Letra dhe lapsi nje misherim i vargut ku letrari le gjurme ne historine dhe legjenden e nje kombi.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 8 postime · Faqe 1 prej 1
Lasgush Poradeci
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4552
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Lasgush Poradeci, Posted 04 Maj 2009, 21:32
Lasgush Poradeci
Llazar Sotir Gusho
(1899 - 1987)

Imazh

Emri: Llazar
Mbiemri: Gusho
Emri alternativ: Lasgush Poradeci
Profesioni: poet,shkrimtar,shqipërues
Ditëlindja: 27 dhjetor, 1899

Vendlindja: Pogradec
Ditëvdekja: 12 nëntor 1987
Vendvdekja: Tiranë
Nënshtetësia: shqiptar
Llazar Sotir Gusho i njohur nën pseudonimin Lasgush Poradeci, lindi më 27 dhjetor të vitit 1899 në Pogradec, Shqipëri dhe vdiq më 12 nëntor të vitit 1987, poet dhe shkrimtar shqiptar.

Tabela e përmbajtjeve
• 1 Biografia
• 2 Mirenjohjet
• 3 Burimi i të dhënave
• 4 Lidhje të jashtme

Biografia
Mbas mbarimit të shkollës fillore në Pogradec, i jati i Lasgushit që ishte patriot dhe arsimdashës e dërgoi në moshën 9-vjeçare për të vazhduar studimet në Liceun rumun të Manastirit (Bitola). Me filllimin e luftës së parë botërore Liceu u mbyll dhe ai u kthye në 1915 në Pogradec duke e lënë Liceun pambaruar. I jati që nuk e shihte dot të birin pa shkollë e dërgoi në Athinë, dhe ai regjistrohet në një Lice francez. Atje sëmuret nga mushkëritë dhe për dy vjet qëndron i shtruar në sanatoriumin "Sotiria". Përsëri nuk e mbaron liceun.Në vitin 1921 ai shkoi në Bukuresht (Rumani], për të vazhduar studimet e lëna përgjysëm. Duke qenë pa bursë dhe pa asnjë ndihmë, ai u detyrua të punonte dhe njëkohësisht të studionte. Në Bukuresht ai u lidh me lëvizjen atdhetare të kolonisë shqiptare, u miqësua me Asdrenin e atdhetarë të tjerë shqiptarë dhe u zgjodh edhe sekretar i përgjithshëm i Kolonisë. Në Rumani, duke dhënë provimet mori bacalaureatën në Silistra. Në verën e vitit 1924 Qeveria e Fan Nolit i dha bursë dhe ai regjistrohet në Universitetin e Gracit (Austri) në Universitetin Karol Francik dhe në 1934 përfundon studimet e larta në Grac (Austri) në Fakultetin e Filologjisë Romano-Gjermane dhe fiton titullin Doktor-Profesor. Në dallim nga poetët e Rilindjes, që megjithë origjinalitetin e tyre kishin tipare të përbashkëta, poetët e shquar të periudhës së Pavarësisë Noli, Fishta, Poradeci, Migjeni, janë krejtësisht të ndryshëm nga njëri-tjetri si nga formimi, nga prirja e tyre, ashtu edhe nga interesat e synimet.
Lasgush Poradeci e jetoi Rilindjen në periudhën e shpërthimit të kryengritjeve të mëdha për liri.(kush e ka shkruar kete budallallek. (Si mund ta jetonte Rilindjen Lasgushi qe lindi me 1899?!) Në veprën e këtij romantiku të fundit të letërsisë sonë jetoi shqetësimi atdhetar i mbrojtjes së kombit dhe të traditës së Rilindjes, ashtu sikurse edhe dëshira për triumfin e pikëpamjeve demokratike, shqetësimi për një emancipim të përgjithshëm kulturor e shpirtëror të shoqërisë shqiptare. Ai është nga lirikët tanë më të mëdhenj, i cili u shqua për sensibilitetin dhe ëmbëlsinë poetike me të cilën i këndoi Shqipërisë dhe dashurisë.

