Letra dhe lapsi nje misherim i vargut ku letrari le gjurme ne historine dhe legjenden e nje kombi.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 4 postime · Faqe 1 prej 1
MEMEDHEU - ANDON ZAKO ÇAJUPI
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4552
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
MEMEDHEU - ANDON ZAKO ÇAJUPI, Posted 13 Shkurt 2009, 12:45
Imazh
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4552
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
- ANDON ZAKO CAJUPI, Posted 10 Korrik 2009, 15:15
Andon Zako Çajupi - poet i shquar, veprimtar patriot dhe demokrat shqiptar.
(27 mars 1866 - 11 korrik 1930)
Imazh

Biografia
Andon Zako Çajupi lindi në Sheper të Zagorisë. Në Nivan kreu mësimet gjysmë të mesme, të cilat i plotësoi në një lice francez në Egjipt, ku jetonte i ati. Më 1887, pasi bëri një vizitë në Sheper, që ishte e fundit për të, Çajupi shkoi në Zvicër, atje kreu studimet e larta dhe mori titullin e doktorit të drejtësisë. Në Kajro, ku u vendos për gjithnjë, punoi për një farë kohe si avokat. Nga fundi i shek. XIX mori pjesë gjallërisht në lëvizjen patriotike shqiptare dhe mbajti krahun e saj më të përparuar. Në rrethet e gjera atdhetare u bë i njohur me një artikull që shkroi në kuadrin e diskutimit rreth çështjes së alfabetit në të cilin doli kundër adoptimit të alfabetit grek për gjuhën shqipe. Më 1909 botoi shkrimin e njohur Klubi i Selanikut, një pamflet dërrmues kundër armiqve të brendshëm të lëvizjes kombëtare shqiptare. Patriotizmi i flaktë dhe qëndrimi i prerë ndaj pushtuesve të huaj dhe veglave të tyre e nxorën Çajupi në krye të patriotëve që vepronin në Egjipt. Më 1919 u zgjodh kryetar i shoqërisë "Vëllazëria" me qendër në Kajro. Qe frymëzuesi dhe njëri nga hartuesit e memorandumit që shqiptarët e Egjiptit i dërguan Konferencës së Paqes më 1919 në mbrojtje të tërësisë territoriale të Shqipërisë. Më 1920 themeloi "Shoqërinë e Miqve", e cila në vitin 1928 e ngriti zërin kundër shpalljes së monarkisë nga Ahmet Zogu.
Veprimtaria letrare
Pothuajse në të njëjtën kohë me veprimtarinë atdhetare Çajupi e nisi punën letrare. Më 1902 botoi librin"Baba Tomorri", një nga veprat më të shquara të letërsisë së Rilindjes Kombëtare. Me këtë përmbledhje që dallohet nga fryma luftarake patriotike, demokratizmi i hapur dhe fryma popullore në brendi dhe në formë Çajupi solli një ndihmesë të çmuar në pasurimin e letërsisë kombëtare. Në pjesën e parë dhe të dytë të librit janë vendosur me radhë vjershat patriotike dhe ato me temë dashurie; vjershat me karakter shoqëror dhe fabulat e shqipëruara janë përfshirë në pjesën e tretë të librit, që përmbyllet me komedinë e njohur "Katërmbëdhjetë vjeç dhëndërr". Vjersha e gjatë "Baba Tomori", me të cilën hapet përmbledhja, është një grishje e zjarrtë drejtuar bashkatdhetarëve që të zgjohen dhe të përpiqen për atdheun e robëruar. Patriotizmi i flaktë shquan edhe një varg krijimesh të tjera poetike, si Mëmëdheu, Ç'jemi? .... Ku kemi lerë?, Vaj etj. në të cilat duket brenga e poetit tek shihte që lëvizja nuk kishte marrë ende vrullin që ai dëshironte. Në një varg poezish kumboi me forcë thirrja për të rrëmbyer armët kundër robërisë shekullore të huaj (Besa-besën, Shqipëtar, Atdheu dhe dashuria etj.). Dashuria e flaktë për atdheun është shkrirë në poezitë e