Faqe 3 prej 3

"Lahuta e Malcis" në frangisht - Shkodër 7.XI.2019

PostPostuar: 26 Shkurt 2020, 23:18
nga Laert
Reagimi rrezatues i Lahutës Malcis në frangisht në Shkodër më 7.XI.2019
Imazh
Abidin Krasniqi në Sallën e Bibliotekës "Dom Marin Barleti" - Shkodër


"Lahuta pa kohë e pa kufinj"

"Lahuta e Malcisë" e At Gjergj Fishtës tashmë e plotë edhe në frëngjisht, përkthim i shqiptaro-francezit Abidin Krasniqi.

Aktiviteti organizohet nga Bashkia Shkodër në Bibliotekën "Marin Barleti", datë 7 Nëntor, ora: 18:00.

Imazh


Imazh

https://www.facebook.com/eetimes.al/vid ... UxMTY0NTQ/
Takimi në Bibliotekën "Marin Barleti" Me Abidin Krasniqin

Bruna Keçi Lleshi
7. november 2019 ·
"Shkrepi dielli buzës s'Cukalit,
eja e t'kndojm, oj Zân' e malit,
eja e t'kndojm m'Lahutë t'Malcís,
si atà Krenët e Shqyptarís..."

"Lahuta pa kohë e pa kufij" solli në Shkodër "Lahutën e Malcis" për herë t'parë në frëngjisht, nga Abidin Krasniqi

I mblodhi dhe i vendosi informacjonet Bep Martin Pjetri
E mërkurë, 26.II.2020

"Lahuta e Malcis" në frangisht - Shkodër më 18.II.2020

PostPostuar: 27 Shkurt 2020, 00:49
nga Laert
"Lahuta e Malcis" në frangisht - Shkodër më 18.II.2020



E hartoi Bep Martin Pjetri
E premte, 27.II.2020

Prof. Përparim Kabo në Lezhë më 22.II.2020

PostPostuar: 27 Shkurt 2020, 02:06
nga Laert
"Lahuta e Malcis" në frangisht - Lezhë më 22.II.2020
Imazh

Prof. Përparim Kabo i përulun para recituesit gjenial Nikoll Valentin Prendit!


Takim në Kinemanë e Lezhës, të shtunën e dt. 22.II.2020 me Abidin Krasniqin, Përkthyesin e "Lahutës Malcis" në frangisht!
Flet Profesor antroplog, filozof Përparim Kabo ndër tjera:
Imazh

"...."Vepra e At Gjergj Fishtës të regjistrohet në Trashëgiminë Botërore, që mbrohet në Unesko!...."
"Êshtë e regjistruar monodinë e veriut me lahutë."

Veriu i Shqypniës asht i braktisun!
Kompllot më i rrezikshëm me qëllim nga Tirana i Harresës së Veriut

"Veriu ka mbetë i Braktisur, ashtu siç ka mbetë e braktisur Shtëpia e At Gj. Fishtës dhe kto veprime nuk janë harresa, por janë veprime të qëllimshme.

Pra Komplloti më i rrezikshëm, është komplloti për t'i lënë gjërat në heshtje! ...mblidhemi këtu që të mos heshtim. Një popull që harron historin e vet, humbet identitetin dhe pa identitet ai mund të trajtohet nga vetë-vetja, nga ata që drejtojnë dhe nga ata që nuk e duan, jo më si një popull me kontribute, por si një turmë që merr frymë në një hapësirë të caktuar gjeografike!"


https://www.facebook.com/vllaznitdomgjo ... I4NTExMTU/


Skjarim:
Monodi, nga monodos greke "ai që këndon vetëm", asht një term muzikor-historik që sot zakonisht nënkupton një za të vetëm kangësh, i shoqnuem nga pak, prej një basit të përgjithshëm.
Fillimisht, monodi ishte një poezi që ankohej për vdekjen e dikujt, ose një kangë unanime pa ton harmonik. Shembuj të kangve të tilla janë muzika e lashtë, kanga mesjetare Gregoriane dhe kangët popullore.
E vendosi landën dhe bani skjarimin Bep Martin Pjetri
Shkodër, 23.II.2020

Në UNESKO - "Lahuta e Malcis" e At Gjergj Fishtës!

PostPostuar: 08 Mars 2020, 21:19
nga Laert
Propozim:

Imazh

Imazh

Kryevepra epike kombtare e At Gjergj Fishtës; prej 15,612 mijë vargje -"Lahuta e Malcis" - Të mbrohet nga UNESCO si pasuni e Letërsis Shqyptare duke u rreshtue pranë Kujtesës së Kulturës Botnore!


Kryevepra e Poetit Kombtar të At Gjergj Fishtës "Lahuta e Malcis" asht përkthye në gjuhët;
italjane, gjermane, angleze dhe franceze e cila ka fitue qytetarinë europjane. Libër tashmë e lexuem në gjithë kontinentin e Europës dhe Amerikës së veriut dhe miljonave banorë që flasin anglisht, frengjisht në kontinentet e Azis dhe Afrikës :

Imazh

- Italisht - "Il liuto della Montagna" disa herë nga imzot Jul Bonatti(Shkodër, 24.V.1874 - Durrës, 5.XI.1951), shenjtor, klerik, mësues, përkthyes i Lahutës në italisht, studiues letërsie dhe patriot shqiptar. Vdekje horrorit të organizuem nga hetuesia enveriste-sllave-komuniste e Ministris Brendshme Tirane; i shqyem nga dhambët e të semurve psihik në Spitalin Psihkë të Durrsit).
Por edhe nji pjesë të mirë asht përkthye n'italisht edhe nga Prof. Ernest Koliqi. Përpjekje për ta përkthyer n'italisht bani edhe At Fulvio Cordignano. Ignazio Parrini e përktheu në italisht në 4 volume në vjetin 1968-1973 në Palermo.

Imazh

” Die Laute des Hochlandes”,

- Në Gjermanisht - ” Die Laute des Hochlandes”, në vjetin 1958 nga albanologu austriak, Prof. Maximilian Lambertz, 27.VII.1882 në Vjenë; † 26.VIII.1963 në Markkleeberg, Leipzig).

Imazh

- Anglisht në vjetin 2005 në Londër nga kanadezët; Dr. Robert Elsie(2.X.2017) me mësuesen e anglishtes, poetja, zojën Janice Mathie-Heck, e sponsorizuem nga komuniteti shqiptaro-amerikan në Michigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Imazh

- Frengjisht, shtator 2019 nga Abidin Krasniqi

Propozim UNESCO-s

Kryevepra e Poetit Kombtar të At Gjergj Fishtës "Lahuta e Malcis" asht përkthye në gjuhët italjane, gjermane, angleze dhe franceze e cila ka fitue qytetarinë europjane.
Libër tashmë e lexuem në dy kontinente;
- Europës
- Amerikës së Veriut
- Azisë
- Afrikës meqë shumica e tyne përdorin anglishten dhe frëngjishten

Propozoj:


Për kto arsye;
1. Asht propozue At Gjergj Fishta për çmimin Nobël në 1940.
2. "Lahuta e Malcis asht Kryevepër Kombtare e Luftës për Liri, libër e dashtun për popullin e një popullit martir!
3. Asht libër që lexohet në të gjitha kontinentet sepse asht përkthye në italisht, gjermanisht, anglisht dhe frangisht.
Poemë "Lahuta e Malcis" që ja kalon dhe Homerit sipas Faik Konicës dhe shumë dijetarve shqyptar e albanologve të huej duhet të vendoset te Kujtesa e Botës” e UNESCO-s, për vlerat kulturore e shpirtnore të kombit shqyptar e coptuem në 8 copa prej anglis, francës-turkis,-rusisë.

Në fotot e masipërme katër autorë si Imz. Jul Bonati, Prof. Maksimilian Lambertz, Dr. Robert Elsie me zojën Janice Mathie-Heck dhe Abidin Krasniqi.
E shtunë, 2.X.2019
Bep Martin Pjetri




“LAHUTA E MALCISȄ” e At Gjergj Fishtes asht Çmimi Nobel i shqiptareve.
Imazh

03/06/2019
Nga Gjergj Jozef Kola
Miq të dashtun, poet të ndritun e shpirta të plagosun nga diktatura!
Në vjetin 1940 Akademia suedeze e Nobelit e pranoi unanimisht propozimin për Nobel të poetit kombëtar shqiptar Gjergj Fishta për veprën e tij letrare: LAHUTA E MALËCISË. Që në krijimin e Nobelit në 1900, simbas porosisë së Alfred N, themeluesit të saj, kriteri i vetem, apsolut ka qene dhe asht: NJI VEPER E JASHTZAKONSHME LETRARE E NJI AUTORIT!
Akademia suedeze ka mbete e befasueme nga madhështia, thellësia, bukuria e Lahutës, nga forca e karaktereve epokale që trajtohen aty e origjinalitetit e ritmit dhe e rrjedhes së fabulës historike. Në fjordet Skandinave asht ndje mirë e bukur, bukuria e krojeve të pashtershme të alpeve shqiptare, aty ku ka mbijetue kombi jonë tash mijra vjet.
Kështu pra; na shqiptarët e kena Nobelin tonë, ky nobel quhet LAHUTA E MALËCISË! Ne vjetin 1940 per here te pare ne historine e Nobelit nuk u nda cmimi NOBEL, ne ate vit qe Fishta kaloi ne amshim ne shpine e Atit.
Rreshtat e maposhtem i shkruen vetëm nji gjallesë shullane, në damarët e te cilës rrjedh helm e jo gjak shqiptarit. Kjo krijesë sa meskine aq edhe paradoksale, prodhim i zonës se parë operative të jugut e di shumë mirë se përçka jepet Nobeli, diktatura qe ja ka botue veprat në perëndim, (në nji kohe qe na „communi mortali“ as TV nuk na lejohej) e di mirë mekanizmin. Prandaj Malua nga Gjinokastra sulmon pikërisht tempullin e artë të kombit shqiptar, kodikun e tij të shejtë: LAHUTEN E MALËCISË! Ligësia asht e pakufishme, helmi vlon në damarët e Ismail Kadarese kur e poetin e kombit, poetin e LAHUTES e ngushtëzon tek vokacioni i tij fetar: PRIFTI Gjergj Fishta, shkruan Malua, me nji ligesi anadollake, a thue se nuk e di se 5 shqiptarët që shkruen gjuhën shqipe në pesë shekujt e pushtimit osman, Gjon Buzuku, Frang Bardhi, Pjeter Budi, Pjeter Bogdani, Gjon Kazazi ishin PRIFTA KATOLIK.
LEXONI MIQ E BANI VETE NJI MENDIM SE CKA SHKRUAN IDHULLI JUEJ NGA GJINOKASTRA BEKTASHIANE:
„Prifti Gjergj Fishta, në vetminë e kuvendit të françeskanëve po rrekej të krijonte një vepër që ishte sa jashtë kohe, aq edhe jashtë mundësive të tij. Ai orvatej të thurte poemën e madhe totale, ku të mblidhte krejt eposin shqiptar në shembullin e mbledhësit mesjetar të Nibelungëve, të epëve të tjera evropiane, madje edhe më thellë, të epëve homerike. Absurde si ndërmarrje, për arsye që merreshin lehtë me mend, ajo bëhej dyfish e tillë, për shkak se poetit françeskan u mungonin shumë gjëra e në radhë të parë TALENTI i veçantë në kësi rastesh, për të përpunuar apo më saktë për të vënë në fre atë shkumbëzim të lirë, magjepsës e me bukuri befasuese, herë parajsore e herë infernale të eposit verior. Në vend të atij TËRBIMI poetik, ai nxori nga pena poemën e gjatë MONOTONE “Lahuta e Malcisë”, një kronikë e cila duke qenë veç të tjerash, moralizuese e didaktike, ngjante me epet e veriut aq sa ç’mund të ngjante ujët e distiluar me ujëvarat e bjeshkëve.
Tiranë, 1988-1989 Ismail Kadare!

Dozën e helmit në këto vargje satanike antishqiptare të Ismail K. e shton fakti se u botuen në vjetin 1989 kur muri Berlinit kishte ra, Caushesku ishte pushkatue bashkë me nexhmijen e tij e Shqipnia po hapej ma në fund drejt lirisë e demokracisë.
Miq të mirë, skjarojeni mikun tuej Ismail K. se cmimi Nobel jepet për nji vepër letrare dhe akademia Suedeze nuk e di ende sot se për cilën vepër me vendosë e kjo asht arësyeja kryesore.
Me vendose për dy romanet e realizmit simbolik socialist „Gjeneralin e ushtrisë se vdekur“ kyt roman të mbushun me reminishencë ndaj periudhës osmane e me nji urretje patologjike ndaj pushtuesve perendimor italo-gjerman, nuk i ban asnji shërbim kombit shqiptar e Ballkanit. Me vendosë për „Dimrin e madh“ ku i thuren hymne diktatorit pervers komunist i cili e izoloi Shqipninë ma keq se haxhiqamili, as kjo nuk i shërben kulturës përparimtare botnore.
Nëse dikush naltëson romanin ekspresionist „Pallati i ëndërrave“ të shkruem me nji stil deriatehere te panjoftun per Kadarene, me nji ngjashmëni befasuese me stilin kafkaesk, marrë kjo nga përkthimet franceze, (meqë kadareja nuk e njef gjermanishten), atehere ta dijmë mirë se akademia e njef ma mirë se opinioni shqiptar letersine dhe e di se cka e kujt i perket ky stil. Për mue që e kam përditë në dorë Franz Kafka-n me nxanësit e mi në Vjene kjo bjen menjihere në sy pa pasë nevojë me përdore „letersine krahasuese te stilit“.
(Pa dashtë me folë për romanet e Ismail K. mbas diktaturës të cilat nuk shquhen as nga stili e as nga struktura e nuk afrojne kurgja në romanin modern postdiktatorial shqiptar, pa përmendë këtu atë botnor. Miku juej sot merret me publicistike patriotike e cila sidomos te lexuesi enverist ka nji jehonë mjaft të mirë, merita e vetme e të cilit asht paralajmërimi ndaj rrezikut te islamizmit të kombit shqiptar në Ballkan….nësë kjo veprimtari publicistike patritotike mjafton për nominimin për Nobel, mbetet e haptë.)

Prandaj, përpara Gjergj Fishtës apo ma mirë me thanë, përpara Lahutës së Malëcisë u ngrit njiherësh e gjithë akademia suedeze në kambë dhe ishte vetëm lufta e dyte që e la kombin shqiptar pa Nobelin e saj. Sikur te kishte vdekë disa vjet ma vone Poeti i kombit, kombi shqiptar do të kishte sot Nobelin e vet.
„Fishta e Frasheri janë poetë të kombit, vetëkoregjohet Ismail K në nji intervistë tashma në moshë të thyeme, ata edhe pse nuk lexohen prej kujt (?) për vetë artin e tyne, janë të domosdoshëm në kohët e rrezikut kombëtar“.
Miq të mirë, unë mendoj se LAHUTA E MALËCISË mbetet vepra ma e naltë si formë e si stil e kombit shqiptar e vetmja e parë e madhe e denjë për cmimin Nobel.
Natyrisht që miku juej Ismail K flirton sot me pushtetarët në Tiranë sepse ai e ka inteligjencën me e marrë vesht se në Shqipni establishmenti postkomunist asht „pllaka e vorrit“ që mban mbyllë shpirtin e lirë e demokratik të shqiptarit. Miku juej nuk ishte kurrë nji MIK i vegjëlisë e i kombit, porse gjithmone nji mik i pushtetmbajtësve, dje i nevërhoxhes e sot i pjellës së tij.
Klipp und klar: Ismail K. ishte nji SAUL qe nuk u ba kurrë PAUL.
Ju përshëndes miqësisht nga Vjena – me 3 qershor, 2019
Sqarim i publikuesit: Emni “SAULI” ishte emni i “Shen Palit/Paulit” kur persekutonte kristjant.

[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari