Terrorizmi dhe shqiptaret

Fenomenet shoqerore te aktualitetit te sotem. Pra gjithcka qe ka te beje me shoqerine e sotme shqiptare. Mirsevini

Moderators: Laert, I-AMESHUAR

Terrorizmi dhe shqiptaret

Postby I-AMESHUAR » 17 Nov 2009, 01:50

Xhihadi ne shqip, zbulohet faqja e internetit


Kenge per luften e shenjte, foto te terroristeve dhe materiale mirefilli te lidhura me terrorizmin, te gjitha ne shqip. Kush fshihet pas ketyre mesazheve ekstreme dhe te panjohura me pare per Shqiperine?

Mes dhjetera faqeve islame shqip te internetit dallon njera prej tyre, e cila eshte e krahasueshme per nga permbajtja vetem me faqet elektronike te organizatave terroriste me te medha ne bote. Forum-islamik.com, e gjitha ne shqip, e gjitha e perqendruar ne vazhdimin e luftes se shenjte dhe nderimin e personaliteteve qe rendom njihen si terroriste me fame boterore. Me shume se gjithçka tjeter spikat nje kenge e kenduar nga nje person i vetem e cila i ben thirrje te gjitheve qe te bashkohen ne luften e shenjte. Mes vargjeve te kenges jane lehtesisht te konstatueshme thirrjet per arme dhe per gjunjezim te armikut me te madh: Amerikes. Nga sa kuptohet, del qarte se dikush ka financuar mirembajtjen e nje faqeje elektronike dhe sponsorizimin deri edhe te kengeve qe hymnizojne levizjen e Xhihadit, por kesaj here sikunder askush nuk e kishte menduar gjithçka eshte ne shqip dhe vetem ne shqip. Porsa faqja shfaqet, permbajtja e saj eshte e pabesueshme per cilindo shqiptar. Dokumente, diskutime dhe materiale muzikore e filmike qe lidhen me Afganistanin e Irakun. Nese germon mes materialeve te kesaj faqeje elektronike, perveç hymnizimit te figures se terroristit Osama Bin Laden dhe Al-Zarkauit, papritmas gjenden dhe dokumente qe jo çdo fillestar do te mund te shtinte ne dore.

Leterkembimi

Vemendja ndaj seksioneve te ndryshme te kesaj faqeje elektronike te njeh dhe me disa dokumente qe zor se mund t’i hasesh ne faqe klasike qe flasin per terrorizmin. Mes tyre eshte dhe leterkembimi mes kreut te vrare te Al-Kaedes ne Irak Al-Zarkaui dhe dijetarit Muhammed al-Makdisi. Ky i fundit njihet si nje dijetar me shume autoritet ne boten islame qe ka denuar haptazi ekstremizmin islamik dhe aktet terroriste. Sikunder eshte tradite ne komunikimin mes myslimaneve, ndonese dy bashkebiseduesit perfaqesojne rryma krejt te kunderta ata i drejtohen njeri-tjetrit me shume respekt dhe kortezi. Por nuk eshte ky thelbi i ketij leterkembimi, por shtenia ne dore e tij. Duke qene se asokohe Al-Zarkaui ishte nje nder personat me te kerkuar ne bote, ishte e qarte se dhe mesazhet e tij duhet te transmetoheshin ne menyre krejt sekrete. Kesisoj, keto mesazhe ishin te ditura vetem per nje grup te ngushte njerezish, ndaj dhe renia ne dore e per me teper perkthimi ne shqip ngre pikepyetje mbi prapavijen e themeluesve te kesaj faqeje interneti. “Ketu gjendet pergjigjja e Al-Zarkauit (RahimehuLlahi Alejhi) ndaj dijetarit Muhammed al-Makdisi”, - shkruhet ne nje nga seksionet e faqes Forum-islamik.com, ndersa ne fund te kesaj letre nuk gjendet kurrkund vendi nga i cili eshte marre. Por perveç leterkembimit vihet re se disa anetare shume aktive te faqes elektronike ofrojne materiale ose bejne diskutime qe reflektojne nje nivel te kenaqshem njohurish teologjike, çka te ben te mendosh se ata kane studiuar diku.

Anetaret

Ne debatet teologjike spikat nje personazh i vetequajtur Behar Beqiri. Nisur nga permbajtja e tezave te tij, duket se ky personazh ka njohuri te zgjeruara lidhur me debatin teologjik dhe problemet me te medha te islamizmit sot. Por jane me dhjetera anetare te tjere, te cilet perkthejne materiale dhe bejne debate lidhur me domosdoshmerine e terrorizmit. Nga terminologjia dhe dialekti i perdorur eshte e lehte te dallosh se nje pjese e anetareve dhe artikullshkruesve flasin gjuhen gege ndersa nje pjese tjeter ate toske. Nderkohe qe nje anetar i forumit, i prezantuar me pseudonim, ka ofruar nje artikull te quajtur ”Synimi i Xhihadit ne rrugen e All-llahut te Madheruar”. Por ne fund te ketij shkrimi behet nje sqarim domethenes ku jepen te dhena mbi autoresine dhe perkthimin e materialit ku shkruhet: ”Marre nga libri “Terbijetul xhihadije fi dev’il kitabi ue sunneh” me autore: Abdul Aziz ibn Nasir el-Xhulejl, e perktheu dhe e pershtati: Shukri Aliu, 28 shkurt 2007”. Perkthyesi i quajtur Shukri Aliu korrespondon me nje hoxhe shume problematik ne Kosove veprimtaria e te cilit eshte denuar shpesh here nga Komuniteti Mysliman i Kosoves.

Teksti i kenges ne shqip qe ben thirrje per Xhihad

Do ta marrim boten ne te gjithe
Kemi zotin, fuqine mbi gjithesine
S’lusim njerezit, s’lusim Amerike
Jo, jo, jo, prej askujt ne nuk kemi frike
Jo, jo, jo, prej askujt ne nuk kemi frike.

(Perseritet strofa e pare)

Mos mendo Amerike qe na frikeson
Se fitorja neve na takon
Muxhahidet jo nuk i frikeson
Se kane bindje ne zotin qe i ndihmon
Se kane bindje ne zotin qe i ndihmon.

(Perseritet strofa e dyte)

Merre armen vella me Bismilah
Se qafirave plumbi ka me u ra
Me Tekbih dhe La-ilahe-il-Allah
Do ta marrim ne kete dynja
Do ta marrim ne kete dynja.

(Perseritet strofa e trete)

Kur ben Tekbir Allahu Ekber
I betohem zotit si çdo here
Islamine do ta mbrojme me nder
Se eshte e paster dhe me vlere
Se eshte e paster dhe me vlere.

(Perseritet strofa e katert)
FUND

Administratoret: “Tentuan te na e mbyllnin faqen, por ia dolem mbane”

Rregulla dhe disipline ushtarake u kerkohet anetareve te forumit, te cilet duhet qe me kalimin e kohes te testohen dhe te ngjitin shkallet e karrieres



Nje prej mirembajtesve te faqes, i prezantuar me pseudonimin Ebu Duxhane, ka ofruar nje informacion domethenes lidhur me prejardhjen dhe historikun e kesaj faqeje interneti.

Nese i referohesh nje sqarimi qe ai ka bere, rezulton se diku nga tetori i vitit 2006, faqja e internetit Forum-islamik.com eshte risjelle pas nje mungese qe sipas admin-it Ebu Duxhane, ishte kryer per arsye sigurie dhe teknike.

Me tej dallohet se rikthimi i kesaj faqeje ka ardhur i mirorganizuar, duke ofruar nje kualitet te konsiderueshem dhe me te mbrojtur. “Vllezer dhe motra te nderuar/a, e dim qe ky forum ka ekzistuar edhe para disa muajsh, por per shkaqe sigurie dhe teknike eshte fshir, tash, pasi qe u rregulluan disa gjera ne ket forum inshallah forumi do te jet aktiv prej tash e tutje.

Allahu i shperbleft te gjithe ata qe e vizitojn ket uebfaqe islame dhe te gjitha faqet islame. Dihet se ne forum eshte i mirseardhur çdokush, por kjo nuk dmth qe atij nuk i behet obligim rregullat te cilat jan ne fillim te regjistrimit, ngase çdo antar duhet qe ti lexon rregullat dhe nese i sheh te arsyeshme regjistrohet, por nese nuk i pelqejn ai veçse eshte jasht rregullores se ketij forumi”, - shkruan administrator Ebu Duxhane.
http://floart-press.blogspot.com
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Image
User avatar
I-AMESHUAR
Drejtues
 
Posts: 995
Joined: 27 Jan 2009, 01:10

Re: Terrorizmi dhe shqiptaret

Postby I-AMESHUAR » 17 Nov 2009, 02:15

Terrorizmi në Kosovë, Raporti i shërbimit të fshehtë të CIA-s apo politike?

Image

Për Agjencinë Qendrore të Inteligjencës në Kosovë jane tashme tepër të gatshëm ekstremist shqiptare për të zbatuar sulme terroriste kundër Beogradit, duke u shtrirë mbi Uashington dhe Bruksel, për të goditur zyrtarë të administratës ndërkombëtare (UNMIK-ut), i cili mban rolin e administratës për Kosovën nga fundi i luftës në 1999.
Sipas raportit të CIA-s, jane krijuar tashme grupe terroriste, një lloj i "qeliza që fle" që tashmë janë duke aktivizuar një grup fondamentalist islamik, si e tillë, duhet të kenë kontakte me Al Kaedën.

Raporti i CIA-s vjen në një moment shumë kritik politik, në mes të negociatave të cilat kanë ristrukturuar misionin ndërkombëtar të UNMIK-ut dhe transferimin e pushtetit nga Kombet e Bashkuara në atë të Bashkimit Evropian me misionin e ri të njohur si "EULEX-it".

Duhet qe ta thellojme kete raport sepse që kuptojme me shume qe raporti i CIA-s është një raport i intellegence ose anasjelltas, një raport politik ... që shperthen si mine me ore

Orazio Vasta
Perkthyer ne shqip nga Proletari.Com
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Image
User avatar
I-AMESHUAR
Drejtues
 
Posts: 995
Joined: 27 Jan 2009, 01:10

Re: Terrorizmi dhe shqiptaret

Postby I-AMESHUAR » 17 Nov 2009, 03:09

“Fort Dix”, burg perjete tre shqiptareve per terrorizem

Image
Elvir Duka

Image
Vellezerit Duka


Nje gjykate ne Nju Xhersi ne SHBA ka denuar me burgim te perjetshem 3 shqiptare, te cilet kishin planifikuar sulme terroriste kunder bazes ushtarake “Fort Dix”.
Vellezerit Dritan, Shain dhe Elvir Duka, perkatesisht 30, 28 dhe 25 vjec, emigrante nga Dibra e Madhe, nuk do te kene mundesi te apelojne vendimin. Prokuroret thane se tre shqiptaret dhe dy te akuzuarit e tjere, shtetasi turk Serdar Tartar dhe ai jordanez Mohamad Ibrahim Shneuer ishin frymezuar nga ideja e nje lufte te shenjte kunder SHBA-se.

Ne tetor te vitit te kaluar, te peste personat u shpallen fajtore nga gjykata. Ceshtja e planifikimit te sulmit ndaj bazes “Fort Dix”, qe merret me rekrutimin e kadeteve, u zbardh nga deshmia e dy shqiptareve te tjere, Agron Abdullai dhe Besnik Bakalli, si dhe nga nje tjeter shqiptar qe punoi si i infiltruar per llogari te FBI-se.

Vendimi per dy personat e tjere te akuzuar do te merret sot. Gjykatesi Robert B. Kugler tha se njeri nga tre vellezerit, Dritan Duka, ishte denuar edhe me 30 vjet burg pervec burgimit te perjetshem. Duka lexoi nje deklarate, ku thoshte se ishte i pafajshem dhe viktime e konspiracionit te qeverise amerikane. Sipas tij, ai dhe vellezerit ishin manipuluar nga dy te akuzuarit e tjere dhe nga nje shqiptar i infiltruar ne FBI.
http://www.24-ore.com
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Image
User avatar
I-AMESHUAR
Drejtues
 
Posts: 995
Joined: 27 Jan 2009, 01:10

Re: Terrorizmi dhe shqiptaret

Postby I-AMESHUAR » 19 Nov 2009, 11:18

Emergjenca e terrorizmit "shqiptare"

Image


E dinim qe sado heret a vone do te dilte ne shesh kjo histori. Po ju flasim per pikerisht per shijet e shqiptareve ne lidhje me fene, po po ate islame. Faktikisht ose te pakten teorikisht ky besim nuk perkrah asnje lloj dhune. Por pse duhej te cenohej ajo menyra e besimit shqiptare ku feja e shqiptarit "ishte" shqiptaria, por sic thote nje proverbe shqiptare "Nje dru i shtrember prish e gjithe turren". Ajo e jona ishte pa paragjykime dhe mendoj se duhet ta ruajme deri ne fund qe fundja ne sy te botes te mos dukemi te tille. A mos valle kemi pak paragjykime ne shqiptaret sa te na shtohet edhe ajo e terrorizmit islamik?
Kosova
Dua ta ve doren ne plage sepse aty ku ndihet me shume kjo ere eshte ne Kosove, pra, ne shtetin me te ri ne Europe. Kosova pervec kontributit te shqiptareve, pavaresia, i atribuohet me se shumti NATO-s pra perendimit. Jo me kot ne prishtine po ngrihet nje shtatore ne nder te presidentit te Amerikes Bill Klinton. Por, le te kthehemi tek lufta. Sipas disa burimeve ende te pakonfirmuara, ne rradhet e UCK-se ka pasur edhe elemente qe kane pasur lidhje me terrorizmin. Me konkretisht, thuhet se ka pasur edhe vullnetare nga vendet islamike ne lufte per clirimin e kosoves, kjo jo sepse arabeve ose egjiptjaneve u dhimbsej kosova por sepse ajo ishte nje thirrje e muslumaneve ne ndihme te "vellezerve" te tjere muslumane. Sipas nje Palestinezi te kontaktuar nga ne, kjo ideologji egziston ne doktrinen islamike ndoshta ne ate me radikale: pra kur nje musluman ndodhet para nje rreziku mund te therrase ne ndihme njerez te tjere te besimit islam.
Sot, Kosova, ka nje shtet e kjo fale shteteve si SHBA. Po edhe kur Kosoves i duhej nje njohje nderkombetare ajo u refuzua nga vendet arabe. Elementet islamike filo-radikale nuk i nevojiten Kosoves e sidomos keto kohera ku jane ne loje integrimi i vendit ne strukturat euro-atlantike.
Fatkeqesisht, elementi shqiptare ne fokusin e figurave terroriste nuk ka munguar. Mund te permendim ketu rastin e NJU XHERSIT si meposhte:

NJU XHERSI - Gjykata e Kamdenit ne Nju Xhersi ka denuar me burgim te perjetshem dy vellezerit Duka, per komplot ndaj bazes ushtarake Fort Dix ne afersi te Nju Xhersit. Gjykata vendosi burgim te perjetshem per Dritan Duken 28 vjec, Elvir Duken 23 vjec, ndersa per vellane e trete te tyre Shain Duka 26 vjec, vendimi u dha me vone. Te tre emigrantet jane me origjine nga Dibra e Madhe dhe prej nje kohe te gjate jetonin dhe punonin ne SHBA. Pervec tyre jane edhe dy te akuzuarit e tjere, turku Serdar Tartar 23 vjec dhe Mohamad Ibrahim Shneuer 22 vjec nga Jordania, ndaj te cileve po ashtu sot pritet shpallja e vendimit nga paneli i gjykatesve. Akuza i ngarkon ata per komplot ndaj nje baze ushtarake amerikane, Fort Dix, e cila merret me pergatitjen e rekruteve.

Por sa eshte rreziku qe i kanoset shteteve shqiptare nga terrorizmi islamik? Aktualisht cdo gje eshte fillestare por nuk eshte absulutisht per tu nenvleresuar, rasti i forum-islamik.com hap edhe nje here qe kjo ane negative te rishikohet me me shume seriozitet, kjo ne qofte se nuk duam ta mbajme emrin "turqia e vogel e ballkanit".
Agron Nikaj
http://www.veriu.com
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Image
User avatar
I-AMESHUAR
Drejtues
 
Posts: 995
Joined: 27 Jan 2009, 01:10

Re: Terrorizmi dhe shqiptaret

Postby I-AMESHUAR » 13 Dec 2009, 12:41

Si u kapën dy drejtuesit e Xhihadit në Shqipëri

Image
Terrorista islamik

Emisioni investigativ i NEWS 24, “Xhungël”, në pjesën e tretë për Xhihadin Islamik Egjiptian solli dëshmi dhe fakte që hodhën dritë mbi operacionin e shërbimeve sekrete amerikane (CIA), egjiptiane (Mukhabarati) dhe shqiptare (SHIK) në verën e vitit 1998.
Ish-drejtues të lartë të SHIK-ut dhe policisë treguan detaje mbi bashkëpunimin me agjentët e shërbimeve sekrete të disa vendeve të huaja, në atë që njihet si operacioni më i suksesshëm i CIA-s, në luftën kundër terrorizmit islamik deri më 11 shtator 2001.

Xhihadi “Xhihadi Islamik Egjiptian, një nga organizatat terroriste më të njohura në fundshekullin e kaluar, ia kishte dalë mbanë të vendoste një celulë të vetën në Shqipëri. Celula e Tiranës vlerësohej si një nga komitetet më të rëndësishme të Xhihadit. Në të bënin pjesë disa nga eksponentët e njohur të organizatës, të cilët ishin kamufluar nën petkun e misionarëve dhe bamirësve myslimanë të ardhur nga bota arabe. Aktiviteti i Xhihadit Islamik Egjiptian nisi qysh në fillim të vitit 1970, si një lëvizje opozitare me karakter fetar që kishte qëllim përmbysjen e qeverisë së Egjiptit dhe krijimin e një shteti islamik në vendin e piramidave. Në hapat e parë Xhihadi përfshihej brenda radhëve të organizatës Vëllazëria Myslimane, madje cilësohej si krahu i armatosur i saj. Goditjen më të madhe Xhihadi Egjiptian e kreu më 6 tetor 1981, kur në bashkëpunim me elementë fondamentalist të organizatës Vëllazëria Myslimane, organizuan dhe realizuan vrasjen e presidentit të Egjiptit, Anëar El-Sadat.

Atentati Ekzekutimi spektakolar gjatë një parade ushtarake, përpara kamerave të televizioneve, i nobelistit të paqes El-Sadat, shkaktoi një tronditje të thellë jo vetëm në Egjipt, por në krejt vendet arabe. Çmenduria e vrasësve të Sadatit i kalli frikën gjithë botës. Ky akt dëshmoi qartë se çfarë rreziku serioz i kanosej qytetërimit perëndimor, bazuar mbi një rend demokratik, nëse një fraksion kaq radikal i Islamit merrte pushtetin e kujtdo vendi qoftë. Presidenti i ri i Egjiptit, Hosni Mubarak që mori detyrën 10 ditë më vonë, më 16 tetor 1981, u betua se vrasësit e Sadatit i priste një ndëshkim i ashpër, ndërsa organizata që fshihej pas këtij krimi do të zhdukej nga faqja e dheut. Beteja e ashpër mes autoriteteve proamerikane egjiptiane dhe militantëve islamikë të Xhihadit, vazhdon të jetë e ashpër edhe pse kanë kaluar gati tre dekada nga vrasja e presidentit El-Sadat. Menjëherë pas kësaj ngjarje shërbimi sekret egjiptian dhe agjensitë ligjzbatuese të këtij shteti, nisën hetimin për të zbuluar organizatorët dhe vrasësit e 6 tetorit. Në grupin e personave që u arrestuan si organizatorë të kësaj ngjarje ishin dhe dy vëllezërit Ayman dhe Mohamed Al Zavahiri. Dy vëllezërit Zavahiri ishin mes të akuzuarëve në gjykatën ushtarake të Kajros, për procesin e vrasjes së Sadatit, dhe shumë shpejt ata do të bëheshin liderët e Xhihadit Islamik Egjiptian.


Doktori
Ayman Al-Zavahiri “Doktori”, i lindur më 19 korrik 1951, bëri vetëm 3 vjet burg pasi përfitoi nga një amnisti e presidentit Mubarak për vrasjen e Sadatit. Sapo fitoi lirinë, Ayman Al-Zavahiri, në atë kohë 35 vjeç u nis drejt Afganistanit për tu bashkuar me muxhahidinët afganë në luftën kundër trupave pushtuese sovjetike. Aty ai u njoh me Osama Bin Laden, i cili luftonte komunistët me armët dhe mbështetjen e CIA-s amerikane. Fundi i luftës në Afganistan në vitin 1989, bëri që shumë muxhahidinëve që kishin luftuar si vullnetarë, të mos u lejohej kthimi në atdhe, pasi shiheshin si një kërcënim serioz për rendin dhe sigurinë. Në një situatë të tillë, vëllezërit Al-Zavahiri u vendosën në Jemen, ku krijuan bazat e dy prej celulave më të forta të Xhihadit që tashmë ishte shpërndarë në grupe të vogla në disa vende. Në vitin 1993 Xhihadi tentoi të vriste në një atentat të dështuar kryeministrin egjiptian Atef Sedki. Ndërsa në dhjetor 1995 anëtarët e Xhihadit vendosën një autobombë në Ambasadën Egjiptiane në Islamabad të Pakistanit, ku u vranë 17 persona dhe u plagosën më shumë se 60 të tjerë. Në vitin 1997 grupi ra në vështirësi pasi 85 anëtarë të tij u arrestuan dhe u akuzuan nga qeveria Egjiptiane për planifikimin e hedhjes në erë të tregut Khan el Khalili, një pikë turistike në Kajro mjaft e preferuar nga turistët perëndimore.

Mbijetesa Përpara se një nga celulat e Xhihadit të vendosej në Tiranë, anëtarët e saj kishin qëndruar në Sudan, në objektet e administruara nga Osama Bin Laden. Gjatë dëshmisë së tij Al Naggar e lidhi Bin Laden me rrjetin e Xhihadit në Shqipëri. Një seri aksionesh të autoriteteve shtetërore egjiptiane në fillimin e viteve ’80, e copëzuan Xhihadin. Por organizata vazhdonte të egzistone në celula të vogla në 9 vende të ndryshme përfshirë Jemenin, Sudanin, Gjermaninë, Britaninë, Afganistanin, Azerbajxhanin dhe Arabinë Saudite. Operacionet gjatë kësaj kohe organizoheshin nga dy bazat e Xhihadit në Jemen, përfshirë dhe atentatin ndaj kryeministrit egjiptian Atef Sedki. Pas dështimit të atentatit ndaj kryeministrit egjiptian Atef Sedki, me urdhër të Ayman Al Zavahirit dy celulat më të forta të Xhihadit u ndanë. Zavahiri u kërkoi shtatë familjeve të anëtarëve të Xhihadit të zhvendoseshin në Sudan. Fillimisht të kalonin burrat, më pas gratë dhe fëmijët. Zavahiri kishte një zyrë në kryeqytetin e Sudanit, Khartum ku ishte vendosur dhe Osama Bin Laden. Në këtë këtë kohë, një nga eksponentët më të rëndësishëm të celulës së Tiranës, Al Naggar, shkoi Sudan dhe e takoi Zavahirin, që i tha se gjithë anëtarët e Xhihadit që kishin mbetur në Egjipt ishin arrestuar. Në këto kushte ai kishte ndërmend ta niste nga e para.


Mukhabarati
Paralelisht me futjen e anëtarëve të Xhihadit në Shqipëri, shërbimi sekret egjiptian(Mukhabarati) kishte infiltruar agjentë të vet si misionarë apo bamirës myslimanë për të zbuluar lëvizjet e kundërshtarëve të tij. Të njëjtën gjë bënë dhe shërbimet franceze që ishin vënë në ndjekje të terroristëve islamikë algjerianë që synonin të godisnin objektiva franceze. Agjentët e CIA-s duke parë atë që po ndodhte si dhe faktin që në prag ishte lufta e Kosovës, vendosën të hidhen në veprim për të larë duart një orë e më parë me terroristët e Xhihadit. Në pranverën e vitit 1998 disa javë përpara se të niste operacioni ndaj celulës së Xhihadit, Shefi i SHIK-ut Fatos Klosi u ftua në shtabin e CIA. Ai u vu në dijeni për objektivat e inteligjencës amerikane si dhe me situatën që pritej të krijohej në Kosovë gjatë atij viti. Një ndër temat kryesore ishte bashkëpunimi për të goditur celulën terroriste të Xhihadit Islamik në Tiranë.

Bashkimi Në fundin e shkurtit 1998, Xhihadi Islamik Egjiptian u bashkua me Al Kaeda-n në Frontin Islamik Botëror për Xhihad, në krye të të cilit u vendos Osama Bin Laden që mori përsipër financimin e të gjitha operacioneve që tashmë do të kryheshin bashkërisht. Gjatë kësaj kohe Shavki Attiya dhe Ibrahim Al Nagar komunikuan disa herë me Ayman Al Zavahirin që ndodhej sëbashku me Bin Ladenin në Afganistan. Gjatë dëshmisë së tij në gjyq Al Nagar tha se:”Lajmin për bashkimin e Xhihadit me Al Kaeda-n, celula e Tiranës e mori pas një telefonate të bërë nga Komiteti i Medias së Xhihadit në kryeqytetin e Anglisë, Londër”. Xhihadi kishte patur si objektiv goditjen e qeverisë egjiptiane dhe interesave të saj, por nga ky moment kishte një objektv tjetër më madhor, goditjen e interesave amerikane në çdo cep të botës. Bashkimi i Xhihadit, sipas Al Naggar, u bë i detyrueshëm për shkak të mungesës së theksuar të fondeve, problem që do të zgjidhej me financimet e Bin Laden.


Përgatitja
Në prag të luftës në Kosovë, CIA vendosi të mos e mbante më në vëzhgim celulën e Xhihadit në Tiranë, por ta godiste atë një herë e mirë. Në pranverën e ’98-ës, CIA e ndihmuar nga shërbimi sekret egjiptian që i kishte dhënë çdo informacion me saktësinë më të madhe se kush fshihej pas bamirësve islamikë, i kërkoi SHIK-ut të mbante nën vëzhgim gjashtë eksponentë shumë të rrezikshëm të Xhihadit në Shqipëri. Në mesin e prillit në Tiranë mbërritën 12 agjentë të Divizionit të Operacioneve të CIA-s, të cilët në bashkëpunim me agjentët e SHIK-ut nisën përgatitjen e operacionit për ti dhënë goditjen finale celulës së Xhihadit. Grupi i agjentëve punoi për më shumë se dy muaj sëbashku duke mbajtur nën mbikqyrje lëvizjet e eksponentëve të rrezikshëm të Xhihadit, të cilët vazhdonin të qetë aktivitetin e tyre.

Aksioni Për të mos krijuar probleme me ligjin u vendos që goditja e parë të bëhej në bashkëpunim me policinë, pasi SHIK-u nuk mund të kryente shoqërime apo ndalime të personave në ambjente publike apo në rrugë. Agjentët e CIA-s dhe SHIK-ut vendosën të godasin dy nga eksponentët kryesorë të Xhihadit në Shqipëri. Në krye të listës u vendosën kreu i celulës së Tiranës Shavki Salama Attiya që përdorte emrin e rremë Maged Mustafa dhe Ahmed Ibrahim Al Naggar i njohur me emrin e rremë Muhamed Founda 36 vjeç propagandues i Xhihadit. Operacioni u përgatit me kujdes pasi Attiya ishte një terrorist i sprovuar që kishte luftuar në Afganistan në muxhahidinët dhe ishte trajnuar për shumë taktika ushtarake në kampet e Al Kaeda-s dhe Xhihadit. Mesditën e 25 qershorit 1998 Attiya u kap ndërsa po drejtonte një autoveturë tip Audi, prodhim i vitit 1986. Sapo ai arriti pranë këndit të lojërave në rrugën e Elbasanit, një autoveturë me fenelinë policie i preu rrugën dhe e detyroi të ndalej. Ndërsa nga pas u bllokua nga një tjetër autoveturë civile.
Agjentët e SHIK-ut zbritën me shpejtësi dhe pasi i futën një thes najloni në kokë, e drejtuan në ambjentet e selisë së SHIK-ut. Pak minuta më vonë u ushtrua një kontroll në banesën e tij ku u gjetën shumë vula zyrtare të huaja për dokumenta të falsifikuara dhe 50 stampa të përdoruara për viza hyrje-dalje në vende të ndryshme të botës. Në zyrë iu gjet dhe një automatik Kallashnikov. Po atë ditë, pothuaj në të njëjtën orë agjentët e SHIK-ut dhe CIA-s kryen dhe një operacion të dytë në qytetin e Elbasanit, ku arrestuan mësuesin e Kuranit dhe gjuhës arabe në institutin e financuar nga Al Haramain, Ahmed Ibrahim Al Naggar.


Xhihadi vendosi në Tiranë shtabin e falsifikimeve
Xhihadi Islamik Egjiptian instaloi në Shqipëri një nga celulat më të rëndësishme të tij, komitetin i falsifikimit të dokumentave. Ky komitet që e kishte qëndrën në Tiranë drejtohej nga Shavki Attiya dhe Ahmet Ibrahim Al Naggar. Ai kishte për detyrë të përgatiste dokumente për të lehtësuar lëvizjen e operativëve të organizatës gjatë kryerjes së detyrave të tyre në vende të ndryshme të botës. Takime të shumta organizative janë mbajtur jashtë vendit dhe janë ndjekur nga lideri i organizatës Ayman Al-Zavahiri. Pjestarët e këtij grupi kishin arritur të zinin poste të rëndësishme në disa nga shoqatatat humanitare islamike në vendin tonë.

Celula e Xhihadit në Tiranë përfshinte një komandant drejtimi, një propagandist dhe grupin e veprimit. Pjesa më e madhe e celulës e kishin kaluar kohën duke luftuar në Afganistan apo në kampet stërvitore të Al Kaeda-s në Pakistan për të mësuar si të përdornin armët, eksplozivët dhe njohuri mbi taktikat e luftës guerrile. Kreu i Xhihadit, Ayman Al Zavahiri, një kirurg nga Kajro, u kthye në luftëtar muxhahidin pas procesit ndaj organizatorëve të vrasjes së presidentit egjiptian Anuar El-Sadat më 6 tetor 1981. Ai bëri tre vjet burg dhe më pas shkoi në Afganistan.

Bashkimi Në shkurt 1998, Xhihadi i mbetur pa fonde u detyrua të lidhej me Al Kaeda-n në Organizatën Frontit Islamik Botëror ku financimin e merrte përsipër Bin Laden. Qysh nga ajo kohë, Ayman Al Zavahiri është numri 2 i Al Kaeda-s dhe zëvendësi i Osama Bin Laden. Marrja në pyetje e pesë anëtarëve të Xhihadit të kapur në Tiranë nga Mukhabarati egjiptian në verën dhe vjeshtën e vitit 1998, siguroi afro 20 mijë faqe dëshmi dhe dokumenta që përfunduan më pas në procesin gjyqësor të gjykatës ushtarake në Kajro, një vit më vonë. Deklarimet e dëshmitarëve provuan ekzistencën e celulës terroriste të Xhihadit Islamik Egjiptian në Tiranë dhe planet e saj.


Aktiviteti
Celula e Xhihadit në Shqipëri kishte për detyrë të krijonte një bazë të sigurtë për strehimin e një pjese të anëtarëve të organizatës, të cilët ishin identifikuar nga shërbimi sekret egjiptian dhe ishin dënuar në mungesë. Duke u strehuar në Shqipëri ku kishin mundësi të hynin lirisht pa viza, ata mendonin se ishin të sigurtë dhe mund të vazhdonin serish aktivitetin e tyre. Anëtarëve të Xhihadit në Tiranë u ishte besuar sigurimi i dokumentacionit të nevojshëm për lëvizjet e pjestarëve të organizatës në Evropë apo vende të ndryshme të botës. Një pjesë e madhe e anëtarëve të Xhihadit të strehuar në Shqipëri, për tu kamufluar më mirë, u martuan dhe krijuan familje me femra shqiptare. Një tjetër detyrë ishte rekrutimi i të rinjëve shqiptarë për ti përdorur më pas si mercenarë në operacionet e mëtejshme të organizatës në vende të ndryshme ku kishte nevojë. Gjatë procesit ndaj anëtarëve të kësaj celule në Kajro në vitin 1999, u sollën fakte për fondet që kishin ardhur në Tiranë nga disa vende të Evropës Perëndimore dhe që më pas ishin transferuar drejt vendeve ku kishte nevojë emergjente organizata.

Autobombat në Kenia dhe Tanzani, përgjigje për arrestimet në Tiranë
CIA-s dhe SHIK-u ishin duke i dhënë dorën e fundit celulës së Xhihadit në Tiranë kur gazeta më e madhe në gjuhën arabe në Evropë “Al Hayat”, që botohej në Londër publikoi një letër të firmosur nga Fronti Ndërkombëtar Islamik për Xhihad. Letra e publikuar më datë 5 gusht 1998 bënte thirrje për “hakmarrje ndaj amerikanëve në një gjuhë që ata do ta kuptonin” për shkak të veprimeve antiterroriste që CIA po kryente në Shqipëri. Dy ditë më pas, më 7 gusht 1998, ambasadat Amerikane në Nairobi të Kenias dhe Dar Es Salam të Tanzanisë, gati u rrafshuan nga sulmet me autobomba. Bilanci fillestar në Nairobi të Kenias ishte 212 të vrarë dhe mbi 4000 persona të plagosur.

Mes viktimave ishin 12 shtetas amerikanë të stafit të ambasadës dhe 31 shtetas kenianë të punësuar në stafin e ambasadës amerikane. Ndërsa në Dar Es Salam, pati 11 të vrarë dhe 72 të plagosur. Mes viktimave ishin 7 shtetas nga Tanzania që punonin në ambasadën Amerikane dhe dy shtetas amerikanë. Mediat botërore duke iu referuar burimeve të rezervuara nga administrata Amerikane apo nga shërbimet sekrete deklaruan se sulmi kishte qenë një hakmarrje e Osama Bin Laden dhe Frontit Ndërkombëtar Islamik për Xhihad ndaj arrestimeve të anëtarëve të Xhihadit Egjiptian në Tiranë. Zyrtarisht ky version nuk është deklaruar kurrë nga Administrata Amerikane.


Gjykata e Tiranës, arrest shtëpie për terroristët
Dy drejtuesit e celulës së Xhihadit Egjiptian në Shqipëri u mbajtën 4 ditë nën hetim pas arrestimit nga policia dhe agjentët e SHIK-ut. Më datë 29 qershor 1998, Al Naggar dhe Attiya u çuan për vlerësimin e masës së sigurisë në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Prokurori Saimir Hysi kërkoi arrest me burg pa afat për Attiya dhe 15 ditë burg për Al Naggar. Gjyqtarja e gatëshme Fatmira Laskaj, që nuk e dinte me kë kishte të bënte, i la pë mend agjentët e SHIK-ut e CIA-s, kur vendosi arrest shtëpiak për të dy terroristët e Xhihadit, të cilët duhej të qëndronin në banesën e tyre të mbikëqyrur nga policia. Ky vendim i paparashikuar, gati e hodhi në erë gjithë punën e shërbimeve sekrete. Duke e ndjerë rrezikun e largimit të terroristëve islamikë, agjentët e SHIK-ut të orientuar nga CIA vendosën të vepronin në rrugë jo legale. Në orët e para të 2 korrikut, agjentë civilë hynë në banesat e Al Naggar dhe Attiya, që ishin nën masën e arrestit shtëpiak. Të dy egjiptianët u rrëmbyen me thes në kokë nga banesa dhe u transportuan me masa të forta sigurie drejt aeroportit ushtarak të Gjadrit në veri të vendit. Aty i priste një avion çarter i CIA-s për ti dorëzuar në duart e agjentëve të Mukhabaratit egjiptian që po i prisnin në Kajro.

Shkelja Konstatimi se po të ndiqej rruga ligjore do të hasnin në pengesa, i detyroi agjentët e shërbimeve sekrete të vepronin ashtu siç u pëlqente atyre, pa pyetur askënd dhe duke synuar të krijonin një panik sa më të madh te anëtarët e Xhihadit. Për të ndrequr gafën e gjykatës së Tiranës, Gjykata e Apelit më 10 korrik vendosi ti rikthejë në arrest burgu pa afat dy egjiptianët, por ishte një procedurë e kotë, tashmë ata ishin në duart e agjentëve të Mukhabaratit në Kajro, që u kishin rezervuar një “trajtim” hetimor special. Attiya dhe Al Naggar u rrëmbyen dhe më pas u transportuan me sy mbyllur drejt atdheut të tyre ku i priste dënimi me vdekje. Për tu paraprirë procedurave në të njëjtën ditë me arrestimet në Tiranë, qeveria egjiptiane lëshoi një urdhër arresti ndërkombëtar për shefin e celulës Shavki Attiya, dhe kërkoi ekstradimin e tij. Prokurori i Përgjithshëm i Egjiptit në atë kohë Hisham Saraya, e kishte provuar dhe herë të tjera për të kërkuar arrestime dhe ekstradime të anëtarëve të Xhihadit në disa vende të Evropës Perëndimore, por kishte dështuar. Këtë radhë ai mori garanci se pakoja postare do të mbërrinte në destinacion.

Agjentët e SHIK-ut po u bënin një nder të madh kolegëve të tyre në Kajro, me ndërmjetësinë e agjentëve të CIA-s. Duke anashkaluar procedurat ligjore dhe konventat ndërkombëtare për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut, shërbimi sekret shqiptar kishtë marrë përsipër një rrisk të madh duke kryer një veprim që mund të sillte reagime të ashpra nga shumë vende evropiane. Duke patur parasysh se ky ishte një operacion i drejtuar nga CIA, çdo veprim që cënonte ligjet e vendit dhe ato ndërkombëtare, u cilësua i justifikuar për interesave madhore që ishin në lojë. Ajo që ndodhi një muaj më vonë në Nairobi të Kenias dhe Dar es Salam të Tanzanisë me ambasadat amerikane, dëshmoi se kush ishin në të vërtetë të “rrëmbyerit e Tiranës” dhe sa të rrezikshëm ishin ata.


I treti
Agjentët e CIA-s dhe SHIK-ut nuk u lanë kohë për ta marrë veten anëtarëve të Xhihadit në Tiranë, që kishin ngelur pa kokë pasi drejtuesit e tyre nuk dihej ku kishin përfunduar. Më 12 korrik 1998, agjentë civilë shkuan në banesën e Mohamed Hassan Tita ose i njohur ndryshe si Mohamed Hassan Mahmud Hasani, dhe pasi e rrëmbyen e nisën dy ditë më vonë, më 14 korrik drejt Aeroportit të Gjadrit ku një avion i CIA-s priste ta transportonte drejt Egjiptit.

Tita i caktuar nga Muhamed Al-Zavahiri për mbledhjen e fondeve nga anëtarët e celulës së Xhihadit në momentin që u kap mbante me vete një pasaportë me numër 182529. Muhamed Hassan Tita ishte 32 vjeç në momentin e dëbimit nga Shqipëria. Në mars 1993 arkitekti Mohamed Hassan Tita mori drejtimin e Organizatës Islamike të Ndihmave dhe shpërndante anëtarët e Xhihadit që dërgoheshin në Shqipëri nëpërmjet projekteve të ndryshme. Gjatë deklarimeve në gjykatën e Kajros, Tita tha se anëtarët e Xhihadit në Tiranë hapën dhe disa biznese private për të siguruar fonde. Ata themeluan një kompani import-eksporti, por hoqën dorë shpejt prej saj. Më pas ata hapën një institut kompjuterash që u mbyll dy vjetë më pas. Në këtë periudhë llogaritarit të Xhihadit në Tiranë i erdhën dy transferta bankare nga jashtë vendit, nëpërmjet numrit të llogarisë 8144/2-8/-1 që kishte hapur në Bankën Kombëtare Tregtare. Tita dërgonte 800 dollarë në muaj për të burgosurit e Xhihadit në Egjipt.

Në vitin 1996 ai shkoi në Siri ku u takua me Muhamed Al-Zavahirin. Zavahiri u interesua për situatën e sigurisë në Shqipëri dhe e pyeti nëse mund të realizohej një takim i një numri anëtarësh të Xhihadit në Tiranë. Titas iu kërkua të përgatiste një arkivë në kompjuter me të dhënat për anëtarët e Xhihadit që kishin shkuar në Shqipëri dhe që ishin të punësuar në Organizatën “Ringjallja e Trashëgimisë Islame”. Në vitin 1996 Tita i gjeti vend pune në fondacionin Al Haramain eksponentit të rëndësishëm të Xhihadit, Al Naggar, dhe mundi të dërgonte për Xhihadin, 29 mijë dollarë të mbledhura nga 20 përqindëshi i rrogave. Në procesin e Kajros Mohamed Hasan Tita tha se në Shqipëri ndodheshin 16 anëtarë të Xhihadit Islamik, 7 anëtarë të Xhamaja Islamija dhe 12 anëtarë të Vëllazërisë Myslimane.

Provat Provat materiale të gjetura në banesat apo zyrat e anëtarëve të Xhihadit në Tiranë dëshmonin se sa të organizuar ishin dhe me çfarë aktiviteti merreshin në të vërtetë. Dëshmitë që u dhanë gjatë seancave hetimore të shërbimit sekret egjiptian, zbuluan një rrjetë merimange të thurur me kujdes nga Mohamed Al Zavahiri, vëllai i numrit 2 të Al Kaeda-s.

Mënyra sesi u veprua ndaj anëtarëve të Xhihadit të kapur në Tiranë nuk la aspak shije të mirë tek partnerët Evropianë të Shqipërisë. Fillimisht veprimet operacionale u mbajtën në fshehtësi të plotë, por më pas kur u publikuan detaje mbi aksionet e kryera nga shërbimet sekrete amerikane, shqiptare dhe egjiptiane, pati reagime nga media ndërkombëtare, organizatat e mbrojtjes së të drejtave e lirive themelore të njeriut dhe nga disa vende të BE-së. Fakti që dy prej të arrestuarëve të Xhihadit në Tiranë, u varën më 14 shkurt të vitit 2000 në Kajro, krijoi një situatë aspak të këndshme për Shqipërinë e vogël në vendet e Evropës. Në rrugë zyrtare, agjensitë ligjzbatuese shqiptare nuk kanë përpiluar asnjëlloj dokumentacioni që të provojë se Shavki Salama Attiya, Ahmed Ibrahim Al Naggar dhe Muhamed Hassan Tita janë arrestuar konform legjislacionit të vendit dhe më pas janë deportuar në atdheun e tyre sipas konventave ndërkombëtare.

Identiteti i rremë që kanë mbajtur terroristët e Xhihadit, u krijoi lehtësi shërbimeve sekrete, pasi është e vështirë të provohet se ata kanë qenë vërtetë në Shqipëri, e ca më tepër janë ndaluar nga agjensitë ligjzbatuese. Nëse ndiqeshin procedurat ligjore, terroristët e Xhihadit duhej të qëndronin për muaj të tërë në burgjet shqiptare në pritje të vendimit të formës së prerë nga drejtësia dhe më pas të riatdhesoheshin në vendin nga kishin hyrë në Shqipëri. Kjo rrugë ligjore do ti ndihmonte ata të mos mbërrinin kurrë në Egjipt ku i priste dënimi me vdekje, por në Shqipëri fati dhe ligji nuk ishte në anën e tyre.
Artan Hoxha
Gazeta Shqiptare 26 janar 2008
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Image
User avatar
I-AMESHUAR
Drejtues
 
Posts: 995
Joined: 27 Jan 2009, 01:10


Return to Aktuale

Who is online

Users browsing this forum: No registered users and 1 guest

cron