Eshte koha qe shoqeria te investoje me shume per femren

Fenomenet shoqerore te aktualitetit te sotem. Pra gjithcka qe ka te beje me shoqerine e sotme shqiptare. Mirsevini

Moderators: Laert, I-AMESHUAR

Re: Eshte koha qe shoqeria te investoje me shume per femren

Postby angela » 09 Nov 2009, 21:37

I-AMESHUAR wrote:Femra nuk mund ta beje nje gje te tille vetem Angela, ne qofte se burri nuk i ndodhet afer pasi ai ka pushtet mbi kete shoqeri te ndertuar mbi kurrizin e gruas ne shekuj



eshte e pamohueshme kjo I Ameshuar ...por per te kerkuar ndryshimin duhet ta duash me gjithe forcat, keshtu qe ne radhe te pare femra duhet te ndryshoj vetveten duke ditur qe per shume vite ka perqafuar rolin qe i eshte dhene ne planin social dhe jo vetem...
OSARE SEMPRE
User avatar
angela
Drejtues
 
Posts: 133
Joined: 29 Jan 2009, 21:45

Re: Eshte koha qe shoqeria te investoje me shume per femren

Postby HEN-RI » 09 Nov 2009, 22:31

ksanthi wrote:Femra eshte burim jete , qenia me e bukur dhe e zgjuar .Ata qe e keqtrajtojne jane kafshe me dy kembe .





Po ne c'jemi??? Apo ata qe punojne token dhe hedhin faren?...a sjemi dhe ne valle burim jete? :kiss
User avatar
HEN-RI
Drejtues
 
Posts: 155
Joined: 08 Apr 2009, 19:18
Location: AFGANISTAN

Re: Eshte koha qe shoqeria te investoje me shume per femren

Postby HEN-RI » 09 Nov 2009, 22:38

Vitet e fundit te gjithe jemi deshmitare te ndryshimeve rrenjesore qe kane perfshire te gjithe shoqerine shqiptare,ndryshime keto te cilat nuk ka se si te ndodhin pa veshtiresi e pa dhimbje. Shqiperia eshte vendi i vogel i paradokseve te medha, kjo duhet pranuar dhe si rrjedhoje e ndryshimit kemi edhe nje polarizim te nje pjese te shoqerise drejt ekstremeve. Por une desha te ndalesha ne ndryshimin qe ka pesuar femra shqiptare, apo ne ate qe rrekemi ta quajme emancipim apo modernizim, gjithmone nese mund te quhet i tille. Femrat shqiptare sot i sheh duke ecur ne rruge sikur sapo kane dale nga nje sfilate mode, i sheh duke u kapardisur neper lokale dhe duke thithur me stil cigaren, i sheh ne timon, i sheh duke u kujdesur per paraqitjen e jashtme, duke frekuentuar palestrat, institutet e bukurise e kirurget plastike, por duke pasur parasysh qe shumica i mbulojne keto shpenzime me parate e bashkeshortit apo te babait. Nuk jam kunder asgjeje nga ato qe permenda me lart, biles jam nje ato ato qe me sa kam mundesi kujdesem per paraqitjen e jashtme , por jam kunder perpjekjes per ta paraqitur kete ndryshim si emancipim. Sa eshte vertete e emancipuar femra shqiptare e sa rol vendimmarres ka ajo ne shoqeri e ne familje shihet qarte nga shume tregues. Papunesia e larte e femrave, pjesemarrja e vogel ne role drejtuese, shifrat e larta te dhunes ne familje jane tregues me se te qarte per nivelin e ulet te emancipimit. Prandaj une do u beja thirrje femrave shqiptare qe pervec kujdesjes qe tregojne ndaj imazhit te jashtem te investojne me shume per te treguar vleren e tyre te vertete jo thjesht si nje ikone e bukur ne krah te mashkullit, por si nje shoqe jete e afte per te marre pergjegjesi, per te zgjidhur situata, per te edukuar brezin e ri i cili do jete pasqyra e vertete e ndryshimit dhe emancipimit te shoqerise shqiptare ne pergjithesi.
User avatar
HEN-RI
Drejtues
 
Posts: 155
Joined: 08 Apr 2009, 19:18
Location: AFGANISTAN

Eshte koha qe shoqeria te investoje me shume per femren

Postby Laert » 09 Nov 2009, 22:55

ksanthi!

Me fjale fyese femra nuk ka se si gjen vendin e vet qe i takon. Pra sic thekson Angela se femra duhet se pari te emnacipoji veten ne raport si idnivid, ne familje dhe ne pune dhe ne poltike e ne shoqeri. Keto arrihen duke qendruar krahe per krahe me burrin kudo, si ne arsimim, si ne aktivitete feminore, rinore, madhore ne sport, muzike, ne shkence, ne poltike etj.
Krahe per krahe me burrin femra duhet kuptuar ashtu sic e pershkrueva dhe jo te hapi kanale me kazma neper toke me gure, apo ta caji dru, te transportoji ne shpine dru, ushqime, tagji, etj....
Duke i realizuar barazine e saj ne shoqeri atehere femra e ka kuptuar rolin e saj ne jeten shoqerore-politke-artistike,....
Shoqeria ja ka hape deren ne Shqiperi qysh kur esht njofte ky kombe. Prandaj mos e nencmoni veten. Keni femra ne politike qe pengojne te futen femrat ne politike per shkak te xhelozise se po i zene neser vendin etj.. shkaqe.
Po e fitoi kete trofe femra atehere mund te zgjedhe dhe sikur burri pozicionohet kudo. Mos te harrojme dhe ate qe porositi I Ameshuari qe duhen dhe pjese te tjera te shoqerise qe te ndergjegjesosohen per rolin dhe prezencen e femres ne dinamiken e shoqerise. :flm
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

Previous

Return to Aktuale

Who is online

Users browsing this forum: No registered users and 1 guest

cron