Shtatorja e Lasgush Poradecit
Në vitin 1933, u botua vëllimi i tij i parë "Vallja e yjeve", dhe më 1937, u botua vëllimi i dytë "Ylli i zemrës". Pas Luftës së Dytë Botërore Lasgush Poradeci e vazhdoi veprimtarinë krijuese, por u mor edhe me përkthime. Ai shkroi, veç të tjerash, poemat "Eskursioni teologjik i Sokratit", "Mbi ta", "Kamadeva", baladat për Muharrem e Reshit Çollakun. Gjithashtu, përktheu disa nga kryeveprat e letërsisë botërore si "Eugjen Onjegin" të Pushkinit, lirikat e Lermontovit, të Bllokut, Poemat e Hajnes, të Majakovskit e Miçkieviçit, lirikat e Gëtes dhe Hajnes, poezi të Lanaut, Brehtit; Hygoit, Mysesë, Bajronit, Shellit, Bërnsit, të Emineskut, etj.
Lasgush Poradeci lë pas një krijimtari të bukur, e cila kishte fituar zemrën e lexuesit dhe kishte tërhequr vëmendjen e disa studiuesve të shquar të kulturës sonë si Eqerem Çabej, Skënder Luarasi, Mitrush Kuteli, Sabri Hamiti, Ismail Kadare, Rexhep Ismajli, etj. Si një personalitet i shquar dhe poet i vërtetë ai nuk ua nënshtroi kurrë artin e tij kërkesave dhe synimeve të diktaturës. Për këtë arsye ai u la në një gjendje ekonomike të rëndë dhe pothuaj në harresë nga shtypi zyrtar. Vetëm në vitin 1989 mundi të botohet vepra e tij e plotë.
Mirenjohjet
• Mbaron studimet e larta per filologji romano-gjermanike në Grac, Austri dhe fiton titullin Doktor-Profesor. [1]
• Me rastin e 100-vjetorit të lindjes në 27 dhjetor 1999, presidenti i Republikës Rexhep Mejdani i jep titullin "Nderi i Kombit" dhe Pogradeci, qyteti i tij i lindjes titullin "Qytetar nderi".
• Pallati i Kulturë në Pogradec mban emrin Lasgush Poradeci.
• Në lagjen Kombinat në Tiranë ndodhet shkolla "9-vjeçare Lasgush Poradeci".
• Rruga te Diga te Liqeni artificial i Tiranws mban emrin Lasgush Poradeci.
• Në Pogradec në 27 dhjetor 2006 vendoset shtatorja e tij, vepër e skulptorit Mumtaz Dhrami.
Burimi i të dhënave
[1]
Lidhje të jashtme Wikisource ka një koleksion punimesh të Autorit :
Lasgush Poradeci
• Gremina, poezi e Lasgushit në italisht, përkthyer nga Gino Luka
• Biografia e Lasgushit në anglisht nga Dr. Robert Elsie
• Poezi të Lasgush Poradecit në anglisht, përkthyer nga Dr. Robert Elsie
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4552
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Lasgush Poradeci, Posted 04 Maj 2009, 21:52
Me thene te drejten e dija se kishe vdekur poeti Lasgush, pasi ishte fshire apo zhduke prej medias vizive dhe asaj elektronike.
Kur ndryshoji sistemi dhe media vrullshem derdhi informacion te fshehura me aq djallezi nga klasa mjerane letrare dhe politike. Nje nga keta ishte Lasgushi.
Kur doli ne ekran u shokova dhe mbeta pafryme. Si ka mundesi te jete gjalle dhe nuk kam dite gje per te se eshte gjalle?!
E incizova me te shpejte ne video dhe e ruaj si dicka me vlere ne ''arshiven'' time. Kur mesova prej gojes tij dhe prej disa miqve te tij sesi regjimi komuniste e kishte injoruar dhe fyer aq keq, ishte nje tjeter goditje qe mora une thelle ne ndergjegjen time. Sigurimi famekeq kishte pregatite vagabonda per ta gjuajtur me gure dhe peshtyre Lasgushin kur delte me qenin e tij buze Liqenit te Ohrit apo neper rruget e Pogradecit.
Ajo qe une nuk e kam harruar dhe nuk mund ta harroj eshte se Lasgushi ''theu'' pendën, pra nuk shkruajti më asnjë varge apo rrjeshte me, kur erdhi regjimi i Enver Hoxhes. Nuk shkruajti apo nuk i kendoji partise komuniste apo Enverit si gjithe klasa e letrarve te Shqiperise.
Lasgushi me heshtjen e tij sfidoji, injoroi, protestoji moralishte dhe intelektualisht rregjimin me absurd ndaj njeriut dhe vlerave te saj...........
Nje karakter i rrallë si ky.
Nje fenomen unikal ne bote per nje poet kaq te madh, miku i At Gjergj Fishtës dhe i shume atdhetarve te medhenje shqiptare qe rregjimi komunist u shkaterroji edhe varret.
Jo or vëllezër e motra! Kjo nuk duhej bërë dhe as duhej imagjinuar kjo sjellje mesjetare e neveritshme, e shëmtuar qe mendja e njeriut nuk mund ta harroji aq lehtë ndaj kolosit te letrave Shqipe - I Madhi Lasgush Poradeci!!!!!!! :flm
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 65
Antarësuar: 18 Qershor 2009, 15:27
Re: Lasgush Poradeci, Posted 18 Qershor 2009, 16:09
Poradeci

Perëndim i vagëlluar mi Liqerin pa kufir
Po përhapet dal-nga-dale një pluhúrë si një hije.
Nëpër Mal e nër Lëndina shkrumb' i natës që po bije,
Duke sbritur që nga qjelli përmi fshat po bëhet fir...

E kudó krahin' e gjërë më s'po qit as pipëlim:
Në katund kërcet një portë...në Liqer heshtë një lopatë...
Një shqiponjë-e arratisur fluturon në Mal-të-Thatë...
Futet zemra djaloshare mun në fund të shpirtit t'im.

Tërë fisi, tërë jeta, ra... u dergj... e zuri gjumi...
Zotëroj më katër anë errësira...
Po tashi:
Dyke nisur udhëtimin mes-për-mes nër Shqipëri,
Drini plak e i përrallshëm po mburon prej Shëndaumi...
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 65
Antarësuar: 18 Qershor 2009, 15:27
Re: Lasgush Poradeci, Posted 18 Qershor 2009, 16:11
Zemra

Bëj e ri mendohem,
Të mos t'afërohem,
Bën e ri mendohesh
Të mos m'afërohesh.

Dhe ri e bëj bejnë
Mos të shkoj andejnë,
Dhe ri e bën bejnë
Mos të shkosh këtejnë.

Ha! tek bëj kështuzë,
Hop! të shoh këtuzë!
Ha! tek bën ashtuzë,
Hop! buzë-për-buzë.

Pa me puth një herë,
Pa të puth dy herë,
Pa më puth tri herë,
Të puth tridhjet herë,

Uf! moj zemrë-e mjerë...

Zemër-lule-e-verë,
Gas-e-vrer-përherë,
Zemër-kopsht-me-erë,
Zemëra-skëtere.
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4552
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Lasgush Poradeci, Posted 18 Qershor 2009, 19:10
E shkruar nga Laerti
Vigan i atdhetarise

Vargje - vargje gjelberon,
Fushe e kodra kalteron,
Fjale e embel, e lehte,
Krahe zogu ne liqen.

Burre i mencem atdhetar,
Gjithe poezine per shqipetar,
Monument ne piedestal,
I lare shkronja ne ar.

Kur te pashe o dijetar,
Trupi e mendje ne zjarr,
M'u verviten si dallge,
Shekuj erresire prape.

Ato sy te mprehte ishin,
Drite e hije gulconin,
Ne zgaver te shkembit,
Lasgushi i forte rrnonte.

Eh burre me shume dije!
Dikur penda yte e arte,
Ndrite mendja e zemra,
Peisazh valesh ne varge.

U thye penda e arte,
Ne vetmi u struke,
Te gjuejten me gure,
Te peshtyen e te shane.

Do rrugaca-vagabonda,
Do palaco-injoranta,
Fyenin nderin e nje kombit,
Kohe trishte e nje vendit.

Dite te reja me diell,
U ngjall Lasgushi si nje djale,
Me poezi e dashuri,
Per Kosoven e lire.

Kur e njoha une u drodha,
Loti kokrra rrokullisje,
Neper faqe u zmadhuen,
N'zemer u hape nje vrime.

Trupe i vogel e i lehte,
Vullkan ishte ne kete toke,
Mik i At Fishtes dhe i Asdrenit..,
Ishte europian perparimtar.

Lum si na shqipetar!
Per Lasgushin djale,
Mbet i ri shpatar,
Poet vegimtar.


Te me falni se nuk jam vargezues, por pak per nje Poet e dijetar te madhe shkrueva. Ai na la dy kryevepra:
- Karakterin unikal te tij ne bote
- Poezin e peisazhit dhe te atdhetarise.

shkruar nga Laerti me daten 18 qershor 2009 :flm
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 65
Antarësuar: 18 Qershor 2009, 15:27
Re: Lasgush Poradeci, Posted 19 Qershor 2009, 03:22
I nderuar Laert, shume e bukur poezia Vigan i Atdhetarise per Lasgush Poradecin. Tani do te sjell nje poezi qe kam shkruar une per te, sepse gjithmone kam qene e mahnitur nga vargjet e tij, me muzikalitetin dhe me atdhedashurine qe i karakterizon.


Lasgush Poradecit


Me shikimin përmbi valët e liqenit

Lasgush Poradeci të shoh!

Me qëndrimin aq të këndshëm, të mistershëm

Që e vogël të njoh..



Jam mësuar të shoh lulet, ujin, qiellin

Atje, në të bronztat sytë e tu.,

Nëpër rrezet përkëdhelëse të një Dielli

Që filtrohen kur prekin këtu.



Buzeve te tua te bronzta e ndjej

Po ju afrohet një varg...

Edhe gishtat sikur duan që ta shkruajnë,

Ta nisin larg...!



Vallë sa shumë mrekulli janë fshehur

Pas atyre syve atje?

Ëmbëlsisht tani më duket se po ndjej

Një poezi të re.



A mos janë këto vargje për qytetin tënd,

Apo… ndoshta per mua tani?

Që jam pranë teje prej kohësh tek ky vend

Dhe e magjepsur rri…!
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4552
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Lasgush Poradeci, Posted 19 Qershor 2009, 08:58
Diana!

E lexova dy here dhe 'u duke se me kishe pru liqenin te une.
Vargje mjafte tokesore, liqenore. Vetem me ndjesi rrjedhin strofka njera pas tjetres sikur valet e krojit qe shtyjne njera tjetren duke gurgulluar ashtu natyrshem. Vjershen tuaj e sollet ketu ne sitin www.proletari.com ashtu si ndijesia e juaj e pikturoi aq embel dhe pa asnje sforcim.
Une per vete ndjej duke lexuar vjershen muziken e valeve te ngrohta te Liqenit.
Po ti veme re me kujdes poetet e medhenj ne krijimtari eshte se kane qene shume prane natyres. Nuk jane shkeputur prej saj sepse sikur venitet mendoj une poezia.
Nese pret njeriu te beje nje poezi sikur Lasgushi, At Fishta, Kadare, Kuteli, Asdreni,....kurre nuk mund te krijoji as edhe nje strofe te vetmen.
Lirizmi le te jete lapsi i krijuesit!
Suksese ne krijimtarine tuaj! Faleminderit per dhuraten qe i bete miqve te sitit!
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 65
Antarësuar: 18 Qershor 2009, 15:27
Re: Lasgush Poradeci, Posted 19 Qershor 2009, 17:05
Laert shkroi:Diana!

E lexova dy here dhe 'u duke se me kishe pru liqenin te une.
Vargje mjafte tokesore, liqenore. Vetem me ndjesi rrjedhin strofka njera pas tjetres sikur valet e krojit qe shtyjne njera tjetren duke gurgulluar ashtu natyrshem. Vjershen tuaj e sollet ketu ne sitin http://www.proletari.com ashtu si ndijesia e juaj e pikturoi aq embel dhe pa asnje sforcim.
Une per vete ndjej duke lexuar vjershen muziken e valeve te ngrohta te Liqenit.
Po ti veme re me kujdes poetet e medhenj ne krijimtari eshte se kane qene shume prane natyres. Nuk jane shkeputur prej saj sepse sikur venitet mendoj une poezia.
Nese pret njeriu te beje nje poezi sikur Lasgushi, At Fishta, Kadare, Kuteli, Asdreni,....kurre nuk mund te krijoji as edhe nje strofe te vetmen.
Lirizmi le te jete lapsi i krijuesit!
Suksese ne krijimtarine tuaj! Faleminderit per dhuraten qe i bete miqve te sitit!



Ju falenderoj i nderuar Laert per fjalet tuaja. Mendoj gjithashtu qe nje poezi nese eshte e ndjere dhe nese shkruhet ne momentin qe domosdoshmerisht nuk mund te mbahet me brenda trurit, aq me teper nese i kushtohet nje vigani e tille si Lasgushi, me siguri do te beje efektin qe edhe mua me kane bere vargjet tuaja te bukura, te shkruara ne kete teme per te.
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 8 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 02 Dhjetor 2020, 11:56
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari