Muzika ushqimi i shpirtit dhe i mendjes. Te shkembejme shijet muzikore dhe te rejat e fundit nga muzika. Te pershendesim njeri tjetrin me muzike apo linke videosh muzikore youtube,google
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 5 postime · Faqe 1 prej 1
KENGE NGA KOSOVA
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4571
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
KENGE NGA KOSOVA, Posted 07 Mars 2009, 03:44
:muah :zemer :zemer

:zemer :zemer :zemer :zemer
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4571
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
NEXHMIJE PAGARUSHA dhe Lijana Cavolli, Posted 30 Mars 2009, 00:35
Nexhmija esht plake shume, por kenga qe la ajo mbetet e re si ne ate kohe. E pavdekshme nese ne kemi pase ikonen Vace Zelen, Kosova kishte dhe ka Pagarushen.
Per mua ka qene dhe mbetet nje kengetare me e madhe e tokes shqiptare dhe pertej saj.
Kurre nuk ndryshken, vyshken kenget e zerit te saj ne jete te jetes!

Po Lililjana Çavolli edhe pse e plakur mbetet nje femer ideale, kur flet te magnetizon me ate ze, ate bukuri femerore, me ate hijeshi magjepse.
Lum ajo per zerin qe la me kenge te paharruara! Romantika, sentimenti dhe alegro-ja e kengeve te saj jehojne edhe sot me ate magjine e saj.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4571
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
I MADHI DERVISH SHAQA, Posted 29 Qershor 2009, 10:18
I MADHI DERVISH SHAQA

Imazh

Dervish Shaqa lindi në Llukë të Epërme të Deçanit më 1912; vdiq më 11 prill 1985. Rapsod i shquar popullor dhe i njohur në të gjitha trevat shqiptare.

Devish Shaqa deri në vitin 1956 jetoi në Kosovë, mirëpo në këtë vit ju deshtë të lëshonte Kosovën përshkakë të përndjekjes nga aksioni i njohur "mbledhja e armëve" që ndërmerrte në atë kohë Sigurimi i Punëve të Brendshme i Jugosllavisë (UDB-ja) kundër shqiptarëve. Ai së bashku me kolegun e tij të këngës Demush Neziri, u vendosën në Rashbull afër Durrësit. Aty e vazhdojë shprehjen e ndjenjave nëpërmjet këngës që për të ishte e vetmja mënyrë e shprehjes së dhimbjes që kishte për familjen dhe vendlindjen që për të ishin të ndaluara. Këtë e shprehë në këngën "Kur ta ktheva Kosove shpinën, e lame bore e gjetem dimen...".

Dervish Shaqa në Shqipëri e vazhdojë traditën e këndimit të historisë së vendlindjes së tij. Në vargjet e këngëve të tij të për cjelluara me çifteli përshkruhen kullat e gurta të Dukagjinit, figurave kombëtare, patrioteve te devotshëm, trimave, luftëtareve te atdheut...

Në Rashbull Dervish Shaqa arrin të themeloj e të udhëheqë grupin e rapsodit. Po më këtë grup në vitin 1968 prezantohet për herë të parë në Festivalin e Folklorit Kombëtar ne Gjirokastër. Që nga kjo kohë së bashku me kolegun e tij rapsodin Demush Neziri prezantojnë një vargë këngësh të cilat për disa gjenerata ende janë të njohura si p.sh.: “Ç`jane keto gjame qe i bjen era”, “Prej Prokuplje deri n`Nish”, “Moj e mira porsi bora”, këngët për Azem dhe Shote Galicën, Nak Berishen e shume e shume te tjera...

Pjesa më e madhe e regjistrimeve muzikore të bëra nga Dervish Shaqa dhe kolegu i tij gjenden në arkivin e Radio Tiranës.

Përpos këngëve popullore dhe të përpunuar nga ai vetë, për Devish Shaqen ka kompuzuar edhe kompozitori Tish Daija si këngën “Feste te madhe ka sot Shqipëria” që për disa vite ka dominuar në përsëritjen e saj në Radio Stacionin e Tiranës

Populli ku ai kalojë pjesën më të madhe të jetës së tij e mbanë në mëndë si këngëtar të lindur që këndon për këngën dhe jo për para.

Diskografia

* "Oj Kosove mos thuaj marova"
* “Te shtat krajlat e rrehin teli”
* ”Kersiti pushka, ushtoje mali”
* “Kur ta kthyem Kosove shpinen”
* “Kamer Loshi”
* “Kurre Kosove s`t`u da gazepi”
* “Isa beg po`t thrret nona”
* "Nak Berisha"
* "N´Verra t´LLukes e n´qafe t´Morines”
* "Haxhe Mustafa"
* "Prej Podrimes po vjen haberi"
* "Pyet Kosova për nje cike"
* “Kenga e Rexhes”
* "Haj medet për Lug t`Baranit”
* “N`drrase te vekut kush po kane”
* “Moj e mira n`der te stanit”
* “E kam pas nje çiteli”
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4571
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
KUSH ISHTE PER MUA DERVISH SHAQA?, Posted 29 Qershor 2009, 10:29
:flm
KUR NDEGJOJA ZERIN E DERVISHIT ME GUFONTE ZEMRA DERISA ME BANTE TE MESOJA EDHE UNE SHARKINE.
ZERI I TIJ ISHTE NE TE VERTETE NJE ZE PLUMBIT MBI ARMIKUN E KOSOVES. NDERSA SHARKIJA ISHTE INSTRUMENTI QE MBANTE GJALLE ZEMRAT E KOSOVAREVE NEN PUSHTIMIN MIZOR TE SERBISE PREJ 1913. ISHTE SHARKIJA GJERDANI I FISHEKEVE QE SA HERE NXJERRNIN TINGUJ SHPRAZNIN THIRRJE PER BASHKIM, DASHURI TE SHQIPTARVE PER KOSOVEN. KENGA E TIJ ISHIN KRISMA BETEJE KUNDRA ARMIKUT MIZOR.
ISHIN TINGUJ LUFTE PER LIRI, PER ENDRREN E SOVRANITETIT TE POPULLIT SHQIPTAR PER PAVARESI. DERVISH SHAQA ISHTE BIRI I KOSOVES , POR EDHE I I SHQIPERISE SEPSE KENGA E TIJ GJETI HAPESIRE TE LIRE NE FUSHAT E BEGATA TE DURRESIT. MBETET DERVISHI NJE MONUMENTE I KULTURES FOLKLORIKE. DERVISHI PA SHARKI ISHTE SIKURSE OKSIGJENI I MUSHKERIVE TE TIJ.
KOSOVA PA DERVISH SHAQEN DO TE ISHTE NJE PLLAJE PA PERRENJE GJELBERUES.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 65
Antarësuar: 18 Qershor 2009, 15:27
Re: KENGE NGA KOSOVA, Posted 30 Qershor 2009, 11:14
Edona Llalloshi dhe Sabri Fejzullahu - Pranvere ne Prishtine


http://www.youtube.com/watch?v=yrqmvpie3kk


Shume e bukur, me pelqen shume kjo kenge.
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 5 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 2 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 28 Shkurt 2021, 00:34
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari