Letra dhe lapsi nje misherim i vargut ku letrari le gjurme ne historine dhe legjenden e nje kombi.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 4 postime · Faqe 1 prej 1
PILO ZYBA poet.
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 608
Vendodhja: Italy
Antarësuar: 05 Mars 2009, 19:37
PILO ZYBA poet., Posted 25 Gusht 2009, 08:45
Poet, prozator, fabulist, publicist e përkthyes, ky është portreti i Pilo Zybës. Antar i lidhjes së shkrimtarëve të shqipërisë që nga viti 1982.Në vitin 1990 emigron në Greqi ku jeton edhe sot.Pjesmarrës në Anthologjinë e parë në emigracion “Balada e largësive” Athinë1995.

Bashkepuntor i të gjitha gazetave që dalin në Athinë, bashkepuntor special i kolegjiumit të revistës letraro-artistike “Pegasi” që boton zoti Griigor Jovani.
Ju nuk keni të drejtë të shikoni skedarët që i janë shtuar këtij postimi.
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 608
Vendodhja: Italy
Antarësuar: 05 Mars 2009, 19:37
Re: PILO ZYBA poet., Posted 25 Gusht 2009, 08:47
AUTOBIOGRAFI



I pakët jam në trup e në vargje,

Krejt i thjeshtë: brëndësi e kapak.

Kërkuar kam mirësi e paqe,

Dhe një huq: Vargun kam merak.



Eci pa frikë në rrugën e gjatë,

pa fshehur dorën dhe fytyrën.

Vargjet mbi shpirtin fluturak

S’ma ndryshojnë stilin dhe natyrën.



Nuk pres lëvdate, nuk ngrej ura,

Për vargjet nuk bëj përleshje.

Ato, si Penelopa i thura

Mbrëmjeve, në një cep, në heshtje.








H Ë N A

- peizazh-



Varur në degën e një lisi,

Portokall i madh i arrirë,

dritë hedh mbi kurriz të një plisi,

ku tundet filizi i barit të mbirë.



Fener i ndezur çdo natë si vetull,

Gjysmuar e ngrënë te mali,

Qellit lundron si mërgimtar

Që e ka marrë malli.



Hëna – gravurë e natyrës,

E zverdhur, e ligur, e hequr,

Retë ia hedh si perçe fytyrës,

I bën jastëkë për të fjetur.



Atje në Vathra, në Gurrë të Madhe

Hedh dritë mbi kujtimet e mia,

I fton për piknik në livadhet

Ku më mbeti përngaherë fëminia.





NDRYSHIME DIALEKTIKE



Dikur zonjë, i thanë dhelprës,

Kotecit i vije rreth me net e orë.

Këtu diçka i fshihet së vërtetës,

Mos më së fund ng pulat hoqe dorë?



Qeshi dhelpra si në fabulat e La Fontenit

Dhe pa fshehur ironinë trumbetoi:

“Ju njerzit gjithnjë i bini legenit,

Kafsha i përshtatet ambjentit ku jeton.



Dikur vërtet bridhnim nëpër skëterrë

E ng koteci ktheheshim si të vdekura,

Qëkur ngjitëm shkallët në karjerë,

Pulat vinë vetë, shpesh herë të pjekura.




GOMARI DHE PATAT



Kur ditës po ja zinte vëndin nata

Dhe er luante sonete ndër fletë,

Gomari bisedonte me dy pata,

Që sqepin lugë e fusnin në kënetë.



“Eh, fisi ynë i ndritur i gomarëve

Botën me punë e çoi përpara,

Me forcën, bukurinë e samarëve,

Luginave, maleve, rrugëve e arave.



Derisa ngarkesat i kemi për fis

E mallrat i çojmë nga një vënd te tetri,

Unë nga mendimi im nuk lëviz,

Mbajmë dhe peshën e drejtimit të një shteti.



Kokën ngritën patat dhe panë hënën

Që dritën e artë hidhte mbi tokë:

“Gomar, pesha e politikës,- i thanë,

Nuk rëndon mbi samarë, por në kokë.
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 608
Vendodhja: Italy
Antarësuar: 05 Mars 2009, 19:37
Re: PILO ZYBA poet., Posted 25 Gusht 2009, 08:49
FOLEZA IME



Kam një folezë

Në strehën e shpirtit,

Ku cicërojnë e marrin jetë

Mendimet e mia.



Ajo është llozha nga unë shikoj

Drejtimin e erërave,

Shtegëtimin e shpendëve,

Transformimin e stinëve.



Foleza në strehën e shpirtit tim,

Dritare nga unë fiksoj

Çaste për ekspozitën e madhe.

Që do u lë të tjerëve.








KAM VENDOSUR





Kam vendosur të mbetem

Një libër i vogël,

Me kapakët flatra,

Hedhur në një kënd.



Gërmat,

Si kokrrat e grurit,

Sa një gogël,

Me forcën e peshën

Që të lë pa mënd
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4552
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
PILO ZYBA poet., Posted 25 Gusht 2009, 17:28
Ksanthi!

I lexova dhe mbeta shume i kenaqur.
Vargu i vjershave ishte pupel, nuk qe nje si dege plot me rrushe e shege-kuqe. Thjesht, tokesor dhe mjaft shpirterore.
E kuptueshme, e kapeshme dhe mjafte konkrete.
:flm
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 4 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 2 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 02 Dhjetor 2020, 11:49
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari