Bik Ndoja -Ludovik Ndoj Gjergji - Artisti Popullor Shkodran

Muzika ushqimi i shpirtit dhe i mendjes. Te shkembejme shijet muzikore dhe te rejat e fundit nga muzika. Te pershendesim njeri tjetrin me muzike apo linke videosh muzikore youtube,google

Moderators: Laert, I-AMESHUAR

Bik Ndoja -Ludovik Ndoj Gjergji - Artisti Popullor Shkodran

Postby Laert » 25 Mar 2011, 11:43

Bik Ndoja - Ludovik Ndoj Gjergji - Artisti Popullor Shkodran

Artur Matia ~ O Shkodrani jon BIK NDOJA ~ Kenge per BIK NDOJEN , simboli i kenges Shkodrane - shtator 2009
Image

U këndue kjo kangë për Bik Ndojën në shtator të 2009 në Teatrin "Migjeni" të Shkodrës


Pak nga jeta e Bik Ndojës
Image

Ludovik Ndoj Gjergji, i njohur nga publiku si Bik Ndoja lindi në Shkodër me 13 gusht 1925. Ju dha titulli “Artist i Merituar” në vitin 1969. Biku banon pranë Kishës Madhe në Rrugën "Skanderbeg", te zona e "Ara e Pashës", pranë Shtëpijë Fëmijës prej 3 - 6 vjeç në katin e parë të pallatit 5 katësh e ndërtuem në vitin 1994. Profesioni i tij ashte rrobaqepës i talentuem, me duar artë sikurse e thërrasin klientët e tij. Biku gëzon pension plot 26 vjet pension prej 1985 deri më sot të marsit 2011. E i urojmë ta gëzoji pensioni edhe mbi 24 vjet tjera! Ka dy vajza të bukura,të martuem dhe banon me bashkëshorten në hymjen me 2 dhoma dhe një guzhinë. Kompozitori, pedagogu i Konservatorit në Tiranë Zef Çobaj ka kompozue një kangë për Bik Ndojën në shtator të 2009 të kënduem nga kangtari popullor i Shkodrës Artur Matia me banim në SHBA. Fakti asht se nuk asht dhe aq i vlersuem nga vetë qyteti i Shkodrës ku ai shkriu energjit e veta qysh 16 vjeç me serenatat e tija melodioze duke këndue netëve me hanë nën balkonet me vazo lulesh të vajzave të bukura shkodrane. Por ka vlerësimin ma të madh nga populli i Shkodrës dhe kjo asht ma shumë se ato që mund t'i jepnin auditoret zyrtare.Dhe ajo që e ban Bikun njeri të madh ashtë se nuk vuen për lavdërime sepse vetë zani, kontributet e tij prej 70 vjet me kangë janë treguesi i madhështisë tij si kangtar i dy shekujve të asaj XX dhe asaj XXI.Mos ta lejmë pa e përmend se Biku nuk ishte kangtari i oborrit diktatorial, por vetëm i popullit dhe kët e gjenë te repertori i tij që asnjë kangë për diktatorin apo për partinë dhe kangëve me kazma e pushkë, me lopë e traktora nuk kishte. Kjo asht merita e Bikut që nuk honepsi, nuk vuni në buzë dhe në kordat e zanit kangë të marra që ishin edhe groteske, pasi Njeriu konceptohej si bishti i lopatës dhe pushkës. . Biku i këndoi vetëm popullit shkodran, ato kangë që përbajnë thesarin e kangës popullore qytetare të pavdekshme të Shkodrës.

Bik Ndoja është një nga këngëtarët më të shquar të muzikës popullore shkodrane të gjysmës së dytë të shek. XX. Biku (siç e thërrasin që të gjithë në Shkodër), gjimnazin e kreu në shkollën e vjetër Jordan Misja. Lidhur me muzikën popullore, ai e filloi këngën që në moshë të vogël, por njihet nga të gjithë se për herë të parë ai këndoi në një dasëm familjare, shoqëruar nga një prej formacioneve popullore me vegla të qytetit të Shkodrës, ku drejtonte dhe interpretonte në fizarmonikë Karlo Radoja. Gradualisht, aktiviteti i tij u zgjerua dhe më shumë nëpërmjet koncerteve që Biku dha në të gjithë Shqipërinë, si dhe në ato jashtë shtetit. Ai ka kënduar një numër të madh këngësh ndër të cilat përmendim: “ S’ma din hallin qi kam”, “Elbarojen ta pata fal”, “Si dukat i vogel je”, “Jare te due”, etj. Në shtator 1999, teatri Migjeni organizoi 70-vjetorin e lindjes të Bik Ndojës, ku një vend të rëndësishëm zuri edhe koncerti me kengë dhe pjesë muzikore popullore nga më të zgjedhurat nga repertori i jareve të kenduara prej tij në gjithë këto vite. Bashkë me kolegët e tij Shyqyri Alushi, Luçie Miloti, Xhevdet Hafizi etj. kanë qënë dhe mbeten bilbilat e këngës popullore shkodrane. Shumica e regjistrimeve muzikore të tij gjenden pranë Radio-Shkodrës dhe RTV Shqiptar.

Punoi Redaksia e Kulturës https://www.proletari.com
E premte, më dt. 25 mars 2011
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

Return to Muzika

Who is online

Users browsing this forum: No registered users and 1 guest

cron