Eshte koha qe shoqeria te investoje me shume per femren

Fenomenet shoqerore te aktualitetit te sotem. Pra gjithcka qe ka te beje me shoqerine e sotme shqiptare. Mirsevini

Moderators: Laert, I-AMESHUAR

MENTALITETI TURKOSHAK PER FEMREN!

Postby Laert » 21 Aug 2009, 11:25

Semundjet e shoqerise, sidomos mentaliteti turkoshak ndaj grave dhe vajzave, nuk mund te sherohen duke nxitur urrejtjen e aq me pak hakmarrjen ne mes dy gjinive!
Image
LLEMADEO

Shoqeria shqiptare, ne lidhje me cdo zhvillim, ka me se dy mije vjet qe eshte „invalide“ nen shtypjen e te pakten tre perandorive gjigande; si ajo e bizantit, romes dhe e osmanve, apo e pushtimeve te here mbas hershme nga fqinjet’ si greker, sllave, etj. Pushtime te cilat ne cdo kohe sbene asgje tjeter, pervec perpjekjeve per te cfarosur nje komb te tere, dhe kur nuk munden te ja arrijne cfarosjes, ata mbollen mentalitetet e tyre me te egra.
Dihen qarte qendrimet mesjetare ndaj gjinise se bukur, grave dhe vajzave, kudo ne bote, por kryesisht ne ate pjese te botes qe e rrethonte kombin shqiptare.
Ndersa ne vitet 1300-1600 ne europe grate i ekzekutuan duke i shkyer edhe per kembesh nen akuzat se gjoja ishin shtriga, ne Orient mbusheshin haremet me robina-seksi ku cfryheshin dhunshem dufet seksuale te sulltanve e deri te ushtarkeve te tjere te larte, apo ministrave te atyre oborreve…!
Nen ate ndikim ererash te atyre shekujve te zymte, gjendej gruaja midis shoqerine Oksidentale dhe Oriantliste, por me nje shprese per tu cliruar nga dhuna e gjithanshme apo krimi absurd kunder saje!

Ndersa ne shqiperi, disa zakone e kode te vjetra, te thena apo te shkruara, na e paraqesin gruan shqiptare si nje individ ne shoqeri qe kishte nje ngarkese te madhe ne familje me te drejta te kufizuara ne maksimum, por qe ne fund te fundit ajo nuk po ekzekutohej fizikisht nen akuzimin per shtrige, sic ndodhte ne europe…, por as nuk po binte prehe masive e dhunes seksuale te haremeve orientaliste…!
Nen ato erera te stuhishme, erdhi gruaja shqiptare deri ne shekullin e njezetet, here me xhublete e here me fustanelle, here me rashe te zeze e here me brendeveke, here me shami e here me pantallona si burre’ eshtra dale…rreshkur e thare „veprave“ te pesvjecarve apo kooperativave bujqesore… E me ne fund’ shyqyr zotit’ arriti deri tek vitet 1990 ku veshi lirshem cfare deshi, kendon e kercen si te doje e ku te doje, studjon, punon, jeton lirshem edhe e vetmuar po te doje, nderton lirshem familjen e vet, apo e shkaterron ate dhe kur te doje…!
Pasi ne fund te fundit, sado qe te ndodhin raste ekstreme ku ajo shtypet nga dhuna e burrecave…, serish del ajo fitimtare pasi e mbeshtet ligji i vertete, kur ligji i maliqit…nuk ka fuqi te korruptuarish me!

Mirpo a jane sheruar semundjet e mentaliteteve te shoqerise shqiptare ne lidhje me rolin e gruas ne shoqeri?
Megjithe perpjekjet e gruas ne shoqerine shqiptare per te zene vendin qe meriton, pervec semundjes se mentalitetit turkoshak ndaj gjinise se bukur, koha ka sjelle ne skene dhe nje dukuri te re negative; ku tashme grate dhe vajzat ne luften e tyre per ta cliruar veten nga ai mentalitet e kane kthyer veten shpesh ne agresore te „armatosur“ me armet me te renda, qe nga sopata, thika, helmi apo zhdukja pa lene gjurme…ndaj burrave te tyre, edhe pse ato jane raste ekstremisht te radha, por ato po e bejne ate’ thjeshte vetem pse nuk i duan me dhe se nuk done te jetojne me me ta!
E ajo i ka tranformuar ato lloj grashe ne gjysem-meshkuj e gjysem-gra, ne ate rrebelim agersiv deri ne inkriminim.
Ndersa theksoj ketu se; nuk i shkojne aspak, asnje lloj gruaje ne gojen e saje, fjalet helmuese si; tradhetare, i lig, ne varr te pafsha, vdekja te pret, varri i zi te mbulofte, shpirt zi, sme deshe kurre, vrases etj. fjale te shemtuara qe shajne, shpifin, lendojne aq shume burrat, te cilet me apo pa shkak jane ndare nga grate e tyre… Fjale qe tashme i perdorin rendomte deri edhe qindra kengetaret- pseudokengetare…, te cilet kane mbushur ekranet televizive, biles bejne dhe koncerte e fitojne para me kenge aq famezeza…!
Kengetare te cilet ne vend qe ti prijne shoqerise me kenge e tekste njerzore, shpirterore, qe te mbjellin dashuri miresi e bukuri e shprese me plot tinguj te kendshem, me plot rrespekt, qofte edhe per ate’ qe ka ikur, burre apo grua, nese te pakten vetem nje here kane shkembyer qofte edhe nje puthje dashurie, ata hedhin aq helm mbi fatkeqesine e te tjerve.
E si mundet te helmohet publikisht, qofte edhe me nenkuptim, qofte edhe pa ja permendur emrin, si mund te kryhet nje krim teorik ne ate menyre sic bejne ato kenge e kengetare me aq akuza, shpifje e sharje kunder partnerve, kunder prinderve te atyre femijeve te cilet do te ndihen te lenduar sa here te jene perballe ekraneve televizive duke degjuar kenge te tilla me aq mllef e urrejtje tingujsh e fjalesh kunder grauas qe iken, apo burrit qe iken me apo pa shkak. Ata femije, kur degjojne kenge te tilla absurde, qe do te ua ringjallin ne kujtese cdo gje te prinderve te tyre ata do qajne aq here, do vriten thelle, mbase aq thelle sa te humbasin dhe shpresat per jeten! E ato kenge, mjerisht’ vetem pesimizem, urrejtje, nxitje per ndarje, nxitje per krim ndjellin e asgje me shume etj!
-Kur degjohet kenga me fjale te tilla si; …djegejani te tere fustanat…(sdi se kush kengetare e kendon), te duket vetja se gjendesh ne nje skene terrori…te kohes se hitlerit, kur ua digjnin rrobat roberve te luftes…
A thua valle qe gruaja shqiptare te jete akoma si nje rob lufte, ku i mbahen rrobat peng kur ndahet, ku nuk lejohet te takoje apo ti marre femijet e vet, ku nxirret jashte shtepie ne rruge te madhe me dhune etj. Etj.?
Kenget famezeza, te cilat skane aspak qellim mbrojtje ndaj gruas, e aq me pak qellim denoncues per vuajtjet e saje, per shkeljen e te drejtave te saje, thone ate qe ndodh vertete! Gruaja shqiptare ne te gjitha trojet eshte viktime e kohes e mentalitetit turkoshak akoma!

***
Njeriu eshte nje qenie qe ndikohet, reagon, zgjohet, trembet, frikesohet, trimerohet, dashurohet, butesohet, qan, vajton nga dhembja, lumturohet nga dashuria, etj. Gje qe nga kenge me fjale te liga, ndikohet cilado grua qe ka sdo pak stres apo keqkuptim me burrin, si dhe anasjelltas…
Mirpo sikur ne mediat vizive te cfaqeshin sa me shume kenge me permbajtje pozitive, qe shpreh dhembje per ate qe ka ndodhur midis dy partnerve, si dhe ben thirrje per rikthim…apo shpreh rrespekt ne kujtim te mire, si nje kenge e njohur tashme; me titullin „Kontrast“, sigurisht qe shume gra dhe burra te ndare per gjera kote, do te ndjenin mall per njeri tjetrin dhe ndoshta do te kerkonin udhe per te falur njeri tjetrin!

Nuk mund te me thote asnje grua ne kete bote, sado e lumtur qe te jete me partnerin e saje, se nese ajo kalimtthi shikon ne udhe nje burre te pashem, vecante te pashem dhe nuk e kthen kryet ta shikoje me nje ndjenje te bute miresie. Ashtu si dhe cdo burre do ta bente ate ne cdo rast kur ven re nje grua te bukur qe po kalon atje tej, edhe pse ato pike-shikime sdo ti kene me kurre ne jete, pasi kalimtaret skthehen me andej…!
Pra eshte fjala per ndikimin qofte edhe me te thjeshte, kur dicka, cfardo, na ben te ndikohemi, e sidomos e bukura e forte apo agresiviteti i forte!
Prandaj them qe jemi te ndikueshem si nga e mira apo e keqja, si nga kenget qe percjellin energji pozitive ku mbjellin miresi, mall, dhembje, pendim, apo ato qe percjellin energji negative dhe mbejllin agresivitet, urrejtje, hakmarrje etj!
Asnje shtet, asnje popull i qytetruar nuk e ka aq agresiv fjalorin e kengeve me tema ndarjesh midis partnere apo dashurive te deshtuara, por kane kenge qe shprehin dhembje, mall pendim, flaje, adhurim, kujtim, mos-harrim e shume ndjenja te bukura me te cilat ushqejne jo vetem rrespektin e ruajtur ne shpirt per partnerin e ndare, por dhe miresine, pozitivitetin per shoqerine ku jetojne, gje qe i ben partneret e ndare qe te ruajne edhe mbas ndarjes se tyre nje miqesi njerzore komunikimi e rrespekti reciprok!
Duke e mbyllur kete pike te kendveshtrimit tim, theksoj se; Pavaresisht te metave te shoqerise per ta vene ne vend rolin e gruas ne shoqeri, grate dhe vajzat duhet qe me gjithe forcen e miresise se tyre dhe te bukurise se tyre’ te cilen e kane thelle ne shpirt por dhe ne pamje, te dine ti perdorin ato virtyte vlerash te bukura’ per ta sjelle shoqerine ne binare vetem me dashuri dhe miresi e jo me urrejtje apo kundervenie luftarake’ deri me ate ndjenjen e hakmarrjes ndaj burrave, gje qe i ben ato te humbasin rolin e vet te natyrshem si gjini e bukur!
Nje shoqeri do te gjendet shpesh e rrezikuar ne dy faza kulmore te saje;
Se pari ne fazen kur te clirohet nga shtypja e gjate dhe se dyti nen ngazellimin e asaje deshire per tu ndjere gjithnje si i-e persekutuar…! Pikerisht ne ato dy faza, individe te vecante rrebelohen dhe shaktojne katastrofa ndaj vetvetes, gje qe prekun dhe shoqerine masivisht…!
Dukuri tjeter mjaft negative ne shoqerine shqiptare eshte perdorimi i disa emertesave banale per grate dhe vajzat, apo e disa folejve me cilesime po aq banale qe e ulin vleren e grave dhe te vajzave shqiptare!
Tashme eshte bere e modes, qe rendomte te perdoret fjala-emertesa; Femer, femra shqiptare, femrat tona, ne femrat, boh cfare femnet, femen bote, a ke femer, e kam nje femen…etj.

