Ketu do gjeni te gjithe patriotet qe kan marre pjese ne historine e kombit tone.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 24 postime · Faqe 1 prej 3 · 1, 2, 3
AT GJERGJ FISHTA - PRINCI I ATDHEUT- I FESE - I LETRAVE
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4539
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
AT GJERGJ FISHTA - PRINCI I FESË DHE ATDHEUT Shqiptar

RECITON AKTORI I MADH - ÇUN LAJÇI


Gjergj Fishta
(1871 - 1940)

Imazh

Emri: Gjergj
Mbiemri: Fishta
Profesioni: letërsia
Ditëlindja: 23 tetor, 1871
Vendlindja: Fishtë, Zadrima(lEZHE)
Ditëvdekja: 1940
Vendvdekja: SHKODËR
Nënshtetësia: shqiptar

SHTËPIA KU LINDI AT GJERGJ FISHTA
Imazh


Gjergj Fishta (1871 - 1940) lindi në fshatin e vogël Fishtë të Zadrimës më 23 tetor 1871. Jetën e filloi si barì. Por shumë shpejt, kur ishte 6-vjeçar zgjuarsia e tij i bie në sy famulltarit të fshatit, i cili e dërgon Fishtën në Seminarin Françeskan të Shkodrës. Më 1880, kur hapet seminari në Troshan, ai vijon në këtë shkollë. Këtu ai shfaqi trillin poetik. Më 1886 dërgohet për studime në Bosnjë. Vitin e parë e kaloi në Guçjagorë afër Travanikut. Mësimet filozofike i mori në kuvendin e Sutidkës, ndërsa ato teologjike në kuvendin e Livnos. Të kësaj kohe janë edhe "Ushtrimet e para poetike". Më 1893 përfundoi studimet shkëlqyeshëm.

FAMILJA E AT FISHTËS
Imazh


Gjergj Fishta, i lindur në Fishtë të Zadrimës më 22 tetor viti 1871, nga baba Ndok Simoni dhe nëna Prene Lazer Kaçi, të pa arsimuar, i ardhur nga një vend i prapambetur, për shkak të pushtimeve të egra osmane, ku shkollimi ishte një mollë e ndaluar, madje dhe i dënuar me ligj. Sipas dokumentacionit shkollor, rezulton nxënësi më i dalluar, në studime filozofike, në Kraljevo Sutjeska, në vitet 1888-1889, si dhe gjatë studimeve teologjike, në Gorica-Livno, në vitet, 1889-1893. Duke shfletuar dokumentacionin shkollor të studimeve filozofike, në Kraljeva Sutjeska, dok. 936, të datës, 28 shkurt 1889, për vitin shkollor, 1888/ 89, gjejmë shënimet vlerësuese, sipas lëndëve studimore si vijon : Metafizika, shkëlqyeshëm (Eminens); Matematika, shkëlqyeshëm; Histori Universi, shkëlqyeshëm; Fizika, shkëlqyeshëm. Po te njëjtat vlerësime i gjejmë edhe për vitin shkollor 1889, dok. 937, të datës, 26 qershor 1889, duke përfshirë tani dhe gjuhen latine, ku Fishta vlerësohet më eminent. Ky lloj vlerësimi, pra-eminent, i jepej edhe gjatë, kohës së rishtarisë, në Guçja Gora, në vitin 1886/87, për lëndët si: Doktrina Fetare, Sintaksa dhe Gramatika Latine, Kronologjia, Aritmetika, etj. (dok. 573 dhe dok. 608). Duke bërë një krahasim vlerësues ndaj studenteve vendas, të bie në sy fakti, se shumë prej tyre, nuk e gëzojnë shkëlqimin e Fishtës.
Fishta, duke ndjekur këtë lloj linje edhe gjatë studimeve teologjike në Livno, dukej sikur i kishte lënë vetes detyrë, se dhe tani e tutje, të vazhdojë të jetë, studenti më i dalluar nga të gjithë të tjerët.
Duke shfletuar dokumentet, nr. 468, datës, 27. qershor, 1891, dhe dok. nr. 569, datës, 22 qershor, 1892, për vitin e parë të studimeve teologjike, radhitur sipas lendeve studimore, rezultojnë këto shënime: Teologjia Dogmatike, shkëlqyeshëm (eminens); Përkthime biblike nga Besëlidhja e Vjetër, shkëlqyeshëm; Eksegjeza (zbërthimi i teksteve biblike); shkëlqyeshëm; Gjuha Hebraike, (8), Teologjia Fondamentale, shkëlqyeshëm, etj, (dok, 468, dt. 4 shkurt, 1891). Ndërsa, për semestrin e tretë dhe të katërt, sipas dok. 668, dt. 6 shkurt, 1893, gjejmë këto vlerësime: Teologjia e Moralit, shkëlqyeshëm dhe E Drejta Kanonike, shkëlqyeshëm. Dr.Dom Ukgjini

Aktiviteti patriotik

I formuar në periudhën e Rilindjes sonë kombëtare, poeti ynë Gjergj Fishta është një nga vazhduesit më autentikë dhe të drejtpërdrejtë të saj, shprehës i idealeve atdhetare dhe demokratike në kushtet e reja që u paraqitën në shekullin e njëzetë. Mënyrat e pasqyrimit të jetës, në veprat e tij, janë vazhdim i natyrshëm i teknikës letrare të Rilindjes, ku mbizotëron romantizmi, realizmi dhe klasicizmi. Deri më 1899, Fishta shkruan me alfabetin shqip të françeskanëve. Në janar 1899 ai bëhet bashkëthemelues dhe pjestar aktiv i shoqërisë "Bashkimi", të cilën e drejtoi poeti atdhetar Preng Doçi. Me alfabetin e kësaj shoqërie u botuan edhe veprat e Fishtës të kësaj periudhe.
Më 1902 emërohet drejtor i shkollës françeskane në Shkodër deri atëherë e drejtuar nga klerikë të huaj. Menjëherë ai futi gjuhën shqipe si gjuhë mësimi në këtë shkollë. Shpejt Fishta u afirmua si poet dhe si atdhetar. Më 1908 ai mori pjesë në Kongresin e Manastirit si përfaqësues i shoqërisë "Bashkimi". U zgjodh Kryetar i Kongresit dhe drejtoi punën e Komisionit të Alfabetit. Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë ai e priti me entuziazëm të veçantë, por Luftën Ballkanike dhe Konferencën e Ambasadorëve me një brengë të madhe. Shkodra, qyteti i tij, të cilin kërkonte ta aneksonte Mali i Zi, ishte në duart e fuqive ndërkombëtare. Brenga dhe entuziazmi duken në poezitë, por edhe në shkrimet publiçistike që boton në revistën "Hylli i dritës", revistë letrare-kulturore, të cilën e themeloi në tetor 1913 dhe u bë drejtor i saj. Nën pushtimin austriak boton gazetën "Posta e Shypnisë" (1916-1917), më 1916 themelon, bashkë me Luigj Gurakuqi, "Komisinë letrare" që kishte për qëllim formimin e gjuhës letrare kombëtare.
Mbarimi i Luftës së Parë Botërore përkon me pjekurinë e plotë të personalitetit të Fishtës si poet, si intelektual, dhe politikan atdhetar. Nga fillimi i prillit 1919 dhe gjatë vitit 1920 është sekretar i përgjithshëm i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris. Në dhjetor 1920 zgjidhet deputet i Shkodrës. Në prill 1921, në mbledhjen e parë të parlamentit shqiptar zgjidhet nënkryetar. Si nënkryetar i Parlamentit kreu veprimtari të dënduara politike. Merr pjesë në Revolucionin e Qershorit, 1924. Përndiqet pas rikthimit të Zogut në Shqipëri. Vitet 1925 e 1926 i kalon në Itali. Ndërkohë, shkruan, boton e riboton pareshtur. Të kësaj kohe janë edhe pjesa më e madhe e dramave, dramave lirike, tragjedive etj. Pas kthimit në Shqipëri nis etapa e fundit e veprimtarisë së Fishtës. Kësaj etape i vë vulën përfundimi e botimi i plotë i "Lahutës së Malësisë", (1937).

Veprat artistike

Arrin të botojë këngët e para të "Lahuta e Malëcisë", kryevepër e poezisë epike shqiptare, më 1904. Më 1907 boton përmbledhjen satirike "Anzat e Parnasit", dhe më 1909 përmbledhjen lirike "Pika voëset", më 1913 "Mrizi i Zanave".
Për veprimtarinë poetike, arsimore, atdhetare e fetare Gjergj Fishta mori nderime të ndryshme. Më 1931, Greqia i jep dekoratën "Foenix". Më 1939, Italia e bën anëtar të Akademisë së saj. Padër Gjergj Fishta vdiq në Shkodër më 30 dhjetor 1940 në spitalin civil të qytetit të Shkodrës ku ai ishte shtruar nga një sëmundje e zemrës dhe e mushkërive. Varrimi i tij u krye një ditë më vonë në kishën Françeskane të Gjuhadolit. Fjala e fundit u mbajt nga Prof. Aleksandër Xhuvani.


Korrespondenca e Fishtës me Musolinin dhe Jakomonin


Njihen dy letra që at Gjergj Fishta i ka drejtuar Benito Musolinit. Letra e parë i takon vitit 1934 dhe është e postuar në Livorno, Italia. Është e shkruar italisht, herë-herë me fjalë jo të italishtes së sotme. Duke ndjerë se nuk i mbetej shumë për të jetuar, Fishta i kërkon Mussolinit që vepra e tij të botohet e plotë dhe “e paraqitshme”, gjë që nuk mund ta bëjë Urdhri Françeskan, dhe as Provinca e Fishtës. Dhe të ardhurat nga shitja e veprës t’i kalojnë kësaj province.
Deri në atë kohë dijetari shqiptar thuajse e kishte mbyllur ciklin e gjithë veprimtarisë së tij, pavarësisht rishikimeve të mëvonshme. Lutja konsiston në botimin e të shtatë vëllimeve të veprës ku përfshihen poezia ajo epike me “Lahutën e Malcisë”, lirika, drama, satira politike dhe sociale, proza, përkthimet nga Iliada e Homerit, Molieri etj.

Tekstin e plotë të kësaj letre mundeni ta lexoni këtu.


Letra e Dytë e At Fishtës dërgue Musolinit

Letra e dytë e Fishtës drejtuar Musolinit është shkruar në Romë, me datë 27 prill 1940, dhe po ashtu si letra e parë mban edhe vitin përkatës fashist, viti XVIII, i drejtohet tashmë Udhëheqësit – Duçe. Në këtë letër të shkurtër i shkruan për prof. Gino Bottiglioni, i Universitetit të Bolonjës që në atë kohë ishte thirrur nga Akademia Italiane – anëtar i kësaj Akademie Gjergj Fishta u bë në 1939 – i ngarkuar me misionin për të promovuar studime në të gjitha fushat e dijes dhe për të drejtuar të rinjtë studentë. “Qendra jonë e Studimeve Shqiptare do donte një impuls të dukshëm nga profesori i Universitetit të Bolonjës ku me iniciativën
e tij, po organizohet një grup të rinjsh veçanërisht i përkushtuar ndaj albanologjisë”. Për këtë Fishta “guxon” t’i drejtohet Duçes dhe “gjykimit të tij të ndritur” për t’u gjetur një mënyrë që ta shtyjë më tej këtë nismë.
Letra drejtuar Jakomonit, mëkëmbësit të mbretit Viktor Emanuel III është një lutje për të ndihmuar albanologun Norbert Jokl.
Tekstin e plotë të kësaj letre mundeni ta lexoni këtu.

Tituj të veprave
• Lahuta e Malcís [1] - poemë (Zarë, 1925)
• Anzat e Parnasit - satirë (Sarajevë, 1907) [1]
• Pika voese, më vonë ribotuar si Vallja e Parrizit (Zarë, 1909) [1]
• Shqyptari i gjytetnuem - melodramë (1911) [1]
• Shqyptarja e gjytetnueme - melodramë
• Vëllaznia apo Shën Françesku i Assisi-t (1912) [1]
• Hylli i Dritës - revistë (1913) [1]
• Juda Makabé - tragjedi (1914) [1]
• Gomari i Babatasit (Shkodër, 1923) [1]
• Mrizi i Zanave (Shkodër, 1924) [1]
• Sh. Luigji Gonzaga, (Shkodër 1927)
• Lahuta e Malcís - botimi komplet (1937)
• Jerina ase mbretnesha e luleve, (Shkodër, 1941)

Mirënjohjet
• Urdhrin "Nderi i Kombit" Shqipëri, 2002
• Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit Kosovë
• Kurorë Argjëndi, nga Klubi "Gjuha shqipe" i Shkodrës (1911).
• Dekorata Mearif, nga Mbretëria Turke (1912).
• Dekorata Ritterkreuz, nga Mbreteria e Austrisë (1912).
• Penë floriri, nga qyteti i Beratit (1913).
• Medaglia di Benemerenza, nga Papa Piu XI (1925).
• Lector Jubilatus, nga Paria e Urdhnit françeskan (1929).
• Dekorata Phoenix, nga Greqia (1931).

Libri: Letersia e Gjergj Fishtes nga Ndue Ukaj
Burimi i të dhënave
1. ^ a b c d e f g h i Gjovalin Shkurtaj dhe Enver Hysa : Gjuha Shqipe për të huajt dhe shqiptarët jashtë atdheut
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4539
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
At Gjergj Fishta (23. 10. 1871 - 31. 12. 1940)

Imazh

Me rastin e 60 vjetorit te vdekjes

nga Dr. Zef Mirdita
Imazh
Përmbledhje
Fishta është kolos i mendimit dhe letërsisë shqipe, i cili me tërë veprimtarinë e vet - meshtarake, intelektuale, politike dhe letrare - e ka sintetizuar historinë e popullit shqiptar. Ky françeskan ka qenë apostull i atdhetarizmit të sinçertë dhe të pastër, për të cilin shqiptarizmi nuk ka qenë profesion, por një jetë intenzive. Gjatë jetës së frytshme të tij, ai e themeloi Shoqërinë Letrare “Bashkimi”, ishte drejtor i gjimnazit françeskan në Shkodër, kryetar i Kongresit të Alfabetit, anëtar i Komisisë Letrare Shqiptare, udhëheqës i dërgatave shqiptare në Paris dhe Washington, deputet dhe nënkryetar parlamenti, përfaqësues i Shqipërisë në konferencat ballkanike, MESHTAR dhe LETRAR. Veprimtaria e tij e gjithanshme u shpërblye me dekorata nga Austria, Turqia, Papa Pio XI, Greqia, Urdhëri Françeskan, ndërsa Akademia Italiane e zgjodhi për anëtar. Mirëpo, përderisa të huajt e dekoruan, ndërsa emrin dhe veprat e tij i studiuan në katedrat e tyre albanologjike dhe ballkanologjike, ky vigan, në Shqipëri, gjatë regjimit komunist u ndalua për plotë 50 vjetë. Dhe jo vetëm kaq, por edhe eshtrat ia zhvarrosën dhe ia hudhën në bërllog. Këtë ia bënë atij që Shqipërinë e kishte koncipuar dhe dashur si një atdhe të vërtetë të të gjithë shqiptarëve, pavarësisht nga ndasia religjioze dhe përkatësia regjionale. Atij që gjithnjë e ka theksuar nevojën e unitetit kombëtar dhe vëllazërisë, ide kjo që e përshkon kryeveprën e tij, Lahutën e Malcis. Lajtmotivi i këtij vigani ka qenë: Për Fe dhe Atdhe. Sa i përket vlerës estetiko-letrare të veprës së Fishtës, ajo është e shumëfishtë, qoftë për nga përmbajtja, gjuha, stili, rrjedhshmëria e fjalës, ngrohtësia, ngjyra dhe porosia. Ai me shikimin realistik të vetin nuk e idealizon shqiptarin, por e përshkruan ashtu si është, me të gjitha të metat dhe virtytet, me meritat dhe fajet. Në veprën e tij vërehet edhe nota edukative, sepse ai e qorton shqiptarin që të lirohet nga fatalizmi, pjellë e mentalitetit oriental dhe e udhëzon kah rruga e qytetërimit evropian, ku edhe e ka vendin, gjeografikisht dhe historikisht. Gjithashtu e udhëzon që t’i tejkalojë ndasitë regjionale dhe fetare, ndërkaq të përqafojë ndjenjën nacionale, krenarinë dhe vetëbesimin. Satira e tij është karakteristike për një shkodran. Me fjalë tjera, ai me të i ka luftuar pseudointelektualët, pseudoeuropianët, pseudoshqiptarët. Habit fakti i aktualitetit të kësaj satire edhe sot e kësaj dite. Një njeri i tillë pra, është zhvarrosur dhe për plot 50 vjetë është njollosur, përbuzur, përdhosur dhe ndaluar, mirëpo pa sukses. Ai nuk ka mundur të dëbohet nga zemra dhe nga ndjenjat e popullit.

Të flitet për P.Gjergj Fishtën, e sidomos me rastin e përkujtimit të 60 vjetorit të vdekjes së tij, nuk është as lehtë, e nuk është as thjeshtë. Sado që është nderë e madhe, më e madhe është përgjegjësia.
Them kështu, sepse kemi të bëjmë me një kolos të mendimit dhe të letrave shqiptare. Kemi të bëjmë me një figurë madhështore, e cila me tërë veprimtarinë e vet - meshtarake, intelektuale, politike dhe letrare - e ka sintetizuar tërë historinë e popullit shqiptar. Kemi të bëjmë me një apostull të atdhetarizmit të sinçertë dhe të pastër, për të cilin shqiptarizmi nuk ka qenë profesion i çastit apo i rastit, por ka qenë një jetë intenzive, e përshkuar me të gjitha ngjarjet më vendimtare për fatin e kombit shqiptar.
U lind më 23 tetor 1871, në fshatin Fishtë, në Zadrime. Prindërit e pagëzuan me emrin Zef, të cilin sipas rregullës së Urdhërit Françeskan, do ta zëvendësojë me emrin Gjergj.
Mësimet e para i mori nga poeti arbëresh, P.Leonard De Martini. Me të parë zotësinë e e Zefit të vogël, poeti e mori në seminarin françeskan, në Troshan, ku edhe e kreu shkollën e mesme. Më 1886 u nis për në Bosnje, ku, në Sutjeskë, Livno dhe Kreševo, i kreu studimet filozofike dhe teologjike. Aty u njoftua me P.Grga Martiæ-in dhe me Silvije Strahimir Kranjèeviæ-in, të dy këta poetë të mëdhenjë kroatë. Këtij të fundit, madje ia përkushtoi një vjershë të shkruar më 12 dhjetor 1892. Më 1893 kthehet në Shkodër, ku më 1894 shugurohet meshtar.
Brenda një kohe, njëkohësisht e ushtroi detyrën e arsimtarit në Troshan dhe famullitarit në Gomsiqe të Mirditës.
Së bashku me abatin e Mirditës, Mons.Preng Doçin, Don Ndoc Nikën dhe P.Pashk Bardhin e themeloi Shoqërinë Letrare “Bashkimi”.
Më 1902 u emërua drejtor i gjimnazit françeskan në Shkodër. Me ardhjen e tij, gjuha italiane, që ishte gjuhë ligjërimi, u zëvendësua me gjuhën shqipe. Më 1908 është kryetar i Kongresit të Alfabetit, në Monastir (Bitoli i sotëm), në të cilin u vendos që alfabeti latin të merret për alfabet të gjuhës shqipe. Më 1916 është anëtar i Komisisë Letrare Shqiptare, e cila ka pasë për detyrë standardizimin e drejtshkrimit të gjuhës shqipe.
Më 1919 është sekretar gjeneral i dërgatës shqiptare në Konferencën e Paqes në Paris, në krye të së cilës dërgatë ishte ipeshkvi i Lezhës, Mons.Luigj Bumçi. Nga Parisi, në krye të dërgatës shqiptare shkon në Washington, për ta mbrojtur integritetin territorial të Shqipërisë, nga orekset okupuese të serbëve, malaziasve dhe grekëve.
Më 1921 zgjedhet për deputet të grupit të Shkodrës, në Parlamentin e Tiranës, dhe menjëherë zgjedhet nënkryetar i tij dhe kryetar i Komisionit për çështje Financiare.
Ishte përfaqësues i Shqipërisë në konferencat ballkanike: në Athinë(1930), Stamboll(1931), Bukuresht(1932), ndërsa më 1934, ishte delegat i Shqipërisë në New York.
Në periudhën 1935-1938, kryen detyrën e provincialit të Provincës Shqiptare Françeskane.
Për veprimtarinë e tij të gjithanshme ka qenë i dekoruar me dekorata nga Qeveria Austriake me “Ritterkreuz”(1912), nga Qeveria Turke me “Mearf Kl, II.” Në vitin 1925, Papa Piu XI e nderon me medalen “Al merito”, kurse më 1931, Qeveria Greke e dekoron me rendin “Phoenix”. Më 1939, Urdhëri françeskan e dekoron me titull “Lector jubilatus honoris causa”, ndërkaq Akademia Italiane e zgjodhi për anëtar të vetin, për çka, përveç insinuatave të tjera, kritikët e pendave enveriane e karakterizojnë si fashist dhe armik të popullit! A nuk është kjo tragjiko-komike!?
Më 31 dhjetor 1940, pushon së rrahuri zemra e këtij vigani të letrave shqiptare, apostullit të unitetit të kombit shqiptar.
Mirëpo, përderisa emri dhe veprat e tija ishin të pranishme në katedrat albanologjike dhe ballkanologjike të Evropës, në Shqipëri, të cilën e deshti me tërë qenien e vet dhe të cilës ia kushtoi vargjet më të bukura, u ndalua për plot 50 vjet. Me ndalimin e veprave të tija u gjymtua gjuha shqipe, të cilës ky poet ia këndoi himnin më të bukur që është shkruar ndonjëherë në gjuhën shqipe:

Porsi kanga e zogut t’veres
Qi vallzon n’blerim të Prillit,
Porsi i ambli flladi i erres,
Qi limon gjit e drandafillit,
Porsi vala e bregut t’detit,
Porsi gjâma e rrfés zgjetáre,
Porsi ushtima e nji termetit,
Njashtú â’ gjuha e jonë shqyptare.1
Për 50 vjet u ndalua të dëgjohet mallkimi i poetit drejtuar atyre që këtë gjuhë shqiptare e përbuzin:

Prá, mallkue njai bir Shqyptari,
Qi ketë gjuhë të Perendis,
Trashigim, qi na la i Pari,
Trashigim s’ia len ai fmis,
Edhé atij iu thaftë, po, goja,
Qi e përbuzë ketë gjuhë hyjnore
Qi n’gjuhë t’huej, kúr s’âsht nevoja,
Flet e t’veten len mbas dore.2
Për plot 50 vjet u ndalua këndimi i himnit më të bukur që Fishta ia kushtoi Flamurit Kombëtar:

Porsi fleta e Éjllit t’Zotit
Po rrehe Flamuri i Shqypnis e
thrret t’bijt e Kastrijotit
Me u mbledhë tok nder çetë t’ushtris.3
Plot 50vjet e akuzuan se bëri përçarje në popull, atë i cili po këtë popull e fton të bashkohet:

Bini, Toskë, ju, bini Gegë!
Si dý rrfé, qi shkojnë tue djegë!
A ngadhnyesé a t’gjith déshmorë!
Trima, mbrendë! Me dorë! Me dorë!4

Këtë himn, kushtuar Flamurit Kombëtar, poeti e shkroi me rastin e ngritjes së Flamurit, natën e Shna Ndout, më 12 qershor 1913, në kumbonaren e kishës françeskane të Gjuhadolit, përkundër ndalesës së kolonelit De Philipps, sundimtarit të qytetit të Shkodrës.
është e njohur se njerëzit e mëdhenj vdesin në kohë të duhur! Falë Zotit, kjo ndodhi edhe me Pater Gjergj Fishtën. Sepse, po t’i kishte pritur njësitë e kuqe të ngarkuara me idetë e internacionalizmit proletar, por edhe antishqiptar, jo vetëm që e kishin masakruar, por as varri nuk iu kishte ditur, siç ka qenë rasti me shumë sivëllezër të tij françeskanë.
Megjithatë, ajo që nuk i ndodhi për së gjalli, e pësoi për së vdekuri. Mënia dhe urrejtja ndaj tij ishte aq e madhe, sa që edhe e zhvarrosën dhe eshtrat ia hodhën në bërllog!
Nuk është kjo hera e parë që mizoria e tillë barbare ushtrohet mbi fatosat e vdekur shqiptarë!
Dihet se turqit e herrshëm e zhvarrosën trupin e Skënderbeut dhe nga kockat e tija, siç shkruan Marin Barleti, bënë hamajli për ushtarë. Po ashtu, turqit e herrshëm e zhvarrosën trupin e Pjetër Bogdanit, argjipeshkvit të Shkupit, nismëtarit të prozës shqipe, dhe eshtrat e tija ua hodhën qejve në sheshin e Prishtinës, aty ku sot ndodhet ndërtesa e Kuvendit të Kosovës.
O kohëra, o zakone të fëlliqta!
Kështu pra u veprua me Pater Fishtën, i cili nuk e deshti Shqipërinë vetëm si emër gjeografik! Ai Shqipërinë e ka koncipuar dhe dashur si një atdhe të vërtetë të të gjithë shqiptarëve, pavarësisht nga ndasia religjioze dhe përkatësia regjionale, që është plagë e rëndë e trashëguar nga okupatori shumëshekullor osmano-turk.
Pikërisht për ta shëruar këtë plagë, poeti thekson nevojën e vëllazërimit, unitetit kombëtar, ide kjo që e përshkon tërë kryeveprën e tij Lahuta e Malcis. Nuk është e rastit që ai këtë ideal dhe mendim të vetin e dëshmon përmes protagonistëve të besimit muhamedan, si Oso Kukës, Ali Pashë Gusisë, Marash Ucit etj. Sepse, siç thotë Ernest Koliqi: Shqipnija (ndërsa unë do të kisha thënë shqiptarizmi) vetëm atëherë mundet m’u njehun fatbardhë, kur breznija e ré, tue pasë menden e sterhollueme si mâ i miri perendimuer, ta ket zemren e thjeshtë e bujare si Marash Uci e Oso Kuka.5
Fishta, vërtetë i qorton muhamedanët, me qëllim që njëherë e përgjithmonë ta kuptojnë se feja e kombi nuk janë një, andaj edhe i konsideron për vëllezër. Si të kuptohet ndryshe përgjegjja e Patër Gjonit dhënë Mark Milanit:

Unë zotni n’ushtri kam dalë
Jo me Turq, por me Shqyptarë,
Turq a t’kshtenë, si janë gjithmarë
Pse si t’kshtenë, si muhamedan
Shqypnin s’bashkut t’gjith e kanë.6
Përgjegjja e tillë për Mark Milanin si edhe për të gjithë ata që mendonin ashtu, ka qenë jo vetëm befasi, por edhe shpullë e rëndë, për shkak se një prift katolik mund t’i bëhej ndihmë “Turkut”, duke i lënë pas dore “kryqalitë” sllavë dhe bujarin e tyre, që, së fundi, ishte edhe vetë gjysmëshqiptar, siç thotë Pater Gjergji:

Me kryq n’dorë e me kryq n’ballë,
Turkut ndihmë ti me na i dalë?
E tue njoftë per G o s p o d a r
Knjaz Nikollen, trim bujar,
dér dikú edhe ky’ Shqyptar!7
Kështu, derisa Kelmendasit dëgjonin thirrjen e Gusinjanëve myslimanë të sulmuar nga ana e malaziasve, thonin:

Lpifshin kryet e xjerrshin syt
Ti haj dreqi Turq e Shkje, 8
dhe vazhdonin më tej, pa ndonjë ndjenjë më të thelluar:
se e kemi festen e Bajrakut e
duhet njëherë me shkue në shtëpi ,
e me shtrue petlla e raki. 9
Mirëpo, Pater Gjoni, në fund të meshës u thotë: Çohi, o bij të Skanderbegut Turq e t’Kshtenë, mos t’u dajë feja!10
Sepse:

Vllaznit t’onë i kem’ n siklet! 11
Këto kushtrime nuk janë vetëm të Pater Gjergj Fishtës, por janë të tërë klerit katolik!
Pater Gjergj Fishta, me një kulturë të gjithanshme e të thellë, dhe pse mos të thuhet, me një kulturë perendimore dhe evropiane, ndonëse i ka qortuar vëllezërit shqiptarë, pavarësisht, muhamedanët apo të krishterët, kurrë nuk ka anuar kah Evropa.
Për të Evropa, nuk ka qenë tjetër, pos një lavire e vyshkur, vërtetë, me emër e krishterë, por me vepra e pa Tenzonë.

Uh! Evropë, ti kurva e motit
Qi i rae mohit besës së Zotit
Po á ky a sheji i gjytetnis
Me da token e Shqypnis
Per me mbajt klysht e Rusis?12

S’do mend se Fishta ka qenë i vetëdijshëm se feja e të huajit e ka bërë të vetën në trungun e kombit shqiptar. Megjithatë, ai nuk e nënçmon as mendimin dhe as besimin e vëllezërve shqiptarë. Mirëpo, ai është kundër shfrytëzimit të ndjenjave fetare për dobi vetanake apo partiake. Për të është më se e qartë se identifikimi i fesë me komb është jo vetëm anakronik, por edhe jo shkencor. Madje, edhe për nga aspekti politik, një identifikim i tillë shkon në dëm të integritetit etnogjeopolitik të popullit shqiptar. Prandaj, ai përpiqet, madje edhe kërkon që të tregohet mënyra se si erdhi deri te kjo ndasi fetare, e cila, për fat të keq, mund të shfrytëzohet në dëm të unitetit kombëtar. Këtë më së miri e ka sqaruar dhe dëshmuar Ismail Kadare, i cili në mes tjerash thotë: Turqizimi i qindra mijëra shqiptarëve, greqizimi i një pjese tjetër, ngatërrimi i përkatësisë shqiptare me atë fetare, dëshmonte se ndjenja patriotike e një pjese të shqiptarëve, ka qenë jo aq e fortë siç paraqitej.13
Dhe kur Fishta tregon se nga buron ky rrezik lidhur me integritetin etnogjeopolitik të shqiptarëve, nuk do të thotë se është kundër besimit muhamedan. Ai, në të vërtetë, mu ashtu si secili shqiptar i sinçertë, nuk mund të pajtohet me identifikimin e fesë me kombin.

Sidoqoftë, nuk duhet mohuar se lajtmotivi i Fishtës në veprimtarinë e tij shkencore e arsimore, kulturore e politike, fetare e letrare, ka qenë: Për fe dhe atdhe.
Që të kuptohet kjo sintagmë, duhet pasur parasysh disa fakte.
Së pari, ai ka qenë meshtar dhe kuptohet se në veprimtarinë e vet nuk ka mundur ta len mënjanë aspektin fetar.
Së dyti, dihet se Shqipëria, si për nga aspekti gjeografik, ashtu edhe për nga aspekti historiko-kulturor i mirëfillt, i takon arealit kulturor evropian, gjegjësisht kristian.
Së treti, krishtenizmi, veçanërisht katolicizmi, është njëri nga argumentet e pakontestueshme, që flet në dobi të autoktonisë së shqiptarëve në trojet ku jetojnë sot.14 Edhe atëherë kur Fishta e cek katolicizmin në relacione ndërkombëtare atë e bën për hir të mbrojtjes së integritetit të territorit shqiptar dhe për njohjen e pavarësisë së Shqipërisë. Kjo shihet qartë nga përmbajtja e telegramit të cilin në italishte nga Parisi ia dërgon Pater Palë Dodës më 16 shtator 1922 dhe në të cilin thotë sa vijon: “Ndërkaq vizita ime në Washington pati për rezultat njohjen e Shqipërisë nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Të gjitha përpjekjet e mëparshme të qeverisë sonë dhe të “Vatrës” mbetën pa ndonjë përfundim të mirë. Unë pata sukses. Kjo u bë me një ndërhyrje të senatorëve katolikë, të cilëve ua parashtrova çështjen, sidomos nga aspekti fetar, që qeveria amerikane u shty me e njoftë zyrtarisht Shqipërinë.”15
Së katërti, dihet se qysh në shekullin XV, siç thotë Fan Noli: Katholicizma nga njëra anë i jipte Shqipërisë bashkimin që i mungonte si shtet, edhe nga ana tjetër e lidhte me botën e krishterë evropiane.16
Prandaj, edhe, siç thotë Ismail Kadare: S’është e rastit që goditja më e egër (në kohën e sundimit enverian /sic! Z.M./) iu bë katolicizmit si fesë më evropiane.17
Nuk duhet heshtur se besimi është një faktor tejet i rëndësishëm dhe i ngulitur në trashëgiminë kulturore dhe shpirtërore të një populli. Dhe me kultivimin e kësaj trashëgimie, njëherësh kultivohet edhe kultura e mirëfillt e një populli. E për shqiptarët, kultivimi i trashëgimisë dhe i kulturës ka një rëndësi jashtëzakonisht të madhe, lidhur me dëshminë e autoktonisë së tyre në kohën kur orekset imperialiste të fqinjëve rriteshin gjithnjë e më tepër në dëm të integritetit territorial të trojeve shqiptare. Prandaj, çdo përpjekje e mohimit të trashëgimisë kulturore të mirëfillt, nuk është asgjë tjetër veçse një etnokulturocid. Për një gjë të tillë, historia në kohë të caktuar i hakmerret popullit! Pikërisht për këto arsye, Fishta ka luftuar dhe vepruar nën sintagmën
Për fe dhe atdhe!
Sa i përket vlerës estetiko-letrare të veprave të Fishtës, ajo është e shumëfishtë, qoftë për nga përmbajtja, gjuha, stili, rrjedhshmëria e fjalës, ngrohtësia, ngjyra dhe porosia.
Duhet theksuar se Fishta, me shikimin realistik të vetin, duke i soditur fenomenet e jashtme të ngjarjeve, thellësisht depërton në brendi të jetës aktuale të shqiptarit dhe kështu ai e ndriçon vetë qenien etnike të popullit. Vëzhgimi i tij depërton thellë në zemrën e popullit, nga edhe e dëgjon, vlerëson intenzitetin e pulsit dhe të ndjenjave, me qëllim që të mësojë se sa është ky popull i gatshëm ta shkundë trashëgiminë e mentalitetit të imponuar gjatë sundimit otoman. Ai nuk e idealizon shqiptarin. E përshkruan ashtu çfarë është: me të gjitha virtytet dhe të metat, meritat dhe fajet; i përshkruan veçoritë si: zemërgjerësinë, mosbesimin dhe hakmarrjen. Për Fishtën, shqiptari është individualist, madje shpesh herë edhe sektar, por që anon kah toleranca fetare, kuptohet nga prirja e mitit të gjakut dhe gjuhës së përbashkët.
Me një admirim të mrekullueshëm, Fishta e këndon dhe e lavdëron virtytin arkaik të shpirtit shqiptar, ndonëse nuk e idealizon. Fishta e lartëson krenarinë e shqiptarit duke e udhëzuar dhe nxitur që një herë e përgjithmonë të heq zgjedhën e huaj dhe të jetojë i lirë në Shqipërinë e lirë. Fishta në veprat e veta e qorton shqiptarin që të lirohet nga fatalizmi, pjellë e mentalitetit oriental dhe e udhëzon kah rruga e qytetërimit evropian, ku edhe ka vendin e vet, si gjeografikisht, ashtu edhe historikisht.
Të gjitha personazhet dhe protagonistët në veprat e tija, janë shqiptarë të thjeshtë me të gjitha cilësitë inative, veset dhe gjestet pozitive, apo negative. Fishta, me një lehtësi të mrekullueshme, kalon nga theksi lirik në atë epik dhe satirik.
Këndimi i ngjarjeve të së kaluarës, për Fishtën ka qenë në funksion të ndriçimit dhe shpjegimit të rrjedhave të kohës.
Lahuta e Malcis, kryevepër e P.Gjergj Fishtës, është poemë heroike në të cilën është shkrirë me një harmoni të pashembullt historia me legjendën, elementi njerëzor me atë hyjnor. Në këtë poemë është skalitur epopea e popullit shqiptar, pavarësisht nga hapësira gjeografike, apo ajo kohore. Në të vërtetë, ai në këtë poemë e ka mishëruar tërë qenien e vet, jo vetëm si poet, por edhe si akter politik dhe kulturor. Protagonistët e veprës Lahuta e Malcis, si Oso Kuka e Marash Uci, Cur Ula e Ali Pashë Gusia, Dedë Gjo Luli etj., nuk janë gjë tjetër veçse alternacione të Pater Gjergj Fishtës.
Mendimet, ndjenjat dhe qëllimet e tyre janë identike me ato të Pater Gjergj Fishtës. E këto nuk janë gjë tjetër veçse shprehje e çlirimit të atdheut. Madje edhe në shembulltyrat e tija fantastike, të cilat përherë i sheh dhe i adhuron, siç janë Zanat, Orët, Kulshedrat e Drangojt, ai e identifikon karakterin e tyre, ndonëse në mënyrë imagjinative, me atë të shqiptarit, po edhe me atë të vetin.
Veçoria tjetër, madje tejet e rëndësishme, e krijimtarisë së Fishtës, është ajo se ai në të gjitha veprat e veta epike, lirike, melodramatike apo satirike, ka notën edukative, me qëllim të tejkalimit të ndasive regjionale apo fetare.
Së këndejmi, përshkrimi i bukurisë së malësores, në shembulltyrën e Tringës, qoftë për nga fisnikëria, bujaria dhe bukuria, është diçka e pakrahasueshme, madje antologjike në letërsinë shqipe. Mirëpo, në simbolikën Fishtiane, të gjitha veçoritë e personazheve, nuk janë gjë tjetër, veçse bukuria e Shqipërisë, malet, fushat, lumenjtë. Kështu, poeti, Shqipërisë i këndon:

Por nji fushë mâ e blerët nuk shtrohet,
Por nji mal mâ bukur s’rri,
Mâ i kulluet nji lum s’diktohet,
Moj Shqypni, porsi i ké ti.18
Fishta me idealet e veta të larta, humane e patriotike, përpiqet që t’ia ngulit shqiptarit ndjenjën nacionale, krenarinë dhe vetëbesimin, me qëllim që të jetë i gatshëm për të luftuar për liri dhe pavarësi të atdheut. Në të vërtetë rreth këtij boshti, ndërlidhen të gjitha episodet e ngjarjeve historike, të kënduara në Lahutën e Malcis, që nga Lidhja e Prizrendit (1878), e deri në Konferencën e Londrës (1913), kur edhe njihet autonomia e Shqipërisë.
Tematika kombëtare trajtohet në Anzât e Parnasit, satirë kjo atdhetaro-shoqërore dhe në Gomarin e Babatasit, poemë dramatiko-satirike. Gjuha e satirës së tij është therrëse, thumbuese, plot ironi dhe sarkazëm, që njëherësh është karakteristikë e të folurit të qytetit të Shkodrës. Fishta, përmes këtyre satirave lufton kundër pseudointelektualëve, pseudoperendimorëve dhe pseudoshqiptarëve. Ja se ç’thotë Fishta për njerëz të tillë:
“E qe se, m’atherë u dishmuen liberala, okcidentala, konstitucionala, republikaj, demokratë; me Këshille të Nalta, me Parlamente suverene, me Qeveri të përkohshme, të përtashme, të pesëditshme, me kisha e xhamia autoqefale; ndërsa kombi cofte ujet (urie), dergjej gazepit, na qojshin përfaqësuesa e ministra në Romë, Londër, Paris, Athinë, Belgrad, Varshavë, -po, edhe në Varshavë e s’di se ku njeti, - për me i diftue botës së qytetnueme se Perendia kishte ba mrekulli mbi ne e se na, ndoshta gjaksë tue qenë, me pre fëmijën në djep; shumëkush nesh hajduta, me të vjedhë zhallogën prej opanget; fanatikë, me djegë katundin për nji qime mjekrre, për nji thak brezi; analfabetën 95 %; njerëz të papunë, që vdisshim ujet mbi visare tona; madje edhe beglerë, bajraktarë, agallarë, myltazima e krunde të nji despotizmi ma të randë, të nji tiranie ma të dhunshme, të nji individualizmi, ekskluzivizmi, aziatizmi ma të neveritshëm, ishim ba sod volterianë, laburista, socialista, konservatorë, popullor, pëparimtarë… E na u ngrimë, u shtanguem krejt, kah shifshim tue lujtë këtë pantomimë të pahijshme mbi kurriz të ngratit popull shqyptar…”19
Ndonëse satirat e tija janë refleks i shoqërisë shqiptare të asaj kohe, e cila posa kishte dalur nga letargjia kulturore, politike dhe sociale pesëshekullore osmano-turke, ato, me porositë dhe përmbajtjet e tyre, janë aktuale sot e kësaj dite. Ja pra, ky është Pater Gjergj Fishta, i cili për plot gjysëm shekulli, qe i përdhosur, i njollosur dhe i përbuzur, me karakterizime të një “spiuni”, të një “të shituri”, të një “trathtari”, të një “antishqiptari”, të një “antikombëtari” dhe të një “fashisti”. Të gjitha këto nofka ia mveshën Fishtës, i cili Shqipërisë i këndon:

T’falem, Shqypni, ti i shpirtit t’em dishiri!
I lum njimend jam un n’gji tând tue rrnue,
Tue gzue t’pamt t’ând, tue t’hjekë at ajr t’kullue
Si Leka i Madhi e Skanderbegu i biri.20
Ç’të thuhet në fund?
Vërtetë, Fishtën e njollosën, e përbuzën, e ndaluan në shkolla dhe universitete, ndonëse, në tekstet shkencore ka qenë i pranishëm, por pa emër21 , megjithatë nuk mundën ta dëbojnë nga zemra dhe nga ndjenjat e popullit.
Nga frika se varri i tij do të jetë vendfrymëzim i idesë së Shqipërisë së lirë, të cilën ide përherë e pat në zemër, madje, siç këndon vetë poeti, edhe për së vdekuri:

Dersa t’muendem me ligjrue
E sa gjall me frymë un jam,
Kurr Shqypni€, s’kam me t’harrue,
Edhe n’vorr me t’permend kam.22

Shërbëtorët e atyre kundër të cilëve Fishta tërë jetën luftoi, e zhvarrosën. Të gjitha këto marrëzira mbetën të kota. Fishta, siç thotë Lasgush Poradeci, mbeti shkëmb i tokës dhe shkëmb i shpirtit shqiptar.23
Dhe tani, kur po e përkujtojmë 60 vjetorin e vdekjes së P.Gjergj Fishtës, po e përkujtojmë faktin se poeti i kombit mbetet gjallë përherë, sepse, Kanga e tij - siç thotë Ernest Koliqi - s’ka m’u shue deri sa gjaku arbnuer të vlojë në një zemër arbnore, pse ajo do të jetë pasqyra e nji qytetnimi vërtet shqiptar si sot ashtu në kohnat mâ të lashta.24

________
1 Gjergj FISHTA, Gjuha Shqype, në Mrizi i Zânavet, Shkodër 1941, fq. 5.
2 Po aty, fq. 6.
3 Po aty, fq. 15.
4 Po aty.
5 Cit. ap. Filip NDOCAJ, Mbi vlerën dhe rëndësinë e veprës së Gjergj Fishtës, në Jeta e Re, 11-12 (Prishtinë 1990), fq. 1600.
6 Gjergj FISHTA, Lahuta e Malcis, XXI, v. 285-289 (Romë 1958), fq. 408.
7 Po aty, v. 260-272, fq. 407.
8 Po aty, v. 169-171.
9 Po aty, v. 214-215.
10 Po aty, v. 449-450.
11 Po aty, v. 355.
12 Te Kisha e Shnjonit; Lahuta e Malcis, XIII, v. 40-44, fq. 211.
13 Ismail KADARE, Kombi shqiptar në prag të mijëvjeçarit të tretë, në Kombi. Rrugët e bashkimit kombëtar. Onufri. New York 1997, fq. 223.
14 Ilir ZHILLA, Shqipëria dhe katolicizmi. Nyeja lidhëse e kombit tonë me Evropën, në Rilindja 25 prill 1993, nr. 11 (261), 8, fq. 4.
15 Zef MIRDITA, Krishtenizmi ndër shqiptarë, Prizren-Zagreb 1998, fq.377.
16 Fan NOLI, Vepra 4, Tiranë 1989, fq. 491.
17 Ismail KADARE, Nga një dhjetor në tjetrin. Kronikë, këmbim letrash, persiatje. Artheme Fayard. Paris 1991, fq. 158-159, 259; I njëjti: Kombi, fq. 222.
18 Gjergj FISHTA, Atdheut, në Mrizi i Zânavet, Shkodër 1941, fq. 9.
19 Zef MIRDITA, vep. e cit., fq. 372.
20 Gjergj FISHTA, Shqypnis, në Mrizi i Zânavet, Shkodër 1941, fq. 4.
21 Zef V. NEKAJ, Fishta pa emén në tekstet e shkollavet të Shqipnis, në Shejzat, V/11-12 (1961), fq. 487-489.
22 Gjergj FISHTA, Atdheut, në Anzât e Parnasit, Shkodër 1941, fq. 9.
23 Lasgush PORADECI, Gjergj Fishta lirik, në Jeta e Re, 11-12 (Prishtinë 1990), fq. 1546.
24 Ernest KOLIQI, Qytetnimi Shqiptar, në Hylli i Dritës, VIII/1 (1932), fq. 2.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4539
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Re: AT GJERGJ FISHTA - NDËRGJEGJA E KOMBIT, Posted 29 Maj 2009, 17:26
ALI PODRIMJA
At Gjergj Fishta - ndërgjegjja e kombit
Imazh

NJË NGA KUJTIMET MË TË RRALLA TË SHKRIMTARIT TË MADHE ALI PODRIMJA
Imazh
1
Në moshën katërmbëdhjetë vjeçare shfletova për herë të parë “Lahutën e Malcis”. Im atë nuk e di ku e kishte gjetur, në cilin kënd të antikuariatit të gjërave të çmuara, siç e quanim qytetin, aty nën Çabrat, ku dhuna serbe bënte çmos të zhbinte çdo vlerë tonën shpirtërore që mbante gjallë kujtesën.

Mbi tavolinë, aty në kënd të dhomës, ku qëndronte deri vonë llamba e ndezur, im atë e kishte vënë librin e anatemuar dhe kishte pëshpëritur: “Dy ditë ke afat ta lexosh”. Kisha pastruar tavolinën dhe kisha zënë ta shfletoja. Më bëhej se gëlltitja çdo gërmë, varg e këngë. Përballesha me poetin, për të cilin kisha dëgjuar shumë çka, sidomos për dinjitetin e guximin e tij prej krijuesi. Nga faqja e parë hyra në botën e imazhit të tij, ku lexoja dhembje njerëzore, që për dikë konsiderohej e rrezikshme. Po ç’ishte ajo: dhimbje për popullin e bërë pikë e pesë dhe vendin e kërcënuar nga fqinjët.

Ditën e tretë im atë ishte ndalur para dritareve me shikim kah Pashtriku, për të cilin thoshte se atje rrinë perënditë tona dhe kisha hetuar si i lëviznin buzët. Fishta qenka më i lartë se mali ynë, Baba, i kisha thënë. I buzëqeshur ai e kishte mbështjellë librin dhe ishte bërë frymë në natën e frikshme. Nuk e dija në cilin kënd të antikuariatit do ta vendoste. Pas një kohe im atë iu bashkua të tejmve në breg të Erenikut. Unë vështirë i bija në gjurmë Fishtës, të cilin fillova ta konsideroj fuqi hyjnore dhe të pajtohesha me atë që dëgjoja: Ai është ndërgjegjja e Kombit.

2.
Disa vjet më vonë, piramida e Shtetit ideologjik Shqiptar ishte bërë bezdisëse me retorikën e mugët. Të pranohej se ishte antikombëtar Fishta, i cili vendin e popullin i kishte ngritur në mit?! Mund të kapërcehej “Lahuta e Malcis” dhe të pajtoheshe me etiketat e kuzhinës së diktaturës? Në vitin 1940 morën pjesë në varrimin e tij nga të gjitha trevat shqiptare. Në krye ishte dhe kremi i letrave shqipe. Ata që kishin ardhur për ta përcjellë në udhëtimin e tij të fundit e dinin se kush kishte qenë Fishta, por gogolët e diktaturës nuk mund ta pranonin madhështinë e tij. Qëndrimi i tyre fyente dhe rrugëtimin historik të popullit. Akuzat ndaj veprës dhe personalitetit të Fishtës ishin absurde. Nuk kishin asgjë nga kodi ynë etik. Ishin pjellë e logjikës sllavo-otomane, e cila bënte çmos t’i shembte majat e kombit.

3.
Komunikimi me opusin letrar të Fishtës është i rëndë, pakëz i trishtë, por krenar. Shpalos ngjarje të mëdha, të kohës së artë të shqiptarizmit, kur atdheu ishte mbi çdo gjë. Kujtojini heronjtë nga Lidhja e Prizrenit (1878), u ngjanin atyre të kohëve mitike. Ishin tubuar të mbronin çdo pëllëmbë të vendit, i cili po e humbiste gjeografinë historike. Fishta nuk mund të çonte dorë, se Lidhjen e Prizrenit e konsideronte ngjarje kombi. Si ta kapërdinte këtë Piramida ideologjike kur veten e mendonte të paprekshme, ndërsa propaganda e fqinjëve kryente punët e veta. Shqiptarët besonin se do të prajnë krrokamat e gëlltitësve, po qe se Fishtën dhe bashkëmendimtarët e tij i rrokullisnin nga Panteoni shqiptar. Kujtesa është e çuditshme. Vështirë harrohet morbiditeti. Pas të ashtuquajturës LNÇ, brenda qenies sonë ndodhi gjenocid nacional. Mbetet i paharrueshëm pendimi i Mehmet Shehut para të birit: “Kishin ndodhur ekzekutime masive në Shqipërinë e Veriut” (Bashkim Shehu, “Vjeshta e ankthit”). Dhe shtrohet pyetja: Përse në Veri dhe pse ajkën e intelektualëve dhe kreun e Kishës Katolike Shqiptare? Sipas të gjitha gjasave, kasta politike po luante ndonjë karagjozllëk për ndonjë të huaj. Ky është ai turpi nacional, nga i cili duhet të lirohemi.

4.
Për potencën krijuese të Fishtës dëshmojnë poezitë lirike dhe ato satirike, vlera të pakontestueshme jo vetëm në letrat shqipe. Në “Lahutën e Malcis” ndeshemi me artikulim karakteristik burrëror, rrëmbyes. Ngjarjet lemeritëse Fishta nuk pranonte t’i harrojë populli. Mu për këtë kishte lexues-dëgjues të shumtë. Këta duhet të njiheshin me të kaluarën e tyre, konkretisht me ngjarjet që trajtonte në “Lahutën e Malcis”, duke u dhënë atyre përmasa mitologjike. Prizreni ishte dhe metaforë. Nga të gjitha skajet e vendit kishte tubuar luftëtarë për të mbrojtur nderin dhe një copë tokë. Bën të harrohen zonat e shkëputura nga trungu amë? Fishta ia kishte parashtruar vetes se shqiptarët duhet mbajtur të zgjuar, pa marrë parasysh cilit besim apo krahine i takonin. Ai qëndronte në ballë me atë kumbimin trimërues. “Lahuta e Malcis”, ishte në një farë mënyre, abetare historike. Të vetmin problem Magi e kishte ekzistencën e Shqipërisë. Kjo e bën të madh atë, ma të madhin ndër të mëdhenjtë.


Nga Fritz RADOVANI
(Bashpunim i At Gjergj FISHTËS me A.Z.ÇAJUPIN):
11 Prill… 2010...2013…

ImazhImazh

(Ditë e bukur pranvere. Në vorrezat e Tiranës, nga kombinati Stalin, janë një grup veteranë të luftës me gjokse të stolisura me dekorata, janë edhe të gjithë presidentët me kapela republikë…e, dy, tre gra…
Aty rreth një grup lab me fustanella këndojnë pafuntë: “eeeeeee…”)
At Gjergj Fishta (arrinë ngadalë me shkopin e tij dhe një t’ panjohur).

I kuj do t’ jet njaj vorr, mbi t’ cillin mvaret
Kunorë lulesh e blertë e qi madhnueshëm
Zotnon mbi fang t’ mjeruem, porsi shatorrja
E njaj Tyrani zemër-gur, i cilli,
Mbi shegj Persijet pa kujdes pështetun,
Ndër kandje t’ prujtna të ksaj jete kndellet,
Mjesá besniku ushtari i tij nën t’ randin
Hekur t’ anmikut rrokullohet dekun
E zhytet n’ gjak? – Njifarë katil barbari...
Mbrendë n’ atë vorr asht kondisë. Ky lé mbi pupla
E rritë n’ ar e n’ mundafsh, mbas epshit lodhun,
Qi fletët e jetës për nën krahnuer ia brejti
E e kalbi gjall, mbi pupla u shkim, si e tmershmja
Flakë e nji vorri shkimet. Prej mermerit
T’ dhênun mbi vorr njat përmendar t’ trishtueshem
Shqipnia, shemtuemun vepres s’ tij, ia vuni
Peng trathtije dér n’ ma të largtat mote;

T’ hijshme kunoren mbasandej blerimesh
Sot nji dorë alabastrit m’ vorr ia pruni:
Nji dorë, e cilla, mjesa ai bani hije
N’ tokë e pranvera çili për té ferra,
I a pat grabitun me përkdhjelje t’ prujtuna
Gjanë edhe nderën. Me atë kunorë mjerimesh
Brengen dishmon, qi ajo per té ka n’ zemer.


Andon Zako Çajupi (pranë At Fishtës,..)

VAJE…

Që ditën që na vdiqe, që kur s' të kam parë,
nga kupat që kam këthyrë, grykët s' janë tharë!

Shumë vjet u bënë, u mbushën pës’e njëzetë
që kur na ke lënë dhe s' të shohë në jetë!
Në ç' kopshte me ferra ke qëndruar vallë?
S' na vjen keq për ty? S' na vjen mall për djallë?
O dreq i shëmtuar mos mëno në botë,
mos u kthe të shomë, se na mbetën lotë.
Motmot që rrojtëm cilin ti s’ hurreve?
Atje tek rri ti, i nise të gjithë më parë...
Mos u kthe të të shohmë, s’ le kend për farë!
Na le të gëzuar, me zëmër të ngrirë;
se mos po këthehe të shoç Shqipërinë:
E ke lënë t’ robruar, tani u bë e lirë;
S’ harrite ta zhdukje, si ti s’ ka parë kurrë!
Për ty, shumë herë, çoç’ do të më pyetë,
Po s' munt t' i përgjigjëm, gëzimi më zë n’ fytë!
Kthej koken me nj' an dhe vështroj tatpjetë:
S’ të vjen keq për Nexhin, s’ të vjen mall për Ramën?
Që, siç’ thotë populli: “Ua bëfsha… t’ ëmën!”…

II…

Ditën e vitit të parë,
U bë qiamet i math,
Nga dielli që pat dalë
Faqez e dheut u sbarth.
Cingërimë e errësirë,
jashtë veriu pëllet!
Iku bor’ e breshërirë,
dheu duket si det!
Është natë, nat e bardhë
vetëtit edhe gjëmon!
Një dreq i Shqipërisë
dergjet sëmur' e rënkon!
Ka tri dit që po mundohet
Dhe me vdekjen po lufton,
Po vdekja s'do të mërgonet
Se shpyrtin' e ti kërkon!
" Perëndi, mos e le gjallë,
- Po lutet Shqipëri e mjerë-
" Të munt të nisë këtë djallë,
" Që për të zezë ka lërë.
" Kush do e marrë, të vijë?
" Shqipëria qysh do rrojë?
" Kush gjak s’do t’ i pijë?
" Sa unë kush dota dojë?
" Kush do ta dojë Shqipërinë!
" Më ndje o Zot i vërtetë!
" Se Shqipëria pa Enver,
" do të rritët ajo vetë".
Engjëlli me këto fjalë,
Nga jet e mjerë’ na shpëtoi,
la Shqipërinë pa djallë!
Dhe, ndë Qiell fluturoi!

III…

Botë, moj Bot' e pabesë
Nuk ke gjë të vërtetë:
Ay ngordhi s’ desh të vdes
Enver s’ vjen më në jetë.

Dotë gdhiet prap një ditë,
Dotë vijë një mëngjes
Shqipëri të rrojë e lirë,
Ajo s’ mbyll’ syt të vdes!

Dotë gëzojn' e të këndojnë,
kur t’a mbulojnë me gurë,
pastaj dotë t’a harrojnë
Sikur ai t’ mos qe kurrë!

IV

Vdiq Enveri, vdiq Enveri,
moj e lumtura Shqipëri!
Mendjedreqi, zemërziu,
i lig gjakatar… si ai!

Vdiq Enveri, po këndoni
shqipëtarka, shqipëtarë!
Enverin kur ta kujtoni,
nga gëzimi duke qarë!

Vdiq Enveri, gjithë thonë,
gzoni tosk e gegë gjith turrë!
Gojkatran’ i partisë… sonë
s’do të dëgjohet më kurrë!

Vdiq Enveri, që shëmtoi
trimërinë, Skënderbenë,
vdiq Enveri, që robëroi
dhe shkatërroi Mëmëdhenë!

Vdiq Enveri, po ç’të gjeti,
o moj Nexhmij’e mjerë!
Vdiq Enveri, po kush mbeti?
Si ai qen s’ka të tjerë.

Vdiq Enveri! katrahurë,
vonë e mori të tillë dreq?
Nga ferri mos dalë kurrë!
Shpirti ti përjetë t’i heq..!

V…

Doje drit' o qiell, m’ fale lirinë time,
Dhe më mbushe jetën plot me gëzime!...
Tani rroj me shpresë, ndaj s'dua të shkoj,
se, dhe, Perendinë, i lirë e besoj!...

At Gjergj Fishta (Pyet…)

E po n’ vorre t’ fatosavet t’ nderueshem,
Qi m’ kto t’ egra male e bjeshkë t’ thepisne,
Si ulàj t’ përgjakun me trimni spartane
Rrebtë tue luftue për Atme e për Liri
Shqypnis iu bane fli, a thue m’ kto vorre
Sot ‘i kunorë Atdhéu ka për t’ ua çuem
Si peng çmimit e bindjet e nderet
Për shka ata psuene për Liri t’ bekueme?
Jo, jo! Për burra, qi me gjak praruene
Namin e kombit e Lirin’ i a sollen,
Atdhéu kunora s’ ka. Për ta nuk dhênet
Gur, as nuk ndezet qiri. Mbi vorr t’ tyne
Shpërthen rrushkulli e fermana, strukë ndër t’ cillat
Pret dhelpna e shqarthi, dér’ qi rrezja e diellit
T’ shkimet e hana për mbas malit t’ ngrihet
E zbét me shndritun n’ hapësirë të Qiellvet,
E kshtu, pa droje t’ ndo‘i anmiku t’ mshehun,
Me rmue ndër vorre, e me shpuplue
Eshtnat e tyne për Atdhé shkatrruem.
Heu po! Burrat e dheut, qi m’ armë mizore
Rrokullin dynden për Liri t’ Shqiptarvet
E flakë ndezen Evropën, e qi e shuma
As vorr nuk patën me u kondisë për s’ deknit,
Veç nper t’ errshmet humnere e nëper prroska
Kurmat e tyne shkapërderdhë për dhé
Prej orlash edhe korbash t’ zez kjén shkyem,
Shqyptarët, po, i kanë harrue; ...
...Si m’ kanë harruemun mue...!

Melbourne, Prill 2010.


Dy fjalë zemret për Poemën


Nuk marrë përsipër të baj analizë dhe as koment, por dy fjalë zemret;
Nuk kishte si të kuptohej Poeti At Fishta pa vllaznimin me poetin e Kangve Atdhetare të Poetit tem të dashtun nga Lunxheria, Andon Zako Çajupi? Pa çka se Rrfeja e kryeqeveritarve ra ma shumë mbi shpinën e At Fishtës me aq tërbim e urrejtje pas 1944 e në vazhdim me shpirt të shitun ndër sllavë, turqë, grekë dhe autorë të tavolinës të gangsterve të Coptimit të Shqipnis nga Europa e vjetër kurvë.
U rrita me langun e vargjeve të Lunxheris që qiti, burrin e Mëmëdheut - Çajupin.
Poetët si At Fishta dhe Çajupi i bashkon nji gja; Lteri i Zotit, Dashnia për Nanën Shqipni, Për Gjakun lumë të Shqiptarve permbi 20 shekuj, Për Flamurin e Kuq e Zi të Shqiponjës të Kastriotit!
Fatkeqsisht për rrashtën e mbrapshtë të ksaj rrace bastardhe që kanë dhe po sundojnë kombin shqiptarë, të dy poetët u syrgjynosën dhe mbetën të tillë për Mëkatin e Dashnis të Shqiponjës dhe Gjakut të Kombit Shqiptarë. Sepse kta dy lisat e rrzuem përdhe i akuzojnë me pendën e tyne si shitës të tokave shqiptare, si Tradhtarë, kolaboracionistë me turqit, me sllavët, me grekët dhe me shtete qe coptuen nër tavolina bixhozi Shqipninë në Pesë pjesë për shije dhe projekte kundër Zotit dhe Robit.
Harrojnë vagabondat kryeqeveritarë se lisat të tillë i kanë rranjtë në zemrat e shqiptarve të Kastriotit dhe në thellsit e shkambinjve ku vigjëlon Syni i Shqiponjës bri Flamurit të Kastriotit.

Bep Martin Pjetri
E shtunë, më dt. 20.II.2016
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4539
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Lasgush Poradeci: “Gjergj Fishta lirik: Shkëmb i tokës dhe Shkëmb i shpirtit shqiptar”.
Imazh

(12.11.2008 RV) Fragmente nga studimi
... Në këtë gjuhë mashkull, me të cilën është ndërtuar (lirika e Fishtës) dyke hedhur gur përmi gur dhe shkëmb përmi shkëmb stili elementar i Fishtës, ay pat shprehur një ton të ri të zemrës i cili, me valën kur e kur minore, të përgazëshme ose hirplote, qëndron si në diskordancë kundrejt karakterit përgjithësisht të rreptë të poezisë së tij. Me një butësi dhe njomësi fjalësh, me një tingëll këngëtor, ay na ka shfaqur regëtimën e fshehtë për ne të engjëjve fluturakë që e rrethonin, dyke i-a prekur me gishtrinj prej rezesh djelli, ndonëse rrallë, gamën e kordhëzave të holla të lirës. Dhe këtë butësi dhe njomësi gjithnjë të shfaqur me fjalën plot, me pamjen reale, me fytyrat konkrete që shihen me sy e preken me dorë: Vasha e Nazaretit vjen lart prej shkretëtire ndaj Jordanin, dyke lëshuar përqark hiret e saj të përendishme. Një krahasim i vetëm, fizik, na fut çuditërisht në këtë atmosferë qiellore:

Ngjitej pervujtë, si fjolla e tymit t’kemit;
(Gurrave të Jordanit)

ose na jep soditjen e fshetësirës së natës me yje:

E ju, ‘dhe, hyj t’shkelzyeshem, qi pr’ empirit
Permallshim tue fërfllue me dritë t’kullueme,
Porsi sy Zotit, vreni m’sharte t’nirit;
(Nji gjamë desprimit!...)
...
Se ç’efekte tonaliteti të ëmbël shpirtëror Fishta nxjerr prej krahasimeve realiste, del në sy më mirë nga shembëllesa tipike më e bukur dhe më e përsëritur prej tij, atje ku e përngjet flamurin kombëtar me krahun e Engjëllit të Zotit ose me një pjesë të robes së Perëndisë:

Porsi fleta e Ejllit t’Zotit
Po rreh Flamuri i Shqypnís;
(Hymni i Flamurit Kombtár)


Nisë me u valvitë si fleta e kerubinit,
Si njaj skundilli i petkut t’Perendís: (“In hoc signo vinces”)

Fishta e ka veshur lirizmën e tij të vërtetë si tërë kryeveprën epike në një stil thelbësisht origjinal të shkulur për rrënje nga trupi dhe nga truri i racës, dyke fituar me këtë atavizmë artistike gjithë të drejtat e përjetësisë ndaj Kombit - anasjelltas dyke i dhënë Kombit privilegjin e mburrjes dhe të mbështetjes së kurdoherëshme mi Këngëtorin e math të fateve të tija!

Lasgush Poradeci, Vepra 2, Onufri, 1999, fq. 47, 48, 68

nora e kelmendit
Nora e Kelmendi (shek. 17), mund të quhet "Helen e Shqipërisë", për një nga luftërat më të mëdha ishte "shkaktuar" nga bukuri e saj. Por ajo mund të quhet gjithashtu Brünhilde shqiptare, por, sepse ajo vetë ishte luftëtar grua më të madhe në historinë e Shqipërisë dhe më tej. Ka dy versione Nora dhe të dyja versionet në fund me vrasjen Nora Pasha (një burrë boshnjak), i cili ka qenë dokumentuar të ketë qenë udhëheqësi i ushtrisë osmane dhe që kishte marrë një Betimi publike për ta kthyer Malsia gjithë (edhe Malcia ose Maltsia ) në qoftë se hiri Nora nuk u bë gruaja e tij.
[redakto] Legjenda

Ngjarje ka ndodhur rreth vitit 1620. Nora ati, një fisnik luftarakë të kërkuar një djalë që t'i ndihmojë atij të luftuar kundër perandorisë Osmane. Kur Nora, një vajzë e ka lindur, ai e mori e saj në një jetimore në qytetin e Shkodrës dhe e lanë atje. Motra e tij, duke e ditur veprimet e vëllait të saj, mori Nora prapa saj dhe e ngriti si një djalë. Nora e babait biologjik, që ka dëshirë për të trajnuar një njeriu i ri për t'u bërë një luftëtar, vendosi të trenit përshtatur bir "e motra e tij. Për këtë arsye, unknowingly, ai trajnuar vajzën e vet për t'u bërë një luftëtar. Por nuk ka asnjë mënyrë për të luftuar biologji, kështu që kur u rrit Nora, ajo bëhet vajza më e bukur Malsia. Është thënë se ajo ishte e bukur si Zane vërtetë zanash (mal). Përhapjen e saj famë nëpër të gjithë vendin. Pashë që banuar në Kështjellën Rozafati në qytetin e Shkodrës, dëgjuar e saj gjithashtu. Një ditë Nora zbriti në qytet me prindërit e saj. Pasha doli nga Kalaja dhe pa e saj. Ai ra në dashuri.

Fillimisht, ai donte të martohej e saj nga ligjet e Canon-it shqiptar, që do të thoshte ai do të dërgojë një njeri të besuar në shtëpinë e Nora dhe të kërkojë dorën e saj. Pasha vetë ishte rritur në një traditë të ngjashme që është ai ishte prej Ballkanit. Megjithatë, familja e Nora përgjigj se Canon shqiptare nuk i ka lejuar për martesat me jo-shqiptarët. Pasha nuk ishte përdorur për të refuzuar nga të tij oficerë të lartë të renditura, dhe ai kishte një harem të plotë të grave nga e gjithë bota. Prandaj, Boshnjakisht bukurosh u çmendur. "Unë do të digjen të gjithë Malsia në hi tha ai, apo Nora do të bëhet gruaja ime".

Kjo nuk ishte parë ose koha e fundit për Malsia të djegur në tokë, kështu që askush nuk u frikësuar të vërtetë. Ai ishte i detyruar të ndodhë ose për taksat, ushtarë ose refuzimi për të njohur sistemin ligjor osman, gjithsesi. Pra "f'u" Pasha. Por Pasha ishte serioze. Ai e drejtoi ushtrinë e tij të mëdha dhe rrethuar Malsia.

Nora ka provuar të jetë një luftëtar. Si një grua e re ajo ka provuar të jetë më fisnike dhe vajza më e bukur e gjitha. Por jeta e kishte hedhur akoma në një tjetër sfidë e saj. Ajo kishte për të vërtetuar se ajo ishte shumë i mençur, sepse urtësia është gjëja më e vlerësoi nga njerëzit Malsia. Pra ajo hartuar planin për të vrarë si i çmendur Pasha i Bosnjes.

Kjo është ajo që ka ndodhur. Nora pretenduar të duan të martohen Pasha pa lejen e familjes së saj. Veshur me djubletah, ajo shkoi në çadrën e Pashës. Duke parë të saj, Pasha ra në gjunjë dhe filloi të lutet hyjnive për të besuar se ajo ishte një dhuratë e vërtetë nga qielli si një shpërblim nga All-llahu i plotfuqishëm për shërbimet e tij ndaj Tij. Pasha urdhëroi trupat e tij të pushoni dhe të përgatitur për të shkuar përsëri në qytetin e Shkodrës. Ushtarët ishin të lumtur për të hedhur poshtë shtizat e tyre dhe të marrin hundët e tyre në barrët e tyre, të hashashit. Kjo tingëllon si kali Trojan, doesn't it? Por sigurisht, është e Ballkanit. A nuk?

Ndërsa gjithçka ishte e qetë rreth çadrën Pashës, Nora nxorrën një kamë që i ati i saj i kishte dhënë asaj, të cilën ai e kishte marrë si një dhuratë nga babai i tij, i cili kishte marrë atë si një dhuratë nga babai i tij dhe gjenealogjia e thikë Nora's shtrihet që e di se sa larg mbrapa. Pika që, megjithatë, kamë qenë në familje më shumë se çdokush mund të marrin mësim. Ajo u përdor në mënyrë strikte në luftërat, që do të thotë, kamë u përdorur vetëm për të vrarë njerëz, ose armiq pasi ata i bëri thirrje atyre të bëjnë veten të ndjehen më mirë. Më e rëndësishmja, ajo u besohet kamë pasur kompetenca magji, për askush nuk që kishte kryer ai kishte vdekur nga plagët e armikut. Tani që ishte e pazakontë në atë kohë luftëtar për një familje si ajo e Nora.

Këtë herë, megjithatë, ai doli të jetë një shpatë e rregullt, e bërë nga çeliku, nga një Smith në Mesjetë. Ajo thika Pasha disa herë, filloi atë rreth e pasme të kokës së tij, dhe ia zunë frymën atë pak kështu ai nuk do të bërtas. Pasha ra mbi qilim e tij persisht.

Në këtë pikë plagos Nora nuk mund atë, sepse ai ishte i shtrirë në dysheme. Si te doganave shqiptare, ju nuk mund të goditi një njeri që nuk është në këmbë dhe më tej, nuk mund të goditi një njeri që nuk luftojnë mbrapa. Nora ran. Siç ishte planifikuar, në këtë kohë ushtria Malsia sulmuar ushtri osmanëve dhe shkatërruar ato për zot e di se cilën kohë. Por ata gjithmonë u kthye me mish më shumë e gatshme për shpata Malsia.

Pasha mbijetuan stabs. Ai e mori vetë njësisë së tij të veçantë dhe ndjekur Nora në shtëpinë e saj.

Nuk vjen në legjendën e dytë. Pas kësaj version të dytë, nuk Nora shkoi në çadrën, por si burrat luftonin, nga njëra anë dhe osmanët kishin sneaked një pjesë e ushtrisë së tyre për të sulmuar fshatrat, ajo udhëhoqi një ushtri prej 300 grave kundër otomanëve të cilët kishin vendosur që të djeg, vjedh dhe përdhunim. Është thënë se Nora kishte një duel me Pashës dhe ajo e vrau.

Në të dyja versionet, Nora vret Pasha në një duel të drejtë. Dhe në të dy tregimet e ai është nga Bosnja dhe quhet Vutsi Pasha.


Nga PETRAQ KOLEVICA:
Imazh
VIGANI QË PREHJE NUK GJETI
Imazh


Për kujtim dhe nderim
“Epikut më të madh të shekullit”, At Gjergj Fishta!


Një frat të pafat po tërhiqnin me dhunë.
Në terrin e natës, nja katër spiunë,
E nxorën nga burgu, ku hoqi sa mundi.
Tani, më të keqen, do hiqte së fundi.
E shanin, e tallnin, gjith’ rrugës, parreshtur,
Sa vajtën te varri në kishën e heshtur.
Atje ishte varri, ku prehej poeti,
Vigan’ i lahutës që prehje nuk gjeti.
Dhe frati shpejt puthi një gur të llustruar,
Kur pa përmbi të - At Gjergj Fishta - të shkruar.
O frato, - i thirrën, - na kazmën dhe bjeri,
Shkallmoje krejt varrin me pllaka mermeri!
“Ky varr, ba m’u prish, ka m’u prish dhe Shypnia”.
Dhe ra, pushtoi varrin me krahët e tija.
Po horrat e çuan, e shembën me grushta
Dhe varrin e prishën me kazm’ ata pushta.
Tani, frat-o, jepi, gërmo shpejt e shpejt
Dhe eshtrat e varrit këtu nxirri krejt.
Dhe frati gërmonte, ç’të fliste më kot?
Dhe eshtrat që nxirrte i lante me lot.
I nxori të gjitha, po kafka ku ish?
Kërkoje! - i thirrën, - kërkoje sërish!
Dhe frati gërmonte me thonj e me duar
Që mos të dëmtontë at’ kafkë të çmuar.
Dhe ja ku e gjeti! Me gishtat e mpirë,
E ngriti, e puthi dhe ngeli i ngrirë.
Si dridhej në duar kjo kafk’ e poetit!
Figura e fratit - fantazm’ e Hamletit.
Tani, frat-o, futi kokallat në thes!
Dhe frati i fuste ngadal’, me kujdes.
Dhe thesin ata përmbi shpinë ia vunë.
Rrëshqanthi e shpunë tek ura mbi Bunë.
Tani, o frat, flaki kokallat në lumë.
Këtë, jo! - tha frati, - këtë s’e bëj unë.
Si the, mo! - i thirrën, - si the ti, mor qyq?
Po frati s’përgjigjej se po bënte Kryq.
Këputi një shkelm, të dëgjojë, idioti.
Po frati s’dëgjonte se lutej te Zoti.
Dhe qentë e tërbuar s’duruan më shumë
Dhe kockat dhe fratin i flakën në lumë.
Dhe ikën të qeshur e duke nxituar
Të merrnin shpërblimin për krim’n e shëmtuar.
Po ndërsa fundosej kufoma e fratit
Agimi zbardhonte nga pas Rozafatit.
Dhe uj’rat e Bunës vërshonin, ushtonin,
Poetit dhe fratit lavdin’ i këndonin.

Tiranë, 16 shkurt 2006
E dorzoi proletarit.com Fritz Kolë Radovani më 20.II.2016
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4539
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
AT GJERGJ FISHTA - PRINCI I FESE DHE I ATDHEUT, Posted 28 Dhjetor 2009, 13:44
At Gjergj Fishta Tetë letra nga Korrespodenca
Imazh

Jemi mesue me shijue veprat e shkrimtarve simbas shkrimeve të tyne, tue lexue krijimtarinë hyjm në kantakt të drejtëperdrejtë me botën dhe me shpirtin e tyne krijues. Nji mënyrë për me studiue nji personalitet asht edhe letërkëmbimi i tij me njerëz të shquem të brezit të tij. Në letërkëmbim, ose siç thirret korrispondencë del në pah, vëhet në dukje, jo aq shumë krijimtaria e shkrimtarit por shumë herë bota e brendshme, ndiestitë e zemrës, fisnikëria e naltë e shpirtit. Në letërkëmbimi në të shumtën e rasave nuk ka vend çensura, flet shpirti i lirë jo i ndrydhun prej publikut admirues apo kritikues. Prandej korrispondenca asht nji element përbas, themelor për kritikën letrare dhe historinë e letersisë per me njoftë botën komplekse të shkrimtarit dhe krijimtarinë e tij. Në korrispondencë zbulohen të fshehta rreth ideve dhe shkrimit të vepravet, çështjevet shoqnore e politike e historike të vendit, kuptojmë gjendjen shpirtnore dhe morale të shkrimtarit, atë çka zemra e tij mendon e shmendon në atë periudhë të caktueme të jetës së tij.
Kështu edhe Poeti ynë françeskan e kombëtar Át Gjergj Fishta zhvilloi nji korrispondencë të dendun me bashkëkohës të tij, me bashkëvëllazen të tij freten, prifta shekullar, albanolog, shkrimtar e poet, balkanolog e njerëz të artit dhe të kulturës shqiptare e asaj europiane.
Në ketë përvjetor të vdekjes së tij duem të sjellim para lexuesit disa letra të Át Gjergj Fishtës përkthye në shqip. Letrat Át Fishta ia ka dergue Át Pal Dodaj, nji tjeter françeskan që poeti kishte shumë konsideratë për të. Át Pal Dodaj asht pak i njoftun për publikun shqiptar, por në të vertetë shumë asht marrë me studime gjuhësore, historike, etj. Disa nga këto shkrime janë botue në revistën Hylli i Dritës. Át Pal Dodaj si diplomat e njeri i zoti sa u zgjodh Provincial i dha nji formë krejt tjeter Provincës Françeskane Shqiptare, sa që simbas Át Benedikt Demes që shkruen rreth vitit 1942 ende sot ecim simbas projekteve dhe ideve të Át Pal Dodaj.
Át Gjergj Fishta ndiente nji respekt të veçantë për të, dhe ishte njeriu ku Poeti i besohej, i shprehte lirshëm idetë dhe medimet, gjithçka që ndodhte në jetën e tij të brendshme dhe përrreth tij. Duket sikur ishte nji At shpirtnor për Poetin. Át Pal Dodajt Poeti i pat shkrue ma se 200 letra. Në ketë letërkëmbim të tyne ne shohim dhe mund të gjejmë të dhana për subjektet e veprave të Fishtës, mbi formimin e tij si shkrimtar, prozator, mbi zhgënjimin e tij rreth pavarësisë së Shqipnisë, zhvillimevet politike, etj. Në ketë korrispondencë spikat shpirti i Át Gjergj Fishtës në të gjitha ndiesitë, përjetimet, gjendja shpirtnore, vetmia, humori dhe sidomos dashnia e madhe për Shqipninë. Shumë herë na shfaqet euforik, emotiv, kritikues, dishmitar i Shqipnisë që ishte në prag të pamvarësisë së saj. Në letërkëmbimin del në pah edhe zhgënjmi i tij, mosmarrveshjet në lidhje me alfabetin, mbylljen e Hyllit të Dritës, pakënaqësitë e tij per disa pseudoshqiptar që ndrrojshin fytyrë e identitet për interesa personale. Nji pjesë e këtyne letrave janë përkthye me nji mjeshtërir të veçantë nga Dr. Persilda Asllani me redaktues Dr. Aurel Plasarin në veprën: Fishta Estetikë dhe Kritikë, Hylli I Dritës, Tiranë 1999.

Letra 1

Këtu Poeti na përcjell dëshirën e tij për me u marrë me studimin e Dramatikes, ku ndër të tjera thotë se ka lexue Shakespeare dhe komeditë e Molierit. Po ashtu flet edhe për aksiomën e tij që ka përdorë në satirë, si dhe për punimin e parë të tij në prozë: Kombësia e kleri Katolik.

Shkodër, 5-II-1908
E kam marrë gjysëletren tande…
Drama asht duertrokit mjaft. Duertrokitjet e qytetarve tonë, asht e vertetë, nuk janë të tilla sa me i rritin mendjen nji autori, sepse këtu, me perjashtim të disa të jashtëm e të ndonji shqiptari, si Zurani, nuk e kanë idenë e artit komik: do të duertrokitshin çdo lojë ma shumë se nji komedi të Molierit apo të Goldonit…
Në komedinë teme jam kujdes të sjell të vlefshmen me të kënaqshmen, simbas aksiomës: Ridendo castigat mores, e më duket se kam arrit me sukses. Due me ju kushtue me kujdes të madh studimit të dramatikës, për me pa se a mund të arrij në ndnji përfundim. Kam lexue shumë prej veprave të Shakespeare e të gjitha komeditë e Moliére. Kam nda dhe due të botoj disa shkrime serioze, d.m.th. odi dhe poema dramatike. Tash po shkruej Vrasjen e Shën Gjonit në formë dramatike e me ndjenja krejt demokratike e republikane.
Po të dergoj kopjen e parë të punimit tem në prozë: Komsija e kleri Katolik.
Për pjesën e III të Lahutës ende nuk kam mujt të projektoj përvijimin. Nuk due me u përshpejtue sepse dëshiroj të baj nji punë sikurse duhet të bahet. Për me krye Iliaden, janë dasht shumë shekuj: për me shkrue Lahutën të kalojnë të pakten do vjet…
E ti kur vjen në Shkodër për me më takue,
i yti
Gjergji

Letra 2
Në ketë letër Poeti flet për fillimet e sëmundjes së tij të zemrës, që mesa duket do ta shoqnoj deri në dekë.

2 korrik 1909
“Shetitja në Nenshat për mue ka kenë e dhimbshme, sepse prej asaj dite e në vijim kanë fillue të duken në mue shejat e para të smundjes së zemres. Për disa ditë nuk kam mujt me ndej në kambë, prej shpërqëndrimit të madh, e që dje, mbas nji përmisimi dy ditor, jam ndie prap keq, në menyrë që sa të kem shkrue ketë letër, do të ulem në shtrat, sepse po me vjen si nji dobësim në zemër.
Çka do të bante Pali im, atëherë kur nuk do te ishte në jetë Gjergji, që herë pas here i shkruen fjalë miqësie?”

Letra 3
Në ketë letër Át Gjergj Fishta i difton mikut të tij rreth shkrimit të dramës Shën Françesku i Asizit, ku i thotë se e ka mbarue së shkruemi për 12 dit, nuk harron me ba edhe nji krahasim me poetin italian Metastasio.

Shkoder 10 nanduer 1909
“Si kundërpërgjigje artit oratorik, miku em, po të them diçka mbi poetiken. Por para se të filloj me folë, larg prej meje ves i mallkuem i krenarisë!!! – Drama mbi Shën Françeskun ka vu dy gisht pluhën mbisyprinë, sepse u mbarue me kohë nga i nënshkruemi i përvujtë, që ka nderit të merret në konsideratë prej teje. I dashtun – hapi mirë veshët! – në 12-XII dit, po, po në 12-XII dit kam shkrue 1200 po them njimij e dyqind rreshta njimbëdhetërrokshe e shtatërrokshe con me disa arje, e të gjithë rreshtat janë të bashkëngjitun mes tyne. Drama asht shkrue mbi foggia si ajo e Metastasio. Kështu pra, i dashtun, si mesatare njiqind rreshta në ditë. Ditën e fundit në tre orë e gjysë paradite kam shkrue 154 rreshta; isha i lodhun aq shumë sa që për dy dit kam pasë nji dhimbje të fort koke. Metastasio ka kompozue në 18 dit nji melodram me rreth 1500 rreshta. Unë kam pasë në kujdesë gjuhën shqipe, koret, meditimet, Meshët konventuale, Shkollën, shqetësimet e të afërmve, etj. etj., dhe mund të them se kam vendos nji “rekord” në poezinë tonë. Larg prej këtu ves i mallkuem krenarie!!!”

Letra 4


Shkodër, 5-XII-1909
“Neser më duhet tu predikoj Jezuitve: kështu pra do ta kuptosh pse po ti shkruej këto dy rreshta sikur koprracit do ti duhej të nxjerrte prej xhepit të tij paren e vet… Në “Odisen” unë kam paraqit nji fakt historik, dhe asgja tjeter. Që edhe sot gjinden disa Mtues në botë asht e pa evitueshme, dhe asht natyrore që ata, që për keq ndaj Poetit, nuk marrin as ma të voglin hap për me u largue prej shtëpijave të zanuna, për faktin e thjeshtë, që unë nuk jam Uliks. Me gjithketë, tue i dëgjue ata rreshta, Mtuesit modern duhet të përgjojnë të dera prej frikës se Uliksit. Edhe rreshtat e kanë forcën e tyne.
Bonifaci VIII kje Papë: megjithatë i duhet të qendroj në ferr, të paktën deri në ditën e gjykimit të mbramë, sepse aty e ka dënue nji hy i vogël Dante Alighieri. Për inatë tem Mtuesit e Shqipnisë do të vazhdojnë të jenë të fortë dhe të urdhnojnë në shtëpinë e tjetrit; por megjithketë nuk mund të mohosh, që ndoshta për shkak të rrehshtave të mi, do të dëbohen nga zemra e Telemakëve shqiptar, dhe kjo per mue mjafton, sepse jam i sigurtë, që mazza e Uliseut do të bie mbi krye të tyne, edhe nese janë të mbrojtun prej ndonji yzbergu i çfarë do lloj identitetit. Por, “Odisea” nuk ndalet vetem në faktet e Shqipnisë; ajo shtrihet në të gjithë njerëzimin. Në Odisenë kam dashtë të paraqes triumfin e lirisë, sikurse në Shën Françeskun vëllazninë dhe në Shën Gjon kryepremin barazinë në kuptimin e krishtenë. Kështu pra per nji fakt të thjeshtë që dashnorët e Penelopes shqiptare të ndihen të therun prej rreshtave të mi. Ma mirë se kaq; prej nji fundrrie të tillë as nuk mundem as nuk due të di gja. Nuk kam as çka të shpresoj: shëndetin dhe hirin mund të mi jap vetëm Perëndia, emnin e mire duhet ta baj vet, e jo Mtuesit me marritë e tyne… asgja tjetër nuk më duhet në botë veçse miqët e mi.

Letra 5
Në ketë letër Poeti përsëri trajton çështjen e Lahutës, dhe thotë se Shkrimtari asht ai që nuk përshkruen vetëm objektet që përjeton në ngjarje të ndryshme, por përjetimin dhe mbresat që lanë objektet në shpirtin e tij.

Shkodër, 6 prill 1910
“E kam marrë të shumpritunen (letrën) tande të 5/4 dhe gëzohem me gjithë zemër që gjendesh me shëndet të mirë, por posaqëeisht gëzoj nga dashnia që me sjell, e cila në fakt thanë hapun, më jepet si përgjigje ndaj drejtësisë, sepse flaka e dashnisë, që unë të jap, asht ma e madhe së bishti i kometës së ktij viti, e cila asht e gjatë 24 milion kilometra…
Përsa i përket kërkesës së dytë, d.m.th. pjesëve rakitike të fantazisë ime, nuk kam çka me të thanë. – Zhurma, plogështia dhe moskujdesi em, punët e Shqipnisë që nuk mbrrijn asnjiherë në lima të mirë, etj.etj. bajnë që fantasia eme nuk arrin me pasë frytet e mësimit. Duresë. Asht e vertet, kam vu dorë në pjesën e tretë të Lahutës dhe shpresoj ta përfundoj gjatë vitit, sepse duket se edhe dhimbja e kokes po më kalon – nji preteks më pak i demelisë teme. Këshilla që më jep në lidhje me formën dhe stilin që të përdori në ketë pjesë të tretë asht i drejtë; sepse perndryshe në vepër mungon lidhja e nevojshme. Megjithketë tue marrë të njetën formë e tue bashkue stilin popullor me klasiken, do të munohem të vëjë ma shumë se mendime në zhvillimin e veprimit, edhe disa episode tue paraqit të pakten pasionet më të rendesihsme të jetës; sepse simbas mendimit tem, kjo ban që të edukohet dhe të mësohet ma mirë kombi. Përshtypjet prodhohen në shpirt prej objekteve. Tash me riprodhue në shkrim objektet që kanë lanë përshtypje në ne, dhe jo përjetimet, përshtypjet që kemi marrë në shpirt, simbas meje, nuk do të ishte art: por do të ishte treguesi i nji mendje të zakonëshme dhe fëminore. Shkrimtari i vertetë, mendimtari dhe filozofi riprodhon vetveten në shkrim; kështu riprodhon pershtypjet/perjetimet e jo objeketet e jashtme. E bukura në objektet e jashtme nuk mund të jetë objekti artit të vertetë, sepse, artisti tue riprodhue nuk krijon por thjeshtë kopjon gja që nuk asht art. Nëse Leopardi në kangën e famshme të Gjineshtres, do të na kishte pershkrue si botanik Gjineshtren e jo përshtypjet të marruna prej saj, kush sot do të lexonte kangen e tij? Pra, shkrimtari duhet të paraqes shpirtin e tij në shkrim, gja që nuk bahet, nëse nuk riprodhojmë nepermjet mendimeve objektet; jo si ndodhen në botën e jashtme, por si paraqiten në shpirtin tonë, ku vetëm aty ka ndejen e bukura artistike (nuk flas për të bukurën filozofike)….. I dashtun, nëse vazhdoj me ketë hap, nuk e di kur do ta mbyll letrën, e kush e di se sa blasfemi nxjerr përjashta. Kështu…… të kalojmë në histori..

Letra 6

Në ketë letër Poeti i shkruen Át Palit per dëshirën e tij me punue me dramatiken, ku në veçanti flet për kryevepren e tij Makabejt, Poeti mori ketë temë biblike për me pershkrue dhe himnizue dëshirën e vendosun të shqiptarve për liri. Tragjedinë Makabejt Fishta nuk e përfundoj simbas dëshirit të tij në vitin 1911, por e përfundoj në Troshan e Rubig ku kje shterngue me ndej prej nderkombëtarve në vitin 1914.

Shkoder, 20-I-11
Nuk e di sa ka të vertetë në parashikimet e tua biologjike, ne lidhje me pozicionin e trunit në diafragmë të kungullit tonë, i thirrun ironikisht krye dhe në veçanti të atyne të poetve; por ketë e di sigurisht, që truni em nuk ishte në vend atë ditë kur u dhashë fjalën disa zotnive të shkruej dhe të paraqes për karnevalet e ardhshme nji dramë origjinale në pesë akte, që me ka ba me humb “busullën e alfabetin”. Të thom të vertetën asnjiherë nuk e kam ndi nji kënaqsi të ngjashme. Kam nji dëshirë të madhe që ta përfundoj, por nga ana tjeter më vjen keq se më duhet të shkruej sa ma shpejtë të jetë e mundun, dhe druej së ka me lanë mangësi në teknikë, prejse asht puna ime e parë e këtij lloji.
Tema asht: I maccabei pro aris set focis, argoment shumë i përshtatshem për ngjarjet tona kombtare: nuk më duhet gja tjeter veçse të kopjoj jetën dhe ndjenat tona, per me ba nji kryevepër. Sot e përfundoj aktin e parë, megjithëse nuk asht plotë gjallni, sikurse shpresoj që do të jenë ata që vijnë më pas, në përgjithësi mund të pelqehet. Por, gjindem ngusht me kohën, per me përfundue nji punë të tillë në pak javë. Natën nuk mund të shkruej, sepse mban ftohtë; ditën mes Kishës, shkollës dhe shqetësimeve të njipasnjishme mund të punohet shumë pak. Ti e di se që tre vjet jam vu të studioj Shakespeare: nëse pra nuk dështoj në ketë sprovë të parë, mund të jesh i sigurt, se mbas pak … viteve, do te shkruej nji tjeter. Po të shkruej këto gjana, për me të ba të ditun, se ti me quen demel dhe e regjistron si plogështi heshtjen teme. Ke kuptue?

Letra 7
Edhe në ketë letër të bukur Poeti i difton bashkëvëllaut të tij për vumjen në skenë të melodramit “Shqyptari i Gjytetnuem”, ku asht prit me sukseë e me entuziazem prej publikut shkodran. Poeti nuk ngurron të baj edhe nji krahasim mes Dramës se tij dhe nji punim të Schiller.

Shkodër, 12 Kallnduer 1912
“Përsa i përket punës teme të vogel poetike, që ti thue se e admiron, pa e njoftë pse-në, të them, që nuk meriton të studiohet. Puna asht origjinale, edhe se Schiller e ka shkrue nji të tillë, që titullohet: “Mirënjohje Arteve të Bukura”. Idea eme ishte me u tregue rrugën e qytenimit shqiptarve; ndersa Schiller shkruen që njeriu të dashunohet në shkenca dhe arte. Pjesa e dytë e Dramatikës ka ngjashmëni në shumë shprehje me veprën e Schiler; por megjithketë asht si ide. Ketë mund të thom, që puna eme asht ma e naltë se ajo e Schiller si ide dhe si veprim. Sigurisht që të shfaqunt e Fesë në shqip, që deshiron qytetni, dhe ndjeshja e frazave në motot dhe në recituesit të pjesës së parë, e ngrisin shpirti e shikuesit shqiptar në idelae të pastra e janë të tilla që e çojnë në mallëngjim fortiter et suaviter; aq asht e vertetë sa që atë natë kanë kja prej entuziazmit deri edhe mysliman, të cilët kishin pak interesë me pa në skenë Fenë me kryq në dorë. – Megjithketë të tham, që nuk vlen me kerkue poetikën e bukur në punën teme; sepse duhet ma parë me gjetë se me zbulue. Mue më mjafton që puna eme të ketë arrit qellimin që të erudicionoj tue entuziazmue publikun për qytetni e për Atdhe. – Nji herë tjeter do të shkruej për ketë.
Ndersa të përqafoj e githmonë i yti.

Letra 8

Këtu Poeti lajmron për fillimin e botimit të së Përkohshmes Hylli i Dritës. Bashkë me ketë lajm të gëzueshëm vënë në dukje edhe gjendjen shoqnore e politike të Shkodrës.

Shkodër, 15 shtatuer 1913
Sot kemi fillue botimin e të Përkohshmes, (Hylli Dritës) në të cilën do të publiokohen këto shkrime: (të shihet numri i parë i revistës Hylli i Dritës).
Këtu në Shkodër gjendja asht në statu quo, pluhun e baltë, Admirala, kual, lecka e “Rrnoftë Shqypnija”; por punë per me i dhanë jetë Shqipnisë, pak ose aspak. Njerzit rrin nën hije, tue pritë me gojë hapun, si fëmij korbash që nana, sorra Europë tu sjell me hangar. Asht e kot që unë të humb kohë tue shkruej gjanat e Shkodrës, të këtij problemi të ri që ka infektue tanë botën.


At Vitor Demaj
27.12.2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4539
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Poema ''Gjuha Shqipe'' e At Gjergj Fishtes
Recituar nga i Madhi aktori - Reshat Arbana

Imazh


CORRIERE DELLA SERA, 31.12.1940 – “LA MORTE DI GIORGIO FISHTA” (Vdekja e Gjergj Fishtes)

[fishta-corriere-della-sera-31-12-1940] Tue shfletue nji liber të vjeter mbi Historinë e Shqipnisë, gjeta rastësisht nji copëz të preme të gazetes ma të madhe italiane “Corriere dell Sera”- 31 dicembre 1940 , në të cilen bahej ky njoftim: “La morte di Giorgio Fishta – il poeta nazionale albanese” (Roma 30 dicembre).
Këtë e skanarizova dhe e përktheva shqip:
“Vdekja e Gjergj Fishtes – poeti kombtar shqiptar” (Rome me 30 dhjetor)
Erdhi lajmi nga Shkodra që per shkak të nji goditje zemre ka vdekë sot në mengjes At Gjergj Fishta i Urdhnit Françeskan (OFM), akademik i Italisë dhe shkrimtar i shquem shqiptar.
Fishta, i lindun në afersi te Shkodres ne vitin 1871, mbaroi studimet fetare në Bosnje dhe u kthye në atdhe mbasi u shugurue meshtar. Në Shkoder themeloi shkollen françeskane dhe filloi botimin e së përkohshmes “Hylli i Drites” . Të shumta jane botimet kulturore dhe letrare të cilave u dha jetë dhe zhvillim ky rregulltar. Poemat e tij, krijimet dramaturgjike dhe shkrimet e tij qyshe ne fillim u drejtuen në pergjithesi per dhanjen e impulsit të zgjimit të ndergjegjes patriotike shqiptare. Si drejtor i Shkolles Publike të françeskanve në Shkoder futi aty gjuhen kombtare qysh nga viti 1902, kur ajo ishte e ndalueme rreptesisht nga Qeveria osmane.
Mbas lëshimeve te kushtetutes turke të korrikut 1908, shqiptarët, te cilet kishin luejt nji rol me randesi në atë revolucion, deshten të mblidhshin forcat intelektuale dhe ti perfshijshin në nji bashkësi të perbashkët, por veshtirsia e parë në të cilen ndeshën ishte unjisimi i alfabetit. Në Kongresin shqiptar të mbledhun per këtë qellim mori pjesë At Gjergj Fishta, i cili ia arriti që të bante që alfabeti latin të pranohej, i cili ma vone u ba i perbashket dhe zyrtar per të gjithë Shqipninë.
Mbasi u ba nji nder eksponentet kryesor të Shqipnisë së ringjallun, ai morië në Konferencen e Paqes në Paris dhe ma vonë u emnue deputet dhe zevendes- president i parlamentit. Në shenj mirenjohje si mik i sinqert i Italise, per meritat e tija ndaj vendit të vet dhe per vlerat e botimeve të tij, u ftue në majin e shkuem me marrë pjesë në Mbretnore të Italisë.
Nder publikimet e shumta të At Gjergj Fishtes kanë randësi krijimet poetike të frymzueme në pergjithsi prej legjendave shqiptare dhe të prime me perkujtue ndjenjat kombetare. Veç poemes në tridhjet kangë të titullueme “Lahuta e Malcise” , ai ka shkrue hymne kishtare, lirika të ndryshme dhe satira me karakter politik.
Luigi Federzoni ka marrë masat që Akademia e Italisë të ketë perfaqesuesin e vet në funeral, dhe i ka dergue telegram ngushllimi familjes, kryeministrit të Shqipnisë, ministrit të Arsimit të Shqipnisë, parisë së etenve françeskan si dhe “Institutit Skenderbeg”, antarë i të cilit ishte i ndjemi i shquem.”
Përgatiti PAUL TEDESCHINI - Padova, Itali
E premte, më dt.30.XII.2011


Nga At Gjergj FISHTA O.F.M.
PENG NDERIMI - ALOIS (LUIGJ) GURAKUQIT
“Shqiptar i vlefshëm dhe ndêra e djelmnisë shkodrane” At Gj. Fishta.
:

Imazh
Luigj GURAKUQI
(1879 –1925 )
(Foto Marubi)


I kandshëm asht e plot shije
Ai i lehtë zhumhur, që gurra
Jep tue gurgullue npër hije
E nëpër rranjë e curra,
Kah e argjendtë luleve ulet
E puth përmallshëm lulet,
Që si n’ pasqyrë – rrinë n’amë t’ saj tu’ u kqyrë.

Asht edhe i butë e i kandshëm
Ai i ambli fllad ere,
Që kah i qetë e erandshëm
Fryn nëpër ag pranvere;
Me landë shkon tue zhabllue
Ose me gji t’ ritue
Prej vesës s’ qiellës – së ndonjë drandofilles.

Ma e ambël, por, asht fjala
E një miqësie t’ vërtetë,
Që, kur t’ na marrë vala
E pellgut t’ zi t’ kësaj jetë,
Tue na ngushtue ndër gjire,
E ndiejmë, e që fatmire
Zemrat na i kallë – me një shpresë të gjallë.

Po, o Gurakuq, për mue
E nalta fjala jote,
Që me Vargnim m’ ke çue,
Kur zemra një herë m’ ankonte,
Për mue kje ajo peng bese
E kje për mue yll shprese,
Që shpirtin m’ shndriti – zemrën ma flladiti.

Oh! Po: Ajo fjalë ngushllimi
N’ zemer ashtu m’ ka ardhë
Si vesa prej agimi,
Që bie n’ një lil të bardhë;
E atëbotë, si kah pranvera
Mbijnë vjollca e lule t’tjera,
Ashtu mendimet – patën n’ mue burimet.

Po, atëbotë për Atme e Fe,
Për punë të hijshme e t’ mbara
Zemra ma fort m’u nxe;
E, ma fort se përpara,
Me shpirt unë Zanës iu trova,
Edhe atë burrë këndova,
Që n’ flakë t’ barotit – mbeti për tokë t’Kastriotit.

Pra, i drejtë në kjoftë se moti
Krejt zanin s’ ma qet n’ harresë
Fjalës sate, (e cila m’ploti
Zemrën me t’ ambël shpresë,
Se një kohë, dikur, ma e bardhë
Shqipnisë ka për t’i ardhë),
Unë me evari – për nder, po, do t’ia dij.

Prandaj, për peng miqësie
Kam nda me t’i kushtue
Këto ushtrime poezie,
Që ti, (due me shpresue),
N’ kurrsend s’ ke për t’i ba,
Sadoqë s’ duhen gja:
Pse n’to pa nda – mue mik ti ke me m’ pa.
1909.


Shenim nga Fritz Radovani:
■Kjo poezi e At Gjergj Fishtës asht marrë nga Vepra Letrare 1, Lirika, Mrizi i Zanave,
Përgatitë nga Dr. Ndue Zef Toma, Tiranë 2001.
***
■Në tre vargjet e fundit At Fishta sheh kjartë kohen e ardhëshme, pra, ate të sotmen:
“N’ kurrsend s’ ke për t’i ba,
Sadoqë s’ duhen gja...”
Po, besimin tek Miku e ka: “Pse n’to pa nda – mue mik ti ke me m’ pa.”
2 MARS 1925 – 2016 ...
■“Shqiptar i vlefshëm dhe ndêra e djelmnisë shkodrane”, e ka percaktue At Gjergj Fishta Luigj Gurakuqin. Ne në këte përvjetor të vrasjes së pabesë nga Ahmet Zogu, kur këta tre vargje të fundit janë ma të dukshem se kurrë, kjoftë në kujtesen historike, kjoftë në “Monumentin e Vlonës”, kjoftë në “oxhakun e shembun të shtëpisë shkodrane muze”, kjoftë në “vlerat e verteta të Demokracisë”, kjoftë në “ndêren e djelmnisë shkodrane”;
ka edhe nga “Ata”, që do të ndalohen per disa çaste tek vargu i mbylljes:
“Pse n’to pa nda – mue mik ti ke me m’ pa.”...

Melbourne, 1 Mars 2016.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4539
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Daniel Gàzulli
Imazh
AT F I S H T A
(23/10/1871-30/12/1940)
- Në 139-vjetorin e lindjes –

Imazh

Triptik

“ … fatzeza moj Shqipni – po ishte faj me të dashtë ty”.
Gjergj Fishta ne vdekje te Avni Rrustemit.

Hymje

Ishte dhejtori i vitit 1990, dhjetori i shpresave, i frikës, i kërcënimeve, i vorfnisë së skajshme; ishte ai muej kur shqiptarët shikonin një rreze shprese, por edhe dhambët kërcënues të diktaturës, që kishte gjithë mjetet e dhunës ende në duert e saj.
Binte 50-vjetori i vdekjes së At Gjergj Fishtës, të mohuemit, të përbaltuemit, mëkatarit e deri tradhëtarit. Ishin rritë tre breza pa e njohë vepren e tij, e të bindun se ishte fjala për një tradhëtar të madh, për një anmik të kombit e sa nofka të tjera njollosëse.
Po ishte 50-vjetori i vdekjes së tij dhe mendova se kishte ardhë koha që populli ynë të mësonte të vërtetën.
Iu drejtova disa shkrimtarëve, poetëve, kritikëve, mësuesëve të letërsisë që të organizonim një Konferencë në këtë përvjetor të shënuem.
Përgjigje ishte e njëjtë: “Më vjen keq, nuk e njoh, nuk kam lexue asgja prej tij”.
Që një pjesë nuk kishte lexue asgja prej tij, duhej besue, pse me lexue një vepër të Fishtës mund të të kushtonte dhjetë vjet burg. Të tjerët nuk ishin çlirue ende nga frika që diktatura i kishte futë në palc popullit shqiptar.
Po unë isha i vendosun ta mbaja atë Konferencë. U gjet vetëm një njeri i gatshëm të bashkpunonte. Ai nuk ishte njeri i artit. Ishte shofer. Por nuk e kishte fshehë kurrë se ishte adhurues i Fishtës. Për ma tepër dinte përmendësh gjithë Lahutën e Malsisë, ashtu dhe pjesën ma të madhe të poezive të tjera.
E ndamë mandjen ta mbanim atë konferencë vetëm na të dy, unë do të përgatisja referatin, shoferi Lekë Celaj do të bante ilustrimin me recitime nga vepra e Fishtës.
Ma në fund dita erdhi. Të paktën na vunë në dispozicion sallën e vogël të Palaltit të Kulturës Lezhë me rreth 120 vende.
Në orën 16 të datës 30 Dhjetor 1990 fillova leximin e referatit. I hodha një sy sallës. Ishte plot. Kryesisht të moshuem. Në mes të të pranishmëve ishin edhe dy komunistë, të moshuem edhe ata; ndoshta diçka kishin lexue prej Fishtës kur kishin qenë në shkollë në vitet ’30 – ’40.
Ndërsa lexoja refertim, kuptova se zani më dridhej, pse ishte hera e parë që flitej për Fishtën publikisht, po shpejt e mora veten.
Nuk pëpëtinte asgja. Do të dëgjohej edhe fluturimi i një mize, po ishte dhjetor i acartë e miza nuk kishte.
Tek i afrohesha fundit të referatit, hidhnja shikimin ma shpesh në sallë. Nuk po kuptoja ç’ishte ajo heshtje gati e ankthëshme: po e pëlqenin, apo po më urrenin nga që po thoja krejtësisht të kundërten e asaj që kishte thanë “Partia” për 46 vjet me radhë? Aq ma tepër që në analizën time ndalesha ma shumë tek Fishta Atdhetar, pikërisht pika ku e kishin sulmue për një gjysëm shekulli.
Mbas rreth 40 minutash lexova edhe rreshtin e fundit.
Përsëri heshtje. M’u duk se heshtja zgjati një shekull. Mandaj papritë shpërthyen duertrokitjet, të përmbajtuna, por të forta, të pandërpreme, gjithnjë e ma të forta. Tashti pjesëmarrësit, të gjithë në kambë, nuk dinin të ndaleshin. Pash burra me sy të përlotun.
Shumë prej tyne u ndalen e më dhanë dorën e më falnderuen. U ndalen edhe dy komunistët. Njeni prej tyne me tha i emoconuem: “Na zgjate jetën dhjetë vjet”.

Po sot do t’u la fjalën tre “të ftuemëve” të mi. Do të jenë Prof. Abas Ermenji, poeti Ali Podrimja dhe Mërgim Korça, dy toskë e një kosovar, që me fragmente nga shkrimet e tyne për Fishtën, do të formojnë këtë triptik përkujtimor.





AT GJERGJ FISHTA, SHQIPTARI POET (fragmente)

1. Prof. ABAS ERMENJI
Imazh
Ndonëse, në kohët që po jetojmë, shpirti i ynë - shpirti i kombit shqiptar - është i ngarkuar me të tjera kujdese dhe s'ia ka ngenë të merret me poezi e me poetë, me gjith këtë s'duhet të na hutojnë problemet e ditës aqë sa të mos e çojmë mëndjen në një çast tek Fishta, te këngëtari i math, që mbylli sytë në një ditë të vrenjtur Dhjetori dhjetë vjet më parë.
Vargjet e tij bien të fortë si oshëtimë gurrash, si rropame shkëmbejsh që rrokullisen, dhe nëpër ta duket lakuriq shpirti shqiptar - shpirt i pa-prishur nga butësitë e qytetërimit - me një tok cilësish nga të burrërisë së lashtë, prerë mbi një fisnikëri t'ashpër, dhe që Fishta i tregon shquar si vija të gdhendura në gur.
Por boshti rreth të cilit vepra e poetit t'onë ngihet në kulm, është antiteza shqiptaro-sllave, lufta heroike që bëjnë të parët për t'u mprojtur nga lakmitë e të dytëve. Në këtë dyluftim epik, Fishta e dallon me vija të forta shqiptarin prej shkjahut si popull, si komb, si fe.
A është "LAHUTA E MALCIS" epopeja e jonë kombëtare ?
Me poemin e tij epik pra, Fishta i ngriti kombit shqiptar monumentin më të bukur. Lahuta e Malcis s'e përmbledh ndoshta jetën kombëtare t'onën në të gjitha çfaqjet e saj por vë në dukje kaq mirë tipin e shqiptarit të pa-prishur - shpirtin, mëndësinë dhe vleftat morale të tij - saqë duket sikur ia sheh të gjitha këto si të prera në gur.
Jetë-kuptimin dhe vleftat morale të shqiptarit, Fishta i gdhend si në mermer në tipin e Marash Ucit e në porositë që ky iu lë Djemve të Calit. Pastaj bukuria është se Lahuta thesarin e folklorit, besimet popullore, mënyrë-shprehjen dhe botë-kuptimin e shqiptarit përgjithësisht i ka shkrirë e përdorur aq mirë si elementa të saja, sa që ke përshtypjen se është poemi i ndonjë këngëtari që s'e njeh jetën përtej rrethit të maleve. Prandaj çdo përshkrim, çdo figurë, edhe hiperbolat më të guximshme të saj, na vinë të këndëshme e të natyrëshme dhe s'të lënë aspak përshtypje se dalin jashtë masës. Çdo gjë në të, çdo ndjenjë, mendim, koncept e mënyrë të thëni është tipike shqiptare.
Edhe gjuha e Fishtës është ajo e malevet, e pa-ngrënë prej limës s'artit, por e pasur, e fuqishme me frazologjinë e saj të natyrshme, ashtu siç del nga burimi psikologjik shqiptar. Ndër shkrimtarët shqipëtarë, Fishta është ai që ka derdhur thesarin gjuhësor më të pasur, me një mënyrë të menduari e të thëni krejt shqip.
Fishta është i zoti të vërë në dukje, me katër pesë vargje, tipin e burrit të hovshëm e të fortë trup e shpirt:

Prap prej Shllakut lshon Gjetë Gega;
Faqja e tij kuq porsi shega,
Shllungë mustakun derdhë n'dy dega;
Kur nji fjalë po e folka burri,
Ma si luejtka me sa curri.

Vetëm fjala "lshon" këtu tregon burrin e papërmbajtshëm, i cili derdhet me vrull si një forcë e lidhur që këput vargonjt, si një ujë i mbyllur që thyen pengesat.
Krahëso efektin që bën këtu vargu:
Shllungë mustakun derdhë n'dy dega
me notën e vrazhdë e disi komike që shtojnë vetullat e mustaqet tek Malaziasi Vulo Radoviqi:
Vetllat trashë ngërthye kular,
Porsi lesh derrit bugar;
Vesh e m'vesh dega e mustakut,
Si dy korba lidhë pr' i lakut.

Një nga skenat më të bukura e më pathetike të Lahutës është mbledhja e krerëvet të Hotit te Kisha e Shnjonit, ku Marash Uci parashtron rrezikut që i kanosej Malësisë e ku merret vendimi i qëndresës. Kjo mbledhje, madhështore në thjeshtësinë e saj, nuk është më pak epike nga ato t'Iliadhës, e ku Marash Uci, ky Uliks i Malësisë që:

Anë e mbanë i kisht'ra detit,

tregon rrezikun e afërt dhe pregatit, me një oratori të rrallë, fushën shpirtërore për marrjen e vendimit heroik. Fjalët e tij rrokullisen ngadalë njera pas tjetrës, të thjeshta e të sigurta si çapat e luanit, dhe bëjnë që krerët e Hotit

Si t'u rake i rrfe prej Zotit,
...............................
Kishin ndejë me sy për dhe.

Atëhere Marashi, pasi i ka sjellë shpirtrat në këtë gjëndje, hedh shkëndijën e fundit:

Ç'thoni burra? Fe e zakona,
Bjeshkë e vrri e kullat t'ona,
A'imend Knjazit pa luftue,
Pa 'i pushkë t'shtime kem m'ia lshue?

Këta katër vargje bjenë si katër ura zjarri që e shkrijnë akullin e heshtjes ; vendimi që ka marrë seicili në thellësinë e zemrës, zbërthen si gurrë nëpër gojën e Gjeto Markut dhe e vendos Çun Mula me benë e tmerrëshme.
Shih, për shembull, se ç'figurë ka gjetur poeti për të paraqitur ndeshjen me jatagana ndërmjet shqiptarëve e malazezëve te Ura e Rrzhanicës, dhe me sa forcë e shpejti sillen përfytyrimet, ashtu siç ka qënë e hovëshme edhe përpjekja :

Po, dy prroje prej dy kulmesh,
Ndryshej nuk përpiqen shkulmesh,
Kur t'ken hasun n'grykë t' ndo 'i malit,
Për me u lshue mandej gjatë zallit,
Nëpër ara e fusha t'gjana,
Si u-përpoj'n, ahi! me tagana,
Dy ushtrinat ke Rrzhanica :
Heshti huta edhe "novica",
U përzien ksula e "kapica",
Flakuruen kaptina e koka,
Shkumboi gjaku, bumblloi toka.

Duke kënduar këta vargje, ke përshtypjen sikur të dridhet toka nënë këmbë.
Pjesa satirike e veprës së Fishtës nuk është më pak e denjë për t'u përmendur, pse qëndron gati në një lartësi me krijimet e tij epike. Edhe aty si objekt mbetet prap shqiptari (por këtë radhë jo shqiptari i maleve), ku poeti i rreh me sarkazmë disa nga anët e dobëta.
Eshtë për t'u vënë re, sidomos, që humori a mënyra tallëse e Fishtës ka diçka tipike shqiptare, dhe zbulon gjithkund natyrën sulmonjëse të poetit të Lahutës. Pa zbritur në trashamani, gjithnjë me kripë, satira e Fishtës nuk është pupël që të gudulit por është kamzhik që të djek lëkurën.
Gazeta FLAMURI, janar-shkurt 1951



Patër Gjergj Fishta akoma i trajtuar si “gogol”. Sa keq! (fragmente)


Imazh
3.Mërgim Korça

Këmbëngulja me të cilën vazhdohet të insistohet në drejtim të ruajtjes së shtrëmbërimit të të vërtetave historike, por në mënyrë më të sofistikuar, që të duket sa më i besueshëm shtrëmbërimi, parimisht më revolton shumë. Shtysë që t’a trajtoj problemin siç do t’a shihni në vazhdim, u bë pohimi i një personaliteti të mirëfilltë në fushën e studimeve shoqërore, i cili së fundi ishte pozicionuar duke thënë pak a shumë ... mos t’i shkojë në mëndje njeriu të shajë personalitetet e shquara të letërsisë tonë, se do të nxjerr në dritë disa letra të Fishtës ku ai i shan toskët...
Ky pohim kërcënues, i bërë pikërisht nga ana e një studiuesi, i lidhur me pohime e konsiderata të së njejtës natyrë të bëra nga njerëz me vlera tejet të diskutueshme niveli kulturor, (pavarësisht nga titujt edhe gradat shkencore që mbajnë), më bëjnë të mendoj se kemi të bëjmë me një sindromë e jo më me çfaqje simptomatike. E sindromat, po nuk u trajtuan, çojnë drejtë sëmundjesh të thella e dëndur edhe të pashërueshme.
Është fakt i pamohueshëm se vetëm atje ku ka shumë dritë mund të qëmtohen edhe hije ! Kujt ësht’i zhytur në errësirë nuk i shquhen hijet, por ama as dritë ai nuk ka ! E pra pa dashur t’u themi atyre që kërcënojnë, t’a hedhin ata vetë shikimin prapa e t’a shikojnë udhën e përshkuar prej tyre duke u krahasuar me Patër Gjergj Fishtën e t’a gjykojnë veten e tyre, por vetëm i ftoj të mendohen mirë dhe t’a pyesin veten se kujt i shërbejnë duke vepruar kësisoji me një personalitet shqiptar i cili ka fituar respekt e konsiderata ndërkombëtare ? Ky, po, është faj dhe faj i rëndë !
Përse u anatemua Patër Gjergji nga diktatura ? Përse u bë e pamundura që atij vigani të kombit as mos t’i zihej në gojë emri i Tij ?
Të shumta ishin fajet që ai mbarte mbi kurriz : së pari, qe intelektual i shquar klerik. Nga ana tjetër, ishte ai që hodhi në letër nëpërmjet vargjeve të Lahutës Malcís “Historin’e Shqipërisë” në marrëdhënjet e saj me fqinjin tonë verior sllav duke trajtuar një periudhë kohore që nga 1858-ta e deri më 1913 me frymën e së vërtetës e duke e skalitur e nxjerrë në pah shovinizmin serb ashtu siç ishte me të gjitha atavizmat e tija antishqiptare. Si klerik ai domosdo ishte edhe antikomunist sepse e njihte mirë e me themel si ideologjínë komuniste e gjithashtu edhe bindjet e skajëshme ateiste të përkrahësve të saj. Patër Gjergji pikëpamjet ateiste që kishin filluar e përhapeshin në Shqipëri mbas Luftës I-rë Botrore e deri në vitet kur filloi Lufta e II-të, i kish përcaktuar si “ Të mishnuemt e ateizmit mâ të rafinuem t’Oksidentit e i egërsísë mâ të ftoftë t’Orientit “. E me që të gjitha virtytet e Patër Gjergjit duheshin kthyer në faje të tij, u përdor edhe helmi i mashtrimit djallëzor duke e akuzuar si antikombëtar e gjithashtu edhe si fashist.
Për hir të së vërtetës, në vijim, t’i hedhim një sy fluturimthi pikave më kulmore të veprimtarisë patriotike të Patër Gjergjit, e pastaj japim edhe përgjigjet e mirëfillta.
I referohemi studiuesit të madh arbëresh Gaetano Petrotta i cili ka pohuar : Fishta është ndër të parët e më të mëdhenj atdhetarë të cilët në kohët më të vështira bënë çmos për t’a mbajtur gjallë lëvizjen kombëtare kundër dhunës barbare të qeverisë turke, kundër lakmísë dhelparake serbe dhe kundër propagandës greke. Kudo që ishte çështja e Shqipërisë, At Fishta gjëndej aty pranë e, ku me vepra e ku me shkrime, sidomos me poezinë e gjallë të vetën, zgjonte prej gjumit më të plogështit dhe mbante gjallë gjithmonë shpresën e ardhmërisë.
Duhet thënë që në fillim se prof. Petrotta nuk i kishte të pambështetura konsideratat e tija për At Gjergjin, por ishin veprat si edhe veprimtaría e prelatit të madh që e çuan studjuesin e madh arbëresh në këto përfundime. T’i shikojmë.
Për Patër Gjergjin nuk kish të ndalur përkushtimi atdhetar : kur e ardhmja e kombit të Tij ishte e rrethuar nga një mjegullnajë krejtësisht e turbulltë edhe kur Bismarku Shqipërinë e shihte si “ një shprehje gjeografike ” duke shtuar edhe “ ... shqiptarët as gjuhë të tyre të shkruar nuk kanë … “ Ai e kuptoi se asnjë përpjekje për themelimin e shtetit shqiptar nuk mund të kishte sukses në qoftë se nuk hidheshin themelet e gjuhës shqipe të shkruar. Sot, të folurit edhe të shkruarit shqip brënda kufijve shqiptarë, duket si një gjë krejtësisht normale. Mirëpo duhet të kthehemi në vitet e para të kapërcyellit shekujve të XIX-të si edhe të XX-të (gjë të cilën ne nuk e konceptojmë dot sot), dhe të përjetojmë atë që e ka përcaktuar me një pohim sa lakonik e gjithashtu kuptimplotë studjuesi i thellë i historisë dhe i gjuhës shqipe, Mustafa Merlika Kruja “... nën sundimin tyrk, kur filluen me na u çelë syt neve, shkrimi e këndimi shqip përbânte nji delikt kundra shtetit.”
E pra, në ato kondita, kur pushtuesi otoman rrekej me çdo mjet t’a pengonte popullin tonë mos t’a lakmonte pavarësínë e Shqipërisë e gjithashtu mos t’i binte mbrapa lavrimit të gjuhës shqipe që e ka mbajtur gjithmonë në këmbë ndjesínë e kombësísë, Patër Gjergji me të gjitha fuqít’e Tija i luftoi këto qëllime të prapta t’armikut ! E tërë veprimtaría e Atë Fishtës kishte si shtysë idealin e mbarë jetës Tij që qé Shqypnía zojë n’védi mrenda kufîjve ku flitet shqyp ! Dokumentim i këtij përkushtimi është fakti se si në bashkëpunim me atdhetarin e shquar, Abatin e Mirditës Imzot Prengë Doçin, si edhe të mbështetur nga atdhetarët e tjerë si Ndoc Nikaj, Pashk Bardhi, etj. në vitin 1899 themeluan shoqërinë letrare “Bashkimi “ ku Imzot Fishta, duke qenë krahu i djathtë i Abatit, ishte anëtari më aktiv. Pikërisht alfabeti i gjuhës shqipe, i formuluar si alfabet shkencor, qe vepër e shoqërisë letrare Bashkimi e prandaj Patër Gjergji, i cili ishte ndër krijuesit e këtij alfabeti, në nëntorin e vitit 1908, duke i peshuar edhe drejtpeshuar të gjithë këta faktorë, u bë njeri nga nismëtarët e Kongresit të Manastirit. Ai e shihte qartë se nuk kishte si të bashkohej kombi ynë në një shtet të mirëfilltë kur gjuha e tij shqipe të shkruhej me “kirilicat” e Kirilit apo me “krrabat” osmane që për më se 500 vjet u kishin ngecur në fyt shqiptarëve !
Zgjedhja e tij si Kryetar i Komisísë së Alfabetit Shqip flet qartë për ndikimin e madh bindës që ai pati ndër pjesëmarrësit e Kongresit dhe me ndikimin e personalitetit të Tij alfabeti i shoqërisë letrare Bashkimi, me shumë pak ndryshime, u shpall pastaj nga Kongresi i Manastirit si alfabeti zyrtar i gjuhës shqipe ! Pra, Patër Gjergji, lojti rol kryesor duke u bërë pjesë e rëndësishme e asaj kryeure që lidhi Rilindjen tonë Kombëtare me Pavarësinë e Shqipërisë, në atë kapërcyell shekujsh !
Patriotizmi i Tij shquhet dukshëm edhe në lidhje me dasínë fetare të cilën fqinjët shovinistë, (së bashku me mungesën e gjuhës së shkruar), i konsideronin armë të mprehta dhe prova evidente të mosekzistencës një kombi shqiptar. E pikërisht për t’iu kundërvënë këtyre insinuatave që në kancelerit’e Europës kishin zënë vënd, më 1913-ën, në shënjë revolte kundra Fuqive Ndërkombëtare që e mbanin të pushtuar Shkodrën, Patër Gjergji do të ngrinte Flamurin Shqiptar në Kishën e Gjuhadolit. E, në shënjë vëllazërimi dhe solidarizimi mes muslimanëve dhe katolikëve, do të lidhte me një banderollë dritash Kishën me minaren e Xhamisë së Fushë Çelës. Çuan atëherë “qeveritarët e huaj” dërgatën e tyre që mes kërcënimesh frikësuese urdhëruan uljen e flamurit por “Frati trim” me ironinë e Tij të guximshme i dërgoi mesazhin e Tij sundimtarit të Shkodrës, admiralit britanik Sir Cecil Borney ku mes të tjerash i shkroi : “Flamuri jonë e ka për ndér të gjuhet prej topash t’ huej”. Dhe admirali vërtet që nuk iu përgjigj letrës Atë Fishtës por ... as nuk dërgoi forca t’ia ulnin flamurin!
Pa le pastaj kur Patër Gjergji derdhte mllefin e Tij të skajshëm kundra gjith’atyre që nuk punonin për të patur një Shqipëri të fortë. U sulet prelati atyre me forcë që luftëtarët më të ashpër do t’ia kishin zilí e nuk ndalet as para mëkatit të agresivitetit edhe ndaj vetë Perëndisë, e thotë :

O Perendi a ndjeve, / tradhtarët na lane pa Atdhé.
E Ti rrin e gjuen me rrfé, / lisat n’për male kot !

Vijmë tashti tek akuza e komunistëve se Patër Gjergji qe antikombëtar.
Si provë e kësaj fajësíe janë paraqitur vargjet e Tija tek “Metamorphosis” e Ânzave të Parnasit ku autori shprehet :

T’a dijë Shqypnija / Pra, e shekulli mbarë
Se mâ mbas sodit / Un s’jam shqyptar.

Duke e gjykuar tashti akuzën si edhe ata që e mbështesnin akuzën e tyre në këta vargje, mundësítë janë dy: ose keqdashje e skajëshme si pasojë e urrejtjes së paprincip ndaj një kollosi të patriotizmit si edhe kulturës, ose injorancë aq e pakufíshme sa që vetë Patër Gjergji, Patër Anton Harapi ose Baba Rexhepi me të gjithë atë plejadë kollosësh ... do t’i mëshironin ! Sa i takon keqdashjes, nuk kemi pse të merremi me të si edhe me bartësit e saj, do të qe kohë e humbur. Sa i takon padíjes së të gjithë atyre që mendojnë se janë në gjëndje t’a gjykojnë kollosin Fishtë duke i lexuar vargjet e Tija pa asnjë bazë përgatitjeje, e ndjej për detyrë t’u shpjegoj se në “Metamorphosis” autori evokon ndërrimet apo kuptimin e anasjelltë duke marrë si shëmbull kryeveprën e poetit të madh të Romës lashtë, Ovidit. Kurse, shprehur pa krahasime simbolike, me ata vargje Poeti shpreh zemërimin e Tij skajor dhe nxjerr mllefin e grumbulluar brënda shpirtit të Tij patriotik kundra bashkatdhetarëve shqiptarë të kohës, dallkaukë e mjeranë ! E për t’ia paraqitur thjeshtë edhe qartë lexuesit vullnet-mirë idén’e Mjeshtrit Fishtë, aq sa i ka lartësuar Ai virtytet e besës edhe burrnisë së shqiptarit në apoteozën e Lahutës, po aq e ka fyer, tallur edhe poshtëruar në Anzat e Parnasit vesin si edhe përçudnimin e virtyteve shqiptare nga ana e njerëzve të pakarakter !
Vijmë tashti tek një fakt tjetër tejet kuptimplotë. Nga data 10 dhjetor 1940 Mjeshtri po përjetonte ditët e spasme të jetës Tij. E viziton Arqipeshkvi i Shkodrës, Imzot Gaspër Thaçi, dhe Fishta i thotë :
“Nuk po më vjen keq se po des, mbasi të gjithë atje do të shkojmë, por po më vjen e rândë se tânë jetën e kam shkri për të pa nji Shqipni të lirë e në vedi, ndërsa sot po e lâ të shkelun prej ushtrive të hueja.”
Edhe kur u varros, arkivoli i Patër Gjergjit, simbas dëshirës Tij, u mbulua me flamurin kombëtar autentik të Dedë Gjo’ Lulit, flamur pa sopatat e Liktorit të qindisura mbi të, (të cilat u hoqën kur Mustafa Merlika Kruja e vuri këtë si njerin nga kushtet e tija, kur pranoi të formonte qeverinë e tij).
Mendoj se me të gjitha këto argumente, të cilave studjuesi i mirëfilltë dhe pa komplekse politike mundet t’u gjejë edhe dokumentacionin mbështetës arkivor, hidhen poshtë të gjitha akuzat çpifëse edhe dashakeqe ndaj Poetit tonë Kombëtar, Patër Gjergj Fishtës!
Vijmë tashti edhe tek epilogu i këtyre radhëve.
Analistët e indoktrinuar mund të qëmtojnë kalime nga shkrime ose epistolari i Patër Gjergjit ku Poeti i Madh të jetë shprehur pa respekt kundra toskëve. Nuk e ve fare në dyshim. Po studjuesi në fjalë duhet atëhere të bëjë edhe një analizë “sasiore” ku të verë në ballancë sa herë është shprehur Atë Gjergji kundra gegëve e sa herë kundra toskëve. E vetëm kësisoji analistit do t’i rezultojë se në 90 % të rasteve Patër Gjergji ka kritikuar, sharë e shpotitur gegët dhe mjedisin e tyre e vetëm 10 % toskët. Dhe arsyeja është evidente : sepse Gegërínë edhe gegët Mjeshtri i njihte me rrënj’e me themel ! Prandaj jo pa qëllim, nga moría e personaliteteve shqiptare si edhe të huaja që janë shprehur me vlerësime dhe respekt sipëror ndaj Personit si edhe veprës Patër Gjergjit, radhita vetëm pozicionimin e figurave të shquara nga Toskëria të kombit tonë !
Mbas kësaj analize dhe ballafaqimi faktesh historike, vërtet e ndjej veten dishka të lehtësuar, por prap me kokë ulur dhe i dëshpëruar i mbyll këto radhë dhe shtroj pyetjen : përse duhet kërcënuar se po u mundua njeri të kritikojë shkrimtarë tanë të shquar që shkëlqimin e morën me veprat e tyre gjatë periudhës Realizmit Socialist, me vrap do t’u kundërvihen e t’a kritikojnë viganin Fishtë? Pse, frika e nxjerrjes në dritë të hijeve të kollosit Fishtë duhet t’ua evidentojë dritën, që eventualisht kanë, ata shkrimtarë e t’ua fshehë hijet e tyre? Jo zotërinj. E vërteta historike kërkon që drita dhe hijet e secilit jo vetëm të nxirren në shesh, por edhe të krahasohen. Ky i vetmi kriter simbas të cilit do të shquhet kush është titan e kush pigmé!


Dy fjalë në mbyllje
Imazh
Ali Aliu ishte poeti më i dashur i elitës komuniste edhe sot sepse urrente më shumë At Gjergj Fishtën


Pak vjet ma parë akademiku Ali Aliu botoi një antologji të poezisë shqiptare. Në atë antologji, ku nuk ka mbetë poet e poetuc pa u përfshi, mungon At Gjergj Fishta. Nuk dëshiroj me i ba koment tjetër, veç të përsëris sa ka thanë Poeti i Madh në varrim të heroit Avni Rrustemi: “ … fatzeza moj Shqipni – po ishte faj me të dashtë ty”.
E pra, si vëren me dy fjalë të thjeshta, Vepra e Fishtës asht një ungjill atdhedashunie.
Daniel Gàzulli
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4539
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Átë Gjergj Fishta - Koka tjetër e shqiponjës
- në 140-vjetorin e lindjes

Imazh

Imazh
Autori - Visar Zhiti
Gazeta RD, 23.10.2011

Përpara emrit Gjergj Fishta gjithsesi na vjen për mbarë të shtojmë atë fjalëzën e shkurtër dhe parake "Átë", se vërtet At Gjergj Fishta ka diçka të përhershme prej áti, jo vetëm në letërsinë shqipe, por në vetëdijen e shqiptarit. Ai është përcjellës i amaneteve, i kumteve që vërshojnë nga goja e kombit, nga buzët e plagëve të shekujve dhe u bë dhe vetë zë i madh, i ngritur në lartësitë e një epike madhështore, me fuqinë e Mujsit dhe të Halyllit (kupto: Muji dhe Halili), legjendë moderne ndërkohë, me rrënjë shkëmbi, plot dije dhe urti, me dhembje dhe dufe dhe befas shndërrohet në lirik, me një romantizëm po aq dhe europian, me një gjuhë të begatë dhe onomatopeike dimrash e lumenjsh. Por Átë Gjergji ka dhe zemërim perëndish, që nga dashuria e kthen atë në satir(ik), ndoshta është satiristi më i mirë në Ballkan i kohës së tij. Dhe pikërisht këtu, kur ai është qortues, sikur bëhet i pakohë, madje ngjan fare aktual, sikur sapo e shkroi një satirë të tij dhe kjo e bën të ndjehet i gjallë vazhdimisht.
Átë Gjergj Fishta është dhe veprimtar, patriot i flaktë, edhe nën pushtuesin, aspak bashkëpunëtor me të në dëm të vendit të tij, politikan i atdheut, deputet, akademik i kulturës italiane, duke e parë si kolonë të kulturës europiane. Ai ka qenë i propozuar dhe për çmimin "Nobel".
Átë Gjergj Fishta është një fenomen në kuptimin metaforik, por dhe të zakonshëm, ai u bë shumë i njohur qysh në gjallje, deri dhe anekdodik. Kur dikush, për shembull, ka nisur të recitojë diçka prej tij, menjëherë të tjerë kanë ditur ta vazhdojnë, madje dukej sikur krijohej kori antik, ti thoshe një varg, tjetri vargun tjetër, kështu ka ndodhur me të, nëpër popull, në teatër, por dhe në autobus, në pllaja, në kuvende burrash, por dhe në burg. Heshtja e dhunshme që e mbuloi gjatë diktaturës, e shoqëruar me denigrime e fyerje si askush, nuk e trandën monumentin e tij, ai, siç thoshin latinët, e sprovoi veten duke mposhtur jo dy vdekjet, por më shumë se aq. Vepra e At Gjergj Fishtës është qëndresë dhe kushtrim lirie, dinjitet kombëtar dhe shkëmb. Peizazhi më i fuqishëm i shpirtit shqiptar. Së bashku me pararendësin e tij Naim Frashëri, që ai e adhuronte, të dy së bashku ata sikur bëjnë dy kokat e shqiponjës në flamurin tonë.
* * *
Sot, më 23 tetor, bëhen plot 140 vjet nga lindja e tij. Natyrisht kritika letrare, studiuesit, shkrimtarët dhe jo vetëm ata, personalitete të vendit e kanë thënë e do të thonë fjalën për të, gurra fishtiane nuk shterr, por për ta përkujtuar ne, kemi zgjedhur një veprim ndryshe, jo studim a vlerësime, por po pranojmë antologjinë e njërit prej lexuesve të tij më pasionantë, Zef Skanjeti, që vazhdimisht e hap veprën e At Gjergj Fishtës, mrekullohet prej saj dhe dëshiron t'i japë lexuesit pjesë, që sipas tij, janë dhe aktuale, nga njëra anë për rëndësinë e kumtit e dritën udhërrëfyese dhe nga ana tjetër si dukuri, pengesa, që duhen qëlluar me shigjetat e mprehta fishtiane.
Thjesht për të ndjerë se sa i madh është, pazgjidhshmërisht me Shqipërinë dhe shqiptarët.
Përzgjedhje nga Zef Skanjeti për gazetën:


SHQYPNISË
(1909)
T' falem, Shqypni, ti i shpirtit tem dishiri!
I lum njimend jam un n'gji tand tue rrnue,
Tue gzue t'pamt tand, tue t'hjekë atë ajr t'kullue
Si Leka i Madhi e Skanderbegu i biri
Kje Lumi vetë, qi mue m'dergoi ksi hiri
Për nën qiell tande t'kthielltë un me u perftue.
Malet e hjedhta e t'blerta me shikjue,
Ku Shqypnija e Burrit s'dron se i qaset niri.
Ktu trima lejn gjithmonë, pse ti je nana
E armvet n'za, qi shndrisin duert e t'lumit,
Kah des për ty i rrebtë e trim si zana:
Eden n'Balkan ti je; ti prej t'Amshuemit.


GJUHA SHQYPE[/b]

[b]Porsi kanga e zogut t'verës,
qi vallzon n'blerim të prillit;
porsi i ambli fllad i erës,
qi lmon gjijt e drandofillit;
porsi vala e bregut t'detit,
porsi gjama e rrfés zhgjetare,
porsi ushtima e nji tërmetit,
ngjashtu a gjuha e jonë shqyptare.
Ah! po a e ambël fjala e saj,
porsi gjumi m'nji kërthi,
porsi drita plot uzdajë,
porsi gazi i pamashtri;
edhe ndihet tue kumbue;
porsi fleta e Kerubinit,
ka'i bien qiellvet tue flutrue
n't'zjarrtat valle t'ameshimit.
............................................

SHQIPNIA E LIRË
(1921)

Do t'valvitet m'Kaçanik
M'Kaçanik, po, do t'valvitet
Kuq e zi Flamuri i shqyptarvet,
Përse toka shqyp ku flitet,
Ajo vetë asht, q'i prej t'parvet
Trashigim na e kemi pasë:
Mbrendë i huej, jo ma s'do t'shklasë,
Posë atëherë kur vjen për mik.
Jo, jo: sot na ktu sundojmë;
Ktu s'hecë fjala e tjetër kuej;
Gjall Lirin' na nuk e lshojmë
S'njohim mbret as krajl të huej.
Zoti n'qiell e na mbi tokë:
Me gjithkënd vllazen e shokë,
Por se i cili m'cak të vet.


DREDHA E DJALLIT

Tek satirat në "Anzat e Parnasit", përveç të tjerave nënvizojmë fuqinë profetike të mirëfilltë si "Dredha e Djallit", ku paralajmëron ardhjen e dreqit të kuq (komunizmit) në Shqipëri qysh më 1908, pra 9 vjet përpara se ai të triumfonte në Rusi, më 1917 (Shënim nga Z. S.)
..........................................
E shka t'lânë kta kater ujq,
Qi i kercnohen shoqi-shojt,
Thonë, do t'dalë nji dreq i kuq,
Qi pa dhimbë do t'i a njesë thojt.
Edhe m'duket se per né,
Mor' Shqyptarë, ky djáll i zi
Sa mâ para ka me lé,
Pse na dreqnit kem' kojshi...
Qe, pra, tash se per ç'arsye
Punë n'Shqypni s'jet pa u shperthye,
Due me thânë, pa u partallisun
Çdo pûnë mbarë qi t'jete nisun
E kjo nâmë, ase kjo rrfé,
Ka me ngjatun, thom, nder né
Dersá menden na t'a rrisim
E me dije mos t'a shndrisim;
Dredha e djallit, pse s'âsht tjeter
Si e kam kndue nder libra t'vjeter
Veç padija dhe krenija,
Qi shkojn njitë si trupi e hija.

MOMI
(1902 )
(
MOMI - I biri i Nates e i Gjumit, vellai i marrisë, hy prozhmimesh)
…Kushdo fjalet nuk matë ku vrasin,
Ate e ndjeke perhere rreziku;
Pse shqyptaret nje fjale e flasin:
Ç' ka t' ban goja, s' t' ban anmiku…
…………………………………………….
M' kambe kryekungujt prej si u vune,
Duel padija n' krye te vendit;
Njerzt e kenun u poshtnuene,
Mbeten t'urtit jashte kuvendit.
Duel me faqe t' bardhe tradhtari,
Shpirt e fis qe ka kuleten;
U ndeshkue pa dhimbe shqyptari,
Qi per fis jep gjane e jeten.
Shqypnise zani atehere i humbi,
T' huejt mbi qafe i a vune thembren,
E e mbloj skami, terri e gjumi,
Djemte e vet ia lnuren zemren.
E shqyptaret, jo veç s'e nisen
Per keto pune perjashta Momin,
Por ma fort madje e konisen,
Msue gjithmone me nderue llomin…


KOHA E ARIT NE SHQYPNI

(1907)
…Sot ma shpejt nje thes me pleshta
Ti ban bashke se dy shqyptarë.
Sa jane fise permbi dhe
Me bashkim kta n'drite kane dale:
Ka çite dreqi pushke mbi ne
Mos me u ba dy vete m'nji fjale.
…Sepse ktu kujton seicili
Se ka mend edhe me shitun:
Thue se mendja e holle e kshilli
Vijne prej vedit n'krye t'u rritun.
JO, heu paça ! S'jane mendte fieri
Per me u rrite neper morriza:
S'a ba i dijshem kush pa hiri,
Ndeje peshtete e tu njehe miza…


NEN HAJAT TE PARRIZIT
(1914)
(Duke u nisur veçanërisht nga kjo "bisedë", shënim Z.S.)
Skanderbegu: A thue ka gjase se Shqypnija ka me pase nje Mbret te vetin?


Djalli: Nji? Njiqind ti thuej! Ne Shqypni moj faqja e bardhe, hiqet zi me gjete se kush me ndigjue, ketu asht halli; pse per me urdhnue gjen sa te duesh; çdo çaush beledijet n' Shqypni kishte me dashte me u ba Mbret, veç per mos me ndigjue…
Shen Pjetri: …Por per inat te djallit e te shqyptarve Zoti ka me e mbajte Shqypnine ne kambe me nder e me lumni...
...
Skanderbegu : Si jane pra shqyptaret e Shqypnija?
Djalli : Si jane?... Si i don anmiku...


PALOKE CUCA
(Poemë satirike, 1922)
Fragment

Ah, ju grekomanë - do stramastikë qelbsina,
Motit si sot, ju të pabesë gjithmonë,
Me bark n' Tiranë e kryet kthellë te Athina,
Rrashten të fortë si rrumi nën kumbonë
Që, sikur orli lëshon përmbi stervina,
U lshuet ju mbi financa t'Shtetit tonë
E llapazana t'sterholluem tuj kenë,
Krejt mendsh i muert muhamedanë e t'kshtenë*.
……
*- të krishterë
( Sqarim- me "grekomanë" nuk nënkuptohen ortodoksët.)


"KORRUPSIONI"
nga "Gomari i Babatasit"

Kush zhelan-kush sallahan,
Po yrysh lshue t'gjith m'pilaf,
Ta kanë qitë, po, Shqipnin n'grusht,
E toçë brryl mastikë e n'musht,
T'kanë ba zyret monopol
Ç'prej Koplikut m'Konispol,
Franka ar tue grrye me spol,
Do ministra-e Kryeministra,
Tjert prefekta-e nënprefekta,
Kta n'Botore ata n'Foshnjore,
Disa antarë-disa gjygjtarë:
Kush me da tokën e Shqipnisë…
Ju rrugaça e sallahana,
Vagabonda, shakllabana,
Rriqna t'ndyet, mikrobë të kqi,
Qi të mjerës moj Shqypni
Kthellë hi i keni në mushkni,
Pa dhimbë gjakun tuj ia pi,
Po der kur, bre batakçi!
Bre coftina kalbë mbi dhe!
Der kur ju t'u u tallë npër ne,
Do t'na qelbni fis e atdhe?.....
Për do "gazetarë"

Edhe kshtu po qep e shkep,
Me nji shqipe per gazep
E si t'ishin ne kllapi,
Pa kqyre cak, pa mbajte hulli,
Pa pase shkrimi as kambe as krye,
N' mereqep kartat kane zhye,
E t' kane pjelle-me nder me thane-
Njata artikuj qe ty dhane
S' t asht der sot me u vu me i kndue.
Se ata, besa - m'ndigjo mue-
Nuk i kane shkrimet zanat:
S' jane per pendë, por jane per shat.
Jo, po, kshtu asht mor t'u ngjate jeta!
Per me shkrue zotni n'gazeta
Duhet shkruesi t' jete ma parë
Njeri i ndershem e atdhetar,
T' jete fisnik, zemer-bujar,
Jo intrigant e ngatrrestar
Edhe kenë mos t'ket hafije
Mandej duhet qe t' kete dije-
Dije t'hàpt n'ekonomi,
N'histori e ne tregti,
N'politike e ne drejtsi;
Edhe t'dije shk' asht shkolla e msimi
Shk' asht lirija e qytetnimi,
T' jete shqiptar ne shkrim e n'goje,
Fjala n'pende mos t'i ngurroje:
Mbare e mbare punte t'i kallzoje
Me t' ngushtue me kndue perdhuni
Shka nder shtylla ai rresht vuni,
Tashti, pra nji sallahan,
Vagabond e shakllaban,
Njeri idiote e laraman,
Qe mendon se per taman
Te tane bote rri n' "sahan",
Çka mund t' shkruej, po t'pyes une ty
Ky qi as byk nuk ka ne krye,
Jo ma tru?...


Lahuta e Malësisë
Fragmente

(Tek Epika shohim të skalitura si postulate pjesë të historisë së vërtetë të Shqipërisë, të miqve e të armiqve të saj (Shënim i Z.S.)

Por kush tha Zot' Harushes s'Verit
N'dorë tande a mbarë Europa
Dert mos ki per t'drejta t'njerit
Si t'duesh ndaje copa-copa?
Cili zot tha shkjaut: Merr drapnin
korr ku s'mbolle, mbjell n'arë t'hueja
Der ku t'duesh ti mate hapin
Shqiptaria asht n'duer tueja?
……………………………………..
Bini Toskë ju n'pikë të vrapit
mos tu ndalin mal as zall
Naim Frashëri i ra Qitapit
Mos me e lshue Shqipninë për të gjallë
Ju prej Dibret, prej Bishkasit
Çohi djelm si shqipe t'lehta
Ka gjimon asht topi i Knjazit
Për Shipni t'mos u dhimet jeta.
Ma mirë dekë nën dhe me u kja
Se me marre gjallë mbi dhe
Për dhe t'vet kush dekë ka ra
Ai s'ka vdekun, por ka le.
* * *


(Një ligjërim në gojën e Marash Ucit tek "Lahuta…" mund të cilësohet si amanet i Fishtës për brezat, një "shkollë" e vërtetë edukimi, pse jo edhe për sot... Shënim i Zef Skanjeti)


Amanet un 'jam t'u lanë,
Me ruejtë gjanë, me kqyrun sta'n,
Armet e mbushme mos me i dhanë,
Me shokë tuej kurr mos m'u xanë
Mos m'u xanë, as mos m'u nga
Pse n'ditë t'ngushtë këta u gjinden vlla
Si me pushkë ashtu me uha.
T'huejn me fjalë mos t' a poshtnoni;
Bukën para, por t'ia shtroni
N'Shqiptari si a kenë zakoni
.............................................
Edhe n'mend kinje nji fjalë:
Zemres s'frytë me i lanun dalë;
Fjalët për pajë kurr mos me i ndalë,
Ujit turbullt mos me i ra,
Mos me i dalun n'va t'pa va;
Me iu ruejtun shakës tërbueme,
Me iu ruejt , po, grues së lshueme;
Vendin tuej me dashtë përore,
Me ruejt besë, mos me çartë ndore.
* * *
Për dëshmorët në Letërsinë Shqipe zor se gjendet ndonjë poezi më e bukur e dinjitoze. (Shënim i Zef Skanjetit)

...O ata t'lumtë qi dhanë jetën,
O ata t'lumtë, qi shkrinë vehten,
...............................................
derdhen gjakun tue luftue,
porsi t'Parët u pa'n punue!
Lehtë u kjoft mbi vorr ledina,
but u kjofshin moti e stina,
ak'lli, bora e serotina:
E der t'kndojnë në mal ndo i Zanë,
e der t'ketë n'det ujë e ranë,
der' sa t'shndrisin diell e hanë,
ata kurr mos u harrojshin,
n'kangë e n'valle, por u kndojshin.
E njaj gjak qi kanë dikue,
ban, o Zot, qi t'jesë tue vlue
për m'ia nxe zemrën Shqiptarit,
për kah vendi e gjuha e t'Parit!


NË VEND TË EPILOGUT:
poezi tonat


TRI "LULE" NË VARRIN E POETIT
ATIJ QË MË PASUROI


Jo të gjithëve,
Po atyre që mund ta besojnë,
Po u them një të vertetë:
Po të mos kisha lexuar Fishtën,
ndjenjen e atdhedashurisë
do ta kisha më të zbehtë.


ARMIKU I ANTISHQIPTARËVE

Ca pseudoshqiptarë
E quajtën Fishtën shovinist, reaksionar,
Armik i sërbëve, malazezëve, grekëve, bullgarëve,
Po në të vertetë,
Ai ishte armik vetëm i antishqiptarëve.
NËNA E POETIT
A doni t'ia dini emrin
Asaj Gruaje të madhe që lindi Poetin?
Kush ka dëshirë ta mësojë
T'i lexojë poezitë e tij
Dhe menjëherë do të bindet se ajo quhet: SHQIPNI.

Zef Skanjeti
-

SHKODËR, (RI)VARRIMI I GJERGJ FISHTËS
(nga libri "Thesaret e frikës")

N'varrin e shembun dhe t'harruem u gjetën
copra kocash, mbetun nga mëkati i pakalbun.
Çka mund t'bahet me to, o At', veçse skeleti i dorës,
që mbi dh? ka shkrue eposin e vdekun të t'gjallëve
e nan dh? eposin e gjallë të t'vdekunve? Baj kryq
dhe dora m'zhvishet, bien mishi, m'bahet skelet
si dora jote e kombit. E mbushim me zanin tand si
shpatën me millin. Se e gdhendëm drunin e fatit tonë.
Ranë bujashka fjalësh n'varrin që s'do të vdesi ma.

Romë, më dt. 23 Tetor 2011
Shkrimtari dhe poeti Visar Zhiti
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4539
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Fjala fshikulluese e At Fishtës...Perla fishtiane
Imazh

Milosao, 23.10.2011

At Vitor Demaj - Një studjues i famshëm i biografive dhe veprave të prelatve dijetarë katolikë të Veriut të Shqipnisë
Imazh
Si sot, 140 vjet ma parë lindi At Gjergj Fishta, Zefi i vogël, në Fishtë fshat i vogël i Zadrimës. Nuk asht nevoja me parqitë para lexuesit jetëshkrimin e tij, por duem me pa Fishtën si themelues e krijues të nji mendësie të re nder shqiptarë, si krijues e promovues vlerash sëbashku me bashkëvëllaznit e tij françeskanë. Sot jetojmë në vjetin 2011 e kur e hjedhim nji veshtrim të kaluemes tonë shohim se krijimtaria e Fishtës na paraqitet aktuale sot ma shumë se asnji herë tjeter, si në jetën shoqnore poashtu në jetën politike e shkencore. Prandej e kanë gabim ata që e konsiderojnë krijimtarine e Fishhtës dhe të Farnçeskanëve si ‘konservatore’, jo e përshtrime në të ardhmen, as për të ardhmen.
Prej do hukubetënve fqinjë e të disa fletoreve që botoheshin në Europë pa as nji kriter shkencorë, populli shqiptar kosiderohej si nji popull i egër, pa identiet e pa kulturë, me bishtë ndekambë qe jetonte nëpër pemë, pra nji kombë e vend për me u shkel prej gjithëkuj.
Fishta e bashkëvëllaznit e tij Françeskanë, tue pa këto akuza të pavend ndaj popullit shqiptarë, e për me thanë se në si kombë kemi kulturën tonë e mund tu rrijmë përkrah popujve të tjerë të qytetnuem të Europës u muren me mbledhjen e folkorit, poezinë e popullit, traditave popullore, prrallat kombëtare, me mbledhjen e kanunit, të fjalve të urta, gojëdhanve që ishin ruejt në popull, etj., për me pasqyrue shpritin, psiken e kulturën e popullit shqiptarë, me vetdijësue ndergjgjën kombëtare për histori e kulturë tipike arbnore.
Prandej mbledhja e poezisë popullore e tarditave popullore, kishte për qellim më ba të qartë përpara Europës se, populli shqiptarë njimend qendroi për 450 nën nji sundim barbar e antinjerzorë që nuk e la me përparue kurrsesi, por që nuk asht nji popull i prapambetun dhe se ka ruejt nën zgjedhen turke identitetin e shpirtin autokton të tij.
Françeskanët në krye Fishtën nuk u mueren vetëm me mbledhjen e folklorit dhe të zakoneve shqiptare, ata u mueren më gjuhësi, me letërsi, hapën shkolla, projektuen nji atlas gjuhësor, shkruem fjalore, novelistikë, histori, folozofi, sociologji, pedagogji, pikturë, etj. Hylli i Dritës pomendore e kësaj tradite asht shprehja ma e gjallë e veprimtarisë shkencare të Françeskajve shqiptarë.
Shqipnia asht nji vend i vogël e nuk çon peshë në historinë e mendimit europian, kjo ndoshta për fajin tone që nuk dimë me vleresue të mirat tona, e me kerkue të drejtat tona, e pra edhe në vitet 30 të shekullit të kaluem e njejta Shqipni ishte, por kjo gja nuk i pengoi françeskanët si At Gjergj Fishta, At Anton Harapi, At Gjon Shllaku, etj., ta donin atë nëpërmjet studime të mirëfillta filozofike, sociologjike e kulturologjike tue u ndej për krah mendimtarve ma në shej të mendimit botnorë.
Jo vetëm në krijimtarinë e tyne shkencorë ata kjenë të parët, por edhe në jetën fetare e shpirtonore, të udhëhequn e të frymzuem prej shpirtit universal të krishtënimit e të Shën Françeskut i qëndruen afër gjithkuj, të tanë atynë që patën nevojë për keshill e mborjtje. U mueren me të vorfni, ma të fundit të shoqnisë, atyne që kush i sheh rrugës shmang rrugën mos me i takue, tue u dhanë nji cop bukë, tue u gjetë nji strehë.
Fishta sëbashku me At Shtjefen Gjeçovin, At Pashko Bardhin, At Pal Dodën, Mons. Vinçenc Prennushin krijuen nji “shkollë” të modelit perendimor, formuen mendimtar françeskanë të mavonshëm e laik me kulturë të madhe.
Fjala e mendimi i Fishtës dhe i Françeskanëve nuk kje e shterbë, e pa vlerë, pafrytë, ata nuk e braktisën kurr Shqipninë, ata dhanë jetën për Shqipni.
Sot në ket kohë të veshtirë që gjindet Shqipnia kemi nevojë për mendimin e Fishtës, per krijimtarinë e tij, pse tue pa sjelljet e politikanve tonë kemi nevoj edhe nji herë për Gomarin e viskun e Babatasit:
Imazh

“Prá nji herë e pikë mâ s’parit
Po i diftoj rodit t’Shqiptarit,
Se un ktû s’kndoj burrnín e t’Parit,
As trimnit e ndo’i luftarit,
Veç nji gaç, nji zog gomarit,
Që, qyqari, për send tjetër
- N’dashtë i rí t’jét, n’dashtë i vjetër -
S’duhet gjâ, veç se me bartë
E me ngranë, t’thuesh, si Shqiptarët...
M’thotë, por, mendja se ndokujë
Ká m’iu dukë, se un mifi n’ujë
Me këtë kangë, e se mâ gjasë
Sod për mue do t’kishte pasë,
Ndo’i send tjetër po t’kish’zgjedhë
Tortë me vjerrsha ktû me dredhë.
Po, por shka, se ata e dijn vetë,
Që ká cofë mikrobi i shkretë
I burrnís e i trimënís,
E që sod në Shqiptarí,
Besà ká nji t’madhe zí
Jo aq për bukë e miredí
Sá për burra - burra t’dheut,
Që për komb e nderë t’Atdheut
Me jetue t’dijn e me dekë.
Jo, po âsht kot, besà, me u rrekë
Se po gjen fatos ndër né,
Se po gjen burra n’këtë dhé -
Burra fjalet e atdhetarë:
Ktà veç, Zot! kjoshin për farë;
Se, për tjetër mbyti n’ujë
Gjâ - ha’ i keq - s’i duhen kujë.
E vërtetë që njadisá
Ndër né flasin fjalë të mdhá,
E na mbahen se ata kjén
Që shpëtue na kanë Atdhenë:
Sado që, kúr ishte puna
Me u shpëtue Shqipní kërcuna
E për tê n’luftë me qindrue,
Ata rrijshin tue guksue
Npër Stambollë e np’r Anadoll,
A se viellshin kund n’ndo’i stjoll
T’ndo’i hoteli npër Europë
Alkool’n, me t’cilin ngopë
E ki’n barkun si bagtija,
Dér sá n’gjak lahej Shqipnija”.

Duhet thanë se shkrimet publicistike të Fishtës janë kryesisht shkrime polemike në mbrotje të Shqipnisë përpara kombeve të tjera, si dhe në mbrojtje të popullit shqiptarë përball politikave të ndyeta, të mrapshta të politikanëve e zyrtarvë shqiptarë që abuzonin me të drejtat e popullit, tue e çue drejt nji mjerimi të skajshem. Shpirti i Fishtës bahej pezëm tue pa ket vepër të shemtueme të drejtuesve të shtetit shqiptarë. Penda e tij pervishet, bahet shpatë e mprehtë tue mos pas frikë, tue mos u ba bashkëpuntor me të keqen, por tue thanë gjithmonë të vertetën, të drejtën, tue mbrojtë popullin ndaj politikanëve të pabesë, të korrupsionit, të cilët u pasunuen në shpinë të atyen që u kishin besue votën e tyne për nji jetë ma të mirë. Kjo sjellje e Fishtës kishte ba që të kishtë armiq e kundershtar kudo që shkelte kamba e tij. Fishta asht e mbetet aktual sot e gjithë ditën, per ne, per politikanët tonë, për kulturën shqipatre, për diplomacinë europiane në Shqipni, ejt.
Mjafton vetëm me ndryshue datat e krijimtaria politike e Fishtes me sfumatura të ndryshme paraqet sëmundjen e politikës sotme njizetë vjeçare të Shqipnisë. Populli duhet të zgjohet e të dij se kuj ja beson të drejtën me e udhëheq për nji jetë ma të mirë, por ndërkohë të gjithë ne jemi të thirrun të mos rrijm duerkryq pa ba gja, kur shohim se të drejtat tona po shkellen, institucione janë pre e politikës, pasunia e jonë po grabitet e fati i Shqipnisë ka ra në dorë të gabueme. Duhet të çohemi e atyne që u kemi dhanë votën e besue të drejtat tona, tu kërkojmë llogari se ku po e çojnë Shqipninë. Europa nuk na ka faj, faji asht i joni. Deri diku kanë të drejtë që politikanët tallen me ne, e nuk na kanë faj, faji asht i joni që shkojmë mbas ‘ngjyrave’ u mbushim sheshet, e jo mbas vlerave që krijojnë e formojnë Shqipninë europiane, Shqipninë e andrrës tonë.
Po paraqesin per lexuesin do pjesë të zgjedhuna prej Prozës së Fishtës, për me shijue fuqinë shprehëse të fjalës, e shpirtin e madh të nji françeskani, që të jetë për ne shtysë për “meditim” e “analizë” për jetën shoqnore e politike shqiptare të kohëve të sotme.

I. Mbas mendimit tonë, pra, elementi mâ i rrezikshem a, mâ mirë me thanë, rreziku mâ i madhi i Shqipnís janë vagabondat: njatà shqiptarë që, pa mûjtë me perftue kurrnji mendim të shndoshtë në mendje të vet, s’janë të zott me i rreshtue dý shkrola bashkë pa gabim; që per Atdhé filluen me u kapë së parit a m’atëherë kúr banë rrush e kumlla gjan e të parve të vet e mâ s’u mbet asnji dysh, sa me ble nji konop e me vjerrë vedin në tê; ose kúr ndonji qeverí e huej, neveritun prej sish, i xuer me shtjelm prej pune edhè i hodh si stervina të cofta në Shqipní. Njerz rrugaça, njerz shakllabana e të pa kurrfar njerzije e mirërritje, të pa kurrfarë msimi të vlefshem, që gjith jeten e vet s’kjenë të zott me shtrue kund ndoj plang, me ngulë kund ndoj truell, me ngrefë kund ndoj shpí, me kapë kund ndoj punë, me zanë kund ndoj mik, por gjithmonë me valixhe nen dorë, të harli-sum nga mendja, të perdhosun kah fjala, të çoroditun kah vepra; kû mbillen, s’korren; kû bijnë nuk çohen; veç nga, si mizat pa krye, skele në skele, fshat në fshat, qytet në qytet, gjithkund tue zanë ndoj ves të rí, gjithkund tue lán ndonji mârre të ré per Shqipní. E ktà të plogshtë, të dekun në shpírt, coftina të qel-bta, që s’janë të zott me xjerrë nji mizë prej qumshtit, pa nji ideal para swsh, gjithkund duen me u perzíe, gjithkund duen me vû gojë e sidomos në politikë të Shqipnís. Jo, po, ktà parazi-ta, por sa ndîejshin se po lot kund ndoj punë per Shqipní, se po u çilet kund ndoj shteg per me u dalë me rrnue në shpín të tjeterkuj pa punë, si rriqni, as nji as dy s’ja bâjshin, por “pupa” në kambë, shpluhno petkat, lustro kundrat, shtërngo krava-tat e, valixhen nen dorë, kapelen tutël në krye, bjeri Europës kryq e terthuer, herë tue u shtî beglerë, herë kapitana, dikû profesora, dikû princa, tue shtue hyj në qafzë per majora, kolone-la, gjenerala, dér që, së mbrami, hasshin në ndonji krye-matare di-plomatit, që me ua pague rrugen per Shqipní. T’ardhmen në Shqipní, kapelen në valixhe, ksulen e thijtë në krye e vrap, si or-lat kû po ishte zhurma mâ e madhe, potera mâ e fortë; e aty, nji zhel kuq e zí majë nji huni, hypë në nji karrige kafeje, kce në nji tryezë mejhaneje, ngrefë mustakët kacadre perpjetë ose rrepë turíjsh si mij të perclluem, me do fjalë të shterzueme, të mârra, dokrra të papuna foli popullit: Hani! Bini! Kû jeni? Kû jeni, nipa të Skanderbegut? Me derdhë gjakun per Atdhe! S’na duhet gjâ feja. Na duhet qytetnija, policija, xhandarmërija. Ah! Ktà derra! Ktà domuza!... Veç me rrjepë popullin! Ká mbarue sod koha e tyne. Sod âsht dija, lirija, qytetnija. Grueja shqiptare sod do të dalë, do të shëtisë, do të duket, do të njifet, e jo me ndejë si të gjitha qyqet, mbrendë në shpí të vet. Grueja âsht lulja e jetës, âsht engjelli - meleku - i njerzís. Ah!... Po!... Rrno-fshin zojat shqiptare! Rrnoftë Shqipnija! Rrnofshin aleatët! Poshtë tradhtarët! E kso dokrrash të mârra, mos me i hanger as qentë. Por shka se, mbasì punët e Shqipnís atëherë si gati gjithmonë shkojshin tue marrë në thue, kshtû ktà fatosa-kukulla, të ndîemen që ndîejshin se per ta po niste me frw nji erë e ftohtë, vali-xhen në dorë, bishtin nder kambë e... tym dosë prapë në dhe të huej, si gjysagjeli, tue ua lanë të tjerve barrën që me i xjerrë gështejat prej prushit, edhè me gishta, po ta kishte lypë puna.
Qe, pra, se kush janë rreziku mâ i madhi i Shqipnís: vagabon-dat, sallahanat, rrugaçat. Por, me gjith kta, ktà njerz, ktà mik-robe të kombit, jo veç se po kan sw e faqe me lypë, por edhè po munden sod me shpresue se hynë nder zyra të Shtetit shqiptár e me marrë, madjè, rrogat ár. Po a pernjimend se, per me ushqye e me majë ktà njerz të poshtër, tregtari ynë do të thithë miazmat e dugâjave e të sokaqeve, bujku ynë do ta mbajë kryet në gërshanë gjatë shtigjeve të vshtira?... E po kû jemi na, o Zot? A pernjimend se edhè kuptimi i burrnís âsht harrue në ket dhé, që njerzve kaq të poshtëm po u delka me u ushqye me djersë - me gjak - të kombit shqiptár?...
Shqiptarë! A vagabondat jashta pune e jashta Shqipnje, ose ndryshe kemi sharrue me t’eger e me të butë.


II.Do kulima, ngrehaluca të kqi - djè dalë prej shpergâjsh; do pseudo-profesora e pseudo-doktora, analfabeta e semi-analfabeta, ngallitë neper “kursa të shpejtë” si kpurdhat në shí; do ftyrë-fodulla vagabondash, sallahanash e derbedera muhaxhirësh, nenshtetas adoptiv të Shqipnís - pak e aspak Shqiptarë - e llaca të zdraluem logjash masonike; kshû edhè njadisa nder atà teneqexhít, kallajxhít, hallvaxhít, nallbanat, kasapët, matrapazat, që sod me sod, me gjith ktà që po ká qesát punet, atà po kan fatin e bardhë me rrue petulla e pogaçë, na janë ngrefë per okcidentala të lmuem e të pipiriquem, e pa pasë kurrnji vehtí okcidentalizmit m’vedi, posë nji kravatet - si bisht micet të percullueme - që u vjen per rreth fytit, në vend t’atij konopit të karmanjolles, prej të cilit s’dihet si e shumta e tyne ká mûjtë me pshtue... na pshtwejn n’e djathten e t’errmakten fjalë të mdhaja kulturet e perparimit, thue se vertè ktà kan prekë qiellen me dorë per kah msimi e dija. Ardhë prej shkretívet të zharrituna t’Azís, na fla-sin mbí lirí; dalë prej bordeleve mâ të poshterm t’Europës, na predikojnë moralin.


III.
Nuk kam nieri, që me u perkujdesë per të shndoshun tem. Kshtû, kujtojmë na, edhè Shqipnija, po ta pvesë kush: pse s’perparon, do të thotë: Hominem non habeo - nuk kam nieri, që të m’prîjë kah e mbara e e mira e qytetnija e vertetë - per nieri na ktû kuptojm njatà njerz, që mbajn autoritetin në dorë e gjinden në krye të Shtetit, të cilt, posë burrnijet, nderet, be-set, atdhedashunijet, pa të cilat nuk do të kuptohej nji nen-shtetas shqiptár, kan edhè nji nderim të thellë per parime fe-tare, nji kuptim të drejtë ndaj moralin, nji kulturë të gjanë e nji kompetencë teknike, të papiksueshme: që Shqipnín e mbajn per Atdhé, e jo per kush e di se shka tjeter; që per Shqiptár nuk mbajn nji çdo nieri, veç pse i thonë emnit Hasan a Ysen, Pandeli a Prokop, Prend a Mark; që e kuptojnë mirë punën, se Shqiptari atjè e ká Shqipnín, kû ká qifllekun, se muhaxhirve u do qitë buka, por jo me i vû zotshpijet në Shqipní, se rrugaçat, va-gabondat, pseudo-profesorat e pseudo-doktorat duen çue me thye gúr nder rruga, se bozaxhijt duhen lanë me shitë bozë, por jo me i çue me msue Filozofí, se âsht mirë, që atà, që sundojnë, ekonomí-kisht e financjarisht të perparojnë krahas me popull e në pro-porcjon t’aftsís s’vet vehtjake, e jo, djè në kambë, e sod m’automo-bil; djè pantallonat me gjyslykë, e sod në”smoking”; djè buken thatë, e sod barkun lodër me “kuzuiqi”, “imam bajalldi”, “tullumba”, “gjel prej furri”, “tash-qebab” etj., si me thanë: djè rezil, e sod vezir: njerz që dijnë se tjeter âsht financë e tjeter ekonomí; tjeter orjental e tjeter okcidental; tjeter ksulë e tjeter krye; se vetëm nji “redingot”, nji kravatë, nji palë tureçka të repuna, me nji palë mustakë të ndukun qimesh, si dý sterpika mereqepit nen hundë, nuk duen me thanë dije, qytetní.

IV. Veç shka se, tue thanë që Shqipnija s’ká nieri, nuk thomë, se në Shqipní nuk ká njerz të zott, që me i dhanë të mbaren popul-lit. Ká, po, Shqipnija njerz të vlefshem per politikë e admini-stratë; veç se shumica e atyne âsht lanë krejt mbas dore, e atà pak vetë sish, që populli i vuni m’pushtet, kû prej mndorjeve e kû prej kontaktit me do elemente refraktare çdo perparimit e qytetnímit të vertetë, mjerisht s’kan mûjtë me zhdrivillue të gjith aktivitetin e energjín e vet per dobí të popullit. I takon popul-lit, prá, me çilë swt, me ja vû gishtin krés e me mendue mirë, se kujë do me ja lshue autoritetin e fatin e vet në dorë; pse per ndryshe hupë Shqipnija.

V. Për me u mbajtë nji Shtet m’kambë e me perparue, mbas mendimit tonë, duhen trí sende: nji njiní mirë e perkueme; nji organizëm shtetnor i arsyeshem, e nji kulturë omogjene. Njinín e perbán socjabiliteti i elementave, prej të cilve mbrûhet kombi; organizmin shtetnor t’arsyeshem e trajtojnë ligjët e preme mbas nevojve reale të kombit, që do t’i mbajë, e jo mbas egoizmit të sunduesve e mbas ligjve të kombeve të hueja; kulturen omogjene e mkambë nji moral omogjen me parime themelore mbas cilave ndertohet Statuti e vendohen ligjët.

VI. Por edhè dija nuk do lanë mbas dore. Perlimi i nji deputeti a delegati âsht nji perlim i randë e lypë mendje të hollë, kulturë të haptë e nji praktikë jete e rrjedhë fjale të madhe fort. Deputetsija âsht, jo, nji shajak që mund ta masë kuti, mund ta presë gershana e dokujdo. Ndokush mundet me kenë i mirë per bakall, terzí, tallaganxhí, senksér, msues, kopist.

VII. Në sw t’Atdheut nuk âsht çashtja që n’Asemblé të shkojë njani e jo tjetri; por çashtja âsht që mos të shkojn intrigantat, vagabondat, rrugaçat - rriqnat e popullit. Brumi i kombit shqiptár, si thamë sypri, në dashtë muhamedan, në dashtë kristjan t’jét, âsht i shndoshtë, e si atà që mbahen me parti qeveritare, si atà që perkrahin Opoziten, në ket brumë munden me gjetë mjaft burra të ndershem e të zott e punës: ktà le t’i zgjedhin e ktà mbasandej, si të shkojn n’Asemblé, në dashtë të mbahen me Qeverí, në dashtë me Opozitë. Burrat e ndershem kan me pá vetë se kah âsht e drejta, e kan me diejt se kah me ja mbajtë, mjaft që mbrendë mos të ketë piça, rrugaça, sallahana e intriganta të pa turp e mârre. Sistemi politik e administrativ i sodshem do shgulë me gjith rrâjë, per në daçim që Shqipnija të jetojë e të perparojë.

VIII.
Të gjith politikan e permbrendshme e nji shteti, mbas mendimit tonë, permblidhet mbí kto dý pika themelore: njiní autoriteti e bashkim interesesh. Por, per me u mbajtë shteti m’kambë mâ i fuqishem e mâ i perkueshem, posë interesesh të perbashkta, hinë edhè dy faktorë tjerë: njinija e kombsís e njinija e kulturës, e kshtû të gjith ndryshimi, që mund të ketë vend ndermjet elementash të nji shteti, rrjedhë vetëm a prej ndryshimit të kombsís, a prej ndryshimit të kulturës; pse, pa njiní autoriteti e bashkim interesesh, nuk mund të kuptohet nji shtet civil, si mbahet me kenë ky shteti i jonë shqiptár.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4539
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
28 Nanduer 1913
Imazh

Strofa e fundit e Lahutes,
ku Poeti "feston" 28 Nandorin 1912
...

…Edhe kshtu mbas sa mjerimit,
Mbas sa gjakut e shemtimit,
E p’r inat t’shkjeve t’ Ballkanit,
Per gazep t’atij sulltanit:
Si premtue kish Perendia:
Prape Zoje m’veti duel Shqipnija.
***
28 Nanduer 1913

Marrë nga “MRIZI I ZANAVE”, At Gjergj Fishta
(1913)

Oj Zanë t’kndojm... t’ vajtojm deshta me thanun;
Pse sot ditë kangët s’ asht për mue e tye.
Po ç’ gzim kjo ditë ne mundet me na dhanun,
Kur qe ; mbas nji motmoti q’iu pelqye
Evropës shqyptarin zot n’ shpi t’ vet me e lanun
E kujt pose Hyut, n’ ketë jetë mos me i sherbye,
Shqiptari i ndam prap me vedvedi gjindet
E ç’ka asht ma zi, prej vedit edhe s’ bindet.
E ku kjo pune kisht ndodhë posë se n’Shqypni,
Qi‚i popull, s’parit, dalun prej robnimit,
Për nji mot mot t’ rri ai n’ anarki
E t’ bahet prralla e gazi i rrozullimit,
Ke i zoti s’ asht ai sot me u vu n’ hulli,
Edhe me u thanë anmiqve e tanë njerëzimit:
Un ktu sundoj! M’ ketë shkam mue m’ vuni Zoti
E kndej nuk luej pa u shuemun stina e moti!
Ah! T’ mjerët na t’ mjerët! E sot me i pecë të kuqe
E me i orrl, duem q’i Shqypnija e mjera
Të dalë vedit n’ dritë, si vedit çilë n’ burbuqe
Nji drandofille e njomë , kur kthen pranvera ...
Jo, Jo shqyptarë! Po banje duqe
E zhytnje n’ Dri, t’ mos e zhvillojë kurr era.
Flamuri kombëtar nuk ka ç’ka ban ndër ne,
Po kje se dashni nuk kem’ për Atdhe!
E, drue dashni për Atdhe nuk ka shqiptari;
Me gjasë, s’çan kryet shqiptari për komb t’vet,
As pse Shqypnija n’vedi u ba sot shtet;
Pse e shoh se veç atje ku xhixhllon ari
Pa frymë e tue dihatë vrap ai nget,
Si Krishtin shiti Juda Iskarjot,
Drue Atdheu ndër ne po shitet për nji zallotë….
A thue mos fola keq?... Po lypi t’falun,
Përse ktu vetë nuk due me fye kurrkendin.
E se asht mirë fjalën n’ zemër t’fryt m’ e ndalun,
Por njai qi t’ liruem me e pasë s’do vendin,
A prej se s’ mundet n’ shkamb t’ naltë me dalun,
A prej se tjerve s’ don me u lshue rendin
A thue ai s’ asht Judë? Po, kambë e krye Iskariota!
E pra ksi nipash ka dhe shume kastriota...
E po për ata, qi zyre e nder harrue,
Qi marre e turp kaherë flakrue mbas shpinet,
M’ visar t’ Atdheut me t’ huej shkojnë tue tregtue
( Kush ndyet mbas frankut rrejtë , kush mbas sterlinet,
Kush pse dinari tepër i asht lakmue).
E Atdheun prej s’ huejsh me e qitun duen bashtinet,
Thue edhe per kta ndokuj do ti vijë çuda
Kur thom se nuk janë tjetër veçse Juda ?
Po, Juda janë gjinde janë tradhtare...
..............................................................
Oh, vaj ! Oh, kob! Oh marre e turp për ne!
Sot sheklli mbarë prir sytë prej shqyptarve
Me pà si perkujdesemi për Atdhe;
E si u dëshmojmë me punë na kundershtarve
Se jemi t’ zott me u lidhë me besë e fe
Edhe vetë me sundue vendin e t’ Parve:
E na, haru e si polipa deti ,
Veç hapim sytë me shkye ndoj send per veti!...
Shqyptarë! Shqyptarë!
Ndigjoni pashi Zotin!
Pa Ju kurrë s’ mundet n’ dritë me dalë Shqypnija:
A thue pra, n’ terr po e lini me e shkue motin
Tash qi u dergoi t’ bardhe fatin Perendija
Flamur me ngrehun n’ vedi ? E Gjergj Kastriotin
E t’Parët, a thue kshtu do t’i korisë nipnija?
Ke shoq me shoq ende s’ kemi ra n’ fije?
Ke vemë fitimin para çdo Shqypnije?
Ah! Jo, Shqyptarë, jo mos e lshoni dorët,
Shqypnin’ e mjerë –ketë Atme tuej t’ bekueme,
E cila sot, pervuejtë si vashë kunoret
S’ pari po hyn ndër fise t’ qytetnueme.
A thue pse tepër t’ ngushta i ka terthoret
M’e lanë me dnesë nën kambë t’ huej, t’ poshtnueme?
Ma e vogël se Rusija pat kenë Sparta,
Por nami i saj asht shkrue me shkrola t’ arta.
Ah! Ktu shqyptarë, po ktu’ n’ vorr t’ Kastriotit,
Përreth Flamrit tonët’ bahemi i ‘ vlla
E t’ japim shoshojt besën e Zotit,
Se per Atdhe na kem m’u orvatë pa dà ,
Tue shkri për Te të gjitha ditt ‘ e motit’
Se para t’ gjith n’ vorr na kem me u kjà’
Se e lamë Shqypnine me e shkelë prap themra e huej,
Posë Zotit n’ qiell, s’ do t’i sherbejmë ma kuej.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Përpara
Posto një përgjigje 24 postime · Faqe 1 prej 3 · 1, 2, 3
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 2 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 23 Tetor 2020, 10:14
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari