Rona Nishliu – karikaturë e sarkofagve egjyptian
SUS edepsiz! Pusho o i pacipë!
Suus ose në arkivol!
Pasthirmë thike!

Një ulërimë histerike e paparë
Kulshedra - Shtrigë supersticioze
SUS edepsiz! Pusho o i pacipë!
Suus ose në arkivol!
Pasthirmë thike!

Një ulërimë histerike e paparë
Kulshedra - Shtrigë supersticioze
Rona Nishliu ishte produktë i Festivalit të të Këngës në Radio Tlevizionit Shqiptar. Në vështrimin e parë u vlersua Rona vetëm prej zërit, ndoshta ka tjera qyfyre sikurse është e tejngopur institucioni i Petrit Becit.
Unë si ndëgjues i saj nuk mund të bie kurrë viktimë e propogandës të paskrupullt e amorale të ekipit të RTVSH nën diktatin personal të drejtorit të përgjithshëm të televizionit Petrit Beci. Të më pushtoji Rona Nishliut gati 30 minuta edicionin e lajmeve kryesore të mbrëmjes të datës 27 maj 2012 është e papranueshme dhe tepër dyshuese. Si taksapagues i RTVSH kam të drejtë jo vetëm të paguaj taksën, por edhe të drejtoj disa pyetje meqenëse nuk jemi më në kohën e ish komunistit Petrit Becit;
Ku ishte rubrika e lajmeve të Shqipërisë dhe nga bota? A vetëm Rona ishte epiqendra e lajmeve shqiptare? A është Nishliu kombi shqiptar? A është televizioni i Petrit Becit apo i publikut shqiptar? Unë nuk mund ta kapërcejë aq lehtë menynë e çetës të efendi Petrit Becit që ka pushtuar kupolën e televizionit publik dhe e drejtonë makinerinën e saj sipas stilit neo- osmane-komuniste. Petrit Beci një ish drejtor i Kino Studios në kohën e diktaturës nuk mund më të sjelli risi demokratik këtij institucionit, përposë të rrugtojë në moçalin osmane-komuniste e trashëguar sepse është i shkoqur si poshtë ashtu dhe në kokën e tij. Ky njeri s’e kam ndëgjuar prej gojës tij asnjëherë koncepte të drejtimit sipas parimeve demokratike, por sillet si një çifligar me prepotencën e tij të njohur me moton; sundo dhe hesht!
Nga kjo zhurmë e tmerrshme unë u ndala dhe i thashë vetes; A duan të shpëlajnë trurin e publikut shqiptar apo të tallen me Nishliun e susit?! Çbëhet me këtë këngtaren e Kosovës që më doli në skenat e Tiranës dhe Bakusë me përformancën e një veshje të sarkofagut prehistorik të Egjyptit të sjellur me zhele flokës si gjarpër në qafë dhe po na e nanurisin sikur të ishte nimfa zulmëmadhe e globit?
Le ta zbërthejmë këtë sarkofagë ulëritës të Mitrovicës!
Si e mori dhe a e meritoi titullin fitues të festivalit të 50-të?
Çfarë mesazhi, shijesh rrezatoi te ndëgjuesi titulli, teksti, performanca dhe vokali i Nishliut si në Tiranë ashtu në Baku?
E mori çmimin e parë me titull Suus!
Tashti më duhet ta shohë në prizëm zonjushën e Mitrovicës inxhe – inxhe moj sulltane se si po del në shëmbëlltyrë normal apo përmbys një sarkofage e Mitrovicës apo një perëndeshë, nimfë që po dalldis botën me zërin, bukurinë, veshjet,…..e saj kutërbuese, apo një kopje e botës të harruar islamike.
Unë nuk jam një nga ata të shumtë që nuk ishim dakort dhe e mbrojmë me fakte ketë kundërshti sepse nuk u përfaqsova denjësisht si shqiptar nga Nishliu si fituese në festivalin e 50-të dhe si e tillë as si përfaqsuese në Baku për këto argumenta;
1. Titulli suus nuk është shqiptar.
Kuptimi i saj për ne shqiptarët e Shqipërisë besoj edhe për kosovarët është një fjalë drithëruese sepse ka kuptimin e një kërcënimi që i bëhej viktimës nga terroristët e diktaturës në birucat e gjakosura. Shpesh dëgjohej nga ish hetuesi, polici i qelive dhe i burgjeve se i bëra sus të burgosurit dhe të arrestuarit. Na risolli mendja e zezë e ksaj bukuroshe të Mitrovicës fjalën suus pas 20 vjetësh, në kushte ku shoqëria shqiptare po kurohet nga shprehje e sjellje të tilla të vrazhda psikologjike të ushtruar në popull nga aparati policor e civil si shefat, drejtorat, spiunat, dajakxhinjtë, rrahësit, torturuesit,…. Të japësh mesazhin e një susit popullit shqiptar është sa absurde aq dhe antidemokratike. Një tekst që vetëm e rikthen te streha e strategjisë të frikës e të heshturit para grabitjes të qeverisë, klasës të pasur banditeske dhe apendiset e tyre bandat kriminale.
Kjo femër me ndërgjegjen apo pandërgjegjen e saj në fakt kërcënoi me këtë titull të maskuar gjoja latine, që në fakt nuk përmban asgjë tashme jo më nga strukturat e ish shtetit diktatorial, por na i hodhi si bombë me këngën e saj të shpifur në festivalin e 50-të. S’ka më satirë të ndyrë se fakti që arti të riktheji epokën e një fjalori bastardh e antinjerzor ndaj një shoqërie të shtypur barbarisht nga sistemi neo-osmane-sllave-komuniste. Dimë se arti i mirë i paraprinë politikës.
Në letërsinë shqiptare është sjellë fjala sus si sinonim i së shëmtuarës sikurse e gjejmë te letërsia e Dritëro Agollit në poezinë
†Mundja e Lekë Dukagjinitâ€
……………….
Sus!
Me zërin e egër të shaja
…………………..
2. Teksti ishte delirante dhe ndjellavdekse
Titulli ishte nga më përverse, ndërsa teksti do të thotë që ti të rrishë sus dhe unë do të qaj se dua të shprehë me britma urrejtjen që kam për ty.
Të mbyllësh vitin me një këngë fituese vajtore e ta hedhësh në Baku është tragjike si për Shqipërinë ashtu dhe për Bakunë. Por ishte fat që nuk fitoi në Azerbajxhan sepse do të ndjellte vdekje masive sikurse i ndolli kënga e saj.
A duhet parë teksti i këngës shqiptare sikur e kishte tradita shqiptari në shekuj?
A duhet kënga të përfaqsoi unin, egon e saj apo të shoqërisë?
A duhet të quhet festival kombtar apo individual? A ishte këngë ndjellse tragjike për Shqipërinë? A do të jetë ndjellse e zezë për Bakunë???
Kënga suus nuk plotson asnjë nga pyetjet e mija shqetsuese. Atëhere i them drejtorit Petrit Beci si një njeri i lindur dhe i edukuar me tiparin e një diktatorit se cilit njeri apo grupë njerzish i plotson shijet kjo soj kënge sa anakronike aq dhe bastardhe?
Kjo është kushti i parë i festivalit që titulli të jetë shqiptar meqë është festival kombtar, që do të komunikoji me ndëgjuesin shqiptar vetëm shqip. Por ja që qenka thënë nga djalli që të mos jetë titull shqiptar dhe të fitoji vendin e parë dhe t’na përfaqsoji si komb shqiptar me titull bastardh të huaj, apo të quajtur në letërsi me fjalë barbare. Qenka thënë ta zëmëroji popullin shqiptar sidomos atë pjesë të shoqërisë, që e pësoi rëndë prej makinës kriminale të partisë-policore-komuniste.
Në artë çmohet sikurse kënga e Nishliut rrezatimi konceptual shoqëror dhe jo botën e ngushtë të saj që na e përplasë me ulërima sarkofagësh të llahtarisura nga hapja e piramidave të Egjyptit. Me të drejtë populli shqiptar kur mësoi titullin e shëmtuar dhe ndëgjoi britma e një çmendie u tronditë dhe menjëherë nga instikti reagoi pozitivisht, por nga disa tru – rjepur e gogësiti miletin me mrekullinë e susit.
3. Performanca e Nishliut ishte e një kopje e një sarkofagu egjyptian prehistorike, që delte prej piramidave. Titulli latin e veshja sataniste islamike! Komedia islamike
Rona Nishliu u shkëput natyralisht e biologjikisht prej tokës shqiptare, prej portretit dhe shpirtit shqiptar në performancën e saj me atë soj veshje, që përdoret nga skenat e lashtësive arabe.
Zonjusha na e sqaroi se është titull latin, por nuk u binda, pasi ishte në antitezë me veshjen islamike arabe.
Menjëherë në nesërmen e të hënës e 28 majit 2012, në sabah sikurse ka qejf agai i televizionit, Petrit Beci të shprehem nisa të merrem me këtë nimfë përbindshme që ka katranosë, kllapit e rrëzuar prej stolave e poltronave dy kryeministrat përkatsisht sadrazemin Sali efendi Ramë sulltane Sheqere Berisha dhe kryekaçakun Hashim Efendi Thaçi, 6 zev-kryeministrat e Kosovës e dy zev-kryeministra shqiptar të Maqedonisë së bashku me ministra e ministrelesha dhe 58 zev-ministrat shqiptar në trojet shqiptare.
Atëhere kush jam para këtij mullari qeveritarësh me lesh e palesh, me pasuri prrallore, me banda dhe padrona të huaj antishqiptarësh?? Një hiç jam, por do t’jua këndoj edhe unë një këngë ktyre që t’u dali për hundësh e veshësh hashashi, opiumi,….Akej! Akej siç shprehen kosovarët në perëndim.
4. Vokali i saj ishte operistik
Festivali nga ku mori vendin e parë nuk ishte festival operistik, por festival i këngës lehtë, që nuk lejon të përdoret fillim e mbarim të këngës intonacione operistike. Kënga e lehtë i lejohet ndonjë intonacion operistik, por kurrë nuk lejohet prej fillimit e mbarimit sikurse këndoi Nishliu. Britmat e shpeshta të saj nuk përçonin te publiku aspak mesazhin e tekstit, por harbutësinë dhe absursitetin e saj. Britmat e saj përngjanin saktësishtë me gogësitjet halucinante të një skizofreneje të papërmabjtur sepse nuk ishte në kuadratin konceptual të festivalit dhe të eurosongut.
5. Teksti i këngës ishte tekst primitiv, grotesk, prej qurret melankolike,…
Nuk mund të gjesh kuptimin dhe lidhjet e vargut të tekstit, që vetë e ka shkruar Nishliu. Për mua ishte veç të këndoj se për tekst sikur thuhet nga populli merre më lëng se mishi ka mbaruar. Përmbajtja e tekstit ishte e pakuptimtë dhe e përçartë e një njeriut delirant, të pashpresë, të dëshpërues që e ka vendin vetëm te gropa e varrit. Një tekstë shkurajues dhe me përfundime vetvrasëse. Një shprehje e një bote fataliste, që kjo lloj profilit shihet vetëm te femra të degraduar nga psiqika. Sikur të kishte në boshtë të tekstit një personazh apo një ideal kombtar mes fond dramatik deri diku pranohet.
6. Përse nuk u pranua të këndohej në anglisht?
Drejtori Petrit Beci si pronari i RTVSH me ekipin e tij kodosh e nënshtrues që kishin eksperiencë nga tekstet e eurosongut vendosën që të mos këndohej në anglisht. Reagimi ishte më i shpejtë i drejtorit Beci për t’i dalë ballë ndjeshmërisë të ndëgjuesit dhe ekspertve të muzikës më herët se duhej sepse prisnin një vërsulje të rreptë. Ishte një vendim i rrufeshëm me prapavija djallzore e Becit. Teksti duke qenë vajtuese, piklluese, ndjellse dhe për varrime njerzish sikurse ndodhi me 13 viktimat e Himarës nuk kishte se si të ndëgjohej nga publiku botëror sepse festivali është festival gazmor. Ky vendim dëshmoi qartë se teksti dhe titulli ishte e papranueshme për Europën. Atëhere i bëj pyetje efendi osmanlli Petrit Becin;
Përse shqiptarët të shijojnë tekstin e Nishliut, kur Europa nuk e pranon, nuk lejohet të përkthehet?
Përse lejovi ti me çetën tënde e modelit neo-osman të shijonte publiku shqiptar tekste të Nishliut që nuk mund ta shijoi ndëgjuesi europian? Deri kur publik shqiptar do të shijoi këngat e traktorit, e brigadjereve, e arave, e hidrocntraleve, e kazmave e lopatave dhe së fundi këngën demode antieuropiane fataliste të Nishliut?
7.Intervistat e Nishliut janë skandaloz e si e tillë e pa pranueshme për ndëgjuesin.Arrogancë dhe egoiste e papërmbajtur
Ndëgjova nga Baku se kur e pyeti gazetari i RTVSH se si e ndjen veten në pozicionin e lakmueshëm në eurosong? Nishliu me atë thesë zhelesh arkivolash mbi kokë e me një litar gjarprues në fyt u përgjegjë: Kjo ka rëndësi për karrierën time, të ardhmen time,… Gazetari u ndjehë keq prej ksaj tiranie fjalësh egoistike dhe ju drejtua me fjalë ndihmëse që të fliste për publikun dhe jo për hesapin e vet. Dikur e përmendi fjalën Shqipëri me një shtirje të neveritshme. Egoizmi i saj u dukë kur kompozitori Adrian Hila deklaroi në emisioniin e së dielës në mëngjez se Nishliu refuzoi të lejonte të kishte në sfond apo pranë saj në skenë disa shqiptar ishte një guxim i saj dhe një habi për ne. Ajo përgjigje e Nishliut ishte skandaloz dhe cinik dhe qëllimshëm kur ju përgjigjë se kjo këngë e saj(ndjellse arkivolash të studenteve shqiptare) ishte një homazh për viktimat e reja studentore.
Si guxoi kjo soj arrogante e pacipë të fyente 13 viktimat e Shqipërisë? Mos është një femër supersticioze që arrin suksesin mbi maja arkivolash?
8.A meritonte Shqipëria të përfaqsohej pas 50 festivalesh dhe 100 vjet Pavarsi nga Nishliu sarkofag me këngën jo-shqiptare ?
Kurrë dhe kurrë! Kjo është episodi më fyes i kulturës shqiptare pas 50 vjet festival.
Koha kur fitoi trofeun Nishliu me kompozitorin boshnjakun Florian ishte dy ngjarje të mëdha si; 50 vjetori i Festivalit Shqiptar dhe 100 vjetori i Pavarsisë të Shqipërisë. Kënga sikur të ishte me gjithë mend e bukur gjithësesi nuk i përgjigjej aspak nga të gjitha pikpamjet e saj. Shqiptarët pritën të ndëgjonin edhe në eurosong këngën që shprehte kulturën e 50 vjetve të festivalit si dhe 100 vjetorin e Pavarsisë të kombit shqiptar. Kush është përgjegjës për këtë dhuratë të shëmtuar?
Nuk është Nishliu i Mitrovicës e as boshnjaku i Kosovës Floriani. Emrin e ka pasha ëdëpsëz, Petrit Beci që e ka pronësuar dhe përshtatë formimit tij primitiv neo-osmane-erdoganse sikurse e mjeshtrit tij mbështetës shpirtëror Sali Berisha.
E mjera televizion e i mjerë ky popull për kësi derdemenësh që mbllaçitin japrakna e muhalebira, kaçkavallësh e imam-bajalldinash në krye të saj. Prej tyre pret vetëm lidhje biznesi të ri në Kosovë a në Bosnje. Pafytyrësia nuk ka brirë, por ka një emër Antishqiptari e pikë.
9. Lexojeni kuptimin e fjalës suus
Në turqisht;
Ka kuptimin - hesht ose mbylle, që këtu përshtatet më shumë. SUS edepsiz! Pusho o i pacipë!
Fjala suus:
Nga latinishtja fjala suus – do të thotë i vet
Aggettivo
1.suo (riferito al soggetto) Equum amat suum Philippus
Filippo ama il suo cavallo.
Në shqip
Mbiemër
1. i tij (duke iu referuar subjektit) Equum AMAT suum Philippus
Filipi dashuron kalin e vet.
10. ´Lexoni tekstin skandaloz, fatalist e shvarrosës, që i këndon dhimbsurisë së islamizmit botëror të autores Nish-liu
“Suus†teksti i R.Nishliut me muzikë Florian Boshnjaku
Në këtë botë, dashuria s’jeton më
Koha më për ne ska kohë, jo
Jo, oh
Jo… oh…
Koha me për ne ska kohë
Atëron aeroplani im
Në pistë pa drita të shpirtit tënd
Me bërryla ngjiten sot
Ata që dje s’jetonin dot
Por të djeshmet s’kanë rendësi
Nga detra të trazuar u përpinë
Më të nesërmet nuk do të sjellin gjë
Më ler ni të qaj… qaj…qaj…
Se këtë gjë mas te miri di ta bëj tani
Se këtë gjë mas të miri di të bëj tani
Më ler ni të qaj… qaj… qaj…
Se këtë gjë mas te miri di ta bëj tani
Se këtë gjë mas të miri di të bëj tani
Më ler ni të qaj… qaj… qaj…
Se këtë gjë mas te miri di ta bëj tani
Se këtë gjë mas të miri di të bëj tani
11. Rona Nishliu përdhosi festivalin 50 dhe gjakun shqiptar në Azerbajxhan dhe para gjithë botës.
Nishliu që nuk duket se është as mbiemër shqiptar la një njollë, një injorancë. Ajo me gjestet, veshjet, britmat dhe mos lejimin e këshillave të muzikantve të Tiranës e dehur nga egoizmi dhe lojrat direkt me drejtorin Beci shpërfytyroi mizorisht kulturën muzikore shqiptare. Ajo këndoi shqip, por histerizmi i saj e përktheu në protestat e arabve islamikë kundër demokracisë perëndimore. Sfondi i ksaj kënge duhet gjetur te përkrahësit e erdoganit sikurse është Petrit Beci me kodoshat e tij që na fyen e na rrjeshtuan me vendet antiamerikane e anti- europiane me këngë me titull latin e veshje islamike.
E hënë, më datën 28 maj 2012
Autori - Blerim Thupra
Performanca e Rona Nishliut kritikohet masivisht në rrjetet sociale


Shqipëria për herë të parë ka vënë vendin e pesë në Eurovision. Kënga e Rona Nishliut ishte një prej atyre që ka tërhequr mjaft vëmendje në rrjetet sociale gjatë finales.
Tabloidi britanik “Daily Mailâ€, shkruan se mjaft njerëz nuk e kanë pritur mirë performancën e saj, madje disa janë terrorizuar.
“Kënga e Shqipërisë është vetëm ulërimë, duke nxjerr mushkëritë jashtë. Kjo më frikësoi deri në vdekjeâ€, shkruan njëri. “Mendoj se sapo mu rikthye dëgjimi nga kënga e Shqipërisëâ€, shkruan dikush tjetër në rrjetin social “Tuiterâ€.
Këngëtarja i kishte kapur flokët e saj gërshet mbi kokë ndërsa një kordon e kishte lënë të varur rreth qafës. Ajo kishte veshur një kostum, që kishte një mantel prej vampirësh dhe një aksesor shtesë që duket sadist.
Rona qartësisht performoi me zemër dhe shpirt dhe nuk kishte të bënte fare me ndonjë nga ato zhurmat që shkaktojnë gjërat kur thyhen. /Daily Mail/
Përgatiti: F.S
27/05/2012 13:12
Shekulli