Ndue Mirash Pali - prej Dushmanit Shllak Martir i Shqypniës!

Ketu do gjeni te gjithe patriotet qe kan marre pjese ne historine e kombit tone.

Moderators: Laert, I-AMESHUAR

Ndue Mirash Pali - prej Dushmanit Shllak Martir i Shqypniës!

Postby Laert » 10 Aug 2022, 15:43

Nga Fritz RADOVANI:
GjaKOSJA E ZALLIT KIRIT

15 GUSHT 1945, ORA 5.

[img]



ZALLI I KIRIT I ZI SI FUTA
AH I ZI GUSHT SI FUTA E MALIT…
ME KERKUE LOT ME KAMBË T’ KALIT
NJI PIKË S’ QET NANA E NDUE PALIT !


DOSJA 1108: NDUE MIRASH PALI,vjeç 23, nga Shkodra, ishte i biri i Mirashit dhe i Mrikës Gjelosh Vatës.
Me datën 15 gusht, aty nga ora 3.30 e mëngjezit, kur rojet e burgut të vjetër të Gestapos (pranë shtëpisë së Zef Shirokës), hapnin dryjt e dyerve me zhurmë e virrma për me hy xhelatët me marrë të dënuemit me vdekje për me i çue me i pushkatue, ata u gjetën para një të papritune që as nëpër mend nuk i shkonte! Ndou dhe Cafi kishin mpreh bishtat e lugëve që hanin dhe i kishin kthye në thika. Xhelatët gjetën aty atë që lypnin me sjelljen e tyne barbare. Heroizmi i dy djelmëve Ndue Palit e Caf Metit mbeti i pashlyeshëm në kujtesën e Popullit të Shkodrës! Akti heroik i vdekjës së Tyne u kthye në një legjendë të perjetëshme.
Ata trandën hekrat dhe murët e burgjeve komuniste në gjithë Shqipninë.
***
“V.F.L.P.
Proçes- verbal
I mbajtun mbi vullnetin e mbramë të të dënuarve me vdekje,
●Ndue Mirash Pali dhe Caf Meti, nga Shkodra.
Sot më 15 gusht 1945, ditën e mërkure, ora 5.00 para dreke, unë prokuror i Gjykatës Ushtarake, kapiten i II Aranit Çela, shkova në vendin ku do të ekzekutoheshin kriminelët e luftës dhe armiqtë e popullit, Ndue Pali dhe Caf Meti nga Shkodra, për të marrë fjalën e fundit të tyre, në të cilën thanë këto:
“Ndue Pali: Nuk më vjen keq që unë sot pushkatohem prej vllazënve të mij. Jam i lumtun që unë po vdes në tokën shqiptare pas pesë vjet vuejtjesh, që pata nga fashistët dhe nazistët. Shqipnia rron edhe pa Ndue Palin!

NDUE PALI
(1922 – 1945)
Një fjalë dua t’ja drejtoj rinisë nacionaliste: Punoni deri në vdekje për një Shqipni të lirë, indipëndente, me baza shoqnore moderne demokratike! Rrnoftë Shqipnia e Shqiptarëve!
Të fala familjes. Prokuror (Aranit Çela) d.v.”
Me 2 Nandor 1945, Diten e të Shuemve, familjarët e gjashtë të vramve, u kishin ndertue vorret me gurë të bardhë, rrethue në cigare dhe foto. Tek kokat e vorrave qendronin Nanat e Tyne dhe t’ aferm. Kur po i shikonim ata vorre nga ora 16 mbasdreke, filluene krizma armësh. Zbriten nga një kamjon xhullijt e Sigurimit per me i shkatrrue vorrezat. Nanat merthyen per gjokset e veta fotot, të cilat u thyen nga shtjelmat e vrastarve që kanë vetem knaqësin e dhunimit dhe të shkatrrimit të Atyne vendeve të Shejta.
Ne fëmijtë ikem me vrap, tue ruejt në kujtesë barbarizmin komunist.
●Po sot, si asht ai vend ku kalben vetem të pushkatuem me aprovimin e kriminelave Ever Hoxha e Ramiz Alia, po edhe të dënuem nga terroristi Aranit Çela, mbi 2000 vetë, per të cilët, vazhdon me u shperblye nga organet kriminale të “Republikës së rilindur” neokomuniste e, jo vetem pasuesit e tij po një tubë tradhëtarësh e vrastarësh drogaxhijë, që thonë me paturpësi se i ka grumbullue “Ballkani i hapur” katerkapakësh në një gropë të zezë gjakbasish. E fatkeqsisht, pa asnjë shpresë shpetimi!
Thonë se: “Historia edhe persëritet !” Nuk asht me u çuditë per shka po shohim e po ndigjojmë perditë e pernatë nga kryexhelati i atij vend.
Këte e vertetojnë Zallishtat e lumejve t’ Gjakut rreth e perqark Shkodres!
Po, mos harroni se, as Herojt në Shkoder nuk marohen kurr!
Melbourne, 10 Gusht 2022.


Ndue Mirash Pali i lemë në Dushman-Shllak


Datëlindja: 15/1/1919
Akuza: “Eksponent i organizatës tradhtare Balli Kombëtar”
Gjykata: Gjykata e Lartë Ushtarake
Vendimi: Nr. 192
Me vendimin nr. 192, datë 20 korrik 1945, Gjykata e Lartë Ushtarake e deklaroi fajtor se “ka qenë eksponent i organizatës tradhtare Balli Kombëtar” dhe e dënoi me vdekje, si dhe konfiskim të pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme.
I biri i Mirash Palit, lindur në Dushman, Shkodër. Ka studiuar në shkollën tregtare Vlorë. Internuar në Ventotene për demostratën e zhvilluar kundër pushtimit Italian për 2 vite. Ka qenë futbollist me ekipin e Vllaznisë në rolin mbrojtës. Në të gjitha ndeshjet e zhvilluara nuk ka pranuar asnjëherë të nderojë me dorën lart. Ka bashkëpunuar me krerët kryesor të malësive dhe klerit katolik. U vetëdorëzua në vitin 1945 mbas amnistisë që nxori PKSH. U arrestua dhe u gjykua për bindjet e tij të shprehura hapur kundër regjimit.
U morë nga linku; https://kujto.al/personat/ndue-pali-2/


Nga Fritz RADOVANI:
VIRUSI PYET PO KET A E DINI
“SI E KUJTOJ ‘2 NANDORIN 1945”?

Image
NDUE MIRASH PALI I DUSHMANIT - SHLLAK


JANAR 1945: 118 Burra të Malësisë pushkatohen e hidhen në lumejë...
2 NANDOR 1945: Dhunohen gropat e të vramëve në Zallin e Kirit...
Ky djalë hyni nder të parat gropa në Zallin e Kirit... Me 15 Gusht 1945...
Kushedi sa herë kam pyet veten: “A ka guralec të pa lamë me gjak Zalli i Kirit, pranë Vorreve të Rrëmajit në Shkoder?!”… - Nuk besoj !! Lindëm e u plakëm me krizmat e automatikëve e rrëkajët e gjakut që derdheshin në lumin Kir... E nder kaçuba ferrash, qira të ndezun prej Nanave tona, që tash 75 vjetë lotët e lutjet e Tyne vazhdojnë pa Ua dijtë as Eshtnat...
Ikën një brez i tanë tue vue shenja e tue daltue shkronja tek Penda e Kirit po, të gjithë me zemer të plasun pa mujtë me Ua la Eshtnat nga balta dhe plehu i derdhun mbi gropat e Tyne, per njëgjysë shekulli tirani enveriste e ramiziste që e sundoi Popullin Shqiptar, me terror e vrasje barbare!
Kur në degët e Çinarve shekullor fillonin me ardhë dallndyshat, asnjena prej tyne nuk mujte me perfundue vjerrshen e Filip Shirokës, “Dallnyshë shko!”... E tymi i armëve të pabesa komuniste vazhdonte me nxi Kryqat e Vorreve të Rrëmajit, që tash 75 vjetë nuk janë tha një çast nga lotët e mija Nanave e Motrave Shkodrane, që vazhdojnë me puthë guralecat pertokë.
Sa ruba e zezë e degermia e bardhë asht qendisë me ferrat e atij Zalli...
Veç kur çoheshim prej gjumit e kerkojshim “driten” me shue friken që na kishte pushtue zemren në piken e shperthimit armëve vrastare me një të pafund gëërrrrrr... Që, shpeshë, e shifshim nder andrrat tona fëminore!
Nuk fshihej nga kujtesa ynë asnjëherë ardhja e kamjonit me ushtarë, tek Vorret e Ndue Palit e Caf Metit me vllazen, të vramë me 15 Gusht 1945...
Thymja e Kryqave e Shenjave mbi vorre, shtjelmat mbi fotografia dhe mbi Nanat e Tyne e, njerzit per rreth, nuk mund të fshihen nga kujtesa!
Ajo pamje e mnershme e 2 Nandorit 1945 asht “komunizmi” i vertetë!
E komunizmi i vertetë asht vetem ai që po provon prap Populli Shqiptar!
Melbourne, 1 Nandor 2020.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

Return to Figura te shquara te Kombit shqiptar

Who is online

Users browsing this forum: No registered users and 2 guests

cron