Kritika celsi i suksesit, te pakten keshtu konceptohet kritika letrare nga kritiket e famshem letrar. Nje kend proletar i dedikuar kritikes dhe analisteve letrare konstruktive.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 3 postime · Faqe 1 prej 1
POLEMIKA E KRISTO FRASHERIT ME KADARENE PER KRISHTERIMIN
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Faqja 8 - SPECIALE Tetor 2, 2006
Polemika e vitit/ Historiani replikon me shkrimtarin e njohur

Frashëri: Kadare kërkon të politizojë edhe krishtërimin "Paganizmi shqiptar nuk mohohet as nga Papët"
ImazhImazh

http://balkanweb.com/gazeta/faqe8-9/2.htm

---------------------------------------------------------

Nëse do të bëhej fjalë për një roman të rradhës të Ismail Kadaresë, historiani Kristo Frashëri do ta kishte lexuar me shumë ëndje. Do të ishte edhe ai njëri prej atyre shumëlexuesve që lexojnë me kërshëri dhe interes çdo krijim të njërit prej shkrimtarëve më të mëdhenj shqiptarë. Por,-ashtu siç shkruan Frashëri- në rastin e “Identitetit europian të shqiptarëve”, Kadare ka zgjedhur të shkelë në një fushë ku nuk lejohen shumë gabime. Në këtë vepër, e cila është një “sprovë letrare”, pra një studim nuk mund të tolerohen gabimet apo ndryshimet e fakteve historike. Pikërisht, me këtë objektiv të qartë, pra për të mos lejuar shtrembërimin e të vërtetave historike, akademiku Kristo Frashëri i rikthehet edhe njëherë diskutimit të fakteve të veprës së Kadaresë “Identiteti europian i shqiptarëve”, por edhe asaj më të fundit, “”Hamleti, princi i vështirë”. Në një analizë të gjatë, e cila do të botohet në faqet e Gazetes Frashëri rendit të gjithë këto pasaktësi.

PAGANIZMI DHE KRISHTÊRIMI

Nga çështjet e shumta të ngritura në deba tin rreth "identitetit kombëtar shqiptar", pikëpamja që unë shtrova mbi krishtërimin të shartuar me paganizmin, apo mbi krishtërimin shqiptar "sui generis", të cilin shqiptarët e përvetësuan gjatë Mesjetës së hershme, I. Kadaresë dhe ndonjë tjetri iu duk absurditet. Madje, I. Kadareja me tendencën që ka për të politizuar çdo pikëpamje që bie ndesh me të, shkon edhe më larg. Në lidhje me këtë çështje ai shkruan se: "paganizmi ka qenë përdorur në komunizëm për të treguar se populli largpamës shqiptar, gjithmonë paskësh qenë kundër Evropës perëndimore madje aq shumë kundër, saqë edhe krishtërimi i Romës qysh në atë kohë e bezdiste, ngaqë ndonëse i krishterë, ky popull ndihej pagan. Dhe pas kësaj vinte renditja e kultit që ai kishte për bjeshkën, diellin, vetëtimën, bubullimën etj, të cilat i paska nderuar më fort se kishën". Më tej ai vazhdon:" Paganomania e rishfaqur sot, i ka ndezur kaq shumë të dijshmit tanë, saqë koleksionin e kulteve pagane e japin si vlerë identifikuese tepër sipërane, që ju bën nder, sipas tyre, shqiptarëve. Se ç'është ky nder, vështirë të kuptohet. Veç në qoftë se, sipas tyre, shqiptarët do ta prisnin si lajm të mirë faktin që, në hierarkinë e qokave primitive, do të vinin fill pas fiseve afrikane". (Shqip, 7 Shtator, 2006, fq. 5). Sipas kësaj teze, Enver Hoxha përpiqej që krishtërimit të kulturës evropiane t'i kundërvinte botëkuptimet pagane. Ky është një zbulim i ri, të cilin s'e kam kapur dot gjatë gjithë harkut kohor 45 vjeçar të regjimit komunist që e kam përjetuar në moshë madhore, nga fillimi deri në fund. Me sa di unë, regjimi komunist nuk luftonte vetëm krishtërimin, por edhe islamizmin. Pavarësisht nga tonet e luftës, Partia e Punës së Shqipërisë, me në krye Enver Hoxhën, luftonte çdo fe dhe çdo rit apo sekt të tyre. Si rrjedhim, ajo luftonte edhe paganizmin, sepse edhe paganizmi është një fe. Dihet fare mirë se regjimi komunist përpiqej t'i çrrënjoste te njerëzit bindjet fetare dhe të pengonte proceset rituale fetare duke i zëvendësuar jo me njëra-tjetrën, por me ideologjinë materialiste marksiste dhe praktikat rituale t'i zëvendësonte me format e edukimit në Parti. Në këtë front lufte nuk përjashtoi as paganizmin, ndonëse paganizmit i kishte kaluar prej shekujsh koha.
Megjithatë dihet fare mirë se Enver Hoxha i përqendronte goditjet më tepër kundër krahut nga i vinte rreziku më i madh. Ky rrezik, për regjimin komunist, në Shqipëri, vinte nga kisha katolike, jo vetëm në vështrimin ideologjik, ngaqë prelatët e saj ishin më të përgatitur kulturalisht se funksionarët e riteve të tjera, por sepse në prapashpinë të saj qëndronin disa fuqi perëndimore që synonin më me vendosmëri përmbysjen e regjimit komunist. Le të kthehemi te tema jonë:

Krishterimi katolik

Krishtërimi katolik në Shqipëri nuk duhet parë ashtu siç e kanë perceptuar kardinalët e Papës, as priftërinjtë e shkolluar në seminaret papnore, por siç e ka perceptuar masa e popullsisë së krishterë, ajo masë besnikësh të cilët e frekuentonin rregullisht kishën dhe të cilët i kryenin rregullisht sakramentet e saj. E njëjta gjë duhet thënë edhe për islamizmin sunit, i cili nuk duhet parë ashtu siç e kanë perceptuar halifët, as imamët e shkolluar në medresetë islamike, por siç e kanë perceptuar besnikët myslymanë, të cilët e frekuentonin rregullisht xhaminë dhe kryenin rregullisht shartet fetare. Për analogji, i njëjti kriter duhet ndjekur edhe për krishtërimin ortodoks, për bektashinjtë myslymanë dhe për çdo rit ose sekt tjetër fetar. Për të hetuar se si faktorët e ndryshëm të botës katolike e kanë perceptuar fenë e krishterë, burimet historike janë të ndryshme. Perceptimin e fesë së krishterë nga nivelet e larta të ritit katolik, e pasqyrojnë besnikërisht aktet e koncileve kishtare dhe letrat enciklike të Papëve.
Përkundrazi, dokumentacioni rreth mënyrës se si besnikët e thjeshtë katolikë e konceptonin në kohët e reja fenë e tyre, e hetojmë nëpërmjet relacioneve që vizitorët apostolikë i dërgonin Romës, pasi përfundonin udhëtimet e tyre misionare në famullitë katolike të Shqipërisë. Përveç burimeve të tjera, njoftime rreth kësaj teme mund t'i lexojë kushdo në dy vëllimet me relacione të vizitorëve katolikë të shek. XVII, të botuara, për fat të mirë, në origjinalin italisht dhe në përkthimin shqip, nga Injac Zamputi, gjatë viteve të regjimit komunist (I. Zamputi"Relacione mbi gjendjen e Shqipërisë Veriore dhe të Mesme në shekullin XVII", vëll I, Tiranë 1963, Vëll. II, Tiranë 965). Materiale mbi këtë temë kanë edhe revistat "Hylli i dritës" dhe "Leka", që kuvendet françeskane dhe jezuite botonin në Shkodër para Luftës së Dytë Botërore.
Një material me një vlerë dokumentare po aq të rëndësishme ka edhe folklori i banorëve katolikë të Shqipërisë Veriore. Është një dokumentacion autentik, i regjistruar jo nga unë, por nga françeskanët dhe jezuitët shqiptarë, të cilët nuk qenë aspak të shqetësuar, madje, tregonin kujdes që të nënvizonin elementë paganë të integruar në botën mendore katolike të kësaj treve. Vlerën e këtij materiali e nënvizon vetë At Gjergj Fishta, i cili shkruante që në rreshtin e parë të studimit të vet mbi Kanunin e Lekë Dukagjinit se "Folklori është pasqyra e kthjelltë e psihes së kombit". Dhe më tej:" po deshte me shkrue historin e kombit, e cilla me hamende nuk shkruhet, por që edhe pa të kombi jetë nuk ka… folkores do t'i siellesh, po deshte me shtue pasunin, ku ke me ndesh me tipe ma të nalta, me karaktere ma të forta e me motive ma t'ardhuna e të përkueshme për zhvillimin e leteratyrës kombëtare". Më tej, At Gjergj Fishta azhdonte:"Mjerisht disa ndër ata bij të fisit shqiptar, që mbahen për intelektuala e udhëheqësa të fatit e të shartevet të kombit, por që shkolla, nëpër të cillën patën kenë përshkue, nuk mrrijti me ua qërue shpirtin krejt prej zdramit të do parimeve sterelizuese e shkatrrimtare, e as me ua hjekë atë lmashk pedantizmi e kulimllëku vagabond-moderne, që ata quejn "kulturë"…" (Kanuni i Lekë Dukagjinit, Shkodër 1933, fq. XXI).
Përvehtësimi i ideologjisë fetare nga njerëzit nuk i ngjet një kostumi që mund të vishet dhe të zhvishet brenda ditës dhe ca më tëpër po të vishet në moshë të kaluar. Ideologjia fetare është një besim, është një bindje dhe për më tepër një edukatë me rrënjë të thella në ndërgjegjen e njeriut, e cila transmetohet (së bashku me mitet, legjendat, konceptet morale dhe botëkuptimet pragmatike mbi jetën) fillimisht nga prindërit, ushqehet nga ambienti shoqëror dhe çimentohet (në rast se arrin të çimentohet) nga rituali fetar. Masa e besimit nuk është në të njëtën shkallë, siç e shohim çdo ditë, tek të gjithë njerëzit. Gjithkush nga ne ka mjaft shokë e miq, disa nga të cilët kanë bindje të thella fetare, disa të tjerë kanë bindje fetare, por mbajnë qëndrim të ftohtë ndaj ritualit fetar, ka pastaj edhe skeptikë, pa u zgjatur më tej me ateistët dhe sidomos me
antifetarët. Në çdo fe, në çdo sekt fetar ka të tillë kategori besimtarësh dhe jobesimtarësh. Të tillë kategori ndeshen në mbarë botën. Ato ndeshen edhe në vendet tërësisht katolike, madje edhe në Romën e Papës. Por kjo nuk do të thotë se po të mos jesh fetar me bindje, nuk ke vlera njerëzore, siç mendojnë priftërinjtë dhe hoxhallarët e fshatrave. Madje, ka edhe priftërinj dhe hoxhallarë të cilët ndryshe e konceptojnë fenë brenda në faltore (në kishë a xhami) dhe ndryshe e manifestojnë jashtë saj. Në faltore ata predikojnë porositë e Ungjillit dhe Kuranit, kurse jashtë saj veprojnë sipas interesave të tyre të
ngushta. Edhe vetë kisha katolike shqiptare as nuk ka qenë,as nuk është e shqetësuar nga prania e këtyre elementëve pagane në ndërgjegjen e besnikëve të saj të krishterë. Lëndina ku pasqyrohet më mirë se kudo kjo bashkëjetesë e botëkuptimeve kontradiktore të monoteizmit kristian (për analogji dhe të monoteizmit islam) me botëkuptimet pagane ilire dhe ndoshta parailire, është folklori. Në folklorin tonë ndeshen të dy këto botë – edhe Zoti (betimi - pasha Zotin), edhe Qielli (betimi – pasha Qiellin), edhe engjëlli (të mbroftë engjëlli) edhe zana (të mbroftë zana), edhe Shna Ndou (të ndihmoftë Shna Ndou) edhe Sh'Mëhilli (të ndihmoftë Shën Gjergji), etj.etj. As françeskanët dhe as jezuitët nuk e konsideronin blasfemi ndaj fesë së tyre të krishterë kur filluan të mblidhnin bestytnitë dhe mitologjitë pagane.

At Bernardin Palaj

Një nga etnografët më të shquar të periudhës midis dy luftrave botërore, At Bernardin Palaj, pyeste:"A ka me të vërtetë një mitologji ndër malet tona?" Ai vetë përgjigjej:"po, ka, si të kohëve më të lashta, ashtu edhe të paganizmit iliro-thrak". Pastaj vazhdonte:"Një njeri që jeton me popullin e maleve dhe e studion këtë argument, sheh se të tëra dukuritë e natyrës, kanë për themel një mitologji të rrallë, të ruajtura me zell si themel i një besimi të patrandshëm".
"Orët e zanat nëpër fiset e Shqipnis gjithnji sot u flasin njerëzve: rrotullojnë gurë për me shënuem vdekjen atje në ndonjë shpat të malit kundruell me fis, ku secila vllazni ka vendin e vet të caktuem. Këto këndojnë, vallzojnë, shitojnë (qëllojnë, gjuejnë, godisin), e kallxojnë lindjen e fatin e fëmis para se me lé." (Bota shqiptare, Botim i Ministrisë Arsimit, Tiranë, 1943, fq.27).
Sikurse shihet, praninë e mitologjisë pagane ilire dhe parailire te shqiptarët e krishterë të shek. XX, nuk e ka shpikur Enver Hoxha gjatë regjimit komunist, sikurse shkruan kuturu I. Kadare, por e kanë konstatuar në terren vetë misionarët françeskanë shqiptarë, njohës të mirë të ambientit katolik shqiptar. Tani po shohim, për habinë tonë, se në vend të kurjes romane dhe të prelatëve perëndimorë - të shqetësohet për praninë e këtyre mbeturinave pagane, në botën shpirtërore të banorëve katolikë shqiptarë, një shkrimtar laik me origjinë
bektashiane, si I. Kadareja, i cili të krijon përshtypjen se po tregohet (ndoshta më tepër për llogari se sa për bindje) më katolik se Papa. Më tej, At Bernardin Palaj, flet për numrin e madh të bestytnive që qarkullonin në malësitë tona dhe për kujdesin e madh që tregonin malësorët për ruajtjen e tyre. Sipas tij, mitologjitë e shqiptarëve ishin aq të shumta, sa ai nuk dinte se për cilën prej tyre të shkruante më parë. Sa për shembull ai përmendte vetëm dy - "Natën e Buzmit" dhe "Ditën e Verës", dy festa thellësisht pagane, të cilat kremtoheshin prej tyre, pothuajse njësoj si Krishtlindjet dhe Pashkët. Të flasim të paktën për "Ditën e Verës". Para se të riprodhojmë njoftimet që na jep At Bernardin Palaj mbi mënyrën sesi malësorët e veriut e kremtonin këtë festë pagane, duhet të themi se "Dita e Verës" ishte dita e fillimit të vitit sipas kalendarit shumë të lashtë të shqiptarëve, pra një ditë që kremtohej shumë shekuj para se të lindte krishtërimi. Ajo kremtohej më 1 Mars të kalendarit Julian, ditën e parë të vitit të ri (sipas kalendarit Gregorian, 14 Mars). Ajo ishte një festë mbarëshqiptare, që kremtohej si në Veri dhe në Jug, por me nuanca të ndryshme, simbas krahinave. Si dëshmi po sjellim këtu dy përshkrime të kuptimit dhe kremtimit të Ditës së Verës, njëra për krahinat jugore, tjetra për malësitë veroire. Janë përshkrime të botuara në kohën kur në Shqipëri nuk kishte parti politike, madje në kohën kur as institucionet klerikale nuk futnin hundët në kremtime të ashtuquajtura pagane.

Faik Konica

Përshkrimin e parë e kemi nga eruditi i madh Faik Konica, i cili gati 100 vjet më parë, në kohën e sundimit osman, shkruante me atë stilin e vet elegant:
"Çështë Dita e Verës? Ësht dita në të cilën stërgjyshërit tanë, kur s'kish lindur edhe krishtërimi, kremtonin bashkë me romakët dhe me grekët e vejtër, perënditë e lulevet, të shelgjevet. Kur shkrin dimri, kur qaset vera buzëqeshur, e hollë dhe e gjatë si në pikturë të Botiçelit, zemra e njeriut shkakrkohet nga një barrë, shijon një qetësi, një lumtëri të ëmbël. Në këtë gëzim, stërgjyshërit tanë ndienin një detyrë t'u falën perëndivet që siellin këto mirësira. Dhe ashtu leu festa hiroshe që e quejnë Dita e Verës. Në pak ditë në Shqipëri, besnikët e fundmë të paganizmit, besnikë pa dashur dhe pa ditur, do të rrethojnë me verore degët e thanavet, të dëllinjavet, të dafinavet, të gjitha shelgjevet të nderuara. Do të këputin degë të gjelbra dhe do t'i vënë përmbi kryet e shtëpivet. Të mos i lëmë të humbasin këto festa të vjetra të racës sonë. Nuk i bëjnë dëm njeriut. Sjellin një gëzim të kulluar në shtëpi. Në një vend ku jeta e të vegjëlvet është aq e trishtuar, djelmuria dhe vajzat kanë një rasë të rrallë për të dëfryer. Për të mëdhenjtë, Dita e Verës ka një shije poetike të hollë e të rrallë". (Faik Konica, "Vepra", Tiranë, "Shtëp. bot. Naim Frashëri" 1993, fq. 111). Është e domosdoshme të kujtojmë se, jo vetëm në kohën kur Faik Konica shkruante këto radhë, por edhe në dhjetëvjeçarët e mëvonshëm, festa pagane e "Ditës së Verës" kremtohej në Shqipërinë e Jugut, jo vetëm nga shqiptarët e
krishterë të ritit ortodoks, por edhe nga shqiptarët myslimanë të të dy sekteve, të cilët e ruanin si trashëgim që nga shekujt kur ata ishin të krishterë, të cilët nga ana e tyre e ruanin si trashëgim që nga koha kur ishin paganë.
Përshkrimin e dytë, i cili flet për kremtimin e "Ditës së Verës" nga malësorët katolikë të veriut, e kemi nga At Bernardin Palaj. Ai shkruante dy dekada pas Faik Konicës:"Shtëpi më shtëpi në ditët e veravet, pjestarët e familjes bashkoheshin rreth zjarmit për me lidhë shtrigat, mgjillçat, llugjat, rrollçat e të gjitha shtasët dëmtuese; gjarpnin mos t'i nxajë, lepurin mos t'u hajë laknat e bathën, e shpendin emën për emën e krymbat e tokës mos t'u bajnë dam ndër ara. Tri ditë përpara veravet duhet me mshefë shoshat, sitat, furkat e me çartë krojet, në mënurë qi mos me i pam këto sende asnji rob i shtëpis, pse për ndryshej nuk lidhet gja. Këto ditët e veravet bijnë gjithmonë ndër ditet e para të Marsit. Mbas darke, të gjithë pjestarët e shtëpis bashkohen rreth zjarmit. I zoti i shtëpis merr një pe të zi leshi, e lidhë për vargue nji nye e thotë këto fjalë: Lidhe Zot e nata e mojt e dita e verave! Unë pak e Zoti shum! Po lidhim shtrigat. Kështu përsërite kët veprim për secilin shpirt damtues, sëmundje, krymba e kandra qi don me lidhë" (Bota shqiptare", botim i Ministrisë së Arsimit, Tiranë, 1943, fq. 59). Për t'u bindur se I. Kadareja sado që përpiqet ta mbrojë krishtërimin perëndimor të Shqipërisë nga ndikimet e elementëve paganë, ne do të sjellim këtu disa dëshmi të tjera, të shkëputura nga punimet e shkëncëtarëve françeskanë katolikë shqipëtarë, që provojnë bashkëjetesën e elementëve paganë në trupin e krishtërimit, qoftë perëndimor, qoftë lindor në Shqipëri. Pra, do të përpiqemi të tregojmë se ka një krishtërim "shqiptar", i cili në fund të fundit është një krishtërim "sui generis" që nuk ndeshet në viset e tjera të krishtera.

At Shtjefën Gjeçovi

At Shtjefën Gjeçovi, edhe ky një françeskan dhe një etnolog i shquar, pranon se në kohën e vet, shqiptarët, ndonëse nuk e adhuronin më si dikur diellin e hënën, si dy hyjni që i jepnin dritë njerëzimit, njëri ditën e tjetri natën, megjithatë ekzistonin ende gjurmë apo "teprica" siç i quan ai, të kultit të dikurshëm, që ata kishin për këta dy hyjni, sipas tyre, vëlla e motër. Si mbeturinë të këtij kulti, ai vinte në dukje faktin se shqiptarët, shpeshherë kthenin fytytrën nga Dielli dhe bënin kryqin - një rast tipik i shartimit të kultit pagan me kultin e krishterë. Si bestytni me origjinë pagane, At Shtjefën Gjeçovi shihte edhe besimin tepër të vonuar të shqiptarëve mbi Kuçedrën dhe Dragoin, të cilët, kur ata kacafyteshin me njëri-tjetrin, shkaktonin, sipas tyre, bubullima dhe
vetëtima në qiell, stuhi e shtrëngata në tokë. Si një mbeturinë tjetër të paganizmit te shqiptarët e krishterë, At Shtjefën Gjeçovi, shihte edhe faktin se në kuvendet e tyre, malësorët katolikë, për t'u bindur se thonin të vërtetën, kërkonin që betimi i tyre të bëhej jo mbi "Ungjill", siç është kusht për të krishterët, por mbi një "gur", të cilin ata e konsideronin të shenjtë. ("Bota Shqiptare", fq. 42, 45, 63.). Veç kësaj, me punën magjistrale që kreu në fushën e së drejtës zakonore shqiptare, At Shtjefën Gjeçovi (Kanuni i Lekë Dukagjinit), solli si dëshmi një mori normash kanunore që zbatoheshin në famullitë katolike shqiptare, të cilat binin në kundërshtim me normat ungjillore të fesë së
krishterë. Madje në jo pak raste priftërinjtë e këtyre famullive i pranonin, për të mos thënë i bekonin edhe brenda kupolës së kishës. Kështu për shembull, kisha katolike shqiptare pranoi bashkëjetesën brenda famullive të tyre të gjakmarrjes në stilin e ciklit të vazhdueshëm, ndonëse në vetvete gjakmarrja binte në kundërshtim me porosinë e përsëritur të Krishtit për të falur kundërshtarin.

Perseri me At Bernardin Palaj

Po kthehemi edhe një herë tek At Bernardin Palaj. Sipas tij, edhe kremtimi i ditës së "Shën Gjergjit", është me siguri me origjinë pagane, meqënëse kisha e të dy riteve nuk njeh ndonjë shenjtor të martirizuar më 23 Prill me emrin Gjergj. Gjithashtu "Kulti i të vdekurve", sidomos gjama rrënqethëse shqiptare, ashtu siç praktikohej në malësorët e Veriut, nuk ka lidhje fare me ritualin e krishterë, pra është gjithashtu me origjinë të lashtë, madje për disa, me origjinë indoevropiane. Nderimi për "bollën" (gjarprin e shtëpisë), që ndeshet ende, si në shqiptarët e Veriut, ashtu edhe të Shqipërisë së Mesme, është gjithashtu me origjinë pagane. Me origjinë pagane janë edhe Orët dhe Zanat, të cilat, malësorët e kohëve të fundit (ndoshta edhe të ditëve tona), besonin se qenë qenie të mbinatyrshme, hije të padukshem, që jetonin të vetmuara në pyje, në brigje të lumenjve dhe të përrrenjve, rreth urave ose në shkëmbinjtë e maleve (Bota shqiptare, ff. 29, 30, 60).
Është interesante të vihet në dukje se për malësorët katolikë të Veriut, qenë këto qenie pagane dhe jo Perëndia apo Krishti, apo shenjtorët e krishterë që përcaktonin fatbardhësinë ose fatkeqësinë e njeriut, që secila prej tyre kishte në patronazh.

Etnologes angleze Margaret Hasluck

Sipas etnologes angleze Margaret Hasluck, kulti i Tomorrit ka një origjinë tepër të lashtë. Ka lidhje me adhurimin e moçëm të shqiptarëve për kreshtat e larta të maleve. "Atje - shkruante ajo - me qindra shqipëtarë të Jugut ngjiten për vit në Gusht në majë, për me u falë edhe për me therrë atje nga një dash (therrja e dashit është një mbeturinë e kurbanit të hershëm të ilirëve paganë - K. F.). Disa kur kanë qenë të sëmurë i kanë premtuar shenjtorit se do të shkonin atje për "ziaret", nëqoftëse ai i shëronte; disa të tjerë shkonin për shëndetin e vet e të familjes, të kafshëve edhe për prodhim të gratshëm të tokës së vet". (
fq. 84).

Ismail Kadareja – bektashizmi nje sekt i pocaqisur

Ku e ka burimin shqetësimi i I. Kadaresë ndaj të ashtuquajturës "paganomani"? Ç'është kjo kthesë e tij interesante që ai pësoi në periudhën e tranzicionit nga paganomania që kishte shfaqur dikur, në "katolikomaninë" të cilën ndoshta nuk e kishte njohur më parë? Historia e kësaj kthese është shumë interesante.
Personalisht nuk më prish fare punë kjo kthesë. Le të shfaqet katolik kur të dojë e sa herë të dojë, por jam i sigurtë se
Ai(I. Kadare)nuk mund të bëhet kurrë katolik 24 karatësh.

Dhe ja përse.
I. Kadareja ka lindur në Gjirokastër nga një familie bektashinjsh. Por, bektashizmi i familjes së tij ku ai u rrit derisa mbaroi shkollën e mesme ishte një sekt i pocaqisur. Madje, këtë bektashizëm, shkolla e mesme në Gjirokastër dhe fakulteti i Letërsisë në Tiranë, me presionin marksist që ushtronte Organizata e Rinisë e P.P.SH-së e kishte pocaqisur më thellë. Pastaj, nga Tirana shkoi në Moskë, në Institutin Gorki. Atje, në Institutin Gorki, ai u ushqye me letërsinë ruso-sovjetike, me Historinë e Bashkimit Sovjetik dhe natyrisht me marksizëm-leninizmin dogmatik. Gjatë dhjetëvjeçarëve që pas Moskës jetoi në Shqipëri, ai u ndodh nën mengenenë e marksizëm-leninizmit të Partisë së Punës së Shqipërisë - një marksizëm-leninizëm burokratik, që pati aftësinë të turbullonte botën e brendshme të njeriut të ri, pa qenë në gjendje të përcillte tek ai botëkuptimin që Partia e Punës dëshironte. Kjo përplasje botëkuptimesh shumëngjyrëshe (bektashizmi shqiptar i pocaqisur, marksizmi sovjetik dogmatik, marksizmi shqiptar burokratik) shkaktoi, ashtu si në një pjesë të mirë të gjeneratave të reja që atë e përjetuan që në moshë të njomë, edhe në botën shpirtërore të të përkëdhelurit I. Kadare, një zbrazëti ideali të qëndrueshëm. Përplasjes i shpëtoi pa u dëmtuar vetëm kapitali i tij i çmuar - talenti letrar. Të tjerat, së bashku me identitetin e tij moral dhe kulturor të hallakatur, u tronditën. Në një vend të librit të tij autobiografik "Ftesë në studio", të botuar më 1990, ai nuk e ka fshehur zilinë që kishte për Faik Konicën, i cili, sipas tij, kishte pasur fatin e lumtur ta kalonte rininë e vet në Francë, pra të shkëputej herët nga ambienti oriental i Shqipërisë së sunduar nga Turqia dhe të ushqehej me kulturën frënge. Këtë aspiratë ai e realizoi më 1991. por tashmë ishte vonë. Ndryshe nga Faik Konica, i cili kur u vendos në Francë ishte 14 vjeç - dhe për më tepër nuk u kthye më në atdhe, ai përsëri nuk u çlirua dot nga disa huqe të shqiptarësisë - përkundrazi, I. Kadareja kur u vendos në Francë më 1991 ishte 55 vjeç, pra në moshë përfundimisht të formuar si karakter dhe si kulturë. Në atë moshë, kultura perëndimore frënge nuk asimilohet, por merret si një kozmetikë e cila vetëm nga pamja e jashtme i jep shkëlqim fytyrës, kurse në brendësi mbetet po ai që ka qenë. Si rrjedhim, I. Kadareja mbeti edhe në Paris, ai që ishte më parë. Për këtë arsye, pas vitit 1991, I. Kadareja, ashtu si dhe mjaft nga intelektualët të cilët regjimi komunist i gjeti në moshë të njomë, edhe ai u ndodh në kërkim të një identiteti të ri moral dhe kulturor, proces që ende duket se nuk ka përfunduar.

Kadareja dhe ngjashmeria me Enver Hoxhen

Megjithatë, edhe pse me identitet të tronditur, kush më shumë e kush më pak prej tyre, nuk mundën të çlirohen tërësisht nga pesha e presionit të diktaturës. Edhe te I. Kadareja, cikloni komunist nuk kaloi pa lënë gjurmë në identitetin e tij kulturor. Një nga gjurmët e këtij cikloni është padyshim edhe metoda e Enver Hoxhës, i cili në vend që të debatonte me pikëpamjet e kundërshtarëve të vet, kujtonte se e fitonte davanë duke lëshuar kundër tyre epitetet e zakonshme fyese, si trockist ose revizionist, kuptimin e vërtetë të të cilave nuk e mësuam asnjëherë. Ndikim tjetër i kësaj praktike duket edhe te gjoja paralajmërimi që më bën mua "për të mos e rënduar ndërgjegjen", mbasi sipas tij, jam bashkuar me prirjen që kishte Enver Hoxha për t'ia kundërvënë paganizmin katoliçizmit - pa na treguar se ku dhe kur diktatori e ka shfaqur këtë prirje paganiste. Nuk ka dyshim se këtyre metodave shterpe u ka kaluar koha, madje ato kthehen në bumerang. Publiku ynë, jo vetëm sot që jetojmë në periudhën e demokracisë, por edhe dje kur mezi merrte frymë në periudhën e diktaturës, kërkonte dhe kërkon argumenta dhe jo epitete fyese.
Një tjetër huq i trashëguar nga regjimi komunist është edhe praktika që përdorte E. Hoxha për të ndryshuar përmbajtjen e referateve dhe të fjalimeve të tij sa herë që Partia e Punës e ndryshonte orientimin e politikës së jashtme të saj. Kam përshtypjen se përpjekjet e kohëve të fundit të I. Kadaresë, për të rishikuar prodhimet e tij letrare, me qëllim që të fshijë gjurmët e të ashtuquajturit realizëm socialist, me shpresën se do t'u përshtatet shijeve të sotme postkomuniste, do ta dëmtojnë atë si shkrimtar. Por kjo është punë e tij. Mua më intereson respektimi i faktologjisë historike, të cilën I. Kadareja nuk e respekton. Kjo është një arsye më tepër për ta këshilluar shkrimtarin tonë të shquar të mos i shtrijë duart në lëndina që nuk i njeh, por të përqendrohet në letërsinë artistike ku ka dhënë prova se prodhon perla.

U more prej: article.gmane.org/gmane.politics.region...shqiperia/4307

Shenim:
Nentitujt e artikullit u vUe prej Leartit per te lehtesuar subjektin e gjate te shkrimit
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 155
Vendodhja: AFGANISTAN
Antarësuar: 08 Prill 2009, 19:18
Regional - Balkans or Haimos » Albania Forum » Cfar mendime keni juve per kete artikul?...
http://illyria.proboards.com/index.cgi? ... read=10215

--------------------------------------------------------------------------------
Cfar mendime keni juve per kete artikul?...
Post by meltdown711 on Aug 9, 2008, 6:22am

Feja dhe statistikat fetare në Shqipëri

Pjesa më e madhe shqiptarëve sot në Shqipëri i përkasin një konglomerati jo-fetar dhe ateist që kap rreth 75% të popullsisë. 1 2 3 4

Historiku i shkurtër

Në lashtësi duke filluar që me pellazgët e mes ilirëve deri në krijimin e Bizantit nga Konstandini i Madh, dy kultet kryesore të adhurimit të natyrës kanë qenë Kulti i Gjarprit dhe Kulti i Diellit. Me vendosjen dhunshme të kristianizmit si fe të regjimit arrijmë në mesjetë, vitet 1300-1400, kur gjysma e popullsisë së Arbrit ishte ende pagane 5, ndërsa gjysma tjetër ndahej, sipas terminologjisë venedikase, mes latinëve (katolikëve) dhe skizmatikëve (ortodoksëve).

Paganizmi burimor dhe kristianizmi i importuar u gjendën atëbotë përballë zëvendësimit të udhëheqjes kristiane armeno-siriane të Bizantit, me udhëheqjen dhe fenë e re myslimane turko-arabe që vinte të zgjaste sundimin e Azisë në Ballkan dhe 500 vjet të tjera. Jo më kot dhe populli e quajti ushtrinë turke si ushtri bizantine, pasi nuk shihej ndonjë dallim mes tyre. Vlen të theksohet dhe se në mesjetë myslimanizmi konsiderohej nga bizantinët si herezi kristiane.

Sundimi fetar bizantino-osman do të përfundojë zyrtarisht për ne në vitin 1912 me shpalljen e pavarësisë duke sjellë në pah një popullsi pagane, kristiane e myslimane në Shqipëri. Këtu fillon dhe puna e shtetit modern shqiptar, që jo rastësisht, duke nisur që me përpjekjet e Rilindjes mishëruar në shprehjen e mirënjohur të Pashko Vasës, që prej 1912 ka punuar për dobësimin e feve dhe shfetarizimin e vendit duke i identifikuar fetë aziatike si importe të padëshiruara kulturore. Qëndrimet e Nolit me jehonën e shumë intelektualëve të tjerë për pavarësimin e institucioneve fetare nga Stambolli, Fanari e Vatikani, me ngritjen e shtetit modern do të bëhen realitet.

Programi i qeverisë së Zogut 6 është ai që për herë të parë mes të tjerash bënte fjalë dhe për "reforma fetare". Por ç'ishin këto reforma?

Në 1923 me drejtimin e qeverisë mblidhet në Tiranë Kongresi i Myslimanëve Shqiptarë ku vendoset asgjë më pak se: shkëputja nga Kalifati, heqja e ferexhesë, kryerja e lutjes në këmbë dhe abrogimi i poligamisë, pra një çmyslimanizim i myslimanizmit, zhveshje nga thelbi i vet ritual. Në vazhdim më 1929 qeveria e shpall Kishën Ortodokse Shqiptare si autoqefale, gjë që ratifikohet nga Patriarkana vetëm pas 8 vjet mallkimesh e anatemash, në vitin 1937. Ndërkohë, po në këtë periudhë, do të kryhet dhe i vetmi census mbi përkatësinë fetare të popullsisë në Shqipëri. Është viti 1930, kur, duke ripohuar "statistikat" e administratës turke, me vetëm tre opsione të mundshme në mënyrë konvencionale popullsia e asaj kohe do të caktohet si 70% myslimane (sunitë dhe bektashinj) dhe 30% kristiane (ortodoksë 20% dhe katolikë 10%), duke kapur një numër 100% besimtarësh! Këto numra janë dhe numrat përgjegjëse për propagandën e sotme fetare. Në shtetin e Zogut do të shënohen dhe përplasjet e para midis dëshirës për pushtet të klerit dhe fuqisë së vetë shtetit që për ballafaqim do të zbatojë kombëtarizimin e tyre.

Rruga e shkelur nga qeveria e Zogut do të arrijë në ekstrem me vendosjen e diktaturës duke dhënë sot një shumicë dërrmuese jo-fetare brenda shtetit shqiptar. Reforma agrare e gushtit 1945, shtetëzon krejt 2'169 kishat, xhamitë e teqetë e vendit duke i kthyer në qendra kulture për rininë. Priftërinjtë dhe hoxhallarët shtrëngohen të braktisin të "kaluarën e tyre parazitare", dhe rreth 200 prej tyre do të burgosen e internohen madje dhjetëra do të vriten. Ateizmi militant i shfytyruar nga totalitarizmi komunist arrin në antiteizmën ekstrem shtetëror për herë të parë në histori. Në vitin 1967 nga radhët e rinisë nis shembja e objekteve të kultit, duke lënë në këmbë vetëm ato me vlerë historike, dhe Shqipëria shpallet zyrtarisht shteti i parë ateist në botë. Që prej atij çasti ushtrimi i fesë do të ndalohet me ligj.

Me zhbërjen e feve semite, kjo diktaturë ndihmoi jo pak dhe në zhdukjen e disa pjesëve të traditës burimore pagane shqiptare, pasi fetë, me përjashtim të sunitëve, në pamundësi për të çrrënjosur paganizmin, kishin trupëzuar mjaft elemente të theksuara pagane në ritet e tyre, si festat, praktikat, apo p.sh. dhe pelegrinazhi drejt vendeve ku më parë zhvillohej Kulti pagan i Diellit, mbi apo në të cilat ishin ndërtuar qëllimisht kisha e teqe. Popullsia vazhdon të këmbëngulë dhe sot në vizitën e këtyre vendeve të stërlashta të kultit diellor, që qoftë nga injoranca, qoftë nga synime të tjera kanë nisur sërish të keqinterpretohen nga neofetarët. Sidoqoftë vlen këtu të përmendet rrethi i Elbasanit për ruajtjen e vendosur të festivalit pagan të Ditës së Verës, më datë 14 mars, që tashmë është shpallur dhe festë kombëtare në Shqipëri.

Gjendja sot

Sot Shqipëria është shtet pa fe zyrtare dhe me liri besimi të garantuar me kushtetutë. Dy besimet semite (myslimanizmi dhe kristianizmi) me katër sektet e tyre (bektashizmin, sunizmin, ortodoksizmin dhe katolicizmin) kanë festa fetare të caktuara si festa kombëtare për shkak të prezencës historike në vend. Arsimi publik është jofetar dhe indoktrinimi fetar në to ndalohet me ligj. Në dallim nga shumë vende të tjera feja në Shqipëri nuk përfshihet si lëndë mësimore. Sipas të dhënave të Departamentit Amerikan të Shtetit në vend ka 14 shkolla private fetare me 2'600 studentë. Që prej 1991 shënohet një ardhje e madhe misionarësh kristianë nga SHBA e cila filloi të dobësohej pas trazirave në vend në 1997. Bashkë me ta vijnë dhe misionarë myslimanë nga Arabia Saudite. Në vitin 2002 do të shënohen 31 shoqata kristiane, që përfaqësojnë 45 organizma të ndryshme dhe 17 shoqata e grupe islamike. Qershia në tortën fetare janë dhe 500-600 misionarë të pavarur fesh të ndryshme.

Pas 50 vjet ateizmi formal dhe informal në vitin 1992 të dhënat japin një pamje popullsie me 74% jo-fetarë. 2 Pas vitit 1993 e deri në 2004 sipas sondazheve të të huajve në vend rreth 50-65% e shqiptarëve deklarohen po ashtu jo-fetarë. 3 Në vitet 2005-2006 vlerësimet konkretizohen sërish tek 72%-75% jo-fetarë. 1 4

Propaganda fetare

Institucionet fetare në Shqipëri dhe vegla të ndryshme të tyre në instanca shtetërore, gjatë këtyre dy dhjetëvjeçarëve kanë propaganduar majtas e djathtas statistikat e vitit 1930 duke i marrë si të mirëqena me marrëveshje, saqë është kthyer në shabllon deklarimi i rremë se Shqipëria ka 70% myslimanë (qëllimshëm pa caktuar dhe përqindjen në bektashinj dhe sunitë) dhe 30% kristianë (20% ortodoksë, 10% katolikë). Problemi kryesor i karakterit matematik me këto "statistika" është se tregojnë dhe popullsi 100% besimtare, gjë që është të paktën komike. Neomyslimanë të caktuar, në pozicione kyçe shtetërore, pa marrë pëlqimin e popullit, e radhitën Shqipërinë në Konferencën Islamike në vitin 1992, një lajm që ra si bombë atyre ditëve në Shqipëri, por që u hesht e ëmbëlsua me subvencionime të majme arabo-saudite.

Që prej vitit 1993 në Shqipëri veprojnë dy fraksione të rrezikshme asimilimi, fraksioni ortodoks nga Greqia dhe fraksioni islamik nga Arabia Saudite i cili në Kosovë dhe Maqedoni ka marrë dhe variantin ekstrem vehabist. Duke shfrytëzuar varfërinë në zona të ndryshme të vendit janë ndërtuar pa kriter kisha ortodokse dhe xhami sunite në vende ku rëndom nuk ka as besimtarë dhe të cilat as nuk frekuentohen as nuk pasqyrojnë realitetin. Për shkak të këtyre lëvizjeve të njëanshme dhe tendencioze ka patur dhe incidente kundër bektashinjve nga shtetas jo-shqiptarë. Zonat rurale u pushtuan për rreth 6 vjet me program të hollësishëm për larjen e trurit të fëmijve parashkollorë dhe indoktrinimin e tyre në myslimanizëm. Të gjitha këto lejoheshin nga shteti, por fatkeqësisht dhe nga prindërit injorantë të këtyre fëmijëve. Megjithatë për shkaqe të mirënjohura dhe për arsye pragmatizmi numri i ateistëve dhe jofetarëve ndonëse pati një rënie sidomos në vitet e para pas diktaturës është normalizuar sërish pak a shumë në të njëjtat nivele.

Vlerësimet sot janë se rreth 25% e popullsisë janë fetarë prej të cilëve myslimanët dhe kristianët ndajnë afërsisht të njëjtat përqindje, me numër "fetarësh të vërtetë" tek 4-5%, por ku janë më të dukshëm kristianët ortodoksë dhe myslimanët sunitë.

Duhet përmendur fakti se ky realitet i cili mund të konstatohet mjaft lehtë nëse jeton në Shqipëri, luftohet nga dy degëzimet e mësipërme asimiluese po aq fort sa dhe serbët e grekët nëpër shtyp dhe internet. Qëllimi për të dy palët është i një karakteri të ndryshëm propagandistik, por me zbatim të njëjtë. Për përhapjen e mitit ka ndihmuar fuqishëm dhe injoranca dhe papërgjegjësia e gazetarëve vendas dhe atyre të huaj, ku këta të fundit sa herë që përmendin Shqipërinë i bashkëngjisin pa të keq dhe epitetin "myslimane" apo togun "shumicë myslimane". Këto ndodhin kur Ministria e Jashtme dhe përfaqësitë e shtetit shqiptar në dhé të huaj nuk ndërmarrin asnjë veprim për ruajtjen dhe paraqitjen e saktë të imazhit të vendit, saqë gjithsecili mund të thotë ç'të dojë pa asnjë lloj pasoje.

Ilustrim të kësaj dukurie përbën dhe një hollësi me vizitën e presidentit Bush. Dy ditë përpara vizitës Xhorxh Bushi do të shprehet në shtyp për Shqipërinë si "vend mysliman", por gjatë dhe pas vizitës togu në fjalë u zëvendësua shprehimisht me "vend me tolerancë fetare". Gjasat janë që dikush paska ndërmarrë hapa saktësimi, por problemi qëndron se shtypi i huaj e riprodhoi masivisht rastin e parë sidomos për të theksuar idenë se ja "një vend mysliman që e do Perëndimin". Rasti më flagrant syresh i ditëve të fundit ishte dhe një gazetar i huaj që e çon myslimanizmin në Shqipëri në cakun e 95%-it 7. Vetëm se ka një problem, Shqipëria jo vetëm që nuk është vend mysliman, jo vetëm që nuk ka shumicë myslimane, por nuk është as vend me shumicë fetare!

Shënime:
1. US Department of State - International Religious Freedom Report 2006 - >>
2. Goring, Rosemary (ed). Larousse Dictionary of Beliefs & Religions (Larousse: 1994); pg. 581-584. Table: "Population Distribution of Major Beliefs" - >>
3. Zuckerman, Phil. "Atheism: Contemporary Rates and Patterns ", chapter in The Cambridge Companion to Atheism, ed. by Michael Martin, Cambridge University Press: Cambridge, UK (2005) - >>
4. L'Albanie en 2005 (plus de 72 % irréligieux ou non pratiquants. 28 % se répartissent en 21 % musulmans, 6% orthodoxes, 3 % catholiques) - >>
5. http://vargmal.org/showthread.php?t=415
6. http://vargmal.org/showthread.php?t=955
7. http://washingtontimes.com/commentary/2 ... -4469r.htm

Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 12 Qershor 2021, 19:13
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari