Dhuna ne familje!

Fenomenet shoqerore te aktualitetit te sotem. Pra gjithcka qe ka te beje me shoqerine e sotme shqiptare. Mirsevini

Moderators: Laert, I-AMESHUAR

Dhuna ne familje!

Postby Noa_Al » 22 Feb 2009, 17:38

Pershendetje !
Shpesh here kam dashur te trajtoj kete teme,sepse mendoj qe eshte nje nder temat me te veshtira per tu trajtuar e mbi te gjitha eshte dhe do te jete edhe per disa vjet nje nder plaget e shoqerise shqiptare.
duke qene se jam anetare e nje shoqate kunder dhunes se grave ne qytetin e pogradecit,shoqata "Une ,Gruaja" jam hasur shpesh here me raste vertet te renda e shume te veshtira per tu zgjidhur.
Problemet qe ekzistojne jane te shumta,grate jane ende te pambrojtura ,nuk i mbron ligji dhe as komuniteti ku jetojne.
Jane gjithnje nen gjykimin e shoqerise ,familjareve,dhe mbi te gjitha te zhveshura nga cdo lloj mbrojtje.
Nuk po flasim qe nuk ka asnje lloj asistence,sociale apo psikologjike(ketu futen edhe nenat e reja),nuk shihen si nje pjesemarres i shoqerise dhe i ndertimit te familjes por si nje "objekt",ku mbizoteron ende maskilizmi ne nje shoqeri ku meshkujt jane thjesht egocentrike,pa kurfare mirkuptimi e ideale per nje familje te shendoshe.
shume raste dhune jo vetem fizike, psikolgjike por edhe seksuale gje qe eshte vertet me e rende se te gjitha te keqijat qe kane kaluar deri tani.
Nena qe nuk denoncojne dot ne polici bashkeshortin per faj te mentalitetit ,sepse per ato eshte "TURP"
ta marrin vesh njerezia,dhimbjen dhe vuajtjet e saj.
Kjo ushqehet edhe nga shoeria dhe komuniteti ku jetojne.
Kjo shoqate duke pasur edhe eksperienca te huaja e ndihme nga nje shoqate suedese me te cilen ka bere nje binjakezim dhe nje bashkepunim teforte ,ka arritur te beje vetem nje sensibilizim te popullsise se qytetit ,e mbi te gjitha ne te gjitha zonat e thella te bashkise se pogradecit.

Cduhet te bejme ne me shume per te hequr qafe e crrenjosur kete mentalitet te mykur ku gruaja eshte thejsht nje objekt e trajtohet si "lecke" e jo me si nje qenie me te drejta te plota ne familjen e bashkeshortit???
A njihni ju raste te tilla???
A mendoni se duhet te punohet me shume nga ministria e puneve sociale ne kete drejtim???


Respekt Noa_Al
User avatar
Noa_Al
Drejtues
 
Posts: 98
Joined: 27 Jan 2009, 14:55
Location: Rome,Itali

Re: Dhuna ne familje!

Postby Arla » 22 Feb 2009, 17:58

Dhuna ne familje eshte nje fenomen mjaft shqetesues per shoqerine e sotme.Cdo ditet vijne raste te ndryshme dhe shqetesues dhe absurde, bashkeshorti perdor dhune se bashkeshortja nuk ia ka bere te gjitha gati, i dashuri keqtrajtone te dashuren per xhelozi, prindi perdor dhune mbi femijen se nuk behet sic deshiron ai.Pra kemi te bejme me shperthimin e zemerimit ne formen me te demshme dhunen fizike. Madje sot flitet dhe per dhune qe perdoret drejt meshkujve ndaj femrave.Me pare kane egzistuar ligje ku ishte e ndaluar te rrihej nje person. Sot egzistojne ligjet por duket se kultura njerzore eshte degraduar dhe me i forti eshte ai qe perdorur dhunen , ai ka ligjin.
Dhuna duhet denoncuar sadopak apo sadoshume te keni faj.Cdo shuplake rendon shume mbi ju.Njerzit duhet te behen vet te ndergjegjshem dhe ta parandalojne dhunen.Megjithese njihet puna qe bejne organet kompetente ne qytetaret duhet te kujdesemi qe ti japim fund ketij fenomeni qe eshte ne rritje .
The world of my own
User avatar
Arla
Drejtues
 
Posts: 88
Joined: 18 Feb 2009, 21:07
Location: Tirane

A ushtron Dhune ndaj femijve gruaja?

Postby Laert » 01 Mar 2009, 22:03

:dush
Sa lexova mesiper mesova se shtrohen dy ceshtje:
- Maskilizimi i shoqerise
- Dhuna ne familje:
1. Ndaj femijve
2. Ndaj femres(bashkeshorteve)

MEGJITHEMEND ESHT SHQETSUES NE SHOQERINE SHQIPTARE, SIKURSE EDHE NE SHOQERINE E VENDEVE CIVILIZUESE, QE SHTOHET NUMRI I % TE DHUNES NE FAMILJE.
FJALE JANE SHUME. TE GJITHE E DENOJNE KET SJELLJE TE SHEMTUAR, POR kur vjen fjala per me e permiresuar ket gje, gjithkush i shmanget. Te parat jane shoqatat e femrave qe mbrojne te drejtat e femijve dhe te femres, qe nuk e kryejne ne rregull, por mjaftohen te marrin fonde nga bota dhe te kene zyra e rroga. Pra e kane shndrruar kete fenomen ne vende rrogtaresh e perfitime.
Ne duhet ta shohim fenomenin ne principe, ne shkaqet, dukurite, pasojat dhe menyra terapike. Objekti ne fjale duhet konsideruar e kompleksitetin e saj, ku shoqeria dhe shteti ne unitet dhe ne vecanti t'i pervishen ketij fenomenit sipas nje strategjie, kohe dhe metodiken.
Prita nga mesuese Arla dhe nga studentja e juridikes dhe antarja e Shoqates se mbrojtjes se gruas dhe femijve nga dhuna ne Pogradec - Noa_Al ta trajtonin ketu shkurtimisht ne veshtrimin e profilit arsimor si mesuesi dhe si juridikisht, gje qe ka nevoje lexuesi te mesoje ne brendesi dhe jo te mbetet ne siperfaqe sepse zbehet nga vete ju si femra Tema qe keni ngrite me shume te drejte.
Kush jane faktoret e ketij fenomenit social?
- Perdorimi i dhunes ndaj femres dhe femijve prej burrave.
Faktoret perkates:
- politiko-social
- formimi moral
- ekonomiko - kulturor

Vjen nje pyetje ne kete dhune ndaj femijes: Kush perdor me shume dhune ndaj femijve Baba apo Nena?
A ka rruge permiresimit te gjendjes te tille?
:yes: Une nuk dua te marre persiper ta trajtoj kete teme sepse i takon femres per te gjete udhe-shtigjet per te sheruar ne nje mase te madhe Plagen e shoqerise, pasi ju jeni objekti qe e pesoni dhe natyrishte qe e ndjeni me shume se mashkulli.
Shpresoj se prej jush Noa_Al dhe Arla shpresoj qe ta rittrajtoni sipas kendveshtrimit tuej si femer dhe si arsimimi i juaj.
Nese ju qendroni vetem me frazen konstatuese '' Dhune ne shtepi prej burrave dhe Maskilizimi i shoqerise'', pra vetem d te ngushulloheni me ankesa dhe deshperime besoj se nuk ju ndihmon juve si femra.
Prandaj tregojini shoqerise Mencurine dhe veprat e juaja si femer dhe jo vetem Ankesa e Mallkime ndaj mashkullit.

:yes: Keni dhe nje pyetje tjeter per t'ju pergjegjur shoqerise ne lidhje me Dhunen ne familje:
- Cili nga partneret perdor me shume dhune ndaj femijes dhe pse? Si mund te permiresohet....?
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10


Return to Aktuale

Who is online

Users browsing this forum: No registered users and 2 guests

cron