SERBET MARTOHEN ME VAJZA SHKODRANE

Fenomenet shoqerore te aktualitetit te sotem. Pra gjithcka qe ka te beje me shoqerine e sotme shqiptare. Mirsevini

Moderators: Laert, I-AMESHUAR

SERBET MARTOHEN ME VAJZA SHKODRANE

Postby Laert » 08 Mar 2009, 17:22

ZHIKICA R. DHE GENTIANA M. – NJË DASHURI NË SHIKIM TË PARË
Shkruar nga Enver Robelli
Image
CIFTI SHQIPTARJA ME SERBIN
“Nuset shqiptare janë të mira dhe të zellshme, më së shumti dëshirojnë t’i ruajnë delet”! Si po e gjejnë bujqit e pamartuar serbë nafakën e jetës në veriun e Shqipërisë? Dhe si po i lavdërojnë vjehrrat serbe nuset nga Shkodra?
Image
A keni dëgjuar për katundin Bogalinac? Nëse jo, atëherë ja disa të dhëna elementare. Bogalinaci gjendet në Serbi, më saktë në Komunën e Rekovacit në Qarkun e Moravës. Në vitin 1991 kjo trevë numëronte 255 banorë, ndërsa sipas regjistrimit të vitit 2002 në Bogalinac jetojnë vetëm 163 njerëz. Prej tyre vetëm 16 janë fëmijë. Numri mesatar i anëtarëve të familjes është 2,33, mosha mesatare e meshkujve është 53,5 vjeç, e femrave 56,5. Në bazë të kësaj statistike shihet se Bogalinaci i ka punët keq. Nëse vazhdon ky trend, atëherë ky katund brenda pak vitesh mund të mbesë pa njerëz. Sa për krahasim: në vitin 1948 në Bogalinac jetonin gati 700 banorë. Gazetat serbe prej vitesh alarmojnë se nëse gratë serbe nuk lindin më shumë fëmijë, atëherë serbët pas 500 vjetësh do të zhduken edhe biologjikisht.
Zhikica Radojkoviq, 45-vjeçar, banor i Bogalinacit, e ka gjetur shpëtimin. Pasi ka kërkuar pa sukses një nuse gjithandej nëpër Serbi, ai një ditë ka shkuar në “vashar”, një lloj tubimi popullor, një lloj panairi, ku bujqit blejnë gjësendet e nevojshme. Në traditën popullore serbe vashari është një pazar i gjithanshëm: aty mund të blihen lopë e dele, por edhe të fejohen vajza. Ato vishen bukur dhe ecin nëpër vashar „për të rënë në sy“, por përherë shoqërohen nga ndonjë kushërirë më e moshuar. Në vashar çiftet e martuara për herë të parë ia tregojnë fëmijën e sapolindur të gjithë katundit. Pra, vashari është më shumë se pazar kafshësh.

Këtë e di mirë bujku Zhikica Radojkoviq.

Ai i ka treguar gazetës serbe „Blic“ se më 22 korrik të këtij viti kishte shkuar në vashar në lokalitetin Javor për të gjetur një nuse. Në mbarë nahinë serbe ishte përhapur lajmi se në vashar do të vinin 200 (!) vajza nga Shqipëria, të gjitha në kërkim të bashkëshortëve. Për Zhikicën ky ishte një rast për të gjetur dashurinë e jetës. Por, kur kishte shkuar në pazar ai ishte zhgënjyer. Aty nuk i kishte gjetur as gjurmët e ndonjë femre shqiptare, por vetëm gjashtë burra me republika (kapela). „Shkuam menjëherë te ata njerëz që t’i pyesim ku janë vajzat nga Shqipëria. Një shqiptar na ftoi në kafehane dhe na tha se vajza e tij ishte sëmurë dhe nuk kishte mundur të vinte, por ai shtoi se së pari ne duhet të shkonim në Shkodër, sepse rendi është që dhëndri të shkojë te nusja“, tregon Zhikica. Një javë më vonë ai shkoi në Shkodër. Në familjen e nuses e pritën sipas traditës. Zhikica mësoi se nusja e tij e ardhshme quhet Gentiana. Ajo njëherë ishte turpëruar t’i dilte përpara burrit të saj të ardhshëm.

Në një foto të botuar në „Blic“ Gentiana shihet duke e puthur ëmbël Zhikicën, i cili supozohet se me syzet e tij shumë të trasha vështirë do t’ia gjente buzët shqiptares nga Shkodra. Nusja shqiptare tashmë e ka ndërruar fenë dhe thotë se ortodoksinë e ka pranuar „me zemër“.

Tani nëna e Zhikicës është shumë e lumtur. Stanica (kështu quhet vjehrra) thotë se shqiptarja Gentiana Malaj „përjetësisht është dashuruar“ në djalin e saj që në çastin kur e ka parë. „E kemi pranuar si fëmijën tonë dhe jemi gëzuar që Gentiana ishte e gatshme të martohej me djalin tim Zhikicën. Sikur sivjet të mos kishte gjetur nuse, nuk do të kishte gjetur tërë jetën. Ky ka qenë shansi i tij i fundit. Ajo është e mirë dhe e zellshme, më së shumti dëshiron t’i ruajë delet. Shpresoj të kemi së shpejti nipa e mbesa dhe vetëm ata po i pres“, thotë Stanica. Në një foto të botuar në „Blic“ Gentiana shihet duke e puthur ëmbël Zhikicën, i cili supozohet se me syzet e tij shumë të trasha vështirë do t’ia gjente buzët shqiptares nga Shkodra. Nusja shqiptare tashmë e ka ndërruar fenë dhe thotë se ortodoksinë e ka pranuar „me zemër“.

Jo të gjithë banorët e Bogalinacit i dëshirojnë fat Zhikicës me nusen e tij shqiptare. Disa janë zemëruar dhe frikësohen se kështu shqiptarët po e popullojnë Serbinë. Madje thonë se në këtë mënyrë në Serbi po krijohet një Kosovë e re, etj. etj. Njëri nga fqinjët e Zhikicës, i cili nuk dëshiron ta tregojë emrin, thotë: „E mjera Serbi që e përjetoi këtë. Të gjithë e dimë si janë shqiptarët dhe si janë të edukuar, kjo është pjesë e një plani të madh, kështu ata zgjerohen. Ato tani lindin fëmijë serbë, të cilët fshehtas do t’i edukojnë në mënyrën e tyre. Kjo nuk është fare mirë“. Një tjetër banor nuk pajtohet me këtë mendim. Ai thotë se rruga për nuset shqiptare është e hapur dhe tregon se si një shqiptare e martuar në një fshat të afërm për vetëm gjashtë muaj e ka mësuar gjuhën serbe dhe rregullisht shkon në manastir. Ai premton se së shpejti krejt bujqit e pamartuar serbë në rrethin e tij do ta gjejnë nafakën në Shqipëri. „Do të bëjmë mrekullira“, thotë ai.

Fenomeni i martesave të bujqve serbë me vajzat shqiptare nga veriu i Shqipërisë nuk është i ri. Në vjeshtë të vitit 2007 në fshatin Bugjevo të Serbisë u mblodhën 40 çifte të përziera serbo-shqiptare. Sipas gazetës „Politika“ gjatë këtij tubimi burrat serbë kishin treguar se si e kanë kaluar rininë të vetmuar nëpër ndeja dhe kafehane ose në fabrika të Shumadisë dhe kur janë kthyer në katund nuk kanë gjetur vajza për t’i martuar, e nëse rastësisht kanë gjetur ndonjë, ajo nuk ka dashur të martohet „za seljaka“ (për katundarin). A do të ndryshojnë trendin e tkurrjes së popullsisë serbe vajzat shqiptare? Vështirë. Në katundet e Serbisë „nuk ka vajza“, shkruan gazetari Nebojsha Jevriq. „Të dashuruara pas serive latinoamerikane, ato ëndërrojnë një jetë më të mirë në një qytet të madh. Dhe shkojnë“
http://www.blic.rs/reportaza.php?id=67019
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

A DUHET TE PAJTOHEN SHQIPTARET ME SERBET?

Postby Laert » 08 Mar 2009, 17:25

A DUHEN TE PAJTOHEN SHQIPTARET ME SERBET?

RASTI I MESIPERME TREGON MESAZHIN E PAQES E DHENIES SE DORES NJER-TJETRIN.
DHE SHEMBULLI I KESAJ VAJZE SHKODRANE ME NJE SERBE E DESHMON MIQESINE.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

SHKODRANET NUSE NE SERBI

Postby Laert » 08 Mar 2009, 17:31

Shkodranet, nuse në Serbi

E hapa këtu, pasi unë e quaj problem, se kohet e fundit shume raste te tilla po ka.

“Super Darko” dhe Vera duken të kënaqur me jetën e re
Image

Për shkak të mungesës së nuseve, meshkujt nga rrethi i Visegradit të Serbisë udhëtojnë bashkë me përkthyes dhe familjarë për të kërkuar nuse në Shqipëri. E japin pastaj besën dhe pason fejesa. Puthja e parë vjen tek pas martesës.

Nga Express më 10.01.2009 në ora 8:37

Nuset e reja nga Shqipëria kanë nisur të vijnë në rrethin e lumit Drina. E para erdhi në fund të vitit 2008, në fshatin Paocici, rreth pesëmbëdhjetë kilometra larg Visegradit.
Është Vera Çardaku (31), nga rrethi i Shkodrës, ajo që ishte martuar me Darko Stjepanovic (30).

Pa dasmës sipas zakoneve tradicionale shqiptare, e pastaj edhe sipas atyre ortodokse, dy të sapomartuarit jetojnë në një pronë familjare në fshatin Paocici, bashkë me prindërit e Darko’s. Banorët e pakët, dhe kryesisht të moshuar, të fshatit pajtohen në një gjë – se Vera për një kohë të shkurtët arriti që ta rilindte shtëpinë e Stjepanovicëve. Në shtëpi dhe përreth saj gjithçka është në vend. Fqinjët thonë se nusja e Darko’s është adaptuar shumë mirë në Paocici, si të ishte lindur atje.

“Një nuse e tillë mund vetëm të dëshirohet”, e lavdërojnë të gjithë, ndonëse as dhëndëri darko nuk e fshehë kënaqësinë. Siç thotë, për shkak të dashurisë që ishte kismet dhe të një jete më të mirë, Vera vendosi që të shkonte larg vendlindjes, ndërsa në rrethin e Visegradit, gjegjësisht në fshatin Paocici, ku edhe ndodhet prona e Stjepanovicëve, ajo është pritur shumë bukur. Aq më tepër dihet se ka kohë që vajzat pa shumë dëshirë marrohen me meshkujt nga këto fshatra.

“Ka ardhur një kohë e çuditshme. Vajzat sapo ta ndjejnë asfaltin nën këmbë nuk donë të kthehen më në fshat, ku ka prona, mjaft kafshë shtëpiake, dhe gjithçka që na duhet për një jetë të mirë. Prandaj edhe vendosa që të merrja rrugë drejt Shqipërisë, të gjej një nuse për vete, për një jetë të lumtur në fshatin tim Paocici”, tregon Darko.

Thotë se një shok i tij nga Ivanjica, i cili po ashtu është martuar me një shqiptare, e këshilloi që ta bënte këtë gjë, por edhe ku ta kalonte kufirin dhe në cilën pjesë të Shqipërisë të shkonte për nuse. Pasi gjeti një përkthyes, Darko, bashkë me edhe dy kushërinj nga Visegradi, u nis me veturë për Shkodër përmes Malit të Zi, në fillim të vitit 2008.

“Kur arritëm në rrethin e Shkodrës, i vizituam 15 shtëpi, të cilat kishin vajza për martesë. Mund të zgjidhja, filluar nga ato të moshës 16 e deri te ato të moshës 40-vjeçare, por ja që unë e zgjodha vera Çardakun, vajzën e Nocit dhe Zhelinës, të cilët i kanë edhe tetë fëmijë”, tregon Darko.

“Sipas zakoneve të atjeshme, për fejesë më është dashur që me vete të merrja një zinxhirë ari, me një varëse me shkronjën e parë të emrit tim ose me një kryq, një unazë, një byzylyk dhe një palë vathë. Po të kishte munguar cilado nga këto, unë s’do të kisha mundur ta kërkoja. Dhe, edhe diçka, Verës s’do të mund t’i propozoja martesë i vetëm, kështu që bashkë me mua duheshin të ishin së paku edhe shtatë familjarë”. Herën e parë vetëm e kishte parë, derisa ajo po parakalonte para tij, si në ndonjë pasarelë mode.

“Herën e dytë e dhashë besën, e herën e tretë e fejova. Vetëm pas kësaj guxoja ta përqafoja. Herën e katër shkova për t’u marrë vesh rreth dasmës me prindërit e saj, kurse tek herën e pestë munda që ta nxirrja jashtë shtëpisë”, vazhdon Darko rrëfimin e ti interesant.

Tregon edhe për atë se si krushqit është dashur që të shkonin para orës 12, sepse po të vonoheshin nga dasma s’do të kishte gjë. “Tek pas përfundimit të martesës në shtëpinë e saj, për herë të parë e përqafova dhe putha në veturë, pasi e kaluam kufirin me Malin e Zi. Në Paocici na priti i gjithë fshati dhe familja, që kishte ardhur enkas për këtë rast. Të gjithë donin ta shihnin nusen nga Shqipëria. Vera ua puthi të gjithëve duart, duke u përkulur para secilit prej tyre, posaçërisht para nënës dhe babës tim. Ishte ky momenti kur isha njeriu më i lumtur në botë” tregon Darko.

Vera Çardaku tash tre muaj jeton në Paocici, me burrin dhe prindërit e tij. Gjuhën serbe e flet dobët por, siç thotë, kupton mjaft fjalë. Prandaj çifti dhe familjarët e shfrytëzojnë fjalorin e madh ‘Serbisht-Shqip’. Në pyetjet e shumta Vera zakonisht përgjigjet me: “super”. “Super Darko, super nëna dhe super baba, super fshati”, janë përgjigjet dhe komentet e saj më të shpeshtë në pyetjet e kureshtarëve.

Darko thotë se kalojnë shumë mirë mes vete dhe se i pëlqen sesi Vera i ka pranuar prindërit e tij dhe obligimet e shumta në shtëpi dhe në fushë. “Duhet të pranoj se nuk isha mësuar me këtë ritëm të punës. Por, për një kohë të shkurtër sa jemi të martuar, Vera ka ndikuar shumë në mua. Ajo insiston në kryerjen e përditshme të të gjitha punëve, që në fshat ka sa të duash” sqaron Darko.

Për shkak të migrimeve nëpër fshatrat e rrethit të Visegradit, përreth lumit Drina dhe drejt Bajina Basta, një numër i madh meshkujsh mbesin të pamartuar. Por, edhe ata tani po mendohen që të shkojnë gjurmëve të Darko’s dhe të krijojnë familjet e tyre me kohë. (Politika)

Burimi: /Gazeta Express/
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

Re: SERBET MARTOHEN ME VAJZA SHKODRANE

Postby HEN-RI » 08 Apr 2009, 20:13

Nuk shikoj ndonje gje te keqe midis kesaj martese te pakten duhet te jemi realiste njoh shum serb ne Milano dhe i kam miq prej kohesh dhe kane te njejtat tradita si tonat.

Vjerra dhe vjerri si me lart me teper ngjajne si fshatare te keputur shqiptare se sa si serbe ....nejse shpresojme se nje dite nuk do ti shohim serbet,edhe ata neve si armiq.
User avatar
HEN-RI
Drejtues
 
Posts: 155
Joined: 08 Apr 2009, 19:18
Location: AFGANISTAN

SERBET MARTOHEN ME VAJZA SHKODRANE

Postby Laert » 09 Apr 2009, 00:30

Henri te mbeshtes plotesisht per mendimin...
Ne shqiptaret kemi deshmuar historikisht se jemi nje popull me psikologji qe na pelqen miqesia dhe si e tille dime te falim te keqin.
Prandaj dua te nenvizoj nje dicka qe e kam vu re se popujt jane njesoj, por ndryshe jane politikajte. Por ristrukturimet politike ne kontinente imponojne qe i forti ndaj me te voglit te mos sillet si xhandar, por ti shtrijne doren e miqesise.
Shembuj pozitive ne ket aspekt i demostron vete populli - shtresa e fshatare si disa vajza shkodrane qe nuk e paragjykojne Serbine..., ne shoqeri apo i paraprin arti-sporti, ku shume serbe lozin ne fushat e blerta te futbollit ne Shqiperi. Pak nga pak akujt jane ne shkrirje dhe hapja e Shqiperise ben qe te ulim armet e urrejtjes dhe ti hedhim krahet e miqesise supeve njeri-tjetrit.
Une gjithmone kam qene per te krijuar shoqatat shqiptaro-serbe ne fushen e sportit dhe te arti e muzikes, per tu dhene leksion vagabondave politikane si ne Serbi ashtu dhe ne Shqiperi se nuk vazhdohet me politiken e ngujimeve ne llogore kunder njeri-tjetrit.
Kam shprese se keto shkodrane u japin leksion serbve se ne i duam ata, ne u shtrijme doren e miqesise, ne duam te ecim para dhe jo mbrapa, por kurre nuk mund ti harrojme Gjenocidin ndaj popullit te Kosoves si dhe per plackitje e tokave tona....
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

Re: SERBET MARTOHEN ME VAJZA SHKODRANE

Postby ksanthi » 13 Apr 2009, 10:00

Kur u haet muhabeti mire bejne qe martohen.Dhe serbet pak a shume mendimet tona kane ne lidhje me jeten.



Sa vjec jane keta se dhe mama ime duket me e vogel.? :)
Image
User avatar
ksanthi
Drejtues
 
Posts: 603
Joined: 05 Mar 2009, 19:37
Location: Italy

Re: SERBET MARTOHEN ME VAJZA SHKODRANE

Postby Jackass » 13 Apr 2009, 13:27

Fiks vajze shkodrane qenka :) ....
ça lesh vajze kjo qenka ma e lodhur se gjyshja ime ....
po kur shef playboy-in qe paska zgjedh me ato syzet si byth kavanozit
sikur po futet not zhyt-----em :engjell


....Lufta mes dy vendeve fqinje France -Gjermani , ka qene shekullore
qe ne epoken e Bonnapartit , ne 1914-1918, dhe epoken naziste ......
por sot jane fqinj te mire dhe shume te mire biles , aleate ne disa inicjativa ;)
Martesa mes Hansit dhe Brigites jane celebruar dhe kane mbijetuar ne betejen me
kujtimet e gjakut qe eshte derdhur nga te dy palet

Per momentin duket tabu....po pas nje periudhe kohe do jete normale
qe te prezantosh te dashuren... : nane kjo asht ivana , shkinë ...
sa e gjate tuk asht te paste nana :)
Ja maji erdhi perseri....me 29 do bejme dashuri, la la la
User avatar
Jackass
Drejtues
 
Posts: 124
Joined: 29 Jan 2009, 17:47

SERBET MARTOHEN ME VAJZA SHKODRANE

Postby Laert » 21 Apr 2009, 19:16

Angela!

Shkodra ka dhene nje shembull te shkelqyer ne fushen e martesave me te races serbe.
Ky hape ka qene shume i pjekur dhe jo i lehte per faktet qe dihen ne shekuj per konflikte qe vazhdojne edhe sot midis dy racave; asaj shqiptare ne Kosove qe u be nje Gjenocid qe nuk harrohet kurre prej shtetit dhe popullit serbe.
Por kjo vajze fshatare i hodhi menjane kete faktore politike dhe zgjodhi shokun e jetes. Une e kam pergezuar si person dhe jam per martesa te tilla. Ne shqiptaret kemi nevoje te bashkohem me popujte sllave, greke, ruse me ane martesash sikurse me italianet, gjermanet, austriaket.....amerikanet......
Politiken e ben shteti, ndersa populli ben politiken e vete duke u miqesuar, duke shkembyer aktivitete artistike, kulturore, sportive - martesa etj.
Vetem me Dashuri ndertohet bashkejetesa me perkatesite nderetnike. :flm
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10


Return to Aktuale

Who is online

Users browsing this forum: No registered users and 3 guests

cron