GjaKOSJA E ZALLIT KIRIT
15 GUSHT 1945, ORA 5.
[img]
15 GUSHT 1945, ORA 5.
[img]
ZALLI I KIRIT I ZI SI FUTA
AH I ZI GUSHT SI FUTA E MALIT…
ME KERKUE LOT ME KAMBË T’ KALIT
NJI PIKË S’ QET NANA E NDUE PALIT !
DOSJA 1108: NDUE MIRASH PALI,vjeç 23, nga Shkodra, ishte i biri i Mirashit dhe i Mrikës Gjelosh Vatës.
Me datën 15 gusht, aty nga ora 3.30 e mëngjezit, kur rojet e burgut të vjetër të Gestapos (pranë shtëpisë së Zef Shirokës), hapnin dryjt e dyerve me zhurmë e virrma për me hy xhelatët me marrë të dënuemit me vdekje për me i çue me i pushkatue, ata u gjetën para një të papritune që as nëpër mend nuk i shkonte! Ndou dhe Cafi kishin mpreh bishtat e lugëve që hanin dhe i kishin kthye në thika. Xhelatët gjetën aty atë që lypnin me sjelljen e tyne barbare. Heroizmi i dy djelmëve Ndue Palit e Caf Metit mbeti i pashlyeshëm në kujtesën e Popullit të Shkodrës! Akti heroik i vdekjës së Tyne u kthye në një legjendë të perjetëshme.
Ata trandën hekrat dhe murët e burgjeve komuniste në gjithë Shqipninë.
***
“V.F.L.P.
Proçes- verbal
I mbajtun mbi vullnetin e mbramë të të dënuarve me vdekje,
â—Ndue Mirash Pali dhe Caf Meti, nga Shkodra.
Sot më 15 gusht 1945, ditën e mërkure, ora 5.00 para dreke, unë prokuror i Gjykatës Ushtarake, kapiten i II Aranit Çela, shkova në vendin ku do të ekzekutoheshin kriminelët e luftës dhe armiqtë e popullit, Ndue Pali dhe Caf Meti nga Shkodra, për të marrë fjalën e fundit të tyre, në të cilën thanë këto:
“Ndue Pali: Nuk më vjen keq që unë sot pushkatohem prej vllazënve të mij. Jam i lumtun që unë po vdes në tokën shqiptare pas pesë vjet vuejtjesh, që pata nga fashistët dhe nazistët. Shqipnia rron edhe pa Ndue Palin!
NDUE PALI
(1922 – 1945)
Një fjalë dua t’ja drejtoj rinisë nacionaliste: Punoni deri në vdekje për një Shqipni të lirë, indipëndente, me baza shoqnore moderne demokratike! Rrnoftë Shqipnia e Shqiptarëve!
Të fala familjes. Prokuror (Aranit Çela) d.v.â€
Me 2 Nandor 1945, Diten e të Shuemve, familjarët e gjashtë të vramve, u kishin ndertue vorret me gurë të bardhë, rrethue në cigare dhe foto. Tek kokat e vorrave qendronin Nanat e Tyne dhe t’ aferm. Kur po i shikonim ata vorre nga ora 16 mbasdreke, filluene krizma armësh. Zbriten nga një kamjon xhullijt e Sigurimit per me i shkatrrue vorrezat. Nanat merthyen per gjokset e veta fotot, të cilat u thyen nga shtjelmat e vrastarve që kanë vetem knaqësin e dhunimit dhe të shkatrrimit të Atyne vendeve të Shejta.
Ne fëmijtë ikem me vrap, tue ruejt në kujtesë barbarizmin komunist.
â—Po sot, si asht ai vend ku kalben vetem të pushkatuem me aprovimin e kriminelave Ever Hoxha e Ramiz Alia, po edhe të dënuem nga terroristi Aranit Çela, mbi 2000 vetë, per të cilët, vazhdon me u shperblye nga organet kriminale të “Republikës së rilindur†neokomuniste e, jo vetem pasuesit e tij po një tubë tradhëtarësh e vrastarësh drogaxhijë, që thonë me paturpësi se i ka grumbullue “Ballkani i hapur†katerkapakësh në një gropë të zezë gjakbasish. E fatkeqsisht, pa asnjë shpresë shpetimi!
Thonë se: “Historia edhe persëritet !†Nuk asht me u çuditë per shka po shohim e po ndigjojmë perditë e pernatë nga kryexhelati i atij vend.
Këte e vertetojnë Zallishtat e lumejve t’ Gjakut rreth e perqark Shkodres!
Po, mos harroni se, as Herojt në Shkoder nuk marohen kurr!
Melbourne, 10 Gusht 2022.
Ndue Mirash Pali i lemë në Dushman-Shllak
Datëlindja: 15/1/1919
Akuza: “Eksponent i organizatës tradhtare Balli Kombëtarâ€
Gjykata: Gjykata e Lartë Ushtarake
Vendimi: Nr. 192
Me vendimin nr. 192, datë 20 korrik 1945, Gjykata e Lartë Ushtarake e deklaroi fajtor se “ka qenë eksponent i organizatës tradhtare Balli Kombëtar†dhe e dënoi me vdekje, si dhe konfiskim të pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme.
I biri i Mirash Palit, lindur në Dushman, Shkodër. Ka studiuar në shkollën tregtare Vlorë. Internuar në Ventotene për demostratën e zhvilluar kundër pushtimit Italian për 2 vite. Ka qenë futbollist me ekipin e Vllaznisë në rolin mbrojtës. Në të gjitha ndeshjet e zhvilluara nuk ka pranuar asnjëherë të nderojë me dorën lart. Ka bashkëpunuar me krerët kryesor të malësive dhe klerit katolik. U vetëdorëzua në vitin 1945 mbas amnistisë që nxori PKSH. U arrestua dhe u gjykua për bindjet e tij të shprehura hapur kundër regjimit.
U morë nga linku; https://kujto.al/personat/ndue-pali-2/
Nga Fritz RADOVANI:
VIRUSI PYET PO KET A E DINI
“SI E KUJTOJ ‘2 NANDORIN 1945�

NDUE MIRASH PALI I DUSHMANIT - SHLLAK
“SI E KUJTOJ ‘2 NANDORIN 1945�

NDUE MIRASH PALI I DUSHMANIT - SHLLAK
JANAR 1945: 118 Burra të Malësisë pushkatohen e hidhen në lumejë...
2 NANDOR 1945: Dhunohen gropat e të vramëve në Zallin e Kirit...
Ky djalë hyni nder të parat gropa në Zallin e Kirit... Me 15 Gusht 1945...
Kushedi sa herë kam pyet veten: “A ka guralec të pa lamë me gjak Zalli i Kirit, pranë Vorreve të Rrëmajit në Shkoder?!â€â€¦ - Nuk besoj !! Lindëm e u plakëm me krizmat e automatikëve e rrëkajët e gjakut që derdheshin në lumin Kir... E nder kaçuba ferrash, qira të ndezun prej Nanave tona, që tash 75 vjetë lotët e lutjet e Tyne vazhdojnë pa Ua dijtë as Eshtnat...
Ikën një brez i tanë tue vue shenja e tue daltue shkronja tek Penda e Kirit po, të gjithë me zemer të plasun pa mujtë me Ua la Eshtnat nga balta dhe plehu i derdhun mbi gropat e Tyne, per njëgjysë shekulli tirani enveriste e ramiziste që e sundoi Popullin Shqiptar, me terror e vrasje barbare!
Kur në degët e Çinarve shekullor fillonin me ardhë dallndyshat, asnjena prej tyne nuk mujte me perfundue vjerrshen e Filip Shirokës, “Dallnyshë shko!â€... E tymi i armëve të pabesa komuniste vazhdonte me nxi Kryqat e Vorreve të Rrëmajit, që tash 75 vjetë nuk janë tha një çast nga lotët e mija Nanave e Motrave Shkodrane, që vazhdojnë me puthë guralecat pertokë.
Sa ruba e zezë e degermia e bardhë asht qendisë me ferrat e atij Zalli...
Veç kur çoheshim prej gjumit e kerkojshim “driten†me shue friken që na kishte pushtue zemren në piken e shperthimit armëve vrastare me një të pafund gëërrrrrr... Që, shpeshë, e shifshim nder andrrat tona fëminore!
Nuk fshihej nga kujtesa ynë asnjëherë ardhja e kamjonit me ushtarë, tek Vorret e Ndue Palit e Caf Metit me vllazen, të vramë me 15 Gusht 1945...
Thymja e Kryqave e Shenjave mbi vorre, shtjelmat mbi fotografia dhe mbi Nanat e Tyne e, njerzit per rreth, nuk mund të fshihen nga kujtesa!
Ajo pamje e mnershme e 2 Nandorit 1945 asht “komunizmi†i vertetë!
E komunizmi i vertetë asht vetem ai që po provon prap Populli Shqiptar!
Melbourne, 1 Nandor 2020.