Muzika ushqimi i shpirtit dhe i mendjes. Te shkembejme shijet muzikore dhe te rejat e fundit nga muzika. Te pershendesim njeri tjetrin me muzike apo linke videosh muzikore youtube,google
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 13 postime · Faqe 1 prej 2 · 1, 2
Festivali i 48-te ne RTSH me 24-27 Dhjetor 2009-te
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1010
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Festivali i 48-te ne RTSH, i gjithi live

Imazh


Udhëheqësi artistik i festivalit, Selim Ishmaku, tregon për krijimet e Festivalit të 48-të në RTSH.

Krajka, Gjebrea, Çako, Lako, Popa dhe gjithçka në skenë, e drejtpërdrejtë: vokal dhe orkestër. 38 këngë në katër net, 24-27 dhjetor, në Pallatin e Kongreseve

Një ndër të veçantat e këtij viti, që e bën të ndihet entuziast udhëheqësin artistik Selim Ishmaku, është pjesëmarrja e emrave të njohur, kompozitorë të muzikës së lehtë, po ashtu edhe krijuesit e teksteve. Dhe është e vërtetë.

Në Festivalin e 48-të të Këngës në Radio Televizionin Publik Shqiptar marrin pjesë krijues si Agim Krajka, Alfred Kaçinari, Edmond Zhulali, Endri Sina, Adrian Hila, Gjergj Jorgaqi… Disa prej tyre ua kanë besuar këngët “Të Rinjve”, kështu quhet kategoria e zërave që këndojnë për herë të parë në festival. Vërehet edhe një pjesëmarrje besnike këto dy tre vitet e fundit e Ardit Gjebresë, Pirro Çakos, Bojken Lakos, Kristi Popës, këngët e të cilëve vijnë nga kategoria “Big” e këngëtareve.

Tek kjo kategori pavarësisht se nënkupton artistë me përvojë, në fakt kanë hyrë “shumë shpejt”, për shkak të cilësive dhe maturisë artistike zëra të rinj si i Dorina Garucit, Erga Halilajt, Kejsi Tolës (fituese e edicionit paraardhës), Flaka Krelanit etj.

Në të njëjtën kategori janë edhe këngëtaret pjesëmarrëse edhe në vitet e shkuara si Mariza Ikonomi, Besa Kokëdhima, Juliana Pasha. Po krijohet përshtypja sikur festivali po përtërin veten, duke parë se në lista e këngëtarëve përmban vetëm një zë Big, Rovena Dilo. Festivali mbahet më 24-27 dhjetor në Pallatin e Kongreseve.

Regjisor është Osman Mula, skenari Pandi Laço, udhëheqës artistik Selim Ishmaku, redaktor përgjegjës Françesk Radi, drejtor fotografie Franco Ferrari, skenograf Karlo Cane dhe koreograf Julian Bulku.

Zoti Ishmaku, si janë prurjet e këtij viti në Festivalin e Këngës?

Janë paraqitur 78 këngë. Pas dëgjimit që kemi bërë i kemi ndarë në 2 kategori, kategoria “big” dhe “të rinjtë”. Pasi Radio-Televizioni Shqiptar si Radio-Televizion Publik, ndjen detyrimin që talenteve të reja dhe këngëtarëve që interpretojnë për herë të parë, t’ju japë mundësi dhe u ka rezervuar një natë të veçantë.

Është menduar që të tillë të ketë 19. Nata e parë u kushtohet këngëtarëve të rinj, nga të cilët del një finalist. Nata e dytë do të jetë paraqitja e këngëtarëve profesionistë, apo “big”, kategoria kryesore. Në të tretën do të jenë këngëtarët “big” në duete, grupe, apo friends, me të ftuarit e tyre, plus këngëtari që ka fituar natën e parë që është dukuria e re. Nata e katërt është finalja, ku shpallen fituesit.

A mund të na thoni emra konkretë?

Gjithsej janë 38 këngë, 19 të rinj dhe 19 big. Mund të themi se disponojmë listën më të mirë të 10 viteve të fundit, ku nuk mungojnë kompozitorë si Endri Sina, Ardit Gjebrea, Pirro Çako, Alfred Kaçinari, Edmond Zhulali, etj. Nga kompozitorët kemi profesionistë të partiturave të mëdha, kantautorë, këngëtarë episodikë, të rinj të talentuar.

Një model të ri e jep vetëm një profesionist, nuk është deduktiv një artist i mesëm, ose i ri le të themi. Këto emra, siç e thashë, si Gjebrea, Kaçinari, Zhulali, Pirro Çako na japin modele krejtësisht të reja, të panjohura, që është e veçanta e këtij festivali. Aq sa do të jetë spektakël, po aq do të jetë edhe një seancë pune ku muzikantët edhe do të intrigohen nga njëri-tjetri. Këto janë vlera që rrezatohen edhe në vitin pasardhës.

Po kështu, për sa u përket teksteve kemi autorë si Agim Doçi, Jorgo Papingji, Pirro Çako, Pandi Laço, por edhe të rinj si Florian Zyka, që po shquhet kohët e fundit për tekstet e tij të bukura dhe është i kërkuar si nga profesionistët dhe nga të rinjtë, Olsa Maze gjithashtu dhe ndonjë kantautor që ka sjellë krijimin e tij.

Po elementët e tjerë skenikë dhe teknikë? Vokalet e kanë përballuar interpretimin live, po instrumentet dhe orkestra?

Është i rëndësishëm transmetimi, kalimi i ideve të prodhuara nga artistët tek publiku. Për këtë i kemi kushtuar vëmendje skenografisë, e realizuar nga artisti italian Karlo Cane, falë përdorimit të një teknologjie digjitale. Mjeshtri i zërit vjen edhe ai nga Italia. E gjithë kjo punë bëhet që transmetimi të jetë live. Në skenë do të jetë një orkestër komplet në transmetim “live” që është një hap përpara me vitet e tjera.

Vitet e tjera ka pasur pika të pambuluara mirë nga arranxhuesit apo nga kompozitorët. Për instrumente të veçanta, kemi marrë guximin që ato të mos jenë fare në skenë. Ajo që do të jetë në skenë në netët e festivalit, çka publiku do të shikojë, do të jetë në një marrëdhënie direkt, të ndershme me shikuesit.

Pikërisht kjo kërkon edhe punën më të madhe dhe shumë cilësi. E rëndësishme është që kompozitorët profesionistë e marrin mbi vete këtë rrezik dhe në këtë rast janë do të na ndihmojnë. Do të jetë mirëkuptimi i tyre që ne të bëjmë një hap më përpara në festival. Të arrijmë në përfundimin që të çlirohen më shumë energji, të ketë më shumë emocione dhe publiku të shohë në mënyrë të realizuar çdo gjë që ne kemi dashur të prekim.

Po të ftuarit cilët janë?

Të ftuarit specialë janë punë e regjisorit Osman Mula, i cili po bën një punë selektive. Punohet çdo ditë nëpërmjet internetit, të dhënave që marrin për artistë të famshëm si shqiptarë dhe të huaj. E di që është një ndër pikat me rëndësi të madhe, sepse mund t’i servirin publikut diçka të papritur dhe të bukur.

Kur do të jenë këngëtarët në skenë?

Datat janë 24 dhjetor deri më 27 dhjetor, hapja përkon me Krishtlindjet. Kemi menduar edhe për një numër masiv me një kor shumë të madh, ku do të ketë një gamë të gjerë të këngëve “Ave Maria”. Të pranuar në këtë kontekst kemi edhe një këngë konkurruese të këngëtarit italian Claudio La Regina, që në titullin e këngës ka edhe një Ave Maria për t’ia paraqitur publikut.

