A mund te pranojme martesat gay ne Shqiperi?

Fenomenet shoqerore te aktualitetit te sotem. Pra gjithcka qe ka te beje me shoqerine e sotme shqiptare. Mirsevini

Moderators: Laert, I-AMESHUAR

Re: A mund te pranojme martesat gay ne Shqiperi?

Postby kokërrmeli » 01 Aug 2009, 21:51

Si e ka than Frojdi te libri "Lufta dhe Paqja" dy gjana interresojn natyren njerzore : seksi dhe vetem seksi :) .
Berisha do t'ket than (me vedi) se ky ligj ka me ken si ligji i ndalimt t'duhanit n'vendet publike, askush s'e rrespekton. Masanej ai e ka ba llogari se s'ka lind hala ai shqiptar qe del ashiqare me than :"jam homo", edhe pse te na gjithkush merret me punt e veta.
E ne fund t'fundit gjithkush ti rujn ato t'vetat, e mos t'merret me ato t'hallkut.
Krejt puna asht te fmit se i thojn nji fjale :"Bëmë baba të të ngjaj" :)
E pse mos me i leju me adaptu ? Ma mire asht qe ata t'adaptojn, sesa me i detyru me pas lidhje kunder natyres :)

tesh e mrapa :) s'kam me puth ma meshkuj n'faqe :mandi:
kokërrmeli
Drejtues
 
Posts: 84
Joined: 01 Jul 2009, 23:01

A mund te pranojme martesat gay ne Shqiperi?

Postby Laert » 03 Aug 2009, 15:36

Mendoj se motivi qe bene aleance PD me LSI ishte mesa duket per te realizuar MIRATIMIN E LIGJIT TE MARTESAVE GAY-LESBIKE
Image
CIFTIT U TRASHEGOFTE
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

Re: A mund te pranojme martesat gay ne Shqiperi?

Postby Megi » 04 Aug 2009, 00:26

...............
Mi sorridi ,mi tradisci,mi uccidi lentamente....
User avatar
Megi
Drejtues
 
Posts: 86
Joined: 25 Jul 2009, 17:17
Location: Itali ,Rome

Re: A mund te pranojme martesat gay ne Shqiperi?

Postby I-AMESHUAR » 04 Aug 2009, 00:47

Pershendetje te gjitheve .

Si shpesh ndodh ne Shqiperi , Shume ligje te rendesishme dhe qe kan efekt mbi te gjithe popullaten Miratohen pa u mare parasysh opinjoni publik , por ne kete rast ne nuk do te heshtim dhe do kerkojme Referendum , por per kete na duhet ndihma juaj , sepse Z.Sali Berisha thote qe ky ligj ka ardh nga shoqeria civile , por ne se besojme dhe mendojme qe as ju nuk e besoni , keshtu qe na ndihmoni tja kujtojme kete zotit berisha .

Frimosni peticionin dhe thuajini dhe miqeve tuaj ta bejne nje gje te tille , keshtu qe ky peticion te jete sa me eficent . Ne perfundim te tij ky peticion do ti dergohet kryeministris dhe vete zotit Sali Berisha .



Ketu mund te firmosni peticionin qe do i shkoje kryeministrit http://www.albspirit.net
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Image
User avatar
I-AMESHUAR
Drejtues
 
Posts: 995
Joined: 27 Jan 2009, 01:10

GATI LIGJI I GAY-jve dhe JETA E TYRE NE SHQIPERI

Postby Laert » 24 Aug 2009, 23:16

Martesat Gay, Kisha Katolike/Ortodokse: Cënohet familja

Pas deklaratave të kryeministrit Berisha për legalizimin e martesave Gay, reagon ashpër Kisha Katolike e Ortodokse. Kishat: Ky ligj, cenon familjen shqiptare. ORTODOKSE
BERISHA:OK LIGJIT
KATOLIKE

TIRANE- Një ditë pas deklaratave të kryeministrit Berisha, i cili tha se do të njohë dhe do të legalizoj martesat e homoseksualëve, ka reaguar ashpër kisha katolike në Shqipëri. Mon Sinjor Gergj Frendo, përdor Biblën si argument të fortë kundër martesës homoseksuale duke deklaruar se martesa mes dy sekseve të njëjta është mëkat dhe se ndalohet nga Bibla e shenjtë.

“Martesa është bashkim i burrit dhe i gruas. Ne nuk kemi asnjë aftësi të dënojmë ose të gjykojmë homoseksualët, megjithatë nuk mund të injorojmë faktin që sipas planit të zotit se martesa është bashkim i dy sekseve të ndryshme. Fatkeqësisht sot ligje të tilla konsiderohen si shenja përparimi, por në të vërtet nuk është ashtu, përkundrazi është detyrë e çdo shteti të mbroj martesën. Ne si të krishterë pranojmë martesën e dy sekseve të ndryshme, nuk është e pranueshme ideja që martesa të bëhet mes dy sekseve të njëjta”- u shpreh Mon Sinjor Gjergj Frendo.

Mon Sinjor Gjergj Frendo shkon edhe më tej duke deklaruar se pas legalizimit të martesave të homoseksualëve do të cenohet shenjtëria e familjes shqiptare. “Është detyrë e shtetit të mbrojë konceptimin e martesës dhe familjes. Sot martesa dhe familja janë në rrezik për arsye se janë në rritje numri i divorceve, ndaj të mos e shtojmë rrezikun duke transformuar konceptin e martesës. Pas këtij ligji, kjo gjë do të kalojë edhe tek fëmijët, fëmija ka të drejtë të rritet në një bashkësi familjare i sekseve të ndryshme”- shtoi Mon Sinjor Gjergj Frendo.

Ndërkohë për martesën mes sekseve të njëjta ka reaguar edhe Kisha Ortodokse, e cila e ka dënuar një veprim të tillë dhe ka kërkuar nga qeveria ti kushtojë më shumë vëmendje problemeve sociale të shqiptarëve dhe se vetë kjo lloj martese është një problem për shoqërinë. Vetë Peshkopi Andon Merdani, ka theksuar se kjo martesë nuk mund të aprovohet nga ana fetare.

“Për Kishën Ortodokse, ashtu edhe si për shumë Kisha të tjera veprimi dhe akti që kryhet mes dy njerëzve të së njëjtës gjini është i dënueshëm. Për këtë arsye çdo lloj veprimi aq më tepër kur ato bëhen edhe ligjore nuk shikohet me sy të mirë dhe nuk mund të aprovohet nga ana jonë si besimtarë dhe si Kishë. Mendoj se është diçka e nxituar pas në Shqipëri ka probleme të mëdha sociale”- u shpreh Peshkopi i Kishës Ortodokse Andon Merdani

Më tej Merdani shtoi se “do ishte e rëndësishme tu kushtojmë vëmendje problemeve reale se sa të ngrijmë e të krijojmë shqetësime të cilat mendojnë se nuk ekzistojnë në shoqërinë shqiptare e cila ruan një moral të shëndetshëm familjar e shoqërorë. Çështja duhet të rishikohet dhe të gjithë ne të angazhohemi për problemet që e shqetësojnë këtë shoqëri, aq më tepër që ne edhe këtë lloj martese e shikojmë si një problem”- përfundoi Merdani në një intervistë dhënë për “News24”.

Shqipëria duket se do të bëhet vendi i parë në Ballkan dhe ndoshta i katërti në Evropë që do të lejoj me ligj martesat homoseksuale. Në mbledhjen e së mërkurës të Këshillit Ndërministror të Integrimit kreu i qeverisë Sali Berisha tha se projektligji që e lejon këtë lloj martese ka ardhur si propozim i shoqërisë civile. I gatshëm për ti thënë “Po” këtij ligji në parlamentin e ri Berisha tha se në këtë mënyrë shoqëria shqiptare zhduk diskriminimin për këtë pakicë njerëzish. Aktualisht vetëm tre vende nga 27 europiane Holanda, Belgjika dhe Norvegjia e kanë të ligjëruar martesën homoseksuale, një përpjekje e njëjtë tek fshiji ynë Italia ngjalli reagimin e fortë të Vatikanit.
30/07/2009 (a.r/news24/balkanweb)

Frederik Ndoci: Gruaja më la pas 17 vjetësh. 'Jam lesbike'
Image
FREDERIKU ME ISH BASHKESHORTEN E DYTE AIDA

INTERVISTA / Tre dekadat e këngëtarit dhe aktorit me karrierën dhe emigrim. Një vajzë "Miss Kalifornia" dhe një qen mik të ngushtë. "Bomba" e jetës, kur pas 17 vjetësh martese, gruaja më tha: "Jam lesbike". Një histori jete për t'u bërë film.

Shoku më i mirë tani është qeni i tij, Pupi. Një çantë e zezë, e cila i përkul trupin në një krah, ka brenda lap-topin, që nuk përmban gjë tjetër, veçse poezi dhe këngë, dy dashuritë e përjetshme të Frederik Ndocit. Këngëtari dhe aktori i viteve '80-të, me një zë të kthjellët, të cilin e ruan edhe sot e kësaj dite, tashmë jeton mes Shqipërisë dhe Amerikës. E takojmë në një nga baret e qeta të Tiranës. Aty kupton se me një shkodran nuk e ke të vështirë të flasësh. Nga ana tjetër, të bien në sy edhe shumë detaje të tjera, të cilat kanë lënë gjurmë në jetën e Frederikut. Sa lart ngjitesh në sukseset që ka arritur Ndoci, aq edhe poshtë zbret në zhgënjimet që ka pësuar në jetën e tij familjare. Kjo i ka rrënjët herët, që në fillimet e krijimit të familjes, ku ai rrëfen se partia e martoi me detyrim, për shkak të njollës në biografi. Dhe pas shumë peripecive, në vitet 1990 vjen largimi nga Shqipëria, puna në Itali dhe më pas gjetja e vetes në Amerikë dhe rigjetja e vetes në profesionin e këngëtarit. Por, nuk përfundon me kaq. Sapo gjithçka rregullohet dhe jetën ia kishin zbukuruar dy vajza, një deklaratë "bombë" e ardhur nga e bashkëshortja e atëhershme, trazon ujërat në jetën e tij.

Sipas Frederikut, pas 17 vjetësh martesë, ajo (gruaja) i kërkon atij divorcin, duke nxjerrë si pretendim se kishte gjetur lumturinë e vërtetë dhe se ishte dashuruar me një femër, me të cilën donte të martohej. Zhgënjimi nuk ishte i pakët, megjithatë jeta për të vazhdon. Një dashuri tjetër me Aidën, një këngëtare kori në Amerikë, lind në jetën e tij. Edhe kjo pati një fund të shkurtër. Pas 10 vjetësh martesë ata nuk janë më bashkë. Në një intervistë për Sh2-shin, Frederik Ndoci rrëfen dashuritë e tij. Një jetë mes suksesit dhe zhgënjimit. Tashmë i rikthyer në Shqipëri, duket se ka gjetur qetësinë me njerëz që e duan dhe e respektojnë për punën që ka bërë dhe për vlerat e tij si artist. Një tjetër fakt interesant është edhe vajza e tij, Klea Ndoci. Klea ka hyrë tek 10 femrat më të bukura të Kalifornisë. Misteret e jetës së Ndocit, vijnë në këtë intervistë.
Image
KLEA NDOCI - NE 10 MISS-ET ME TE BUKURA TE KALIFORNISE

Frederik, përveç se këndoni, jeni dhe një shkrues i mirë poezish, keni gati dhe një libër...

Libri ka kohë që është gati, po ende nuk janë pjekur kushtet. Dëshira ime është që ta nxjerr me esetë e personaliteteve dhe njerëzve që njohin Frederikun.

Kur ke filluar të krijosh poezitë e para?

Libri ka nja 40 vjet që nuk ka dalë (qesh). Poezitë e mia kanë filluar që në adoleshencë. Vazhdoj të shkruaj përsëri, pavarësisht se tani matem dy herë, sepse në atë kohë nuk kisha bojë, tani e kam shumë të lehtë, por gjërat që i kërkon vetes janë më cilësore.

Cili është stili që lëvroni më tepër në krijimtarinë tuaj?

Varet. Po t'i shohësh, stili është herë i lirë e herë me një rimë të brendshme. Mua më pëlqen më tepër hermetikja, rima e brendshme. Shkruaj përsëri për gjëra që më godasin, që më vrasin mendjen dhe syrin. Ajo që spikat më shumë është dashuria. Poezia është ajo që të fton të hysh në dashuri. Në qoftë se shkruan një poezi për një fenomen negativ, ka edhe dashuri brenda.

I ke kushtuar dikujt ndonjë poezi?

Gjithmonë është dikush pas poezisë. Edhe Robison Kruzo, sikur të kishte lindur në atë ishull, atij i mungon ajo që do dhe gjithmonë do t'i këndonte asaj. Poezia, në një mënyrë apo një tjetër është mbyllja e atij ankthi që të lë takimi deri në takimin tjetër. Gjithmonë e ka njeriu një ankth. Më i tmerrshmi është ai që, askush nuk e di kur vejnë në këtë jetë dhe nuk e di kur shkon.

Çfarë të frymëzon që të marrësh lapsin dhe letrën?

Dikur ulesha me idenë se do të bëja një poezi. Pastaj rrija me orë të tëra çfarë poezie do të bëja, kur isha fëmijë. Kur je fëmijë i ke të gjithë pranë: mamanë, babanë, nënën, motrën, ke një qen. Ajo që të mungon është molla e ndaluar. Këtu fillon ngacmimi i parë. Me kalimin e kohës, këtyre ideve pa formë vjen momenti që t'i firmosh, kështu është edhe poezia.

Cila është ajo gjë që të ka munduar më shumë dhe ti i je rrëfyer poezisë?

Po gjithmonë perëndimi i dashurive, lindja e tyre. Gjithmonë besojmë në dashurinë e përjetshme, gjë që nuk është e vërtetë. S'ka lumturi të përjetshme, hapësira është e përjetshme.

Ua ke trashëguar fëmijëve dellin e artistit, është ndonjëri prej tyre këngëtar apo aktor?

Kam dy vajza, e vogla ka marrë pjesë në një sfilatë për "Miss Kalifornia", është zgjedhur në 10 më të mirat, është shumë kinge. Ka lindur në Amerikë. Nuk ka ardhur asnjëherë në Shqipëri, për arsye nga më të ndryshme. Ato nuk rrinë me mua, rrinë me nënën e tyre, e cila ka zgjedhur një mënyrë tjetër jetese. Ajo është me rrymat, është me atë që ka firmosur Kryeministri tani. Kam kohë që nuk e kam takuar vajzën, po flasim vazhdimisht në telefon. Vajza e madhe është e martuar, rri në Los Anxhelos, ka mbaruar universitetin, është shumë e lumtur.

Mund të na tregoni pak për "rrymën" e bashkëshortes suaj. Kur u kujtua ajo që nuk pëlqente meshkujt po femrat?

Shumë vonë, pas 17 vjetësh martesë. Jam martuar në vitin 1983. Gjatë kohës që kemi qenë bashkë, kemi pasur shumë herë divergjenca, po nuk ma priste mendja që do ishte e asaj fushe. Megjithëse e shihja që nuk ishte shumë femër. Marrëdhëniet tona nuk kanë qenë fort të mira, sepse ne realisht na martoi partia, nuk u martuam vetë. Por, gjithsesi, kishim krijuar një lloj afeksioni dhe ishim bërë një familje, çdo gjë vazhdonte normalisht. Në vitin 1997 ajo më tha që nuk ishte më për mua dhe se kishte gjetur dashurinë e vërtetë. Ishte dashuruar me një grua të martuar, e cila u nda me burrin e vet dhe u martuan të dyja. Kjo është një nga gjërat më të dhimbshme që më ka ndodhur në jetë dhe më ka prekur shumë.

Ju më parë nuk ju kishte shkuar ndonjëherë mendja të divorcoheshit nga gruaja juaj?

Jemi larguar nja 6-7 herë nga njëri-tjetri. Hera e parë ka qenë për një letër anonime, e cila ishte me nënshkrimin e gruas sime dhe më quante mua armik të popullit. Pas kësaj letre me hoqën nga opera. Më pezulluan të gjitha aktivitetet artistike. Gjithçka m'u shkatërrua nën këmbë. Vitet '80-të kanë qenë të vështira për mua.

Në vitet 1990-të, ju jeni larguar nga Shqipëria, si ka vijuar jeta juaj jashtë shtetit?

Është e vërtetë. Në vitin 1990-të u largova për herë të parë në Itali, ku aty fillova të punoja punë të rëndomta, si gjithë të tjerët, gjithçka filloi nga a-ja. Mora të gjithë familjen, më pas shkova në Amerikë, Kalifornia e më pas New York.
Pas ndarjes nga bashkëshortja e parë, njoha Aidën, me të cilën kam kënduar edhe përfaqësuar Shqipërinë në Evrovizion. Jetuam shumë të lumtur 10 vjet. Sa erdhëm në Shqipëri, diçka ndodhi mes nesh dhe ne nuk u gjendëm më bashkë. Me Aidën jemi ende të martuar me letra, por nuk jetojmë më bashkë prej tre vjetësh.

Jeni ndjerë ndonjëherë keq, bosh, për gjërat që ju kanë ndodhur?

Shumë herë, sidomos në rastin e parë. Mbaj mend që kam shkuar një herë në kishë dhe vetëm qaja, pasi përfundova dhe hapa sytë gjeta përtokë në kishë një letër të vogël të bardhë. Në të ishte shkruar në anglisht: "Lëre zotin tënd të marrë hak për armiqtë e tu". Nga kjo kuptova shumë gjëra dhe iu riktheva jetës normale. Unë kisha shumë gjëra për t'u dhënë njerëzve, të afërmeve të mi, por edhe vetes. Veten e kam në 3 mijë këngëtarët më të mirë amerikanë. Kam hyrë në historinë e xhazit, në historinë e muzikës amerikane.

Pse u ktheve në Shqipëri?

Këtu edhe të duan njerëzit, edhe të respektojnë, edhe je më afër realitetit. Lë diçka më të bukur, më të prekshme, më konkrete. Prindërit i kam në Gjermani.

Tani jetoni vetëm?

Për momentin është babi në Shqipëri.

Përveçse jeni këngëtar, keni luajtur edhe filma, si jeni ndjerë në aktrim?

Kam luajtur gjithsej 6 filma. Jam ndjerë shumë mirë edhe është një nga gjinitë e mia të preferuara. Në ato vite nuk më kanë munguar as flirtet me vajzat me aktoret e filmit. Një nga ato, për të cilën kam ndjerë vërtetë, ishte "Alma" emri në rol i aktores te filmi, "Edhe kështu edhe ashtu". Kam pas një flirt real me Almën. Një dashuri që ndoshta do të zgjaste shumë, po ishte një njeri tretë që na u fut në mes dhe asgjë nga dashuria jonë nuk u konkretizua. Ajo tashmë ka jetën e saj, është martuar. Jeta ima është një novelë, e cila do të ishte shumë e suksesshme po të bëhej film apo libër, se po ta jetoje në jetën reale, është e dhimbshme. Ka pas shumë përfundime tragjike

Je i zhgënjyer nga dashuria, jeta?

Normal, jam njeri dhe jam i zhgënjyer, të gjithë njerëzit përjetojnë zhgënjime.

Cili është miku juaj më i mirë?

Miku më i mirë imi, ai që më dëgjon vazhdimisht dhe nuk më kthen përgjigje, që nuk më ngacmon, është qeni.

Shqiptarja Klea Ndoci, në 10 më të bukurat e Kalifornisë

Klea Ndoci, vajza e këngëtarit Frederik Ndoci, është përzgjedhur në 10 vajzat më të bukurat të Kalifornisë. Në një konkurs që është bërë në këtë vend të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ajo është përzgjedhur nga juria e konkursit të bukurisë si një nga vajzat më simpatike. Mes shumë amerikaneve, ajo ka merituar këtë përzgjedhje për shkak të bukurisë së saj të ëmbël. Ka gjak shqiptar, dhe, edhe pse nuk ka ardhur asnjëherë në Shqipëri, ajo nuk e mohon asnjëherë këtë. Madje, në shpinën e saj ka bërë si tatuazh një shqiponjë, me të cilën identifikon origjinën e vetes. Klea ka lindur në Amerikë dhe nuk di shqip. Për shkak të divorcit të prindërve, ajo jeton larg të atit, megjithëse flasin shpesh me telefon apo nëpërmjet internetit.

Mes filmit dhe realitetit!

Frederik Ndoci ka luajtur gjithsej 6 filma artistikë, mes të cilëve më i suksesshme është ai me titull "Edhe kështu edhe ashtu". Për Ndocin këta nuk kanë qenë thjeshtë përmbushja e rolit në ato filma, por kanë shkuar ca më tutje. Histori dhe flirte pa fund dashurie, për të cilat ai ndjen pendesë edhe sot që nuk i ka çuar deri në fun
ENTELA RESULI | 22/08/2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

GATI LIGJI DHE JETA AKTUALE E GAY-JVE ne ShQIPERI?

Postby Laert » 26 Aug 2009, 21:59

Dy çifte Gay seks TIRANAS në mes të ditës, arrestohen në flagrancë
Image

DURRËS
- Pas propozimit të Kryeministrit për ligjin e martesave homoseksuale, kjo kategori ndjehet thellësisht e lehtësuar jo vetëm për të krijuar lidhje por edhe për të bërë seks në rrugë. Një rast i rrallë është shënuar sot në qytetin e Durrësit kur dy çifte të rinjsh u kapën duke bërë skena të turpshme në mes të ditës në mes të publikut. Njerëzit jo të paktë që kanë qenë në Stacionin e Trenit të shokuar nga skenat e nxehta homoseksuale kanë njoftuar policinë.

Drejtoria e Policisë bëri të ditur se "ndaj dy të rinjve ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë pasi u kapën në flagrancë duke kryer prostitucion në publik".
Image

Shtetasit Tahir Luga, 27 vjeç nga fshati Zallbastar i Tianës dhe Ismail Matrakulla 23 vjeç po nga Tirana, të dy me arsim fillestar, janë kapur duke bërë seks kundrejt pagesës prej 500 lekësh me shtetasit me inicialet D.D dhe R.Sh nga Durrësi. Dy të ndaluarve iu gjetën në cilësinë e provës materiale 2 400 lekë dhe 22 prezervativë.

U kryen veprimet e para hetimore dhe materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Durrës për veprën penale " Ushtrim prostitucioni" dhe "Mardhenie seksuale apo homoseksuale ne vende publike", parashikuar nga nenet 107 dhe 113 te K.Penal.
MARK BRUNGA | 26/08/2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

A mund te pranojme martesat gay ne Shqiperi?

Postby Laert » 26 Aug 2009, 23:38

Nuk e kuptoj, pse gjithe kjo ushtri policesh me automatike kundrejt kater djemve tiranas dhe durrsak, ne nje kohe qe nuk ishin te armatosur apo duke dhunuar njeri,.......
Mendoj qe te zbatojne ligjin dhe jo ta degjenerojne ligjin me fanatizmin mesjetar. Duhet rregulluar kuadri ligjor sikurse e ka ajo pjese e Europes qe ruan ende kulturen trashegimise se vlerave te popullit, qe kjo pjese e shoqerise te gjejne veten e tyre, pa demtuar kontekstin e vlerave ne teresi.

Duhet te jemi te hapur me kete grupe njerezish si nga femrat ashtu dhe nga mashkujt si realitet i fshehur, qe duhet te behet e hapur sepse sjell rreziqe ne semundje,........si dhe te respektohen kjo pjese. E te mos tregohena si fanatike ekstrem te nje bote qe nuk e pranon realitetin dhe te drejtat edhe te pakices. Demokraci pa respektimin e pakices nuk mund te quhet demokraci. Keto dihen si parime, ndersa ne jeten e perditshem tjetersohen njerezit.

Vete e pranuan te shkojne ne Europe shqiptaret pas 1991. Atehere kjo bashkim ka dhe cmimin e vet ne fusha te ndryshme.
Duhet ta dijme se Perendimi ka stabilitet ekonomik-politik, ka nje mminimale jetike per popullin, ndersa ne fushen e vlerave te moralit te Njeriut eshte shume e prapambetur. Kultura e jetes dhe e perceptimit te saj eshte shtazore nga populli.
Degjenirimi i njeriut e kane nise ne keto aspekte politika e shteteve perendimore:
- Shkaterrimin e besimit fetar
- Shkaterrimin e familjes
- Lejimin e femijve, te rinjeve te bejne nje jete te shthurur morale neper baret pornografike te nates,.......
- Lejimin e femijve te pijne duhan dhe te gjitha llojet e alkoleve, droges,..............
- Mungesa e jetes private e njeriut ne kuptimin e mire te fjales.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

ALI PASHE TPELENA ISHTE BISEKSUAL

Postby Laert » 27 Aug 2009, 19:06

Rupert Everett flet për Lord Byronin
Image


Aktori i njohur homoseksual, Rupert Evertt, përfundimisht ka folur për udhëtimin që kishte bërë në Shqipëri dhe Greqi.

Ky aktor, së bashku me televizionin Channel Four, i kanë shkuar pas gjurmëve të udhëtimit që Lord Byron kishte bërë në Shqipëri dhe në Greqi.

Everett thotë se e ka identifikuar Byron-in si një "revolucionar serioz sikur Che Guevara ose Bolivar”.
Rupert ka shtuar se është prekur nga dashuria e Byron-it që kishte për një djalosh grek i quajtur Lukas.

Byron thuhet se ka qenë homoseksual, ndërsa ka edhe shumë spekulime se edhe vetë i madhi Ali Pashë Tepelena të ketë qenë biseksual. Everett thotë se në kohën kur Byron kishte kuptuar se është biseksual "ai kishte lyer flokët, ndërsa kishte lëshuar peshë".

Lukas me këtë rast nuk kishte dashur të ishte me të, ndërsa Byron pas këtij refuzimi shkruan edhe një poezi që Everett thotë se është njëra ndër poezitë më të mërzitshme dhe më të prekshme për dashurinë.
Nga Express 08.04.2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

A mund te pranojme martesat gay ne Shqiperi?

Postby Laert » 30 Aug 2009, 08:25

Homoseksualët shqiptarë

Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik kanë bërë publike dje shifrat e një studimi disi të pazakontë, kryer në vitin 2008. Studimi flet për sjelljet dhe kategorizimet e homoseksualëve në Shqipëri.
Janë marrë në studim 199 homoseksualë për sjelljet që kanë ata ndaj seksit, drogës dhe alkoolit. Specialisti i ISHP-së, Landi Bani, bëri publike për SH2-shin disa nga përqindjet e studimit, duke shtuar se "numri i homoseksualëve në Shqipëri paraqitet me tendencë rritjeje".
Studimi tregon se pjesa më e madhe e tyre kanë deri në pesë partnerë meshkuj njëkohësisht. "55 për qind e tyre janë aktivë", - pohon specialisti Bani.
Një shifër tjetër interesante është që homoseksualët në vendin tonë, janë në një përqindje të konsiderueshme të lidhur njëkohësisht me femra. Kështu, 37 për qind e homoseksualëve, sipas këtij studimi, janë të martuar dhe plot 35 për qind e tyre bashkëjetojnë aktualisht me femra.
Kjo për sa i përket bashkëjetesës, sepse nëse flasim për marrëdhënie spontane me femra, shifra është më e lartë. Plot 82 për qind e homoseksualëve kanë kryer marrëdhënie me femra në 6 muajt e fundit dhe plot 70 për qind e tyre kanë patur më shumë se 2 partnere femra",- bëhet e ditur në studim.

Droga dhe alkooli janë "miq" të mirë të kësaj kategorie të popullatës. Studimi për homoseksualët tregon se 65 për qind e tyre kanë provuar drogë (me injektim ose në forma të tjera). Heroina mbetet e preferuara e tyre. Ndërsa sa i takon konsumimit të alkoolit, rreth gjysma e tyre konsumojnë alkool çdo ditë.
Duke u ndodhur përballë këtyre të dhënave, specialistët e ISHP-së i cilësojnë homoseksualët si "kategori shoqërore risku".
"Meshkujt që kryejnë seks me meshkujt janë të përfshirë në sjellje të ndryshme risku me popullata të ndryshme, duke i bërë ata një urë lidhëse të mundshme ndërmjet popullatës që është përdoruese e drogës dhe popullatës femërore",- pohon specialisti Landi Bani.
DERVISHI: HOMOSEKSUALITETI SHQIPTAR PARA DHE PAS VITEVE \'90-TË

"Problemi i homoseksualitetit në Shqipëri ka qenë një dukuri e fshehtë. Kjo dukuri ndiqej penalisht, ndaj dhe ishte shumë e kufizuar, - thotë sociologu, Zyhdi Dervishi, i cili shpjegon se para viteve \'90-të, personat që kryenin një vepër të tillë nuk ndëshkoheshin vetëm moralisht, por edhe penalisht.
Dervishi pohon se në atë kohë, edhe kur dikush dënohej për veprën penale të homoseksualitetit, në publik i jepej një akuzë tjetër, dhe kjo për arsye se shteti i dikurshëm nuk donte që të merrej vesh masivisht se ekziston një dukuri e tillë në vendin tonë. "Njerëz të tillë nuk kishin vend në shoqëri; ata persekutoheshin në maksimum, ndaj dhe frika e mbajti këtë dukuri të fshehur në maksimum",- pohon Dervishi.
Pas viteve \'90-të, dukuria e homoseksualitetit pësoi ndryshime, të paktën nga ana ligjore. U lejua hapja e dy shoqatave për homoseksualët.
"Në fakt, edhe në vendet e zhvilluar kjo dukuri është e dënueshme, të paktën moralisht",- pohon Dervishi, duke cituar një studim të kryer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas të cilit, edhe atje, 1 në 5 homoseksualë dhunohen fizikisht dhe 90 për qind e tyre dhunohen verbalisht".
Intervistë me njërin prej udhëheqësve të shoqatës së homoseksualëve

Gazeta "JAVA" me datë 13 mars 2003 botoi intervistën me kryetarin e shoqatës së homoseksualëve të Kosovës. Ketu po e japim transkripcionin në origjinal siq është botuar në gazetë
__________________________________________________ __



Intervistë me njërin prej udhëheqësve të shoqatës së homoseksualëve


D-YLBERAT E KOSOVËS


ELIRA HOXHA

Shoqata "Elysium & Sappho" asht shoqata e vetme n'Kosovë që e ka krijue nji faqe n’internet, në të cilën trajton problemin e homoseksualitetit. Gjithmonë dukuni ekzistuese, por edhe nji temë e ndalueme. Për homoseksualitetin edhe sot nuk flitet ose flitet shumë pak në shoqninë tonë. Tue u mundue me e lirue veten e tyne nga gjithë ato pengesa që u kanë vu përpara religjioni e tradita, këta djem e vajza mundohen në shoqninë kosovare me e informue dhe me i dhanë fakte mbi të qenit homoseksual. Natyrisht, i gjithë ky mundim vlen për ta mbas nji trajtimi të njajtë dhe mundësinë e shprehjes së lirë të vetes së tyne këtu n’Kosovë.
Martin Berisha asht njani prej anëtarëve kryesorë të kësaj shoqate që e ka da menën me folë. Por, tash për tash jo tue e shplue identitetin e tij. Emni Martin Berisha asht pseudonim. Megjithate, ai e pranon se asht biseksual. Ai thotë se e ka kuptue shumë heret natyrën e tij, në kohën e pubertetit.
“Thjesht, jam edukue n’atë mënyrë që me pranue veten ashtu qysh jam”
Tash e mbas edhe në Kosovë kanë me u ba të njoftuna për opinionin ngjyrat e Ylberit, me të cilat identifikohet gay-shoqnia në tanë botën.

Urbania: Shoqata quhet “Elysium dhe Sappho”. Çka asht Elysium e çka Sappho?

Berisha: Faktikisht asht bashkëveprim i dy shoqatave. Elysium – shoqata e gay’ve, dhe Sappho – shoqata e lezbikeve, shoqata që ka egzistue edhe ma herët si LP (Lesbian of Prishtina). Elysium ka kuptimin e nji vendi ku shkojnë shpirtrat e mirë, nji lloj parajse. Ndërsa, Sappho ka qenë nji poete lezbike greke.

Urbania: Kur u themelua shoqata?

Berisha: S’kemi ndonji datë të saktë. S’kemi mbajt kongres për me thanë se prej këtij momenti jemi shoqatë. Inicijativa asht nisë në Maj të vitit të kaluem. Në fillim kemi qenë tre veta, e më vonë numri i anëtarëve asht rritë.

Urbania: Sa anëtarë ka kjo shoqatë? A ka anëtarë të kombësive të tjera?

Berisha: S’kemi ndonjë numër a lista t’anëtarëve si krejt shoqatat e zakonshme. Nuk përdorim lista për shkak të diskrecionit. Jemi një numër jo shumë i madh, deri 200 (vërejtja jonë, numri është shtypur gabim, nuk është 200 por 20) veta, që punojmë e që jemi t’angazhuem në këtë shoqatë. Por, na konsiderojmë se çdokush që i takon këtij orientimi seksual asht edhe mundet me qenë anëtar i kësaj shoqate. Tre ose katër anëtarë t’huej që s’janë t’angazhuem drejtpërsëdrejti në punën tonë, po ma shumë na përkrahin, japin ide, na ndihmojnë.

Urbania: Shoqata juej i pranon vetëm homoseksualët…?

Berisha: Jo, anëtarë të kësaj shoqate munden me qenë edhe heteroseksualët dhe mjafton me na përkrahë.

Urbania: Cili asht synimi i shoqatës?

Berisha: Synimi i shoqatës asht përfaqësimi dhe mbrojtja e të drejtave të komunitetit homoseksual n’Kosovë. Njerëzit duhet me kuptue se na s’jemi njerëz të degjeneruem. Identiteti i secilit njeri nuk asht seksualiteti. Çdokush ka pamjen, karakterin, inteligjencën. Dikush asht i keq, dikush i mirë. Po me qenë homoseksual s’do me thanë që je i keq. Edhe homoseksualët munden me i kontribue shoqnisë në të njajtën mënyrë si heteroseksualët. Ata s’dallojnë në aspektin social.

Urbania: Qysh e arsyeton shkenca homoseksualitetin?

Berisha: Po shkenca thotë se ekzistojnë tre lloj faktorësh që ndikojnë në krijimin e homoseksualëve: faktorët gjenetikë, hormonalë dhe ambientalë.

Urbania: A ka statistika për numrin e homoseksualëve në Kosovë?

Berisha: Deri tash kurrkush nuk ka ba hulumtime për numrin e homoseksualëve në Kosovë. Ky hulumtim asht shumë zor me u ba, sepse homoseksualët nuk deklarohen. Ndoshta në t’ardhmen na kemi me e hulumtue këtë çashtje, nëse natyrisht kemi me pasë fonde. Ndërsa, në bazë të disa statistikave që ekzistojnë, rreth 10% e popullsisë së përgjithshme në botë janë homoseksualë.

Urbania: Sa bashkëpunoni me shoqatat e tjera në Kosovë?

Berisha: Po, zakonisht bashkëpunojmë me shoqatat që na përkrahin si PSI. Me këtë shoqatë kemi bisedue disa herë. Çfarë mundemi me ba shohim ma vonë, se personat me të cilët na kemi punë momentalisht s’janë këtu.

Urbania: E me shoqatat në botë?

Berisha: Me tri ose katër që nuk i di përmendsh. Asht nji shoqatë në Holandë, COC, me të cilën kemi bashkëpunim, dhe e cila na ka ndihmue me e gjetë donatorin. Donator dhe bashkëpunëtor tjetër e kemi shoqatën për të drejtat e njeriut HIVOS në Holandë, e cila na ka ndihmue për me krijue website’n.

Urbania: Sa ju përkrahin institucionet tona?

Berisha: Nuk kemi kushedi çfarë kontaktesh me institucionet. Kemi bisedue disa here me KMLDNJ, organizatë që ende nuk ka qëndrim të caktuem për këtë problem. Për mu, kjo asht shumë e çuditshme, sepse ky asht institucioni kryesor për mbrojtjen e të drejtave të tanë njerëzve pa dallim n’Kosovë. Unë jam i bindur se në t’ardhmen kur të kapërcejnë krejt këto tollovi, s’kanë tjetër veçse m’u marrë me probleme si ky. Kemi informacione, megjithëse jo të drejtpërdrejta, se ka institucione që na përkrahin ose fundi i fundit edhe nëse nuk na përkrahin, nuk janë kundër. E di që Bashkësia Islame asht shumë kundër, po kjo ndodhë në krejt botën. Religjioni në çdo vend ndalon homoseksualizmin.

Urbania: Sa interesohen mediat për këtë temë?

Berisha: Prej momentit që e kemi krijue faqen n’Internet, mediat janë interesue ma së shumti. Jo të gjitha, po shumica. Dhe, zakonisht, mediat kanë qëndrim pozitiv ndaj këtij problemi, tue e përjashtue revistën “Kosovarja”, e cila simbas disa artikujve mendoj që asht shumë jasht temës. Nuk e kupton homoseksualizmin, s’kanë informacione, s’dijnë për këtë punë. Bile, asht mungesa e informacioneve, jo veç te “Kosovarja”, po te krejt njerëzit që janë homofob, ajo që ban me pasë paragjykime, m’u tut prej homoseksualëve.

Urbania: A ka ligje që mbrojnë homoseksualët në Kosovë?

Berisha: Ka shumë vende që mbrojnë të drejtat e homoseksualëve më ligj. Ka ndodhë që shtete të caktueme kanë mbyllë lokale, sepse nuk i kanë pranue homoseksualët. Ndërkohë, që ka shtete të tjera ku homoseksualët dënohen me burgim. N’Afganistan, në kohën e sundimit të talebanëve, ata dënoheshin me vdekje.
Te na të drejtat e homoseksualëve mbrohen në dy rregullore të UNMIK’ut. E para asht rregullorja e punës, e cila s’lejon diskriminimin e homoseksualëve në vendet e punës dhe e dyta, ajo për shoqërinë civile, ku gjithashtu mbrohen të drejtat e tyre.

Urbania: Çfarë të drejtash kërkojnë homoseksualët?

Berisha: As ma shumë e as ma pak se krejt të drejtat që i kanë të tjerët.

Urbania: A hyn këtu edhe martesa?

Berisha: Po, natyrisht

Urbania: A asht shoqnia kosovare e gatshme m’i pranu homoseksualët?

Berisha: Na jetojmë në nji sistem patriarkal. Edhe në një vend ku mbizotëron ky lloj sistemi asht vështirë m’u pranu lehtë homoseksualët, se nuk i kuptojnë. Megjithëse Kosova asht shumë ma liberale se vendet e tjera të Ballkanit, prapëseprapë asht herët për homoseksualët me dalë publikisht. Njerëzit largohen prej tyne, nëse e kuptojnë se janë homoseksual. Shembull, rasti i Lorikut, i cili mbas daljes publike si homoseksual në televizion, ka pasë probleme të mëdha, jo veç me familjen, po edhe me shoqninë edhe me krejt. Njerëzit filluen me e kqyr si jashtëtokësor.

Urbania: A je ti homoseksual?

Berisha: Jo, unë jam biseksual.

Urbania: A e keni pasë ju zor me e pranue veten tuej si biseksual?

Berisha: Jo. Une e kam kuptue shumë herët natyrën teme në kohën e pubertetit, atëhere kur njeri e kupton seksualitetin e vet. Kam pasë fat që kam pasë literaturë për edukatën seksuale serbisht e anglisht. Thjesht, jam edukue n’ate mënyrë që me pranue veten ashtu qysh jam.

Urbania: A e di familja seksualitetin tuej?

Berisha: Nuk e dijnë. Mendoj me ju kallxu, po në momentin e duhun. Puna asht se deri tash problemi jem ka qenë i parandësishëm, se ka pasë probleme shumë ma të mëdha, probleme egzistenciale.

Urbania: A asht kjo arsyeja pse ju s’po pranoni me dalë në foto dhe po flisni me pseudonim?

Berisha: Po, nji ndër arsyet. E thash edhe ma herët, nuk asht veç për shkak të familjes, po nuk asht momenti me dal publikisht. Në të vërtetë, ky asht qëllimi ynë, po për me dal publikisht duhet me e përgaditë terrenin. E na veç jemi nisë n’këtë rrugë.

Urbania: A e keni formue këtë shoqatë për me fitue pare apo m’i mbrojtë të drejtat e homoseksualëve?

Berisha: Kjo shoqatë i promovon të drejtat e biseksualëve dhe homoseksualëve. Jo që s’përfitojmë, po krejt puna jonë asht vullnetare. Krejt çka donatorët kanë ba janë pagesat për hosting e sende tjera n’Internet, por s’ka mundësi përfitimi. Bile edhe nji i huej, që sasht gej e ka ba dizajnin e faqes me bashkëpunue pa pare.

Urbania: Tash krejt çka ju keni asht website. Po cilat janë planet e jueja që kanë me ndikue në kalimin e këtij terreni?

Berisha: Krijimi i website’t asht projekt i parë, me të cilin donatorët, pos tjerash, kanë dasht me e pa seriozitetin e punës tonë. Ky projekt vazhdon deri kah fundi i Majit, e masnej projektet e tjera kanë me qenë ma intensive, ma interesante. Si ide e projektit të ardhshëm asht ndërtimi i komunitetit tonë. Faktikisht ne mendojmë me e ngritë vetëdijen e homoseksualëve për natyrën e tyre, me pranue dhe me respektue veten. Shumica tuten m’i thonë vetes homoseksual, le ma tjetërkujt. Krejt këte po mendojmë me e organizue në formë mbledhish te vogla, ku marrin pjesë katër-pesë veta, për trajnimin e të cilëve kemi planifikue me sjellë ekspertë nga jashtë. Këta ekspertë me metoda psikologjike kanë me ba edukimin e këtyre njerëzve. Këta njerëz, masnej kanë me shërbye si mbështetje për homoseksualët e tjerë, si dikush ku ata munden me gjetë ndihmën e duhun. Pastaj kemi m’i organizue disa aktivitete sociale, kemi në plan me botue edhe nji libër me këtë temë etj.

[color=#BF0000]Hartuesja e ligjit për martesat homoseksuale: Ka edhe politikanë gay



E Enjte, 30 Korrik 2009
Kryeministri Sali Berisha ka njoftuar dje se shumë shpejt do ta kthejë Shqipërinë në një vend ku do të lejohen me ligj martesat e homoseksualëve. Elsa Ballauri, (kryetarja e Grupit Shqiptar të Lirive dhe të Drejtave të Njeriut), një ndër hartueset kryesore të këtij projektligji, shpjegon pse-të e këtij ligji dhe pranon se në politikën shqiptare ka homoseksualë, por më shumë homofobë. Deklarata e Berishës është bërë gjatë mbledhjes së Këshillit Ndërministror të Integrimit dhe ka shkaktuar të qeshura të forta tek vetë vartësit e tij. Për të justifikuar këtë vendim, Berisha ka thënë se është një standard evropian. Vitet e fundit disa shtete Europiane kanë ligjëruar martesat ndërmjet homoseksualëve por vetëm në Holandë, Belgjikë, Spanjë, Norvegji dhe Suedi çiftet homoseksuale kanë të drejta të njëjta me çiftet heteroseksuale. Shtetet e tjera kanë preferuar që ti japin të drejta pothuajse të barabarta me heteroseksualët por duke e quajtur një lloj bashkëjetese ligjore por jo martesë. Në mentalitetin shqiptar, ku ende homoseksualët nuk kanë guximin që të dalin hapur dhe të pranojnë atë që janë, pritet të ketë reagime të forta. Momentalisht, Shqipëria nuk e ka përcaktuar qartë në Kodin e Familjes çështjen e homoseksualëve. Neni gjashtë i Kodit thotë: "Martesa mund të lidhet ndërmjet një burri dhe një gruaje që kanë mbushur moshën 18 vjeç". Kjo fjali e ndërtuar me 15 fjalë, është i gjithë kuadri ligjor shqiptar për këtë çështje. Kjo do të thotë se homoseksualët nuk do të dënohen nga ligji për veprimet e tyre, por nga ana tjetër, nuk u lejohet që të ligjërojnë bashkimin në një familje të tipit grua-grua ose burrë-burrë. "Një ligj tjetër është shumë i rëndësishëm kundër diskriminimit. Ky ligj është ofruar nga shoqëria civile dhe ka të bëjë me të drejtat e pakicave të qëndrimeve të caktuara. Këtë ligj e ka përgatitur shoqëria civile",- tha dje Kryeministri Berisha. Ai shpjegoi se me anë të këtij ligji do të shihen qartësisht qëndrimet që do të mbahen kundrejt homoseksualëve, si dhe mënyrat se si ata mund të favorizohen. "Unë mendoj se, pavarësisht nga debati që mund të ngjallë ky ligj, diskriminimi është i papranueshëm. Ky ligj ka të bëjë me të drejtat e martesave brenda gjinisë dhe probleme të tjera të kësaj natyre",- tha dje Kryeministri Berisha, duke iu referuar ligjit për të drejtat e homoseksualëve. Por, menjëherë kjo thënie është shoqëruar me të qeshurat e ministrave, të cilët ishin krejt të papërgatitur për këtë gjë. Edhe vetë ata e kishin të vështirë të besonin këtë projektligj të ri të Kryeministrit. Për të justifikuar projektligjin, Berisha tha: "Kjo synon thjesht vendosjen mbi baza ligjore dhe jo diskriminuese, të një të drejte tashmë tërësisht të ligjëruar në vendet evropiane. Ky ligj është në Parlament dhe duhet të shqyrtohet me seriozitetin më të madh, pasi është një standard që gjykoj se zhduk një lloj diskriminimi". Ndërkohë, ai shpjegoi se në këtë ligj nuk ka asnjë qëndrim armiqësor ndaj këtyre pakicave. "Fatmirësisht, nuk ka një qëndrim armiqësor mediatik dhe kjo është një arritje e vërtetë. Ky është një standard, i cili ka të bëjë qartësisht me të drejtat e njeriut dhe që ka mbështetje në konventat, në të cilat aderon dhe është e detyruar t'i respektojë. Vërtet që ne nuk i ndalojmë këto martesa, por këto nuk ndodhin, sepse është opinioni. Me mirë të veprojë ligji, siç veprohet me të gjitha përkujdesjet për të zhdukur diskriminimin",- përfundoi Berisha. Ndërkohë, burime nga Kuvendi dhe Kryeministria pohuan se ligji i ri për homoseksualët nuk është ende gati. Ai është në fazën finale dhe më pas do të kalojë tek juristët, të cilët do i japin dorën e fundit. Kjo pritet që të ndodhë gjatë javës së ardhshme. Nga ana tjetër, pritet që për këtë ligj të ketë reagime të forta nga tre komunitetet fetare në vend. Të kontaktuar nga "Shekulli", përfaqësuesit e komuniteteve fetare pohuan se ende nuk kanë marrë kontakt me projektligjin, por në parim janë kundër tij. "Ne do të shohim ligjin që po përgatitet dhe më pas do paraqesim objeksionet tona",- thanë komunitetet fetare.

Zgjidhja franceze
Shumë vende europiane kanë pasur presione të forta në lidhje me homoseksualët, martesën e tyre, por edhe kërkesën për të adoptuar një fëmijë. Një zgjidhje racionale është dhënë nga Franca. Në këtë shtet, dy homoseksualë paraqiten në njësinë e qeverisjes vendore, bashkia ose komuna, dhe kërkojnë që të regjistrohen si homoseksualë. Ata pajisen me një dokument "Pacte Civil de Solidarité", që do të thotë se shoqëria i pranon për atë që janë, i njeh për atë që janë dhe i lejon që të bashkëjetojnë lirisht. Kjo zgjidhje ka lënë të kënaqur komunitetin gay dhe pjesën tjetër të personave që ishin kundër martesave të homoseksualëve. Për, në vitin 2004, çifte gay thyen rregullat dhe u martuan. Që nga ajo kohë ka nisur një debat i ashpër ligjor ku gjykatat anulojnë martesat gay.

Britania
Edhe britanikët kanë gjetur një zgjidhje interesante për martesat gay. Termi që përdoret për çiftet gay që bashkëjetojnë është "Partnership civil". Kjo i jep çifteve gay të gjitha të drejtat e martesës por jo një martesë legale. Partia Jeshile kërkoi legalizimin e martesave gay por kryeministri Gordon Braun e rrëzoi këtë kërkesë.

Kodi i Familjes
Sipas juristëve, ligji pritet që të ketë një rrugë të vështirë deri në miratim. Kjo për faktin se, një ligj që lejon martesat e homoseksualëve, bie ndesh me Kodin e Familjes. Pra, ndryshimet duhet të nisin që nga Kodi i Familjes, i cili është një ligj i rëndësishëm që kërkon 84 vota dhe kjo është e vështirë për t'u arritur.

MARTESA
KREU I
KUSHTET THELBËSORE PËR LIDHJEN E MARTESËS
Mosha e lidhjes së martesës

Neni 7
Martesa mund të lidhet ndërmjet një burri dhe një gruaje që kanë mbushur moshën 18 vjeç.
Gjykata e vendit ku lidhet martesa, për shkaqe me rëndësi, mund të lejojë martesën edhe përpara kësaj moshe.

Parajsa rajonale
Miratimi i një ligji të tillë do të kthente Shqipërinë në "parajsën" e homoseksualëve të rajonit, por edhe më gjerë. Ne do të bëheshim vendi i shtatë në Europë, pas Holandës, Belgjikës, Spanjës, Norvegjisë dhe Suedisë që u jep çifteve gay të njëjtat të drejta me çiftet hetero. Por, për shkak të pozicionit gjeografik, ne do të tërhiqnim numrin më të madh të homoseksualëve që ndodhen në vendet e rajonit apo edhe më gjerë. Në disa raste, edhe gay shqiptarë kanë zgjedhur që të martohen dhe këtë gjë e kanë kryer në Holandë. Legalizimi i martesave gay në Shqipëri do të sillte një rritje të numrit të homoseksualëve që do të aplikonin për martesë në vendin tonë.

Kisha dhe gay-t
Italia është një nga vendet që ka tentuar të legalizojë martesat mes të njëjtit seks, por ka dështuar pas ndërhyrjes së menjëhershme dhe të fortë të Vatikanit. Kisha ka pranuar të bëjë lëshime në lidhje me abortin apo përdorimin e prezervativëve, por ka qenë totalisht kundra martesës gay. Në këtë pikë, Italia është detyruar që të tërhiqet. Një situatë e ngjashme është edhe në vendet e tjera të Europës, ku pushteti i kishës ndihet ende.

Lidhja më internet
Edhe pse të fshehur e të frikësuar, grupe të ndryshme homoseksualësh shqiptarë kanë arritur të organizohen në forma të ndryshme, ku më kryesorja është interneti. Momentalisht ekziston një numër i madh faqesh, ku meshkujt homoseksualë shqiptarë mund të takohen, por pothuajse asnjë për femrat. Në to shihet një trafik i lartë takimesh dhe shkëmbime idesh. Në shumë raste ka publikime për botën gay, ndërkohë që mbështetja është e vazhdueshme nga grupet e tjera gay. Risia me emrin "FaceBook" po i jep një tjetër dimension komunikimit mes anëtarëve të këtij komuniteti.
Hartuesja e projektligjit për të drejtat e homoseksualëve: "Nëse ligji implementohet, homofobia do humbasë forcën"
Ballauri:

"Në politikën shqiptare ka homoseksualë"

TIRANË
- Ligji për të drejtat e homoseksualëve është hartuar nga shoqëria civile, e cila më pas ia ka prezantuar Kryeministrit Berisha. Një ndër hartueset kryesore të këtij projektligji është Elsa Ballauri, kryetarja e Grupit Shqiptar të Lirive dhe të Drejtave të Njeriut. Zonja Ballauri ka shpjeguar në një intervistë për "Shekulli"-n të gjitha detajet e këtij ligji, por edhe arsyen përse duhet bërë. "Homoseksualët janë një grup njerëzish që jetojnë një jetë të vështirë, të ndrydhur nga paragjykimet e familjarëve, të shoqërisë, të shtetit, madje shpesh edhe të vetes së tyre",- thotë ajo. Por, nga ana tjetër pranon edhe ekzistencën e homoseksualëve në jetën politike shqiptare, edhe pse deri më tani asnjë prej tyre nuk e ka pranuar këtë gjë.

Zonja Ballauri, ju keni punuar në hartimin e ligjit për homoseksualët. A mund të na shpjegoni në çfarë konsiston ky ligj?
Ne kemi punuar prej vitesh mbi përpilimin e ligjit Kundër Diskriminimit. Ky është një projekt i Grupit Shqiptar të të Drejtave të Njeriut që unë drejtoj, me një grup ekspertësh shqiptarë dhe të huaj dhe donator ka qenë Komiteti Suedez i Helsinkit. Ligji Kundër Diskriminimit ekziston tashmë në shumë vende të botës, sidomos në vendet më të përparuara, ku diskriminimi është quajtur prej kohësh një problem i madh shoqëror që duhet zhdukur. Ligji trajton kategoritë që mund të diskriminohen në Shqipëri si, p.sh., minoritetet etnike, grupet e margjinalizuara, ku mes tyre bëjnë pjesë edhe homoseksualët. Pra, ky ligj i mbron këta njerëz nga dhuna e shtetit, e administratës së tij, apo nga veprimet jo ligjore të disa shtetasve ndaj shtetasve të tjerë. Ky ligj i mbron individët e këtyre grupimeve nga veprimet arbitrare. Mbrojtja behët duke paraqitur rastin në gjykatat e vendit. Nëse një person largohet nga puna si homoseksual, ai mund të mbrohet nga ligji dhe të rikthehet në punë. Në fund të fundit, ligji krijon sjellje të reja shoqërore antidiskriminuese, vë në vend padrejtësitë dhe ndryshon psikologjinë diskriminuese të qytetarëve.

Përse është bërë ky ligj në këtë moment të caktuar? Kaq i madh është numri i homoseksualëve në Shqipëri, sa është i nevojshëm hartimi i një ligji?
Gjithmonë njerëzit i preokupon enigma. Realisht nuk ka një shifër, sepse shifra mund të ketë efekt në rastin e një studimi real dhe të çliruar nga paragjykimet. Homoseksualët janë një grup njerëzish që jetojnë një jetë të vështirë, të ndrydhur nga paragjykimet e familjarëve, të shoqërisë, të shtetit, madje shpesh edhe të vetes së tyre. Si rrjedhim, ende nuk është koha e një shifre, po nuk është as koha e injorimit të tyre si një komunitet shumë i përhapur. Ne, si mbrojtës të të drejtave të njeriut, nuk na bën përshtypje sasia, por ekzistenca. Për sa kohe ata ekzistojnë, atëherë duhen mbrojtur. Sa për momentin, ai është gjithmonë oportun, natyrisht, tani më shumë se çdo herë tjetër, sepse ndodhemi në periudhën e dhënies së provimeve përpara Europës.
A nuk mendoni se është pak herët për një ligj të tillë, në një kohë kur shqiptarët njihen si një
popull homofob?
T'i vësh vetes emërtime të tilla, nuk më duket e drejtë. Shqiptarët janë aq homofobë sa ç'ka qenë dhe është çdo vend tjetër. Po të shohësh historinë e popujve të Europës, ata janë zhvilluar nëpërmjet një homofobie të egër. Shqiptarët kanë nevojë për një edukim ndryshe dhe ky ligj është një nga të parët mekanizma për t'i edukuar ata. Nëse ligji implementohet siç duhet, homofobia shqiptare do të humbasë forcën e saj.

Si arritët të bindni Kryeministrin Berisha për të pranuar një ligj të tillë?
Kur unë e kam takuar Berishën, ai ishte i bindur dhe plotësisht dakord me ligjin. Kjo më tregoi mua që kisha të bëja me një politikan të mençur dhe pragmatist. Në momentin e tanishëm, me arritje të tilla dhe pikësynime të rëndësishme përpara, siç ka marrë përsipër Berisha të kryejë, miratimi nga ana e tij e një projektligji të tillë, është një sfidë interesante dhe e guximshme për realitetin kombëtar dhe një mbështetje e mirë atë ndërkombëtar.

A mendoni se ky ligj do të ketë mbështetjen e Parlamentit?
Besoj që po, ne kemi lobuar shumë për të, ndërsa Parlamenti i ri ka edhe shumë pjesëtarë mendjehapur që do të ndihmojnë aty brenda për miratimin e projekt ligjit.

A ka homoseksualë ose homofobë në politikën shqiptare?
Natyrisht që ka. Mendoj që ka shumë më tepër homofobë se sa homoseksualë.
Kryeministri Sali Berisha ka lëshuar sot një "bombë" të vërteta në një takim ndërministror për integrimin, duke deklaruar se Shqipëria do jetë një nga vendet ku do lejohen martesat gay. Berisha tha se projektligji i përgatitur nga një organizatë joqeveritare në Tiranë ka mbështetjen e tij dhe do dërgohet nga qeveria në parlament. Shtetet në botë të cilat lejojnë martesat gay numërohen me gishtat e dorës. Priten hollësi rreth këtij deklarimi per te kuptuar nese eshte nje nga gafat e zakonshme te kryeministrit, apo nje projekt serioz qe do perfundoje vertet ne Parlament. "Ky ligj është i sponsorizuar nga shoqëria civile. Pavarësisht nga debatet që mund të ngjallë , diskriminimi është i papranueshëm. Kjo synon vendosjen mbi baza ligjore dhe jo diskriminuese e një të drejte tashmë tërësisht të ligjëruar në vendet europiane" - tha Berisha. Ne fakt vetem nga 27 europiane, vetem Holanda, Belgjika dhe Norvegjia e lanë të ligjëruar martesën homoseksuale. Italia tentoi por pati kundershtime te ashpra të Vatikanit. Bibla dhe Kurani kanë argumente të forta kundër martesave homoseksuale. /Shekulli /





[/color]
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

Previous

Return to Aktuale

Who is online

Users browsing this forum: No registered users and 1 guest

cron