Letra dhe lapsi nje misherim i vargut ku letrari le gjurme ne historine dhe legjenden e nje kombi.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 2 postime · Faqe 1 prej 1
KRIJIME POETIKE TE SHQIPTAREVE
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4552
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
KRIJIME POETIKE TE SHQIPTAREVE, Posted 28 Gusht 2009, 01:46
Një hetuesi...;

Po të shkelqen emri diku
në te përgjithshemn prokurori,
o hetues i dhunshëm i diktaturës!

Por ti fshihu akoma...
nën të famshmën pseudodemokraci!
Ti që ushtrove dhune fizike
në emër të shpifjes së ligë,
ku si agjent te UDB-së më akuzove,
dhe më rrahe pa mëshirë!
Vetëm pse unë një të ri Kosovarë'
të arratisur nga ish-Jugosllavia...
u mundova në atë kohë' që ta doja mirë!

Llemadeo 27 GUSHT 2009 - GJERMANI
(Ngjarje e vërtetë)..
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4552
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
KRIJIME POETIKE TE SHQIPTAREVE, Posted 28 Shtator 2009, 12:55
Reagim poetik ne lidhje me ngjarjet antishqiptare ne Iliride
Poemë
E shtrenjta ime...!

(Në vënd të Enciklopedisë…!)


E shtrenjta ime' ti mos më rri trishtuar'
mesnatave ballkanike' si në vetmi'
Por ma mbajë shpirtin lart, moj e bekuar
Dhe mendo se sa vuaj mërgimeve’ unë për ty!

Mendo se sa me shpirt ty të kam dashur,
Gjithë shekujve e mijeveçarve’ pa ndalim,
Mendo se gjithë malleve sot jam duke plasur’
Larg teje, o dritë, o mall i shpirti tim!
큼ֶ>/큼ֶ>
Dhe mos mendo jo kurrë keq për mua,
Se asnjëherë nuk të kam tradhëtuar!
Nuk desha asnjë tjetër, porsi ty, as nuk do ta dua,
Askujtë nuk ja putha si ty’ këmbë e duar!

Ndërsa të shoh atje tej’ përvajshem ndër drithërime
Nën rrezet e hënës së mesnatave ballkanike
Kur ty o belholla ime e bukur, të sulen serish’
dykëmbshat…’ babëzitjeve lukonike…

Të përqeshin’ gjer’ maloke' të thonë me përçmim…
Ty o Zanë e maleve fisnike, shtojzovallja ime,
Ty, që vetë Ëngjejt’ në ty’ aq u dashuruan
Dhe aq fort ta çmuan shpirtin tënd dhe bukurinë!

Të thonë se sikur ti nuk ishe asajë ane…
Kur edhe vete Homerida në ty u krijua…
Kur gjëmimit të Priamit’ dhëmbjeve Trojane
Gjer dhe në gjokisin tënd’ ofshama ju dëgjua…!

Kur ti u ngrite në këmbe me vaje letargjike
Dhe bijeve të tu u thirre me kushtrim…;
Në shpata’ o djelm të kësaj dere fisnike,
Se Troja nën flakë po digjet, atje’ tek Priami’ biri im!

Atje me vrap o bijtë e mi’ u bërtite…
Tek Troja’ ku Hektorin’ gjaku ma mbulojë…
Atë nip të bukur, që sytë i ktheu kah vendet tona Epike…’
Kur ai trup i tijë vigan, rrahit seç gjëmojë…!

Edhe mi merrni të gjithë’ nipa e bija,
Mbesa e stërnipa, të lodhur e të plaguar,
Mi sillni ndër oborre, që plagët të ua shëroj’
Se çdo derë për ta’ po e hap, gjithë sofrat i kam shtruar!

Mi sillni të gjithë, u the, të vrarët, heronjtë e ngrirë…
Gjer dhe rrobat e përgjakura të Hektorit trim,
Se në Portat e Butrinit nderimet do të ja bej’
Dhe me vaje letargjike do të ja shkruaj historinë…!

Ma sillni o bijtë e mijë’ atë princeshë hyjnore,
Andromarkën' këtu’ u the’, me djalin e njomë
Dhe ta rrisim së bashku ndër këto oborre
Atë mbret të ri të Trojes’ nip i birit tonë!

***
E kështu treguan të parët për ty ndër Homeriada’
O më e shtrenjta ime legjendare'
Deri dhe vetë Virgjili, poet i Antikave
Kur brigjeve të ballkanit përshkruate’ kohë dhe ngjarje!

Atëhere kur kaukazeve sillej ky lloj sllavi
Që sot zënë' ka vënd tërthuer në Iliri,
Atëhere kur ai sillej veç si një bishe mali
Që pret në qafe’ ku zën’ veç dhën e dhi…!

***
Dhe u lëshuan vrapit bijtë e tu si rrufetë mizore
Ku me një frymë u gjënden në flakët Trojane,
Atje ku Minelausi, egërsia Akile dhe Odiseu’
Çdo gjë në shkrumb e tym e dogji’ dhe e rrëmbeu’ asajë ane…!

Ndërsa madhnueshem ata’ vajtuan me nanat
Dhe me fëmijet e heronjëve të mbetur jetimë…
Dhe udhët i morën për tek ty, o mbretëreshë e kohrave,
O Ilirianë e pa vdeshkme, o dritë e shpirtit tim!

Ndërsa ti rrobën e zisë e veshë për ata heronjë
Dhe gjamët i nise ndër oborre’ me ngashrim,
Ku Butrintit gjëmojë vaji mbi rrobat e heroit,
Hektorit’ kreshnikut, që aq fisnik’ ra në dy luftim!

Dhe derë më derë’ ndër fiset e bukura të barkut tënd,
I shetite dhe aq bukur i rrite’ të gjithë ata nipër e mbesa’ jetimë,
Ata, që Enea i solli me karavanet e lodhura
Nëpër ikjet kur Troja ra e u shue për jetë’ në amshim!

***
Ah’ e shtrenjta ime’ po a thua vallë’ a e dinë o zot
Se ku ishin këta dykëmbsha shovinist’ sllavo-ballkanik’ atëherë,
Kur në gjirin tënd u lind dhe u rrit;
Ai biri i Olimbisë’ së Molosëve, i Valonës’ kreshnike’ derë?!

Ku ishin këta, që sot aq shumë po lehin…
Babëzitjeve antinjerzore siç’ vesin e tarshigojnë
Këta që kudo shkelën, rrënuan e vodhën…
Dhe mbi rrenojat tona të vjetra’ ngritën të tyren kasollë!

Këta sllavo-shovinist, që deri dhe faltoret e perënditë
Ti vodhën nëpër shekuj’ prej në të gjashtin’ kur cubnisht erdhën
Dhe ti grabiten gjënë e gjallë, tokët e të vjelat ti morën’
E deri mal e vrri’ tuj u shty me dhunë, doret ti nxorrën!

Ku ishin këta vallë ma parë, kur Aleksandri
I biri i derës tande, o Iliri fisnike,
Kur ai u vu në krye të ushtrive tue’ lidhë botët ndermjet veti’
Kur’ Egjypt e Babilon nën sun’ i vuni e deri Indinë mitike…?!

Ku ishin këta kasnecë’ kur ai Kliti’ djali Molosian,
Vëlla e mik iu bë atijë ndër beteja’ ndër luftrat' e antikat?!
Ku ishn këta kur Legjenda thurej ndër kënge të vjetra’
E kreshnike e Zana jetonin ndër trojet tua, siç e thonë Epikat ?!

Ah’ e shtrenjta ime, këta dykëmbsha’ shpirt barbarë,
Siç gjithmonë shekujve e kanë pasë qellimin,
Nuk ishin askurrkund’ si njerëz’ në ballkaniadë,
Përveçse bij’ të shpellorve në kaukaze’ prej nga kanë origjinën!

***
Po’ jo’ ata’ fort faj nuk po kanë e shtrenjta ime,
Pse gjarpni strofën do ta bejë mun në prag të derës…
Sa herë që i zoti i shtëpisë’ me kujdes nuk punon
Dhe ferrishtet e egra nuk i prêt me kohë e si largon…!

Se haru’ po rrijshin një pjesë e bijeve të tu…
Qyqanë’ që shkojnë me njani tjetrin tue u gri…
Kush po e mban veshin kah orineti(apo orienti) për famë e grada fetare’
E kush kah europa për “Noble” medalione, ata faqe zi!

Në një kohë kur motrat e nënat’ veshun në zi,
Shkojnë ndër vorre çdo ditë, ku bijtë dhe vllezërit i vajtojnë,
Ndërsa i nëpërkëmbë i pa ftyri’ vrastari’ sy ndër sy,
Tuj ua thymun shpirtin, siç bën i hueji në vatër kur të sundojnë!

Eh’ Iliriant’ shqiptarët e vërtetë’ pak po janë sot asajë ane,
Pse shumica e tyre’ për rroga e funksione është skllavëruar’
Dhe gjithë ditën rrin gati në këmbë ndër sallone,
Kur shovinizmi sllav’ shkruan e flet kundër të vërtetës së bekuar!

Dhe shkruan shovinizmi „Enciklopedi“ farsë’ mun në vatër të shqiptarit,
Ku ja shanë sy ndër sy’ farë e fis, origjinë e rracë’ djalë mbas djalit.
Biles’ deri malok të egër e bën’ duke e publikuar botërisht…
Ndërsa shqiptarët mjaftohen me do kritika si’ kafe për nën bisht…!

Se për Enciklopedi shqiptare…, shqiptarët sjanë askund gati me shkrue,
Se spo dinë kah me ja fillue, pse shumë punë po kanë…
Ndër biznese fitimesh e vetlavdrimesh të pa burrëri,
Tuj shit mënd njëri tjetrit në çdo mejhanë…!

E me njëri tjetrin’ ashtu të zemruar; “jo e di unë këtë e ti se din atë…“
Çdo ditë nëpër gazeta shahen me njëri tjetrin’ grinden,
Shqiptarët e sodit, nda e coptue ndër njeqind partina e fe,
Larg unitetit njerzorë’ ku të mirët' urtësisë i bindën!

***
Por ti mos u merzit o e shtrenjta ime, më e bukura në botë,
Se Orën e fatit tënd’ gjithmonë të gjallë e ke,
Sepse nuk janë shuar akoma bijtë e tu të mirë,
Të cilët’ diku të heshtun' vuajmë’ nënçmin e të korruptuarve’ atje…!

E vuajmë atë nënçmim, që pseudotë e çdo lloji
Na bëjnë ne’ që aq të duam me shpirt’ plot dashuri,
Na shtypin’ na sulen tinzisht, na mohojnë
Dhe na bëjnë të arratisemi' larg nga ty!

Ata që nuk e durojnë dot kritikën tonë,
Se që të jetojnë me të vërtetën nuk janë mësuar,
Ata që çdo ditë me të vjedhur’ vetën e pasurojnë
Servilizmave të pushteteve të korruptuara…!

Por do të vijë dita e të mireve’ e shtrenjta ime,
Ti më beso mua’ për këtë që të them;
Është koha e zgjimit’ e lindjes së dashurive...
E atyre që vlerat e vërteta i venë në çdo vënd!

Ndaj leri të shkrujanë ata’ enciklopedive’ shpifje gjithçfarë…
Si dhe servilët’ rrogaxhinjtë’ shërbëtorët sehirxhi,
Le të heshtin e të rrijnë ata vllezer’ trutharë…
Që luftë kundër njëri tjetrit bëjnë pa kufi !

Ata që të ndarë' luftojnë ndërmjet vetit,
Dhe gjer me vlerat shqiptare pazare bëjnë,
Ku njeri hedh balte mbi Leken, Barletin, Fishten e të tjerë,
Ndërsa tjetri tallet nençmimesh me nënë Terezën dhe Skënderbenë!

Ata që për të hypur në kolltuqe’ në pushtet,
Kompremise’ deri dhe me djallin arrijnë të bëjnë
Dhe krijojnë nga hiçi i shpifur’ atë shtet…
Në vënd që të punojnë për tu bashkuar me Nënë!

Ndërsa unë' me lot të shpirtit’ me mallë të kujtojë,
Dhe thellë në zemrën time të mbaje gjithnji’
O ti dritë e jetës time, që ndër ditët e mia
Më bën të jem krenarë me tënden Histori!

LlemadeoImazh
27 September 2009
GJERMANI
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 2 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 5 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 02 Dhjetor 2020, 11:35
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari