Muzika ushqimi i shpirtit dhe i mendjes. Te shkembejme shijet muzikore dhe te rejat e fundit nga muzika. Te pershendesim njeri tjetrin me muzike apo linke videosh muzikore youtube,google
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Drejtues
Poste: |
4571 |
Antarësuar: |
28 Janar 2009, 13:10 |
|
Vaçe Zela Koncert gala, për 70 vjetorin e këngëtares Qendra Kulturore “Tirana“ në axhendën e saj artistike, koncert madhështor në Pallatin e Kongreseve për legjendën e muzikës shqiptare Legjenda e muzikës së lehtë shqiptare, Vaçe Zela do të nderohet në 70-vjetorin e saj me një koncert gala. Ky koncert është cilësuar si një prej evenimenteve më të rëndësishme që do të zhvillojë Qendra Kulturore “Tirana”, i cili do të mbledhë rreth tij dhe shumë artistë emra të njohur të artit shqiptar. Koncerti që është menduar të realizohet në datën 7 prill, në ditën e ditëlindjes së saj do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve. Drejtori i këtij institucioni Kiço Londo është shprehur se ky është një prej projekteve më interesante të qendrës së metropolit, veçanërisht momenti i sjelljes në Tiranë të këngëtares së mirënjohur të muzikës së lehtë shqiptare, Vaçe Zela. Megjithatë për këtë gjithçka varet nga kushtet shëndetësore të këngëtares. “Në kuadër të këtij aktiviteti, ne kemi programuar që të organizojmë një koncert të madh në Pallatin e Kongreseve, si dhe disa aktivitete për figurën dhe vlerat e saj në televizione, me këngë të Zelës nga artistë të njohur shqiptar”, është shprehur drejtori Londo për koncertin që pritet për këngëtaren e madhe. Ndërsa këngëtari Kozma Dushi tregon se këngëtarja Vaçe Zela ishte një zë i madh në muzikën shqiptare. Sipas tij, ajo është udhërrëfyesja e këngës së lehtë shqiptare.“Ajo është këngëtarja më e madhe deri më sot e vendit tonë dhe e shqiptarëve, kudo që janë. Ajo është udhërrëfyesja e këngës shqiptare të muzikës së lehtë dhe asaj popullore por më shumë Vaçe Zela është simbol, ikona e muzikës së lehtë shqiptare. Mbaj mend shumë këngë të bukura nga Vaçe Zela. Mbaj mend këngën “Fëmija i parë”, apo në Festivalin e11-të “Natën vonë”. Kënga u prit shumë bukur. Në natën e tretë në finale me këngën e saj ajo e emocionoi sallën. Kënga ishte me kompozim nga Tish Daija. Vaçe Zela është një këngëtare, që ka kënduar tërë jetën live dhe sot zëri i saj do të bënte hatanë. Ajo ishte një këngëtare shqiptare me një zë të bukur dhe me profesionalizëm dhe kishte një interpretim të veçantë“, u shpreh këngëtari Kozma Dushi. Koncerti që pritet është i vetmi aktivitet më me rëndësi që është mbajtur në këto vite për këngëtaren e njohur të skenave shqiptare. E nderuar në festivalin maratonë të “Këngëve të shekullit”, këngëtarja ndonëse e ftuar, nuk ka pasur mundësi të vijë, duke përshëndetur publikun shqiptar në lidhje të drejtpërdrejtë me telefon. Koncerti që pritet të zhvillohet për këngëtaren e madhe shqiptare do të ngjisë në skenë dhe shumë emra të njohur të këngës shqiptare ndër vite. ********************************************************* Vaçe Zela "zëri" i jashtëzakonshëm në skenat shqiptare Vaçe Zela është artiste e popullit dhe këngëtare e njohur e skenave shqiptare. Vaçe Zela ka një zë të jashtëzakonshëm. Këngët e saj në vite mbeten popullore dhe të preferuara nga publiku. Këngëtarja Vaçe Zela mbetet "zëri" i jashtëzakonshëm që mbushte me energji skenat shqiptare. Ajo është një këngëtare e cila ka marrë pjesë në të gjitha festivalet e muzikës në radio dhe më vonë në radio televizion që prej organizimit të parë të tyre në vitin 1962 dhe deri në vitin 1981. Vaçe Zela ka një kontribut të rëndësishëm edhe në muzikën e filmit në të cilin ka interpretuar shumë këngë pjesë e muzikës së filmave. Prej disa vitesh jeton në Zvicër. Ajo është nderuar me Urdhrin "Nderi i Kombit" nga presidenti Alfred Moisiu. Disa nga këngët e saj më të njohura janë: “Çelu si mimoza”, “Djaloshi dhe shiu“,“E dua vendin tim,“Ëndrra ime”, “Fëmija i parë”,“Gjyshes“, “Këngët e vendit tim”, “Lemza“, “Sot jam 20 vjeç”, “Valsi i lumturisë”, “Nënë moj do pres gërshetin”, “ Nuk e fshehim dashurinë”, “ O diell i ri”, “Për Arbërinë”, “Shoqet tona ilegale”, “Shqiponja e lirisë”, “Të lumtur të dua”. etj.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri "Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta "Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
|
|
|

Drejtues
Poste: |
4571 |
Antarësuar: |
28 Janar 2009, 13:10 |
|
Zëri i zemrës shqiptare: Vaçja jonë kombëtare mbush 70 vjeç Nga Alfred Papuçiu* Vaçja vajze me kitare Më 7 prill 2009, Vaçe Zela jonë kombëtare mbush 70-të vjeç. Atje në Bazel, të Zvicrës larg Atdheut, pranë bashkëshortit dhe vajzës së saj që kujdesen pandërprerë për të, ajo me kurajo përballon sëmundjen. Cdo ditë, të afërm, bashkëkombas në Zvicër por edhe gjetiu në Diasporë, Shqipëri, Kosovë e vise, interesohen për shëndetin e saj. Ajo përgjigjet shpesh herë vetë në telefon, me zërin e saj të kulluar, shpesh të ulët, për shkak të dobësisë që i ka shkaktuar sëmundja. Por mbi të gjitha të bën përshtypje modestia e saj, vlerat e saj njerëzore që ja ka transmetuar edhe të bijës Irmës, e cila është integruar në shoqërinë zvicerane, duke dhënë ndihmesën e saj të çmuar. Irma ka mbaruar Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Tiranës, në degën statistikë, shkëlqyeshëm. Atëhere u emërua edhe pedagoge. Tani punon në Institutin e Statistikave në Bazel dhe është një ekonomiste e shquar. Përveç profesionit të nderuar që ushtron ajo ka shkruar edhe poezi. Vaçja me bashkëshortin Pjetër Rodniqi dhe vajzën Irma Pjetër Rodniqi Pak për biografinë e Pjetër Rodniqit nga KosovaLe të bëjmë një digresion që lidhet me familjen e Vaçe Zelës dhe modestinë e saj. Bashkëshorti i saj Pjetër Rodiqi(lindi në Rodniq të Gjakovës) është një intelektual fisnik i cili më tepër të flet për Vaçen dhe të bijën, megjithëse dhe vetë ka dhënë një ndihmesë të çmuar për çështjen shqiptare, në fushën e tij të dashur, përkthimit. Ai ka përkthyer nga gjermanishtja tre libra dokumentarë e publiçistikë për Ballkanin, Shqipërinë dhe Kosovën, botuar nga shtëpia botuese « Rozafa ». Libri « Shqipëria » ka për autore Christine von Kohl. « Ballkani, faktor qëndrueshmërie apo pështjellimi“ është shkruar po nga Christine von Kohl dhe bashkëshorti i saj Wolfang Libal dhe libri i tretë është një vepër jo pak e njohur për lexuesin shqiptar, i rëndësishëm për burimet që na jep një albanolog si W. Von Hahn, me « Nëpër viset e Vardarit ». Libri « Shqiptarët » shtjellon çështjen e identitetit kombëtar të shqiptarëve që nga koha e pushtimit osman dhe më pas udhën e vështirë që ka kaluar ky vend drejt modernitetit, megjithë kohën e humbur nën diktaturën e E.Hoxhës. Ndërsa Vaçja kënaqet duke dëgjuar shpesh herë muzikën tonë kombëtare, bashkëshorti i saj që i qëndron pranë gjithë kohën, me fisnikërinë e tij të veçantë vazhdon punën e tij hulumtuese për të na dhënë vepra të tjera. Vaçja jonë zemër artë dhe me zë të veçantë, është përfshirë në librin e 500 personaliteteve me më tepër influencë në botë dhe është e vetmja shqiptare që ka marrë këtë çmim nga Instituti i Biografive në Amerikë. Ajo ka marrë shumë çmime dhe dekorata, por mbi të gjitha ndjen kënaqësi të veçantë dhe shpreh mirënjohjen për kujdesin që tregohet nga bashkëkombasit e saj dhe personalitetet e vendit së saj mëmë. Këtë vit ajo është Personaliteti i vitit 2009. Modestia e saj shprehet edhe në kujtimet e saj të hershme: „Mbaj mend që, prindërit e mi nuk donin të bëhesha artiste, kinse unë kisha lindur në një familje ku kënga ishte ulur këmbëkryq, në shpirtin e të gjithëve », kujton Vaçja. « Nuk di si të shprehem, as kënga nuk ka ardhur tek unë, as kam shkuar unë te kënga. Si të them, unë e kam ndjerë veten një me këngën, kam qenë brenda saj. Linda në një familje ku, edhe po të doja, nuk mund t’i ikja këngës » Vaçja, Ana Oxa dhe e bija e Vaçes Irma Megjithë gjendjen shëndetësore jo të mirë aktualisht, ajo pranoi me kënaqësi të japë një intervistë si kjo më poshtë për gazetën « Tirana Observer », apo edhe të tjera më parë, duke shprehur në të njëjtën kohë me modesti se nuk ka bërë ndonjë gjë të madhe gjatë jetës së saj, vetëm ka dhënë një mesazh modest nëpërmjet muzikës popullit të vet mirëdashës dhe fisnik. Kjo modesti e ka karakterizuar dhe e karakterizon gjithmonë Vaçen tonë kombëtare, çdo herë që flet me të. Një kujtim i bukur dhe tepër domethënës për Vaçen tonë kombëtare është edhe monografia e As. Prof. Nexhat A. Agolli me titull « Vaçe Zela…magjia e këngës shqiptare” që kemi bindjen se do të pasohet nga të tjera. Më poshtë do të jepen dhe disa vlerësime, pasi për mungesë vendi nuk mund të përfshihen këtu me qindra fjalë - shprehje e mirënjohjes ndaj Vaçes sonë kombëtare, nga bashkëkombas artistë, kompozitorë, shkrimtarë, personalitete të vendit por edhe këngëdashës të huaj që kanë patur fatin ta dëgjojnë zërin e saj kumbues dhe të ëmbël. Cdonjeri nga ne e ka për fat të veçantë kur flet me të dhe ne të gjithë urojmë që Vaçe Zela të rrojë akoma edhe disa dhjetëveçarë dhe ta kemi në gjirin tonë duke kënduar apo duke shijuar qindra e qindra këngët e saj të pavdekëshme. *Shkrimtar, publiçist, Gjenevë, më 5 prill 2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri "Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta "Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
|
|
|

Drejtues
Poste: |
4571 |
Antarësuar: |
28 Janar 2009, 13:10 |
|
Këngë të interpretuara nga Vaçe Zela Vaçe Zela 70 vjece(7 prill 1939)  1. Rrjedh në këngë e ligjërime 2. Ku po shkon o partizan 3. Manushaqja 4. Ti që ke në sy lirinë 5. Mirëmëngjes 6. Një zambak i bardhë në gur 7. Këngë për Selam Salarinë 8. Valsi i lumturisë 9. Mall për mëmëdhenë 10. Këndoj 11. Marshojmë fitimtarë 12. Nënë moj do pres gërshetin 13. Trëndelinë 14. Motive 15. Dëshmorët e Pojskës (përp.) 16. Flakë e borë 17. Natën vonë 18. Doli ylli që me natë (Përp) 19. Sot këndoj 20. Kënga e krushqve 21. Me lule të bukura 22. Erë pranverore 23. Lulëkuqja 24. Jeho 25. Të lumtur të dua 26. Shqiponjë e lirë 27. Këngë e re 28. Për ty 29. Kur bie fyelli e çiftelia 30. Djaloshi dhe shiu 31. Gjyshes 32. Ylli partizan 33. Lemza 34. Këngë për aviatorin 35. Gonxhe në pemën e lirisë 36. Rrjedh në këngë e ligjërime 37. Mësuesit Hero 38. Këngë për Misto Mamen 39. Nuk është lodër dashuria 40. Çelu si mimoza 41. Sot jam njëzet vjeç 42. Fqinja 43. O diell i ri 44. Rritëm jetën tonë 45. Në shtëpinë tonë 46. Lule Shqipëri 47. Për liri s'të fal shqiptari 48. Nuk e fshehim dashurinë 49. Qeshu rini 50. Shokët 51. Lumi Ebro 52. Fëmija e parë 53. Kur jam pranë teje 54. Endrra ime 55. Endëses 56. Mes lulesh 57. Nusja e lirisë 58. Si agimi i kuq 59. Dita ditën me këngë e zgjon 60. Brezi im 61. Këngë për Shkurte Vatën 62. Mesnatë 63. Këngët e vendit tim 64. Dashuria 65. Gjurmë të arta 66. E dua vendin tim 67. Gëzon Malësia 68. Shoqet tona ilegale 69. Pushkë e zemër 70. Dritaren kërkoj 71. Jetë na dhuruat 72. E bukura More 73. Trëndelinë 74. Zunë fushat të lulëzojnë 75. Qeshu Myzeqe 76. Blegërin delja Këngë partizane 77. Kënga e Azem Zenelit 78. Shqiponjat partizane 79. Ato maja rripa rripa 80. Marshi partizan 81. Dëshmorët e Pojskës 82. Partizani vogël 83. Dalngadalë po vjen behari 84. Kënga e Emin Durakut Këngë të huaja 85. Firence stanotte sei bella 86. Chamino 87. Sei stato il primo amore 88. Suona, suona mia chitara 89. Granada 90. Malagenja 91. Antonio Vargas Serena 92. Esperanto 93. O violina cigana 94. Retiën la nuit 95. Gjinkalla (ruse) 96. Na u prish karroca (rumune) 97. Gjithë bota je ti (greke) 
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri "Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta "Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
|
|
|

Drejtues
Poste: |
4571 |
Antarësuar: |
28 Janar 2009, 13:10 |
|
Pak nga jeta e Vaçe Zeles Vaçe Zela ne fillimet e saj Shumëkush më thoshte që e kisha nga Pjetri këtë ndjenjë të dashurisë kosovare… Mua më është dukur vetja më tepër kosovare. Gjithnjë jam ndier më kosovare se askush tjetër. Bota sot: Po Pjetrin ku e gjetët? Ta mori mendjen me bukuri apo me kosovarizëm!… - e pyesim për të shoqin, në përpjekje për freskim të bisedimit me të. Zela: Me të dyja. Ka qenë i bukur dhe i mençur shumë… Bota sot: Ndërkaq ajo thërret të motrën, Florën, e cila ka ardhur në vizitë nga Tirana, por nguron të hyjë brenda… E shfrytëzoj rastin të marr vesh diçka më shumë për familjen e saj të mbetur në Shqipëri… Zela: Kam tre vëllezër dhe dy motra. Të gjithë jetojnë në Tiranë. Unë kam qenë e lidhur shumë me familjen. Kam qenë më madhja dhe kam dashur gjithnjë t`i kem pranë vetes edhe të tjerët. Kur kam ardhur në Tiranë në fund të vjetëve `50, i kam marrë edhe ata me vete. Nuk mund të rrija pa familje. Bota sot: Si ia nisët këngës, kur ju lindi dashuria për lulet? Zela: Këngën e kam nisur shumë e vogël, kur isha nëntë vjeçe. Sa u rrita nisa të merresha me lulet. Kam pasur një shtëpi shumë të varfër… Dhe çka nuk kishte aty – jo brenda saj, por në kopsht. Gjithnjë mbillja, mbillja, mbillja lule… Kështu kam vazhduar edhe në shtëpinë në Tiranë, edhe këtu – në Zvicër.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri "Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta "Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
|
|
|

Drejtues
Poste: |
65 |
Antarësuar: |
18 Qershor 2009, 15:27 |
|
Sa i bukur ky shkrim! Faleminderit i nderuar Laert qe ke sjelle kete postim per te mrekullueshmen Vace Zela, e pazevendesueshme per zerin e saj te rralle dhe per dinjitetin e shprehur ne cdo kenge qe ka kenduar, per shpirtin e bukur qe e transmetonte nepermejt fjaleve te mahniteshme te gjuhes tone neper kenget e saj, shoqeruar me ate ze - dhurate Perendie.
Ja nje kenge e kenduar nga Vacja per Shqiperine:Moj e Bukura Shqiperi - http://www.youtube.com/watch?v=eFUqslOUWC0
|
|
|

Drejtues
Poste: |
4571 |
Antarësuar: |
28 Janar 2009, 13:10 |
|
Faleminderit Diana! Te jesh e sigurt se shume pak kam be une per te pasqyruar jeten dhe vepren e saj, pasi duhet shume pune per ta respektuar duke e ruajtur dhe trasheguar brezave te tjere kjo grua e rralle ne zerin dhe artin e saj. Per fatin tim me kengen e Vaces, une shkaperceva shume andrralla te jetes si cdokush. Nuk dua me te shkruaj sepse me raskapite shume. Mungesa e saj eshte nje humbje e kombit, por ishalla vjen nje epoke te nxjerre nje ze si kjo per kengetaret femra. 
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri "Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta "Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
|
|
|

Drejtues
Poste: |
608 |
Vendodhja: |
Italy |
Antarësuar: |
05 Mars 2009, 19:37 |
|
Vace Zela eshte nje ze i mrekullueshem.Jemi krenar qe ne venat e saj rrjedh gjak shqiptari.
|
|
|
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 2 vizitorë
|
|
Copyright ©2008 phpBB Group.
|
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 27 Shkurt 2021, 23:12
|
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
|
|
|