Letra dhe lapsi nje misherim i vargut ku letrari le gjurme ne historine dhe legjenden e nje kombi.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 2 postime · Faqe 1 prej 1
Poetika e Shqiptarit Negativ
Drejtues

Poste: 91
Antarësuar: 01 Korrik 2009, 23:01
Poetika e Shqiptarit Negativ, Posted 27 Shtator 2009, 01:07
(E mora kyt shkrim ne shkoder.net. M'u duk teper interresant si pikpamje, e shpresoj t'jet ne vendin e duhun. Perndryshe ndrroni vend, e ke taksirat I Amshuar ;)

-- nga Nik Léshai, Docent, Pedagogji

Cdo gja e mire Shqiptareve u vjen prej Shkjeve
Cdo gja e keqe Shqiptareve u vjen prej Tartareve
(Robert Elsie)

Imazhi i shqiptarit i definitizuem si barbar prej grekeve antike dhe si pirat prej romakeve ka tri mije vjet qe ri-kthehet ne forma te peraferta ne tekstet perendimore. Ne menyre te drejtperdrejt apo terthorazi definitizimet e fundit jane, anarkik dhe i pacivilizuem ne filmin italian "L'America", lypës dhe kriminel ne filmin grek "Eternity and a Day" (Perjetësia dhe nji Ditë), terrorist musliman ne shkrimet e Robert Elsiet. Kjo perseritje e perjeteshme e negativitetit si essenca e Qenjes shqiptare rezulton prej faktit se ata qe shkruajne mbi ne, per ne, ose rreth nesh, jane te huaj. Shkurt, ne nuk kena kapacitet me fole ne emnin tone. Dikush tjeter flet ne emnin tone sikur ne te ishim te pagoje. Negativizimi i hapsines e kohes shqiptare atehere ndodhe sepse ndertuesit e imazhit tone ose nuk na kuptojne ose kane interesa anti-shqiptare, ose thjeshte jane njerez medioker si ne rastin e Robert Elsie.

Nji stereotipizim i tille asht shqetesim legjitim dhe kerkon opet destabilizimin e ortodoksinave te tilla anti-shqiptare te cilat e margjinalizojne prototipin pozitiv shqiptar, njikohesisht tue i dhane randesi centrale shqiptarit negativ, personaliteti i te cilit e gjen essencen e natyres se tij ne kriminalitet, prostitucion, gangsterizem, anarki dhe tash s'fundi terrorism. Nji signifikim i tille i shqiptarit ka cue ne mishnimin e tij si "The Albanian Kid". Vete shprehja te kujton imazhet filmash me fame botnore si Billy the Kid dhe Cincinatti Kid. Ne pamje te pare ky signifikim te rroke me poetiken e shpirtit te lire te kawboive dhe vertetesisht qe asht imazhi ma pozitiv qe ndonjihere asht krijue per shqiptarin e thjeshte. Kjo jo vetem per poetiken e tij, por edhe sepse tash shqiptari paraqitet si njeri i sukseshem ne boten perendimore, pra shqiptari lidhet per here te pare qysh ne kohen e Gjergj Kastriotit me boten perendimore. Sidoqofte kjo shprehje asht vetem nji vel i holle mbi domethanjen tone si destabilizues te botes perendimore nepermjet gangsterizmit, prostitucionit, droges, dhe injorances ne pegjithesi. "The Albanian Kid" punon si shegert per Mafiozet Italian derisa fuqizohet mjaft me i qite bosat Sicelian jasht zotnimeve te tyne tradicionale. Rasti ma i publikuem asht ai ne Astoria te New York ku organizata kriminale e udhehequn prej shqiptareve, "The Organization", e shtyni jashte zotnimeve te veta familjen e fameshme italiane Luchese. Kjo per ma teper ndodhi ne nji territor greko-italian sic asht Astoria, hapsine e cila asht shume e favorshme per shqiptaret. Ky signifikim, tashma prolifik ne shtypin dhe mediat botnore, bahen i vetmi frymezim per femine shqiptare sepse fatkeqesisht ky asht i vetmi sukses "i denje" me u prezentue ne mediat perendimore. Keshtu qe femija nxitet mendjeke nji shteg te thyem dhe te perpjetshem, fundi i te cilit dihet -- adiktim, burg, deke. Nji stereotipizim i tille nga mediat e ban femijen me mendue se i vetmi shteg i suksesshem per shqiptarin asht gagnsterizmi dhe anarkia. Atehere femija joshet me ndeje ne qoshe te rruges tue shite droga ne vend qe me shkue ne shkolle.

"The Albanian Kid" nuk asht nji etikete e re per shqiptaret, por maskim i nji etikete te vjeter nen nji emen te ri. Kjo shprehje asht transformim i etiketava paraardhese si "Barbarian", "Illyrian Pirat", "Tribal Society", "Mercenary", "Ignorant Shepheard".

Nji situate e tille lype me ri-shikue historicitetin tone qyshe ne zanafille te vete historise se shkrueme sepse me emigrimin tone ne perendim, historia dhe imazhi shqiptar po re-formohet cdo dite. Historia jone si ajo e cdo popullit tjeter nuk asht asgja tjeter por konstruktimi i imazhit tone nepermjet teksteve te shkrueme ne vazhden e tridhete shekujve. Detyra jone prandaj asht me i de-stabilizue keto imazhe nepermjet ri-vleresimit te ketyne teksteve nga pikpamja shqiptare sepse ne fundtefundit per shqiptaret egziston vetem nji pikpamje autentike - ajo shqiptare. Interpretimi i shpirtit e Qenjes shqiptare nga pseudo-studiues te huaj te cilet ne vendet e veta nuk kane potencial me u botue as ne gazetet fale te supermarketeve, lype me marre fund.

Sidoqofte, nqs i referohemi historise perendimore, kjo qe po ndodhe te ne asht normale, fale vobektesise krijuese e prezantuese to shqiptarit. Shume popuj perendimore jane stereotipizue si injorante, te pakorrigjueshem dhe te pacivilizueshem ne periudha te ndryshme te civilizimit european. Historia ka shenue demonizimin e disa prej popujve ma te fuqishem dhe ma te ndritun ne bote. Ma poshte jane disa shembuj:

Simbas Grekeve te vjeter Romaket, nji perziemje e popujve Etruske dhe Italike, ishin barbare. Megjitheate keta dy popuj paten themelue Romen. Ne vecanti Etrusket qene nji popull i civilizuem, me nji sistem politik jashtzakonisht te sofistikuem dhe me vepra artistike influenca e te cilave shtrihet deri ne Rilindjen Europeane. Ata mund te kene qene ckado, por jo barbare.

Etrusket the fiset Italike u perzien ne qytetin e perjetshem te Romes ku ata vune ne perdorim shume ligje, parime politike e praktike te trashigueme prej Etruskeve. Me kohe Roma u ba aq e fuqishem sa me pushtue vete mesuesit e tyne, Greket Antik. Atehere vete romaket arriten me vendose se ke me quajte barbar dhe ke te civilizuem. Popujt gjermanike p.sh ata i konsideruan barbar s'bashku me fiset kelte e ato ilire.

Ka fundi i shekullit katert Mbas Krishtit (MK) Gjermanet pushtuen Romen dhe gjithe territoret e saje deri ne Afriken veriore. Per shekuj me radhe gjermanet e mbajten nji pjese te Europes te nenshtrueme nen Aleancen e fiseve gjermane te quajtun Perandoria e Shejte Romake.

Me rritjen e fuqise se tyne, gjermanet u bane ata qe vendosnin se kujt i perket etiketa barbar dhe kujt i civilizuem. Ne shekullin 19te Bayron, me origjine nga fiset gjermanike Anglo-Saksone udhetoi ne Greki per te vetmin qellim--me i shpetue "civilizimit te tepruem" anglo-sakson. Ai u zhyt ne fiset greke e shqiptare si nji antropologjist tretet ne fiset e xhunglave te Afrikes, Azize e Amerikes Latine tue lype ate zakone e menyra jeteset qe ishin "origjinale" nder fiset e "pacivilizueme" ballkanike sepe ata nuk kishin arrite ate faze te civilizimit ku potenciali intelektual e transformon apo deformon origjinalitetin e natyres.

Keshtu qe pikpamja e njeriut barbar qarkoi prej ne zanafille te saj, ne Greki, ku greket e perdoren ate me identifikue fiset jo-greke dhe e mbylli unazen e kohes ne Greki, ku greget vete "ishin ba" barbar.

Ajo qe bjen ne sy ne kete outline te shkurte te civilizimit perendimor asht se askush nuk e ka quajte vetin barbar dhe se kushdo qe ka pase fuqine ne dore i ka quajte te tjeret barbar. Por nuk duhet harrue se i stereotipizuemi, megjithese nuk asht i fajshem per negativitetin e perpiluem prej te tjereve dhe me qellime te caktueme, ai vete tregon dobesi ne konstruktimin e imazhit te vet. Marin Sirdani, me te cilin zen fille historia politike e mirefillte shqiptare, na meson se ne shqiptaret nuk e kena pase kurre fuqine e nevojeshme me fole ne emnin tone. Fillimisht ne ishim nen Romaket, mandej shume shpejt rame ne dore te familjeve feudale sllave. Si rezultat, tekstet qe pershkruajne shqiptaret gjinden vetem ne shkjenisht e latinisht. Prandaj edhe etiketat anti-shqiptare nuk kane mungue. Keshtuqe etiketa Barbar e cila ishte perpilue per ne nga greket u zevendesue me Pirate nga romaket. Gjermanet na kane quajte barbar, pirate dhe njerez me bisht (Bis Marku). Kjo vazhde negativitetit e gjen kulmin e saj ne shkrimet e Robert Elsie i cili aludon se ne jemi nji popull fanatik, islamik i tretun diku ne zona te shkreta dhe i perveluem me ndersime terroriste. Ne detin e pafund te teksteve to sotme, sot gjindet nji market i vogel qe deshiron me dite se kush jane shqiptaret. Pjese e ketij marketit jemi edhe ne vete shqiptaret. Ata "qe dine me shkrue" e shfrytezojne kete kerkese dhe shkruajne libra, libra, sa ma shume libra me qellim me fitue pare, fame, dhe fuqi. Keta njerez flasin ne emen tone sepse shqipnia nuk ka institucione te mirefillta qe merren me prezentimin dhe luften kunder deformimit te imazhit shqiptar. Keshtuqe bota dhe ma keq vete ne shqiptaret tue qene te mesuem me prezentimin tone negativ i pranojme keto etiketa dhe nuk kemi aresye me i nderrue perderisa te lixojme dicka destabilizuese, gja qe nuk ka gjase me ndodhe tash shpejt. Puna shkon edhe ma keq--keta pseudo-studiues dhe pseudo-shkrimtare e gjejne marketin e tyne ma te madh nder vete ne shqiptaret. Ne jemi blesit ma te medhej te rrenave e stigmave qe damtojne personalitetin dhe identitetin shqiptar. Ajo qe asht edhe ma e keqe asht se ne i internalizojme keto stigma dhe fillojme me besue se jemi te tille, pra pirate, mercenare, terrorista, njerez me bisht. Kjo con ne vet-urrjetje, vet-percmim, vet-demoralizim. Prandaj ndodhin edhe fenomene te tilla si ai i Himares ku shqiptaret qe kane internalizue percmim ndaj vetevetit, pra Himariotit autentik shqiptar, duen me marre nji identitet tjeter, ate Grek ne kete rast ose koksovarit qe tundohet dite e nate per pavaresine e Kosoves por kur e pyet dikush "prej ka je" ai i pergjigjet "Yougoslavia".

Keta shkrimtare te huaj te cilet besojne se kultura e tyne asht njisi matese per civilizimin tone -- arrogance tipike e njeriut mendjeshkurte-- na studiojne ma teper sikur te ishim objekte sesa njerez. Ne kundershtim me shkrimtaret greko-romak, te cilet e paten marre informacionin rreth shqiptareve nga tregime detaresh analfabete ose ushtaresh te gjymtyruem e te traumatizuem prej tmerreve qe ata kishin perjetue ne lufte, shkrimtaret e sotshem kane mundesi me i studio shqiptaret drejtperdrejt, prandaj edhe nuk u falen negativitetet qe po derdhin mbi ne, ne vecanti shkrimtareve si Robert Elsie i cili shumicen e studimeve te tij i ka ba nen direktivat, me librat dhe me fondet a e PPSH. Ai asht nji sharlatani letrar i cili na poshtnon ne librat e tij deri i ne mohim te identitetit e egzistences se kultures Iliro-Shqiptare, mandej na i shet ne "veprat" e tij se kush tjeter, jashte Shqipniet, nuk pranon me e lexue kete turli-turke te gatueme prej Elsie.

Keto nagativitete qe po shumohen cdo dite nuk kane asnji gjurme qe te con ne origjinen e tyne shqiptare. Nuk ka asnji dokument ku Teuta dhe Genti e paten quajte vetin pirat e pirate, por ka dokumenta ku ata e kane quajte vetin Mbret dhe Mbretneshe dhe paten sfidue vete Romen ne tri lufta njana mbas tjetres ashtu si paten sfidue edhe maqedonasit e greket. Nji popull pirat nuk ka mundesi me sfidue perandorite e kohes, por nji popull me kulture, civilizim e shoqni te organizueme mundet. Kastrioti e Dukagjini nuk e kane quajte vetin kryetare fisesh te pacivilizueme por fisnike Europian.

Sidoqofte, etiketat jane si nji virus qe i bajne vend vedit ne cdo qelize te jetes se perboteshme. KLA nuk e quan vetin rebela as terrorista. Ne fakt Kosova qysh ne vitin 1969 asht ba shembulli e standardi i civilizimit european. Demonstratat e tyne paqesore dhe durimi i tyne ndaj serbeve kane deshmue thellesine e urtesise se popullit shqiptare. Megjithate KLA-ne e kane quajte ushtri terroriste ma shume se nji njeri. Me kerkue ne google shprehjen terrorist-KLA presentohesh me 1,130 artikuj te cilet permbajen keto dy fjale ne te njajtin artikull. Vetem permbajtja e ketyne dy fjaleve ne te njajtin artikull asht shqetesuese pavaresisht se cka thote artikulli,. Me kerkue freedom-KLA gjen vetm 3 pergjigje. Pse? Freedom-KLA asht dicka qe shqiptaret do ta kishin shkrue. Pse pse nuk shkruaje na per vetvetin? Apo nuk kena cka me shkrue!

Sikur ajo qe kane ba shkjete mbi ne tash 150 vjet t'i kishte ndodhe nji popullit tjeter, ai popull do t'a kishte kthye ferrin permbys to shkrue artikuj e libra,to realizue filma, drama e programe televizive me deshmue padrejtesine serbe. Ajo cka ndodhi ne Kosove ka alarmue t'gjithe boten. Poshtersia e Serbeve ka qene kaq e madhe saqe bota ka organizue ushtrite e te gjitha shteteve perendimore kunder tyne. Sot bota mban mija ushtare ne Kosove prej frikes se Serbet po damtojne shqiptaret. Bota shpenzon biliona dollare me na mbrojte ne, ndersa ne rrime durakryq sikur mos me qene pjese e Kryengritjes Kosovare, dhe lejojme qe bota me na personifikue si terrorista dhe KLAne si organizate terroriste. Pse ndodhe kjo?. Sepse ne Jemi Analfabete!

Robert Elsie asht ba "autoriteti shkencor" ne perkthimin e artit, gjuhes, letersise, mitologjise, shpirtit e identitetit shqiptar. Si ndodhi kjo? Si ka mundesi qe universitetet shqiptare as qe kane departamente perkthimit ne nji kohe qe imazhi shqiptar po perzhitet ne skenat, ekranet e faqet e librave te botes perendimore? Ne shekujt e kaluem me qene analfabet ka pase kuptimin e njeriut qe nuk ka as me shkrue as me lexue. Sot me qene analfabete dmth mos me pase potencial me prezentue vetvetin ne syte e botes. Ne jemi ai popull qe presentohemi prej te tjereve. Ne jemi populli memec i Europes. Ne nuk mundemi me fole per vetvetin. Ne kemi nevoje per dikan tjeter, nji sharlatan letrar apo shkrimtar medioker me shkrue ne emnin tone. Per ma teper ne edhe gicilohena ne shpirt kur nji i jashtem perdhose e korrupton Qenjen Iliro-Shqiptare. Ne i adhurojme te huajt si zota ndersa hahemi me njani tjetrin si me qene te lidhun ne zinxhir. Ne e kena cue ne qiell Bajronin ndersa ai na ka studiue ne sikur me qene fise xhunglash qe ne shkallen e evolimit gjinden diku ne mes njerezve e majmunave. Edith Durham, te cilen ne e quajme studiuese dhe antropologjiste, por bota i kategorizon librat e saj si "shenime udhetaresh", shkruan se ne nji fshat Shqiptar ajo takoi njerez te cilet i kishin tiparet kaq te deformueme (simbas asaj) dhe te zeza sa ishin pothuaj zezake. Ajo i quan kete njerez "tipi i vogel dhe i zeshket Shqiptar". Simbas Durhamit kjo zezakesi shqiptare rrejedhe prej faktit se shqiptaret ne kete zone nuk kane pase "Perziemje gjakut me sllavet". Keta njerez "te vegjel, tipa te zi, krye rrumbullaket, fetyre shkurte dhe me molleza te gjana, floke the sy kafe, gradojne ne erresine e lekures deri ne afersi me zezaket". Vetullat e ketyne shqiptareve te zi zgjaten drejt njana tjetres aqe shume sa pothuaj "bashkohen mbi hunde" Simbas asaj ky popull tipik asht ndryshe prej tipit bjond (fair) qe ajo ka ndeshe ne Malci te Madhe. Mbretnesha ose........... e Maleve shkruan se, Malcoret trashigojne tipare te njerezve fair (bjond) sepse ata jane me origjine nga Dalmacia dhe jane te perziem me Shkje. Vene re tekstin origjinal ne anglisht:

"The characteristics of the small, dark type are: round head, face short and rather wide across the cheekbones, brown hair and eyes, varying in darkness to almost black; eyebrows level, often nearly or quite meeting over the nose, which is usually short and straight, maybe slightly aquiline, but never has the long, drooping point characteristic of the fair type of Maltsia e madhe.

I fancy there is no Slavonic admixture at all in the small, dark Albanian type. There are certainly no Slavonic place-names in the parts where it predominates." (High Albania, Edith Durham, 1909).

Ne e cojme kete ne qiell turiste, aboslutisht te panjoftun ne Angli, ndersa ajo nuk ka as respektin ma te vogel per shqiptaret autokton ose shqiptaret e vegjel e te zi sic i quan ajo. Durham i konsideron te gjithe shqiptaret e bardhe, ne Gegni e Toskni si prejardhes te perziemjes me sllave ose me origjine jo-shqiptare. Ma ironikja--ne jemi te vetmit qe e blejme librin e saj anti-shqiptar. Por ajo nuk asht e vetme. Para pak vjetesh nji shkrimtare amerikane shkruante ne nji reviste se nji shumice shqiptaresh ne rrethin a Kukesit, rreth 30% simbas asaj, nuk i kane syte e erret, gja qe simbas asaj deshmon mbeturinat e fiseve Kelte (Irlandeze, Skoceze) ne Shqipni. Ajo shkruan "probably one third of albanians have blue, gray or green eyes, which is probably a remnant of Celtic genes who roamed these regions for centuries".

Dikush mundet me thane se ngjyra e syve, flokeve dhe lekures nuk kane randesi. Ajo qe e shqeteson njeriun asht se cdo gja e bardhe, blue, verdhe qe simbolizon Europen shihet si dicka e huaj ne trupin Shqiptar, ndersa gjithcka e erret dhe e zeze konsiderohet si autoktone shqiptare. Keto tipare perdoren me qellime specifike me klasifikue shqiptaret si jo-european prandaj edhe duhet analizue kuptimi i kesaj tendencie. Errsina fizike qe projekton tipi autentik shqiptar shitet me qellim me identifikue shqiptarin me erresinen shpirtnore te terrorizmit, gangsterizmit, prostitucionit, injorances dhe lista vazhdon. Kjo atehere do t'u jepte te drejte Serbeve e Milloshevicit me na sulmu. Kjo do t'i bante te verteta thirrjet se Europa e Amerika po ndihmon terroristet tue ndihmue Kosoven ose edhe thanjet e disa shqiptareve "te medhej" se KLA asht nji organizate rebele... Erresimi i shqiptarit vjen prej tendencise me identifikue fene me racen. Ky asht edhe parimi i ketyne shkrimtareve "hulumtues" te rraces shqiptare te cilet po krijojne imazhin e shqiptareve si kolonizatore arabe dhe turq te vendosun ne Shqipnine Etnike gjate pushtimit Osman. Kjo pikpamje na zhvate ne vazhdimesine Iliro-Shqiptare dhe na veshe pa-vazhdimesine e nomadit.

Legacia e Edith Durham vazhdon. Sot Robert Elsie shkruen per authenticitetin tone sikur ai me qene vete Lek Dukagjini. Ne fjalorin e termave te librit te tij "Songs of Frontier Worriors" (SFW), Kange Kreshnikesh ("KK") ai refuzon me e identifikue Gjeto Basho Mujin si hero i mitologjise shqiptare. Kur i vjen rradha Gjetos ai jep vetem reference per emnin Mujo. Gjithashtu refuzon me identifikue Sokol Halilin si Sokol, dhe jep vetem referenca per Halil (SFW, 370). Areseja qe ai refuzon me i identifikue keta dy emna kaq popullore ne Malcie e Madhe, Rugove, Dukagjin e Kosove asht se kjo do ta shtynte autencitetin e Epikes drejt burimeve shqiptare. Ne spjegimin e tij te Mujit Elsie thote se emni Mujo vjen prej emnit Mustafe tue lane mbas doret fjalen shqiptare me mujte. Ai permende se shqiptaret thone se emni Mujo/Muji vjen prej fjales me mujte por e kalon kete fakt si dicka te parandesishme -- natyrisht kur shqiptaret flasin per vetvetin s'u duhet vu mendja. Elsie vazhdon me e thane se emni Gjeto asht huajte prej fjales Turko- Serbe cetobasha, kryetar cetet (se sa te aferta jane serbishtja e turkishtja dihet), ndersa Basho asht marre prej emnit BylykBashi, nji titull Turk.

S'parit, fjala cete, pavaresisht se nga vjen, asht fjale e perdoreshme shqiptare dhe askush, me mende ne krye, nuk ka si me ngaterrue emnin Gjeto ose Gjeke ose Gjoke ose Gjon ose Gjin, ose Gjovalin, me emnin Cete. S'dyti, pa permende se si u zhduk Bylyku prej emnit, lind pyetj asi u ckap gjysa si-moter e bylykut (bashi) dhe ju ngjit cetes e keshtu nga fjala cete the bylykbash u formua emni Gjeto Basho Muji. S'treti, si u shkri Mustafa ne Gjeton e Bashin? S'katerti, si hini Bylyku ne hierarkine e cetave te Jutbines pa sjelle me viti edhe oficerat e tjere te ushtrise turke? Sikur Cetat e Jutbines me pase perdore hierarkine Turke te ushtrise, atehere do te kishte pase edhe emna te tjere eproresh e vartesish turq dhe cetat nuk do te kishin jetue ne kudha shqiptare, por ne gazerma turke. Per ma teper nji njohje kaq a mire e shoqnise turke nga ana e rapsodeve do te kishte sjelle edhe personazhe turke ne Epiken Shqiptare. I vetmi personazh turko-arab asht Balozi i detit i cili asht vetem personazh metaforik.

Ideja e bajlozit personifikon njerezit e zi qe vine prej detit(Turqit) dhe kerkojne taksa, vene, ushtare, e vajza, gja qe ashte e vertete sepse ushtria turke u ka dhane te drejte ushtareve te vet me plackite dhe me perdhunue grate e vendeve te pushtueme -- robinat sic i kane quajte ata.

Ne Kruje egziston nji vend i quajtun Guri i Vashes ku vajzat Krutane jane lidhe dore me dore dhe kane kecye ne humnere ne menyre qe mos me ra ne dore te ushtareve turq. Lidhja dore-me-dore asht shume simbolike sepse secila vajze do te kishte mujte me e leshue doren e vajzes qe hidhej ne humnere dhe keshtu me e pre vargun e vetvrasjes, por vargu ka vazhdue deri sa te gjitha kane ra ne humnere. Simbas Robert Elsie, Balozi nuk asht Turk . Gjergj Elez Alia asht Turk simbas Robit. Tash pse Gjergji, nji Turk, ka pase emen Katolik shqiptar nuk dihet. Por "humori" i Elsiet nuk mbaron me kaq; Balozi simbas Elsiet asht Ambasador Venecian ne Stamboll (SFW, 367). Natyrisht ketu na del faqe edhe nji problem tjeter--Gjergji asht i Zi (Turk) ndersa Balozi i Zi asht i bardhe (Italian). Keshtu qe titulli i kanges duhet me qene jo Gjergj Elez Alia dhe Balozi i Zi, por Gjergji i Zi dhe Balozi i Bardhe. Gjithashtu asht e cuditeshme se si Ambasadori Venecian u paska kerkue Turqeve, taksa, vene, gra dhe desh te pjekun. Me siguri qe Ambasadori Venecian, pra Balozi i Zi i Robert Elses, do t'e kete qene ndonji mafioz i cmendun prej Siqeliet.

Spjegimi i Elsiet per Balozin e Zi, "...the word baloz derives from Ital. bailo, the title of the Venetian ambassador to the Sublime Port... (SFW 367)." Spjegimi i Elsiet per Gjergj Elez Aline, ".. Gurz Ilyaz, would seem to be an historical figure. He first appears in Turkish land registers as a landowner in the year 1455... (SFW 369)."

Ne jemi me fat qe Elsie nuk ka studiue herojt tone sepse ai do ta kishte qite edhe Prenk Calin turk. Dhe kjo do te kishte qene shume e lehte sepse Prenk Cali ka te njajtin mbiemen si Gjergj Elez Alia -- Prenk Cal Alia.

Elsie gjene edhe vendin egzakt te Jutbines. Simbas tij Jutbina asht qyteti Udbina ne Kroaci, afer Lumit Lika, 50 km ne verilindje te Zadarit. Pyetja atehere del se pse ne kange nuk permendet as Zadari as Lumi Lika, por permendet Kotorri, vendi ku ka qene kufini i shkjeve para se mu u ule e me zhvate tokat shqiptare perrreth Podgorices e Tivarit. Gjithashtu permenden Bjeshket e Namuna dhe nallbanet e Shkodres por jo te Zadarit.

Elsi e pershkruen Jutbinen vazhdimisht si nji vend musliman, por percudi ne harte ai e gjene Jutbinen ne nji vend katolik, ne Kroaci. Si kane jetue muslimanet dhe aget musliman ne zemer te Kroacise Katolike nuk spjegohet.
Per ata qe kane lexue Kanget e Trimnise/Epiken ata e dine se Muji e Halili jetojne ne Lugje te Verdha dhe se Jutbina nuk asht ndonji qytet tregtar apo baze Turke buze lumit. Jutbina asht emni i perbashket i Lugjeve te Verdha ashtu si Malcia e Madhe asht emni i Perbashket i Hotit, Grudes, Kelmendit/Rugoves, Kastratit, dhe Shkrelit. Ashtu si Lugjet e Verdha perbajne Jutbinen, ashtu edhe Pese Malet perbajne Malcine. Sikur Jutbina me qene qytet, atehere cetat e Jutbines nuk kane nevoje me shkue ne qytet me ble as me mbathe kuajt. Gjithashtu kur shkjete vine ne Jutbine ata nuk ndalen as prej policise se qytetit, as princit te qyetit, as pashes as ushtareve turq.

Fjala Krahine simbas Elsie vjen prej fjales sllave krajina. (Krajina. CSF, 370. Nji fjale kaq shqiptare dhe me etimologji kaq te thjeshte si fjala krahine bahet problematike per Elsien -- krah asht gjymtyra e njeriut. Kur dikush pyet se ka shkohet, p.sh., ne Jutbine, pergjigja shoqnohet me nji gjest te dores qe tregon drejtimin se ka bjen Jutbina. Kjo kerkon edhe levizjen e krahit. Prandaj kemi edhe shprehjen ne ne ate krah. Xhesti i krahit ka evolue ne forme linguistike dhe asht ba krahine, pra ne ate krah. Krahina nuk asht toponim egzakt si p.sh. Prishtina, por nji pergjithesim i nji zone, si p.sh. Krahina e Tepelenes. Tepelena dihet se bjen diku ne jug (ne ate krah) dhe se popullohet prej fiseve Labe por vendi egzakt nuk percaktohet me fjalen krahine. Vetem gjasimi i fjales Krahine me nji fjale shkjenishte merret automatikisht prej Elsiet se ne e kemi perla edhe kete fjale prej sllaveve. Pavaresisht se prej ka vjen, fjala Krahine, ajo asht aq shqiptare sa asht fjala Shqiptar.

Dikotomite e Robert Elsie:
Krahine vs. Krajli
Islamik vs. Kristian
Shqiptar vs. Sllav
Cete vs. Shqni civile
Bandit Shqiptar vs. Qytetare Sllave

Per Robert Elsie, Krahine dmth Territor Musliman. Ai ngulmon ne skemen e tij anti-shqiptare me personifikue gjithcka shqiptare si authentikisht - jo Europjane dhe gjithcka sllave si Europjane. Prandaj Krahina ne fjalorin e Robert Elsie dmth. province Islame e quajtun Jutbine dhe Krajli territor kristian. Pra Jutbina asht nji vend Islamik ku jetojne shqiptaret ose boshnjaket--Muji e Halili s'e bashku me bandat e tyne, ndersa Krajlia asht nji vend Kristian ku jetojne Shkjete. Keshtu Robert Elsie arrin qellimin kryesor te tij, ate me i paraqite Cetat e Jutbines si banda terroristesh muslimane qe vjedhin, plackisin e perdhunojne vendet Kristiane te Europesn (Krajline). Ne kanget e Epikes sidoqofte nuk gjenden referencat muslimane qe ai pershkruan. Mbiemnat musliman nuk tregojne perkatesi muslimane. Kelmendi, krahina qe s'bashku me Rugoven jane zemra e herojve dhe heroinave te Epikes dhe gjithashtu shpirti ma krijues i Mitologjise Shqiptare ka nji shumice familjesh me mbiemna muslima si Elezi, Alia, Sulejmani, Selmani, etj. Ndersa shume familje muslimane ne Shqipni kane mbiemna katolike si Gjoni, Doda etj.

Islamizimi i Epikes Shqiptare nuk perkon as me sjelljen dhe menyren e jeteses se Ageve. P.sh. pse Muji e merr fuqine prej Zanave dhe jo prej perendive muslimane. Pse Aget e Jutbines i luten Oreve dhe jo Allahit. Gjithashtu si ka mundesi qe Muji nji person Islamik ne themel simbas Robert Elsiet u merr floket femijeve, nji zakon ky Katolik. Si ka mundesi qe Aget e Jutbines nuk shkojne asnjihere ne Xhami. Si nuk takohen asnjihere me hoxhen? Si ka mundesi qe nuk i mbulojne grate me perce? Si martohen me shkje dhe si bahen vllazen-gjakut me shkje? Te gjithat keto pyetje munden me u ba edhe ne lidhje me fene katolike? Aget e Jutbines nuk kane as prift as kishe. Nuk mbajne as kryqa as nuk e marrin fuqine prej zotave kristian. Elsie gjithashtu refuzon me i quajte Lugjet e Verdha te verdha. Ai i quan ato te gjelbra sepse keshtu u thokan shkjete. (CSF, 370). Kreshnik asht simbas Elsiet fjala qe i pershkruan kanget e Mujit e Halilit. E verteta asht se ata qe i kendojne keto kange, ne Malci e Rugove nuk i kane quajte kurre Kange Kreshnikesh, por Kange Trimash. Fjala Trim ne keto zona ka kuptimin e fjales angleze Gentlemen dhe jo te fjales Trim (Guximtar). Trim asht menyra se si grate e Malcise dhe Rugoves u drejtohen mashkujve. Kurse mashkujt u drejtohen grave me fjalen Fisnike, qe i afrohet fjales Lady. Fjalet Trim & Fisnike kanotojne prejardhje fisnike/nobel, pasterti gjakut - prej fisit te mire.

P.sh. kur nji grue kalon perbri burrave, ajo u drejtohet atyne, Ai ini trima. Burrat i pergjigjen, A je Fisnike.
Ne perdorimin specifik te Epikes fjala Trim (Kange Trimash) i afrohet fjales Kalores (Knight - Knight Tales).
Interesant asht edhe pershkrimi i Kulles, shtepiave tipike 2-3 kateshe te Malcoreve e Rugovasve. Simbas Elsiet kjo fjale vjen prej Persiet dhe dmth Maja e Malit (Mountain Summit, top, SFW 370). Se si lidhet fjala persiane mal me fjalen Shqiptare shtepi 2-3 kateshe nuk dihet, por Elsi vazhdon me perpjekjet e tij me gjete gjithcka shqiptare ne Lindje te Mesme.
Personalisht une nuk e kam vizitue as Persine, as Turkine as Arabine, por fotografia e nji kulle qe e psonisa ne internet dhe i perngjet Kullave te Malcise Madhe e Rugoves nuk me duket shtepi tipike e Lindjes se Mesme as nuk i perngjan Majes se Mallit.

Fjala Lahute asht e veshtire per Elsien. Ai asht i detyruem me e pranue se asht fjale shqiptare dhe se nuk ka rrjedhe as prej shkjeve as prj tartareve. Por simbas Elsiet, affiniteti i fjales Lahute me fjalen Lute nuk ka asnji lidhje me Kanget Epike, cka asht absurde por kjo i pershtatet Elsie ai kambngule ne origjinen Islamike te Epikes dhe vete popullit shqiptar. Sikur fjala Lute me qene boshnjake apo turke, me siguri se Elsie do te kishte arrite ne konkluzion se ne e kemi perla edhe kete vegel prej tyne, por Lute na con ne Europen Perndimore dhe kjo asht e papranueshme per Elsien spese ne shkojme ne Realmin e Kristianeve vetem si terrorista te Krahines se quajtune Jutbine, pra territoreve Islame. Cfaredo lidhjet e shqiptareve me boten para islamiko-turke asht e papranueshme per Elsien. Ne spjegimet e tij te duket sikur ne nuk kemi egzistue ne Shqipni perpara se me ardhe turqit por kemi ardhe bashke me Janicieret e Anadollit sikur jevgjit e gabelet.

Kotorri i ri, simbas Elsiet (dhe Stavro Skendit) nuk asht Kotorri i Malit te Zi por ne Kroaci prane Zadarit. Simbas gjysmakut Skendi, shqiptaret e kane ngaterrue fjalen Ravni (fushe) me fjalen e Re, te Reja. Idiotizmi i Skendit e Elsie asht i pashoq. Ata nuk e dine se shume shqiptare qe kane kendue me lahute ne Malci te Madhe e Rugove kane fole edhe shqip edhe shkjenisht se e ka lype puna e tregtia. Sidoqofte, le te besojme se Ravni asht ngaterrue me E re, po fjala Kotorr me cka e kane ngaterrue? me fjalen Kotorr? Si ka mundesi qe shqiptaret paskan ngaterrue vetem nji fjale? Njeriu ose e kupton nji gjuhe te huej ose jo. Edhe sikur me i pase ngaterrue disa fjale, shqiptaret kane pase qinda vjet me i korrigjue gabimet e tyne ortografike.

Elsie e len jashte pershkrimin dhe vend ndodhjen e Bjeshkeve te Namuna sepse ato ndodhen mbrenda territorit shqiptare. Kjo natyrisht per aresye te dituna. Si ka pase Halili me dale prej ne Jutbine ne Bjeshke te Namuna? Simbas Elsiet kjo do te nekkuptonte nji udhetim prej ne Kroaci ne Shqipni. Ajo qe te bien ne sy ketu asht se Halili ngjitet prej ne Lugje te Verdha ne Bjeshke te Namuna, nji itinerar tipik i Rugovasve e Malcoreve te cilet ose per pune ose me cue bagetine ne kullota verore jane detrue me u ngjite prej luginave ku ata jetojne ne Bjeshke.

Nji prej simboleve ma kryesore ne kanget e epikes asht edhe tamli i gjinit. Libri i Elsiet fillon me kangen "Fuqia e Mujit". Ne kete kange Muji, adoleshent ne moshe, pajton femijet e zanave te cilet ai i gjene tue qajte. Per shperblim Zanat i japin Mujit force qe ai me qene i afte me mujte shoket e vet te cilet e ngacmojne. Kete Zanat e arrijne nepermjet tamlit te gjinit. Per Robert Elsin kjo nuk mundet me qene e randesishme, por per shqiptaret Tamli i Gjinit ka randesi te madhe sepse vete Kalaja e Rozafatit ka ne themel te saj nji grua qe kerkon me ja lane jashte gjinin e djathte me ushqye femine e saj. Na kala te Rozafatit del nji uje i bardhe te cilin shume njerez e konsiderojne sherues. Se a asht i vertete apo jo "uji i bardhe" nuk ka randesi. Ajo qe asht e randesishme asht lidhja e Rozafes, gruas se murosun ne kala, me Zanat qe fuqizojne Mujin nepermjet tamlit te gjinit.

Nji simbol tjeter i Kangeve te Epikes Shqiptare asht edhe dhia e eger, zakonisht te permenduna si tri dhite e egra me briena arit. Zanat vete e marrin fuqin prej ketyne dhive. Dhia e eger ka domethanje themelore ne mitologjine, historine, shpirtine e kulturen shqiptare. Para s'gjithash Dhia e Eger, simbas Malcoreve e Rugovasve, asht e paprekeshme. Ajo zotnon nji fuqi magjike qe e bane ate imune ndaj forcave te djallit. Keshtu edhe zanat arrrijne me mposhte forcat e erreta te natyres. Ma e cuditeshmja asht se vete Heroi yne Kombetar Gjergj Kastrioti e ka perdore Dhine e Eger si simbol te familjes se tij.

Jo vetem Oret, Zanat, shtoi-zo-Vallet, por simbolet ma te vjetra, ma themelore dhe ma te pashlyeshme shqiptare gjinden ne kanget e Epikes Shqiptare. Tamli i Gjinit p.sh. na kujton Rozafatin. Shume njerez besojne se edhe sot ne kalane e Rozafatit rrjedhe nji uje i bardhe qe ka veti sheruese. Asht e qarte se njerezit besojne se ky "uje" i bardhe asht ne nji fare menyret mitologjike rrjedha e tamlit te gjinit te rozafes. Gjarpni, i cili asht ora e shtepise. Nji njeri qe beson ne mitologjine shqiptare kurre nuk e vret nji gjarpen afer shtepise se tij/saj sepse besohet se gjarpni ruan shtepine - asht Ora e Shtepise.
Nqs Jutbina qenka nji qyte prane nji lumit, pra ne nji vend fushor, atehere prej ku erdhen Lugjet, qe thjeshte dmth lugina ne male. (Asht e mujtun me pase lugina edhe ne fushe, por zakonisht ato mbushen me uje dhe quhen lumej). Ne kete rast ne vend te Lugjeve te Verdha do te kishim Lumejte e Verdhe ose te gjelber. Gjithashtu prej ku erdhen Oret, Zanat e Shtoizovallet, te cilat jetojne ne pyje dhe jo prane lumejve fushore si. Po dhite e egra si jetokan ato ne Jutbine? -- Ne Qytet?

Por ndoshta spjegohet me filmin "Niebelungen" te Fritz Lang ku rapsodi Gjerman kendon me luten gjarmane ne te njajten menyre sic kendojne rapsoded ne Malci te Madhe e Rugove, pra ulun kambekryq, lahuten ne mes te kambeve dhe i bjen me hark. Arkeologet dhe historianet e botes deshmonje se Iliret kane jetue perbri Gjermaneve deri ne shekujt kur Sllavet u dynden ne jug. Shume besojne se Austria ishte nji toke Iliro-Kelte. Prandaj lahuta dhe vete trashigimia kulturore e Gjermaneve deshmon per nji tradite para-sllave, para-turke te epikes. Vete tradita rapsodike mundet me pas ardhe prej grekeve, ne Iliri dhe mandej ne Teutoni (fiset gjermane) ose ndoshta edhe e kunderta.

Prandaj nuk asht e vertete se Epika ka fillue ne shekujt 16--17 sic thote Robert Elsie. Ajo ka fillue shume ma pare dhe themelet e saje jane para-kristiana, para-islamike. Por Robert Elsie mundet me pase nji fare aresyeje per origjinen e Epikes. Ai e studion epiken prej veshtrimit jo-shqiptar, pra prej veshtrimit Boshnjak, Kroat, Serb. Mundet me qene e vertete se shkjete kane fillue me e kendue Epiken e Tyne ne keta shekuj, por jo shqiptaret. Ne kemi kendue me lahute qyshse ne i jemi Lute Ores, para se Krishti e Allahi me egzistue. Lahuta ashte frymezim i zanave dhe job Bibles a Kruanit. Tryeza e Shtoizovalleve dhe territori i Tyne jane vendet e trueme per Malcoret dhe jo Ferri a Xhehnemi.

Natyrisht qe Epika asht influencue perj kohes ne te cilen ajo ka egzistue. Agajt, p.sh., jane tituj musliman. Ne kohen e Turkise katoliket kane qene te persekutuem dhe nuk kane pase poste drejtimit (si ne kohe te Enverit e Nanos) Keshtuqe autoriteti, zotnia tipik Shqiptar, sidomos ne veri te Shqipniise, asht quajte Agë ashtu si sot dikush mund te quhet Boss, ndersa ne jug zotnia ka qene Beu i fshatit ngaqe nuk ka pase qytete--gjithashtu titull Turk. Titulli Agë gjithashtu ka marre formen e titullit te Fisnikut si rezultat i autoritetit dhe pasanise qe ka qene vete pasoje e pushtetit. Mbiemni i Jutbinasve si age tregon influencen e kohes por gjithashtu edhe respekt per Jutbinasit sepse Agë perdoret si titull nderit. Ne te vertete edhe sot ka njerez musliman qe e perdorin titullin aga si rrespekt, p.sh. Abdyl Aga.

Ne Epiken Shqiptare gjindet material i cili mundet me ju referue koheve pagane, kristiane dhe muslimane, gja qe kallzon gjurmet qe sistemet e ndryshme shoqnore kane lane ne vete Epiken Shqiptare, por jo origjinen e saj.

Etiketimet Barbare dhe Pirate ndaj nesh gjinden edhe sot ne fjaloret e gjithe botes. Meghitheate, sic shihet nga harta e maposhteme (jo e bame nga nji shqiptar) ne vitin 530 Para Krishtit (PK), Iliret ishin te fuqishen dhe e kishin shtri territorin e tyne ne Italine lindore perkrah Etruskeve the fiseve Italike. Sikur Iliret me pase shkrue historine e kohes Romake, jo vetem qe iliret nuk do te ishin paraqite si barbar dhe pirate, por as romaket nuk do te ishin pershkrue me aq madheshti sa e pershruajne ata vetvetin.

Gjate mesjetes Arbenia ishte e zhvillueme dhe integrueme ne nji sistem te njajte me Europen, gja qe vertetohet nga shkrimet dhe arti i Rilindasve (Humanisteve) shqiptar qe emigruen ne Itali mbas pushtimit Turk- Barleti, Becikemi, Karpaci, Frangu, aktiviteti diplomatik i Kastriotit, puna e pakrahasueshme antropologjike e Dukagjinit dhe iniciativa Reformiste e Buzukut. Sidoqofte ne syte e disave ne ishim po ai popull barbarik e pirat i definitizuem prej Grekeve e Romakeve dhe do te vazhdojme me qene te tille derisa te arrijme qe etiketa e shqiptarit te jete MADE IN ALBANIA
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4552
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Poetika e Shqiptarit Negativ, Posted 27 Shtator 2009, 02:48
Kokermeli!
Materiali i juaj pronesohet ketu prej antarve, prandaj merre falenderime prej nesh. Ok! :flm
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 2 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 2 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 02 Dhjetor 2020, 12:20
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari