Muzika ushqimi i shpirtit dhe i mendjes. Te shkembejme shijet muzikore dhe te rejat e fundit nga muzika. Te pershendesim njeri tjetrin me muzike apo linke videosh muzikore youtube,google
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 36 postime · Faqe 4 prej 4 · 1, 2, 3, 4
C'mendim keni per kengen shqiptare ne eurovision?
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4578
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Mua me ka pelqyer kenga e Kejsit dhe kam dashe te fitoji vendin e pare. Di te them mendimin ne krahasim me keget e festivalit europian ishte Kejsi nje pavode apo nje princeshe e madhe si nga paraqitja ashtu edhe nga interpretimi i saj, qe mua me ka mahnite qysh ne fillim dhe perhere e ndegjoj dhe nuk kam te ngopur ta ndigjoj.
Megjithate duke e ditur se ne cvend zejme ne në simpatine e Europes Kejsi korri suksese te madhe. Bravo Kejsi qe nderoi vetn dhe Shqiperine! :flm
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1010
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Laert shkroi:Mua me ka pelqyer kenga e Kejsit dhe kam dashe te fitoji vendin e pare. Di te them mendimin ne krahasim me keget e festivalit europian ishte Kejsi nje pavode apo nje princeshe e madhe si nga paraqitja ashtu edhe nga interpretimi i saj, qe mua me ka mahnite qysh ne fillim dhe perhere e ndegjoj dhe nuk kam te ngopur ta ndigjoj.
Megjithate duke e ditur se ne cvend zejme ne në simpatine e Europes Kejsi korri suksese te madhe. Bravo Kejsi qe nderoi vetn dhe Shqiperine! :flm

Ashtu e mendoj dhe une
Po ne cvend u rrallit Shqiperia ne renditjen e 10-shes?
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4578
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
:muah
Per mua Kejsi fitoi cmimin e pare te Festivalit te kenges ne Moske 2009.
Moren pjese 35 shtete

1. Albania - Kejsi Tola - Carry Me In Your Dreams
2. Andorra - Susanne Gorgi - La Teva Descisio (Your Decision)
3. Armenia - Inga & Anush - Jan Jan
4. Azerbaijan - Ayzel & Arash - Always
5. Belarus - Petr Elimov - Eyes That Never Lie
6. Bosnia Herzegovina - Regina - Bisra Voda(Clear Water)
7. Bulgaria -Krassimir Avramov - Illusion
8. Croatia - Cukrov feat.Andrea - Lijepa Tena
9. Cyprus - Christina Metaxa - Firefly
10. Denmark - Brinck - Believe Again
11. Finland - Waldo's People - Lose Control
12. France - Patricia Kaas - S'il fallait le faire (And if it had to be done)
13. FYR Macedonia - Next Time - Nesto Sto Ke Ostane (Something That Will Remain)
14. Georgia - Stefane & 3G - We Don't Wanna Put It
15. Germany - Alex Swings Oscar Sings - Miss Kiss Kiss Bang
16. Greece - Sakis Rouvas - This Is Our Night
17. Hungary - Adok Zoli - Dance with me
18. Iceland - Johanna Guorun Jonsdottir - Is It True
19. Ireland - Sinead Mulvey & Black Daisy - Et ectera
20. Israel Noa & Mira Awad - There Must Be Another Way
21. Latvia - Intars Busulis - Sastregums
22. Lithuania - Sasha Son - Love
23. Malta Chara Siracusa - What If We
24. Moldova - Nelly Ciobaun - Hora Din Moldova (Dance Of Moldova)
25. Montenegro - Andrea Demirovic - Just Get Out Of My Life
26. Netherlands - De Toppers - Shine
27. Norway - Alexander Rybak - Fairytale
28. Poland Lidia Kopania - I Don't Wanna Leave
29. Portugal - Flor De Lis - Todas As Ruas Do Amor
30. Romania - Elena Gheorghe - The Balkan girls
31. Slovenia - Quartissimo Feat-Martina Majerle - Love Symphony
32. Spain - Soraya Arnelas Rubiales - La Noche Es Para Mi
33. Switzerland - Lovebugs - The Highest Heights
34. Turkey - Hadise Dum Tek Tek(Boom Bang Bang)
35. United Kingdom - Jade Ewen - My Time

Cmimet e nates se dt. 16 maj 2009

- Norvegjia
- Islanda
- Azerbajxhani


Per kujtese shikoni renditjen e nates se fundit ne Festivalin e Beogradit te 2008

. Russia 272 pikë
2. Ukraine 230 pikë
3. Greece 218 pikë
4. Armenia 199 pikë
5. Norway 182 pikë
6. Serbia 160 pikë
7. Turkey 138 pikë
8. Azerbaijan 132 pikë
9. Israel 124 pikë
10. Bosnja and Herzegovina 110 pikë
11. Georgia 83 pikë
11. Latvia 83 pikë
13. Portugal 69 pikë
14. Iceland 64 pikë
15. Denmark 60 pikë
16. Spain 55 pikë
16. Albania 55 pikë kendoi - OLTA BOKA
18. Sweden 47 pikë
18. Francë 47 pikë
20. Romania 45 pikë
21. Croatia 44 pikë
22. Finland 35 pikë
23. Germany 14 pikë
23. Poland 14 pikë
23. UK 14 pikë
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 73
Antarësuar: 24 Shkurt 2009, 23:30
Imazh
Imazh
Imazh
Imazh
:bravo: bravo Shqiperia!
Kenaqshem duke marre parasysh qe sivjet vleresimi i kengeve nuk varej vetem
nga votimi i shikuesve anembane Europes, por edhe nga juri te ngritura ne cdo vend konkurent.
Ishte rasti per te kuptuar se vendet fqinje nuk kane ndonje simpati te vecante per ne dhe
se piket qe tradicionalisht marrim nga keto vende, i marrim sepse jetojme vete ne kto vende
dhe votojme vete per kengen shqiptare. E treguan mbreme me votimin e tyre.
Pershembull vjet kur kenget vleresoheshin vetem nga votimet e shikuesve morem
12 pike nga Maqedonia, sivjet kur gjysma e vleresimit varej nga jurite e zgjedhura na
vleresuan vetem me 7 pike, dhe nga Greqia vjet morem 10 pike kurse sivjet 7 pike! :dru:
Megjithate duke pare se vende te tjera sponsorizojne miljona per kte show ne u
paraqitem me nivel te kenaqshem me paraqitjen tone modeste. E vetmja kritike imja
eshte per fustanin e Kejsit. Te pakten per paraqitjen e kengetareve qe na perfaqesojne TVSH-ja
duhet ta fuse doren ne xhep per dicka te bukur , le te jete nje dhurate mirnjohjeje nga ana e
shqiptareve <<qe paguajne detyrimisht takse per kete televizion>> per cdo perfaqesues
tonin ne kto lloj evenimentesh, sepse ne fund te fundit TVSH-ja, nxjerr dhe nje thes me para nga ky show.
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 32
Antarësuar: 06 Shkurt 2009, 17:55
Imazh
Graham Norton

Pas shumë reagimesh, BBC ka kërkuar falje ndaj shqiptarëve për fyerjen e prezantuesit në natën finale të Eurovizionit. Komediani dhe prezantuesi i njohur Graham Norton, i cili për herë të parë drejtonte Festivalin Evropian, me deklaratën e tij para prezantimit të këngës shqiptare, ka shkuar deri në prag të një incidenti diplomatik.

"Lajmi i keq është se tani do të dëgjoni Shqipërinë. Kudo që jeni e po shikoni Eurovizionin është koha që të ikni. Çfarë? Ndoshta tashmë ju keni ikur", është shprehur Norton, ndërsa po prezantonte Kejsi Tolën, këngëtaren që përfaqësonte Shqipërinë në edicionin e 54-t të Eurovizionit.

Kjo ishte një deklaratë e hidhur për shqiptarët. Por, ndërsa brenda kufijve shtetërorë u përcoll më shumë si lajm, duke u përqendruar më tepër në performancën e këngëtares, kanë qenë shqiptarët që jetojnë në Angli ata që kanë ngritur zërin. Rreth 117 ankesa zyrtare kanë shkuar në BBC për Norton, ndërkohë që reagimet kanë vazhduar edhe në gazeta të ndryshme. Ndërkohë që 1200 firma janë hedhur në një peticion që dënonte veprimin dhe deklaratën e prezantuesit të njohur. Nisur nga kjo, televizioni BBC ka kërkuar falje për qindra shqiptarë që kanë ndjekur natën finale të Festivalit Evropian të Këngës.

Në forume të ndryshme, lajmi është bërë mjaft i komentueshëm. Një pjesë e dëgjuesve përpiqen t‘i gjejnë një justifikim kësaj deklarate në vetë natyrën e Norton, një komedian me profesion, i njohur edhe për batutat e tij. Por nuk mendojnë kështu shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, të cilët janë edhe më të ndjeshëm ndaj çështjeve shqiptare. "Pse duhet që një këngëtare shqiptare të jetë lajm i keq për Graham Norton?" - pyesin shqiptarët.

Armend Elezi, një student shqiptar që studion për Ekonomi në Angli, në një ankesë drejtuar BBC-së shkruante: "Një shaka duhet të veçohet nga ngjyrimet raciale që mund të marrë". Kejsi Tola, me interpretimin e saj në skenën e Moskës, u rendit e 17-a nga 25 konkurrues të natës finale. E njohur si fituese e "Etheve", Tola mori pjesë për herë të parë në edicionin e 47-të të Festivalit të RTSH-së. Çmimi i parë i këtij festivali i dha të drejtë të përfaqësonte Shqipërinë në Eurovizion me këngën "Më merr në ëndërr", me tekst të Agim Doçit dhe kompozim të Edmond Zhulalit. Siç ka ndodhur dhe më parë, edhe ky edicion i Eurovizionit është kritikuar për formulën e votimit. Kryesisht pikët maksimale shkojnë për vendet fqinje, apo ato me të cilat marrëdhëniet diplomatike e politike janë të mira.
Gazeta Shqip
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1010
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) ka kërkuar nga ueb-faqja e njohur www.youtube.com që ta largoj këngën finaliste të Shqipërisë në Eurosong 2009. Dhe kjo ka ndodhur!

Në mëngjesin e sotëm kjo ueb-faqe ka shkruar se kënga e përfaqësueses së Shqipërisë, Kejsi Tola, “Me merr në ëndërr”, e cila arriti të plasohet në finalen e “Eurovision 2009”, “është hequr nga ueb-faqja për shkak se RTSH ka thënë se po i cenohen të drejtat autoriale".

Nga shumë komentues nëpër forume të internetit kjo është cilësuar si një anomali e RTSH-së, pasi që spotet dhe këngët finaliste të Eurovision 2009 të gjitha janë në këtë ueb-faqe.

Aq më pak kur kësaj i shtohet edhe ajo se shumica e këngëtarëve që marrin pjesë në Eurovision janë këngëtarë të ri që dalin nga showemisione për zbulim të talenteve.

Kështu drejtuesit e RTSH-së duhet të dinë se Kejsi Tola ka më shumë nevojë promovim sesa për ndonjë gjë tjetër.
11.06.2009
Albeu
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Mëparshme
Posto një përgjigje 36 postime · Faqe 4 prej 4 · 1, 2, 3, 4
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 14 Prill 2021, 13:25
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari