Muzika ushqimi i shpirtit dhe i mendjes. Te shkembejme shijet muzikore dhe te rejat e fundit nga muzika. Te pershendesim njeri tjetrin me muzike apo linke videosh muzikore youtube,google
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 4 postime · Faqe 1 prej 1
Florinda Gjergji(Fishta) vdiq sopranoja lirike me 16.6.2010
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4578
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
I jepet lamtumira këngëtares Florinda Gjergji
Imazh

Shkodër: I jepet lamtumira këngëtares Florinda GjergjiSHKODËR- Është përcjellë sot për në banesën e fundit këngëtarja e mirënjohur shkodrane, Florinda Gjergji, e cila një ditë më parë u nda nga jeta në moshën 82 vjeçare, duke lënë pas një karrierë shumë të pasur në fushën e artit.

Qytetarë të shumtë shkodranë e më gjërë, miq dhe dashamirës të kësaj këngëtareje që i dha shumë artit shkodran dhe atij shqiptar, bënë homazhe pranë arkivolit të vendosur në hollin e teatrit “Migjeni” të Shkodrës. Homazhe bënë edhe prefekti Maxhid Cungu, kryetari i qarkut Gjovalin Kolombi, kryebashkiaku Lorenc Luka, si dhe përfaqësues të MRKS, Teatrit Kombëtar të Tiranës etj.
“U nda nga jeta një soprano e mirënjohur. I japim sot lamtumirën e fundit “Mrikës” së paharruar, artistes së merituar Florinda Gjergji. Sot muzika lirike shqiptare në përgjithësi dhe ajo shkodrane në veçanti, është më e varfër, sepse nuk jeton më interpretuesja dhe protogonistja e operas së parë shqiptare”, tha në ceremoninë e homazheve shkrimtari dhe dramaturgu i njohur shkodran, Fadil Kraja.

Florinda Gjergji është një nga këngëtaret më të vjetra të qytetit të Shkodrës, por edhe të vendit tonë, e cila në një jetë bashkëshortore 50 vjeçare me shokun e jetës, këngëtarin shkodran po aq të njohur Ndrekë Gjergji, kanë spikatur me interepretimet në duet në sa e sa këngë që janë kthyer në hymn për gjithë qytetin e Shkodrës.
Debutimin e saj të parë në skenë e ka pasur në moshën 18 vjeçare e duke ecur më pas në gjurmët e këngëtares se mirenjohur Marie Kraja, u bë një ndër zërat më të preferuar të artedashësve shkodranë. Vlerat e kësaj këngëtareje janë shoqëruar me tituj të shumtë të akorduar per te, si “Artiste e Merituar”, titulli i akorduar nga Këshilli Bashkiak i Shkodrës “Krenaria e Qytetit” etj.
(e.n/ata/BalkanWeb)
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4578
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
ImazhImazh
Ndrek dhe Florinda Gjergji - soprania e fameshme shqiptare
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4578
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Percillet per ne banesen e fundit Florinda Gjergji!
Imazh
VDIQ TE MERKUREN, ME DATEN 16 QERSHOR 2010

Mes loteve dhe pikellimit I eshte dhene lamtumira e fundit nje prej figurave me te njohura te kenges lirike ne Shkoder e ne te gjithe vendin, Florinda Gjergji. Te aferm, miq, kolege dhe qytetare te shkodres kane bere homazhe para trupit te pajete te artistes ne hollin e teatrit “Migjeni”, asaj skene qe per vite Florinda Gjergji nuk iu nda dhe qe e donte me zemer.

Koleget e saj qe per vite kaluan me te momente te gezuara e te trishtuara ndahen nga nje mike me te cilen sic shprehen ata ndarja eshte fizike pasi ajo jeton me kengen dhe zerin e saj te pashterrshem.

Pas homazheve trupi i Florinda Gjergjit eshte percjelle per ne banesen e fundit ku ajo do te prehet perjetesisht. Kengetarja e njohur lirike Florinda Gjergji nderroi jete te merkuren ne moshen 82 vjecare. Krenaria e qytetit dhe artistja e merituar Florinda Gjergji do te na mungoje te gjitheve fizikisht, por ajo te vazhdoje te jete ne mesin tone me zerin dhe kengen e saj, qe e shoqeroi deri ne momentet kur mbylli per tu ndare nga kjo jete.

u MORRE NGA; http://www.tv1-channel.tv
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4578
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10

Ndjeva dhimbje per vdekjen e kolosit lirik te kenges shkodrane Florinda Gjergji(nga baba Fishta), e motra e Tonin Fishtes qe ka punuar ne Radio- Shkodren si teknik radio-je.
Une jam rrite me djalin e motres saj Jolanda Fishta me banim ne Berat per shume vite, i quajtur Rajmond Fishta, qe kishte shenjen - balash te bardhe te kupa e gjurit te kembes djathte dhe te balli me floke. Rajmondi ishte nje supertalente si kengetar si femi, por varferia, mungesa prinderore nuk i dha mundesi te ndiqte shkollen per kanto dhe mbeti nje njeri i zakonshem.
Jam kurioz te dije se ku ndodhet dhe si eshte me shendet e me familje.


''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 4 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 2 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 17 Prill 2021, 10:18
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari