Letra dhe lapsi nje misherim i vargut ku letrari le gjurme ne historine dhe legjenden e nje kombi.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 6 postime · Faqe 1 prej 1
Dosja - Visar Zhiti në Kurthin e Hanxharve të Komunizmit
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4552
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Pjesa e I-rë
Sulmi Barbar mbi Kishën dhe Besimin Katolik

Imazh
Nisë sulmi i egër e i pashpirtë të etur për Martirë të tjerë i kryeministrit Edvin Rama dhe i gjithë profesorave, shkrimtarve, pedagogve, politikanve, gazetarve të fesë islame dhe ortodokse në dukje kundër Imzot George Frendo-s, por në faktë kundër besimit Katolik, besimit minorantë në Shqipëri për si kokë turku - Visar Zhitin, siç duket - pengë i Hijes të Sigurimit.

Një testim i Ndërgjegjes të Kombit nga Edvin Rama dhe Kuzhinës tij



Reagimi Dinjitoz i Klerit Katolik
Ndaj Intrigave të kurdisur nga kryeministri Edvin Rama

Imazh

Imzot George Frendo: Kisha Katolike kundër Visar Zhitit në Vatikan

07/02/2015
Nga Fatmira Nikolli*
Kisha Katolike del kundër kandidaturës së Visar Zhitit si ambasador i Shqipërisë në Vatikan. Lajmi bëhet publik nga imzot George Frendo, ipeshkv ndihmës i dioqezës Tiranë-Durrës dhe sekretar i përgjithshëm i Konferencës Ipeshkvnore të Kishës Katolike. Në një intervistë për “GAZETA SHQIPTARE”, ai jep qëndrimin zyrtar të Kishës Katolike dhe arsyet pse kundërshtohet emri i Zhitit. Arsyeja në fakt, është një dhe e vetme: Besimi fetar i Zhitit. Kisha është kundër një ambasadori mysliman në Vatikan, kur Shqipëria është një vend ku 12-15% e popullsisë është katolike. Për ta, mundësitë e gjetjes së një emri katolik janë të shumta, madje imzot George Frendo, shprehet se qeveria duhet të ishte konsultuar me ipeshkvinjtë, dhe se kisha i ka shprehura ankesën e saj për “emrin Zhiti” presidentit Nishani dhe kryeministrit Rama.
Kryeministri i vendit, z.Edi Rama, ka propozuar si kandidat për ambasador të Shqipërisë në Vatikan, z.Visar Zhiti.

Si e ka pritur Kisha Katolike këtë propozim?
Imz. Frendo
Së pari, dua të theksoj se Kisha Katolike nuk ka asgjë kundër personit Visar Zhiti. Absolutisht asgjë. Është një person me integritet. Megjithatë, duhet të kemi parasysh që selia e shenjtë është një shtet shumë i veçantë, sepse edhe në kremtimet e veçanta për të cilat zakonisht ftohen ambasadorët, ka shumë kremtime liturgjike, fetare e prandaj, edhe për raste të tilla është shumë e përshtatshme që ambasadori kur është e mundshme, dhe këtu në Shqipëri sigurisht që është e mundshme, të caktohet një person katolik.
Këtu është mundshme, sepse katolikët përfaqësojnë, 12-15% të popullsisë. Persona katolikë të aftë për këtë detyrë kemi shumë.

Cilët mund të jenë emrat?
Imz. Frendo
Më mirë jo me emra.
Mbase i ngarkuari me punë tani në Ambasadën e Vatikanit, z.Ardian Ndreca?
Ardian Ndreca është paraqitur si propozim i kryeministrit për ambasador në Vatikan. Ai nuk është pranuar nga presidenti. Por, kemi shumë intelektualë të tjerë që mund të merren me diplomaci e veçanërisht me diplomacinë e selisë së shenjtë. Edhe si ambasador në selinë e shenjtë, kur është dikush që është familjar me kishën, me personelin e Kishës Katolike, atëherë kjo është sigurisht një avantazh, pasi është ambasador në një shtet të veçantë. Më duhet të theksoj se përveç kësaj, vitin e ardhshëm, ne do të përkujtojmë përvjetorin e 25-të të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Vatikanit, që nga rënia e regjimit komunist. Deri tani, qeveria gjithmonë para se të caktonte ambasadorin është konsultuar me hierarkinë dhe me ipeshkvinjtë në Shqipëri. Dhe ka qenë gjithmonë ambasador një katolik.

Në këtë rast, qeveria nuk është konsultuar me Kishën Katolike?¨
Imz. Frendo
Me ipeshkvijtë jo. Për këto arsye do të dëshironim që të jetë një katolik dhe do donim që qeveria të konsultohej me ipeshkvijtë për emrin.

Pse nuk mund ta bëjë detyrën e ambasadorit të Shqipërisë në Vatikan, një mysliman si Zhiti, i cili nuk është radikal, është i moderuar, një shkrimtar, poet, përkthyes i poezive të Papa Vojtilës, dhe që ka marrëdhënie të mira e bashkëpunim me komunitetin katolik në Shqipëri?
Imz. Frendo
Nuk dyshoj për të, nuk kemi asgjë kundër tij, siç ju thashë më lart. Por, kur është një person që është familjar me Kishën Katolike dhe vetë është katolik, atëherë kjo është për të mirën e tij. Është një cilësi plus, një avantazh për personin që e kryen këtë detyrë.

Si ia bën Vatikani me ambasadorët e atyre shteteve që janë myslimane?
Imz. Frendo
Kjo është situatë tjetër. Shqipëria nuk është një vend mysliman, është një vend laik. Duke respektuar laicitetin e shtetit, dhe për faktin se kemi këtë përqindje të katolikëve në këtë vend, atëherë besoj se është shumë më e përshtatshme dhe logjike që të caktohet një katolik.

Vetë Kisha Katolike shqiptare, është konsultuar me Vatikanin? A i merr mendim Vatikani Kishës Katolike Shqiptare, për emrin e ambasadorit të Shqipërisë atje?
Imz. Frendo
Jo. Për sa e di unë jo. Di që Vatikani ka pyetur pse ende nuk është caktuar një ambasador sepse ka më shumë se një vit jemi pa ambasador për selinë e shenjtë.
Ia keni shprehur shqetësimin tuaj për emrin e Zhitit shtetit shqiptar?
Po, ia kemi shprehur autoriteteve shtetërore. Konkretisht presidentit dhe kryeministrit.

Ata janë në dijeni të kundërshtimit tuaj?
Imz. Frendo
Po janë.
Për këtë arsye e ka kundërshtuar presidenti Nishani emrin e Zhitit?
Ne ende nuk kemi marrë asnjë përgjigje zyrtare për letrën që kemi dërguar.
Kur është dërguar letra? Pardje (të enjten). Menjëherë, pasi mësuam nga media se ishte propozuar nga kryeministri emri i zotit Zhiti.

A duhet të jetë patjetër ambasadori i Shqipërisë në Vatikan përfaqësues i katolikëve Shqiptarë?
Imz. Frendo
Jo, vetëm se është më e përshtatshme. Dhe nuk do të ketë asnjë problem, për shtetin dhe qeverinë që të caktojë një katolik. Deri tani, gjithmonë është respektuar ky fakt.

Cilët kanë qenë ambasadorët e Shqipërisë në Vatikan?
Imz. Frendo
Por, për shembull, Villi Kamsi ishte i pari, Pjetër Pepa, Zef Bushati, Rrok Loku, Jub Bushati. Këto mund të përmend që i kujtoj, por të gjithë janë katolikë.
A mund të ndodhë që qëndrimi juaj të keqkuptohet? Ju doni një katolik nga veriu?
Jo, nuk ka rëndësi që është nga veriu apo nga jugu. Mund të jetë edhe nga jugu. S’ka rëndësi, rëndësi ka të jetë katolik që të mund të zhvillojë më mirë detyrën e tij si ambasador për selinë e shenjtë.
Janë ritet fetare që nuk i njeh një mysliman, është mënyra se si e shpreh besimin, ku është problemi?
Jo vetëm këtë. Sigurisht që një ambasador i cili nuk është katolik, nuk e ka të detyrueshme, të shkojë për çdo kremtim liturgjik, në të cilët zakonisht ftohen ambasadorët, megjithatë, kur është një rast i veçantë, për shembull, kur shpallet një i shenjt i ri, kur emërohen kardinalë të rinj, ftohen ambasadorët. Një që nuk është katolik, në këto raste, ose nuk shkon fare, nuk është i detyruar, ose ndihet si një ‘peshk në zall’.


Por, ai mund të shkojë siç shkon për shembull ambasadori i Kuvajtit, në një rast të tillë?
Imz. Frendo
Mund të shkojë, por dihet që ndihet jashtë vendit. ‘Peshk në zall, peshk pa ujë’.
Papa Françesku, kur erdhi në Shqipëri, vlerësoi Shqipërinë e shqiptarët, harmoninë fetare, foli për të përndjekurit. Parë nga ky këndvështrim, fakti që zoti Zhiti është një ish-i përndjekur politik, por nga ana tjetër, sjell edhe shembullin e harmonisë fetare, a duhet të jetë një arsye më shumë pse ai duhet të shkojë?
Kemi shumë mënyra se si të tregojmë bashkëjetesën paqësore dhe harmoninë ndërfetare. Kemi shumë raste për ta treguar. Shteti i Vatikanit është një shtet i veçantë. Për të dërguar një person si ambasador në një vend, presupozohet, që ai duhet të ketë pak idenë e diplomacisë dhe të jetë familjar me atë vend ku dërgohet si ambasador.

Por z.Zhiti ka qenë pjesë e ambasadës tonë në Romë dhe është familjar, nuk vlen kjo?

Imz. Frendo
Po, ka qenë. Por, shteti i Vatikanit, dallon shumë, shumë nga çdo vend tjetër. Ambasadori i Vatikanit është ambasador, i një shteti që është njëkohësisht edhe një besim. Që të jetë ambasador për këtë shtet, pra për Vatikanin, nuk them një kusht, por është një përparësi që ti përkasë atij besimi.
Megjithatë, kemi një të ngarkuar me punë atje, që është Ardian Ndreca. Ju a do ishit dakord për emrin e tij si ambasador?
Përveç faktit se ai nuk është miratuar nga presidenti, ka edhe një problem tjetër me Ndrecën. Ai punon në një organizëm kishtar atje në Romë. Ka një klauzolë në diplomacinë e Vatikanit, që ambasadori mos të jetë një person i cili është i punësuar me organet kishtare.

Gazeta Shqiptare - marrë nga Revista Drini


Reagon Imzot George Frendo: Nuk kam thënë që Zhiti është mysliman.
Imazh

Hene, 09 Shkurt 2015 21:47
Koha e Jonë
Sekretari i Përgjithshëm i Konferencës Ipeshkvore, Imzot George Frendo ka shpërndarë sot një e-mail zyrtar, përmes të cilit përgënjeshtron intervistën e publikuar në “Gazeta Shqiptare”, ku ai citohej se ishte kundër kandidaturës së Visar Zhitit si ambasador në Vatikan. Sipas Fendo, titulli dhe përcaktimi se Visar Zhiti është musliman, janë të paqenë. Më poshtë e-maili i Frendo, sekretar i Konferencës Ipeshkvnore:

“Pohoj me kompetencë të plotë se: "Nuk kam thënë se Visar Zhiti është musliman"!
Nuk e kisha imagjinuar kurrë se do të bëhesha aq popullor në mjetet e komunikimit. E gjithë kjo për shkak të një interviste që më bëri “Gazeta Shqiptare”.
Por dëshiroj të theksoj disa pika të rëndësishme që dolën në atë intervistë.

•Së pari, vetë titulli i intervistës “Kisha Katolike kundër Visar Zhitit në Vatikan”, nuk është pjesë e intervistës. Është titull i vendosur nga gazeta.
•Së dyti, në asnjë moment të asaj interviste nuk kam thënë se Visar Zhiti është musliman.
•Së treti, as kam thënë se Ambasadori për Vatikanin duhet të jetë katolik. Thashë vetëm se është më e përshtatshme të jetë katolik.

A kam të drejtë, në një vend demokratik, të shpreh mendimin tim? A kam fyer ndjenjat e dikujt me këto fjalë?


Në përgjigjen për këtë intervistë.
Zoti Zhiti tha se u pikëllua. Unë nuk gjej asnjë vështirësi të kërkoj falje kur padashur fyej dikë dhe nëse e kam fyer Z. Zhiti, i kërkoj ndjesë. Por, them sinqerisht, nuk besoj se kam thënë asnjë fjalë që mund të ketë fyer Zotin Zhiti.

Imzot George Frendo”.


Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë letër Nishanit dhe Ramës
“Jo ambasador mysliman në Vatikan”
Imazh
08 shkurt 2015 11:34

Kisha Katolike e Shqiperise kundershton propozimin e qeverise per dergimin si ambasador ne Vatikan te Visar Zhitit.
Ne nje leter drejtuar Presidentit te Republikes Bujar Nishani, Kryeministrit Rama si dhe sekretarit te shtetit te Vatikanit monsinjor Parolin, konferenca ipeshkvnore e Shqiperise, si institucioni me i larte perfaqesues i komunitetit katolik,shprehet kunder vendimit te qeverise shqiptare, qe ka perzgjedhur si perfaqesuesin e vendit tone prane Selise se Shenjte, nje intelektual jo katolik. Behet fjale per poetin Visar Zhiti..

“ Konferenca Ipeshknvore e Shqiperise deshiron te shprehe zhgenjimin e saj per faktin qe, per rolin e Ambasadorit te Shqiperise per Seline e Shenjte, duke mos kontestuar aftesite e Zotit Visar Zhiti, nuk u emerua nje person nga komuniteti katolik. Na duket i cuditshem edhe fakti qe nuk u konsultuam per kete ceshtje.

Qe nga rifillimi i marredhenieve diplomatike mes Shqiperise dhe Vatikanit, gjthmone eshte zgjedhur nje katolik per rolin e Ambasadorit per Seline e Shenjte. Per fat te mire, nuk mungojne persona katolikë te afte per te zhvilluar kete mision diplomatik prane Selise se Shenjte.Ambasadori prane Selise se Shenjte natyrshem merr pjese ne shume kremtime fetare liturgjike. Prandaj kerkojme qe Ambasadori te jete nje person qe i perket Kishes Katolike.”

Keshtu shprehet konferenca ipeshkvnore ne letren e saj derguar krereve te shtetit, por qe njekohsisht ve ne dijeni edhe sekretarine e shtetit te Vatikanit.

“Shprehim gjithashtu kenaqesine e madhe qe marredheniet e Shqiperise me Seline e Shenjte kane njohur nje epoke te re qe prej fillimit te demokracise. Ne fakt, vitin e ardhshem do te perkujtojme pervjetorin e 25-te te marredhenieve diplomatike mes dy shteteve. Marrdheniet diplomatike me Seline e Shenjte, per vete natyren e tyre specifike, presupozojne nje ndihme dhe mbeshtetje nga Kisha Katolike lokale, ne respekt total te laicitetit te shtetit.”
Ne letren drejtuar presidenti Nishani dhe kryeministrit Rama, perfaqesuesit me te larte te komunitetit katolik ne Shqiperi, I falenderojne ata per mbeshtetjen e dhene ne zbatimin e misionit te Kishes Katolike ne Shqiperi si dhe per kontributin e dhene qe ka bere qe vizita e Papa Franceskut ne Shqiperi te ishte nje sukses i madh.

‘Shpresojme dhe urojme qe marrdheniet mes Qeverise dhe Kishes Katolike te vazhdojne duke u perforcuar perhere e me teper.”

Keshtu mbyllet letra e konferences ipeshkvnore , qe per here te pare reagon ndaj nje kandidati te qeverise per ambasador ne seline e shenjte, qe prej vendosejs se marredheineve diplomatike mes Shqiperise dhe Vatikanit 24 vjet me pare. Reagim pritet te kete edhe nga vete Selia e Shenjte.
Por, propozimi I ministrit te jashtem Bushati qe te firmose emrin e Visar Zhitit si ambassador ne Seline e Shenjte apo dhe te disa te tjereve ne vende te tjera, moren dje pergjigjen e prere negative edhe nga presidenti I Republikes Bujar Nishani. Pasi sipas kreut te shtetit , per te disaten here radhazi, kjo ministri nuk eshte konsultuar paraprakisht me institucionin e presidentit rreth kandidateve per ambasadore, duke ia derhaur ne tavoline emrat e perzgjedhur vetem kjo ministry. Presidenti i Republikes te cilin Kushtetuta ia njeh te drejten e e dekretimit te lirimit nga detyra dhe emerimit te ambasadoreve ne vendet ku jane te akredituar, tha prere se nuk do te kete asnje firme te tij pa patur me pare nje process konsultimi mes institucionit te presidences dhe ministrise se puneve te jashtme, per emrat e kandidateve per ambasadore.


http://www.abcnews.al/lajme
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4552
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
- Pjesa
Mjerani - Visar Zhit realizoi rolet e diktaturës deri te fjala Inkuizicion
"Keqpërdorimi,, i lolos, Visar Zhitit nga dy kryeministra; Sali Berisha dhe Edvin Rama

Visar Zhiti, Ministër i Kulturës inauguron Bustin Sabri Godos, ish hetues i Ministrisë Brendshme, që ka torturuar Familjet e Vjetra të pasura katolike në Shkodër

Imazh


Fjalimi i Visar Zhitit për Sabri Godon(8.VIII.1929 – 3.XII.2011) pas 16 muajsh të vdekjes të Godos!

10 maj 2013
Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, z. Visar Zhiti e ka cilësuar Sabri Godon si luftëtar të lirisë.

"E dashur familje e Sabri Godo, i dashur Kryetar i Bashkisë, të dashur diplomatë, ministra, deputetë, të dashur të pranishëm!

Më lejoni ti drejtohem Sabri Godos, mirëseerdhët! Kujtuam se iku por nuk është e vërtetë, ai u kthye prapë. U kthye aty ku e la punën, si deputet i popullit të tij. Tani është pranë Parlamentit përgjithmonë. Sabri Godo ishte luftëtari i lirisë, tani është në mermer, për ta përkujtuar si të tillë.

Sabri Godo është kryetutor i Kushtetutës, është pikërisht në tempullin e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Sabri Godo ishte njeri i madh, ishte shkrimtar i madh. Ai solli përsëri kryetrimin, Skënderbeun për lexuesit shqiptarë, solli Ali pashë Tepelenën, solli plakun e Butkës dhe ata e mbajnë përjetësisht tani emrin e tij këtu. Sabri Godo, deputet i përhershëm i shpirtit të popullit të tij! Qetësi dhe krenari! Faleminderit!”


U morë Fjalimi i papërgjegjshëm - pro-komunistë i ish ministrit Visar Zhitit te linku i Bashkisë Tiranë;
http://www.tirana.gov.al/sq/Lajmet-Aktu ... 3%AB--5704

Kisha është Inkuzicion - ishte fjala urrejtëse e thellë e shpërthyer nga V.Zhiti prej një fjalë e drejtë e një meshtarit
Imazh
Visar Zhiti: Kisha kundër meje në Vatikan, reagim fondamentalist

M’u duk shkrim për një inkuizicion.
Së pari, ai që ka folur, nuk e di në ka folur, në emër të vetes, a të kujt tjetër. Unë nuk e njoh dhe nuk e di a më njeh. Po patjetër që nuk më njeh. Ai nuk e di çfarë jam unë, mysliman, apo katolik, apo bektashian, apo laik. Unë, meqenëse po bëjmë këtë bisedë, kam kohë që punoj me kulturën katolike si një nga themelet e Europës së bashkuar.
- Jam përkthyes i poezive të Papa Vojtilës, jam autor i katër librave për nënë Terezën. varësisht nga origjina, unë në burg kam qenë mes priftërinjve katolikë, ata ishin midis të tjerëve, miqtë e mi.
- Dhe, ku e di ai që unë nuk jam pagëzuar në burg, ku ai nuk guxon të kthejë kokën ta shohë? Jam, në një gjendje të rëndë. Më duhet të pushoj së qari që të flas me ju”, shprehet Zhiti në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”.
- “ Unë jam shumë i krishterë, nëse ai do ta dijë. Kam vepra të krishtera. Edhe libri im i fundit, “Lajmëtarët e Europës”, është himn për priftërinjtë e masakruar nga komunizmi.
- Ne, jemi shtet laik, nëse sipas tij, përdoret gjuha e shifrave, që Shqipëria ka 15% të popullsisë katolike, e që unë mendoj se janë më shumë, atëherë ai le të pretendojë që në Vatikan të ketë 15% të krishterë në atë ambasadë. Logjika e shifrave kjo është, nëse ai do logjikë shifrash.
- Nëse Shqipëria sipas zotërisë, konsiderohet vend mysliman dhe ka 15% katolik, le të pretendojë që 15% e punonjësve të jenë katolikë në të gjitha ambasadat, qoftë edhe në Vatikan dhe jo të nxjerrë brirë djallëzor për të arritur një qëllim tjetër që nuk ka lidhje me punën, me diplomacinë, me fenë, aq më tepër me Krishtërimin”, vijon më tej Zhiti në reagimin e tij.


Zhiti: Zot fale Nishanin se nuk e di se çfarë bën!
Imazh

16 Shkurt, 2015
Rreth orës 11:00 të ditës së sotme, Visar Zhiti, i propozuar nga qeveria për ambasador në Vatikan, pati një takim me Presidentin Bujar Nishani, që ka deklaruar se do e refuzojë kandidaturën e tij.
“Nuk pati asnjë gjë të re, ato që janë thënë në shtyp,” tha Zhiti pasi doli.
“Më thirri dhe ato që kishte për të thënë me shkrim, m’i tha me gojë”.
“Nuk i kam kërkuar asgjë Presidentit,” tha Zhiti.
“Shqipërisë time i kam shërbyer edhe në burg, kur nuk donte Shqipëria. Në burg kam qenë edhe me priftërinjtë e Vatikanit, me priftërinjtë e burgosur. Kemi bërë dhe festa e kungime të fshehta”.
“Më vjen keq për vendin që ka njerëz kaq të dobët që nuk kanë interes të parë vendin por interesat e tyre vetjake”
“Dal duke thënë o Zot mëshiroje Presidentin se nuk e di çfarë bën”, theksoi Zhiti.
http://www.shqiperialive.com/blog/2015/ ... cfare-ben/


Kush është Visar Zhiti?

Visar Zhiti është diplomuar në Universitetin e Shkodrës 1971-1975, në Gjuhë Letërsi Shqipe
Visar Zhiti ka punuar si mesues 1975-1979. Ka qenë drejtor i Shtëpisë Botuese “Naim Frashëri”, 1992-1994 si edhe gazetar në gazetën “Rilindja Demokratike”. Ai ka shërbyer si Ministër Këshilltar në Ambasadën e Shqipërisë në Romë 1995-2013. Në vitin 1996 zgjidhet si deputet në qytetin e Lushnjës.

Perskuqja dhe ngerdheshja e idhujtareve te tiranise dhe veprimtareve te saj aktive se kane bere ndryshim eshte nje modifikim per nderruar sundim Berja minister e Zhitit nuk ishte aspak reflektim,por mashtrim, ishte perkedhelje e te vuajturve per te fshehur hilete e kupoles qe mbjell shemtim; genjeshtra,fyerje,vjedhje,krim..Asgje me teper nuk ka bere Zhiti perveçse u eshte dorezuar instinkteve te dominimit per perfitim duke iu perulur ne lirim persekutoreve prej te cileve kishte marre denim.Sjellja e zhitit eshte nje atavizem i se shkuares, nje rikthim tek kultura ne rrethim, qe kultivonte hakmarrje,urrejtje e mohim.
…Si poet nuk besoj se ka peshë ne letersine e re shqiptare,sepse dhe ky i ka kenduar Enverit dhe mund ti ripublikohen,pavarsisht se jane shkruar ne monizem
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4552
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Edvin Kristaq Rama urren Kishën Katolike - Shërbëtor i intrigave të Përçarjes të Harmonisë Fetare në Shqipëri

Debati dhe intrigat antikatolike të emnimi të Visar Zhitit - ambasador në Vatikanë u sajuan nga armiku i Kishës Katolike - Edvin Kristaq Rama - kryeministër

Imazh
Imazh
Visar Zhiti - Nën Kurthin e dy Hanxharve të Sigurimit të Shtetit diktatorial komunist


- Pjesa e II-të -
Edvin Rama - avokatë i Një ish të burgosurit nga prindët dhe partia e tij
"Edi Rama: Ridënimi i Visar Zhitit"

Imazh

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka dalë në mbrojtje poetit Visar Zhiti, duke i quajtur deklaratat e Kishës si ribënim të Zhitit.

RIDËNIMI I VISAR ZHITIT

Poet i rrallë. I burgosur politik i diktaturës. Shqiptar edhe më i rrallë. I vetmi deputet e ministër i Partisë Demokratike që s’ka fyer kënd dhe as ka shpifur për askënd. Një periudhë shërbimi në diplomaci me kontribut për kulturën. Botues i një volumi dinjitoz në italisht në nderim të Nënë Terezës.
E propozojmë për ambasador të Shqipërisë në Vatikan. Një figurë lokale e kishës katolike shqiptare prononcohet me rezerva ndaj tij. Prononcim i papranueshëm për të cilin vetë ati në fjalë kërkon ndjesë publike. Komisioni i Jashtëm i Kuvendit i jep Visar Zhitit mbështetje pa asnjë rezervë. Vetë Selia e Shenjtë, përmes Nuncit Apostolik në Tiranë, na përcjell mirëpritjen më të ngrohtë për propozimin, me fjalët më të mira për kandidaturën.
Kandidatura është në tryezën e Presidentit të Republikës për firmë. Presidenti i Republikës, përmes një prononcimi për një emision lajmesh deklaron mosdekretimin e Visar Zhitit! Argumenti i zotit President? Kandidati për ambasador i Republikës së Shqipërisë në Vatikan, paska cënuar kishën me një prononcim publik! Një prononcim ky i fundit në fakt, krejt i pafajshëm dhe, njësoj si poezitë e pafajshme dikur, rifabrikohet si arsye e lartë shtetërore për të ndëshkuar Visar Zhitin.
* * *

Jam zotuar të mos i komentoj në publik kundërshtitë e mia ndaj Presidentit të Republikës. Sepse Bujar Nishani është kalimtar, ndërsa Presidenti i Republikës është një institucion themelor i shtetit shqiptar – edhe pse i rrënuar nga Partia Demokratike në pushtet, njësoj si tërë shteti që ai pushtet la pas në 23 qershor 2013.
Por sot, unë nuk mund të hesht dot në asnjë mënyrë. Sepse ky është ridënimi i Visar Zhitit. Fatmirësisht më i lehtë se i pari. Sepse poeti nuk do të kyçet në burg; djali nuk do të shkëputet për së gjalli nga nëna; bashkëshorti nuk do të ndahet me përdhunë nga gruaja.
E megjithatë, ky ridënim është fatkeqësisht më i hidhur se dënimi i parë. Sepse një i dënuar i diktaturës komuniste për lirinë poetike, nuk mund të ridënohet sot nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë për qëllime politike.
http://www.rtklive.com/?id=2&r=20850


Sulmi frontal hakmarrës ndaj Zhitisë nga banda e Edvin Ramës
Nisë sulmi publik ndaj Zhitisë nga Koço Kokëdhima, Kadri Hazbiu i Edvin Ramës

"Visar ti nuk ke byth"
Kokëdhima sulmon barbarisht diplomatin

Imazh

BY OPOZITA
FEB 18TH, 2015

Edhe pse Visar Zhiti është i emëruar nga mazhoranca si kandidat për ambasador në Vatikan, duket se jo të gjithë brenda së majtës janë dakord me këtë gjë.
Gazeta e Koço Kokëdhimës shkruan sot se Visar Zhiti nuk ka këllqe për të qenë ambasador.
Në shkrimin e bërë nga kryeredaktori i kësaj gazete, Arben Rrozhani, Zhitit i përmendet edhe një “njollë e zezë” gjatë kohës që ishte ministër.
“E ke vendin këtu, për shumë motive. Dhe për më të madhin motiv, këtu ke Atjonin, birin tënd të vetëm, që nuk jeton më…
Nuk e ke vendin, as në Vatikan, as në ndonjë ambasadë tjetër, qoftë edhe si i ngarkuar me Punë, për të hequr qafe firmën e oponentit Bujar.
Nuk mund ta bësh atë punë, nuk është për këllqet e tu dhe unë, edhe pse të vjen keq, nuk kam besim te aftësitë e tua si përfaqësues i shtetit shqiptar në Selinë e Shenjtë.
Jo se nuk je katolik, por nuk ke treguar se je ekzekutiv dhe ti atje do të shkosh si pjesë e Ekzekutivit shqiptar.
Po të kujtoj një “njollë” të errët në biografinë tënde ekzekutive, në ato pak muaj kur ishte ministër i qeverisë Berisha…
Ke dhënë me qira deri në 500 metër katrorë sipërfaqe deri në 20 vjet.
Pra ti vetëm në një muaj, pasi more postin ekzekutiv, firmose për të shitur për dy dekada, njërën prej fortesave, ku për 25 vite kishte luftuar, heroi ynë kombëtar, kalorësi i Krishtërimit, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Ti Visar nuk duhet të shkosh në asnjë ambasadë.
Mbrojtësit e t’u të shumtë ngrejnë lart penën tënde, poezinë, prozën, publicistikën dhe për këtë të marrin hopa për të të çuar në kolltukun e ambasadorit. Nuk na duhesh për atje Visar. Kemi parë shumë si vëllezër të tu, edhe ata njerëz të letrave.
Po të kujtoj Besnik Mustafajin apo Ylljet Aliçkajn, edhe ata njerëz shumë të mirë, si ti. U bënë ambasadorë të Shqipërisë në Francë…dhe çfarë bënë për ta afruar Shqipërinë me Parisin zyrtar? Përdorën këtë mandat të vyer diplomatik për të lëvruar gjinitë e tyre letrare, për t’i botuar ato, por nuk prodhuan asgjë për Shqipërinë.
Ti nuk mund të jesh pjesë e kësaj trupe diplomatike, që është ende rrumpallë…”, shkruan ai./b.
18 shkurt 2015

koment
armando says:
February 18, 2015 at 9:24 pm
Nga bordelloja e Kocos eshte nisur nje shigjete ndaj Zhitit nga prostituta Rozhani. Kjo eshte bere me porosi te Kocos dhe dijeni te Rames…Por fatkeqin Zhiti Rama e godet edhe nga bordelloja e Meros i cili me nje gure vret dy zogj, sulmon prostutiten Koco por edhe ridenon edhe Visarin, dhe kjo eshte me porosi te Veliajt dhe dijeni te Rames. Zhiti duhet ta kuptoje se eshte futur ne kuzhinen e nje bordelloje qe i ka marre rinine…Nipi i Spiro Kolekes, Djali i Xhelil Gjonit, djali doun i Sul Bushatit, Vajza e Hamit Shamkut, djali i Babe Myslymit, e tjere e tjere jane gati te ndertojne intriga pafund vetem e vetem qe te turperojne e perdhunojne Visarin e vuajtur. Visari duhet te dale dhe te distancohet nga kjo bordello e piste qe kerkon ta beje pis nje figure te nderuar dhe te vuajtur, vetem keshtu do te mund te dilet i paster nga kjo histori qelbesirash…

http://opozita.com/2015/02/18/visar-ti- ... iplomatin/
Edvin Ramës nuk i duhet imazhi i komunistve për Zhitinë para botës, por i duhet Denigrimi i Fesë katolike


Sulmi i hapun i Ilir Metës, Kryetar i Parlamentit kundër Zhitisë
Imazh

Meta: Kandidatura e Zhitit e vlefshme për çdo post
“Kandidatura e Zhitit e vlefshme për çdo post në Republikën e Shqipërisë.”- ka theksuar Meta në lidhje me çështjen e dekretimit të Visar Zhitit si ambasador në Vatikan, çështje kjo që ka thelluar përplasjet Qeveri-President.

Komentë
Thënie diplomatike e Ilir Metës - Zhitija nuk duhet me qenë ambasador në Vatikan, por vetëm në Shqipëri. Gjë që Edvin Rama tashti që e ka konsumuar si njeri nuk do t'i japi asnji postë sikurse prof. Ardian Ndreca që u tallë plot një vjet në Vatikan.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4552
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Presidenti, Bujar Nishani në zbatim të Kushtetutës
Imazh
Bujar Nishani - Faqja Zyrtare

Reagimi i z. Bujar Nishanit, President i Shqiprisë ndaj emrimit të Visar Zhitit si ambasador i Vatikanit nga Edvin Rama, kryeministër

14. februar kl. 20:11 ·
U morë nga facebok
https://www.facebook.com/pages/Bujar-Ni ... 34?fref=ts
Kryeministri nuk lë rast pa dëshmuar se preferon shoun, ekzibicionin, gjestet, pra kollajllëkun, shumë më tepër se thellësinë, seriozitetin, punët.
Fjalët e fryra të Kryeministrit janë tullumbace sapuni pa asnjë peshë që plasin dhe zhduken nga prekja më e lehtë me cilindo argument.
Kryeministri nuk e di, ose bën sikur nuk e di, se Visar Zhiti nuk është nga poetët "e rrallë" të burgosur të diktaturës, por njëri prej tyre. Vetë Visar Zhitit i vjen turp nga cilësimi "i rrallë'.
Po, Visar Zhiti nuk ka shpifur për askënd. Për Visar Zhitin kanë shpifur pafund shëmbëlltyrat e barrikadës sigurimiste qe ndikojnë sot vendim-marrjen.
Visar Zhiti është i propozuar prej Kryeministrit për ambasador në Vatikan pa kushtin themelor, ligjor procedurial, të thënë, të njohur, të shpallur dhe të përsëritur; Konsultimin paraprak me Presidentn e Republikës.
Kryeministri nuk e di se në tryezën e Presidentit asgjë dhe askurrë nuk është thjesht "për firmë". Me këtë padijë kaq të thellë proceduriale Kryeministri provon për të disatën herë një mungese serioziteti sa të pabesueshme dhe të papranueshme për një Kryeministër.
Kryeministri duhet ta mësojë një herë e përgjithmonë se dekretimi apo mos-dekretimi i ambasadorëve, është e drejtë ligjore e e patjetërsueshme e Presidentit të Republikës.
Visar Zhitin nuk po e ridënon Presidenti.
Visar Zhitin po e turpëron dhe riturpëron, dënon dhe ridënon Kryeministri përmes një kurthi duke e kandiduar jashtë procedurave në pritje të refuzimit.
Për Visar Zhitin nuk është ridënim të mos e bësh ambasador.
Për Visar Zhitin është ridënim ta përdorësh për politikë.
Kryeministrit nuk i lypset të zotohet të mos e komentojë Presidentin. Të mos e komentoje Kryeministri Presidentin është një minimum etike që, si e tillë, nuk përbën asnjë meritë, nuk meriton asnjë lëvdatë, e aq më pak autolëvdatë.
Megjithatë, nëse gjithsesi, një zotim ose bëhet dhe mbahet dhe zotuesi lëvdohet, ose bëhet dhe nuk mbahet dhe zotuesi turpërohet. Se ta bësh një zotim, të vetlëvdohesh se e ke bërë, dhe, përtej çdo rrethane apo çfardo kombinimi sado të pafavorshme rrethanash, zotimin të mos e mbash, zotuesi nuk mundet, si po bën Kryeministri, që vetlëvdohet. Por mesa duket nga lëvdimi, autolëvdimi, turpërimi, autoturpërimi Kryeministri ynë nuk ka asnjë haber. Prandaj dhe lëvdatat e vetlëvdatat i bën dhe i ribën edhe kur zotimin e mban edhe kur zotimin nuk e mban, çka është një turp që s'ka kandar që e peshon.
"Argumentat nuk numërohen, argumentat peshohen", thotë një fjalë latine e pakontestuar nga kurrkush deri më sot. Kryeministri ynë fatkeqësisht këtë pohim nuk e respekton.

Komentet
https://www.facebook.com/permalink.php? ... 8424538934


Edvin Rama ulëret i xhindosur, i bën presion fizik dhe verbal presidentit Bujar Nishanit për lolon e sigurimit - Visar Zhitin më 19.II.2015 në telefon.
Imazh
Sokol Balla - vegla e verbët dhe e rrezikshme i Sigurimit të Shtetit komunist

Intervista e 19.II.2015 e z. Bujar Nishanit në "Top Stori" me S.Ballën
Sokol Balla: Deklaratat tuaja publike janë shqetësuese në politikë.


Presidenti Nishani: Ka një sulm të pandërprerë politik që ditën e parë të kësaj qeverie, që s’ka ndodhur kurrë. Nuk bëj avokatin as të Berishës as të Topit, secili prej tyre ta bëjë vetë, por që terma dhe fyerje që janë përdorur nga presidentë ndaj kryeministrave nuk do të dëgjohen nga Bujar Nishani. Pse ky sulm i organizuar? Nuk ka pasur në historinë e pluralizmit shqiptar, sa herë që presidenti kthen një ligj në parlament, sa herë që presidenti conte një dekret, askush nuk merrej me dekretin, argumentat por në mënyrë të organizuar me fyerjet ndaj presidentit, sa i shëmtuar dhe i bukur ishte presidenti, si ecte presidenti, në mënyrë të përsëritur, cdo dy muaj ndaj presidentit, familjes dhe fëmijëve të tij. Ai reagim ka qenë pas 30 min pas një telefonate të papranueshme mes Kryeministrit dhe Presidentit. Kisha dëgjuar që Kryeministri telefonon gjyqtarë dhe prokurorë, por nuk e kisha besuar dhe i kisha quajtur të ekzagjeruara, por jam tronditur nga tonet dhe fjalët e përdorura atë natë ndaj Presidentit, një fjalor i papranueshëm. Nuk mundesh as të ulërasësh, as t’i bërtasësh, as ta fyesh një president për arsye pse nuk dekretokam Visar Zhitin. Menjëherë pas kësaj deputeti i qeverisë doli në parlament me ato akuza. Unë do të përballem me dhunën institucionale që adresohet ndaj institucionit të presidentit dhe qytetarit të këtij vendi. Presidenti është aty të mos ketë frikë se mund ta heqin nga puna, gjobisin etj etj.

Sokol Balla: Në atë telefonatë perceptuat kërcënimin që mund të shkarkoheni nga kjo mazhorancë? Cfarë ju shtyn ta bënni këtë publike pikërisht sonte?

Presidenti Nishani: Ka qenë një telefonatë e papranueshme, e paimagjinueshme, e adresuar me tone dhe terma të papranueshme. Besoj që kjo është e qartë dhe e besueshme.

Sokol Balla:
Sa zgjati biseda?

Presidenti Nishani:
Nuk ka rëndësi se sa ka zgjatur. Para ca ditësh është publikuar edhe në mediat dhe unë nuk e di se kush e ka nxjerrë?

Sokol Balla: Cili është synimi i sulmit?

Presidenti Nishani:
Ka synim që ta bëjë institucionin e presidenitt një kukull pa identitet në varësinë e kryeministrit. Presidenti ka bashkëpunuar në mënyrë shumë luajale me qeverinë, që ditën e parë, do vazhdoj të bashkëpunoj në mënyrë të tillë. Nuk ka qenë cështje Zhiti, ka qenë cështje institucionale, jam aty si president për të mbrojtur interesin e shtetit. Cështja është se prej gati dy vjetësh është kthyer në shqetësim për marrëdhëniet institucionale. Ambasadori i Republikës së Shqipërisë nuk përfaqëson vetëm qeverinë. Nuk kam thënë që Visar Zhiti nuk ishte i denjë. I kam kërkuar kryeministrit në mënyrë të përsëritur që duhet të bashkëpunonim të diskutonim paraprakisht për kandidaturat që do të shkonin ambasadorë, dhe jo për arsye pazaresh. Qeveria duhet të punojë me njerëz dhe instrumentat. Konsultat i kam kërkuar për të shmangur problematikën që mund të lindnin me kandidatura të vecanta. Unë nuk e konceptoj propozimin e kryeministrit një copë letre, propozimi është që kryeministri i thotë presidentit që kemi këto kandidatura për këto vende, a mendoni që ky person me këto karakteristike do të rrisë përfaqësimin? Kjo diskutohet paraprakisht dhe nuk ka asgjë të keqe.

Sokol Balla: Rasti Zhiti nuk besoj se ka nevojë për konsultë?

Presidenti Nishani: Tani megjithëse presidenti e ka kërkuar 5 herë të konsultohet, vazhdon të injorohet. Ndodhi një incident shumë i rëndë, një vend mik i ynë nuk e pranoi letrat kredenciale të presidentit, Emiratet e Bashkuara Arabe. Pas këtij incidenti i kam kërkuar në mënyrë të prerë dhe publike që duke vënë shtetin në situata të tilla, Presidentin në një pozicion të tillë, nuk do miratoj asnjë kandidaturë pa konsulta paraprake. Kërkesa u injorua dhe erdhën propozimet për katër ambasadorë të tjerë, mes të cilës edhe zoti Zhiti. Erdhi ambasadori në BE, në Maqedoni, Izrael dhe Vatikan. Unë nuk mund të mbajë standarde të dyfishta. Natyrisht e gjithë ajo që pasoi qendrimin e presidentit dëshmoi për fat të keq që ishte një kurth politik, një skenar i stisur politik për të vendosur presidentin në një raport me opinionin që gjykonte përmbajtjen e refleksionit tjetër, pa ditur dinamikën e ecurisë, komunikimit, bashkëpunimit. Ndaj edhe njëherë, aty Presidenti i Republikës është që mbi interesin e cdo individi, ndjenjat e cdo individi, të mbrojë interesin dhe dinjitetin e shtetit.

Sokol Balla:
I keni refuzuar të katër këto emra?

Presidenti Nishani: Kushtetuta ka paraparë të drejtën e presidentit për të dekretuar dhe të drejtën për të mos dhënë shpjegime sepse interesat shtetërore nuk janë për në pazarin publik dhe presidenti shikon, barazpeshon e vlerëson interesin e shtetit dhe kjo është arsyeja që i është dhënë e drejta presidentit që të mos e dekretojë dhe të mos japë shpjegime.

Sokol Balla:
Ju thoni që nuk e keni të detyruar shpjegimin, po zotin Zhiti pse e thërritët dhe i dhatë?

Presidenti Nishani: Zoti Zhiti kërkoi të takohej me mua, po ta dija që do të shfrytëzonte këtë për shoë mediatik, nuk do ta kisha pritur.

Sokol Balla: Është sugjeruar që presidenti të mos jetë më as komandant i forca të armatosura dhe as kryetar i KLD-së…

Presidenti Nishani: Duhet të respektojmë atë që kemi vendosur në ligj dhe kushtetutë. Kur s’janë përmbushur këto, atëherë për mua është e papranueshme. Parlamenti është sovrani dhe të ndryshojë Kushteutën, le ta ndryshojë, por jo të shkelë Kushtetutën me një ligj. Nëse parlamenti mendon që nuk i duhet fare presidenti, le ta bëjë, që i duhet një president kukull, le ta bëjë.

Marrë me shkurtime nga Top Story e dt.19.II.2015


Autorët e firmosjes të Peticionit nga ish të dënuar janë ata të Privilegjuarit që i morën të gjitha paratë dhe përfitime nga korrupsioni. Janë shërbëtorët e qeverive komuniste në 25 vitet e fundit

Emerimi i Visar Zhitit në Vatikan; reagojnë të persekutuarit
Imazh

February 13, 2015
Kryesia e Shoqatës Kombëtare Antikomuniste të ish të Përndjekurve Politikë të Republikës së Shqipërisë, në mbledhjen e saj të datës 13./02/2015, mori në shqyrtim diskutimin për emërimin në Shtetin e Vatikanit si Ambasador të Shqipërisë z. Visar Zhiti.
Duke mbajtur parasysh të gjitha diskutimet dhe qëndrimet që po mbahen kundrejt këtij propozimi, madje edhe kundërshtitë e ndryshme të shprehura n’atë drejtim, e quajmë për detyrë të paraqesim edhe ne pikëamjen tonë, me shpresë se do të merret parasysh nga Presidenti i Shqiperise z.Bujar Nishani.
Ju kerkojme ju z.President qe ta cilesoni si nje rast te veçante dekretimin e tij si ambasador, te pa krahasushem me te tjeret. Bindja jonë është se anetari i Shoqatës sonë, ish i dënuari i ndërgjegjes, z. Visar Zhiti, është personi më i përshtatshëm për të përfaqësuar Republikën e Shqiperise në Qendrën Botërore te Krishterimit për këto arsye :
1 – Është një intelektual i shkallës së parë, me një kulturë të thellë e të gjërë, shkrimtar e poet, vepra e të cilit, prej kohësh, ka kaluar kufijtë e Shqipërisë dhe është përkthyer në shumë gjuhë të huaja, i njohur dhe i vlerësuar nga autoritete botërore të letërsisë, fitues i shumë çmimeve ndërkombëtare, i komentuar në organet e shtypit ndër më të shquarat në botë, përfaqëson me një dinjitet të rrallë vendin tonë në kulturën botërore.
2 – Është një njeri me një integritet të spikatur moral, me një karakter të palëkundur, të vënë në provë në vite të gjata burgimi të regjimit komunist, një luftëtar i paepur i pohimit dhe mbrojtjes së vlerave të larta njerëzore e qytetare, një atdhetar, ndër të paktet që i jep nder e shkëlqim imazhit të Shqipërisë në botë.
3 – Është një diplomat i hollë e i durueshëm, me një të kaluar të respektueshme e të vlerësuar në mjediset diplomatike të Romës, ku ka shërbyer me zell, kulturë e pasjon për vite të tëra.
4 – Jemi të bindur se nuk ekziston asnjë pengesë, për sa i përket besimit të tij fetar, si jo i krishterë. Poeti që ka bërë të flasë shqip Papën Vojtila dhe Nënën Terezë në poezitë dhe shkrimet e tij, ka të gjithë përkushtimin dhe aftësinë për të fituar besimin e duhur në Selinë e Shenjtë, për të kryer më së miri detyrën e tij me ndërgjegje e kompetencë në mbajtjen e marredhënieve të Shqipërisë me të në nivelet më të larta.

Mendojmë se emërimi i z. Visar Zhiti në detyrën e Ambasadorit të Jashtzakonshëm e Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Shtetin e Vatikanit, do të jetë një shërbim i madh që i bëhet diplomacisë shqiptare dhe imazhit të Shqipërisë në botë.
Në këtë kontekst e mbështesim, me të gjitha forcat tona, këtë emërim dhe shpresojmë që autoritetet përkatëse vendim – marrëse do t’a mbajnë parasysh vullnetin tonë, për të parë në selinë e lashtë diplomatike të Arbërit në Vatikan, një ish të dënuar politik të diktaturës komuniste, të vetmin e kësaj kategorie ne atë nivel. Nëse politika shqiptare ka, sado pak, respekt për këtë kategori shoqërore që ne përfaqësojmë, nuk duhet të ketë as më të voglin ngurim në vendimin e emërimit të qytetarit Visar Zhiti në detyrën e re dhe të rëndësishme.

Per Kryesine e Shoqates Antikomuniste te te Perndjekurve Politike te Shqiperise

Simon Mirakaj Kryetar i Shoqatës
Uran Butka Kryetar i Keshillit Kombetar te Shoqates
Lili Ndoci Sekretare e Pergjithshme
Reshat Kripa Kryetar i Shoqates Dega Tirane
Seit Prishta anetar i Kryesise se Shoqates
Shkelqim Lepenica Anetar i Kryesise se Shoqates
Mehdi Kraja Anetar i Kryesise se Shoqates
Bilbil Cami Anetar i Kryesise se Shoqates
Fenelon Hoxha Anetar i Kryesise se Shoqates
Jace Hysolli Anetar i Kryesise se Shoqates
Artan Murrizi Anetar i Kryesise se Shoqates
Mark Mustafa Anetar i Kryesise se Shoqates
Mark Alia Anetar i Kryesise se Shoqates
Pashk Lala Anetar i Kryesise se Shoqates

http://tribunashqiptare.net/?p=27134


Artan Fuga: E keqja më e madhe e ne shqiptarëve është se jemi të pafe
Imazh

Filozofi dhe profesori Artan Fuga, thotë se e keqja më e madhe e ne shqiptarëve, është fakti se ne jemi të pafe.

“E keqja jonë si shqiptarë, vuajtja jonë, është se ne jemi të pafe.

Ne kemi shkelmuar fenë e të parëve.
Kurrë nuk do të na ndahet ky mëkat, derisa ta pranojmë, e ta ngremë barrën e tij si thes të rëndë në kurriz nga mëngjesi në darkë.

Feja u duhet edhe ateistëve, le më laikëve!
I duhet edhe klerikëve parakalues…
”,
thotë ai./b.l
3.II.2015 Gaz. Tema Online
https://mail-attachment.googleuserconte ... -1PbdWTURk
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4552
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Komedia e Edvin Ramës me Besimin Katolik -Kush të beson o Edvin se ti dhe ,,djali,, Zaho është katolik?
Imazh
Imazh
Ka të drejtë t'i bjeri dajres se ja ka lënë i jati Kristaqi që firmosi varjen e poetit Havzi Nela, kur kishte rënë Muri i Berlinit

"Rama tërheq vëmendjen e italianëve
• Florenc Stafa
• 19 Shkurt 2015, 11:27
Intervista e Edi Ramës për televizionin italian, La7 ka tërhequr më shumë vëmendjen e italianëve se sa të shqiptarëve brenda dhe jashtë kufirit. Shumë italianë kanë reaguar në rrjetet sociale duke thurur lavde për kryeministrin e Shqipërisë.

Gjatë intervistës në emisionin “Le invasioni barbariche”, Rama foli dhe për diversionin fetar brenda familjes së tij duke thënë se, prindërit e tij janë ortodoksë, ai është katolik, bashkëshortja myslimane, dy fëmijët nga martesa e kaluar janë ortodoksë, ndërsa i vogli Zaho është katolik.

“Duket njeri i mençur dhe me siguri flet italisht më mirë se politikanët tanë”, shkruan Teresa Guçini në “Twitter”.
“Ku e kishin fshehur shqiptarët këtë kryeministër të shquar?”, pyet Alessandra Dardes.
Një tjetër komenton se do ta dëshironte Ramën kryeministër të Italisë dhe pse jo dhe në Bruksel.
“Më transferoni në Shqipëri”, shkruan Diletta Paoletti.
http://www.shekulli.com.al/p.php?id=219226
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4552
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Aktualiteti dramatik i mesazhit të Papa Benediktit XVI, në ngërçin diplomatik shqiptar

Nga Dr. Nest Zefi
Më 19/02/2015
Kleri Katolik u vue në shënjestër nga klasa intelektuale akademike me lidhje të komunizmit nga Intriga e Edvin Ramës
Imazh
Dritëro Agolli që e përsekutoi, e futi në burg Visarin tashmë rreshtohet kundër Kishës me thanien: "Kisha Katolike si Byroja e PPSH, Zhiti të shkojë në Vatikan"

”…..u vu në shënjestër të komunizmit shqiptar, pra, komuniteti katolik me klerin e vet, bashkon sot në mënyre negativisht mbreslanëse nji pjesë të mirë të spektrit kulturor e politik shqiptar, tue konfirmue matricën e përbashkët burimore-kulturore të krejt personaliteteve me petk institucional e kulturor që më zell shembullor u rreshtuen me mbrojtë Vizar Zhitin prej inkuizicionit të Kishës. Nuk munguen as disa të persekutuem të regjimit të kaluem me folë në terma ultimativë tu e kritikue Kishën në emën të solidaritetit me bashkëvuejtësin Zhiti, tue harrue se klerikët e Kishës Katolike janë persekutu bash për faktin se ishin kundërshtarë parimor e dinjitozë të fesë ideologjike të antikrishtit dhe jo andrrimtarë të autoiluzionuem në rastin ma të mirë, të cilët gjatë ndërtimit të socializmit “ranë prej fikut” dhe për pasojë u dënuen me “riedukim” prej “nanës parti” për me kuptue mungesën e vigjilencës ndaj armikut të klasës apo edhe mëkate të tjera të papranueshme për Shtetin e diktaturës së proletariatit. Gjithmonë tue respektu me përulje e dhembshuni kristiane vuejtjet e të gjithë atyne që u dergjen në kampet e shfarosjes komuniste, përtej vlerës hierarkike morale të motivacioneve të dënimit, shtoj se nuk i bàn mirë pikërisht atyne vuejtjeve “elegjia” e këndueme sot se Visar Zhiti po ripersekutohet mbasi nuk po dërgohet ambasador në Vatikan.

Të favorizuemit e komunizmit nga të përsekutuem që i morën paratë e burgut komunistë
Ndoshta Zhiti bashkë me pak emna të tjerë, të cilët numërohen me gishtat e nji dore dhe i përkasin ish të përndjekunve politikë, qeveritë që kanë ardhë mbas ramjes së diktaturës, u treguen bujare në rehabilitimin e tyne në sistemin politik e shqonor, ndryshe prej shumicës që dergjen prapë në kalvarin burokratik për me plotësue dosjet e njohjes së viteve të burgut, pa permendë pjesën tjetër, së cilës nuk i dihet as se ku i prehen eshtnat.

Çeshtja Zhitja – Depistoi shtresat e persekutuem dhe klasën e re politike
Megjithëse kanë kalue nji çerek shekullit prej ramjes së sistemit monist, modeli kulturor e shoqnor i instaluem mbas viteve ‘90 përtej “shërbetisjes” estetike, vazhdon të kultivojë të njajtën qasje alergjike ndaj kulturës katolike dhe raportimi me ta nëpërmjet kategorisë së “tolerancës utilitariste” tue rekrutue në këtë platformë të re edhe disa elementë të kulturës nominale katolike, përban nji zhvillim problematik jo vetëm në ringritjen e katolicizmit në dinjitetin që i takon, por edhe nji dam të randë për emancipimin e shoqnisë shqiptare prej tundimeve ciklike të së shkuemes totalitare. Injorimi apo relativizimi i ndodhive të fundit ose ma keq leximi i reagimeve si mbështetje totale trasversale e sinqertë ndaj kandidatit Zhiti do të ishte jashtëzakonisht i paplotë dhe depistues pa nji analizë të gjithanshme të kontekstit politik e kulturor me kalkulimet përkatëse kontingjente dylekshe të orkestrueme nga politika dritëshkurtë.

Nunci Apostolik në Tiranë ashtë e pavarun dhe e panënshtruem nga lloji i politikës
Shtoj se zyra e Nuncit Apostolik, pra e ambasadorit personal të Atit të Shejtë, të akredituem në çdo vend të botës, përfshi edhe Shqipnin, asht krejt e ndryshme në raport me zyrën e ambasadorit të enteve shtetnore klasike dhe i përgjigjet specifikës krejtësisht shpirtnore të veprimtarisë së Selisë së Shejtë për me tutelue autonominë e Kishave Lokale në ushtrimin e misionit të tyne si dhe me përçue nji vizion antropologjik e racional në marrëdhaniet ndërkombtare, në themel të cilave qëndron valorizimi i dinjitetit personal, lirisë fetare e lirisë kishtare. Nunci Apostolik, tue kenë i dërguemi personal i Papës pranë grigjës lokale, realizon përkujdesjen atnore të Atit të Shejtë dhe kohezionin ndërfetar të Kishave lokale ndërmjet tyne e në sintoni vertikale me bariun suprem të Kishës Universale dhe nuk mund të anashkalojë opinionin e Konferencës lokale Ipeshkvore, në shërbim të së cilës ai asht, nëpërmjet katalizimit të unitetit, solidaritetit e komunikimit simbas misionit të vetë Kishës Katolike.

1 vjet e gjysëm pa ambasador – Një rast unikal në Shqipni – Mosrespekt për Vatikanin
Nevoja me e zgjatë diskursin mbi ambasadorin vërehet te reduktimi i saj vetëm te firma e Presidentit me të cilin qeveria para pak kohësh u dakordsue pa shumë probleme në nji çështje që dukej e pasuperueshme për distancën mes Qeverisë e Presidentit. Megjithë praktikën e lojës politike e deklarata të papajtueshme, emnimi i Guvernatorit të Bankës së Shqipnisë u realizue me qetësi, gjà kjo që krijon habi në radhë të parë se si nji zyrë me randësi kardinale si ajo e ambasadës sonë në Vatikan, rri vakante tash nji vitë e gjysmë. Ky fakt i randë që nuk u rregullue as me rastin e vizitës historike të Papa Françeskut, vazhdon me kenë objekt i nji ngërci të pakuptimtë dhe vetë mungesa e sensibiliteti ndaj Atit të Shejtë, àsht tregues i nji papërgjegjshmënie institucionale që minon vetë kredibilitetin e shtetit shqiptar.

Zbatimi i korektësisë ashtë në shërbim të veprimtaris të shtetit me Vatikanin
Dërgimi i nji ambasadori që vjen prej radhëve të komunitetit tradicional katolik, nuk ofendon as shtetin e as krijon dinamika diskriminuese ndaj qytetarëve shqiptarë që u përkasin besimeve të tjera, përkundrazi tregon pjekunine e urtinë e Shtetit tonë për me respektue specifikat e shtetit pritës të Vatikanit si dhe përmbushjen e detyrimit kushtetues me u dhanë përfaqësim pjesës mà besnike të rodit të shqiptarit, tue përdor ndër të tjera kriterin teknik demokratik.

Shenim;
Nëntituj u vunë prej redaksisë kulturës http://www.proletari.com


Kush ashtë Visar Zhiti?

Hekuran Zhiti - baba i Visar Zhitit është dekoruar me Urdhërin e Punës “Naim Frashëri të klasit të II-të” nga Presidiumi i Kuvendit Popullor.

ImazhImazh
Hekuran Zhiti mori Dekoratë nga Byroja Politike e Enver Hoxhës

Hekuran Zhiti
- Hekurani kish lindur në malësit e thella të Skraparit,
- ai është dekoruar në ato vite me Urdhërin e Punës “Naim Frashëri të klasit të II-të” nga Presidiumi i Kuvendit Popullor në vitet 1960 – 1970
- Visari u arrestua më datë 8 nëntor, 1979 në Kukës. Mbasi u dënua në një gjyq qesharak në prill të vitit 1980 me trembëdhjetë vjet burg, ai u dërgua në burgun e Tiranës dhe më vonë transferohet në burgun famëkeq të Spaçit dhe u lirua nga burgu në fillim të vitit 1987

- Poeti Havzi Nela (1934 - 1988), i varur në Kukës me 11 gusht 1988
-
Hekuran Zhiti, aktori humorist që bëri emër në estradën profesioniste të Lushnjes në vitet 1960-1970
04/11/2014 14:04
Jovan Bizhyti

http://www.tiranaobserver.al/hekuran-zh ... 1960-1970/
”………….Hekurani kish lindur në malësit e thella të Skraparit, në fshatin Milovë në vitin 1911, në një familje arsimdashëse, patriote dhe me ndjenja nacionaliste. Gjatë luftës Antifashiste Nac.Çl., familja e tij me bindje nacionaliste u bashkua me organizatën e Ballit Kombëtar. Kjo pas çlirimit i mbeti si një qyrk, që i peshoi rëndë në gjithë jetën e tij. Krijimtaria letrare e tij në ato vite të para të pas luftës, u bë shkak që qëndrimi ndaj tij të shihej me dyshim dhe kjo e çoi deri në qelitë e ftohta të burgut.
Jeta e tij, megjithse në moshë të re, u duk sikur u pre për gjysmë dhe ai intelektuali idealist dhe me shpirt artisti, pas një burgimi të shkurtër, doli në liri dhe përfundoi puntor i thjesht në komunalen e qytetit të Durrësit. Një ditë, duke shtruar trotuaret në rrugët e qytetit, rastësia bëri që të takonte një bashkqytetarin e tij nga Skrapari, që ishte atë kohë me pushtet, ministër i Arsimit, Kareman Ylli.
-Po ti Hekuran, çdo këtu ?! – i tha ai.
-Ja këtu, siç e do Partia, – ia ktheu Hekurani me një nënqeshje miqësore. -Ne kemi nevojë për arsimtarë, – i tha ai, dhe vështroi pushtetarët e Durrësit që e shoqëronin.
-E kemi të plotësuar kuadrin, – i tha shefi i arsimit, – kemi shumë nga Tirana.
-A ke dëshirë të shkosh në Lushnje ? – i tha Karemani.
-Dakord, – ia ktheu Hekurani dhe nuk kaloi shumë kohë, ai u paraqit në Lushnje, ku filloi punë në shkollën 7 vjeçare të fshatit Karbunarë. Më pas Hekurani filloi punë si aktor në Estradën Profesioniste të qytetit. Në Lushnje jeta e tij mori një rrjedhë tjetër. Dhjetë vitet në Estradën Profesioniste si aktor, ishin për të vite të një pune me shumë përkushtim e pasion dhe për ato kohë ai u vlerësua e bëri emër si një artist shumë i suksesshëm, që brezi i viteve 1960-70 në Lushnje e kujtojnë aktorin Hekuran Zhiti me shumë respekt e konsideratë të lartë. Për punën e tij me nivel të lartë artistik, ai është dekoruar në ato vite me Urdhërin e Punës “Naim Frashëri të klasit të II-të” nga Presidiumi i Kuvendit Popullor.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 6 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 02 Dhjetor 2020, 10:33
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari