Dita e gjyshërve - Respektoni! - Bep Martin Pjetri

Poezia shpirti i te panjohures, zjarri i kohes, oshetima e se sotmes...
Mirsevini ne oqeanin e thelle poetik.

Moderators: Laert, I-AMESHUAR

Dita e gjyshërve - Respektoni! - Bep Martin Pjetri

Postby Laert » 26 Jul 2021, 18:00

Dita e gjyshërve
Image

26 korrik
Në traditën katolike, mbrojtsit e gjyshërve janë shenjtorët Joakim dhe Anna(santi Gioacchino e Anna), prindërit e Marisë dhe gjyshërit e Jezusit, të cilët festohen më 26 korrik.

- Festa e gjyshërve kremtohet në disa zona të botës, për nder të figurës së gjyshërve dhe ndikimit të tyne shoqnor. Ky përvjetor nuk festohet në të gjithë botën në të njëjtën ditë. Në shumicën e vendeve ngjarja festohet në shtator ose tetor.

Në Itali

Në Itali, autorët dhe ideatorët e "festës së gjyshërve", (nga vjeti 1978) janë Maria Zanni, Michele Armetta. Më pas, janë interesue për ngjarjen Franco Locatelli (President i Bashkimit Kombëtar Florovivaisti - Unaflor).
Arturo Croci, Wim Van Meeuwen dhe Walter Pironi, që zyrtarizuen komitetin zyrtar të ditës së gjyshërve në 1997.

Festa dhe gjyshërve dhe të ligjëruem nën kujdesin e presidentit italian


Me propozimin e autorëve-ideatorë, kjo festë u institucionalizue më 2 tetor të çdo viti me ligjin nr. 159 të datës 31 korrik 2005, si një moment për të festue randsin e rolit të gjyshërve në familje dhe në shoqëri në përgjithësi.
Ligji gjithashtu përcakton "Çmimin Kombëtar të gjyshit dhe të gjyshes të Italisë", Presidenti i Republikës shpërndan çdo vit për dhjetë gjyshërit, sipas një renditje të hartuem nga Komisioni i veçantë i Ministrisë së Punës dhe i Politikës Sociale dhe Ministrisë së Arsimit, Universitet dhe i Hulumtimeve Shkencore.
Detyra e promovimit të iniciativave për të rritë rolin e gjyshërve, në atë datë, asht me ligj për rajonet, provincat dhe komunat.

Në pikpamje fetare
Data e 2 tetorit përkon me kujtimin liturgjik të engjëjve kujdestarë në kalendarin e shenjtorëve katolikë.

Lulja e ditës së gjyshërve – ”Mos më harro” (nontiscordardimé)
Image


Lulja zyrtare e festës së gjyshërve asht ”Mos më harro ti”. Emni i saj shkencor asht myosotis, një fjalë greke që do të thotë "veshët e miut", nga forma e fletës.
Në Itali ajo asht e pranishme në të gjitha rajonet me një numër të ndryshueshëm speciesh.

Lulja Mos më harro ti – Legjendë gjermane

Sipas traditës, emni i lules "nontiscordardimé" ashtë e lidhun me një legjendë gjermane, sipas së cilës Perëndia u dha emërtimin bimëve, kur papritmas një filiz, ende pa emën, bërtiti: "Mos më harro, Zot!" dhe Perëndia u përgjigj: "Ky do të jetë emni yt!".

Lulja Mos më harro – Legjendë austriake

Sipas një legjende ma të re, emni do të lidhej në vend me një ngjarje që ndodhi përgjatë Danubit, në Austri: dy të rinj i shkëmbyen premtimet e tyne nëpërmjet simbolit të kësaj lule, por lulja ra në lumë dhe bërtiti këtë frazë si një premtim për dashninë e përjetshme – “Mos më harro ti”.

Në lashtësi lulja “Mos me harro ti” u konsiderue si një lule e shenjtë sepse u përdor në përgatitjen e ilaçeve të synit.

Festa e Gjyshërve në SHBA

Pak histori në SHBA
Festa e gjyshërve u krijue në Shtetet e Bashkueme të Amerikës në vitin 1978, gjatë presidencës së Xhimi Karter me propozim nga Marian McQuade, një amvise e West Virginia, nanë e 15-të fëmijëve dhe gjyshja e 40 nipërve. McQuade filloi të promovoi idenë e një ditë kombtare kushtue gjyshërve në vjetin 1970, duke punue me të moshuemit nga vjeti 1956. Qëllimi i saj kishte si objektiv themelor; Edukimin e brezit të ri dhe marrëdhaniet me gjyshërit e tyne.

Ditë e gjyshërve nëpër botë


Shtetet Dita e festës
Polonia 21 e 22 janar
Uruguaj 19 qershor
Paraguaj 5 maj
Republika Domenikane 29 maj dhe 26 korrik
Kuba 26 korrik
Venezuela 26 korrik
Panama 26 korrik
Italia 26 korrik
Spanja 26 korrik
Portugalia 26 korrik
Honduras 26 korrik
Brazili 26 korrik
Argjentina 26 korrik"Ditën e Gjyshes" u festue të dielën e dytë të nantorit dhe "Dita e gjyshit" të dielën e tretë të gushtit.
Peru 26 korrik dhe E diela e fundit e gushtit
Kolumbia dielën e tretë të gushtit.
Bolivia 26 gusht
Meksikë 28 gusht
Taivan 29 gusht
Shqypnia Duhet me u caktue 22 prilli – Dita e pranverës
SHBA E diela e I-rë e Shtatorit pas Ditës së Punës.
Puerto Riko E diela e II-të e Shtatorit
Estonia E diela e II-të e Shtatorit
Anglia Dita e I-rë e Tetorit(u futë në 1990 dhe në 2008 u vendos)
Franca E diela e I-rë e Tetorit
Kili 15 tetor
Gjermania E diela e II-të e Tetorit
Hong Kong E diela e II-të e Tetorit
Kanada 25 tetor – filloi prej 1995
Australi 30 tetor
Sudani i Jugut(katolikk) E diela e 2 e nantorit
Singapor E diela e katërt e nantorit.

Në shqip Bep Martin Pjetri
E mërkurë, 16.VI.2018
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

Return to Kendi poetike dhe krijimtari

Who is online

Users browsing this forum: No registered users and 1 guest

cron