LAVER BARIU - KLARINETA DHE PERMETI

Muzika ushqimi i shpirtit dhe i mendjes. Te shkembejme shijet muzikore dhe te rejat e fundit nga muzika. Te pershendesim njeri tjetrin me muzike apo linke videosh muzikore youtube,google

Moderators: Laert, I-AMESHUAR

LAVER BARIU - KLARINETA DHE PERMETI

Postby Laert » 10 Feb 2009, 11:27

LAVER BARIU
Image
KUNADHJA LESHVERDHE
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

LAVER BARIU KLARINETA - PERMETI

Postby Laert » 24 Sep 2009, 13:00

“Usta Laver Bariu”, i fundit nga mjeshtrit e mëdhenj të sazeve
Image

Jeta e mjeshtrit të madh të klarinetës Laver Bariu mblodhi në Hollin Koncertor të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit miq, dashamirës, njerëz të artit dhe kulturës. Në këtë aktivitet për nder të mjeshtrit të madh u bë edhe promovimi i librit “Usta Laver Bariu i fundit nga mjeshtrit e mëdhenj të sazeve” shkruar nga studiuesi Vaso Tole, i cili është i njohur për shkrimet e tij në fushën e kulturës. Në këtë aktivitet ku ishin të ftuar edhe shumë personalitete të artit të vendit tonë, pas fjalëve përshëndetëse u bë një prezantim i librit që sillte monografinë e jetës së ustait të sazeve.Në librin “Usta Laver Bariu i fundit nga mjeshtrit e mëdhenj të sazeve” gjithçka nis me jetën e tij, ku mund të gjenden jo pak copëza interesante. Për të vijuar më pas me vlerat e mëdha, dhe kontributin tepër të çmuar për trashëgiminë tonë shpirtërore. Studiuesi Vaso Tole shprehet se, dokumentet që përmbajnë copëza kujtimesh, regjistrime, fotografi kanë nisur të grumbullohen që prej vitit 1995 për librin. Dhe vetëm tani, 13 vjet më vonë, ai mundi të shndërrohej në një libër, që nuk i ngjan të tjerëve. Në këtë monografi janë imazhet ato që shoqërojnë thuajse çdo faqe të tij. Por libri, i cili prezantohet përpara dashamirësve të artit nuk ka vetëm jetën mbi fletët e tij. Autori i librit studiuesi Tole ka gjetur mënyrën që përveçse leximit mbi jetën e ustait të sazeve ata që e duan muzikën të kenë mundësi që të dëgjojnë edhe tingujt e bukur të klarinetës. Monografia për mjeshtrin e muzikës shqiptare shoqërohet edhe me një CD, ku janë përmbledhur meloditë më të bukura që janë përfaqësuese të krijimit të tij. Përzgjedhja e materialeve nuk ka qenë aspak e lehtë për autorin Vaso Tole, pasi ai është përpjekur që në përzgjedhjen e materialeve të CD-së, që bashkëshoqëron librin, të merrte në konsideratë edhe reagimet ndër vite të popullit për vlerat më të mira të krijuara. Në CD, duke nisur prej regjistrimeve të vitit 1952, do të gjenden emrat e jashtëzakonshëm të Sazeve të Radio Tiranës, të Behije dhe Sulo Rocit, “Mora rrugën për Janinë”, këngë e mrekullueshme e çiftit Mentor Xhemali dhe Ylli Zeqiri që shoqërohen nga kabaja etj. Një vend tepër të rëndësishëm s’kanë se si të mos zënë kabatë e ustait, të cilat janë tepër mjeshtërore. Libri nuk ka çmim sepse një vepër e tillë nuk mund të çmohet lehtë, por sipas autorit nuk është libër i botuar për përfitime. Do të jetë i shpërndarë te dashamirësit, dhe nëpër biblioteka, që ta kenë edhe ato këtë vlerë të madhe. Për me tepër ky libër nuk ka çmim, pasi është një punë shekullore e ustait dhe shokëve të tij. Figura e tij është e rëndësishme, ndaj edhe është zgjedhur pikërisht salla e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit për ta promovuar këtë libër. “Usta Laver Bariu” - i fundit nga mjeshtrit e mëdhenj të sazeve, u promovua me anë të një ceremonie mes miqsh dhe personalitetesh të artit dhe kulturës. Libri, i cili u promovua në Tiranë do të vijojë me një promovim në qytetin e Përmetit në datën 2 maj, kur është edhe ditëlindja e ustait të klarinetës. Por autori mendon se ky libër mund të jetë edhe mes dashamirësve të artit në Kosovë.
Pak fragmente nga jeta e mjeshtrit të klarinetës
Usta Laver Bariu lindi në Përmet, me 2 maj të vitit 1929. Djali i Bariut, këngëtarit popullor dhe interpretuesit në lahutë, tregoi që i vogël dhunti natyrale për t’u marrë me veglat muzikore të thjeshta të cilat i sajonte vetë nga degët e pemëve apo edhe nga kallami i grurit etj. Familja e tij ishte e lidhur ngushtë me muzikën. Përveç të atit, Bariut, muziktar i shquar në llautë dhe si këngëtar, në kujtesën e Usta Laverit, del herë pas here edhe imazhi tingullor i gjyshit të tij, Nurka të cilin bashkëkohësit e çmonin si një mjeshtër në violinë. Ustai kujton: “...në fillim shkova nga shtëpia në dyqanin e kasapit, dhe atje mora një copë mbeturine të brendshme që ishte hedhur tutje. E lava dhe e thava në diell, dhe e fryva si një gajde. Bëra edhe pipa kallami të vegjël, dhe i ngula edhe ato në trup. Kjo ishte gajdja ime me erë të keqe”. Më vonë...I thashë babait: “Më bli një klarinetë ose do të hidhem në lumë”! Ai e pa sa serioz isha, dhe kështu fillova ti bija nga pak klarinetës”. Në vitin 1957 regjistrohet si saze nga ekspedita shqiptaro-gjermane, e paskëtaj me 1966 regjistron në Radio-Tirana veç të tjerash edhe tri kaba përmetare me klarinetë, për ta vazhduar punën cilësore me sazet e tij për të gjithë kohën. Ka marre pjesë në të gjitha festivalet folklorike lokale dhe ato kombëtare duke qenë figura dhe formacioni qendror muzikor i qytetit dhe rrethit të Përmetit. Në vitin 1977, së bashku me Remzi Lelën-Çobanin dhe Mentor Xhemalin, interpretojnë dhe regjistrojnë të gjitha materialet muzikore popullor të filmit “Gjeneral gramafoni”, me regji të Viktor Gjikës. Në muajin mars të vitit 2001, për meritat e tij dekorohet nga Presidenti i Republikës me urdhrin “Mjeshtër i madh i punës”.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

LAVER BARIU - KLARINETI DHE PERMETI

Postby Laert » 24 Sep 2009, 13:33

Laver Bariu dhe muzika popullore permetare Image
KLARINETA

"Maratona" dhe Permeti i Laver Bariut

Kenga e treves se Permetit u ul ne "sofren" e "Maratones se kenges popullore" jo vetem me muziken tipike te ketij qyteti, por dhe me sazet e te mirenjohurit, Laver Bariu. Jeta e artistit me dhuntine natyrale te veglave muzikore si dhe abc-ja e gernetes popullore permetare, pjese shpirterore e qytetareve te saj dhe e vete Bariut.
"Maratona e kenges popullore shqiptare", nje spektakel i televizionit "Klan" ne puntaten e kesaj jave, i serviri publikut traditen kulturore te Permetit, ku i ftuari special i kesaj treve ishte Laver Bariu. Themeluesi dhe njekohesisht drejtuesi i sazeve te Permetit, te njohura ne te gjithe Shqiperine dhe jashte saj, performoi artin unik te tij, duke gjalluar dhe njekohesisht duke mrekulluar teleshikuesit e ketij spektkali. Laver Bariu, i lindur ne Permet me 2 Maj te vitit 1929, eshte sot nje personalitet i shquar i muzikes popullore shqiptare si muzikolog popullor ne gernete dhe si kengetar.

Laveri dhe sazet e Permetit...

Qe i vogel Laver Bariu, tregoi nje dhunti natyrale per t'u marre me veglat muzikore te thjeshta te cilat i sajonte vete nga deget e pemeve apo edhe nga kallami i grurit etj., tregon Vaso Tole, njeherazi drejtor i Drejtorise se Trashegimise Kulturore prane Ministrise se Kultures, Rinise e Sporteve. Ai vendoset perfundimisht ne Permet ne fund te vitit 1944, ku takohet me Usta Vangjel Leskovikun, prane te cilit punoi me llaute per rreth 1 vit, nderkohe qe ushtrohej ne gernete ne menyre autodidakte! Pas largimit te Usta Vangjelit per ne Vlore, Usta Laveri organizon grupin e tij, me te cilin mori pjese edhe ne Festivalin e pare Folklorik Kombetar, Tirane 1952, ku Laveri vleresohet me cmimin e pare si instrumentist popullor. Me 1954, ai ben regjistrimin e kenges se pare me saze, me 1957 regjistrohet si saze nga ekspedita shqiptaro-gjermane e pasketaj me 1966 regjistron ne Radio-Tirana vec te tjerash edhe tri kaba permetare me klarinete, per ta vazhduar punen cilesore me sazet e tij per te gjithe kohen. Permeti..., nje qytet qe shtrihet ne Shqiperine e Jugut, ne pjesen lindore te Krahines Malore Jugore, eshte nje rreth me tradita per punimin e veres, rakise, perimeve, glikose, per argjendarine, qendistarine, etj. Vallet e Permetit, vendlindja e Laverit, jane kryesisht te tipit dyshe, shoqeruar me kenge polifonike. "Por nje nder me te vecantat e saj, jane sazet, te cilat shoqerojne vallet qytetare permetare", shprehet Vaso Tole, i cili ka botuar nje sere studimesh rreth tyre. Tole tha se gjate periudhes se "arte" te Laver Bariut, sazet kane pesuar disa riorganizime strukturore te cilat kane reflektuar para se gjithash orientimin artistik te krijuesit te tyre, Usta Laverit... Ne vitin 1951 ato perbeheshin nga nje gernete, dy lahuta, dy fizarmonika, per te ardhur ne formacionin e tij te qendrueshem te vitit 1976 (e deri me sot), te perbere nga gerneta, nje llahute, nje fisarmonike, def dhe violine. Tole pohon se, ato jane konceptuar edhe si saze klasike, pra qe vete interpretojne ne vegla dhe vete kendojne, por dhe si formacion shoqerues i kengetareve te tjere popullore. "Nga kjo pikepamje eshte shume e veshtire qe te dallosh personalitetin e Usta Laverit si interpret (gernetar e kengetar) dhe krijues i shume stilemave aq te njohura sot nga muzika popullore permetare". Sipas Toles, sazet kane nje veprimtari te dendur kombetare e nderkombetare, duke u njohur kudo ku kane shkuar si "Bilbilat e Permetit". Merite kryesore e ketyre sazeve eshte se formuan edhe nje tjeter identitet te kenges popullore te Toskerise: kengen popullore permetare. Usta Laveri ka qene per gjithe kete periudhe mesuesi me i mire i shume gernetaxhinjve te tjere popullore te qytetit te Permetit, por dhe te fshatrave, te cilet kane mesuar prej tij abc-ne e gernetes popullore permetare...
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10


Return to Muzika

Who is online

Users browsing this forum: No registered users and 1 guest

cron