Ndersa ne vendet e qyteruara, fjala; femer, thuajse eshte thjeshtezuar nga fjalori fare, gje qe po te ja drejtosh nje zonje apo zonjushe ate fjale, si pergjigje merr nje injorim total!
Dhe ajo eshte shume e drejte, pasi fjala femer eshte perdorur ne kohe te lashta per gjene e gjalle; ku shpesh shtrohej si pyetje; „ta beri… vicin, qengjin, derkucin, mezin… femer apo mashkull…?“, etj.
Ndersa njerzia ne mesjete edhe ne vendet tona me te prapambetura, gruaja eshte thirrur Zoje shtepie, vajza; vajze, cike, cuce, goce, etj. si dhe, djali; djale, cun, voc, apo burri; burre, dhe asnjehere femen, apo burri’ mashkull e aq me keq; mashqi!
Ato lloj epitetesh kane filluar qe ne diktature, ku degjoheshin rendomte shprehjet, “roli i fmervae ne shoqeri“ etj. Por filluan te perdoren masivisht mbas viteve 1995 ne shqipri dhe kudo ne trojet shqiptare, gje qe flasin per nje vet-xhvleftesim qe i ben shoqeria gjinise se bukur.
Rendomte degjon te rinjte kosovare ne perendim te thone; Ani, qysh e kie femnen, a ke femen, e kam ni femen…
Te tera jane dialketikisht dhe morfologjikisht’ simbas gjuhes se mirfillte shqipe te folur, jane thenie tejet banale qe mund ti drejtohen nje zonje apo nje zonjushe, nje vajze apo gruaje. E aq me keq kur ato perdoren edhe ne konferneca zyrtare ne shqiperi, apo ne tryeza grashe intelektuale.
Tjeter gje e rendomte ne ate lloj fjalori ndaj vajzave dhe grave vjen fjala; „Gjueti“…!
Kontaktet me shikime midis djemve dhe vajzave, ne shqiperi quhen gjuajtje!
Serish nje fjale qe e ul vleren e zonjushave apo te zonjave shqiptare, fjale rruge.
Gjujatje perdoret kur nje qen gjuan lepura, ndjek nje gjallese tjeter per ta ngrene...per ta zhdukur!
Eshte tejet okupative ajo shprehje, me nje tingull qe ste ngjall gezim, knaqesi, por menjehere ta con mendjen tek qeni dhe lepuri…tek gjuetari ne pyll me cifte ne dore, tek ndjenja e lige dhe aspak e bukur!
Ne vend qe te thuhet ashtu bukur; me rrezatonte me sy, e rrezatoja me sy, po e ndiqja me shikim, me nidqte me sy, me veshtronte vazhdimisht, u shikuam gjate, kalimthi me shikoje, konaktuam me sy… etj. Fjale te bukura qe e lartesojne me shume bukurine e komunikimit dhe rolin e gjinise qe i drejtohet fjala.
Menyra e te folurit, komunikimit me njeri tjetrit, midis dy gjinive ndikon jashtezakonisht shume ne cdo fushe te zhvillimit te shoqerise!
Sa me i ashper dhe banal te jete ai komunikim, ai kontakt, sa me agresiv te jene ato marrdhenie, aq me e pa qytetruar eshte ajo shoqeri!

***
Shikojme ne europe dhe ne vende te vecanta te orientit’ vepra arkitektonike perrallore, keshtjella, apo vila te ndertuara ne vende te vacanta, ku shimica e tyre kane nje pamje deri hyjnore’ ne cdo plan ndertimi e zbukurimi, gje qe te ben te kuptosh qarte se aty ka ndikur dashuria e bukur midis paleve, ne frymezimin e autorve apo ideatorve per te ndertuar dicka me kushtim, sic jane mijra prej atyre veprave qe u jane kushtuar grave te dashuruara, qe nga Taxchmahalli e deri ne pallatet perrallore ne vende te ndryshme te europes.
Pa llogaritur ketu milona poezite apo pjeset muzikore, kenget e deri tek pikturat me kushtim te vecante njerzve reale, grave, ku artistet e mdhenje, shpirtbukurit e njerzimit ua kane kushtuar grave te tyre, te dashuruave te tyre, mikeve te tyre, nenave te tyre, motrave te tyre, gjithnje me ate qellim per ti bere te pa vdekshme dhe te pa harrueshme, pervecse per te ua shprehur ne jeten e gjalle gjithe dashrine e tyre per ato!
Ndersa ata asnjehere nuk i thirren ato me fjalen e vogel e percudnuese;“femera“, por zonja, zonjusha, hyjnorja, madheshtorja, e madhnueshmja, Engjellorja. Ose sic i kane thirrur dhe shqiptaret e vjeter gjyshet e nenat tona me fjalet; Finsnikja, Zana, shtojzovallja, e mira, e bukura etj.!
Mirpo po ta shikojme ne kete kendveshtrim’ se sa eshte perjetesuar figura e gruas shqiptare ne artin e se bukures, do te shohim nje varferi tejet te mjere, ku dhe ato pak zonja shqipetare te cilat kane arrite te bejne emer ne historite e kombit tone, ekzistojne aq te minimizuara ne anen figurative ne vepra fizike, por dhe ne vepra arti!
Pamja e Teutes’ e mbretereshes Ilire, njeres nder mbretereshat me ne ze te historive antike ne bote, ekziston si skulpture e nje artisti italian te kohes se fashizmit vene diku mbi nje banke te Durresit dhe asgje me teper. Ne nje kohe qe cilido shtet po te kishte nje figure te tille, do ta kishte bere mal’ figuren e saje ne art.
Ndersa grate e tjera qe nga Princesha Donika Kastrioti e deri tek heroinat dhe rilindeset e kombit e deri ne ditet e sotme, si; Nora e Kelmendit, Tringe Smailja, Dora Distria, Musine Kokolari, e shume e shume te tjera, ekzistojne vetem neper ca grafika muzeumesh, te mbytura nga fotot e shumta te grave qe iu bene diktatures krah i djathte ne shtypjen e popullit, e qe tashme kane pushtuar deri dhe enciklopedine shqiptare, duke lene jashte saje’ gjithe grate shqiptare me vlera te verteta kombetare dhe njerzore!
Ndersa pas emrit te Nenes Tereze u sulen ta perjetesonin jo gjithaq me dashurine dhe nderimin per ate qe ajo ka qene grua, por me ate vuajtjen e shume autorve’ qe te fitojne fame per emrat e tyre, duke bere dicka per emrin e saje, ca skulptura apo libra qe shpesh nuk e prezantojne realisht gjithe madheshtine hyjnore te saje!

***
Ndersa duke e mbyllur ketu, kete Analize-kendveshtrim timin per grate dhe rolin e tyre ne shoqeri…, do te iu beja thirrje te gjithe grave dhe vajzave shqipetare, qe te bejne me shume vete ato per emrin e tyre, per gjinine e tyre te bukur, per vetveten’ duke e dashur vetveten akoma me shume me miresi dhe qellim-bukuri, qe pastaj te duhen dhe te nderohen sic e meritojne edhe nga gjinia e forte burrerore. Gjini e cila do te beje mrekullira per hire te tyre, nese ato do te dine ti vene burrat me miresi e dashuri ne sherbim-njerzore te tyre, burra te cilet, ne vende te tjera te botes, burrat e botes, kane krijuar vepra arti, deri hyjnore me duart e tyre’ vetem e vetem per hire te dashurise, te bukurise e miresise se grave me shpirt te bukur te cilat kudo qe hedhin gjurmen shendrisin miresi!

Llemadeo
Gjermani - 21 gusht 2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

MENTALITETI TURKOSHAK PER FEMREN!

Postby Laert » 21 Aug 2009, 11:46

Temen sociale qe ka sjelle Llemadeo esht aktual. Edhe pse u hape Shqiperia me Perendimin, vazhdon avazi i sjelljes se familjes ndaj vajzes si ne kohen ballukes.
Me goje jemi europian dhe kur shkojne ne shtepi jane si ne Turqi, ulen ne toke duke i pase tavolinat dhe karriket dhe ndjekin avazin e tyre.
Djemte kane te drejt te bejne c'ka te duan, te bredhin, te shijojne lule me lule vajzan dersa vajza nuk ka te drejt te dale ne shetitje dhe as te shohe asnje sy djalit dhe mundsisht me fustan qe te mbuloji edhe kepucet e tyre.

Lere mandej qe te drejt ka mashkujt per ta rrahe femren duke filluar nga e zonja e shtepise dhe vajza per ti pregatite te burri per me ule koken dhe numeruar dajakun. Burri te kete gruan ne shtepi, te beji pune e te linde sa me shume femije............, ndersa burri te dashuroji e te beji sekse me femra......
Pra kemi te bejme edhe me liberalizmin e burrit dhe me konservatorizmin, prapambetjen mesjetare osmane te femres ne familjen shqiptare edhe sot.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

Eshte koha qe shoqeria te investoje me shume per femren

Postby I-AMESHUAR » 30 Oct 2009, 18:07

Behen shume debate kohet e fundit rreth kesaj teme ne te gjithe ambjentet kulturore dhe politike mbi investimin qe duhet bere ndaj femres.
Marrim ne detaje shoqerine duke arritur ne nuklin familjare nga ku niset edukimi i individit te ri.
Rendesia e femres
Kemi femren qe si ne kanun ashtu dhe ne shoqerine moderne mban peshen kryesore dhe te pazevendesueshme ne krijimin e familje dhe mirmbajtjes se saj duke u nisur nga menyra e organizimit te jetes familjare dhe duke arritur ne edukimin e burrit dhe te femijeve brenda shtepise.
Kemi femren qe kanuni e ruan te paprekshme dhe i jep nje rendesi te vecante ne ambjentin mashkullore mjafton rasti kur midis dy burrave qe po grinden futet nje femer grindja mbyllet menjehere(ketu gjithmone nqs nuk grinden per femren ;) ).
Kemi rastin ne nje perqindje shumice ne familjet shqiptare qe femra drejton edhe ekonomine e shtepise qe nga ushqimi,veshmbathja dhe duke arritur deri ne kursimet monetare etj.
Apo rasti kur femra pervec familjes shkon dhe te punoje dhe sjell nje rroge ne shtepi si burri i saj pa lene menjane punet e shtepise.

Shqetesimi im lind nga oservimi i familjes shqiptare sot brenda dhe jashte kufijve shqiptare ku edidentohet nje problem qe kerkon nje vemendje te vecante per sa i perket te ardhmes se familjes shqiptare e cila po humbet ca vlera te shenjta dhe qe kane sakrifiku breza te tere per ti ruajtur dhe trasheguar ne shekuj.
Mirepo duke qene se familja ka boshtin kryesore femren ajo eshte nen presionin e "modernizimit" apo levizjeve feministe qe jane vetem nje fasade e jashtme qe luan me femren thjesht duke e vene kundra burrit por jo duke e bere te bashkepunoje por thjesht duke cveleresuar vlerat e saj hyjnore. Sepse sote shoqerite moderne kane vene ne qender femren pasi e kane kuptuar qe ajo ka celsin e gjithckaje ne shoqeri dhe ne qofte se ajo do jete e vetme pa seksin tjeter mashkullin atehere eshte e lehte ta mundesh dhe ta trasformosh ne nje arme te fuqishme qe mund te shkaterroje cdo gje qe i kerkohet.
...vijon me vone...


Pyetja lind vetvetiu - duhet ta ruajme femren dhe te investojme me shume duke e mbrojtur dhe evidentuar vlerat e saj te pa mohueshme qe natyra i ka dhuruar?
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Image
User avatar
I-AMESHUAR
Drejtues
 
Posts: 995
Joined: 27 Jan 2009, 01:10

Re: Eshte koha qe shoqeria te investoje me shume per femren

Postby I-AMESHUAR » 30 Oct 2009, 20:36

Ja cfare shkruan Z.Pishak Zhgaba

FEMINIZËM MASKILIST

Thënia “Gratë ulen mbi fatin e tyre” ka bërë tashmë historinë e feminizmit në botë. Megjithë luhatjet e kuotave të saj gjatë historisë së lëvizjes feministe, duhet pranuar se kjo thënie e ka një farë elegance, edhe pse flet, tek e fundit, për diçka që moralisht mund të konsiderohet vulgare. Simpatia që kjo thënie ngjall zakonisht nuk varet vetëm nga nënkuptimet intriguese, as nga forma prej batute, por nga fakti se lidhet me tema të mëdha që i kanë rezistuar kohës, të paktën në praktikat sociale. Me fjalë të tjera, përmban një lloj të vërtete.

Të hapësh një debat për feminizmin ose për postfeminizmin nuk është e thjeshtë. Tema është sa e gjerë aq edhe aktuale; ndërsa rreziku i rrëshqitjes së debatit në kënetat e stereotipave ose në llogoret e gjinive është i gjithpranishëm. Në internet më shumë se kudo.

Nga ana tjetër, provokacionet e feministeve dhe e pseudofeministeve nuk mungojnë. Provokacionet lypin shpeshherë përgjigje. E kam fjalën për librin e fundit të Debora Ferretti, “Manual për kurvat e reja“ (Manuale delle Giovani Mignotte), që po shkakton diskutime të pafund në internet e gjetiu. E kuptoj që në botën e librave nuk mungojnë as provokatorët e as tregtarët, por tetë principet e sjelljes si kurvë, që numërohen e mbështeten nga autorja, më duket se kanë të bëjnë me një kulturë të caktuar që është rrënjosur prej kohe në shoqëritë moderne. Ndaj jam i mendimit që kësaj radhe t’i diskutojmë përtej strategjisë komerciale të shtëpisë botuese të radhës. Në pritje që ndonjë tipograf në Shqipëri ta përkthejë e ta shtypë me mijëra kopje…

Le t’i shkojmë në zemër problemit. Autorja Ferretti në një intervistë thotë midis të tjerave (përmbledhja dhe përkthimi janë të miat): “Fakti është se indi moral në shoqëri është liruar shumë kohët e fundit. Libri lind nga vëzhgimi i dinamikave midis burrave e grave dhe midis grave e grave, nga leximi i gazetave dhe shikimi i mediave. Jetojmë në një epokë që e shndërron feminilitetin në mall dhe më pas e ngre në podiumin e protagonistes absolute. Qëllimi i manualit tim është që femrat ta ngrenë lart feminilitetin e tyre pa ngatërresa morale dhe pa etikë të rreme. E dimë mjaft mirë se, të hijshme ose jo, gratë e arrijnë diçka me një rrahje të qerpikëve, një mbivendosje të këmbëve, një shikim miklues. Bën pjesë në dinamikat sociale, të ligjeve të marketingut. Megjithatë vazhdojmë të habitemi. Të jesh kurvë nuk do të thotë të dukesh si e tillë. Femra e veshur mirë dhe e nxirë që në janar jo detyrimisht është më e disponueshme se zonjusha bon ton. Ne femrat e dimë fare mirë se kur të prishet makina, del gjithnjë një mekanik që ofrohet të na ndihmojë. Kur macja hip në çati komshiu është i gatshëm ta marrë. Në qoftë se e do racionin më të madh mjafton ta miklosh kamerierin. Është diçka gjenetike: burrat për të na tërhequr vëmendjen dhe për të pasur shërbimet tona, duhet në një farë mënyre, në kuptimin shumë figurativ, të paguajnë. Më jep, të jap. Gjenetikisht, nga ç’ka shoh përreth, femra është kurvë dhe burri është i predispozuar ta pësojë sharmin femëror. Përtej këmbëve, vitheve dhe lëkurës, kurvëria është inteligjencë”.

Ja cilat janë tetë parimet që komentohen e mbështeten nga autorja italiane.

1. Të sillesh si kurvë është e drejtë

2. Të sillesh si kurvë është e moralshme

3. Të sillesh si kurvë është çlirim

4. Të sillesh si kurvë është detyrim

5. Të sillesh si kurvë është inteligjencë

6. Të sillesh si kurvë është antidot i keqardhjeve

7. Të sillesh si kurvë është argëtim

8. Të sillesh si kurvë është kënaqësi fizike

Parë në rresht duken të thata, por parimet mbështeten nga arsyetime të posaçme. Të sillesh si kurvë është e drejtë sepse ka të bëjë me lirinë; është e moralshme sepse respekton ligjet e natyrës; është çliruese sepse zbyth hipokritët; është e detyrueshme sepse feminiliteti duhet ushtruar deri në fund; është inteligjente sepse përfitimet janë materiale dhe morale njëkohësisht; të sillesh si kurvë është antidot i keqardhjeve sepse të heq çdo frustrim; është argëtuese sepse të zbavit e nuk të lodh; është kënaqësi sepse mund të zbulosh aspekte të ndryshme të seksit.

Nuk besoj se ky libër është gur kilometrik i feminizmit; them se duhet të ketë të tjerë nëpër botë që e trajtojnë temën në fjalë. Mirëpo, kam arsye të besoj se pavarësisht nga këshillat provokuese të autores, fotografia (diagnoza do të thoshte dikush tjetër) që i bën ajo shoqërisë së sotme është e saktë. Në kuptimin që kurvëria, ose në daçi sjellja si kurvë, është mjaft e përhapur në shoqëritë e sotme perëndimore. Më thonë se në Shqipëri, po të kishin gojë, motelet do të rrëfenin shumë të pathëna për lidhjet midis pushtetit dhe femrave të vetëdijshme për feminilitetin e tyre. Që pushteti ekonomiko-politik në Shqipëri e ka me qejf të shoqërohet nga vajza të bukura dihet nga të gjithë. Por nuk di sa në modë është nga ana tjetër; d.m.th. sa status symbol prodhon për femrat shoqëria me meshkujt pusht(etarë). Tani për tani, di vetëm që nuk mund të më shiten eskluzivisht si “viktima” të pushtetit mashkullor.

Ajo që e shndërron librin e lartpërmendur nga një provokacion në një veprim kulturor është pikërisht shitja e mesazhit të tij me petkat e një feminizmi modern të vetëdijshëm, që i kundërvihet edhe vetë femrave që nuk e mendojnë në të njëjtën mënyrë. Në qoftë se duhet t’i vija një emër, do ta quaja “feminizëm maskilist”, pasi një feminizëm i tillë veçse shpie ujë tek mulliri i atyre që femrën e shohin vetëm si objekt seksual për të kënaqur epshet seksuale ose thjesht ekzibicioniste. E këtu jemi në një fushë që shkon përtej moralit dhe moralizmit. Përdorimi i sharmit femëror është thikë me dy presa. Aty për aty mund të çojë në rezultate të shpejta, por në periudha afatgjata, gjatë të cilave piqen stereotipat e rastit, vështirë se mund të sjellin diçka të mirë. Tek e fundit, edhe burrat mund të ndërgjegjësohen për armët femërore të kurvërisë dhe t’i përdorin ato kundër vetë grave. Në këtë rast, them se do të ishte vetëvrasje për gjininë femërore. Për fat të mirë ekzistojnë homoseksualët: gozhdët ku has sharra e femrave të lartpërshkruara.

Manuali i ri duket “modern” vetëm se thyen ndonjë tabu leksikore. Ndofta edhe për faktin se rreket të interpretojë aspekte të shoqërisë së sotme, ku femrat që i respektojnë fetarisht parimet e mësipërme duket se po shtohen pak si shumë. Përndryshe këshillat e tij, edhe pse kinse antikonformiste, mbajnë erë myk së largu. Fakti që është shkruar nga një femër nuk do të thotë asgjë. Arsyeja kryesore? I sheh gjinitë njerëzore të ndara në thelb. I shikon burrat e femrat si kundërshtarë në një lojë pa ndjenja, plot hile e rrena. Por jeta nuk është lojë dhe as mund të jetohet me gënjeshtra.
http://xhaxhai.wordpress.com
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Image
User avatar
I-AMESHUAR
Drejtues
 
Posts: 995
Joined: 27 Jan 2009, 01:10

Re: Eshte koha qe shoqeria te investoje me shume per femren

Postby I-AMESHUAR » 31 Oct 2009, 12:48

Zinxhirët dhe modeli presidencial

Image
Shqiptarët janë nevrikë. Irritohen njësoj: si kur marrin pjesë në kortezhin e gjatë të një ceremonie varrimi, ashtu edhe pas dyerve të maternitetit, në pritje të lindjes së fëmijës… Portreti i tij sa është i ekzaltuar aq edhe ka mllef. Kështu, dy ditë më parë, pasi historia e familjes nga Peshkopia bëri xhiro në të gjitha mediet e botës, doli e u prononcua edhe Presidenti Bamir Topi. I irrituar, për mbajtjen lidhur për 20 vjet me radhë të dy vajzave të sëmura në Peshkopi, po aq i shqetësuar u tregua për femrën shqiptare, e cila, sipas tij, tashmë duhet të emancipohet, por edhe të ketë fizionominë e misionares Nënë Tereza.

Këtë të fundit po e lëmë ta diskutojmë njëherë tjetër, atëherë kur edhe Presidenti të kujtojë se shoqëria shqiptare, në përqindje më të madhe i përket besimit mysliman e, me këtë tezë të kreut të shtetit, mund të ndiheshin të fyera. Sikurse po anashkalojmë edhe paralelizmin e tij, midis emancipimin të femrës shqiptare dhe dy grave në zinxhir(!) Ndaj, këtë herë po mundohemi të kuptojmë çfarë donte të thoshte presidenti i një vendi me 3.5 milionë banorë, përballë faktit anormal e tragjik të izolimit të dy femrave, ndërsa deklaroi se “kjo është e pafalshme për të gjithë..!”. Sa për të informuar lexuesin, fjala është për një tjetër histori fatkeqe të frikshme në vendin tonë. Pas rastit në Levan të Fierit, të 25-vjeçarit, i cili jetoi për tre vjet më radhë i lidhur në zinxhir, për shkak se gjyshërit kishin frikë mos ai sulmonte në agresivitet fqinjët, një tjetër ngjarje në Maqellarë të Peshkopisë e bëri të flasë publikisht edhe Presidentin. Dy motrat, Thëllënza dhe Fidane Keshi, përkatësisht 47 e 38 vjeçe, të cilat mendohet se jenë të paafta mendërisht, 20 vjet me parë u lidhën nga babai i tyre, Dine Keshi, me pretendimin se, kur të dilnin në rrugë, njerëzia do të tallej me to. Jo vetëm për këtë arsye, por plaku, në kushtet mjerane ekonomike, zgjodhi jetë të re për dy vajzat e tij, edhe për shkak se do t`i duhej të endej në kërkim të tyre, për shkak të pasojave të sëmundjes, ndërsa i duhej kohë të punonte për të siguruar ushqimin për to. Më pak fjalë, ky fshatar, në kushtet e pamundësisë për të gjetur një strehë a përkujdesje profesionale për të bijat e sëmura, vendosi të jetojë me familjen në një mënyrë krejt të tijën, vetëm pse tashmë rastësisht merrnin frymë, por, si qenie të gjalla, duhej të ushqeheshin, të pinin, të flinin…
Mbase ka ardhur koha kur shqiptarët do të kenë gjithnjë e më shumë hapësirë, për të rrëfyer për vetveten. Dhe jo vetëm se, në këtë rast po i ndihmon Presidenti Topi, por se zbulimi i një rasti të dytë zinxhirësh, vetëm brenda pak ditësh, do të pasohet me pafundësi historish të ngjashme në tërë vendin. Pra, do të kenë rastin të dëshmojnë që e kanë kuptuar se duhet ta njohësh vetveten, më qëllim që më lehtësisht të të njohin e t’i njohësh të tjerët. Ngjarja në Maqellarë të Peshkopisë, apo të tjerat para e pas saj, as më pak e as më shumë dëshmojnë mungesën e institucioneve shtetërore, më së paku prej 20 vitesh. Ato janë dëshmi ende të gjalla, për t`i treguar edhe Presidentit Topi: Po është e vërtetë që kjo është e pafalshme për të gjithë! Por, prej nga ka ardhur Presidenti ynë që, ashtu si edhe shtetarë të tjerë, deri tashmë nuk dinë asgjë ç`ka ndodh në territorin shqiptar, i cili përshkohet deri edhe në fshatin më të humbur brenda 24 orëve?! Thua, andej nuk bie asnjë rrugë para zgjedhjesh, apo Maçellara është e parëndësishme në vendimmarrje?! Djali në Levan dhe dy motrat në Maqellarë dëshmojnë forcërisht apatinë shoqërore, por, kryesisht degradimin e shtetit nga qeliza e tij; nga përfaqësuesi lokal e deri te vetë kreu i tij. Siç duket, shqiptarët dhe Presidenti i tyre do të kenë mundësi të tregojnë se, pavarësisht se jetojnë në kalendarin e Internetit, janë të vonuar për të shembur muret e errëta mentale, ato mure që nuk na lejojnë të shohim me qartësi për çfarë jemi, kush jemi…
Anila Prifti
Libertas
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Image
User avatar
I-AMESHUAR
Drejtues
 
Posts: 995
Joined: 27 Jan 2009, 01:10

Re: Eshte koha qe shoqeria te investoje me shume per femren

Postby ksanthi » 01 Nov 2009, 18:53

Femra eshte burim jete , qenia me e bukur dhe e zgjuar .Ata qe e keqtrajtojne jane kafshe me dy kembe .
Image
User avatar
ksanthi
Drejtues
 
Posts: 603
Joined: 05 Mar 2009, 19:37
Location: Italy

Re: Eshte koha qe shoqeria te investoje me shume per femren

Postby kokërrmeli » 01 Nov 2009, 21:43

Pyetje me vend, por te pyetja qendron edhe problemi, pse duket sikur femna e ka fajin.
Se kjo tregon qe shoqeria asht pikrisht faktori kryesor qe e shtyp femnen, sepse m'varet prej shoqnis se si trajtohet individi.
Pra qe femna t'jet plotesisht femer (individ) duhet qe shoqnia ta ndrrojn pikpamjen kundrejt femnes, dhe at'her automatikisht femna gjen vendin e vet, pa ken nevoja hiç me i kriju kushte, se po i mungunen kushtet femnes si individ, dmth qe shoqnis i mungon diça per me u thirr e till.
Sado mundojuni me e shkollu femnen, me e 'eduku' me i kriju kushte, kur ajo jeton ne nji shoqni qe e mban nen trysni t'vazhdushme, asht me e vra dy her
kokërrmeli
Drejtues
 
Posts: 84
Joined: 01 Jul 2009, 23:01

Eshte koha qe shoqeria te investoje me shume per femren

Postby Laert » 01 Nov 2009, 22:49

Jam plotesisht dakort me Ksanthin pak si e eger ne fjalor dhe me Koker-melin qe esht filozofik ne logjike te forte.
Tema ka hapesira shume dhe une mund te shtoj per te thene edhe te tjere mendime:

Femra ne Shoqerine shqiptare historikisht esht trajtuar sipas botekuptimit te pjeses se meshkujve. Nuk mund ta nxijme Peshen e saj ne shoqeri, ne histori, ne kulture,....
Sepse librat deshmojne shembuj femrash qe jane rradhite ne piedestalin e historise si Teuta - Mbreteresha qe drejtoi nje shtet, komandoi ushtrine shqiptare ne mbrojten e vendit nga romaket, Donika Kastrioti qe luftoi perkrahe luftetarve burra ne fushe beteje kundra ushtrise turke, apo Noren e Kelmendit qe me dore te vet vrau komandantin e turqve qe kishin ardhe me cfarose popullsin e Kelmendit, apo princesha Argjiro, motrat Qiriazi, Nene Terezen, luftetaret e luftes kunder nazi-fashizmit, shkencetaret, mjeket, intelektuale te shumta qe ka Shqiperia krenohet historia dhe morali i vendit tone.

Pra shembujt qe permenda per femrat jane tregues shume pozitive per moralin e shoqerise, ku bejne pjese edhe meshkujt ne ket kontribut.

Kjo esht nje shkence e tere qe quhet shkenca sociale te flitet
per femren.
Po i biem lehte:
Kemi tre momente ne histori per te:
- Keqtrajtimi nga meshkujt ne shekuj.

- Pas 1944 femra fitoi me ligje te drejtat te barabartat me meshkujt dhe u ngjiten ne te gjitha nivelet e larta te nje shtetit.

- Femrat pas vitit 1991 kane te drejta te barabarta, por rane nga nivelet qendrore qe ishin para 1991 dhe ende nuk po e gjejne veten ne nivele qendrore te politik-berjes dhe ate institucionale.

Jane disa pyetje:
Kush eshte pergjegjes?
Si mund te ngjitet ne nivele edhe me te larta femra?

Hajde ta diskutojme! :flm
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

Re: Eshte koha qe shoqeria te investoje me shume per femren

Postby angela » 03 Nov 2009, 16:55

Me pare femra duhet te ndryshoj vizionin qe mendon se shoqeria neper shekuj ka dizenjuar ka per te...te rresht se adoptuari ate rol..dhe te imponoj vullnetin e saj....pra duhet te njoh vlerat e saj duke pare ekuilibrin dhe stabilitetin qe sjell ne ambjentet ku vepron...kur te identifikohet me qenien e forte dhe protagoniste dhe jo me qenien pasive dhe pa ze atehere mund te verehet nje ndryshim ne nivel shoqeror...
OSARE SEMPRE
User avatar
angela
Drejtues
 
Posts: 133
Joined: 29 Jan 2009, 21:45

Re: Eshte koha qe shoqeria te investoje me shume per femren

Postby I-AMESHUAR » 05 Nov 2009, 11:22

Femra nuk mund ta beje nje gje te tille vetem Angela, ne qofte se burri nuk i ndodhet afer pasi ai ka pushtet mbi kete shoqeri te ndertuar mbi kurrizin e gruas ne shekuj
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Image
User avatar
I-AMESHUAR
Drejtues
 
Posts: 995
Joined: 27 Jan 2009, 01:10

Next

Return to Aktuale

Who is online

Users browsing this forum: No registered users and 2 guests

cron