Vatikani pranon ekzistencën e UFO-ve


Kryeastronomi i Selisë së Shenjtë flet për “vëllezërit jashtëtokësoreâ€
Konferenca e fundit përpiqet të hedhë dritë mbi ekzistencnë e jetës jashtë tokës.
Astronomi më i lartë i Vatikanit është shprehur se s’ka asnjë konflikt mes besimit tek zoti dhe tek mundësia e ekzistencës së “vëllezërve†jashtëtokësorë, mbase më të zhvilluar se njerëzit. “Për mendimin tim kjo mundësi ekzistonâ€, tha reverendi Jose Gabriel Funes, kreu i Observatorit të Vatikanit dhe këshilltar shkencor i papa Benediktit XVI, në lidhje me jetën në planetët e tjera. “Si mund të përjashtojmë faktin se jeta është zhvilluar dhe diku tjetërâ€, tha ai në një intervistë me gazetën e Vatikanit, “L’Osservatore Romanoâ€. Numri i madh i galaksive me planetet e tyre e bën të mundur këtë, sipas Funes. I pyetur nëse ai i referohej qenieve të ngjashme me njerëzit apo më të zhvilluar se njerëzit ai iu përgjigj: “Sigurisht, në një univers aq të madh nuk mund të përjashtohet kjo hipotezëâ€. Në intervistën me titullin “Jashtëtokësori është vëllai im†ai shprehet se nuk sheh asnjë konflikt në besimin se këto qenie ekzistojnë dhe besimin tek Zoti.
“Ashtu siç ka një shumëllojshmëri krijesash në tokë mund të ketë dhe qenie të tjera, edhe inteligjente të krijuara nga zoti. Ky nuk është në kundërshtim me besimin tonë sepse ne s’mund t’i vëmë limite lirisë së kreativitetit të zotit. Pse të mos flasim për një ‘vëlla jashtëtokësor’? Do ishte pjesë e krijimit tonëâ€. Funes, i cili drejton observatorin e vendosur në jug të Romës dhe në Arizonë mbështet mundësinë se raca njerëzore mund të jetë “delja e humbur†e universit. Funes gjithashtu tha se dialogu mes shkencës dhe besimit mund të përmirësohet nëse shkencëtarët mësojnë më shume mbi Biblën dhe nëse kisha është më në korent me progresin shkencor. Ai besoi se si astronom shpjegimi më i mundshëm për krijimin e universit është “big bangâ€. Por ai tha se kjo nuk është në konflikt me besimin se zoti është krijuesi ynë. “Zoti është krijuesi. Ne nuk jemi fëmijë të një aksidentiâ€. Së fundmi Vatikani ka mbajtur një “javë studimi†me 30 astronomë, biologë, gjeologë dhe liderë fetare për të diskutuar mundësinë e ekzistencës të jashtëtokësorëve. Konferenca kishte si qëllim të fokusohej tek perspektiva shkencore mbi subjektin e ekzistencës së jetës jashtëtokësore dhe konsideroi perspektiva të ndryshme nga shkencëtarë ateistë dhe liderë kristianë njëkohësisht. Ishte një ndarje në tetë segmente që niste me çështjet mbi jetën në tokë, origjinën e jetës, banueshmërinë e tokës në kohë dhe mjedisin. Më pas vinte segmenti i hetimit të jetës diku tjetër, në kërkim të strategjive për planetë ekstra-diellorë, formaconi dhe vetitë e këtyre planetëve e deri në kulminimin e segmentit të fundit, jeta inteligjente diku tjetër dhe “jeta hije†– një jetë me biokimi krejtësisht të ndryshme nga ajo në tokë. Folësit në këtë aktivitet përfshinin fizikanët e famshëm Paul Davies dhe Jill C. Tarter. Shumë astro-biologë dhe astronomë ishin të pranishëm për të mbajtur leksione. Aktiviteti u mbajt për të shënuar Vitin Ndërkombëtar të Astronomisë dhe pjesëmarrësit kanë si synim t’i përfshijnë fjalimet në një libër. Edhe pse janë zbuluar rreth 400 planetë jashtë sistemit tonë diellor, çështja e jetës jashtëtokësore mbetet pa përgjigje në sistemin tonë diellor. Edhe pse kjo pyetje nuk mori përgjigje në këtë konferencë, ekzistenca e jetës jashtë asaj që ne njohim këtu në tokë ka një impakt të madh në shkencë e po ashtu në besimin fetar.
Misteret e Vatikanit
Në tetor të vitit 2007, Vatikani publikoi disa dokumente sekrete për procesin gjyqësorë të kalorëseve templarë, duke përfshirë një dorëshkrim që dëshmonte se papa Klementi V e kishte shfajësuar urdhrin mesjetar nga herezia.
Dokumentet e bëra publike nga Vatikani riprodhonin një dokumentacion të plotë të shqyrtimeve papnore të kryera pasi mbreti Filip IV i Francës arrestoi dhe torturoi liderët templarë në vitin 1307, me akuzën e herezisë dhe imoralitetit.
Sipas faqes në internet të Vatikanit, pergamena dëshmon se papa Kelementi fillimisht i çliroi nga akuza për herezi templarët, pavarësisht se ai i konsideroi fajtorë për imoralitet dhe ai gjithashtu planifikonte reformimin e urdhrit. Sidoqoftë, presioni i mbretit Filip e detyroi papën të kthente mbrapsht vendimin e tij dhe të shuante urdhrin në vitin 1312.
Blendina Cara
Tiranobserver