Pjesëmarrësit në festivalin e RTSH-së. Këngët, kompozitorët dhe këngëtarët

Kategoria BIG
Pasqyra e vetes Sokol Marsi Anjeza Shahini
Mall i pashuar Faton Dolaku Teuta Kurti
Ave Maria Scaravaglione Claudio La Regina
Kalimtar Kristi Popa Kamela Islami
Love Love Love Bojken Lako Bojken Lako&Banda Adriatica
Pa titull Pirro Çako Besa Kokëdhima
Sekreti i dashurisë Klodian Qafoku Dorina Garuci
Nuk di përse Ardit Gjebrea Juliana Pasha
Pa titull Adrian Hila Denisa Macaj
Party Dorian Nini Erga Halilaj
U dashuruam Arsen Nasi Era Rusi
Ne mes Florent Boshnjaku Eliza Hoxha
Le të bëhet çfarë të dojë Edmond Zhulali Flaka Krelani
Vazhdoj këndoj Mariza Ikonomi Mariza Ikonomi
Nuk të dorëzohem Gent Myftaraj Erti Hizmo&Lindita Halimi
Pa titull Stefi Prifti Stefi&Endri Prifti
Gëzuar Agim Poshka Guximtar Rushani
Përtej kohës Endri Sina Rovena Dilo
Pse ekzistojmë Voltan Prodani Kejsi Tola

Kategoria Të Rinjtë
Retë s’na ndajnë Roland Guli Stefan Marena
Sa dua unë Gjergj Jorgaqi Brikena Asa
Dashurisë i erdhi vjeshta Renuar Nimani Onanta Spahiu
Stinë dashurie Mark Luli Jona Koleci
Beso akoma Alfred Kaçinari Nazmie Selimi
Tirana Brodëay Agim Krajka Goldi Halili
Zërin tim ta ndjesh Edmond Rrapi Iris Hoxha
Gabimi Briz Musaraj Grupi Supernova
Je larg Edmond Mancaku Ardita Tusha
Të dy e dimë Selina Prelaj Selina Prelaj
Një tjetër jetë Vitmar Basha Vitmar Basha
Për ty Evans Rama Jorida Zaimaj
Botë pa sy Endrit Shani Grupi Lutus
Ajo Florian Carkanji Kelly
Një fjalë të ngrohtë Petrit Tërkuçi Dorina Toçi
Ti Borana Kalemi Borana Kalemi
Vitet më të bukura Luigj Dedvukaj Amanda Ujkaj&Violeta Lulgjuraj
Si dy të huaj Florian Zyka Grupi “Yje të panjohur”
Shekulli
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1010
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Re: Festivali i 48-te ne RTSH 24-27 Dhjetor 2009, Posted 26 Dhjetor 2009, 17:20
Prezantuesit e festivalit te 48-te ne rtsh

Imazh


Festivali i 48-te i Kenges ne RTSH do te prezantohet nga kengetari Alban SKENDERAJ dhe Miriam CANI e cila ka qene protagoniste e prezantimit te programeve edhe ne Gjermani

Pak biografi mbi prezantuesit

Imazh
Miriam CANI


Miriam Cani eshte lindur me 30 Maj 1985 ne qytetin e Elbasanit. Ne moshen gjashte vjecare u transferua se bashku me familjen ne Heidelberg te Gjermanise. Ne Heidelberg ajo studioi ne “Internationale Gesamtschule Heildelberg”. Pervec shkolles ajo angazhohej dhe ne aktivitete te tjera. Ajo mori leksione kantoje, kercimi si dhe mesime pianoje, per me teper ajo ishte aktore ne teater dhe anetare e disa klubeve sportive si tenis, basketboll, volejboll etj.
Pasioni me i madh i Miriamit mbetet muzika. Qe ne moshe te vogel ajo deshironte te behej artiste. Me gjithe angazhimet e saj si studente, ajo shfrytezonte cdo mundesi dhe fitonte eksperience ne skene.
Ne vitin 2003, ajo se bashku me 13.000 konkurente, mori pjese ne “Popstars” (varianti gjerman i Amercan Idol for Bands) dhe u be anetare e bandes muzikore “Preluders”
Cdo moment kohe te lire ajo e shpenzon per te shkruar kenge. Ne kenget e kompozuara prej saj Mira tregon talent, ajo shpreh ndjenjat e saj dhe i tregon gjithsecilit se perse ajo e mertion te jete ne skene.


Imazh
Alban SKENDERAJ

Alban Skenderaj eshte lindur ne Vitin 1982 ne qytetin bregdetar te Vlores. Babai i tij ishte ushtarak dhe ne te njejten kohe autor i disa librave me poezi dhe proze. Mamaja e tij punonte ne laboratorin e ujesjellesit te qytetit. Ne moshen 14 vjecare, pasi mbaroi shkollen e mesme, Albani e la Shqiperine dhe u vendos ne Pistoia (Firence) ku aktualisht jeton se bashku me prinderit dhe tre vellezer.
Albani vazhdoi studimet per industrine e hotelerise por pjesen derrmuese te kohes ja kushtonte pasionit te tij te vertete, muzikes. Duke e kuptuar se nuk ishte e mundur tu dedikohej njekohesisht te dyjave, vendosi ti kushtohej se dytes. Ai mori disa leksione kitare dhe me pas vazhdoi te mesonte vete se si te luante. Ai u njoh me disa muzikante. Ne moshen 17 vjecare, ai filloi te shkruante kenget e tij. Albani u shfaq ne skene ne nje konkurim qe organizohej ne qytetin ku jetonte dhe me pas vazhdoj te kendonte ne ambjente te ndryshme dhe formacione te ndryshme muzikore. Ai preferon te shkruaje kenge ne Anglisht dhe Italisht.
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1010
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Kenge nga Festivali i 48-te ne RTSH ekskluzivisht per vizitoret dhe anetaret e proletarit. Shpresoj qe tju kemi nje sjell sadopak kenaqesi muzikore.

Guximtar Rushani - Gezuar


Rovena Dilo - Pertej Kohes
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1010
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Grupi Supernova - Gabimi


Borana Kalemi - Ti


Ardita Tusha - Je Larg


Brikena Asa - Sa Dua Une
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1010
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Jona Koleci - Stine Dashurie


Clirim Leka - Nata Ime
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1010
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Iris Hoxha & Kelly - Zerin Tim ta ndjesh
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1010
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Mbyllet dhe nata e fundit e Festivalit te 48-te ne RTSH 2009-te duke dhene dhe fituesen qe do marre pjese ne Eurosong 2010-te



:zemer VENDI I PARE: JULIANA PASHA - NUK MUNDEM PA TY :zemer
VENDI I DYTE: ANJEZA SHAHINI - NE PASQYRE
VENDI I TRETE: KARMELA ISLAMI - GJERA TE THJESHTA

JULIANA PASHA - NUK MUNDEM PA TY


ANJEZA SHAHINI - NE PASQYRE


KARMELA ISLAMI - GJERA TE THJESHTA
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4571
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Disa mendime rreth Festivalit 48.12.2009


Anet e mira
- Ishte shume mire qe nisi Naten e krishtlindjeve.
- Skena dhe dritat ishin perfekt ne saje te ekspertve dhe teknikes italiane.

Disa mendime apo sugjerime!
Une nuk marre vesh se esht festval i kenges shqiptare apo i eurovizionit?!!!
Nje pjese e kengeve ishin gjysem anglisht e gjysem shqipe.
Pra ky festival prej fillimit e deri ne fund nuk u shqua nga parametra te kenges shqiptare.
Ndegjova sonte ne TVSH pas ores 20:30 drejtorin e TVSH Beci, ku theksoi qe Festivali duhet te pregatite kenge per eurovision 2010 ne Norvegji.
Keshtuqe si mund te quhet kenga shqiptare, kur porosia e drejtorit per kompozitoret eshte te kompozojne per tregun e festivalit europian?
Prandaj jam i mendimit qe te mos perdoret me Festivali Kombetar i Kenges per eurovizion, por te kete tjeter sistemi konkurimi ne kenge ne anglisht apo gjys shqip e gjys anglisht apo dicka te tille,....
Pra si konkluzion sugjeroj qe nga festivali i dhjetorit te mos konkurohet me per eurovizion, sepse po cenohet kenga shqipe nga tabani kombtar. Po degjenerohet duke u fute ne rrjedhen e kkenges globale.

- Zgjedhja e prezentatorve te festivalit ciftin Alban Skenderaj dhe Mirjam Cani ishte gafa e arkitektures se Festivalit. Por dua te ve ne dukje se ishin me mire se prezentatoret Pirro Cako dhe Elsa Lila skandaloze me artificialitetin, shtirjen e tyre.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4571
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
“Kostumi” italian nuk e mbuloi dot dështimin e Festivalit të RTSH-së
Imazh
(nga e majta)Me poetin Sadik Bejko dhe gazetaret Fatime Kulli, Dhurata Hamzai dhe Kolec Traboini

1. Po bëhen 20 vjet që kultura e këngëve komerciale, me fabula këngësh që kanë përmbajtje frustimet seksuale të rinisë në epokën e diktaturës po mbytin sot tregun muzikor, dhe këtij tregu i janë përulur të gjithë artistët me talent dhe pa talent. Kompozitorët e tregjeve muzikore janë të njëjtë, edhe tektexhinjtë, shumica janë ata të festivalit kombëtar

2. ...tek skena e këtij festivali, ti mund të shihje këngëtarë të rinj që mavijoseshin nga të bërtiturat, të cilat i çonin trupat e tyre deri në dridhje të ngjashme me ato epileptiket, vetëm për një synim të vetëm si e si t’u shquhej zëri në arenën e një festivali me famë kombëtare, por edhe ndërkombëtare që nga pjesëmarrja në Eurovizion e Anjeza Shahinit dhe fitueses më të hershme të këtij festivali, Elsa Lilës, në San Remo

“Kostumi” italian nuk e mbuloi dot dështimin e Festivalit të RTSH-së

Nga Dhurata Hamzai

Edhe nëse të duhet të imitosh pëllitjen e rëndomtë të një gomari, nuk është e lehtë, duhet të jesh aktor ose së paku këngëtar që ta ekzekutosh saktë timbrin e tij “surreal”. E pasi e ke mbaruar këtë punë, do të të thonë: ja kjo është pëllitja më saktë që ke ekzekutuar...!, por vetëm nëse kjo gjë hyn në punë për të bërë art. Ndryshe publiku do të jetë i neveritur. Festivali i 48-të i Këngës në RTSH, më bëri të mendoj kështu, kur pashë e dëgjova; zëra të mirë që këndonin këngë të këqija, tekste të mirë që i këndonin zëra të dobët, muzikë e mirë që mjerë kujt iu dha ta këndonte. Së bashku këto sollën një festival shumë problematik dhe pa pikë harmonie për katër netë me radhë që nga data 24 deri 27 dhjetor 2009, në Pallatin e Kongreseve.
Festivalin e 48-të në RTSH, nuk e ndihmuan të ketë sukses as pjesëmarrja e emrave të njohur të kompozitorëve të muzikës së lehtë si Krajka, Gjebrea, Çako, Lako, Popa, as këndimi vërtetë live, as prurja e gati 100 këngëve për t’u shfaqur prej tyre 38 këngë, as shtimi i një nate spektakolare kushtuar të rinjve dhe as eleganca skenografike e italianit Karlo Cane. Nuk e ndihmuan të ketë sukses në publik as regjisori i talentuar Osman Mula, as skenaristi me përvojë Pandi Laço, as koreografi i ri Julian Bulku që u përpoq edhe për harmoninë e skenografisë. Nëse për festivalin ka punuar një staf gjigand dhe për fat të keq ka zhgënjyer e sprapsur publikun, në mos tek vetja duhet t’i kërkoj shkaqet tek institucioni që ka në dorë këtë eveniment të rëndësishëm kombëtar, tek organizimi, meritat, vlerat e pjesëmarrësve në këtë projekt të madh artistik.
Karrige të boshatisura në sallën e madhe të Pallatit të Kongreseve, mungesa e një publiku të zgjedhur, pëshpërima pa fund dhe zhurma të pakënaqurish...., ky ishte efekti që bëri festivali. Ku shkuan gjithë përpjekjet për një festival që u presupozua të jetë edhe spektakël duke synuar për të krijuar bashkë atmosferë Krishtlindjesh dhe krijimtari muzikore. Ku ishte shenjtëria, ndjeshmëria, kreativiteti?! I organizuar kështu, ndjekur dhe referuar fakteve të shfaqura në ekran dhe në sallë, publikisht, fjalëve të atyre që e panë, festivali më i fundit i RTSH-së largoi jo vetëm publikun, por edhe teleshikuesin. Janë me qindra arsye, shtetërore, drejtuese, profesionale që festivali të ishte edhe më i dobët se një vit më parë, dhe për ta lidhur vetvetishëm me publikun nuk e ndihmoi dot imagjinata e asnjërit prej artistëve të mirë që qenë aty.
Ku kemi shkuar dhe ku duam të shkojmë me nivelet muzikore, shfaqjet spektakolare, kur pareshtur u referohemi shijeve vulgare, plagjiaturave dhe imitimeve pa fund, mungesës së identitetit dhe fytyrës së këngëtarit, ose këngëtares, sidomos atyre më të rinjve që zinin gjysmën e hapësirës së këtij festivali. Një nga faktorët pengues më mëdhenj për suksesin e edicionit të 48-të të Festivalit të RTSH-së ka qenë gati: trualli jo i shëndoshë, krijuar për vite me radhë, tradita degraduese që sot kërkonte një rilindje të traditës, truall që duhej marrë parasysh e duhej bërë ballë me një punë e madhe, duke nxjerrë mësime nga gabimet, dështimet dhe nga ndonjë sukses i vogël. Po bëhen 20 vjet që kultura e këngëve komerciale, me fabula këngësh që kanë përmbajtje frustimet seksuale të rinisë në epokën e diktaturës po mbytin sot tregun muzikor, dhe këtij tregu i janë përulur të gjithë artistët me talent dhe pa talent. Kompozitorët e tregjeve muzikore janë të njëjtë, edhe tekstexhinjtë, shumica janë ata të festivalit kombëtar, të cilët përpiqen të përdorin dy anët e medaljes, të bëjnë me pagesë këngë për qejfin e një vajze ose djali që ka ca lekë e do të bëjë video-klip muzikor dhe t’i afrohen edhe ikonës së festivalit kombëtar, ku ndoshta duan të falen për mëkatet e tyre, duke ëndërruar një projekt për një muzikë më serioze. Këta lloj artistësh nuk kuptojnë se gjatë karrierës së tyre kanë shkelur mbi të keqen e vet. Një artist i tillë nuk mund të jetë i ndershëm me “frymën krijuese”, ora e saj logjikisht diku ka ndalur... Synohen me qindra eksperimetime muzikore, synohet impresioni dhe spektakli, synohet buja dhe fama, por askush nuk synon të depërtojë tek sytë dhe mendja e publikut. Nëse një këngë nuk mishërohet në struktura të forta profesionale, s’ka se si ta tërheq publikun. Bie fjala, konkretisht tek skena e këtij festivali, ti mund të shihje këngëtarë të rinj që mavijoseshin nga të bërtiturat, të cilat i çonin trupat e tyre deri në dridhje të ngjashme me ato epileptiket, vetëm për një synim të vetëm si e si t’u shquhej zëri në arenën e një festivali me famë kombëtare, por edhe ndërkombëtare që nga pjesëmarrja në Eurovizion e Anjeza Shahinit dhe fitueses më të hershme të këtij festivali, Elsa Lilës, në San Remo.

Prezatues pa përvojë

Festivali më i fundit i RTSH-së pati prezantues pa përvojë skenike, si Miriam Camin dhe Alban Skënderaj, të cilët ose për faj të skenarit, ose për mungesën e talentit të njërit dhe tjetrit nuk patën gjasa të emocionin publikun, as të lidhesin më ngrohtësisht me të. Nuk ditën, gati-gati as me njëri tjetrin nuk ishin aq të lirshëm dhe tolerant, sikur të kishin dalë për t’i bërë reklamë “idolit të dashurisë” në çift, sikurse janë, por çuditërisht të kompleksikuar nga puthjet. Ishin vetëm ata të dy, shumë larg publikut, dy elegantë të vetmuar, egocentristë, aspak karizmatik, që kujtonin, ose ata, ose regjizori se duke përdorur folklorizma banale alla vlonjate si “hajde të puth moj qëne” do ta gajasnin publikun. Pse publik të atij niveli kemi akoma ne?! Ata të dy që pothuajse nuk i njihnin këngëtarët që po sillnin në skenë, që të larguar në punët e tyre, nuk dinin cilësitë dhe veçoritë e tyre, CV-të e tyre, vlerën unuikale që mund të kish ndonjëri në publik dhe kjo dallohej qartë nga timbri i zërit në prezantim, sepse publiku do ta kuptonte se me cilin këngëtar kishte të bënte vetëm kur ai kishte nisur vargun e parë... Ishte vonë për ta duartrokitur.... dhe i trajtuar keq e pa bujarinë e dy prezantuesve fodullë, publiku s’kishte më motiv të ndiqte ndonjë sukses të vogël interpretues. Por edhe vëmendja s’ishte aq e madhe, s’kishte një fuqi rrezatuese që ta mbante të lidhur vëmendjen e tyre me skenën. Festivali ishte vërtetë plot supriza, por plot surpriza të neveritshme. Kishte jo pak gërthitje histerike për të interpretuar në vijë muzikore fabula të atilla si: “do t’i lë prindërit në gjumë dhe do të iki natën nga shtëpia në pub”. Veprim që nuk do ta bënte sot, pas kaq vjetësh demokraci asnjë adoleshent me tru normal, sepse po ta bënte ndonjëherë, ashtu si në çdo vend të botës të qe, prindërit do të telefonin policinë për zhdukjen e papritur të fëmijës së tyre në mesnatë (pa i lajmëmruar!). Ishte ndërtuar me këtë fabul një nga këngët më qesharake të festivalit. E këtij niveli ishte kategoria e zërave që kënduan për herë të parë në festival. Për këtë lloj niveli këngësh e paska ndjerë “detyrimin” RTSH-ja që talenteve të reja dhe këngëtarëve që interpretojnë për herë të parë, t’ua linte një natë të veçantë?!
Organizatorët kishin synuar të transmetonin idetë e prodhuara nga artistët tek publiku, por kjo nuk ndodhi, edhe pse i kishin kushtuar vëmendje skenografisë së realizuar nga artisti italian Karlo Cane, por edhe teknologjisë digjitale të ardhur nga Italia. Pra, “kostumi” i ardhur nga Italia nuk e mbuloi dot dështimin e Festivalit të 48-të të RTSH-së. Dështimi qe i dukshëm, në skenë, gjatë katër netëve të festivalit. Publiku as nuk qeshi dot, as duartrokiti, as u gëzua për atë që pa. Kjo ishte një marrëdhënie direkt, ku secili interpretues e ka kuptuar mendimin e ndershëm të shikuesit të tij. Kritika rreth festivalit nuk merr fund këtu, nesër e në vijim specialistët dhe kritika janë pronocuar për “TemA” se do të thonë fjalën e tyre. Ky është fillimi… sa për të qenë realisht të ndershëm me publikun dhe me lexuesin.

E Hene, 28-12-2009, 07:55pm (GMT)
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1010
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Kenget qe me pelqyen me shume jane ato qe u kenduan ne duet.
Nje nder kenget qe mu duk ne nivel me te larte se te tjerat edhe pse nuk ishte kenge per festival mua me pelqej.

Flaka Krelani dhe Jonida Maliqi - Le të bëhet çfarë të dojë
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Përpara
Posto një përgjigje 13 postime · Faqe 1 prej 2 · 1, 2
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 4 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 28 Shkurt 2021, 00:23
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari