka qenë e vërtetë.

E keqja më e madhe është se falsifikimet historike të Kadaresë qarkullojnë sot në botë të legjitimuara me emrin e tij, dhe tash do të përhapen dhe me anë të filmit. Ata që kanë shkruar skenarin e filmit kanë përgjegjësi nëse i ruajnë shtrembërimet historike që ka bërë Kadare dhe që krijojnë një imazh të keq për shqiptarët në botë. Është për t’u habitur sesi një libër me falsifikime kaq paranojake të historisë si «Viti i mbrapshtë» të quhet kryevepër!

E Shtunë, 22 Gusht 2009
Marrë nga artikulli "Ismail Kadare tek «Viti i mbrapshtë» ka falsifikuar
historinë" e Kastriot Myftaraj
Imazh
Ismail Kadare tek «Viti i mbrapshtë» ka falsifikuar historinë
«Viti i mbrapshtë», tek «Koha e shkrimeve», përmbledhje me tregime dhe novela, Shtëpia botuese «Naim Frashëri», Tiranë 1986, f. 302)

A ka dicka të vërtetë nga akuza që i bën Kadaresë për denigrimin në kohën e komunizmit ndaj Monsinjor Prennushit publikishtë nga K.Myftaraj?

Kastrioti na servirë vetëm fakte dhe pak analizë apo gjykim. Nëse dikush me qëllim e paragjykon Kastriotin atëherë edhe kësaj rradhe e kalon lumin sikurse në komunizëm Kadareja ndaj shpifjeve, trillimeve kundër Klerit Katolik me emra prelatësh duke e nisë nga gjeniu i kombit At Fishta, monsinjori Prennushi, etj.


u morrë prej linkut
http://webcache.googleusercontent.com/s ... .google.dk

E martë, më dt. 12.4.2011


https://www.youtube.com/watch?v=q6O0rrMcJUc
1 milion dollarë i dha kryeministri Aleksandër Meksi Shtëpisë Botuese Fayard të Parisit për botimin e Veprave Letrare të I.Kadaresë në 1996

Kjo video Dokumentar për Kadarenë prej 53 min është bërë në 1996, ku shteti shqiptar i 1996, duke u djegë e përfshi në Luftë Civile i kanë dhëne Shtëpis Botues Fajard në Paris 1 milion dollarë për të botuar Veprat e Kadaresë
.


REPLIKE ME KADARENE PER BARAZIMIN E MARTIN LUTERIT ME GJON BUZUKUN

PRIFTI PROTESTAN MARTIN LUTHERI DHE ISMAIL KADARE
ImazhImazhImazh

Ditët e fundit, në një fjalim me titullin “Letërsia e gjuhës së ndaluar”, të mbajtur në Universitetin e Palermos, Itali, shkrimtari Ismail Kadare e krahasoi Buzukun autor të librit të parë shqip, me Martin Luther-in gjerman, duke thënë:

Më 1555-ën, një murg katolik, Gjon Buzuku, botoi librin e parë në shqip, një përkthim lutjesh, duke bërë kështu për shqiptarët atë që kishte bërë pak a shumë për gjermanët tridhjetë vjet më parë se ai, i famshmi Martin Luther
Si mund ta interpretojmë këtë krahasim të papritur? Çfarë kishte bërë për gjermanët tridhjetë vjet më parë Martin Luther-i, që Kadareja ynë e gjen të ngjashme me veprën e Buzukut?
Ta ketë fjalën yni për dokumentin e njohur si 95 tezat, me të cilin Luther-i iu kundërvu shitjes së indulgjencave nga papati, duke themeluar, praktikisht, çka do të njihej më pas si Reforma Protestante?
I hartuar nga Luther-i në latinisht (me titullin Disputatio pro declaratione virtutis indulgentiarum), në vitin 1517, ky dokument u përkthye pastaj sakaq në gjermanishte dhe brenda 15 ditëve u shtypshkrua njëkohësisht në Nuremberg, Leipzig dhe Basel, për t’u shpërndarë anembanë viseve gjermanisht-folëse. Studiuesi Benedict Anderson duke iu referuar një vëllimi të Lefebvre & Martin (The Coming of the Book) vëren se, falë këtij gjesti të Luther-it, gjatë periudhës 1520-1540 në Gjermani u botuan tri herë më shumë libra se gjatë njëzet vjeçarit të mëparshëm (Imagined Communities, Verso 1983, f. 39); dhe vetë veprat e Luther-it përfaqësonin jo më pak se një të tretën e të gjithë librave në gjermanishte që u shitën në vitet 1518-1525; veç kësaj, në vitet 1522-1546 pati gjithsej 430 botime të ndryshme, të plota ose të pjesshme, të përkthimeve të Biblës nga Luther-i; të cilat mendohet se patën ndikim vendimtar në trajtësimin dhe standardizimin e gjermanishtes moderne; po aq vendimtar sa edhe ndikimi që patën në konceptin modern të komunikimit fetar dhe liturgjik në gjuhën e popullit (vernakulare).

Këto përkthime të Biblës në gjermanishte, të cilat nuk lidhen doemos e drejtpërdrejt me 95 tezat, filluan të botohen në vitet 1520, por versioni i plotë i Biblës në gjermanishte u botua në vitin 1534, i përkthyer nga një grup autorësh, mes të cilëve natyrisht edhe Luther-i vetë, si shpirti dhe forca frymëzuese e kësaj ndërmarrjeje titanike.
Ky nuk ishte përkthimi i vetëm i Biblës në një gjuhë jo-kanonike; në ato kohë Bibla u soll edhe në hollandishte nga Jacob van Liesvelt në 1526; në frëngjishte nga Jacques Lefevre d’Étaples në 1528; në spanjishte nga Casiodoro de Reina (botues) në 1569 e kështu me radhë, deri në biblën anglishte, versioni i King James, botuar në 1611.
Në dritën e këtyre të dhënave të mirënjohura, si mund ta krahasojmë Buzukun tonë me Martin Luther-in?

Buzuku njihet si autori i librit të parë shqip, Mesharit, të botuar në vitin 1555.

Është pranuar gjerësisht se botimi i këtij libri i detyrohet në shkallë të madhe kundërreformës së ndërmarrë nga Kisha Katolike e Romës, për t’iu përgjigjur reformës protestante që po ndodhte në Gjermani, veçanërisht pas gjesteve dramatike dhe sfiduese të Luther-it ndaj sundimit papal.
Analiza e kundërreformës nuk e ka vendin këtu, por sikurse na kujton Çabej në veprën e vet Shqipja në kapërcyell (botime Çabej, 2006), në Ballkan qëllimi i Vatikanit ishte të mbronte zotërimet e veta shpirtërore përkundër jo vetëm trysnisë osmane, por edhe përpjekjeve të kishave ortodokse e, më fund, protestantëve për të fituar truall ndaj katolikëve.
Prandaj, për të plotësuar nevojat e viseve të Ballkanit për kuadër fetar (klerikë) u themeluan atëbotë disa kolegje në Itali, ku studiuan një numër shqiptarësh të cilët u bënë të njohur më pas si veprimtarë katolikë në trojet shqiptare. Shpresohej me të drejtë se kleri shqiptar, i gjymtuar nga katastrofa historike që kish pllakosur Arbërin gjatë shekullit XV por tashmë i ripërtërirë falë kundërreformës, do ta ndihmonte Vatikanin për të mbajtur të fortë frymën katolike në besimtarët shqiptarë.

Gjithnjë sipas Çabejt, krahas me formimin profesional të priftërinjve, ishte e nevojshme që ky kler vendës të pajisej me libra liturgjie dhe të mësimit fetar. Të gjitha veprat e letërsisë së vjetër shqipe, si Embsuame e krështerë e Matrëngës (1592), Dottrina Christiana (1618), Rituale Romanum (1621), Speculum Confessionis (1621) të Budit, Dictionarium latino-epiroticum ((1635) i Bardhit dhe Cuneus Prophetarum e Bogdanit (1685) [është zakon që disa prej këtyre veprave t’u referohet, si rregull, me titujt e tyre në latinisht ose në italisht, Xh2] u mundësuan nga objektivat dhe nevojat e shpallura të Kundërreformës. Vetëm Dottrina e Budit u rishtyp disa herë, dhe “ka qenë libri doracak për këtë lëndë ndër katolikët e Shqipërisë” (Çabej, f. 49).

Po Meshari i Buzukut? Kronologjikisht, kjo vepër ishte e para e radhës, vetëm se për të dihet shumë pak; është ruajtur një kopje e vetme, së cilës i mungojnë faqet e para, së bashku me titullin dhe të dhënat për vendin e botimit dhe shtypshkronjën.
Për Kishën katolike, Meshari si instrument nuk është veçse një libër liturgjik që përmban të gjitha të dhënat (tekste, fjalime, këngë, gjeste dhe rubrika) të cilat i duhen kremtuesit, për të kremtuar meshën ose Eukaristinë, sipas vitit liturgjik.
Prandaj edhe libri i përshtatur prej Buzukut është një nga ato vepra të nxitura nga kundërreforma, e të destinuara për t’u përdorur nga kleri katolik shqipfolës, në shërbesat tipike.
Ndryshe nga librat shqip të mëpasmë që u ruajtën më mirë, Meshari i Buzukut humbi pothuajse pa lënë gjurmë, me të vetmen kopje të ruajtur në Bibliotekën e Vatikanit; i zbuluar për herë të parë në 1740 në Vatikan prej Nikollë Kazazit prej Gjakove, kryepeshkop i Shkupit, u zhduk nga qarkullimi sërish, për t’u nxjerrë më në fund në dritë në 1910, këtë herë përfundimisht, nga Pal Schiroi, drejtor i Seminarit Arbëresh të Palermos.
Përgjithësisht mendohet se kjo vepër, ose më saktë, modeli i saj italisht, u shfuqizua për shkak të një reforme të brendshme të Kishës Katolike pas vitit 1555, për t’u zëvendësuar nga një meshar më i ri; dhe për atë arsye ndoshta u hoq nga qarkullimi. Gjithashtu, gjatë po atyre viteve, qëndrimi i Vatikanit ndaj veprave liturgjike të shkruara në gjuhë jo-kanonike u ashpërsua shumë (këtë enigmë e sqaron mirë Robert Elsie, në veprën e vet Albanian Literature: a short history).

Vetë Buzuku ishte i vetëdijshëm se kishte krijuar diçka epokale me Mesharin – si të parin libër shqip; të cilin deklaronte e kish shkruar “en së dashunit së botësë sanë… me zdritunë pak mendetë e atune që të endiglonjinë.” Me të drejtë Çabej vëren se
hartimi dhe botimi i këtyre librave [si Meshari, Xh2] ka qenë në tërësi fryti i një pune së dyanshme: vullneti i autoritetit kishtar që organizonte gjithë punën dhe zgjidhte shkrimtarët e përshtatur, e më anë tjetër dëshira e flaktë e këtyre për t’i ardhur në ndihmë kombit të vet e gjuhës (vep. cit. f. 53).

Gjithsesi, duhet menduar se, për shkak të censurës nga Vatikani, por edhe të kushteve të vështira në të cilat vepronte kleri katolik në Shqipëri, Meshari i Gjon Buzukut mbeti një kuriozitet bukinistik dhe nuk e luajti dot ndonjë rol as në fushën liturgjike, si doracak klerikësh, as në fushën si të thuash kombëtariste-etnike, meqë kujtimi dhe efektet e tij humbën pa lënë gjurmë – sa kohë që klerikët nuk u lejuan ta përdorin dhe vetë libri do të jetë asgjësuar fizikisht nga autoritetet fetare katolike.
Tani, duke pasur parasysh gjithë sa u parashtrua më lart, çfarë baze i mbetet krahasimit kadarejan të Buzukut tonë katolik me Luther-in protestant të gjermanëve?
Të dy shkruajtën gjuhën e tyre vernakulare (popullore), në përpjekje për ta afruar krishtërimin me besimtarët; të dy përfituan nga teknologjia e re e shtypshkrimit, për t’i dhënë një shtysë vendimtare kulturave përkatëse drejt fjalës së shkruar si monument të qëndrueshëm në kohë; por krahasimi më tutje se kaq veç ndërlikohet.

Luther-i iu kundërvu autoritetit të Romës, për të nisur çka do të përfundonte si një formë e re e krishtërimit – protestantizmin; ndërsa Buzuku vetëm sa u rrek t’i kundërvihej inercisë fatale të historisë, që i kish dënuar tashmë katolikët shqiptarë me letargji; teksa Romës i mbeti shërbëtor i besës.

Me përkthimin e Biblës, Luther-i themeloi gjermanishten moderne, ndërsa Buzuku vërtet e shkroi shqipen i pari në nivel libri (me aq sa dimë), por libri i tij nuk dihet të ketë lënë ndonjë farë gjurme në bashkëkohësit dhe pasardhësit e menjëhershëm, të cilët nuk e përmendin kurrë.
Luther-i përktheu Biblën, për t’ia dhënë në dorë besimtarit gjerman pa ndërmjetësinë e klerit të specializuar; përkundrazi, Meshari i Buzukut, edhe pse në masë të madhe përmban edhe ai pjesë të përkthyera të Biblës, ishte tekst i destinuar për t’u përdorur nga kleri, jo nga shqiptari laik.
Vepra e Luther-it pati sukses të jashtëzakonshëm, u shtyp e u shumëfishua në dhjetëra mijëra kopje dhe përfundoi në tryezën e çdo gjermani të lëçitur; vepra e Buzukut humbi, pse u censurua nga Vatikani, edhe pse për arsye më tepër burokratike.
Luther-i i fliste një publiku relativisht të alfabetizuar, që ishte në gjendje të lexonte shkronjën gjermane; Buzuku i drejtohej një publiku klerikal tepër hipotetik, sa kohë që lexuesi shqip ende nuk ekzistonte në asnjë instancë, prandaj do të duhej krijuar nëpërmjet leximit të Mesharit vetë. Nga kjo pikëpamje e ngushtë, gjakimi gjuhësor dhe filologjik i Buzukut do menduar si edhe më heroik se i Lutherit, sepse materiali që kishte në dorë yni, ose shqipja e papërpunuar e shekullit XVI, do të ketë qenë shumë më e varfër nga mjetet se gjermanishtja bashkëkohore me të.
Të dy këta burra, edhe Buzuku edhe Luther-i, kanë luajtur rol vendimtar në kulturat e popujve dhe të kombeve që i nxorën; por dallimet mes tyre janë të mëdha, dhe po aq domethënëse sa ato karakteristika që i përbashkojnë.
Krahasimi mes tyre, që përmend Ismail Kadareja, mund të interpretohet drejt vetëm në këtë kontekst dritëhijesh të forta.
September 1, 2009 by Xha Xhai
http://xhaxhai.wordpress.com/2009/09/01 ... -shqiptar/
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4463
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Ismail Kadare: Si vendosa ta le Shqiperine, Posted 31 Tetor 2009, 19:10
hen-Ri!
Imazh
Kadareja në Belgjikë duke promovue librin e tij më 2.3.2010

C'ka te prish pune marrja e Çmimit ’’Princi i Austurias’’ nga Kadare?
Besoj se e din se per marrjen e ketij cmimit ka nje komision ne mbreterine spanjolle krejt e pa-aneshme, ku ketij viti menduan te cmomin me ket cmim nje nga Ballkani dhe brenda ketij gadishullit te Ballkanit qe me ne fund u eleminua psikoza e viteve 1913 se ''Ballkani eshte fuci baruti'' zgjodhen Shqiperine sepse ky shtet e pesoi prej kesaj politike fatale te Perendimit me ne krye Rusine.

Ata menduan te fusha letrare, ku Kadareja me qendrimet e tija shqiptare ka rrezatuar neper vepra edhe ne ditet tona, duke i njohur dhe i misheruar neper librat e tija, tema ballkanike qe jane perkthyer nga vete shtepite botuese ne gjuhet e huaja.
Pra une e kuptova dhenien e Çmimit ’’Princi i Austurias’’ qe ju dha Kadarese per mesazhet e paqes ne vepra, gje qe patjeter kane rrezatuar ne politiken shqiptare dhe ate ballkanike ne mirekuptimin midis vendeve ballkanike ka dhene nje kontribut te cmuar ne Shqiperi, ne Ballkan dhe pertej gadishullit.

Duke e ditur se arti, letersia me mesazhet e tyre te mira gjithmone i paraprine politikes. Ket maksime filozofike duhet vleresuar dhe matur ne logjike njeriu sidomos ne keto akte ceremoniale cmimesh.

Na themi lirshem se perendimi esht raciste, antishqiptare e tjera,...bla...bla....bla.

Tashti qe Spanja e perendimit i jepe nje shqiptarit Çmimin ’’Princi i Austurias’’ , cohen shqiptaret nga kater anet e globit sikurse nje dallge e fuqishme dhe grushte bashkuar o burra kush ta fyeje, ta poshteroji me gjithefare etiketash te paqena marresin e cmimit me te rendesishem ne bote pas cmimit Nobel.

Mos tja kish dhene asnji shqiptarit nuk e besoj se ishte cuar kush peshe per ta ofenduar ata as per racizem dhe as per asnje gje tjeter.

Merri keto dy paragrafe Hen-Ri me mendje te ftohte dhe peshoji se cila duhet per tu vleresuar nga keto paragrafe?

Une per vete e cmoj shume jo si Kadare qe mori cmimin, por e mori si shqiptar, opra Mbreteria respektoi vendin tone per letersi sepse Kadareja ka shkruar kryesihte dhe tersisht per Shqiperine dhe Ballkanin, ku ka ndihmuar shume ne permiresimin e imazhit te Shqiperise ne fushen letrare ne raport me vendet ballkanike.
Ti i din shume mire, prandaj merre me embel, me qete dhe cmoje si komb cmimin dhe jo si individ sepse esht puna e tij dhe jo e shqiptarve dhe te huajve.

Pra t'i vleresojme keto raporte qe permenda e mandej te dime se c'qendrim duhet te mbajme per Kadarene.
A ka kufi kjo perbuzje ndaj tij qe nuk ka pase gje ne dore as ne qeveri, as ne parti dhe as kerkund. Nuk e imagjinoj se cte keqe i ka sjelle Kadareja ketij kombit xhanem qe zhbrazen stuhira fyerjesh e poshterimesh????

A ka limit kjo fyerje publike ndaj tijqe po jeton jashte Shqiperise me buken e vet e me djersen e vet? A ka nje ngopje pilafi prej kesaj lageshtije masive e pandalur?

Hiqe mendsh ti se une jam ndonje fanatik, apo fans i tij. Me beso se po te flase si shqiptar dhe me nje sinqeritet te kulluar, pa asnje perfitim moralo apo synim propogandistik. Esht e drejta e juaj qe te ruani ate konsiderate per Kadarene, por e cmova se me duhet edhe une te them mendimin tim pa te prek te drejten tende. :flm
Autori Bep Martin Pjetri
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4463
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Ismail Kadare: Si vendosa ta le Shqiperine, Posted 31 Tetor 2009, 20:36
Libri u botue në 1991 me urdhën të Ramiz Alis dhe nexhmije Hoxhës, pasi ishte "arratisë" në Francë në 24.X.1990
Nji liber plot helm, vrer, urrejtje, shpifje, trillime monstruoze kundër At Gj. Fishtës, kundër malsorve, kundër Shkodrës,....

Imazh

Shifeni ku qendron Kadareja pranë Nexhmije Hoxhës si deputetë


Imazh
Vepra më e shëmtuar dhe antishqiptare e Kadaresë që shkruajti të fundit në komunizëm - E dorëzoi librin para se "të arratisej" në Paris dhe pas pak muajsh ju botua "arratisurit"
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1010
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Re: Ismail Kadare: Si vendosa ta le Shqiperine, Posted 05 Nëntor 2009, 13:14
Paragjykimet, nihilizmi ndaj Kadarese – nje sjellje e shemtuar!
Imazh
Albanian writer wins Asturias literature prize
24/06/09
Prince of Asturias Awards
world news

- Nje mendim i jem i hedhur ne rrjeshta per Kadarene

Ishte marrja e Çmimit ’’Princi i Austurias’’, qe me ngacmoi te shkruaj per kete evenimet kaq te madh per letersine dhe imazhin shqiptare dhe me gjere. Çmimi ’’Princi i Austurias’’ u nda prej Mbreterise spanjolle ndaj disa personaliteteve ne fusha te ndryshme dhe si perfaqsues i Ballkanit zgjodhen Shqiperine ne fushen e letrave me perfaqsues shkrimtarin Kadare.
Perfaqsues nga shteti shqiptar ishte minister i shtetit Genc Pollo dhe si e tille u transmetue direkt nga TVSH Ceremonia e dhenies se Çmimit ’’Princi i Austurias’’ Ismail Kadarese, gje qe ishte per TVSH nje aktivitet i dores pare qe organizohen shume rralle. Transmetimi kaperceu harkun kohor te Emisionit te Lajmeve te ores 20:00 te dates 23 tetor te ketij viti. Une e ndoqa me vemendjen me te madhe gjithe ceremonine shume te thjeshte nga Mbreteria e Spanjes. Vura re me kujdes sesi reagoi kryeprinci apo princi i kurores mbreterore.
Kryeprinci, mbreteresha pasqyruan gjate fjalimit te Kadarese nje vemendje dhe nje admirim te veçante edhe pse kishin njohuri mbi veprat e tija, large paragjykimeve.

• Motorat ndizen, altoparlantat, arshivat e artikujve versulen kunder Kadarese, sa here merre çmime.

Sa here qe merre çmime shkrimtari Ismail Kadare menjehere leshohen borijet, turren togje njerezish nga te kater anet e globit me qender Tiranen per te reaguar ne menyra te ndryshme.
Kjo borija bie fort sa qe i kepute dhe frenat e kuajve prej turra-vrapit te terbuar padite se ku po perfundojne si dhe nise nje zhurme mediash, qe ve ne levizje nje lume njerzish qe dalin nga shtrati i vet duke sjelle nje soj baterdie qe te kthen nga mbrapa, ne epoken e diktatures.
Fillojne rreshta te panumerta faqe e debate perplasjesh dhe fyerjesh deri ne kercenime si dhe shprehje absurde se ti qe i gezohesh çmimeve te Kadarese je komuniste-enveriste, apo deri aq large vertiten sa qe etiketojne edhe si spiun i ish Sigurimit Famekeq te Shtetit Komunist.

Kemi rastin e fundit te marrjes se Çmimit ’’Princi i Austurias’’ ne 23 tetor te ketij vitit 2009, qe per nga randesija çmohet pas Çmimit Nobel.

Dhe ja po vendose nje email qe i nisa nje mikut, qe hodhi fjale perbuzese ndaj Kadarese ne ket ceremoni te dhenies se Çmimit ’’Princi i Austurias’’ dhene Kadarese.

Ç'ka te prish ty apo shokeve te tu pune, marrja e Çmimit ’’Princi i Austurias’’ nga Kadare?
Besoj se e din se per marrjen e ketij çmimit ka nje komision ne mbreterine spanjolle krejt e pa-aneshme, ku ketij viti menduan te çmomin me ket çmim nje personalitet nga Ballkani. Dhe brenda ketij gadishullit te Ballkanit qe me ne fund u eleminua psikoza e viteve 1913 se ''Ballkani eshte fuci baruti'' zgjodhen Shqiperine sepse ky shtet e pesoi rende prej kesaj politike fatale te Perendimit me ne krye Rusine ne Luftrat ballkanike te Paren dhe ne te Dyten e me pas.
Komisioni menduan te fusha letrare, pra aty ku Kadareja me qendrimet e tija shqiptare ka rrezatuar neper vepra edhe ne ditet tona, duke i njohur dhe i misheruar neper librat e tija, tema ’’ Shqiperia ne mjedisin ballkanik’’, te cilat jane perkthyer nga vete shtepite botuese te vendeve te huaja me deshire
te tyre.

• Si e kuptova une kete ngjarje kaq te madhe?

Pra une e kuptova dhenien e Çmimit ’’Princi i Austurias’’ qe ju dha Kadarese per logjiken e fuqishme ne subjektet akademike, ne mesazhet e paqes , gje qe patjeter kane rrezatuar ne politiken shqiptare, ne ate ballkanike dhe ne mirekuptimin midis vendeve ballkanike. Gje qe ka dhene nje kontribut te çmuar ne mendesine e politikes ne Shqiperi, ne shkrirjen e akujve shekullore ne Ballkan dhe ne Europe.
Duke e ditur se arti, letersia me mesazhet e saja te drejta e te kjarta gjithmone i paraprine politikes. Ket maksime filozofike duhet vleresue dhe matur ne logjiken e njeriut sidomos komisionet e marrin si kriter baze ne vleresimin e dhenieve te çmimeve. Keshtu vleresohen personalitetet e fushave sidomos ajo letrare.

• Perendimi na nderoi, na vendosi ne piedestal shkrimtarin shqiptar Kadaren.

Na shqiptaret me te drejte themi lirshem se perendimi esht raciste, antishqiptare e tjera,. ..bla... bla... .bla. Ket nuk e lot as topi prej vendit, por esht detyre e njerezve te pendes te ndikojne ne permiresimin e mendesive te popujve dhe politikaneve qe jane vendimarresit e politikave shtetrore, rajonale e metej. Ket gja duhet ta baje politika, por nuk asht e zoja sepse mediokriteti, urrejtja, formimi i dobet i politikaneve ne keto 100 vjet ka ba qe te mos paqesohet Ballkani dhe pjesa tjeter ajo e Perendimit.
Tashti qe Spanja e Perendimit, mbreteria spanjolle, konservatore ne tradita, fetare dhe moderne pa asnje paragjykim i jepe nje shqiptarit Çmimin ’’Princi i Austurias’’. Me te shpejte pa u tha boja e kartes çohen shqiptaret nga kater anet e globit sikurse nje dallge e fuqishme dhe grushte bashkuar; o burra negara se kush ta fyeje, ta poshteroji me gjithefare etiketash te paqena marresin e Çmimi ma prestigjioz, ma te randesishme ne bote pas çmimit Nobel.

• Shqiptaret dijne te shajne por edhe te levdojne. Perse heshten institucionet, shoqatat duke mos e nderue Mbreterine e Spanjes per ket nder qe ja beri birit te vet?

Shqiptaret dijne jo vetem te shajne, por dine edhe te levdojne. Perse ne ket Nder kaq te Madh qe i bahet vendit tone prej Mbreterise spanjolle me dhanien e Çmimit ’’Princi i Austurias’’ nje shqiptarit, nje shkrimtarit shqiptar me emrin Kadare, nuk e pershendesim me fjale te mira? Pse u mbyllet goja institucioneve, shoqatat, mediat per te falenderue Mbreterine e Spanjes? Kush i pengon te hedhin dy gisht fjale ne nje leter?
Per fatin tone te keq asnje fjale e mire nuk u ndegjue nga media, u shkrue si lajm i rendomte, qe shpejt i thahet edhe boja, asnje falenderim nga presidenti, nga institucionet dhe shoqatat akademike e letrare sepaku ne adrese te Ambasades spanjolle ne Tirane apo e asaj Ambasades Shqiptare ne Madride!!!!!!!
A kemi te drejt ne qe inatin ta shtrijme deri te Mbreteria spanjolle me heshtjen, indiferencen shteterore dhe ate shoqerore ndaj nje vleresimit boteror te kultures letrare te Shqiperise. I hueji te nderon kulturen ne nje naltesi para nje audicioni te elites se kultures boterore e na nuk na e qet goja nje ’’FALEMINDERIT’’!
A duhet te dallojme ne praktike qendrimet tona te mendesise ndaj nje realiteti si ky raste klasik qe po permend se nuk po ndryshojne MENTALITETI shqiptar. Rezulton nje nivel i prapambetur gati ne te gjitha fushat e shoqerise tone. Asht mberthye mendesija jone pas do turrave te kalbta ideshqe po na zvarrisin e nuk po na lejne me kuptue fundin e kesaj tunelit, qe nuk po don shoqeria jone te dale. Mendoj se ka nje logjike kjo heshtje shqiptare ndaj perendimit ne ket rast: duke mos respektue vedin tone, pra duke mos respektue Kadarene atehere si kena me shprehe MIRENJOHJE ndaj Mbreterise se Spanjes?
Mendoj se kjo esht nje sjellje e nje mungese te kultures shqiptare ndaj perendimit. Bota te afron me deshmi konkrete dhe nje pjese e shqiptarve reagojne pakuptim ndaj kesaj skene absurde.
Mos t’ja kish dhene asnji shqiptarit nuk e besoj se ishte çuar kush peshe per ta ofenduar Perendimin as per racizem dhe as per asnje gje tjeter. Faktikisht me ket heshtje ndaj Mbreterise Spanjolle i kemi dhane nje imazh jo te denje per mendesine shqiptare.
Duhet te kutptojne te verberit dhe heshtesit e kryeinstitucioneve mbare shqiptare se bota e qyteteruem e Europes dhe pertej saj me vleresimin sistematik te veprave te Kadarese ka mbjelle ne token shqiptare etnike nje Peme te Arte qe simbolizon nivelin e larte te ngritjes se kultures shqiptare ne permasa te Europes. Gja qe kultura shqiptare qysh me otomanine, me komunizmin pati nje degradim total deri ne persekucionin fizik te shkrimtarve me prirje europiane.

Merri keto dy paragrafe me mendje te ftohte dhe peshoji se cila duhet per tu vleresuar nga keto paragrafe?
Une per vete e çmoj shume jo vetem si Kadare qe mori trofene, por e mori si shqiptar, pra Mbreteria respektoi vendin tone per letersi sepse Kadareja ka shkruar kryesishte dhe tanesisht per Shqiperine dhe Ballkanin, ku ka ndikuar shume ne permiresimin e imazhit te Shqiperise ne fushen letrare ne raport me vendet ballkanike.
Ti i din shume mire, prandaj merre me ambel, me qete dhe çmoje jo vetem ne gjeografi kombin tone ne dhenien e Çmimit ’’Princi i Austurias’’ Kadarese dhe jo si individ sepse esht puna e tij dhe jo e shqiptarve dhe te huajve(jo te paragjykohet). Pra t'i vleresojme keto raporte qe permenda e mandej te dime se ç'qendrim duhet te mbajme per Kadarene.

• Verberia e pakufishme ndaj fyerjeve publike; a ka nje fund, apo logjik njerezor? Pa hanxharet e diktatures nuk mund te rrojne nje grupe njerzish.

Per qejfe te barkut e per te surdise trurin apo edhe sipas gjykimit si te vijne shahet njehere a dy here nje shkrimtar si psh. Kadareja, por kjo nuk ka te sosun, nuk ka te ndalun. A duhet t’i thote mendjes njeriu se ku po shkon me ket baltosje te tjerit xhanem? A ka rentabilitete ne sfondin dhe ne esencen e mendimit shqiptar? Kjo sharje ndaj Tij konstante; a sjell risi ne mendime, ne estetike njerezore, ne kulture,...? A i vlen kultures shqiptare? Duke mos gjetur nje pergjegje te dobishme jam pezmatue shume.
E bash, kjo me ka irritue mue shume sepse me kujton nje nga sjelljet e periudhes se diktatures komuniste afro 50 vjet. Pra kjo deshmon se nje pjese nuk mund te rrojne pa hanxharet e diktatures.
E kjo sjellje qe asht shndrrue ne HEMORAGJI SHQIPTARE.
A ka kufi kjo perbuzje ndaj tij qe nuk ka pase asgje ne dore as ne qeveri, as ne parti dhe as kerkund. Nuk e imagjinoj se ç’te keqe i ka sjelle Kadareja ketij kombit xhanem qe zhbrazen me lehtesi, pateklif stuhira fyerjesh e poshterimesh, kazana plehi mbi te????
A ka limit kjo fyerje publike ndaj tij qe po jeton jashte Shqiperise me buken e vet e me djersen e vet me familjen e vet? A ka nje ngopje pilafi prej kesaj lageshtije masive e pandalur?

• Ke perfaqesojne dhe kush jane kjo pjese qe turfullojne egersisht dhe pse?

Mendoj se njeriu duhet te dije te drejtat e veta si dhe te tjetrit ne shoqeri. Dhe perderisa vazhdon periodikisht i sinkronizuem kjo vertitje e volantit te sharjeve ne boshllek, patjeter qe nuk produkton mençuri, por nje emnues reaktiv, qe asht i damshme ne koston morale te shoqerise.
Une kuptoj tjeter se shumica e tyre nuk do t’i ket lexue asnje faqe te nje librit te korpusit te veprave te Kadarese, se nuk ka sesi ta shpjegoje gjithe ket mllefe plot vrer, qe te sekelldise trurin e stomakun. Keta perfaqesojne ate shtrese njerzish ne mesin e popullsise shqiptare qe jane viktimat e nostalgjise komuniste.
Keta i mundon nje soj gerbulet qe quhet smirezia, xhelozia, qe i terbon dhe i hedh shakull ne klubin e intrigave dhe te turpit.

• Menyra e te fyerit ndaj Tij eshte vetem nje nihilizem dhe nje veper e shemtuar moral.

I gjithe ky kor qe nuk ndalet kurre sa here merre Çmime nderkombetare ne fakte shpreh para lexuesit nje urrejtje, nje xhelozi te marre, nje mllef te pakuptimte ndaj nje personit, qe perban portretin ma te shemtuar para Kadarese dhe kombit shqiptar si individe me Te Drejtat dhe Lirite e Njeriut, por edhe para botes se qyteteruar.
Kadareja asht nje shkrimtar i kombit jo vetem i Shqiperise, por i Kosoves, i Maqedonise, i Malit te Zi, i Çamerise. Eshte shkrimtar i Ballkanit, i Europes, i dy kontinentve te Amerikes, i Australise, i Zelandes se Re dhe i Kanadase.

• A duhet mbrojte shkrimtari i kombit tone Ismail Kadare?

A duhet te mbrohet nga shteti shqiptar me ane ligjesh Ismail Kadareja nga gjithe kjo fyerje publike prej nje mase njerzish te papergjegjshem? Ligjet jane, prandaj te zbatohen dhe te mos perfitojne ne emer te demokracise per te fyer personin duke cenue personalitetin e tij ne ambiente publike. Dhe keto ftyra te vrenjtuna e te vrerosuna qe bahen trima ne virtualitet; a eshte njerezore kjo peshtirosje e verbet e pandalshme te vazhdojne?

• Ku e kane hallin qe nuk ndalet ky tren me klubaxhinjte e sherrit?

Perhere i baj pyetje vedit, se ku asht ne te vertete thelbi i kesaj sulmi shpatare ndaj Kadarese?
Me gjithe ket guxim te marresh qe kane, nuk e di ende: perse nuk e nxjerrin koken e kesaj djallit qe i mundon kaq shume tash gati 20 vjet kunder shkrimtarit? Shkrimtar per mileniumin e trete si Kadareja besoj se veshtire i vjen Shqiperise per shume mote.

• A e dekurajojne shkrimtarin Kadare ky vandalizem fyerjesh?

Absolutisht, Jo! Perpose i kane perforcue principet dhe angazhimet per t’i shkue deri ne fund ne realizimet e ideve te tija ma me vendosmeri ne projektin e madh te Perqasjes se Mendesise Shqiptare ne nje kontur te re shqiptaro-europiane.
Duhet ta dije ky kor vajtuesash se nuk mund ta mposhtni, as ta dekurajoni aspak ne punen e Tij krijuese me fyerjet sistematike, me papergjegjshmerine, perveç se shembellejne portretin e shemtuar te moralit te tyre para miljona shqiptarve dhe botes se qyteteruar te huaj. Sepse nuk asht aq e lehte te rrezosh perdhe prej klubeve te sherrit e te thashe e themeve angazhimet e Kadarese.

• Thirrje vllaznore

Hiqe mendsh ti dhe te tjere se une jam ndonje fanatik, apo fans i tij. Me beso se po te flase si shqiptar dhe me nje sinqeritet te kulluar, pa asnje perfitim material apo synim propogandistik. Esht e drejta e juaj qe te ruani ate konsiderate per Kadarene, por e çmova se me duhet edhe une te them mendimin tim pa te prek te drejten tende dhe antareve te klubit.

• Ismail Kadareja asht rilindasi i sotem?

Ismail Kadareja asht shkrimtari qe une qysh ne vitin 1973 u njofta me romanin ’’Kronike ne gur’’ dhe menjehere u thashe miqve te mi, se Kadareja asht romancier moderne, i kohes. Kjo nuk asht pak per ate qe ka lexue lloj – lloj romane te periudhave te ndryshme te klasikeve te letersise shqiptare dhe ate boterore. Kadarene e kam shijue poemat dhe poezite e tija qe per shijet e mija krahasohet me poetet boterore. Ne periudhen e diktatures shkruejti brenda botekuptimit te tij modern, qe nuk perputheshin me kohen. Pas 1991 asht i vetmi shkrimtar qe vazhdoi serine e veprave me botekutptimin vizionit modern te kohes. Nuk bani ndonje kushedi shkapercim shume – gradesh, akrobacinash sikurse kane ba koleget e tij ne substancen e landes. Pra voziti dhe ruejti rrjedhen e krijimtarise brenda shtratit te vet.
Asht nje shkrimtar qe po anatemohet verberisht nga nje bande njerezish qe shijuen kupen e mjaltit sistemit diktatorial aty ne Tirane. Asht nje shkrimtar qe penden dhe mendjen nuk e ndal per Shqiperine, gja qe e pasyron neper subjektet e librave qe blehen dhe lexohen me shume vemendje nga Trojet shqiptare dhe nga te huajt me admirim. Bota kulturale e huaj, ku ne te gjitha kontinentet e ka ngrite ne piedestal Kadarene me ftesat dhe me dhenie çmimesh.

Ky po punon edh ne moshe mbi 70 vjetat pa u ndal per te rrite imazhin e nje popullit, qe politika per afro 50 vjet dhe keto 18 vjet e ka perdhose ultesisht. Kjo eshte nje sherbim patriotik qe e kryen ai ne shtepin e vet ne Paris. Temat ballkanike te moçme u ka heqe pluhunin dhe u ka dhane nje perndritje ne nje krijimtari te perfytyrimit te ri moderne.
Gja qe per mue si amator i letersise do ta quaja Kadarene nje Rilindas per epoken e re sepse Ndergjegja e popullit shqiptar nuk u zgjue deri ne çlirim te plote nga roberia komuniste dhe tash 18 vjet nje tjeter roberi po provon populli me kaosin dhe papergjegjshmerine e politikes ndja nje popullit dhe nje kombit.
Mendimin rilindas qe u varrose per 65 vjet jo prej okupatorit otoman, por prej politikanve shqiptar. Ai po e risjell me nje profil te re ne kulturen shqiptare, qe per kulturen boterore asht nje risi, asht nje kontribut i ri per mileniumin e trete. Pra Kadareja po shtampon emrin e tij ne KULTUREN BOTERORE. Ne daç pranojeni ne daç mos e pranoni, kjo asht realiteti qe po e deshmon Kadareja me çmimet e njepasnjeshme qe akademite e kryeqyteteve te botes po ja japin. Kadareja hyn si shkrimtar Rilindas triumfator ne mileniumin e trete.

Dihet pse bota asht vezake!
Sepse xhelozia asht metali kockor i rrashtes se Njeriut qe e ka deformue token.
Prandaj te jetojme me sy te hapur dhe jo me gjyslyke nihilizmit.
Kadarene duhet ta nderojme dhe sepaku t’i themi per keto trofe qe mori si shqiptar me punen e tij te madhe: ’’FALEMINDERIT ISMAIL KADARE’’!

Bep Martin Pjetri
Me dt.31 tetor 2009


Nje shkrime me vlera te larta intelektuale dhe me nje mendje hollesi komentuese ne detaje shume profesionale.
Komplimenta autorit.
Me respekt I-AMESHUAR
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4463
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
ISMAIL KADARE NEPER BOTE ME SUKSESE, Posted 10 Nëntor 2009, 13:31
Portreti i Skenderbeut

Fragment nga poema e Ismail Kadares
Imazh


Si dite e plote ai shtjellej

me re dhe erë mbi atdhe.

Nje emer, Gjergj, e kish si diellin,

tjetrin si henen, Skenderbe.

Dy brire dhije kish mbi krye,

Embleme e vjeter e çuditshme,

Sikur ta dinte qe mes brinjeve

Dy perandore do te godiste.

Njezet e kater luftra beri,

Njezet e kater vdekje theu.

Cka mangut linte diten Gjergji,

Plotesonte naten Skenderbeu.

Pas vdekjes eshtrat iu ndanë,

Ne mijera varre ato u shtrine.

Gjithçka te shumte ai e pati,

Te vetmen kish veç Shqiperine.


E dhuroi per sitin http://www.proletari.com Zef Skanjeti


Kadare akuzoi Fadil Paçramin për islamik fanatik dhe antiSkënderbe i tmerrshëm
Dëshmon Razi Brahimi

Imazh


Mësoni për nje sjellje pro-osmane të shkodranit fadil paçramit ish ministër i arsimit dhe i kulturës, ish sekretar, ish antar i KQ të PPSH,........!

Fragment;
.......Duker qenë se mes viteve 1965-1973 njiheshin lidhjet miqësore mes Kadaresë e Paçramit, Razi Brahimi gjykon se “Kadare nuk duhet të mbante qëndrim negativ ndaj tij pasi ai ra nga “fiku” aq sa ta nxirrte atë antikombëtar duke shkruar se “Paçrami dridhej para monumentit të Skënderbeut më keq se pashai turk.” .............

Shifni linkun;
http://almakos.com/lajme/shqiperi/12105 ... -alia.html

Pra muslimanët e rangut të naltë të shpellës komuniste dëshmojnë sot se si ishin muslimanët në pushtetë si antikombtar e prandaj ndodhi gjithë ai gjenocid mbi tre gjymtyrët e Arbnisë kundër; Njeriut, kryevlerave dhe kombit.
Ky rrezik nuk po ndahet nga trupi i Kombit me qeveritarët e sotëm sepse janë dhe mbeten trashëgimtarë fanatik shpirtnor ideologjik e religjioz islamik.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4463
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
ISMAIL KADARE - SHEMBELLIM I NJE SHQIPERIE TE RE, Posted 11 Nëntor 2009, 05:37
ALBAN BOGDANI SHKRUAN:
ISMAIL KADARE DHUNON SIMBOLIN E KRISTJANIZMIT…

Imazh


SIPAS ROMANIT “VITI I MBRAPSHTË” - KOHA E KOMETES – Film Shqiptar…

Bëhën 2012 vite që simboli i Kristjanizmit nuk është dhunuar nga njeri.

Një mik i anadollakut Enver Hoxha, që sillej në shtëpinë e tia, i quajtur Ismail Kadare, njëçikë me vonesë, po më së fundi ia plotsoi porosinë mikut vet:

“Do tallemi dhe me Krishtin!”


Në librin e tia “Viti i mbrapshtë” Ismail Kadare, të realizuar film “Koha e Kometës”, gjeti subjekt “Kryqin e Krishtit” per të “kryqëzuar” një kurvë, mu nga kasollet e vjetra të Turqisë së vogel të Ballkanit, nga Kosova, apo Gjirokastra, ku dëshira dhe urrejtja ndaj Kryqit nuk kanë të ngopur.

Filmi “Koha e Kometës” i luajtur me imoralët e kinostudjos së Kosoves, është një “pashaportë” e mirë si per Kosovën ashtu dhe për Kadare, për t’u angazhuar më tej me islamikët e përtej Ballkanit, që, deri më tani nuk janë kujtuar për këtë vepër. Urrejtja dhe mëllefi Kadaresë, kalojnë çdo cak tolerance ndërfetare, mbasi nuk u mjaftuan me “kryqëzimin” e kurvës, por dhe “gjakosën” Kryqin me gjakun e kësaj prostitute të shek. XXI…Po më tej? – Do shohim…Ky është fillimi i një filmi pafund. Ismail Kadare këto filma ka kohë që është jo vetëm duke i shkruar, por edhe duke lozur. Europa nuk duhet të vazhdojë të kullosë në lamijet anadollake të Ismail Kadaresë…
(A. Bogdani, 5.X.2012).

''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Përpara
Posto një përgjigje 60 postime · Faqe 1 prej 6 · 1, 2, 3, 4, 5, 6
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 2 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 08 Prill 2020, 20:16
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari