
TIRANE - Mund të puthesh në një vend ku mendon se nuk ka kamera, mund të puthesh edhe në oborr, sepse justifikohesh se ke pirë një gotë verë, por nuk mund të dalësh me rroba banje, sepse kjo është kundër moralit tënd.
Këtë gjë ka thënë dhe bërë dy net më parë Adela e BB-së, e cila ka pohuar se nuk mund të dalë me rroba banje normale as në plazh, e jo më në shtëpinë e mbuluar nga kamerat. Edhe pse nga Kavaja, që ndodhet buzë detit, Adela ka pranuar se ajo mban për rroba banje pantallona të shkurtra.
Pothuajse të njëjtin mentalitet ka pasur edhe Republika, vajza nga Lazarati. Kjo ka sjellë që banorët e shtëpisë të humbasin provën, ndërsa Adela të marrë një ndëshkim personal.
Gjithçka nisi kur BB u kërkoi banorëve që të zhvisheshin me rroba banje, për t'u marrë masat e trupit. Djemtë do t'u merrnin masat vajzave dhe anasjelltas. Dy prej banoreve, Adela dhe Bika, nuk kishin marrë rroba banje me vete dhe menduan se e kaluan lumin, por kjo gjë nuk ndodhi.
BB u ofroi atyre nga një palë rroba banje për secilën, por sërish vajzat nuk pranuan. Republika ishte e para që refuzoi të zhvishej. Ajo hyri në dhomën e rrëfimit dhe kërkoi nga BB që të përjashtohej nga prova. "Unë nuk mund të zhvishem në shtëpinë time përpara njerëzve të shtëpisë, e jo më këtu në sy të njerëzve që nuk i njoh",- tha Bika.
E pyetur nëse kishte këtë problem edhe kur shkonte në plazh, ajo është justifikuar duke thënë se, ajo ishte tjetër gjë. Adela, fillimisht i pranoi rrobat e banjës dhe i veshi ato, por në momentin e fundit vendosi që të dalë edhe me robëdishan sipër tyre.
Por, organizatorët e BB-së i shpjeguan se ai që do të mbante qoftë edhe një shall mbi rrobat e banjës, do të penalizohej individualisht. Kjo gjë nuk e trembi Adelën, e cila nuk tërhiqej nga vendimi i saj për të dalë me rroba.
BB vendosi që personi që do t'i merrte masat Adelës, do të ishte Bjordi, por vajza nga Kavaja e kundërshtoi këtë gjë. Duke pasur parasysh puthjen mes tyre, atë gjysmë lidhje që kanë pasur apo thjesht edhe atë që ndjejnë për njëri- tjetrin, Adela ka kërkuar që t'ia marrë masën Adi dhe kjo gjë të bëhet mbi rroba.
BB kërkon një prej djemve që të shkojë në dhomën e rrëfimit, ku i komunikon se 50% e provës është e humbur prej Bikës, ndërsa Adela do të ketë një penalizim personal. Pas këtij vendimi, Adela nis të shpjegojë përse nuk pranoi që të dilte me rroba banje. "Kam disa pjesë intime që nuk mund t'i tregoj këtu në shtëpi.
Unë edhe kur shkoj në plazh, mbaj pantallona të shkurtra dhe mbi to reçipeta",- shpjegoi vajza nga Kavaja.
Ky shpjegim i Adelës nxiti tallje të shumta nga ana e Bjordit, i cili e akuzoi sërish atë për provincialitet. "O njerëz, Adela do të më puthë këtu në mes tuaj, por unë i them që trupi im është intim dhe nuk e lë që të më puthë",- bërtiste Bjordi në gjendje gjysmë të dehur.