“Jeta dhe vepra e Prof. Ramadan Sokolit” - Muzikantë

Muzika ushqimi i shpirtit dhe i mendjes. Te shkembejme shijet muzikore dhe te rejat e fundit nga muzika. Te pershendesim njeri tjetrin me muzike apo linke videosh muzikore youtube,google

Moderators: Laert, I-AMESHUAR

“Jeta dhe vepra e Prof. Ramadan Sokolit” - Muzikantë

Postby Laert » 03 Jan 2011, 16:06

“Jeta dhe vepra e Prof. Ramadan Sokolit”
Image

Koncert i kuintetit të Akademisë së Arteve në Shkodër
19.7.2010

Ridvan Karakaçi – muzikolog

Kuintiteti i Akademisë Arteve – Tiranë, me mbeshtetjen e MTKRS dhe në bashkepunim me shoqaten kulturore-artistike “Prenkë Jakova” - Shkoder, në kuadrin e aktiviteteve të muzikës së dhomes dhe të vlerësimit të figurave të artit dhe kultures së qytetit të Shkodres, po pregatisin nje aktivitet te perbashket qe do te realizohet diten e premte, 23 korrik 2010 nё Grand Hotel Europa – Shkodёr. Kjo mbremje eshte konceptuar ne dy pjese: pjesa e pare: - “Jeta dhe vepra e Prof. Ramadan Sokolit” dhe pjesa e dyte: - Franc Schubert - Piano Kuinteti “Trofta” (Die Forelle) D. 667.

Ramadan Sokoli vjen prej njërës nga familjet më të njohura të tradites dhe qytetarisë shkodrane e shqiptare, asaj të Sokolëve. Ai u lind në Shkodër më 1920. Pas shkollimit në vendlindje vazhdon studimet e larta në Akademinë e Arteve në Firence (Itali) për kompozicion.
Profesor Ramadan Sokoli

Profesor Ramadani është njëra nga figurat më të ndritura të shkencës dhe të kultures albanologjike. Edhe pse kishte studiuar për kompozicion, veprimtaria e tij u zgjerua edhe në fushën hulumtuese e shkencore, ku etnomuzikologjia e muzikologjia do t’i bëhen vokacione primare. Ai është autor i "Folklori muzikor shqiptar (Morfologjia)", "Veglat muzikore të popullit shqiptar", "Vallet dhe muzika e të parëve tanë", "Figura te ndritura", "Gjurmime folklorike", "Këngët patriotike", etj. Përveç këtyre vëllimeve ka botuar një numër të madh artikujsh studimorë rreth degëve të ndryshme etnokulturore si: “Dokumenta mbi mënyra tradiconale të të kënduarit”, ”Lahuta dhe këngët kreshnike”, “Zbulime arkeomuzikologjike në Shqiperi”, “Për gjenezën e valleve dhe tarantalizmin”, ”Per gjenezën e Himnit të flamurit”, ”Vallet luftarake”, qindra artikuj, 16 libra. Gjithashtu ka mbajtur shumë ligjërata radiofonike krahas dokumentarëve televizivë. Ka drejtuar ekspeditat e para etnomuzikologjike në Shqipëri. Ndihmesë të vyer ka dhënë edhe si studiues i folklorit letrar. Fusha më e rëndësishme e veprimtarisë së R. Sokolit mbetet ajo e etnokulturës shqiptare që nga lashtësia ilire te ajo arbërore, deri në kohët më të afërme.

Prof. Sokoli ka zbuluar më shumë se 40 personalitete shqiptare nga fushat e dijes e artit duke argumentuar shqiptarësinë e tyre që përcillet nepërmjet botimit “16 shekuj”. Veprat e shkruara për Jan Kukuzelin dhe për figurën e Skënderbeut në muzike, mbajnë peshën e veçorite e trajtimit historik e muzikologjik, e që pasqyrojnë lidhshmërinë e kulturës antike me atë të trashëguar shqiptare. Për shumë kohë ka punuar si arsimtar duke hartuar programe e tekste mësimore. Vlen për tu theksuar se brezi i parë i flautistëve shqiptarë janë nxënes të R. Sokolit. Ai është autor i shumë veprave vokale e instrumentale të muzikës së dhomës, orkestrimet e disa këngëve, prej të cilave veçojmë: “Zanusha”, “Turtulleshë”, “Lulja me erë”, “Blegëron delja”, “Jelino”, “Rritu mollëzë”, Baladë për violinë, Rapsodi shqiptare për flaut, Fantazi për violinë e orkestër, “Legjenda e krojeve”, “Melodi arbëreshe”, 2 koncerte tre kohëshe për violinë e piano, kuartet për harqe e orkester, valle shqiptare për orkestër, rapsodi për piano e orkester , përmbledhje me 90 miatura pianistike etj.

R. Sokoli, si muzikolog, është personalitet i njohur edhe jashtë vendit. Ai ka marë pjesë si lektor në Universitetet e ndryshme të Europës apo në konferencat e simpoziumet ndërkombëtare si në Gjermani, Zvicër, Itali, Greqi, Turqi, Sllovaki, etj.

Vetëm pas vitit '90, studentët e shkollave të muzikës e të Akadenisë së Arteve mundën të mësojne se autori i disa prej pjesëve instrumentale, këngëve popullore, valleve nuk ishte një anonim, por ishte kompozitori R. Sokoli.

Në vitin 1995 Akademia e Shkencave të Shqipërise i dha zyrtarisht titullin "Profesor" duke e zgjedhur anëtar të kësaj Akademie. Në vitin 2002 Presidenti i Shqiperise Alfred Moisiu e nderon me titullin e lartë "Mjeshtër i Madh i Punës" dhe në 2006 ështe shpallur “Qytetar Nderi” nga keshilli bashkiak Shkoder.

Emri dhe vepra e Prof. R. Sokolit është përfshirë në disa enciklopedi të huaja edhe në Enciklopedinë e Personaliteteve të Shquara të Shekullit të XX, përgatitur nga Qendra Ndërkombëtare e Jetëshkrimeve në Cambridge, Angli.

Gjate pjesës së parë të koncertit, kuinteti i Akademisë së Arteve, me solistët Arian Paco – violë; Fatos Mataj – cello; Ledi Paparisto – soprano; Fatos Qerimaj – klarinet dhe këngetarja Mukades Çanga do te interpretojne pjese te spikatura nga krimtaria e R. Sokolit si: elegji; melodi arbereshe; pjese per klarinete; Jelina; Tebdilesha; Hanko Dudija; Zanusha; Turtullesha etj.

Në pjesen e dyte te programit, interpretimi i kuintetit të Akademisë së Arteve – Tiranë, përbërë nga: Vojsava Manaj - piano; Lorenc Radovani - violinë; Arian Paco - violë; Gëzim Belegu – cello dhe Arben Basha – kontrabas, do te sjellë një nga kryeveprat e literatures muzikore boterore: Piano Kuintetin “Trofta” (Die Forelle) D. 667, shkruar nga kompozitori romatik austriak Franz Schubert.

Schubert e shkroi këtë kuintet për piano, violin, violë, cello dhe kontrabas, dhe e emërtoi “Trofta” duke ju referuar kohës së katërt variacione mbi temën “Die Forelle” (Trofta), një Lied (kenge) të cilën ai vetë e kishte kompozuar disa vite më parë. Në ndryshim nga karakteri i errët i këngës, tema dhe variacionet në këtë vepër janë të gëzuara dhe plot drite. Përdorimin e melodive të Lied-eve të tij, Schubert e ka bërë edhe në veprat e tjera të tij të muzikës së dhomës.

Rëndësia e vepres, e cila eshte e ndërtuar në pesë kohe: 1 - Allegro Vivace, 2 - Andante, 3 - Scherzo: Presto, 4 - Andantino, Allegretto dhe 5 - Allegro giusto, rrjedh kryesisht nga përdorimi i një gjuhe origjinale inovative harmonike, të pasur me mediante dhe kromatizma, si dhe nga nga karakteristikat timbrike të saj. Përsa i përket timbrikës, kuinteti “Trofta” ka një tingëllim të veçantë në krahasim me veprat e tjera të muzikës së dhomës për piano dhe harqe, kryesisht për shkak të partit pianistik, i cili për një pjesë të konsiderueshme të veprës përqendrohet në regjistrin më të lartë të instrumentit.

Instrumentistet e kuntetit te Akademise se Arteve, vijne ne kete realizim pas shume impenjimeve solistike ne si dhe pas nje bashkepunimi te gjate mes tyre nder vite. Aftesite e plota tekniko-interpretative si dhe njohja e thelle e karakterit dhe karakteristikeve te kesaj vepre perbejne garancine e nje realizimi cilesor, per te cilin ato ndjehen te sigurte ne impaktin e tyre me publikun.

Shoqata Kulturore Artistike “Prenkё Jakova”, si organizatore e ketij aktiviteti, eshte krijuar nё viti 1997 ne qytetin e Shkodrёs. E frymёzuar nga vepra e kompozitorit tё shquar Prenkё Jakova, fillimisht u mbёshtet nё aktivitietin koncertor tё Korit Polifonik.

Krahas sferës interpretuese, aktiviteti i saj u zgjёrua edhe nё njё ndёr fushat e rёndёsishme tё muzikёs, nё vlerёsimin e traditёs nepёrmjet evidentimit tё figurave mё tё spikatura tё saj nё muzikёn e kultivuar dhe qytetare, duke i pёrmbledhur këto aktivitete nё “Korpusin e muzikёs”.

Qёllimi kryesor nё realizimin e kёsaj ideje ka qenё dhe mbetet sjellja e kёtyre figurave, nё vёmendjen e opinionit artistik dhe shoqёror, per tё arritur gradualisht deri tek njohja konkrete e veprave nepёrmjet ekzekutimit, botimit e studimit kritik tё tyre pёr vendin qe duhet te zёnё nё historinё e muzikёs sonё.

Brёnda njё periudhe 10 vjeçare, shoqata ka realizuar shumё veprimtari nё mishёrimin e kёsaj ideje, duke filluar me organizimin e dhёnies sё titullit “Nderi i Kombit” kompozitorit Prenkё Jakova (2000); në Simpoziumin: “Vlerat e kёngёs qytetare shkodrane” nё bashkёpunim me Institutin e Kulturёs Shqiptare e studiues nga Kosova (2004); me aktivitetin nё kuadrin e ditёs kombёtare tё ruajtjes sё traditave kulturore ku u interpretuan veprat e panjohura tё kompozitorёve Lec Kurti e Shuk Shllaku; nё aktivitetet mbi rolin e kontributin e muzikantit Luan Barova (pёrmledhur nё koncert, dokumentar dhe nё botimin e monografisё), si dhe ne aktivitetin “In memoriam” në kujtim të muzikantit shkodran Nikolin Naraçi (2006); nё pёrmbledhen dhe botimin i kujtimeve tё kёngёtarit tё shquar Bik Ndoja “Artist i Merituar” me titull: “Kanga ndriçon errёsirёn” (2007); nё mbrёmjen artistike: “Vlerat e kulturёs kombёtare nё familjen Zadeja”; aktivitetin nё nderim te kompozitorit Ndoc Pistulli - “Qytetar Nderi” i Shkodrёs: promovim e botimit “Jeta e nji Artisti” dhe ne koncertin me krijimtarinё e muzikantit Gjon (Nino) Saraçi (2009).

Momenti mё i rёndёsishёm i aktiviteteve tё “Korpusit tё muzikёs”, ishte ideimi dhe realizimi i javёs jubilare me rastin e 50 vjetorit tё operёs sё parё shqiptare “Mrika “ tё kompozitorit Prenë Jakova, gjatё sё cilёs u relizuan disa koncerte ku performuan artistё tё shquar shqiptarё si dhe Orkestra e Filarmonisё sё qytetit (2008).

Tё gjitha kёto aktivitete, janё realizuar si bashkёpunime tё Shoqatёs Kulturore Artistike “Prenkё Jakova” me artistёt shkodranё, Akademinё e Arteve Tiranё, Teatrin Kombёtar te Operas, Institutin e Kulturёs Popullore, MTKRS, e veçanёrisht me mbёshtetjen e Bashkisё Shkodёr.

Pёr vitin 2010 shoqata, si vazhdim i realizimit te ideve tё saj pёr “Korpusin e muzikёs” ka programuar veprimtari tё tjera si: vlerёsim i figurёs sё violinistit tё shquar Lorenc Radovani me rastin e 50 vjetorit tё lindes, permes trasmetimit pёr tre netё tё interpretimeve te tij te zgjedhura ndёr vite, si dhe intervistёs ekskuzive te tij. Ky aktivitet eshte realizuar nё bashkёpunim me TV1 - Channel.

Pasi ka fituar njё eksperience tё vyer nё fushёn e ideimit, organizimit dhe realizimit cilёsor artistik tё aktiviteteve tё kёtij llojit, mbёshtetur dhe nё vlerёsimet e komunitetit artistik dhe publikut nё shkallё kombёtare, shoqata i ka propuzuar Kёshillit Bashkiak Shkodёr, qё java e parё e nёntorit tё çdo viti t’i kushtohet vlerёsimit dhe promovimit tё vlerave tё aristёve tё shquar tё muzikёs sё kultivuar dhe asaj qytetare. Nё pritje tё institucionalizimit tё kёsaj jave artistike, shoqata ka planifikuar tё realizojё, njё aktivitet tё gjёrё kushtuar dy “poetёvё” lirikё tё fjalёs dhe muzikёs, Dom Ndre Mjeda dhe Tonin Harapi.

Shoqata Kulturore Artistike “Prenkё Jakova” nё vazhdim tё punёs sё saj, merr pёrsipёr tё thellojё angazhimin profesional me botimin e disa veprave muzikore te pa njohura dhe tё pa ekzekutuara mё parё, regjistrimin dhe prodhimin e disa CD-ve me vepra te zgjedhura nga ky repertor, realizimin e bibliografive dhe sistemimin e arkivit personal tё kёtyre autorёve nё njё vёllim tё vёçantё.

''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

Return to Muzika

Who is online

Users browsing this forum: No registered users and 1 guest

cron