Kritika celsi i suksesit, te pakten keshtu konceptohet kritika letrare nga kritiket e famshem letrar. Nje kend proletar i dedikuar kritikes dhe analisteve letrare konstruktive.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 5 postime · Faqe 1 prej 1
"Infeksioni" - Metastaza komuniste - Ksenofon M. Dilo
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4430
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Infeksion!
Imazh

Ronald REAGAN per “komunizmin”...: “Thuhët, se veç në dy vende funksionon komunizmi,
së pari, në qiell... ku nuk i nevojitet askujt,
dhe, së dyti, në Ferr, ku e kanë pasë kohë ma parë...”


Vasili iku refugjat me të parët, atëherë kur u hapën ambasadat e populli u dynd në to duke menduar t’i fliste botës edhe pse me një formë që nuk ishte dëgjuar ndonjëherë. E sigurt masa e madhe e njerëzve, duke marrë parasysh se, më mirë se aty ,ku kishte ngrënë dru nga mëngjesi deri në darkën e jetës, kudo që ta shpinin do të ishte. Vasili kishte hyrë në ambasadën Gjermane. Në Gjermani gjërat ishin më të organizuara. U pajisën me letrat e nevojshme e duke punuar me kokën poshtë por me nder ndihmonte me sa mundej nënën dhe babanë që kishin mbetur prapa. Kujtonte me mall e nostalgji qytetin e tij dhe kur flisnin në telefon mallëngjehej e mezi priste të shkonte e të takohej me prindërit e me sa kishin mbetur aty. Qeshte kur kujtonte sa bukur , megjithë varfërinë që ishte gjithmonë mysafire ,kalonin festat. Por kur kujtonte vitin e Ri nuk mund të mos mallëngjehej. Natën e pritjes së vitit që vinte, tavolina ishte plot. Hanin pinin e këndonin dhe pastaj ata që ishin të rinj sapo hynte viti , dilnin e takoheshin të gjithë shokët e ishte megjith ment diçka që e ,mallëngjente, sepse ishte viti i tretë që nuk kishte qënë as në shtëpi netët e Vitit të Ri sepse i duhej të punonte. Ishte shofer autobuzi e si i tillë nuk kishte pushim kur donte, por kur ja caktonin. Por atë vit të ri kishte vendosur të shkonte në qytetin e tij. nuk mund të duronte më. Ditët kalonin dhe ja ku erdhi në shtëpi. Kishte vetëm një javë lejë. Java iku shumë shpejt.31 Dhjetori dhe ! janari si gjithmonë ishin të gëzuara e , edhe dy ditë e do ti duhej të kthehej. Atë vit dy janari ra të hënën. Doli që në mëngjes prej shtëpisë dhe kur u kthye në drekë , mamaja i buri përpara ...pjatën me ..fasule. U ngrit solemnisht dhe tha ashtu si thoshte për vit në të njëjtën ditë, përpara të njëjtës pjate me fasule, të cilën mamaja nuk harronte ta ofronte , sepse veç fasuleve , asgjë tjetër nuk kishte...Mire se u ktheva në atdhe-- tha duke treguar pjatën e fasuleve. Si gjithmonë e shoqëruan të qeshurat. Po!Pjata me fasule ishte Atdheu, të tjerat ishin një ëndërr që mbaronte shumë shpejt. Filloi të hante, por pas lugës së parë nuk mundi të mbushte të dytën e me fytyrë të shtrembëruar i tha së ëmës se fasulet diçka kishin, nuk ishin të shijshme!
--Të infektuara janë—Dëgjoi të atin. Janë fasule me komunizëm —Vazhdoi ai si të thoshte me..kolerë. Këtej nuk ka për tu shkulur komunizmi mor bir!Ajo flamë ka hyrë edhe dyqind pashë në dhe e si e shikon ka helmatisur edhe fasulet. Nuk shkulet e keqja prej këtu. Flije mendjen...Vasili u ul dhe sikur të mos i vinte turp do kishte qarë. Gjithë lezeti i rrugës ishte të çmallej me prindër dhe me ...fasulet..
Prindët i gjeti të rrëgjuar dhe fasulëdhen të ... infektuar... Si do ti vejë filli këtij vendi? . Pyetjen e bëri me sytë mbi pjatën e pashijshme të fasuleve. Kur do ti gjente ato ashtusi ishte mësuar ti hante? Vallë ishte e vërtetë ajo që i tha babai? Ishte me të vërtetë kaq thellë ajo kolerë komuniste?
Nuk do të shkulej kurrë prej atij vendi vallë!?

Ksenofon M. DILO,
E hanë, më dt. 9.IV.2014.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4430
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
MONUMENTE -Sheperi i Zagorisë - Ksenofon M. Dilo, Posted 11 Qershor 2014, 14:31
MONUMENTE

Vazhdimësia e jetës , shtrirja e saj në përjetim nuk mund të mos na bëjë të mendohemi se çfarë do tju lemë brezave që do të vijnë. Sigurisht që e vërteta duhet të mbizotërojë e duhet të jetë e qartë me përcaktime korrekte të vendit ku ndodhën ngjarje të caktuara e të rëndësishme historike, të kohës në të cilën ndodhën ato , dhe sidomos rrethanat në të cilat ato lindën dhe u zhvilluan.
Këtë nuk mund ta bëjë një njeri i vetëm. Secili duhet t’i japë historisë dhe brezave të ardhshëm gjithçka që do të shërbejë për qartësimin dhe rritjen e figurës së Shqipërisë. Nëse do të vijë hera që dikush duhet të flasë me përgjegjësi për kohën dhe për ngjarjet që jetoi , gjithkush pa u kursyer duhet të flasë por sidomos me dokumente të gjalla, sepse jeta e kaluar e një populli do të përcaktojë të ardhshmen e tij gjithmonë duke gjykuar se të mirën duhet ta mbrojmë dhe ta rritim e ta zbukurojmë, dhe të keqen ta luftojmë të mos e lejojmë të vazhdojë të bëjë punën e vet e gjendjen të keqësojë. Nuk mund të mos ndjej përgjegjësinë që më takon të flas e tu le brezave që do vijnë, ato që di për punën dhe jetën e Ilia Dilo Sheperit.
Gjithashtu jam i vetëdijshëm se do çmohet çdo moment i jetës së tij dhe vlera do të njihet sepse puna e tij këmbëngulëse është puna e një patrioti të denjë, që rrjedh nga një familje , e cila me gjithë pjesëtarët e saj, të mëdhenj e të vegjël kishin në mendje Shqipërinë e në zëmra Shqiptarizmin. Kishin vetëdijen se duke qenë shqiptarë , nuk mund të mendonin pa ndjerë dashuri dhe respekt për këtë truall që ju kishte mbetur amanet prej të parëve, për këtë tokë të zhuritur që kishte histori të dhembshur, luftëtare, heroike, legjendare..
Kur kujtoj gjyshin tim të mirë , aty mes malesh të zhytur në studime në bibliotekën e tij vigane, me plot kuptimin e fjalës, unë nuk mund të mos vlerësoj ,në këto momente, që shkruaj e lexoj së bashku me gjithë shqiptarë , gjuhën për të cilën shkriu jetën e tij, me gramatikat dhe studimet e pafundme. Shtëpia në Sheper është një monument i gjallë. Nuk shtoj asgjë, Të gjithë janë dëshmitarë dhe do ti vërtetojnë fjalët e mija për sa i përket rolit që ka luajtur Ilia Dilo Sheperi në gjuhën amtare
Por ajo shtëpi nuk është vetëm për këtë një monument. Djemtè e tij, me ne krye JANIN (fanua si thone pèr Te. Strategu qe, luftoi me pushke e pene aq burrerisht kunder te huajve dhe kunder sllavokomunizmit)gjithashtu punuan e luftuan për kombin duke marrë prej historisë emrin e çmuar :ATDHETARË.Edhe brezi i ri me , ETIENIN , PIRON , VANGJELIN , VASILIN etj. gjithashtu u derdhën si shqipe për atdheun dhe secili në fusha të ndryshme punoi pa u lodhur deri në fund. Mendoj se një prove e punës së tyre të palodhur , është sjellja e egër e komunistëve .
Duke gjykuar punën shkatërruese të komunistëve deri ne gjakosjen e pragut te kesaj shtepie me gjakun e KALIOPI DILO-s akoma te patharè , se, drejtesia vret Drejtesine,krimbat si ne zakon te tyre mblidhen te mmbulojne plage...mënyra se si u soll me familjen patriote të Dilo—ve, është një provë që jep dritë e vërtetësi qe u përndoqën, u dënuan u persekutuan dhe përndjekja vazhdoi edhe pas vdekjes.
Si është provuar, komunistët u sollën kështu vetëm me inteligjencën shqiptare, dhe kjo që në atë kohë shkaktoi aq shumë dhimbje tani na bën krenarë, sepse do jetë një pasqyrë e gjallë e punës së tyre të palodhur dhe një ballafaqim me ata që e rropën popullin të gjallë.Ja ku po e përsërit:familje të tilla stoli e kombit, duhet të mbeten në breza rreze drite.
Monumenti dhe heroi duhet të jenë në të njëjtin vend, aty ku ju takon të jenë, në ballë . Muzetë që duhet të ndërtohen në Shqipëri do të japin ngjyrën dhe forcën e së vërtetës e cila duhet të ngrohë e të ndriçojë . Unë kam besim se brezat e ardhshëm duke u njohur me punën dhe lavdinë e vërtetë, do të çmojnë të mirën dhe do ta ngrenë atë në piedestal, aty ku i takon të jetë.
Një popull kur ruan të kaluarën, ka të ardhme, dhe kur e kaluara të mëson me mirësi e tashmja mund të jetë e vështirë por e ardhmja patjetër që do të ketë dritë. Shumë dritë.E shkëlqyer do të jetë!!!
Ksenofon M. DILO
E mërkurë, më dt. 11.VI.2014
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4430
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
TERMET NË SHPIRT! - Ksenofon M. Dilo, Posted 17 Qershor 2014, 18:51
TERMET NË SHPIRT!

Sa herë e kujtoj , brenda më shkaktohet një tronditje që i ngjan asaj dridhjes së pas tërmetit.
Në tërmetin natyror ato dridhje vijnë duke u shuar, kurse tek unë ndodh e kundërta. Shpesh zgjohem i mbytur në djersë të ftohta dhe mezi marr frymë.
Nuk mundem më. Sa do të vazhdojë akoma kjo gjendje ? Ajo kishte ngulur shikimin diku në zbrazëtirë dhe dukej sikur pikërisht aty drejtonte ato fjalë e ,pa i shqitur sytë prej aty , sikur priste përgjigje, E vështruam dhe nuk kishim guxim ta pyesnim sepse ajo ishte e humbur në atë pikë ku kishte ngulur vështrimin dhe , e ulur me gjunjët të bashkuara dhe të mbledhura me krahët e saj , si të ishte thyer dyzaj në karrige , lëkundej para mbrapa e duke kafshuar buzët sikur donte të përmbante ngashërimin, i cili po i ngjitej dalëngadalë prej kraharorit që ulej e ngrihesh vërtikshëm prej frymëmarrjes së çrregullt. Kisha shkuar tek një shoku im sepse më kishte ftuar që të kujtonim ato ..tonat. Kishim qënë bashkë pothuajse tetë vjet, dhe me sa mund të kuptohet nuk janë pak. Më kishte ftuar shumë herë. Më thoshte se meqë nuk isha martuar akoma dhe isha i lirë kur të kaloja andej të shkoja ta takoja.
Mësova se ishte martuar dhe si të thuash gjeta shkakun të vija t’ju uroja jetë të lumtur. Dolëm jashtë .Mu lut ta linim vetë gruan e tij dhe gjithashtu duke parë se isha disi i habitur, pamvarësisht se nuk doja të pyesja , ai filloi të më flasë.
–Si sot -tha – i ka vdekur i ati. Është vajza e.... Më tha emrin e të atit dhe menjëherë kuptova se kush ishte gruaja shokut tim. Vinte nga një familje e shquar që kishte luftuar për Shqipërinë, por që si edhe shumë familje të tjera , duhej të persekutohej sepse kjo ishte metoda e shquar e diktaturës së proletariatit. Kur kishin burgosur babanë e saj,vajza ishte vetëm një vit e gjysëm , dhe ai u dënua nga gjyqi i partisë mëmë me tridhjet vjet burg. I bëri ato një për një , Hyri dyzet vjet në burg e do të dilte Shatëdhjet.:Gjithë familja kishte shkuar dhe po prisnin jashtë të merrnin babanë në shtëpi. Aty tek prisnin ju kaloi përpara një grup prej 5-6 vetësh që kishin një arkë druri dhe si të parakalonin përpara familjes shkuan diku e u zhdukën në kthesën e parë. Pas nja 20 minutash , u kthyen por tani pa arkën që kishin përpara. Orët e pritjes, të gjata e të pafundme .
Në fund , gruaja ime , tashmë tridhjet e dy vjeçare, duke mos duruar më shkoi në drejtim të rrojes dhe e pyeti pse nuk po dilte i ati.
Roja me një qetsi anormale i tha-Po Çprisni ju akoma , nuk e patë sapo doli nga burgu... Sapo doli?
Çfarë thoshte ai i marrë.
Ku doli?
Ku ishte?

Pse nuk e kishin parë. Kafsha që kishte rojen, një këlysh besnik i atij pushteti të qelbur qeshi nën buzë thua se po kënaqej që po luante me vajzën që kërkonte të shihte të atin.
Papritur, ajo u tërhoq e lebetitur , e aty thotë se diçka i ndodhi, një tërmet i fuqishëm shpirtëror i cili vazhdonte edhe më i fortë prej dënesave. Mezi e sollën në vete. Por si e shikon, Cdo ditë e më tepër ajo pëson atë dridhje që ngjan ti trondië shpirtin, sa vjen edhe më tepër. I them të harrojë sepse ashtu si vepron dëmton vehten , e ,edhe unë s’kam mirë ta shoh të rëgjohet..Shoku im mbaroi .
Nuk kishte më të thoshte asnjë fjalë ,pèr Ate qe njè besim i flaktè te DEMOKRACIA e ka ngritur ...
Veç,...U ligështua... dhe... uli kokën.
O Zot! Thashë edhe unë pa dashur. Po si të mos dridhet gruaja e shkretë ! E kishte humbur të atin njëherë kur ishte pothuaj dy vjet, dhe më pas e kishte parë tè parakalonte në një arkë druri ,me gozhdë të mëdha dhe kjo ishte e gjitha pse donte te ronte i Lirè ..dhe ,..nuk la veçse Shembellin e Madh..
Vellezer ,ah, nderon i kete shpirt Madh qe do te thotè : fuqi mendore dhe shpirtèrore , VIRTYT SHQIPTARI qe , dha atè shembellin : nje jete Trimi .
Qysh kur ishte 2 vjet e kishte humbur ... ajo që fitoi në gjithë këtë histori: Tërmetin Shpirtëror që ia shkundte trupin dhe çel ne drite dyert e zèmrès dhe te mendjes te njeriu- Njeri sa herë që i kujtohej ajo ngjarje makabre.
E martë, më dt. 17.VI.2014 - Ksenofon M. DILO


Nga Ksenofon DILO:
...Dèda

Është aty në krye të vatrës dhe po na fton të gjithëve të këndojmë. Mbamani, të gjithë mbamani këngën. Le të dridhet e të ngrihet isua e kënga të gjëmojë, të plasë hasmi që përgjon prapa derës...
Djalin në burg e ajo s’ja bëri kurrë qefin hasmit. Djemtë në internim e asaj s’ju drodh qerpiku e nuk e pa ELISAVETA (RUCI) DILO kush të nduket e të lotojë . Ishte (Bashkeshortja e ILIA DILO SHEPERIT ) truppakët por me mendje të lartë e ju jepte rrugë problemeve si një burrë trim e i mençur.
Ishte aq e dashur dhe e mirë, na këshillonte me aq mirësi dhe urtësi sa nuk linte vend që t’i kundërshtoje . Përkundrazi bëheshim copa që t’ja plotësonim dëshirat.
Ato ishin me të vërtetë dëshira,sepse dashuria e saj nuk e lejonte të na urdhëronte. Ne e dinim dhe e respektonim dhe e dëgjonim gjithmonë me aq shumë dashuri e mirënjohje. E dija kur ishte e mërzitur e i shkoja pranë me kokën lart sepse, megjithse i vogël, vetja më dukej burrë e mendoja se mund ta ndihmoj. E dija ama edhe kur nuk ishte e mërzitur dhe i shkoja pranë përsëri, por me kokën poshtë sepse sapo i afrohesha ajo më përkëdhelte kokën me dorën e saj të reshkur nga pleqëria por aq të dashur e të ëmbël për mua. Kisha nevojë edhe për ato përkëdhelje si kisha nevojë edhe për këshillat e saj.
Deda ime, gjyshja ime e dashur , e shtrenjta , e paharruara gjyshja ime! Edhe tani, që, duke rendur vitet më veshën robën e tyre e më dhanë hijen e rëndë të viteve të ngarkuara e të rënda prej dhjetëvjeçarësh edhe tani, më shumë se kurrë ndjej nevojën për atë përkëdhelje të shkurtër por të ngarkuar buzë më buzë me shumë shumë dashuri.
E derdhshme, e ëmbël por edhe e fortë dhe e vrazhdë dashuria e gjyshes sime të dashur. E rritur mes gjigandash, megjithse e pakët dhe e dobët ajo shkroi historinë e saj si motër e Aristidh Rucit, njërit prej atyre që ka firmën e tij të ndritur pranë firmës së Ismail Qemalit në ditën e parë indipendente të Shqipërisë, në ballkonin historik prej ku u shpalos e u ngrit Flamuri Shqiptar i lirë e krenar, grua e bashkëshorte e denjë e Ilia Dilo Sheperit, njërit prej patriotëve që shkriu jetën për Shqipëri e shqiptarizëm, dhe nënë e atyre bijve që i vunë shpatullat mëmëdheut e luftuan e punuan si ata e askush tjetër për një Shqipëri të lirë, të pushtetshme e fisnike , ashtu si e meritonte ajo mëmë që me nëna si Deda kishte rritur bijë të tillë.
Furtunat që kaloi ajo grua ishin të tmershme. Një jetë të tërë , kishte përpara armiq që deshin të shtypnin e të shuanin Shqipëri e shqiptarizëm e ajo Nënë në folene e Shqipërisë që duhej të mbijetonte , motër e atyre që natë e ditë punonin për atë Shqipëri dhe luftonin me egërsinë me armiq që nuk reshteshin e që kishin për qëllim zhdukjej e Shqipërisë, shqyerjen e saj në kafshata që të kënaqnin epshet e tyre shtazore e të pangopura ndaj këtij vendi. Por Shqipëria kishte bijtë e nënave si Deda që nuk u përkulën, që nuk u lodhën, që nuk u tërhoqën kurrë nga balli i luftës për mbrojtjen e saj. Kur Deda e drithëruar shihte se ata luftonin me djaj të panumurt, nuk ju foli kurrë njerëzve të saj për frikën që kishte.
Ajo ja kishte bërë kurban Shqipërisë njerzit e saj të dashur dhe e dinte se, që të luftosh e të japësh edhe jetën për Atdhe, do të thotë të mos vdesësh kurrë. Sa herë e kishin dëgjuar të thoshte: Përpara burra, përpara trima. Ç’do gjë sado e rreikshme që nuk të vret, të bën më të fortë e më të devotshëm për betejën e ardhshme.
Ruajeni veten nga goditjet e pas shpine. Atdheu nuk ka nevojë për të vdekur, por për trima e luftëtarë që do luftojnë për të.
Asnjëherë nuk ju tha atyre se kishte frikë për jetën e tyre që ishte në rrezik çdo sekond. Jo! Ju dha si një nënë trimëreshë uratën dhe i dërgoi aty, në ballë të luftës, sepse e dinte se kur lufton për një gjë të shenjtë, ke Zotin me vete dhe gjithashtu e dinte dhe e ndjente si një patriote e flakët që Atdheu në gjendjen që ishte së pari kërkonte sakrificën e nënës dhe pastaj, kur ishte e sigurt që kishte atë, Atdheu ishte i sigurt se nuk do ta linin në mëshirë të duarve e dhëmbëve të fëlliqura që donin ta shqyenin.
Me çfarë e me kë nuk luftoi Deda ime. Dëshmitare e paturpësive të shovinistëve në bashkëpunim me turkun që kishte 500 vjet që kishte në robëri Shqipërinë, Ajo diti të qëndrojë si burrëreshë kur ja morën burrin e ja dënuan me vdekje. Krenohej më pas , kur kujtonte që burri i saj me një heroizëm madhor, tha fjalët që i shkroi historia: “Edhe sikur të më therni , nuk do të dalë gjak prej fytit tim por një A, një B, një C !..”
Po si të mos krenohej Deda ime, si të mos vishte ajo kostumin e bukur Sheperjot që e kish qendisur me duart e saj të arta e të mos shkonte duke kënduar në festën e madhe të indipendencës?
A kishte më krenari të madhe se sa të ishe motra e Aristidh Rucit, dhe bashkëshortja e Ilia Dilo Sheperit? Pa ja niste këngës Deda ime e buçiste Sheperi i gjithë, kënga përcillej prej jehonës së maleve lart në qiell e Shqipëria e tërë këndonte e gëzonte kur gëzonte Deda ime, sepse Deda ishte një nga ato zemra që i fliste drejt për drejt mëmëdheut, ishte një nga ato gra që e siguronte mëmëdheun se , përderisa kishte nëna e gra e motra si Deda, Shqipëria do të jetonte përjetë të jetëve.
Kur Deda si shqipe e vërtetë shpëtoi gjithë familjen atëherë kur si hajdutët drej shtëpisë së saj u turr një shpurë ujqish që të zbulonte se ajo shtëpi ishte vatër shqiptarizmi, sepse aty brenda në një kohë kur ishte e ndaluar edhe të flisje shqip aty ishte hapur fshehetas një shkollë shqipe, kur Deda pra si një shqipe e vërtetë zhduku për vetëm disa minuta çdo gjurmë që do të bënte ujqit të vërsuleshin e të shqyenin pamëshirë çdo gjë që do të gjenin përpara, sepse kishin me vete forcën e armët dhe ju mungonte vetëm një provë sado e vogël, kur ata pra erdhën në shtëpi e kontrolluan dhe kthyen përmbys gjithë shtëpinë por falë kujdesit të Dedës nuk gjetën asgjë, ndërsa hikën me bishtin në shalë , gjyshja me krenari nxorri nga sgrazhdi i kalit ku kish fshehur librat shqip e me dashuri i vuri në vendin e tyre, në dhomën ku shkolla shqipe, do të ishte gati për Shqptarë që do të vinin në mbrëmje e do të ligjëronin A, B, C.... Gjyshi kur dëgjoi prej Dedës qysh kishin shpëtuar, tha vetëm ;Moj SAVE !
Kaq. I kishte thënë të gjitha. Kishte thënë se ajo ishte një heroinë dhe se ato dy fjalë mjaftonin për të treguar se shqiptarizmi nuk mund e nuk do të shuhej kurrë, se Shqipëria me nëna e gra si Deda, kishte siguruar përjetësinë e egzistencës së saj! Kurrë nuk u përkul Deda ime. Ajo qëndroi si burrëreshe megjithse na dogjën shtëpinë e sidomos ishte një shtyllë e fortë edhe për gjyshin që u ligështua. Vetë zemra e saj e dinte se sa shumë dhimbte. Atë bibliotekë që e kishte në zemër ILLIU i saj e kishte edhe ajo.
A s’ishte ajo që qëndronte si një luaneshë prapa dyerve të asaj biblioteke e kujdesej që ILLIU i saj të punonte i qetë, duke ditur se Ai aty bënte punë të mëdha? A s’ishte po ajo që kishte marrë pjesë aty në ato trapeza në kuvendet e gjata në mes kollosësh që luftonin për Shqipërinë, e kishte dhënë edhe ajo mendimin e saj që ishte vlerësuar gjithmonë? As’ishte ajo shtëpi vatra ku ajo solli fëmijët e saj që si shqipe krenare fluturonin duke punuar për Shqipëri. Dhe në fund, a s’ishte ajo gruaja, nëna dhe gjyshja që do t’i duhej edhe kësaj radhe të mbante drejt plorin e anijes Dilo, e cila nuk pushoi asnjëherë, nuk u la asnjë çast e qetë prej armiqve që nuk ju reshtën kurrë Shqipërisë.
Nuk u përkul, nuk u ligështua, nuk i mungoi kurrë trimëria, nuk pati asnjëherë dyshimin më të vogël për sa i përket drejtësisë së rrugës ku eci e ku udhëhoqi si një burrëreshë e vërtetë familjen edhe pas vdekjes së Gjyshit.
Ajo krenare! Deda e pamposhtur, e dashur me mikun dhe luftëtare me armikun, Deda që jeta e qëllonte pamëshirë por që vetëm i kaliti trimërinë dhe e bindur që njëherë do të vinte koha që hitoria të fliste me gjuhën e së vërtetës, kurrë nuk u thye.
Vetmohimi i saj ishte vetmohim që do ta kishin zili edhe më të fuqishmit, edhe më të devotshmit. Sepse ajo nuk ishte vetëm vetë luftëtare; Deda ime ishte motër, grua mëmë dhe gjyshe luftëtarësh, frymëzimi dhe kolona e një plejade të tërë trimash që vetë ajo i rrethoi me dashurinë e saj të pamatë, i këshilloi me mendjen e saj të fortë, ju dha rrugën e ju ndriçoi monopatet ku duhej të ecnin, i frymëzoi me devotshmërinë e saj shembullore dhe i mëkoi që me qumshtin e gjirit atdhedashurinë dhe patriotizmin.
Kur ajo më në fund me një kapitje të lehtë deshi të qetsohej, unë mora pas një jave telegramin . Deda kishte shkuar të çlodhej. Po!.. Kishte shkuar e unë nuk pata mundësinë ta përshëndes për herën e fundit sepse pas një jave që erdhi telegrami, qëllimisht i vonuar, nuk kishte mundësi ta përshëndes sepse ajo tashmë ishte në shtratin e tokës mëmë. Po, ja ku tani , nuk e di pse ju jam mirënjohës atyre që qëllimisht e vonuan telegramin. Ishin ata që e lodhën më shumë Dedën time të mirë. Ishin komunistët terroristë që deshën ta hidhnin në skutat e dëshpërimit me arrestimet , me tmerret me interrnimet, me gjithë ato që ua kalonin, po, po ua kalonin gjithë tmerreve që kish kaluar ajo grua heroike mëmëdhetare. Sepse ata luftuan si horrat duke goditur pas shpine e duke të rrahur ditë edhe natë pa të lënë të qashë, sepse ata bënë atë që nuk ishte dëgjuar kurrë, shtinë vëllanë kundlër vëllajt e kur nuk ja arrinin qëllimit vrisnin, prisnin, të rrëmbenin nder e gjithçka kishe të shtrenjtë e të shenjtë e sidomos, të rrëmbenin lirinë e të zhysnin në burg sepse... ishe patriot i vërtetë, sepse ju thoshe që bënin gabime e sepse ju tregoje që një ditë do të vinte dita kur do t’i gjykonte historia.
A s’ishin ata që i sekuestronin shtëpinë, tokën, që vidhnin njeriun e pafajshë, që e çnderuan Shqipërinë pa patur as më të voglën ndjenjë pendimi? Ajo e dinte që ata ja dogjën shtëpinë, ata e vodhën dhe i rëmbyen bile dhe prikën e vajzës së saj, Viktori , dhe përdhosën kombin duke e ç’kombëtarizuar e duke e shitur nder e lavdi që kish fituar Shqipëria në shekuj tek sahanlëpirësit stalinistë e jugosllavë. Zemra e Dedës dhembi. Ka mall për bijë që katilat ja syrgjynosën, ka dhimbje për Shqipëri dhe me zemër të lavosur, nuk ka më gëzim. Nuk ka më festa e nuk ka më këngë. Ku ishte kostumi i saj i bukur që stoliste festat në shtatin e saj të hajthëm... Edhe atë e vodhën. Kush? Të pabesët, vëllavrasësit, kriminelët që me gjak mbytën brenda një kohe rekord atë që për shekuj e shekuj Shqiptarët e kishin mbrojtur e ndërtuar! Deda u dënua edhe me atë që kujtonin terroristët se mund ta bënin pa patur as më të voglën ndjenjë njerëzore, e dënuan me vetmi, pa i parë dhe gjithè bijtë e saj..., edhe në rrugën e saj të fundit drejt amëshimit. Por si i thashë edhe më lart për këtë, në këto momente, u jam mirënjohës. Nuk e pashë gjyshen time të mirë Deden e dashur në shtratine vdekjes dhe për mua ajo është akoma gjallë.
Patjetër që ajo ka dritën e Përjetësisë që e rrethon, por për mua Ajo do të mbetet ashtu si e e shihja gjithmonë në krye të këndit, e gatshme të më japë ledhatimin e saj të dashur, këshillat e saja tè vyera.
Deda ime e mirë, e paharuara, e dashura, trimëresha Deda ime!!!

E hanë, më dt. 29.IX.2014
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4430
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Ksenofon DILO:
BIBLIOTEKA
Imazh

Nuk kam dëshirë për të shkruar, kam ethe. Më ka kapur një ndjenjë që mundohem ta përcaktoj e nuk gjej emrin e saj. Që në momentin që e pashë fotografinë sytë po shihnin të mrekulluara atë pamje dhe ,përveç mrekullimit, habisë,por edhe mosbesimit kishte dhe diçka tjetër që mëmundonte e më dërmonte.
Flasim për vitin 1944, qershor 1944.
Ajo mrekulli shndrohet në tym sikur të mos kish qenë kurrë dhe ..ka mbetur vetëm ajo fotografi për të treguar..çfarë? Le të më thotë dikush çfarë përveç lashtësisë kishte më pak ajo se piramida e Keopsitt, kopshtet e varura të Babilonisë, Tempulli i Artemidës ne Efes ,Shtatorja e Zeusit në Olimbia ,Mauzeleumi i Mauzolit në halikamas, Kollosi i Rodhosit, Fari i Aleksandrisë? Ku qëndronte mrekullia tek këto të shtata dhe çfarë kishte më pak ajo bibliotekë e ngritur në qendër të një errësire paditurie dhe mesjete të tej varfër dhe vetëm prej një njeriu të vetëm.! Dëshira e tij me çfarë mund të krahasohet vallë dhe çfarë nuk ka ajo që e kanë ato të cilat u ngritën me mundin e mijëra njerëzve, që nën kërbaçin e skllavërisë kishin pështyrë gjak për të ngritur ato të cilat u quajtën Shtatë mrekullitë e Botës. Shikojene këtë bibliotekë. Salla është një sallon plot dritë dhe pastërtia e mrekullia janë ato që e veshin me një shkëlqim të rrjedhshëm. Thua se raftet , me volumet e librave të vendosura sejcili në vendin e caktuar sipas emrit dhe rëndësisë së përmbajtjes së tij duan të flasin e të tregojnë se sa me kujdes e me sa shumë dashuri ata kanë marrë në gjirin e tyre ata thesarë të rallë diturie.. Vetëm ajo renditje kishte dashur aq kohë sa ju desh ndërtuesve t ë piramidës së keopsit, duke patur parasysh se ata ishin me mijra kurse aty kishte punuar me kujdes e dashuri vetëm një mendje e dy duar që preknin me aq shumë dashuri çdo libër, e që me siguri sejcili prej tyre , mbasi ishte lexuar kishte marrë vendin e merituar.

Një punë kolosale.
Kush mund të thotë të kundërtën? Nuk e shoh atë bibliotekë thjesht si një sallë me rafte e me libra , mijra libra të vendosura për të qënë raftet të bukura. Ajo bibliotekë , për të cilën dhe me të cilën ishte rritur ati i madh i gjuhës shqipe babai i pavdekshëm i saj Ilia Dilo Sheperi ,ishte më i madh se fari i Aleksandrisë që bënte punë vetëm natën për të thirrur në breg anijetmqë luftonin në oqeanin e trazuar. Biblioteka Ilia Dilo Sheperit ishte më madhështore sepse kishte lindur në mes të një errësire si thellësia e pusit dhe sekondë për sekondë, minutë për minutë, orë për orë, ditë për ditë javë e muaj e vite ajo madhohej ashtu si madhohej e rritej edhe Ilia Dilo Sheperi.
Krahas krijimit të familjes me mësimet dhe me vullnetin e patriotizmin e pashoq, ai ngriti dhe atë shtatore mbinjerëzore. Nuk ishte shtatorja e Zeusit por shtatorja e diturisë, që duhej patjetër të shpërthente e të lulëzonte në tokën e djerë ashtu si shpërthenuin lulet shumëngjyrëshe në kopshtet e varura të Babilonisë. Ishte mendja dhe dashuria e tij gjigande , vetëm ajo duke mos njohur lodhje por duke punuar ditën edhe natën e duke mos u larguar prej asaj që po rritej e po madhohej me dashuri , ndërsa brenda Mësuesit të madh vlonte llava e dëshirës për shqiptarizëm.
Sepse bibloteka ishte horizonti prej nga do të dilte dielli i ndritshëm i diturisë, do të derdheshin rrezet e tij kudo në Shqipëri dhe mëmëdheu do kishte krenarinë e dijeve të pashoqe , ato që do ti hapnin Shqipërisë rrugën drejt botës Një vend përparon kur ka arsim. Këtë e dinin të gjithë në atë familje të madhe që kishte jo bij e bija , por luanë e luanesha. Ato respektonin punën dhe veprën e Babajt dhe krenoheshin me 'Të. Ishte mësuesi i madh, ishte Ai që nuk do të pushonte kurrë punën e tij për të përhapur dije dhe dituria që do të mbillte do të kishte sigurisht frutet e bukura të intelektit.Ishte Ai që megjithse i kërcënuar, i ndjekur , i dënuar deri me vdekje, tha se, edhekur ti prisnin fytin, nuk do shihnin të rridhte gjak por një A, një B, një C. Ky njeri madhështor merakli dhe nikoqir i pashok , kishte treguar me punën e tij se ishte një fisnik i lindur dhe se fisnikërohej çdo ditë e më tepër duke reflektuar mirësi patriotizëm dhe dashuri për këtë truall për gjuhën dha për dinjitetin e tij përballë vetes e përballë botës mbarë.. Nuk lexonte enciklopeditë, librat e panumurt . Ishte një studiues rigoroz dhe njëkohësisht me leximin punonte për gramatikimin e gjuhës shqipe. E bënte atë të lirshme e të lehtë porsi shqipe të vërtetë që do të çante hapësirat e paana të përsosurisë e që do të ishte edhe krenare sepse vetë babai i saj duke studiuar e duke patur në dorë çelsin e disa gjuhëve të huaja , kishte provuar jo vetëm pasurinë e saj por edhe lashtësinë e dhe zemërgjertësinë e saj për t'ju dhuruar gjuhëve të tjera më pak të vjetra se ajo, bukuri prej bukurisë së saj , madhështi dhe melodi nga e saja...
Njëherë kur lartmadhëria e tij Zogu i kërkoi do libra, ILIA - Ai qe shkembente dhe frymemarrje me librat se,dhe krevatin e tij e kish prapa asaj skrivanie te biblioteke - me thjeshtësi por edhe me sigurinë që i jepte vendi dhe pozita në të cilën ndodhej, me krenari dhe me buzëqeshje fitimtare iu përgjigj se blinte libra nuk...shiste. Kështu i foli mbretit, sepse dinte që fliste në një njeri të formuar e që do të dëgjohej e respektohej prej tij , si edhe u respektua..Por sa pare bënte...

Ja ku erdhi lufta dhe mbiu fara e keqe terroriste e komunizmit, dhe çdo gjë u mbulua nga reja e zezë e një tradhëtie të paparë. E njihnin ILIA DILO SHEPERIN !Kishin njohur shumë mirë punën dhe luftën e luanëve bij të tij, dhe vendosën
ta godisnin aty ku i dhembte më shumë. E para shtepi ne Sheper ne flake ne operacionin e qerashorit …Pararoja gjermane ne krye nje desertor te brigates se pare E dogjën shtëpinë, me mijrat e librave , me 13 vëllime studimi gjigant për gjuhën shqipe dhe me dokumentacionin e rallë që kishte brenda ajo bibliotekë! E dogjën ata që nuk donin të dilte dielli i ndritshëm i diturisë e i atdhedashurisë, Ata që donin jo të mësonte populli por të
rinte në errësirë e të mos ndihej kur të vidhej , të rrihej , të
burgosej , të përdhunohej...Ilia Dilo Sheperi morri goditje drejt në
shpirt “ Dhe ja : Kur te zbritur nga Mali i Rapavices (Katali) ju afruan shtepise i foli i biri –Malja :Baba me shume do duronje dhimbjen e humbjes se 2 djemve( se dikur ajo celule kom.mbledhur fshehtas ferrash kish vendosur t’ja vriste Janin ne Korçe ,me njesitin e Selman Vishocices,dhe Mihalin ne qafe te Dhembelit nga njesiti i dores zeze por te dya pa rezultat…) apo djegja e shtepise me biblioteken ..e , për herë të parë –kujtonte i biri per BABANE -ndjeu të ligështohet pèr to ..,qe” gjithe Shqiperia do ndjeje keq” e kuptojë se nukkishte më kohë e se koha e forca tashmë ishin në duar të ndotura.
Zot, pse nuk ka dhe 7 tmerret më të mëdha të botës. Jam i sigurt se terroristët shqiptarë,Mugosha i ardhur ate kohe ne Sheper ferkonin duart e geloni.. për zhdukjen e bibliotekës ,sa e sa dokumentave qe deshmonin shume pèr Kombin tone, pèr shqiptaret e SHQIPERINE po dhe , për mijëra e mijëra krime të padëgjhuara por sidomos edhe për ç'varrosje do të kishin njëvend dukshmërisht të turpshëm ndër tmerret më të mëdha të botës. ..E shikoj fotografinë dhe mendoj sikur biblioteka të egzistonte akoma. Mendoj që ajo të kishte funksionuar si far diturie dhe lotë të nxehtë rrokullisen .Qaj moj zemr e shkretë, qaj me lot.
Kush e sheh të mirën e nuk e do në këtë botë.
Po i keqi , të keqen e vjell dhe nuk le, e mira të rritet e lule të çelë.
Kush si ILIA DILO SHEPERI do mundet tani të punojë aq shumë, të rritet e të mbledhë aq shumë gëzim aq shumë dëshirë, sa të ndizet përsëri horizonti që ka mbetur i nxirë...
Ksenofon M. DILO, E shtunë, më dt. 13.IX.2014
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4430
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Vilhelme Vrana Haxhiraj
Një takim mbreslënës në muajin e letërsisë shqipe
Reportazh

Imazh

Bisedë me nxënësit dhe mësuesët e shkollës 9 vjeçare “Razip Sadikaj” Lubonjë

26 tetor. Muaji i letërsisë duket tej i vakët!? Thua ta kenë harruar? Pse kjo gjendje apatie? Mos vallë kaq pak vëmendje i kushtohet letërsisë në qytetin tonë?! Oh,ç’ mëkat!
Gjithsesi pragvjeshta e pasme po galopon për t’ia lenë vendin stinës së mantelit të bardhë dhe për çudi koha është e mrekullueshme, si në pranverë. Isha ftuar nga drejtoria e shkollës së qytezës Lubonjë, e cila ndodhet gjatë rrugës që shkon për Armen –Selenicë. Gjendet vetëm 15 km larg nga qyteti i Vlorës. U nisëm për të qenë në kohën e duhur. Megjithë troshitjet e makinës nga rruga e plagosur prej kohëtranzicionit që kushedi se kur do të marrë fund, bashkëshorti im, Fitim Haxhiraj dhe unë ishim të emocionuar.
Mbrritëm...
Pozicioni gjeografik i Lubonjës duket si një vend strategjik, ku gjysma e kufirit të saj rrethohet nga kodra të gjelbëruara, kurse këmbët kjo qendër i ka shtrirë sa gjatë e gjerë në fushën aluvionale e mjaftë pjellore buzë lumit Shushicë, që bashkë me ujin sjellë copëza jete Labërie, të cilën e përshkon mespërmes. Herë e qetë, herë vjen gjithë tërsëllim sepse Shushica është lum malor, vetëm në rrjedhën e poshtme(në këtë zonë) kthehet në lum fushor. Pasi ndan fushën e Risilisë e të Llakatundit nga perëndimi me fushën e Armenit në lindje, që quhet Mesarak(arat mes lumenjve) pasi kjo fushë e pamatë ndodhet mes Lumit Vjosë e degës së tij, Shushicës që derdhet në veriperëndim të kësaj fushe. Duke rrjedhur mes këngësh dhe ligjërimesh, herë sjell ninullat e gjysheve, herë këngët e trimave, herë hakërrimën e maleve të rënduar nga pesha e borës , pse jo nuk sjell edhe hallvitet e njerëzve të lodhur. Pastaj për të qetësuar sjell polifoninë e bukur e të pakrahasueshme labe, që u këndon djemve që kanë marë rrugën e mërgimit.
Dikush me të drejtë mund të pyes se pse ishim të emocionuar ne si çift... ?
Shkolla “Razip Sadikaj”ku unë isha e ftuar me rastin e muajit të letërsisë, është çelur për herë të parë si shkollë verore në gushtin e vitit 1956 nga një djalë i ri nga Armeni, Fitim Haxhiraj, i cili sapo kishte mbaruar politeknikumin e Durrësit. Meqë kishte nevojë për mësues, të riun, si shumë të tjerë e trainuan në një kurs pedagogjik disa mujor dhe e emëruan mësuesin e parë të kësaj shkolle që nuk kishte as godinë, as banka dhe as mjete mësimore. Gjithsesi Fitim Haxhiraj pati mbështetjen e njerëzve që e donin arsimin, ndaj autoritetet përkatëse e ndihmuan dhe e përkrahën. Për t’i dhënë kurajo këtij djali pa arsimin përkatës dhe pa përvojë, erdhi dhe e prezantoi mësuesin e ri, Kryeinspektori i seksionit të Arsimit, Muhamet Golemi, një mësues dhe metodist model. Bashkë me të ishte dhe Leonidha Prifti, drejtor i grupshkollave (Armen, Lubonjë, Picar dhe Mesarak, me qendër në Armen), të cilët kanë krijuar atë plejadë mësuesish të sakrificës për arsimin.
Ai gjeti mbështetjen e Shefit të Sektorit të Fermës,Maliq Çino sepse Lubonja ishte sektor bujqësor e blegtoral që varej nga Ferma e Llakatundit. Jo më pak se të tjerët e ndihmoi Xhebro Gjika, përgjegjës i blegtorisë së fermës, së bashku me drejtorin e përgjithshëm të blegtorisë, Hasan Muço. Kurse bujaria e Imer Gjoligut i kaloi caqet, duke liruar një nga dhomat e shtëpisë së tij që e shndëruan në shkollë. Merita e ziles së parë të shkollës së parë në Lubonjë, i takon z.Fitim Haxhiraj që e kujton me nostalgji këtë ngjarje të bukur për t’u dhënë dije, të mësonin të shkruanin e të lexonin gjuhën e ëmbël shqipe fëmijët e rritësve të kopeve me bagëti që vinin nga zonat e ftohta të Korçës për të dimëruar në klimën e butë të Vlorës. Në pranverë edhe mësuesi i tyre migronte bashkë me familjet vllahe për të vazhduar procesin mësimor pa shkëputje si në Kulmak. Ishte punë e vështirë për të se punonte me 4 klasa kolektive duke alternuar klasën e parë me të tretën dhe të dytën me të katërtën, por ishte bukur kur dëgjonte që ata vocërrakë lëçisnin në gjuhën e mëmës, në gjuhën e vjetër shqipe. Pikërisht këto kujtime solli ndërmend Fitim Haxhiraj qysh kur nisëm rrugën për aty.
Krenaria është e drejta e tij legjitime, sepse është mësues i parë i Lubonjës, gjë të cilën e kanë harruar pa dashje apo është mohuar me vetëdije. Ndaj ai i kujton me nderim gjithë këta zotërinjë që e ndihmuan për mbarëvajtjen e punës, madje edhe prindërit që u kujdesën si për fëmijët e tyre edhe për mësuesin që rrugëtonte në shi e në të ftohtë, që të mos ngelej pa ngrënë. Si mund ta harrojë mësuesi i parë i kësaj shkolle prindin shembullor Naqe Xhavara?!Çdo shkollë apo institucion ka një ditë të parë fillestare. Ndaj shkruhen ngjarjet,datat në histori që ajo të mos shtrembërohet dhe të tjetërsohet.

Takimi me stafin pedagogjik të shkollës së Lubonjës

Drejtoresha e shkollës, znj. Fiqirete Sheremetaj, e vetmja që jeton me familjen dhe fëmijët në Lubonjë, na mirëpriti ashtu siç dinë të presin gratë labe dhe aq më tepër kur janë të arsimuara, respektin e kanë të dyfishtë. Bëri njohjen time me stafin pedagogjik prej 10 mësues dhe dy edukatore kopshti, që janë nën drejtimin e saj. Ky kolektiv me 13 mësuesë u japin mësim 125 nxënësve nga të cilët 32 janë parashkollorë dhe 93 nxënës që vazhdojnë programin mësimor në 9 klasa. Sipas bisedës me drejtoreshën mësova se ka rënie të numrit të nxënësve, krahasuar me vitet e kaluara. Kurse për vitin akademik në vazhdim 2016 -2017 me vitin e kaluar 2015-2016 nuk ka ndonjë ndryshim. “Ky fakt më kënaq si drejtuese se është një tregues që nuk do të kemi paksim të numrit të nxënësve. Kjo është edhe meritë e stafit pedagogjik që është i përgatitur, secili ka profilin e vet dhe kanë përvojë të gjatë në mësimdhënie.Gjithashtu u jam mirënjohëse pushtetit vendor që siç e shihni është i pranishëm në këtë takim letrar edhe administratori i komunës, anëtar i këshillit bashkiak të Bashkisë Selenicë, z.Haxhi Sulaj si dhe kryetar i bordit të prindërve z. Zaho Revaj, që jo vetëm na janë gjendur pranë në çdo situatë,por edhe na plotësojnë kërkesat për materialet që mësimi të kryhet normalisht. Siç e shihni numri i nxënësve është i vogël dhe mësuesit kanë krijuar marrëdhënie shumë të mira me ta, pasi edhe si kolektiv ne kemi harmoni. Natyrisht në kushte të tilla që varen nga ne si mësues, mësimi zhvillohet brenda të gjitha kritereve metodike dhe kërkesave bashkëkohore.Ka shumë mangësi që duhen plotësuar. Meqë disa nxënës banojnë jashtë Lubonjës vijnë në shkollë dhe kthehen në shtëpi me autobuzin e mësuesëve, të cilët banojnë të gjithë në Vlorë. Gjithë stafi pedagogjik është i angazhuar për aktivitete edukative konkurse historie, gjeografie, koncert për mbylljen e semestrit të parë dhe Krishtlindje. Psh: sot do të shpallim fituesit e konkursit letrar dhe vizatim”- përfundoi ajo dhe më ftoi në një sallë të madhe, ku më prisnin fëmijët e ciklit të lartë të shkollës dhe gjithë stafi pedagogjik. Takimin e drejtonte mësuesi i letërsisë Delo Aliaj, kurse kordinator i këtij takimi letrar ishte Fitim Haxhiraj, i cili përzgjodhi poezitë dhe parapërgatiti recituesit .

*Mes fëmijëve, atyre që do të jenë e nesërmja e kohës...

Ambienti ishte i këndshëm, fëmijët na pritën me duartrokitje dhe u çuan të gjithë në këmbë. Në tabelën e zezë kishin shkruajtur me shkronja të mëdha shtypi: “Takim Letrar me Shkrimtaren Vilhelme Vranari Haxhiraj” kurse në mur në një stendë ishin varur punimet e nxënësve në vizatim dhe pikturë., si dhe mjaftë thënie filozofgike për letësinë , për shkollën, librin...
Takimin e çeli mësuesi i letërsisë z. Delo Aliaj , i cili pasi më prezantoi para nxënësve ia dha fjalën Drejtoreshës.
Fjalën e saj znj. Fiqirete Sheremetaj e nisi me një urim mirëseardhjeje për autoren dhe përfaqësuesin e pushtetit vendor, z.Haxhi Sulaj, kryetarin e bordit të këshillit të prindërvez.Zaho Revaj, si dhe mësuesin e parë që hapi shkollën e parë në Lubonjë, z.Fitim Hxhiraj, që njëkohësisht është kordinator i takimit...
“E quaj nder për shkollën tonë që sot në këtë takim të muajit të letërsisë është e pranishme shkrimtarja më e vlerësuar në qarkun tonë, znj. Vilhelme Vranari Haxhiraj, e njohur si brenda edhe jashtë atdheut. Ajo sot do të bisedojë me ju për letërsinë që ju e pëlqeni si lëndë, pasi keni thurur poezi, keni krijuar tregime, përralla. Cila është shkrimtarja jonë , që kemi mysafire.” -Ajo foli për jetën, arsimimin, mohimin që i është bërë autores, veprimtarinë e saj shoqërore lidhur me emancipimin e gruas dhe të gjithë shoqërisë. Më pas kaloi në jetën letrare, një jetë e mbushur me botime dhe shumë e suksesshme. Ka botuar 40 libra në disa gjini, prozë e shkurtër: tregim, novelë, skicë: Prozë e gjatë: roman, ku përfshihen 20 të tillë, publicistikë, studim, letërsi për fëmijë dhe skenarë për të vegjëlit. Është përfshirë në mbi 20 antologji shqip, anglisht, italisht , rumanisht, greqisht,arbërisht etje.
Suksesin e saj e tregojnë një serë çmimesh letrare, që e kalojnë numrin 20, Ku mes tyre unë do të veçoja: Çmimin e Karrierës, Çmimin Internacional, Gj.K.Skënderbeu( Itali), Premio Internazionale di poesia(2010-2012-Itali),”Pena e Kristaltë” –Suedi, Çmime në Prizren, Bukuresht, Greqi, Çmim të parë në Mal të Zi, përsëri çmim të parë në Suedi, Personalitet i shquar i Labërisë, Personalitet i shquar i Qarkut Vlorë, Medalje Argjendi, Nga presidenti i Republikës ka marë Urdhrin “Mjeshtre e Madhe e Penës”, shoqëruar me Medalje Ari etje... Është kënaqësi për mua që shkrimtarja të bisedojë me Ju”- dhe ma dha fjalën.

*Nga fjala e autores

Në rrëfimin tim unë u fola shkurt se si lindi shkrimi në botë, etapat e zhvillimit të letërsisë evropiane dhe asaj shqiptare.
“Të dashur fëmijë! Është kënaqësi që sot ndodhem mes jush. Në fshatin tuaj jam emëruar mësuese kur sa dola nga bangat e shkollës pedagogjike.Kjo godinë e shkollës suaj është e re. Më kujtohet se më16 gusht 1962 jam paraqitur në një godinë të vjetër dykatshe, nën rrugë. Pas 2-3 ditë regjistrimesh, më transferuan në ciklin e lartë të shkollës së Armenit.
Para se të merresha me krijime letrare, unë kam qenë mësuese e gjeografisë dhe edukatës qytetare, si profesori juaj. Kam filluar të shkruaj vonë në moshën 52 vjeçe. Rregullisht nisa të shkruaj në moshën 54 vjeçe dhe ende vazhdoj të botoj libra. Letërsia si shkencë është e bukur, të bënë për vete, sepse në faqet e librave njeh jetën dhe mëson prej tyre. Është lënda që të hapë portat e jetës. Në lashtësi njerëzit merreshin vesh mes tyre përmes figurave të vizatuara apo të gdhendura nëpër mure shpellash a faqe malesh e kodrash.
Jeta mbi tokë nisi me lindjen e njeriut. Më pas lindi fjala si mënyrë komunikimi. Ende nuk kishte lindur shkrimi, pasi mungonin shkronjat,letra, lapsi, boja. Filimisht u zhvillua letërsia gojore që transmetohej nga njeri tek tjetri, nga brezi në brez në formën e gojëdhënave. Ose këndohej nëpër rrugë si bejte apo rapsodi.
Shkrimi i parë që i takon shek XVIII pr.Kr.është gjetur në Lindjen e Mesme, në Babiloni (Mesopotami) që gjendej mes lumenjve Tigri dhe Eufrati, në veri të Indisë. Të shkruara mbi pllaka të mëdha guri më1900, arkelogët gjetën Ligjet e Hamurabit (mbret i Babilonisë)i cili vdiq rreth vitit 1750 pr.Kr, që njihen si të parat kode ligjore të shkruara në botë. Me lindjen e papirusit e me zbulimin e bojës në Kinë ( Lindjen e Largët) filloi shkrimi. Më vonë prodhimi i letrës bëri që të nisë botimi i veprave letrare. Letërsia nisi në Greqinë dhe Evropën antike. Autorët e parë ishin Homeri, Sokrati, Sofokliu, Platoni etje, ndërkohë mori hov letërsia latine me autorët: Virgjili, Horaci, Tibuli, Katuli, Dante, Petrarka, Karduçi Leopardi etje
Në Lindjen e Mesme, Omar Khajami shkruajti “Rubairat”; Saadiu shkruajti “Gjylistani” e “Bostani”, kurse në Afganistan u shqua poeti Rumiu.
Vlera e kësaj letërsie është po aq e madhe sa në lashtësi. Po veçoj vetëm tre autorë:
*Homeri në Greqinë e lashtë, me poemat “Iliada dhe Odisea”, të cilat erdhën si gojëdhënë nga shek VIII pr.Krishtit dhe u shkruan në shek VI pr.Kr sepse mungonte alfabeti.
*Omar Khajami lindi Nishapur të Babilonisë më 1048 dhe vdiq 1123 shkoi “Rubairat “- që u përkthyen në shqip nga Fan Noli dhe Hafiz Korça më 1924
*Dante Aligieri lindi në Firence, 1265 - vdiq më 14 shtator 1321), poeti më i madh i Italisë, që i takon fundit të mesjetës feudale dhe fillimit të epokës së re( Rilindjes Evropiane.) Vepra e tij, “Komedia Hyjnore”, që është quajtur si kryevepra e letërsisë së të gjithë kohërave. Këto tri vepra letrare janë të paktat që janë studiuar e studiohen në çdo kohë në shkollat tona.
Më pas u kalua në Rilindjen Evropiane dhe ajo e kohës moderne, ku u shquan shumë autorë si në Itali, Francë, Angli, Gjermani, Austri, Rusi etje...

Lindja dhe zhvillimi i letërsisë në Shqipëri.
Si vend i pushtuar ndër shekuj,tek ne letërsia u zhvillua pak më vonë,në shekujt XV-XVI. *Letërsia e vjetësr lindi si letërsi gojore si rapsoditë, gojëdhënat, bejtet me autorë: Muhamet Kyçyku, Nezim Berati.
*Shkrimi i parë në gjuhën shqipe është Formula e Pagëzimit që i përket vitit 1462, me shkronja latine në dialektin gegërisht: “Un t’pagzoj n’emn të atit, t’birit e shpirtit t’shejt!”,
*Më 1497 Arnold fon Harf ka shkruar në shqip pjesë nga ungjilli.
*Në vitet 1508-510 Marin Barleti shkroi “Historia e Skënderbeut”,libri i parë në gjuhë shqipe.
* Gjon Buzuku më 1555 shkroi “Meshari-n” që u botua pas1600.
*Të kësaj kohe janë veprat kushtuar jetës nga Pjetër Budi,Pjetër Bogdani dhe FrankBardhi.
*Rilindja shqiptare nisi me librin “Këngët e Milosaos” me autor Jeronim De Radën,të cilin e pasoi Naim Frashëri, rilindasi më i denjë që ndryshe quhet “Aligieri shqiptar”.Letërsia kryesisht u zhvillua në emigracion, kurse në vend, si qendra letrare u dalluan Elbasani, Shkodra, Gjirokastra,Janina dhe si qendër e veçantë ishte Voskopoja e viteve 1720-1770. Qyteti më i zhvilluar i Ballkanit jugëlindor, ku u ndërtua Akademia, Biblioteka dhe Shtypshkronja. Aty u shkruan veprat e para filozofike nga Anastas Kavalioti. Autor të kohës ishin Çajupi, Mihal Grameno, Asdreni, Ndre Mjeda etje. Kalabria u bë djepi i Rilindjes shqiptare me shumë autorë: Gavril Dara i Ri, Zef Serembe, Jul Variboba,Lek Matranga, Francesko Krispi, Dhimitër Kamarda, Zef Skiroi etje. Në vitet 1900 e në vazhdim shquhen Faik Konica, Gjergj Fishta, Fan Noli, Lasgush Poradeci, Mitrush Kuteli, Ernest Koliqi, me të cilët nisi epoka moderne që u ndikua nga letërsia dhe filozofia perëndimore. Kjo u pasua nga autorët e viteve 1930 si: Migjeni, Zef Valentini, Tajar Zvalani, Pashko Gjeçi,Mehdi Frashëri, Haki Stërmilli,Petro Marko, Isuf Luzaj,Nebil Çika ( autor i revistës Minerva),Arshi Pipa, Kuderet Kokoshi, Anton Harapi, Nonda Bulka, Eqerem Çabej, Namik Resuli, Krist Maloki, Branko Merxhani e të tjerë. Pas viteve 1950 nisi një letërsi dogmatike e drejtuar, e orientuar nga politika., përballë së cilës u zhvillua letërsia e ndaluar ose e sirtarëve (që nuk lejoheshin të botoheshin). Këta të fundit ose dënoheshin me burgim, ose u ndalohej botimi dhe qarkullimi i veprave. Pas viteve 1990 letërsia mori hov, një letërsi bashkëkohore, e cila më shumë lëvrohet në emigracion. Por letërsia që të krijojë shtratin e saj, fizionominë e saj autentike shqiptare ka nevojë për kritikë të mirfilltë dhe të jetë e organizuar në mënyrë institucionale, që të shoshitet cila ka vlerë dhe cila vepër jo.Të dashur nxënës, ju këshilloj që të lexoni sa më shumë letërsi me vlera,sepse ajo ju hap horizonte të reja. Që nesër të jeni “Dikush” duhet të ndiqni këshillat e mësuesve tuaj, që janë prindër të dytë për ju, nuk u shkon mundi dëm prindërve tuaj dhe ju do të ndiheni krenar për veten . Ju faleminderit që më dëgjuat!

*Ndarja e çmimeve për fituesit e konkursit në letërsi dhe vizatim
Disa fëmijë recituan poezi nga autorja. Më pas mësuesi i letërsisë Delo Aliaj shpalli fituesit e konkursit letrar, nga tre çmime për çdo gjini:
Në Prozë:
I-Klejda Bonjakaj- me temë: “Dashuria për vëllanë”
II-Aurel Shametaj- :::::::::::: “Në qejf për xhiro”
III- Fiorela Haxhiraj ::::::::: “Motra ime”

Fitues në poezi:
I-Marsel Haxhiraj:::::::::Thënie filozofike”
II-Alba Revaj:::::::::::::: “Pranvera”
III-Jonida Mashaj::::::: “Dhuna”

Në pikturë:
I -Shkëlzen Revaj
II -Enthi Sadikaj
III-Edina Filaj
IV- Olsi Sulaj
Fituesit e konkursit recituan apo lexuan secili krijimin e tij.Të gjithë fituesve dhe recituesve shkrimtarja u dhuroi nga një libër me autograf.
Takimi e mbylli drejtoresha me një falenderim për të gjithë pjesëmarrësit në atë takim letrar mbreslënës.

Lubonjë më 26-10 2016
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 5 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 2 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 06 Dhjetor 2022, 05:37
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari