Letra dhe lapsi nje misherim i vargut ku letrari le gjurme ne historine dhe legjenden e nje kombi.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 1 postim · Faqe 1 prej 1
MARK MARKU LETRAR DHE DEPUTET
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4552
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
MARK MARKU LETRAR DHE DEPUTET, Posted 10 Shtator 2009, 14:45
M.A. Mark MARKU - LETRAR DHE DEPUTET
Imazh

U diplomua në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, dega Gjuhë- Letërsi në vitin 1994. Në periudhën 1995-1996 kreu studimet në nivelin Master në Institutin e Marëdhënieve Publike dhe të Komunikimit (IRCOM), Anger, Francë. Gjatë kësaj kohe ai kreu edhe një specializim të ngushtë në gazetarinë e shkruar dhe gazetarinë televizive në Institutin Robert Schuman në Francë. Në vitet 1999- 2002 ndoqi studimet për ekuivalentimim e diplomës në Facolta di Lettere e Filosofia, Universita degli Studi di Roma, La Sapienza, Itali.
Aktualisht është në përfundim të studimeve doktorale në shkencat e informacionit dhe komunikimit në Universitetin Paris 2, Francë.
Karrierën e vet profesionale Mark Marku e ka nisur në vitin1990 si reporter në gazetën Zëri i Rinisë dhe më vonë si kryeredaktor i saj në vitet 1994 - 1995. Në periudhën 1998- 2000 ai sherbeu si redaktor i kulturës në revistën "Spektër" ndërsa nga viti 2001 deri më 2004 ai ka qënë drejtor i etikës në gazetën "Shekulli". Që nga viti 1995 e deri më sot ai ka debutuar si editorialist në gazetat: Zëri i Rinisë, Dita, Tema, Shekulli, Panorama, etj. Në vitet 2003-2006 ka qënë anëtar i Këshillit Drejtues të RTSH-së, ndërsa që nga viti 2005 është këshilltar i jashtëm në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
Mark Marku është autor apo bashkautor në disa tekste apo botime si: "Historia e shtypit shqiptar" (bashkëautor); "Njohuri për letërsinë" - tekst për shkollat e mesme; "O moj Shqypni dhe lirika të tjera"- antologji poetike. Ai ka botuar dhjetëra shkrime studimore për letërsinë dhe median në revista dhe gazeta të ndryshme, si dhe ka referuar në dhjetëra konferenca shkencore brenda dhe jashtë vendit.
Mark Marku është pedagog i brendshëm në Departamentin e Gazetarisë që nga viti 1994. Ai është lektor titullar në lëndët: "Bazat e semiotikës", "Kritikë arti", dhe "Shtypi dhe shoqëria në Shqipëri".
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 1 postim · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 2 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 02 Dhjetor 2020, 11:17
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari