Letra dhe lapsi nje misherim i vargut ku letrari le gjurme ne historine dhe legjenden e nje kombi.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 3 postime · Faqe 1 prej 1
AGRON TUFA - PERSONALITET I MENDIMIT MODERN SHQIPTAR
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4552
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
AGRON TUFA - PERSONALITET I MENDIMIT MODERN SHQIPTAR
Imazh

Agron Tufa (1967) u lind ne Diber. Mbaroi per Gjuhe Letersi ne Universitetin e Tiranes, si dhe studioi ne Moske (Rusi). Eshte botues i revistes letrare ''Fjala'' dhe pedagog gjuhe-letersie ne Universitetin e Tiranes...
Agron Tufa ka lindur në Suhadoll në rajonin e Dibrës së Shqipërisë lindore në vitin 1967. Ai studioi letërsi në Universitetin e Tiranës. Ai vazhdoi studimet e tij në Moskë në vitet 1990 ku ai u diplomua në teorine e përkthimit, ku u përqendrua ne menyre të veçantë në punën e Joseph Brodsky. Që prej kthimit të tij në Shqipëri, ai ka qenë i përfshirë në revistën letrare ‘’Fjala’’ dhe esht edhe redaktor ne revista te tjera periodike. Ai tani është redaktor i plotësuar Fjala letrare (Word) dhe jep mësim letërsinë në Universitetin e Tiranës. Tufa ka botuar poezi dhe proza. Ai është autor i koleksionit 1996 (Ka në Gates Scaean) dhe Rrethinat e Atlantidës, 2002 (rrethohet of Atlantis); Dueli novela, 2002 (duel) dhe Fabula rasa, 2004 (Fabula Rasa). Ai gjithashtu ka përkthyer shumë autorë rus, ne mesin e të cilëve jane Josef Brodsky, Anna Ahmatova, Osip Mandelshtam, Boris Pasternak, Andrei Platonov, Mihail Bulgakov, Vladimir Nabokov, dhe Vladimir Sorokin.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4552
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Agron Tufa, mes fantazise dhe kujtimeve

Krijime të imagjinatës, por edhe kujtime të fshehura, që kanë lënë shenjë. Në edicionin e 12 të panairit të Librit “Tirana 2009”, shkrimtari Agron Tufa vjen me dy romane të rinj. Bëhet fjalë për romanet “Mërkuna e zezë” dhe “Tenxherja”, të cilat u prezantuan dje në stendën e shtëpisë botuese “Toena”. I pari një trill fantazor, i dyti një gërshetim mes shungullimave të së shkuarës dhe krijimit.Për shkrimtarin, të dy janë romane të rëndësishëm.

Krijime të imagjinatës, por edhe kujtime të fshehura, që kanë lënë shenjë. Në edicionin e 12 të panairit të Librit “Tirana 2009”, shkrimtari Agron Tufa vjen me dy romane të rinj. Bëhet fjalë për romanet “Mërkuna e zezë” dhe “Tenxherja”, të cilat u prezantuan dje në stendën e shtëpisë botuese “Toena”. I pari një trill fantazor, i dyti një gërshetim mes shungullimave të së shkuarës dhe krijimit.Për shkrimtarin, të dy janë romane të rëndësishëm.

Për “Mërkunën e zezë”, Fuga thotë se është i vështirë për t"u zbërthyer nga lexuesi. Ai të çon në një fshat malor, në Korab dhe të fut në psikën, në traditat dhe jetën e banorëve të asaj zone. “Te “Mërkuna e Zezë”, Agron Tufa ikën nga simbolika e ndërtuar me lëndë empirike realiste dhe na tërheq bukur, thjesht, ëmbël, në një rrëfim ku përzihen ngjarje, ndodhi, peizazhe realiste, me përfytyrime të praktikave mitike, në një botë ku misteri dramatik përzihet me seksin, jeta dimërore e fshatit malor zhytet në një mjegull të paparë marrëdhëniesh magjie, personazhet bartin një peshë kuptimore dhe një karakterizim psikologjik, që i vendos ata nën një tension dramatik të lëvizshëm”, shprehet filozofi Artan Fuga.

Për studiuesin Mark Marku, ai është një nga librat më të mirë të kohëve të fundit. “E kam lexuar brenda një nate dhe ndjeva të më kthejë atë shijen e mirë të të lexuarit”, thotë Marku, për të cilin librat e Agron Tufës po e fusin letërsinë shqipe me të vërtetë në hullinë e letërsisë moderne.

Ai e vlerësoi Fugën si një nga romancierët më të mirë shqiptarë, i cili guxon, rrezikon, por jo deri në atë pikë sa të rrezikojë letërsinë, për hir të eksperimentit. “Gjithë materia lëndore e librit është bërë shtëllunga-shtëllunga dhe është vendosur për t"u tjerrur në tri furka: furka e parë është ajo e natyrës që end indiferente flokët e borës, furka e dytë është ajo e magjisë, endur nga Shartimja dhe Nafaka dhe furka e tretë është ajo e autorit që thur e end tekstin letrar. Ka dhe një tjetër më të madhe, që nënkuptohet, ajo e Zotit, i cili në të madh të Vet, end vetë fijet e jetës së personazheve. Fijet e këtyre furkave tiliksen e kokolepsen me njëra-tjetrën, këputen, bëhen nyje të pazgjidhshme”, thotë Balil Gjini. Një tjetër vepër e autorit është “Tenxherja”, një vepër me një titull disi kulinar, që të çon në të kaluarën, në kohën e diktaturës.

“Është një sagë familjare, që lidhet me një të shkuar të familjes sime, me një 18-vjeçar i cili dënohet. Dhe tregohet i gjithë ai proces i gjatë raskapitës, ku ishte vendosur dënimi me çdo kusht i këtij të riu”, tregon Agron Tufa. Ai thotë se libri është një krijim dhe jo një autobiografi, kështu që nuk mund të shfrytëzohet si një libër historik. Megjithatë ai nuk e mohon se në të ka edhe shumë të vërteta, situata reale, njerëz realë, madje edhe emra. Pasi ndau disa mendime e përshtypje me miq e të ftuar në promovimin e librit, shkrimtari Agron Tufa firmosi autografë për lexuesit. Tufa është autor i veprave “Aty te portat Skee”, poezi, “Dueli”, “Rrethinat e Atlantidës”, “Fabula Rasa”, “Janusi qindfytyrësh”, “La Prueba della tierra”, “Avangardë engjëjsh”, “Fryma mbi ujëra”, “Dibra me sytë e të huajve”, “Letërsia dhe procesi letrar në shekullin XX”, “Thembra e Akilit”, etj.
2009/11/16 22:50:00 Alma Mile
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4552
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Agron Tufa, një stacion i ri i prozës shqiptare
Imazh

Në romanet "Tenxhereja" dhe "Mërkuna e Zezë" gjejmë piketat e letërsisë bashkëkohore botërore"

TIRANE: Ditën e tretë të Panairit të 12-të të Librit në Pallatin e Kongreseve u organizua promovimi i romaneve "Tenxherja" dhe "Mërkuna e zezë" të shkrimtarit të mirënjohur Agron Tufa. Kështu të dielën pasdite, dhjetra personalitete të letrave shqipe, miq dhe dashamirës të autorit morën pjesë në këtë ceremoni promovuese të dy prej romaneve të Tufës. Kjo edhe për faktin se, këto dy vepra përbëjnë një emancipim të letërsisë shqipe. Është pikërisht kjo arsyeja që sipas kritikut të shquar Mark Marku, me këto dy romane, A.Tufa na kthen në vitet kur kemi lexuar me intensitet letërsi. "Tek "Tenxherja" që është në linjën e romanit të parë "Dueli", Agron Tufa vjen më stilist, më i përsosur në strukturën e romanit", u shpreh M.Marku. Ai vlerësoi shkrimtarin Tufa, si një nga romancierët më të mirë të letërsisë shqipe, që eksperimenton guximshëm, por që ndërkohë nuk sakrifikon vetëm duke eksperimentuar. Kjo për faktin se ai na jep në mënyrë sistematike veprën e vet, duke krijuar një letërsi të re, ku gjejmë referenca të letërsisë bashkëkohore. Për kritikun Marku, "Tenxherja" është një nga romanet më cilësorë, që e çon në një stacion të ri prozën shqiptare. "E kam lexuar brenda një nate dhe ndjeva të më kthejë atë shijen e mirë të të lexuarit", thotë Marku, për të cilin librat e Agron Tufës po e fusin letërsinë shqipe me të vërtetë në hullinë e letërsisë moderne. Ai e vlerësoi Agron Tufën, si një nga romancierët më të mirë shqiptarë, i cili guxon, rrezikon, por jo deri në atë pikë sa të rrezikojë letërsinë, për hir të eksperimentit.

"Agron Tufa është në pragun e modernitetit. Në romanet e tij të fundit "Tenxhereja" si edhe tek "Mërkuna e Zezë", kemi piketat e letërsisë bashkëkohore botërore", tha Mark Marku.

Në të vërtetë në këto dy romane gjejmë krijime të imagjinatës, por edhe kujtime të fshehura, që kanë lënë shenjë. Dhe siç do të shprehej vetë Tufa, romani "Tenxherja" sjell para lexuesit një rrëfim të zhveshur e intim të kohës së diktaturës, mbi dënimin e një të riu 18-vjeçar, i biri i një ish-të dënuari politik. Romani, në thelb, është një sagë e trishtë familjare. Nga njëra anë kemi përpjekjet e personazhit qendror, djaloshit të ri, Filipi B, për ta projektuar shpirtërisht veten te puna e rëndë, leximi dhe shkollimi - një arrati e dyfishtë nga realiteti dhe, nga ana tjetër - mekanizmi i vrazhdë e përjashtues i luftës së klasave.

Tufa rrëfen se "Tenxherja", një vepër me një titull disi kulinar, që të çon në të kaluarën, në kohën e diktaturës. "Është një sagë familjare, që lidhet me një të shkuar të familjes sime, me një 18-vjeçar i cili dënohet. Dhe tregohet i gjithë ai proces i gjatë raskapitës, ku ishte vendosur dënimi me çdo kusht i këtij të riu", tregon Agron Tufa. Ai thotë se, libri është një krijim dhe jo një autobiografi, kështu që nuk mund të shfrytëzohet si një libër historik. Megjithatë, ai nuk e mohon se në të ka edhe shumë të vërteta, situata reale, njerëz realë, madje edhe emra.

Megjithëse konfrontimi me drejtësinë totalitare, vjen në dukje i rastësishëm, ai është i paracaktuar të ndodhë. Shkas bëhet një send i rëndomtë, një tenxhere, e cila i gjendet personazhit në një kontroll "rutinor" të policisë. Është tenxherja e një të pushkatuari në revoltën e Spaçit, të cilën e ka sjellë nga burgu i ati, por e cila "vlon" në heshtje nga historitë e përgjakshme të burgjeve shqiptare. Kjo tenxhere bëhet emblemë e procesit të sajuar gjyqësor, e alibive të fajësisë dhe zbrazet në "pjatën" e fatit personal të heroit me gjithë "gjellën" e hidhur të historive kolektive. Romanin e përshkon lirizmi i zymtë, gjoja realist, paradoksi dhe humori i zi, por shuma e këtij realizmi na shpie pahetueshëm në një botë ku mbretëron gjithkund absurditeti, ëndrra e keqe, të cilën e shohim me sy të hapur nga tmerri. Rituali protokollar i procesit, nën retorikën patetike zyrtare të "demaskimit" të armikut, i ngjan gjithnjë e më tepër ritualit të sekteve staniste gjatë kryqëzimit të flisë.

Pasi ndau disa mendime e përshtypje me miq e të ftuar në promovimin e librit, shkrimtari Agron Tufa firmosi autografë për lexuesit.

Tufa është autor i disa veprave letrare, si "Aty te portat Skee"(poezi), "Dueli"(roman), "Rrethinat e Atlantidës" (poezi), "Fabula Rasa" (roman), "Janusi qindfytyrësh"(ese), "La Prueba della tierra" (poezi), "Avangardë engjëjsh" (poezi), "Fryma mbi ujëra" (poezi) "Dibra me sytë e të huajve" dhe "Letërsia dhe procesi letrar në shekullin XX" (studime), "Thembra e Akilit", etj.

Agron Tufa u lind në Dibër (1967). Mbaroi për Gjuhë Letërsi në Universitetin e Tiranës, si dhe studioi në Moskë (Rusi). Eshtë botues i revistës letrare ''Fjala'' dhe pedagog gjuhë-letërsie në Universitetin e Tiranës...

Halil RAMA
29.12.2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 3 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 2 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 02 Dhjetor 2020, 11:15
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari