Letra dhe lapsi nje misherim i vargut ku letrari le gjurme ne historine dhe legjenden e nje kombi.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 4 postime · Faqe 1 prej 1
MARTIN CAMAJ i Shllakut i mohuar si n'diktaturë nga rrugaçët
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4552
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Martin Camaj: I mohuar e i mënjanuar... njëlloj si në diktaturë»

Imazh

Do të qe i trishtuar. I zhgënjyer. Një shkrimtar brilant, që nuk mbërrin dot tek lexuesi i tij. Edhe sot e kësaj dite, po të ishte gjallë, Martin Camaj do të ndihej njësoj i refuzuar, i mënjanuar, i mohuar...si në kohën e diktaturës, prej të cilës u arratis në vitin 1948. Dhe, nuk u arratis për ato arsye që segmente të caktuara kanë dashur të ngulisin në mendjen e lexuesve prej kaq shumë vitesh. Pra, nuk u arratis për shkaqe ekonomike, as për ndonjë trill djaloshar. Kushtet e egra ku u vendos vendi i tij menjëherë pas luftës, nuk ishin kushte ku mund të zhvillohej vetëdija e tij letrare, gjuhësore, intelektuale.
Sot Martin Camaj bën 84 vjeç. Ai lindi në Temal të Shllakut, më 21 korrik 1925. Mori edukatë klasike në Kolegjin Ksaverian të Shkodrës, të drejtuar nga etërit jezuitë. Mbas pak kohësh, për shkak të vendosjes së regjimit komunist në Shqipëri, Camaj do të arratiset nga vendi për në Jugosllavi, ku ia del të regjistrohet si student në Universitetin e Beogradit. Atje mësoi italianistikë, romanistikë, teori letërsie, gjuhë klasike dhe sllavistikë, një botë e re kjo për një intelektual si ai, të edukuar në Shkodër. Largohet nga Jugosllavia në verën e vitit 1956. Shkon në Romë, ku studion sërish dhe doktorohet. Në Romë ndjek rrethet letrare të këtij qyteti, ku njihet edhe me autorët emigrantë nga vende të ndryshme lindore, rusë, rumunë dhe sidomos me poetë balltikë. Ishin të gjithë anëtarë të një PEN-klubi, me qendër në Londër. Atje, nën kujdesin e Koliqit bëhet kryeredaktor i revistës "Shejzat" (1957-1975) dhe studion së afërmi botën arbëreshe. Më 1961 transferohet në Mynih (Gjermani), ku specializohet përfundimisht në gjuhësinë shqipe, duke mos u shkëputur nga letërsia. Camaj u bë profesor i gjuhës dhe i letërsisë shqiptare në Universitetin e Mynihut dhe mbeti atje gjithë jetën, deri sa vdiq, më 1992. Kontakti me kulturat e ndryshme perëndimore, njohja e poezisë moderne të poetëve më të njohur botërorë (Camaj ishte njohës i shumë gjuhëve të huaja), ndikuan në formimin e tij kulturor, ndërsa vepra e tij, qoftë në prozë apo në poezi, mbështetet tërësisht në gjuhën shqipe dhe si përmbajtje i ka rrënjët në kulturën shqiptare, sidomos në mitin e trashëguar.
Në këtë 84-vjetor të lindjes së tij, është krejt e pritshme të ketë heshtje. "Një heshtje në ngjallje dhe amshim", - do ta quante studiuesi Behar Gjoka, duke u shprehur me një mëdyshje të lehtë se për Camajn, edhe pas vdekjes sërish kanë frikë të flasin. Studiuesi Gjoka po punon mbi një libër të ri rreth Camajt, e nisur prej këtij libri dhe këtij përvjetori, zhvillojmë një bisedë për t'u thënë hapur shumë gjëra mbi Martin Camajn, që thuhen veç me droje, apo në tavolina të zhurmshme lokalesh...
"Rikthimi i Martin Camajt", është një vepër e re studimore me të cilën po merreni këto kohë. Pse ky titull?
Martin Camaj, jo se nuk njihet, jo se nuk dihen vlerat e tij, por se që nga vitit 1948, kur u arratis nga Shqipëria, nuk pati shansin të komunikonte normalisht, as i gjallë, as i vdekur me lexuesin shqiptar brenda dhe jashtë kufijve. Rikthim tashmë do të thotë vlerësim i veprës gjuhësore dhe letrare, mjaft të gjerë dhe me nivel të spikatur, në mënyrë që të marrë fund mënjanimi i pashpallur i këtij autori në mjediset letrare dhe shkollore shqipfolëse, rikthim i vlerave poetike në prozë dhe në dramaturgji, të cilat në fakt i bëjnë nder panteonit të letrave shqipe. Për sa kohë vepra letrare dhe gjuhësore e Martin Camajt do të jetë në periferi të trajtimit dhe shqyrtimit, për aq kohë letërsia shqipe do të jetë gjysmake, sidomos ajo e periudhës bashkëkohore. Në këtë libër ndërmerret një udhëtim në universin letrar të të gjitha shenjave të pranishme, jo se nuk dihen, por se ndonjë parathënie apo ndonjë trajtim kryesisht vetëm në poezinë e tij, nuk ka mbërritur të figurojë dhe portretizojë përmasat reale shkrimore të Martin Camajt.
Sipas jush, pse po vonohet rikthimi në panteonin e letrave shqipe të Camajt?
Besoj se vonesa e mirëmenduar për të mos u bërë pjesë e arealit letrar të letrave shqipe lidhet me katër momente. Së pari, Martin Camaj vijon shkrimin e gegnishtes, variantit më të hershëm dhe më të ngulitun të gjuhës shqipe, i cili u ndalua me ligj në Kongresin e Drejtshkrimit të 1972. Është një arsye e mjaftueshme për të mos e rikthyer në panteonin e letrave shqipe.
Ka zëra që thonë se është poeti më i shquar i gegnishtes. Të thuash kështu, pra, jo i letërsisë shqipe, do të thotë se është poeti më i shquar i një varianti inekzistent. Së dyti, letrarja e sendërtuar nga Martin Camaj në poezi, ku shënohet kulmi me ciklet "Nema", "Bualli" dhe sidomos në librin poetik "Palimpsest", në prozën e tij ku veçohen tekstet "Dranja", "Diella", "Karpa", etj, tekste të pangjashme në letrat shqipe si dhe dramat "Lojë mbasdreke" dhe "Kandilja argjendit", pra gjinitë letrare dhe llojet e lëvruara nga Camaj në nivel të një kërkimi të letrares, shndërrohen në "shkak" për të mos e pranuar në panteonin e letrave shqipe. Së treti, për sa kohë që akademikët shqiptarë, krijimtarinë e Camajt e kundrojnë si pjesë e letërsisë së kaluar, është e vështirë që t'ia shënosh vendin Martin Camajt, i cili mbush sot vetëm 84 vjeç nga dita e lindjes. Së katërti, prania në mjediset tona e lexuesve që e shohin Martin Camajn dhe Arshi Pipën si pjesë të letërsisë reaksionare, e cila do të na prishka fëmijët, e bën kaq të vështirë edhe t'ia përmendësh emrin Martin Camajt.
Çfarë përfaqëson Camaj si dukuri letrare?
Martin Camaj dhe vepra e tij letrare shënojnë një dukuri të mëvetësishme. Kjo lidhet me faktin që vijoi dhe përsosi shkrimin e koinesë letrare të gegnishtes në mungesë të rrethanave të komunikimit me lexuesin. Është vetëdija gjuhësore dhe letrare, shkaku kryesor i mërgimit jashtë vendit, dhe jo siç artikulohet mjerisht herë-herë se ai iku për shkaqe ekonomike ose për teka djaloshare. Por, në fakt, jeta e tij në Beograd, në Romë, në Mynih, vërteton idealin e kërkimit të letrares. Dukuria komplekse e Martin Camajt zbulohet edhe nga fakti se ka lëvruar të treja gjinitë letrare, madje shumicën e llojeve letrare, ku eksperimenti dhe sprova janë shenja e mjaftueshme e shënimit të letrares. Do të thosha dy fjalë për tekstin "Dranja", i realizuar në prozë, por me një frymë që na përcjell atmosferën e madrigaleve, pra të poezive mesjetare, që nisin të shkruhen nga Dante Aligeri. Ky tekst, sa ç'është prozë, aq është poezi, sa ç'është art, aq është filozofi, sa ç'është ëndërr, aq është realitet. Qenia shqiptare dhe qenia njerëzore që shtegton në udhëkryqet ekzistenciale të jetës, pra dukuria letrare e Martin Camajt, në kuptimin gjuhësor dhe letrar duhet marrë në konsideratë për specifikën e kërkimit të shenjave letrare e kumteve dhe kumbimeve që përcjellin art, dhe në asnjë rast parullë apo antiparullë, siç gjejmë rëndom në letërsinë shqipe të të gjitha hapësirave.
Fakti që Martin Camaj ka shkruar në gegnisht, a përbën pengesë për të komunikuar me lexuesin?
Mendoj që sidomos stili i Camajt në variantin e gegnishtes, është pengesë e tillë, që Camaj do të jetë e vështirë të bëhet pjesë e vlerave letrare, dhe po ashtu duke u ndaluar Camaj edhe në kohën e lirisë së fjalës, e lirisë së shprehjes, e lirisë së mendimit, duke mbetur peng i një vendimi politik dhe partiak më tepër se sa gjuhësor, edhe gegnishtja, edhe vlera letrare e Martin Camajt për shumë kohë do të kundrohen si relike muzeale.
Shpresoj që ajo që ka ndodhur para disa muajsh në Francë, ku është marrë një vendim për rigjallërimin e dialekteve të shekujve XVI dhe XVII, në mënyrë që të mos thahet dhe vyshket gjuha standarde e Francës, të shërbejë si një shtysë për të kthyer vëmendjen nga vlera letrare e shkruar jo rastësisht në gegnisht nga Camaj. Ai, si rrallëkush në letrat shqipe gjithëkohore dhe gjithëhapësinore vërtetoi se gegnishtja nuk është thjesht varianti i poezisë, por është variant i vetëmjaftueshëm për të ndërtuar edhe prozën, edhe dramën po aq magjike. Është ky fakt, që edhe tani në amshim, kur përmendet Camaj menjëherë zgjohen vetëdijet jashtëgjuhësore dhe jashtëletrare për të ndëshkuar gjuhësisht dhe letrarisht Martin Camajn. Të mos harrojmë, në të gjithë botën, gjuha e letërsisë është gjuha e autorit, ndërsa gjuha e komunikimit, e standardit buron nga gjuha e letërsisë. Ndërsa nga viti 1972, duket sikur edhe shkrimtarët duhet të jenë zbatues të rregullores ushtarake të atij Kongresi që përzuri gegnishten, arbërishten dhe të gjitha ngjyresat e të folmes së shqipes.
Martin Camaj ka shkruar poezi, prozë dhe dramaturgji, por është pohuar vetëm si poet. Si e shpjegoni këtë fakt?
Deri tani, qoftë në Prishtinë, qoftë në Tiranë, Martin Camaj është pranuar dhe pohuar si poet, dhe gati pa e pohuar hapur lihet të kuptohet se nuk është aq prozator i thekur sa ç'është poet dhe është heshtur në mënyrë absurde për dramaturgjinë e tij. Në bindjen time si njohës i letërsisë shqipe, do të thosha se letrarja në penën e Camajt si poezi apo prozë, si dramaturgji apo si studim letrar, është në ekuilibër. Por, në pamundësi për ta pranuar si univers, rreken të ndajnë pjesën nga e tëra duke e pranuar si poet. Besoj se është një përpjekje e dështuar.
21/07/2009
Admirina Peçi
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4552
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
MARTIN CAMAJ i mohuar si ne diktature, Posted 21 Korrik 2009, 21:29
MARTIN CAMAJ

Imazh

Martin Camaj lindi në Temal të Dukagjinit më 21 korrik të vitit 1925; vdiq më 12 mars të vitit 1992 në Mynih. Ishte shkrimtar dhe albanolog.

Në Shkodër, në një kolegj, mori edukatë klasike. Emigroi në 1948 në Beograd ku studioi romanistikën, por mori mësime edhe nga teoria e letërsisë dhe gjuhët sllave. Në verën e vitit 1956 largohet edhe nga Jugosllavia dhe shkon në Itali. Në Romë doktorohet dhe drejton revistën “Shjezat” si kryeredaktor, nën përkujdesjen e Ernest Koliqit. Këtu njihet më përseafërmi me botën arbëreshe. Nga Italia largohet në vitin 1961 dhe vendoset në Munih të Gjermanisë, ku specializohet në gjuhësinë shqipe. Në Munih, ai ligjëron letërsinë shqiptare deri në vdekje. Është përfshirë thuaja në të gjitha antologjitë dhe veprat ku flitet për shkrimtarët shqiptarë.

Proza e Martin Camaj

artin Camaj e nisi prozën, ashtu siç thotë shkrimtari i madh francez Flober "në moshën e prozatorit", pra në prag të dyzetave. Djella, tregim në prozë e në vjershë, Romë 1958, është përpjekja e tij e parë, që do të pasohet me veprat: Rrathë, roman, Mynih 1978; Shkundullima, proza, Mynih 1981; Karpa, Romë 1987. Romani Karpa e vendos subjektin në brigjet e lumit Drin në vitin 2338, ndoshta për këtë autori ka parapëlqyer ta quajë "Parabolë". Ky roman si dhe vëllimi me proza "Shkundullima" shquhet për një kërkim strukturor në rrënjët e zanafillave, jo vetëm si përsiatje e vazhdueshme, por edhe si gjuhë, në të gjitha dimensionet e saj. Pesë novelat e vëllimit "Shkundullima" janë zgjedhur prej shumë shkrimesh, sipas disa cilësish të përbashkëta, por ato kanë dhe ndryshime. Këto proza paraqesin dy mjedise: i pari lidhet me atmosferën në disa vise të Shqipërisë së Veriut, ku thellësia e bjeshkëve ndahet nga qafa malesh prej fushave të gjera. Ndërsa në tregimet "Shkundullima" dhe "Katundi me gjuhë të fshehtë" pasqyrohen brigjet bregdetare të Italisë së Jugut, treva ku jetojnë arbëreshët e lashtë. Edhe "Gjon Gazulli" anon nga ky mjedis. Ngjyra të përbashkëta janë kataklizmat natyrore, si shkundullima(tërmeti), apo rrëzumja e borës(orteku), që trandin një vend, ashtu si edhe vdekja ose prania e saj: mbarë këto dukuri i ndërrojnë faqe dheut e shoqërisë. Nga veprat e tjera letrare të Camajt me interes të veçantë janë "Loja mbasdrekës" dramë Mynih, 1981; "Kandili argjandit", dramë, Kozencë 1983; Dranja, madngale, Mynih 1991.

Poezia e Martin Camaj

Martin Camaj është poet lirik me forma e përmbajtje moderne, me faza të ndryshme të krijimtarisë poetike dhe kjo nga shkaku, sepse ka kaluar nëpër kultura të ndryshme. Gjatë qëndrimit në Jugosllavi e Kosovë do të botojë njëri pas tjetrit dy vëllimet e para me poezi "Një fyell ndër male", Prishtinë 1953 dhe "Kanga e vërrinit" Prishtinë 1954. Në Itali vëllimin Legjenda, Romë 1964 dhe në Gjermani librat e fundit poetikë "Lirika mes dy moteve", Mynih 1967, "Njeriu më vete e me të tjerë", Mynih 1978, "Poezi 1953-1967", Mynih 1981. Dy vëllimet e para të Camajt të botuara në Prishtinë frymëzoheshin nga motivet e vendlindjes dhe ishin në frymën e së ashtuquajturës "Shkollë letrare e Shkodrës", pjesë e së cilës u bë dhe ai. Në përmbledhjet "Legjenda dhe lirika mes dy moteve" Camaj dëshmon me të gjitha mjetet stilistike e estetike të gjendurit nën ndikimin e poezisë hermetike. Ky ndikim lidhej me kohën studentore në Romë, kur Camaj kishte profesor poetin e madh hermetik Xhuzepe Ungareti. I ndjeshëm tej mase ndaj motiveve të vendlindjes e fëmijërisë ai në gjithë poezinë e tij përpiqet të universalizojë elementet thellësisht shqiptare, si peisazh, mitologji, mentalitet e karakter. Pjesa më e rëndësishme e poezive të Camajt i është bërë e njohur edhe lexuesit të huaj me anë të botimeve "Poesie", Palermo 1985; Selected poetry, Nju Jork 1990; Palimpset, Nju Jork 1991; Gedichte, Mynih 1991. Jo vetëm po të nisemi nga vendet e botimit, por mbi të gjitha nga mënyrat e ligjërimit poetik, stilit dhe frymës, mund të vihen re qartazi tri faza të krijimtarisë poetike veçanërisht e letrare përgjithësisht të Martin Camajt:

* Faza kosovare (ose klasike)
* Faza italiane (ose paramoderne)
* Faza gjermane (ose moderne)

Të tria këto faza kanë lënë shenja të qarta në krijimtarinë e tij: Në fazën e parë ndihet mbështetja e fuqishme në mjetet shprehëse tradicionale e folklorike. "Mali e vërrini" përbëjnë botën rreth të cilës sillet e rreh nervi poetik. Në fazën e dytë kemi pasurimin e elementeve shprehëse me struktura më të komplikuara gjuhësore, duke mos iu larguar kurrësesi tharmit të motiveve vendase. Në fazën e tretë motivi vendas mitizohet, "thahet" e shndërrohet në një substancë me esencë të fortë. Nga njëra tek tjetra arti i tij bëhet përherë e më formal larg strukturave tredicionale e ideve të ditës dhe synon të bëhet universal.

Tituj të veprave

* Nji fyell ndër male - Prishtinë 1953
* Kanga e vërrinit - Prishtinë 1954
* Djella (novelë) - Romë 1958
* Legjenda - Romë 1964
* Lirika mes dy moteve - Munih 1967
* Poezi (1953-1967)- Munih 1967 [1]
* Njeriu më vete dhe me të tjerë - 1978 [1]
* Poezi 1981 [1]
* Drandja (proza poetike)- Munih 1981 [1]
* Rrathë (novelë) - 1981
* Shkundullima - 1985
* Karpa [1] (novelë)- 1987
* Poezi 1981

Botimet dygjuhësore

* Poezi (shqip-italisht)- 1985
* Me pendlat e korbit të bardhë (shqip-gjermanisht)

Të tjera

* Meshari i Gjon Buzukut - Romë, 1960
* Tekst mësimor i gjuhës shqipe - Wiesbaden 1969
* E folmja shqipe në provincën e Avelinos - Firence 1971
* Antologjia: Këngë shqiptare - Dusseldorf 1974
* Gramatika shqipe - Wiesbaden 1984
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4552
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
MARTIN CAMAJ i mohuar si ne diktature, Posted 04 Gusht 2009, 13:44
Sot me 21 korrik kujtojmë përvjetorin e lindjes së poetit e albanologut, Martin Camaj
Imazh


(21.7.2009 RV)Duke shfletuar kalendarin historik, sot me 21 korrik përkujtojmë përvjetorin e lindjes së poetit e albanologut, Martin Camaj
Poeti e albanologu i shquar shqiptar, Martin Camaj, lindi në Temal të Dukagjinit më 21 korrik të vitit 1925; vdiq më 12 mars të vitit 1992 në Mynih të Gjermanisë. Ishte poet, shkrimtar dhe albanolog.
Në Shkodër, në kolegjin Saverian të Jezuitëve, mori edukatë klasike. Kur komunistët e mbyllën kolegjin, Martin Camaj arratiset në 1948 në Beograd ku studioi romanistikën, gjuhët klasike por mori mësime edhe nga teoria e letërsisë dhe gjuhëve sllave. Në verën e vitit 1956 largohet edhe nga Jugosllavia dhe shkon në Itali. Në Romë doktorohet dhe drejton revistën “Shejzat” si kryeredaktor, nën përkujdesjen e shkrimtarit të madh prof. Ernest Koliqit. Këtu njihet nga afër me botën arbëreshe. Nga Italia largohet në vitin 1961 dhe vendoset në Munih të Gjermanisë, ku specializohet në gjuhësinë shqipe. Në Munih, Martin Camaj ligjëron letërsinë shqiptare deri në vdekje, më 1992.
Është përfshirë po thuaj se në të gjitha antologjitë dhe veprat ku flitet për shkrimtarët shqiptarë. Camaj është edhe një ndër albanologët më të shquar, kryesisht me punimet mbi gjuhën shqipe, historinë dhe të sotmen e saj. Ndër studimet kryesore mund të përmendet: Meshari i Gjon Buzukut, Romë 1960; Tekst mësimor i gjuhës shqipe, Wiesbaden 1969; E folmja shqipe në provincën e Avelinos, Firence 1971; Gramatika shqipe, Wiesbaden 1984 si dhe antologjinë e Këngës shqiptare, Dussledorf 1974.
Po përmendim disa titujt të veprave të Martin Camajt
Nji fyell ndër male - Prishtinë 1953
Kanga e vërrinit - Prishtinë 1954
Djella (novelë) - Romë 1958
Legjenda - Romë 1964
Lirika mes dy moteve - Munih 1967
Poezi (1953-1967)- Munih 1967 [1]
Njeriu më vete dhe me të tjerë - 1978 [1]
Poezi 1981 [1]
Drandja (proza poetike)- Munih 1981 [1]
Rrathë (novelë) - 1981
Shkundullima - 1985
Karpa [1] (novelë)- 1987 Poezi 1981
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4552
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Re: MARTIN CAMAJ i mohuar si ne diktature, Posted 13 Nëntor 2010, 10:16
Shaban Sinani, shërbëtori i paguar i Kadaresë fyen si në komunizëm Mjeshtrin e letrave Martin Camaj

Imazh

Camaj dhe etnografia e Shaban Sinanit


Nga: Behar GJOKA
Imazh
Libri me artikuj mediatiko-etnografik, ku flitet per njezet e dy autor gjithsej, qe sic metohet formalisht nga hartuesi, ata i bashkon vetem shekulli i njezet, ndonese nje pjese e tyre e vijon krijimin edhe ne shekullin e njezet e nje, me titullin Per letersine shqipe te SHEKULLIT te 20- te, i Shaban Sinanit, perben nje shkas per t'u ndalur se ku eshte niveli i studimtarise zyrtare shqipe. Aty, pervec te tjerash, gjejme disa ide te cuditshme dhe absurde, rreth krijimtarise se larmishme te Martin Camajt. Perfshirja e ketij shkrimtari, ne te njejtin liber me autore te njohur dhe te panjohur, te pranuar dhe te papranuar, te mallkuar dhe te ndaluar, qe e kane mbyllur procesin krijues dhe qe sapo e kane zene fill, me shkrimtar dhe jo shkrimtar, me analist dhe politikan, ne te njejtin thes paraqites (jostudimor), eshte e drejte autoriale, e cila megjithate nuk mbulohet dot me gjoja shoshitjen persijatese-etnografike, sidomos mbi vepren letrare te ketij korifeu te shkrimit letrar ne gjuhen shqipe, gegnishte dhe arberishte, si dhe te nje pervoje shkrimi, ku moderniteti eshte shenja parake e perfaqesimit. Qendrimi ndaj Martin Camajt dhe vepres letrare, e vecmas ndaj shkrimit poetik, ne disa prej artikujve te sterzgjatur, me llafollogjema dhe verifikime jashtetekstore, krijon dhe thellon ca me teper paqartesite dhe mjegullimat e pranishme, si me thene leshon nje tymnaje te panevojshme, pra nje shije te mbrapshte te leximit, nje term i Tomas Eliotit, poetit dhe kritikut anglez te fillimshekullit te njezet, ne trajtimin e letrares ne kete kopshtin shkembor te letrave shqipe, qe ne fakt per shume kohe ka endur historine e perjashtimit te vlerave letrare. Shprehjet: Ne te vertete fillimet poetike te Camajt cilesohen prej tiparesh te shperfaqura rapsodike-folklorizante, qe nderthuren me vlera te vjersherimit gegerishte ne periudhen midis dy lufterave, e Sinanit kur flitet per kete fakt sjellin nje ngaterrim dhe peshtjellim te permasave kozmike, si dhe vetem sa i heqin petet lakrorit te studimtarise se rrumpalles, kinse letrare-jashteletrare. Kush i cileson ato mungesa te ligjerimit letrar te shkrimit poetik? Nese jane te huajt, pse nuk citohen sipas rregullave te njohura, si faqe libri ose kudoqe e kane botuar. Apo mbase jane te brendshem, e me teper pipetijne nen tryeze, cilet jane ato, pra? Ka ma teper gjasa qe te kemi nje shprehje tipike te studimtarise zyrtare te shqipes (vijimi i garantuar i studimtarise se socrealizmit-sociologijk dhe ideologjik), qe rreket qe t'i vesh nje vello apo kominoshe cfaredo, secilit autor te letrave shqipe, pavaresisht se ato, ne kete rast, nuk i vijne per shtati Camajt, shqyrtuesit (shqytaret) zelltare ia ngjeshin me force dhe inat te parrefyer. Situata behet disi me serioze teksa ndeshesh ne formulimin rapsodike-folklorizante, nje shprehje qe te sjelle kaq prane reminishencat e shqyrtimit te mehershem, pra te kohes se verifikimit te realizmit socialist, qe buronin kryekeput nga orientimet e ish-Komitetit Qendror, tipare te cilat iu meveshen, ne kohen e Babaqemos, krijimtarise letrare te Fishtes, Skiroit, Koliqit dhe Kutelit, nga mekuesit dhe mbeshtetesit e Sh. Sinanit. Ajo qe te shqeteson me teper nuk eshte fakti pse shkruan keshtu, sepse tashme nuk kemi asgje te re me menyren si shprehet, germon dhe shkarrashkruan per letraren, ky i emeruar studiues, por paraqitja e librit, sidomos i mendimeve per Camajn dhe per autore te tjere, si botim i Qendres se Studimeve Albanologjike. Pikerisht ne vitin e 85 te lindjes se shkrimtarit, me ane te ketij libri, vjen anatemimi me i paskrupullte (vetem ne kuptimin letrar), qe eshte leshuar ndonjehere ndaj krijimtarise se Martin Camajt. Po aty, sikur ndjehet ankthi se mos po i rreshqet goja, e ben mekat, thote gegerisht. Se c'me tingullon si rerishte-ranishte, pra pa frike mund te thuhet gegnishte, se edhe ajo eshte pjese e gjuhes shqipe, madje pjese themelhedhese e saj. Pra, si tekst autorial ai dhe kushdotjeter mund te shkruaj cfare te doje, por te shkruash cfare te duash duke u fshehur prapa institucioneve, shteterore dhe kulturore, nuk eshte as e drejte e as e moralshme. Gjendja nis dhe behet gati qesharake dhe pa asnje shans per te mbetur ne kembe si menyre verifikimi e poezise se Camajt, por edhe secilitdo poet tjeter, kur shkruan: Poezia e Martin Camajt, duke qene jo e lehte ne lexim e komunikim, nuk shfaq prirje eksperimentuese formaliste, (2010: 117). Nuk po u besoja syve, kur pashe te shkruar, e zeze ne te bardhe, kete mendim (heshte te ngulur mbas shpine), mbi vepren dhe natyren moderne dhe eksperimentale te poezise se Martin Camajt. Ku mund te futen tekste te ketilla si Nema, Buelli dhe vecmas Palimpsest, si dhe Dranja, qe Sinani e fut tek prozat poetike? Ato, edhe jane jo te lehta ne lexim e komunikim, gjithnje simbas idese se mesiperme, edhe nuk hykerkane ne prirjet eksperimentale shkrimore?! Ku vemi me kete verifikim (mosverifikim) te letrares? Erresira e verifikimit jashtetekstor arrin deri ketu, sa Camaj te etiketohet me nojma dhe atribute qe nuk i ka, sidomos ne tekstet e siperpermendura. Nuk e di kush tjeter ka realizuar eksperiment ne letrat shqipe bashkekohore, ne poezi?! Mbase estetika e brendise, e kengeve per partine dhe shokun Enver, per traktoret dhe kombinatet, per pushken dhe rrenjet e rrapeve madheshtore (kundruar per shume kohe si ikona te modernitetit), qe per studimtarine sociologjike dhe ideologjike te institucioneve tona, vijon qe t'i shoh sot e gjithe diten si kryen e eksperimentit, ndersa pylli eksperimental i Camajt nuk arrihet as te vihet re, madje edhe pa u vene re fare, shpallet si pa vlera eksperimentale dhe bashkekohore. Nese ka ndonje vlere poezia e Camajt, e shkruar ne vetmi dhe larg nevojes per fame dhe sherbesa ndaj sitemit diktatorial, perndryshe nga poezia shqipe bashkekohore, eshte fakti se ne gjithe rrugen poetike, nga fillesat e deri tek kulmet, ka eksperimentuar, nga poezia ne poezi, nga cikli ne cikel, nga libri ne liber, per te mberritur tek permbledhja Palimpsesti, qe nuk ka shoqe ne letrat shqipe, por edhe me gjere se sa kaq, per natyren e dukshme eksperimentale. Ka vetem dy mundesi shpjegimi ky absurd i studimtarise, sociologjike dhe perjashtuese, mataruar keshtu me parimin se qellimi e justifikon mjetin (pengimi per te hyre ne panteonin e letrave shqipe); ose te mos jene lexuar fare tekstet e shkrimtarit, e t'ia mbysesh ne tym eshte bere e zakonte tashme ne mjediset akademike shqipfolese, cka nuk eshte normale per titujt qe mbahen te varura ne supe, ose te lexohen me qellim keqkuptimi pikerisht keshtu dhe ne emer te lirise se shprehjes (kuptohet te shperdorimit flagrant te saj) te thuhet gjithcka, ndonese nuk ka piken e logjikes dhe te lidhjes formale me tekstet letrare te shkrimtarit. Ne te dyja rastet eshte e pafalshme, qe te ngjase keshtu, sepse nese nuk ke deshire qe ta pranosh si mjeshter te shkrimit letrar, per arsye jashteletrare, nisur me se shumti nga optika verifikuese jashtetekstore, pamedyshje ne poezishkrim Camaj eshte nga me te vecantit poet te letrave shqipe, ateherme duhet te marrim persiper pergjegjesine (shkencore dhe jo te tille), qe ta perzeme perfundimisht nga letrat shqipe, e jo te bejme sikur e pranojme, duke i ngjeshur kostumet e shqyrtimeve sociologjike, me te cilat shkrimtari nuk ka te beje fare, madje ne asnje tekst te shkruar prej tij. Po aty shkruhet: Ne veshtrim te pergjithem ajo eshte nje poezi tradicionaliste. Camaj ka mundur te nderthure disa tradita, kombetare dhe universale, per te krijuar nje poezi origjinale. , ku hasim nje alogjike paradoksale dhe pa asnje argument te shqyrtimit tekstologjik te vepres letrare te Camajt. Poezi tradicionaliste, c'te keqe ka nese eshte e tille, apo nepermejt ketij termi tipik te sociologjikes letrare te socrealizmit, fshihet mendimi se i perket letersise se te kaluares, sic e kane formuluar edhe shqyrtues te tjere te zyrtarshem, bashkemendimtare dhe bashkemekatare me shkruesin e librit. Nese ka edhe gjurme universale, pra e paska kapercyer gardhin e letrave shqipe, dhe nuk ka shanse te mjafta qe te prangoset me megojzat e sociologjizmit vulgar, si eshte e mundur qe nuk duam ta shohim realitetin e teksteve poetike, ku eshte sprova dhe eksperimenti, nderthurja e klasikes me modernen, formalizmi dhe rruginat vetjake te shkrimit te poezise gjate kesaj nderkohje. Po eshte poezi origjinale, me domosdo eshte edhe eksperimetantale, ose ka ma teper gjasa qe termat perdoren badihava dhe pa adrese, ose ka mundesi qe kemi nje fillim te fushatesh per ta denigruar dhe mallkuar, zvogeluar dhe pertallur krijimtarine tij letrare, ne poezi dhe proze, ne dramatike dhe studmitari, pa e pranuar seriozisht qofte edhe per nje dite ne panteonin e letrave shqipe. Kryet e qellimit, mbase per ta vene me shpatulla mbas murit Camajn dhe poezine e tij, shperfaqet ne situaten kur shkruhet: si dhe ndikime te ligjerimit popullor etnografik, nje prej ligjerimeve me konservative te shqipes. Nuk di te kete shkrimtare te botes, nga Homeri e gjer tek Shekspiri, nga De Rada e gjer tek Kadare, qe te mos jene ndikuar nga populli dhe krijimtaria gojore, e cila simbas perfundimeve te shkences letrare moderne, eshte pjese e njemendte e artit te fjales. Ketu jemi ne nje rast shpikje te pazakonte, e cila se paku duhet te futet ne gines, per mungesen e plote te logjikes formale. Ligjerimi popullor etnografik, qe ne fakt e zbulon ne driten e diellit qellimesine e mbrapshte, per ta grupuar edhe shkrimtarine e Camajt ne radhet e riprodhuesve te ndikimeve popullore, ku per shume kohe ngucuan me pa te drejte Fishten, Skiroin, Koliqin dhe Kutelin, sepse ishin kundershtare me sistemin diktatorial, njekohesisht edhe me sistemin e verifikimit zyrtar te socrealizmit, qe ishte i specializuar per zbulimin e kleckave biografike, duke lene peranash tekstin dhe formen letrare. Mbetet pezull dhe pa asnje shans pranimi, termi ligjerimi popullor etnografik, se me cfare ka te beje dhe pse duhet burgosur dhe shqyrtuar poezia e Camajt me kete situate te asgjese, se shenjimt letrar. Megjithese, per hir te se vertetes, mungesa e arsyes arrin kulmin kur shkruan: Veshtiresia per te mberritur tek kumtet me te thella te poezise se Camajt nuk lidhet me ndonje hermetizem apo modernizem te paraqellimshem te autorit, por me faktore te tjere, si: humbja e lexuesit te pare dhe ngrirja per nje kohe te gjate e komunikimit, ne njeren ane, dhe mbishtresimi polisemantik i disa rrafsheve kuptimore te artit qe ai krijoi, ne anen tjeter, qe eshte edhe faktori paresor i "hermetizmit" formal te tij. (2010: 117-118), ku dhe zbulohet shumecka, madje edhe qellimi per ta shpallur si autor qe nuk ka lidhje me hermetizmin-modernizmin, qe s'ka asnje shenje te ligjerimit modern te shkrimit te poezise. Nenteksti, i shoqeruar me artikuj per idhujte e realizmit socialist, po ne kete liber, te shpie tek logjika se ato tipare u takojne poeteve te tjere, pamedyshje te realizmit socialist apo te realizmit socialist demokratik. Kjo fakture shkrimore, ndonese e shpalosur me nje alogjizem formal, se hermetizmi dhe modernizmi na qenkerkan edhe te paraqellimshem, qe ne fakt e shpeshtjellon shume kuptimin dhe madje e pamundeson leximin e metejshem te libido-s sociologjike dhe etnografike te ketyre artikujve. Zbulimi i letrares, pra i shenjave te shumefishta te pranishme ne tekste, pergjithesisht eshte nje akt kerkues dhe zbulues, e ne rastin e Camajt, kjo gjase mbase do te duhet dyfishuar, por fale forces se gjykimit, analizes dhe qemtimit te Arshi Pipes, shkrimtari na vjen ne nje drite te plote, kur thekson: Camaj ka nje menyre te vecante te shkruari, sepse ai shkruan per eliten, ne menyre hermetike dhe me nenkuptime. E vecanta e Camajt eshte se fjalet e kane humbur rendin e tyre te zakonshem madje duket sikur fjalia eshte goditur nga nje tornado, sintaksa vuan nga pakujdesite drejtshkrimore. (1991: 135 ne librin Conteprorary Albanian Literature, Country of Pabliction: United States), i cili rreket dhe zbulon tiparet ma perfaqesuese te M. Camajt, si shkrim i pervecem, ne poezi dhe proze, si natyre e ligjerimit te nentekstit dhe shenjave moderne, e madje duke hyre thelle ne vatren e gjuhes, si rend dhe radhe, e shprishur enkas nga shkrimtari, ne menyre qe te perftoje nje energji te re, me te shumefishte se sa gjer me tani, e cila buron vetiu nga prishja dhe shpikja e rregullave te reja te kumteve dhe komunikimit letrar. Tere bota dhe fisi qe e ka lexuar dhe studiuar krijimtarine letrare te Camajt, e vecmas poezine tij, e ka vene re hermetizmin, madje eshte rrekuar edhe t'ia gjeje rrenjet, nga njera ane tek ligjerimi i shqipes mesjetare (jo kishtare-sic flet me teper jermas Sinani), qe lidhet me eksperimentin e panderprere autorial, si dhe me kontekstet e marredhenieve te drejteperdrejta me Ungaretin, Montalen, Kuazimondone etj. , porse padiskutimisht hermetika e Camajt levrohet si nje rrugine vetanake, si fryme dhe shprehesi letrare. Libershkruesi nuk do qe ta shoh realitetin e teksteve, ose me ligesht ende, rreket me kot qe ta shoh me syzet e verifikimit socrealist, gjithsesi me pikesynimin per t'u dukur i ndryshem nga te tjeret, madje nje nishantare fort i rralle (pa ia kerkuar kush), per ta shperfillur poetiken e Camajt, ende pa zene vend ne radhen e shkrimit te shqipes bashkekohore. Eshte puna e tij si shkrues i artikujve etnografik, por nuk mjafton vetem sa te hedhesh parfumin e te ndryshmit, e vetiu te shpallesh si i tille. Duhet pune dhe kerkim shkencor per t'u pranuar si i tille, e sidomos per te bere pune te ndryshme ne studimtarine e shqipes, te molepsur ne ideologji, paragjykim dhe perjashtim, pjese e te cilit, me kete sherbim jashtetekstor, me ne fund i ka shkelqyer ylli i mediokritetit edhe Sinanit. Rrekjet e deshtuara te tij, me teper si loje fjalesh pa kuptim dhe logjike, mbase nje zgjatim i paster i alogjizmit te socrealizmit, qe sulmi dhe shpifja eshte mbrotja me e mire, kuptohet sulmi i pamerituar ndaj shkrimit qe nuk na pelqen dhe s'na vjen per osh botekuptimit, jo shijes letrare, e cila ka qene dhe do te mbetet vetemse personale. Qellimi eshte i qarte, te shihet prapa frazave, me stofe te paster sociologjik, alogjike dhe jo moderne, per te nisur me furi dhe zjarrellime fushaten e zbehjes se vlerave te poezise se Camajt, me lartsynimin per ta shkallemuar ne piken me te forte, pra ne levrimin e poezise, ku edhe prekim eksperimentin formalist, modernist, si perpunim i vlerave shumeshekullore, qe ze fill me Pjeter Budin, poetin dhe prozatorin e pare te letrave shqipe, cka studimtaria e leximit fetar dhe antifetar te letersise se periudhes se pare te shkrimit te shqipes, ku bene pjese edhe Sh. Sinani, nuk e konsideron si te tille, ndonese pikerisht kjo rrethane konfirmon pranine e vlerave letrare. Fakti qe idhetaret e socrealizmit, te shqyrtimeve botekuptimore dhe ideologjike, sociologijke dhe permbajtesore, e mallkojne dhe rreken ta denigrojne poezishkrimin e Camajt, eshte nje tregues tjeter, si domethenie e permbysur, i pranise se vleres ne shkrimin poetik te shkrimtarit. Rrokopuja shkrimore, mediatiko-enciklopedike-jashteletrare, qartesohet edhe vetem ne nje linje, ne shenjimin e pranise se koncpetit etnografik-e, qe pervec sa paraqitem me siper, vjen edhe ne keto forma: - Kur shkruan: Ne bashkesi e mjedise te tilla, qe ngjajne me ishullzime etnografike, si muze te vlerave dhe ceneve te nje bote te kryehershme... 2010: 120). - Kur nenvizon se: Camaj mbetet nje shkrimtar model i ligjerimit etnografik realist. (2010: 123). - Dranja eshte nje veper me vlera te padiskutueshme gjuhesore, letrare, poetike, etnografike dhe simbolike. -thote ne faqen 126. Pra, Sinani dhe bashkemendimtaret e tij, shkrimtare dhe studiuese te letersise se sherbeses, pra fundekrye te realizmit socialist, kane vendosur qe krjimtarise se Camajt, me cdo kusht t'i veshin mantelin etnografik, pra si nentekst i fshehur dhe i dukshem, qe i perkon nje tradite te tejkaluar dhe te panevojshme per letrat shqipe, mbase nje gjurme ekzotike qe nuk ka sesi te kete lidhje me modernen dhe eksperimentin letrar, e prandaj duhet te jete jashte rrjedhave te ligjerimit bashkekohor te letrave shqipe. Vete tentativa per ta lexuar keshtu, pra kryesisht dhe vetem ne optiken etnografike, bart provokimin e radhes, si dhe sugjerimin per ta shmangur, e doemeos qellimin per ta hequr qafe njehere e pergjithmone, poetiken e Camajt, mbi te gjitha sepse eshte shkruar ne gegnishten letrare, por edhe me ca shenja te arberishtes. Mosverifikimi i teksteve, sidomos i poezise se autorit, me ane te optikes aspak letrare te etnografise, calon ne shumecka: Se pari: Motive etnografike ne letersi, ne kuptimin e dokeve dhe zakoneve, te veshes apo te melodive te larmishme, epike dhe lirike, nuk kuptohet se per cfare behet fjale ne kete gjykim dhe emertim. Asgje nuk merret vesh ne formulimin evaziv, qe thote dicka per te mos thene asgje, dhe mbi te gjitha qe thote jo pak per te mbuluar me nje vello te shqyrtimit anesor, vlerat e njemendta letrare te teksteve me poezi te Camajt. Se dyti: Vijimi i leximit te letersise si motiv dhe tematike dhe jo si tekst letrar, variant i te cilit eshte edhe leximi etnografik, si nje situate jo shume e papritur ne analizat e studimtarise letrare zyrtare, qe ne fakt buron prej botepercetimit sociologjik te letersise, si dhe qe i perjashton menyrat e tjera, madje si armiqesore dhe te panevojshme ne shqyrtimin dhe verifikimin e letrares. Se treti: Leximi si motiv etnografik, sepse me solli ne mend edhe njehere emrat e hershem te leximit te poezise se Fishtes si reaksionare, te teksteve te Skiroit si fashiste, te prozes se Koliqit, si ekzotike, por edhe te shkrimit te prozes se Kutelit si realizem grotesk qe te perkujton asgje me pak se sa orientimet ideologjike te PPSH mbi letersine dhe artin. Se katerti: Letrarja e Martin Camajt, vetem nese ke si qellim qe ta keqkuptosh dhe ta keqlexosh, e mandej ta denigrosh gjer ne fshirje perfundimtare, me ate situim artistik, nuk ka asnje shans dhe gjase qe te lexohet dhe shqyrtohet me optiken e motiveve dhe ngjyresave te shpikura etnografike, pra te sociologjise etnografike, por vetem si situate tekstologjike, si kerkim dhe sprove e perfunduar letrare, ne poezi dhe proze, ne dramatike dhe studimtarine gjuhesore dhe letrare. Kostumi etnografik nuk i rri per shtati poezise se shkrimtarit me modern te letrave shqipe bashkekohore, vetem sepse keshtu deshirojne idhtaret e socrealizmit, por rrekja mjerane, padyshim jo e fundit, e ridimensionoi edhe njehere thirrjen e Sartrit, tek libri C'eshte letersia?, teksa shkruan: Qente e gjalle kafshojne luanet e vdekur., qe shenjon gjendjen se ku vijon te notoje studimtaria e shqipes, qe tekstin letrar e ka ne periferi te shqyrtimit te vete, e ne qender mban ende mallkimin e autoreve, qe nuk u rreshtuan ne repartet e socrealizmit dhe te letersise se sherbeses.
ImazhImazh
Shaban Sinani - armik i kulturës së Veriut dhe shërbtori i Ismail Kadaresë

''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 4 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 02 Dhjetor 2020, 12:02
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari