44 % e të rinjve s’duan të jetojnë në Shqipëri, shkak papunësia dhe ekonomia. Sondazhi është kryer në Tiranë, Durrës, Shkodër, Vlorë, Kavajë dhe Korçë. Flasin të rinjtë: Në Shqipëri është tepër vështirë të jetohet. Po na mban familja. Varfëria, papunësia dhe shkollimi mbeten problemet më kryesore që ka sot vendi ynë. Për shkak të kushteve të këqija ekonomike, numrin e lartë të papunësisë dhe mungesës së shkollimit, sipas dëshirës së të rinjve në institucionet arsimore shtetërore, rezulton se 44 për qind e tyre nuk dëshirojnë të jetojnë në Shqipëri. Nga një studim i kryer nga “Zërat rinorë shqiptarëâ€, ka rezultuar se jo pak, por 48 për qind e të rinjve besojnë se, “nëse situata ekonomike do të përmirësohet, nëse arsimi shqiptar do të përmirësohej, nëse do të kishe vende punësimi, atëherë Shqipëria do të jetë vendi më i mirë për të jetuar. Ndërsa, 44 për qind e tyre nuk duan të jetojnë në Shqipëri, për arsye nga më të ndryshmet.
Fenomeni. Lidhur me rezultatet e sondazhit, “Libertas†ka intervistuar disa prej të rinjve, të cilët na i rikonfirmojnë rezultatet e sondazhit të sipërpërmendur. “Nëse këtu në Shqipëri mbaron një universitet, diploma nuk të hyn në punë për asgjë. Por, edhe nëse ka ndonjë të ri që ka hyrë në ndonjë punë, atëherë ai merr një rrogë qesharake, e jo siç mund të paguhej në vendet perëndimoreâ€, kanë pohuar shumica e të rinjve të intervistuar. Një tjetër problem i të rinjve të intervistuar ishte edhe ekonomia shumë e dobët. Sipas tyre, niveli ekonomik në vendin tonë është shumë i ulët. “Këtu duhet të punojnë 4 persona të një familjeje, që marrin të katër rrogën e një personi që punon jashtë Shqipërisë. Atëherë, perse të mos të kërkojmë për të rendur jashtë vendit?â€, pohon Albina Kalemi, një tjetër e intervistuar nga gazeta. Ndër të tjera, sipas saj, edhe rinia shqiptare ka fajet e veta, pasi nuk është shumë e shtyrë për të punuar, por më tepër e dhënë të qëndrojë në kafene. E, për më tepër, e kanë më të lehtë të mbahen nga familja se sa të dalin e të kërkojnë një punë e të vetëmbahen, ka shtua më tej e intervistuara Albina Kalemi.
Studimi. Por synimi i këtij studimi, përveçse reflektonte pikëpamjet e të rinjve, si dhe atë të fëmijëve shqiptarë, ishte edhe dhënia e një vështrim të pazakontë në mendimet dhe ndjenjat e tyre. Prej kësaj, ka rezultuar se dëshirat e tyre për t’u bërë dikush në jetë kanë qenë, si mjekë (15 për qind), mësues (12 për qind) dhe futbollistë (12 për qind), ndërsa ata që nuk shkojnë në shkollë duan të bëhen biznesmenë. Shumica e të rinjve janë dakord që Shqipëria të bëhet anëtare e BE-së, duke thënë se kjo gjë do të sillte zhvillim ekonomik (60 për qind) dhe liri për të lëvizur në vendet e tjera (45 për qind). Anketimi u zhvillua në formën e intervistave të drejtpërdrejta me fëmijët dhe të rinjtë, të cilët u përzgjodhën në mënyrë krejt rastësore, ashtu si shkollat dhe klasat në të cilët ato bënin pjesë. Sondazhi u zhvillua në disa qytete të vendit, si në Tiranë, Korçë, Kavajë, Fier, Vlorë dhe Shkodër. Në Tiranë u krijuan edhe dy grupe të tjera, të fokusuara me të rinj që jetonin në zonën periferike dhe që e kishin braktisur shkollën.
Liri Mëhalla - Gazeta Libertas