Letra dhe lapsi nje misherim i vargut ku letrari le gjurme ne historine dhe legjenden e nje kombi.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 2 postime · Faqe 1 prej 1
Don LAZER SHANTOJA DHE PROFECIA NE POEME
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4553
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Don LAZER SHANTOJA DHE PROFECIA NE POEME, Posted 11 Janar 2010, 13:32
Profecia e Don Lazer Shantojes

Imazh

Duem... Republikë!!?

E rrebtë shungllove – porsi rrufè,
ndër veshë t’ praksuemvët, – o fjalë e rè!
Kercnim i frigshëm – për njerz bakqi,
ti i premton popullit – gzim e lumni!..
pse kur ti shfaqesh – vorfnia ikë,
o Republikë!..
Mjaft, kler me dogma – t’ kalbta ti ké
ndër shkolla ushqyemun – masen e ré:
Agoi sot dita – me t’i hjekë dore
të gjitha shkollat – t’ mesme e fillore...
Asht e programit – kjo e para pikë
n’ një Republikë...

Kumbonët me tinglle – na kanë shurdhue;
hoxha n’ minare – s’ do lanë me kndue;
idena tjera – qet koha e re:
Kisha e xhamia – me i rrxuem përdhe!
Hoxhën e priftin – me i tretë n’ Afrikë!..
Duem Republikë!..

Ç’ ka asht besimi? – Robni shpirtnore!
Lypset shrranjosun – prej tokës Arbnore...
Kur shtet mund t’ bahemi? – Kur masa e re,
t’ rritët e lirshme – pa Zot, pa Fé...
Kur para ltereve – qirat t’ jenë fikë,
kem Republikë!

Shka i duhet vakfit – gjith’ ajo gjâ?
Pasunit’ kisha – ç’ ka ka me i bâ?
Hoxha dhe prifti – veç, duen me u mâjë,
me sa ky popull – ngjyen bukën n’ vâjë...
Ktyne “ngopçarvet” – xhepat m’ ja shpikë
për Republikë!..

Gzonju e gasmonju! – Prej qiellve t’ nalta
agim i ndritshëm – praroi kto balta...
S’ ka ma zi buke, – s’ ka ma vobsi:
Syt’ e përlotshëm, – mori Shqipni,
qé, vetë Mazzini, – delka e t’i fshika...
Rrnoftë Republika !?!

Ipsilon.
3 Nandor 1923(plot 23vjet para 11 Janar 1946)
Gazeta “Ora e Maleve” në Nr. 31, boton nga Don Lazër Shantoja (Ipsilon):
No koment…nga Fritz RADOVANI…Melbourne, 11 Janar 2010.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4553
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Don LAZER SHANTOJA DHE PROFECIA NE POEME, Posted 12 Korrik 2010, 13:44
Më 25 gusht të vitit 1923 D. Lazer Shantoja shkruente në shtyllat e gazetës “Ora e Maleve” që botohej në Shkodër:

“Fjalët i merr era… por megjithatë kena gjithnduer fjalësh: fjalë t’urta, fjalë boshe, fjalë të reja, fjalë të moçme, fjalë të ndyeta asè palavì, fjalë të forta, fjalë e grosh, fjalë të mira (e gurët në shtrajcë…) e ne e mbram:
FJALË TË MËDHAJA!

Fjalët e mëdhaja i flasin gjithherë njerzit e vegjel qi duen me u dukë të mëdhaj. Fjalët e mëdhaja i flasin mâ të shumtën e herës ata qi punët i kanë të vogla, por të mrapshta… .

Fjalët e mëdhaja janë të ndryshme: ndërtohen mbas eret qi fryen. N’erën qi âsht tue frye sot, ndîhen mâ fort këto fjalë të mëdhaja.”

Albemigrant, Ardian Ndreca

***

Ciceroni: Nje dhome pa libra eshte si nje trup pa shpirt.

Konfuci:
Te mesosh pa menduar eshte e kote, por eshte e rrezikshme te mendosh pa pase mesuar...

Diogjeni : Turma, Nena e tiraneve.

Diogjeni per Sokratin: Ai mendohet shume kur hesht, qe te dije ç’te thote kur flet.

Platoni : C’ eshte nje mik i vertete? Nje shpirt qe jeton ne dy trupa.

Luigji XIV : Do te pajtoja Europen mbare, por jo dy gra...

Ajnshtajn : Ne kete bote te mjere me e lehte eshte te shperbehet nje atom se sa nje paragjykim...

Pushkin : Sa me pak ta duash nje grua, aq me i sigurt eshte zoterimi i saj...

Roshefuko: Nje njeri te cilit nuk i pelqen askush, eshte me fatkeq se ai qe nuk i pelqen askujt...

Huxley : veshtiresite me serioze fillojne kur nje njeri eshte i lire te beje ate qe do.

Francis Bakon: Paraja eshte si plehu, nuk vlen po nuk u shpernda...

A.Maurizio:
Nxitoni me ngadale...

V. Cuoco: Lavdia e vertete e nje fitimtari eshte te qenit i meshirshem.

Max Weber: I pasuri qe nuk jep asgje eshte me i keq se i varferi qe vjedh.

Nane Tereza
: Ai qe ka marrdhenie te ngushte me parane, humbet mardhenien me Zotin.

Nane Tereza : Familja qe lutet sebashku, qendron sebashku.

Howard Hughes : I pasuri shpesh eshte nje varfanjak me shume para...

Didero
: Nuk mjafton ta besh te “miren”, duhet edhe ta besh mire...

N. Halifuz : Tek e fundit te gjithe burrat e duan martesen, por vetem ata qe jane te martuar flasin keq per te.

Valkanere: Mos bej aq miq sa si mban dot ne zemer.

G. Eliot
: Kafshet jane miq shume te kendshem, ato nuk bejne pyetje, nuk kritikojne...

G. Flober: Mos lexoni sic bejne femijet per t’u argetuar, ose si ambiciozet per t’Ju mesuar. Jo! Lexoni per te jetuar!

Papa Benedikti XVI
: Te besosh nuk eshte aspak dicka e veshtire, perkundrazi eshte dicka e lehte, sepse i ka rrenjet ne zemren dhe arsyen e njeriut...

Shen Gjoni: ndiq arsyen Tende dhe ajo do te te udheheqe tek Zoti.

Papa Gjoni i XXIII
: Njeriu nuk eshte kurre aq i madh sa atehere kur rri ne gjunje para Hyut.

Bernanos, Famullitar i Toresise
: Le Bon Dieu (Zoti i Adhuruar) nuk ka thene se jemi mjalta e tokes, biri im, por KRIPA...

Ernst Nolte : Nji e kalueme qe s’don me kalue...
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 2 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 2 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 05 Dhjetor 2020, 14:22
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari