Letra dhe lapsi nje misherim i vargut ku letrari le gjurme ne historine dhe legjenden e nje kombi.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 2 postime · Faqe 1 prej 1
BEDRI DEDJA dhe FATBARDH PIKALOSHI
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4552
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
BEDRI DEDJA dhe FATBARDH PIKALOSHI, Posted 25 Korrik 2009, 19:29
BEDRI DEDJA
Imazh
BEDRI DEDJA(majtas) me ILIR CUMANIN


Bedri Dedja lindi në vitin 1930 në Korçë, studioi në Moskë psikologjinë dhe pedagogjinë e letërsisë për fëmijë, është shkrimtar shqiptar. U nda nga jeta në 13 prill të vitit 2004.

Biografia
Imazh
BASHKESHORTJA PANDORA DHE BEDRI DEDJA NE 1958

Profesor Bedriu lindi në Korçë më 20 Nëntor 1930. Në kujtimet e tij , „ xhaxhi Bedriu“, siç e thërrisnim ne , edhe së fundi, tregonte se më 31 mars 1931, kur do të varrosej Mihal Grameno, në Korçë ra një tërmet i fuqishëm. Një nënë maqedonase (shule), një plakë komshije, kishte ardhur dhe e kishte nderur trupin e saj mbi djepin e Bedriut të vogël që t'i shpëtonte jetën nga të rënat e çatisë. Atij gjithmonë i vinte keq që nuk e dinte varrin e asaj plake zemërmadhe dhe as shtëpinë ku kish lindur që të vinte dy buqeta me lule, një në shtëpi dhe një në varr. Për të jatin kishte dëgjuar se kishte qënë djali më i mënçur dhe më trim i fshatit dhe që vdiq kur i biri ishte vetëm 1 vjeç. Nga kujtimet e së jëmës dhe të shokëve kishte mësuar se ai ishte i guximshëm, patriot dhe lexonte dhe në gjuhë të huaj. Nëna e Bedriut ishte nga një familje e thjeshtë durrsake me prejardhje ulqinake.

Shkollën fillore Bedri Dedja e ndoqi në Shkodër, ndërsa shkollën e mesme e ka kryer në Gjimnazin «16 Shtatori» të qytetit të Durrësit. Më 1949 u dërgua me bursë shteti për studime të larta në Moskë, ku më 1953 e mori diplomën e arsimit të lartë në dy degë paralele: të psikologjisë dhe të pedagogjisë si dhe të letërsisë për fëmijë. Ka punuar dyzet vjet si pedagogë i psikologjisë në shkollat e larta të Republikës së Shqipërisë.
Bedri Dedja, Akademik dhe profesor në fushën e pedagogjisë dhe psikologjisë,ka qenë një personalitet shumëplanësh në krijimtarinë letrare shqiptare për të vegjëlit dhe atë shkencore për të rriturit: poet e prozator, përrallëtar e dramaturg, tregimtar e publicist, novelist e romancier, përkthyes, gazetar e kritik, studiues i psikologjisë, pedagogjisë e historisë së arsimit dhe mendimit pedagogjik shqiptar, studiues e teoricien i historisë së letërsisë shqiptare për fëmijë. Fitues i shumë çmimeve letrare, "Qytetar Nderi" i Beratit, mbajtës i "Çmimit të Republikës", "Urdhërit Naim Frashëri" dhe titullit "Mjeshtër i Madh", Bedri Deja është vlerësuar gjithashtu nga Qendra Ndërkombëtare e Biografive në Kembrixh, duke zënë vend në Vëllimin e XVI të biografive si autor i shquar i shekullit XX. Bedri Dedja ka lindur në Korçë më 20.11.1930. Shkollën fillore e kreu në Shkodër ndërsa gjimnazin e përfundoi në qytetin e Durrësit. Më pas studioi në Universitetin e Moskës dhe u diplomua shkelqyeshëm në vitin 1953 në disiplinat e pedagogjisë, psikologjisë dhe njëkohësisht të letërsisë për fëmijë. Pas përfundimit të studimeve universitare, për 40 vjet ka qenë lektor dhe Profesor titullar i lendeve të psikologjise dhe pedagogjisë në Universitetin e Tiranës dhe për një periudhë 5 vjeçare (1975-1980) edhe në Institutin e Lartë Pedagogjik të Elbasanit. Nga viti 1972 e deri sa u nda nga jeta më 13 prill 2004, ka qenë Anëtar i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë. Paralelisht me veprimtarinë pedagogjike, deri në vitin 1975 ai ka ushtruar edhe funksione drejtuese publike si Drejtor i Institutit të Lartë Pedagogjik Tiranë, Kryeredaktor i Revistës "Fatosi" dhe Gazetës "Mësuesi", Drejtor i Drejtorisë së Botimeve Shkollore e Drejtor i Institutit të Studimeve Pedagogjike në Ministrinë e Arsimit, Zëvendësministër i Arsimit dhe Kulturës si dhe Sekretar i Përgjithshëm Shkencor i Akademisë së Shkencave. Bedri Dedja ka qenë për shumë vjet anëtar i Shoqatës Botërore të Psikologëve, Kryetar i Shoqatë Kombëtare të Psikologëve si dhe Kryetar i Shoqatës Shqiptare të Shkrimtarëve për fëmijë. Bedri Dedja gjithashtu ka qenë anëtar i Redaksisë së përgjithshme për hartimin e Fjalorit Enciklopedik Shqiptar (1985) si dhe bashkëautor dhe redaktor përgjegjës i botimit të Akademisë së Shkencave dhe Ministrisë së Arsimit, Historia e Arsimit dhe e Mendimit Pedagogjik Shqiptar Vol. I (2003). Shume vepra të tij janë përkthyer e botuar jashtë Shqipërisë si në Maqedoni, Kosovë, Greqi, Rumani, Kinë e Zvicër.

Burimet : Kjo biografi dhe të dhënat janë bazuar në Tekstin Historia e Letërsisë Shqiptare për Fëmijë të Dr. Astrit Bishqemi, Universiteti "A.Xhuvani" Elbasan, Botimet Sejko - 2001, fq. 287-289 duke u plotësuar vetëm me të dhënat e reja dhe botimet pas vitit 2001.

Tituj të veprave

Bedri Dedja, ka botuar:

Novela:

* Heroizmat e Fatbardh Pikaloshit (1954)
* Një udhëtim i rrezikshëm (1961)
* Kercënimi i thonjve kozmikë(1976)
* Përrallëmadhja (1998)

Vëllime me tregime e përralla :

* Përralla popullore mbi kafshët (1957)
* Përralla e tre vëllezërve (1958)
* Kallëzimet e gjyshe pastërtores (1960)
* Kapiteni i shtërngatës (1970)
* Përralla e shpatave të arta (1976)
* Përralla e lepurit dhe e breshkës (1976)
* Bariu i vogël në mal të thatë (1979)
* Përralla njëmbëdhjetëkatëshe (1996)
* Përralla të zgjedhura (1997)
* Përrallat e Zvicrës (2002)

Vjersha dhe poema:

* Numrat (1959)
* Shkolla e pyllit (1967)
* Artan Borizani dhe çeta e tij (1970)
* Garda partizane (1972)
* Patoku në plazh (1975)
* Poezi të zgjedhura për fëmijë (1975)
* Beni shkon në malësi me familje dhe shtëpi (1976)
* Gjashtë poema për kalamaj (1976)
* Vera, Genti e Driloni (1985)

Romane:

* Shoku i braktisur (1957)
* Kalamajtë e pallatit tim Vol.I (1972), Vol.II (1979)
* Republika e 1100 çudirave (1975)
* Nëpër korridoret e thella të Jonit (1976)
* Met partizani (1981)
* Si u rrit një komisar (1986)
* Alarmet e qytetit Sdikuisht (1989)
* Kacamicri rreth globit (1993)
* Si katër fëmijë u bënë biznesmenë (1996)
* Qyteti me tri kështjella (1998)
* Sikuriada (2002)
* Presidenti i Planetit të Kuq (2006, botuar post mortum)

Pjesë teatrale :

* Gjyqi i Maçokut (1962)
* Kryengritje në pallat (1972)

Publicistikë :

* Biseda me pionierët (1986)
* Nëpër ravat e jetës - Kujtime (2001)
* Duke ecur kontinenteve - Përshtypje udhëtimesh (2004) ;

Përkthime nga gjuha ruse :

* L. Tolstoi - Tregime dhe përralla për fëmijë (1954) ; Robi i Kaukazit (1959)
* V.Majakovski - Për fëmijët (1954) ; Lexo, shëtit e fluturo (1958) ; Ç'është mirë e ç'është keq (1966)
* N.Nosov - Tregime (1954) ; Aventurat e Dinpakut dhe shokëve të tij (1957) ;
* M.Tuein - Aventurat e Tom Sojerit (1955)
* A.S.Pushkin - Përralla e peshkatarit dhe e peshkut (1956) ;
* H.K.Andersen - Përralla (1956) ;
* M.Gorki - Jashka,Samovari (1957) ;
* Sh.Péro - Maçoku me çizme (1958) ; Përralla ruse (1998, përshtatje e shqipërime nga 18 autorë) ;

Studime dhe vepra shkencore :

* Edukimi i marrdhënieve të drejta midis djemve dhe vajzave në familje (1956) ;
* Psikologjia për shkollat e mesme (1959) ;
* Letërsia për fëmijë (1961, 1964, 1966, 1975, 1983) ;
* Psikologjia për shkollat e larta (bashkëautor 1965, 1985, 1987) ;
* Mbi rrugët e perfeksionimit të sistemit të sotëm të edukatës familjare (1966) ;
* Politika dhe Pedagogjia (1967) ;
* Tradita dhe probleme të letërsisë shqipe për fëmijë (1971) ;
* Shënime mbi historinë e mendimit pedagogjik shqiptar (1972) ;
* Burimet e letërsisë shqipe për fëmijë (1978) ;
* Shkrime mbi letërsinë për fëmijë (1978) ;
* Studime mbi problemin e metodave të të mësuarit në shkollë (1978) ;
* Didaktika (bashkëautor 1986) ;
* Drejt enigmave të psikikës së njeriut (1989) ;
* Psikologjia Sociale (1990) ;
* Sekreti i talentit (1998).

Mirënjohje

* Profesor
* Anëtar i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë
* Laureat i Çmimit të Republikës
* Laureat i Urdhërit "Naim Frashëri"
* "Qytetar Nderi" i Qarkut te Beratit
* Laureat i Titullit "Mjeshter i Madh"
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4552
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
BEDRI DEDJA dhe FATBARDH PIKALOSHI, Posted 25 Korrik 2009, 20:44
Me te ndjerin Prf. Bedir Dedjen me lidhe shume femijeria ime. Mund ta quaj se ishte libri im i pare ''Heroizmat e Fatbardh Pikaloshit'' te shkrimtarit Dedja.
Tashti qe jane mbeshtjellur neper palet e lekures goxha vite e vleresoj me shume sec e kam vleresuar femije. Ishte libri qe mua si femije me zgjoji dhe me futi deshiren e madhe per librin. Kaq mjafton qe prof. Bedriu te quhet Miku i madh i Femijve i perjetshem. Vlerat e noveles jane akademike, mbi te gjitha ishte nje novele qe ushen, kultivon te femija ndjenjen e trimerise, e besimit ne vetevete qe jane instrumentat e para te formimit karakaterial te femijes.
Eshte liber qe me ka mbete si nje qiri e ndezur. Kjo nuk eshte pak. Per mua ky ka fituar PAVDEKSINE. Do ju ftoja prinderve qe ky liber i tij te jete ne shtepine e tyre. Cdo femije duhet separi te lexoji kete liber nese don te behet i mencur! :flm
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 2 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 02 Dhjetor 2020, 10:48
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari