Xhamia për islamët gay e lezbike Francë, Suedi,....

Fenomenet shoqerore te aktualitetit te sotem. Pra gjithcka qe ka te beje me shoqerine e sotme shqiptare. Mirsevini

Moderators: Laert, I-AMESHUAR

Xhamia për islamët gay e lezbike Francë, Suedi,....

Postby Laert » 22 Apr 2013, 21:28

Xhamia e homoseksualëve hapet në Francë
Image

Kim Shou - autore
20 nëntor 2012

Në një tempull budistësh hapet xhamia për muslimanë homoseksualë në fundin e muajit, shkruan gazeta. Francezët Mohammed Ludovik dhe Lutfi Zahed(35 vjeç) janë homoseksual dhe musliman.
Image
Mohammed Ludovik dhe Lutfi Zahed(35 vjeç) homoseksual musliman francezë


Dy nga shumë aspekte janë të papajtueshme, por kjo nuk duhet të jetë problem, tha ai. Gjatë një kohe ka ai luftuar për një vend, ku muslimanët me ndjenja homoseksuale duhet të jetë në gjendje për të përmbushur dhe të ndajnë besimin e tyre me muslimanët.

Të lejohen myslimanët danezë homoseksual faljen në xhami
Image
Omar Mohamed homoseksual musliman suedez

Sharlotte Holst - autore
Xhamia e muslimanve homoseksualë në Suedi
Muslimanët suedezë do të hapin xhaminë e saj të parë për homoseksualët. Ka një nevojë të ngutshme të njëjtë edhe në Danimarkë, tha ai. Shkrimtari suedezë poeti Omar Mohamed do të hapë një xhami të re liberale për homoseksualët në Uppsala. Në Suedi janë shumë muslimanë që nuk duan të flasin për xhamitë që ekzistojnë sot në Suedi, tregon Omar Mohamed për gazetën Metro të Suedisë.
Për shembull, marrëdhëniet jashtëmartesore të djemve dhe shoqeve të vajzave dhe homoseksualiteti. "
Image

Ai beson se xhamitë që ekzistojnë sot në Suedi janë tepër konservatore dhe shpreson që xhamia e re për homoseksualët e lesbiket muslimanë i jepë një imazh modernë dhe feministe për islamin në zhvillim. Në xhamitë e sotme është shumë larg kulturës, poezisë dhe debatit. Aty është vetëm një imam dhe predikues, dhe të rinjtë nuk ndjehen në shtëpi në organizata të tilla. Në javën e ardhshme duke filluar Omari me dhjetë djelmosha të tjerë të shoqatës “Muslimani homoseksual” të mos merren me paragjykimet e muslimanve, por të kalojnë në veprim në hapjen e xhamisë së re. Një xhami homoseksual-miqësore është ngritur tashmë në Paris.

- Xhamia e muslimanve homoseksualë në Danimarkë
Gjithashtu ka një nevojë urgjente Danimarka për homoseksualët e shumtë, që të praktikojnë besimin islam pa pasur nevojë të fshehin orientimin e tyre seksual, thotë Vivi Jelstrup, kryetarja e Shoqatës Kombëtare të homoseksualëve, lezbikeve, biseksualëve dhe njerëzve transvertitë.
- Shumë muslimanë gay janë besimtarë, dhe kjo është një problem i madh, që nuk munden me qenë në gjendje të jetë i hapur në lidhje me zgjedhjen seksuale të tyre. Shumica jetojnë një jetë të dyfishtë apo të stresuar plotësisht për seksualitetin e tyre.

Në aspektin politik
Image
Vivi Jelstrup – lesbike – kryetare e Shoqatës së lezbikeve, homoseksualëve, biseksualëve dhe transvertitëve në Danimark

Vivi Jelstrup pohon se ekziston një intoleranca e ngjashme e homoseksualëve në qarqet fetare.
Lars Asllan Rasmusen (Socialistë) anëtar i Këshillit Bashkiak e ka ngritë me kohë problemin në aspektin politik. Ai tha se në lidhje me rrjetin e vet turkë, ka një nevojë të ngutshme për mjedisin musliman danez të deklaruar homoseksualë.

Image
Lars Asllan Rasmusen – musliman turko-danezë homoseksual


- Pak muslimaë homseksualë dhe lezbike guxojnë të qëndrojnë si të tjerët, pasi shpesh janë të dëbuar nga familjet e tyre dhe të izoluar nga qarqet fetare. Në Suedi është zgjidhur puna e besimtarve homoseksualë me xhaminë e tyre. Por, hoxhallarët danez janë të zhytur nga homofobia, kështu që nuk ka gjasa të ngrihet xhami për ta në Danimarkë, thotë Lars Asllani.
Sot, vetëm Parisi ka një xhami për homoseksualët.

E hënë, më datën 22 prill 2013
E pregatiti në shqip Hamdi Dajaku
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

Return to Aktuale

Who is online

Users browsing this forum: No registered users and 2 guests

cron