Çajupi me urrejtjen e papërmbajtur ndaj armiqve të Shqipërisë, të cilët fshikullohen me forcë të veçantë satirike, si në vjershat Sulltani, Punërat e Perëndisë, Greku dhe shqiptari. Në një sërë vjershash poeti foli për plagët shoqërore të fshatit shqiptar (Fshati im, Kurbeti, Fyelli i bariut etj.). i këndoi dashurisë si ndjenjë njerëzore e natyrshme. Pikëpamjet demokratike të Çajupi gjetën shprehje në një varg vjershash ku goditet shtypja dhe pabarazia shoqërore, ngrihet lart e me dinjitet jeta e lirë (Misiri, Varfëria dhe liria). Rreth viteve 1903-1905 Çajupi përfundoi poemën Baba Musa Lakuriq, që mbeti dorëshkrim. Në këtë vepër që zë një vend të rëndësishëm jo vetëm në krijimtarinë e poetit, por edhe në gjithë letërsinë demokratike, poeti parodizoi Biblën dhe në të njëjtën kohë, nëpërmjet legjendave biblike, trajtoi një varg problemesh të mprehta politike të kohës, goditi moralin hipokrit dhe një varg shfaqjesh negative të shoqërisë me klasa. Në këtë vepër u shfaq me forcë të veçantë demokratizmi revolucionar dhe ateizmi e afetarizmi i autorit.
Në historinë e letërsisë shqiptare Çajupi zuri vend edhe si dramaturg. Rëndësi të veçantë kanë sidomos komeditë e tij Katërmbëdhjetëvjeç dhëndër dhe Pas vdekjes (shkruar më 1910, botuar më 1937), me të cilat solli një ndihmesë me vlerë në zhvillimin e këtij lloji në letërsinë tonë. Në komedinë e parë, autori vuri në lojë me një humor të lehtë mentalitetin dhe zakonet prapanike të fshatit shqiptar, të cilin e dha me ngjyra të gjalla e plotë imtësi të goditura jetësore dhe etnografike. Pas vdekjes është një komedi politike, ku me anë të situatave komike të gjetura bukur, përshkroi me sarkazëm dërrmuese portretin e politikanit që bënte lojën e xhonturqve në gjirin e lëvizjes patriotike shqiptare. Penës së Çajupi i përket edhe tragjedia Burri i dheut (botuar më 1937),
Çajupi u mor edhe me përkthime. Përveç një varg vjershash dhe fabulash që botoi në Baba Tomori, më 1921 nxori në dritë Përralla të zgjedhura të vjershëtarit të madh La Fontenit, në të cilat, duke u nisur nga kërkesat ideore të shoqërisë shqiptare, rrahu me mjeshtëri çështjet politike, shoqërore, morale etj. të jetës së kohës, satirizoi veset njerëzore dhe shfaqjet negative të shoqërisë me klasa, si grabitjen, mashtrimin, dhunën etj. Më 1922 u botua Lulet e Hindit, përmbledhje me vjersha të poetëve indianë.
Çajupi është një nga përfaqësuesit më të mëdhenj të letërsisë përparimtare shqiptare. Me veprat e tij, që shquhen nga patriotizmi luftarak, fryma e spikatur demokratike, karakteri Popullor, spontaneiteti dhe realizmi në pasqyrimin e jetës, ai dha një ndihmesë të çmuar në përparimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të letërsisë sonë kombëtare.
Veprat
• Baba Tomorri (Kajro, 1902)
• Dhjata e vjetër e shfaqur - satirë
o ose Baba Musa lakuriqë
• Burri i dheut - tragjedi (1908)
• Pas vdekjes - komedi[/qender]

Andon Zako Çajupi, (27 mars 1866 - 11 korrik 1930), ishte poet i shquar, veprimtar patriot dhe demokrat revolucionar shqiptar.

• Pas vdekjes - komedi
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4552
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Poezite Andon Zako Çajupit, Posted 25 Korrik 2009, 21:12
Roberia

E dashura memedhe,
te dua dhe kshtu si je!
Po kur te te shoh te lire
do te te dua me mire.

Qani pyje, fusha, gure,
qani male me debore!
Shqiperia mbet e gjore
dhe nuke sheh drite kurre;
nje mjegull e keq’ e shkrete
e ka mbuluar perjete!

Nje gazep, nje erresire,
vetetit edhe gjemon!
Rrojme me zemer te ngrire,
nga frika kerkush s’gézon!
Njerzit kurre s’kendojne
dhe bilbilete vajtojne!

Qiameti, shkretetira!
Zogu vete ze folene,
njeriu le memedhene,
se mbreteron egersira!
Per Shqiperi desherojme
se ne vend te huaj rrojme.

Roberine si duron,
o moj Shqiperi e mjere?
Shpetove vende te tjere,
vete nen zgjedhe rron!
Shqipetare beni bene
te leftoni per atdhene.

E dashura memedhe,
te dua dhe keshtu si je!
Po kur te te shoh te lire,
do te te dua me mire!

Ku kemi lere

Ne c'vend kemi lere?
Ku na bejne ndere?
--Ne Shqiperi.

Po njeriu vete,
cile do ne jete?
--Do vend' e tij.

Ku i duket balta
m'e e embel se mjalta?
--Ne vend te tij.

Ku munt te gezoje
dhe me nder te rroje?
--Ne Shqiperi.

Perse te punoje
dhe te lakemoje?
--Per vend' e tij.

Besa-besë

Gjithë vendetë gëzojnë,
ti, Shqipëri, pse pushon?
Gjithë njerëzit këndojnë,
ti, shqiptar, pse rënkon?
Gjithë duanë lirinë
dhe pa të njeriu s'rron;

ti, shqipëtar, Shqipërinë
në zgjedhë si e duron?

Zgjohuni, o shqipëtarë,
erdhi dita për liri!
Zini luftë me barbarë,
përpiqi për Shqipëri!

Të krishter' e myslimanë,
të tërë një sua kemi;
gegë, toskë, dibranë,
gjithë shqipëtarë jemi.

Mblidhuni te bëjmë benë,
të gjithë dorë për dorë:
Të duamë mëmëdhenë,
edhe malet me dëborë.

Që ditën që u shkeli
robëria dhe gjer sot
nukë bën më bar Dhëmbeli
dhe Tomori qan me lot.

Male me krye në qieli,
si duroni robërinë?
Ju që shihni drit' e diell,
pse s'ndrini dhe Shqipërinë?

Ku janë vaftet e parë,
që kini dhënë yrnek?
Ku jini, o shqipëtarë,
pse s'dëgjohet një dyfek?

Apo humbi trimëria,
apo s'doni mëmëdhenë?
A u shua Shqipëria,
që ka pjellë Skënderbenë?

Pse rrini lidhur me lak?
Pse shpëtoni vënd' tuaj?
apo s'u mbeti më gjak,
se e derdhtë për të huaj?

Mirri pushkëtë në duar
edhe bëni besa-besë:

Shqipëria do shpëtuar,
kokë turku të mos mbese!

Gjithmone e kam dashuruar shume krijimtarine e Andon Zako Çajupit. I kam te gjitha librat e tija dhe i kam shijuar me lengun e saj te dashurise per Memedhene qysh femije. Poezirat e Andon Zako Çajupi kurre nuk i hoqa nga dora sepse me udhehoqen ne jeten time dhe akoma zbatoj mesimet e tija qe la ne ato kryevepra poetike te medhaja klasike. Kam lexuar veprimtarin e tij ne Misir e gjetke dhe me kane mrekulluar shume sakrificat e medha te tij per te mbrojtur me jete Atdhedashurine sepse edhe aty spiunazhi greke nepermjete antishqiptarve luftonte perparimtaret dijetar shqiptar si Andon Zako Çajupi per ta likujduar fizikishte. Kete gje po provojne shqiptaret e ndershem atdhetare neper bote kunder antishqiptarve te shitur per dy aspra.
Nuk e kuptoj as sot se deri me sot asnje qeveri nuk e ka cmuar krijimtarine dhe Jeten spartane te Andon Zako Çajupit.
Poezia ''Shqipetar'' eshte emblemtike, nje nga sinektodat e rralla te letersise shqipe.
Andon Zako Çajupi shkruajti poema, poezi, proze,...kushtuar vetem shqiptarise nen thikat e pabesise se spiuneve greke ne Misir. Kjo situate psikologjike e tija duhet cmuar shume nga shkrimtaret.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4552
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
VAJE - Andon Zako Çajupi, Posted 25 Korrik 2009, 21:19
Vaje

Që ditën që vdiqe, që kur s'të kam parë,
lotet që kam derdhur s'më janë dhe tharë!
Shumë vjet u bënë, sot u mbushën dhjetë,
që kur më ke lënë dhe s'të shoh në jetë!
Në ç'kopshte me lule ke qëndruar vallë?
S'të vjen keq për mua? S'te vjen mall për djalë?
0 ëngjëll i bukur, mos mëno në botë,
kthehu të të shomë, të na mbeten lotë.
S'rrojmë dot pa tynë, ti si rron pa neve?
Motemot që rrojtëm bashkë, s'më urreve.
Atje. tek rri janë qipariz' e varre. ..
Kthehu të të shomë, mos na le për fare!
Mos na le të gjorë, me zemër të ngrirë,
kthehu të gëzohesh kur të shoç tët birë;
E ke lenë foshnje, tani u bë burrë,
s'arrite ta rritje, s'të ka parë kurrë!
Për ty shumë herë çoç do të më thotë.
po s'mund t'i përgjigjem, se më mbytin lotë:
Kthej kokën mënjanë dhe vështroj përpjetë,
duke psherëtitur te zot' i vërtetë.
0 zot i vërtetë, s't'erdhi keq për djalë,
kur i more mëmën dhe më le të gjallë?
Të më keshe marrë, do të qe më mirë
dhe të rronte mëma, të rriste të birë.
Me se rrojnë foshnjat? Ç'i rrit çilimitë?
Dashuria e mëmës dhe përkëdhelitë.
0 zot, të jam falë, mos më le të mjerë,
dërgom' Evgjeninë ta shoh dhe një herë!
«Pse s'kuvëndon mirë, more punëbardhë,
cili vdiq njëherë dhe prapë ka ardhë?
Gjith' humbasën gruan, mëmën e babanë,
po ata që mbetën si ti nukë qanë:
të vdekurin lotët s'e bien në jetë,
po lutu dhe falu të rriç djalën vetë.
Doje drit, o qiell, more dritën time
dhe më mbushe jetën plot me hidhërime!
Tani rroj pa shpresë, ndaj s'dua të rroj,
se dhe perendine tani s'e besoj!

Diten c vitit të parë
U be qiameti i math:
nga dëbora që ka rarë
faqez e dheut u zbarth.
Cingërim' errësirë,
jashtë veriu pëllet,
bie bor' e breshërirë
dheu duketë, si. det!
Është natë, nat' e zisë,
Vetëtit edhe gjëmon,
një ëngjëll i perëndisë
dergjet sëmur' e rënkon!

Ka tri dit' që po mundohet
dhe me vdekjpn qërton,
po vdekja s'do të mërgonet
se shpirtin e saj kërkon!
Perëndi, lëmë të gjallë,
po lutetë mëm' e mjerë,
të mund të rrit këtë djalë,
s'ka një javë që ka lerë.
Kush do ta marrë ta rrisë?
Jetim qysh do të rrojë?
Kush do t'i japë të pijë,
si unë kush do ta dojë?
Kush do ta dojë Stefanë?
Më ndje, o zot i vërtetë.
se Stefani ka babanë
dhe do ta rritijë vetë.

:flm
Eshte nje nga poemat e rralla qe me ka bere te qaj, per fatin tragjik te jetes tij qe i vdiq bashkeshortja dhe i la djalin Stefani, qe e rraskapit kujtimet e Andon Zako Çajupit me Stefanin e madhe pa nenen.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 4 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 02 Dhjetor 2020, 10:54
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari