1 dhjetor...dita boterore kunder AIDS...

Fenomenet shoqerore te aktualitetit te sotem. Pra gjithcka qe ka te beje me shoqerine e sotme shqiptare. Mirsevini

Moderators: Laert, I-AMESHUAR

1 dhjetor...dita boterore kunder AIDS...

Postby Noa_Al » 01 Dec 2009, 14:07

Data 1 dhjetor eshte dhe dita boterore kunder HIV/AIDS. Ne kuadër të Ditës Botërore të sensibilizimit të opinionit kundër sëmundjes të HIV/AIDS,Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik fillojnë në kuadër të Ditës Botërore, do te organizoje disa aktiviteteve të cilat do të vazhdojnë gjatë gjithë muajit Dhjetor. sot në Galerinë e Arteve në Tiranë, nën kujdesin e ministres Anila Godo, organizohet në orën 10:00 një aktivitet me pjesëmarrjen e drejtuesve të lartë të institucioneve shëndetësore Shqiptare."

Dita Botërore e HIV/AIDS është dita kur individët dhe organizatat nga gjithë bota bashkohen për të tërhequr vëmëndjen mbi Epideminë Globale të AIDS. Kjo ditë është mundësia për të qenë të inspiruar për të respektuar dhe mbrojtur shëndetin e mirëqenien tonë dhe atyre që na rrethojnë nëpërmjet njohurive,veprimeve dhe qëndrimeve.

Gjatë ditës botërore të HIV/AIDS do të organizohet gjithashtu edhe një manifestim masiv me nxënësit e shkollave të mesme dhe studentë të Tiranës. Të rinjtë me banderola dhe logo kundër HIV/AIDS do të kalojnë nga Galeria e Arteve drejt UT(Korpusi qëndror). Aktivitet tjetër në këtë ditë është dhe organizimi i një Panairi me punime, publikime dhe me materiale të ndryshme me karakter informues dhe edukues lidhur me mbrojtjen nga HIV/AIDS.

Vilma Masha
User avatar
Noa_Al
Drejtues
 
Posts: 98
Joined: 27 Jan 2009, 14:55
Location: Rome,Itali

Re: 1 dhjetor...dita boterore kunder AIDS...

Postby Noa_Al » 01 Dec 2009, 14:10

1 dhjetori është dita botërore kundër SIDA-s. Sipas udhëzimeve më të fundit të OBSH-së për mjekimin e pacientëve me HIV, numri i njerëzve që marrin ilaçe anti-retrovirale, mund të dyfishohet.
Në bazë të një sudimi të ri, Organizata Botërore e Shënetësisë ka rekomanduar që mjekimi të nisë një apo dy vjet më herët. Sipas këtij studimi, edhe pse mjekimi i hershëm është më i kushtueshëm, do t’i rrisë në mënyrë të ndjeshme mundësitë e të infektuarve për të mbijetuar.

Aktualisht, rreth katër milion persona në të gjithë botën marrin mjekime anti-retrovirale dhe me rekomandimet më të fundit, ky numër pritet të dyfishohet. Organizata Botërore e Shëndetit udhëzon që medikamentet t’u jepen nënave me fëmijë në gji dhe grave shtatzëna që janë HIV pozitive. Kjo mënyrë rrit mundësitë e mbijetesës së tyre dhe gjithashtu zvogëlon rrezikun e kalimit të virusit tek foshnjat.

Që prej vitit 1980, kur SIDA u kthye në pandemi, më tepër se 25 milion njerëz në gjithë botën kanë humbur jetën. Më problematike paraqitet gjendja në vendet në zhvillim, ku shifrat mbeten tronditëse. Sipas statistikave, rreth 9 për qind e të infektuarve jetojnë në vendet me të ardhura mesatare apo të ulta.

g.start
User avatar
Noa_Al
Drejtues
 
Posts: 98
Joined: 27 Jan 2009, 14:55
Location: Rome,Itali

Re: 1 dhjetor...dita boterore kunder AIDS...

Postby Noa_Al » 01 Dec 2009, 14:12

Plot 20 raste te reja jane regjistruar qe nga dhjetori i vitit te kaluar e deri me sot, me semundjen vdekjeprurese te HIV/AIDS-it ne vendin tone. Sipas te dhenave nga Instituti i Shendetit Publik, vetem gjate ketij viti jane shenuar 10 raste te reja, kurse per sa i perket muajit dhjetor eshte po e njejta shifer e regjistruar, 10 raste te reja.

Ne Diten Boterore Kunder HIV/AIDS, Institutit i Shendetit Publik ka raportuar 291 persona te prekur nga kjo semundje. “Deri ne fund te vitit 2008 jane 301 raste te prekur nga HIV/AIDS. Per sa i perket vitit te kaluar, ne regjistruam 46 raste. Nderkohe gjate ketij viti jane shenuar edhe 10 raste te reja” ka pohuar per gazeten “Koha Jone” Marjeta Dervishi, specialiste ne ISHP. Sipas saj, numri me i madh i te prekurve, i perket meshkujve kurse rruga e transmetimit eshte ajo hetero dhe biseksuale, qe ze 90 per qind te rasteve.



Image
Rastet

Shifra gjithnje e me alarmante raportohen nga specialistet e ISHP-se per sa i perket rasteve te prekura me HIV/AIDS ne vendin tone. Mbeshtetur ne numrin e personave te diagnostikuar, Shqiperia vazhdon te mbetet nje vend me prevalence te ulet te infeksionit HIV. Megjithate, sipas specialisteve verehet nje tendence ne rritje, e numrit te rasteve te reja dhe vleresimet sugjerojne per nje numer me te madh te rasteve te padiagnostikuara. Nga ana tjeter, vleresimet tregojne se vendi yne mund te perballet me nje rritje te shpejte te numrit te rasteve, nese nuk merren masat e duhura per parandalimin e epidemise. Kjo, sidomos per grupet me risk me te larte dhe me vulnerabel te popullates. Sipas te dhenave me te fundit, deri ne diten e sotme, numri total i rasteve me HIV/AIDS eshte 311 nga keto, 46 raste jane diagnostikuar vetem ne vitin 2008.

Kategorite

Sipas te dhenave te Institutit te Shendetit Publik, meshkujt vazhdojne te perbejne numrin me te madh te rasteve, ose 210 prej tyre. Ajo qe verejne mjeket infeksioniste, lidhet me faktin se verehet nje rritje e numrit te femrave me HIV pozitiv, shifer qe ka arritur ne 101 raste. Madje, nga rastet e reja te diagnostikuara deri ne 1 dhjetor te vitit 2008, 15 prej tyre jane femra. Sa i perket menyres se infektimit, transmetimi seksual vazhdon te jete rruga kryesore. Keshtu, 90.4 per qind e pacienteve jane infektuar pikerisht me kete rruge. Nga keto 81.4 per qind kane qene heteroseksuale dhe 9 per qind, homo, apo biseksuale. Sipas raportit te ISHP, ne 3.8 per qind te rasteve, infeksioni eshte transmetuar nepermjet gjakut, 4.5 per qind nga nena te femija dhe 1 per qind tek perdoruesit e drogave me injektim, ose ne menyre intravenoze.

ISHP, 2.358 persona vullnetarisht per kryerjen e analizave

Kryerja e nje analize per te pare nese je bartes apo jo i HIV/AIDS, ka bere qe shume persona t’i drejtohen dyerve te Institutit te Shendetit Publik per te mesuar te verteten. Ajo qe theksojne specialistet eshte se nje pjese e mire e popullates, eshte ndergjegjesuar dhe kerkojne testim vullnetar. Keshtu nga 250 persona te testuar vullnetarisht ne vitin 2005, kete vit ky numer pothuajse eshte 10- fishuar, duke arritur ne 2.358. “Per vitin 2009 nga 10 raste te reja qe jane identifikuar, 4 prej tyre jane zbuluar nga analizat e kryera ne Institutin e Shendetit Publik dhe 6 presona te tjere jane raportuar nga klinikat e tjera ne vend. “Gjate vitit te kaluar patem nje numer te madh, te personave te cilet kane kerkuar te kryejne analizat per te pare nese jane bartes apo jo te semundjes” ka pohuar per gazeten, specialistja e ISHP-se, Marjeta Dervishi. Sipas saj, pjesa me e madhe jane emigrante dhe studente. Per te ndergjegjesuar popullaten, per kryerjen e analizave por edhe per te sensibilizuar ata mbi kete semundje, qe nga viti 2007 me mbeshtetjen financiare te Fondit Global u be e mundur ngritja e qendrave te Keshillimit dhe Testimit Vullnetar ne disa rrethe pikerisht ne Tirane, Durres, Vlore, Fier , Korce, Lezhe, Shkoder, Gjirokaster, Berat dhe Elbasan. Ofrimi i ketij sherbimi ka ndikuar ne rritjen e numrit te personave te testuar vullnetarisht.

311 Persona Jane te prekur nga virusi HIV/AIDS ne vendin tone. Shifra ka pesuar nje rritje te shpejte, po te kemi parasysh se vitin e kaluar numri i te infektuarve ishte 256. Megjithate sipas specialisteve, Shqiperia konsiderohet nje vend me prevalence te ulet.

20 Femije Rezultojne te prekur nga virusi i shekullit. Nga keta 15 prej tyre jane infektuar nepermjet transmetimit nga nena te femija dhe 5 te tjere nepermjet gjakut. Mesohet se 12 femije trajtohen me terapi antiretrovirale prane sherbimit Pediatrik.

56 Paciente Kane vdekur nga kjo semundje qe ne vitin 1993, kur ne Shqiperi u zbulua rasti i pare me SIDA. Qe nga ai vit, 99 persona kane qene te semure, ndersa pjesa tjeter e infektuar. Mjeket thone se tendenca eshte ne rritje, per sa i perket numrit te te semureve.
User avatar
Noa_Al
Drejtues
 
Posts: 98
Joined: 27 Jan 2009, 14:55
Location: Rome,Itali

1 dhjetor...dita boterore kunder AIDS...

Postby Laert » 01 Dec 2009, 15:53

Noa_Al!

Te lumte qe te ka shkuar mendja per te hape ket teme se e pasuron aktualitetin per te cilen ka nevoje njeriu per ket informacion te nevojshem per cdo moshe! :flm
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

Re: 1 dhjetor...dita boterore kunder AIDS...

Postby Megi » 01 Dec 2009, 23:21

Shifra jo pak alarmante per shqiperine ..duke pasur parasysh qe nga viti ne vit te infektuarit jane ne rritje e qe si popullsi jemi sa nje grusht mizash...
Mi sorridi ,mi tradisci,mi uccidi lentamente....
User avatar
Megi
Drejtues
 
Posts: 86
Joined: 25 Jul 2009, 17:17
Location: Itali ,Rome

Re: 1 dhjetor...dita boterore kunder AIDS...

Postby kokërrmeli » 05 Dec 2009, 21:59

S'ka mbet gja tjeter per me shtu perveç se "Urime festa" :)
kokërrmeli
Drejtues
 
Posts: 84
Joined: 01 Jul 2009, 23:01


Return to Aktuale

Who is online

Users browsing this forum: No registered users and 2 guests

cron