Poezia shpirti i te panjohures, zjarri i kohes, oshetima e se sotmes...
Mirsevini ne oqeanin e thelle poetik.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 1 postim · Faqe 1 prej 1
"Dosja e Shkodrës" - 75 vjetori i Fritz Radovanit
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4552
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Dosja e Shkodrës
Imazh

Kushtue 75 vjetorit të Lindje të Fritz Radovanit
10 vjetorit të Botimit të Librit ”Një Monument nën Dhe” në Kroaci

Shkodra 1944 – 1992
Gërbula e urrejtjes dhe e shkatrrimit ra mbi trupin e shndetshëm të Shkodrës me ardhjen e komunizmit në 1944. Shumë dhimbje e lot mbluenën reja e teshave të zeza mbi gjyshet, nanat motrat shkodrane. Akoma ndihen dhimbja dhe shihen teshat e zeza,…..! Eh për çka? Per hobi të Jaltës 1945!
Jetesa, ritmi i kulturës, kanga shkodrane qytetare, traditat, ndershmenia, muzika, shkollat dhe besimi fetar dhe poezia e bukurisë ra në duert e bandave serbe-osmane- komuniste. Kjo Shkodër e lashtë e rrahun në mure e bedena me topa e gjyle nga barbarët turqë e malazezë-serbë nuk po lehej e qetë edhe pas 32 vjet Pavarsi. E tash lshue mbi shpinë prej shqiptarve të shitun të Moskës, Beogradit dhe Stambollit, po shpraznin me qejfë e me objektiva të kjarta bash te kryeqendra e kulturës të lashtë shqiptare dhe ballkanike. Për fjalën e lirë, për kulturën, për dashninë e shqiptarit për shqiptar, per dashninë e trojeve të bukura, për ato male të egra e të nalta plotë me shqiponja e blerime historie triumfi, u projektue të rrenohej kadalë e sistematikisht.
Shkodra me krenari e shumë guxim - qendrese nuk u gjunzue para hordhive të Jaltës 1945. Rrzue padyshim, plandosë pamëshirë keqas nga çeta terroristash të tiranve të Tiranës.
E gjithë kjo mizori që i ra Shkodrës u regjistrue në kujtesën e Viktimave, Martirve dhe popullit. Jalta i 1945,,skadoi,,.
Koha ,,shfuqizoi,, komunizmin per ta zevendsue me nji ,,demokraci,, nën ,,kujdesin,, e rrjetit censurë të organizatave të shplamjes të parave të pista mazone të miliardierit, Xhorxh Soros (Shvarcit) me kodoshllekun e Bashkimit Europian ne vendet komuniste të hartës Stalinit.

Shkodra rilind
Shkodra jeton, mjekon plagët, punon në ridimensionimin njerzor të shkelun me dhunë ligjore nga shteti komunistë. Viktimat e burgjeve e të perndjekurve dhe të ndeshkuemve presin t’u kërkohet ndjesë prej spiunve, shpifësve nepër hetuesina, gjykata, në mbledhjet e kolektiveve të punës, prej kojshisë, shokut apo shoqes punës, shkollës, ushtrisë etj. Prej vjetit 1992 e deri më sot në 2015 nuk ka asnjë shenjë Pendesë të klasës spiune, hetuesve, prokurorve, gjykatësve, e atyne sekretarve e nënsekretarve të organizatave të ndermarjeve e institucioneve shtetnore si dhe komiteteve të partisë, lokale e qendrore, që u angazhuen në proejktin e gjenocidit të popullit shqiptar për 48 vjet sepse zbatuem ligjet e tjera pallavra.

Shkodra - Sfiduesja e shekujve!

Shkodra nuk u shue,
Rranjtë e saj thellë ngulë,
Teuta, Genci, Agroni,
Imzot Pal Engjëlli,
Don Marin Barleti,
…………………..,
Dritë nuk ju shue,
Shkëlzen pa ndal,
Askush s’e ndal,
Dashninë e Zotit,
E rrit e bekon,
Bijën e vet.

Dosja e Shkodrës
Imazh
At Pjetër Meshkalla S.J. E pikturoi në Grafik Fritz Kolë Radovani

Ajo që e pësoi ma shumë në Shqipni prej kanibalve të Tiranës dhe Beogradit-Moskë gjatë sundimit komunistë ishte Shkodra. Populli shkodran ishte e mbushun me urrejtje ndaj gjaksorve. Nuk kishte se si të mos delte njeri pa e kalzue Gjenocidin ndaj Shkodrës.
Një burrë i Rrugës të Badrave(sot Lodovik Saraçi), i quejtun Fritz Kolë Radovani nuk mund të konformohej me gjendjen e heshtjes perballë ksaj Tmerri që i ndodhi Shkodrës. Ishte Këshilla e At Pjetër Meshkallës: ”Mos heshtni! Flisni!”, ndjenja e të pathenave të Martirve të Kishës katolike, që e nxiti të shkruente pa censurë nga kujtesa, deshmi, dokumenta, arshiva sëpari në formë artikuj e fjalime në auditoret e Teatrit të Shkodrës, të Stadiumit ”Loro Boriçit” e të katedrave të Universitetit ”Luigj Gurakuqi” njëkohësisht të botuem në revista dhe gazeta si veprimtar i Sindikatës Parë të Pavarun të Shkodrës pas 1992, Librin ”Një Monument nën Dhe”, që ashtë i pari libër i ktij llojit n’Shkodër dhe n’Shqipni.
Njeriu që i njehë fortë mirë krimet e komunizmit dhe i ndjeu peshën e randë të persekucionit dhe ndeshkimit të shoqnisë shkodrane, mbarë Shqipnisë, por edhe të familjes tij. Rrethana të tillë e banën që të jetë autor i ksaj historie të zymtë të qytetit të Shkodrës të famshëm. Një përshkrim dhe detajim i ngjarjeve reale të atyre krimeve që kryen hetuesia, spiunët, prokurorët, komunistat etj. si deshmitar rrëfen fjalë për fjalë se Çka ndodhi n’Shkodër prej kulshedrës komuniste antishqiptare e Tiranës me fanatikët terroristë të qytetit t’Shkodrës.

Kush ishin Viktimat e ferrit?
Emnat e viktimave ishin meshtarë të Kishës Katolike, shumë demokratë perparimtarë dhe intelektualë, gjithë ata njerëz që u shkolluen në Europën Perëndimore. Këta burra e gra, vajza e djemë nuk pranuen të bahen skllevërit e ideologjisë Beogradit dhe asaj sovjetike .
Viktimat e gjuetisë komuniste nuk ishin thjeshtë pasiv, por njerëz që nuk u pajtuen, nuk pranuen filozofinë m-l, sistemin bolshevik, ku rezistuen me të gjitha format nga votat deri me armë në dorë. Me veprat e sakrificës flijuen për një Shqipni Europiane, të lirë nga Drapni, Çekani e Ylli i Kominternit Terrorist të Komunizmit.

Kush ishin autorët e botës krimit?
Torturuesit; hetuesat, prokurorat, gjykatsit, spiunët dhe vendimarrsit e arrestimeve ishin; sekretarët dhe nënsekretarët e organizatave të partisë dhe të komiteteve të partive në fshatra, qytete, një pjesë komunistash dhe organizatave të masave si; rinore, të bashkimeve profesionale, të Frontit Demokratik, të Grues, etj. Këta dërguen në furrën e krimeve qindra e mijra shqiptarë të pafajshëm. Të gjithë këta monstra pas 1992 gëzojnë poste e pasuni të grabituna pasurisë socialiste dhe akuzojnë për krime sistemin e Enver Hoxhës.

10 vjet Botim i librit - “Një Monument nën Dhe” 2004 – 2014
Imazh
Fritz Radovani para Pikturës Murale - Shiroka - Liqeni i Shkodrës - Kalaja Rozafa - Te Faqja e Murit e Dhomës Shtëpis - Melbourn - 2014

“Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!” Fritz Kolë Radovani

Vjeti 2014 ishte i dhjetë vjetë i botimit të librit ”Një monument nën Dhe”, që për Shkodrën ishte Libri i Parë pas librave ”Shkodra e Rrethueme” dhe ”Rrethimi i Shkodrës” 1912 – 1913 nga serbo-malazezët të autorve Dom Ndoc Nika dhe At Justin Rrota. Me ardhjen e diktaturës, Shkodra u rrethue nga 26 burgje terrori e vrasjesh të Meshtarve dhe demokratve shkodranë dhe mund të quhej ”Rrethimi i Shkodrës” nga Diktatura sllavo – shqiptare.
Vetëm nji mendje e kthjellët, vetëm një njeri që dashuron Shkodrën dhe Zotin guxoi të shkruente një libër të ndaluem. Aty u njoha me një galeri prej 1940 personazhesh gati të njohun e të panjohun, pozitivë e negativë, ku seicili ashtë i veshun me karaktere dhe episode dinamike, gja që të kujton romanin ”Lufta dhe paqja” e Leon Tolstojit per nga sasia mbi 1000 e personazheve të veshun me kostumin episodik e natyrshëm atë karakteriale. Lista e spiunve ashtë e madhe, por sikurse edhe e viktimave edhe ma e madhe.
Në rrëfenjat e faqeve të librit ndihej vetëm kambana t’rrzuem, britma njerzish e vaje nanash e bijash, tmerr, tortura, kanibalizëm, makabritetë i shqiptarit ndaj shqiptarit! Penda e Fritzit ka prekë me gjakftohtësi portrete gjenialësh të dijes dhe atdhetarisë, të besimit në Zot e luftëtar të Fjalës Lirë. Kreni e madhe të njihesh me korifejt e Shqipnisë, që edhe pse të torturuen para vdekjes të sigurtë i falën për krimet e tyne. E kush të fal sot e kurrë kriminelin? Vetëm ishin Meshtarët e Veirut të Shqipnisë sipas librit të Fritzit, që i Falën, por askush sot nuk po kerkon Pendesë.
Autorët e torturave dhe zhdukjes të eshtnave e Viktimave ishin banda antishqiptare enveriste; e Koci Xoxes me Pandi Kriston, e Hilmi Seitit, e Ramiz Alisë, e Shehlerve, e Myftinjve, e Kapos e Kadri Hazbiut etj.
A nuk duhet kallzue njerzimit se Shkodra e 28 pianoforteve, të grabituna nga partizanët u shndrrue në vjetin 1946 në nji qytetë burg me 26 burgje?
Prej vjetit 1992 e deri më 2015 akoma nuk ashtë shkruejtë një libër si e Fritz Radovanit dhe ata autorë të ndryshëm dhe viktimat e ferrit komunistë nuk shkruejnë me emna e mbiemna spiunët, hetuesat, prokurorët etj., por me shkurtime emnash e mbiemnash, pra me iniciale. Kjo ashtë me dashje a padashje një lloj fshehje, mbrojtje të autorve të Masakrës 48 vjeçare. Faktë ashtë se edhe pas 10 vjetve lypet ky libër të lexohet sepse ashtë Historia e Krimeve të një qyteti ma të madh të Shqipnisë -

Viktimat dhe brezat duhet njohë me Dosjen e Shkodrës
Viktimat, e sotmja dhe e ardhmja e kombit duhet ditun se kush ishin ata emna që gjakosën shpatullat dhe ndergjegjen e tyne me gjakun e mijra e mijra shqiptarve të pafajshëm në Gjenocidin Shqiptar. Njohja e një dosje të tillë ashtë jo për hakmarrje sepse Shkodra nuk ka gjak tåe derdhi kundra shkodranve fajtorë, por ma shumë për të mos lejue rikthimin sepse rreziku mbetet kercnues edhe sot e nesër në nji formë tjetër.
E gjithë ky transformim nga ai feudo-kapitalistë u realizue rranjsisht duke permbysë gjithë bazën e kulturës perparimtare europiane neperjmet likujdimit dhe torturave të klasës që themeluen kulturën per ta zevendsue me kulturën bolshevike, që kishte në themel ndertimin e një shoqërie pa besim në fe, me kulturë serbe-ruse-kineze, pa prona private dhe pa të drejtën e fjalës lirë etj.

Shkodra kishte edhe një ”Muze Ateist”
Imazh

Autori i librit ”Një Monument nën Dhe” trajton në faqen 295 temën ”6 Shkurti 1967” me hollësi, se si u mbyllën institucionet e besimit më 19 mars 1967 per një kohë shumë të shpejtë pas Fjalimit të E.Hoxhës në Memaliaj të 6 shkurtit 1967. Periudha e shkurtit 1967 u cilsue periudha e ”Revolucionit Kultural Proletar” i tipit kinez, ku autori pershkruen terrorin e pashembullt që kryediktatori Hoxha me veglën servile Ramiz Alia ka krye kundër Popullit të Shkodres, veçanërishtë në projektin e politikës tij përçarse dhe sektare midis besimeve fetare, të theksueme antikatolike, që janë shfaqje e anti shqiptarisëdhe e antikombtarisë. Ramiz Alia banoi në Shkodër 3 muej në shtëpinë e Jup Kastratit në periudhën e Revolucionit Kultural Proletar(e huazuem nga Mao Ce Duni) me Shpalljen e Ateizmit në Shqipni pas 6 shkurtit 1967, nga ku drejtoi Operacionin ma gjakatar e të rrallë në botë ”Asgjësimin e Kishës dhe të meshtarve Katolik”. Ramiz Alia ishte Antar i Byrosë Politike, Sekretar i Komitetit Qendror të PPSH i ngarkuem nga kryediktatori Enver Hoxha meqë e kishte andërr, qejfë të shpirtit tij: ” Shkatrrimin, persekutimin deri në xero të Klerit Katolik me institucionet, meshtarët dhe besimtarët katolik. Për fatin e zi të shpirtit të R. Alisë nuk mujti me shkatrrue besimin në Zot nga besimtarët sikurse rrenoi ndertesa Kishash ndër të cilat veçojmë Kishën e Vau Dejës, ku ishte kunorzue Gjergj Kastrioti dhe urdhnoi burgime, terrorë, persekutime, perndjekje, tortura dhe asgjesime fizike pa vorr e shenjë të meshtarve dhe besimtarve katolikë. Kryesori i ksaj masakre, mizorije kundër besimtarve katolikë, meshtarve dhe Kishës katolike ishte Ramiz Alia, agjenti sllavo-rusë dhe mbeti në histori Neroni i Shkodrës.

Fritz Radovani ngriti një Monumentë Bijve të Therorisë Shqiptare

Fritzi solli tablora me personazhe që përbajnë Historinë e Masakrës Komuniste ndaj Shkodrës.
Shkrimtari me librin ”Një Monument nën Dhe” ngriti pa beton e mermerë realisht një Monumentë të Viktimave të Varrosun e Pa varre, që në Jetën e Vertetë ngrehin zanin; ”Duem Pendesë nga Fajtorët!”, ”Kujdesë që të mos përsëritet Ma – Beteja e Shqiptarit kundra Shqiptarit per asnjë lloj eksperimentimi politik!” dhe ”Bashkojuni padallim feje e partie per një Shqipni sikurse e andrruen Rilindasit dhe Viktimat e Komunizmit!”

Veprimtaria në fushën e letërsisë, poezisë dhe të publicistikës
Imazh

Ashtë e mira që me rastin e 75 vjetorit të bahet një pasqyrim të kontributit të Fritz Radovanit në fushën e letërsisë publicistike, poezisë, pikturës dhe asaj dokumentare.
Në periudhën komuniste, Fritzi akumuloi një magazinë informacioni për Librin e Krimeve të Komunizmit të Shkodrës, por qe e pamujtun të pasqyronte idetë dhe realitetin e asaj kohet.
Vjeti 1992 ishte periudha ku nisi të hapte Kapakun e Kujtesës të ndryme në qindra dryna me anë artikuj të shumtë në gazetën lokale të Shkodrës, në atë ”Sindikalisti”e në të tjera, që vazhdon me kenë autorë i shkrimeve internetë, në revista e në gazeta me za në Shqipni edhe sot në 2015. Gjatë kësaj kohet shkroi disa libra, ku si qellim kishte Demaskimin e Komunizmit për 48 vjet n’Shkodër. Gjakftohtsia dhe guximi, principialiteti dhe drejtsia në vlersimin e Gjenocidit Komunistë ashtë ajo vlerë kapitale, që e ban të rreshtohet në Fondin e Kulturës Historike Shqiptare. Në faqet e librave tij nuk gjen asnjë shenjë mallkimi, urrejtje, frymën e hakmarrjes, hiperbolizimin e dramaciteteve apo masakrave të hetuesve ndaj meshtarve katolikë që ishin dhe mbetën Pjesë e Vetëdijës të Kombit Shqiptar. Artikujt e Tij janë të panumërta, të cilat edhe pse ka shkapercye të 75 vjetat shkruen e boton sikur të ishte rishtas, djalosh i ri.
Janë botue për lexuesin 7 libra, ku 4 prej tyne janë botue në libra nga Shtëpiat Botuese dhe i janë falë me bujari edhe në faqen e Internetit. Ndersa dihet se ka shumë libra në dorëshkrime të kryera, që presin financime për botime.

Libra të botueme të Fritz Kolë Radovanit prej 2004-2014
Imazh

■“Martirizimi i Kishës Katolike në Shqipni 1944 – 1991” (1993)
F.Radovani asht bashkautor i librit që Ju dhurue Papës Gjon Pali II, me rasën e vizitës së Tij në Shkoder, me 25 Prill 1993. Botue Tiranë, 1993.
■”At Pjeter Mëshkalla S.J.” (1993)
Libri i kushtohet Martirit At Pjeter Mëshkalla. (Botim i parë, 1993) dhe (Botim i dytë, Zagreb, 2007)
■”Një Monument nën dhé”
Libri i kushtohet martirizimit qytetit Shkodres (Botue në Zagreb 2005)
”Dedë Gjo’ Luli” (Botue në Shkoder, në 100 vjetorin e ngjarjes së Deqiçit, kur Dedë Gjo’ Luli ngriti Flamurin Kombtar. 2011)
■”Kleri Katolik Shqiptar përballë Gjenocidit komunist në shekullin e XX, 1944 – 1991” (Botue në Shkoder 2014, Shtator, Me rasën e vizitës Papa Françeskut në Tiranë, me 15 Shtator 2014)

Dorëshkrime:


■Një pjesë janë botue në internet:
■”Kurrma si Ju... o Demokratë” (2003)
■”Gurët e Thëmelit” (2004)
■“Revolucion Kultural” apo ... (2007)
■”Kështjella e fundit asht Flamuri i Shqipnisë” (2010)
■”Gjurmët të çojnë në sigurimin e shtetit komunist” (2010)
■”Vllaznit Gazulli” (2011)
■”At Gjergj Fishta O.F.M. asht mendja, zemra dhe shpirti i Popullit Shqiptar (2010) Bashkautor me Daniel Gazullin.
”Tradhëtarët Enver Hoxha dhe Ramiz Alia na nxorën nga Europa” (2010)
BSPSH Shkoder (20 vjetori i Thëmelimit) (2011)
■”8 Nandor 1941 – 2011 Një Rrëfe mbi Shqipni” (2011)
■”VEGIM” (2012)
■”Major Kolë Radovani”
(1903 – 2013)
”Lufta për bukë asht lufta për socializëm” (2012)
■”Arkivi i Harresës” (2014)
■”Publiçistikë nga Fritz Radovani” (2007 – 2014)
”Vepra arti, grafika etj.” (1960 – 2014) Album përmbledhje.

Shenim;
Listën e shkrimeve të masiperme e pregatit shkrimtari, Fritz Radovani.

Bep Martin Pjetri
E diel, më dt. 4.I.2015


Prej 4.I.2015 - 23.X.2016 - 688 veta
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 1 postim · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 02 Dhjetor 2020, 11:19
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari