Muzika ushqimi i shpirtit dhe i mendjes. Te shkembejme shijet muzikore dhe te rejat e fundit nga muzika. Te pershendesim njeri tjetrin me muzike apo linke videosh muzikore youtube,google
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 2 postime · Faqe 1 prej 1
Mihallaq Andrea ne 60 vjetorin e tij. Sfida dhe pasioni.
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4578
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Mihallaq Andrea Një rrëfim për veten, Korçën dhe serenatat - Korca dhe Mihallaqi
Imazh

Gjiganti i luftes per jeten, mjeshttri i paperseriteshem i serenateve korcare Mihallaq Andrea mbush 60 vjet me 17 korrik 2009, qekur ka qare per heren e pare. E qara e tij me siguri ka patur ndonje tingull nga te rreth 500 serenatat e ketij simboli te Korcfes dhe te atdheut.
"Doreshkrimi - Jeta e njeriut me kitarre " quhet romani i tij autobiografik qe ishte e pamundur ta botonim me rastin e ditlindjes te ketij akntautori, nga me te rrallet e moshes se tij, qe ka raste te perlotet duke kenduar.


Nuk na takon ta shohim shpesh në faqet e të përditshmeve shqiptare. Koha ka kaluar, brezi i ri ndoshta nuk e njeh mirë, por për të gjithë ata që dashurojnë serenatat, është dikush që ka lënë gjurmë...

Nuk na takon ta shohim shpesh në faqet e të përditshmeve shqiptare. Koha ka kaluar, brezi i ri ndoshta nuk e njeh mirë, por për të gjithë ata që dashurojnë serenatat, është dikush që ka lënë gjurmë...

Muzika, kitara, serenatat, Korça dhe familja janë gjërat më të shtrenjta të jetës së tij. Në këtë rrëfim Mihallaq Andrea flet pikërisht për këto gjëra.

Ju keni kaluar një moment shumë të vështire në jetën tuaj. Shumë si puna juaj do të ishin "dorëzuar". Çfarë ishte ajo që ju bëri të mos humbitnit shpresën dhe të vazhdonit jetën tuaj normalisht?

Në jetën time ka pasur dy momente shumë të vështira. E para kur regjimi i Enver Hoxhës me hoqi të drejtën e krijimtarisë dhe veprimtarisë time skenike dhe e dyta, natyrisht, kur u gjymtova nga këmbët. Nuk është se duhet të jem krenar që kam përballuar këto dy vështirësi të jashtëzakonshme, sidomos këtë të fundit, por, në qoftë se njeriu duhet të jetojë jetën që i ka falur Zoti, ta jetojë atë ashtu si i vjen, me të mirat dhe të këqijat e saj. Kjo logjikë më ka bërë që sot të kem grua dhe dy fëmijë, dhe t’i gëzoj ata në maksimum.

Kitara dhe serenata janë një nga pasionet e tua shumë të hershme. Është dhunti e lindur apo ndikim nga qyteti ku jeni rritur?

Ju e dini se kitara dhe serenatat janë të lidhura me qytetin e Korçës. Tek unë janë kultivuar të dyja nga ambienti i përgjithshëm dhe ai familjar. Muzika tek unë është talent, ndërsa serenata është natyrisht, ndikimi i qytetit ku kam lindur.

Keni menduar ndonjëherë ta braktisni Korçën?

Në një intervistë në një nga televizionet kombëtare, në prag të nisjes time në Amerikë, ku isha i ftuar nga një institut ku analizohej muzika qytetare botërore, një telefonuese u shpreh pikërisht kështu: Andrea, mos u bëj albatros! Ne të presim përsëri, të dëgjojmë serenatat e tua. Në fakt, unë nuk kisha menduar ta braktisja as Korçën, as Shqipërinë.

Muzikën e keni përdorur si pasion apo si profesion?

Kur isha djalë i ri, i vetmi pasion ishte muzika. Tani atë e kam profesion.

Mendoni se jeta e një artisti në Shqipëri është e vështirë?

Po, është e vërtetë. Gjithmonë bëhet fjalë për artistët e vërtetë; këngëtarë, muzikantë, kompozitorë, piktorë, skulptorë, poetë, shkrimtarë… janë të papaguar në punën e tyre artistike të vërtetë.

Duke qenë se e njihni mirë Korçën? Çfarë ka humbur Korça nga lavdia e saj?

Kulturën, edukatën që i ka pasur me shumicë. Më vjen jashtëzakonisht keq kur shikoj se Korça ka humbur shumë nga qytetaria e saj. Mendoj se duhet të kontribuojnë të gjithë bashkëqytetarët e mi, për të mbrojtur me çdo kusht atë kulturë dhe edukatë pariziene që e kanë karakterizuar vite përpara qytetin tim. Më vjen shumë keq për rrugët e kalldrëmta që janë copë-copë dhe gjithë pluhur. Më vjen keq që shumica e drejtuesve të bashkisë, të majtë apo të djathtë, kanë bërë shumë pak për qytetin e tyre megjithëse kanë qenë qytetarë korçarë. Unë nuk mund të pres që të vijë një fshatar nga një fshat shumë i largët i Korçës (ashtu siç ka ndodhur) dhe të sistemojë qytetarinë korçare. Nuk di ç´të them më…

Si jeni takuar me bashkëshorten tuaj?

Rastësisht. U martova me dashuri.

Fëmijët tuaj janë të apasionuar pas muzikës?

Shumë... Vajza ime këndon shumë bukur dhe njeh shumë mirë muzikën e vërtetë. Ndërsa djalit i pëlqen vërtet muzika, por nuk di të këndojë.

Cili është mendimi juaj për gjendjen aktuale të muzikës shqiptare?

Në vitet ’90 në vendin tonë u paraqitën në skena popullore këngëtarë të cilët mbartnin me vete muzikën e ahengut turk edhe grek. Çudia ishte se populli i mirëpriti dhe i duartrokiti këta këngëtarë me këtë lloj muzike, pavarësisht nga niveli i dobët i interpretuesve, duke fyer muzikën e vërtetë popullore e qytetare shqiptare. P.sh: në qytetin tonë fillimisht, në bare e lokale dëgjohej bollshëm muzika greke, ndërsa ka disa vite që ajo pothuaj nuk dëgjohet fare dhe është zëvendësuar tërësisht nga serenata korçare.

Një rol shumë të rëndësishëm për këtë ka luajtur shoqata kulturore ‘Serenata Korçare’, me festivalet dhe koncerte të ngjeshura që nga viti ’99 e deri sot. Ndërsa më vjen keq se ngatërrojnë serenatën korçare të vërtetë, të ëmbël e të sinqertë shpirtërore me këngën e rrugës. Kohët e fundit kam dëgjuar një këngë që titullohet “Jorgjica” dhe që është servirur si serenatë korçare. Më vjen keq, po ajo s´ka asgjë të përbashkët me këngën serenatë korçare. Ajo është këngë rrugësh dhe kaq, që nga teksti deri tek muzika. Megjithatë rrymat e ndryshme muzikore i japin impulse pozitive rinisë që ajo të ecë me kohën dhe nuk është se kompozimet e këtyre rrymave s´janë të mira dhe të përshtatshme për edukatën muzikore të shqiptarëve. Tekstet në të shumtën e rasteve janë kot me kot. Megjithatë dua të veçoj këngëtarë shumë të mire, por që janë të paktë si p.sh: A.Shahini apo befasimi i fundit, Besa Kokëdhima që ishte mrekulli dhe që vërtet i uroj suksese. Ndërsa nga djemtë, Flori si kompozitor dhe këngëtar.

Keni shkruar poezi?

Dikur kam shkruar shumë poezi, të cilat edhe i kam kompozuar, ndërsa tani bashkëpunoj me poetin Riza Lahi dhe shkruaj më pak poezi, por unë ka pak kohë që shkruaj një romandhe që mendoj se do të jetë interesant. Romani shtjellohet në tre pjesë ku secila flet për kohë të ndryshme. Pjesa e funditartistikisht është dhe autobiografia ime.

PYETSORI I PRUSTIT

Suksesi im më i madh? Unë ia dola mbanë të jetoj qoftë edhe kaq sa kam jetuar ashtu si gjithë të tjerët, me gjithë fatkeqësinë e madhe që më rezervoi jeta.

Çfarë është lumturia absolute për ju?

Të besosh sinqerisht tek Zoti.

Çfarë ju bën të zgjoheni në mëngjes?

Të bëj diçka më të mirë se ajo që bëra dje.

Hera e fundit që keni qeshur me shpirt?

Sot në mëngjes më thirri një shok të pija kafe në shtëpinë e tij duke më thënë se ‘kam një metodë shumë të mirë për të zierë qumështin’ dhe ishte e vërtetë. Në kohë që qumështi po zihej unë e mbaja me muhabet. Natyrisht, qumështi u derdh dhe kjo ishte mënyra e veçantë e zierjes së qumështit.

Tipari kryesor i karakterit tuaj?

Mendoj se jam i qetë.

Defekti juaj kryesor?

Ndjeshmëria.

Ndaj cilave gabime jeni më tolerantë?

Ndaj atyre që bëhen pa dashje.

Hera e fundit që u përlotët?

Para dy javësh kur vajza ime mori diplomën e gjimnazit.

Me cilat personalitete historike identifikoheni më shumë?

Nuk e di.

Udhëtimi juaj i preferuar?

Çfarëdolloj udhëtimi me makinën time.

Shkrimtarët tuaj më të dashur?

Ismail Kadare, Riza Lahi, Viktor Hygo.

Cilin virtyt vlerësoni më shumë tek një burrë?

Virtytin e të qenit familjar.

Tek një grua?

Të njëjtën gjë. Është gjëja më e shtrenjtë që dëshiron Zoti.

Kompozitori juaj i preferuar?

Agim Prodani, Moxart.

Kënga që fërshëlleni kur bëni dush?

Është kënga që këndon artistja e madhe greke Nana Muskuri, Ave Maria.

Libri që ju la mbresë të pashlyeshme?

‘Viti ’93’ i Viktor Hygoit.

Filmi që ju la mbresë të thellë?

Elizabeta II

Piktori juaj i dashur?

Vangjush Mio

Ngjyra juaj e preferuar?

Vishnja

Kë konsideroni si suksesin tuaj më të madh?

Kur në maj të vitit ’90 me estradën profesioniste të qytetit të Korçës për 7 net salla e teatrit ‘A.Z.Çajupi’ ishte e tejmbushur me recitalin tim, mbas 15 vitesh. Por mendoj se suksesi më i madh në jetën time është se unë ia dola mbanë të jetoj qoftë edhe kaq sa kam jetuar ashtu si gjithë të tjerët, me gjithë fatkeqësinë e madhe që më rezervoi jeta.

Pija juaj e preferuar?

Rakinë s´e ndërroj me asnjë lloj pije.

Çfarë është ajo për të cilën pendoheni më shumë?

Po të filloja jetën nga e para, do kisha bërë shumë gjëra ndryshe.

Çfarë urreni më shumë në këtë botë?

Luftën.

Frika juaj më e madhe?

Frika nga mëkati.

Në çfarë rastesh zgjidhni të thoni gënjeshtra?

Atëherë kur ato nuk shqetësojnë njeri.

Cila është motoja juaj?

Çfarë kam lënë në rrugën time t’i vlejë dikujt.

Si do të dëshironit të vdisnit?

Pa dhimbje. Vdekjen e kemi borxh.

Po të ndodhte të takonit Zotin, çfarë do t'i thoshit?

Të më falte mëkatet që i kam me shumicë.

Në çfarë gjendje shpirtërore gjendeni kohët e fundit?

Jo fare të mirë, megjithatë jeta vazhdon…
Elona Demollari
03 Gusht 2008
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4578
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
17 korrik 2009 - 60 vjetori i kengetarit te madh te Korces - Mihallaq Andrea

''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 2 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 2 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 17 Prill 2021, 01:04
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari