Lasgush Poradeci

Lasgush Poradeci
Llazar Sotir Gusho
(1899 - 1987)
Llazar Sotir Gusho
(1899 - 1987)

Emri: Llazar
Mbiemri: Gusho
Emri alternativ: Lasgush Poradeci
Profesioni: poet,shkrimtar,shqipërues
Ditëlindja: 27 dhjetor, 1899
Vendlindja: Pogradec
Ditëvdekja: 12 nëntor 1987
Vendvdekja: Tiranë
Nënshtetësia: shqiptar
Llazar Sotir Gusho i njohur nën pseudonimin Lasgush Poradeci, lindi më 27 dhjetor të vitit 1899 në Pogradec, Shqipëri dhe vdiq më 12 nëntor të vitit 1987, poet dhe shkrimtar shqiptar.
Tabela e përmbajtjeve
• 1 Biografia
• 2 Mirenjohjet
• 3 Burimi i të dhënave
• 4 Lidhje të jashtme
Biografia
Mbas mbarimit të shkollës fillore në Pogradec, i jati i Lasgushit që ishte patriot dhe arsimdashës e dërgoi në moshën 9-vjeçare për të vazhduar studimet në Liceun rumun të Manastirit (Bitola). Me filllimin e luftës së parë botërore Liceu u mbyll dhe ai u kthye në 1915 në Pogradec duke e lënë Liceun pambaruar. I jati që nuk e shihte dot të birin pa shkollë e dërgoi në Athinë, dhe ai regjistrohet në një Lice francez. Atje sëmuret nga mushkëritë dhe për dy vjet qëndron i shtruar në sanatoriumin "Sotiria". Përsëri nuk e mbaron liceun.Në vitin 1921 ai shkoi në Bukuresht (Rumani], për të vazhduar studimet e lëna përgjysëm. Duke qenë pa bursë dhe pa asnjë ndihmë, ai u detyrua të punonte dhe njëkohësisht të studionte. Në Bukuresht ai u lidh me lëvizjen atdhetare të kolonisë shqiptare, u miqësua me Asdrenin e atdhetarë të tjerë shqiptarë dhe u zgjodh edhe sekretar i përgjithshëm i Kolonisë. Në Rumani, duke dhënë provimet mori bacalaureatën në Silistra. Në verën e vitit 1924 Qeveria e Fan Nolit i dha bursë dhe ai regjistrohet në Universitetin e Gracit (Austri) në Universitetin Karol Francik dhe në 1934 përfundon studimet e larta në Grac (Austri) në Fakultetin e Filologjisë Romano-Gjermane dhe fiton titullin Doktor-Profesor. Në dallim nga poetët e Rilindjes, që megjithë origjinalitetin e tyre kishin tipare të përbashkëta, poetët e shquar të periudhës së Pavarësisë Noli, Fishta, Poradeci, Migjeni, janë krejtësisht të ndryshëm nga njëri-tjetri si nga formimi, nga prirja e tyre, ashtu edhe nga interesat e synimet.
Lasgush Poradeci e jetoi Rilindjen në periudhën e shpërthimit të kryengritjeve të mëdha për liri.(kush e ka shkruar kete budallallek. (Si mund ta jetonte Rilindjen Lasgushi qe lindi me 1899?!) Në veprën e këtij romantiku të fundit të letërsisë sonë jetoi shqetësimi atdhetar i mbrojtjes së kombit dhe të traditës së Rilindjes, ashtu sikurse edhe dëshira për triumfin e pikëpamjeve demokratike, shqetësimi për një emancipim të përgjithshëm kulturor e shpirtëror të shoqërisë shqiptare. Ai është nga lirikët tanë më të mëdhenj, i cili u shqua për sensibilitetin dhe ëmbëlsinë poetike me të cilën i këndoi Shqipërisë dhe dashurisë.
Shtatorja e Lasgush Poradecit
Në vitin 1933, u botua vëllimi i tij i parë "Vallja e yjeve", dhe më 1937, u botua vëllimi i dytë "Ylli i zemrës". Pas Luftës së Dytë Botërore Lasgush Poradeci e vazhdoi veprimtarinë krijuese, por u mor edhe me përkthime. Ai shkroi, veç të tjerash, poemat "Eskursioni teologjik i Sokratit", "Mbi ta", "Kamadeva", baladat për Muharrem e Reshit Çollakun. Gjithashtu, përktheu disa nga kryeveprat e letërsisë botërore si "Eugjen Onjegin" të Pushkinit, lirikat e Lermontovit, të Bllokut, Poemat e Hajnes, të Majakovskit e Miçkieviçit, lirikat e Gëtes dhe Hajnes, poezi të Lanaut, Brehtit; Hygoit, Mysesë, Bajronit, Shellit, Bërnsit, të Emineskut, etj.
Lasgush Poradeci lë pas një krijimtari të bukur, e cila kishte fituar zemrën e lexuesit dhe kishte tërhequr vëmendjen e disa studiuesve të shquar të kulturës sonë si Eqerem Çabej, Skënder Luarasi, Mitrush Kuteli, Sabri Hamiti, Ismail Kadare, Rexhep Ismajli, etj. Si një personalitet i shquar dhe poet i vërtetë ai nuk ua nënshtroi kurrë artin e tij kërkesave dhe synimeve të diktaturës. Për këtë arsye ai u la në një gjendje ekonomike të rëndë dhe pothuaj në harresë nga shtypi zyrtar. Vetëm në vitin 1989 mundi të botohet vepra e tij e plotë.
Mirenjohjet
• Mbaron studimet e larta per filologji romano-gjermanike në Grac, Austri dhe fiton titullin Doktor-Profesor. [1]
• Me rastin e 100-vjetorit të lindjes në 27 dhjetor 1999, presidenti i Republikës Rexhep Mejdani i jep titullin "Nderi i Kombit" dhe Pogradeci, qyteti i tij i lindjes titullin "Qytetar nderi".
• Pallati i Kulturë në Pogradec mban emrin Lasgush Poradeci.
• Në lagjen Kombinat në Tiranë ndodhet shkolla "9-vjeçare Lasgush Poradeci".
• Rruga te Diga te Liqeni artificial i Tiranws mban emrin Lasgush Poradeci.
• Në Pogradec në 27 dhjetor 2006 vendoset shtatorja e tij, vepër e skulptorit Mumtaz Dhrami.
Burimi i të dhënave
[1]
Lidhje të jashtme Wikisource ka një koleksion punimesh të Autorit :
Lasgush Poradeci
• Gremina, poezi e Lasgushit në italisht, përkthyer nga Gino Luka
• Biografia e Lasgushit në anglisht nga Dr. Robert Elsie
• Poezi të Lasgush Poradecit në anglisht, përkthyer nga Dr. Robert Elsie